Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shqiptarët që u tradhëtuan nga "vëllezërit" e tyre "shqiptarë"! Si mendoni ju?

    Shqiptarët të cilët u ekzekutuan dhe u masakruan në kohën e regjimit komunist në Tivarin e Malit të Zi u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, si mendoni ju?

    Faji i tyre që u dha ishte fakti që ishin Shqiptarë dhe asgjë tjetër ata u dërguan për ditë me radhë rresht në këmbë deri në Tivar, ata u ushqyen me mish të kriposur që tu vi sa më shumë etja, ndërsa kush tentonte të kërkoj uj ose të bëj lëvizje nga rreshti pushkatohej në vend, përgjatë gjithë kësaj rruge ata kaluan edhe nëpër Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Shqiptarët e Shqipërisë të verbuar aq shumë nga regjimi komunist i atëhershëm dhe me urdhër të udhëheqësve të Shqipërisë në atë kohë nuk u lejua ndërhyrja për shpëtimin e vëllezërve shqiptar nga Kosova që dërgoheshin për tu ekzekutuar, ka tradhëti këtu? Poashtu edhe drejtues dhe intelektual të lartë Kosovar në atë kohë nuk bënë asnjë ndërhyrje.

    Si përfundim të gjithë ata që udhëtuan për në vdekje edhe e gjetën atë, trupat e të cilëve lundruan nëpër bregdetin malazez, plisat e bardhë të tyre notonin mbi ujë ndërsa uji ishte i kuq nga gjaku i shqiptarëve të tradhëtuar!
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Harova të cek edhe diçka shqiptarët në fjalë nga Kosova u masakruan nga regjimi i atëhershëm komunist i Tito-s poashtu në këtë masakër morën pjesë edhe civil malazez të cilët disa me armë disa edhe me thika e sëpata masakronin shqiptarët, të cilët nuk gabuan asnjëher në jetën por fakti që ishin shqiptarë i bëri ata të humbin jetën.
    Sui generis

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Shqiptarët të cilët u ekzekutuan dhe u masakruan në kohën e regjimit komunist në Tivarin e Malit të Zi u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, si mendoni ju?

    Faji i tyre që u dha ishte fakti që ishin Shqiptarë dhe asgjë tjetër ata u dërguan për ditë me radhë rresht në këmbë deri në Tivar, ata u ushqyen me mish të kriposur që tu vi sa më shumë etja, ndërsa kush tentonte të kërkoj uj ose të bëj lëvizje nga rreshti pushkatohej në vend, përgjatë gjithë kësaj rruge ata kaluan edhe nëpër Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Shqiptarët e Shqipërisë të verbuar aq shumë nga regjimi komunist i atëhershëm dhe me urdhër të udhëheqësve të Shqipërisë në atë kohë nuk u lejua ndërhyrja për shpëtimin e vëllezërve shqiptar nga Kosova që dërgoheshin për tu ekzekutuar, ka tradhëti këtu? Poashtu edhe drejtues dhe intelektual të lartë Kosovar në atë kohë nuk bënë asnjë ndërhyrje.

    Si përfundim të gjithë ata që udhëtuan për në vdekje edhe e gjetën atë, trupat e të cilëve lundruan nëpër bregdetin malazez, plisat e bardhë të tyre notonin mbi ujë ndërsa uji ishte i kuq nga gjaku i shqiptarëve të tradhëtuar!
    Kadal kadal, mos fol kur s'ia ke idene fare. Komunistet, jo shqiptaret e Shqiperise, ku e dinte populli i thjesht te cbehej andej. Mos e fut te gjithe popullin ne nje thes. Komunistet, fara me e keqe e me e poshter e Shqiptarise.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jack Watson për fat të keq këtu të gjithë u pajtuan me atë që thanë udhëheqësit komunist, nuk pati asnjë shqiptarë që tha këta janë vëllezërit tanë dhe janë të pafajshëm.

    Këtu vjen erdha tradhëti.
    Sui generis

  5. #5
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Jack Watson për fat të keq këtu të gjithë u pajtuan me atë që thanë udhëheqësit komunist.
    Ua cudi e re! Rast per Gines, del Rapsoul dhe thote me sigurine me te madhe "te gjithe u pajtuan". E leme me mire, se s'kam kohe tani. But, that's not right.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jack, mu këtu qëndron çështja se nëse bëhet fjalë për tradhëti apo jo, pra ti nuk je i mendimit se shqiptarët u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre apo? Unë kam mendim ndryshe.
    Sui generis

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Jack, mu këtu qëndron çështja se nëse bëhet fjalë për tradhëti apo jo, pra ti nuk je i mendimit se shqiptarët u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre apo? Unë kam mendim ndryshe.
    rapsoul,

    e ka fajin berisha,

    mos ja fut pordhes,

    e di ti qe ne kosove vajti nga shqipria nji batalion i rinise te ballit kombetar per te luftuar kunder cetnikeve ne 43?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhuxhu nuk kërkoj asgjë më tepër pos mendimit se a e tradhëtuan shqiptarët e asaj kohe njëri tjetrin apo jo?

    Të mbijetuarit nga ajo masakër u gënjyen që Tito i ka falur që të dilni nga kazerma ku ishin futur dhe të ekzekutoheshin sërish, çfarë brutaliteti.
    Sui generis

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Xhuxhu nuk kërkoj asgjë më tepër pos mendimit se a e tradhëtuan shqiptarët e asaj kohe njëri tjetrin apo jo?

    Të mbijetuarit nga ajo masakër u gënjyen që Tito i ka falur që të dilni nga kazerma ku ishin futur dhe të ekzekutoheshin sërish, çfarë brutaliteti.
    rapsoul,

    forcat nacionaliste te shqiptareve te kosoves u tradhtuan nga komunistet shqiptare, te kryesuar nga Ramiz Alia.

    por po kta komuniste shqiptare kendej dhe andej kufirit, kane bere qe kjo masaker akoma te mos dale ne drite.

    pse nuk kerkoni ju te denohet Ramiz Alia ?

    ene mire te ka thene jack=u

    ndrroje titullin e temes,

    thuaj te tradhetuar nga forcat komuniste dhe partizane shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Jack, mu këtu qëndron çështja se nëse bëhet fjalë për tradhëti apo jo, pra ti nuk je i mendimit se shqiptarët u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre apo? Unë kam mendim ndryshe.
    Nqs ti me termin "shqiptar" quan ata qe na udhehiqnin ne atehere dhe tradhtuan vellezrit tan atehere ke te drejt.vetem se harron qe populli esht dicka tjeter dhe nuk mund te vesh gishtin mbi te gjith..sepse keshtu fut ne te njejtin thes edhe veten edhe mua edhe vet ato njerez qe u masakruan...te gjith shqiptar apo jo?
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fjala është për ata që udhëhiqnin në ato kohë Shqipërinë dhe që këtë tradhëti ua imponuan edhe tërë popullit shqiptarë se kinse ataj shqiptarë janë fajtor kur në fakt ishin të pafajshëm.
    Sui generis

  12. #12
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Nqs e ke per ato qe udhehiqnin Shqiperin ne ate koh atehere ke te drejt..turpi i kombit ton esht qe nuk kemi pas ndonjehre(ose 1 ose 2) udheheqes qe te ken si interes paresor interesin kombetar
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  13. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Më shumë më prek fakti se si janë torturuar dhe në çfarë mënyre çnjerëzore janë masakruar dhe "udhëheqësit" tanë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri në atë kohë nuk ndërmorën asgje, katastrof.
    Sui generis

  14. #14
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Katastrof e turp...Le te shpresojm vetem qe do dali edhe per kombin ton nje udheheqes,nje burr dhe nje shqiptar i vertet...Po kur lexoj nenforumin "toleranca fetare" kuptoj sa "vellezer" jan shqiptaret me njeri tjetrin...
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Shqiptarët të cilët u ekzekutuan dhe u masakruan në kohën e regjimit komunist në Tivarin e Malit të Zi u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, si mendoni ju?

    Faji i tyre që u dha ishte fakti që ishin Shqiptarë dhe asgjë tjetër ata u dërguan për ditë me radhë rresht në këmbë deri në Tivar, ata u ushqyen me mish të kriposur që tu vi sa më shumë etja, ndërsa kush tentonte të kërkoj uj ose të bëj lëvizje nga rreshti pushkatohej në vend, përgjatë gjithë kësaj rruge ata kaluan edhe nëpër Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Shqiptarët e Shqipërisë të verbuar aq shumë nga regjimi komunist i atëhershëm dhe me urdhër të udhëheqësve të Shqipërisë në atë kohë nuk u lejua ndërhyrja për shpëtimin e vëllezërve shqiptar nga Kosova që dërgoheshin për tu ekzekutuar, ka tradhëti këtu? Poashtu edhe drejtues dhe intelektual të lartë Kosovar në atë kohë nuk bënë asnjë ndërhyrje.

    Si përfundim të gjithë ata që udhëtuan për në vdekje edhe e gjetën atë, trupat e të cilëve lundruan nëpër bregdetin malazez, plisat e bardhë të tyre notonin mbi ujë ndërsa uji ishte i kuq nga gjaku i shqiptarëve të tradhëtuar!
    Pershendetje Rapsoul.

    Nje pjese e madhe e fajit i takon edhe "udheheqsve" tane ne te dyja anet e kufirit , por ketu duhet ta dallojm shume mire udheheqsine prej popullit.

    Masakra e Tivarit eshte nje nder tragjedite ma te medha qe i ka ndodh popullit tone dhe eshte njera nder tradhtite me te medhaja qe kane bere komunistat.

    Tash nuk mund te themi se Shqiptaret e Shqiperise e tradhtuan veten e tyre sepse komunistat e shkatrruan vendin dhe vrane e persekutuan me dhjetra mijera Shqiptare atje (ndoshta ma shume se si di numrat e sakte).

    Ne ate kohe Shqiptaret kane qene te tradhtuar nga te gjitha anet , nga evropa , nga komunistet , sllavet , udheheqsit (katundaret) qe i kemi pas etj etj.
    Nuk duhet harruar edhe poziten e Shqiptarve ne ate kohe , ne nuk kemi pas njerez te shkolluar , akademika ,shkolla, univerzitete , njerez te ditur , diplomata qe dijn me e udheheq popullin drejt lirive dhe te drejtava qe na kane takuar.

    Kur nje popull gjendet ne mesin e ujqve sikur qe jemi gjendur ne dhe nuk ka njerez te shkolluar qe i dalin zot atehere edhe tragjedite i kemi shume afer dhe jane te paevitueshme.
    Shtetet ma te forta ne bote jane ato qe finansojn shkollimin e qytetarve te tyre ,shtetet e perparuara finansojn me miliarda jo vetem ne mbrojtje ushtarake por edhe ne mbrojtjen nga fatkeqsite e ndryshme te natyres.
    Vetem shikoj shtetet e perparuara se kur ju ndodh nje fatkeqsi natyrore numri i viktimave eshte dhjetra here ma i vogel se sa ne shtetet diktatoriale qe nuk jane perkujdesur kur per to.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  16. #16
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Jack, mu këtu qëndron çështja se nëse bëhet fjalë për tradhëti apo jo, pra ti nuk je i mendimit se shqiptarët u tradhëtuan nga vëllezërit e tyre apo? Unë kam mendim ndryshe.
    Po çfarë mendimi mundesh me pas, kur nuk e merr parasysh që në atë kohë, po të jesh vetëm 10 km larg nga rruga nuk e ke ditur se kush po kalon nëpër atë rrugë.

    A po e parafytyron popullin shqiptar, çdo shtëpi radion, televizorin, internetin etj... Nuk ka pas këso sene atëherë, I ka kapërcy ushtria ka hunt e se ka dit, se ka qenë errësirë informative, lajmi është bartur gojë më gojë, me fjalë.

    Tradhëtinë e kan ba komunistat.

  17. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Masakra e Tivarit ishte nje nga aktet e fundit te Luftes civile qe u zhvillua ne Shqiperi nga 43 deri ne 45.Dhe kjo lufte u mbyll me masakren qe u be ne Postribe.Ja per keto krime duheshin denuar Ramiz Alija dhe Shevqet Peci , dhe jo per kafe e molle.
    Keto duhet ti dije dhe ai injoranti inatci Pandeli Majko qe i quan keta te ekzekutuar kolaboracioniste.Keto duhet ti dime edhe ne, ndryshe do ti vuajme vete...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anëtarësuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    Masakra e tivarit eshte nje nga shume masakrat qe pushtuesit sllave kane bere kundrejt nesh dhe jo popullit vella por kombit tone .A e kuptoni qe pergjegjes per kete nuk eshte popullit shqiptar ne republiken e shqiperise por jane pushtetaret sllave qe e komanduan shqiperine per 64 vjet.Pra serbo-boshnjaku ramiz alia enver hoxha dhe e shoqja e tij.Keta jane fajtoret e vetem per keto qe i ndodhen kombit tone ne keto vite.Ndersa te tjere shqiptare te ketyre koherave qe hiqen si atdhetar te medhenj qe" beren pavarsin e kosoves" e shiten shqiperine per 1 euro tek sllavet.Nderkoh ideatoret e masakres jetojne akoma duke leshuar tentakulat e tyre per ta mbajtur akoma shqiperine peng .Por duhet te jene koshiente se i ka ardhur fundi i tyre.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Hapsit te temes do i thoja te shfletonte nai dy faqe histori kombi e bote. esht luft pushteti sdonte tia dinte njeri per adres shpije qyteti a krahine. hoxha &co zhduku ata qe u rrit donte me dit nga vinte the rest. mir esht me msu per historin por mos me ia fut kot me kto tituj bombastik
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Jeto_Jeten Lexo Postimin
    Hapsit te temes do i thoja te shfletonte nai dy faqe histori kombi e bote. esht luft pushteti sdonte tia dinte njeri per adres shpije qyteti a krahine. hoxha &co zhduku ata qe u rrit donte me dit nga vinte the rest. mir esht me msu per historin por mos me ia fut kot me kto tituj bombastik
    Po të çohej i gjithë populli skishte as Enver e as Envericë që e ndalte për të parandaluar një masakër të tillë, por ja që shqiptarëve të atëhershëm u është zënë goja që të mos flasin dhe u është imponuar në mendje se ata vëllezër që shkonin drejt vdekjes ishin fajtor.
    Sui generis

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  5. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •