Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Big Bang-u Europian dhe Shqipėria

    nga gazeta shqiptare.


    --------- Dashnor Kaloci ---------


    ANALIZE

    Simetria mes krijimit tė Universit dhe Bashkimit Europian. Si u krijua struktura e pėrbashkėt nga Hygoi e Sen Simoni deri te Traktati i Mastrihtit

    Big Bang-u Europian dhe Shqipėria
    Integrimi dhe rreziku se mund tė mbetemi njė "vrimė e zezė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Sot, nė teorinė kozmologjike, pranohet ekzistenca e njė "kohe zero" nė tė cilėn Universi, nė formėn e njė lėmshi tė zjarrtė, tė pėrqėndruar nė njė zonė shumė tė vogėl, ka filluar tė zgjėrohet. Ky ēast i "lindjes" sė Universit dhe i zgjėrimit tė tij tė mėtejshėm, nė "historinė" e Universit njihet si Big Bang-u apo shpėrthimi i madh. Tė parėt qė parashikuan kėtė zgjėrim ishin Friedmann-i (1922) dhe prifti belg Lemaitre (1927). Edhe pse momentet e para pas Big Bang-ut janė tė panjohura shkencėrisht, sot janė pėrpunuar disa teori qė synojnė tė gjejnė njėfarė rregulli nė atė ērregullim tė plotė fillestar. Sipas tyre, me njė "gjeometri variabėl" kalimi nga njėra fazė e Universit nė njė tjetėr ėshtė shoqėruar me ēlirim energjie, e cila ka arritur ta mbajė pėrkohėsisht konstante dendėsinė e vetė energjisė sė tij. Kėshtu, me kėtė "ndryshim gjeometrie" nga shumė pėrmasa (10 deri 26) nė katėr pėrmasa (tri hapėsinore dhe njė kohore), ėshtė zhvilluar procesi fillestar i homogjenizimit makroskopik tė Universit, qė ka dobėsuar nė "maksimum" diversitetin, parregullsitė e anizotropitė e epokės sė "krijimit". Sidoqoftė, megjithė praninė edhe tė "vrimave tė zeza", Universi ka vazhduar tė homogjenizohej deri nė atė shkallė qė akoma mundėsonte, nė sajė tė luhatjeve tė dendėsisė, lindjen e galaksive tė reja, por edhe ekuilibrin e tyre e tė sistemeve diellore tė krijuara nėpėrmjet njė ekuilibri forcash qendėrsynonjėse-qėndėrikėse...

    Paneuropianizmi perandorak
    Idea paneuropiane nė trajtė perandorake apo "Big Bang-u" me anė tė pushtimit e dhunės, ka qenė leitmotivi pėr tė gjithė ata qė kanė pretenduar ta unifikojnė nė kėtė mėnyrė hapėsirėn europiane. Kjo konstatohet qė nga Charlemagne, tek Otton le Grand e Charles-Quint dhe deri tek Napoleoni ( madje, nė njėfarė mėnyre dhe tek Hitleri). Por pikėrisht aty qėndronte dhe kontradikta e kėtij sistemi, nė tė cilin nuk mund tė ballancohej tendenca pushtuese qendėrsy-nonjėse (centripetale), unitare dhe represive, nga njera anė, me tendencėn ēliruese qendėrikėse (centrifugale), shkėputėse dhe emancipuese, nga ana tjetėr. Prandaj pushtimet e lėvizjet ēlirimtare dhe evolucioni shoqėror nė vazhdimėsi e hodhėn poshtė paneuropianizmin perandorak, sė bashku me idenė embrionale europianiste. Dhe nuk kishte si tė mos ndodhte kėshtu! Nė fund tė fundit, jo vetėm nė Europė, por kudo, perandoritė e krijuara me "ėndrrėn" e zgjėrimit, tė shtrirjes e zotėrimit tė hapėsirave me anė tė nėnshtrimit e forcės, synonin pėr tė futur nėn tė njejtėn komandė popuj tė kulturave tė ndryshme, ngandonjėherė dhe shumė mė superiore ndaj asaj tė pushtuesit. Pra, perandoritė, ose mė tej "federatat perandorake" ( apo mė vonė dhe ato me "pėrmbajtje fetare e pseudo-ideollogjike"), si struktura artificiale me theks tė veēantė ushtarak (apo pseudo-ideollogjik e ushtarak), ishin tė paafta nė jetėgjatėsinė e tyre pėr tė toleruar apo shmangur diversitetin, pėr tė gjeneruar homogjenizimin e duhur dhe njė kulturė tė pėrbashkėt, tė domosdoshme pėr zhvillim dhe zgjėrim tė mėtejshėm. Madje me gjithė imponimin e qėndrės nė pėrdorimin e njė gjuhe kryesore, si njė faktor i rėndėsishėm i unifikimit administrativ, nuk kishte si tė mos dėshtonte ēdo alternativė, synim e pėrpjekje pėr unifikim shpirtėror, etno-kulturor e socialo-psikologjik. Pėr kėto arsye dhe shėmbjet e perandorive janė shoqėruar gjithmonė me copėtime dhe probleme tė mėdha konfliktuale, luftėra e gjakderdhje. Kjo ėshtė parė edhe nė Europė pas shėmbjes sė Perandorisė Romake, nė procesin e krijimit tė monarkive autonome e deri nė strukturimin e absolutizmit monarqik., qė nė historinė e kontinentit tonė patėn mbėshtetjen dhe nė Traktatin e Vestfalisė ( 1648 ), qė "legalizoi" shtetet-kombe.

    Por nė Europė, edhe nė kėtė periudhė konfliktesh, nuk munguan idetė europianiste, madje nė njė kontekst embrional modern. Kėshtu, p.sh. avokati Pierre Dubois nė thelb tė ideve tė tij pėrfshinte dhe atė tė organizimit tė njė arbitrazhi ndėrkombėtar. Njė vizion tė ngjashėm, mė afėr me tė drejtėn publike ndėrkombėtare, e gjejmė dhe tek spanjoli Suarez, tek juristi hollandez Grotius, ndėrsa mė qartė ideja europianiste konturohet tek anglezi William Penn nė esenė e tij pėr paqen, nė tė cilėn ai flet dhe pėr njė strukturė europiane tė tipit tė njė parlamenti (1693)...Nė linjė diametralisht tė kundėrt, Napoleoni, mė vonė, me pretekstin e sjelljes sė lirisė popujve tė tjerė europianė, duke aneksuar ushtarakisht njė pjesė tė madhe tė territoreve tė kontinentit pėrpunoi njė version tė ripėrtėritur tė konceptit perandorak. Madje vetė ai ka deklaruar hapur: "Njė nga idetė e mija mė tė mėdha ka qenė aglomerimi, pėrqėndrimi i popujve gjeografikisht tė njėjtė qė janė shpėrbėrė, janė copėzuar nga luftėrat, revolucionet e politika(…). Do tė kisha dashur qė tė formėsoja prej tyre njė trup-komb tė vetėm dhe tė njėjtė." Por kjo, nė atė kohė, nėntor 1816, ishte mė shumė se e pamundur!…

    Europa e Bashkuar
    Ndoshta dhe si reaksion ndaj pushtimit napoleonian, shekulli i XIX-tė u identifikua si triumf i shteteve-kombe, ndėrkohė qė nė Amerikėn e Veriut procesi kishte marrė njė kahe tjetėr shumė mė pozitive, tepėr mė tė qartė e gjithėpėrfshirėse nė konceptimin perspektiv pėr tė ardhmen e popujve tė origjinave tė ndryshme etnike, qė jetonin aty. Gjė qė sot shihet mė sė miri nė konfiuracionin dhe potencialin real tė SHBA-sė. Sidoqoftė, edhe pse nė Europė nacionalizmi po fitonte terren nė rritje, disa intelektualė dhe politikanė e rimorrėn idenė e Europės sė Bashkuar. Njė nga pėrpjekjet e para ishte dhe ajo e Saint-Simon-it (1814). Po kėshtu, mė 1834, italiani Mazzini, themeluesi i lėvizjes "Europa e re", propozoi kapėrcimin e kontradiktave nacionaliste tė kohės nėpėrmjet ndėrtimit tė njė federate tė republikave europiane. Ndėrsa shprehja "Shtetet e Bashkuara tė Europės", qė do tė pėrdorej pak mė vonė, i atribuohet italianit Cattaneo, francezit Henri Feugueray, madje dhe Victor Hugo-it, qė mė 1850 deklaroi nė mėnyrė solemne: " Do tė vij dita qė tė shohim qė tė dy grupimet e mėdha, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Shtetet e Bashkuara tė Europės, t'i shtrijnė mbi detėra dorėn njeri tjetrit."…
    Me fillimin e Luftės sė Parė Botėrore, u shkatėrruan dhe ato ekuilibra nacionalė, tė vendosura me shumė vėshtirėsi me anė tė politikės sė barazpeshimit tė forcės, nė kontekstin vestfalian. Megjithatė ideja europianiste e rinisi edhe njėherė rrugėn e saj nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore, edhe pse realiteti politik europian karakterizohej nė atė periudhė nga njė rritje e rrezikshme e valėve tė nacionalizmit. Kėshtu mė 1922, diplomai austriak, Coudenhove-Kalergi, propozoi njė projekt tė "bashkimit paneuropian", ndėrsa mė 1929 Aristide Brian rihodhi idenė e Shteteve tė Bashkuara tė Europės. Nė kundėrvėnie tė kėtij programi Hitleri shpalli kryqėzatėn antibolshevike pėr njė "Europė tė re", qė bazohej nė skllavėrimin, poshtėrimin e asgjėsimin e racave inferiore, tė pėrkufizuara prej ideologjisė naziste me bazament racėn superiore ariane!...

    Nė vitin 1946, Winston Churchill, duke mbėshtetur idenė e Shteteve tė Bashkuara tė Europės, bėri nga ana e tij njė propozim konkret pėr krijimin e njė Kėshilli tė Europės Kjo mbėshtetje politike inkurajoi nė kėtė periudhė lėvizje tė shumta si Bashkimi Europian i Federalistėve, Komiteti Ndėrkombėtar i Studimeve dhe i Veprimit pėr Shtetet e Bashkuara tė Europės, Liga Europiane e Bashkėpunimit Ekonomik, Bashkimi Parlamentar Europian, etj. Si rrjedhojė, nė maj 1948, mbahet nė Hagė njė kongres europian pėr tė unifikuar tė gjitha kėto inisiativa. Atje u vendos kultivimi i njė fryme tė re europianiste, nėn udhėhe-qjen e Winston Churchill, Leon Blum, Paul-Henri Spaak dhe Alcide de Gasperi, si dhe krijimi i njė Asambleje mbikombėtare Europiane. Nė sajė tė pėrpjekjeve tė Georges Bidault dhe Robert Schuman-it, si kompromis i parė, u arrit krijimi i njė asambleje konsultative, e pagėzuar nė gusht 1949 si Kėshilli i Europės, me anėtarė tė zgjedhur tė parlamenteve kombėtare. Duke kuptuar qė realizimi i idesė mbikombėtare mund tė realizohej vetėm shkallė-shkallė, Robert Schuman, Jean Monnet, Konrad Adenauer dhe Alcide de Gasperi iniciuan njė marrėveshje, qė u mishėrua nė traktatin pėr krijimin e Bashkėsisė Europiane tė Qymyrit e tė Ēelikut ( prill 1951). Pak mė vonė, nė mars tė vitit 1957, ishte traktati i Romės qė i dha njė shtysė tė re idesė sė realizimit tė ndėrtesės europiane, derisa mė 1991, me traktatin e Maastricht-it u institucionalizua Bashkimi Europian, qė nė mėnyrė tė pakthyeshme pėrmbante nė vetvete zgjėrimin nė vazhdimėsi, integrimin e unifikimin hap pas hapi tė tė gjithė hapėsirės europiane.

    Big Bang-u Europian dhe "vrimat e zeza"
    Njė Europė e re kėrkon tė shtrihet sot nga Lisbona deri nė vendet balltike. Nė tė vėrtetė, nė kėtė proces zgjėrimi tė shpejtė, qė detyrimisht kėrkon njė shkallė tė nevojshme homogjenizimi ekonomiko-institucional, do tė shfaqen dhe shqetėsimet e vėrteta si pėr BE-nė aktuale, ashtu dhe pėr vendet kandidate. Nė fakt, historia e deritanishme na dėshmon se bashkėveprimi i frytshėm ndėrkombėtar nuk mund tė mbėshtetet vetėm mbi rregulla abstrakte, por mbi tė gjitha nė konvergjencėn e lirė tė vullneteve. Por dhe kjo nuk mjafton nėse ndryshimi bėhet relativisht imponues e marramendės. Bile, sipas ekonomistit tė shquar Karl Polanyi: "ēdo ekonomi e qėndrueshme duhet tė ballancojė shpėrhapjen e forcave tė tregut me mbrojtjen e organizimeve tė ndryshme socialo-ekonomike dhe politike. Kur kjo ndryshueshmėri ėshtė shumė e madhe mund tė shfaqen deri konflikte." Kjo mund tė pasqyrohet dhe nė kėtė Big Bang tė ri, me kėtė zgjėrim tė shpejtė tė Bashkimit, pas vendimit tė fundit tė BE-sė pėr shpalljen e dhjetė vendeve tė reja kandidate. Dhe ėshtė e natyrshme se sa mė i madh tė bėhet ky Bashkim, aq mė tė mėdha mund e do tė bėhen edhe sfidat e mirėadministrimit tė pjesėve pėrbėrėse tė tij apo tė vetė procesit tė ballancimit e homogjenizimit mė tė mirė midis tyre. Pra, si problem thelbėsor pas kėtij Big Bang-u do tė mbetet pėr njė kohė relativisht tė gjatė zbutja e diversitetit pėr tė ndėrmarrė mė tej hapa tė reja pėr njė zgjėrim tjetėr tė ri.

    Nė mėnyrė tė natyrshme lind pyetja: Sa e gjatė mund tė jetė periudha e kėsaj zbutjeje diversiteti: njė dhjetėvjeēar, mjaft mė shumė apo, ndoshta, dhe diēka mė pak? Por me kėtė periudhė, mesa duket, lidhet ngushtėsisht dhe fati i antarsimit tė Shqipėrisė apo i vendeve tė tjera tė Ballkanit, tė mbetura jashtė kėsaj "liste" tė shpallur. Veēse nėse ndodh ndonjė ēudi tjetėr!

    Arsye tė tilla kanė ekzistuar edhe mė parė. Prandaj dhe BE-ja prej kohėsh ka projektuar njė fleksibilitet mė tė madh, apo, siē thuhet nė Bruksel, njė "gjeometri variabėl". Me kėtė llogjikė, pothuajse tė gjitha inisiativat e mėdha tė dhjetėvjeēarit tė fundit janė pranuar fillimisht vetėm nga njė "bėrthamė" apo njė pjesė e antarsisė e mė pas nė to janė pėrfshirė gradualisht edhe tė tjerėt. Kėshtu, p.sh., monedha e pėrbashkėt Euro duhet tė pranohet akoma edhe nga tre vende antare, ndėrsa mėnjanimi i kontrollit kufitar duhet tė pėrfshijė edhe dy vende tė tjera. Nga ana tjetėr, politika sociale e Europės shfaqet me njė koordinim tepėr tė dobėt, ndėrkohė qė politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes bazohen mė shumė nė dėshirėn e mirė apo "koalicionet e vullnetit" sesa nė njė obligim politiko-ligjor e institucionalo-administrativ. Por edhe me kėtė fleksibilitet mjaft tė lartė, siē po duket, BE-ja po i afrohet maksimumit tė tolerancės ndaj diversitetit. Kjo dallohet mė qartė, p.sh., nė Bashkimin Monetar Europian qė synon imponimin e tė njėjtės politikė monetare nė njė treg rajonal me kushte makroekonomike kombėtare tė ndryshme, bile deri divergjente. Prandaj dhe vite me rradhė, ekonomistėt kanė treguar tepėr kujdes qė diversiteti i Europės tė mos bėhej frenues, madje i "pangrėnshėm" pėr zhvillimin e fuqizimin e mėtejshėm tė saj. Pėr mė tepėr, me tė drejtė ka ekzistuar dhe frika qė moskompetenca nė qeverisje, korruptimi politik apo papėrgjegjshmėria fiskale, nė ndonjė vend tė Eurozonės, si p.sh. kohė mė parė nė Itali, do tė shoqėrohej domosdoshmėrisht me rritjen e pėrqindjeve tė interesit nė hapėsirėn Euro, duke provokuar deri kriza politiko-financiare nė tė gjitha vendet antare.

    Sot ky "merak" ekziston pėr Gjermaninė. Madje njė grup studimor i pavarur nė Londėr ka skicuar njė skenar tė ngjashėm tė lidhur me ecurinė ekonomike nė Gjermani. Sipas kėtij grupi, ngadalėsimi apo rėnia ekonomike nė shkallė globale, niveli i ulėt i likuiditetit nė tregun financiar, disponibiliteti i pakėt pėr huadhėnie e normat e larta tė interesit, qė hasen nė rrethanat e njė politike qė frenon rritjen ekonomike ose ul normėn e inflacionit, dhe njė Euro nė ngritje, mund tė zvogėlojnė fitimet e exportit dhe tė "depresojnė" punėsimin e vetė nivelin e konsumit. Njė gjė e tillė ka shanse qė ta ēojė Gjermaninė nė gjendjen e stanjacionit "japonez", qė nė mėnyrė tė natyrshme do tė tėrhiqte me vetė nė kėtė gjendje tė gjithė pjesėn tjetėr tė Europės. Prandaj dhe dy vitet e ardhshme, sipas parashikimit tė kėtij grupi, mund tė jenė njė periudhė mjaft delikate, madje tepėr e "rrezikshme", me njė probabilitet afro ½ qė gjėrat tė ecin nėpėr njė rrugė tė gabuar.

    Sfidat pėr anėtarėt e rinj
    Big Bang-u i ri europian, me kėtė "varietet" dhjetė antarėsh tė rij, mė tė varfėr e prapambetur, mė pak potencialė dhe gjeografikisht mė larg nga "zemra" e BE-sė aktuale, ka tė ngjarė tė shfaqet me tensione e tronditje tė ngjashme gjatė procesit tė "homogjenizimit" tė parė, nė rradhė tė parė pėr vetė kėto vende kandidate. Kėtė rast pėrbėn pikėrisht Polonia. Aty investimet private nuk janė nė nivele tė kėnaqshme, industritė kombėtare jokompetitive, pėrfshi kėtu dhe sektorin e ēelikut e tė energjisė, ndėrkohė qė ato do tė duhet tė jenė tė integruara me simotrat e BE-sė. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr sektorin bujqėsor. Administrata publike dhe gjyqėsori janė akoma larg standarteve tė duhura, ndėrsa refoma nė financat publike sapo ka filluar. Standartet rregullatore mbi sigurinė e ushqimit, administrimin nė sektorin e peshkimit dhe tė politikės mjedisore janė akoma larg pėr t'u krahasuar me ato tė Europės Perėndimore. Dhe pyetjet qė mund tė shtrohen sot janė: Do tė ndjekė Polonia rrugėn e Spanjės dhe tė Irlandės, ku zbatimi me sukses i reformave tė tregut dhe administrative u "shpėrblyen" nga njė rritje e shpejtė ekonomike? Apo ajo do t'i ngjasė Greqisė, buxhetet e fryra, kompanitė joefektive dhe qeverisjet e korruptuara tė sė cilės e mbajtėn kėtė vend si njė "pariah virtuale" pėr afro njė dhjetėvjeēar, pas hyrjes sė saj nė BE ? Por kėto pyetje e probleme do tė shtohen apo mund tė thellohen mė tej po tė kihet parasysh qė dhe Bullgaria e Rumania janė "prefur" pėr antarsim nė vitin 2007, apo akoma pretendimin e fortė tė Turqisė pėr kėtė antarsim. Ndėrkohė harrohet qė ligjet e BE-sė nuk zbatohen nė Bruksel, por nga qeveritė kombėtare tė shteteve antare, qė nėnkupton dhe kėrkesėn apo domosdoshmėrinė pėr njė besueshmėri tė lartė e tė ndėrsjelltė midis sistemeve politike pėrbėrėse. Kėshtu, p.sh., njė konsumator irlandez duke blerė ushqim bullgar, rumun apo turk duhet t'i besojė fermerėve bullgarė, rumunė apo turq, sistemeve pėrkatėse rregullatore e tė kontrollit, oficerėve tė kufirit tė kėtyre vendeve, madje dhe vetė sistemeve pėrkatėse gjyqėsore si garante juridike tė origjinės, cilėsisė dhe sigurisė sė ushqimit. A mund tė ngjallė kėtė besueshmėri Bullgaria e Rumania me nivelin e tyre institucional e teknologjik apo Turqia me nivelin e saj tė demokracisė e tė respektit ndaj ligjit? Tė shtruara nė kėtė mėnyrė sfidat e kėtij diversiteti duken si tė pakapėrcyeshme. Megjithatė BE-ja kėrkon tė ecė pėrpara duke kaluar dhe nėpėr kėto "hezitime". Ajo me anė tė kompromiseve ka arritur deri tani ta zbusė apo ta "jastėkojė" goditjen e parė tė zgjėrimit dhe jokonvergjencėn monetare. Duke zbutur diversitetin, nėpėrmjet njė strategjie tė veēantė tė tregtisė sė lirė, tė ndihmave dhe tė angazhimit tė shumėanshėm, vetė BE-ja mund tė shėrbejė dhe si njė model pėr tė ardhmen e politikės botrore, edhe pse diēka e ndryshme nga ajo qė avokatohet aktualisht nė Uashington. Zgjėrimi i suksesshėm i BE-sė me planifikimin shtesė tė 10 vendeve tė tjera, nėpėrmjet zbutjes sė diversitetit brenda afro njė dhjetėvjeēari, ndoshta dhe mė shumė, do tė demonstrojė, madje tė vėrtetojė qė pėrvoja europiane do tė jetė e dobishme jo vetėm pėr njė grup tė vogėl vendesh tė pasura, historikisht tė zhvilluara apo me kulturė tė ngjashme demokratike, por dhe pėr vende tė tjera me njė tė kaluar jo tė largėt totalitare. Njė sukses i tillė mund tė ndihmojė dhe nė ndėrtimin e modelit tė vlershėm e global pėr qeverisjet rajonale…

    Por pyetja mė e mprehtė, qė shtrohet pėr ne sot, nė prag tė hapjes sė vonuar tė negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asocijimit, lidhur me Big Bang-un Europian me 10 vende kandidate, pas atij Euro-Atlantik me 7 vende kandidate, ėshtė: A do tė pritet deri nė njėfarė homogjenizimi apo zbutje tė diversitetit tė ri pėr shqyrtimin e kandidatėve tė tjerė? Ē'do tė ndodhė, pra, me vendet e tjera qė nuk u pėrfshinė nė kėtė grup dhjetė vendesh? Do tė zbatohet mė tej teoria e klasifikimit me tre kategori ose "tre shpejtėsi" integrimi, ajo e "kordonit sanitar", apo akoma, e ajo e "vrimave tė zeza", sipas terminologjisė sė Big Bang-ut, qė nėnkuptojnė dhe "kalenda greke" pėr Shqipėrinė apo vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor? Kjo ja vlen tė konsiderohet e tė sqarohet nga politika dhe institucionet shqiptare, pėr tė mos luajtur mė me njerėzit, me "show" e "fasada paradash", me retorikė e sllogane pėr tė "nesėrmen e sotme" apo tė "sotmen e nesėrme", qė tė konsumuara nė boshllėk mund tė prodhojnė me tė drejtė jo vetėm indiferencė e mospėrfillje, por dhe njė zhgėnjim masiv!

    ---------

  2. #2
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    1) Shkrimi eshte plehre fare!
    2) Autori nuk eshte Dashnor Kaloci por Rexhep Mejdani.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga visitor
    1) Shkrimi eshte plehre fare!
    2) Autori nuk eshte Dashnor Kaloci por Rexhep Mejdani.
    Pa shiko pa shiko. Me ne fund edhe une jam ne nje mendje me visitor Kete shkrim e kam lexuar neper te tek Shekulli muaj me pare dhe eshte nje analize qesharake qe me shume se informon, tregon simpotomen e inferioritetit te atij qe e ka shkruar.

    Njerezit qe nuk arrijne te njohin gjerat nga afer, por nga larg, sic ka bere ish-presidenti, ushqejne "inferioritetin karakteristik shqiptar" qe ne fakt nuk eshte aspak i drejte.

    Nuk eshte Shqiperia qe ka nevoje per anetaresimin ne BE, eshte BE qe ka nevoje per portet shqiptare. Hallet shqiptare jo vetem qe nuk do te marrin fund me anetaresimin ne BE, por gjendja ekonomike ne vend ka per tu perkeqesuar. Anetaresimi ne BE vertet do te shoqerohet me me shume fonde per infrastrukturen shqiptare, por nga ana tjeter do te thote permbytjen e tregut shqiptar me mallra europiane (heqja e taksimit ne dogana), duke lene ne kete menyre te pazhvilluar industrine dhe biznesin shqiptar. Kjo nxjerr ne drite edhe nje paradoks te dyte: Teksa shprehemi hapur se SHBA eshte partneri yne kryesor dhe nenshkrujame me te nje traktat tregetie te lire, nga ana tjeter kerkojme me ngulm anetaresimin ne BE?!

    Nese dikur ne 1991-1992, nje fare Gramoz Pashko u premtonte shqiptareve "cekun e bardhe te Perendimit", sot ish-presidenti Mejdani mundohet te na e shesi anetaresimin ne BE si "shpetimin" e shqiptareve. Me shume se nje "shpetim per shqiptaret", ky eshte nje 'shpetim' per politiken dhe politikanet e deshtuar shqiptare, qe nuk jane ne gjendje te krijojne besim ne rradhet e shqiptareve me politikat e tyre ne vend, dhe nuk u ngelet vecse ti ngopin shqiptaret me lugen bosh, premtimin e anetaresimit ne BE.

    Teksa te gjithe trumbetojne anetaresimin ne BE, askush nuk e ka marre mundimin te analizoje benefitet dhe pasojat negative qe ky anetaresim do te kete ne jeten ekonomike shqiptare.

    Ne shkembim te nje vize Shengen, shqiptaret do ti hapin tregjet dhe kuletat e tyre per prodhuesit dhe produktet europiane. Firmat gjermane, franceze, italiane prodhojne, shtetasit shqiptare konsumojne mallrat e tyre me leket qe une e ju nxjerrim duke punuar si emigrante ne Perendim.

    Ne kete menyre, Perendimi realizon me sukses ciklin e mbyllur te qarkullimit te kapitalit duke rritur GDP-ne e vet, teksa ekonomia shqiptare ngelet ne vend numero dhe shqiptaret emigrojne ne mase.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...Albo...
    ...te gjithe vendet europiane ish-komuniste "po vdesin per tu bere nje ēike" antere te BE...sa per rruget dhe infrastrukturen ato jane nje perfitim i madh per ne qe i kemi rruget dhe infrasrukturen cope-cope ku nuk ke ku ta kapesh dhe jemi per turp te Zotit,ato firmat qe thua ti nuk eshte se nuk e kane zoteruar tregun dhe nuk kane nevoje per tu antaresuar Ne ne BE,po ēeshtja eshte a do te tentojne te hapin ndonje vend pune ne Shqiperi,marreveshja e tregtise se lire me USA s'besoj se sjell ndonje perfitim te madh per Shqiperine se asnjehere nuk ka qene partneri kryesor tregtar i Shqiperise,dhe s'besoj se tregtaret shqiptare perfitojne nga merreveshjet e tregtise se lire me vendet pertej oqeanit...shtetaret shqipatre kerkojne te kene marredhenie shume te mira me USA per te pasur kontributin e tyre per antaresimin ne BE dhe ne NATO me ane te presionit dipllomatik qe mund te ushtrojne ato mbi vendet europiane...pastaj per emigrantet shqipatre qe jane ne europe pasaporta e BE do te ishte shume e vlefshme pasi ata do te neperkembeshin me pak sesa tani...
    ...pershendetje nga skuthi_vogel...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    dipl-ing
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105
    Jam me Skuthin, neve duhet te mundohemi te hyjme ne BE dhe Shqiperia te hapet per Evropen. Mos valle doganat e shtrenjta te Shqiperise nxisin prodhimin ne vend? Mos valle 40% dogane qe duhet te paguajme bejne qe kompjuteri te prodhohet ne Shqiperi? Shqiperine e ka mbytur Korrupsioni dhe hyrja ne BE ndoshta do e zvogelonte paksa ate

    pershendetje
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Anetaresimi ne BE i Shqiperise eshte mbase gabimi me i madh qe Shqiperia do te beje ne politiken e saj te jashtme. Pavaresisht se ju nuk arrini ta shihni kete sot, une jam plotesisht i bindur qe anetaresimi i Shqiperise ne BE ka vetem vlera politike. Perfitimi ekonomik nga ky anetaresim, do te jete gati i paperfillshem pasi shqiptaret do te zgjedhin tu dhurojne europianeve tregun e tyre, ne shkembim te nje vize shengen dhe dy fonde per rruge. Biznesit te vogel ne vend do ti merret fryma nga konkurrenca europiane ashtu si te ardhurat e shtetit nga doganat do te shenojne renie. Vendet e BE nuk paguajne dogane per mallin qe leviz midis kufijve te tyre.

    Cila eshte alternativa?

    Alternativa me e mire, eshte nje dhe e vetme:

    Shqiperia mbeshtetet tek Italia ne rajon, dhe rikonfirmon partnerin e ngushte me USA ne te gjitha fushat. Duke qene nje vend i vogel per nga siperfaqja, por me nje pozite teper te favorshme gjeografike, Shqiperia do te kthehet ne nje nyje te qarkullimit te mallrave ne Europe. Vetem nga te ardhurat e taksimit te mallrave ne dogana, Shqiperia mund te financoje nje buxhet te dyte per rregullimin e infrastruktures ne vend.

    Eshte ajo qe e kam thene edhe me pare. Me shume e interesuar eshte BE qe te perfshije Shqiperine dhe disa vende te tjera Ballkanike ne BE, sesa vete Shqiperia. Deri me sot, BE nuk ka asnje plan zhvillimi per Europen Juglindor, dhe investimi i vetem i dukshem Europian ne Ballkan, jane urrat qe po ngreh ne Greqi per te lehtesuar levizjen e mallrave. Ne planet e BE, terminali i mallrave jane portet greke, dhe jo shqiptare. Plani amerikan per "Korridorin 8" eshte nje pikenisje e mire per te gershetuar interesat amerikane-italiane-shqiptare ne nje. Italia eshte shtet qe luan me dy porta dhe me afer interesave amerikane se sa Franca dhe Gjermania, qe jane vendet promotore te BE-se.

    Beni pyetjen vetes: perse BE nxiton te hapi negociatat me Shqiperine ne nje kohe kur Shqiperia perjeton kriza te gjithanshme, politike, ekonomike, shoqerore?! Shqiperia nuk furnizon dot me uje dhe energji familjet shqiptare, dhe ajo me qesharakja, eshte mendimi se "Europa do ta ndertoje Shqiperine". Shqiperine do ta ndertojne shqiptaret, dhe anetaresimi ne BE nuk duhet te behet sipas kushteve dhe axhendes europiane, por vetem atehere kur Shqiperia te kete nje shtet legjitim qe ka arritur te perfundoje me suskses reformat demokratike ne vend.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Per te perforcuar mendimin e tim me lart, shikoni edhe "vijen ideologjike" te BE-se, qe po "i shkul veshin" Shqiperise dhe 13 vendeve ish-komuniste te Europes Lindore, qe mbeshtesin luften ne Irak. Luften ne Irak e mbeshtesin edhe Spanja, Italia, Portugalia qe jane shtete anetare te BE-se, por ne kete organizem perplasen dy kendveshtrime krejt te kunderta per te ardhmen e Europes se bashkuar. Eshte qendrimi franko-gjerman qe kerkon te krijoje "polin e nje superfuqie te re per te perballur interesat amerikane", dhe kendveshtrimin e te djathteve Europiane qe duan te shohin nje Europe sipas modelit amerikan " nje kushtetute qe rregullon lirite dhe te drejtat e shteteve diverse multiethnike, ku cdo shtet ruan identitetin e vet."


    BE: Shqiperia gaboi per Irakun

    Komisioneri evropian per zgjerimin, Guenter Verheugen, thekson se vendet ish-komuniste qe synojne te bashkohen me BE-ne ose NATO-n dhe qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre ndaj SHBA per ceshtjen e Irakut do te tregohen te kujdesshme per te mos e perseritur me kete: "SHBA diktuan hapur tekstin e letres se perbashket te 5 shkurtit te Vilniusit". Shirak: "Ata humben shansin per te heshtur"

    Bashkimi Evropian kritikoi qendrimin e vendeve ish-komuniste, perfshire Shqiperine, per te mbeshtetur Shtetet e Bashkuara per ceshtjen e Irakut. Komisioneri evropian per zgjerimin, Guenter Verheugen, theksoi dje se vendet ish-komuniste qe synojne te bashkohen me BE-ne ose NATO-n dhe qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre ndaj SHBA per ceshtjen e Irakut do te tregohen te kujdesshme per te mos e perseritur me kete. "Nje situate e tille nuk do te ndodhe me", siguroi komisioneri evropian ne kanalin e dyte publik gjerman ZDF, duke pranuar se kjo mbeshtetje kishte shkaktuar "nje fare zemerimi brenda BE-se". "Nuk besoj se anetaret e ardhshem kishin si synim te vinin shkopinj nen rrotat e BE-se. Ata thjesht donin te forconin marredheniet transatlantike", siguroi ai.

    Dhjete vende te Evropes Lindore, te quajtura grupi i Vilniusit, mes te cileve edhe Shqiperia, te cilet qe te gjithe synojne te anetaresohen ne NATO, nenshkruan me 5 shkurt nje leter te perbashket ku mbeshtesnin Shtetet e Bashkuara ne krizen irakiane. Pese nga keto vende (tre shtete baltike, Sllovenia dhe Sllovakia) pritet te hyjne ne BE ne vitin 2004 dhe dy te tjera, - Rumania dhe Bullgaria, - jane kandidate per zgjerimin e vitit 2007. Drejtuesit e Polonise, Hungarise dhe Republikes Ceke kishin nenshkruar me pare Letren e "te teteve" me nismen e Kryeministrit britanik Toni Bler dhe spanjollit Jose Maria Aznar per te perkrahur qendrimin e Presidentit Bush. Verheugen shtoi se nuk e dinte se cfare influence kishin ushtruar Shtetet e Bashkuara per kete leter te "te Teteve". Por, ne letren e perbashket te 5 shkurtit te Vilniusit, "Shtetet e Bashkuara diktuan hapur tekstin", siguroi komisioneri evropian. Prandaj, tha ai, "une nuk besoj se pas saj fshihen vetem qellim miqesore". Gjithashtu, Presidenti francez Zhak Shirak kritikoi ashper ne Bruksel rreshtimin perkrah Uashingtonit te ish-vendeve komuniste qe synojne te hyjne ne BE ose NATO, duke u shprehur se ato "kishin humbur nje shans te mire per te heshtur".

    Nje qendrim i hapur proamerikan eshte mbajtur edhe nga Shqiperia, ndersa Kryeministri Nano ne nje artikull ne "Boston Globe" u ka kujtuar evropianeve, Frances dhe Gjermanise, se ishin SHBA qe ndihmuan ne clirimin e tyre ne Luften e Dyte Boterore.

    E.M
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Ne nuk do te heshtim, zoti Chirac!

    Nga Sean Maguire/ VARSHAVE - Politikanet evropianolindore akuzuan Presidentin francez, Zhak Shirak per taktika detyruese dhe refuzuan kerkesen e tij per te mos e bere publike mbeshtetjen e tyre te fuqishme per politiken amerikane ndaj Irakut. "Franca ka te drejten e shprehjes se opinioneve te saj, por edhe Polonia ka te drejte te vendose se cfare eshte e mire per te. Keshtu qe Parisi duhet ta respektoje kete", deklaroi zevendesministri i Jashtem polak Adam Rotfeld. "Do te me pelqente nese Chirac do te ishte me me takt", shtoi ai. "Mesa duket kjo eshte menyra", deklaroi zevendesministri i Jashtem cek, Alexandr Vondr, i pyetur nese Shirak po perdorte taktika detyruese per te ardhmen e vendeve qe pretendonin anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Shirak fshikulloi dje shtetet e Evropes Lindore, duke deklaruar se po silleshin keq duke mbeshtetur vendosmerine amerikane per carmatimin e Irakut, edhe me force nese ishte e nevojshme, dhe duke theksuar se "ato humben shansin e madh per te heshtur, ne vend te deklarimit te tyre proamerikan per ceshtjen irakiane". Irritimi francez do te ngjalle patjeter dyshime ndermjet tete vendeve ish-komuniste per mbeshtetjen e Parisit per anetaresimin e tyre. Kjo perplasje do te acaroje tensionet ne te gjithe Evropen midis Frances dhe Gjermanise, qe kundershtojne politiken amerikane, dhe Britanise, Italise, Spanjes dhe

    evropianolindoreve, qe i jane bashkuar qendrimit te ashper te Uashingtonit kunder Irakut. Nje diplomat evropianolindor deklaroi se Shirak perdori nje ton qe nuk do te perdorte madje as Bashkimi Sovjetik me anetaret e Traktatit te Varshaves, gjate 40 vjeteve te dominimit te tij ne

    rajon. Ish vendet komuniste i jane mirenjohese Uashingtonit per ndihmen qe u ka dhene per shkeputjen nga Moska dhe per sponsorizimin per anetaresimin ne NATO.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Albo une jam dakort me ty se Shqiperia tek shtetet e bashkuara sheh nje aleat me te sinqerte se tek Europa dhe kjo u pa me Kosoven po shihet edhe me aresyet qe po e lejne Turqine jashte BE por ka dy probleme:

    1- BE ka qene dhe eshte donatori financiar me i madh i Shqiperise biles e ka ndihmuar ne raport me frymen e popullsise me shume se asnje vend tjeter t europes lindore.

    2- Pozicioni gjeografik i Shqiperise eshte ne Europe dhe te gjitha vendet qe na rrethojne synojne te futen ne BE. BE me kalimin e kohes do te zgjerohet dhe influenca e tij do te rritet. Perandoria Turke ne kulmet e saj e shkoi ne portat e Austrise por 500 vjet shkuan dhe ne serish e pame veten te vetmuar. Nuk e di a ja vlen te bejme te njejten gje prape.

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pse sme cudisin mua keta "amerikonet" !
    Eshte e vertete qe Shqiperia ka pare te Amerika nje aleat te mire, por mos harrojme qe ne jemi ne Evrope dhe Amerika nuk mund te na ndihmoje gjithmone se si pelcet shume koka per shqiptaret.
    Dikush me larte tha se Shqiperia qenka nje nyje e Evropes. Nuk e mbaj mend mire kush e tha por ai qe e tha ishte nje nga keta "amerikanet" dhe keta jane shume larg, prandaj i kuptoj kur flasin pak si bosh. Edhe mua mesuesja e histri-gjeografise ashtu me ka thene prandaj i kuptoj. Cuna duhet te dini qe me hyrjen e Kroacise ne BE Shqiperia nuk do te te luaj ndonje rol te madh per BE-ne. Sa per ate qe ne lidhemi me USA-n permes Italise kjo sdo te thote gje tjeter vecse qe ne lidhemi me USA-n permes BE. Mos mendoni gje qe Berluskoni do jete i perjetshem?

    Sa per shkrimin me larte eshte nje shkrim i qarte dhe nje rezyme e gjendjes Evropiane dhe rruget qe mund te marre. Ai nuk shikohet vetem nga kendveshtrimi i maleve te larta shqiptare, por me nje gjakftohtesi dhe me syun e nje profesori. Prandaj ka vlera te larta (per mendimin tim).

    Geni.
    PAUCA SED MATURA

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Orku
    1- BE ka qene dhe eshte donatori financiar me i madh i Shqiperise biles e ka ndihmuar ne raport me frymen e popullsise me shume se asnje vend tjeter t europes lindore.[/b]
    Gjerat nuk shihen vetem ne kontekstin e dollareve, por shihen ne kontekstin gjeo-politik te mbare rajonit. Ato qe ti me lart quhen "investime te medha per fryme" qe mund te duken shume per ne shqiptaret, jane hic asgje kur shikon miliarda euro te investuara ne shtetin fqinj, Greqine, ku po ngrihen ura dhe rruge qe lehtesojne levizjen e mallrave. Kjo perkon me "korridorin Europian" qe terminalet ne Ballkan kerkon ti ngreje ne portet greke, anetare te BE-se, dhe jo ato shqiptare. BE nuk ka asnje projekt plan per Shqiperine dhe e ka anashkaluar me qellim rendesine historike gjeografike te Shqiperise. Nga ana tjeter USA dhe Italia, kane gati 10 vjet qe kane krijuar nje projekplan per ate qe njihet si "Korridori 8", ne te cilin Shqiperia eshte terminali ballkanik, dhe US njeh rendesine gjeo-strategjike te Shqiperise ne Ballkan. Pavaresisht se Serbia, fqinji une verior eshte ne nje krize te thelle kushtetuese qe lindi me deshtimin e zgjedhjeve te fundit, BE po xhiron miliona euro per rindertimin e shpejte te Serbise, nderkohe qe USA ndihmen e saj per Serbine e kushtezon me hapa konkrete te admnistrates serbe.

    2- Pozicioni gjeografik i Shqiperise eshte ne Europe dhe te gjitha vendet qe na rrethojne synojne te futen ne BE. BE me kalimin e kohes do te zgjerohet dhe influenca e tij do te rritet. Perandoria Turke ne kulmet e saj e shkoi ne portat e Austrise por 500 vjet shkuan dhe ne serish e pame veten te vetmuar. Nuk e di a ja vlen te bejme te njejten gje prape. [/B]
    Eshte interesant fakti qe shume vete jane optimiste per te ardhmen e BE-se, kur vete vendet anetare te saj nuk e kane idene e qarte se cfare perfaqeson BE dhe cfare drejtimi do te marri ne te ardhmen. Aktualisht BE eshte institucion ekonomik i perbashket, ku dallohen qarte perpjekjet franko-gjermane per ti veshur bashkesise se re europiane edhe ngjyrime politike, ushtarake. Franca dhe Gjermani kerkojne te blejne sovranitetin dhe mbeshtetjen politike te vendeve te tjera europiane, ne shkembim te nje anetaresimi simbolik te ketyre vendeve ne BE. Kriza ne Irak dhe perplasjet e Shirak me vendet e Europes Lindore vetem sa nxjerrin ne pah qe Europa mund te jete nje kontinent, por ne te nuk ka nje vullnet per te ngritur nje demokraci te perfaqesuar shtetesh, sic e ka SHBA.

    Problemi me anetaresimin e nxituar te njeanshem te Shqiperise ne BE, qendron tek fakti se Shqiperia po i hyn nje valle qe nuk eshte ne gjendje ta kerceje, pasi nuk ka fuqi, dhe po hyre ne te, nuk del dot me kollaj. Anetaresimi ne BE do te thote qe Shqiperia duhet te heqi dore nga politika e saj e jashtme, pasi politika e jashtme e BE-se do te jete edhe e Shqiperise. Autoriteti i shtetit shqiptar do te bier tej mase, pasi tere kohes shteti shqiptar (nje shtet ne ndertim e siper) do te jete nen presionin dhe diktatin e institucioneve europiane, qe nuk i kane fort per zemer interesat kombetare shqiptare, qe aspirojne 7 milion shqiptare. Kete nuk ua thote Albo, ua thote historia e 120 vjeteve te fundit te Europes dhe Shqiperise.

    Gjithashtu, mos harroni qe Europa nuk ka as mundesite financiare, as traditen, dhe as deshiren per te rimekembur ekonomikisht gjysmen e Europes, ate Lindore. Nuk do te kete nje "Europe te Bashkuar" per aq kohe sa do te kete nje diferencim te thelle politik, ekonomik, midis Europes Perendimore dhe Lindore. Deri me sot, asnjeri prej vendeve Europiane nuk eshte shprehur per ndonje plan te tille ekonomik, sipas modelit te planit Marshall qe ringjalli Europen Perendimore te shkaterruar nga Lufta. Perpjekja e vetme Europiane ne kete drejtim, ishte "Pakti i Stabilitetit", qe u ideua nga USA, dhe nuk u implementua dot nga vendet europiane. Sot ky plan, eshte nje fiasko dhe ka dale jashte axhendes se punes europiane.

    SHBA nga ana tjeter, ka te gjitha mundesite per te rimekembur jo vetem Europen Lindore, por mbare boten. Qyteterimi qe jetojme eshte ngritur plotesisht nga amerikanet, qe nga Tokio, e deri ne republikat Balltike, anetaret me te reja te NATOS. Amerikanet i ofrojne Europes Lindore, jo vetem Sigurine Kombetare Rajonale, por edhe mundesi reale zhvillimi te shpejte ekonomik dhe shoqeror. Mbi te gjitha, amerikanet kane qene dhe vazhdojne te jene me afer interesave tona kombetare, se cdo vend tjeter ne bote.

    Njerezit qe mbeshtesin anetaresimin e verber te Shqiperise ne BE jane ata qe:

    1. Nuk e njohin BE-ne ne kompleksitetin e vet.
    2. Nuk njohin dhe respektojne interesat kombetare shqiptare.

    Nuk mund te ndermarresh nje hap te tille, kur nuk peshon sic duhet benefitet dhe pasojat negative te nje anetaresimi te tille.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Albo gjerat nuk shikohen bardhe e zi. Dmth o me Europen o me Ameriken.

    Ti nuk mund ta krahasosh veten me Greqine sepse ai vend ka me shume se 15 vjet qe eshte pjese e BE ndersa Shqiperia nuk eshte futur akoma. Nje problem tjeter eshte se Shqiperia nuk ka administraten e duhur per te thithur investimet. Ne shume raste Shqiperia nuk perfiton investime sepse paraqitete me projekte te dobeta ose nuk paraqet projekte fare.Aresye te tjera jane edhe korrupsioni dhe rendi.

    Per dijeni ne vitin 96, Shqiperise iu akorduan nga BE 1 miliarde dollare vetem per infrastrukture (kuptohet jo te gjitha grante por edhe kredi).Kuptohet pas 97 ai shans iku.

    Pak apo shume ndihma e BE eshte shumefishi i ndihmes ekonomike te SHBA. Nuk jam dakort me ate qe thua se BE nuk ka fuqi ekonomike, perkundrazi e verteta eshte se akoma nuk ka fuqi ushtarake. Per dijeni BE eshte donatori me i madh sot per sot ne bote. Nuk duhet te harrosh gjithashtu se sot ekonomia shqiptare varet vetem nga emigrantet, 80% e te cileve jane ne BE.

    Une e di qe brenda BE ka shume mendime dhe qendrime qe nuk perkojne me interesat tona kombetare, por duke u larguar ne vetem sa u leshojme akoma me shume terren ketyre qendrimeve duke cuar ndoshta deri ne zyrtarizimin e tyre. Por nuk duhet te harrosh qe historine deri ne diten e fundit do ta ndash pikerisht me vendet europiane.

    Megjithate harroje cfare thashe une me siper dhe po e marrim te mireqene idene se nuk duhet te futemi ne BE. Une nuk e kam pare akoma te tille angazhimin amerikan ne Shqiperi sa per te justifikuar nje zgjedhje kaq radikale. Dhe nuk me duket llogjike te behet nje zgjedhje e tille pa pare te pakten nje angazhim bindes i cili do te balanconte humbjen e mbeshtetjes nga BE.

    Shqiperia nuk ka mundesi te jete nje konflikt interesash mes BE dhe SHBA dhe nese behet rastesisht, dije se do te jete e humbura e madhe, sepse ka gjera shume me te rendesishme qe lidhin apo ndajne keto shtete.

    Se fundi SHBA i intereson me shume nje Shqiperi brenda BE sesa nje Shqiperi jashte BE sepse ne kete menyre shtohet grupi i vendeve qe mbeshtesin SHBA brenda BE.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Orku, anetaresimi i Shqiperise ne BE, nuk duhet te behet sipas axhendes europiane, por sipas axhendes shqiptare. Eshte njesoj si te ulesh te luash poker ne tavolinen europiane, kur nuk ke asnje dyshke ne xhep. Shume shpejt Shqiperia do ta gjeje veten jo si lojtare por si fshirese kepucesh te lojtareve te tjere europiane qe kane per te shkelur me te dyja kembet sovranitetin dhe interesat tona kombetare.

    Zgjidhja eshte e thjeshte dhe llogjike. Shqiperia vazhdon te jete e perkushtuar qe nje dite te hyje ne BE, por VETEM ATEHERE KUR SHTETI SHQIPTARE TE KETE PERFUNDUAR ME SUKSES REFORMAT DEMOKRATIKE NE VEND. Vetem atehere, ku shteti shqiptar te kete fituar autoritetin qe i mungon ne popull, vetem atehere kur sistemi fiskal ne vend te jete i pranueshem dhe efikas, dhe kur standartet e mireqenies ne Shqiperi ti afrohen sado pak atyre europiane. Sot Shqiperia eshte vendi me i varfer ne europe ku me shume se 50% e popullsise jeton nen pragun e varferise, dhe te ardhurat e emigranteve shqiptare perbejne 16% te gjithe prodhimit te pergjithshem vjetor. Shqiperia eshte "parajse per krimin e organizuar ne Europe", sic e kane etiketuar shume raporte te sherbimeve te huaja. Pa harruar korruspsionin galopant dhe nje administrate publike qe le shume per te deshiruar.

    Sic e kam shprehur edhe me lart, negociatat aktuale per asocim ne BE behen vetem per qellime politike, ne menyre qe klasa politike shqiptare te dali perpara shqiptareve dhe tu thote: Ju integruam ne Europe, pavaresisht se shqiptaret nuk do te shohin as ndryshimin me te vogel per mire. A e kupton se cfare traume do te shkaktoje kjo ne shoqerine shqiptare? Do te jete thjeshte nje zhgenjim me shume per nje popull qe po ushqehet me mashtrime dhe zhgenjime. Propaganda e dy partive ne vend, e trumbeton anetaresimin ne BE si "shpetimin e vendit", ate shpetim qe nuk ia solli dot klasa e vete politike.

    Eshte thjeshte nje paradoks me shume ne labirinthin e paradokseve shqiptare. Kesaj i thone "Ti besh hesapet pa hanxhine!".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  14. #14
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Albo per sa ke shkruar me lart une jam plotesisht dakort me ty !!!
    Dhe rri i qete se nuk ka asnje shteg tjeter per t'u futur ne europe pervec rruges qe permbush standartet qe ti ke permendur me siper.

    Por une mendoj se ajo qe ka rendesi eshte ideja se ne jemi pjese e europes. Ne na jane bere shume padrejtesi historike nga Europa, padrejtesi qe kane marre nxitje prej fqinjeve tane dhe kane gjetur mbeshtetje per aresye te subjektivizmit dhe diskriminimit. Ne kombi me i vjeter i Europes nuk duhet t'iu leshojme terren fqinjeve dhe armiqve qe mohojne rrenjet tona te thella ne Europe me justifikimin se ne u beme besnike te Perandorise. Pastaj erdhen 50 vjet izolim ku fqinjet prosperonin dhe lehnin kunder nesh. Sot gjerat po ndryshojne, por reminishencat ekzistojne akoma. Une jam plotesisht kunder pazareve ne kurriz te dinjitetit tone, por them se ne duhet te qendrojme dhe me durim te afirmojme vetveten ne Europe ne menyre qe opinionin per ne mos ta kene monopol fqinjet.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Orku, ajo qe me shqeteson mua eshte se thirrjet "Ballkani i Ballkanasve!" kane dale nga e njejta goje qe trumbeton Europen e Bashkuar. Ajo qe i bashkon te dyja kendveshtrimet eshte deshira per te nxjerre jashte Europes, ose minimizuar prezencen amerikane ne te. Kjo eshte perplasje e hapur interesash. SHBA shikon tek BE nje aleate dhe partnere ekonomike. Franko-Gjermanet shohin tek BE nje mundesi per te sfiduar jo vetem tregjet amerikane, por edhe rolin e SHBA-se ne maredheniet nderkombetare. Iraku eshte shembulli me i mire per kete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e klajdis
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    nderroj vendbanim shpesh
    Postime
    9
    Muri i Berlini ra sepse..... dhe amerikanet deshen keshtu. Europa u bashkua sepse.... deshen amerikanet.Dhe amerikanet deshen keshtu per arritjen e maksimizimit te fuqise. Te ashtquajturat kontradikta (ceshtja Irak) jane te termave afatshkurtra. Ne perplasjen e ardhshme globale BE dhe SHBA qendrojne fort perkrah njeri-tjetrit.
    Shqiperia..... partneri ekonomik BE. Partner strategjik edhe per nje kohe te gjate SHBA.
    Perfitimet e Shqiperise nga BE do ishin te prekshme sikur infrastruktura drejtuese e vendit te ishte e nje niveli te kenaqshem ( ju qe beni fjale ia keni mbathur nga Shqiperia, ata qe mbarojne universitetin e plepave ne Shqiperi lene shume per te deshiruar). Nese jemi ne kete gjendje mjerane fajtore kryesore jemi vete.Dihet aftesia jone proverbiale per transportimin e fajit. Nese mbetemi ne keto nivele (inteligjence) nuk na ndihmon as djalli vete. Elitat tona kane tashme vetem emrin te tille. Vendet fqinje kane ditur te perfitojne nga situatat e ndryshme. Ne kemi humbur shume shanse dhe fajtori jemi NE.
    Ne nje arsyetim te fundit BE nuk eshte Hapsana e Shtate Kullave.Nese edhe pasi te arrijme fuqizimin intelektual nuk perfitojme gje, ashtu sic hyme mund te dalim prape. Sa per ate qe duhen bere studime mbi perfitimet dhe humbjet, ato nuk ka se kush ti beje. Ju qe ndoshta keni ( dhe prandaj shkruani) keni arritur tashme PERENDIMIN dhe mbani leksione.
    Desha te leroja shkembin...
    - tha Plugu.

  17. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...o Albo,po sa filoamerikan qeke mer vella,beji nje ēike llogarite me gjate,po kokat hengshin USA dhe BE dhe te gjithe ata qe nuk jane shqiptare,ne duhet te perfitojme sa me shume kur na jepet mundesia,nuk duhet te qendrojme besnik te njeres pale deri ne fund,duhet te jemi aleat te atij qe ka mundesi te na ndihmoje me shume dhe kur mos t'ia kemi me nevojen ose na bien ndesh interesat t'i tregojme deren,Italia kshtu perfitoi ne luften e pare boterore,Franca ne luften e dyte,ndersa ne i kemi zgjedhur gjithnje gabim aleatet dhe kur na eshte dhene mundesia per te shfrytezuar rastin kjo nuk ka ndodhur asnjehere.USA jane larg, ne jemi ne Evrope,kur te gjithe te jene pjese e EU ne do te jemi jashte,kur te gjithe te kene marre pjesen e tyre atehere do te kujtohemi ne qe do te themi "edhe ne jemi pjese e evropes" po kujt do t'i behet vone...Nje fjale e urte thote: "Qingji mire pi ne dy nena"...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    dhe ai qengj qe pin ne dy nena eshte me i shendotshmi!

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'ėshtė Europa ?
    Nga oiseau en vol nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-06-2019, 08:12
  2. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Shqiperia dhe Bashkimi Europian (BE)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 15:27
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •