KRIZAT E NGASHËRIMIT TEK FËMIJËT OSE MEKJET
Përcaktimi:
Krizat e ngashërimit ose mekjet janë gjëndje shëndetësore që impresonojnë shumë rrethuesit e fëmijës ( prindërit, kujdestarët , gjyshërit etj), por ato janë të padëmshme dhe pa pasoja për shëndetin.
Krizat e ngashërimit (mekjet) nuk janë kriza epilepsie. Ato janë tregues inati, zemerimi, dhimbjeje ose frike.
Krizat e ngashërimit (mekjet) paraqiten tek 5% e fëmijëve nga mosha 6 muaj deri në moshën 6 vjeçare. Frekuenca e mekjeve ndryshon nga një fëmijë tek një tjetër.
Përshkrim i breftë :
Krizat e ngashërimit ( mekjet) shfaqen më së shumti në prezencën e një personi domethënës për fëmijën.
Episodet e krizave (mekjeve) janë të brefta (më pak se një minutë) dhe përbëhen gjithnjë nga kater faza :
- Ndodhi « shkaktuese » : zemërim, kundërshtim, dhimbje
- Qarje të shumta dhe të brefta
- Ndalim frymëmarrje me mavitje, më rrallëherë me zbehje
- « Humje kontakti » e breftë me femijën, nganjëherë humbje vetëdije ( si gjëndje të fikti), të manifestuara me rrëzim dhe të shoqëruara me kunvulsime ( dridhje të trupit) disasekondëshe ose me lëshim të trupit dhe shkundje të gjymtyreve.
Gjithsesi, në të gjitha rastet fëmija rrimerr veten shpejt.
Qëndrimi:
Nëse është hera e parë që vëzhgoni këtë sekuencë karakteristike, rrini të qete, prisni fundin e episodit dhe kur t’ju paraqitet rasti flisni me pediatrin e fëmijës.
Nëse fëmija është i njohur per shfaqje Krizash Ngashërimi ( Mekjesh), prindërit ose personat që kujdesen për fëmijën duhet të ruajnë qetësinë. Të ndihmojnë fëmijën të tejkalojë zemërimin dhe të mos i përkushtojnë shumë vëmëndje këtyre episodeve. Asnjë masë nuk është e nevojshme.
Nëse një fëmijë që është i njohur për shfaqje mekjesh humb vetëdijen, rrëzohet ose konvulson breftas, zotëroni sigurinë e tij ( largoni objektet e ndryshme që mund të gjenden rreth e rrotull fëmijës që krizon të cilat mund ta plagosin gjatë dridhjeve) dhe shtrijeni fëmijën në pozicion anesor.
Sqarim plotësues.
Pas një kundërshtimi, fëmija fillon e qan; ulëret, përplas këmbët, i pakësohet pak nga pak frymëmarrja. Faza mos-mbushjes me frymë është më së shumti e pazhurmshme, zgjatet nga sekonda në sekondë, goja mbetet hapur. Asnjë zë nuk del. Fëmija është gjithnjë e më shumë blu, maviosja shtohet dhe fillojnë e paraqiten shenjat e mosbushjes me frymë ( apnée) , duket sikur është në një gjëndje përhumbjeje.
Nëse ndalim-frymëmarrja zgjatjet, prindërit asistojnë në gjëndjen e humbjes së ndjenjave me lëshim trupi të gjeneralizuar dhe rrotullim sysh. Fëmija duket si i vdekur : ai është i ngrirë, ngjyrë violetë dhe nuk mbushet më me fymë.
Pas disa sekondash, fëmija rrimerr veten dhe vetedija rivjen. Nganjëherë mosmbushja me frymë përzgjatet më shumë, lëshimi i trupit dhe shkundja e gjymtyrëve paraqitet (si në raste epilepsie). Edhe në këto raste zgjimi vjen vetvetiu gjithnjë shpejt dhe pa trajtim.
Duhet që prindërit të mos bien në kurthin që formohet nga Krizat e Ngashërimit për të mos vënë limitet e duhura fëmijës ose lejuar çdo gjë atij nga frika se mos ai meket.
Evolucioni i Krizave të Ngashërimit:
Krizat e ngashërimit ose mekjet nuk vëzhgohen më pas 6 ose 7 vjetësh. Përgjatë kohës kur ato janë paraqitur, këto kriza kanë sjellë komplikime relacionele dhe edukuese të rëndësishme që prezantojnë gjithë dëmin e këtij afeksioni.
Përgjatë evolucionit të këtij fenomeni shumë shpesh ka ndodhur që masat mbrojtëse të kenë qenë të papërshtatshme: diagnostika të gabuara epilepsie me shtrime abuzive nëpër spitale dhe stërzgjatje ose këshilla edukuese të papërshtatshme ( mos kundërshtoni fëmijët etj…)
Fëmijët që paraqesin këto kriza janë përgjithësisht fëmijë hiperaktivë, turbullues, kundërshtues dhe të zemërueshëm. Ekziston një ankth mëmësor dhe familiar tregues.
Krizat e Ngashërimit (Mekjet) janë shumë spektakularë për prindërit e pamësuar. Ato provokojnë një reagim “mbimbrojtës” nga i cili përfiton ekzagjerisht fëmija. Nga frika mos “shkaktojnë” kriza të tilla, prindërit nuk guxojnë më tu refuzojnë asgjë fëmijës, i cili sillet atëherë si një “zot tiranik”.
Gjithsesi, këto kriza paraqiten në momente të përzgjedhura nga fëmija kur ai ndodhet përballë disa prej anëtarëve të familjes së tij të cilët janë më delikat ose më të pamësuar.
Krijoni Kontakt