Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Astrit Kosturi: Tregime per femije.

    (Nxjerre nga libri: Zogj te ikur).


    POETI NĖ FOSHJĖRI

    Sa tė habitshėm na qėnkan kėta poetėt! Ata qė mė pasė do tė bėhen njerėz tė ditur e tė shoqėruar, prej fėminie japin shenjat se nė rritje do tė jenė ndryshe nga tė tjerėt. Po e keqja ėshtė se, kėto llojė shenjash nuk di ti lexojė askush. As prindėrit e tyre, bile as gjyshet tė cilat pėrgjėrohen pas vocėrrakėve. E njėjta gjė po ndodhte edhe me gjyshen pėr tė cilėn po tregoj. Duke u marrė me nipēen grindavec qė ankohej kushedi pėrse, (ajo nuk e dinte se po pėrkundėte njė poet ashtu si nuk dinte, se poetėt vazhdimisht ankohen e grinden, mė shumė se pėr vete, kėtė e bėjnė nė interes tė tė tjerėve) i ankohej me zė sa atij dhe vetes, se s’po kishte kohė tė milte lopėn dhe ato pak dele. E bija, nėna e atij qaramani, kishte dalė me drapėr nė dorė tė bėnte bar pėr bagėtinė. Doli nė oborr me shpresė se mos ia zinte syri gjėkund tė bijėn, por mė kot. I pikoi nė zemėr mungesa e saj. Nipi, sikur i pat shtuar tė qarat. Ai nuk desh t’ia dinte se shtėpia ka punė. Qante sa ta kėpuste shpirtin. E liroi nga tėrkuza me shpresėn qė ai tė qetėsohej, por mė kot. E lau dhe e ndėrroi por ai vazhdimisht qante.
    “Mos i pihet?” – mendoi gjyshja.
    Ndoshta, vėrtet kishte uri. Po si t’ia bėnte? E ėma nuk dukej gjėkund. U pėrkul mbi djep, zbėrtheu bluzėn e errėt, nxori gjirin dhe ia futi atė nė gojė mistrecit, qė gjithnjė qante. Nė fillim ai e thithi me ngutė, por shpejt e nxori atė prej gojės sė vockėl me njė gjest qė tregonte pėshtirosje. Ē’mund tė bėnte tjetėr gjyshja e dėshpėruar? Mendoi t’i kėndonte njė ninullė. A nuk i pat qetėsuar kėshtu edhe fėmijėt e vet nė foshnjėrinė e tyre? Ndaj ia nisi kėngės me njė zė tė shtruar e tė ėmbėl, plot dashuri e mirėsi:

    Ē’ke qė qan, bir-o, bir-o,
    Ē’e mėrzite gjyshen-o.
    Gjyshen-o, kėrcuren-o,
    Pse s’ia qaske sisėn-o?

    Po nipēja vazhdoi tė skinjej si mė parė. Dhe gjyshja s’ia ndante kėngėn:

    Ke tė drejtė qė qan, o bir,
    Sisa ime s’ėshtė e mirė,
    Nuk ka qumėsht pėr tė pirė,
    E ka thithkėn tė pėshtirė…

    Foshnja, ai qė mė pas do thurte kėngė ku e ku mė tė bukura nga ajo qė po ia kėndonte gjyshja, pushoi tė qarėn. Mos vallė iu dhimb ajo plakė e dashur dhe e mirė? Ku ta dish!? Ndoshta poetėt, qė nė foshnjėri e marrin vetvetiu muzikalitetin e vargut pikėrisht te ninullat dhe kėngėt qė u mėkohen nė djep, ashtu si marrin me qumėshtin, shėndetin dhe rritjen e tyre.
    Ai qeshej me doēkat topolake tė ndera drejt fytyrės sė saj, si t’i lutej ashtu tė mos e ndėrpriste kėngėn.
    Dhe gjyshja vazhdoi:

    Qeshu bir, me qeshjen dritė,
    Qeshu e gėzofsh tė ritė,
    O petrit pėrmbi petritė,
    Tė mbulofshin bukuritė!...




    MULLIXHIU

    Jetonte diku e diku njė mullixhi i mirė. A e dini ju, o fėmijė se ē’ėshtė mullixhiu? Mund ta dini, mund tė mos e dini. Kur them, qė mund tė mos e dini, kam parasysh faktin se tashmė nuk pėrdoren mė mullinjtė pėr blurjen e drithrave. Koha e tyre ka perėnduar, kanė dalė jashtė pėrdorimit tė pėrditshėm, sepse tani bluarja e drithrave bėhet nė fabrika moderne. Ju nuk e njihni mullirin me zhurmėn e tij karakteristike tė trokashkave dhe rrjedhėn e ujit qė vrullshėm zbret nga jazi dhe vė nė lėvizje gurin e rėndė nė nofullat e tė cilit bluhej misri apo gruri. Kanė dalė jashtė pėrdorimit fjalėt mulli e mullixhi, trokashka e jaz. Ashtu si fjalėt kandil e bishtuk, parmendė e perusi, finjė dhe lejlek. Me fjalėn e fundit, mos kini parasysh lejlekun e madh dhe elegant qė fluturon e qė bėn folenė mbi oxhak tė shtėpive nė fshat, por njė llojė drapėri qė shėrben pėr korrjen dhe mbledhjen nė duaj tė grurit, elbit, thekrės.
    Ehu ha! Sa mė tepėr tė vazhdoj me shpjegime, aq mėshumė fjalė tė tjera po na dalin pėr tė cilat, do mė kėrkoni shpjegime tė tjera. Ndaj le tė kthehemi tek mulliri i vjetėr ndanė fshatit ku, fshatarėt vinin pėrditė e pėrditė me thasėt e drithit ngarkuar nė shpinė, mbi kuaj apo mushka, e ktheheshin prej andej me njė miell tė bardhė e tė imėt si pudėr.
    Mullixhiu na qėlloi njė burrė i urtė e i shtruar. Gojėmbėl me tė gjithė. Them me tė gjithė se, mulliri mbledh lloj lloj njerėzish. Kur mbetej vetėm, ai ia merrte kėngės. Ata qė e dėgjonin, thonin se buka e petėt e byrekut bėheshin aq tė shijshme ngaqė, gjatė blojės, me miellin pėrzihej edhe kėnga e atij njeriu tė mirė.
    Njė ditė prej ditėsh, ndėrsa mulixhiu mendohej i ulur para mullirit dhe mbante vesh mėrmėrimėn e ujrave tė jazit, dėgjoi njė hingėllimė kali. Mendoi se dikush po vinte tė bluante. Priste tė shfaqej nėpėr udhėn e mbuluar nga shelgjet, kalin e ngarkuar me thasėt plot drithė, por bėri habi kur pa mbi kalė njė njeri aq tė rėndėsishm, kryezotin e krahinės. Fytyra e tjetrit, e pashme dhe e sigurtė, siguria e tė pasurve, nxinte prej mėrzie qė tutje.
    - Tungjatjeta, mullixhi! – e pėrshėndeti tjetri ndėrsa zbriti nga kali.
    - Tungjatjeta e mirė se ke ardhur!
    - A lodhesh ndopak?
    - Edhe lodhem, po pa punė nuk rrihet. Puna ėshtė jeta e njeriut.
    - S’kam ardhur, pėr tė bluar mullixhi.
    - E shoh, - u pėrgjigj mullixhiu.
    - Erdha deri kėtu, tė qaj njė hall me ty.
    - Ashtu?! – u habit mullixhiu, - edhe zotrote paske halle? S’ mė vjen ta besoj ngaqė, ēdo tė mirė qė ka stisur Zoti mbi tokė e ka zotėria jote. Po pse erdhe pikėrisht tek unė?
    - Kam marrė vesh, se gjithnjė buzėqesh dhe kėndon.
    - Ashtu vėrtet.
    - Kurse mua as mė qeshet e as mė kėndohet.
    Mullixhiu u mendua paksa dhe e pyeti:
    - Si ia kalon me fqinjėt?
    - Jo dhe aq mirė.
    - Pėrse kėshtu?
    - Ngaqė nuk mė lė rehat zilia, mullixhi. Vėrtet qė i kam gjithė tė mirat, po ata kanė mė tepėr nga unė. Ndaj, synoj t’i pushtoj e t’i zgjeroj kufinjtė e pronave tė mia.
    - Keq, - mėrmėriti mullixhiu dhe vazhdoi ta pyeste: - Po gjumin si e bėn?
    - Fle pak, fare pak. Edhe ato orė qė mė merr gjumi, torturohem nga ėndėrrat e liga. Shoh luftė, zjarr, vrasje e prerje, luftė me fqinjėt e mi. Shpesh ata mė kapin rob, mė lidhin pėr qafe me zinxhirė si tė jem qen e mė ushqejnė me tė pėrgėra. Mė thuaj mullixhi, si tė shpėtoj nga kjo e keqe?
    - Nuk e ke tė lehtė, - iu pėrgjigj mullixhiu.
    - Ē’duhet tė bėj? – pyeti tjetri me ngulėm.
    - Tė luftosh me veten. – vazhdoi mullixhiu.
    - E si luftoka njeriu me veten? Ai gjithnjė, pėr interesat e tij, lufton me tė tjerėt.
    - Ėshtė lufta mė e vėshtirė, - u pėrgjigj mullixhiu, - mė e vėshtira nga ajo me tė tjerėt.
    - Ē’thua kėshtu!? Erdha deri kėtu se mė patėn thėnė, qė je burrė i menēėm. Po me kėto qė thua, s’po mė dukesh i tillė.
    Mullixhiu buzėqeshte si t’i vinte keq pėr tjetrin dhe e pyeti:
    - A ke shumė kallzimtarė?
    - Plot. Nė tė gjithė trojet e pronave tė mia.
    - Sigurisht, ata tė treguan edhe pėr mua.
    - Po.
    - Edhe rrugėn pėr te unė, ata ta treguan?
    - Ashtu vėrtet.
    Mullixhiu sėrish ra nė mendime. Mysafiri i lartė nuk ndihej mirė. Nga biseda e bėrė, ai nuk po shihte atė menēurinė, pėr tė cilėn i kishin folur.
    Ndaj, duke menduar se tjetri ia fshihte atė me qėllim pėrfitimi, u ngut ta joshte:
    - Ndihmomė mullixhi. Pa ēdo fjalėn tėnde do ta peshoj me flori.
    - Qofsh i nderuar, imzot! Po fjala e mire, as shitet e as blihet. Ajo do vesh, qė ta dėgjojnė. Tė futet nga njėri e tė mos dalė nga tjetri. Nė mė dėgjofsh, do tė shpėtosh nga e keqja, qė tė ka pushtuar e s’tė lė tė qetė as nė gjumė.
    - Do bėj si tė thuash ti mullixhi, boll tė jem i qetė e i qeshur.
    - A tė kanė sulmuar ndonjėherė fqinjėt?
    - Jo.
    - Atėhere, edhe ti mos mendo t’i sulmosh.
    - Ashtu do bėj.
    - Ta kanė lakmuar ndonjėherė mall e gjė?
    - Asnjherė.
    - Dhe ti mos ua lakmo. Lakmia pjell vetėm tė kėqija, imzot.
    - A ke shumė kallauzė?
    - Plot.
    - Nuk tė duhen. Pėrzėri!
    - Pėrse t’i pėrzė?
    - Se nuk tė duhen. Se janė tė rrezikshėm e tė pabesė edhe se shiten si besnikė. Gjithė jetėn hanė me dy lugė, bluajnė me dy mullinj. Burgje, ke?
    - Patjetėr.
    - Tė burgosur?
    - Shumė.
    - Ē’kanė bėrė?
    - S’paguajnė taksat rregullisht.
    - Nuk i paguajnė dot, se i ke tė rėnda. Lehtėsoi ato. Buqėsia ėshtė pa ēati. S’bėn gjithnjė mot i mbarė. Ndihmoje fukaranė. Bėj kėshtu si tė them unė e, shumė shpejt do zėsh tė buzėqeshėsh. Do zėsh tė kėndosh mė pas. Se po s’kėndoi zemra, jeta sterrė tė duket. Pastroje zemrėn imzot. Nga tė ligat qė ke brenda, pastroje. Tani shko! Dhe pres tė kthehesh ndryshe.
    Mysafiri i premtoi, se do i bindej porosive tė tij dhe shpejt e shpejt futi dorėn nė xhep ta paguante.
    Po mullixhiu e ndali duke i thėnė:
    - Mos harro ē’tė thashė: Fjala e mirė as shitet e as blihet…




    NGA FĖMIJĖRIA IME

    U jam kthyer shpesh ndėr kujtime, viteve tė fėmijėrisė e rinisė sė parė, kohės kur prindėrit punonin e fitonin fare pak, pėr tė mos thėnė asgjė. E paskam vėshtirė ta harroj atė mbrėmje, pėr mė tepėr, brengėn e nėnės sė shkretė, kohės kur erdhi vakti i darkės e nuk kishte ēfar' tė na vinte nė sofėr.
    - Flini, - na tha ajo me njė fill zėri, - flini tė keqen, se nuk bėhet kjameti tė bini sonte pa darkė… Po mua s’mė merrte e s’mė merrte gjumi. Mendja mė rrinte te buka, te buka qė, atė natė, na mungonte. Nė atė gjendje, e pyeta gjyshen me tė cilėn flija nė vogėli :
    - Gjyshe, pse nuk po mė merr gjumi?
    - Ai nuk tė afrohet se ti nuk e do, bir i gjyshes. Se, po ta duash ashtu si mė do mua, ai do zbresė andej nga vjen gjithnjė, nėpėrmjet qiellit, dhe do tė t’i mbylli qepallat pėr tė fjetur qetė dhe ėmbėl. Sytė janė shtėpia e gjumit, biro. Atyre qė nuk kanė ngrėnė, gjumi zemėrmirė, nėpėrmjet magjisė sė ėndėrrave, u jep tė hanė. Fėmijėt, tė cilėt ditėn nuk patėn mundėsi tė luanin, i merr e i shpie nė sheshe plot bar e trėndelinė ku bredhin e harbojnė nė lodrat e tyre.
    Ndėrėsa tė rriturve, qė ditėn kanė lėruar e janė lodhur duke punuar nė ara, u pėshpėrit nė vesh se se duhet tė ėndėrrojnė shtėpi tė re, fejesa apo dasma tė lumturish…
    - Po te unė, pse nuk vjen? – pyesja gjyshen duke u skinjur.
    Nė tė vėrtetė, skinja ime ishte mė tepėr nga uria se sa nga mungesa e gjumit.
    Gjyshja,qė ma dinte hallin, si mė e mėrzitur, mundohej tė mė qetėsonte disi duke mė thėnė:
    - Qepalla e syrit i ngjan njė dere e tėrhequr, nga brenda prej njėrit e nga jashtė prej njė tjetėri.
    - Cili e tėrhoqi nga brenda?
    - Gjumi.
    - Po nga jashtė?
    - Shejtani, o bir…
    Prej frikės nga shejtani, unė trembesha dhe nuk bėja mė zė. I mbyllja sytė gjoja flija, qė gjyshen ta merrte gjumi e unė sėrish, syhapur, tė ėndėrroja ditėn e re, nė tė cilėn babi, me siguri do tė sillte bukė nė shtėpi.
    Duke menduar se atė e kishte marrė gjumi, i hapa ata. Po gjyshja qė rrinte ende zgjuar, mė pa dhe buza gas mė tha:
    - O sy dolllap i gjyshes, pse nuk po fle? Apo pret tė vijė shejtani me putra tė mėdha e thonj tė mprehtė e tė fortė, sė bashku me gogolin, dhėmbė mprehtė.
    Njėri tė gėrric e tė nxjerr gjak, tjetėri tė kafshon.
    Obobo, ta dish se sa tė kėqinjė janė! Nėse ata nuk kanė ardhur akoma, kjo ndodh, se jam unė pranė teje, e nuk i le tė tė afrohen.
    Mė pas, edhe se symbyllur, e ndjeva se gjyshja u ngrit e doli prej dhomės ku flinim. I hapa ata e duke parė pėr rreth, u harrova pas lodrave e hijeve qė krijonte drita e pakėt e kandilit. Krijoheshin figura tė ēuditshme, sa te trarėt e nxirė nga bloza, aq dhe te qeprat e ēatisė, tė cilat herė-herė, kėrcisnin. Ashtu dhe te muret pulla –pulla me suva tė plasaritur.
    Trarėt dhe qeprat rrėnkonin nga pesha e pleqėrisė sė krimbur. Dhe ashtu i hapja shteg fantazisė sime fėminore, e cila mė ēonte nė buzė tė Devollit, ku bėja kėshtjella prej rėre, nė malin e lartė tė Tomorrit pėr tė bėrė me borėn e trashė njeriun prej bore. E ku nuk vajta me mendjen time ndėrsa rrija shtrirė i uritur dhe i pagjumė! Gjersa erdhi ai ēasti i pėrhumbjes sė ėmbėl, qė mes vegimesh tė turbullta mė shpuri te njė sofėr e madhe e cila ishte, dhe njėherėsh nuk ishte e jona. Mbi tė avullonte njė ēyrek i ngrohtė prej misėri. Pastaj pashė duart e bukura tė nėnės sime si e thyente atė ēyrek, dhe na dha tė gjithėve nga njė copė. Mė tė madhen, si gjithnjė, babait. Se sipas nėnės, ai ishte burrė e lodhej aq shumė pėr tė ushqyer familjen …




    SA KEQ QĖ NUK ISHTE NJERI !

    Kur ende isha katėr vjeē dhe jetonim nė fshatin e largėt malor, Lenie, nėna ime u sėmur shumė rėndė. Atė paradite luaja si zakonisht te vija e ujit e cila, ditė e natė gurgullonte me njė mėrmėrimė tė kėndėshme e aq tė dashur pėr mua. Pėr gjatė asaj vije, bregut rriteshin barishte tė egra. Kakarisnin pulat sa herė dukej qiellit ndonjė skifter, e macja jonė shullehej nė diell.
    Ndėrsa luaja me baltovinėn nė breg tė kanalit, fusja duart nė ujė gjoja pėr ti larė e pllaquritesha deri sa qullesha. Nė tė tilla raste nėna mė qortonte, po unė si kalama, nuk ua vija veshin qortimeve tė saj.
    Edhe asaj paraditeje, duke parė ujėt tė rridhte e merrte me vete fletėt e rėna tė drurėve, mendoja se, sa mirė do qe sikur tė isha i vockėl e i lehtė sa njė buburrec, tė hipja mbi ndonjėrėn prej fletėve tė rėna mbi ujė, e tė veja larg, nė tė tjerė vende qė ende nuk i kisha parė. Pikėrisht nė atė gjendje, duke rendur pas bredhjes sė mendjes sime, vura re se nė shtėpi, po hynin e delnin mjaftė njerėz, burra e gra, kushėrinj, farefis e fqinjė. Nuk do mė kishin bėrė dhe aq pėrshtypje lėvizjet e tyre tė shqetėsuara, po mos kisha dėgjuar dikė qė qante me zė lartė. Pėr habinė time, ajo e qarė u shoqėrua me diēka tjetėr qė mua mė lėndoj mjaft. Pash tė nxirrnin prej shtėpie, tė shtrirė mbi batanije e mbi drurė, nėnėn time.
    Kjo gjė mė tronditi dhe, renda drejt saj plot merak. Kur i vajta pranė, pashė se ajo qe zbehur dhe mbuluar nga djersėt. Flokėt e gjatė e tė butė i qenė ngjitur rėzė faqeve. Rrėnkonte sy mbyllur, me njė rėnkim qė mua ma kėputi shpirtin.
    Po si mund ta ndihmoja? Isha aq i vockėl!...
    Burrat me vigun e sajuar aty pėr aty, u nisėn nėpėr shtegun e udhės sė gjatė. Unė i ndiqja pas, bjer e ngriu, dhe blegėrija mes tė qarave si qengji kur humbet t’ėmėn: “Mama! Mama!...” Kur u rrėzova pėr herė tė fundit, dikush mė mori nė krahė e pėrpiqej tė mė qetėsonte, duke m’i fshirė lotėt e duke mė thėnė se mamaja ime do tė kthehej shpejt. Ato fjalė mė qetėsuan disi, por shqetėsimi im u bė akoma mė i madh kur degjova dikė tė thoshte pėr nėnėn time:
    -Ėshtė keq korba, shumė keq. Vetėm Elbasani mund ta shpėtojė.
    Ato fjalė ma dėrrmuan krejt shpirtin tim njomzak. Mė dukej se nėna ime nuk do kthehej mė. Ndaj mes lotėve, e vetmja shpresė e imja, ishte ai, i fuqishmi, ēudibėrsi, shpėtimtari i nėnės sime, Elbasani. E pėrfytyroja njeri tė mirė e tė ditur,zemėrdhėmbshur e bujar. Tė zotin, pėr tė bėrė ēudira. Ndaj, sa herė mbetesha vetėm, a ēasteve para gjumit kur ėnjtesha duke qarė, pėr nėnėn tė cilėn e kėrkoja me tė madhe, i drejtohesha Elbasanit me lutjet e mia qė mė delnin nga shpirti:
    - O Elbasan! Me siguri ti je mik i babit pėrderisa nėnėn e sėmurė e sollėn tek ti. Shėroje tė lutem, tė pėrgjėrohem! Kur tė vish nė shtėpinė tonė sė bashku me nėnėn time tė shėruar, ashtu si ka qėnė para sėmundjes, pėr ty do tė therim pulėn mė tė mirė. Do pish raki atė natė me babanė. Pa do tė flemė bashkė, o Elbasan, qė tė mė mėsosh tė bėhem edhe unė po aq mirė dhe i zoti sa ti!
    Nė mėngjes, kur tė tė pėrcjellim, do tė japim me vete njė trastė plot me mollė e me ftonj…Tė lutem, kthema sa mė parė nėnėn time!...
    Me tė tilla lutje mė merrte gjumi. Nė mėngjes, sapo hapja sytė, pyesja nusen e dajės ku ndejta ato ditė aq tė hidhura:
    - Erdhi babai me nėnėn?
    -Akoma jo.
    - Edhe dy-tri ditė dhe do tė vijnė.
    - Po Elbasani, do vije me ata?
    Daja, qė bėhej gati tė delte nga shtėpia, mė pa disi me habi dhe tha:
    - Patjetėr qė do tė vijė edhe ai.
    Nėna u kthye pas disa ditėsh, vonė, nė perėndim tė diellit. Kur nusja e dajės ma dha lajmin, i lashė lodrat dhe i mbushur i tėri me gėzim, u turra me vrapė drejt shtėpisė. Kapėrxeva pragun e derės, iu hodha me vrull nė qafė nėnės sime e cila mė dukej shumė mė mirė nga hera e fundit qė e pata parė krejt tė mbaruar. Ajo hapi krahėt, mė priti me hare, mė shtrėngoi fort e nuk ngopej sė, mė puthuri. Qaj unė e qaj ajo. Qanim me lotė gėzimi. Pastaj u struka nė prehėr tė babait, qė gjithė i qeshte fytyra dhe e pyeta atė:
    - Po ai, ai nuk ka ardhur, o ba?
    - Cili, o bir?
    - Ai pra, ai qė na e shėroi nėnėn, Elbasani.
    Pėr habinė time, prindėrit, pasi u panė sy mė sy, shpėrthyen nė tė qeshura. Ē’kishin ata, pse qeshnin ashtu? Unė vetėm i pyeta pėr atė njeriun e mirė qė ma kishte shėruar nėnėn, tė cilin doja ta takoja, ta falenderoja e njeherėsh tė mėsoja nga ai mjaft gjėra qė, kur tė rritesha, t’u vija edhe unė njerėzve nė ndihmė. Nėna mė shtrėngoi fort, mė puthi me dashurinė e saj prej nėne, dhe mė tha me fytyrėn qė i ndrinte:
    - Shpirti i mamit, Elbasani ėshtė qytet e jo njeri.
    Ai nuk ka as kėmbė e as duar, as sy e as gjė nga ato qė kemi ne. Aty ka spitale dhe mjekė tė mirė. Ata mė shėruan mua…
    Sqarimi i saj, mė pezmatoi. Mė erdhi jashtėzakonisht keq, qė Elbasani nuk kishte qėnė njeri, ashtu si e pata pėrfytyruar. Cilit do t’ia shprehja mirėnjojen? Pėr kė, do ta thernim pulėn mė tė mirė? Po trastėn me mollė e ftonj, kujt do t’ja jepnim?
    Sa keq mė erdhi, sa keq, qė Elbasani nuk ishte njeri!...

  2. #2
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    URTĖSIA E PLAKUT

    Atė mot nga fundi i shkurtit, si zakonisht, tė parat ēelėn thanat. E vėrdhema e tyre fillonte qė poshtė malit tė Dushkut dhe dita-ditės e nata-natės, ngjitej lart e mė lart deri te njė rafshinė ku dimėrit zotėronte dėbora, kurse pranverės bari e trėndelina, listra e luleēaji dhe lule tė egra tė tjera qė mbushnin botėn me erėn e mirė. Me ardhjen e pranverės, lumit atje poshtė, aq shumė i shkėlqente cipėza e kaltėr sa tė merrte sytė. Mė tutje dushkut zbardhte shkėmbi i Kopaēit ku thuajse deri nė majė kapėrrehej ilqja dhe bletėt zhhurmonin nė tė ēarat e shkėmbit. Thuhej se atje kishte mjaltė shumėvjeēar tė cilin askush nuk kishte arritur ta vilte.
    Nė ato anė rrėfehen bėma tė hershme tė njė fisi mė tė hershėm ku nuk pėrdorej monedh, por gjėja e malli si mishi, gjalpi,djathi, mjalti vera e kripa e ardhur nga tregtarėt e Oparit tė largėt shkėmbeheshin mes tyre. Ngado zotėronte mirėsia, ndershmėria, shkueshmėria e vėllait me vėllanė, e shokut me shokun, e fqininjit me fqinjin e njeriut me njeriun. Po mes gjithė kėsaj harmonie, kushedi se pėrse, banorėt e asaj krahine, kur plakeshin njerėzit, e kishin pėr zakon ti flaknin prej shkėmbit mė tė lartė drejt humnerės ku ata gjenin vdekjen e
    sigurtė.
    Atė mėngjes kur thanat kishin lidhur kokrra, i erdhi rradha xha Klitit, mė plakut te
    Shėnepremtes. I rrudhur dhe i thinjur, i gjatė dhe eshtak nga trupi, drobitur nga pleqėria po me mendjen top, atė ende nuk e kishte lėnė as kemba e as dora, as zemėra e tij e mirė.
    Sidoqoftė, ajo qe dita e vdekjes sė tij ende pa ardhur vdekja e natyrshme.
    Atė mėngjes u la e u pastrua, veshi rrobat mė tė mira, a thua se do tė vinte nė dasėm. Po gjithė fytyra e tij e plakur dhe fisnike shprehnin trishtim. Nuk i trembej vdekjes. Gjithnjė kishte menduar se ajo qe e pashmangshme. Po ajo lloj vdekje e hedhur prej shkėmbit si diēka pa vlerė dhe e tepėrt, i dukej fyese e poshtėruese. Si do mundte ta bėnte i biri atė gjė? Dhe pėr herė tė parė e bekoi Zotin qė ia pat marrė tė jatin nė moshė akoma tė re, duke ia hequr ashtu prej shpirtit mėkatin e madh tė atvrasjes, njė rit ky i mbirė nė atė vend kushedi pėr ē'motive.
    Nga oborri dėgjoi njė zė vogėlushi. Ishte i nipi qė u bėrtiste zogjve tė ulur nė degėt e manit tė madh me kokrra tė bėra, nė mes tė oborrit. Ndjeu dhimbje se po ndahej njėherė e mirė prej atij ēunaku dhjetėvjeēar tė cilin e donte me njė dashuri qė vetėm shpirti i tij e dinte. Po edhe i vogli linte kokėn pas gjyshit. Lėshoi njė psherėtimė ankuese dhe i foli sė resė qė diē gatuante matanė.
    Ajo u dha nė derė kokėulur si tė ndihej fajtore pėr ē'ka e priste atė plak me tė cilin kishte shkuar vazhdimisht mirė qėkur kishte futur kėmbėt nė atė derė.
    - Urdhėro, baba.
    - U kthye yt shoq nga kositja?
    - Sapo erdhi. Po lahet te pusi.
    - Foli tė vijė. Edhe ti bashkė me tė.
    Pas pak, i biri, u dha nė derė duke fshirė duart dhe fytyrėn me njė shami tė qendisur prej duarve tė sė shoqes. Vėshtrimi i tij dukej i kapitur. Plaku i tha:
    - Ti e di pse tė thirra.
    - Po baba, iu pėrgjegj djali me sytė pėrdhe.
    - Unė jam gati.
    - Por...
    U hodh nusja:
    - Ha mėngjes mė parė baba. Si mund tė ikish i pangrėnė?
    - Rrofsh moj bijė! Paē uratėn time!
    Nė kėto fjalė e puthi nė ballė dhembshurisht.
    E reja u shkreh nė lotė. I dridheshin supet. Plaku mori bastunin duke thėnė:
    - Ky do mė pėrcjellė deri nė majė tė shkėmbit. Jam i fundit i moshatarėve tė mi. Sot ėshtė sėra ime.
    Nusja e djalit ia mori duart mes tė sajave e ia mbuloi sa me tė puthura, aq e me lotė. Pas pak doli sė bashku me djalin. Nipi nė oborr, me ta parė u vėrsul drejt tij me tė qeshura.
    - Pėr ku je nisur kėshtu, gjysh? A tė vi dhe unė me ty?
    - Eja bir, eja.
    I biri ndėrhyri:
    - Baba, nuk bėn. Pėr njė fėmijė ...
    Mos mė kundėrshto djalė. Ėshtė dėshira ime e fundit.
    Deshte s'deshte, i biri iu bind asaj dėshire. Dhe mori udhėn i pari.
    Nga pas e ndiqnin babai mbėshtetur nė bastunin e tij dhe djali i vogėl qė, pa e ditur se ku venin, mbahej zėnė dorė pėr dore me gjyshin. Nga pas mbeti shtėpia, mani nė oborr me kokrrat e ėmbla e tė mėdha, nusja si tė kishte ngrirė mes atij oborri ...
    Dhe kjo balladė e ardhur nėpėr kohėra, na tregon se:

    1.
    Ishte maj, praneverė, ē'blerim dhe ē'aroma!
    Nusėronin lulet, drurėt fletėnjoma.

    Ndiheshin kėmborė, gurguj gurgullimash.
    Kenga e nje fyelli midis blegrimash.

    Diku ndali plaku dhe i tha te birit:
    - Kete kenge e dua m'u nė mes te gjirit,

    Lerme te pushoj, te rri nje cope herė,
    Sa t'mė ngopet shpirti me pakez pranvere!...

    Me pakez pranverė ndėr aq shume kujtime,
    Qe sot e sulmokan bukur mendjen time.

    Vija neper vite, vija shpesh ketu,
    Njomesha nga vesa siper gjer ne gju.

    Ah, ketu jam pjekur shpesh me nje bareshė,
    Kishte zė te embel, qe si laureshė.

    Ku i linte gjurmet, vesa pėrshkėndinte,
    Plot nje mot u deshem e askush s'e dinte.

    Nuse do ta merrja, vajzen gezim plote,
    E mė pas do behej, biro, nena jote.

    Po t'i mbyll pak syte, s'jam ky qe me sheh,
    Ndjej nje zemer tjeter qe me gjoks me rreh.

    Po ē'ti bejmė jetes? Ēdo gje ka nje cak,
    Edhe ti, o bir' i im, do te behesh plak.

    Edhe ty yt bir, do te marrė nė shpinė,
    Te te sjell' ketu, flakur ne gremine.

    A po jo o nipēe, folė, si thua ti?
    - Patjeter, o gjysh! - u pergjigj ai.

    Nga qerpik te plakut, rane pakez lot:
    - Shtyme bir tė iki, drejt humneres poshtė.

    Zu femija qante me lot logėrimė,
    - Mos e hidh, o babi, gjyshin nė greminė!...

    Zemra e atij burri, tė fortė e tė ri,
    Ē'u trondit se thelli, thellė m'u nė gji,

    Atė e bir se bashku, me gjyshin aq pranė.
    Pritėn sa tė errej, pa e bėrė hatanė,

    Pėr tė zbritur fshehtas, krejt nė fshehtėsi,
    E ta mbanin plakun, fshehur ne shtepi...

    2.
    Kryezotin e vendit, me mall e pasuri
    E gjeti dhe atė e hirta pleqėri

    Ndaj thirri krejt krahinėn nė kuvend:
    Kryezot tė bėnte njeriun mė me mend

    Kush gjen tri gjėza, tha, drejtimin e gėzoftė,
    Ashtu si un' sundova, mbi ju ai sundoftė.

    E para: gjejeni se Ē'ėshtė njė gjė,
    E ka njeriu e s'ngopet dot me tė.

    E dyta: Ē'ėsht' njė lis me katėr degė,
    Me fole zogjsh veē dymbėdhjetė?

    E treta: Ē'ėsht' njė lumė pa zhurmė e bujė,
    Brigje s'ka e s'ka as ujė?

    Nė shtėpi tė plakut, me vrap shkoi i biri,
    Gjėzat ia tregoi. Qeshi zemėrmiri.

    - Gjėja qė njeriu s'ngopet kurrė me tė,
    Jeta ėshtė o bir, e shtrenjtė mbi ēdo gjė.

    - Lisi ėshtė viti, muajt janė bilbila,
    ndarė nė katėr stinė, me tre zogj secila.

    - Lumi ėshtė koha qė na shkon pa bujė,
    Dot s'ia shohim brigjet, nuk i shohim ujė.

    3.
    Nė kuvend ku erdhėn burra, trima nga ēdo anė,
    Dot pėrgjigjen nuk e gjetėn, ndėr ato qė thanė.

    U ngrit burri dhe i qetė, shtruar e fljalėpak,
    Dha pėrgjigjen e mėsuar prej tė atit plak.

    - Kush kėto t'i ka treguar, more djalė i ri?
    Janė fjalė prej tė moēmi, plot me urtėsi.

    lmėzot, tė kėrkoj ndjesė! Urdhrin tėnd kam thyer,
    babėn tim un' e kam fshehur, burra, kam gėnjyer.

    S'kisha zemėr pėr ta flakur, thellė nė greminė,
    Prej kaq kohėsh e kam fshehur, e ma ndrit shtėpinė

    Ndaj mbi vete pres dėnimin, bėni si tė doni,
    Po babanė pėr ta vrarė, mė mos ma kėrkoni.

    Burrat rrinin kokėulur, heshtas tė menduar,
    Si guxoi tė shkelte urdhrin, urdhrin e pashkruar,

    Ai djalė me baba edhe vet' me djalė?!
    Shtrihej heshtja reth e rrotull, s'ndihej asnjė fjalė.

    Kryezoti mori fjalėn:- Urdhėroj un' si kryezot,
    S'ka greminė mė pėr pleqtė, nisur qė nga sot

    ... Edhe thonė, prej atėhere, etėr edhe bij,
    E nderojnė njeri tjetrin, pleq apo tė rinj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 23-05-2009 mė 10:47

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Astrit Kosturi: Fabula per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 10:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •