Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    A ja shkaktoi “diabetin” Kombëtares së futbollit shqiptar, Armando Duka?

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    A ja shkaktoi “diabetin” Kombëtares së futbollit shqiptar, Armando Duka?

    Nga Bejdo MALO
    E dhimbshme, por e vërtetë. Futbolli shqiptar që ditën që në krye të FSHF, ka zënë vend Armando Duka, i ngjan një të sëmuri “diabetik”. Mirë do të ishte të mos flasim për plagët e pashërueshme të të ashtuquajturës superligë apo kategori e parë. Pothuajse të gjitha klubet bëjnë evazion të paparë fiskal, duke lënë pa kontrata dhe pa sigurime futbollistët. Të shokon me rrëfimin e tij një prej zyrtarëve më të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve. Të vetmet “ambasadore” VIP që turbulluan “qetësinë” e kombëtares në Danimarkë ishin Çiljeta Xhilaga dhe Igrid Gjoni në kuptimin më të mirë dhe më të sinqertë të fjalës. A janë trukuar ndeshjet e kombëtares shqiptare në futboll?. A dha dorëheqje misterioze trajneri i kombëtares shqiptare, Ari Han për shitje të ndeshjeve nga ana e kombëtares shqiptare? Ia shitën, apo i shiti ndeshjet e kombëtares, Ari Han? Këto janë një pjesë e pikëpyetjeve të mëdha që shtrohen sot në adresë të zotit Armando Duka dhe tërë stafit të tij si numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit. Së pari duhet të sqarojmë statusin e zotit Armando Duka.
    Statusi i tij është vënë në dyshim që prej katër vjetësh. Ai më shumë ngjan si një “sheik” i Federatës Shqiptare por nga ata “sheikët” modernë. Me fjalë të tjera nga ata sheikë që “mjelin” lopën e tjetrit dhe shijojnë qumështin e saj. Këtë status nuk e ndryshon dot më askush. Statusi i tij ka shumë hije dyshimi për nga mënyra se si interpretohet dhe nga mënyra se si qëndron ai në krye dhe nga ajo që ka ndodhur mes atij dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në parantezë them se prej 10 vjetësh mëkatarja më e madhe është vetë ministria. Por në thelb, zoti Armandi Duka është një hap para të gjithëve. Ai ia ka dalë mbanë edhe pse akuzat direkte për skenarin e përsëritur të kombëtares shqiptare bien direkt mbi atë.
    Nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, nuk ka thënë asnjë fjalë për ato që ndodhin në disavjetorin e timonerisë së tij. Të gjithë kemi krijuar bindjen absolute dhe kjo falë zotit Armando Duka se mëkatarët e pandreqshëm janë trajnerët e huaj, që vetë zoti Duka me metodat e tij bashkëkohore i rekurton. E keqja e kombëtares shqiptare nuk qëndron fare tek trajnerët e huaj. Duke filluar që nga Dosena dhe duke mbërritur tek Ari Han, kombëtaren shqiptare e kanë drejtuar ata që kanë bërë histori në futbollin botëror dhe që janë emra të pakompromentuar. Akuzat më direkt i hodhi kroati Bariç. E detyruan të mos vinte në Shqipëri me një telefonatë. I njëjti skenar dhe me Ari Han. Rezultatet e kombëtares kanë të njëjtin skenar. E fillojmë mirë, marrim nga gjashtë a shtatë pikë, pastaj fillojnë “trukimet”, “ pazaret” dhe loja përfundon në mënyrë të fëlliqur dhe groteske. I gjithë faji mbetet mbi trajnerët e huaj. Më dhimbsen dhe më vjen shumë keq për shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë dhënë kontribute të mëdha si trajnerë dhe papritur dhe pakujtuar shpërfytyrohen në emisionet televizive me deklaratat që bëjnë.
    Të gjithë baltën dhe të gjithë llumin e zi e hedhin mbi trajnerët e huaj edhe pse zemra e tyre nuk gjykon ashtu. Unë e di me saktësi pse shpërfytyrohen ata. Pse ata nuk e vënë gishtin mbi plagën e vërtetë të kombëtares shqiptare. Ata bëjnë ato lloj deklaratash të pështira vetëm e vetëm që të mos thuhet asnjë fjalë për Armando Dukën dhe stafin e tij, dhe pse në tavolinë të thonë gjera krejtësisht të vërteta dhe shumë bindëse e lavdërojnë atë me shpresën se do vijë një ditë dhe në krye të kombëtares shqiptare do vendoset një shqiptar dhe i bëjnë hyzmet preferencës së Dukës. Ata flasin në televizione dhe shikojnë nga kamera, a po i shikon Armando Duka apo jo. A e mori vesh ai analizën e tyre. Kjo është një lojë e pështirë. U lexohet në çdo pore të fytyrës ky fakt. Të gjithë trajnerët shqiptarë, duke filluar nga Mond Gëzdari, Bejkush, Birçe, Medin Zhega, Astrit Hafizi, Ramazan Rragami dhe shumë e shumë të tjerë që nuk po ua përmend emrin duhet të thonë të vërtetën hapur. Pse kështu. Gjërat janë të qarta si drita e diellit.
    Pa e ofenduar zotin Armando Duka (kujtoj që ne jemi i vetmi vend në botë që numrin një të Federatës së Futbollit nuk e kemi futbollist), le ta provojë ai një vit të mos jetë në krye të futbollit shqiptar sa gjëra të mira do të ndodhin. Nuk e hedhim poshtë kurrë kontributin e tij profesional dhe personal e shumë e shumë të mira të tjera, por ja që gjërat evoluojnë më shumë se sa “intelekti” i FSHF dhe i zotit Armando Duka. Nëse ai është profesionist dhe intelektual siç dëshmohet, atëherë në respekt të shqiptarëve sportdashës që të vetmen dritë syri kanë kombëtaren duhet të bëjë një akt qytetar. Le të eksperimentojë një vit.
    Të largohet nga drejtimi i FSHF me konsensus. E sigurtë që gjerat do të ndryshojnë katërçipërisht. Së paku futbollistët e kombëtares nuk do të shkojnë të flenë në një hotel të dorës së tretë në Durrës, që të lë të dyshosh se bëhet për të “trukuar” ndeshjet. Nuk do të hartohet në mënyrë aq qesharake lista e futbollistëve të kombëtares. Nuk do të jenë thjesht vizitorë tre-katër ditorë trajnerët e huaj. Nuk do të dalim zero me tre në favor të Danimarkës ende pa u “filluar” ndeshja. Nuk do të kishin shkuar në Danimarkë si “ambasadorët” VIP të kombëtares Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni të cilat vetëm “turbulluan” qetësinë e saj. Nuk do të ndodhin shumë e shumë plagë të tjera të kombëtares sonë. Falë rinovimeve janë evidentuar kombëtares e Qipros të Maltës Lihteshtenit të Estonisë të Lituanisë e shumë vendeve të tjera që kanë të njëjtin status me ne. Rasti Brigel është më sinifikativi. Gjeramni u shpërdorua në atë farë feje që iku nga sytë këmbët. Ajo që doja të ndryshonte menjëherë është tërë struktura e FSHF.
    Është e atrofizuar, e ndryshkur, e familjarizuar, e lodhur, e paftë profesionalisht dhe mbi të gjitha me shumë enigma dhe me pikëpyetje të mëdha. O Krisht boll kemi vuajtur nga marrja peng në politikë mos na merrni peng dhe futbollin. Të paktën atje kemi rast të blejmë një flamur dhe ta valëvisim. Kam mbuluar shumë vjet faqet e sportit në një gazetë të përditshme dhe kam pasur shpresën se gjerat do të ndryshonin. Por jo. Federata dhe drejtuesit e saj janë shndërruar si sëmundja e diabetit për futbollin shqiptar. Mos u çuditni të gjithë e prekim dhe e shikojmë futbolli shqiptar është i sëmurë me diabet. Doktori Armando Duka nuk e shëron dot. Një miku im më thoshte para ca ditësh se ilaçet e diabetit vetëm këto katër vjetët e fundit kanë ndryshuar gjashtë herë. Po ilaçet e diabetit të futbollit shqiptar pse nuk ndryshojnë. I japim të njëjtin ilaç dhe të njëjtën recetë si ish-diktatorit Enver Hoxha, të cilat krijuan imunitet në trupin e tij dhe kanë 20 vjet familjarët e tij që thonë se e helmuan e të tjera bastarditete. Kështu po ndodh dhe me futbollin shqiptar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Une nuk e di pse ai nuk jep dorheqje, i nderron perzgjedhesat, ndersa vet asnjeher nuk mendon se pikerisht ai eshte fajtori.......
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mire e ke shkruar Altruisti. Po ai duket nuk ka per qellim te tregohet i pergjegjshem ne pushtet, por thjesht i gjithefuqishem ne pushtet. Per te te ardhur keq per trajneret e huaj qe kane ardhur dhe kane humbur muaj jete e energji me nje kombetare qe i shet lojerat. Turp! Kur me vjen ndermend ajo parrulla e tifozeve "O sa mire me qene shqiptar!", me dridhet mishi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Ore me qe ra fjala kush eshte ky Armando Duka, cfare arsimi ka, si erdhi ne krye te FSHF-se ndonje krahe politike e mbeshtet Duken?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Apolloni31 : 19-04-2009 më 15:06
    Sa do rrosh do te mesosh......

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Apolloni31 Lexo Postimin
    Ore me qe ra fjala kush eshte ky Armando Duka, cfare arsimi ka, si erdhi ne krye te FSHF-se ndonje krahe politike e mbeshtet Duken?
    Per Arsimin mos prit pergjigje fikse, se jemi ne nje kohe, qe dhe gomari merr diplome universitare. Eshte nje biznesmen i fuqishem ne Durres, ka pularine me te madhe ne Shqiperi, ka firme ndertimi e shum aktivitete te tjera. Per bindje politike e di qe eshte nga e majta. E monopolizoj FSHF-en qe me mandatin e pare, dhe tani eshte ne mandatin e tij te fundit. Shpresojme qe mos te jet ndonje mbeshtetes i tij prap ne radhet e FSHF se vertet nuk do te behet aspak progres.

    Qe nga ardhja e tij ne krye te FSHF jan nderuar 4 trajner te huaj, dhe perfundimi ka qene njeher vendin e 5 dhe tre here te 6-in. Qe do te thot nje deshtim total per futbollin dhe drejtuesit e tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    armando duka eshte jo vetem president i federates se futbollit por dhe i gjithe shqiperise..

    saliu etj jan kingja para krokodileve te llojit armando edvin zemun duka..

    bamka top.. nuk eshte tjater vec vegel e armandos..

    i lumte..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Apolloni31 Lexo Postimin
    Ore me qe ra fjala kush eshte ky Armando Duka, cfare arsimi ka, si erdhi ne krye te FSHF-se ndonje krahe politike e mbeshtet Duken?



    Erdhi ne krye m doren e Grekut

    Sporti dhe nafta ne shqiperi komandohet nga greku

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po deri kur e ka mandatin ky klyshi saliut te brishave
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Është koha që Duka të ikë!
    Kombetarja ka nevoj për një drejtues të ri dhe që e kupton peshën e rendesis së terheqjes pas mos-sukseseve të njëpasnjëshme!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    po deri kur e ka mandatin ky klyshi saliut te brishave
    S'eshte i Saliut ky jo, ky eshte i majte.

    Sali deshtaku me te drejte eshte perpjek disa here per ta heq, por s'ja ka dale dot, megjithese nuk ka qene edhe aq e veshtire.

    Do mjaftonte vetem nje hetim i shpejte i pasurive te panumerta te Dukes per ta fut prapa hekurave dhe per te shpetuar futbollin prej tij.
    Por kjo menyre s'i intereson Saliut , ne fakt ai ka frike ti fut njerzit brenda per korrupsion pasi eshte i kap per vete bashke me te pjellat e veta dhe po futi nje te majte brenda pastaj ja nxjerrin te palarat ne shtet komunistat.
    Saliu mundohet ti heq me lezet pa i demtuar shume, por kjo metode s'funksionon ndaj edhe futbolli dhe i gjith vendi po ashtu jane ne vend numero sot.






    ..

  11. #11
    A nuk ka arritur Shqiperia rezultatet e saj me te mira me trajneret e huaj qe kemi pasur kohet e fundit?

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    A nuk ka arritur Shqiperia rezultatet e saj me te mira me trajneret e huaj qe kemi pasur kohet e fundit?

    Tranieret e huaj (apo lojtaret e huaj) ti japin me DETYRIM, sporti asht kthy ne ekonomi dhe politike

    pastaj Berisha nuk mund te heqi Duken se e mbron FIFA, asht njeriu i tyne ,dmth i mafies nderkombetare i cili merr urdhera nga dega mafioze e sportit ne Athine

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Tranieret e huaj (apo lojtaret e huaj) ti japin me DETYRIM, sporti asht kthy ne ekonomi dhe politike

    pastaj Berisha nuk mund te heqi Duken se e mbron FIFA, asht njeriu i tyne ,dmth i mafies nderkombetare i cili merr urdhera nga dega mafioze e sportit ne Athine
    Hajde mafie hajde.

    Mbase duhet vënë Duka president i Shqipërise atere, meqë paska kaq fuqi sa ka bërë të gjithë botën për vete.

  14. #14
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Armando Duka = Nje oligark tipik i afferave korruptive !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  15. #15
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Ti brari je hedh knej nga futbolli tani?
    Ik merru me Salen dhe Edin se smer vesh nga futbolli ti, leri per te tjeret keto.

    Nuk mendoj qe e ka fajin vetem Armando Duka per rezultatet e dobta, ne rradhe te pare faji bie mbi lojtaret dhe trajnjerin.

    Ne kohen e Brigelit qe kemi pase rezultatet te mira Duka ishte president dhe atehere.

  16. #16
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga ai_shoku Lexo Postimin
    Ti brari je hedh knej nga futbolli tani?
    Ik merru me Salen dhe Edin se smer vesh nga futbolli ti, leri per te tjeret keto.

    Nuk mendoj qe e ka fajin vetem Armando Duka per rezultatet e dobta, ne rradhe te pare faji bie mbi lojtaret dhe trajnjerin.

    Ne kohen e Brigelit qe kemi pase rezultatet te mira Duka ishte president dhe atehere.
    Armando Duka eshte fajtori kryesor pe keto arsye

    1. Perzgjedhja e trainereve
      Traineret e huaj qe nga Dosena e deri tek Han jane zgjedhur posacerisht nga Duka.Me perjashtim te Brigelit te gjitha zgjedhjet etjea rezultuan te gabuara sese traineret e zgjedhur ishin ca deshtake (ketu parjashtohet Baric) dhe trainere qe asnjehere nuk kerkonin fitore, por mjaftohesin m barazime te pa vlera
    2. Niveli i ulet i Kampionatit Shqiptar
      Kampionati Shqiptar me ardhjen e Dukes ka rene ne pikiate.Dhjetra ndeshje te perfolura si te trukuara,gjyqtare te pa afte dhe shkallet e stadjumeve qe jne perhere bosh.Konfliktet me Stadiumin Qemal Stafa si edhe shitje e biletave netreg te zi (kujto deklaratat e Tifozave Kuq e Zi)
    3. Perzgjedhja e futbollisteve
      Vete ish kapiteni Tare ka akuzuar Duken se po ben afera ne zgjedhjen e futbollisteve.Po ju kujtoj deshtimin e ambasadoreve qe Duka kishte cuar neper kampionatet e huaja dhe skandalin me Sotir Ninin qe Ruci i Dukes nuk e propozoi asnjehere per ekipt zinxhir te Shqiperise sepse ky luante me Panathinaikosin dhe jo me Olimpjakosin ku Ruci kishte nje kontrate personale.Mos berja e mundur qe Valon Berhamit ti jepej pasaporta Shqiptare si edhe Blerim Xhemajlit.Lenia jashte Kmbetares m dashje te Dukes te futbollisteve Murati,Haxhi,Bushi,Tare sepse keta nuk i shkonin pas avazit.Perfshirja e lojtareve theht pr efekt kartoni, sepse nje grumbullim me ekipin kombetar rit vleren e kartonit per lojtaret qe shiten mepas ne kampionatet e huaja.
    4. Perfshirja ne afera koruptive ne ndeshjet e Kombetares
      Nuk mund te harohet lehte humbja ne Rumani.Pergjegjesia eshte direkt e Dukes
      Ajo ndeshje ishte trukim i vertete, nje zot e di sa ka fituar Duka me ate koeficen qe kishte rezultati.
    5. Ka konflikt interesi me drejtimin e futbollit ne Shqiperi
      Duka ka te drejten si biznesmen per paketen sportive Super Sport se bashku me TOP Channel.Si biznesmen nk i lejohet te drejtoje nje organizem sportiv sepse lidhet drejtperdrejt me futbollin.Keshtu ai ka kapur gazetat sportive ku reklamon Super Sportin dhe dy televizionet Klan dhe Top Channel sepse ju shet atyre te drjeten e kampionateve te huaja.
    6. Punesimi ne FSHF
      Ne FSHF jane punesuar nje sere njerezish te pa afte.Kjo shihet qarte ne rezultatet e punes se tyre qe nga Hito Hitaj e deri tek Shulku qe jane thjesht masha ne duart e Dukes,por edhe te tjere.Ata nuk largohen kur nga puna, por riciklohen brenda ne administrate duke vegjetuar atje.

    Pak histori: eshte propozuar ne krye te FSHF-se nga Myftar Cela i Vllaznise ( i ndjere) duke qene se ishe vellai i Ish Ministrit te Bujqesise Agron Duka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 24-04-2009 më 23:07
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    Duka duhet te ike

    dhe pike.Duhet ta lere kombetaren
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Armando Duka eshte fajtori kryesor pe keto arsye

    1. Perzgjedhja e trainereve
      Traineret e huaj qe nga Dosena e deri tek Han jane zgjedhur posacerisht nga Duka.Me perjashtim te Brigelit te gjitha zgjedhjet etjea rezultuan te gabuara sese traineret e zgjedhur ishin ca deshtake (ketu parjashtohet Baric) dhe trainere qe asnjehere nuk kerkonin fitore, por mjaftohesin m barazime te pa vlera
    2. Niveli i ulet i Kampionatit Shqiptar
      Kampionati Shqiptar me ardhjen e Dukes ka rene ne pikiate.Dhjetra ndeshje te perfolura si te trukuara,gjyqtare te pa afte dhe shkallet e stadjumeve qe jne perhere bosh.Konfliktet me Stadiumin Qemal Stafa si edhe shitje e biletave netreg te zi (kujto deklaratat e Tifozave Kuq e Zi)
    3. Perzgjedhja e futbollisteve
      Vete ish kapiteni Tare ka akuzuar Duken se po ben afera ne zgjedhjen e futbollisteve.Po ju kujtoj deshtimin e ambasadoreve qe Duka kishte cuar neper kampionatet e huaja dhe skandalin me Sotir Ninin qe Ruci i Dukes nuk e propozoi asnjehere per ekipt zinxhir te Shqiperise sepse ky luante me Panathinaikosin dhe jo me Olimpjakosin ku Ruci kishte nje kontrate personale.Mos berja e mundur qe Valon Berhamit ti jepej pasaporta Shqiptare si edhe Blerim Xhemajlit.Lenia jashte Kmbetares m dashje te Dukes te futbollisteve Murati,Haxhi,Bushi,Tare sepse keta nuk i shkonin pas avazit.Perfshirja e lojtareve theht pr efekt kartoni, sepse nje grumbullim me ekipin kombetar rit vleren e kartonit per lojtaret qe shiten mepas ne kampionatet e huaja.
    4. Perfshirja ne afera koruptive ne ndeshjet e Kombetares
      Nuk mund te harohet lehte humbja ne Rumani.Pergjegjesia eshte direkt e Dukes
      Ajo ndeshje ishte trukim i vertete, nje zot e di sa ka fituar Duka me ate koeficen qe kishte rezultati.
    5. Ka konflikt interesi me drejtimin e futbollit ne Shqiperi
      Duka ka te drejten si biznesmen per paketen sportive Super Sport se bashku me TOP Channel.Si biznesmen nk i lejohet te drejtoje nje organizem sportiv sepse lidhet drejtperdrejt me futbollin.Keshtu ai ka kapur gazetat sportive ku reklamon Super Sportin dhe dy televizionet Klan dhe Top Channel sepse ju shet atyre te drjeten e kampionateve te huaja.
    6. Punesimi ne FSHF
      Ne FSHF jane punesuar nje sere njerezish te pa afte.Kjo shihet qarte ne rezultatet e punes se tyre qe nga Hito Hitaj e deri tek Shulku qe jane thjesht masha ne duart e Dukes,por edhe te tjere.Ata nuk largohen kur nga puna, por riciklohen brenda ne administrate duke vegjetuar atje.

    Pak histori: eshte propozuar ne krye te FSHF-se nga Myftar Cela i Vllaznise ( i ndjere) duke qene se ishe vellai i Ish Ministrit te Bujqesise Agron Duka.
    1. Brigeli me sa di unë arriti rezultatet më të mira që ka arritur kombëtarja jonë ndonjëherë. Dossena nuk mund të gjykohet fare se nuk ndjeti shumë në krye të kombëtares. Baric gjithashtu arriti rezultate të mira. Vetëm ky hollandezi doli kot.

    2. Kampionati shqiptar ka nivel të ulët në krahasim me vende të tjera, por ama ta krahasosh me 5 vite më parë ka ecur shumë para. Janë rregulluar pothuaj të gjithë stadiumet. Ka disa sezone që kampionati është i bukur dhe me rivalitet. "Qemal Stafa" nuk ka lidhje me FSHF, është shoqëri aksionere.

    3. Tare më parë shahej se rrinte në kombëtare vetëm prej Dukës, kurse pastaj doli që iku se nuk e donte Duka. Për Muratin mendon se duhej të thirrej kur luante në kategori të dytë greke?

    Për talentet jashtë vendit po jam dakort. Mund të kishin bërë punë shumë më të mirë. Megjithatë jo për tipa si Behrami e Nini, po për shumë e shumë të tjerë.

    4. Ndeshja me Rumaninë nuk ka pasur asnjë trukim. Se ishte rezultat i papritur, s'do të thotë që kishte trukim. Shqipëria biles në pjesën e parë po luante shumë fort dhe ju afua dhe golit.

    Është çudi që flasim për trukim vetëm kur ka rezultate surprizë në dëmin tonë, dhe jo kur janë në favorin tonë.

    5. Aty ke të drejtë që ka konflikt interesi dhe jam i sigurtë që ka bërë miliona që kur ka ardhur në krye të kombëtares.

    6. Dhe për punësimin ke të drejtë. Shumica janë me mik dhe janë servila, po nuk besoj se është ndonjë çudi e madhe kjo.

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •