Close
Faqja 18 prej 25 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 481
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    Balshajte nuk moren pjese ne kete beteje ... ???
    Balsha II jo se mbeti i vrare ne betejen tjeter ne Shqiperi ne betejene Saures me 1385-ten ...kjo eshte e sigurt...

    Tjeter gje eshte se a mori pjese pastaj familja e balshajve n e ekte betejen e 1389 tes..;
    Pra aty siper ishte fjala vetem se kush ishte Balsha II dhe se a mori pjese ne betejene kosoves, pra perfundimi eshte Jo se ishte i vrare 4 vite me pare...
    shendet Longarus e do lidhemi ne FB;
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Sa mire qe qenka tema ende gjalle . Me ne fund gjeta pak kohe per FSH

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Rrofsh o Longarus...mbrme me kishe ikur ne fb....gezohem qe u ktheve edhe ti, Urme festa nese jeni ne Kosovë festoni ...
    Lavdi Heronjve te popullit !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Ne RTK ishte nje emision per ket qeshtje nje plak i Drenices i cili kishte degjuar gjysherit e vet te flisnin tha . "Melloshi o ka i ktuhit ai o ka organizatori i betejes edhe beteja o ba ktu "
    We are all Aliens

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga Ilmi Veliu Lexo Postimin
    Per Henorin.
    I nderuar, kroatet nuk pranojne se jene me origjine sllave por ilire dhe nese kjo eshte teza jote duhet ndryshuar. Kufiri i fiseve ilire ka qene Ilirska Bistrica, Sava-Drava Danubi Morava dhe ne jug te Velesi e Gjiri i Ambrakise. Dalmatet -Dalmacia. Dokleatet -Dukla.
    Kryeqyteti i Teutes ka qene Rizoni (Boka e Kotorrit)
    Dardania edhepse fis ilir nuk ka hu ne kuder te Ilirise. Iliret e jugut jene thirrut epirot-Epiri. Asnje autor me emrin ilir nuk identifikon sllavet sepse sllavet jene sllave, iliret ilire, halanet -helen. Shqo Aleksander Stipqeviq, Muzafer Kerkuti, Neritan Ceka, Zef Mirdita, etj, etj,
    Pajtohem me keto qe thoni me larte ,se nje pjese e madhe e te dhenave jan te argumentuara.

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Ne RTK ishte nje emision per ket qeshtje nje plak i Drenices i cili kishte degjuar gjysherit e vet te flisnin tha . "Melloshi o ka i ktuhit ai o ka organizatori i betejes edhe beteja o ba ktu "
    Pershendetje extreme,

    Ju lutem a mund te na informoni me teper per kete emision ne RTK se kur eshte dhene dhe se kush e ka bere kete emision ?

    Te lutem nese ke mundesi na sjellni edhe detaje tjera..falemenderit shumë.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #347
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Pershendetje extreme,

    Ju lutem a mund te na informoni me teper per kete emision ne RTK se kur eshte dhene dhe se kush e ka bere kete emision ?

    Te lutem nese ke mundesi na sjellni edhe detaje tjera..falemenderit shumë.
    Per fat te keq sja kam iden , ka ca muaj qe e kam pare kam qelluar krejt rastesisht pran Tv-s por tani qe me shtyre te mendoj nuk e di mos ka qen RTV21 , nese ishte ne RTK shum me asocion se ishte ne emisionin PRO ET CONTRA
    We are all Aliens

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Ndodh edhe kjo tek ne pas 621 vite !

    KOSOVË, PËRKUJTOHET SULLTAN MURATI



    Sulltan Murat I Sovrani, i cili ka rënë dëshmor në betejën e Fushë Kosovës, është përkujtuar pranë tyrbes ku është varrosur në 621-vjetorin e vdekjes.
    Në ceremoninë që është mbajtur me këtë rast në Kosovë morën pjeë edhe përfaqësues nga Komuna Osmangazi dhe Bashkia e Metropolit të Bursës.
    Në kuadër të ceremonive u bë edhe përurimi i Shtëpisë Kulturore të Sulltan Muratit që ndodhet pranë tyrbes.
    Ceremonia filloi me këndimin e Kuranit të madhëruar dhe mevlut. Në fjalimet e rastit që u mbajtën në ceremoni u fol për rëndësinë e Sulltan Muratit.
    Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Hüsrev Ünler tha se tyrbja e Sulltan Muratit është kthyer në një simbol të paqes, qetësisë dhe vëllazërisë për të gjithë Ballkanin.
    Ndërsa Kryetari i Komunës Osmangazi nga qyteti i Bursës, Mustafa Dündar tha se planifikojnë ta vazhdojnë aktivitetin, i cili sivjet organizohet për të 5-ën herë.
    Ndërsa Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnave tha se Sulltan Murati nuk ra dëshmor për pushtet dhe pasuri, por në emër të islamit.
    Në kuadër ceremonisë përkujtimore të Sulltan Murat Sovranit në 621-vjetorin e vdekjes u organizua edhe festivali i bërjes së fëmijëve synet në bashkëpunim me komunën e Obiliqit.

    ================================================== =

    2010/8/12 Femi Cakolli


    A eshte kjo Kosova e shqiptareve apo e turqeve?
    A jemi ne Turqi apo ne Kosove?
    A jemi ne mesjete apo ne shek. XXI?

    Heroi i turqve Murati I behet deshmori i shqiptareve! Ne histori nuk kam mesuar keshtu, dhe as e verteta pra nuk eshte keshtu, e atehere cka eshte kjo dhe kujt i sherben?

    Pas 600 vitesh shqiptaret shkojne dhe e perkujtojne pushtuesin e tokave shqiptare sulltan Muratin I. Nuk habitem fare me aktivistet islamik shqiptare e aq me pak me turqit (osmanet e deridjeshem) qe zhvillojne keso ngjarjesh "kulturore" ne Kosove, por habia me e madhe eshte me strukturat zyrtare te komunes se Obiliqit qe behen pjese e ketij projekti. Taksat e popullit perfundojne atje ku perurohet shtepi per te vdekurit qe dikur ishin armiq te kombit tone dhe per syneti. Se komuna e Obiliqit ndane nga taksat e qytetareve me ba synet femijet nuk paraqet asnje problem nese sipas rregullit me pare nuk shpall tender.

    Historikisht une nuk bej asnjelloj dallimi mes Sulltan Muratit dhe Sllobodan Millosheviqit. Qe te dy kane qene pushtues te Kosoves dhe te shqiptareve. Ne si shqiptare kemi luftuar edhe kunder Sulltan Muratit edhe kunder Millosheviqit, por dallimi eshte se sulltan Muratin Ie ka vrare nje shqiptar, i besimit ortodoks, nga Drenica, i quajtur Millosh Kopiliqi, emer te cilin kot e mban komuna e Obiliqit, kurse Millosheviqi ka vdekur si i akuzuar per krime kunder njerezimit ne Hage.

    Zyrtaret e komunes se Obiliqit nese do te kishin menduar mire, mbare e arberisht, ne vend se te ndertojne/perurojne shtepi per nder te Muratit I, do te ishte me mire me ndertue/perurue shtepi per Milosh Kopiliqin. Rrotullimi i historise dhe i vlerave kombetare nuk lejohet askund ne bote. Ky fenomen mes shqiptareve nuk quhet ndryshe pos riosmanizim i shqiptareve.
    Paramendoni qe pas 600 vjetesh te shkojne ne Prekaz zyrtaret e komunes se Skenderajt, dhe jo vetem se ata nuk do te merreshin kurre me me emrin e Adem Jasharit, por aty ku ai ka rene deshmor te ngritet shtepi per Sllobodan Millosheqin. Dhe pastaj te dale edhe nje "hamdi" tjeter me shkrimin "Kosove - perkujtohet Millosheviqi".

    Femi Cakolli
    ================================================== ==


    Nxjerrur nga ; cameria@yahoogroups.com[cameria] KOSOVË, PËRKUJTOHET SULLTAN MURATI
    ================================================== ===

    Reazgim;

    Nuk di as ku t'ia nisi pas ketij shkrimi ?

    Njerzimi me duket se ka devijuar ose sot ka gjetur lirine e shkrimit se te mendimit te lirë andaj i ofrohet mundesija secilit te shprehet ashtu si ia merr mendja dhe si deshiron ai...

    ===============================================
    Nje gje po ju garantoj se kete qe e bejne disa shqiptar nuk eshte aspake e hieshme dhe nuk e di si ua lejone karakteri ndergjegjeja e tyre qe ne kosoven e lire sote te devijojn grupacione te tilla ne dem te interesave tona dhe cili eshte qellimi i ktyre njerzve ?
    Po iu theme atyre se ne Kosvë nuk ka dhe as qe ka patur asnjehere varr te sulltan Muratit Irë, as eshtra e asgje nuk ka ne ate vend po e tera eshte një kurdisje e pushtuesve qe nje dite te vijne e te na qajne koken me marrina te tilal sa kerkojne ne fsuhe kosovë betejen e famshme te humbjes serbe sa tjere otoman moderne kerkojne qe tyrbja e sulltanit te shendrrohet ne nje kerkese legjitime per ty kthyer turqit perseri ne kosve pas kater shekujve pushtim, ruana zot neser çka do kerkohet aty ne ato troje ku asgje asnjehere nuk ka ndodhur dhe qe eshet genjeshter e te dy pushtuasve;
    Le ta dijne ata forte mirë se eshtrat e sulltanit ndodhen sot ne Turqi ne Bursë dhe se vendi i betejes eshte i teri nje fallcifikim kur mesohet se kan genjyer e mashtruar deri soyt se gjoja aty ishte varri i sulltanit ata genjyen edhe per betejen e kosoves qe ne relitet ka ndodhur vetem se ne Dreniccë jo forte largë vendlindjes se heroit tone Millesh Kopiliqi ne fashtin Kopilisq i sotem.

    Zoti ndihmofte te verteten e fali o zot ata qe nuk dijne se çka bejnë !

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #349
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Për herë të parë (që dihet) kemi një botim nga bota perëndimore mbi variantin shqiptar të betejës së Fushë-Kosovës. Dr. Anna Di Lellio ka shkruar jo para shumë kohësh librin: "The Battle of Kosovo 1389 - An Albanian Epic". Këtu dokumentohet karakteri dhe origjina shqiptare e betejës, përvec karakterit dhe sigurisht origjinën shqiptare të Millosh Kopilit, i cili sipas legjendave tona ishte Mbret apo Princ i Drenicës. Autorja bazohet kryesisht në burime perëndimore, sllave edhe shqiptare madje ku tregohet një histori "alternative" e kësaj beteje. Sigurisht ky libër është pritur me egërsinë që karakterizon institutet propagandistike slavone ne universitetet perëndimore, por politikisht autorja e ka quajtur këtë një "history alternative". Kjo ka siguruar që pallavrat e shkruara dyqind vitet e fundit mbi origjinen sllave te familjes Kopili/Blloshmi (sic e analizon autorja) të rrijnë akoma si të vërteta të pakontestueshme historike. Sidoqoftë është një hap gjigant dhe një introduksion sado modest i historisë shqiptare të Fushë-Kosovës në botën perëndimore. E ka për detyrë Kosova të vazhdoj punën në këtë drejtim, të informoj botën se kush ka qënë realisht Millosh Kopili dhe se kur i fillojnë serbët ti këndojnë këtij personazhi. Cuditërisht këndimet e tyre fillojnë në kohën kur ndodhin dhe dyndjet më të mëdha sllave në Kosovë si dhe me konvertimin e popullsisë lokale në fenë islame.

    Për komentin sipër nga Kreksi - këta njerëz nuk mund të përfaqësojnë shumicën e shëndoshë shqiptare, nuk mundet.


    Kopertina e librit ku mund te blihet dhe në Amazon: http://www.amazon.com/Battle-Kosovo-.../dp/1848850948
    Komentet sllave janë dëshmi për frikën e tyre konstante se një ditë e vërteta do dali. Edhe sikur kjo e vërtetë mos pranohet botërisht, dita që shqiptarët do dijnë historinë e tyre, do jetë dhe dita që do përfundoj skllavëria pesëqind shekullore turke, dhe dyqind shekullore ballkanase post-turke nëpërmjet marjonetave politike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 20-08-2010 më 04:40
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #350
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Ne RTK ishte nje emision per ket qeshtje nje plak i Drenices i cili kishte degjuar gjysherit e vet te flisnin tha . "Melloshi o ka i ktuhit ai o ka organizatori i betejes edhe beteja o ba ktu "
    extreme ne ate emisionin e RTK-s nder te tjerash shfaqte turqit te cilet nderonin kete dite ne tyrben e Sulltan Muratit I duke thene se Sulltani ishte mbret i madherishem i cili u vra nga nje serb i quajtun Millosh Kopiliqi.

    RTK eshte bere emision me shume i minoriteteve se sa i Kosoves.

  11. #351
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Beteja e Kosovës 1389.

    Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve

    Në Mesjetë, një ngjarje e madhe për popullin tonë dhe për Ballkanin në përgjithësi, ishte edhe Beteja e Kosovës, 1389. Në këtë betejë, njëra nga figurat qendrore u shqua dhe Milosh Kopiliqi, pasi që mundi të vriste Sulltan Muratin I, që ishte Sovrani i Perandorisë Osmane.
    Serbët e konsiderojnë atë si hero te vetin, por edhe shqiptarët e Kosovës e kanë ruajtur të gjallë kujtimin e tij dhe i kanë kënduar këngë për 5 shekuj.


    Beteja, sipas Kostandin Jireçekut, filloi të martën dhe vazhdoi deri të premten. Njëri nga shtatë princërit që mori pjesë në këtë betejë, ishte edhe Gjergj II Balsha, sundimtari i Shkodrës, Teodor Muzaka, i cili u vra në betejë. Në një përshkrim që i bën betejës, humanisti dubrovnikas, abati benediktin i manastirit të Shën Andreas dhe Shën Jakobit në Vishnjice, A. C. Tubera, (i njohur me emrin Tuberon Krijeviq) shkruan se në këtë betejë morën pjesë: Dardanët, Ilirët, Maqedonasit.
    D. Kostiq, i cili i ka kushtuar një studim të gjerë çështjes se emrit të M. Kopiliqit, konkludon që “ai ishte dinarian, i dalë prej simbiozës serbo-shqiptare; pra, Ballkanas i serbizuar.
    Siç thamë, M. Kopiliqit i janë kënduar kënga nga shqiptarët e Kosovë. I pari ka qenë Dervish Ahmeti nga Gjakova (1918), ndërsa i dyti, G. Elezoviq (1923). “Jedna arnautska pesma o boju na Kosovu”, Elezoviqi e kishte dëgjuar nga Xhemë Bojku i Vushtrrisë.
    Cajkanoviq ka konstatuar, më 912: “Kulti i Milosh Kopiliqit është shumë i fortë ndër shqiptarët dhe ata e quajnë hero të tyre”. Duke u nisur nga mbiemri i tij, dimë që ndërmjet Pejës dhe Mitrovicës, gjendet edhe sot fshati Kopiliq në Drenicë dhe akoma edhe sot, kur banorët e këtij fshati zihen me banorë të fshatrave të tjera, ata thonë “unë jam nga Kopiliqi, ku lindi ai burrë që vrau sulltanin”.
    Serbët nuk kanë këngë për M. Kopiliqin. E përmendin në disa këngë, por e përmendin bashkë me të tjerët. Dhe, në një këngë e dallojnë edhe etnikisht, kur thonë: “Kopiliq qëndron ndërmjet dy vojvodëve Serbë”. Interesi i serbëve për Miloshin, sipas studiuesve, u zgjua nga fundi i shekullit XVII, kur koha kishte errësuar tashmë origjinën e tij. Në këtë kohë iu ndryshua edhe mbiemri, nga Kopiliq, iu bë Obiliq. Në shekullin XVIII, historianët P. Julinaç dhe V. Petroviq i dhanë atij emrin Obiliq (bollëk, tepri).
    Historiografia serbe është përpjekur vazhdimisht, dhe po përpiqet që Kosovën gjatë sundimit të Nemanjidëve (fundi i shek. XII deri në vitin 1371) dhe në përgjithësi, në periudhën para sundimit osman, ta paraqesë të banuar vetëm nga serbët. Pretendimeve të këtilla tendencioze, një përgjigje të merituar shkencore u dha profesor dr. J. Dranqolli, i cili thekson: “Burimet e kohës, që ruhen në arkiva, kisha dhe biblioteka, japin të dhëna krejtësisht të tjera nga ato që na i ofron historiografia serbe”.
    Para se të parashtrojmë këto të dhëna, vlen të përmendet një konkludim shumë i qëlluar i studiuesit francez, A. Dyselje, i cili pohon se Kosova gjatë shek. XIII-XIV ka qenë qendra ekonomike dhe politike e mbretërisë mesjetare serbe, por në mënyrë shkencore vëren se vendosja e një qendre të pushtetit politik dhe ekonomik në një territor të caktuar nuk garanton aspak, veçanërisht në mesjetë, karakterin etnik sundues të atyre që e kanë pushtetin politik. Në këtë mënyrë, ai merr shembull despotatin e vogël “serb” të Serit në Greqinë Veriore, i cili mundi të sundonte nga viti 1355 deri më 1371, një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.Prania e popullsisë serbe në Kosovë, sipas burimeve të shkruara, dëshmohet që në shek. XI, ndërsa në një farë mase fillon të shtohet në gjysmën e dytë të shek. XII, dhe në fillim të shek. XIII, atëherë kur Kosova hyri në kuadrin e Shtetit të Nem*anjidëve. Një rritje e dukshme e popullsisë serbe në Kosovë, pa dyshim, bëhet atëherë kur Serbia fitoi statusin e Perandorisë.

    Në atë periudhë, popullsia e viseve veriore serbe filloi të depërtojë me të madhe në drejtim të jugut, pra edhe të Kosovës. Në çfarë raporti arriti ajo ndaj popullsisë vendase arbërore, nuk mund të thuhet kurrgjë.
    Të dhënat burimore, po ashtu dëshmojnë se arbrit, gjatë gjithë mesjetës vazhduan të jetojnë në trevat e tyre autoktone të Kosovës. Kjo provohet nga vetë dokumentet cirilike të shek. XIII-XIV, në të cilat, krahas antroponimeve shumicë serbe, hasen në masë të konsiderueshme edhe aso të pastra arbërore, por dhe arbërore të sllavizuara. Kur jemi tek të dhënat burimore cirilike, vlen të përmendet se në to hasen edhe familje të përziera në aspektin antroponomik.
    Kështu p.sh., sipas një të dhëne që i përket viteve 1293-1302, mësojmë se në vendin Ship të Klinës, në mesin e banorëve të tij është edhe Dobrosllavi, bir i Gjinit. Rast të njëjtë hasim edhe në krisobulën e manastirit të Deçanit (1330) ku thuhet: “Gjoni dhe djemtë e tij, Radosllavi dhe Bogosllavi”.
    Nga të dyja rastet shihet qartë se prindërit mbanin emra arbërorë, kurse djemtë e tyre emra sllavë (serbë), respektivisht emrin e serbit ka mundur ta mbajë edhe arbri.
    Duke marrë parasysh faktin se pushteti politiko-kishtar ishte në duart e klasës politike-kishtare serbe, atëherë, lirisht mund të thuhet se arbrit plotësisht u janë nënshtruar formave të diskriminimit, me të vetmin qëllim që t‘i sundonin më lehtë, dhe tek e fundit nëpërmjet antroponimisë së imponuar sllave t‘i identifikonin si sllavë. Prandaj, antroponimia e tyre në masë të konsiderueshme u humb në atë sllave (serbe).
    Prania e etnosit arbëror provohet edhe nga burimet latine, përkatësisht raguziane. Kështu, më 1369, përmenden tre treg*tarë prizrenas që i kishin borxh Raguzës, dhe sipas emrave që mbanin (Liepur-Lepur, Lumasius-Lumi dhe Jovanich-Gjon) na dalin arbërorë. Në këtë drejtim duhet përmendur edhe Dhimitër Drançin dhe presbit Gjinin nga Novobërda, të cilët më 1382 mbanin lidhje afariste me Raguzën.
    Prania e arbërve në Kosovë gjatë feudalizmit të zhvilluar, mund të shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponi*meve të përkatësisë arbërore. Vend të rëndësishëm në këtë drejtim zënë toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotëm), Lloçan dhe fshati Arbanas. Në krisobulën e Stefan Dushanit të vitit 1348 (mbi themelimin e manastirit të shenjtorëve Mihal e Gabriel në Prizren), zihen në gojë edhe një sërë fshatrash arbërorë: Gjinov*ci, Magjerci, Pegogllavci, Flokovci, Çruca, Çaparçi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi të gjitha aty arbrit përmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetëm që dëshmon praninë e popullsisë arbërore në Kosovë, por njëkohësisht, në aspektin juridik, atë e paraqet të nivelizuar me popullsinë serbe.

    Jo rastësisht përshkurtazi përmendëm praninë e arbërve në Kosovë, sepse pikërisht në territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovës (15, përkatësisht 28 qershor 1389). Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për të ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik.
    Për të arritur këtë qëllim ata bashkuan forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, të cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviç, dhe vendosën t‘i bënin ballë ushtrisë osmane, e cila udhëhiqej nga vetë Sulltan Murati I dhe djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Përgatitjet serioze, numri i madh i ushtarëve të ushtrive kundërshtare, rrjedhat e betejës, rrjedhojat dhe pasojat, kontribuan që ajo të hyjë në analet historike dhe njëkohësisht të shërbejë si motiv për krijimin e njërit nga ciklet më të mëdha dhe më të bukura të epit ballkanik.
    Në fushatën e tyre për pushtimin e brendisë së Gadishul*lit Ballkanik, ushtritë osmane, të kryesuara nga Sulltan Murati, më 1386, depërtuan në Serbi, ku pushtuan Nishin. Më pas, tek Ploçniku (sot fshat pranë Prokuples), Murati u ndodh përpara sundimtarit të Serbisë, Lazarit. Ky i fundit nuk guxoi të konfrontohej në një betejë të hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhënien e një tributi, si dhe një trupe ndihmëse ushtarake prej 1000 vetash, mirëpo shumë shpejt hoqi dorë nga premtimi i dhënë.
    Në këtë kohë edhe Shteti i Balshajve kalonte çaste të vështira. Në të vërtetë, për shkak të veçantisë së brendshme feudale dhe nën sulme të vazhdueshme osmane, ku për pasojë territori i Gjergjit II Balsha u ngushtua bukur shumë (përfshinte vetëm Shkodrën, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin), dhe për të mos humbur krejtësisht zotërimet e mbetura, ai pranoi që të hynte nën vasalitetin osman.
    Sipas Orbinit, kjo u bë në vitin 1386, respektivisht para 27 janarit të po atij vit, sepse po të ishte në këtë kohë në armiqësi me osmanët, Gjergji nuk do të mund t‘u siguronte liri tregtarëve raguzianë në trevat e tij. Nga ana tjetër, mospërmendja e osma*nëve nga ana e Gjergjit, lë vend për të konkluduar se ai kishte pranuar sovranitetin osman vetëm formalisht.
    Duket se, për të hequr qafet sovranitetin formal osman, Gjergji planifikoi t´u jepte atyre një goditje vendimtare. Në këtë drejtim, derisa në njërën anë i nxiti dhe u premtoi ndihmë osmanëve kundër Bosnjës (me mbretin e së cilës, Tvërtkon, deri atëherë ishte në marrëdhënie të këqija), në anën tjetër fshehurazi vuri në lëvizje planin e dëshiruar antiosman, duke u afruar me vjehrrin e tij, Lazar Hreblanoviqin dhe me Tvërtkon.
    Njëkohësisht, planet e tij duhet t´i jenë bërë të njohura edhe Raguzës, për arsye se më 23 gusht 1388, aty u ndodh i deleguari i Gjergjit, Gjoni, i cili siç thuhet “erdhi për shkak të bisedimeve me osmanët, për të mirën tonë”.
    Planet antiosmane arriti t´i konkretizojë në verë të vitit 1388. Forcat osmane, nën komandën e Lala Shahinit, që në këtë kohë depërtuan në Bosnjë, u thyen rëndë nga forcat aleate të Tvërtkos, Gjergjit II Balshës dhe Lazarit.

    Në këtë disfatë të osmanëve, rolin udhëheqës e kishte pasur Gjergji, sepse, siç pohon Bitlisi, ai ishte bërë shkak për vrasjen e 10 deri 15 mijë luftëtarëve. Pas kësaj disfate të osma*nëve, Gjergji duhej të kishte hequr qafe sovranitetin formal osman, sepse Neshriu, duke përshkruar rrethanat që sollën në konfliktin e Bosnjës, Gjergjin II Balshën e cilësonte “të nën*shtruar të sulltanit”, kurse Bitlisi, duke përshkruar përgatitjet e pjesëmarrësve udhëheqës të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës (1389), e radhiste atë në mesin e “banditëve” dhe të “pafeve”.
    Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e Lazarit, disfata në Bileçe të Bosnjës dhe roli vendimtar i Gjergjit II Balshës në atë disfatë që iu shkaktua osmanëve, u bë, siç thotë kronikani osman, Idris Bitlisi, “e domosdoshme dhe detyrë ndaj vullnetit perandorak që të përgatiteshin për të vënë në vend nderin e ushtarëve të vrarë dhe të likuidonin intrigat dhe ngatërresat e kokëfortëve”.
    Pra, siç mund të shihet, parapërgatitjet që u paralajmëruan nuk kishin për qëllim që në një betejë vendimtare të thyenin vetëm qëndresën e sundimtarit serb Lazarit, siç pretendon historiografia serbe, por, në fakt synohej që të thyheshin sundimtarët ballkanikë.
    Përgatitjet e osmanëve, në krye me Sulltan Muratin, për një ndeshje vendimtare me sundimtarët ballkanikë, sipas të gjitha gjasave kishin filluar që në fund të vitit 1388.
    Murati dha urdhër perandorak, u bënte thirrje komandantëve të Anadollit dhe të Rumelisë, respektivisht të gjithë bejlerbejve të vilajeteve, djemve të tij, Bajazitit dhe Jakupit, disa princave nga Azia e Vogël, si dhe sundimtarëve të krishterë, të cilët kishin pranuar vasalitetin ndaj shtetit osman, që me forcat e tyre të mblidheshin dhe të drejtoheshin për t´i mposhtur sundimtarët ballkanikë. Përveç të sipërpërmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmë “edhe nga persët edhe nga arabët”, dhe në këtë mënyrë u krijua një ushtri e madhe në krye të së cilës qëndronin Sulltan Murati dhe dy djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi.

    Përmendëm pjesëmarrjen e këtij spektri të gjerë forcash në kuadër të ushtrisë osmane, nga shkaku se në historiografinë serbe, jo vetëm që anashkalohet kjo e vërtetë, por nga ana tjetër synohet që të minimizohet Koalicioni ballkanik, duke theksuar se “lajmet e mëvonshme osmane janë krejtësisht fantastike, ku, sipas të cilave, Lazarin e ndihmuan edhe… arbrit, vllehtë dhe hungarezët”, dhe gjithnjë sipas tyre, “duhej ta paraqitnin fitoren osmane sa më të rëndë dhe sa më të rëndësishme”. Po të kishte qenë me të vërtetë ashtu, atëherë kronikanët osmanë nuk do të përshkruanin edhe spektrin e gjerë të ushtrisë osmane (duke përmendur si pjesëtarë të saj edhe turqit nga principatat selxhuke të Kastamonisë dhe të Karamanisë, të cilat hynë nën mbrojtjen e Sulltan Muratit vetëm formalisht (1387), ngase ato edhe më tej ruajtën autonominë e tyre, madje edhe gjatë shek. XV u gjendën në luftë me shtetin osman, derisa u pushtuan prej tij; si dhe ndihmën që i erdhi asaj nga persët dhe arabët; por do të kënaqeshin me përshkrimin e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik.
    Me qëllim që ta kishin më të lehtë këtë fushatë, forcat e mbledhura të ushtrisë osmane mendonin që atë ta nisnin në pranverë, prandaj dimrin e kaluan në Pllovdiv të Bullgarisë. Përgatitjet e Muratit i shqetësuan dhe i vunë në lëvizje sundimtarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit.
    Për t‘i bërë ballë rrezikut, zotërinjtë e tyre lanë mënjanë grindjet dhe konfliktet e vjetra dhe formuan një koalicion nën kryesinë e sundimtarit serb, Lazar Hreblanoviçit. Gjergji II Balsha, i cili që prej kohësh e kishte ndjerë rrezikun osman, siç duket shumë kohë përpara Betejës së Kosovës, d.m.th. qysh në vitin 1388, ishte angazhuar në përgatitjen e koalicionit antios*man. Vitin në fjalë, atë së bashku me Vuk Brankoviqin, i ndeshim te vjehrri i tyre, Lazari.
    Prandaj, sipas kësaj të dhëne, mund të dyshohet se ata u morën vesh për një aksion të përbashkët kundër osmanëve.
    Pjesëtarët e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t‘u përgatitur dhe për t‘u mbledhur në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronikanët osmanë, të cilët flasin mbi traktatet diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e konfliktit të tyre dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të palëve kundërshtare.
    S‘ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbrit. Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi i Koalicionit, Lazari.
    Jo vetëm gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndë*sishme ushtarake.

    Le të ndalemi tani pak në çështjen e dilemave që ekzistojnë në historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare.
    Disa studiues Jorgjin e identifikojnë si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues të tjerë si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmë se mund të mbështetet qëndrimi i dytë, ngase kronikanët os*manë Gjergjin II Balshën e cilësuan “Sundimtar të Shkodrës Arbërore”, por pa i shtuar këtij emërtimi emrin e tij, me çka u la vend për t´u kuptuar se nuk bëhet fjalë për Gjergjin II Balshën, por për Gjergj Kastriotin.
    Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanë shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Gjergji, do të jetë quajtur Gjon, kurse studiues të tjerë, duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër.
    Ndërsa, lidhur me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ato janë tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen, ka ardhur tek përfundimi se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studi*uesit serbë, me qëllim të minimizimit të Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar. Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronikanët osmanë, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit.
    Ai thekson: “Ai (Sulltani- Q. D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës”).
    Pas trajtimit të dilemave në fjalë, i rikthehemi vazhdimit të problematikës së sipërpërmendur, përkatësisht rolit udhëheqës që patën arbrit në përgatitjen e Koalicionit ballkanik.
    Në këtë drejtim duhet përmendur edhe rolin e rëndësishëm të princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronikani osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzian Feliks Petançi, “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.
    Se sa personalitet me peshë kishte qenë ai në radhët e krerëve të Koalicionit, vërtetohet nga një e dhënë e Enverit, ku thuhet: “Lazari i dha Miloshit një gotë me pije, duke i thënë: “thonë për ty që je bërë tradhtari im…” Miloshi i përgjigjet: “nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar”. Lazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu”.
    Përshkrime afërsisht të ngjashme të këtij momenti na ofrojnë edhe humanistët raguzianë Feliks Petançi, A. Cerva – Tuberoni dhe Mauro Orbini, si dhe humanisti slloven Benedikt Kuripeshi. Ngritja e dollisë nga ana e Lazarit, vetëm atëherë pasi u sigurua për besnikërinë e Kopiliqit, flet qartë se ai ishte njëri nga princërit kryesorë të Koalicionit, dhe një prestigj të tillë e kishte arritur, padyshim, pasi që ishte përfaqësuar me një forcë të rëndësishme ushtarake.
    Po pse u vendos që beteja të zhvillohej pikërisht në fushën e Kosovës? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmë i kërcënonte drejtpërsëdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bënë që beteja të zhvillohej në Ko*sovë, në afërsi të Prishtinës; në një rajon ku mund të organizoheshin më mirë ushtritë e shteteve feudale ballkanike, por që ishte njëkohësisht një pikë ku kryqëzoheshin rrugët nga mund të depërtonin më tutje osmanët.
    Në rrethana të këtilla, ushtritë e Koalicionit, të kryesuara nga sundimtarët e tyre, në mëngjes të 15, përkatësisht të 28 qershorit 1389, zunë nga një pozicion të veçantë në fushën e Kosovës. Në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbrit, boshnjakët, vllehtë, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si më kryesorë serbët, arbrit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.
    Ushtria e Koalicionit u rreshtua në fushën e luftimit, duke pasur në qendër Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviqin dhe atë arbëror Dhimitër Jonimën, zotërimet e të cilit shtriheshin në zonën midis Lezhës dhe Rrëshenit, kurse kronikani osman, Mehmet Neshriu, e quan atë i biri i Jundit, Dimitri.
    Përndryshe, prijësit e tjerë ballkanikë dhe arbërorë ishin rreshtuar në të dy krahët e ushtrisë së Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjë nga zotërinjtë arbërorë (kuptohet jashtë trevës së Kosovës) merrte pjesë me forcat e veta pikërisht në krahun e djathtë, ndërsa forcat e arbërve të Kosovës, logjikisht ishin në kuadër të forcave të Vukut, dhe shikuar nga këndvështrimi i kritikës historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forcat e veta të mos ishte edhe Milosh Kopiliqi.
    Rreth pjesëmarrjes, apo mospjesëmarrjes së Gjergjit II Balshës në Betejën e Kosovës, është shkruar bukur shumë në historiografi. Studiuesit sllavë kryesisht e mohojnë pjesëmar*rjen e tij. Ndërsa, historiografia shqiptare e mbështet në tërësi pjesëmarrjen e tij.
    Nëse u besojmë kronikave osmane, atëherë del e qartë se ai ka marrë pjesë në betejë. Në të vërtetë, duke marrë parasysh faktin se Gjergji II Balsha në kronikat osmane cilësohet “Sundimtar i Shkodrës Arbërore” dhe “Sundimtar i Shkodrës së Arbërve”, atëherë, të dhënën që na e ofron Bitlisi lidhur me përgatitjet e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës, në mesin e të cilëve përmend “Sundimtarin e Arbërve”, s´është gjë tjetër, veçse është fjala për Gjergjin II Balshën. Pjesëmarrjen e tij e mbështesin edhe njoftimet e këngëve epike serbe.
    Sipas tyre, ai i ishte përgjigjur thirrjes së Lazarit për ndihmë, duke shkuar në Kosovë me një ushtri prej 6000 vetash. Në njërën nga këngët në fjalë madje thuhet se kishte marrë pjesë në betejë “Balsha me trimat e Zetës dhe arbërorët e rreptë”.
    Në Betejën e Fushë-Kosovës morën pjesë edhe sundimtarë të tjerë të fuqishëm arbërorë, si: sundimtari i Despotatit të Beratit, Theodori II Muzaka, i cili me vete kishte një ushtri të madhe arbërore; zotër të tjerë të Arbrit, në mesin e të cilëve ishin edhe zotër feudal arbërorë të Himarës dhe të Epirit. Arbrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhët e shigjetarëve të ushtrisë së Koalicionit, të cilët ishin të parët që filluan betejën.
    Sipas kronikanëve osmanë, beteja filloi në mëngjes. Të njëjtën gjë e pohon edhe Anonimi nga Firencja, kurse sipas kujtimeve të Konstandin Jireçeku, ajo filloi të mërkurën dhe përfundoi të premten. Konfrontimi ndërmjet ushtrive kundërshtare qe i ashpër.
    Pas disa sukseseve fillestare të ushtrisë së Koalicionit, ku ajo theu krahun e majtë të ushtrisë osmane që udhëhiqej nga Jakupi, me ndërhyrjen e Bajazitit që komandonte krahun e djathtë, sukseset ushtarake u kthyen në të mirë të osmanëve, të cilëve përfundimisht u takoi fitorja. Por humbjet në njerëz nga të dyja palët ishin të mëdha, saqë, po të hidhej vështrimi, në çdo anë nuk shihej gjë tjetër veçse koka të prera. Në mesin e të rënëve mbetën edhe dy udhëheqësit e betejës, Murati dhe Lazari. Aty u vranë edhe Theodori II Muzaka dhe vrasësi i Sulltanit, Milosh Kopiliqi.
    Pas vrasjes së Muratit, Bajaziti u tërhoq për në Edrene me qëllim që ta siguronte marrjen e fronit të zbrazur. Tek pjesëmarrësit e Koalicionit ballkanik, kjo tërheqje krijoi përshtypjen se osmanët u thyen. Kështu, mbreti i Bosnjës, Tvërtko, në letrën e tij të shkruar disa ditë pas betejës (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se “duke fituar me triumf fushën e luftës, u shkaktuam disfatë atyre (osmanëve) … i vramë, saqë nga ata mbetën pak të gjallë”. Lajmi i fitores duket se ishte përhapur me të madhe.
    Për këtë dëshmojnë:
    a) Në letrën e datës 20 tetor 1389 që qytet-shteti i Firences i dërgonte Tvërtkos, (në përgjigje të njoftimit të tij për fitoren mbi osmanët) i bënte të ditur se këtë lajm të gëzuar e dinte që më parë, dhe se atë e kishte marrë përmes zërave të përhapura dhe letrave të shumta. Prandaj e dinte mirë ngjarjen e 15 qershorit, ku në fushë të Kosovës kishte mbetur i vrarë edhe Murati, kurse në atë betejë të lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretërisë;

    b) Udhëpërshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, në veprën “Ëndrra e Pelerinit të moçëm”, të shkruar në muajin tetor të vitit 1389, theksonte: “Murati… u mposht plotësisht nga të krishterët”.
    Në fakt, këto ishin përshtypje të gabuara, pasi, siç kemi cekur më lart, fitorja u takoi osmanëve, të cilëve njëherit i hapën dyert për të depërtuar në pjesët e Ballkanit Veriperëndimor.
    Më lart, kalimthi përmendëm se në betejë morën pjesë edhe arbrit e Kosovës. Por, problemi i pjesëmarrjes së tyre në betejë është prekur pak në historiografi, sepse mungojnë të dhënat historike të drejtpërdrejta mbi këtë problematikë. Në qoftë se më lart dëshmuam për praninë e arbërve në Kosovë, atëherë ata nuk do të mund të qëndronin të mënjanuar dhe të mos merrnin pjesë në ngjarjet e mëdha politike-ushtarake të kohës, të zhvilluara në truallin e tyre autokton.
    Mospërmendja në mënyrë të drejtpërdrejtë në burimet historike e pjesëmarrjes së tyre në betejë, shpjegohet me faktin se autorët e kohës që ishin sllavë, bizantinë e osmanë, janë kënaqur me paraqitjen e pjesëmarrjes së formacioneve politike-shoqërore e të sundimtarëve të tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanë marrë parasysh masat popullore. Ajo është mbuluar me paraqitjen e pjesëmarrjes në luftë të sundimtarit serb të Kosovës, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisë së tij.Në favor të këtij vlerësimi, vlen të përmendet e dhëna e Shën Denisit, ku thuhet: “Mbreti i Kosovës mblodhi një ushtri jo vetëm nga feudalët, por edhe nga popullsia e rëndomtë” d.m.th. arbërore. Përkundër faktit se kronika ka të bëjë me Betejën e Rovinës të vitit 1395, përmendja e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në një betejë jashtë territorit të saj, është një sinjal i fortë se popullsia në fjalë do të ketë marrë pjesë edhe më masovikisht (në kuadër të ushtrisë së kryezotit të saj, Vuk Brankoviqit) në Betejën e Kosovës, ngase ajo u zhvillua pikërisht në territorin e saj. Humanisti raguzian Tuberoni, nënshtetasit e Lazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq Lazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë.
    S‘ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbrit e Kosovës kishin marrë pjesë masovikisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, “despoti Lazar i Serbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbrit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”.
    Tek e fundit, Filip de Mezier, jo rastësisht, këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbrit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, pari*misht nuk e mohon kuptimin etnik.
    Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të ndërtohet historia, posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet historike. Por, tradita jonë popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me një kuadër të hollësishëm të ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre në Ballkan, marshin nëpër Selanik e Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për zhvillimin e lufti*meve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një mbështetje pikërisht në burimet historike osmane, të cilat po ashtu, na njoftojnë për këto ngjarje.
    Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë për trajtimin e ngjarjeve për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e Kosovës, që në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse të gjithë botuesit e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime të qarta se personat nga të cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë janë nga Kosova.
    Pra kënga lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë.
    Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare, flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë. “Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon”:
    - Ku po shkojmë mori non?
    - Na po ikim prej turku, i ka thon.
    - E kur vim ko, mori non?
    - Kur çartojet turku, sikur na”
    Mendojmë se ky emigrim mund të gjejë mbështetje në faktin se, qysh në vitin 1390, në Raguzë tanimë jetonte familja Kopiliqi, aq më tepër kur dihet fakti se përveç ekzistimit të oazave arbërore që jetonin gjatë gjithë mesjetës në pjesën jugore të bregdetit Adriatik gjer në Raguzë, si dhe në prapatokë (pra, edhe në troje të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Malit të Zi) gjatë shekujve XIV-XV në trojet e përmendura, veçmas në Raguzë, ndeshim shumë mërgimtarë arbërorë, të cilët lëshuan atdheun e tyre për shkaqe të ndryshme.

    Pjesëmarrja e arbërve të Kosovës në betejë mund të shtrihet deri aty sa të pretendohet me të drejtë e të diskutohet edhe për përkatësinë etnike arbërore të Milosh Kopiliqit, përndryshe hero i Betejës së Kosovës. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar in*teres që prej kohësh, që së paku, duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponimike, t‘i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike.
    Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Juli*anac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q. D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga his*torianët pasardhës të historiografisë serbe.
    Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit tek kronikani osman, Ashik Pashazade, i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobita ‘pelë’, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve.
    Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjesht arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.
    Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzian F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
    Studiuesi ynë E. Çabej, duke analizuar përkatësinë gjuhësore të një vargu fjalësh, pohon: “Një problem më vete përbëjnë disa fjalë që janë të përbashkëta për shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesërisht dhe për greqishten e re. Fjalë, të cilat kryesisht me ndërmjetësinë e rumunëve kanë depërtuar edhe në disa gjuhë të tjera, si në çekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten.
    Hyjnë aty, ndër të tjera: balgë, buzë, gushë, katund dhe kopil”. Studiuesit F. Mikloshiç dhe P. Skok mendojnë se bëhet fjalë për term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, përkatësisht për një huazim nga shqipja. Në të vërtetë, emri Kopil është shumë i hershëm, dhe në dokumente të shkruara përdoret në krisobulën e Shën Shtjefnit të Banjskës së Kosovës në vitin 1313, kurse si Kipil haset në fshatin Çabiq, i regjistruar në krizobulat e Deçanit.
    Përndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili në gjuhën e vjetër arbërore-shqiptare ka kuptimin e fëmijës të cilit nuk i dihet prindi-babai, ndërsa në gjuhën ru*mune ka kuptimin e fëmijës. Në këtë drejtim, duket se enigmën e ka zgjidhur studiuesi kosovar prof. dr. sci. J. Drançolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjesht shqiptare. Përveç të tjerash, sot në shqip fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime”.
    Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq më tepër kur këtë fshat (përkatësisht Kopiliqin e Epërm dhe Kopiliqin e Poshtëm) e hasim në regjistrin osman të vitit 1455, kushtuar krahinës së Brankoviqëve.

    Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës, dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore - shqiptare për Betejën e Kos*ovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq, duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë, “epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin”.
    Ai më tej shton se gjatë qëndrimit të tij në afërsi të El*basanit, në rrethanat e luftës ballkanike (1912), i kanë treguar për disa shqiptarë vendas se janë pasardhës të Milosh Kopiliqit. E gjithë kjo, vazhdon më tej. Ai tregon se heroi, Miloshi, kishte kultin dhe traditën e tij në mesin e shqiptarëve.
    Ndërsa M. Gjurgjeviq (shumë kohë përpara këtij të fun*dit) që qëndronte në Prishtinë si zyrtar i Austro-Hungarisë në vitet 60 të shekullit XIX, e ka vlerësuar përshkrimin e Betejës së Kosovës, sipas traditës gojore vendëse, si më reale sesa të dhënat e shpjegimit historiografik, serb të modifikuara nga prirjet politike shoviniste.

    Kënga në fjalë është një poemë me një lëndë origjinale dhe autentike, me tipare të dalluara nga ato të këngëve epike serbe për Betejën e Kosovës. Në të nuk i këndohet knjaz Lazarit ose figurave të tjera të bujarëve feudalë serbë që morën pjesë në betejë, siç ndodhi në epikën serbe.
    Pavarësisht nga roli pozitiv që luajtën në luftën kundër vërshimit osman, ato mbeteshin të huaja për botën arbërore-shqiptare, e cila epopenë ia kushtoi pikërisht heroit që doli nga gjiri i saj.
    Në këtë truall, tek shqiptarët, krahas këngës, organikisht jetojnë edhe një sërë legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Ko*piliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”.
    Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës).

    Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Vneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

    Prof. Dr. Muhamet Pirraku

  12. #352
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pasardhësit serb të Vuk Brankoviqit festojnë tradhtinë e tyre kombëtare


    Është për të ardhur keq që kemi një fqinj me pesëqind fytyra. Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe:” “Laz je odrzala srpski narod koliko junastvo.” “Sa trimëria aq edhe rrena ka mbajtur gjallë popullin serb”. Kjo veti e të qenit “trim i rrejshëm” si për vetëdijen ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të ardhur keq që na ka ra hise t’i kemi serbët fqinjë...!

    Para 622 vitesh serbët e Vuk Brankoviqit tradhëtuan koalicionin antisoman, vranë vëllezrit e tyre, prenë djalin e princit Lazar duke legalizuar kështu koalicionin e tyre anti-katolik dhe anti-Europë të lidhur me turqit qysh para vitit 1389. Në këtë betejë, më 15 qershor të vitit 1389, Milushi një trim shqiptar nga Kopiliqi i Drenicës arriti ta vrasë Sulltan Muratin. As kjo humbje e madhe e Osmanëve nuk arriti t`i zmbrapste ata sepse ishin një fuqi e madhe ushtarake.

    Pas vrasjes së Milushit, tradhëtisë serbe të Vuk Brankoviqit, ikjes së Princ Llazarit nga beteja, koalicioni katolik me shumicë shqiptare u dobësua shumë dhe pas disa ditësh lufte e humbi betejën e Kosovës. Edhe sivjet më 28 qershor 2011, pas 622 vitesh pasardhësit e Brankoviqëve vijnë prap në të njejtin vend që të provokojnë kujtesën historike shqiptare, ata thirren si tua lypë nevoja herë në emrin e Princit Llazar e herë të Vuk Brankoviqit! Gjatë gjithë sundimit osman festonin fitoren e koalicionit të tyre me turqit dhe shanin Princin Llazar, i cili sipas tyre kishte lëshuar betejën dhe kishte ikur nga lufta! Nga 1912 e këndej shajnë Vuk Brankoviqin e thirren në emër të Princit Llazar! Është për të ardhur keq që kemi një fqinj me pesëqind fytyra. Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe:” “Laz je odrzala srpski narod koliko junastvo.” “Sa trimëria aq edhe rrena ka mbajtur gjallë popullin serb”. Kjo veti e të qenit “trim rrenacak” si për vetëdijen ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të ardhur keq që na ka ra hise t’i kemi serbët komshi…! Shqiptarët vetëm verbalisht kundërshtojnë këtë ardhje, por vetë nuk e kanë të qartë se çfarë duhet bërë në këtë ditë. Shqiptarët nuk e dinë se pse nuk ndërmarrin diçka për këtë datë e cila para se gjithash është e tyre. Beteja e Kosovës është një nga betejat më të rëndësishme për shqiptarët, për popujt ballkanik dhe për Europën. Mjerisht kjo betejë është një nga betejat më së paku të ndriçuara, njëra nga betejat më të keqpërdorura nga kisha dhe politika serbe. Pluhuri i kësaj beteje dhe fallsifikimi i realitetit historik në njerën anë është rezultat i marrëveshjeve serbo-turke qysh para v. 1389, para se të fillonte kjo betejë-kurth serbo-osmane dhe në anën tjetër rezultat i pozitës së palakmueshme të botës perëndimore karshi kësaj lufte. Në vend që të mblidhen me dhjetra mijëra shqiptarë nga gjitha trevat shqiptare e të ndezin qirinj për stërgjyshërit e tyre të therun nga shpata osmane dhe ajo serbe në vend që të mblidhen vetë dhe të organizojnë homazhe për dëshmorët e rënë para 618 vjetësh në betejën e tyre të v.1389, shqiptarët shikojnë “seri” se si dikush po ua nëpërkëmb vendin dhe kujtesën historike! Të shohim çka flasin faktet historike, fakte të cilat i pranojnë vet historianët serb, t’i kthehemi pra shkencës, të shohim se çka na thotë mësuesja e jetës historia.

    Betja e Kosoves ishte Koalicion i elementit të krishterë pro perëndimor në krye me shqiptarët si i vetmi popull shumicë. Në mënyrë direkte dhe indirekte shqiptarët u ndihmuan vetëm nga hungarezët, austriakët, polakët, italianët, dhe nga një grusht serbë të Princ Llazarit. Koalicioni i krishterë i kryesuar nga shqiptarët me në krye Gjon Kastriotin, Gjergj Balshën, Theodor Muzakën, Milush Kopiliqin i kishin premtuar Llazarit se nëse ai merrte pjesë në luftë kundër turqve dhe korrej fitorem e do ta ndihmonin atë që të rrëzonte qeverinë e Millutinit dhe të merrte fronin. Më këtë potez shqiptarët dhe koalicioni i krishterë pro perëndimor deshën të bënin një prishje të koalicionit turko-serb dhe mu për këtë arsye taktizuan edhe më tepër duke vendosur që në krye të betejës së Kosovës të jetë Princi Llazar.

    Vetë historianët serbë pranojnë se para ardhjes së osmanëve në Ballkan kisha serbe ishte e ndarë në dy rryma, rryma e cila bashkëpunonte me Osmanët nën devizën (“protiv koga ne možeš, pridruži mu se”) (“bashkoju atij kundër të cilit nuk mundesh”)!!??… ishte më e fort dhe “triumfoi” duke e vënë popullin serb në pozitë të popullit vasal! Princi Llazar, si disident që ishte, fshihej në Kurshumli dhe nuk kishte kurrfarë fuqie dhe nuk dinte se dhëndrri i tij Vuk Brankoviqi në betejë do të ishte në krahun e Osmanëve. Princi Llazar nuk donte të besonte se tradhtia e koalicionit do t’i vinte nga vetë serbët, ai pas humbjes së parë fajësoi shqiptarin Milush Kopiliq nga Drenica. Milushi për t’i treguar koalicionit antiosman se nuk ka tradhtuar më në fund rrezikoi jetën për të vra Sulltan Muratin. Ky është ende shpirti i shqiptarit të asaj ane, i cili për të tregua pafajësinë, për të tregua se nuk është në anën e armikut vret vetën me gjithë çka ka…! Historia flet se pas humbjes së betejës së Kosovës vullnetarët serbë të krahut të Princ Llazarit ia mësyn ikjes në drejtim të Nishit, ku u dorëzuan para ushtrisë jeniçere serbe. Ushtarët serbë tanimë jeniçerë, gjithë asaj ushtrie të lodhur e të rraskapitur nga lufta ua prenë kokat dhe me kokat e tyre bënë kulla që turqit i quanin Qele-Kulla! Prandaj, më 28 qershor gjithë ata serbë që mendojnë t’i përkujtojnë të parët e tyre do të ishte mirë t’i vizitojnë ato vende dhe t’i mallkojnë pasardhësit e Vuk Brankoviqit e jo të vijnë në Kosovë sepse Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do te jetë djep i tyre. Kosova filloi të bëhej djep i serbëve pas betejës së Kosovës ku fitimtar doli koalicioni turko-serb, por Zoti e desh që ata 600 vjet mos të shtohen dhe mos të jenë kurrë shumicë sepse kështu ishin mallkuar për jetë të jetëve nga gjithë ata shprirtra të tradhëtuar. Një ngjashmëri e festimit të tradhtisë ndodh edhe tek disa fshatra maqedone që festojnë ende tradhtinë që u kanë bërë kryengritësve shqiptarë të kryengritjes së v. 1843 të udhëhequr nga Dervish Cara, kryengritje kjo ndër ma të mëdhatë pas luftërave të famshme të Gjergj Kastriotit, si duket ky fenomen është fenomen tipik sllav!

    Historia flet se pas betejës së Kosovës serbët ishin ata që shkuan në Kurshumli dhe pasi e zunë djalin e princ Llazarit, i cili ishte vetëm 14 vjeç, ia prenë atij kokën, ia qiten kokën në pjatë të argjend dhe me shumë dekorime e dhurata e dërguan në Konstantinopol. Serbët qenë ata të parët që kaluan në islam, dhe jo vetëm që kalonin shpejt në islam po ata filluan të bënin krushqi me turqit, djali i sulltan Muratit Bajaziti u martua me vajzën e Princ Llazarit, pra me motrën e Stefan Llazareviqit, i cili bashkë me nanën e vetë pranuan të jenë popull vasal! Pas kësaj martese edhe 600 vite tjera nuk patën të ndalur martesat dhe dashuritë tyre me turq. Veshja turke bahej me krenari deri në ditët e fundit, s’kemi e si mos ta përmendim babain e alfabetit serb Vuk Karaxhiqin, i cili mbante Fesin turk edhe në Vjenë të Austrisëm kurse Knjaz Milloshi mbante hiç ma pak se çallmën turke në kokë…! Islamizimi nuk filloi nga shqiptarët, por nga serbët, konvertimin në islam e filloi populli serb, me shpejtësi marramendëse pjesa më e madhe e serbëve menjëherë pas betejës së Kosovës kaloi në islam. Serbët e islamizuar ndihmonin vëllezërit e tyre Ortodoks,sehmbull tipik është kthimi i patrikanës serbe e cila kishte pushuar së qeni në v. 1459, sepse kishte ra nën Patrikanën e Ohrit. Me ndihmën e serbit të muslimanizuar Mehmet-pashë Sokoloviqit kjo patrikana iu kthye serbve në v. 1557, kthim ky që u bë në frymën e politikës dhe marrëveshjeve të bëra me krahun proturk të kishës ortodokse serbe. Prandaj, nuk ka se si të shpjegohet vendosja e patriarkut Makarije në Patriarkanën e Pejës, për te cilin edhe historianët serbë pranojnë se i përkiste krahut proturk, krahut për bashkëpunim me turqit kundër Romës dhe botës katolike. Zaten në kohën e patriarkut Makarije shumë kisha katolike shqiptare u shndërruan në kisha ortodokse serbe! Një leje të tillë patriarku Makarije e kishte marr personalisht nga Sulltani! Karagjergji (Gjergji i Zi) (Karagjorgjeviq) udhëheqësi i kryengritjes së parë kundër osmane, për të cilin serbët e pranojnë se ishte me prejardhje shqiptare, u tradhtua nga vetë serbët. Karagjergji s’pari u masakrua nga serbët pastaj ia prenë kokën dhe ia dërguan Sulltanit në Stamboll! Gjatë sundimit osman pozita e gjithë popujve të tjerë, aq më tepër e shqiptarëve katolikë, që nuk pranonin islamin ishte shumë e disfavorshme. Serbët bënin krushqi me turqit, kurse shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin, luftuan edhe 25 vjet tjera me radhë kundër hordhive turke. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit për shqiptarët po fillonte golgota e vërtetë zhdukjes. Kur i kemi parasysh këto e shumë fakte të tjera mendoj se pjesa e mbetur shqiptare për ta ruajtur substancën kombtare zgjodhi si rrugë konvertimin në islam.

    Përfundim:

    Pushtimet Turke në gadishullin ballkanik erdhën si rezultat i ndarjes së Krishtenizmit në atë Ortodoks me qendër në Stamboll dhe në atë Katolik me qendër në Romë. Në këtë kontekst mund të shpjegohet “koalicioni” i fshehur myslimano-ortodoks mes osmanëve dhe serbëve, i cili doli shterp sepse Osmanët u kënaqen me përqafimin e shkinave serbe duke lanë rehat Europën katolike pas disa tentimeve për pushtim por pa sukses. Në fakt Osmanët duke lanë anash Romën kaluan më mirë, 600 vjet me radhë ata sunduan rehat rivalët e Romës dhe normal se u kënaqën me miqësinë 600 vjeçare serbe. Në gjithë këtë cirkus të historsisë nëse mund ta quajmë kështu më së keqi e pësuan shqiptarët që nuk arritën as sot e kesaj dite t’i kuptojnë këto lojra të “trimave rrenacakë serbë”. Në frymëne vijës së Theodosit që u përcoll me shekuj, serbët u munduan ta bëjnë për vete edhe Hamzain e Mojsi Golemin duke i bindur ata se armiku i tyre ishte Roma e jo Stambolli. Kjo propagandë vazhdoi me shekuj ndër shqiptarët, hoxhallarët serbë, rusë etj., mbanin vajz (ligjërata) nëpër xhami duke u thënë shqiptarëve të konvertuar në myslimanë se dallimi mes myslimanëve dhe ortodoksëve është sa maza e qepës kurse me katolikët jeni larg si dita me natën! Ky shpjegim u mundua të futet deri në ditët tona si “urdhër” në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë. Ta lëmë hallin që kanë serbët me kujtesën tyre të shtrembëruar historike, e lemë anash për momentin edhe ndërgjegjen e Europës, të shohim se ç’ka kemi bërë ne në këtë drejtim. Historianët shqiptarë nuk i kanë kushtuar kurrfarë kujdesi kësaj beteje, krijues shqiptarë kanë shkruar romane historike për ngjarje që nuk çojnë kurrfarë peshe historike, janë shkruar e luajtur drama, janë incizuar filma nga më të ndryshmit, por beteja e Kosovës është lënë sikur mos të ketë ndodhur në Kosovë, sikur mos të jetë çështje me rëndësi për kujtesën historike, e cila është bazë për ardhmëri. Asnjë nga qeveritë kosovare të pasluftës nga 99-ta e deri sot nuk ka bërë farë plani se si duhet t’u zihet vendi këtyre “trimave rrenacakë” që mos të kenë vend e fytyrë për të ardhur në vend të huaj, në vendin, të cilin e kanë gjakosur para 622 vitesh!

    Kjo ardhje e sivjetme në emër të Princit Llazar ishte e ngjashme me ate të Millosheviqit në v. 1989, ishte e drejtuar kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës, kundër shqiptarëve dhe aleatëve të tyre katolikë.

    Ahmet Asani

    Bota sot

  13. #353
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Në Mesjetë, një ngjarje e madhe për popullin tonë dhe për Ballkanin në përgjithësi, ishte edhe Beteja e Kosovës, 1389. Në këtë betejë, njëra nga figurat qendrore u shqua dhe Milosh Kopiliqi, pasi që mundi të vriste Sulltan Muratin I, që ishte Sovrani i Perandorisë Osmane.
    Serbët e konsiderojnë atë si hero te vetin, por edhe shqiptarët e Kosovës e kanë ruajtur të gjallë kujtimin e tij dhe i kanë kënduar këngë për 5 shekuj.
    Pse nga ana shqiptare nuk flitet asnjehere per shkaterrimin e perandoris se Car Llazarit, e Vuk Brankovicit ?

  14. #354
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    keto citme nuk jane te sakta, nuk e kuptoj, si ka mundesi qe asnjehere nuk ndryshohet ky tekst as verifikohet deh te permirsohet por shkruhet rafal pa asnje analiz si ne ghumë...permendsh afre...çudi...
    "Beteja, sipas Kostandin Jireçekut, filloi të martën dhe vazhdoi deri të premten. Njëri nga shtatë princërit që mori pjesë në këtë betejë, ishte edhe Gjergj II Balsha, sundimtari i Shkodrës"
    "Po pse u vendos që beteja të zhvillohej pikërisht në fushën e Kosovës? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmë i kërcënonte drejtpërsëdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bënë që beteja të zhvillohej në Ko*sovë, në afërsi të Prishtinës; në një rajon ku mund të organizoheshin më mirë ushtritë e shteteve feudale ballkanike, por që ishte njëkohësisht një pikë ku kryqëzoheshin rrugët nga mund të depërtonin më tutje osmanët".
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #355
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Ketu tani kemi tablon e plotë të fryrjes së erërave ne drejtimin Veri-Jug. ku sipas kronikave, se nje dite para betejes ererat frynin Veri-Jug pra tani mund te jemi te sigurt se ne kete lugine kane fryer ererat ne kete drejtim si edhe sote ne te njejten kohe pra ne qerrshor me çka po perputhet me kronikat...
    *********************************************
    22.06. e ter dita. Veri- Jugu.
    23.06. ora. 8.00. Veri-Jug.- ora 15.00 dhe mbremje Lindje-Perendim.
    24.06. ora. 8.00. Veri-Jugu. ora 15.00 dhe mbremje Jugu-Veriu.
    25.06. e ter dita. Veriu Jugu.
    26.06. e ter dita. Lindje- Perendim. Ketu Drenas- SKenderaj.
    27.06. e ter Dita. Veri-Jugu.
    28.06. e ter dita Veri- Jugu.
    29.06. e ter dita prap Lindje Perendim. dmth Drenas-Skenderaj.
    30.06. ketu ka pas shume luhatje te erave por ne mbrmej Veri- Jugu.
    Falemenderojmi mikun tim B.E. qe na solli keto rezultate !
    ***********************************************


    Shumë lajm me rendesi...
    Pra sa i perkete mundesive qenka e vertete se edhe ererat kane frye nga veriu ne jug kah ushtria e sulltanit, njashtu si eshte e pershkrueme ne kronologji....pra ketu vertetohet se beteja ka mundesi te kete ndodhur ne kete lugine 99%..na mbetet tani te kerkojmi armet e kesaj periudhe...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #356
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Keto ditë mu kujtuan fjalët e ministrit turk se "Sulltan Murati erdhi ne Kosovë me i rregullua punët, e jo per te pushtuar Kosovën"....

    Shumë interesante kjo fraz e tij...!
    Pse ?
    Sepse perputhet më realitetin e rrjedhave te asaj kohe qe sipas te dhenave Sulltni me te vertete nuk e kishte ndermend ta pushtoje Ballkanin per arsyje se te gjitha keto principata e mbretni si serbet, bullgaret, bosnja e hercegovet i paguanin sulltanit tatime sipas marrveshjes pas betejes se Marices me 1371, ku menjehere Sulltani kishte derguar Spahinjet e tij ne keto vende per ti mbledhur tatimet per çdo vite dhe perpos kesj; serbet duheshin t'i japin sulltanit 1000 ushtarê ne sherbim te tij per lufterat qe bente andej në Azi qe quhej Romenistan, mirepo kjo marrveshje u thye kur ushtaret serbë u ankuan tek Lazari se atje keqtrajtoheshin ne menyre te pameshirshme keta njerez qe konsideroheshin si peng, punonin dhe ndertonin rrugë ne kondita te veshtira, ku pas kthimit te tyre pas 15 vitesh te kesaj marrveshje, pra ne vitin 1388, Lazari vendosi ti largoje Spahijet e sulltanit nga vendi ku dhe menjehere u ngriten ne revolta qe perfundoi ne nje kryengritje te pergjitheshme dhe u vrane shume Spahij turq.
    Mirepo sulltani ishte i zenun ne kete moment neper Romenistan por menjehere posa korri fitore ne lindje iu kthye serish ballkanit epr ta RREGULLUA KETE QESHTJEN E Spahijve ? ....dhe ne muajin qerrshor te vitit 1389 i ftoi te gjithe ne lufte ne Kosovë, OSE TE PAGUANIN borgjin qe i kishin sipas marrveshjes pas betejes se Marices.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  17. #357
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ‘Beteja e Kosovës’ (1389) nuk ka ekzistuar FARE
    Shkruan:
    Dr. Muhamet Pirraku
    Në vitet e ’70-ta të shekullit që lamë pas me këmbëngulje i hulumtova burimet për “Betejën e Kosovës” të vitit 1389, me dëshirë ta ndriçoja pjesëmarrjen e shqiptarëve, rolin e drenicasit Millosh Nikollë Kopiliqit në këtë ndodhje. Asokohe nga drejtori i institucionit ku punoja më ishte imponuar projekti shkencor “Marrëdhëniet ruse-shqiptare”, të cilin duhej ta mbroja edhe për tezë të doktoratës. Mjetet për hulumtime në Beograd, Shkup, Sarajevë, Zagreb e Vjenë i shfrytëzova për projektin “Betejën e Kosovës” dhe “Kultura Kombëtare Shqiptare”, që më flinin. Të dy këto projekte i realizova me disidentizëm, deri nga marsi i vitit 1980. Më 15 mars, katër veta shkuam për një qëndrim studimoxr njëmujor në Tiranë. Dorëshkrimin për “Betejën e Kosovës” e mora me veti për t’ia besuar për vlerësim Profesor Aleks Budës. Nga fillimi i prillit Profesor Buda ma solli dorëshkrimin me sugjerime të shkruara në margjina të faqeve. Ishte i befasuar me rezultatet ndaj më propozoi ta mbroja për tezë të doktoratës, duke marrë Ai rolin e mentorit.

    Kërkesa për ndërrimin e tezës
    Sapo u ktheva nga Tirana shtrova kërkesën për ndërrimin e tezës, por nuk kaloi për motive politike: “Nuk guxojmë të luajmë me Mitin serb të Kosovës”!?! Fillimi i viteve të ’80-ta shënoi ditë të vështira për dijen historiografike shqiptare në Kosovë, mirëpo, nuk hoqa dorë nga përpjeka për ta ndriçuar “Betejën e Kosovës”. Në vitin 1989 në Prishtinë, “Shoqata e Historianëve të Kosovës” e organizoi një simpozium shkencor kushtuar përvjetorit të “Betejës së Kosovës” ku morën pjesë edhe historianë serbë nga Beogradi, midis të të cilëve edhe Akademiku i mirënjohur, Sima Çirkoviq. Historianët shqiptarë ndriçuan aspekte që zbehnin Mitin serb të Kosovës. Personalisht u paraqita me dy kumtesa, njërën e lexova vetë, kurse tjetrën një historian që kishte guxim e kredibilitet shoqëror. Profesor Sima, (një Aleks Buda shqiptar, një Jarosllav Shidak kroat, apo një Toma Tomovsk maqedonas), u befasua dhe në intimitet, në gjashtë sy, i vlerësoi lart dy kumtesa që ishin fragmente nga dorëshkrimi i vlerësuar nga Profesor Buda, por nuk ngurroi të na këshillonte “të heshtnim edhe për një kohë, sepse kombi serb është ngritur mbi Mitin e Kosovës...!” Këto dy kumtesa janë botuar pa shumë vonesë, në gazeta e në revistat shkencore të kohës., nga të cilat kuptohej se nuk ka pasur “Betejë të Kosovës”, se ka ekzistuar komploti Bajazit I- V. Brankoviq.
    Nga mesi i korrikut të vitit 2005, katër- pesë intelektualë prishtinas ishim në Stamboll, mysafirë të shoqatës arsimore gyleniste “Atmosfera” të Prishtinës. Një ditë ishim në pritje të rektorit të universitetit me renome “Mehmet Akif Aksoy”. Si edhe gjetkë, diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit kulturor, arsimor e shkencor midis kombit turk e shqiptar. Në fjalën time u përqendrova në “Betejën e Kosovës”, i përmenda burimet relevante që përmendin komplotin Bajazit I-Vuk Brankoviq, i vura në pah kundërthëniet në historiografinë turke, ballkanike e evropiane për ngjarjen datën personalitet kryesore që pësuan dhe kërkova që dija historiografike turke sa më parë ta thotë të vërtetën, se nuk ka pasur luftë, se sulltan Murati I dhe knez Lazari janë vrarë nga familjarë të besueshëm të tyre pikërisht në kampet e tyre, dhe se në këtë komplot më së shumti kanë pësuar personalitetet shqiptare e ilire të romanizuara. Ushtria osmane (islame e krishterë) në krye me sulltan Muratin, në vise të Shqipërisë nuk ka ardhur për luftë, por për kontakte me vasalët ballkanikë.
    Qëndrimi për Skënderbeun
    Të pranishëm në këtë pritje ishin shumë profesorë të atij universiteti. Fjala ime u përcoll me kujdes. Shefi i Katedrës së Historisë (quhej Mehmet) në vend të “polemizonte” me konstatimet e mia, sikur i zënë ngushtë ma shtroi pyetjen: “Profesor, cili është qëndrimi juaj për Luftën e Skënderbeut?” U përgjigja flakë për flakë: ”Të gjitha kombet kanë simbole. Një i tillë për kombin shqiptar është Skënderbeu, njësoj si Ataturku për kombin turk. Ata vlerësohen për ngjarjet në kohën e tyre. Lufta e Skënderbeut kundër pushtuesit osman ishte luftë e drejtë nga aspekti etnik, fetar e kulturor. Edhe simboleve tona Skëndërbe- Ataturk mund t’u gjenden vrima të zeza, por duhet pasur kujdes se kombet tona pa ata mbesin asgjë. Të ndalemi pak tek Ataturku. Ja ku e kemi foton e tij si një “Baba” i kombit turk, por shikoni atë shënim me grafi arabe në gjuhën osmane (ishte në ballë të sallës) me një gabim që nuk tolerohet!. Fajtor kryesor për atë gabim është Ataturku i cili bëri që të shkëputen lidhjet e kombit turk me vlerat e kulturës osmane shekullore. Por kjo e keqe e Ataturkut, krahasuar me të mirat as guxon të përmendet. Ataturku i siguroi kufijtë e kësaj Turqie që sot e gëzon kombi turk, kurse kombi shqiptar për simbol të unitetit ka marrë Flamurin e Skënderbeut, ndaj Kastrioti, edhe Ataturku janë dhe mbetën të paprekshëm!
    Më 16 dhe 17 shtator 2006 në Prishtinë u mbajt simpoziumi ndërkombëtar; “Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarë”, në të cilin merrnin pjesë edhe disa studiues më të njohur në Turqi. Në këtë simpozium e paraqita kumtesën me titull: Burimet për Betejën e Kosovës të vitit 1389, kurse në diskutim ritheksova kërkesën drejtuar qarave shkencore turke që ta korrigjojnë mendimin historiografik për të ashtuquajturën: “Beteja e Kosovës” e cila nuk ka ekzistuar dhe të pasqyrohet si komplot për pushtet i Bajazit I- Vuk Brankoviq. Kërkesa të tilla shtruan edhe disa historianë shqiptarë, kurse historianët turq vetëm e përshëndetën kumtesën tim edhe diskutimet tona, pasi u gjinden të “çarmatosur nga faktet që sollëm, por nuk premtuan hapa të duhur në fushë të dijes për “Betejën e Kosovës të vitit 1389”

    Kumtesa e vitit 2006
    Në vijim po e sjelli të plotë kumtesën e vitit 2006: “Ndodhja në rrjedhë të poshtme të lumit Llap, në verë të vitit 1389, është moment historik pa asnjë ndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Kjo ndodhje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me atributin Beteja e Kosovës dhe Beteja e Parë e Kosovës e vitit 1389, duke i përshkruar përmasa fantastike.
    Lënda burimore udhëpërshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, që i bënë jehonë kësaj ndodhje është e vëllimshme, por shumë kundërthënëse njëra me tjetrën deri në absurd. Vërtet, këto të mira kulturore letraro-kronikale të proveniencës sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frënge e të tjera, janë ngritur më vonë, për qëllime politike të palëve, me interes për afirmimin e hapave të rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perëndimit dhe Lindjes së krishterë, në një anë, dhe për afirmimin e kërkesës për krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman të gjithëkrishterë, në anën tjetër. Motivet fetare të krishtera antiislame në burimet evropiane do të forcohen veçanërisht pas shekullit XVI, pikërisht si produkt i lëvizjeve të reja kulturore e politike nën çatinë e Humanizmit, të Renesancës, të Reformacionit dhe të Kundëreformacionit. Përfundimisht deri në këtë kohë ndodhi kalimi masiv në Islam i shqiptarëve ortodoksë shënsavianë e shënklimentianë në ish-provincat romako-bizantine të Dardanisë dhe të Maqedonisë, që pati për pasojë edhe depërtimin e motiveve fetare islame në kujtesën historike shqiptare për Ndodhjen e Kosovës të vitit 1389.
    Në këtë kumtesë nuk kam kohë as vend të pasqyrojë këtë ndodhje në përplotëni, ngase për një analizë kritike të burimeve dhe të literaturës duhet studim i veçantë monografik multidisciplinor. Për këtu e konsideroj të rëndësishme vetëm evidencimin kronologjik të kronikave lindore dhe perëndimore të krijuara në rrjedhë të historisë nga fundi i viteve të 80-ta të shek. XIV deri në fillim të viteve të 70-ta të shek. XVII, me një gjykim të përmbledhur në fund për çështjet e hapura.

    Burimet e proveniencës osmane
    Për burim të parë të proveniencës osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman për Betejën e Kosovës, është poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije të Anatolisë, e përfunduar më 13 mars 1390. Ndërkaq trajtimi kronikal i ngjarjes në Kosovë, më 1389, nisi me veprën “B?zm u râzm” persisht të Azis ibn Ardäshira Astr?b?dija, e përfunduar më 1398. Ky krijues jetoi në oborrin e një emiri të pavarur, ndaj e dha dritën e gjelbër për ekzistimin e komplotit ushtarak në taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, përkatësisht vëllai, Sulltan Bajaziti I. Kjo dritë më vonë do të mjegullohet me versionet zyrtare për vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistë dhe historianë oborrtarë, nisur me veprën “Menakib-name” të Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkëkohësi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413.
    Vepra e Fakihut u bë bazë e fortë për pretendimet e tjera historiografike osmane për ndodhjen në Kosovë, më 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e përfunduar më 2 nëntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe më tutje kronisti i quajtur Enver, në veprën “Düstür-name” të viti 1464. Tri vjet më pas u përfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri në vitin 1467, i cili u mbështet kryesisht në veprën e Fakihut, të cilën e përfilli edhe historiani zulmëmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, në veprën e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, të shkruar deri në vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi në Shkup në vitet 30-50 të shek. XV, ndaj veprën e pasuroi edhe me të dhëna nga kujtesa historike në Kosovë. Mirëpo, me ndikim të madh në historiografinë botërore do të bëhet “Kitâb-i Cihan-nümâ” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrë me të dhëna fantastike.
    kosova sot
    Vijon në faqe 39

  18. #358
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Edeh une po theme se ne Rrafshin e Kosoves aty ku serebt kane ngritur monumentin e tyre se gjoja ka ndodhur beteja e kosoves ne kete vend jane vetem se mashtrime...!

    Ndersa, nese ndonjehre ka ndodhur ndonje betej e ketij rangut, me siguri se ka ndodhur ne Luginen e Drenices, por me siguri se Beteja e II të e Kosoves ne vitin 1448 ka ndodhur ne Luginen e Drenices...per kete jam i sigurt ! Dhe nese kjo betej eshet zhvillua ne Drenicê mes ushtrise se hunijadit dhe sulltan Muratit te II-të me siguri do ta deshmonte edhe rrafshi i Kosoves por as kete betej nuk ka mundesi ta deshmoje asnjeri se ato jane manipulime te kota ....mirepo ne Luginen e drenices mudn te argumentohet ende edhe sot; varrezat e shkruajtura mbi keto varreza te shekullit XV deshmojne mirê ...sa per te dalur ne perfundim se ketu eshet zhvilluar beteja ne vitin 1448 ne kete hapsir te ngushte siç e cek edhe humanisti Bofini prane oborrit te Hunijadit deshmon keshtu: " Beteja u zhvillua ne një fush te vogël 500 hapa të gjërë e 20 000 e gjatë, rrethuar nga te gjitha anet me male kodrinore, ne mes te kesaj fushe kalon nje lumë i cekët, bregut te ketyre kodrave shtrihen fshatra pitoreske" ....
    Pra, te gjtha keto kushte i ploteson lugina e drenices, poashtu deshmojne sote edhe varrrezat, poashtu deshmon edhe mbishkrimi mbi varre te shkruaar me alfabet arab ku sipas nje specialisti i takojne shekullit te XV... mu kesaj periudhes qe u zhvillua beteja e dyte e Kosoves me 1448, dhe tanina dalin argumente tjera si ky shenimi me siper qe paska qendrua gati 50 vite pa u botua se gjoja "KURRË SKA PATUR BETEJ TE KOSOVES NE VITIN 1389 !"...njesoj njashtu si thote edhe turku per me ndryshua historine; "KURRË TURKU NUK KA LUFTUA KUNDER SHQIPTAREVE"...etj...etj...
    Mirë, po elemi pra ashtu si thojnë historianet tane, nuke kam asgjë kunder profesor Muhamet Pirrakut, por ku ishin me pare pse heshten deri me sot ?...kjo eshte per tu habitur !

    Qe nga postimi i pare unë kam thënë dhe kam sjellur keto argumente nga Bofini se, Beteja e Kosoves me 1448 ka ndodhur ne te njejten hapsirë ku ndodhi edhe beteja e parë me 1389-ten...!

    Dhe nese kemi argumenet epr betejen e dyte pra ato vlejne edhe epr betejen e pare... edhepse me mire na qenka qe sot te "fshijmi historinë" le te fshijmi edhe kete betejen e vitit 1389 por kurrrësesi nuk mund te "fshihet" e as te mshifet beteja e dyte e ksooves me 1448 e cila me siguri ndodhi ne ekte hapsire, ne luginen e drenices njashtu si e pershkruan gjeografikishte terrenin edhe autori bashkohes i kesaj periudhe e ndoshat edhe ishet pjesmarres ne kete betej sespe jep pershkrimte saket te terrenit.

    Ju falemenderit !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  19. #359
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdimi..........


    Kujtesa historike ballkanike për ngjarjen në Kosovë, më 1389, gjeti afirmim në “Kronikën turke të Janiçarit”, Mihail Konstantin - Ostrovica, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevàrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.
    Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e stilizoi. Tani vijnë veprat historiografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdûn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dërguar kadiut të Bursës nga Kosova për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërueshëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomendia në “vendin Kosovë” ndodhi më 8 ose 9 gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë të Kosovës e mbanë 20 qershorin 1389.
    Përafërsisht të mesit të viteve të 70-ta të shek. XVI është edhe vepra: “Badā’i ‘ul-waqā’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Të dhëna me interes për ngjarjen e Kosovës të vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shërbeu në Bosnjë, më 1577, kurse kronikën e rëndësishme: “Künh-ül-ahbâr” e shkroi midis viteve 1591-1599.
    Një vepër historiografike voluminoze midis kronikës dhe historisë me pretendime të mëdha, është historia “Tārih-i Sollakzâde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndërkaq, të dhëna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike për Ndodhjen në Kosovë, më 1389, përjetësoi në kujtesën turke dhe në historiografinë osmane udhëpërshkruesi i famshëm Evlie Çelebi, në veprën madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovën dhe vendin e ndodhjes i vizitoi në vitin 1660/62. Për traditën vendëse shqiptare të Kosovës me interes për ngjarjen e Kosovës së vitit 1389 ka lënë edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,në veprën: “Müneccimbaşi Sahâif-ul-ahbar”, të shkruar pas vitit 1672. Këtu, të themi kushtimisht, përfundon faza e historiografisë letraro-kronikale zyrtare osmane.
    Në rrjedhë të kohës, përkrah kronikave osmane, lindën anuarët dhe kronikat e proveniencës ballkanike dhe evropiane për Ndodhjen në Kosovë, më 1389. Mirëpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjë dokument arkivor të proveniencës lindore, vjetarëve dhe kronikave evropiane për këtë ngjarje u kanë paraprirë informatat me shkrim të individëve si përpjekje për të informuar opinionin për ndodhjen.
    Informatën e parë për Ndodhjen në Kosovë e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes. Më 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjës, Tvrtko I, e informoi komunën e Trogirit dhe të Firencës se ushtria e tij e ka thye ushtrinë osmane të Mratit I. Nga përgjigjja e Firencës, më 20 tetor 1389, në Letrën e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime të tjera për Betejën e Kosovës. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gëzoheshin vrasjes së Muratit I nga ana e 12 bujarëve të besatuar, nga të cilët - “njëri prej tyre me shpatë e therri”.
    Këtu e vlen të thellohemi pak më shumë në të dhënat e proveniencës serbe. Të theksojmë fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb të Kosovës e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri në fund të shek. XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhjen në Kosovë u mur vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet afër Ravanicës, në Shumadi, shkroi: “...Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”. Dhe, vetëm rreth dhjetë vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe një shënim tjetër të kishës serbe ku thuhej: “Sa gjëmë u bë në vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zë ngoje emrat. Tani kjo kishë Tragjedinë Lazar-Murat më nuk e zuri n’goje për rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Në një shënim të kësaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisë së krishterë “për shkak të ikjes të ca njerëzve serbë”. Emrin e vrasësit të Muratit nuk e përmendi asnjëri nga burimet kishtare serbe të shek. XIV - XV. Emrin e vrasësit të Muratit I nuk e përmendi as Konstantin Filozofi në Biografinë e Stefan Lazarit , më 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Në njërin dhe në tjetrin shkrim, vrasësi i Muratit I quhej vetëm me atributin: “...njëfarë burri fisnik”, ndonëse kronikat osmane dhe evropiane deri në këtë kohë, për vrasës e konsideronin Milosh Nikollë Kopiliqin - krahinar vendës kosovar, vasal dhe i njohur mirë nga afër i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviq në veprën “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit të Milosh Nikollë Kopiliqit në Tragjedinë e Kosovës të vitit 1389 dhe nuk dha shenja për ekzistimin e Kultit serb të Lazarit dhe të Mitit serb të Kosovës.
    Tashti të përmendim radhazi burimet e tjera evropiane për Betejën e Kosovës 1389. Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezière, ushtarak dhe administrator në Qipro, e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati I me të birin - “së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”. Me interes është edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar në burg mbretit Mihaili II Paleolog, në ditët e para pas “ndeshjes” së koalicionit të krishterë kundër ushtrisë osmane. Tani, më së pesë vjet më nuk u fol për Ndodhjen në Kosovë, deri në Kronikën e murgut të Saint Denisit, më 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasësit të Muratit I. Filip Mezière Ndodhjes në Kosovë iu kthye edhe njëherë, më 1396/7. Tashti informonte se janë vrarë 20 mijë trupa të Sulltanit dhe po aq të Lazarit. Pason kronika e një Anonimi grek, e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzës, më 1402, i cili ndiqte kujtesën boshnjake. Ky do të konstatojë se në Kosovë, në mesin e qershorit 1389, pranë Lazarit , të cilin e quante “mbret i Bosnjës”, ishin “boshnjakët”, Vuk Brankoviqi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviq (i Kroacisë). Nuk e përmendi fare emrin e atij që Muratit I i “dha plagë në zemër”. Kronisti anonim i Fiorentinës (Kronika e Friulit), në dhjetëvjetëshit e dytë të shekullit XV, foli për ngjarjet nga vrasja e Karlo Durrsakut, më 1385, deri në vitin 1409. Sipas tij, Murati pati më se 70 mijë viktima, kurse të krishterët më se 30 mijë.
    Me ndikim në historiografinë evropiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum...”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Ndërkaq, sipas informatave që kishte Mbreti hungarez, Albrehti, më 1438 - Murati e Lazari u vranë në dyluftim. Për ndodhjen në Kosovë, më 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shërbeu në oborrin e Stefan Vukçiq - Kosaqit para vitit 1466. Mirëpo, ndikim të madh në historiografinë evropiane do të bëjë Kronika e Johan Mihail Dukës, e botuar italisht në fillim të shek. XVI. Atë kryekreje e përfilli Marin Barleti si dhe një grup kallogjerësh në Letrën për Papën, më 1598, si edhe relatorët: Marin Bici (1610), dhe Pjetër Mazreku (1623/24). Këta relatorë e afirmuan edhe kujtesën historike shqiptare të Kosovës për vrasjen e Muratit dhe të Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI për Ndodhjen në Kosovë, më 1389, la të dhëna edhe prifti ulqinak Martin Segoni në itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave të mbretin hungarez, më 1502, e cila më vonë i atribuohet udhëpërshkruesit Filice Petantio-s, më 1522.
    Me rëndësi të posaçme dhe saktësi të madhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në koalicionin e të krishterëve antiosmanë ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510. Këtë e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero në “Comentario de rebus quae temporibus eius...gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar më 1590 me titull: “...De Turcorum origjine...”. Ngjarjes së vitit 1389 në Kosovë iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiq në “Itinerarium der Botschaftstreise...”, më 1530, kurse më 1550 u botua në gjuhën gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes në Kosovë, më 1389, do t’i përkushtohet edhe Francesco Sansouino në “Gl’ Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar më 1571 si dhe udhëpërshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisë në vitet 90 të shek. XVI dhe regjistroi kujtesën historike shqiptare të ndritur për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin (Milosh Nikollë Kopiliqin).
    Nga fillimi i shekullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist evropian për ndodhjen në Kosovë të vitit 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike evropiane do të bëhen veprat: “Il regno de gli Slavi...”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën: “Generall Historie of the Turkes...”e botuar më 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine...” të botuar më 1673. Nga këtu mund të flasim për fillin e dijes shkencore për Betejën e Kosovës në Perëndim dhe në Lindje mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e evropiane për Ndodhjen në Kosovë më 1389, me pasoja të konsiderueshme për historiografinë dhe për historinë e popujve ballkanikë, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në Djepin e shqiptarizmës, në Kosovë.
    Të përmbledhim shkurtimisht: Për shkencën e historisë nuk është i njohur asnjë dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datës 15 përkatësisht i 28 qershorit 1389, është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti serb për Kosovën. Realisht, sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe evropiane, mund të thuhet se ka ekzistuar përpjekja e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë të të krishterëve ballkanikë e evropianë kundër pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi në Kosovë, një vend vasal midis Bosnjës dhe Serbisë vasale, me qellim të kontrollonte dhe të forconte lojalitetin e vasalëve në Shqipëri, në Serbi dhe në Bosnjë.
    Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhja është komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve ballkanikë në nismë, në një anë dhe në kreun komandues të ushtrisë aziatike-ballkanike perandorake osmane, në anën tjetër. Sipas gjithë gjasash, tragjedia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, është zhvilluar në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga trupat ushtarake dhe kreu i ulët komandues. Kjo Ndodhje nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës në relacionin okupator osman - vasalë ballkanikë. Në terren nuk mbetën gjurmë të luftës - varre as gjësende nga “Beteja...”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatim këmbësorie, kalorësiake dhe artilerike të përmasa fantastike: mbi 100 000 të rënë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, të padëmtuara, u varrosën me nderime të larta fetare e pushtetore, i pari pranë xhamisë në Bursë, kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore në kishën e përshpirtshme të tij, në Zhiçë të Shumadisë, Bajazidi I do të bëhet dhëndër i Lazarit dhe Stefan Lazareviqi do t’i bashkohet me ushtri Bajazidit në pushtimet e reja.
    Sekuencat më reale të kësaj tragjedie janë ndër motivet më të hershme të kujtesës dhe të epikës historike të popullit shqiptar të Kosovës të periudhës së krishterë ortodokse shënsaviane. Në epiqendër të saj është fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendës drenicas, Milosh Nikollë Kopiliqit, zotërues vasal i Kosovës, i njohur nga afër me Sulltan Muratin. Me këto shëmbëllejnë fuqishëm motivet e hershme të kujtesës epike boshnjake, kroate e serbe, e cila sa ka ardhur dhe është pasuruar me aktorë të imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike, të gjitha këto me proveniencë nga versionet zyrtare të Oborrit perandorak Osman dhe të kishës ortodokse dhe të oborrit qeveritar rus e serb në shekujt XV- XIX.
    Dhe, një fakt duhet të vihet në spikamë: Të gjitha personalitetet historike nga tabori i krishterë, të cilët janë flijuar në Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviq, për pushtet e mirëqenie vasale osmano-serbe, janë personalitete shqiptare ose të përkatësisë vllahe, amallgam ky iliro-roman, siç ishte edhe kosovari përlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhëndër i fisniku serb nga Krushevci i Shumadisë. Të gjithëve, përpos Lazarit, vrasësi ua humbi edhe varret, përfshirë edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.
    Së këndejmi, ndonëse për të ashtuquajturën Beteja e Kosovës 1389 janë botuar shumë shkrime, studime dhe monografi historiografike e folkloristike në gjuhë të ndryshme, si ngjarje historike në fushën e dijes ka ngelë e errët dhe e pambyllur. Ndër çështjet më parësore të cilat janë të hapura për hulumtim dhe për ndriçim shkencor kritik me interes për historinë dhe për historiografinë, janë njohja e prapaskenave politike të tragjedisë, karakteri i asaj që është emetuar në historiografi si Beteja e Kosovës, përmasat reale të ngjarjes, roli i Sulltan Bajazitit, i Vuk Brankoviqit dhe i Milosh Nikollë Kopiliqit në zhvillimin dhe epilogun e ndodhjes - në flijimin e Muratit I me pakë besnikë osmanë dhe të Lazar Pribezit e të Theodor Muzakës II me besnikë të pakët.

    Prishtinë, 15 shtator 2011.

  20. #360
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Itinerazrum 1531 kalimthi neper kosvë..

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Edeh une po theme se ne Rrafshin e Kosoves aty ku serebt kane ngritur monumentin e tyre se gjoja ka ndodhur beteja e kosoves ne kete vend jane vetem se mashtrime...!

    Ndersa, nese ndonjehre ka ndodhur ndonje betej e ketij rangut, me siguri se ka ndodhur ne Luginen e Drenices, por me siguri se Beteja e II të e Kosoves ne vitin 1448 ka ndodhur ne Luginen e Drenices...per kete jam i sigurt ! Dhe nese kjo betej eshet zhvillua ne Drenicê mes ushtrise se hunijadit dhe sulltan Muratit te II-të me siguri do ta deshmonte edhe rrafshi i Kosoves por as kete betej nuk ka mundesi ta deshmoje asnjeri se ato jane manipulime te kota ....mirepo ne Luginen e drenices mudn te argumentohet ende edhe sot; varrezat e shkruajtura mbi keto varreza te shekullit XV deshmojne mirê ...sa per te dalur ne perfundim se ketu eshet zhvilluar beteja ne vitin 1448 ne kete hapsir te ngushte siç e cek edhe humanisti Bofini prane oborrit te Hunijadit deshmon keshtu: " Beteja u zhvillua ne një fush te vogël 500 hapa të gjërë e 20 000 e gjatë, rrethuar nga te gjitha anet me male kodrinore, ne mes te kesaj fushe kalon nje lumë i cekët, bregut te ketyre kodrave shtrihen fshatra pitoreske" ....

    Pra, te gjtha keto kushte i ploteson lugina e drenices, poashtu deshmojne sote edhe varrrezat, poashtu deshmon edhe mbishkrimi mbi varre te shkruaar me alfabet arab ku sipas nje specialisti i takojne shekullit te XV... mu kesaj periudhes qe u zhvillua beteja e dyte e Kosoves me 1448, dhe tanina dalin argumente tjera si ky shenimi me siper qe paska qendrua gati 50 vite pa u botua se gjoja "KURRË SKA PATUR BETEJ TE KOSOVES NE VITIN 1389 !"...njesoj njashtu si thote edhe turku per me ndryshua historine; "KURRË TURKU NUK KA LUFTUA KUNDER SHQIPTAREVE"...etj...etj...
    Mirë, po elemi pra ashtu si thojnë historianet tane, nuke kam asgjë kunder profesor Muhamet Pirrakut, por ku ishin me pare pse heshten deri me sot ?...kjo eshte per tu habitur !

    Qe nga postimi i pare unë kam thënë dhe kam sjellur keto argumente nga Bofini se, Beteja e Kosoves me 1448 ka ndodhur ne te njejten hapsirë ku ndodhi edhe beteja e parë me 1389-ten...!

    Dhe nese kemi argumenet epr betejen e dyte pra ato vlejne edhe epr betejen e pare... edhepse me mire na qenka qe sot te "fshijmi historinë" le te fshijmi edhe kete betejen e vitit 1389 por kurrrësesi nuk mund te "fshihet" e as te mshifet beteja e dyte e ksooves me 1448 e cila me siguri ndodhi ne ekte hapsire, ne luginen e drenices njashtu si e pershkruan gjeografikishte terrenin edhe autori bashkohes i kesaj periudhe e ndoshat edhe ishet pjesmarres ne kete betej sespe jep pershkrimte saket te terrenit.

    Ju falemenderit !
    ketu ne Itinerarum kemi nje deshmi te rendesishme;

    https://picasaweb.google.com/1150926...eat=directlink
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 18 prej 25 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •