Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Kur kujtoj udhetimin me skaf, si klandestin…! (2004)

    ME FALNI PER VITIN: (Duhet 1994, jo 2004)

    Nė perpjekje, per te gjetur partnerė ne biznes dhe per te gjetur mallra me ēmim te mire ne Itali, rrugen e pare e bera me skaf nga Durresi. Nė fakt, “miqtė” mė kishin pajisur me pasaport dhe "vizė". I kostumosur dhe me nje ēante ne dore u nisa. Ne hyrje te Durresit, ishte nje lokal qe quhej “Refugjati”. Nga aty fillohej nisja, nje nisje e ēuditshme, e pergatitur nga partneret e mi ne biznes.
    Ate shqetesim e vuajtje, ate tmerr, e kam treguar me varg te lire nė librin: I lodhur nga hajdutet:
    (pak rreshta, per Ju)

    Duhej tė lėviznim me grupe.
    Jo mė shumė se dy-tre vetė.
    Deri nė bregun e detit.
    Deri tek ca blloqe tė mėdhenj betoni, tė vendosur keq e keq
    S’ pipėtmte asgje...
    Se kush thithte nė heshtje tymin e cigares.
    E hodhi i shkreti, se e pa vėngėr njė egėrshan mustaqelli.

    Dallge dhe shkulmime dallgėsh...
    Mė dukej sikur nuk merrja frymė,
    Isha njė viktimė nė mes dhjetra viktimash i paemėr.
    I pambiemėr.
    Kush do tė ushqehej me emrat e mbiemrat tanė?
    Me paratė tona tė djersės sonė?...
    Me paratė e mia tė huajtura?

    Shkėmbinj betoni dhe njerėz tė strukur brenda tyre.
    Pritje...
    Veshtrime tė koduara dhe lėvizje nė grupe.
    M’u kujtua Gruaja.
    Ē’ bėnte tani me tė dy fėmijėt?

    Njė pėshtjellim pikash loti po mė shkrehej faqeve.
    Asgje nuk po kuptoja.
    Nė ēikėrrnajen e stėrkalave vizatoheshin djajtė.
    Qė ēirreshin tribunave se shqiptari ėshtė i lirė.

    ...........................

    Pastaj tė gerrmuqur, ne barkun e skafit.
    Shihnim njėri-tjetrin.
    Shshsht...!
    Ishim viktima.
    Asnjė zė.
    Ishim robėr.
    Ishim sy tė mbushur me keqardhje...
    Pėrpėlitje, nė gjurmėt e frikshme te heshtjes.
    Zjarrmi trupi e Zjarrmi shpirti....
    .........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 22-04-2009 mė 10:56 Arsyeja: ortografi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Plage te renda keto qe akoma jane te hapura dhe nuk mund te sherohen shpejt...

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Plage te renda keto qe akoma jane te hapura dhe nuk mund te sherohen shpejt...
    Pershendetje Vera!
    Unė, kam provuar dikur dhe tani i tregoj nė vargje, nderkohe ka shqiptarė qė edhe nė keto momente luftojne me vdekjen.

    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet, nje fyerje dhe perēmim i jetes ...!


  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet
    Tmerri vete eshte kur je ulur ne disa thase hashashi, edhe ske asnje litar ku te mbahesh, sepse skafisti skishte ven litar per arsye qe nese e gjurmonte Guardia di Finanza, te merrte nje kthese te shpejte edhe te na flakte te gjitheve ne dete, edhe kshu mund te krijonte konfuzion tek Policia Italiane. Eshte tmerr kur ai thote hudhuni ne dete edhe aty ska asnje drite te shohesh se sa thelle eshte, hidhesh ne dete pa e dite se ku je, ne breg apo disa metra larg, zvarritesh neper mocale per te arrit ne vendin ku vijn taksite, edhe atehere nuk je i sigurte sepse taksisti mund te jete nje drogaxhi edhe pale ne cilin vend te le. Ne pritje per te marr trenin ne nje stacion te braktisur, i mashtruar nga taksisti italian, vjen policia italiane edhe te ndjek sikur te ishe trafikant droge e jo nje klandestin i nisur drejt italise per nje jete me te mire.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    ME FALNI PER VITIN: (Duhet 1994, jo 2004)

    Nė perpjekje, per te gjetur partnerė ne biznes dhe per te gjetur mallra me ēmim te mire ne Itali, rrugen e pare e bera me skaf nga Durresi. .........................
    E paske pasur ne gjak biznesin. Po pse u nise nga Durresi. Eshte shume larg Italise dhe eshte rruge shume e rrezikeshme. Pse nuk i re nga Vlora. Per 1 ore je ne Itali. Vlonjatet jane shume humane. Ata i trajtonin shume mire klandestinet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    I Nderuar : Z.Astrit Kosturi

    Udhėtim me skaf e dėshiroj shumė , dhe shpresoj qė nėse mė ipet mundėsia tė hyp aty do dėshiroja tė ikja tė mos kthehasha asnjėherė nė kėtė vend pasiqė kėtu nė qdp moment qė e jetoj mė ngjallen kujtime trishtuese dhe aspak tė kėndshme pėr karrieren time fatkeqe tė kalur kėto pak vite.
    Kur mendoj ndonjėherė qė edhe brezat e ardhshėm do kalojnė po tė njejtėn trishtim dhe tė njejtat probleme do tė ballafaqohen mendoj se edhe ata do tė kėrkojnė tė njejtin skaf.
    Brezi (Brezat) i ardhshėm (tė ardhshėm) do tė vuajnė paditurinė tonė ose frikėn tonė , firkė e cila ėshtė e panevojshme.

    Ėshtė mė e logjikshme po sikur tė hapim gojėn kundrejt padrejtėsive , problemeve , dhunimeve etj., dhe kėshtu tė rregullojmė dhe tė ndriqojmė rrugėn nė tė cilėn po kalojmė dhe nė tė cilėn do tė kalojnė brezat e ardhshėm .
    I Frigohem shumė tė ardhmes sė fėmijut tim pasiqė jam i sigurtė se do tė pėsojė mė shumė se i ati , kėshtu do ndodh brez pas brezi sepse ne ishim (jemi) ata qė gabuam (po gabojmė) dhe ėshtė e mundshme kjo gjė qė tė mos falet ky gabim yni.
    Normalisht ne kemi nė dorė timonin , ne kemi nė dorė mė shumė se ata (tė paditurt) ne kemi mė shumė se ata kriminelėt , ne kemi nė dorė mė shumė se ata tė pavetėdijėsuarit etj., por ne nuk po e shfrytėzojmė kėtė forcė "Supreme" do tė thosha qė e kemi dhe kjo mos harroni do na kushtoi dhe do i kushtoi brezit tė ardhshėm.
    Thjeshtė tė vėm gishtin nė kokė dhe tė flasim : Si do tė jetė e ardhmja e birit tim , pse Biri im nuk do tė ketė mundėsi tė punėsohet edhe pse ka kryer Fakulltetin , pse biri nuk do tė gėzojė dashurinė edhe pse ėshtė mė i dashuri , pse biri im ėshtė mė i menquri ėshtė mė i dituri dhe ata e konsiderojnė si tė paditur etj . etj., kėto janė pyetje qė duhet parashtruar vetes sepse njė pjesė jete jona do jetė familja , duhet tė kujdesemi para se tė shkatrrohet.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Une se kam perjetuar,por kam degjuar qe eshte me te vertet dicka e tmerrshme.

    Nje gje nuk kam arritur ta kuptoje per njerzit qe ikin me skafe klandestin :
    Nje pjese niset per hall
    Nje pjese per qef.


    Kam degjuar se kane ikur dhe familje me femije,nuk e di ku i con nje cmenduri e till.(flas per ata per qef) .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Pershendetje Vera!
    Unė, kam provuar dikur dhe tani i tregoj nė vargje, nderkohe ka shqiptarė qė edhe nė keto momente luftojne me vdekjen.

    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet, nje fyerje dhe perēmim i jetes ...!

    O ZOT I MADH! Kur shikoj skafe ne televizor ne erresire duke fluturuar mund te thuash dhe kur i leshojne afer bregut ndoshta edhe me thelle....uuuuuu,me ngjethet mishi....Sa t'e hyjme ne BE do shpetojne njerzit e gjore....

  9. #9
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Tmerri vete eshte kur je ulur ne disa thase hashashi, edhe ske asnje litar ku te mbahesh, sepse skafisti skishte ven litar per arsye qe nese e gjurmonte Guardia di Finanza, te merrte nje kthese te shpejte edhe te na flakte te gjitheve ne dete, edhe kshu mund te krijonte konfuzion tek Policia Italiane. Eshte tmerr kur ai thote hudhuni ne dete edhe aty ska asnje drite te shohesh se sa thelle eshte, hidhesh ne dete pa e dite se ku je, ne breg apo disa metra larg, zvarritesh neper mocale per te arrit ne vendin ku vijn taksite, edhe atehere nuk je i sigurte sepse taksisti mund te jete nje drogaxhi edhe pale ne cilin vend te le. Ne pritje per te marr trenin ne nje stacion te braktisur, i mashtruar nga taksisti italian, vjen policia italiane edhe te ndjek sikur te ishe trafikant droge e jo nje klandestin i nisur drejt italise per nje jete me te mire.

    Pershendetje Apollyon!

    ))))))))))) S'eshte per te qeshur, por mė kenaqe, me cfar ke treguar! Eh, kjo eshte ironia e fatit tone.
    Prandaj, ka mijera qė akoma nuk u dihet fati.... !
    Ja, keto themele gjaku, jane ndryshimi i Shqiperise, jane mbijetesa jone!

  10. #10
    £u & £i Maska e xlindax
    Anėtarėsuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    nderkohe ka shqiptarė qė edhe nė keto momente luftojne me vdekjen.

    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet, nje fyerje dhe perēmim i jetes ...!

    Ja perse jam kunder te gjithve atyre qe thon ''jam krenar qe jam Shqiptar'' !!
    ....nuk din ata se cdo te thot te jesh shqiptar, nuk mund te kuptojn shum gjera qe ndihen aq krenar.

    Kjo tema jote me beri x te qar qe ne pik te sabaut.
    Babi im ne 95 erdhi ne Itali me skaf, nuk me ka folur ndonjeher x ate nate e tani qe lexoj ty me duket sikur lexoj ate...
    Mjer prindrit tan cfar kan hequr, e mjer ata njerez qe po vuajn akoma.
    Ogni xsona che passa nella mia vita č unica...
    Xkč lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

  11. #11
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga xlindax Lexo Postimin
    Ja perse jam kunder te gjithve atyre qe thon ''jam krenar qe jam Shqiptar'' !!
    ....nuk din ata se cdo te thot te jesh shqiptar, nuk mund te kuptojn shum gjera qe ndihen aq krenar.

    Kjo tema jote me beri x te qar qe ne pik te sabaut.
    Babi im ne 95 erdhi ne Itali me skaf, nuk me ka folur ndonjeher x ate nate e tani qe lexoj ty me duket sikur lexoj ate...
    Mjer prindrit tan cfar kan hequr, e mjer ata njerez qe po vuajn akoma.
    E nderuar xlindx!

    Mirenjohja e thelle per sakrificat e prinderve Tuaj, jane nje garanci e mire per tė ardhmen, per femijet, miqte e gjithe tė dashurit e zemres tende.
    Dhe per mua, ajo shprehja "Jam krenar, me qėnė shqiptar", mė duket e pavend dhe u shkon mė shume, rrugaēėrisė dhe atyre qė janė tallur me jeten tonė.
    Tė pershendes!


  12. #12

    Kjo ėshtė njė nga ato pse-tė

    I nderuari Astrit, kjo ėshtė njė nga ato pse-tė qė mė ka shtyrė ta hapja temėn. "E duam atdheun, por jo tė jetojmė nė tė. Pse?"

    Po ē'na lėndove sot qė me natje!

    Eh, po tė kėtillė jemi dhe kemi qenė, prandaj kishin tė drejtė kur thoshin ata para nesh: "Le ta dijė bota mbarė, se ...... nuk ėshtė shqiptar" ose tjetri: "Ruaje zot Shqipėrinė nga shqiptarėt". Nėse ėshtė pėr t'u besuar kėtyre ( qė me siguri nga njė zor i madh e kanė thėnė kėtė), atėherė njeriut i shkon ndėrmend tė thotė: turp tė jesh shqiptar. Fundja nė syrin e njė tė huajit jemi populli mė i pavlerė.

    Nga ajo pak histori qė mbaj mend qė nga ekzistenca e shqiptarisė, nuk ka pasur asnjė armik i jashtėm qė eka katandisur Shqipėrinė mė shumė se vetė shqiptarėt!

    Mjer si ne!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Mire do ishte kte teme ta lexojne me vemendje femijet e shkaktareve te kesaj tragjedie.Politikanet dhe femijet e tyre qe udhehoqen shqiperine per 50 vjet.Te na shpjegojne pak ,pse prinderit tane kaq te poshteruar ne Europe.Pse rinia jone edhe pse eshte shume e afte i jane mbyllyr dyert e Europes??.Kush e katandisi vendin ne kete gjendje?Kush e katandisi emrin e shqiptarit ne kete fare niveli????Breth rrugeve te botes i lire cdo plere evropiane apo amerikane dhe s'ka te drejt te dali nga shqiperia nje profesor apo doktor se i duhet vize.Turp kush jan shkaktaret!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elonaa : 12-07-2009 mė 08:49
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    kur lexon njeriu shkrime si ky them se do organizuar nje trajekt te madhe e ta mbushin me anti shqiptare te devoteshem e ti flakin rrugeve te ksaje bote te ngihen pasuri shtrohet pytje pse eshte e mbushur vall gjermania me italijan e grke ndersa ne amerike ka miliona gjerman,
    at,here pse vall kta shtetas te ktyre vendeve krenohen me prejardhjen e tyre ndersa tani qe arritem ti kemi dy shtete dhe me nje perspektiv te mire perpara sduhet te krenohemi kte e thon tipat qe ju eshte ber gjaku uje.

  15. #15
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Pjesa me e madhe e Shqiptareve kane levizur jashte kufijve te Shqiperis ( duke hyre ne kete grup dhe vete) per te hedhur themelet e nje jete me te mire, dhe per te kerkuar mireqenie materiale me shume sesa shpirterore. Ju mund ta kundershtoni po ky eshte mendimi im solid. Krenaria per atdheun nuk ka te beje aspak me rrjedhen e historise gjate dy dekadave te fundit. Menyra se si e shikoj une eshte se humbja e krenarise per atdheun eshte si humbja e respektit per vetveten. Per te ndryshuar nje Shqiperi, ndryshimin duhet te niset pike se pari nga vetvetja, para se te kerkohet tek te tjeret.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anėtarėsuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga BvizioN Lexo Postimin
    Pjesa me e madhe e Shqiptareve kane levizur jashte kufijve te Shqiperis per te hedhur themelet e nje jete me te mire, dhe per te kerkuar mireqenie materiale me shume sesa shpirterore.
    Pershendetje Bvizion - shume e sakte - Respekt !!
    Personalisht do hiqja :"per te hedhur themelet e nje jete me te mire" dhe do lija vetem "mirqenie materiale" - por ky eshte vecse mendimi im.

    Citim Postuar mė parė nga BvizioN Lexo Postimin
    Krenaria per atdheun nuk ka te beje aspak me rrjedhen e historise gjate dy dekadave te fundit.
    E SAKTE !! Respekt !!
    Kam vetem nje pyetje - ore Mik, po ku jeton Ti qe se paske pare lulezimin e Shqiperise ne 20 vitet e fundit ???
    Ne hame banane edhe ne Shqiperi tani, importojme molle, kemi rruge te asfaltuara si kurre ndonjehere, jemi futur ne NATO (te guxoje njeri te na preke po deshi ), ja tani, shume shpejt, meqe edhe Salahiu u zgjodh prape si me i zoti i vendit do hyme edhe ne BE, BSE, BEQIE, e cfare te kete - se eshte betuar Sala, o ja fus une Shqiperise ne Shekullin e 21 ne Evrope o mos me thencin KokeBeton.

    Rrofte Sala dhe mos ja lente vendin askujt tjetri - ju befshin nje by.. me karrigen e shtetit

    Sa per Skafet - them se te rralle jane djemte Shqiptare qe nuk kane pare vdekjen tu perkedheli koken gjate jetes se tyre ... Skafet ishin thjesht nje prej shume skenareve ...

  17. #17
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga KokeKatrori Lexo Postimin
    .................................................. ..............................................
    Sa per Skafet - them se te rralle jane djemte Shqiptare qe nuk kane pare vdekjen tu perkedheli koken gjate jetes se tyre ... Skafet ishin thjesht nje prej shume skenareve ...
    I nderuar mik!

    Shpesh e kthej koken pas nė krijimtarine time, per t'u thene edhe lexuesve, se ēdo gje e arritur nga ne shqiptaret eshte e mundimshme, eshte sakrifice sublime.
    Duke vleresuar kete, perpiqemi te jemi me te vetedijshem e me te pergjegjshem, per rrugen e ngushte e te veshtire, qe na kane "shtruar" e qė na duhet tė bejme...!!
    astritkosturi.com

  18. #18
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    Edhe un e kujtoj si me qen dje ajo dit edhe se isha vetem 7 vjec..Gjera qe te ngelin gjith jeten kto.
    mos luj se sta quj

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anėtarėsuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    I nderuar mik!

    Shpesh e kthej koken pas nė krijimtarine time, per t'u thene edhe lexuesve, se ēdo gje e arritur nga ne shqiptaret eshte e mundimshme, eshte sakrifice sublime
    I nderuar Astrit - fale injorances sime as te njoh dhe as e kam idene se cfare ben. Nga cka shkruan dukesh si shkrimtar apo politikan (shpresoj qe jo).
    Deshiroj te te tregoj nje aspekt te jetes time qe me dekonspiron por qe shpresoj ta perdoresh diku ne ate cka ti ben.
    Pasi u mbaruan anijet nga Durresi apo Vlora ... - majmunet "ndertonin" mjetet e tyre lundruese - u shpiken FUCITE.
    Morrem leke borxh per te blere 8 fuci, derrase, hekur, si dhe ustain qe saldonte kafazin e fucive. U be. Gati ishim. Naten u futem ne Vjose - o Zot sa e bukur dhe e qete ishte Vjosa ate nate. 3 Lunderza. Benim shaka, qeshnim, e shihnim veten ne Itali. Ne rrjedhje te Vjoses - tamam aty ku uji i embel perplaset me boten e kripur Lunderza u be e pakomandueshme ...
    Shikonim se si Lunderza paraardhese na bente shenje te ktheheshim dhe mos ti ndiqnim nga pas ne humbje ... ishte vone, teper vone. Sna mbetej tjeter vecse te paralajmeronim Lunderzen e fundit qe vinte pas nesh ... Kthehuni, mos hajdeni, ketu vjen era Vdekje .., por ishte vone, teper vone.

    Tre Lunderza ne mes te detit, tre Lunderza preh e dallgeve te detit. Mbi 20 djem te rinj qe ishin pajtuar me fatin e tyre, ishin te vetedijshem per mekatin e te qenit Shqiptar. Dikur pas shume oresh lufte per mbijetese (nje Lunderz Shqiptare ne det te hapur me dallge - o Zeus sa krenare dhe te forte ishim) lekura behej e ashper, frika nuk ekzistonte me, Vdekja skishte asnje kuptim. Pas 12-15 oresh dhe me duar te gjakosura nga "rremat" e Lunderzes, deti u bind ti lejonte 8 Shqiptare te ktheheshin ne breg - nje rryme detare i perplasi milimeter pas milimetri ne Seman te Fierit. Toke, Shqiperi, Vdekje - te gjitha kishin perseri kuptimin e tyre.

    Pershendes 7 miqte e mi dhe uroj qe edhe 2 Lunderzat e tjera te kene arritur Token, Shqiperine.

    Kerkoj falje per kete postim Chit Chat

  20. #20
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Apapapap edhe skafin e paske provuar Astrit djali! Nejse i duhet njeriut eksperiencat e veshtira.


    Dito.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Kujtoj Mesuesin
    Nga Fiori nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 00:21
  3. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  4. Planifikoni udhėtimin pėrmes kėtyre faqeve
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 11:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •