Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit

    Në vendin tonë konsumohen barna që në Europë përdoren për kafshët. Kjo është konstatuar në Konferencën e parë Kombëtare të Farmaceutikës, që është zhvilluar në vendin tonë. Gjatë këtij takimi janë ngritur problemet më të mëdha që ka tregu i barnave, ku një pikë kyçe kanë qenë barnat e pakta që janë në treg, por edhe shitja e tyre nga farmacitë pa receta mjekësore.

    Shqiptarët zënë një përqindje të lartë në konsumimin e barnave. Arsyet janë të shumta, por ato që mbeten problematike për t'u kontrolluar nga strukturat e Shëndetësisë, janë dhënia e barnave pa recetë nga farmacitë. Drejtori i qendrës së kontrollit të barnave në vendin tonë, Besnik Janku, thotë se me futjen e pullës së dyfishtë, do të mund të shmangen abuzimet që bëhen me medikamentet. Ndërkohë, autoritetet e shëndetësisë thonë se tregu jonë farmaceutik është ende i varfër, ndërkohë që disa barna që nuk përdoren më nga njerëzit në vende të Europës, janë në qarkullim në Shqipëri.

    Për sa i përket problemit me recetat, sipas përfaqësuesve të shëndetësisë, duhet të ketë një rishikim të ligjit për barnat. Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së parë farmaceutike në vendin tonë, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila kërkoi unifikim të tregut farmaceutik dhe përafrim me atë europian. Prej disa muajsh, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë për reformimin e sektorit farmaceutik me amendimet në ligjin farmaceutik, me qëllim sigurimin e lehtësirave të biznesit, përshpejtimin e procedurave të regjistrimit, deri në regjistrim automatik.

    Sipas ministres së Shëndetësisë, gjithashtu, amendimet në ligj u ndërmorën për të pasur një treg të shumëllojshëm dhe medikamente të sigurta. "Amendimet në ligjin farmaceutik janë një stop për dëshirat abuzive dhe korrupsionin në këtë sektor", - theksoi znj. Godo, duke vënë në dukje se, "tashmë aktivitetet në këtë sektor kryhen mbështetur dhe në kornizën e këtij ligji". Në këtë konferencë, të organizuar për herë të parë në vendin tonë, u diskutuan gjerësisht arritjet në fushën e farmaceutikës, gjendja aktuale e këtij sektori dhe mbi të gjitha, diskutimi i sfidave për të ardhmen, për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

    Kryetari i Komisionit parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Tritan Shehu, tha sot se, "pritshmëritë që shtrohen përpara farmaceutikës shqiptare janë shumë më të mëdha, që duhet të përputhen me standardet e Bashkimit Europian". Me tej ai theksoi se, "pavarësisht nga ajo që ne kemi bërë, shumë elementë mbeten për t'u parë. Nëse kemi bërë përparime në drejtim të uljes së barrierave burokratike, uljes së pengesave administrative, mbetet shumë për t'u bërë në nivelin e kontrollit dhe sigurimit të standardeve të elementëve që ne i shpërndajmë popullsisë". Nga ana tjetër, sipas tij, forcimi i mëtejshëm i politikave sociale, zgjerimi i rimbursimit, do të jetë objektiv tjetër në të ardhmen i politikave për të asistuar dhe zgjeruar masën e njerëzve që përfitojnë, duke përmirësuar cilësinë e produkteve që i ofrohen publikut.

    *Ermelinda Hoxhaj

    Gazeta Shqiptare
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Në vendin tonë konsumohen barna që në Europë përdoren për kafshët. Kjo është konstatuar në Konferencën e parë Kombëtare të Farmaceutikës, që është zhvilluar në vendin tonë. Gjatë këtij takimi janë ngritur problemet më të mëdha që ka tregu i barnave, ku një pikë kyçe kanë qenë barnat e pakta që janë në treg, por edhe shitja e tyre nga farmacitë pa receta mjekësore.
    mjer njerzit e shkret
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Në vendin tonë konsumohen barna që në Europë përdoren për kafshët. Kjo është konstatuar në Konferencën e parë Kombëtare të Farmaceutikës, që është zhvilluar në vendin tonë. Gjatë këtij takimi janë ngritur problemet më të mëdha që ka tregu i barnave, ku një pikë kyçe kanë qenë barnat e pakta që janë në treg, por edhe shitja e tyre nga farmacitë pa receta mjekësore.
    Me te vertet turp dhe per te ardhur shume keq.
    Le te shpresojme qe te merren masat e duhura per kete problem si edhe per ate te ilaçeve te skaduara qe shiten po nga keto farmaci.
    Dhe duan te futen ne Europe!!.
    Mjere populli thuaj se keta te tjeret mbushin xhepat dhe vetem fjale kane,pasi keto probleme ekzistojne prej kohesh.
    "Carpe Diem"

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Europa eshte me vite drite larg nesh

    Lerini idjotesite qe thone pushtetaret tane, e kane nga fushata qe po afron
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Skandali, në farmacitë e spitaleve, veteriner

    Urdhri i Farmacistëve denoncon skandalin e farmacive në spitale. Jua kemi bërë me dije disa herë, por nuk morët masa


    Në farmacitë e spitaleve nuk shërbejnë njerëz aspak profesionistë. Madje, kemi të bëjmë me skandal, pasi në farmaci shërbejnë veterinerë, kimistë dhe punonjës të tjerë që nuk kanë lidhje me profesionin e farmacistit.


    Skandalin e denoncoi dje Urdhri i Farmacistëve përballë ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, përfaqësuesve të OBSH-së, Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe strukturave të tjera shëndetësore. Në tryezën e zhvilluar dje u diskutua për problematikën që lidhen me sektorin farmaceutik.


    Skandali


    Farmacitë e spitaleve kërkojnë njerëz profesionistë dhe të fushës, pasi kanë në dorë jetët e pacientëve, por në fakt nuk ndodh kështu. Shqetësimin e ngriti Urdhri i Farmacistëve, ku nënkryetari i këtij institucioni, Besnik Jucja, i tërhoqi vëmendjen dikasterit të Shëndetësisë dhe organeve të tjera për këtë skandal. "Kemi ngritur zërin disa herë, që në farmacitë e spitaleve nuk ka njerëz profesionistë.


    Në farmacinë e spitalit të Kukësit, punën e farmacistit e bën një veteriner, në farmacinë e spitalit të Shkodrës, punën e farmacistit e bën një kimist dhe në farmaci të spitaleve të tjera, gjen rëndom ndihmësmjekë apo ndihmësfarmacistë", - thekson zv/presidenti i Urdhrit të Farmacistëve.


    Ndërsa këshilltari i Presidentit për Shëndetësinë dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, e quajti këtë fakt të papranueshëm për sistemin shëndetësor dhe tepër shqetësues. Sipas tij, ky problem duhet parë me prioritet për ta evituar, pasi sektori i farmaceutikës është i rëndësishëm.


    "Mendoj se problemin e mungesës së profesionistëve në farmacitë e spitalit duhej ta theksonit të parën. Kjo është e papranueshme", - pohon Cikuli tek i drejtohet Urdhrit të Farmacistëve. Por, këta të fundit thonë se ua kanë bërë me dije disa herë, por kurrë nuk morën masa.


    Në lidhje me mangësitë e profesionistëve në farmacitë e spitaleve, edhe shefat e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", shprehin pakënaqësi. Vetëm pak ditë më parë, shefi i Urologjisë, Mustafa Xhani, u shpreh se personeli i farmacisë së këtij spitali është i paaftë.


    "Është e tmerrshme kur bëjmë operacione dhe u japim familjarëve listën e ilaçeve që duhet të marrin në farmaci, ndonëse duhet të ishin në spital. Shërbimi i farmacisë që është aktualisht në QSUT, është zero fare dhe ai staf që është në këtë shërbim duhet të largohet sa më shpejt, se është i paftë dhe po u sjell dëme të pariparueshme edhe shërbimeve të tjera",- pohon Xhani.


    Ligji


    Ndryshimi i fundit i ligjit të barnave ua ka kaluar licencimin drejtorive të Shëndetit Publik, të cilat nuk kanë strukturat përkatëse për ta realizuar atë. Kështu u shpreh presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, i cili theksoi se po bëhet licencimi i subjekteve farmaceutike jashtë çdo kriteri.


    "Nuk po zbatohet kriteri i distancës, numri i popullsisë dhe kritere të tjera",- pohon Jaupllari, duke theksuar se problem më shqetësues është zbatimi i kriterit të distancës. Distanca e farmacive, sipas tij, duhet të jetë 150 metra larg njëra-tjetrës dhe 1 farmaci për 3 mijë banorë, por tani po ngrihen dhe 10m larg njëra-tjetrës.


    "Mendoni sikur të gjithë farmacitë të grumbullohen te QSUT-ja. Kjo do të sillte që, në periferitë e Tiranës, të mos kishte asnjë farmaci, aq më tepër në një zonë akoma më të largët. Ndaj janë edhe kriteret e licencimit për t'u zbatuar",- thekson Jaupllari.


    Urdhri i Farmacistëve


    "Kemi ngritur zërin disa herë që në farmacitë e spitaleve nuk ka njerëz profesionistë. Në farmacinë e spitalit e Kukësit, punën e farmacistit e bën një veteriner, në farmacinë e spitalit të Shkodrës, punën e farmacistit e bën një kimist dhe në farmaci të spitaleve të tjerë gjen rëndom ndihmësmjekë apo ndihmësfarmacistë"


    Këshilltari i Presidentit



    "Ky problem duhet parë me prioritet për ta evituar, pasi sektori i farmaceutikës është i rëndësishëm. Mendoj se problemin e mungesës së profesionistëve në farmacitë e spitalit duhej ta theksonit të parën. Kjo është e papranueshme, pasi në farmacitë e spitaleve duhet të ketë patjetër njerëz profesionistë"


    Mustafa Xhani


    "Është e tmerrshme kur bëjmë operacione dhe u japim familjarëve listën e ilaçeve që duhet të marrin në farmaci, ndonëse duhet të ishin në spital. Shërbimi i farmacisë që është aktualisht në QSUT, është zero fare dhe ai staf që është në këtë shërbim duhet të largohet sa më shpejt, se është i paftë dhe po u sjell dëme të pariparueshme"


    Anila Godo


    "Urdhrat e profesionistëve duhet të fuqizohen për të përmbushur atributet e tyre. Duhet të gjejmë mënyrën që të analizojmë pikat e dobëta të këtij bashkëpunimi, të analizojmë se ku jemi dhe të kemi të qartë atë që duhet të bëjmë dhe ku duhet të arrijmë, çfarë duhet të përmirësojmë, në mënyrë që të përmirësojmë konsultën e përbashkët"


    Urdhri i Farmacistëve bën publike lidhjet e paligjshme mjek-farmacist. Godo: Urdhrat e profesionistëve duhet të fuqizohen

    "Ka bashkëpunime të paligjshme mjek-farmacist"

    Lidhjet e paligjshme mjek-farmacist, janë kthyer në fenomen, sepse i gjithë sistemi nuk funksionin dhe nuk bashkëpunojnë aktorët kryesorë. Kështu u shpreh presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, në tryezën e zhvilluar dje për problemet e farmaceutikës.


    "Duke forcuar bashkëpunimin dhe ligjin, i cili duhet të jetë i zbatueshëm, të gjitha lidhjet e paligjshme do të zhduken. Janë abuzime me koston dhe shëndetin e pacientëve.


    Firmat farmaceutike janë të interesuar të shesin barnat, por, fatkeqësisht, kjo bie në kurriz të shëndetit të pacientëve",- thekson Jaupllari. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, theksoi se urdhrat e profesionistëve duhet të fuqizohen për të përmbushur atributet e tyre.


    "Duhet të gjejmë mënyrën që të analizojmë pikat e dobëta të këtij bashkëpunimi, të analizojmë se ku jemi dhe të kemi të qartë atë që duhet të bëjmë dhe ku duhet të arrijmë, çfarë duhet të përmirësojmë, në mënyrë që të përmirësojmë konsultën e përbashkët, bashkëpunimin, harmonizimin bashkërendimin e të gjithë aktiviteteve tona me një emërues, që është ai që të gjithë duam të kemi: një përmirësim të organizimit dhe funksionimit të sistemit shëndetësor",- theksoi Godo, duke shtuar se janë përpjekur të instalojmë një lloj mënyre të re menaxhimi të sektorit shëndetësor, e cila ka të bëjë me një farë 'cenimi' të fuqisë së qendrës dhe rritje së autonomisë dhe fuqisë së strukturave të faktorëve periferikë.


    Ndërsa kryetari i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, pohoi se përgjegjësitë për të siguruar shëndet nuk janë vetëm të MSH-së dhe profesionistëve të sistemit shëndetësor, por dhe të politikave qeverisëse. Janë atribute ndërsektoriale me përfshirje aktorësh e faktorësh edhe jashtë sistemit.


    "Sistemi shëndetësor duhet të funksionojë duke bashkërenduar dhe bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët, duke pasur të përcaktuara funksionet dhe përgjegjësitë e gjithsecilit",- theksoi Din Abazaj.

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    U qyqa hajde pune hajde. E une qe kisha nder mend qe mbas disa viteshe te kthehesha perfundimisht per te jetuar ne Shqiperi. Me mire po rri ketu se me me dhene ndonje aspirine Kali ne vend te me sherohet koka, vdes fare une e shkreta
    La vita è bella...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Spaska qene budalla nje miku im. Populli Shqipetar eshte kavje laboratorike e udheheqesve tane ne institucionet me te larta. Dhe e verteta ja ku doli, qe vertet po tallen me ne, dhe po lozin sikur te jemi kavje. Mjer ne ku jetojme, dhe cfare njerezish na drejtojne. Ishalla nuk i kan dhene ndonjerit amfitamin, se e moren me qaf te shkretin, dhe ca ti dali perpara e beri vrima-vrima

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Në vendin tonë konsumohen barna që në Europë përdoren për kafshët.

    *Ermelinda Hoxhaj Gazeta Shqiptare
    Phaaaa...
    Me vjen shume veshtire qe ta besoj kete gje.
    Nese kjo eshte e vertete atehere kjo gazetarja duhet te cekte se :

    1. Cilat jane ato barrna?
    2. Kush i ka shkruajtur ne recete ato barna ( emri mbiemri i doktorit)
    3. A ka te denoncuar ne gjyq?

    Nese keto nuk ceken, atehere artikulli ne fjale eshte nje mashtrim per opinionin i perdorur per qellime te caktuara.

  9. #9
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    eee amon se nuk esht hera e pare qe bejn keshtu pisdhiqesh andej..gjynof me vjen per pleqt e shkret....po le te shkojn ne per farmacia njerzit dhe ti kapin nga fyti ato qe i shesin!!!!!!!!!!!!
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. #10
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Mos e bej kaq alarmante gjendjen Perla.Ndoshta i perdorin ato ilace vetem tek kafshet e shoqerise shqiptare.Ja psh ne bote ra ripi i Derrit.U nevojiten ilace Derrash te gjitheve.



    P.s Cfare nuk ndodh ne ditet e sotme edhe shyqyr qe jetoj jashte Shqiperise se do na kishin kenaqur me ilace kafshesh.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  11. #11
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Mos e bej kaq alarmante gjendjen Perla.Ndoshta i perdorin ato ilace vetem tek kafshet e shoqerise shqiptare.Ja psh ne bote ra ripi i Derrit.U nevojiten ilace Derrash te gjitheve.



    P.s Cfare nuk ndodh ne ditet e sotme edhe shyqyr qe jetoj jashte Shqiperise se do na kishin kenaqur me ilace kafshesh.
    Po ne qe jetojme ketu, te vdesim ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #12
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Po ne qe jetojme ketu, te vdesim ?
    Sje e detyruar te Jetosh.Rrebelohu edhe ti si puna jone.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  13. #13
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Sje e detyruar te Jetosh.Rrebelohu edhe ti si puna jone.
    O derman, ja se po rrebelohemi te gjithe, kembe shqiptari se mbetet pastaj

    Ne po presim vizat (e liberalizuara) o i uruar
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  14. #14
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    O derman, ja se po rrebelohemi te gjithe, kembe shqiptari se mbetet pastaj

    Ne po presim vizat (e liberalizuara) o i uruar
    Me mire pa shqiptar ne shqiperi sesa me ta edhe te behen testim ilace kafshesh.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    tani e shof pse u ka ik truni miletit ne Shqiperi ......

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Nuk më duket dhe aq skandaloze , sepse ne Shqiptar jemi nuk kemi dhe aq shum ndryshim nga kafshët , për at edhe kan thënë të kursejmë barnat që shërbejnë për njerëz të paktën tek Shqiptarët.
    Secila do barnë që i ipet Shqiptarit do ia mundsoj tejkalimin e sëmundjes . . . e them me plot bindje .

    Po që se ka ndokush pyetje me postimin që bëra i gatshëm për pergjigje.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nuk më duket dhe aq skandaloze , sepse ne Shqiptar jemi nuk kemi dhe aq shum ndryshim nga kafshët , për at edhe kan thënë të kursejmë barnat që shërbejnë për njerëz të paktën tek Shqiptarët.
    Secila do barnë që i ipet Shqiptarit do ia mundsoj tejkalimin e sëmundjes . . . e them me plot bindje .

    Po që se ka ndokush pyetje me postimin që bëra i gatshëm për pergjigje.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    hallall pensionin

    Vetem nje gje po pate shpjegim.
    Vjet ne vere blen nje miku im aulin per dhimbjen e kokes.Naten e shtruan urgjent ne spital dhe gati iku per lesh.
    Mire qe nuk po jep ilaçe qe te sherohen,pota pakten mos i jep ilaçe me shku me te shumtet.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Phaaaa...
    Me vjen shume veshtire qe ta besoj kete gje.
    Nese kjo eshte e vertete atehere kjo gazetarja duhet te cekte se :

    1. Cilat jane ato barrna?
    2. Kush i ka shkruajtur ne recete ato barna ( emri mbiemri i doktorit)
    3. A ka te denoncuar ne gjyq?

    Nese keto nuk ceken, atehere artikulli ne fjale eshte nje mashtrim per opinionin i perdorur per qellime te caktuara.
    A e kupton perse Debil i lindur je,apo filosof???

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nuk më duket dhe aq skandaloze , sepse ne Shqiptar jemi nuk kemi dhe aq shum ndryshim nga kafshët , për at edhe kan thënë të kursejmë barnat që shërbejnë për njerëz të paktën tek Shqiptarët.
    Secila do barnë që i ipet Shqiptarit do ia mundsoj tejkalimin e sëmundjes . . . e them me plot bindje .

    Po që se ka ndokush pyetje me postimin që bëra i gatshëm për pergjigje.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    ILGMAP 100%rrespekt.
    SystemA.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e TEKNIKU
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Postime
    35
    tash e kuptova pse lehin gjith diten,se marrin ilaqe qensh. shaka.
    ne se eshte e vertete,kush i jep kto ilaqe eshte per tu djegur ne furren e druve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  2. Jeta është një fitne
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 09:05
  3. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •