Pėrbėrėsit:
* vezė 2 kokrra
* miell sasi e mjaftueshme
* bukė e thekur mjaftueshem
* fileta pule 4 por per orex familjar 5 me sigurt
* vaj
* kripe
* limon per dekorim pjate
Udhėzime per pergatitje:
Marrim filetat e pulės, i shpėrlajmė me ujė tė rrjethshėm, i thajmė me piceta kuzhine ujin, i lėmė ne nje pjate.
Rrahim vezet i leme ne tavoline ne nje pjate, miellin e leme ne tavoline, buken e thekur te shkrimoqur (te grire imet) e leme afer me miellin e vezet.
Fileten e lyejme me pak kripe, i kalojme te pjata ku kemi vezėt, pastaj te mielli e me pas te buka e shkrimoqur.
Ndėrkohė punojme me durim edhe per filetat e tjera POR nderkohe duhet te kemi vene ne zjarrė tiganin me vaj.
Pasi vaji te jetė bere mjaftueshem i nxehte (dallohet se ka vibra ne siperfaqe) i kalojme filetat nje nga nje e me durim e estetik ne vaj me tigan ku i rrotullojme herė pas here e me kujdes se por digjemi nga pikat e vajit.
Filetat e bera gati i leme ne nje pjate ku kemi shtruar picete kuzhine per te thithur vajin e pa deshiruar.
Marrim pjatėn ku do e servirim, i shtrojmė fletė sallate e feta limoni tė prera hollė.
Nqs doni te pergatisni nje pjate te plote per servirje, mund te shtoni dhe patate te pjekura ne furre.
Ju ftoj ta provoni e tju shijoje!
recetagatimi.com
Krijoni Kontakt