Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 481
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Un do thoja e idje me e mir do ishte qe te behej nje filem dokumentar i cili perpos ne shqip te behej ne ca gjuh te botes.
    Ku do mund ti paraqisnim botes te verteten e ksaj betej e cila u humb ne te vertet por serbet e festojn si fitore sepse ata kalun ne krah te peradoris turke
    Ne shqiptaret humbë shum gjera dhe elmente te rendsimshme te cilat isin ruajtur nga kohra shum te vjetra.
    Disa thon se gerat e vjetra apo edhe gojdhant u humben nga mos kujdesi por gjitha gjerat qe u humben u humben nga tysnia e pushtusit serbë i cili na detyronte qe te flisnim ndryshe dhe mos ta thonim te verten.
    Por te shohim ne rajenet si Drenica jan ruajtur me shum kujdes gojdhanat per arsye se atje as nje her nuk ka mund qe sllavi e vendos nje pushtet te fort edhe pse ishte shum i eger ndaj drenices dhe nuk lejonte qe ajo krahin shqiptare te zhvillohej shqiptaret atje(Drenic) ruajten me urrejtje dhe me krenari ato fjal qe ju kishin lan te paret e tyre ata perpos qe i ruajten edhe ju kalojn edhe sot brezave te rijn te gjith te kalumen e tyre historike neper breza.
    Un kisha than qe nga gjith informata qe jan mbledhur te behet nje filem ku do ti ju lenim brezav te arshem nje vend se ku te mbeshtetn.
    Ne ket film duhet shpjegohet e verteta qe ka ndodhur ne ket betje.

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 09-08-2009 më 07:01
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Regjimet serbe brenda 90 viteve (1788-1878) shpërngulën me dhunë të gjithë shqiptarët që banonin në tërë teritorin e Serbisë.

    Hist.serbosllave pranon që Ilirët të parët e shqiptarëve kanë qenë banorë te hershëm në G.Ballkanik: Borivoje Drobnjakoviq, Ilirët përfshinin territor të gjërë; terrtitorin e Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë Veriore, disa pjesë të Panonisë deri në Vijenë, dhe disa pjesë Veriore dhe Jugore të Gadishullit Apenin.
    Hist.serbosllave pranon që Dardanët fis ilir banorë prej Vardarit të epërm, Drini i bardh, Morava e Timoku.
    Hist.serbosllave pranon që Kosova në Dardani përfshinte rrethet e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjës.
    Hist.serbosllave pranon që Serbët kanë ardhur nga Karpatet në Ballkan në shek.VI-VII.
    Hist.serbosllave pranon që te shqiptarët Hierarkia kishtare ekziston prej shek.III (me Ipeshkvinë në Ulpianë).

    Hist.serbosllave pranon që serbët janë kristanizue prej shek.VIII-IX.

    Hist.serbosllave pranon që Kishat serbe janë ndërtuar dhe meremetuar në themelet e kishave shqiptare.Libri, Kosova bot. Beograd 1973 fq. 416 ; Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit....

    Hist.serbosllave pranon që shqiptarët janë popull i vjetër i Ballkanit.

    Hist.serbosllave pranon që Kosova ka qenë e banuar qyshë në kohën e Neolitit prej mileniumit të II-të, përmenden fiset e vjetra ilire.
    Hist.serbosllave pranon që Shteti i parë serbë në mesjetë ka qenë Rashka.
    Hist.serbosllave pranon që S.Nemanja e ka quajtur veten mbret i serbëve, shqiptarëve, grekëve e maqedonëve, ku perandoria e tij ka qenë e shkurtë(1346-1355), që pas vdekjes së C.Dushanit Balshajt (shqiptarë), formuan principatën e vetë deri më 1385.

    Hist.serbosllave pranon që në Betejën e Kosovës(1389) kundër tuqëve krahas ushtrisë feudale ballkanase kanë luftuar edhe shqiptarët.Vuk Brankoviqi dhëndërr i mbretit Lazër e braktisi betejën me luftarët e vet, ndërsa shqiptari luftoi deri në fund.-Studiuesja ruse J.G.Senkeviç.Ashtu historiani M.Obradoviç shkruan Sulltan Muratin e ka vra M.Kopiliqi (nga Kosova).

    Hist.serbosllave pranon që më 6.IV.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
    Hist.serbosllave pranon që në fund të shek.XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në Pashallukun e Beogradit.
    Hist.serbosllave pranon që edhe pas okupimit serbë të Kosovës 1912-1913 fillon shpërngulja e shqiptarëve sdm. në Turqi dhe kolonizimi më serbë dhe malazezë i Kosovës sdm. në vitet 1918-1941, 1945-1966 dhe në vitet 1990-ta (1918-1966 nga Kosova janë shpërngulë qindra mijëra shqiptarë kurse kolonistë serbë e malazezë kanë ardhur rreth 120.000). Ashtu në vitet e 90-ta shqiptarët shpërngulen dhe Kosova kolonizohet me serbë të ardhur nga Serbia, Bosnja e Kroacia.

    Marrëveshja-Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e muslimanëve (Shqiptarëve) nga Serbia Jugore 1938, 1953.
    Hist.serbosllave pranon që një pjesë e shqiptarëve janë asimiluar:

    Vuk S.Karaxhiq; Balsha ka patur një djalë të quajtur Stracimir. Stevani kishte tre djem; Ivani, Bozhidari dhe Andreja i quajtur Arvanit (Arbanas-trimi).

    Në Trshiq kamë dëgjuar këngën, e cila ishte botuar në librin e dytë 36, fq.134-6, se si Knjez Lazari ka dërguar dhëndërrin e tij M.Obiliqin te Latinët për të mbledhur haraqin.

    Zhivadin Joviçiq: I biri i madh i Stefan Nemanjës-Vukani ka qenë katolik.

    Stevan Duçiq-libri, Obicajni plemena Kuca.; Vetë S.Duçiqi kishte prejardhje nga fisi Kuç i fshatit Duçiq.

    Mark Milani, poet, etnograf etj. nga M.i Zi paraardhës i shqiptarëve të fisit Kuç në M.të Zi.
    Borivoje Drobnjakoviq: ''Që nga gjysma e dytë e shek. XVIII përdoret emri Sudsloven nga filozofët e huaj. Më vonë në shek.XIX, ky emërtim filloi të përdoret...në kuptimin e një bashkësije gjuhësore...në publik fitoi popullaritet sdm. në Zagreb, ku zavendësoi emrin e mëparshëm Ilirët''. (Sllavët e Jugut deri në gjysmën e dytë të shek.XVIII quheshin Ilir. Më 1843 emri i mëparshëm ilir u zavendësua në Sudsloven-Sllavët e Jugut).
    Asimilimi i shqiptarëve në serbë sipas hist.serbosllave përputhet edhe me hist.shqiptarë:

    Skender Rizaj; ''Dinastia e Nemanjiqve... ajo është më origjinë shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Stefan Lazari sipas burimeve bizantine ishte ilir. Milosh Kopiliqi (Obiliqi), Vuk Branku (Brankoviqi), ishin shqiptarë-skizmatik''.

    R.Doçi; ''Ka vllazëri serbe e shqiptare të cilat pranojnë vetë se kanë prejardhje të përbashkët, që deri vonë kanë shkuar në mes veti në dekë e në drekë. Përjashtim bëjnë ardhacakët serbë (1918-1941). Si shqiptarët ashtu edhe serbët vendas në Kosovë kanë prejardhje të njejtë. Vetë fjala manastir nuk është me prejardhje sllave (serbe) por greke. Popullsia sllave (serbe) u formua në Kosovë gjat shek.XVI-XVII e këndej nga një pjesë e vogël e popullit shqiptarë qe ndodhej përreth kishave e manastireve''.

    Mark Krasniqi; ''J.Cvijiqi nuk i donte Karagjorgjeviqët, sepse mendonte se ata kanë prejardhje shqiptare nga Sangjaku. Kështu mendonin edhe disa historian serbë. Karagjorgjit prijësit legjendar të Kryengritjes I Serbe më 1804, vetë serbët ja kanë këputur kokën dhe ja kanë dhuruar pashait turk''.

    Vilajeti i Kosovës përfshinte sangjakun e Shkupit, Dibrës, Prishtinës, Prizrenit, Jeni-Novi Pazarit, NIshit dhe Pirotit. Sipas të dhënave të Min.së P.të Jashtmë të Greqisë, regjistrimi i vitit 1991 u falsifikua, në Maqedoni prej 2.300.000 ban. vetëm 250.000 janë maqedonë, ndërsa më se 800.000 janë shqiptarë, 600.000 bullgarë, 300.000 serbë, 200.000 vllehë 120.000 turq, dhe 60.000 të tjerë (M.Krasniqi).


    Historianët serbë më objektiv kanë shkruar: sipas S.Ukës.

    Milovan Spasiq; libri; Podaci o ograrnim odnosima hriščana u oslobodjenim krajevima okruga topličkog i vranjsog za vreme turske vlade, Gl.srpsk u cenog društva knj.71 Beograd 1890; ''Pasqyron strukturën etnike të popullatëa së qarkut të Toplicës, Prokupljës dhe Vranjës. Shënoi, 246 fshatra shqiptare. Fshatrat serbe asnjëherë nuk erdhën në konflikt me fshatrat shqiptare''.

    M.Gj.Miliçeviq; libri; Kraljevina Srbije, Novi krajevi, Beograd 1884, knj. Kneževina Srbija II 1876. ''Kur flet mbi fshatin Ivankullë cekë se banorët shqiptarë ndodheshin aty prej Betejës së Kosovës 1389. Banorët e Ivankullës në krye me Ivan Begun jetojnë aty prej shek. XIV dhe janë me orogjinë shqiptare. Shqiptarët u takojnë të tri konfesioneve, por shumica e tyre i takojnë atij musliman, mandej ortodoks dhe një pakicë i përket konfesionit katolik. Arnautë ka sot në Turqi aq shumë sa (shumë) jemi ne serbët... Vendi i tyre quhet Arnautlluk ( të tjerët i quajn Arbanas dhe Albani. Kufiri i tyre fillon prej Sjenice dhe N.Pazari e deri në Prokuplje duke u shtrirë gjërë në Shkodër. Edhe vendi i tyre siç është Serbia ndonëse Arnautlluku është më i madh, ka më tepër vende të populluara''. Vepra është shkruar më 1876 para shpërnguljes.
    Jovan M.Tomiç: libri; O Arnautima u Staroj Srbiji, Beograd 1913; '' Cekë praninë e banorëve shqiptarë të besimit të krishter në Prokuplje dhe Nishë ne shek. XVI.

    Vuk Karaxhiq; ''Gjatë qëndrimit të vet në Serbi (Kragujevc) në vitin 1930 mblodhi 12 këngë popullore shqiptare''.

    Vidosava Nikoliç-Stojançeviq: libri; Leskovac i oslobodjeni predeli Srbije 1877-8, Leskovac 1975, i knj. Etnička demografska i socijalna struktura Niša posle oslobodjenja od turaka(1877-8), Leskovački zbornik br.XIII, Leskovac 1973.; '' Në periferi të Nishit jetonin rreth 100 familje katolike shqiptare si banorë të përhershëm qyshë prej shek.XVII deri në prag të luftrave ruso-turke dhe serbo-malazezo-turke 1876-8. Në Vranjë në prag të shpërnguljes kishte 800 shtëpi të popullatës islame. Leskovci kishte 1000 shtëpi shqiptare dhe turke.Në Ternë e tërë popullata e konfesionit islam e fliste gjuhën shqipe''.
    J.F.Trifunovski: libri; Vranjska kotlina Skopje 1969.; ''Në Vranjë kishte shesh tregu me emrin "Arnaut Pazaresi" ose "Arnautska çarshia", siç kishte në Nishë, Leskovc e gjetiu. Dardanët në Jug shtriheshin deri në T.Veles, kurse në Veri deri në Knjazhevac''.

    Dragoslav Jankoviq: '' Të gjithë muslimanëve u ndalohet banimi në Serbi 1830-1838''.
    Edhe disa historian antishqiptarë serbosllav pranojnë që nga Serbia dhe Kosova janë shpërngulur me dhunë shqiptarët dhe në vendëbanimet e tyre janë sjellë serb e malaz.

    J.Cvijiç;'' Shkroi më 1878 në këtë Krahinë u shfaq rryma e madhe e muhaxhirëve nga viset e çliruara të Serbisë në vitet 1877-8. Pas luftës Ballkanike, pas çlirimit nga Turqia (1912) filluan të vendosen serbët dhe ti populojnë vendëbanimet e shqiptarëve të cilët u shpërngulën në Turqi.

    Disa historian serbë pohojnë se as në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë sdm. para luftës austro-turke.

    Shqiptarët nga regjimi dhe hist.serbosllave cilësoheshin turq, musliman, plaçkitës, të egër, ardhacak nga Shqipëria e V.etj, me arsyetimin për shpërnguljen e shqiptarve.

    Termi Stara Srbija i krijuar në shek.XIX.

    Edhe pa lexuar ne shqiptarët e dimë nga gjyshërit-prindërit tanë, që jemi shpërngulur me dhunë nga serbia, ashtu edhe serbët e dinë edhe nga gjyshërit-prindërit e tyre që janë vendosur në vendëbanimet shqiptare në Serbi, kurse ardhacakët serbë në Kosovë një pjesë e tyre ende janë gjallë. Vendëbanimet e shqiptarëve ende i kanë emrat shqip në Serbi dhe në vendet e tjera ish jugosllave. Shqiptarët e serbizuar-sllavizuar me dhunë disa edhe tash i mbajnë mbiemrat Arnaut-Arnautoviqi( në Serbi), Arnautovski( në Maqedoni) etj. Ashtu shqiptarët e shpërngulr nga serbia i mbajnë mbiemrat e vendëbanimeve të mëhershme nga Serbia.

    Hist.serbosllave-ortodokse pranon që pos Serbisë edhe Greqia dhe Mali i Zi janë bërë shtete në tokat shqiptare, tash ashtu edhe Maqedonia.

    Edhe Greqia është bërë shtet në tokat shqiptare dhe shumica e banorëve grekë e kanë prejardhjen shqiptare.

    M.i Zi është bërë shtet në tokat shqiptare, edhe më shumë se grekët banorët malazezë kanë prejardhje shqiptare.
    Maqedonia edhe sot ka më shumë shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare se sa vetë maqedonët.

    Feliks Kanic aut. udhëpërshkruesi gjerman dhe mik i Serbisë. Libri, Serbia vendi dhe popullata: ''Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet: Nishi, Piroti, Vranja dhe Toplica iu bashkangjitën Serbisë. Kryshevci, Çupria, dhe Aleksinci që nga viti 1833 i takojnë Serbisë. Në tërë luginen e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti as një shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. Më 1858 edhe nga ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. Më 1858 Prokuplja kishte 500 familje muslimane (shqiptare), 300 kristiane, 10 hebreje, 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare-çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. Deri më 1878 lugina e Toplicës ishte mbuluar kryesisht me fshatra shqiptare. Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm dy të krishterë.

    Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilën më 1878 e mori gati të shkretuar, në 2839 km2. në vitin 1905 u regjistruan 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.(Kosanica 19 ban. 1 km2.).

    Sabit Uka; ''Për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri në v.1878 shkruajnë edhe studiues, diplomat e udhëpërshkrues të huaj:

    Edmond Spenser Udhëpërshkruesi anglez, libri; Travelele in in Europen Turkey in 1850, 1-2, London 1851,shkroi për shqiptarët e Toplicës.

    J.Von Hahn Udhëpërshkruesi e shkencëtari i njohur austriak në veprën e tij Reise van Belgrad nach Selaniki (Udhëtimi prej Beogradit për në Selanik) shkroi: për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Gjat viteve të 60-ta të shek. të kaluar i pat vizituar disa vise të Ballkanit (viset e shqiptarëve te Nishit, Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë). Hahn vizitoi viset shqiptare të Prokupljes, Kurshumlisë, Pustarekës, Veternicës, Masuricës, Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës.Duke folur për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit e duke u thirrur në shkenctarët e kohës së vjetër: Heroditi, Strabonin, Platonin etj, i quajti ilir me nocionin dardanë, sipas tij edhe Dardania u emërtua me fjalën shqipe dardhë''.

    Posa erdhi në pushtet Millosheviqi në Kosovë formoi komuna të reja sdm.serbe në Veri dhe brendësi të Kosovës, per qëllime politike. Komunat serbe në Veri me qëllim ndarjen e Kosovës veriore, komunat serbe në brendësi për ta minuar Kosovën nga brenda. Prandaj udhëheqësit e Kosovës dhe B.Ndërkombëtare-UNMIK është dashur t'i shfuqizojnë komunat serbe të krijuara nga koha e Millosheviqit. Për kundër shfuqizimit të komunave serbe të kohës së regjimi të Millosheviqit udhëheqësit tanë dhe B.Ndërkombëtare pranuan të formohen ende komuna tjera serbe.
    Serbët ardhacak nuk janë shpërngulur nga Kosova siç thot regjimi serb deri ne OKB mbi 200.000, por sërbët janë të grumbulluar nëpër enklava sdm. ne Veri.

    H.Islami ''Studime demografike Prishtinë 2005'' fq. 336 shkruan: Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Ballkan (ESI) përsëri bënë me dije se nga Kosova për pesë vjetët e fundit janë larguar 65 mijë e jo 200 mijë serbë sa thonë autoritetet e Beogradit.

    Myslim Islami; ''Kontributi shqiptarë nuk ka qenë i pakët për Europën, mjafton të kujtojmë Europën e Gj.K.Skendërbeut apo faktin që popullsinë sot duhet ta kishim sa Anglia, dmth. mbi 60mil.banorë, por luftrat e pandërprera e pushtimet shekullore të tri perandorive kanë shkaktuar që sot ne Shqipëri të jetojnë 4milionë, 12milionë në Ballkan duke futur edhe shqiptarët e shpërngulur e të vendosur në Turqi, dhe 17-20milionë të shpërndarë në të pestë kontinentet.

    Për shqiptarët e shpërngulur në tërë botën asgjë, kurse për serbosllavët ardhacak bëhet bujë deri në KS të OKB-së.

    Për lëvizjen e koncepteve në kontest të fakteve të lartëshënuara ndoshta janë edhe arësyet që Greqia, M.i Zi dhe Maqedonia ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jo vetëm kaq, por pos Serbisë edhe këto tri vende kanë pretendime teritoriale ndaj tokave të mbetura shqiptare.

    Përkundër shpërnguljes së shqiptarve dhe kolonizimit serb në Kosovë, Kosova së paku është multietnike nga shumë vende të botës, prandaj nuk është dashur të cilësohet e tillë .

    Kosova vetëm emrin e ka pavarësi, është nën nivelin e Kushtetutës së 74-tës.



    Literatura:



    Grup aut. Historia e Shteteve dhe e të drejtave të popujve Jugosllavë, bot. Beograd-Prishtinë 1979.

    Feliks Kanić, Srbija Zemlja i Stanovništvo, ...Bernh...1909, Beograd 1986.

    K.Jirećek, J.Radonić; Istorija Srba, Beograd 1978.

    Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A-Bib, Zagreb 1984.

    Nova Enciklopedija 1, A-K, Beograd 1972.

    Jugoslovenski Leksikografski Zavod A-Z, Zagreb 1974.
    Nova Enciklopedija Jugosllavije, Zagreb 1965.

    Kosovo nekad i danas - Kosova dikur e sot, Begrad 1973 (Grup aut. serbë dhe shqiptarë).

    Živadin Jovičić, Srbija Geografska Stvarnost i Vizija, Beograd 1992.
    Borivoje Drobnjaković, Etnologija naroda Jugoslavije, Beograd 1960.
    Stevana Dučića, Život i obićajni plemena Kuča, Beograd 1931.
    Mark Krasniqi, Mbështetje shkencore, Prishtinë 1995.

    Skender Rizaj, Falsifikimet e Historiografisë serbe, Prishtinë 2006
    Sabit Uka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia 1/7 e v.tj., Prishtinë.

    Sadulla Brestovci, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe-malazeze (1830-1878), Prishtinë 1983.
    Rexhep Doçi, Iliro-Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë.
    Mark Milani, Legjenda për shqiptarët, Prishtinë 1971.
    Vuk Stefan Karadjić, Crna Gora i Boka Kotorska, Stuttgart 1837, Beograd.
    V. S. Karadjić, Izabrana Dela, Beograd 1964.
    ASHAK, Jeta dhe vepra e V.Karaxhiqit-Zivot i delo V. Karadjica, Prishtinë 1988.
    Protokol Kneza Miloša Obrenovića 1824-1825, Beograd 1973.
    Jovan Cvijić, Naselja i Poreklo Stanovništva, knj. 15, 23, 25, 28, 32, 33, 34., Beograd.

    P.Z. Petrović, Stanovništvo arbanaskog porekla u doline Raške Albanaloska istraživanja, Prishtinë 1962.

    Stojana Novakovića, Srbi i Turci XIV i XV veka, Beograd 1933.

    Petra Z.Petrovića, Život i običaji narodni, Beograd 1948.

    Milenko S. Filipovič, Persida Tomić, Gornja Pčinja, Beograd 1955.
    Ilija M.Jelič, Trakovi Gostinske Obljube, Beograd 1931.
    Tihomir Djordević, Nas Narodni Život, Beograd 1931.
    Grup aut. Srbija 1978 Dokumenti, Beograd 1978.
    Mate Radosavljevića, Srpske Zadruge, Beograd 1886.
    Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shek. XX, Tiranë 2004.
    Andrija Nikić, Stanje na Kosovu od 1840 do 1890, Split 1980.
    Sreten V.Vukosavljević, Organizacija Dinarskih Plemena, Beograd 1957.
    Milisav Lutovac, Migracije i Kolonizacije u Jugoslaviji u prošlosti i sadašnjosti, Beograd 1958.
    Vasa Čubrilović, Terminologija Plemenskog Društva u Crnoj Gore, Beograd 1959

    Milovan Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Pristina 1981.
    Radovan Zogović, Došljaci... , Priština 1968.
    Grup aut. Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane, Prishtinë 1990.
    kthehu prapa
    http://www.kosovapress.com/ks/index....D=eaf284e4939e...

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    i nderuari fegi,

    kemi biseduar edhe me pare se keto postime te zgjeruara nuk sjellin aspak dobi ne kete tem...sepse nuk behet fjale ketu per historin e tere mesjetes por shkurt per te biseduar rrethe nje qeshtje tjeter me nje pikpytje; Ku eshte zhvilluar beteja e Kosoves 1389 ?
    nese keni ndonje material rrethe kesaj teme urdhroni e bisedojmi perndryshe eshte e kot te sillen gjitha keto shkrime qe fare nuk i perkasin kesaj teme,
    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ne dokumentat me te reja del se nena e Skenderbeut quhej Voisava Tribalda dhe ishte e bija e Gergurit, njw feudal i madh nga Pollogu. Nese e analizojme emrin e babait te Voisaves, del se eshte emer shqiptarë ose emer dhe mbiemer. Pra Ger-guri ka mundesi te lexohet edhe Gjergj Guri ose Guraz Guri ose Gurit Guri. Mbiemri Guri perdoret edhe sot nder shqiptarët ne shume krahina. Pra Voisava ka qene e bija e nje feudali shume te madh te pollogut, Gergurit (Gerg Gurit) dhe tokat e tij jënë shtrire deri ne Prizren. Pasiqe Voisava nuk ka pasur vella, tokat e te jatit te saj i kane takuar asajë dhe burrit te saj Gjonit. Ne shenje mirnjohjeje ndaj Gergurit, Gjoni vendosi qe kryeqyteti i principates se tij te jete Prizreni. Aty eshte i lindur edhe Skënderbeu. Gjon Muzaka thote se eshte i lindur ne Has Te Prizrenit, ne Has te Kosoves dhe jo ne Has te Shqiperise se sotme, sepse kufiri i vendosur ne vitin 1913 e ka ndare Hasin ne dy pjese ashtu si i ka ndare Dibrat dhe shume krahina tjera shqiptare. Kalaja dhe qendra e Gergurit ka qene kalaja qe sot eshte afer fshatit Shipkovice. Kjo kala ka themele ilire dhe e ka pasur emrin "Oeneum". Tit Livi tregon se mbreti i fundit Perseu u nis qe ti pushtonte disa kala ilire ne vitin 169 p.e. para se ato ti pushtonte Roma, dhe ai pushtoi Uscanen (Kercova) Draudakum (Raveni i Gostivarit) Oeneum (Shipkovica) Skënderbeu kur iku nga lufta e Nishit shkoi ne Prishtine, prej aty ne Prizren- vendlindjen e tij, pastaj erdhi dhe mori kalane e Shipkovices (gjyshit te tij nga nena) shkoj ne Orashe te Dervenit dhe mori kalane e Sobrit, kalane e Sollares dhe kalane e Matkës ne Derven te Shkupit. Pra keta ishin kalate e para qe ai i pushtoi dhe pastaj u nis drejt Tetoves-Gostivarit-Kercoves Dibres e Matit per te arritur ne Kruje.Ne kosove ka me mbiemer gerguri .

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Humanisti Lexo Postimin
    Veshtire eshte tybe pa lejen e organeve komunale, Ministris se Kultures, I M. M. dhe Inst. Arkeologjik. Keto jane kompetente per ket pune, mirepo nese gjejm mirekuptim me organet e komunes respektivisht me drejtorin e kultures athere ok, pasiqe me decentralizim komuna ka te drejte te beje qfaredo me regjionin e saj.

    A ke ndonje far dosti ne komune???

    P.S: objektet arkeologjike te gjetura duhet ti dorzohen Muzeut te Drenasit ose te Skenderajit, mvaresisht se ku gjenden ato.

    Nuk te nevojitet asnje leje nga komuna.Se pakut une nuk marre kurre leje nga ndonje komune kur beje kerkime.Eshte thjeshte nje hobi.Ndoshta do te ndryshoj gjendja kur te gjeje diqka te madhe dhe interesante,por deri me tani nuk me ka pyetur njeri se cfare beje.
    Une kam dy detektor per gjetje metalike.Edhe pse jane shume te mire,nuk detektojne me thelle se 50cm. vetem nese objekti eshte shume i madh.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Nuk te nevojitet asnje leje nga komuna.Se pakut une nuk marre kurre leje nga ndonje komune kur beje kerkime.Eshte thjeshte nje hobi.Ndoshta do te ndryshoj gjendja kur te gjeje diqka te madhe dhe interesante,por deri me tani nuk me ka pyetur njeri se cfare beje.
    Une kam dy detektor per gjetje metalike.Edhe pse jane shume te mire,nuk detektojne me thelle se 50cm. vetem nese objekti eshte shume i madh.
    Nuk ka nevoj te jene me te persosun se kete qe ke, ato shtiza e gjera qe po na nevoiten neve jane krejte gati mbi toke, 20 cm, pra keto majet e shtizave e shigjetave mund te kerkohen me keto paisje qe keni...
    nese jeni ne kosove do ju ftoj te vini nje dite me mua, dukat ska aty por ma beni nje nder...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Nuk ka nevoj te jene me te persosun se kete qe ke, ato shtiza e gjera qe po na nevoiten neve jane krejte gati mbi toke, 20 cm, pra keto majet e shtizave e shigjetave mund te kerkohen me keto paisje qe keni...
    nese jeni ne kosove do ju ftoj te vini nje dite me mua, dukat ska aty por ma beni nje nder...

    Ne Kosove nuk jam,dhe nuk do te jeme edhe per disa muaj ( ne mos me gjate ).Dhe ate ndere do ta beje me deshire nese do ti.Kur te jeme ne Kosove do te te lajmeroj,dhe do te shkojme e do te hulumtojme ku te duash.Edhe per mua sikur per ty,dukat e mbi dukat jan gjerat e vjetra ( nga te cilat kam diqka ).E nese mund te gjejme ate cfare kerkon edhe ti,une do te jeme shume i kenaqur.

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Nuk te nevojitet asnje leje nga komuna.Se pakut une nuk marre kurre leje nga ndonje komune kur beje kerkime.Eshte thjeshte nje hobi.Ndoshta do te ndryshoj gjendja kur te gjeje diqka te madhe dhe interesante,por deri me tani nuk me ka pyetur njeri se cfare beje.
    Une kam dy detektor per gjetje metalike.Edhe pse jane shume te mire,nuk detektojne me thelle se 50cm. vetem nese objekti eshte shume i madh.
    Kete vit kane filluar qe pa leje te mos behen germime ? Po qe se u kap dikush pa leje nga instituti per mbrojtejen e monumenteve apo nga instituti arkeologjik do te gjobitet dhe denohet bajagi si shume . Perveq Policise edhe KFOR-i eshte i urdheruar qe te beje arestime po qe se haset dikush te beje ndonje germim apo keqperdorim te ndonje zone me rendesi arkeologjike.

    E them me siguri te plote ...

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    Kete vit kane filluar qe pa leje te mos behen germime ? Po qe se u kap dikush pa leje nga instituti per mbrojtejen e monumenteve apo nga instituti arkeologjik do te gjobitet dhe denohet bajagi si shume . Perveq Policise edhe KFOR-i eshte i urdheruar qe te beje arestime po qe se haset dikush te beje ndonje germim apo keqperdorim te ndonje zone me rendesi arkeologjike.

    E them me siguri te plote ...
    " Zone me rendesi arkeologjike " thua ti.Kete e di edhe une longarus.Edhe eshte shume ne rregull nese veprohet keshtu.Duhet te ndalohen te gjithe qe ne menyre te eger tentojne te bejne gjurmime neper zona te rendesishme arkeologjike.
    Ne rastin tone behet fjale per ara e fusha,jo per zona te rendesishme arkeologjike te shpallura nga instituti arkeologjik.Pra,une nuk e di se kush so te na e ndaloj kerkimin dhe me cfare arsyetimi.Po e them edhe njehere,se une tash e 2 vite beje kerkime te tilla-pa problem.

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Ne rastin tone behet fjale per ara e fusha,jo per zona te rendesishme arkeologjike te shpallura nga instituti arkeologjik.Pra,une nuk e di se kush so te na e ndaloj kerkimin dhe me cfare arsyetimi.Po e them edhe njehere,se une tash e 2 vite beje kerkime te tilla-pa problem
    Veq vazhdo te uroj sukes , Kujdesu per Kreksin mos e lodh shume ne terren se i ka gogja do vjet ... lol .

    Kreksi te pershendes
    Cka o ka ndodh me kete Fegi , na mbyti more burre me keto postime )))

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    E vertete eshte se duhet hecur kembe ne terrene, me vitet qe i kam me shume lodhem ne rrafshina se sa maleve perpjet...
    Per keto kerkimet ne fjale, ato majet e shtizave e shigjetave jane ne dhe por jo aqe thelle, ç'eshte me kryesorja e di vendin se ku ka plote, kur isha i vogel kam gjetur ne ato vende disa maje shtizash te ndryshkura mirë....pra duhet shkuaraty qe te mesohen syte se çka kerkojm e pastaj jam i bindur se do gjejmi plotë.
    Nuk e di se a e keni vrejtur tani ne google earth e tere kosova duket me versionin e ri shume paster, lugina e drenices mshef shume gjera, e keta detektoret jane te nevojshem sot, ne iu themi se po kerkojmi mina...

    I kemi per ti kerkuar vetem 5 kilometra me 20 gjatesi, nuk jane shumë...kuptohet do kerkojmi e ato vende me te pershtatshme qe dikur beheshin luftrat...
    Si i zhvillonin betejat ne ato kohë osmanet ?

    Iu duhej një lumë gjithemon, pastaj shkonte ushtria ne dy anet duke e rrethuar ushtrine tjeter gjithemon mbrenda një grope ku i ipej sulmi vendimtar...
    Pra edhe varrezat ne fjale qe po pemendi une jane poashtu si ne nje gropë apo ne grykë te kesaj fushe tek nje burim ne nje gropë e thellë, mendoj se ketu eshte zhvilluar lufta perfundimtare ku rrethe kesaj grope sot gjenden varre te pa numerta, tregon se ketu eshte bere nje lufte e madhe ku ka vetem varre te personave te rritur, pra nuk behet fjale per varre te banorve te atij fshati...
    Me duhet te shkoj para se te bie bora, perndryshe duhet lene per vitin tjeter..;
    shendet



    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 22-08-2009 më 05:31
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #213
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632



    Nese e shiqojm me vemendje kete hart, ketu kemi dy fusha, fusha Kosoves dhe Campus Merulo
    Pra fusha e Koosves duhet te jete Lugina e Drenices kurse Campo merilo eshte Fushe e sotme e Sitnices...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 23-08-2009 më 12:59
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Deri ne dy betejat e zhvilluara ne Kosovë ky regjion quhej Misia(Mysie) dhe se kosove e merr emrin sipas nje qytetit hungarez, ne veri te Budes qe quhej Kasavë deh me ne fund i mbeti kosove sipas ketij vendi. Mirepo kosoven e quanin hungarezt rigomezo, fusha e mllinjave.

    Pra beteja e Kosoves ende nuk dihet se ku u zhvillua saktesishte, te gjithe historianet kane gabuar.

    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    O Kreks ok ky eshte mendimi yt.
    Por qka me i ba asaj tyrbe qaty qe po rrin, a munet me na kallxu dikush qe sa kohe osht ajo aty?
    A osht imagjinat e mavonshme e osmaneve apo e vet shqiptareve?

    A ka evidenc ne defteret osman per kete tyrbe?

    Nese e gjejm ne dokumente te hershme osmane athere ajo mund te jete origjinale nese e hasim ma von, athere ajo mundet me qene imagjinat e vendit te gabuar.

    Kush ka nerva me hallakat ne dokumente osmane e qe mundet t'i gjej ne ndonje sajt apo arkiv do kishte dhan ndihmes te mire!?

    Gjithe te mirat

  16. #216
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Kush ka nerva me hallakat ne dokumente osmane e qe mundet t'i gjej ne ndonje sajt apo arkiv do kishte dhan ndihmes te mire!?
    i kam unë dokumentat (kadastrat e regjistrimit të popullsisë etj) osmane për kosovën. por vetëm për shekullin e xv-xvi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bizantin : 28-08-2009 më 17:07
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  17. #217
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Cka o ka ndodh me kete Fegi , na mbyti more burre me keto postime )))
    Postimet e tij janë ndër më të vlefshmet që mund të ketë sjellur dikush në forum, vetëm se do të duhej temë e veçantë për këto.

  18. #218
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Tyrbja e Sulltan Muratit

    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Postimet e tij janë ndër më të vlefshmet që mund të ketë sjellur dikush në forum, vetëm se do të duhej temë e veçantë për këto.
    Edhe une e vlersoj njashtu, shkrime akademike pa asnje gabim, me siguri eshte prof. a dok. i historis, ska dyshim edhepse nganjehere te gjata per forumista i lexoj me nje frym.

    Humanist, çudi eshte se edhe une jam i kyçun ne kete enigmen e tyrbes, jo me large se mbreme, ne dy te nates lexova një lgoogle liber ku thuhej ne te se Bajaziti pasi fitoi betejen e Kosoves(Kossowa 1389) dergoi nje pasha ne drejtim te bosnjes dhe vete u kthye mbrapa drejte Selanikut per te vijuar sundimin e qyteteve tjera te pa pushtuara.

    Mirepo bajaziti ishte edhe politikan i forte, donte te arsytohej para opinionit se ku e lente bugjetin dhe per kete arsye bente ndertime te medhaja.

    Ne nje vend tjeter ne liber thuhet se Bajaziti ndertoi ne vendin ku dha shpirt Murati II të një tum, nje koder artificiale te ngritur me gur, (siç eshte ngritur ne Waterllo nje perkujtim i kesaj beteje kushtuar Napoleonit ne Belgjikë) kurse ne harta e gjejmi kete tyrbe(shif harten e me siperme qe e solla) e vitt 1688 e vrejmi se tyrbja egzistonte dhe quhet Sepultura e Sulltanit, edhepse trupi i Sulltanit eshte bartur dhe varrosur ne xhamin e Burses.
    Une mendoj se keto ndertime jane bere fiktive vetem se te tregohej se eshte bere diçka e madhe ne shenje te sulltanit dhe se ne fushe kosove ishte me e pershtatshme te ndertohej nje tyrbe se sa ne Drenicë sepse rruga qe kalonte per ne bosnje e vise tjera iu mundesonte udhtarve te ndalen tek tyrbja e muratit.
    Tyrbja pra eshte nje permendore, njashtu si sot qe iu ndertohen permendore heronjve edhepse vendi ku eshte vrar nuk perputhet fare ne gjeografi me vendin e ndertimit te permendores.

    Ketu thuhet se si dhe pse Bajaziti u angazhua ne ndertimin e monumenteve fetare neper vendet e pushtuara...


    Sepultura e Amuratit ne vitin 1688 ne harta
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 29-08-2009 më 06:49
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  19. #219
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Ne kete hart psh. NovoMonte eshte diku ne mes Pejes dhe Prishtines, ne shume raste hartat e vjetra jane jo te sakta ose me te verte behet fjale pr ndonje qytet te drenices me kete emer diku afer Llapushnikut apo Goleshit i cili ky mal eshte mali me i ri i kosoves dhe per ate edhe qyteti duhej te ishte diku afer ketij mali e jo atje pertej Prishtine...
    Thuhet se edhe orlalti dikur ishte nje qytet shume i madh i ngritur ne qielle qe sipas legjendes i ngritur nga nje rrebel drenicas...qyteti i ri...?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Kreks ketu duhet bere patjeter germime arkeologjike, perndryshe historiografia jone ka mu bazu gjithmon ne gojedhena dhe kash e lasha, e kjo mund te behet kur brezi i vjeter t'ia shkel per ate dynja e brezi i ri brez i internetit e i mjeteve te sofistikuara ta vazhdoj punen lirshem pa paragjykime fetare e etnike!

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •