Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Big Brotheromania shqiptare!

    Shoqėrisė tonė po i servohen antivlera dhe postulate tjera imorale.
    ------------------------------------------------------------------------------------------

    Njė mik i imi njė ditė mė tha, se dekadėn e fundit shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi aq shumė na paska ndryshuar sa qė disenjatorėt mė tė njohur nė Londėr, apo nė ndonjė qytet tjetėr evropian, ende pa e mbaruar punėn e tyre pėr ndonjė bluzė, kėmishė, apo ndonjė veshje tjetėr dhe ende pa dalė nė treg ai mall atje, po tė njėjtat mund tė gjinden tė veshura te tė rinjtė shqiptarė, si nė Prishtinė, Tiranė e gjetiu. Pra, fjala ėshtė pėr bluzat e shkurtra deri nė kėrthizė dhe veshjet tjera tė stilit evropian.

    Kjo kulturė e tė veshurit ėshtė njė risi nė shoqėrinė tonė, si kėndej dhe andej gardhit, e cila ėshtė importuar nga jashtė dhe nuk ka tė bėjė fare me kulturėn dhe traditėn tonė. Nė transformimin e pėrgjithshėm tė shoqėrisė shqiptare, ky ėshtė njė sihariq i ri transformues dhe shoqėror.

    Mirėpo, ēėshtja nuk qėndron vetėm kėtu, por sihariqi i fenomeneve tė reja nga perėndimi, siē po shihet ka marrė njė shtrirje tė madhe, sidomos kohėt e fundit. Sihariqi i ashtuquajtur Big Brother Reality Shou, i cili ka filluat tė shfaqet nėpėr mediumet shqiptare dhe "po kėnaqė popullin tonė" me skenat dhe lojėn qė po bėjnė personazhet e kėtij spektakli ėshtė kapaku mbi tė gjithė sihariqet tjera.

    Ky Shou program ka arritur tė krijojė vėmendje tė madhe te publiku shqiptar, sidomos te brezat e rinj, tė cilėt kėtė program e konsiderojnė si spektaklin mė tė shikuar dhe mė tė madh qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė botėn e mediumeve shqiptare.

    Por, shtrohet problemi nė tė vėrtet ēfarė ėshtė ky Reality Shou, ēfarė vlerash paraqet, cili ėshtė mesazhi i tij pėr opinionin tonė publik, sa po ndikon ai, sidomos te tė rinjtė qė krejt ajo lojė qė po bėhet brenda nė atė shtėpi tė zbatohet edhe nė jetėn e pėrditshme tė shqiptarėve, dhe nė fund sa po ndikon ky spektakėl nė ndryshimin, moralit dhe mentalitetit tonė nė pėrgjithėsi.

    Nė gjykimin tim personal, sė pari, ky program ėshtė njė pseudovlerė, e kopjuar nga bota e mediumeve perėndimore dhe pėr moralin, kulturėn dhe mentalitetin shqiptar paraqet njė hiēvlerė. Ky ėshtė njė shund, i importuar nga jashtė pėr biznes tė kompanive tė huaja mediatike, tė cilat si nė Evropė, por edhe te ne ka shtrirė rrėnjė.

    Qėllimi i kėtij spektakli ėshtė pėrfitimi material, por jo vetėm kaq me pėrhapjen e kėtyre antivlerave qėllimi i tyre ėshtė devijimi nga vlerat nga vlerat e mirėfillta kombėtare, morale e njerėzore, sidomos te njė pjesė e rinisė sonė.

    Loja pėr 70 mijė euro tė kėtyre djemve dhe vajzave, tė cilėt janė mbyllur nė njė shtėpi dhe nga aty pėrhapin "ide, mesazhe, shfaqje tė ndryshme, dashuri, seks, etj" pėr publikun shqiptar, s'ka dyshim se ėshtė hipokrizi e madhe morale e kulturore dhe tregon qartė pėr krizėn qė ka kjo shoqėri gjatė transformimit tė saj.

    Opinioni shqiptar, nė vend qė tė merret me vlerat e mirėfillta morale, kombėtare dhe njerėzore; si me leximin e librit, shkrimeve tė ndryshme, programeve dokumentare, enciklopedive etj, humb kohė tė ēmueshme nė pėrcjelljen e kėtyre programeve, tė cilat sjellin vetėm dėm, si pėr rininė, por edhe pėr publikun e gjerė.

    Pra, shoqėria jonė nė vend qė tė transformohet nė njė shoqėri demokratike, tė lirė dhe me vlera tė shėndosha nacionale, asaj i servohen antivlera dhe postulate tjera imorale.

    Sjelljet e kėtyre tė rinjve nga kjo shtėpi, kinse pėr tė "treguar karakterin, vlerat dhe jetėn e tyre" nuk donė ndonjė analizė tė thellė tė kėtij programi. Sepse, vetė sjelljet e tyre imorale tregojnė mjaft pėr karakterin dhe moralin e tyre. Skenat erotike, puthjet, ngacmimet seksuale, debatet e ndryshme pa asnjė vlerė tregojnė fytyrėn e vėrtet tė kėtij spektakli.

    Big Brother Shou, nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm njė Big Brotheromania Show, sepse pėr veē vlerave denigruese pėr publikun dhe rininė shqiptare nuk paraqet asgjė mė tepėr. Prandaj, do tė ishte e rrugės qė nė radhė tė parė shteti, pastaj edhe masa kritike e intelektuale tė denigrojnė kėtė spektakėl, si me shkrime, por edhe me ndalim tė veprimtarisė sė saj publike.

    Jemi njė shoqėri e hapur, e lirė dhe dėshirojmė tė jemi shoqėri e organizuar, liberal dhe shumė demokratik, por liria dhe demokracia nuk nėnkuptojnė edhe devijim tė kėtyre vlerave. Liria dhe demokracia janė postulatet mė tė larta morale dhe njerėzore, e jo keqpėrdorim i tyre.

    Dihet se shqiptarėt si popull ishin mė tė pėrvuajturi nė Evropė, si andej dhe pėrtej gardhit. Andej nga diktatura, ndėrsa kėndej nga pushtuesit sllav, mirėpo gjatė sė kaluarės asnjėherė nuk u thye moralisht. Shqiptarėt me njė xhelozi tė madhe i ka ruajtur vlerat e veta dhe nuk kanė lejuar tė nėpėrkėmben ato nga askush, por ja qė tani me anė tė njė klike pseudointelektualėsh tė shitur pėr para tentojnė tė mbjellin sihariqe tė reja dhe tė importojnė programet dhe vlera tė huaja, tė cilat nuk duhet mbėshtetur.

    Evropa ėshtė synim shqiptarėve, por me vlera dhe kritere tė shėndosha morale, kombėtare dhe njerėzore, sepse kemi njė rini tė mrekullueshme, tė paprishur, ndėr mė tė shėndoshat nė Evropė. Investimi nė edukimin e tyre tė drejt, kuptohet edhe me programe tė mira dhe vėnia e tyre nė korniza tė shėndosha morale ėshtė garanci e madhe pėr njė perspektivė mė tė mirė tė kėsaj shoqėrie.

    Andaj, institucionet shtetėrore duhet tė bėjnė plane tė mira qė rinia shqiptare, por edhe shoqėria jonė nė pėrgjithėsi tė merret me vlera tė mirėfillta kombėtare, edukative dhe argėtuese, e assesi tė llojit tė Big Brotheromanisė shfrenuese!

  2. #2
    Komplimente te sinqerta Florim07, per shkrimin tend me siper, ndaj krejtesisht te njejtat ide...!

    Persa i takon temes, do te isha i interesuar te di si i behet per te degjuar ose me shume akoma, per te mundur ti shkarkuar disa emisjone radiofonike..., psh; "Ora Gazmore", por kam edhe tjera, fillojme me nje njehere, pasi duke ndjekur shembullin e te pares....
    Faleminderit.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Nusja shkateroi familjen per Big Brother.
    Nga bebushja nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 06-10-2009, 06:08
  3. E kthejne shtepine e tyre ne Big Brother!!
    Nga con_uk nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 05:59
  4. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •