Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Andrea Grill

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Andrea Grill

    Vėllai nė ditėlindje

    » Dėrguar mė: 26/04/2009 - 15:12


    Andrea Grill

    Do tė kisha dashur qė fėmijet tė rriteshin nė pemė, siē rriten frutat, thoshte ai. Kėshtu do tė ishte mė mirė edhe pėr fėmijėt, edhe pėr prindėrit. Atėherė askush nuk do tė hiqte keq. Kur ata tė rriteshin, do tė binin nėn pemė si dardha tė pjekura dhe prej aty tė vazhdonin rrugėn e tyre mė tej. Prindėrit nuk do ta dinin se nga cila pemė do tė binin fėmijėt e tyre dhe kėshtu do tė kujdeseshin pėr tė gjitha pemėt, do t’i ujisnin, herė pas here do t’i plehėronin, do t’u hiqnin barėrat e kėqija. Fėmijėt nuk do ta dinin se cilėt ishin prindėrit e tyre, dhe nuk do tė ishin tė detyruar qė t’i merrnin gjithė jetėn nė telefon, t’u bėnin vizita, tė hanin ėmbėlsirėn e tyre, supėn e tyre, gjellėt me mish, tė ngrinin telefonin kur t’i merrte e ėma, tė linin tė hynte brenda babain, sapo ai tė shfaqej para derės, megjithėse ata tė shqetėsonin mė shumė seē mund tė shqetėsojnė tė huajt, fytyrat e tė cilėve nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me tė tyret.
    Po tė kish qenė fryt i njė peme, atėherė ai do tė ndihej mė mirė, kėmbėngulte. Do tė pėrshtatej mirė, thoshte, sepse pjesėn mė tė madhe tė kohės ndihej si njė brokoli, ose mė mirė, njė bimė spinaqi- njė gjė jeshile, e velur, qė vinte rreth e rrotull dhe qė nuk bėnte asgjė. Asgjė, qė mund tė kishte njė kuptim, tė paktėn, asgjė qė do tė ishte e re ose krejt ndryshe, ose do tė ndryshonte botėn. Kur i dilte gjumi, vendoste menjėherė tė mos luante nga shtrati; pėrndryshe dita e gjatė dhe boshe do ti dukej edhe mė e gjatė e do tė qėndronte para tij e padurueshme nė orėt e mėngjesit. Nga dreka ēohej dhe mendohej se ēfarė mund tė bėnte: mund tė shkruante diēka, tė vizantonte, tė lexonte, tė llogariste, tė analizonte tė dhėnat e tij mbi mikrostrukturėn e guackės sė kėrminjve - sepse ai ishte shkencėtar. Dijetar natyre, pėr tė qenė i saktė.
    Dhe gjithshka i dukej njėsoj e pakuptimtė. Ai nuk mund tė vendoste se cila gjė ishte mė e rėndėsishme se tjetra dhe kėshtu arrinte nė pėrfundimin, se tė gjitha ishin njėlloj e parėndėsishme; i njėjti pėrfundim do tė ishte, edhe nėse te bėnte diēka ose asgjė. Ēdo qėllim i dukej jo shumė i rėndėsishėm. Kur mendohej gjatė, qėllimi mbetej mbrapa ndėrkohė para se tė kishte filluar punėn pėr arritjen e tij.
    Ai do t’ia kishte dalė ta realizonte qėllimin nėse do ta kishte dėshur kėtė qė nė fillim, por pėrsėri nuk do tė kishte ndryshuar gjė dhe mundimi nuk do t’ia kishte vlejtur.
    Meqė mendimet e tij mė dukeshin plotėsisht logjike dhe tė kuptueshme, e kėshillova thjesht tė mos bėnte gjė dhe tė bėhej i njohur si i vetmi njeri nė botė qė nuk bėn asgjė.
    Ai thoshte, se do ta kishte bėrė me kėnaqėsi, nėse nuk do tė kishte gjithnjė dhe kudo njerėz, tė cilėt e pyesnin se ēfarė kishte menduar tė bėnte, ēfarė kishte nė plan dhe si e mendonte tė ardhmen.
    Pyetje tė tilla e nxirrnin shpesh nga ekuilibri, e shqetėsonin jo pak nėpėrpjekjet e tij pėr tė ndejtur duarkryq.. Sidomos kur i bėheshin nga e ėma, nuk kishte nga t’ia mbante.
    „Po tė isha rritur nė njė pemė, mund tė lidhja njė numėr tė ri telefoni dhe nuk do t’ia jepja mė asaj “, thoshte.
    „Nėna eshtė problemi im mė i madh”, thoshte, por nė tė njėjtėn kohė e dinte, ashtu si unė, se ai vetė ishte problemi. Si tė gjithė ne qė jemi problemi mė i madh i vetvetes.
    Si gjithmonė, kur uleshim bashkė nė kafe, ku ai gjithnjė zgjidhte vendin mė me diell, i binte vazhdimisht telefoni, dhe ai nuk e ngrinte kurrė. Ishte nėna e tij. Gjithnjė e merrte e ėma. Ajo e trajtonte sikur tė banonte nė tė njėjtėn shtėpi, shpjegonte ai, vetėm se nė njė kat tjetėr dhe pėr mė tė voglin problem qe ajo kishte, ose edhe po tė mos kishte asnjė problem, sikur ajo thjeshtė tė donte tė thoshte ēkemi, e merrte nė telefon, i binte nja dhjetė herė, edhe njėzet herė dhe kur ai nuk e ngrinte, ajo e merrte prapė, prapė, prapė. Kėtė nuk mund ta durojė askush, thoshte. Unė qeshja dhe do tė doja ta njihja nėnėn e tij.
    Pas bisedės tonė rrinim dhe pak te bregu i lumit dhe shihnim livadhin e zhytur nė moēal, nga i cili dilnin disa steka tė zhveshura kallamėsh. Ai mė premtoi, qė do tė takoheshim pas disa orėsh te sheshi kryesor. Mė premtoi, se do tė merrte biēikletėn, ose jo, tha se do tė vinte me metro atje. Meqė kishte ditėlindjen. Pastaj mund tė hanim krep, tha dhe vazhdoi tė ecte nė drejtim tė qendrės sė qytetit pėrgjatė rrugės sė biēikletave dhe lumit qė hap pas hapi bėhej mė gri. Si mė kishte kthyer kurrizin, duke ikur gradualisht nė largėsi, ngjante sikur tė ishte njerii I vėtėm nė kėtė botė. Hapat e tij dukeshin sikur kėrkonin tė ecnin mbi sipėrfaqen e lumit, tė provonin nėse mė nė fund diēka ishte ndryshe, nėse uji mė nė fund mbante dikė dhe kėshtu tė provonte se mund tė ekzistonte njė qėllim, edhe pas fillimit.
    Unė arrita shumė mė pėrpara nė qytet dhe kisha kohė qė prisja nė radhė te kioska e krepit, kur mė dėrgoi lajm se nuk do vinte, se njerėzit e shumtė aty e shqetėsonin dhe, se do tė mė njoftonte, kur tė martohej me njė burrė tė mrekullueshėm, ha ha ha. Mua kjo nuk mu duk pėr tė qeshur dhe bleva te shitėsi i krepit me kaēurrela tė zeza njė ėmbėlsirė nė formė shiriti me mollė, sheqer dhe kanellė. Ai e mblodhi dhe e vuri nė njė kėnd tė drejtė prej bukė peshku, atė qė duhej tė ishte pjata ime. U ula nė murin prej betoni, qė ishte njė pjesė e garazhit tė njė muzeu tė njohur dhe fillova tė shqetėsohesha.
    “Ditėlindja ime me siguri nuk ėshtė njė arsye pėr tė festuar” kishte thėnė ai dhe unė kisha menduar, se mund ta bindja, se gjithshka mund tė ishte njė shkak pėr tė festuar.
    Ditėn tjetėr i dėrgova njė buqetė me trėndafila tė bardhė. Nė pusullė shkrova “Kush nuk plaket, nuk jeton”. Trėndafilat e bardhė, mendova, shpresova, do t’i pėlqenin, do t’i kujtonin bukurinė e absurditetit. “ Bukuria e absurditetit”, do mė pėrgjigjej ai, sikur t’i thosha unė kėto fjalė nė praninė e tij. E dija tamam. Ndonjėherė mendoja se e njihja mė mirė, sesa ai veten. Kjo ishte natyrisht pa kuptim, dhe unė e dija kėtė.
    Ajo ēka unė mund t’i kėshilloja tjetėr ishte, qė t’i tregonte ujit pėr shqetėsimet e tij. Nėnėn, nė mungesė tė njė pėrroi gurgullues qė rridhte nėpėr shkėmbinj, t’ua dorėzonte pikave tė ujit qė rridhnin nga rubineti, para se ato tė zhdukeshin nė lavapjatė. E kėshillova tė pėrkulej te lavamani nė banjo dhe tė mbante gojėn pranė rrjedhės sė ujit, aq afėr sa ai pothuajse tė mund tė pinte dhe qetėsisht, me pothuajse tė njėjtin tingull, tė pėshpėriste si uji, ēfarė kishte nė zemėr. Kjo do ta ndihmonte me siguri. Ai vetėm duhet ta bėnte kėtė rregullisht ose dhe jo, sidoqoftė ai mund t’i besonte gjithnjė ujit.
    Disa ditė mė vonė mė shkroi. Ishte jashtėzakonisht i kėnaqur me trėndafilat. E kishin bėrė tė ndihej si njė yll kinemaje dhe ishte gėzuar pa masė. Edhe unė u gėzova.
    Mė vonė mė dėrgoi edhe njė letėr. Ai mendonte se, problemi fillonte atėherė kur vihet re se ka patur mė shumė nė jetė. Pastaj je nė kėrkim tė asaj “mė shumė” dhe se kur sė fundmi ishte arritur, kishte humbur aftėsia, pėr ta pėrjetuar atė faktikisht. Duhej tė ekzistonte njė balancė magjike ndėrmjet kėsaj kėrkese tė pangopur “pėr mė shumė” dhe zhgėnjimit, ngaqė kurrė nuk e arrijmė atė qė duam.
    Pritjet e panumėrta dhe tė paplotėsura qė gumėzhinin nė tė gjitha skutat duhej tė ruanin peshoren me etjen pėr “ mė shumė” , e cila iu ikte shpesh tė tjerėve, sepse ata flinin me sy hapur dhe nuk i shihnin demonėt e natės, tė cilėt pėrshembull, i afroheshin atij tinėz, duke i magjepsur ėndrrat dhe duke kėnaqur kėshtu, edhe pėrbindėshat e errėsirės.
    Ai shkruante gjatė dhe shumė. Fjalėt e tij ishin tė qarta dhe tė thjeshta. Dhe nė gjithshka qė ai shkruante, duhej ti jepja tė drejtė.
    Pėr ditėlindje mė dėrgoi trėndafila blu. Unė nuk e dija fare, qė ekzistonin lule tė tilla. Edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė martuar. As me burrė, as me grua.

    Perktheu: Neviana Dost

    Milosao
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Andrea Grill Njė pasaportė pėr shqiptarėt e mi tė dashur...

    Andrea Grill Njė pasaportė pėr shqiptarėt e mi tė dashur...

    » Dėrguar mė: 26/04/2009 - 15:10

    Admirina Peēi

    Andrea Grill ishte vetėm 17 vjeē kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri. Pėr tė ky vend, i cili i kishte dhėnė sinjale tė ēuditshme qėkurse ishte fėmijė, ishte njė botė qė duhej zbuluar. Njė aventurė. Ishte vitit 1992. “Ose 1993”, thotė Andrea, ndėrsa pėrpiqet tė mos harrojė asnjė detaj nga udhėtimi i saj i parė drejt vendit tė panjohur. Andrea sot ėshtė njė shkrimtare qė po fiton vend tė rėndėsishėm nė letėrsinė e vendit tė saj. Nė Austri, ajo sapo ka botuar librin e saj tė tretė, njė roman, ku personazhi qendror ėshtė njė shqiptar. Nė fakt nė tė gjithė librat e saj ka aroma Shqipėrie, perceptime dhe kėndvėshtrime qė mund t’i ngrejė nė art nė atė formė, vetėm Andrea Grill. Ka ardhur sėrish nė Shqipėri. E takojmė nė njė nga lokalet nė qendėr tė Tiranės dhe na befason qė me fjalėt e para. Andrea flet njė shqipe tė kėndshme, madje edhe e shkruan gjuhėn tonė. Duket se ėshtė thellėsisht e dashuruar me kėtė vend. Dhe lajmin se romani i saj i fundit do tė pėrkthehet nė shqip, ėshtė pėr tė njė lajm i mrekullueshėm. E diplomuar nė biologji, me njė master mbi fluturat e Sardenjės, Andrea e di mirė sa e ndihmon profesioni i saj si biologe nė letėrsi. Por, si e njohu ajo Shqipėrinė dhe si Shqipėria dhe shqiptarėt zunė vend nė librat e saj? Nė kėtė rrėfim shkrimtarja Andrea Grill na hap shumė shtigje njohjeje...

    Ju e njihni mirė gjuhėn shqipe dhe nė librat tuaj gjen gjithkund atmosferė e personazhe shqiptare. Ēfarė ju lidh me Shqipėrinė? Cila ka qenė vizita juaj e parė nė kėtė vend dhe sa shpesh keni ardhur qė atėherė?

    Lidhja ime me Shqipėrinė ka njė detaj tė ēuditshėm. Qė kur isha fėmijė, mbaj mend njė libėr qė e ruante im atė. Ishte njė libėr pėr Shqipėrinė. Unė e shikoja shpesh atė libėr. Mė dukej shumė interesant ky vend. Por atėherė s’e kam menduar realisht se ku mund tė ishte ky vend dhe se si mund tė shkohej aty. Jam rritur nė njė qytet tė vogėl nė Austri, rrethuar me male. Ndoshta mund tė krahasohet pak me Krujėn, por s’kemi kala aq tė madhe dhe tė bukur atje. Kur u rrita mė shoqėronte gjithmonė dėshira pėr ta vizituar njėherė Shqipėrinė. Mė dukej vend shumė i vogėl, ku tė gjithė njiheshin me njėri-tjetrin. Njė ditė, krejt rastėsisht u njoha me disa tė rinj shqiptarė me tė cilėt lidha miqėsi. Ishim moshatarė. Ata mė ftuan tė vinim nė verė bashkė pėr pushime kėtu nė Shqipėri. Dhe e vendosa menjėherė qė do tė vija. Ata do tė merrnin avionin, ndėrsa unė anijen. Mė dukej njė variant mė aventuresk. Ishte viti 1992 ose 1993 besoj. Nė fund kur arrita nė Durrės, qyteti m’u duk i mrekullueshėm. Mė ngjante vetja si njė refugjate. Por shpejt u njoha me familjet e shokėve tė mi shqiptarė. Shkuam pėr kafe, kėrcyem... E kaluam shumė bukur. E them me bindje se kam pasur fat nė njohjen time me familjet shqiptare. Ēuditėrisht ata mė janė dukur mė intelektualė se njerėzit qė takoja nė shtėpitė e fshatit tim. Po e pėrsėris: kam pasur fat qė njoha kėta njerėz me tė cilėt nuk i humba mė lidhjet. Ishin artistė, piktorė, shkrimtarė, muzikantė. Por edhe klima e Shqipėrisė mė pėlqeu kaq shumė. Atėkohė isha shumė e re. Vetėm 17 vjeē. Dhe gjithēka mė ėshtė dukur kaq e bukur. Isha larg shtėpisė time dhe tė gjithė mė trajtonin si tė rritur. Jam kėnaqur shumė. Pastaj kam ardhur thuajse ēdo vit, deri nė vitin ’97, vit kur unė i ndėrpreva vizitat e mia deri mė 2000. Ndėrsa tani vij nganjėherė, sidomos kur kam dėshirė tė sjell dikė kėtu pėr ta vizituar Shqipėrinė, por edhe pėr punė. Ndonjėherė kam pėrshtypjen se e njoh shumė mirė kėtė vend. Gati mė mirė se sa Austrinė. Megjithėse ende nuk i kam vizituar tė gjitha caqet e Shqipėrisė. Sidomos Alpet. I njoh pak Alpet e Shqipėrisė, e kam dėshirė tė shkoj njėherė.
    Ju jeni biologe me profesion dhe keni mbrojtur masterin me temėn “Fluturat e Sardenjės”. Si bashkėjetojnė brenda jush ky profesion dhe pasioni pėr letėrsinė?
    Biologjia tė mėson ta shikosh botėn ndryshe. Nuk sheh mė vetėm botėn njerėzore. Bota njerėzore ėshtė nė tė vėrtetė njė pjesė, faqe e vogėl e botės. Njerėzit shpesh e marrin veten pėr shumė tė rėndėsishėm dhe sillen sikur nė kėtė botė tė ekzistonin vetėm ata. Por jo. Nuk ėshtė ashtu. Jemi tė rrethuar me gjithė ketė jetė. Profesioni mė ka mėsuar t’i shikoj gjėrat nė mėnyrė mė ekzakte, me mė tepėr qetėsi. Qė mos tė ndihem vetėm edhe kur s’kam njerėz pėrreth, jam bėrė shoqe me fluturat. Ua di emrat, e di si lėvizin, ē’farė hanė. Tė hapet kėsisoj njė nivel tjetėr i botės. Mund tė them edhe qė frymėzohem nga profesioni im.

    Si ndodhi qė ju i drejtuat hapat kah letėrsia? Kur e kuptuat se letėrsia ishte pasioni juaj?

    E kam kuptuar herėt, pa e kuptuar. Kam lexuar gjithmonė shumė. Qė kur mėsova shkrim e kėndim. Mund tė lexoja 4 ose 5 libra nė javė. E harroja botėn. Ndoshta ėshtė njė lloj eskapizmi. Pastaj mė pėlqente gjithmonė tė shkruaja tregime tė vogla. Kur isha fėmijė kam bėrė libra vetė, i kam ilustruar, pastaj i “botoja”. Por kam qenė edhe njė fėmijė qė i donte shumė kafshėt. Luaja shpesh jashtė me macet, me zogjtė. Tek lumi. Pastaj nė shkollė zbulova qė mund tė merrja nota tė mira kur shkruaja tregime tė bukura, dhe mėsuesit nuk mėrziteshin kur bėja gabime nė matematikė pėr shembull. Zbulova ē’do tė thoshte tė futeshe nė kokėn e njė njeriu tjetėr – duke i rrėfyer njė histori tė krijuar. Pastaj shkruajta edhe pėr tė zbuluar jetėn. Pėr ta kuptuar mė mirė atė.

    Libri juaj i parė ėshtė njė vėllim me tregime me titull “Album familjar”. Ēdo tregim i tij ėshtė njė rrėfim mbi njė person tė familjes. Si mund ta zbėrthejmė kėtė libėr? Si e priti lexuesi dhe kritika?

    Familja qė trajtohet nė libėr, sigurisht ėshtė njė familje fiktive. Por duke e quajtur familje, arrin tė pėrēosh njė ndjesi tė veēantė te lexuesi. Familja ėshtė diēka qė e ke shumė afėr. Tek familja nė kėtė libėr ėshtė njė dajė pėr shembull qė jeton nė Greqi. Ndoshta njerėzit mund tė kenė mendime tė ndryshme pėr grekėt dhe Greqinė, por duke e pasur dajė, ai bėhet njeri i dashur. Kjo ėshtė njė fazė e librit. Unė doja qė njerėzit t’i hapnin shtigje imagjinatės...nėse do ta kishin dajė atė tjetrin, si mund t’i dukej pastaj? Sigurisht ēdokush do t’i shihte dobėsitė e tij me mė tepėr tolerancė se tek njė i huaj. Mund tė thuhet se ėshtė njė libėr pėr tolerancėn dhe respektin. Por nė tė njėjtėn kohė ia kam dedikuar njerėzve tė mi mė tė dashur. Nė ēdo tregim ėshtė model njė personazh qė unė e njoh dhe qė mė ka bėrė pėrshtypje. E kam shkruajtur kėtė libėr kur jetoja nė Zvicėr. Kam qėndruar atje pėr njė vit rresht dhe ndjehesha pak larg njerėzve tė dashur. Duke shkruajtur librin i krijoja vetes shoqėri. Pastaj njė pikė tjetėr ishte ideja se shumė njerėz, tė paktėn nė Austri, kur s’kanė sukses nė jetė ia vėnė fajin familjes, thonė qė e ka fajin babai, mamaja, motra, vėllai, tezja... Por unė nuk besoj se ėshtė ashtu. Unė besoj se shumė gjėra njeriu i ka vetė nė dorė dhe s’duhet ta harrojė kurrė kėtė. Sigurisht ka disa kushte –edhe familjare- qė tė influencojnė. Nė Austri ėshtė traditė qė shkrimtarėt shkruajnė sa kanė vuajtur nga familja. Sidomos Elfriede Jelinek ka shkruar pėr kėtė temė, dhe shumė tė tjera. Por unė synova diēka tjetėr me “Albumin familjar”. Sa i takon kritikės, ajo e ka pritur jashtėzakonisht mirė librin. Ishte njė surprizė pėr mua. Duke qenė libri i parė, s’e prisja se dikush do tė merrej me mua. Edhe tani, 5 vjet pas botimit tė tij tė parė ai libėr shitet akoma. Mbase pėr shkak se ēdo lexues ka njė familje dhe ka mendimet e tij mbi familjen, mendime qė mbase reflektohen duke lexuar librin tim.

    Pas tij ju keni shkruar romanin tuaj tė parė. Si ishte kalimi nga gjinia e prozės sė shkurtėr te ajo e gjatė?

    Ishte njė eksperiment. Pyesja veten: A e bėn dot? A je nė gjendje tė shkruash njė roman 250 faqesh? A je e zonja tė ndėrtosh njė histori tė komplikuar si ajo qė doli? Por kishte edhe shumė njerėz qė mė pyesnin vazhdimisht nėse unė do tė shkruaja njė roman. Sidomos shtėpia ime botuese “Otto Müller Verlag”, kishte shumė dėshirė qė tė botonte njė roman timin. Nė fund jam shumė e kėnaqur me librin qė ka dalė. Ėshtė libėr eksperimental, por prapė shumė i lexueshėm. Mua mė duket se reflekton kohėn e sotme, ashtu siē e pėrjetoj unė. Njė kohė ku je gjithmonė nė kėrkime, nė udhėtim. Njė kohė e shpejtė. Por edhe shumė intensive.

    Romani juaj i dytė e njėkohėsisht libri juaj mė i ri ka nė qendėr njė personazh
    shqiptar? Ēfarė pėrfaqėson ai? Sa mund tė perceptohet e tė shijohet kjo histori shqiptare pėr lexuesit e atjeshėm?


    Pėr shumė lexues nė Austri ishte hera e parė qė lexonin diēka pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt, diēka qė nuk vinte thjesht nga lajmet. Shqipėria ėshtė ende njė vend i panjohur pėr europianėt. Dhe kjo ishte njė arsye pėr ta shkruajtur librin. Doja tė tregoja sa shume gjėra kanė tė pėrbashkėta Austria dhe Shqipėria. Sigurisht janė kultura tė ndryshme – por prapė nė shumė aspekte janė edhe shumė tė ngjashme.
    Nė qendėr tė historisė ėshtė njė fakt qė mua mė ka bėrė gjithmonė pėrshtypje. Me njė pasaportė austriake mund tė shkosh ku tė duash. Por me njė pasaportė shqiptare jo. Personazhi arrin ta ftojė pasaportėn austriake– diēka qė shumė shqiptarė e kanė ėndėrr– por e para gjė qė i takon tė bėjė sa e merr pasaportėn, ėshtė tė shkojė e tė mbrojė kufirin e Austrisė. Tamam aty ku ka ardhur ai vetė nė fillim ilegalisht si refugjat. Ka situatė mė absurde? Pastaj njė aspekt tjetėr: Shpeshherė shtetet europiane kanė frikė t’i lejojnė shqiptarėt qoftė edhe si turistė, sepse kanė frikė qė ata pastaj rrinė atje dhe do i kenė nė qafė. Tek romani im personazhi nė fund kthehet nė Shqipėri. Pėrveē historisė dhe poezisė qė flet pėr veten dhe ėshtė diēka qė duhet tė lexohet vetė e qė ka njė efekt shumė personal te ēdo lexues, njė mesazh qė pėrcjell libri ėshtė ky: Lėrini ta shohin si ėshtė Europa, sepse kur ta kenė parė do tė kthehen prapė nė shtėpinė e vet”. Sepse ēdo njeri e do shtėpinė e vet, pavarėsisht se aty mund tė ketė vuajtur.

    Ju thoni se kritika reagoi “pak vonė” pėr kėtė libėr, ndryshe nga dy librat e parė. Pse?

    Nuk e di pse. Ndoshta edhe nuk erdhi “vonė”, por ashtu mė ėshtė dukur vetėm mua. Ditėn qė doli libri, direkt e hapa gazetėn. Prisja diēka, njė artikull. Por s’kishte. Ka mundėsi qė libri pėr mua kishte aq rėndėsi saqė prisja me padurim ndonjė kritikė pėr tė. Por edhe gazetari ka nevojė pėr pak kohė qė ta lexojė librin sigurisht. Pastaj kur erdhi kritika, jam gėzuar pa masė qė e kishin trajtuar me aq kujdes librin. Dhe shumica e kanė kuptuar mirė, ashtu siē unė e kam menduar.
    Romani po pėrkthehet edhe nė gjuhėn shqipe. Si po e pėrjetoni kėtė fazė?
    Jam shumė e lumtur qė po pėrkthehet nė shqip. Shpresoj qė do t’u pėlqejė lexuesve shqiptarė. Ėshtė njė aspekt interesant nė dukje, qė njė shqiptar ėshtė personazhi kryesor i njė romani tė shkruajtur nga njė shkrimtare jo shqiptare. Besoj se pėrmes kėtij romani pėrcjell njė aspekt tjetėr interesant. Lexuesi shqiptar ndoshta pėr herė tė parė mund ta shikojė bukurinė e vendit tė tij me syrin qė e kam parė unė.

    Milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  2. Komedia "Illyria": Nata e Dymbedhjete
    Nga Antitrup nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 19:46
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •