Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    RRETH TARIKATIT SHAZILI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    RRETH TARIKATIT SHAZILI



    Tarikati Shazili ėshtė njė prej tarikateve mė tė pėrhapura nė Lindjen e Mesme, nė veēanti nė Egjypt dhe nė tėrė Afrikėn Veriore, ėshtė pėrhapur nė shekullin e fundit edhe nė Evropė e nė Amerikėn Veriore…
    Themeluesi i kėtij tarikati ėshtė dijetari Shejh Ebu-l Hasan esh-Shadhili. Emri i tij i plotė ėshtė: Ebu-l Hasan Bin Abdullah Bin Abdul Xhebar esh-Shadhili.
    Hasan esh-Shadhiliu lindi nė vitin 1196 nė Ghumara, njė vendbanim qė ndodhet nė pjesėn veriore tė Marokut. Rrjedh prej njė familje fshatare, e cila ka jetuar prej bujqėsisė. Por, Hasan esh-Shadhiliu arriti tė shkollohet, tė arsimohet, tė edukohet dhe tė diplomohet nė Universitetin Karauijin tė qytetit Fes, nė Marok.
    Nuk u kėnaqė me kaq, por vazhdoj tė kėrkonte dituri nga dijetarė tė ndryshėm edhe pas diplomimit…Kėshtu duke shetitur, udhėtuar, vizituar, hulumtuar, duke kėrkuar dijetarė, duke biseduar, mė nė fund , shkoj deri nė Irak, ku e takoj njė dijetar sufi me emrin Uasit, i cili, ndėr tė tjera, i tha se duhej tė kthehej nė vendit e tij nė Marok dhe aty tė takohet me Shejh M. A. Bin Mshish-in, njė udhėheqėsh i ndritur shpirtėrorė, prej tė cilit u ndriēue me Dritėn e Sufizmit…
    Shejh Hasan esh-Shadhiliu tashmė i ndriēuar filloj sėrish shetitjet, udhėtimet, shkoj nė Andaluzi, Spanjė, asokohe Spanja ishte muslimane, por mė nė fund u ndal nė Aleksandri tė Egjyptit, ku u vendos tė shėrbente…
    Shėrbeu me devotshmėri, maturi, urtėsi, me dashuri duke i arsimuar, edukuar ndriēuar shtresa tė ndryshme tė popullsisė, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr arriti tė pėrfitonte zemrat e qindra, mijėra, besimtarėve, nė veēanti tė intelektualėve…
    Ndrroi jetė duke shkuar nė Haxh, Qabe, Mekke, nė vitin 1258, dha shpirt nė vendin e quejtur Humaithra, qė ndodhėt nė pjesėn jugore tė Egjyptit, nė mes tė shkretirės, ku edhe ėshtė varrosur me nderime. Mė vonė aty ėshtė ndėrtuar njė tyrbe, e cila vizitohet gjatė tėrė vitit prej mijėrave besimtarėve dhe nė afėrsi ka dy burime, puse, njėri ka ujė tė ėmbėl, kurse tjetri ka ujė tė ithtė…!
    Historiani i njohur Ibn Dakiku pėr Pirin e Shazilive ka thėnė:
    ”S’kam pa njeri qė e njeh Allahun aq sa e njeh Ebu-l Hasan esh-Shadhiliu”.
    Shejh Hasan esh-Shadhiliun e trashėgoi dijetari i madh, Shejh Ebu-l Abas Ahmed el-Mursiu, i cili ndrroi nė vitin 676 tė Hixhretit, duke e lėnė halife, (zėvendės) nxėnėsin mė tė dalluar Shejh Ata’ull-llah es-Sekenderin.
    Kush ishte Shejh Ata’ull-llah es-Sekenderi?
    Emri i tij i plotė ėshtė: Ahmed ibn Muhammed Ibn’ Ata’ull-llah es-Sekenderi. Ishte djali i njė dijetari tė njohur, qė ishte edhe hafiz, i cili e pėrgatiti, e mėsoj edhe tė birin, qė u bė hafiz, pra ia mėsoj Kur’anin pėrmedėsh edhe djalit, nė moshėn 10-tė vjeēare…
    Mė vonė, ky djal, Ibn’ Ata’ull-llahu, studioi Sheri’atin, Drejtėsinė Islame, tek dy dijetarėt mė tė njohur tė kohės: Shejh Nasruddin Bin Munejjeri dhe te Shejh Shihabuddin Ebu-l Me’aliu, i cili ka qenė Myfti i Egjyptit.
    Gjuhėn arabe e studioi te Shejh Mazuniu, shkencėn e Hadithit te Shejh Sherafuddin ed-Dimjatiu, kurse logjikėn te Shejh Muhammed Ibadiu…
    Me dritėn e sufizmit u ndriēue, u frymėzue, nga Shejhu mė i njohur i Kajros, muridi mė i shquar i Pirit, Shejh Hasan esh-Shadhiliut, halifja i tij, Shejh el-Mursiu, me tė cilin bashkėpunoi 12 vjet…
    Kur ndrroi jetė Shejh el-Mursiu, nė vitin 676 tė Hizhretit, atėherė vendin e tij e plotėsoi Shejh Ata’ull-llahu, i cili u bė Shejhu kryesor i tarikatit Shazili…
    Shej Ibn Ata’ull-llah es-Sekenderiu ishte njė prej Imamėve mė tė njojur tė kohės, ka qenė specialist pėr Hadithe, predikues i shquar, jurist i dalluar, i takonte shkollės juridike tė Imam Malikut, kishte shumė besimtarė, tė cilėt i mėsoi, i ndriēoi nė rrugėn e sufizmit, madje i pėrgatiti me pėrkushtim disa gjenerata…
    Shumica e studentėve tė tij u bėnė dijetarė tė nderuar, myderrizė tė shquar, juristė tė respektuar e shejhlerė tė pėrkushtuar, tė cilėt u shpėrndanė nė ēdo anė, pėr t’i frymėzuar, pėr t’i ndriēuar tė tjerėt…
    Pėrveē kėsaj veprimtarie kaq tė frytėshme, Shejh Ibn Ata’ull-llahu ėshtė marrė me krijimtari. Ka shkrue shumė libra, libra rreth filozofisė islame, drejtėsisė islame, sufizmit islam, ka shkrue biografi pėr Pirin, Hasan esh-Shadhiliun, pėr Shejh el-Mursiu, ka shkrue libra pėr Ziqrin, pėrmendjen, pėrkujtimin e All-llahut, por veprat e tij mė tė rėndėsishme, kryesore janė: “El-Hikem”, (Aforizma) dhe “Miftah el-falah” (Ēelėsi i suksesit”.
    Ndrroi jetė nė moshėn 54 vjeēare, me 13 Xh. Ahir 709 sipas Hixhretit ose me 1309. Varri i tij ndodhėt afėr Teqesė El-Huvle, nė Kajro, rrėzė malit El-Mukattam…

    Disa porosi nga tarikati Shadhili

    Tarikati Shadhili, pėrmes shejhlerėve tė lartėpėrmendur, ka lėnė shumė porosi me vlerė, qė janė tė ēmueshme pėrherė:

    “Onjeri! Qė tė jesh i lumtur duhet qė tė kesh edukatė fetare dhe tė sillesh sipas urdhėrave tė Allahut qė janė nė Kur’an dhe nė Sunnet…
    Ai qė e njeh Allahun, ai edhe e pėrmend, sė pari me gojė e mandej me zemėr…
    Ai qė beson nė Allahun dhe vepron sikurse Ai urdhėron , shpirtin e vet shpėton…
    Ziqri i sinqetė tė bėn tė mos harrosh dhe tė heqėsh dembelinė; kėto janė sėmundje shpirtėrore, prandaj, kush i shėron - shpėton…
    Tė bėsh teube, pėrkatėsisht tė pendohesh, ėshtė shkalla e parė e Sufizmit…
    Ai qė pendohet – nga Zoti mėshirohet; nė gabime ka edhe mėsime…
    E vetmja rrugė pėr tė arritur nė pozitė tė lartė shpirtėrore ėshtė shkuarja pas gjurmėve tė Muhammedit (a.s.).
    Kur t’i luteni Zotit, lutuni nė kėtė mėnyrė:
    O Zot! Mė bėj sa mė tė mirė, nė mėnyrė qė tė shėrbej nė Rrugėn Tėnde tė Drejtė!
    O besimtarė! Namazin kryeni nė kohė tė caktuar e me rregull, sepse namazi ėshtė ibadeti kryesor dhe ziqri mė madhėshtor…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Marrė nga "Buletini Informativ", botimi i dytė, Korrik 1997

    Vrasja me paramendim, dhunimi, keqtrajtimi i fėmijėve, gjenocidi. Kėto janė krimet qė ndodhin sot nė botėn tonė. Shumė prej jush do tė mendojnė se kėto janė veprat mė tė rėnda qė mund tė ekzistojnė. Mirėpo ka diēka qė ia tejkalon kėtyre akteve, edhe nėse i bashkojmė qė tė gjitha. Ky krim ėshtė Shirku - adhurimi i shumė zotave (Politeizmi).

    Disa njerėz mund tė kenė dyshim rreth kėtij konstatimi, mirėpo nėse kjo shqyrtohet nė kontekstin e duhur, do tė vėrejmė se nuk ka krim mė tė rėndė se sa shirku, dhe kjo gjė do tė bėhet evidente pėr ēdo person qė me sinqeritet i qaset kėsaj.
    Nuk ka dyshim se krimet e cekura nė rreshtin e parė, janė krime tė rėnda dhe tė tmerrshme, mirėpo nėse tė gjitha kėto krahasohen me shirkun (politeizmin), nuk fitojnė peshėn e rėndė tė mėkatit qė e mban vetė shirku. Kur njeriu kryen vrasje me paramendim, vjedhje, apo dhunim, kjo drejtpėrdrejt ndikon negativisht dhe seriozisht nė qeniet tjera njerėzore. Mirėpo nėse njeriu bėn shirk, atėherė kjo ndikon tmerrėsisht drejtpėrdrejt nė Krijuesin e botėve, tė qiejve dhe tė tokės. Kur njė njeri vritet, nga kjo mund tė nxirren tė gjitha motivet dhe arsyet e krimit. Mirėpo njė gjė qė vrasėsi nuk mund ta pohojė ėshtė edhe ajo se personi i vrarė nuk ka qenė dikush qė i ka siguruar atij ushqim, veshmbathjen, strehimin, shėndet dhe gjėra tė tjera qė i nevojiten qenieve njerėzore.
    Megjithatė kur njė person bėnė shirk, atėherė me apo pa dashje shkakton mėkat (krim) tė rėndė nė Atė qė na furnizon me ushqim, veshmbathje, familje, jetė, shėndet, dhe shumė e shumė dhunti dhe begati tė tjera tė panumėrta. Ky Furnizues ėshtė Allahu i Lartėsuar, Ai qė na jep tė gjithėve gjėrat qė kemi mė sė shumti nevojė nė jetė, si dhe vetė jetėn tonė.
    A ėshtė pra e drejtė qė tė kryhet krim kundėr Atij qė na furnizon tė gjithė neve me tė gjitha tė mirat e mundshme?
    Kjo ėshtė njė mosmirėnjohje e madhe qė e bėjnė qeniet njerėzore, dhe kjo do t'u shkaktojė disa njerėzve vuajtje tė pėrjetshme. Ashpėrsia e kėtij krimi (mėkati) na ėshtė bėrė shumė e qartė nė Kuranin Fisnik.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Ēka ėshtė saktėsisht shirku (politeizmi)?

    Realiteti i shirkut

    Shirku nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta e Teuhidit (Njėsia e Allahut). Nė aspektin gjuhėsor, shirk domethėnė t'i shoqėrosh partner dikujt, ndėrsa nė fenė Islame ka kuptimin qė t'i shoqėrosh Allahut shok (partner). Kjo do tė thotė qė krijesave tė Allahut t’u japėsh cilėsi qė nė tė vėrtetė i takojnė vetėm Atij. Kjo automatikisht nėnkupton tė adhurohet diēka tjetėr nė vend tė Allahut. Faktikisht kėto krijesa bėhen nė kėtė rast partnerė tė Allahut tė Patėmeta dhe tė Lartėsuar.

    Qėllimi i krijimit tonė ėshtė bėrė i qartė nė Kuranin Fisnik, ku Allahu i Madhėruar thotė:
    “Unė nuk i krijova xhinėt1 dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė.” (Suretu Dharijat 51:56)
    Qėllimi i krijimit tonė nė kėtė botė ėshtė qė ta adhurojmė vetėm Allahun. Duke bėrė shirk, personi pėrfundon nė mohimin (refuzimin) e qėllimit tė kėtij krijimi. Ky mėkat tek Allahu ėshtė shumė i rėndė dhe nuk falet. Kėtė e bėnė tė qartė Allahu i Lartėsuar, kur thotė nė Kuran:
    “S’ka dyshim se All-llahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt tė dojė. Kush i pėrshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar (bėrė) njė mėkat tė madh.” (Suretu en-Nisa 4:48)
    Nga ky varg (ajet) Kuranor mėsojmė se gjithēka tjetėr pėrveē shirkut mund tė falet. Megjithatė nga kjo nuk bėn qė tė keqkuptohet fakti se tė gjithė qė bėjnė shirk do tė dėnohen. Allahu e quan veten e Tij si el Gafur (Falėsi mė i Madh). Kjo ėshtė shumė e vėrtetė dhe s’ka dyshim se Allahu ėshtė Mėshiruesi mė i Madh. Nėse personi bėn shirk e mė pas pendohet pėr njė gjė tė tillė tek Allahu, Ai ia pranon pendimin dhe ia shlyen mėkatin. Mirėpo nėse personi nuk pendohet gjatė jetės sė tij tek Allahu i Lartėsuar, atėherė Allahu atij/asaj nuk do t’ia falė mėkatin e rėndė nė Ditėn e Gjykimit. Dėnimi me zjarr do tė jetė i pėrhershėm pėr atė person, dhe ai/ajo nuk do tė dalė kurrė nga xhehenemi. Duhet gjithashtu qė ta kemi parasysh edhe atė se Allahu me Gjykimin e Tij pėr mėkate nuk i bėn askujt tė padrejtė. Nėse njė Musliman bėn shirk gjatė jetės sė tij dhe nuk pendohet pėr kėtė, edhe ai/ajo Muslimane do tė pėrfundojė nė zjarr tė xhehenemit. Ky realitet i ndihmon Muslimanit qė mos tė ndihet i vetėkėnaqur dhe arrogant sikur disa popujt e mėhershėm2.

    Disa njerėz mund tė thonė se dėnimi me zjarr ėshtė i padrejtė. Mirėpo kėta duhet ta dinė se Allahu ėshtė mė i Drejti. Pėrderisa disa do tė qėndrojnė nė zjarr tė xhehenemit pėrgjithmonė pėr shkak tė shirkut qė e kanė bėrė, tė tjerėt do tė hyjnė nė xhenet, ku do tė jenė pėrgjithmonė pėr shkak tė Teuhidit tė tyre tė pastėr qė e kanė mbajt. Ata qė thonė se Allahu ėshtė i padrejtė pėr shkak tė dėnimit tė Tij ndaj disa njerėzve me zjarr tė pėrjetshėm, ata duhet gjithashtu tė thonė se Allahu ėshtė i padrejtė edhe pėr shkak tė shpėrblimit tė Tij qė ua jep njerėzve me xhenet tė pėrjetshėm!
    Mirėpo personat e tillė, qė pa kurrfarė tė drejte i thonė kėto thėnie, nuk do ta refuzonin pėr vetėt e tyre asnjėherė shpėrblimin e pėrhershėm tė xhenetit. Kėta persona me kėto pohime tregojnė njė shkallė tė ulėt dhe tė dobėt tė tė kuptuarit e argumenteve tė qarta.
    Kur njeriu bėnė shirk, duhet ta kemi parasysh njė fakt se nė asnjė mėnyrė nuk e lėndon Allahun. Njerėzit me kėtė mėkat vetėm i sjellin nė rrezik vetėt e tyre nga dėnimi i Allahut. Kjo nėnkupton t’ia kthesh shpinėn nė mėnyrė poshtėruese Allahut, i Cili ka Mirėsi tė Madhe ndaj nesh. Edhe pse kryhet mėkati i shirkut, kjo nė asnjė mėnyrė nuk e lėndon Allahun, Madhėshtinė dhe Mirėsinė e Tij.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Pėr tė kuptuar mė lehtė se si manifestohet shirku ne jetėn tonė, duhet qė tė mėsojmė se ēfarė lidhje ka ky (shirku) me tri kategoritė e Teuhidit (Njėsisė sė Zotit).

    1. Shirku nė Sundimin e Allahut (Rububijen e Tij)
    Kjo kategori e shirkut i ka dy grupe:

    a) Shirku nė shoqėrim - Ne si Muslimanė besojmė se Allahu Vetė ka Kontroll Absolute, e Mbikėqyr dhe e Furnizon gjithė universin. Ata qė e bėjnė kėtė lloj tė shirkut, ende besojnė se Allahu ėshtė Krijuesi i gjithė gjithėsisė, mirėpo disa pjesė tė kėtij krijimi luajnė disa role nė kėtė botė. Njė shembull klasik pėr kėtė ėshtė edhe koncepti i Trinisė sė shenjtė (I Ati, i biri, dhe shpirti i shenjtė), qė e kanė tė Krishterėt. Tė Krishterėt besojnė se Zoti Vetė nuk i rregullon punėt e qenieve njerėzore. Ata besojnė se dy pjesėt e tjera tė Trinisė, siē janė Jezusi dhe shpirti i shenjtė, gjithashtu luajnė rol nė jetėn e njerėzve. P.sh. Jezusi sipas tyre shpall Ditėn e Gjykimit ndėrsa shpirti i shenjtė ju ndihmon tė Krishterėve nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Kėto cilėsi duhet t'i takojnė normalisht vetėm Allahut. Nė anėn tjetėr edhe Hindusėt bėjnė njė shirk tė tillė, duke i marrė disa qindra zota tė ndryshėm pėr t'i rregulluar aspektet e ndryshme tė jetės sė tyre.
    Fatkeqėsisht edhe disa Muslimanė kanė rėnė nė kėtė lloj tė shirkut. Shumė prej Muslimanėve tė nėnkontinentit Indian kėrkojnė ndihmė dhe mbėshtetje prej njerėzve tė mirė tė “shenjtė” qė kanė vdekur. Njėri ndėr njerėzit e “shenjtė”, qė kėta Muslimanė i drejtohen me lutje, ėshtė edhe Imam Abdul Kadėr el Xhilanii3, tė cilin e kanė ngritur si zot duke i dhėnė kėtij njeriu atribute qė i takojnė vetėm Allahut, siē ėshtė p.sh. el Gauth ( burimi mė i madh i ndihmės).

    b) Shirku nė mohim - Pėrgjatė shumė shekujve, shumė filozofė dhe tė tjerė e kanė mohuar ekzistencėn e Allahut. Budizmi dhe Xhainizmi janė ndėr fetė mė tė mėdha tė botės, qė kanė koncepte tė tilla tė besimit. Gjatė shekullit 18 dhe 19, pėrparimi i shkencės ka bėrė qė shumė “shkencėtarė” tė deklarojnė se Zoti na paska qenė vetėm pjellė e imagjinatės njerėzore. Duke mohuar ekzistencėn e Ligjvėnėsit Suprem, ata njerėz qė pohojnė se Zoti nuk ekziston, automatikisht i bėjnė vetėt e tyre si zota tė fatit tė tyre. Disa ateistė i japin vetes sė tyre pjesė tė krijimtarisė, qė nė tė vėrtetė i takojnė vetėm Allahut tė madhėrishėm. Duke mohuar Allahun, ata thonė se kjo botė ėshtė e pėrhershme, qė nuk ka as fund e as fillim. Dhe ne e dimė qė kėshtu ėshtė vetėm Allahu.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    2. Shirku nė emrat dhe cilėsitė e Allahut tė Patėmeta dhe tė Lartėsuar (Esma ue Sifat)
    Kjo kategori e shirkut ndahet nė dy grupe:

    a) Shirku duke i dhėnė Allahut cilėsi tė njerėzve - Teuhidi kėrkon qė tė besohet Allahu me emrat dhe vetitė e Tij, dhe qė kėto nė asnjė mėnyrė nuk janė tė ngjashme me ato tė njerėzve. Ata njerėz qė kryejnė mėkatin e kėsaj kategorie, i pėrshkruajnė Zotit tė Patėmeta dhe tė Lartėsuar emra dhe veti qė nė tė vėrtetė i takojnė qenieve njerėzore. Tė Krishterėt kėtu merren prapė si shembull i kryerjes sė kėtij mėkati tė rėndė. Nė Bibėl mund tė gjeni shembujt e shumtė, ku Zotit i pėrshkruhen cilėsi qė nė tė vėrtetė i takojnė vetėm qenieve njerėzore. Nė librin e Gjenezės thuhet se Zoti e ka krijuar tėrė botėn brenda gjashtė ditėve, pastaj nė ditėn e shtatė ka pushuar (Allahu na ruajt nga kjo thėnie e shėmtuar!!). Nė vendet tjera tė Biblės gjejmė shembuj, ku kinse Zoti ėshtė penduar pėr atė ēfarė ka bėrė dhe ka shprehur keqardhje! (Allahu na ruajt nga ky shirk!!).
    Kjo formė e shirkut, disa njerėz i ka shpjerė edhe pėrtej ēmendurisė. Nė Indi shumė Hindusė e adhurojnė perėndinė Shinga Lingham. Ky ėshtė njė idhull qė paraqitet nė formėn e organeve qė paraqesin gjenitalet e meshkujve. Pėr Hindusėt, kjo paraqet fuqinė reproduktive tė Zotit. Hindusėt e shprehin dashurinė pėr kėtė idhull duke e lyer me qumėsht, me gjalpė, ujė, duke i ofruar bukė, etj.
    Kėto veti, qė i pėrshkruhen Zotit, paraqesin njė akt tė madh mizorie ndaj Krijuesit tė Patėmeta. Allahu i Patėmeta dhe i Lartėsuar iu pėrgjigjet kėtyre injorantėve nė Kuran, duke thėnė:
    “Asgjė nuk ėshtė sikur Ai. Ai sheh gjithēka dhe dėgjon gjithēka”. (Kaptina esh-Shuura 42:11)

    b) Shirku nė Hyjnizim - Kjo formė e shirkut kryhet kur qenieve njerėzore i jepen emra dhe veti, qė nė realitet i takojnė vetėm Allahut. Dhe nė kėtė mėnyrė, kėta njerėz ngrihen nė shkallėn e hyjnisė nga injorantėt e ndryshėm. Jezusi, Buda, Zaratustra, dhe figura tjera fetare tė kohės sė kaluar, janė shndėrruar nė perėndi, duke u konsideruar si personifikim i Zotit. Edhe nė kėtė shekull janė shfaqur kulte tė ndryshėm, ku shumė prijės tė kėtyre kulteve e kanė shpallur veten hyjni. Sai Baba4, David Koresh5, Guru Rajnishi6, dhe figura tjera tė kulteve tė ndryshme kanė deklaruar tė kenė veti qė nė tė vėrtetė i takojnė vetėm Allahut tė Patėmeta dhe tė Lartėsuar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    3. Shirku nė adhurim (Ibadah)
    Kjo kategori e shirkut ndahet nė dy grupe:

    a) Shirku i Madh (Shirk el-Ekber) - Ne si Muslimanė besojmė se tė gjitha aktet e adhurimit duhet t'i drejtohen dhe tė bėhen vetėm pėr Allahun, tė vetmin Zot tė vėrtetė. Njerėzit qė fizikisht i bėjnė adhurimet pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut, bėjnė shirk tė madh. Duke e kryer kėtė akt, njerėzit bėjnė mizorinė (padrejtėsinė) mė tė madhe nė botė, e cila rezulton nė fund me vendosjen e tyre nė skėterrėn e xhehenemit pėrgjithmonė. Tė Krishterėt zakonisht tė gjitha adhurimet e tyre i bėjnė jo nė emėr tė Zotit. Prandaj shumė tė Krishterė pėrkulen para statujave tė Krishtit, Marisė, dhe personave tjerė tė shenjtė tė Krishterimit. Edhe muslimanėt kanė rėnė nė kėtė kategori tė shirkut. Me mija ose miliona Muslimanė injorantė i gjejmė sot duke bėrė pelegrinazhe nė varrezat e njerėzve tė mirė dhe tė “shenjtė”. Nė kėto varreza, kėta Muslimanė kryejnė vepra qė e cenojnė rėndė Teuhidin (Njėsinė e Zotit). Kėta Muslimanė injorantė, nė varreza kryejnė edhe aktet e faljeve, bėjnė therjen e kurbaneve nė kėto varreza pėr hir tė shpirtrave tė njerėzve tė “shenjtė” tė vdekur, dhe sillen gjithashtu edhe rreth e pėrqark tyre. Shumė prej tyre madje kėrkojnė nga tė vdekurit qė t’ua falin mėkatet e tyre, t’ua plotėsojnė dėshirat e fėmijėve tė tyre, etj! (Allahu na ruajt prej kėtyre injorantėve!). Tė gjitha kėto vepra bien nė kundėrshtim tė plotė me atė ēfarė Allahu na urdhėron nė Kuran:
    “Thuaj: Me tė vėrtetė namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė vetėm pėr Allahun, Zotin e botėve.” (Kaptina el- Enam 6:162)
    Kjo kategori e shirkut sot, ėshtė e pėrhapur tek tė gjithė njerėzit e botės, dhe kjo me tė vėrtetė ėshtė njė mizori e madhe, qė tė ndėrpret rrugėn pėr nė shpėtim.

    b) Shirku i vogėl (Shirkul Asghar) - Mahmud Bin Lubejid transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:“Gjėja qė mė sė shumti i frikohem pėr ju ėshtė shirku i vogėl”. Shokėt e tij e pyetėn:“Na trego ēka ėshtė shirku i vogėl, o i Dėrguari i Allahut”. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:“T'i bėsh gjėrat sa pėr sy e faqe (er Rija). Me tė vėrtetė nė Ditėn e Gjykimit, Allahu do t'u thotė njerėzve, kur t'i marrin shpėrblimet e tyre:“Shkoni tek ata, tė cilėve u lavdėroheshit nė botė (dunja) dhe shihni se a do tė merrni ndonjė shpėrblim prej tyre”. (Hadithi ėshtė i vėrtetė. Transmetohet nga Ahmedi, Bejhekiu dhe Taberani)

    Ēdo adhurim i yni duhet tė bėhet vetėm pėr hir tė Allahut tė Patėmeta dhe tė Lartėsuar, i cili na mban tė gjallė, tė furnizuar, tė ushqyer, etj. Veprat nuk duhet tė bėhen pėr t'i kėnaqur ata tė cilėt nuk kanė bėrė gjė nė krahasim me atė ēfarė ka bėrė Allahu pėr ne. Shfaqja sa pėr sy e faqe dhe lavdėrimi, sot janė bėrė sėmundje tek shumė njerėz nė mbarė botėn, duke ua larguar atyre pėrmes kėsaj edhe atė sinqeritet tė vogėl qė e kanė nė zemrat e tyre. Prandaj Islami ėshtė i vetmi sistem qė i rregullon kėto vepra, duke e mėnjanuar rrezikun e rėnies nė mėkatet e shirkut, dhe duke e vėnė rrezikun nė kontekstin e duhur.
    Njohja e rrezikut tė shirkut duhet tė jetė mėsim primar. Edhe Muslimanėt edhe jomuslimanėt duhet ta dinė se mėkatet e shirkut kanė bėrė qė bota tė bie nė kėtė gjendje shkatėrruese qė ėshtė. Duke e larguar njeriun prej adhurimit tė Allahut, ka bėrė qė shumė njerėz t'i adhurojnė qeniet njerėzore, duke e hapur nė kėtė mėnyrė shtegun e tiranisė, mizorisė, shkatėrrimit tė botės dhe pėrfundim nė zjarrin e pėrhershėm tė xhehenemit. Pėrpjekjet e njeriut qė tė jepet vetėm pas kėsaj jete (jetės sė kėsaj bote), atij ia largon mundėsinė qė ai tė shpėtojė nė botėn tjetėr tė pėrhershme, e qė do tė ishte suksesi dhe fitorja mė e madhe pėr tė. Me tė vėrtetė shirku (idhujtaria) ėshtė padrejtėsia dhe mizoria mė e madhe nė botė!
    ---------------------------------------------------------------
    1. Xhinėt janė njė pjesė tjetėr e krijimit tė Allahut. Ata qenė krijuar nga zjarri pa tym, dhe (sikur edhe njeriu) u kėrkohet qė ta adhurojnė Allahun.
    2. Ēifutėve u qenė dhėnė shumė tė mira nga Allahu. Por, ky favorizim bėri qė ata tė bėheshin arrogantė, dhe dhuntitė e Allahut u qenė marrė mbrapsht atyre.
    3. Abdul-Kadir el-Xhilani qe lindur nė Xhilan (Iran) nė vitin 1077 p.e.s. Ai qe njė jurist i shkollės Hanbelite i Ligjit Islamik. Atij i janė atribuuar rrejshėm shumė mrekulli, duke ngritur atė deri nė njė pozitė hyjnore. Ai vetė qe mjaft i ashpėr kundėr atyre qė kundėrshtonin Teuhidin. Rendi Sufitė Kadirij ėshtė emėrtuar sipas tij. Ai vdiq nė vitin 1166 p.e.s.
    4. Sai Baba ėshtė njė njeri i “shenjtė”, i cili kishte fituar lojalitetin e miliona njerėzve anė e mbanė botės pėr shkak tė kultit tė tij multi-religjioz. Ai hyjnizohet deri nė atė masė, saqė ithtarėt e vet zgjohen nė mėngjes ēdo ditė pėr t'iu lutur atij.
    5. David Koresh ka qenė udhėheqės i njė dege tė sektit Davidian, selia e tė cilit ndodhej nė Uako tė Teksasit nė SHBA. Koresh i kishte ri-interpretuar mėsimet e Biblės pėr tė shpallur veten bir tė Zotit. Ky kult qe shuar nė vitin 1993, kur zjarri vrau shumicėn e ithtarėve tė Koreshit pas njė pėrleshjeje tė armatosur me Agjencinė Federale tė Hetimeve (FBI).
    6. Guru Rajnishi qe udhėheqės i komunės mė tė madhe Amerikane gjatė tė tetėdhjetave. Ky kult humbi qėndresėn pasi qe akuzuar pėr tentim vrasje tė njė politikani Amerikan.

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'ėshtė Dita e Shėn Gjergjit? Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 08:40
  2. ZOTI ĖSHTĖ NJĖ, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 05:20
  3. ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52
  4. FEJA ISLAME, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •