Turizmi grek eshte futur ne krize. Dhjetera biznese dhe operatore turistike te intervistuar nga agjencia e lajmeve Reuters thone se jane ne panik per pasojat financiare qe mund te kete kriza.
Sipas tyre sezoni i ri duhet te kishte nisur heret por aktualisht fluksi i turisteve eshte mjaft i ulet dhe dhjetra njesi akomodimi ende nuk jane hapur.
Pronari i nje picerie thote se jeton me te ardhurat nga turizmi dhe nese bilanci i 5 muajve te ardhshem nuk del pozitiv, atehere do te kete probleme per te mbijetuar.
Nje pronar tjeter artikujsh artizanale mendon qe te pushoje nga puna nje prej punonjesve dhe te ule shpenzimet.
Pronaret e hoteleve shpresojne qe te pakten turizmi kete vit te nise ne muajin maj, ndersa kane besim te ndonje prenotim i minutave te fundit.
15 milione turiste vizitojne cdo vit Greqine duke siguruar 18 perqind te te ardhurave te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Por shifrat per kete vit duken shume pesimiste dhe nese vertete do te kete renie te turizmit, atehere 50 mije vete do te humbin vendet e punes./top-channel/
Krijoni Kontakt