Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 73 prej 73
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Sjelljet që bezdisin në jetën e një çifti! ?

    GERHITJA,
    megjithese eshte nje sjellje e pavetedijeshme ,eshte shume bezdisese
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Bile shumë bezdisëse

    Citim Postuar më parë nga pseudo Lexo Postimin
    Sjelljet që bezdisin në jetën e një çifti! ?

    GERHITJA,
    megjithese eshte nje sjellje e pavetedijeshme ,eshte shume bezdisese
    Duke i shpalos kujtimet e mia të viteve tridhjeta, dyzeta, pesëdhjeta, ka pasur raste se tani jam turpëruar me sjelljet e mia që i kam bërë në ato kohëra pikërisht ndaj bashkëshortes sime të dashur. Nuk kanë qenë as veprime dhune e as veprime që e kanë nënçmuar të dashurën, por thjesht veprime neglizhence apo edhe të pa matura ndonjë herë, që për mua sot janë qesharake apo te turpshme. Këso sjellje kam pasur edhe ndaj babait, nënës, motrave dhe vëllazërive. Të gjitha këto një ditë me shtynë të shprehem në mënyrë të prerë: “Askujt nuk do i besoi deri në vitet e pesëdhjeta, jo që do me tradhtoi apo gënjejë me qellim, por pjekuria e ultë e moshës së tillë njerëzore në disa raste mund të prodhoi ndonjë të pa vërtetë pa dashje, pa vetëdije apo edhe neglizhuese”. Me këtë dua të bëjë me dije bashkëshortëve të ri, që çfarë do mbjellin atë do e korrin, se gruaja apo burri në rini janë nevojë për të krijuar familje, por bashkëshorti/bashkëshortja më së të domosdoshëm janë në ditët e pleqërisë.

  3. #63
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga pseudo Lexo Postimin
    Sjelljet që bezdisin në jetën e një çifti! ?

    GERHITJA,
    megjithese eshte nje sjellje e pavetedijeshme ,eshte shume bezdisese
    Vitin e kaluar me erdhi nje mike nga Slovenija me burrin dhe kur shkuan me fjet,me besoni qe dhomen e kisha bukur lerg nga ata por tere naten nuk fjeta nga gerhatja e tij!Kur u zgjua ne mengjes mikja ime i thash: Si fjete?
    - Uf, tha si ne uje kam fjet shum shum mire!E ti me tha?
    -Une nuk futa gjume ne sy,i thash nga gerhama e burrit tend,si mund ta durosh?
    Ajo qeshi me te madhe dhe me tha:
    -O une nuk mund te flij pa e degjua gerhamen e tij,ne fillim tha me pengonte e tani mu ka bere si serenad,dhe nuk mund te paramendoj gjumin pa at serenad!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Gruaja që nuk ka pi raki

    Data 04. 06. 2009, ora 19, isha i shtrirë në emergjencën e reparti për kardiologji në spitalin e Tiranës. Gjatë asaj ore në emergjencë sollën një grua në gjendje shumë të rëndë, ndërsa burri e shoqëronte në një gjendje gjysmë i dehur. Gruaja nga dhimbët e mëdha bërtiste në mënyrë të pa kontrolluar dhe me sa zë qe kishte, ndërsa burri i bërtiste duke i thënë: “Zoti të vraftë ashtu si të ka vëra, më mirë të kishe pirë raki si unë e sot nuk do gjendesh këtu ku je”. Atëherë, me plasi gazi dhe i thash: “xhaxhi, si nuk ma solle edhe mua një gjysmë litre raki ndoshta do shpëtoja për mos të ardhur këtu ku jam!” Atëherë gruas i pushuan dhimbët nga qetësuesi që ja dhanë përmes gjilpërës. Plasi gazi në rrethin ku ne gjendeshim. Ndërsa, nga dhimbët kaluam ne tregimin e fjalëve shpotitëse, kështu që tërë nata kaloi pa dhimbje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Transparenca në dashuri dhe efektet e saja.

    Më duket i ka ardhur koha të rrumbullaksonim ca mendime rreth harmonisë së çiftit. Shëndeti është jetë, pasuria gjithëashtu, por harmonia në familje është mbretëria dhe pasuria më e madhe e një çifti gjatë jetës së vet. Si tja bëjmë që të krijojmë një harmoni të tillë? Do shkruaj ashtu siç me ka mësuar provoja ime edhe siç ma thotë mendja ime. Andaj, çdo ndihmesë konstruktive në këtë drejtim është e mirëseardhur dhe e respektuar me një sinqiritet të devotshëm. Vazhdimi i temës kishte me qenë: Transparenca në dashuri dhe efektet e saja. Kam ardhë në përfundim që pa trensparencë gjatë jetës bashkëshortnore nuk ka harmoni. Edhe pse transparenca luan rol në terë veprimtarinë njerzore, tani përtani, jam i përqendruar në jetën bashkëshortore që është një njësi themelore institucionale e shenjtë në këtë botë.
    Harmonia bashkëshortore varet nga dy faktor kyq siç janë: faktorët e jashtëm edhe ata të brendshëm. Shembull: faktor i jashtëm është kur rrethi implikohet në mes bashkëshortëve për shumë shkaqe dhe arësy, ndërsa faktor të brendshëm jan faktorët intim në mes bashkëshortëve. Njerëzit e mençur mund ti evitonin të dy faktorët që destabilizojnë harmoninë bashkëshortore. Pres sugjerime nga anëtarët e këtijë forumi të më ndihmojnë. A ka vend kjo temë të hapet në këtë hapsirë vlerësoni Ju të nderuar/a? Do të jetë temë shumë e nxehtë! Ju përshëndes.

  6. #66
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Do ju tregoj nje ngjarje per prinderit e mi,isha tete vjeqare kur kuptova se babi dhe mami kur sdo te ndahen,edhe pse mbas gjdo grindje kisha frik se do te ndodh.Babi gjdo her vonohet ne pune e ne si gjdo here e prisnim per te ngrene,por nje dit u vonua aq shum saqi mami filloj te nervozohet ne fillim por tani te brengoset.E thirte ne tel por babi su pergjigjej,i thiri disa koleg po azgje per babin, tani mami filloj te theret policin spitalet dhe me ne fund edhe kapelat.nga ora kater mami filloj te qaj dhe po priste, her shikonte ne dritare, here mbante lukthin me dor,e lute Zotin qe te jet i gjall qe te kthehet qe mos ti ndodhe gje e keqe,kur babi ja erdhi. Une po behesha se po flej,dhe mendoja qe do te grinden,kur mami nga gezimi sdi se pse ju versul babit ne perqafim dhe i ra te fiket,tani babi shum u merzit saqe ja pash lotet ne fytyr per here te par, ju betua se me kur sdo vonohet se nese ndodh do ti lajmron e tje e tje,por edhe mami qe nga ateher me se pret babin per te shtruar darken,i thot ne tel ok na po fillojm e kur te vish e ke gati.E un i dua ashtu siq jan edhe kur ngrinden edhe kur perqafohen,te mir jan kur sdo te ndahen

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Mungesa e sinqeritetit dhe korekteses jane dy sjellje qe shkaktoje sheret ndermjet nje cifti.Mendimi im!
    Edhe dembelizmi eshte icik shkak sherri.Djemte shqiptare e kan shume te theksuar.E kan te trasheguar s'kan faj!!.Andon Zako Cajupi e ka thene bukur.

    Burrat nene hije lozin kuvendojne!
    Pika qe su bie kur nga grate shpresojne!.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    jane ca femra qe me sjelljet e tyre me te vertete qe ja shkaterrojne jeten ca njerezve qe nuk e meritojne.
    Kam ne farefis dike e cila nuk kishte tjeter menyre komunikimi vetem bertitjen, mos theme ulerimat , i shoqi i saj e vuante shume kete gje dhe c'fare nuk i thoshte dhe i bente qe te ndryshonte, por ajo hic,
    Ai ishte njeri shume i mire , mbante shtepine , bente gjithcka ndersa e shoqja vetem i kerkonte llogari dhe gjithmone e pakenaqur dhe gerr verr , vetem sherre provokonte, derisa nje dite ky vdiq , i ra infarkt dhe vdiq i ri vetem 55 vjec, si shumica e burrave ne shqiperi
    Tano ajo qan c'do dite me kenge dhe kur e shoh c'me vjen ti them nja dy fjale , por e mbaj veten.
    Keshtu more graria, kini kujdes si flisni me burrat, juve ja fusni nje te gerthitur dhe pastaj nje te qare dhe e nxirrni stresin , ndersa burrave ne zemer u vete direkt i gjithe stresi

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Faktorët e brendshëm

    Unë çfarë kam përjetuar dhe mësuar nga librat e ndryshëm siç janë romanet, biologjia, psikologjia etj. do i ceku faktorët e brendshëm për çrregullimin e harmonisë në mesë qiftit. Do filloi me një rrëfim më të “nxehtë” e pastaj do kalojmë në faktorët më relaksues ku do hapet një hapësirë interesante për shkëmbimin e mendimeve të ndryshme, jo provokuese, jo fyese, jo ofenduese, se thellë jam i bindur që në këtë temë do të kyçen autoritete që kanë njohuri për këtë lëmi. Që edhe njëherë po e ceku se pjesa dërmuese e përçarjeve, dështimeve dhe shkatërrimeve totale të familjeve vjen pikërisht nga këta faktor, duke sjellë telashe të pa përshkruar familjes dhe shoqërisë sonë shqiptare e gjetiu.
    Një ditë ja behën një grup nxënës të klasës së tetë në kopshtin tim që i solli profesori i tyre për të shpjeguar diç rreth kultivimit të bimëve, në pyetje ishte pikërisht pemëtaria. Përveç pemëve, perimeve, kultivoja 20 pula dhe 50 lepurush. Nduke folur diç rreth pemëve, pulat silleshin vërdallë nëpër pemishte. Në një moment gjeli i kërcej pulës dhe kur zbriti dukej sikur ti kishte rënë të fiktë. Një nxënëse nga guximi apo nga habia foli më zë të qartë: “uh! sa pakë qëndroi gjeli mbi pulën!” Të gjithë u shtangen, disa fillojnë të qeshin, atëherë unë e mora fjalën. Dëgjoni nxënës të dashur, gjeli është shpend mashkull qe jetën seksuale e kalon në formë haremi. Nxënësit me pyetën çfarë është haremi, unë ji shpjegova. Ata ishin të disponuar të kalojnë edhe me tutje për të pyetur për harem, unë u ndërpreva se ishte temë e stërzgjatur. Atëherë u drejtova pikërisht në problemin e gjelit (këndesit). Gjeli qëndron mi pulën në një kohë të shkurtër duke fekonduar pulën për një arsye se gjeli ka detyrë ti fekondoi deri njëzet pula në ditë, nganjëherë një pule i kërcen edhe dy herë. Paramendoni kur një njëri ta kishte atë detyrë ku do vajte dhe si do e kalonte ditën për njëzetekatër orë. të dashur lexues, fortë mirë e dini për çfarë e kam fjalën, por me vjen keq qe nga asnjë autor të kësaj fushe shkencore nuk lexova se çdo qenie biologjike është produkt i seksit ashtu edhe njeriu, por gjithnjë kam mësuar dhe dëgjuar se njeriu shpie ose anon në drejtim të seksit. Këtë çfarë e them, në vijim do e ilustroi me shembuj konkret.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    jane ca femra qe me sjelljet e tyre me te vertete qe ja shkaterrojne jeten ca njerezve qe nuk e meritojne.
    Kam ne farefis dike e cila nuk kishte tjeter menyre komunikimi vetem bertitjen, mos theme ulerimat , i shoqi i saj e vuante shume kete gje dhe c'fare nuk i thoshte dhe i bente qe te ndryshonte, por ajo hic,
    Ai ishte njeri shume i mire , mbante shtepine , bente gjithcka ndersa e shoqja vetem i kerkonte llogari dhe gjithmone e pakenaqur dhe gerr verr , vetem sherre provokonte, derisa nje dite ky vdiq , i ra infarkt dhe vdiq i ri vetem 55 vjec, si shumica e burrave ne shqiperi
    Tano ajo qan c'do dite me kenge dhe kur e shoh c'me vjen ti them nja dy fjale , por e mbaj veten.
    Keshtu more graria, kini kujdes si flisni me burrat, juve ja fusni nje te gerthitur dhe pastaj nje te qare dhe e nxirrni stresin , ndersa burrave ne zemer u vete direkt i gjithe stresi
    Eshte per tu habitur se shumica e ketyre femrave marrin burra vertet familjar, dhe kurre nuk ua dine vleren. Dhe e kunderta ka burra qe nuk ua dine vleren gruas qe kane. Vetem dine te ofendojne e bejne krahasime me femra te tjera te mehalles, sidomos ato qe jane cik sexy. Vetem kur e humbasin ate, kuptojne rendesine e tyre. Kjo eshte jeta! Dy njesoj Zoti nuk i bashkon. Edhe kur ndodh, i ndan shume shpejt nga njeri-tjetri. ;(

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kohëzgjatja seksuale dhe transparenca

    Kur përmendi faktorët të brendshëm unë nënkuptoi marrëdhëniet e drejtpërsëdrejti në mes burrit dhe gruas, apo mes dashnores dhe dashnorit. Problem qe trajtohet në intimitet si në shoqëri në e ngushtë në punë, shkollë, fakultet e gjetiu trajtohet kohëzgjatja e qëndrimit të bashkëshortëve, apo dashnorëve të çiftëzuar duke krye marrëdhënie intime seksuale ose nga futja e p... në v... e deri të eksitimi, apo një lloj ekstaze varësisht nga individi femër apo mashkull. Sipas disa autorëve kjo kohëzgjatje ndahet në tri grupe: e shkurtër tre deri pesë minuta, e mesme pesë deri tetë , apo dhjetë minuta dhe e gjatë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta. Ka raste ekstreme siç është kohëzgjatja më e madhe, mirëpo në këto raste dëmtohet lëkura e organit gjenital të mashkulli dhe mukoza e organit gjenital te femra duke u gjakosur nga fërkimet e mëdha, respektivisht të gjata. Në këto raste jo normale bëjnë pjesë infomankat dhe infomanet ose frigjidët etj. Për këto raste zakonisht kujdesën mjekët gjinekolog. Sipas të gjitha shkrimeve nga të cilat kam mësuar dhe shkëmbim mendimeve me miq të profileve të tilla, ky faktor luan rol kyç në harmoninë bashkëshortore. Morali i fortë e sidomos te prindërit, paraardhësit tonë me edukatë patriarkale e kanë tejkaluar këtë problem kur burri gruan e ka trajtuar “rob”. Edhe kjo e ka pasur të vetën. Mirëpo me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, tani të drejtat e gruas sonë janë duke u barazuar, e nganjëherë edhe duke ja tejkaluar barazinë e mashkullit, ka shumë më shumë divorce dhe lëndë gjyqësore rreth divorcit. Ja disa shembuj konkret qe favorizojnë këtë faktor si kyç: “E terë bota sillet rreth K...!” Frojdi. “K... i fortë qetësi në shtëpi!” Latine etj, etj. Pasi që është vlerësuar si faktor kyç, me vështërsi i kam shprehur këto fjalë, me qëllim që të thyhet tema tabu atë çfarë e flasim në intimitet të publikohet.
    Çdo gjë është e mundur!” Fjalë filozofike, por edhe e vërtetë. Për të realizuar këtë filozofi duhet mund, guxim, moral i fortë, vullnet si dhe në tërësi të eliminohet përtacia si shkaktarë kryesor qe i sjell probleme qenies njerëzore. Kur këto kishin me qenë prezentë të njeriu, thellë jam i bindur se dukshëm do përmirësohet gjendja e njeriut për të mirë. Për të arritur qëllimin e harmonizimit të këtij akti seksual nevojitet transparenca e pa hezituar në mes burrit dhe gruas, respektivisht dashnorit dhe dashnores. Me transparencë nënkuptojmë që nëse gruaja nuk është e kënaqur, çfarë i pengon asaj? ti thotë burrit çdo gjë qe i pengon me një maturi dhe urti, po në të njëjtën mënyrë vlen edhe për burrin.
    Problemi është më i vogël, nëse gruaja këtë ekscitim respektivisht kënaqësi e përjeton më shpejt se burri, për arsye se gruan nuk e pengon vazhdimi i kënaqësisë së burrit edhe ndonjë minutë. E kundërta është nëse gruaja kërkon kohëzgjatje më të madhe e burri nuk ka mundësi të ja plotësoi kërkesën e kënaqësisë që kërkon nga burri, atëherë gruaja duhet haptas të i tregon burrit. Zgjedhja është një çikë e vështirë, por me një stërvitje pak më të madhe, burri mund ta arrijë atë kohëzgjatje të kënaqësisë së gruas duke mos u koncentruar drejtpërsëdrejti në seks, por ti “kullotë” mëndet në fushatë ndryshme të jetës, apo në fund të fundit të filloi të njehsoi, deri sa gruaja jap shenjë qe ka arritur kulmin e kënaqësisë. Kjo është një ndër metodat qe është e mundur. Ka edhe metoda tjera, me siguri në kontest të kësaj teme do gjenden njerëz me provojë më të madhe dhe do na mësojnë për gjëra të tilla, me qellim qe ta ruajmë qetësinë dhe harmoninë familjare duke krijuar familje të shëndosha.
    Për kulmin e kënaqësisë do i shkruaja edhe ca fjali. Kur nëna e lekës së madh (Aleksandri) ka arriftë kulmin e kënaqësisë së vet, ka bërë gjam (britmë) shumë të madhe sa që e ka tmerruar edhe burrin e vet. Burri e ka pyetur, si ashtu çfarë të ndodhi? Gruaja ju ka drejtuar: “kjo ngjizje ka me u kurorëzuar me një mashkull, i cili ka me qenë komandant i pa përshkruar në kohen e tij dhe ka me pushtuar shumë toka”. Burri si mund të arsyetosh këtë thënie? Në kulmin e kënaqësisë në tërësi kam kaluar aq thellë në ekstazë sa që i tërë qielli është hapur dhe ka shndrit çdo cep të botës, me krisma dhe bubullima të pa përshkruara. Ashtu edhe ka ndodhë. Ky fenomen më së miri shpjegohet në psikologji kur bëhet fjalë rreth depërtimit të vetëdijes në fushën e nënvetëdijes.
    Në vijim do ceku edhe disa shembuj konkret si faktor që prishin harmoninë mes bashkëshortëve, por janë një çik më të lehta dhe ma lehtë evitohen vetëm me një vullnet të mirë në mes tyre, sepse nuk ka jetë pa harmoninë në mes bashkëshortëve. Familja është institut i shenjtë, e ai që prishë këtë institut, kurrë nuk do bëhet rehat, por do sjellë probleme familjes, e pastaj rrethit ku jeton dhe tërë shoqërisë. Njoh shumë familje, qe janë penduar thellë për shkak të shkatërrimit të familjes, mirëpo, “buka kur ndahet nuk ngjitet përsëri!”. Këtë shkrim më fortë ua dedikoi të rinjve dhe atyre qe kanë kohë për tu përmirësuar.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Faktori i radhës apo faktori dy

    Në faktorin e dytë për të ruajt harmoninë në mesë çiftit kisha me cekur mujoren (menstruacionin). Ky fenomen qe paraqite një herë në muaj te gratë krijon mjaftë bezdi te meshkujt. Bezdia është më e madhe kur burri është sa më i ri, apo me potencë të lartë seksuale. Ky faktor gruas i sjellë kokëçarje për nga shëndeti fizik, ndërsa te burri çrregullime psikologjike. Për te tejkaluar këtë bezdi, mashkulli qëpari duhet të jetë i njoftuar mirë për këtë dukuri. Për këtë dukuri duhet të informohet edhe gruaja mirë, sepse nëse nuk kujdesët ashtu si duhet dhe të konsultohet me mjekun specialist siç është gjinekologu/ja. Në harmoninë e qiftit të tillë, menstruacioni sjellë shumë kokëçarje. Shpesh herë vjen edhe deri të përçarjet në mes gruas dhe burrit. Mirëpo, gjithnjë dhe në çdo këshillë japi këtë mendim. Çdo gjë që investohet në harmonin bashkëshortore është më e lirë (e pa kushtueshme) dhe e shenjtë sesa ndërmarrje tjera ekstreme. Për të ja arriftë qëllimit edhe këtu luan rrol të madh transparenca në mes gruas dhe burrit. Shumë kush nga autorët e ndryshëm akuzojnë Frojd-in për perversitetin e tij. Edhe perversioni e ka vendin e vetë. Në këtë moment shumë më mirë është të përdoret perversioni se të dëmtoi raportin harmonik në bashkëshortësi. Mirëpo edhe kjo ndërmarrje duhet bërë në marrëveshje në mes të dy palëve në raportin grua burrë. Fare nuk kam dëshirë të përdori fjalë epo fjali me konotacion negativ. Por për të painformuarit dua të shkruaj këtë fjali që është e vërtetë, por e dhimbshme. Çdo pengesë në marrëdhënien intime seksuale në mes burrit dhe gruas, si nga gruaja ashtu nga burri shkaktohen gabime fatale. Nëse gruaja nuk mund ti plotëson kërkesat seksuale burrit të vet, atëherë burri me karakter të dobët do i lëshohet aventurave më tragjike siç po ndodhin për ditë në hapësirën shqiptare e gjetiu e që janë: Incesti, tradhtia seksuale, etj që shpien deri të vrasjet më mizore dhe të pa kapshme për trurin e njeriut normal.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Faktori tre

    Edhe shkrimet paraprake kanë mjaftë mangësi, me një fjalë nuk janë të detajuara, por qëllimi im është që gjithnjë dhe me çdo kusht të ruhet harmonia familjare. Sot në RTSH është bërë fjalë rreth dashurisë, krijimit të familjes dhe divorcit. Profesori i nderuar që përgjigjej para kamerave krijimin e familjes dhe dashurin e bëri sikur të ishte një plaçkë: po bëjë dashuri, nuk po bëjë dashuri, martohem sipas dëshirës, bëjë divorc sipas dëshirës. Me lente përshtypje se bëhej fjalë për gjëra sekondare. Dashuria është dashuri në shumë drejtime, dashuria me të dashurën, dashuria ndaj prindërve, dashuria ndaj fëmijëve etj. Por dashuria në mes gruas e burrit është dashuri jetike ku duhet quar dashuri gjatë tërë jetës, jo vetëm për vetën e vet por për krijesa të reja që janë pasuria më e madhe e nënës dhe babait si dhe krijesa të shenjta qe do shndrisin tërë rrethin aty ku jetojnë dhe veprojnë, nëse ata janë të edukuar mirë dhe kanë prind të edukuar ashtu si e kërkon bota njerëzore.
    Një anëtar i shtëpisë së madhe, apo siç e quanin “Big Brother” tha: “tri javë qëndrove brenda, por aq u mërzita sa nuk ka më!” Me shkoi mendja po sikur të kishte kaluar me një grua siç kam kaluar unë dyzet vite, çfarë kishte me thënë?
    Faktorin tre do ta filloi me disa shembuj konkret e pastaj do ta elaboroj. Këtu bëhet fjalë për sjelljet, veshjet dhe pastërtia personale e çiftit brenda shtëpisë. Dikur lexoja revista javore apo mujore të ilustruar nga Zagrebi e Beogradi. Në një revistë ilustruese e quajtur "Adam i Eva" në vitet e shtatëdhjeta, autori kishte shkruar edhe këtë fjali për sjelljet e gruas: “edhe gruaja ime në shtëpi nga njëherë duhet të sjellët si lavire!”
    Shembulli tjetër: Një mik imi pinte raki bukur fortë, por gjithmonë në kafene. Gruaja e luste: “o i dashuri im, pije rakinë sa të duash por pije në shtëpi. I kemi të gjitha të mirat. Do të përgatis meze të mirë, mish të llojllojshëm, sallata e çfarë donë ti!”
    Një mbrëmje miku im me thirri për darkë për të na bërë një surprizë. Duke ndenjur në dhomën e pritjes miku im i tha gruas: “ sonte veshe një fustan një çik më mini e jo krejt të shkurtër dhe do ta luash rolin e kamerieres, për të treguar se pse pi në kafene e jo ne shtëpi në sy të mysafirëve!” E zonja e shtëpisë bëri ashtu siç i tha burri. Përgatiti tryezën, mezen, rakinë e kështu me radhë. Unë me mikun tim u ulem në tryezë dhe filluam te pinim Pas pak miku im preku gruan e vet në prapanicë në sytë tonë. Ajo kërcej dhe i tha: “si more burrë, a po e shef se këtu kemi mysafirë!” Miku im: “ne këtu kemi dy mysafir edhe po kundërshton, por sikur të ishin me dhjeta mysafir si në kafene, çfarë kishe me bërë?” Pasi qe përfunduam së piri, miku thirri gruan dhe tha: “llogarite krejt çfarë kemi pi do i paguaj. Gruaja erdhi me llogari dhe kthej kusurin cent për cent. Miku tha: “nuk do pi këtu më se nuk me vodhe asgjë nga kusuri!”
    Edhe një shembull është kur gruaja përgatitet deri në përkryeshmëri për të shkuar në dasme e burri i thotë: “gruaja ime a vetëm për të huajt bëhesh kaq e bukur, e për mua aspak nuk zbukurohesh edhe unë kam dëshirë ta shikoi në shtëpi një grua siç je ti tani!”
    Si shembulli i parë ashtu i dyti bënë me dije çiftin, se e tërë jeta nuk kalohet në formë zyrtare. Andaj si gruaja ashtu edhe burri duhet të kenë kujdes të veçantë që gjatë pushimit në shtëpi të jenë të veshur bukur, të jenë të pastër dhe të zbukuruar, në mënyrë qe asnjëri mos ti jap shkas njeri tjetrit për të kritikuar. Çdo vërejtje e çiftit duhet të jetë transparente, që me transparencë të tregoi njeri tjetrit se çfarë i pengon e çfarë jo. Edhe këtu po e përsërisë: Çdo investim në ruajtjen e harmonisë familjare është margjinal në krahasim me investimin që bëhet gjatë dhe pas divorcit.
    Gjatë jetës së njeriut ka divorce që janë ma se te nevojshme, por ato janë në një numër margjinal që nuk i sjellë fare telashe shoqërisë. Mirëpo, tani në Kosovë janë të shënuara 40% të divorceve që janë zyrëtarizuar, por çfarë të thoni për divorcet "nën plaf", po që nuk janë të zyrëtarizuara?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 18:01
  2. Mikpritja! A jeni ju mikprites apo ju bezdisin vizitoret?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-08-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •