Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Hetimi i Rames PD depoziton nismen

    E pabesueshme.
    Me ne fund pas 4 vjetesh qeverisje dhe 8 vjet opozite pas mijera akuzave ne ajer permbi korupsionin dhe vjedhjet e kryera nga Socialistet dhe njerzit e tyre,
    Partia Demokratike eshte zgjuar nga gjumi letragjik 4 vjeēar dhe ka vendos te kerkoje hetime ne rruge zyrtare per nje nga politikanet e akuzuar prej saj si te korruptuar.

    Urime dhe suksese ne kete nisme ..... dhe ne koke te Nanos Xhuvelit Berishes Argites Ndokes Sollakut te krimit ..... etj etj, jane shume s'po i numeroj ...






    Hetimi i Ramės, PD depoziton nismėn



    BLEDAR HOTI

    Partia Demokratike sė bashku me Partinė Republikane depozituan zyrtarisht nismėn pėr hetimin e kryebashkiakut Edi Rama. Tė 40 firmat e deputetėve tė djathtė, demokratė dhe republikanė janė depozituar zyrtarisht nga ana e deputetit tė PD-sė, Ferdinand Xhaferri. Komisioni hetimor duhet tė ketė 3 javė kohė, ndėrsa duhet tė ketė nėntė anėtarė, pesė tė maxhorancės dhe pesė tė opozitės. Nė bazė tė ligjit kryetari i takon PD-sė si nismėtare, ndėrsa nėnkryetari i takon opozitės. “Komisioni do tė hetojė procedurat e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit nė mėnyrė krejtėsisht abuzive, klienteliste e nė konflikt interesi nė Bashkinė e Tiranės, duke krijuar njė kartel tė paligjshėm ndėrtimi, bllokimin dhe mos dėrgimin e planit tė ri Rregullues tė Bashkisė sė Tiranės pėr miratim, sipas ligjit, dhe abuzimet me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė mungesė tė kėtij Plani Rregullues”, deklaroi Xhaferri. Nė listėn e gjatė tė firmėtarėve republikanė dhe demokratė tė bie nė sy emri i Besnik Mustafajt, Arjan Madhit, Arjan Starovės, Aldo Bumēit, Bujar Leskajt dhe Edi Palokės.
    Akuzat ndaj Ramės
    Nė kėrkesėn prej katėr faqesh, theksohet se “duke abuzuar me ligjin dhe nė kundėrshtim flagrant me parimet e qeverisjes nė shėrbim tė qytetarėve, lejet e ndėrtimit janė kthyer nė njė burim tė mirėfilltė fitimi pėr kryebashkiakun e Tiranės dhe grupin e tij klientelist, duke krijuar kartelin e ndėrtimit tė udhėhequr prej tij”. “Me datėn 22 mars, ditėn e diel, pushimi, “Atelier 4” apo studio i Eftimėve ka paraqitur nė KRRT 6 projekte, tė cilat janė votuar nga vetė z.Alban Eftimiu si anėtar i KRRT-sė tė Bashkisė. Po nė mbledhjen e kėsaj date studioja e Artan Shkrelit ka paraqitur nė KRRT 3 projekte, tė cilat janė votuar nga vetė Artan Shkreli”, thuhet nė kėrkesėn e depozituar. Ndėrsa theksohet se ėshtė nė ditėn e festės sė Pashkėve, nė njė ditė pushimi, kryebashkiaku njėherėsh drejtues i KRRT sė Tiranės ka thirrur njė mbledhje tjetėr, ku nga 18 leje pėr projekte pėr punė publike 14 prej tyre votoheshin dhe fitoheshin nga Eftimiu. “Po nė kėtė mbledhje nga 12 leje pėr projekte punė jo publike 5 prej tyre votoheshin dhe fitoheshin nga zoti Alban Eftimiu. Nga 30 leje ndėrtimit qė do tė jepeshin, 19 prej tyre i merrte karteli Rama-Eftemiu. Nė mėnyrė tė papranueshme, nė kundėrshtim me ligjin dhe nė konflikt tė hapur interesi, kryetari i bashkisė jep leje ndėrtimi pėr anėtarėt e kartelit tė tij dhe nga ana tjetėr ka bllokuar Planin e Rregullimit tė Territorit. Prej gati dhjetė vitesh nė mėnyrė tė qėllimshme Rama ka bllokuar hartimin e njė plani tė ri rregullues, i cili do tė disiplinonte hapėsirat urbane dhe do tė ndėrpriste masakrėn urbane tė dirigjuar prej tij”, thuhet nė kėrkesėn e depozituar. Qėllimi kryesor i kėtij komisioni hetimor, sipas kėrkesės sė paraqitur, ėshtė “hetimi i rasteve korruptive, klienteliste dhe nė konflikt tė hapur interesi tė lejeve tė ndėrtimit nė Bashkinė e Tiranės. Nismėtarėt e krijimit tė kėtij komisioni e shohin tė mjaftueshme afatin prej tre javėsh pėr tė hetuar lejet e dhėna nga kryebashkiakut Edi Rama. Nėse votohet nė seancė, ky pritet tė jetė komisioni i dytė hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama. I pari u ngrit po nga PD-ja, nė vitin 2003.


    Deputetėt qė firmosėn nismėn

    Edi Paloka
    Osman Metalla
    Mehmet Xheka
    Ramiz Ēoba
    Baki Shehi
    Astrit Bushati
    Arjan Madhi
    Genc Juka
    Gjok Vuksani
    Mehmet Hoxha
    Gėzim Karapici
    Sali Shehu
    Ferdinand Xhaferri
    Ilir Bano
    Blerim Ēela
    Albert Farruku
    Arjan Starova
    Pal Dajēi
    Gjovalin Prenga
    Safet Sula
    Eris Hoxha
    Besnik Mustafaj
    Mevlan Xhindoli
    Sami Gjergji
    Genc Sharku
    Ėngjėll Cara
    Dashnor Sula
    Luan Skuqi
    Rexhep Uka
    Aldo Bumēi
    Flori Bajramaj
    Lajla Pėrnaska
    Parid Teferiēi
    Alfred Gega
    Artur Hasanbelliu
    Bujar Leskaj
    Arenca Trashani
    Tritan Shehu
    Shkėlqim Ziri
    Ndriēim Babasi


    Shalsi: Nisma, pazar i pisėt politik

    Nėnkryetari i Bashkisė, Eduard Shalsi e cilėsoi nismėn e PD-sė pėr krijimin e komisionit hetimor si njė pėrbaltje ndaj Edi Ramės. “Siē e kanė zakon pėrpara humbjeve tė bujshme elektorale, tregtarėt e shpifjeve nxorėn sot nė pazarin e pistė tė politikės sė vjetėr, tezgėn e komisionit hetimor. Qėllimi dihet: Tė mbysin me baltė njeriun qė nuk e mundin dot me ide dhe argumente dhe modelin e suksesit tė Bashkisė sė Tiranės”, tha dje Shalsi. Ndėrsa zėdhėnėsja e PD-sė, Erla Mėhilli ka reaguar, duke theksuar se “Rama zgjodhi ditėn kur vetė mori 19 leje ndėrtimi pėr tė derdhur lot pėr krizėn ekonomike”. “Z.Rama as me deklaratat qė bėn e me asgjė tjetėr s’do mund tė mbrosh e tė heqėsh vėmendjen nga karteli i mafies sė ndėrtimit qė ti drejton”, tha Mėhilli


    Panorama

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej Maars:

    Hetimi i Rames PD depoziton nismen
    E pabesueshme.
    Me ne fund pas 4 vjetesh qeverisje dhe 8 vjet opozite pas mijera akuzave ne ajer permbi korupsionin dhe vjedhjet e kryera nga Socialistet dhe njerzit e tyre,
    Partia Demokratike eshte zgjuar nga gjumi letragjik 4 vjeēar dhe ka vendos te kerkoje hetime ne rruge zyrtare per nje nga politikanet e akuzuar prej saj si te korruptuar.

    Urime dhe suksese ne kete nisme ..... dhe ne koke te Nanos Xhuvelit Berishes Argites Ndokes Sollakut te krimit ..... etj etj, jane shume s'po i numeroj ...
    mund te jete e pabesueshme, por eshte krejt e kuptueshme ...

    perse nuk e kane dhe e denoncojne ne prokurori ?!?

    eshte pjese e lojes "lufte kukllash" midis pd - ps ... asgje tjeter perveē maskarades te felliqur punisto-mafie-nomenklature-sigurimse ...

    nje tjeter brarllisje ...

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Fituan gjyqin ndaj shtetit, qeveria dėmshpėrblen ish-bosėt e firmave piramidale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 15:35
  3. Hetimi per autoshkollat, gati dosja ne gjykate
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2006, 23:06
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Del Ponte: Po vazhdon hetimi i krimeve nė Kosovė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2003, 03:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •