Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Astrit Kosturi: Vjersha per femije

    (Nxjerrė nga libri: Zogj tė ikur.

    BIE SHIU PIKA-PIKA

    Rėnka shiu pika-pika,
    O si rėnka, o si bika,

    Tė mwrgohet thatėsira,
    Tė ēel' vjollca erėmira.

    Tė harliset ēaj- ēairi,
    Tė lajė vrugun gjeth' e blirit.

    Tė pjekė kokrrat halėziu,
    Tė gazmendet cinxamiu.

    Vapa barin desh' e thau.
    Nga e keqja reja qau...



    KAM NJE MOLLE

    Kam nje molle, kam nje ftua,
    Nje per Nadėn, nje per mua.

    Bashke e hame, thela-thela,
    Era fryn e loz me krela...

    Pastaj vemė nga burimi,
    Plot mėr-mėre murmurimi,

    Shohim bletet ore-ore,
    Sa te urta, punetore!...

    Qeshet kroi, era fryn,
    Sa i bukur fshati yne!...



    ERDHI DIMRI

    Erdhi dimri, me thėllim.
    Qan gushkuqi, se mbėrdhin.

    Mė shikon i gushėritur,
    Drithėron, esht' i uritur.

    I hedh fara dhe ai,
    Zė kenaqet, ciu-ci-ci-ci.

    Ai zog e unė femi,
    Te dy lidhėm miqesi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    (Nxjerrė nga libri: Zogj tė ikur.

    BIE SHIU PIKA-PIKA

    Rėnka shiu pika-pika,
    O si rėnka, o si bika,

    Tė mwrgohet thatėsira,
    Tė ēel' vjollca erėmira.

    Tė harliset ēaj- ēairi,
    Tė lajė vrugun gjeth' e blirit.

    Tė pjekė kokrrat halėziu,
    Tė gazmendet cinxamiu.

    Vapa barin desh' e thau.
    Nga e keqja reja qau...



    KAM NJE MOLLE

    Kam nje molle, kam nje ftua,
    Nje per Nadėn, nje per mua.

    Bashke e hame, thela-thela,
    Era fryn e loz me krela...

    Pastaj vemė nga burimi,
    Plot mėr-mėre murmurimi,

    Shohim bletet ore-ore,
    Sa te urta, punetore!...

    Qeshet kroi, era fryn,
    Sa i bukur fshati yne!...



    ERDHI DIMRI

    Erdhi dimri, me thėllim.
    Qan gushkuqi, se mbėrdhin.

    Mė shikon i gushėritur,
    Drithėron, esht' i uritur.

    I hedh fara dhe ai,
    Zė kenaqet, ciu-ci-ci-ci.

    Ai zog e unė femi,
    Te dy lidhėm miqesi.
    Pėrshėndetje Astrit Kosturi,
    Sė pari i lexova poezitė tua pėr tė rritur, mė befasova pėr tė mirė - me poezitė kualitative e artistikisht nė nivel tė lartė...
    Viteve tė fundit nė Kosovė (me vdekjen e tė pavdekshmit - Rifat Kukaj, Ymer Elshanit, Agim Devės...)letėrsia pėr fėmijė, ėshtė vobektėsuar nė masė tė madhe, besoj se pėrafėrsisht kjo gjendje qėndron edhe nė Shqipėri... kėshtu qė sa herė njohtoj ndonjė shkrimtar pėr fėmijė, vėrtetė ndjej njė gėzim tė madh...

    I lexova tregimet e Juaja, fabulat dhe tash vjershat...
    Ju pėrgėzoj pėr tė tri zhanret e shkrimeve, duke Ju dėshiruar shėndet, jetė tė gjatė... nė mėnyrė qė ta begatoni letėrsinė pėr fėmijė...

    T'ju them tė drejtėn tė shkruash pėr fėmijė, ėshtė njė barrė e rėndė, qė pak nga krujues mund ta bartin, por nė anėn tjetėr, ėshtė njė privilegj e kėndshme qė mund ta shijojnė vetėm ata qė mirren me sahkrime pėr fėmijė...

    Pėrqafime Astrit Kosturi!


  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    BILBILI DHE KORBAT

    Prej zilie, pendė nxirė,
    Korbat mbledhur, me krrokamė
    Pėr bilbilin zėrin mjaltė,
    Thanė e thanė e ē'nuk thanė:

    - Na mėrziti ky bilbili
    Kėngė pas kėnge, ditė - natė,
    Sikur veē pėr tė ka prill,
    Trėndafilė dhe lofatė ...

    Po bilbili gjė s'dėgjonte,
    Nėpėr dufin kėngėtar,
    Kėngėn ėmbėl rreth lėshonte,
    Pa e ditur ē'thuhej, ēfar ...


    ARIU

    Njė ari qė kishte emėr
    mjaltin fort e kish pėr zemėr,
    Plot me zhurmė, aty - kėtu,
    Bridhte pyllit dru mė dru,

    Nė kėrkim tė gjente mjaltė,
    Ngjitej drurėve mė tė lartė.
    Dhe tek hante me uri,
    E thumbuan nė turi,

    U1ėriu sa s'u ēmend,
    Po a vu ariu mend ?


    PULA LLAFAZANE

    Ka - ka - ka e ko-ka-ko,
    Kakariste nė qymes,
    S'bėnte pula vezė jo,
    si nė mbrėmje, nė mėngjes.

    Pėr ta shlyer fajn e rėndė,
    U mundua tė bėnte kėngė,
    Kur pa thikėn te gurmazi,
    Hoqi dorė nga avazi ...




    ZOGU HUTAQ

    Te njė pellg, si te pasqyra,
    Veten pa zogu me ngjyra.
    U gėzua i shkreti shumė:
    - Sa i bukur qenkam unė! ...

    Zgjatu - zgjatu me dėshirė,
    Pėr ta par' veten mė mirė,
    Se tė mburrej ia kish ėnda,
    Zog hutaqi na ra brėnda.

    Mos qe gjeli kėmbė gjatė,
    Do tė mbytej zog' i ngratė ...




    KOTELJA

    Eh, na ishte njė kotele,
    Qafės mbante njė kordele,
    Dhe nė bisht kish njė tė tillė,
    Thjesht pėr tekė e pėr trill.

    Pa krenohej me kordelet:
    - Un' dalloj nga gjith' kotelet!
    E kush matet dot me mua?
    Fitoj missin kur tė dua ...

    Pas kordelesh u hutua,
    S'u lėpi e s'u pastrua,
    Humbi pikė tė bukuris',
    S'ėsht e leht tė quhesh miss ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 23-05-2009 mė 09:06

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Tregime per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 10:20
  5. Astrit Kosturi: Fabula per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 10:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •