nga gazeta shqiptare.
--------- Dashnor Kaloci ---------
ANALIZE
Simetria mes krijimit tė Universit dhe Bashkimit Europian. Si u krijua struktura e pėrbashkėt nga Hygoi e Sen Simoni deri te Traktati i Mastrihtit
Big Bang-u Europian dhe Shqipėria
Integrimi dhe rreziku se mund tė mbetemi njė "vrimė e zezė"
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Sot, nė teorinė kozmologjike, pranohet ekzistenca e njė "kohe zero" nė tė cilėn Universi, nė formėn e njė lėmshi tė zjarrtė, tė pėrqėndruar nė njė zonė shumė tė vogėl, ka filluar tė zgjėrohet. Ky ēast i "lindjes" sė Universit dhe i zgjėrimit tė tij tė mėtejshėm, nė "historinė" e Universit njihet si Big Bang-u apo shpėrthimi i madh. Tė parėt qė parashikuan kėtė zgjėrim ishin Friedmann-i (1922) dhe prifti belg Lemaitre (1927). Edhe pse momentet e para pas Big Bang-ut janė tė panjohura shkencėrisht, sot janė pėrpunuar disa teori qė synojnė tė gjejnė njėfarė rregulli nė atė ērregullim tė plotė fillestar. Sipas tyre, me njė "gjeometri variabėl" kalimi nga njėra fazė e Universit nė njė tjetėr ėshtė shoqėruar me ēlirim energjie, e cila ka arritur ta mbajė pėrkohėsisht konstante dendėsinė e vetė energjisė sė tij. Kėshtu, me kėtė "ndryshim gjeometrie" nga shumė pėrmasa (10 deri 26) nė katėr pėrmasa (tri hapėsinore dhe njė kohore), ėshtė zhvilluar procesi fillestar i homogjenizimit makroskopik tė Universit, qė ka dobėsuar nė "maksimum" diversitetin, parregullsitė e anizotropitė e epokės sė "krijimit". Sidoqoftė, megjithė praninė edhe tė "vrimave tė zeza", Universi ka vazhduar tė homogjenizohej deri nė atė shkallė qė akoma mundėsonte, nė sajė tė luhatjeve tė dendėsisė, lindjen e galaksive tė reja, por edhe ekuilibrin e tyre e tė sistemeve diellore tė krijuara nėpėrmjet njė ekuilibri forcash qendėrsynonjėse-qėndėrikėse...
Paneuropianizmi perandorak
Idea paneuropiane nė trajtė perandorake apo "Big Bang-u" me anė tė pushtimit e dhunės, ka qenė leitmotivi pėr tė gjithė ata qė kanė pretenduar ta unifikojnė nė kėtė mėnyrė hapėsirėn europiane. Kjo konstatohet qė nga Charlemagne, tek Otton le Grand e Charles-Quint dhe deri tek Napoleoni ( madje, nė njėfarė mėnyre dhe tek Hitleri). Por pikėrisht aty qėndronte dhe kontradikta e kėtij sistemi, nė tė cilin nuk mund tė ballancohej tendenca pushtuese qendėrsy-nonjėse (centripetale), unitare dhe represive, nga njera anė, me tendencėn ēliruese qendėrikėse (centrifugale), shkėputėse dhe emancipuese, nga ana tjetėr. Prandaj pushtimet e lėvizjet ēlirimtare dhe evolucioni shoqėror nė vazhdimėsi e hodhėn poshtė paneuropianizmin perandorak, sė bashku me idenė embrionale europianiste. Dhe nuk kishte si tė mos ndodhte kėshtu! Nė fund tė fundit, jo vetėm nė Europė, por kudo, perandoritė e krijuara me "ėndrrėn" e zgjėrimit, tė shtrirjes e zotėrimit tė hapėsirave me anė tė nėnshtrimit e forcės, synonin pėr tė futur nėn tė njejtėn komandė popuj tė kulturave tė ndryshme, ngandonjėherė dhe shumė mė superiore ndaj asaj tė pushtuesit. Pra, perandoritė, ose mė tej "federatat perandorake" ( apo mė vonė dhe ato me "pėrmbajtje fetare e pseudo-ideollogjike"), si struktura artificiale me theks tė veēantė ushtarak (apo pseudo-ideollogjik e ushtarak), ishin tė paafta nė jetėgjatėsinė e tyre pėr tė toleruar apo shmangur diversitetin, pėr tė gjeneruar homogjenizimin e duhur dhe njė kulturė tė pėrbashkėt, tė domosdoshme pėr zhvillim dhe zgjėrim tė mėtejshėm. Madje me gjithė imponimin e qėndrės nė pėrdorimin e njė gjuhe kryesore, si njė faktor i rėndėsishėm i unifikimit administrativ, nuk kishte si tė mos dėshtonte ēdo alternativė, synim e pėrpjekje pėr unifikim shpirtėror, etno-kulturor e socialo-psikologjik. Pėr kėto arsye dhe shėmbjet e perandorive janė shoqėruar gjithmonė me copėtime dhe probleme tė mėdha konfliktuale, luftėra e gjakderdhje. Kjo ėshtė parė edhe nė Europė pas shėmbjes sė Perandorisė Romake, nė procesin e krijimit tė monarkive autonome e deri nė strukturimin e absolutizmit monarqik., qė nė historinė e kontinentit tonė patėn mbėshtetjen dhe nė Traktatin e Vestfalisė ( 1648 ), qė "legalizoi" shtetet-kombe.
Por nė Europė, edhe nė kėtė periudhė konfliktesh, nuk munguan idetė europianiste, madje nė njė kontekst embrional modern. Kėshtu, p.sh. avokati Pierre Dubois nė thelb tė ideve tė tij pėrfshinte dhe atė tė organizimit tė njė arbitrazhi ndėrkombėtar. Njė vizion tė ngjashėm, mė afėr me tė drejtėn publike ndėrkombėtare, e gjejmė dhe tek spanjoli Suarez, tek juristi hollandez Grotius, ndėrsa mė qartė ideja europianiste konturohet tek anglezi William Penn nė esenė e tij pėr paqen, nė tė cilėn ai flet dhe pėr njė strukturė europiane tė tipit tė njė parlamenti (1693)...Nė linjė diametralisht tė kundėrt, Napoleoni, mė vonė, me pretekstin e sjelljes sė lirisė popujve tė tjerė europianė, duke aneksuar ushtarakisht njė pjesė tė madhe tė territoreve tė kontinentit pėrpunoi njė version tė ripėrtėritur tė konceptit perandorak. Madje vetė ai ka deklaruar hapur: "Njė nga idetė e mija mė tė mėdha ka qenė aglomerimi, pėrqėndrimi i popujve gjeografikisht tė njėjtė qė janė shpėrbėrė, janė copėzuar nga luftėrat, revolucionet e politika( ). Do tė kisha dashur qė tė formėsoja prej tyre njė trup-komb tė vetėm dhe tė njėjtė." Por kjo, nė atė kohė, nėntor 1816, ishte mė shumė se e pamundur!
Europa e Bashkuar
Ndoshta dhe si reaksion ndaj pushtimit napoleonian, shekulli i XIX-tė u identifikua si triumf i shteteve-kombe, ndėrkohė qė nė Amerikėn e Veriut procesi kishte marrė njė kahe tjetėr shumė mė pozitive, tepėr mė tė qartė e gjithėpėrfshirėse nė konceptimin perspektiv pėr tė ardhmen e popujve tė origjinave tė ndryshme etnike, qė jetonin aty. Gjė qė sot shihet mė sė miri nė konfiuracionin dhe potencialin real tė SHBA-sė. Sidoqoftė, edhe pse nė Europė nacionalizmi po fitonte terren nė rritje, disa intelektualė dhe politikanė e rimorrėn idenė e Europės sė Bashkuar. Njė nga pėrpjekjet e para ishte dhe ajo e Saint-Simon-it (1814). Po kėshtu, mė 1834, italiani Mazzini, themeluesi i lėvizjes "Europa e re", propozoi kapėrcimin e kontradiktave nacionaliste tė kohės nėpėrmjet ndėrtimit tė njė federate tė republikave europiane. Ndėrsa shprehja "Shtetet e Bashkuara tė Europės", qė do tė pėrdorej pak mė vonė, i atribuohet italianit Cattaneo, francezit Henri Feugueray, madje dhe Victor Hugo-it, qė mė 1850 deklaroi nė mėnyrė solemne: " Do tė vij dita qė tė shohim qė tė dy grupimet e mėdha, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Shtetet e Bashkuara tė Europės, t'i shtrijnė mbi detėra dorėn njeri tjetrit."
Me fillimin e Luftės sė Parė Botėrore, u shkatėrruan dhe ato ekuilibra nacionalė, tė vendosura me shumė vėshtirėsi me anė tė politikės sė barazpeshimit tė forcės, nė kontekstin vestfalian. Megjithatė ideja europianiste e rinisi edhe njėherė rrugėn e saj nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore, edhe pse realiteti politik europian karakterizohej nė atė periudhė nga njė rritje e rrezikshme e valėve tė nacionalizmit. Kėshtu mė 1922, diplomai austriak, Coudenhove-Kalergi, propozoi njė projekt tė "bashkimit paneuropian", ndėrsa mė 1929 Aristide Brian rihodhi idenė e Shteteve tė Bashkuara tė Europės. Nė kundėrvėnie tė kėtij programi Hitleri shpalli kryqėzatėn antibolshevike pėr njė "Europė tė re", qė bazohej nė skllavėrimin, poshtėrimin e asgjėsimin e racave inferiore, tė pėrkufizuara prej ideologjisė naziste me bazament racėn superiore ariane!...
Nė vitin 1946, Winston Churchill, duke mbėshtetur idenė e Shteteve tė Bashkuara tė Europės, bėri nga ana e tij njė propozim konkret pėr krijimin e njė Kėshilli tė Europės Kjo mbėshtetje politike inkurajoi nė kėtė periudhė lėvizje tė shumta si Bashkimi Europian i Federalistėve, Komiteti Ndėrkombėtar i Studimeve dhe i Veprimit pėr Shtetet e Bashkuara tė Europės, Liga Europiane e Bashkėpunimit Ekonomik, Bashkimi Parlamentar Europian, etj. Si rrjedhojė, nė maj 1948, mbahet nė Hagė njė kongres europian pėr tė unifikuar tė gjitha kėto inisiativa. Atje u vendos kultivimi i njė fryme tė re europianiste, nėn udhėhe-qjen e Winston Churchill, Leon Blum, Paul-Henri Spaak dhe Alcide de Gasperi, si dhe krijimi i njė Asambleje mbikombėtare Europiane. Nė sajė tė pėrpjekjeve tė Georges Bidault dhe Robert Schuman-it, si kompromis i parė, u arrit krijimi i njė asambleje konsultative, e pagėzuar nė gusht 1949 si Kėshilli i Europės, me anėtarė tė zgjedhur tė parlamenteve kombėtare. Duke kuptuar qė realizimi i idesė mbikombėtare mund tė realizohej vetėm shkallė-shkallė, Robert Schuman, Jean Monnet, Konrad Adenauer dhe Alcide de Gasperi iniciuan njė marrėveshje, qė u mishėrua nė traktatin pėr krijimin e Bashkėsisė Europiane tė Qymyrit e tė Ēelikut ( prill 1951). Pak mė vonė, nė mars tė vitit 1957, ishte traktati i Romės qė i dha njė shtysė tė re idesė sė realizimit tė ndėrtesės europiane, derisa mė 1991, me traktatin e Maastricht-it u institucionalizua Bashkimi Europian, qė nė mėnyrė tė pakthyeshme pėrmbante nė vetvete zgjėrimin nė vazhdimėsi, integrimin e unifikimin hap pas hapi tė tė gjithė hapėsirės europiane.
Big Bang-u Europian dhe "vrimat e zeza"
Njė Europė e re kėrkon tė shtrihet sot nga Lisbona deri nė vendet balltike. Nė tė vėrtetė, nė kėtė proces zgjėrimi tė shpejtė, qė detyrimisht kėrkon njė shkallė tė nevojshme homogjenizimi ekonomiko-institucional, do tė shfaqen dhe shqetėsimet e vėrteta si pėr BE-nė aktuale, ashtu dhe pėr vendet kandidate. Nė fakt, historia e deritanishme na dėshmon se bashkėveprimi i frytshėm ndėrkombėtar nuk mund tė mbėshtetet vetėm mbi rregulla abstrakte, por mbi tė gjitha nė konvergjencėn e lirė tė vullneteve. Por dhe kjo nuk mjafton nėse ndryshimi bėhet relativisht imponues e marramendės. Bile, sipas ekonomistit tė shquar Karl Polanyi: "ēdo ekonomi e qėndrueshme duhet tė ballancojė shpėrhapjen e forcave tė tregut me mbrojtjen e organizimeve tė ndryshme socialo-ekonomike dhe politike. Kur kjo ndryshueshmėri ėshtė shumė e madhe mund tė shfaqen deri konflikte." Kjo mund tė pasqyrohet dhe nė kėtė Big Bang tė ri, me kėtė zgjėrim tė shpejtė tė Bashkimit, pas vendimit tė fundit tė BE-sė pėr shpalljen e dhjetė vendeve tė reja kandidate. Dhe ėshtė e natyrshme se sa mė i madh tė bėhet ky Bashkim, aq mė tė mėdha mund e do tė bėhen edhe sfidat e mirėadministrimit tė pjesėve pėrbėrėse tė tij apo tė vetė procesit tė ballancimit e homogjenizimit mė tė mirė midis tyre. Pra, si problem thelbėsor pas kėtij Big Bang-u do tė mbetet pėr njė kohė relativisht tė gjatė zbutja e diversitetit pėr tė ndėrmarrė mė tej hapa tė reja pėr njė zgjėrim tjetėr tė ri.
Nė mėnyrė tė natyrshme lind pyetja: Sa e gjatė mund tė jetė periudha e kėsaj zbutjeje diversiteti: njė dhjetėvjeēar, mjaft mė shumė apo, ndoshta, dhe diēka mė pak? Por me kėtė periudhė, mesa duket, lidhet ngushtėsisht dhe fati i antarsimit tė Shqipėrisė apo i vendeve tė tjera tė Ballkanit, tė mbetura jashtė kėsaj "liste" tė shpallur. Veēse nėse ndodh ndonjė ēudi tjetėr!
Arsye tė tilla kanė ekzistuar edhe mė parė. Prandaj dhe BE-ja prej kohėsh ka projektuar njė fleksibilitet mė tė madh, apo, siē thuhet nė Bruksel, njė "gjeometri variabėl". Me kėtė llogjikė, pothuajse tė gjitha inisiativat e mėdha tė dhjetėvjeēarit tė fundit janė pranuar fillimisht vetėm nga njė "bėrthamė" apo njė pjesė e antarsisė e mė pas nė to janė pėrfshirė gradualisht edhe tė tjerėt. Kėshtu, p.sh., monedha e pėrbashkėt Euro duhet tė pranohet akoma edhe nga tre vende antare, ndėrsa mėnjanimi i kontrollit kufitar duhet tė pėrfshijė edhe dy vende tė tjera. Nga ana tjetėr, politika sociale e Europės shfaqet me njė koordinim tepėr tė dobėt, ndėrkohė qė politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes bazohen mė shumė nė dėshirėn e mirė apo "koalicionet e vullnetit" sesa nė njė obligim politiko-ligjor e institucionalo-administrativ. Por edhe me kėtė fleksibilitet mjaft tė lartė, siē po duket, BE-ja po i afrohet maksimumit tė tolerancės ndaj diversitetit. Kjo dallohet mė qartė, p.sh., nė Bashkimin Monetar Europian qė synon imponimin e tė njėjtės politikė monetare nė njė treg rajonal me kushte makroekonomike kombėtare tė ndryshme, bile deri divergjente. Prandaj dhe vite me rradhė, ekonomistėt kanė treguar tepėr kujdes qė diversiteti i Europės tė mos bėhej frenues, madje i "pangrėnshėm" pėr zhvillimin e fuqizimin e mėtejshėm tė saj. Pėr mė tepėr, me tė drejtė ka ekzistuar dhe frika qė moskompetenca nė qeverisje, korruptimi politik apo papėrgjegjshmėria fiskale, nė ndonjė vend tė Eurozonės, si p.sh. kohė mė parė nė Itali, do tė shoqėrohej domosdoshmėrisht me rritjen e pėrqindjeve tė interesit nė hapėsirėn Euro, duke provokuar deri kriza politiko-financiare nė tė gjitha vendet antare.
Sot ky "merak" ekziston pėr Gjermaninė. Madje njė grup studimor i pavarur nė Londėr ka skicuar njė skenar tė ngjashėm tė lidhur me ecurinė ekonomike nė Gjermani. Sipas kėtij grupi, ngadalėsimi apo rėnia ekonomike nė shkallė globale, niveli i ulėt i likuiditetit nė tregun financiar, disponibiliteti i pakėt pėr huadhėnie e normat e larta tė interesit, qė hasen nė rrethanat e njė politike qė frenon rritjen ekonomike ose ul normėn e inflacionit, dhe njė Euro nė ngritje, mund tė zvogėlojnė fitimet e exportit dhe tė "depresojnė" punėsimin e vetė nivelin e konsumit. Njė gjė e tillė ka shanse qė ta ēojė Gjermaninė nė gjendjen e stanjacionit "japonez", qė nė mėnyrė tė natyrshme do tė tėrhiqte me vetė nė kėtė gjendje tė gjithė pjesėn tjetėr tė Europės. Prandaj dhe dy vitet e ardhshme, sipas parashikimit tė kėtij grupi, mund tė jenė njė periudhė mjaft delikate, madje tepėr e "rrezikshme", me njė probabilitet afro ½ qė gjėrat tė ecin nėpėr njė rrugė tė gabuar.
Sfidat pėr anėtarėt e rinj
Big Bang-u i ri europian, me kėtė "varietet" dhjetė antarėsh tė rij, mė tė varfėr e prapambetur, mė pak potencialė dhe gjeografikisht mė larg nga "zemra" e BE-sė aktuale, ka tė ngjarė tė shfaqet me tensione e tronditje tė ngjashme gjatė procesit tė "homogjenizimit" tė parė, nė rradhė tė parė pėr vetė kėto vende kandidate. Kėtė rast pėrbėn pikėrisht Polonia. Aty investimet private nuk janė nė nivele tė kėnaqshme, industritė kombėtare jokompetitive, pėrfshi kėtu dhe sektorin e ēelikut e tė energjisė, ndėrkohė qė ato do tė duhet tė jenė tė integruara me simotrat e BE-sė. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr sektorin bujqėsor. Administrata publike dhe gjyqėsori janė akoma larg standarteve tė duhura, ndėrsa refoma nė financat publike sapo ka filluar. Standartet rregullatore mbi sigurinė e ushqimit, administrimin nė sektorin e peshkimit dhe tė politikės mjedisore janė akoma larg pėr t'u krahasuar me ato tė Europės Perėndimore. Dhe pyetjet qė mund tė shtrohen sot janė: Do tė ndjekė Polonia rrugėn e Spanjės dhe tė Irlandės, ku zbatimi me sukses i reformave tė tregut dhe administrative u "shpėrblyen" nga njė rritje e shpejtė ekonomike? Apo ajo do t'i ngjasė Greqisė, buxhetet e fryra, kompanitė joefektive dhe qeverisjet e korruptuara tė sė cilės e mbajtėn kėtė vend si njė "pariah virtuale" pėr afro njė dhjetėvjeēar, pas hyrjes sė saj nė BE ? Por kėto pyetje e probleme do tė shtohen apo mund tė thellohen mė tej po tė kihet parasysh qė dhe Bullgaria e Rumania janė "prefur" pėr antarsim nė vitin 2007, apo akoma pretendimin e fortė tė Turqisė pėr kėtė antarsim. Ndėrkohė harrohet qė ligjet e BE-sė nuk zbatohen nė Bruksel, por nga qeveritė kombėtare tė shteteve antare, qė nėnkupton dhe kėrkesėn apo domosdoshmėrinė pėr njė besueshmėri tė lartė e tė ndėrsjelltė midis sistemeve politike pėrbėrėse. Kėshtu, p.sh., njė konsumator irlandez duke blerė ushqim bullgar, rumun apo turk duhet t'i besojė fermerėve bullgarė, rumunė apo turq, sistemeve pėrkatėse rregullatore e tė kontrollit, oficerėve tė kufirit tė kėtyre vendeve, madje dhe vetė sistemeve pėrkatėse gjyqėsore si garante juridike tė origjinės, cilėsisė dhe sigurisė sė ushqimit. A mund tė ngjallė kėtė besueshmėri Bullgaria e Rumania me nivelin e tyre institucional e teknologjik apo Turqia me nivelin e saj tė demokracisė e tė respektit ndaj ligjit? Tė shtruara nė kėtė mėnyrė sfidat e kėtij diversiteti duken si tė pakapėrcyeshme. Megjithatė BE-ja kėrkon tė ecė pėrpara duke kaluar dhe nėpėr kėto "hezitime". Ajo me anė tė kompromiseve ka arritur deri tani ta zbusė apo ta "jastėkojė" goditjen e parė tė zgjėrimit dhe jokonvergjencėn monetare. Duke zbutur diversitetin, nėpėrmjet njė strategjie tė veēantė tė tregtisė sė lirė, tė ndihmave dhe tė angazhimit tė shumėanshėm, vetė BE-ja mund tė shėrbejė dhe si njė model pėr tė ardhmen e politikės botrore, edhe pse diēka e ndryshme nga ajo qė avokatohet aktualisht nė Uashington. Zgjėrimi i suksesshėm i BE-sė me planifikimin shtesė tė 10 vendeve tė tjera, nėpėrmjet zbutjes sė diversitetit brenda afro njė dhjetėvjeēari, ndoshta dhe mė shumė, do tė demonstrojė, madje tė vėrtetojė qė pėrvoja europiane do tė jetė e dobishme jo vetėm pėr njė grup tė vogėl vendesh tė pasura, historikisht tė zhvilluara apo me kulturė tė ngjashme demokratike, por dhe pėr vende tė tjera me njė tė kaluar jo tė largėt totalitare. Njė sukses i tillė mund tė ndihmojė dhe nė ndėrtimin e modelit tė vlershėm e global pėr qeverisjet rajonale
Por pyetja mė e mprehtė, qė shtrohet pėr ne sot, nė prag tė hapjes sė vonuar tė negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asocijimit, lidhur me Big Bang-un Europian me 10 vende kandidate, pas atij Euro-Atlantik me 7 vende kandidate, ėshtė: A do tė pritet deri nė njėfarė homogjenizimi apo zbutje tė diversitetit tė ri pėr shqyrtimin e kandidatėve tė tjerė? Ē'do tė ndodhė, pra, me vendet e tjera qė nuk u pėrfshinė nė kėtė grup dhjetė vendesh? Do tė zbatohet mė tej teoria e klasifikimit me tre kategori ose "tre shpejtėsi" integrimi, ajo e "kordonit sanitar", apo akoma, e ajo e "vrimave tė zeza", sipas terminologjisė sė Big Bang-ut, qė nėnkuptojnė dhe "kalenda greke" pėr Shqipėrinė apo vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor? Kjo ja vlen tė konsiderohet e tė sqarohet nga politika dhe institucionet shqiptare, pėr tė mos luajtur mė me njerėzit, me "show" e "fasada paradash", me retorikė e sllogane pėr tė "nesėrmen e sotme" apo tė "sotmen e nesėrme", qė tė konsumuara nė boshllėk mund tė prodhojnė me tė drejtė jo vetėm indiferencė e mospėrfillje, por dhe njė zhgėnjim masiv!
---------
Krijoni Kontakt