Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Krizat e ngashërimit ose mekjet tek fëmijët

    Për një punim studimi mu desh të humultoja mbi problematikën mekjeve tek fëmijët. Duke qenë së ishte një problematikë interesante edhe për prindërit tanë, materialin e mbledhur e përktheva dhe shqip dhe po e postoj këtu.

    Kërkoj faje paraprake për ndonjë shpëtim mospërshtatje në shqip nga nxitimi i përkthimit.

    KRIZAT E NGASHËRIMIT TEK FËMIJËT OSE MEKJET

    Përcaktimi:

    Krizat e ngashërimit ose mekjet janë gjëndje shëndetësore që impresonojnë shumë rrethuesit e fëmijës ( prindërit, kujdestarët , gjyshërit etj), por ato janë të padëmshme dhe pa pasoja për shëndetin.
    Krizat e ngashërimit (mekjet) nuk janë kriza epilepsie. Ato janë tregues inati, zemerimi, dhimbjeje ose frike.
    Krizat e ngashërimit (mekjet) paraqiten tek 5% e fëmijëve nga mosha 6 muaj deri në moshën 6 vjeçare. Frekuenca e mekjeve ndryshon nga një fëmijë tek një tjetër.

    Përshkrim i breftë :

    Krizat e ngashërimit ( mekjet) shfaqen më së shumti në prezencën e një personi domethënës për fëmijën.
    Episodet e krizave (mekjeve) janë të brefta (më pak se një minutë) dhe përbëhen gjithnjë nga kater faza :
    1. Ndodhi « shkaktuese » : zemërim, kundërshtim, dhimbje
    2. Qarje të shumta dhe të brefta
    3. Ndalim frymëmarrje me mavitje, më rrallëherë me zbehje
    4. « Humje kontakti » e breftë me femijën, nganjëherë humbje vetëdije ( si gjëndje të fikti), të manifestuara me rrëzim dhe të shoqëruara me kunvulsime ( dridhje të trupit) disasekondëshe ose me lëshim të trupit dhe shkundje të gjymtyreve.

    Gjithsesi, në të gjitha rastet fëmija rrimerr veten shpejt.

    Qëndrimi:

    Nëse është hera e parë që vëzhgoni këtë sekuencë karakteristike, rrini të qete, prisni fundin e episodit dhe kur t’ju paraqitet rasti flisni me pediatrin e fëmijës.
    Nëse fëmija është i njohur per shfaqje Krizash Ngashërimi ( Mekjesh), prindërit ose personat që kujdesen për fëmijën duhet të ruajnë qetësinë. Të ndihmojnë fëmijën të tejkalojë zemërimin dhe të mos i përkushtojnë shumë vëmëndje këtyre episodeve. Asnjë masë nuk është e nevojshme.
    Nëse një fëmijë që është i njohur për shfaqje mekjesh humb vetëdijen, rrëzohet ose konvulson breftas, zotëroni sigurinë e tij ( largoni objektet e ndryshme që mund të gjenden rreth e rrotull fëmijës që krizon të cilat mund ta plagosin gjatë dridhjeve) dhe shtrijeni fëmijën në pozicion anesor.

    Sqarim plotësues.

    Pas një kundërshtimi, fëmija fillon e qan; ulëret, përplas këmbët, i pakësohet pak nga pak frymëmarrja. Faza mos-mbushjes me frymë është më së shumti e pazhurmshme, zgjatet nga sekonda në sekondë, goja mbetet hapur. Asnjë zë nuk del. Fëmija është gjithnjë e më shumë blu, maviosja shtohet dhe fillojnë e paraqiten shenjat e mosbushjes me frymë ( apnée) , duket sikur është në një gjëndje përhumbjeje.
    Nëse ndalim-frymëmarrja zgjatjet, prindërit asistojnë në gjëndjen e humbjes së ndjenjave me lëshim trupi të gjeneralizuar dhe rrotullim sysh. Fëmija duket si i vdekur : ai është i ngrirë, ngjyrë violetë dhe nuk mbushet më me fymë.
    Pas disa sekondash, fëmija rrimerr veten dhe vetedija rivjen. Nganjëherë mosmbushja me frymë përzgjatet më shumë, lëshimi i trupit dhe shkundja e gjymtyrëve paraqitet (si në raste epilepsie). Edhe në këto raste zgjimi vjen vetvetiu gjithnjë shpejt dhe pa trajtim.
    Duhet që prindërit të mos bien në kurthin që formohet nga Krizat e Ngashërimit për të mos vënë limitet e duhura fëmijës ose lejuar çdo gjë atij nga frika se mos ai meket.

    Evolucioni i Krizave të Ngashërimit:

    Krizat e ngashërimit ose mekjet nuk vëzhgohen më pas 6 ose 7 vjetësh. Përgjatë kohës kur ato janë paraqitur, këto kriza kanë sjellë komplikime relacionele dhe edukuese të rëndësishme që prezantojnë gjithë dëmin e këtij afeksioni.
    Përgjatë evolucionit të këtij fenomeni shumë shpesh ka ndodhur që masat mbrojtëse të kenë qenë të papërshtatshme: diagnostika të gabuara epilepsie me shtrime abuzive nëpër spitale dhe stërzgjatje ose këshilla edukuese të papërshtatshme ( mos kundërshtoni fëmijët etj…)
    Fëmijët që paraqesin këto kriza janë përgjithësisht fëmijë hiperaktivë, turbullues, kundërshtues dhe të zemërueshëm. Ekziston një ankth mëmësor dhe familiar tregues.
    Krizat e Ngashërimit (Mekjet) janë shumë spektakularë për prindërit e pamësuar. Ato provokojnë një reagim “mbimbrojtës” nga i cili përfiton ekzagjerisht fëmija. Nga frika mos “shkaktojnë” kriza të tilla, prindërit nuk guxojnë më tu refuzojnë asgjë fëmijës, i cili sillet atëherë si një “zot tiranik”.
    Gjithsesi, këto kriza paraqiten në momente të përzgjedhura nga fëmija kur ai ndodhet përballë disa prej anëtarëve të familjes së tij të cilët janë më delikat ose më të pamësuar.
    Përshëndetje

    Elna

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kam cupen e nje kushuriri qe mekej per gjera koti. Njehere u mek duke qare vetem se me pa mua te hyja ne shtepi. Situate me te sikletshme nuk kisha pare. Gjyshja e saj e solli ne vete pas disa min. duke e ferkuar me uje. Me beri pershtypje qetesia e gjyshes, kur po e sillte ne vete. Atehere ajo ishte 2-3 vjece. I plotesonin cdo deshire nga frika se mekej.
    Tani i ka kaluar. Nuk i ndodh me.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Kam cupen e nje kushuriri qe mekej per gjera koti. Njehere u mek duke qare vetem se me pa mua te hyja ne shtepi. Situate me te sikletshme nuk kisha pare. Gjyshja e saj e solli ne vete pas disa min. duke e ferkuar me uje. Me beri pershtypje qetesia e gjyshes, kur po e sillte ne vete. Atehere ajo ishte 2-3 vjece. I plotesonin cdo deshire nga frika se mekej.
    Tani i ka kaluar. Nuk i ndodh me.

    Përshëndetje Dea.

    Ka prindër që nuk e dinë që mekja nuk është vdekjeprurëse, as e dëmshme për shëndetin. Kur fëmija meket nga të qarët, prindi "meket" nga frika e humbjes së fëmijës. Fatkeqësisht, ai bie pre e nje mekanizmi emocional për të cilin ka ndikuar që të ekzisojë.

    Vënia e caqeve fëmijës, apo siç njihet në gjuhën e pedagogjisë vënia e limiteve është e domosdoshme për zhvillimin psikoafektiv të femijës. Një fëmijë që nuk ka limite, nuk ka siguri afektive, nuk di ku të ndalet. Për një fëmijë është shumë ankthuese kur nuk di deri ku të shkojë. Duke qenë se nuk i ka akoma të zhvilluara të gjitha zotësitë intelektuale, fëmija nuk di ta shprehë ankthin me fjalë, por e shpreh atë me veprime të papërshtatshme (kapriço, të qara, refuzime, kundërshtime, ose në të kundërtën strukje). Një fëmijë që ka limite, ka siguri afektive nëpërmjet "kornizës" së limitit. Një fëmijë i tillë mëson shumë shpejt ti negociojë kufijtë e limeteve, ti zhvendosë ato me llogjikë, sqarime dhe mirëkuptim.

    Modelet prindërore që vendosin limite vënd e pa vënd janë shumë problematike për zhvillimin e personalitetit të fëmijës. P.sh. kur fëmija bën një veprim për ti thënë jo, nuk i thonë. Sipas situatës qeshin e luajnë me të. Ama kur ata vetë nuk kanë më dëshirë, forcë apo durim të qeshin me veprimet e papërshtshme të fëmijës thonë jo ose shpërthejnë në kriza britmash pa asnjë arsye reale. Një fëmijë i rritur në ambient të tillë është gjithnjë në paqartesi veprim-vlerësimesh. Ka vështirësi në dallimin e atmosferës që shoqëron familjen e tij. Në rritje, zakonisht shfaq shumë probleme shoqërore me rrethin e tij sepse nuk ka referime të sakta për vlerësimin e situatave.

    Kujdesi që duhet patur nga prindërit, është përzgjedhja e saktë e limiteve. Mos abuzimi me limitet për rehati personale, por me të vërtetë për ndërtimin e personalitetit të fëmijës dhe zhvillimin e tij.


    Përsa i përket kushërirës tënde, edhe unë e kam një mbesë timen që bën kriza të tilla. Nuk e ka fajin vajza por e jëma, sepse qesh kur e vogla bën çfarë s'duhet të bëjë dhe kur i thotë jo për ndonjë gjë, vajza meket. Po ja që ndodh dhe kështu. Fatkeqësisht edhe pse i di profesionalisht pasojat e një modeli të tillë, je e pafuqishme për të ndryshuar rrjedhën e gjërave. Gjithçka varet nga dëshira e prindërve për të kuptuar dhe reaguar.

    Gjumë të mirë.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 18-04-2009 më 22:15

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    68
    Elna, une e besoj shkencerisht se cfare ndodh dhe se si duhet te veprosh nese nje femije meket, por nese ndodhesh ne rastin konkret eshte me te vertete shokuese, te duket sikur e humbet femijen, kam pare vete me syte e mi mbesen time dhe tani kur e kujtoj ate moment me dridhet mishi, dhe une ia kam shpjeguar shume here motres sime njelloj si e shpjegon ti me siper, por qe nga momenti kur e kam pare vete mbesen ne gjendje te mekur, nuk guxoj me te them asnje fjale, sespe ne momentin qe ndodhe bie dhe vete ne panik, dhe te kap nje frike e tmerrshme, dhe ato secondat te duken ore.
    Pershendetje per temen

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •