Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Omer Nishani, si u mbajt sekret vrasja e presidentit shqiptar

    Omer Nishani, si u mbajt sekret vrasja e presidentit shqiptar

    19/04/2009

    Kastriot Dervishi


    Nė majin e vitit 1954, gazetat kryesore tė Tiranės lajmėronin se pas njė sėmundje tė rėndė, kishte vdekur Presidenti i parė i Shqipėrisė komuniste, Omer Nishani. Ato ditė bėheshin zgjedhjet kuvendore nė vend, nė pėrfundim tė tė cilave Omer Nishani nuk do tė ishte as deputet. Pėr njė kohė tė gjatė, ose mė saktė pėrgjithmonė, shqiptarėt nuk do tė dinin mė shumė se kaq. E vėrteta ėshtė se vetė shteti i asaj kohe e kishte mbajtur “top secret” mėnyrėn e vdekjes sė Nishanit, qė nė fakt ishte njė vetėvrasje e kopsitur nė dokumente si e mirėfilltė. Pėr shumė vite dosja e hetimit pėr kėtė ngjarje do tė mbahej nė mėnyrė tė habitshme nė kasafortėn e Ministrit tė Brendshėm dhe mė pas me anė tė njė tjetėr vendimi do tė dėrgohej aty ku ruheshin tė gjitha tė tjerat. Pėrse? Mos pėr faktin se e vėrteta e madhe tejkalonte edhe tė dhėnat e dosjes sė mirėkopsitur qė thoshte se ai ishte vetėvrarė? Le tė shohim faktet.

    Goditja e Omer Nishanit

    Goditja e Omer Nishanit erdhi pasi mė parė u arrestua vėllai i tij Besim (Beso) Nishani, mė 1 tetor 1952 me akuzėn e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe mosdenoncim tė arratisjes sė shokut tė tij. 62 vjeēari Besim Nishani ishte marrė i pandehur sė bashku me Bektash Halitin, duke u akuzuar madje se kishin dashur tė arratiseshin nė Jugosllavi. Mė 19 shkurt 1953 Gjykata Ushtarake Territoriale e Tiranės e kryesuar nga Vasil Prifti me anėtarė Niko Barkėn dhe Kurtali Tahon, duke pasur prokuror ushtarak Rako Cacon, e dėnoi me 4 muaj burg ose 11 muaj punė korrektonjėse. Mė 3 prill 1953 Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė i kryesuar nga Mustafa Qilimi mbi bazė tė rekursit tė tė pandehurit Bektash Alite (i dėnuar me 5 vjet burg) deklarimin e prerė tė kėtij vendimi. Mė 29 maj 1953 Gjykata Ushtarake e Tiranės e kryesuar nga Theofan Naēi me anėtarė Nesti Zoton dhe Elham Zahajn, me prokuror Thoma Nakon, ka marrė nė shqyrtim ēėshtjen duke e deklaruar tė pafajshėm Beso Nishanin duke urdhėruar lirimin e tij nga salla e gjyqit. Prokuroria kishte kėrkuar 2 vjet burg pėr B. Nishanin. Nė arsyetim vetė trupi gjykues shprehej se B. Nishani nuk kishte dijeni pėr bisedat armiqėsore tė shokut tė tij. Nė kėtė mėnyrė vėllai i Presidentit tė Shqipėrisė qėndroi 8 muaj nė burg (AMB, F.H-GJ, D.4893).
    Deri mė 1 mars 1951 B. Nishani kishte punuar si ekonomist nė Ministrinė e Tregtisė sė Jashtme. Ishte e qartė se arrestimi qė i ndodhi Besos, ishte kėrcėnim pėr Omer Nishanin. Tek e fundit, edhe ai mund tė arrestohej. Prandaj kėrkoheshin forma paraprake. Hoxha e kishte larguar nė vitin 1952 Nishanin nga tribuna kryesore e podiumit tė Kuvendit Popullor, duke e degdisur nė njė cep tė tavolinės sė ministrave. Pas vdekjes sė Stalinit, Enver Hoxha ndjeu frikė dhe filloi njė reformim tė madh tė aparatit qeveritar. Nė kuandėr tė riorganizimit tė pėrgjithshėm shtetėror ai e detyroi Nishanin tė jepte dorėheqjen. Pėr tė thjeshtuar mė shumė organikėn e qeverisjes nė vend, u mbajt njė mbledhje e pėrbashkėt e Byrosė Politike, Presidiumit tė Kuvendit Popullor dhe Kėshillit tė Ministrave mė 23 korrik 1953, nė tė cilėn u miratua struktura e re e kėtij tė fundit. Po nė kėtė mbledhje u rekomandua dorėheqja e presidentit Omer Nishani dhe zėvendėsimi i tij me Haxhi Lleshin.
    Mė 1 gusht 1953, Omer Nishani i paraqiti Kuvendit Popullor dorėheqjen me shkrim, nė tė cilėn theksonte ndėr tė tjera, se nė jetė tė jetėve do tė mbetej besnik i Bashkimit Sovjetik dhe i idealeve komuniste. Por largimi i Nishanit nuk mund tė kalonte nė heshtje. Shokėt e tij filluan tė flasin. Skėnder Luarasi duke kaluar nė rrugė, i drejtohet Sami Bahollit me fjalėt: “E pastruat atė tonin?”, ndėrsa Baholli i pėrgjigjet se ai ishte i tyre dhe se kishte dhėnė dorėheqjen (AMB, F.Drejtoria e Parė/D.3, V.1953, D.10, fleta 28).
    Omer Nishani ishte martuar me shtetasen austriake Rozvita von Ėoler (1896 – 1971), me tė cilėn u nda qysh gjatė kohės qė ishte President i Shqipėrisė. Austriakja pėr tė ruajtur dinjitetin e vet, pranoi tė jetonte e vetmuar, por duke mėsuar edhe sesi e la kėtė botė ish-bashkėshorti i saj, tė cilin e takonte nė ndonjė ditė tė muajit. Po si u vra Omer Nishani dhe cilat ishin shkaqet e kėsaj vrasjeje.

    Vrasje nė maj

    Ishte 26 majit i vitit 1954. Dy ditė mė vonė zhvilloheshin zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor. Omer Nishani qė nuk ishte kandidat nė kėto zgjedhje, gjendet i vrarė nė vilėn pėrballė INIMA-s. Mė 27 maj 1954, gazetat e pėrditshme, “Zėri i Popullit” dhe “Bashkimi” njoftonin shumė shkurt, vdekjen e Omer Nishanit nė moshėn 67-vjeēare, “pas njė sėmundjeje tė rėndė”. Edhe ceremonia e varrimit u njoftua thjeshtė. Nė tė mori pjesė zėvendėskryeministri Hysni Kapo, ministri i Tregtisė dhe Komunikacioneve Gogo Nushi, nėnkryetarėt e Presidiumit tė Kuvendit Popullor - Myslim Peza dhe Aleksandėr Xhuvani, ministri i Punėve tė Jashtme - Behar Shtylla, nėnkryetari i Frontit Demokratik - Medar Shtylla, etj. Sami Baholli mbajti fjalėn e rastit (“Zėri i Popullit”, 28 maj 1954).
    Tashmė nuk ishte mė e nevojshme roli i presidentit tė parė tė Shqipėrisė komuniste. Gjėrat mund tė thuheshin sheshit dhe pa asnjė nevojė pėr lustėr. Pėr vite tė tėra, emri i Nishanit do tė ishte nė nivelin e mesėm, afėr heshtjes. Vetėm mė 13 tetor 1989, spitalit tė Gjirokastrės do t’i vihej emri i tij.

    Dosja hetimore

    Nė tetorin e vitit 2007, nė cilėsinė e titullarit tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, po shfletoja inventarin e Fondit tė Dosjeve Operative qė pėrmban dosje tė personave tė ndjekur dhe bashkėpunėtorė tė Sigurimit. Nė mesin e emrave, syri mė kap atė tė Omer Nishanit. Dyshimit tim se mos ndoshta Nishani kishte qenė i ndjekur apo “bashkėpunėtor” (gjė qė nuk e besoja), i dha pėrgjigje leximi i xhaketinės sė vetme me emrin Omer Nishani. Aty ndodhej e gjithė e fshehta nė lidhje me kėtė vrasje.
    Ky material i ishte fshehur leximit tė zakonshėm pėr arkivistėt apo funksionarėt e Sigurimit, duke gjetur strehė pikėrisht nė kasafortėn e ministrit tė Punėve tė Brendshme.
    Pasi janė mbajtur pėr shumė vjet nė kasafortė, mė 18 shkurt 1980 Feēor Shehu urdhėron mbajtjen e tyre nga Xhule Ēiraku. Mė 3 shtator 1982, Raqi Iftica ia dėrgon kėtė material Hekuran Isait, i cili pasi e ka lexuar, ka vėnė shėnimin se nuk ishte e nevojshme ruajtja, por tė mbaheshin si dokumentet e tjera. Nė kėtė mėnyrė, vetėm nė kėtė kohė materiali ka kaluar nė mikrofilmim duke kaluar edhe nė xhaketina.
    Sipas kėsaj dosjeje, mė 27 maj 1954 Dega e Hetuesisė sė Sigurimit tė Shtetit me kryetar nėnkolonel Nevzat Haznedarin (i ngarkuar pėr kėtė ēėshtje), harton relacionin mbi vdekjen e Omer Nishanit. Qysh nė fillim dallojnė fjalėt: “Dr.Omer Nishani nė orėn 23.00 tė datės 25 maj 1954 me dy tė shtėna me armė zjarri kish vrarė veten”.
    Pavarėsisht nga kjo, qysh nė fillim hetuesit kishin shėnuar se ishte “vetėvrasje” dhe pėr kėtė ishte hartuar edhe raporti pėrkatės. Plagėt qė kishin shkaktuar vdekjen e Nishanit, ishin afėr zemrės. Arma e gjetur ishte e tipit gjerman nr.194523, me kalibėr 7.65, ishte vetjake e Omer Nishanit. Trupi ishte qėlluar nė largėsi 1 cm. I vrari vuante nga sėmundja e cirrhosis atrofia hepatit. Nė arsyetimin prej 6 pikash, dilej nė pėrfundim se Nishani kishte vrarė veten. Sė pari, ishte kėqyrur vendi i ngjarjes, sė dyti ishte bėrė ekspertiza mjeko-ligjore, sė treti arma ishte e personit tė vrarė, sė katėrti ishte bėrė ekspertiza balistike e armės qė rezultonte nė gjendje tė mirė, sė pesti ishin marrė nė pyetje dėshmitarėt, ku mė kryesori ishte Dhimitėr Evangjeli dhe sė gjashti nė banesėn e tė vrarit ishte gjetur njė epigram, sipas sė cilės vėrtetohej se ai kishte vrarė veten.
    Prokurori i pėrgjithshėm Siri Ēarēani mė 26 maj 1954 ka hartuar raportin mbi ngjarjen e ndodhur njė ditė mė parė nė orėn 11.30. Infermierja e tė vrarit Ariste Bratja me shėrbyesen S. Pilku pasi kanė dėgjuar dy krisma. Nė katin e sipėrm kanė gjetur Omer Nishanin tė kthyer nė brinjė tė mbytur nė njė pellg me gjak duke pasur pranė armėn e tij. Ishte lajmėruar mjeku Petro Cani, i cili kishte mbėrritur duke gjetur gjallė tė lėnduarin. Ngjarja kishte ndodhur nė dhomėn nr.4 tė katin tė tretė, duke filluar nga e djathta. Nė faqen tjetėr tė murit gjendet njė letėr me zarf. I vrari ishte shtrirė nė kurriz. Pozicioni i kufomės ishte lėvizur nga mjekėt pas vdekjes. Ishin gjetur dy gėzhojat, njėra nga tė cilat ishte mbi krevat. Po ashtu, ishte konstatuar brima nė mur nga njė plumb, qė kishte shkuar aty. Procesverbali ėshtė nėnshkruar nga Siri Ēarēani, eksperti kriminalistik Shefik Boxhi, dėshmitarėt Muamer Spahiu dhe Athina Trashi.

    Raporti pėr mbikėqyrjen mjeko-ligjore

    Mė 25 maj 1954 ora 24.00 mjekėt Petro Cani dhe Aleks Bozo kanė hartuar raportin mbi kėqyrjen mjeko-ligjore. Ata e kanė gjetur trupin i shtrirė nė shpinė me gojė tė hapur. Rrobat tė mbytura nė gjak. Po ashtu, edhe dysheku. Pulsi mungonte. Largėsia e plagėve ishte 2 cm. Njėra poshtė gjoksit e tjera mė larg. Kullonin gjak pa pushim. Nė shpatullėn e majtė kanė dalė dy plagėt me largėsi 1.5 cm. Edhe kėtej rrjedh gjak. Renditet 3 arsye pėr vdekjen: 2 plagėt, arma ishte zbrazur nė kontakt me trupin, i vdekuri kishte vuajtur nga ascite cronica.

    Autopsia

    Mė 26 maj ora 10.45 nė katedrėn e anatomisė normale tė Institutit tė Lartė Mjekėsor, u krye autopsia e kufomės sė O. Nishanit nga mjekėt Jofim Fodopojev Nikulceko, Petro Cani, Ferdinad Paparisto dhe mbajtėsi i protokollit Spase Trimēev. Tė dy plagėt kishin njė largėsi prej 1.1 centimetrash nga njėra – tjetra. Stomaku ishte i mbushur maksimalisht me lėndė ushqimore. Plagėt kishin drejtimin para – prapa. Vdekja ishte shkaktuar nga hemorragjia e madhe dhe shoku pleuropulmar.

    Dėshmitarėt

    Nga kapiten Maqo Pecani pyetet Mehmet Grori, i datėlindjes 1880, bahēevan i shtėpisė prej 2 vjetėsh. Nė orėn 21.00 kanė ardhur infermierja Asime dhe kuzhinierja Fera Lotja, tė cilat i kanė kėrkuar tė shkojnė nė katin e tretė, pasi dėgjuan njė zhurmė atje. Dera ishte dy gisht e hapur me drita ndezur. E kishin gjetur tė shtrirė. Dy gratė kanė shkuar nė klinikė, ndėrsa bahēevani ka ngelur pėr njė ēast vetėm me tė. Nishani rėnkonte duke thėnė “dil o qen shpirt, ku je futur”. Bahēevani ka vendosur armėn nė kokėn e komodinės. Nishani i kėrkoi bahēevanit vetėm ta kapte prej duarsh dhe jo nė vend tjetėr. Ka mbėrritur doktori (sė bashku me infermieren) qė i ka kėrkuar tė largohej nga dhoma poshtė. Doktori i ka bėrė njė gjilpėrė. Pas pak ēastesh Nishani ka vdekur...

    Dyshimet pėr vrasje

    Fakti qė krismat kanė qenė me njė interval kohe, tregon se kemi tė bėjmė me njė vrasje. Mundėsia e tė lėnduarit pėr tė kryer krismė tė dytė ėshtė pothuaj zero. Pikėrisht kur dy gratė kanė qenė nė katin e dytė, kanė dėgjuar krismėn e dytė. Pas kėsaj janė trembur dhe kanė shkuar te bahēevani Meti pėr tė kėrkuar ndihmėn e tij. Ndezur ishte drita e tavolinės pranė krevatit. Kishte ndezur dritėn dhe kishte vėrejtur. Doktori rėnkonte, por ishte shprehur se e kishte bėrė nga dhimbjet. Pasi kishin shkuar nė klinikė, atje infermierja e rojės Athina Tashi i telefonon toger Hilmi Dumes dhe tė gjithė sė bashku erdhėn mė makinė nė vilė. Pas 10 minutash Nishani kishte vdekur. Ndėr miqtė qė e vizitonin Nishanin pėrmendte Sami Bahollin, Medar Shtyllėn, Dr. Osmani Jonuzaj me tė bijėn, Dr. Theodhori, Dr. Zyma, vėllai, gruaja, etj. Gjithnjė ankohej pėr dhimbjet qė i jepte sėmundja.
    Po mė 26 maj pyetet dr. Osman Jonuzaj. Ai kishte qenė shok shkolle me Nishanin. Midis tė tjerash ai kallėzon: “Kur shkova pėrsėri tek doktor Nishani, pas 2 javėsh, ai mė kallėzoi se kishte thirrur dr. Hoxhėn dhe doktorin sovjetik, tė cilėt kishin vėrtetuar sėmundjen e mėlēisė sė zezė.
    Mė 26 maj 1954 pyetet nga hetuesi Stavro Xhara, merr nė pyetje dr. Fejzi Hoxhėn. Ky kishte qysh nė fillim tė vitit 1954 qė merrej me Nishanin. Sipas doktorit, Nishani kishte dy sėmundje qė ishin tė pashėrueshme. Me mjekimin ishte marrė profesori sovjetik, Petro Cami dhe ai. Barku i ishte enjtur dhe i dhembte.
    Pas tij ėshtė pyetur Janko Theodhosi. Kur kishte shkuar pėr ta takuar, kishte takuar Remzi Baēen dhe njė nga Leskoviku. Pėrmendte TBC-nė e doktorit Nishani.
    Po atė natė, nė orėn 03.00 i njėjti hetues merr nė pyetje dėshmitaren Lote Pilku. Kjo kishte pasur njė dramė tė vėrtetė. Ishte gjermane e martuar me Njazi Pilkun. 48-vjeēarja tashmė ishte e ve, pasi burrin e saj e kishin pushkatuar komunistėt si sabotator. Lota kishte 2 djem, Edipi 23 vjeē dhe Luani 15 vjeēar. Ajo nuk kishte punuar kurrė, me pėrjashtim tė kohės qė punonte te Nishani. Me bashkėshortin e ardhshėm ishte njohur nė vitin 1922, kur ai kishte qenė student nė Gjermani. Kjo dashuri zgjati 4 – 5 vjet e mė pas dhe Njaziu u kthye nė Shqipėri. Pas njė viti, Njaziu vjen nė Gjermani, kėrkon dorėn e vajzės, fejohen, ndėrsa martesėn e bėjnė nė Bari. Jazou punonte nė Ministrinė e Punėve Botore. Nė tetor 1947 Lota ishte njohur me Trėndafilen (Rozvita) Nishanin, sė cilės i kishte kėrkuar faljen e burrit tė saj nga presidenti Omer Nishani. Pastaj kishte vendosur tė fillonte pastruese aty. Nė vitin 1949 dy kuzhinierėt e Nishanit, hungareze dhe italiane u larguan nė vendet e tyre dhe pėr kėtė shkak, Lota kishte kryer edhe punėn e kuzhinieres.
    Sipas saj, kur ka rėnė nė shtrat, ka qenė mjaft i lodhur. Ajo ka dėgjuar zhurmėn e parė dhe ka kujtuar se mos u rrėzua Nishani. Pas pak dėgjuar edhe krismėn e dytė. Pasi kanė shkuar sė bashku me bahēevanin, kanė vijuar ngjarjet siē tregohet edhe mė lart nga dėshmitarja tjetėr. Nė kohėn qė kishin ndenjur me tė, Nishani nuk kishte folur asnjė fjalė. Kapiten Hilmiu i bėri njė gjilpėrė, por kur ata i kishin hequr rrobat dhe i vinin pambuk nė plagė, Nishani vdiq. Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė tjera, dėshmitarja tha se tė dielėn nė mėngjes kishte ardhur dr. Osmani. Mė vonė kishin ardhur kushėriri i tij Nexhet Nishani, Hasan Pula, Ishan Leskoviku, etj. Mė 24 maj 1954 kishte ardhur gruaja e Nishanit. Kishte qėndruar pak me tė. Mė 25 maj nuk kishte ardhur njeri. Pastaj hetuesi e pyet se ēfarė bisedash kishte bėrė Nishani kohėt e fundit. Pėrgjigja ishte se kohėt e fundit ai ishte shumė i mėrzitur, duke thėnė se nuk rrohej ashtu. Ishte i dobėt dhe barku i fryhej. Para 7 – 8 muajsh kishte ardhur nė shtėpi pėr vizitė Kostė Boshnjaku. Kishte bėrė vizita edhe Ymer Dishnica, Shemsi Totozani, Koēo Tashko, etj.
    Dhimitėr Evangjeli, ishte bėrė mik i Nishanit, qysh nė konferencėn e Labinotit nė shtator 1943. Nishani ishte nė gjendje tė keqe, sėmundja e kishte vėnė poshtė. Nga barku mjekėt i nxirrnin ujė vazhdimisht. Sipas tij Enveri, Mehmeti dhe shokėt e Byrosė tregonin vazhdimisht kujdes pėr tė.
    Ish-gruaja e Omer Nishanit, Rozvita, e mėrzitur me shqiptarėt pėr shkak tė ish-bashkėshortit tė saj, qėndronte larg tij nė njė shtėpi nė rrugėn e Pishės. Shoqja e saj ishte austriakja tjetėr, gruaja e Kostė Boshnjakut. Njė ditė vjen nė shtėpi bahēevani dhe kėrkon t’i tregojė diēka veēmas Rozvitas. Kjo refuzon dhe e nxit tė flasė nė prani tė shoqes sė saj, pasi ato nuk ishin “si raca juaj”. Duke besuar nė mbajtjen e fjalės, bahēevani ka treguar atė qė ka parė, Omer Nishani u vra nga djali i madh i njėrit prej zėvendėspresidentėve tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor (atij tė paarsimuarit), sigurisht jo pėr motive personale, por pėr zbatimin e detyrės sė partisė. Rozvita u largua nga Shqipėria, ndėrsa gruaja e Kostė Boshnjakut pasi e ka ruajtur sekretin pėr shumė vite dhe kur u sigurua qė bahēevani kishte vite qė kishte vdekur, e tregoi ngjarjen pėr tė mos ngelur e pasqaruar kjo ngjarje. Cili ishte motivi i kėsaj vrasjeje? Sigurisht qė Nishani nuk rrezikonte nė asnjė plan pushtetin e Enver Hoxhės. Por duke qenė njė dėshmitar qė dinte shumė gjėra, ishte mė mirė tė heshtte pėrgjithmonė, para se t’i vinte natyralisht vdekja.


    Si u mėnjanua kur diktatori nisi tė zėvendėsojė njerėzit e luftės

    Omer Nishani, Presidenti qė Enveri e pėrdori si fasadė

    Para se tė bashkohej me komunistėt, Omer Nishani ishte kthyer nė Shqipėri pas njė emigracioni tė gjatė, i kondicionuar prej faktit se ishte nė opozitė me Mbretin Zog, pra njihej si antizogist. Me tė mbėrritur nė Tiranė, ai emėrohet anėtar i Kėshillit tė Shtetit, nėn regjimin fashist. Por nė verėn e vitit 1943 Nishani e shikon veten nė radhėt e Frontit Nacionalēlirimtar qė kuptohet se drejtohej nga Partia Komuniste. Duke vazhduar nga kjo kohė, Nishani zėvendėson kryetarin e Frontit Kamber Qafmolla, i cili nė fakt nuk e ushtroi kurrė kėtė detyrė. Nishani nė pėrfaqėsime tė ndryshme u kthye nė figurėn mė tė rėndėsishme pas Enver Hoxhės.
    Nė kongresin komunist tė Pėrmetit tė majit 1944, Omer Nishani u zgjodh kryetar i Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar, nė funksion tė njė kryetari tė pashpallur shteti. Njėkohėsisht nė Komitetin Antifashist Nacional Ēlirimtar qė kryesohej nga Enver Hoxha dhe qė u quajt “qeveri demokratike” nė tetor 1944, Omer Nishani mori postin e ministrit tė Punėve tė Jashtme, detyrė qė e ushtroi deri mė 9 shkurt 1946. Nė zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, u zgjodh deputet i Gjirokastrės.
    Mė 12 janar 1946, pasi Shqipėria ishte shpallur republikė, Nishani u zgjodh President i Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Ai u zgjodh sėrish deputet i Gjirokastrės nė Kuvendin Popullor, tė dalė nga zgjedhjet e datės 28 maj 1950. Nė funksionin qė ishte, Nishanit iu desh tė nėnshkruante dėnimet me vdekje pėr shumė nga shokėt e tij tė emigracionit, mbi tė cilėt Hoxha kishte paracaktuar dėnimet. Por Hoxha nuk mund tė qeveriste mė me njerėzit qė kishte dalė nga lufta dhe qė, nė fund tė fundit, dinin shumė nga sekretet e tij. Hap pas hapi ai filloi zėvendėsimin e tyre. Njėri prej kėtyre zėvendėsimeve ishte edhe Omer Nishani, pėr tė cilin nuk vlente mė paraqitja si fasadė.


    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Omer Nishani, si u mbajt sekret vrasja e presidentit shqiptar

    shum interesante kjo histori. bravo kastriot dervishi.
    flmn Dydrins

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •