Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 73
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ja pa rrotulla!

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    I ke me rrotlla Ti fjelet ngajhere!
    Në vjeshtë të vonshme të vitit 1976, duke shkuar në fakultet, ishte ca ngricë dhe pak borë fillestare. Aty pran fakultetit katër çuna shtynin një veturë të atëhershme që quhej “fiqë”. Pronarja e asaj veture ishte një mësuese. Duke kaluar aty pari me tha: “kolegë eja edhe ti ta shtyjmë këtë makinë për të ndezë, ndoshta më shumë vetë ja arrijmë qëllimit se nuk ka gjasa të ndezët” Unë: “jo me shty unë fare, por nëse ke kaçavidë dhe dera për korrent unë do e bëjë me ndezë menjëherë” Ajo: “po menjëherë”. Unë e rregullove për pak kohë, se e dija që qarku elektrik nuk ishte në rregull. Ajo u falënderua dhe me ftoi në kafe. Kishte edhe pesëmbëdhjetë minuta të fillonin ligjërata. Pranova. Kur hymë në shtëpi kishte pasur vetëm një çun nëntë vjeçar. Mësuesja ishte afër të tridhjetepestave. Po sa hymë në dhomë, çunit ja dha ca lekë për të blerë çokolatë. Pash unë qëllimin e sajë dhe reagova: “nuk ka nevojë ta dërgosh çunin aq larg. Ajo: “nuk ka asgjë të keqe, nuk është larg”. Çuni shkoi, mësuesja solli kafen u ulë afër meje, në vend se të ulët në anën e kundërt të tavolinës. Menjëherë filloi: “Ja shiko atë qyqanin tim, kjo tavolinë e mbështetur për muri që sa ditë qëndron aty, nuk është në gjendje ti fus katër bulona dhe ta aftësoi. Ndërsa, ti me shpëtove me makinë për pesë minuta. Jo vetëm tavolinë, por, për të rregulluar diç ne shtëpi lidhje me kokë nuk ka, vetëm shkon në shkollë jap mësim dhe luan me shokë shah. Dreqi shahun ja ngrënët! (kjo është materi për temën në fjalë)” Unë kuptoja fortë mirë synimet e saja. Në kokë më sillej vërdallë gruaja ime dhe fëmijët e mijë, pasi që isha i martuar. Aj duke folur, duke u afruar afër meje, minutat për ligjërata afroheshin, kënaqësitë e çastit për mua ishin vetëm një lloj tradhtie. Po sa piva kafenë, ju falënderova në kafe dhe ika duke thënë se duhet të jam patjetër në ligjërata.
    Edhe paraprakisht që shkrova rreth dritave dhe gruas time që më tha se sikur të isha e re...? Për një gjë të tillë duhet të shkruhet një libër diku rreth 200 apo 300 faqe, për të mos shkruar “rrotulla”. Për atë kam shkruar në temën time Psikologjia në shërbim të shëndetit, po në këtë forum. Përshëndes

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Pse ju bie krenaria juve?!
    Nuk eshte ne pytje KRENARIA e mashkullit por DINAKRIA e dhelpres.


    PS: Salihaj, Te tille jan edhe shkodranet apo veriu kur studijojn ne Tirane, hasin ne raste te tilla, sepse gjithmon fshataret apo malsort jan ma burreror jan me te gjinshem ne kto raste,vetem nje profesion eshte i manget duhet ditur me teper
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Nuk ka zgjidhje tjetër!

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    ne nga anet tona ketej, nuk e ziejme qumeshtin. So qumesht nuk derdhet dhe ne nuk bezdisemi.
    Ka pasur rast që edhe në familjen time ta mohonin qumështin. Por më vonë e përdorin me të madhe. Andaj qumështi është ushqimi më i kompletuar i njeriu që me domosdo duhet përdorë. . Nëse konsumohet qumështi i ftohët në mengjes pa përdorë ushqim tjetër, zbutë aciditetin në stomak (lukth) për 0.05%. Që do të thotë ata qe vuajn nga aciditeti në lukth, i vetmi shpëtim natyral është ky. Dua të thëmë se, unë e përdori qumështin e ftohtë por të zier paraprakisht, konsumoi qumësht të ngrohtë të posa zier. Dikur kam përdorë edhe qumësht drejtpërdrejt nga cica e delës. Nëse mendoni në këtë të fundit, hallall sepse ky qumësht nuk zihet. Ju përshëndes.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    Citim Postuar më parë nga Shmeki Lexo Postimin
    Nuk eshte ne pytje KRENARIA e mashkullit por DINAKRIA e dhelpres.
    PS: Salihaj, Te tille jan edhe shkodranet apo veriu kur studijojn ne Tirane, hasin ne raste te tilla, sepse gjithmon fshataret apo malsort jan ma burreror jan me te gjinshem ne kto raste,vetem nje profesion eshte i manget duhet ditur me teper
    "Kultura kërkon që bukuria të bashkohet me të vërtetën". Vincecnzo Gioberti
    "Kultura mund të rritet (dalë) e të lulëzojë vetëm nga jeta" Niçe
    "Njerëzit e mirë, pasurojnë më tej cilësitë e kulturës". Konfuç
    Sa më i kulturuar aq më krenar. salihaj

  5. #25
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Kjo qe rrefyetZ.Salihaj me perkujtoj prinderit e mij,ndjes paqin!Nena kishte vu nje tengjere mbi shporet(sob si i thon kah shqiprija me duket)ajo kishte ca pune ne oborr dhe tengjerja derdhej mbi shporet e Babi nuk levizte po thrriste:Oj gru ta mori gjella shporetin!Ajo i thaargoje more ose hiq kapakun,por ky as nuk levizi,kur hyri nena tha burri jem po pse se largoje?He tha babi sot e largoj neser ma le ta ziej,me mire po rri e po e kqyri!Ata kishin nje jete per lakmi,nena ja krisi te qeshures dhe i tha Mire e ke ti!Me kete dashta ta lidhi jeten e sodit me te ca viteve perpara,athua c'do te ndodhte tani po te bente burri keshtu?Apo une jam rrite ne asi mesi ku kurr nuk kemi pa grindje ne mes prinderve!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Plotësisht e qartë

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Kjo qe rrefyetZ.Salihaj ...Babi nuk levizte po thrriste:Oj gru ta mori gjella shporetin!Ajo i thaargoje more ose hiq kapakun,por ky as nuk levizi,kur hyri nena tha burri jem po pse se largoje?He tha babi sot e largoj neser ma le ta ziej,me mire po rri e po e kqyri!!
    Në një pikë puqemi (përputhemi) jashtëzakonisht fortë, e kjo pikë është që tridhjeteshtatë vite jemi në bashkëshortësi, kurën e kurres nuk kemi pasur grindje. Fëmija ynë nuk kanë përjetuar as një grimë tendosje në familjen tonë. Besoni kur shikonin diku farë grindje, bëjnë çudi. Ashtu i kam pasur edhe prindërit e mijë edhe unë po ju them ndjesë paçin. Mirëpo, djemtë e mijë dhe gocat e mija po e vërej se kanë fërkime me gratë, apo burrat e tyre. Jo ne prezencën tonë se ne jemi të ndarë të gjithë, ama, nganjëherë vërej tendosje. Deri sa kam punuar në punë shtetërore, ka qenë një mënyrë tjetër e jetës. Tani privatizimi e ka bërë të vetën dhe jam i larguar nga puna, që fare nuk pendohem. Me siguri me njerëz të cilët po sa janë futë në rrjedhat për tu kulturuar, nuk kam kohë të mësoi, vetën, brezin që kam mësuar, fëmijët e jo ma tani brezin që ka ardhur. Të rrallë janë ata që janë të kulturuar në mesin e udhëheqësve të tanishëm në Kosovë. Kapitali asgjë nuk është, familja e mirë, miku i mirë, rrethi i mirë është kënaqësi. Atdheu është shëndet, kënaqësi edhe Krenari për të cilin apët jeta pa e matë fare.
    Babai im ka dëgjuar nga të tjerët dhe na thoshte: “më mirë hiq se kiç, kiç”. Kjo i përket fjalëve të babit tendë: “He tha babi sot e largoi nesër ma le të ziej, më mirë po rri e po kqyri!” Kur vjen ky qastë mes burrit dhe gruas, duhet pasur kujdes të madh, ose burri ose gruaja, se aty dëmtohen që të dy. Për të mos ardhur deri të e keqja duhet me “qeshë” (lëshuar pe) njeri nga të dy. Mirëpo, për mos me ardhur deri të kjo, asgjë e keqe nuk është që burri ta kontrolloi qumështin, ama të jetë i njoftuar nga gruaja se është e zënë me diç tjetër që është urgjente. Por nëse është në pyetje larja e rrobave, enëve e të ngjashme, nuk duhet bezdisë as gruaja burrin as burri gruan, sepse qumështi nuk zënë kohë sa rrobat, ai vlon derdhet dhe digjet. Ndërsa rrobat as nuk vlojnë, as nuk digjen e as nuk krimbën. Kulturë është ti apët përparësi punës qe nuk pret dhe krijon dëme njeriut. Ndërsa sa me përket mua. Unë me largimin tim nga puna, kam hapë një kopsht me pemë të llojeve sipas dëshirës sime, kultivoi perime sipas dëshirës sime dhe kultivoi lule po ashtu sipas dëshirës sime. Gjatë ditëve dimërore dhe të shiut, kur nuk kam pasur PC, kam lexuar dhe shkruar tani është PC-ja edhe kjo plotëson një zbrazësi të madhe në jetën time. Kur ndodhem unë dhe gruaja së bashku vjen në radhë që gruaja të thotë: “fol bre diç nuk je ka flet fare!” Unë: “unë punoi, fjalën e kuvendin ta kam lanë ty!” Ajo tërë ditën kryen punë shtëpie, shoqërohet me shoqet e lagjes (oh sa filxhani rrotullohet), viziton motra vëllezër e akreba. Unë i përmbahem fjalës së urtë: “nëse ke një grua, ke shumë gra. Nëse ke shumë gra, s’ke fare grua!” Kur kthehem nga kopshti, PC-ja, leximi apo shkrimi, shoh gruan time me shoqe, me vjen mirë dhe kam nderin ti përqafoi të gjitha pa selektim apo simpati, ndërsa ato thoin: “Xufë e ke burrin zotëri dhe shumë të dashur e lumja ti!” Unë me atë fjalë që e dëgjoi edhe një javë punoi me kënaqësi, nuk kam kohë të brengosem për diç, bie me fjete, në atë krah që bie në atë krah gdhihem. Fare nuk kam armiq! Po ua shkruaj edhe këto fjalë se u bëra i tepërt. Më pyesin: “Si je salihaj?” Unë: “Jam shumë mirë, mend nuk kam fare sepse nuk me mirën mëndët, koka nuk me dhemb sepse në te nuk kam asgjë!” Andaj kaloi kështu siç jam. Dikush qeshë, dikush që e dinë ma ka zili. Disa herë kam shkruar në këtë forum: “mjekun e kam mikë e kurrë nuk kam qenë pacient i ti”. E dua vdekjen, nuk e dua sëmundjen! Ngrohtësisht ju përshëndes, ishalla nuk bëheni shoqe apo shok i gruas sime se do ju përqafoi! Ha, ha, ha!

  7. #27
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga Shmeki Lexo Postimin
    Nuk eshte ne pytje KRENARIA e mashkullit por DINAKRIA e dhelpres.


    PS: Salihaj, Te tille jan edhe shkodranet apo veriu kur studijojn ne Tirane, hasin ne raste te tilla, sepse gjithmon fshataret apo malsort jan ma burreror jan me te gjinshem ne kto raste,vetem nje profesion eshte i manget duhet ditur me teper
    Car ishte per shkodranet kur studiojne ne Tirane se nuk e morra vesh?...Ke personifikove me emer "fshatar dhe malesor"???...

    Shpresoj qe te mos jene shkodranet per ty fshatare ose malesore ... se pastaj flasim edhe per rregullat e familjes shkodrane,qe te mos fiksohesh te shkodranet me e as tiua zesh emrin me goje...
    Really Dude... Get A Life!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Nuk keni gabuar fare e nderuar!

    Në librin Fjalë të arta nga Ramadan Ramadani nuk gjeta asnjë fjalë për krenarinë. Andaj jam i obliguar të formuloi unë një fjalë të tillë të artë. Bazë e krenarisë sime është: “Pedigreja” ime familjare (baba, gjysh, stërgjysh dhe katragjysh për të cilët shkruhet nga autorët e ndryshëm), veprat e mija dhe veprat e fëmijëve të mijë bashkë me nënën që kanë. Andaj jam krenar që jam atdhetar. Atdheu, atdhetari dhe atdhetarja i kanë dyert dhe zemrën e hapur për juve dhe të gjithë siç jeni Ju. Andaj, me qellim futa këtë temë, pikërisht për ta luftuar të keqën çdo qenie në gjirin e vet familjar duke krijuar familje të shëndosha. E keqja nuk luftohet duke e konservuar në mendjen dhe zemrën e asnjë njeriu, por duke shkëmbyer mendime dhe duke bërë konsultime me atë pjesën e shëndoshë të popullatës. Çdo e keqe që mbahet e fshehur në qenien njerëzore me gjuhen e Dianetikës quhet “Engram”. Kur një sasi e madhe e Engramit akumulohet në organizmin e njeriut krijon çmenduri, apo siç quhet në Dianetikë “Aberracion”. E keqja është jetë shkurtër, por e ashpër. Andaj respekt e panjohura që aq mirë e kuptove qëllimin tim dhe pranove bile me shkrimin e Juaj të na shtosh edhe një anëtarë të familjes sime si gocë e nderuar.
    Për mos të ja humb kuptimin temës, ja edhe një shembull, kur sjelljet e gruas së tij e kanë bezdisë mikun tim. Miku me thotë: “Tërë kohen duke ndenjur vetëm unë dhe gruaja ime në shtëpi, sepse fëmija janë shpërnda nëpër botë. Duke shikuar televizion, më shumë na hyri në kokë politika se sa politikanëve. E binda të dalim dhe të shëtisim në natyrë, për tu larguar nga ai helm politik, që politikanët përfitonin e ne ziheshim mes veti. Një ditë duke shëtitur, gruaja përmendi politikën, por nuk ja vura veshin. Ditën e dytë e ngriti dozën e bisedës rreth politikë, atëherë me plasi dhe i thash: ‘jahu! Ne ikëm nga politika e tani ajo përmes teje po na ndjek pas dhe nuk donë të na largohet nga koka’. Kështu që vetëm dy ditë shëtitëm edhe pse gruaja kishte nevojë të madhe për shkak të mbipeshës, më nuk ecëm fare” .

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Mu kujtua, për të mos harruar!

    Vjeshtë e vitit të kaluar 2008. Pran kopshtit tim gjendet shtëpia e komshiut tim. Djaloshi është martuar, muzikë e kënaqësi deri në kupë të qiellit. Pas ca ditësh djaloshi i martuar thërret shokët e vet për ti gostitë për hir të martesës. Unë isha bukur afër, sa që me ftoi të shkoi edhe unë në atë gosti. Unë nuk shkova se kisha ca punë në kopsht. Posa sjelli nusja çaj siç them ne të “rusit” me bardak special, dhëndëri për tu treguar “burrë” para shokëve të vet, besa edhe afër meje, e derdhi çajin nga ballkoni dhe tha: “si qitet çaji kështu! E dua më të fortë!” Nusja rrudhi me krah dhe shkoi për të sjellë çajin tjetër. Nusja solli çajin. Burri kërkoi dhe përsëri tha: “po si qitet kështu sheqer, unë me dashtë sheqer shkoi e ngrëni bakllava!” Nusja përsëri rrudhi me krah dhe shkoi e ja solli çajin tjetër. Burri po e kërkon dhe përsëri tha: “nuk i paske qitë mjaftë sheqer, mirëpo pasi që e kam këtu do i qes unë!” Unë dëgjoja dhe thosha me veten: “kjo nuse duhet ikë nga kjo shtëpi dhe pas ca kohë ashtu u bë!” Mirëpo, nusja kishte pasur vëllezër ashtu siç i ka hije vëllezërve, ja behën një ditë të shtëpia dhe ma në fund ja mbledhin betë që mos të luaj me motrën e tyre. Andaj unë përsëri mendoja e gjora çfarë të bëjë, duhet pajtuar me fatin që ja ka sjellë jeta. Mirëpo çfarë familje do krijohet nga një çift i tillë? Pikë pyetje e madhe.

  10. #30
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    me bezdis kur femijet bein diq te mir ai gjithmon ju thot shif me ngjan mua ose i ngjan gjyshit gjithmon ua imponon femijeve te vishen si ai te flasin si ai kjo me pengon pa mas
    ka shum gjera qe me bezdisinin si ajo qe per arsyen se isha me e gjat nuk me lejonte te mbath taka se simabs tij gruaja duhet te duket me e vogel haha z. salihaj kjo tem me ben te me ngriten nervat
    hahaha eshte tem e qelluar qe dikush te mesoi nga gabimet e tjetrit
    shnet........
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    me bezdis kur femijet bein diq te mir ai gjithmon ju thot shif me ngjan mua ose i ngjan gjyshit gjithmon ua imponon femijeve te vishen si ai te flasin si ai kjo me pengon pa mas
    ka shum gjera qe me bezdisinin si ajo qe per arsyen se isha me e gjat nuk me lejonte te mbath taka se simabs tij gruaja duhet te duket me e vogel haha z. salihaj kjo tem me ben te me ngriten nervat
    hahaha eshte tem e qelluar qe dikush te mesoi nga gabimet e tjetrit
    shnet........
    Përshëndetje! Këtë çfarë thuani "besoi" se jeni duke shkruar për dukuri të familjeve fçi! Po për atë është tema, bile ne forumistet ti flakim të metat që na pengonin, ndërsa të tjerët nëse ju intereson harmonia familjare si e jona (forumistëve), gjithmon jem të gatshëm të ju rekomandojmë.
    Reja ime: "Erza më ngjanë mua, ndërsa Ermali i ngjanë babit të vet!" Ajo kërkon balansim. Ndërsa çuni im nuk flet fare. Ajo e bezdisë renë time.

    "Zanati nuk blihet, por vidhet!"

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Durim pak...

    Duroni pak ti qesim bezditë jasht dhe të i fusim në sirtatrët e forumit, e ta lëshonim rrugën të mirave për zemrat tona që do pasojnë pas kësaj teme.

    Letra duron gjithqka...

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Lehtë është...

    Tani në këtë temë më “bezdis” mosparaqitja e DI_AN-ës, ademgashit, dorontines, Kreksit, etj. Fare lehtë është me shikuar dhe fol siç thonë tek ne “përtej gardhi” ose për dukuri konservative në komb, në politikë, ekonomi etj. Është edhe një thënie te ne e besoi gjithandej ku ka shqiptar "lehtë është me lodruar kalin në livadhe të huaja", ose me fol në “odën e Drenicës, sofrën e Dibrës, Tiranës, Durrsit Skraparit” etj. Ja të “lodrojmë kalin në çik në “livadhet” tona, të ua shikonim disponimin në odat e sofrat e çdonjërit nga ne. Nuk kërkoi , as që kanë mundësi të shkruajnë në këtë temë ata që nuk janë të martuar, se bezdia e prindërve kurrë nuk ka peshë si bezdia bashkëshortore, që hetohet në lëkurën e çdo bashkëshorti.

    Mençuri është ta njohim vetveten

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Tregim për “prishtinasen” për të lexuar tjerët

    Ishte viti 1974, viti i parë i hapjes së Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Po në atë kohë Ministër për Arsim Shkencë dhe Teknologji ishte dhëndri im Fazli Syla i cili mbante mesën time. Unë shkova si mysafirë. Mesa filloi të më ankohej se si fëmija nuk po ngrënin bukë. Atë ditë për drekë kishte fasule me mish. Hit i filmave në atë kohë ishte Bruce Le të cilin ma ceku çuni i Fazliut. Para se të fillonim me drekuar mua me lindi kjo ide. Djalit të Fazliut i thash: “a ke dëshirë mu bërë si Bruce Le?” Çuni: më tha “po”. Atëher për tu bërë Bruce Le duhet me ngrënë gjellën e gjashtë pjatave, duhet me vrapuar, nga disa orë në ditë etj. Paraprakisht pyeta prindërit e tyre a më lejojnë që ti marr fëmijët ti sjelli në kinema ku atë natë lozte Bruce Le. Ata pranuan. Atëherë unë u thash me lejoni të drekoi me fëmijë. U ula me fëmijë dhe ju thash: “Toni (Veton)dhe Teuta, ja të shikojmë se kush do ngrënë më shumë fasule duke njehsuar me lugë” Unë e ngrënësha një lugë fasule, ata një lugë, atëherë duke shpeshtuar numrin e lugëve atë shkonin barabar me mua. Prindërit shikonin sa me çudi, aq me zili. U ngopen dhe unë fillova ta fërkoi barkun edhe ata po ashtu duke bërtitur: “Oho, shiko sa jemi ngopur si Bruce Le!” Kur dolëm jashtë, fillova një çikë të vrapoi. Vetoni me tha: “Jo dajë! Babi me ka thënë se kur dal nga shtëpia nuk duhet vrapuar se është turp dhe gjest i pa kulturuar, atëherë shtini duart në xhepat e pantallonave, ngriti kokën lartë duke ecur me krenari dhe duke më treguar si duhet ecur nëpër qytet. Unë nuk ja prisha qëndrimin fare, sepse kisha ndërmend që pas filmit të i tregoi se si Bruce Le ec nëpër qytet, besa edhe si vrapon. Përfunduam me film, tani i thash: “a e pe qytetin e Honkongut, më i madh se Prishtina dhe si vraponte Bruce Le. Atëherë Vetoni dhe Teuta fillonin të vraponin rrugës së Prishtinës me mua pa komplekse.
    Në këtë rast vërejta dukurinë burokratike dhe oficiele qe kishin mbjellë si nëna ashtu edhe baba në fëmijë e vet. Për ta ishte çdo gjë e programuar dhe artificiale në raport me ligjet natyrore. Kështu që fëmija nuk ka pasur zhvillim natyror dhe organik në aspekt fizik dhe psikologjik, por vetëm librin dhe sjelljet artificiale, deri sa kanë qenë nën tutelën e prindit strikt oficiel. Si përfundim: “Të gjitha dukurit negative fillestare, fëmijës në masë të madhe, mos të them në tërësi ja sjellë prindi”.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    E paske sëmundjen time!

    Citim Postuar më parë nga Midja Lexo Postimin
    me bezdis kur ne tv don me shiku qka don vet,e mua nuk me len me shiku telenovela ,sa e qes un ai e hjek dhe mban pilotin ne dor ,ateher un hy ne net dhe e le ate te shokoj vet tv hahahahahahaha,por nuk mbajm inat njeri me tjetrin fare.
    "Unë "rrotë" e bëra internetin! Jo për shkakë të gruas, por për shkak të resë dhe nipave. Edhe pse e kan dhomën ma komode dhe më të përshtatshme, dhoma ime me tilevizor janë jashtzakonishtë të "ëmbëla"! Kjo po ndikon në disponim në mes meje dhe gruas, që për shkak të tyre mos me bezdisë gruan hy në internet. andaj nuk e shikoi fare televizori, përveç "big Bradher" që e shikonim të gjithë.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2008
    Postime
    273
    Me acaron kur un shoh tv dhe jam shum e futur ne boten e filmit dhe ai me thot shko me mer nje got uje, me bej pak buke.Kur i them prit pak, fillon e nxehet.kjo gje me acaron shum.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kur jam duke shkruar...

    Kur jam duke shkruar dhe jam i koncentruar në maksimum, më thotë ngrehu për të marrë bukën, ose me pyet për ndonjë gjë të parëndësishme. Edhe pse paraprakisht ka vite që ja kamë tërhek vërejtjen që mos të me bezdisë kur shkruaj, duke i thënë: "kur shkruaj drejtpërsedrejti në PC mos me bezdis, ndërsa nësë përshkruaj diç mos ta ndinë, çfarë duash me thuaj.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Bezdisje eshte edhe kure nje grua pregadite ushqimin e veteme ne kuzhin , kurse burri shtrihet dhe shikon TV , kure gruja e bene ndonje pytje ai pergjigjet nuk te ndigjoj e nuk e ul zerin e tv-es kjo te acaron edhe me shume , pse burrat jane aq kokê trash dhe nuk dine si ta shfrytzojne kohen me grua

    do ishte fantastike qe burri ti kushton vemendje me shume gruas , kure nje grua done te pregadite ushqim edhe burri te shkon aty afer , duke i ndimuar ne pregaditje te ushqimit aty fillojne bisedat njera pas tjetre fillon nje harmoni mes tyre dhe jane me afer nuk lene vend per acarim , keshtu nga nje mpuq nga nje ledhatim dote jene te relaksuar te dytê

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kërkoi "ndihmë" nga opinioni...

    Unë shikoja emisionin "kush do bëhet milioner" Gruaja pas shpine bënte gallamë me do qese të najllonit (polivinil) i thatë duke kërkuar ilaqe. Edhe ashtu një çik është defekt nga veshtë, ma kishte kthyer shpinën dhe pyeste: "nga cili vend është ky tani ne radhë? Unë u ktheva nga ajo dhe i thash: "nga Prishtina". Gruaja ishte humbur duke kërkuar ilaqe që ju nevoitëshin, me pyeti edhe dy herë. Atëherë u ngrita në këmbë dhe i thesh, a po kërkon ilaqe apo, po kërkon me ditë se kush po përgjigjet në Kuiz. Ajo me tha jam habitë pas ilaqeve, unë i thash: "andaj pse po me mundon kot!"

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    “Ndotja e ambientit”

    Nga ora tetë deri në ora katërmbëdhjetë isha në qytet për ti krye ca punë të shtëpisë, gjatë asaj kohe e” dashura “ ime ka shkuar te shoqet. Po sa u ktheva në shtëpi dhe fillova të shkruaj në PC, atëherë e “dashur” mori fshesën elektrike dhe fillon me pastruar pikërisht dhomë time të punës dhe e zgjati gjëja se po i rehaton librat e mijë duke ua larguar pluhurin. Në shkencat për mbrojtjen e ambientit, kësaj i thoin “ndotje e ambientit!”

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 18:01
  2. Mikpritja! A jeni ju mikprites apo ju bezdisin vizitoret?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-08-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •