Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Bibla Kur'ani Dhe Shkenca

    Kėtė pėrkthim ua kushtoj lexuesve shqiptarė tė cilėt e ēmojnė lart urtėsinė, arsimin dhe diturinė, studentėve, profesorėve, shkencėtarėve dhe intelektualėve tė tjerė tė sotėm dhe tė ardhshėm duke mbajtur parasysh gjithnjė porosinė e Zotit tė Gjithėsisė nga Kur'ani famėlartė:

    "Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm".

    (El-Asr, 1-3)





    Ky libėr meriton tė botohet pėr shumė arsye. Ėshtė pėrkthyer dhe pėrshtatur nė gjuhėn shqipe me shumė kujdes, duke i qėndruar besnik nocioneve shkencore. Ėshtė kėrkuar njė punė e veēantė qė me pėrpikmėri tė zbatohen termat shkencore nga shumė fusha tė shkencave nartyrore. Nė kėtė drejtim pėrkthyesi ja ka arritur plotėsisht qėllimit. Stili i gjuhės sė pėrkthimit ėshtė i lehtė dhe shumė i afėrt pėr lexuesin dhe pėr kėtė arsye libri fiton njė vlerė tė veēantė. Kėshtu njė material shumė i ndėrlikuar qė trajtohet nė kėtė libėr bėhet mjaft i qartė dhe i kuptueshėm pėr lexuesin.







    Prof. Dr. Rasim Bejtullahu

    - Mėsimdhėnės i elektrodinamikės

    dhe astronomisė pranė FSHMN nė Prishtinė.







    PARATHĖNIE









    Veprėn "Bibla Kur'ani dhe shkenca" e ka shkruar shkencėtari Dr. Maurice Bucaille kirurgu dhe profesori i Universitetit tė Parisit dhe bėn fjalė pėr studimin e tij qė ka bėrė mbi Librat Hyjnorė, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore bashkėkohore. Ky ėshtė njė studim objektiv i liruar nga ēdo paragjykim lidhur me botėkuptimet qė pėrmbajnė kėto libra. Autori duke u pėrpjekur t'i korrigjojė qėndrimet jo tė drejta tė botės Perėndimore ndaj Kur'anit dhe Islamit, njėherazi bėn thirrje pėr afrimin e Islamit dhe Krishtėrimit, ashtu siē e kishte filluar dhe Papa Shėn Pali i VI, respektivisht rezoluta e Vatikanit e vitit 1970.

    Shkencėtari nė fjalė nė kėtė vepėr nuk ka gjurmuar anėn poetike dhe ligjore fetare, por ėshtė thelluar nė thellėsinė e Librave Hyjnorė (Biblės dhe Kur'anit) nė dritėn e zbulimeve shkencore bashkėkohore.

    Dr. Maurice Bucaille, ose Mubarak Bucaille, si autor i kėsaj vepre, pasi e studioi me objektivizėm tė plotė ishte mahnitur me Kur'anin dhe ligjet e Islamit. Me qėllim tė studimit sa mė objektiv ai e mėsoi gjuhėn arabe burimore tė Kur'anit dhe ishte habitur kur dalloi dėshmi tė panumėrta qė rrjedhin nga Kur'ani mbi tė gjitha dukuritė e Gjithėsisė, dukuri tė cilat i ka vėrtetuar dhe po i vėrteton pėr ēdo ditė shkenca bashkėkohore.

    Gjatė katėrmbėdhjetė shekujve, qė nga koha e Shpalljes sė Kur'anit famėlartė, e gjer mė sot, Islami dhe vendosja e tij nė rrjedhat bashkėkohore ėshtė paraqitur gabim. Paraqitja e Islamit dhe shpjegimi i Kur'anit nė opinionin botėror ėshtė bėrė nė mėnyrė sipėrfaqėsore dhe konservative, duke u shtrembėruar thelbi i tij, jo vetėm nė Europė dhe Amerikė, por edhe nė disa vende Islamike. Shtrembėrimet e Islamit dhe tė Kur'anit nga ana e Perėndimorėve, kishin pėr qėllim zhvlerėsimin e realitetit tė Kur'anit si Libėr Hyjnor, duke e paraqitur nė mėnyrė jo objektive pėrmes metodave tė pandershme, ndėrsa nė vendet Islamike si pasojė e mungesės sė studimit dhe tė zbatimit tė mirėfilltė tė Kur'anit. Pėr antiIslamin nė Europė dhe Amerikė, autori nė fjalė tha : "Gjykimet krejtėsisht tė gabuara mbi Islamin qė janė pėrhapur dhe akoma pėrhapen nė Perėndim janė pasojė e mosnjohjes sė tij dhe shpifjeve sistematike. Por mė e rėnda nga tė gjitha gėnjeshtrat e pėrhapura janė tė pavėrtetat nė raport me faktet, sepse nėse mashtrimet nė gjykim janė tė falshme, paraqitja e "fakteve" kundėr tė vėrtetės nuk ėshtė e falshme... . Pikėpamjet shkencore mjaft tė theksuara tė Kur'anit, nė fazėn fillestare mė kanė habitur thellė, sepse gjerė atėherė nuk kisha besuar se ėshtė e mundur qė nė njė tekst tė shkruar 14 shekuj mė parė tė gjejė aq dėshmi qė u pėrkasin tematikave tė shumėllojshme dhe absolutisht tė mbėshtetura nė indikacionet e shkencės bashkėkohore. Nė fillim nuk kisha kurrėfarė besimi nė Islam. Ju afrova kėtij studimi tė teksteve (Biblės dhe Kur'anit) pa asnjė paragjykim dhe me objektivitet tė plotė... . Sikur shumica e njerėzve nė Perėndim, dhe unė kam mundur t'i ruaj tė njėjtat ide tė gabuara dhe aq shumė tė pėrhapura mbi Islamin deri nė ditėt tona. Kėshtu, pra, e pranoj se isha injorant i madh para se tė krijoja pėr Islamin pikėpamje tė cilat i kam sot, tė drejta dhe objektive. Nėse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar nė lidhje me Kur'anin, atėherė ka qenė ajo tė cilėn mė kishin mėsuar nė rininė time; kurrė nuk mė flisnin pėr muslimanėt por vetėm pėr muhamedanėt, duke e theksuar posaēėrisht atė se ėshtė fjala pėr fenė tė cilin e ka themeluar njė njeri dhe njė besim i cili nuk ka kurrėfarė vlere karshi Zotit... . Nė asnjė rast nuk ekziston as mė i vogli kundėrshtim nė mes tekstit kur'anor dhe njohurive shkencore bashkėkohore mbi krijimin e Gjithėsisė. Unė e pėrsėris vlerėsimin tim se qėndrimet shkencore tė Kur'anit janė dėshmi se nė tekstin e tij nuk ėshtė futur dora e njeriut, por ai tekst ėshtė Shpallje Hyjnore pėr tė cilin s'ka dyshim".

    Zoti i tė gjitha botėve e porositi tėrė njerėzimin me kėto fjalė tė shenjta qė i gjejmė nė Kur'anin famėlartė:

    "Pra, Unė betohem nė atė qė e shihni !"

    "Edhe nė atė qė nuk e shihni!"

    "Se me tė vėrtetė ai (Kur'ani) ėshtė fjalė (e Zotit) qė e lexon i dėrguari i ndershėm (Muhammedi a.s.)"

    "Ai (Kur'ani) nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, po ju nuk besoni"

    "Nuk as fjalė e ndonjė magjistari po ju nuk pėrkujtoheni."

    "(Kur'ani) Ėshtė zbritje prej Zotit tė botėve!"

    "Sikur tė trillonte ai (Muhammedi a.s.) pėr Ne ndonjė fjalė!"

    "Ne do ta kapnim atė me fuqinė Tonė"

    "E pastaj do t'ja kėputnim atij arterien e zemrės."

    "Dhe askush prej jush nuk do tė mund tė ndėrhynte pėr mbrojtjen e tij."

    (El-Hakka, 38-4l)

    Zoti i botėve njeriun e krijoi nė formėn mė tė bukur dhe mė tė pėrsosur, duke e dalluar nga krijesat e tjera. Ju dha zgjuarsinė, vetėdijen dhe ndėrgjegjen nė mėnyrė qė ta zotėrojė natyrėn pėr nevojat e veta. Pėr kėtė gjė njeriut i nevojitet dituria, arsimimi, dhe urtėsia, duke bashkėpunuar me njėri-tjetrin nė tėrė rruzullin tokėsor pa marrė parasysh si e quan ai veten: musliman apo i krishterė, europian apo amerikan, arab apo hebre. Ky bashkėpunim kėrkon prej njerėzimit mirėkuptim, tolerancė, urtėsi dhe dashuri, dhe jo persekutime, luftra, gjakderdhje, padrejtėsi, varfėri, degjenerim moral dhe urrejtje shkatėrrimtare.

    Shkencėtari nė fjalė e tha edhe kėtė: "Nė Islam feja dhe shkenca gjithnjė janė trajtuar si motra binjake... . Zbatimi i kėtij parimi ka rezultuar me zhvillimin e hovshėm tė shkencės me tė cilėn dhe vetė Perėndimi ėshtė frymėzuar (prej shek. VIII - XII erės sonė). Asgjė nuk ėshtė mė qartė se mendimi i famshėm i Profetit (Muhammed a.s.:

    "Kėrkoje shkencėn qoftė edhe nė Kinė" pėrfundon autori.

    Zoti Fuqiplotė i tha mbarė njerėzimit :

    "Nuk janė tė barabartė i verbėri dhe ai qė sheh"

    "Po Allahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij, vetėm dijetarėt".

    (Fatir, 19,28)

    Shkencėtari ateist i brumosur me dituri ėshtė mė i paditur se i padituri qė i beson Krijuesit tė vet. Shkencėtari ateist me tėrė diturinė e tij prodhon dhe ndėrton mjete pėr shkatėrrimin e njerėzimit, pra i shėrben djallit pėr karierizmin e tij, ndėrsa besimtari nuk e ka atė forcė mendore tė bėjė shkatėrrimin e masės sė gjerė. Duke e pasur kėtė parasysh autori thotė: "Sa mė shumė tė ecim pėrpara me zhvillimin e diturisė, posaēėrisht tė asaj qė i pėrket pafundėsisė sė vogėl, aq mė tė theksuara janė argumentet nė favor tė ekzistimit tė Krijuesit. Por nė vend se para fakteve ekzistuese njeriu tė pendohet dhe tė pėrulet, ai, pėrkundrazi, mburret me kryelartėsi. Ai beson se ėshtė i autorizuar tė pėrdhosė tėrė popujt e botės, dhe tė tallė ēdo ide mbi Zotin, sikurse i nėnēmon tė gjitha ato vėrejtje me tė cilat ndeshet nė rrugėn e vet (djallėzore), nėse ato i janė pengesė nė kėnaqėsitė e tij (shtazarake) dhe nė dėshirėn e tij pėr dėshmi. E kėtillė ėshtė shoqėria materialiste, e cila tani ėshtė nė pėrhapje tė gjerė nė Perėndim... . Njė fitues i Ēmimit "Nobel" pėr mjeksi nė njė libėr dedikuar publiku tė gjerė, ka paraqitur idenė se materia e gjallė rastėsisht dhe vetvetiu ėshtė krijuar prej disa pjesėve pėrbėrėse elementare, dhe se duke u nisur nga kjo materie e gjallė primitive, nė ndikimin e rrethanave tė ndryshme atmosferike, janė formuar gjallesa tė ndryshme pėr tė arritur gjer te tėrėsia e ēuditshme e cila ėshtė njeriu". Vėrtet ky fitues i Ēmimit "Nobel", qė i takon shoqėrisė materialiste, nuk ėshtė hiē mė tepėr se "materie e gjallė primitive". Ja pra, ky ėshtė shkencėtari ateist!

    Kur'ani si Libėr Hyjnor zbriti pėr njerėzimin si mrekulli me hipotezat e pėrsosura tė ligjeve tė Gjithėsisė pėr brezat e ardhshėm, qė ta besojnė Kur'anin si fjalė absolute tė Gjithėkrijuesit. Pėrndryshe Gjithėkrijuesi nė Kur'an tėrheq vėrejtjen me kėto fjalė :

    "Ne do t'u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė..."

    (Fussilet, 53)

    Me kėto fjalė Zoti i botėve sikur deshi tė thotė se do t'i pajisė me dituri (posaēėrisht shkencėtarėt) duke ua treguar shenjat e Tij nė horizonte, si argumente pėr ata qė mendojnė thellė nė zbulimin e fenomeneve tė shumėllojshme, por duke mos qenė nė gjendje tė krijojnė as edhe njė mizė. Me kėtė Gjithėkrijuesi e provokoi gjithė njerėzimin deri nė Ditėn e Kijametit, duke porositur:

    Shkenca, tė cilėn ju do ta adhuroni pėrveē Gjithėkrijuesit e nė tė cilėn do tė besoni, si edhe tė gjithė ata qė do tė merren me tė, nuk do tė jenė nė gjendje ta krijojnė as edhe njė mizė edhe nėse pėr kėtė qėllim bashkohen tė gjithė shkencėtarėt e mbarė botės nė tė gjitha epokat qė do tė vijnė. Nė Kur'an Gjithėkrijuesi la porosi kėto fjalė tė shenjta:

    "...Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund ta krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė (krijimin e mizės)..."

    (Haxhxh, 73)

    Me tė vėrtetė njeriu ėshtė i pafuqishėm nė krahasim me fuqinė absolute tė Gjithėkrijuesit, sepse nuk ėshtė nė gjendje ta krijojė qoftė edhe njė mizė me njė krah.

    Studimi i Kur'anit famėlartė ėshtė studim shumėdisiplinor dhe enciklopedik, prandaj ėshtė e kuptueshme qė gjatė shekujve tė kaluar, komentues tė ndryshėm tė Kur'anit bėnin gabime tė pashmangshme nė interpretimin e ajeteve kur'anore qė kanė tė bėjnė me shkencėn, si pasojė e mos njohjes sė shkencės. Nė kohėn bashkėkohore, me zhvillimin e njohurive shkencore u bė e mundshme qė t'i pėrkthejmė dhe komentojmė me korrektėsi e saktėsi fragmentet e Kur'anit. Pėr kuptueshmėrinė dhe domethėnien e ajeteve qė i pėrkasin shkencės bashkėkohore, pėveē njohjes sė thellė tė gjuhės arabe, patjetėr nevojitet dhe dituria universale shkencore. Dallimet nė pėrkthimet e Kur'anit nė mes pėrkthyesve janė tė dukshme, si nė pikėpamjen gjuhėsore, ashtu dhe nė pikėpamjen shkencore. Shpeshherė ka ndodhur tė shtrembėrohet porosia e vėrtetė e fragmentit kur'anor, edhe pse pėrkthimet e pėrkthyesve patėn dhe kanė vlerė kapitale pėr ta pėrkujtuar fjalėn e Zotit.

    Autori francez pohon se atė qė e lexojmė sot nė Bibėl ėshtė befasuese dhe e habitshme, qė para aq shumė kundėrthėnieve dhe papajtushmėrive, ekspertėt e studimit tė kėtyre teksteve biblike, si dhe njohėsit e argumenteve shkencore tė Perėndimit, ose shtiren se nuk dinė pėr ato kundėrthėnie, ose i zbulojnė ato mangėsi e provojnė t'i fshehin me ndihmėn e akrobacive dialektike, pra formulave apologjetike. Prandaj njė vlerė e posaēme e veprės "Bibla, Kur'ani dhe shkenca" ėshtė ajo me tė cilėn autori bėn thirrje pėr mbarė njerėzimin e botės, pa dallim feje qofshin ata muslimanė, tė krishterė apo hebrej pėr bashkėpunim. Nga ana tjetėr ju bėn thirrje dhe shkencėtarėve tė mbarė botės qė tė heqin dorė nga rruga materialiste qė ėshtė fatale pėr shoqėrinė dhe njerėzimin nė pėrgjithėsi.

    Kjo vepėr ėshtė studim objektiv i Librave Hyjnorė, pra i Biblės dhe Kur'anit, me ndihmėn e treguesve tė shkencės bashkėkohore me qėllim qė tė kėrkohet vėrtetėsia e Biblės dhe e Kur'anit, por njėherazi dhe tė bėhet ndarja e asaj qė i takon Shpalljes Hyjnore nga ajo qė ėshtė prodhim i njerėzimit.

    Vepra "Bibla, Kur'ani dhe shkenca" paraqet pėr tė gjithė besimtarėt e Zotit Fuqiplotė pėrjetimin e mendimtarit tė Perėndimit, si shkencėtar i mjekėsisė. Nė kohėn tonė, duket se po ndodhin ndryshime tė mėdha nė nivelin mė tė lartė tė botės sė krishterė nė favor tė unitetit me muslimanėt. Dokumenti i Vatikanit i vitit 1970 "Orientimi pėr dialog nė mes krishterėve dhe muslimanėve" i lėshuar pas Kėshillit tė Dytė tė Vatikanit, dėshmoi ndryshimin thelbėsor tė opinionit pėr muslimanėt. Ky dokument nė formė tė rezolutės e mori pėrgjegjėsinė e pranimit qė i ėshtė bėrė Islamit nė tė kaluarėn me mesazh tė qartė: "tė lirohemi nga paragjykimet ndaj Islamit."

    Motivi mė i fuqishėm qė mė shtyu ta bėj pėrkthimin e shkencėtarit francez Maurice Bucaille "Bibla, Kur'ani dhe shkenca" ishte pa dyshim dėshira ime e flaktė qė edhe lexuesit shqiptar, tė kenė njė libėr tė tillė nė gjuhėn shqipe.

    Nė fund po e pėrmendim kontributin e ēmueshėm tė atyre qė na ndihmuan nė realizimin e kėtij pėrkthimi tė kėsaj vepre kapitale nė rradhė tė parė Prof. Dr. Rasim Bejtullahut, pastaj Prim. Dr. Sci. Med. Ali Iliazi, Mexhit Yvejsit dhe Prof. Agim Jakės. Kontributi i tyre ndikoi nė ngritjen e nivelit tė cilėsisė sė pėrkthimit si nė pamjen shkencore, teologjike dhe atė gjuhėsore.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    HYRJE















    Secili nga tė tri besimet monoteiste e ka pėrmbledhjen e vet tė Librave tė Shenjtė1. Kėto dokumenta janė baza e besimit tė ēdo besimtari, qoftė ai hebre, i krishterė apo musliman. Pėr secilin prej tyre ato janė pėrkthim i drejtpėrdrejt material i Shpalljes sė Zotit, si nė rastin e Abrahamit (Ibrahimit a.s.) ose tė Moisiut (Musait a.s.), tė cilėt i morėn urdhėrat nga vetė Zoti ose tė tėrthorta, si nė rastin e Jezusit (Isait a.s.) dhe tė Muhammedit a.s.: i pari deklaron se flet nė emėr tė Atit, kurse i dyti u transmeton njerėzve Shpalljen qė e ka marrė nėpėrmjet Kryeengjėllit Xhibrilit.

    Marrja nė shqyrtim e tė dhėnave objektive nga historia e fesė na detyron qė t'i vėmė nė shkallė tė njėjtė Besėlidhjen e Vjetėr, Ungjijtė dhe Kur'anin, si pėrmbledhje tė Shpalljes sė shkruar. Por, ky qėndrim, tė cilin parimisht e mbajnė muslimanėt, nuk pranohet nga besimtarėt e vendeve tona Perėndimore, tek tė cilėt mbizotėron ndikimi judeo-krishterė; ata nuk pranojnė ti japin Kur'anit cilėsinė e Librit tė shpallur.

    Kėto qėndrime shpjegohen nga mendimet qė kanė secila nga bashkėsitė e besimtarėve ndaj dy tė tjerave lidhur me Librat.

    Judaizmi ka pėr libėr tė shenjtė Biblėn hebraike. Ajo dallohet nga Besėlidhja e Vjetėr e krishterė pėr aq sa kėsaj i janė shtuar disa libra qė nuk kanė ekzistuar nė hebraishte. Nė praktikė, kjo mosmarrėveshje nuk i sjell kurrėfarė ndryshimesh doktrinės. Por Judaizmi nuk e pranon asnjė shpallje qė ka ardhur pas tė tijės.

    Sa i pėrket krishtėrimit, ai e ka huazuar Biblėn hebraike me disa shtojca, por nuk i ka pranuar tė gjitha shkrimet e shpallura nė mėnyrė qė njerėzimi tė njihej me misionin e Jezusit (Isait a.s.). Kisha e tij i bėri disa shkurtime tepėr tė rėndėsishme nė atė shumėsi librash qė tregojnė jetėn dhe doktrinėn e Jezusit (Isait a.s.). Ajo nė Besėlidhjen e Re ka ruajtur vetėm njė numėr tė kufizuar tė shkrimeve, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme janė katėr Ungjijtė e kanonizuar. Krishtėrimi nuk merr parasysh kurrėfarė shpallje qė ka ardhur pas Jezusit (Isait a.s.) dhe apostujve tė tij. Domethėnė, ai me kėtė eleminon Kur'anin.

    E zbritur gjashtė shekuj pas Jezusit (Isait a.s.), Shpallja e Kur'anit huazon shumė tė dhėna nga Bibla hebraike dhe nga Ungjijtė, me qė shpesh e citon "Teuratin"2 dhe "Inxhilin"3.

    Kur'ani urdhėron ēdo musliman qė tė besojė nė ēdo Libėr tė shpallur para tij (Surja En Nisaė, Ajeti 136). Ai e vė theksin mbi vendin qė zėnė tė dėrguarit e Zotit nė historinė e Shpalljes, siē janė Noa (Nuhu a.s.), Abrahami (Ibrahimi a.s.), Moisiu (Musai a.s.), profetėt (tė dėrguarit) dhe Jezusi (Isai a.s.), i cili zė vend tė posaēėm ndėr paraardhėsit. Lindja e tij ėshtė treguar nė Kur'an si dhe nė Ungjijtė: si ngjarje e mrekullueshme. Libri i bėn nderime tė jashtėzakonshme Maries (Merjemes): po surja numėr 19 a nuk mban emrin e saj?

    Duhet tė konstatojmė se kėto tė dhėnat e fundit qė i pėrkasin Islamit pėrgjithėsisht nuk janė tė njohura nė vendet tona Perėndimore. Por a duhet tė ēuditemi me kėtė, kur e dimė se si janė edukuar brezat lidhur me problemet e fesė sė njerėzimit dhe nė ē'terr janė mbajtur nė krahasim me tėrė atė qė ka tė bėjė me Islamin. Po pėrdorimi i emėrtimit "besimi Muhamedan" dhe "Muhamedanėt" a nuk ėshtė pėrkrahur deri sot, nė mėnyrė qė nė shpirtrat e tyre tė ruhet bindja e shtrembėr se fjala ėshtė pėr besimet e pėrhapura nėpėrmjet veprės sė njė njeriu e nė tė cilat, Zoti, (ashtu siē e kuptojnė tė krishterėt) nuk mund tė ketė kurrėfarė pjesėmarrje. Shumė nga bashkohėsit tanė tė ngritur janė tė interesuar pėr aspektet filozofike, sociale dhe politike tė Islamit, por kurrė nuk kanė pyetur - siē do tė duhej pyetur - lidhur me Shpalljen Islame nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Merret si parim se Muhammedi a.s. ėshtė bazuar nė atė qė i ka paraprirė, nė mėnyrė qė kėshtu pikė sė pari, tė eleminohet vetė problemi i Shpalljes.

    Nė fund tė fundit, ēfarė urrejtje shprehin ndaj muslimanėve disa mese tė krishtera! Kam pasur rastin ta pėrjetoj vetė kėtė kur kam bėrė pėrpjekje ta filloj dialogun mbi studimin krahasues tė tregimeve biblike dhe kur'anore, qė bėjnė fjalė pėr tė njėjtėn temė, dhe tė vėrtetojė mospranimin sistematik thjesht vetėm pėr arsye se pėr kėtė qėllim ėshtė marrė parasysh ajo qė pėrmban Kur'ani lidhur me temėn e shqyrtuar. Kjo i ngjan asaj qė kur e citojmė Kur'anin sikur i drejtohemi dreqit!

    Por, duket se mė nė fund, nė kohėn tonė po ndodhin ndryshime nė nivelin mė tė lartė tė botės sė krishterė. Njė dokument i Sekretariatit tė Vatikanit pėr jokrishterėt, i botuar pas mbledhjes tė Kėshillit tė Dytė tė Vatikanit, "Orientimet pėr dialog ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve", botimi i tretė i tė cilit ėshtė bėrė nė vitin 1970, dėshmon pėr thellėsinė e ndryshimeve tė qėndrimeve zyrtare. Pasi bėnė thirrje pėr eleminimin e "pasqyrės sė vjetėruar tė trashėguar nga e kaluara ose tė shtrembėruar nga paragjykime dhe sharje", qė tė krishterėt e kanė krijuar pėr Islamin, dokumenti i Vatikanit merr pėrsipėr detyrimin tė "pranojė padrejtėsitė e sė kaluarės, pėr tė cilat Perėndimi i edukimit tė krishterė ėshtė fajtor ndaj muslimanėve". Ai kritikon pėrfytyrimet e gabuara qė kanė tė krishterėt pėr fatalizmin musliman, pėr tė drejtėn Islame, pėr fanatizmin e tij etj. Shpreh njėsinė e besimit nė Zot dhe rikujton deri nė ē'masė Kardinal Koenigu i befasojė dėgjuesit e vet nė Xhaminė e Madhe duke shpallur gjatė njė konference zyrtare nė Universitetin "Al Azhar", nė muajin Mars tė vitit 1969. Ai gjithashtu sjell ndėrmend atė se Sekretiariati i Vatikanit, nė vitin 1967, u bėn thirrje tė krishterėve qė t'ju shprehin dėshirat e tyre tė mira muslimanėve ne rastin e agjėrimit tė Ramazanit, kėsaj "vlere fetare origjinale".

    Kėtė nismė qė zuri tė bėjė afrimin e Kurisė sė Romės dhe Islamit e konkretizuan manifestime dhe takime tė ndryshme qė pasuan. Por, pėr kėto ngjarje shumė tė rėndėsishme qė u zhvilluan nė botėn Perėndimore u njoftua vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve, edhe pse nuk munguan mjetet e informacionit : shtypi, radio dhe televizioni.

    Gazetat i bėnė vetėm pak vend vizitės zyrtare tė kardinal Pignedolit, krytar i Sekretariatit tė Vatikanit pėr jokrishterėt qė ja bėri mbretit tė Arabisė Saudite, Fejsalit, mė 24 prill 1974. Revista "Le Monde", e datės 25 prill 1974, solli vetėm njė raport me disa rreshta. Por, pėrsėri, ky ėshtė lajm i rėndėsishėm kur lexohet se kardinali ia transmetoi sovranit porosinė e Papės Palit VI, nė tė cilėn ky i fundit shpreh "konsideratėn e Shenjtėrisė sė Tij pėr Shkėlqesisė e Tij, Fejsalin, nė cilėsinė e autoritetit suprem tė botės Islame, i nxitur nga besimi i thellė nė bashkimin e botės Islame dhe tė krishtere qė e adhurojnė njė Zot".

    Gjashtė muaj mė vonė, nė muajin tetor 1974, Papa, priti zyrtarisht nė Vatikan dijetarėt nga Arabia Saudite. Ishte ky njė rast pėr njė seminar ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve lidhur me "tė drejtat kulturore tė njeriut nė Islam". Gazeta e Vatikanit, "L'osservatore Romano", tė 26 tetorit 1974, solli raportin lidhur me kėtė ngjarje nė faqen e parė duke i dhėnė vend mė shumė se raportit mbi ditėn e mbylljes sė Sinodit Ipeshkvor nė Romė.

    Dijetarėt e mėdhenj nga Arabia i priti edhe Kėshilli Ekumenik i Kishave nė Gjenovė dhe monsinjor Elchinger, Ipeshkvi i Strasburgut. Ipeshkvi i thirri dijetarėt ta falin namazin e drekės para tij, nė katedralen e tij. Kjo u bė mė tepėr pėr anėn e vet spektakolare, se sa pėr rėndėsinė fetare qė ka pasur. Ndėr ata qė i kam pyetur, shumė pak prej tyre kanė thėnė se i dinė kėto ngjarje.

    Frymėzimi i Papės Palit VI pėr hapje ndaj Islamit, i cili pėr vete ka thėnė se ėshtė "i nxitur nga besimi i thellė nė bashkimin e botės Islamike dhe tė krishterė, qė adhurojnė njė Zot", nė tė vėrtetė do tė shėnoj datėn e marrėdhėnieve mes dy besimeve. Kjo thirrje e kryetarit tė Kishės katolike pėr ndjesi ndaj muslimanėve mė ėshtė dukur e domosdoshme, sepse ka aq shumė tė krishterė tė edukuar nė frymė tė thekusar armiqėsie - siē u ankua dokumenti i Vatikanit, i pėrmendur mė sipėr - tė cilėt parimisht kanė disponim armiqėsor ndaj ēdo mendimi pėr Islamin: mbi kėtė bazė, ata e injorojnė gjendjen e vėrtetė tė ēėshtjes, kurse pėr Shpalljen kur'anore kanė pikėpamje plotėsisht tė gabuara.

    Sido qė tė jetė, kur studiohet ndonjė aspekt i njė besimi monoteist, ėshtė krejt e arsyeshme qė kėtė ta bėjnė me ndihmėn e krahasimit ta asaj qė dy besimet e tjera ofrojnė nga po ajo pikėpamje. Studimi i plotė i njė problemi ėshtė me interes mė tė madh se studimi i pjesshėm. Konfrontimi i disa temave me tė arriturat e shkencės sė shekullit XX, qė janė trajtuar nė shkrime, i intereson tė tri besimeve pa pėrjashtim. Pastaj, a thua ato nuk e pėrbėjnė, apo nuk do tė duhej ta pėrbėnin njė bllok mė kompakt duke u afruar mes veti, kur tė gjithėve, nė kohėn tonė, na kėrcėnohet vėrshimi i materializmit.

    Edhe nė vendet nėn ndikimin judeo-krishterė, sikurse edhe nė vendet Islamike, mbėshtetet ideja - veēanėrisht nė rrethet shkencore - se besimi dhe shkenca janė tė papajtueshme. Pėr ta shqyrtuar kėtė ēėshtje nė tėrėrsinė e saj do tė na duhet tė bėjmė shpjegime tė gjera. Unė kėtu do tė shqyrtoj vetėm njė aspekt tė kėsaj teme: mbi shqyrtimin e vet Shkrimeve nė dritėn e njohurive shkencore bashkėkohore.

    Ky qėllim tė detyron qė mė parė tė shtrohet njė pyetje themelore: ēfarė ėshtė origjinaliteti i teksteve qė kemi sot? Kjo pyetje implikon studimin e rrethanave qė kanė shtyrė tė bėhet redaktimi i teksteve dhe transmetimi i tyre deri sot.

    Studimi i shkrimeve nė formė tė kritikės sė teksteve nė vendet tona kanė filluar vonė. Pėrsa i pėrket Biblės, Besėlidhjes sė Vjetėr dhe Besėlidhjes sė Re, kanė kaluar shumė shekuj gjatė tė cilėve njerėzit janė kėnaqur me atė qė t'i pranojnė ashtu siē janė. Leximi i tyre ka qenė njė rast vetėm pėr shqyrtime apologjetike. Do tė konsiderohej mėkat sikur tė thuhej edhe mė i vogli mendim kritik lidhur me to. Meshtarėt kanė qenė tė privilegjuar sepse kanė mundur tė njohin lehtė nė tėrėsi. Shumica e laikėve kanė marrė vetėm pjesė tė zgjedhura nė ceremonitė liturgjike ose gjatė predikimit.

    E organizuar si profesion, kritika e teksteve ka meritė qė ka zbuluar dhe ka publikuar shpesh probleme shumė tė mprehta qė dalin. Por, sa zhgėnjuese ėshtė literatura e aq veprave qė shpallen si kritike, por, - para vėshtirėsive shumė reale tė interpetimit - ato ofrojnė vetėm fjalime apologjetike, qėllimi i tė cilave ėshtė tė mbulojnė hutinė e autorit. Nėn kėto kushte, pėr atė qė e ruan tė paprekshme aftėsinė e vet tė tė menduarit dhe dėshirėn e vet pėr objektivitet, mungesa e vėrtetėsisė dhe kundėrthėniet pėr kėtė arsye nuk janė mė pak tė qėndrueshme dhe vetėm mund tė ankohemi kundėr qėndrimit qėllimi i tė cilit, kundėr ēdo llogjike, arsyeton ruajtjen nė Bibėl tė disa fragmenteve pėrplot me gabime. Ai mund tė jetė skajshmėrisht i dėmshėm pėr besimin nė Zot te disa shpirtra tė ngritur. Pėrsėri, pėrvoja vėrteton se nėqoftė se disa janė tė aftė tė zbulojnė mangėsitė e kėtij lloji, shumica dėrrmuese e tė krishterėve kurrė nuk e ka kuptuar se ato ekzistojnė, dhe me njohuri profane, tė cilat, me tė vėrtetė janė shpesh krejt elementare ka vazhduar tė jetojė duke mos ditur se ekzistojnė kėto kundėrthėnie.

    Islami nė hadithe ka barazvlerėsimin e vet nė Ungjijtė. Hadithet janė pėrmbledhje nė tė cilat janė shėnuar veprat e Muhammedit a.s. Ungjijtė nuk janė asgjė tjetėr pėr Jezusin (Isain a.s.). Pėrmbledhjet e para tė haditheve janė shkruar me dhjetra vjet pas vdekjes sė Muhammedi a.s., ashtu siē janė shkruar edhe Ungjijtė dhjetra vjet pas Jezusit (Isait a.s.). Nė tė dy rastet, kėto janė dėshmi tė njerėzve mbi ngjarjet e sė kaluarės. Pėrkundėr asaj ēfarė mendon shumica, mė vonė do tė shohim se autorėt e katėr Ungjijve kanonikė nuk janė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat tregojnė. Po kjo vlen edhe pėr pėrmbledhjet mė serioze tė haditheve.

    Krahasimi patjetėr duhet tė ndalet kėtu, sepse, nėse ėshtė diskutuar dhe akoma vazhdon tė diskutohen mbi origjinalitetin e kėtij apo atij hadithi, me kėtė pėrfundimisht largohemi nga shekujt e parė tė kishės, e cila ndėr shumė Ungjij vetėm katėr prej tyre i pranoi si zyrtarė ose kanonikė4, pėrkundėr mospajtimeve tė shumta ndėrmjet vetes pėr shumė ēėshtje, dhe dha urdhėr qė tė gjithė tė tjerėt tė fshihen, prej nga rrjedh edhe emri i tyre: apokrife.

    Ndryshim tjetėr themelor ndėrmjet krishtėrimit dhe Islamit, nė pikėpamje tė Shkrimeve, ėshtė: te i pari mungesa e njė teksti tė shpallur dhe njėherazi tė ndryshueshėm, kurse tek tjetri ka Kur'anin, qė i pėrgjigjet kėtij pėrkufizimi.

    Kur'ani ėshtė shprehje e Shpalljes tė cilėn Kryeėngjėlli, Xhibrili, ja transmetoi dhe besimtarėt menjėherė e pėrshkruan, e mėsuan pėrmendėsh dhe e kėnduan nė kohėn e faljeve, e sidomos gjatė muajit ramazan. Atė vet Muhammedi a.s. e ka ndarė nė sure e kėto janė pėrmbledhur menjėherė mbas vdekjes sė tė dėrguarit, nė mėnyrė qė nė kohėn e Khalifit Osman (12 - 24 vjet mė pas) e formuan tekstin qė e kemi dhe sot. Pėrkundėr asaj qė ėshtė bėrė nė Islam, Shpallja e krisheter ėshtė bazuar nė dėshmi tė shumta dhe indirekte tė njerėzve, meqė nuk e kemi asnjė dėshmi qė do tė vinte nga dėshmitari i vėrtetė i jetės sė Jezusit (Isait a.s.), pėrkundėr asaj ēfarė e merr me mend shumica e tė krishterėve. Kėshtu ėshtė shtruar gjysma e dytė e vitit tė krishterė kalendarik 1975 i pėrgjigjet vitit 5736 tė krijimit tė Botės. Njeriu, krijimi i tė cilit ka pasur disa ditė vonesė, domethėnė ka moshė tė njėjtė tė shprehur me numrat e viteve sipas kalendarit hebraik.

    Nė tė vėrtetė, ėshtė mirė tė bėhet korrigjimi pėr shkak tė logaritjes sė kohės qė fillimisht ėshtė shprehur me vitet hėnore, kurse kalendari perendimor e ka llogaritur duke u mbėshtetur nė kalendarin diellor. Por, korrigjimi prej 3%, qė do tė duhej bėrė po tė dėshironim tė jemi absolutisht tė saktė, ėshtė pak i rėndėsishėm. Qė tė mos i komplikojmė llogaritė, ėshtė mirė mos ta bėjmė kėtė. Kėtu qenėsore ėshtė lloji i madhėsisė dhe ėshtė pak e rėndėsishme nėse numri i viteve tė njė mileniumi ėshtė llogaritur me mundėsi pėr tė gabuar deri tridhjetė vjet. Pėr tė qenė mė afėr sė vėrtetės, do tė themi se sipas kėtij vlersimi hebraik, krijimi i Botės vendoset tridhjetė e shtatė shekuj para erės sonė.

    Ēfarė na mėson shkenca bashkėkohore? Do tė ishte vėshtirė tė pėrgjigjemi nė kėtė pyetje kur bėhet fjalė pėr krijimin e Gjithėsisė. Krejt ajo qė do tė mund tė shprehej me numra ėshtė epoka e formimit tė sistemit diellor qė do tė mund tė vendosej me vėrtetėsi tė kėnaqshme. Koha qė na ndan nga ajo, vlerėsohet nė katėr miliard e gjysėm vjet. Domethėnė, mund tė vlersohet skaji qė sot ndan realitetin e pėrcaktuar mirė (mbi tė cilin do tė flitet nė pjesė e tretė tė kėtij libri) nga tė dhėnat e nxjerra nga Besėlidhja e Vjetėr. Ato dalin nga shqyrtimi tepėr i hollėsishėm i tekstit biblik. Zanafilla jep indikacione shumė tė sakta me kohėn qė ka kaluar prej Adamit deri tek Abrahami. Tė dhėnat e nxjerra pėr periudhėn prej Abrahamit deri tek era e krishterė nuk janė tė mjaftueshme. Duhet tė kompletohen me tė dhėna tė tjera.



    2.1 PREJ ADAMIT DERI TEK ABRAHAMI

    Libri i Zanafillės jep tė dhėna tepėr tė sakta mbi tė gjithė paraardhėsit e Abrahamit nė njė linjė tė drejtpėrdrejtė prej Adamit. Nė gjenealogjitė e veta nga kreu 4,5,11,21dhe 25, duke dhėnė kohėzgjatjen e jetės sė secilit, moshėn e babės nė kohėn e lindjes sė djalit, ajo e bėn tė mundur qė nė kėtė mėnyrė tė pėrcaktohet lehtė datat e lindjes dhe tė vdekjes tė ēdo paraardhėsi nė krahasim me krijimin e Adamit

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    2.2. PREJ ABRAHAMIT DERI TEK ERA E KRISHTERĖ



    Pėr kėtė periudhė Bibla nuk jep asnjė tė dhėnė nė shifra qė do tė mund tė na jepte vlerėsime aq tė sakta siē janė ato tė Zanafillės pėr paraardhėsit e Abrahamit. Pėr ta vlerėsuar kohėn qė ndan Abrahamin prej Jezusit, duhet t’u referohemi burimeve tė tjera. Epoka e Abrahamit sot vendoset rreth 18 shekuj para erės sonė, me mundėsi tė vogla pėr tė gabuar. Kjo e dhėnė, e kombinuar me treguesit e Zanafillės nė intervalin qė ndan Abrahamin prej Adamit, do tė na sillte deri aty qė ta vendosnim Adamin rreth 38 shekuj para erės sonė. Ky vlerėsim ėshtė i gabuar nė mėnyrė tė padiskutueshme: pasaktėsia e tij ėshtė pasojė e gabimit qė e pėrmban Bibla lidhur me kohėzgjatjen e periudhės Adam - Abraham, nė tė cilėn tradita ebraike mbėshtetet akoma dhe sot e kėsaj dite pėr ta pėrpiluar kalendarin e vet. Nė kohėn tonė mbrojtėsave tė sė vėrtetės biblike mund t’u kundėrvemė mospėrputhjen e kėtyre vlerėsimeve imagjinare tė priftėrinjve hebrej tė shekullit VI para erės sonė me tė dhėnat bashkėkohore. Pėr shumė shekuj kėto vlerėsime kanė shėrbyer si bazė pėr datimin e ngjarjeve tė kohės sė vjetėr nė raport me Jezusin.

    Biblat qė janė botuar para epokės bashkėkohore zakonisht u janė paraqitur lexuesve me kronologjinė e ngjarjeve, qė janė zhvilluar qė nga krijimi i botės deri nė epokėn nė tė cilėn janė shpallur kėto libra, dhe kjo ėshtė bėrė me njė parathėnie eksplikative; shifrat kanė ndryshuar pak nė varėsi nga epokat. Pėr shembull, "Vulgata" e Klementit (1621) ka dhėnė tregues tė tillė gjė qė e ka vendosur Abrahamin pak mė herėt dhe krijimin rreth 40 shekuj (XL) para erės sonė... Bibla shumėgjuhėshe (poliglote) "Valton", e botuar nė shekullin XVII, pėrveē teksteve biblike nė shumė gjuhė, i ka ofruar lexuesit tabela analoge me tabelėn qė e dhamė mė sipėr pėr paraardhėsit e Abrahamit. Pėrafėrsisht tė gjitha vlerėsimet janė pėrputhur me shifrat qė janė dhėnė kėtu. Kur erdhi koha bashkėkohore, botusi nuk kishte mė mundėsi qė tė botojė pėrsėri kornologji tė tilla fantazioze e tė mos jetė nė kundėrshtim me zbulimet shkencore, tė cilat krijimin e vunė nė njė epokė mė tė largėt. U kėnaqėn me aq sa mos tė japin tabela dhe parathėnie tė tilla, por, kishin kujdes shumė tė madh qė lexuesi mos tė informohej mbi vjetėrsimin e teksteve biblike nė tė cilat janė mbėshtetur dikur pėr tė bėrė redigjimin e kronologjisė sė tillė, qė mė nuk mund tė konsiderohej si shprehje e sė vėrtetės. Mė shumė ju pėrgjigjej qė tė hidhnin mbi to velin e turpshėm dhe tė gjenin formula tė dialektikės erudite nė mėnyrė qė teksti tė pranohej ashtu siē ka qenė dikur, pa asnjė shqetėsim. Pėr kėtė arsye kronologjitė nga teksti priftėror edhe mė tej janė tė vlefshme, edhe pse, logjikisht, nė shekullin XX mė nuk mund tė llogaritet koha duke u bazuar nė njė fiksion tė tillė.

    Pėr sa i pėrket datės sė paraqitjes sė njeriut nė Tokė, tė dhėnat shkencore bashkėkohore lejojnė qė ajo tė pėrcaktohet vetėm deri nė njė kufi tė caktuar. Mund tė jemi tė bindur se njeriu ėshtė i aftė tė mendojė dhe tė punojė, gjė qė e dallon nga qėniet e tjera tė gjalla, qė duken anatomikisht tė afėrta me tė, ka ekzistuar nė Tokė pas njė date tė pėrcaktueshme, por askush nuk do tė mund ta caktojė saktėsisht datėn e paraqitjes sė tij. Sot, pėrsėri, mund tė pohohet se janė gjetur mbetje tė njė farė njerėzimi meditativ dhe veprues, vjetėrsia e tė cilit matet me njėsitė e masės prej dhjetra mijėra vjetėsh.

    Ky datim i pėrafėrt ka tė bėjė me tipin parahistorik tė njeriut qė ėshtė zbuluar si mė i riu, tė llojit tė neoantropus (njeriu nga Cro-Magnoni). Vėrtet, zbulime tė tjera tė mbetejeve njerėzore, qė kanė tė bėjnė me tipa mė pak tė zhvilluar (paleo-antropus), janė bėrė nė shumė pjesė tė Tokės; njėsia e vjetėrsisė sė tyre mund tė jetė me qindra mijėra vjet. Por, a thua ata janė njerėz tė vėrtetė?

    Si do qė tė jetė, tė dhėnat e gjetura, qė kanė tė bėjnė me neo-antropoidėt janė mjaft tė sakta sa t'i vendosim larg pėrtej epokės nė tė cilėn Zanafilla, i vendos njerėzit e parė. Domethėnė, ekziston mospėrputhje e qartė ndėrmjet asaj qė mund tė nxirret nga tė dhėnat numerike tė Zanafillės qė kanė tė bėjnė me paraqitjen e njeriut nė Tokė, dhe njohurive me mbėshtetje mė tė fortė shkencore tė kohės sonė.



    2.3. PĖRMBYTJA

    Kapitujt 6, 7 dhe 8 tė Librit tė Zanafillės i janė kushtuar tregimit mbi Pėrmbytjen. Mė saktėsisht, ekzistojnė dy tregime qė nuk janė vendosur njėri pranė tjetrit, por, tė ndarė nė fragmente, tė gėrshtuar ndėrmjet tyre me njė farė koherence nė renditjen e disa episodeve. Nė tė vėrtetė, nė kėta tre kapituj ekzistojnė kundėrthėnie flagrante; edhe kėtu ato shjegohen me ekzistimin e dy burimeve tė ndryshme: Jehovaistike dhe priftėrore.

    Mė sipėr pamė se ata formojnė pėrzjerje jo tė barabarta; secili teks origjinal ėshtė ndarė nė fragmente ose fjali, kurse elementet e njė burimi ndėrrohen me elementet e burimit tjetėr, kėshtu qė nė tėrė tregimin kalohet nga njėri burim nė tjetrin 17 herė nė 100 rreshta tė tekstit nė frengjisht.

    Tregimi i plotė ėshtė si mė poshtė:

    Meqė zvetėnimi i njerėzve ėshtė i pėrgjithshėm, Zoti vendosi t'i zhdukė tė gjithė me tė gjitha krijesat e gjalla. Ai e paralajmėroi Noan dhe i dha urdhėr tė ndėrtojė njė Anije nė tė cilėn tė vendosė bashkėshorten e vet, tre djemte e vet me bashkėshortet e tyre, si dhe qėnie tė tjera tė gjalla. Pėrsa i pėrket kėtyre tė fundit, dy burimet ndryshojnė: njė fragment i tregimit (priftėror) thotė se Noa do tė marrė nga njė ēift tė secilit lloj, pastaj, nė fragmentin e ardhshėm (burimi jehovaistik), saktėsohet se Zoti dha urdhėr qė tė merret nga kafshėt e quajtura tė pastra - nga shtatė ēifte tė secilit lloj: mashkull dhe femėr, kurse prej kafshėve tė quajtura tė papastėra - vetėm nga njė ēift. Por mė poshtė ėshtė saktėsuar se Noa do tė hyjė nė Anije me nga njė ēift tė ēdo kafshe. Specialistėt, si R.P.de Vaux, pohojnė se kėtu kemi tė bėjmė me njė fragment tė pėrpunuar tė tregimit jehovaistik.

    Nė njė fragment (i burimit jehovaistik) shėnohet se shkaku i Pėrmbytjes ėshtė uji i shiut, por nė njė fragment tjetėr (tė burimit priftėror) shkaku i Pėrmbytjes ėshtė paraqitur i dyfishtė: uji i shiut dhe burimet tokėsore.

    E tėrė Toka ka qenė e pėrmbytur deri mbi majat e bjeshkėve. E gjithė jeta nė tė ishte shkatėrruar. Pas njė viti, Noa del nga anija qė kishte arritur nė kodrėn Ararat pas rėnies sė nivelit tė ujit.

    Tė shtojmė edhe kėtė se Pėrmbytja, sipas burimeve, ka pasur kohėzgjatje tė ndryshme: 40 ditė tė rrijtes sė nivelit tė ujit, sipas tregimit jehovaistik, kurse 150, sipas atij priftėror.

    Tregimi jehovaistik nuk e saktėson se nė cilėn moshė tė jetės sė Noas ka ndodhur Pėrmbytja, por tregimi priftėror e vendos nė kohėn kur Noa ishte 600 vjeē. Po ky tregim jep tė dhėna, me anė tė gjenealogjive tė veta, pėr lokalizimin e tij nė krahasim me Adamin dhe me Abrahamin. Pasi Noa, sipas pėrllogaritjes sė paraqitur mbi bazė tė treguesve tė Zanafillės, ėshtė lindur 1056 vjet pas Adamit (shihni tabelėn e paraardhėsve tė Abrahamit), Pėrmbytja ka ndodhur 1656 vjet pas krijimit tė Adamit. Nė krahasim me Abrahamin Zanafilla e vendos Pėrmbytjen 292 vjet para lindjes sė kėtij patriarku.

    Por, sipas Zanafillės, Pėrmbytja i ka interesuar tėrė njerėzimit, dhe tė gjitha qėniet e gjalla tė krijuara nga Zoti kanė qenė shkatėrruar nė Tokė; njerėzimi ėshtė ngritur pėrsėri nga tre djemtė e Noas dhe bashkėshorteve tė tyre, kėshtu qė rreth tre shekuj mė vonė kur u lind Abrahami, ai e gjeti e njerėzimin tė formuar nė shoqėri. Si u bė qė brenda njė kohe kaq tė shkurtėr u bė pėrtėritja? Ky konstantim i thjeshtė ja mohon tėrė vėrtetėsinė tregimit.

    Pėr mė tepėr tė dhėnat historike tregojnė mospėrputhjen e tij me njohuri bashkėkohore. Me tė vėrtetė, konsiderohet se Abrahami ėshtė lindur ndėrmjet viteve 1800 dhe 1850 para erės sonė. Nėse pėrmbytja ka ndodhur, si sugjeron Zanafilla nė gjenealogjitė e veta, rreth tre shekuj para Abrahamit, atėherė atė do tė duhej ta vendosnin rreth shekullit XXI dhe XXII para erės sonė. Kjo ėshtė epoka nė tė cilėn njohuritė bashkėkohore e lejojnė njė pohim tė tillė - nė shumė vise tė Tokės qė mė parė kishin lulėzuar civilizimet, mbetjet e tė cilave janė ruajtur pėr pasardhėsit.

    Kjo ėshtė, pėr shembull, nė Egjypt, periudhė e cila i paraprin Mbretėrisė sė mesme (viti 2100 para erės sonė), qė ėshtė datė e pėrafėrt me mesperiudhėn para dinastisė XI. Nė Babiloni kemi dinastinė e tretė nga Uri. Nė mėnyrė tė pėrkryer dihet nuk ka pasur ndėrprerje nė kėto civilizime, pėr kėtė arsye nuk ka pasur as shkatėrrime qė do tė kishin tė bėnin me tėrė njerėzimin, siē do ta dėshironte Bibla.

    Prandaj, nuk mund tė konsiderohet se tri tregimet biblike i sjellin njerėzimit raportin e fakteve tė pėrputhshme me tė vėrtetėn. Nėse jemi objektiv, jemi tė detyruar tė pranojmė se tekstet pėr tė cilėt ėshtė fjala, dhe qė kanė depėrtuar deri te ne, nuk e paraqesin realitetin. Po a thua Zoti do tė mund tė zbulojė diēka tjetėr pėrveē sė vėrtetės? Me tė vėrtetė nuk mund tė merret me mend pėrfytyrimi i Zotit qė i mėson njerėzit me ndihmėn e trillimeve dhe, aq mė tepėr, me trillime kundėrshtuese. Atėherė shumė natyrshėm arrijmė te supozimi pėr ndryshimet qė i kanė bėrė njerėzit ose nė trashėgimninė gojore, qė ėshtė transmetuar nga njė gjeneratė nė tjetrėn, ose nė tekstet pas fiksimit tė kėtyre trashėgimive. Kur dihet se njė vepėr, siē ėshtė Zanafilla, ėshtė pėrpunuar sė paku dy herė brenda tre shekujve atėherė si tė ēuditemi kur nė tė gjejmė gjėra tė pabesueshme ose tregime tė kundėrta me realitetin e gjėrave, qė kur progresi i njohurive njerėzore e bėri tė mundur, nėse jo tė dihet ēdo gjė qė sė paku pėr disa ngjarje tė merret njė njohuri e mjaftueshme sa tė mund tė gjykohet mbi shkallėn e lidhjes sė saj me tregimet e lashta qė kanė tė bėjnė me to. A ka gjė mė tė logjikshme se sa t'i pėrmbahemi kėtij interpretimi tė gabimeve nė tekstet biblike qė i pėrzjejnė nė kontest vetėm njerėzit? Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nuk e mbėshtesin shumica e komentuesve, as tė krishterė as hebrenj. Por, pėrsėri, argumentat qė ata i thėrrasin nė ndihmė meritojnė vėmendje.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    IV

    QĖNDRIMI AUTORĖVE TĖ KRISHTERĖ

    NDAJ MASHTRIMEVE SHKENCORE

    TĖ TEKSTEVE BIBLIK

    - SHQYRTIM KRITIK I TYRE



    Jemi tė habitur shumėllojshmėria e reaksioneve tė autorėve tė krishterė lidhur me ekzistimin e kėtij grumbulli tė trillimeve, tė gjėrave tė pabesueshme dhe tė kundėrshtimeve. Disa prej tyre e pranojnė ndonjėrėn nga kėto dhe nuk hezitojnė qė nė veprat e veta tė ballafaqohen me probleme tė vėshtira. Tė tjerėt hareshėm kalojnė nėpėr pohimet e papranueshme, duke i kushtuar kujdes mbrojtjes sė teksteve fjalė pėr fjalė dhe duke u pėrpjekur tė na bindin me anė tė deklaratave apologjetike dhe me mbėshtetje tė madhe tė argumentave shpesh tė papritura, me shpresė se nė kėtė mėnyrė do tė harrojnė atė qė logjika e hedh poshtė.

    R.P.de Vaux, nė Hyrjen e tij tė pėrkthimit tė Zanafillės, lė mundėsinė e ekzistimit tė kėtyre kritikave dhe pėr mė tepėr flet mbi bazueshmėrinė e tyre, por, sipas tij, rindėrtimi objektiv i ngjarjeve nga e kaluara ėshtė i padobishėm. Ai nė shėnimet e veta shkruan: "Ajo qė Bibla e ka huazuar rikujtimin e njė apo mė shumė vėshtrimeve katastrofike ne ultėsirėn e Tigrit dhe tė Eufratit, qė tradita i ka zmadhuar deri nė parmasat e kataklizmės universale" ka rėndėsi fare tė vogėl; ėshtė e rėndėsishme se "vetėm autori i shenjtė i ka dhėnė kėtij kujtimi kėshillė universale mbi drejtėsinė dhe mėshirėn e Zotit, mbi ligėsinė njerėzore dhe shpėtimin qė jepet tė drejtit".

    Kėshtu ėshtė arsyetuar transformimi i njė legjende tė popullarizuar nė ngjarje me pėrmasa hyjnore - e cila, si e tillė, i ofrohet njerėzve pėr ta besuar - duke filluar nga ēasti kur njė autor e ka shfrytėzuar si njė ilustrim tė njė kėshille fetare. Njė qėndrim i kėtillė apologjetik i arsyeton tė gjitha keqpėrdorimet e njerėzve nė krijimin e shkrimeve pėr tė cilat thuhet se janė tė shenjtė dhe se pėrmbajnė Fjalėn e Zotit. Tė lejosh pėrzjerje tė tilla njerėzore me Hyjnoren, do tė thotė tė mbrosh tė gjitha shpėrdorimet e njerėzve me tekste biblike. Nėse ekziston qėllimi teologjik, tė gjitha shpėrdorimet bėhen tė ligjėruara dhe kėshtu mbrohen dhe ato tė autorėve tė shekullit VI, me preokupimet legaliste qė kanė ēuar deri te tregimet e njohura fantazioze.

    Njė numėr i konsiderushėm i komentuesve tė krishterė e konsideruan si mendjemprehtėsi qė kėto trillime, gjėra tė pabesueshme dhe kundėrthėnie tė tregimeve biblike, t'i shpjegojnė duke nėnvizuar kėtė arsyetim: autorėt biblikė janė shprehur varėsisht nga faktorėt shoqėrorė me kulturė dhe mentalitet tė shumėllojshėm, qė gjė ka ēuar deri te pėrkufizimi si "vepra letrare" tė veēanta. Futja nė kėtė mėnyrė e kėsaj shprehjeje nė dialektikėn subtile tė komentuesve i fsheh tė gjitha vėshtirėsitė. Ēdo kundėrthėnie mes dy teksteve ka si shpjegim ndryshimin nė mėnyrėn e tė shprehurit tė secilit autor, "gjininė letrare" tė veēantė tė tij. Me tė vėrtetė kėtė argument nuk e pranuan tė gjithė, sepse megjithėmend nuk ėshtė serioz. Por, ai, pėrsėri, nuk u hodh poshtė krejtėsisht nė ditėt tonė dhe nė rastin e Besėlidhjes sė Re do tė shihet se nė ē'mėnyrė jo korrekte bėhen pėrpjekje qė tė shpjegohen kundėrthėniet aq tė hapta tė Ungjijve.

    Njė mėnyrė tjetėr qė tė pranohet ajo qė, logjika nė tekstin kontestues, po tė zbatohet do ta hidhte poshtė, ėshtė qė teksti pėrkatės tė mbulohet me shqyrtime apologjetike. Vėmendja e lexuesit ėshtė zhvendosur nga problemi thelbėsor i vėrtetėsisė sė tregimit, pėr t'u pėrqėndruar nė probleme tė tjera.

    Pasqyrimet e kardinal Danielit mbi Pėrmbytjen, qė u paraqitėn nė revistėn "Dieu vivant" (Zoti jeton), me titull "Pėrmbytja, Kryqėzimi, Gjyqi", zbulojnė njė mėnyrė tė kėtillė tė tė shprehurit. Ai shkruan: "Tradita mė e lashtė e Kishės nė teologjinė e Pėrmbytjes ka parė simbolin e Krishtit dhe tė Kishės". Ky ėshtė "episodi me rėndėsi tė veēantė..." "gjyqi qė godet tėrė racėn njerėzore". Pasi e citon Origenin, i cili nė veprėn e vet "Predikimet mbi Ezekielin" flet mbi "Pėrmbytjen e tėrė Gjithėsisė tė shpėtuar nė Anije", kardinali evokon vlerėn e numrit tetė "i cili shpreh numrin e vetave tė shpėtuar nė Anije (Noa dhe bashkėshortja e tij, tre djemtė me tre bashkėshortet e tyre)". Ai e huazon pėr vete atė qė e ka shkruar Justini nė veprėn e vet "Dialogu"."Ata kanė dhėnė simbolikėn e ditės sė tetė nė tė cilėn Krishti ynė u ringjall nga tė vdekurit" dhe shkruan: "Noa, i parėlinduri nė krijimin e ri, simboli i Krishtit, i cili ka realizuar atė qė ka simbolizuar Noa". Ai vazhdon krahasimin ndėrmjet Noas i cili shpėtoi me ndihmėn e drurit tė Anijes nė tė cilin ky noton nė njė anė, dhe tė ujit tė pagėzimit ("uji tė Pėrmbytjes nga i cili lind njerėzimi i ri") dhe drurėve tė kryqit nė anėn tjetėr. Ai ngul kėmbė nė vlerėn e kėtij simbolizimi dhe pėrfundon duke vėnė theksin nė "pasurinė shpirtėrore dhe doktrinare tė sakramentit tė Pėrmbytjes".

    Do tė mund tė flitej shumė pėr kėto krahasime apologjetike. Ato komentojnė - tė rikujtojmė - njė ngjarje vėrtetėsia e sė cilės nuk mund tė mbrohet nė peshoren universale dhe nė epokėn nė tė cilėn vendoset Bibla. Para komentimit, siē ėshtė ky i kardinal Danielit, na bie ndėr mend epoka e mesjetės kur ėshtė dashur qė teksti tė pranohet ashtu siē ka qenė dhe kur nuk ka qenė e mundur tė bėhet asnjė diskutim, pėrveē atij konformist.

    Por tė jep kurajo konstantimi se para kėsaj epoke tė errėsirės sė imponuar mund tė zbulohen qėndrime shumė logjike, siē ėshtė ai i Shėn Agustinit, i cili del nga mendimi qė i paraprin kohės sė vet. Nė epokėn e Etėrve tė Shenjtė problemet e kritikės sė teksteve kanė qenė dashur tė imponohen. Kėtė Shėn Agustini e evokon nė njė letėr tė vetėn, Nr. 82, nga e cila po citojmė njė fragment mė karakteristik:

    "Vetėm kėtyre librave tė shkrimit (tė Shenjtė), qė quhen kanonikė, ka mėsuar t'u kushtoj njė vėmendje dhe njė respekt tė atillė, sa qė besoj fort se asnjė autor i tyre nuk ka mundur tė mashtrojė duke i shkruar. Kur nė kėta libra hasi nė pohimin qė duket se e kundėrshton tė vėrtetėn, atėherė nuk dyshoj se teksti i (kopjes sime) ėshtė i gabuar ose pėrkthyesi nuk ka dhėnė nė mėnyrė besnike tekstin origjinal ose ndoshta intelekti im nuk ėshtė i mjaftueshėm".

    Pėr Agustinin e shenjtė ka qenė e paimagjinueshme qė njė tekst i shenjtė mund tė pėrmbajė trillime. Shėn Agustini e ka pėrkufizuar shumė qartė dogmėn e pagabueshmėrisė. Para njė fragmenti qė duket se i kundėrvihet sė vėrtetės, ai u mendua pėr kėrkimin e shkakut dhe nuk e ka pėrjashtuar supozimin mbi prejardhjen njerėzore. Njė qėndrim i tillė ėshtė qėndrim i besimtarit qė ka pikėpamje kritike. Nė epokėn e Shėn Agustinit nuk ka ekzistuar mundėsia e konfrontimit tė tekstit biblik me shkencėn. Gjerėsia e pikėpamjes sė njėjtė me tė tijėn do tė kishte bėrė tė mundur qė nė kohėn tonė tė kapėrcehen shumė vėshtirėsi qė paraqiten kur i krahasojmė disa tekste biblike me njohuritė shkencore.

    Specialistėt e kohės sonė pėrpiqen, pėrkundrazi, ta mbrojnė tekstin biblik nga ēdo sulm pėr shkak tė gabimit. R.P.de Vaux nė Hyrjen e tij nė Pėrmbytje na jep shkaqet qė e shtyjnė nė kėtė mbrotje tė tekstit me ēdo kusht edhe atėherė kur ajo ėshtė e prapranueshme nė pikėpamje historike ose shkencore. Ai nga ne kėrkon qė historinė biblike mos ta shikojmė "sipas rregullave tė atij lloji tė historisė me tė cilėn merren bashkėkohėsit", sikur mund tė ekzistojnė shumė mėnyra tė tė shruarit tė historisė. E shpjeguar nė mėnyrė jo tė saktė, historia bėhet - tė gjithė e pranojnė kėtė - roman historik. Por, kėtu, ajo i eviton normat qė dalin nga koncepcionet tona. Komentuesi biblik refuzon ēdo kontrollim tė tregimeve biblike me anė tė gjeologjisė, paleontologjisė dhe me anė tė dhėnave parahistorike. "Bibla nuk varet,shkruan ai, nga asnjėra prej kėtyre disiplinave, dhe po tė donim ta konfrontonim me tė dhėnat e kėtyre shkencave do tė mund tė arrihej vetėm deri te kundėrthėniet joreale ose te pėrputhjet artificiale". Duhet tė vėrejmė se kėto refleksione janė bėrė lidhur me atė qė nė Zanafillė nuk ėshtė aspak nė pėrputhje me tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, sidomos kapitujt prej 1 deri 11. Por, nėse disa tregime janė tė verifikuara plotėsisht nė kohėn tonė, siē janė disa episode nga koha e patriarkut, autori nuk e lėshon rastin tė mbėshtetet nė njohuritė bashkėkohore pėr konfirmimin e vėrtetėsisė biblike. Ai shkruan: "Dyshimet qė kanė dominuar lidhur me kėto tregime duhet tė lėshojnė pe para vėrtetimit tė mjaftueshėm qė iu bėn historia orientale dhe arkeologjia". Me fjalė tė tjera, nėse shkenca ėshtė e dobishme pėr ta vėrtetuar tregimin biblik, ajo mbėshtetet nė tė, e nėse e konteston, ėshtė e palejueshme t'i referohet atij.

    Qė tė pajtohet e papajtueshmja, d.m.th. teoria e sė vėrtetės sė Biblės me karakterin jo tė saktė tė disa fakteve tė paraqitura nė tregimet e Besėlidhjes sė Vjetėr, teologėt modernė kanė filluar tė bėjnė revidimin e koncepteve klasike tė vėrtetsisė. Po tė donim shprehnim hollėsisht shqyrtimet subtile tė cilat zhvillohen gjerėsisht nė veprat me temėn vėrtetėsisė sė Biblės, siē ėshtė ajo e O. Lorencit (1972), do tė dilnim nga suazat e kėtij libri. Ēfarė ėshtė vėrtetėsia e Biblės? Tė pėrmendim vetėm njė gjykim qė i pėrket shkencės:

    Autori shkruan se Koncili i Dytė i Vatikanit "ėshtė kujdesur mirė qė tė mos pėrcaktojė rregulla pėr dallimin e sė vėrtetės nga trillimi nė Bibėl. Shqyrtimet themelore tregojnė se kjo ėshtė e pamundur meqė Kisha nuk mund tė vendosė mbi vėrtetėsinė apo pavėrtetėsinė e metodave shkencore nė atė mėnyrė qė do tė zgjidhte parimisht dhe nė mėnyrė tė pėrgjithshme ēėshtjen e vėrtetėsisė sė Shkrimit (tė Shenjtė)".

    Ėshtė e qartė se Kisha nuk do tė mund tė deklarohej mbi vlerėn e njė "metode", si mjet pėr t'iu afruar diturisė. Kėtu ėshtė fjala pėr diēka krejt tjetėr. Nuk ėshtė fjala pėr diskutimin mbi teoritė, po pėr faktet e vėrtetuara mirė. A thua nė epokėn tonė ėshtė e nevojshme tė jesh shkencėtar i mirė pėr tė ditur se bota nuk ėshtė krijuar dhe se njeriu nuk ėshtė paraqitur nė Tokė para tridhjet e shtatė apo tridhjet e tetė shekujve, dhe se ky vlerėsim, i nxjerr nga gjenealogjitė biblike mund tė shpallet i gabueshėm pa rrezik mashtrimi? Autori, tė cilin e cituam kėtu do tė duhej ta dinte kėtė. Pohimet e tij mbi shkencėn kanė pėr qėllim vetėm ta kthejnė problemin vetėm nė anėn tjetėr, nė mėnyrė qė tė mos tė mund tė trajtohet si duhet.

    Rikujtimi i tė gjitha kėtyre qėndrimeve tė autorėve tė krishterė ndaj gabimeve shkencore tė teksteve biblike e ilustron mirė shqetėsimin qė e shkaktojnė ato dhe pamundėsinė qė tė pėrcaktohet njė qėndrim tjetėr logjik, pėrveē atij qė e pranon prejardhjen e tyre njerėzore dhe pamundėsinė pėr t'i pranuar si pjesė tė njė shpalljeje.

    Shqetėsimi i cili i mundon rrethet e krishtera, kur ėshtė fjala pėr Shpalljen, ėshtė shprehur gjatė Koncilit tė dytė tė Vatikanit (1962 - 1965) kur qenė tė nevojshme tė bėhen jo mė pak se pesė redaktime pėr tu arritur pajtimi lidhur me tekstin pėrfundimtar dhe pėr tu ndėrprerė (kjo gjendje e dhemshme qė kėrcėnonte ta mbyste Koncilin) sipas shprehjes sė imzot Veberit, nė hyrje qė e kishte shkruar nė dokumentin e Koncilit Nr. 4 mbi Shpalljen15.

    Dy fjali nga ky tekst, qė kanė tė bėjnė me Besėlidhjen e Vjetėr (kreu IV, fq. 53), zhvillojnė gjėra me tė meta dhe vjetėrsim tė atillė tė disa teksteve qė nuk lejojnė kurrėfarė kontekstimi:

    "Duke mbajtur parasysh pozitėn e njeriut para shpėtimt tė cilin e ka sjellė Krishti, librat e Besėlidhjes sė Vjetėr ja bėjnė tė mundur secilit tė njohė cili ėshtė Zoti e cili ėshtė njeriu, si dhe mėnyrėn se si Zoti, me drejtėsinė dhe mirėsinė e tij, vepron me njerėzit. Kėto libra, edhe pėr kundėr asaj se pėrmbajnė gjėra tė papėrsosura dhe gjėra tė vjetėrsuara, pėrsėri janė dėshmitarė tė pedagogjisė sė vėrtetė Hyjnore".

    Me anė tė cilėsorit "i papėrsosur" dhe "i vjetėrsuar", qė janė pėrdorur nė disa tekste, nuk mund tė thuhet se kėta i nėnshtrohen kritikės dhe se mund tė heqin dorė prej tyre; parimi ėshtė lejuar nė njė mėnyrė mjaft tė qartė.

    Ky tekst ėshtė pjesė e deklaratės sė pėrbashkėt, e cila, edhe pse definitivisht ėshtė botuar me 2344 vota ndaj 6 votave nuk ka qenė dashur tė jetė kaq gati njėzėrėshe. Dhe me tė vėrtetė, nė komentimet e dokumentit zyrtar nga imzot Veberi ėshtė nėnshkruar njė fjali e cila nė mėnyrė tė qartė e korrigjon pohimin mbi vjetėrsinė e disa teksteve qė i pėrmban deklarata solemne e Koncilit: "Pa dyshim, disa libra tė Biblės izraelite kanė kufirin kohor dhe nė vete pėrmbajnė diēka tė papėrsosur".

    Shprehja "vjetėrsuar" nga deklarata zyrtare pa dyshim nuk ėshtė sinonim i "kufirit kohor", si shprehje e komentuesve, kurse pėr sa i pėrket epitetit "izraelite", tė cilin ky i fundit e ka shtuar nė mėnyrė tė ēuditshme, ai sikur sugjeron se teksti i Koncilit e ka kritikuar vetėm versionin hebraik, kurse, nė tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė ashtu aspak pasi qė Besėlidhja e Vjetėr, gjatė Koncilit, thjesht ishte objekt gjykimi qė kishte tė bėnte me papėrsosurinė dhe vjetėrsinė e disa pjesėve tė saj16.



    V

    PĖRFUNDIMET



    Nuk duhen shikuar Shkrimet biblike duke i zbukuruar artificialisht me cilėsi qė do tė dėshironim t'i kishin, por, duhen studiuar objektivisht pėr atė qė janė ato. Kjo nėnkupton jo vetėm njohjen e teksteve, por edhe njohjen e historisė sė tyre. Kjo e fundit me tė vėrtetė e bėn tė mundur krijimin e pėrfytyrimit lidhur me rrethanat qė kanė ēuar deri nė pėrpunimin e teksteve gjatė shekujve, deri nė formimin e ngadalshėm tė pėrmbledhjes tė tillė qė kemi sot, me heqje dhe shtim pjesėsh tė shumta.

    Pikėpamjet e tilla e bėjnė krejtėsisht tė pranueshme atė se nė Besėlidhjen e Vjetėr mund tė gjejmė versione tė ndryshme tė tė njėjtit tregim, kundėrthėnie, gabime historike, gjėra tė pabesueshme dhe mospėrputhje me njohuritė shkencore tė vėrtetuara mirė. Ato janė krejtėsisht tė natyrshme nė tė gjitha veprat njerėzore tė lashtėsisė. Atėherė, si tė mos i gjejmė nė librat e shkruar nė kushte tė tilla qė ėshtė elaboruar teksti biblik?

    Edhe para se tė mund tė shtrohen problemet shkencore, nė njė epokė nė tė cilėn ka mundur tė gjykohet vetėm mbi gjėrat e pamundshme dhe kundėrthėniet, njė njeri me mendje tė shėndoshė, siē ka qenė Agustini i shenjtė, duke thėnė se Zoti nuk ka mundur t'i mėsojė njerėzit pėr atė qė nuk i pėrgjigjet realitetit, e ka vendosur parimin e pamundėsisė sė prejardhjes hyjnore tė ndonjė pohimi tė kundėrt me tė vėrtetėn. Ai ka qenė i gatshėm qė prej ēdo teksti tė shenjtė atė qė i ėshtė dukur se pėr kėtė arsye duhet hequr.

    Mė vonė, nė njė epokė kur u kuptua mospėrputhja e disa fragmenteve tė Biblės me njohuritė bashkėkohore, u ndėrpre mbajtja e kėtij qėndrimi. Atėherė kemi qenė prezent kur lindi njė literaturė, e cila kishte pėr qėllim qė nė Bibėl, pėrkundėr tė gjithave, ta arsyetojė mbajtjen e teksteve qė mė nuk kanė vend nė tė.

    Koncili i dytė i Vatikanit (1962 - 1965) e ka zbutur shumė kėtė papajtueshmėri duke shprehur rezervėn pėr "librat Besėlidhjes sė Vjetėr" tė cilėt "pėrmbajnė papėrsosuri dhe vjetėrsi". A thua ajo do tė jetė edhe mė tej besėlidhje hyjnore apo do tė ndyshojė qėndrimin ndaj asaj qė mė nuk ėshtė e pranueshme nė shekullin XX, nė librat, qėllimi i tė cilėve ka qenė tė jenė jashtė ēdo shpėrdorimi njerėzor, vetėm "dėshmitarė tė njė pedagogjie tė vėrtetė hyjnore"?



    UNGJIJTĖ



    I. HYRJE



    Shumė lexues tė Ungjijve janė tė habitur edhe tė turbulluar kur mendojnė pėr domethėnien e disa tregimeve ose kur bėjnė krahasime ndėrmjet versioneve tė ndryshme tė tė njėjtės ngjarje qė ėshtė treguar nė disa Ungjij. Kėtė e konstanton R.P. Roge nė librin e vet "Hyrje nė Ungjijtė"17. Me njė pėrvojė tė madhe qė e kishte arritur gjatė shumė viteve, kur e kishte pėr detyrė qė nė njė revistė katolike t'u pėrgjigjej lexuesve tė hutuar nga tekstet e Ungjijve. R.P.Roge ka mundur ta vlerėsojė rėndėsinė e pertubacionit qė ka shkaktuar tek ata literatura e tyre. Ai shėnon se bashkėbiseduesit e tij, tė cilat i takonin mjediseve shumė tė ndryshme shoqėrore dhe kulturore, kėrkonin shpjegime lidhur me tekstet "e paqartė tė pakuptueshme, edhe kundėrthėnės, absurd ose skandaloz". Nuk ka dyshim se leximi i plotė i Ungjijve ėshtė nė gjendje t'i shqetėsojė shumė tė krishterėt.

    Njė observim i kėtillė ėshtė bėrė sė voni libri i R.P.Roge-sė ėshtė botuar mė 1973. Nė kohėn e cila nuk ėshtė aq e largėt shumica e tė krishterėve nga Ungjijtė dinin vetėm fragmente tė zgjedhura, qė janė lexuar gjatė shėrbimit ose qė janė komentuar nga altari. Nėse lihen anash protestantėt, nuk ka qenė e zakonshme qė Ungjijtė tė lexohen nė tėrėsi jashtė kėtyre rasteve. Ndėr doracakėt tė edukimit fetar janė pėrfshirė vetėm botimet e tyre tė shkurtra: teksti in extenco (tėrėsisht) nuk ka qenė fare nė lexim. Gjatė kohės sė studimeve tė mija nė njė ent katolik, mė kanė rėnė nė dorė vepra tė Virgjilit dhe tė Platonit, por jo edhe Besėlidhja e Re. Por, pėrsėri, teksti grek i kėtij do tė ishte shumė instruktiv: shumė mė vonė e kam kuptuar pse nuk na i jepnin pėr ti pėrkthyer librat e shenjtė tė krishterė. Ato do tė mund tė na shtynin t’u bėnim pyetje mėsuesve tanė tė cilat do ti tronditnin.

    Nėse njeriu ka shpirt kritik, duke i lexuar Ungjijtė in extenco do tė vijė patjetėr deri tek kėto zbulime tė cilat edhe e kanė shtyrė Kishėn tė ndėrhyjė dhe t'u ndihmojė lexuesve nė mėnyrė qė ta kalojnė tronditjen e tyre. "Shumė tė krishterė kanė nevojė tė mėsojnė t'i lexojnė Ungjijtė", konstanton R.P.Roge. pa marrė parasysh se a pajtohemi me shpjegimet e bėra autori ka meritė tė madhe qė ėshtė ballafaquar me kėto probleme delikate. Kjo, pėr fat, akoma nuk po ndodh me shumė dokumente mbi Shpalljen e krishterė.

    Nė botimet e Biblės tė dedikuara pėr publikun e gjerė, shėnimet hyrėse shprehin mė sė shpeshti njė grumbull pikėpamjesh qė do tė dėshironin tė bindnin lexuesin se Ungjijtė pėrgjithėsisht nuk shtrojnė probleme tė personalitetit tė autorit tė librave tė ndryshėm, rreth origjinalitetit tė teksteve dhe rreth karakterit tė vėrtetė tė tregimeve. Edhe pse ekzistojnė aq shumė gjėra tė panjohura pėr autorėt, nė origjinalitetin e tė cilėve nuk jemi tė sigurtė aspak, sa janė tė sakta kėto lloje tė shėnimeve, qė shpesh e paraqesin si tė sigurtė atė qė ėshtė vetėm hipotezė, duke pohuar se filan ungjilltar i ka parė ngjarjet, kurse veprat e specializuara e pohojnė tė kundėrtėn18.

    Teprohet shumė me shkurtimin e kohės ndėrmjet fundit tė profecisė sė Jezusit dhe paraqitjes sė teksteve. Do tė dėshironim tė na bindnin vetėm pėr njė redaktim qė ėshtė bazuar nė gojėdhėnat popullore, edhe pse specialistėt e kanė dėshmuar redaktimin e teksteve. Aty-kėtu flitet pėr disa vėshtirėsi tė interpretimit, por kalohet rrėshqitazi pranė kundėrthėnieve tė qarta qė ja vrasin syrin atij qė mendon. Konstatohet shpesh se nė fjali tė shkurtra eksplikative, tė futura nė shtojcė, si shtesė e hyrjeve qetėsuese, kundėrthėniet e gabimet e hapta janė fshehur ose janė mbytur me argumentime tė shkathta apologjetike. Kjo gjendje qė zbulon karakterin dinak tė kėtyre komenteve ėshtė shastIsės a.s.e.

    Shqyrtimet qė po i bėjmė kėtu do t'i habisin, pa dyshim, ata lexues tė mi tė cilėt ende nuk kanė njohuri pėr kėto probleme. Pėrveē kėsaj, para se tė hyjnė nė thelbin e ēėshtjes, qė tani dėshiroj t'i ilustroj fjalėt e mija me njė shėmbull qė mė duket se ėshtė krejt demonstrativ.

    As Mateu, as Gjoni nuk flasin pėr shėlbimin e Jezusit. Luka nė Ungjillin e vet e vendos nė ditėn e ringjalljes dhe dyzet ditė mė vonė nė Veprat e Apostujve, autor i tė cilės do tė duhej tė ishte. Sa i pėrket Markut, ai pėrmend (duke mos e saktėsuar datėn ) nė njė finale, e cila sot konsiderohet jo autentike. Shėlbimi domethėnė, nuk ka kurrėfarė baze solide biblike. Por, pėrsėri, komentuesit i afrohen kėsaj ēėshtje tė rėndėsishme me njė indiferencė tė pabesueshme.

    A. Trikoti, nė librin e tij Petit Dictionnaire du Nouveau Testament ( Fjalori i vogėl i Besėlidhjes sė re), nga Bibla Crampon, vepėr shumė e pėrhapur ( botuar mė 1960) 19, nuk i kushton asnjė artikull shėlbimit. Synopse des 4 Evangiles (Krahasimi i katėr Ungjijve) P.R. Benoitit dhe P.P. Boismardit, profesor nė Shkollėn Biblike tė Jeruzalemit ( botuar mė 1972) 20, nė vėllimin II, fq.451dhe 452, na mėson se te Luka shpjegohet me "mjeshtri letrare". Le tė kuptojė kush tė mundet!

    Me siguri shumė tė madhe R.P. Roge, nė veprėn e vet Initiato a l'Evangile ( Hyrje nė Ungjijtė), nė vitin 1973, nuk ėshtė mashtruar me njė argument tė tillė, por shpjegimi qė na ofron ai ėshtė i pazakontė:

    "Kėtu, si dhe nė shumė raste tė ngjashme, problemi duket se ėshtė i pazgjithshėm vetėm nėse pohimet e Shkrimit (tė Shenjtė) merret si shprehimisht materiale, duke harruar domethėnien e tyre fetare. Nuk ėshtė fjala pėr atė qė realiteti i fakteve tė kthehet nė njė simbolizėm tė flashkėt, por tė kėrkohet qėllimi teologjik i atyre qė na zbulojnė fshehtėsitė, duke na dhėnė fakte tė kapshme , tė pėrshtatshme pėr ndjesinė e selitur tė shpirtit tonė".

    Si tė kėnaqemi me njė shpjegim tė tillė? Formulat apologjetike tė kėtij lloji mund t'ju shėrbejnė vetėm dogmatikėve.

    Citati i R.P.Roges ėshtė njėsoj interesant pėr pranimin e tij se nė Ungjijtė ka "shumė raste tė ngjashme" me atė tė shėrbimit. Domethėnė, ėshtė e nevojshme t'i futemi problemit plotėsisht, nga brenda, me objektivitet tė plotė. Duket se ėshtė menēuri tė kėrkohet shpjegim pėr studimin e kushteve nė tė cilat janė shkruar Ungjijtė dhe pėr klimėn fetare tė asaj kohe. Nxjerrja nė dritė e korrigjimeve tė redaktimeve fillestare, qė janė bėrė mbi bazė tė gojėdhėnave popullore, dhe ndryshimi i teksteve gjatė transmetimit deri te ne, e bėjnė shumė mė pak tė pazakonshėm ekzistimin e fragmenteve tė paqarta, tė pakuptueshme, kundėrthėnėse dhe tė pabesueshme, qė ndonjėherė shkojnė deri nė absurd ose tė fragmenteve tė papėrputhshme me faktet qė i ka vėrtetuar pėrparimi shkencor nė kohėn tonė.

    Ėshtė fakt se para disa dhjetėvjeēarėsh ėshtė paraqitur interesi pėr studimin e Shkrimeve (tė Shenjta) nė frymėn e studimit objektiv. Nė njė libėr tė kohės mė tė re "Foi en la Resurrection, Resurrection de la foi" (Besimi nė Ringjallje, Ringjallje e Besimit)21, R.P. Kannengiesser, profesor nė Institutin Katolik tė Parisit, jep njė pasqyrė tė shkurtėr tė kėtij ndryshimi tė thellė me kėto fjalė: "Besimtarėt e vėrtetė as qė e dinė se ėshtė bėrė revolucion me metodat e shpjegimit tė Biblės qė nga epoka e Piut XII". "Revolucioni" pėr tė cilin flet autori ėshtė i datės mė tė re. Ai fillon tė vazhdojė nė kėshillimin e besimtarėve, sė paku nga disa specialistė, tė cilėt i vė nė lėvizje kjo frymė e re. "Qarkullimi i prespektivave mė tė besueshme tė traditės baritore, shkruan autori, nuk ėshtė filluar aspak me kėtė revolucion tė metodave tė shpjegimit".

    R.P. Kannengiesser tėrheq vėrejtjen se "Nuk duhet kuptuar shprehimisht" faktet qė i sjellin Ungjijtė pėr Jezusin, "tė shkruash siaps rasteve" ose "luftarake", autorėt e tė cilėve "i ushqejnė me shkrim gojėdhėnat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin"22. Lidhur me ringjalljen e Jezusit, qė ėshtė temė e librit tė tij, ai nėnvizon se asnjė autor i Ungjijve nuk mund t'i pėrshkruajė vetes cilėsinė e personit qė e ka parė ngjarjen, duke bėrė me dije se duhet tė jetė ashtu edhe me njė pjesė tė jetės sė Jezusit, pasi, sipas Ungjijve, asnjė apostull - pėrveē Judės - nuk u nda nga Mėsuesi qė nga momenti kur i shkuan pas e deri nė manifestimet e fundit nė kėtė vend.

    Ja, pra, sa jemi larg pikpamjeve tradicionale, tė cilat nė mėnyrė edhe mė solemne i ka vėrtetuar Koncili i Dytė i Vatikanit, para mė pak se dhjetė vjetėsh, e tė cilat akoma huazojnė vepra bashėkohore tė vulgarizimit qė u janė kushtuar besimtarėve. Por, pak nga pak, e vėrteta po del nė dritė.

    Nuk ėshtė e lehtė tė vihet deri tek e vėrteta , sepse aq e rėndė ėshtė barra e tradirės qė ėshtė mbrojtur me aq ashpėrsi. Nėse duam tė lirohemi nga ajo, duhet t'i afrohemi problemit nė thelbin e tij, domethėnė mė parė tė studiohen kushtet qė kanė bėrė qė tė lind krishtėrimi.





    II

    RIKUJTIMI I HISTORISĖ

    HEBREO - KRISHTERIMI

    DHE SHĖN PALI









    Shumica e tė krishterėve beson se Ungjijtė janė shkruar nga dėshmitarė tė drejtpėrdrejt te jetės sė Jezusit dhe, pėr kėtė arsye, ata paraqesin dėshmi tė padyshimta mbi ngjarjet qė e kanė stolisur dhe predikmiet e tij. Si do tė mund tė dikutohej mbi kėshillat qė dalin nga ata, kur janė dhėnė garanci tė tilla lidhur mė origjinalitetin, si do tė mund tė dyshohej nė vlerėn e institucionit tė Kishės duke zbatuar direktivate pėrgjithshme qė i ka dhėnė vetė Jezusi? Botimet e tashme tė Ungjijve, qė i janė dedikuar popullarizimit, pėrmbajnė komentime qėllimi i tė cilave ėshtė qė tė pėrhapin pikpamje tė tilla nė publik.

    Cilėsia e dėshmitarėve tė redaktimit tė Ungjijve iu paraqitet si aksiomė besimtarėve. Po a thua shėn Justini, nga mesi i shekullit II, nuk i quajti Ungjijtė Memoare tė Apostujve. Pastaj, flitet me aq saktėsi pėr autorėt, saqė pyesim se si do tė mund tė dyshohej nė saktėsinė e tyre; Mateu ishte person shumė i njohur, "nėnpunės dogane nė Kafarnaum", dihet se e ka njohur gjuhėn aramenishte dhe greke. Marku, gjithashtu, ėshtė indentifikuar nė mėnyrė tė pėrsosur si bashkėpunėtor i Pjetrit; nuk ka asnjė dyshim se ka qenė edhe dėshmitar i ngjarjeve. Luka ėshtė "mjeku i dashur" pėr tė cilin flet Pali: njoftimet pėr tė janė mjaft tė sakta. Gjoni ėshtė apostull gjithnjė i afėrt me Jezusin, djalė i Zebedit, peshkatar nė liqenin e Genezaretit.

    Studimet bashkėkohore mbi fillimet e krishterimit tregojnė se kjo mėnyrė e paraqitjes sė gjėrave nuk i pėrgjigjet aspak realitetit. Do tė shohim se ē' ndodh me autorėt e Ungjijve. E sa i pėrket dhjetėvjeēarėve pas misionit tė Jezusit, duhet tė dimė se ngjarjet aspak nuk janė zhvilluar ashtu siē ėshtė thėnė dhe se me shkuarjen e Pjetrit nė Romė nuk u vunė themelet e Kishės. Por, pėrkundrazi, qė nga ai ēast Jezusi e lėshoi kėtė tokė, nga gjysma e dytė e shekullit II ose gjatė mė shumė se njė shekulli, ėshtė zhvilluar luftė e ashpėr ndėrmjet dy tendencave: ndėrmjet asaj qė mund tė quhet krishtėrim palian dhe hebreo-krishterimit: i pari e ka mundur gradualisht tė dytin dhe krishterimi palian ngadhnjeu mbi atė hebreo-krishter2:36 AM2:36 AM.

    Njė numėr shumė i madh punimesh tė botuara nė dhjetėvjetėshat e fundit, tė bazuar nė zbulimet e kohės sonė, bėnė tė mundur qė tė arrijmė deri te botėkuptimet bashkėkohore me tė cilat lidhet emri i kardinal Danielit. Artikulli qė e ka botuar nė dhjetor tė vitit 1967, nė revistėn "Etudes": "Pikėpamje e re pėr periudhėn e krishterimit dhe tė hebreo-krishterimit", duke huazuar punimet e mėhershme, ai trazon historinė dhe na mundėson ta vendosim paraqitjen e Ungjijve nė njė kontest shumė mė tė ndryshėm nga ai qė e theksojnė raportet, qė janė destinuar pėr masa e gjera. Kėtu mė poshtė do tė japim njė pėrmbledhje tė pikave thelbėsore tė artikullit tė tij, me citate tė shumta:

    Pas Jezusit, "njė grup i vogėl apostujsh" e formojnė njė "sekt Hebre besnik ndaj rregullave dhe kultit tė tempullit". Pėrsėri, kur kėsaj i shtohen edhe konvertitėt e ardhur nga paganizmi, atyre u propozohet, nėse mund tė thuhet, njė regjim i posaēėm: Koncili i Jeruzalemit, viti 49, i liron nga synetlia (rrethprerja)23 dhe nga rregulllat Hebree: "shumė hebreo-krishter e refuzojnė kėtė koncesion". Ky grup ėshtė krejtėsisht i ndarė nga Pali. Aq, mė tepėr lidhur mė paganėt qė iu bashkuan krishterimit, Pali dhe hebreo-krishterėt kacafyten (incidenti vitit 49 nė Antioki). "Pėr Palin, po edhe pėr hebrejtė syneti, sabati dhe kulti i tempullit qė nga kjo kohė u bėnė tė parėndėsishėm. Krishtėrimit iu desh tė lirohej nga pėrkatėsia politiko-fetare hebraike nė mėnyrė qė tė hapej ndaj paganėve".

    Pėr hebreo-krishterėt qė mbetėn "izraelit besnikė", Pali ishte tradhėtar; dokumentet hebreo-krishteree konsiderojnė si "armik", duke e paditur pėr shkak "tė dyftyrsisė taktike", por "hebreo-krishterizmi deri nė vitin 70 paraqet shumicėn e Kishės", kurse "Pali mbeti i izoluar". Shef i bashkėsisė atėherė ishte Jakovi, kushėri i Jezusit. Me tė (nė fillim) ėshtė Pjetri dhe Gjoni. "Jakovin mund ta konsiderojmė shtyllė tė hebreo-krishterimit qė qėndroi vendosmėrisht i angazhuar nė hebraizėm pėrkundėr krishtėrimit palian". Familja e Jezusit zė vend tė madh nė kėtė kishė hebreo-krishtere tė Jeruzalemit. "Trashigimtari i Jakobit do tė jetė Simoni, djali i Kleopasit, kushėri i Zotėrisė".

    Kardinal Danieli kėtu citon shkrimet judeo-krishtere qė shprehin pikėpamjen pėr Jezusin e kėsaj bashkėsie, fillimisht tė formuar prej apostujve: Ungjijtė e hebrejve (sipas njė bashkėsie judeo-krishtere nė Egjipt), Hipotipozat e Klementit, Apokalipsi i Dytė i Jakovit, Ungjilli i Tomės24. "Pa dyshim, me hebreo-krishterimin duhen lidhur pėrmendoret mė tė lashta tė literaturės sė krishterė", tė cilėn kardinal Danieli e pėrmend hollėsisht.

    "Gjatė shekullit tė parė tė kishės, hebreo-krishterimi nuk ėshtė dominues vetėm nė Jeruzalem dhe nė Palestinė. Duket se misioni judeo-krishterė ėshtė zhvilluar gjithkund para misionit tė Palit. Mu kjo shpjegon se si letrat e Palit vazhdimisht aludojnė nė pėrleshje". Gjithandej do tė hasen tė njėjtėt armiq, nė Galile, nė Korint, nė Kolosos, nė Romė, nė Antioki.

    Bregdeti siriano-palestinez, prej Gazės deri nė Antioki, ishte judeo-krishter, "si e dėshmojnė Veprat e Apostujve dhe shkrimet e Klementit". Lidhur me ekzistimin e judeo-krishterėve nė Azinė e Vogėl dėshmojnė letrat e Palit drejtuar Galatasve dhe Kolosianėve. Shkrimet e Papisė njoftojnė mbi hebreo-krishterimin nė Frigji. Nė Greqi, letra e parė e Palit drejtuar Korintasve mendon nė judeo-krishterėt, posaēėrisht nė Apollosin. Roma ėshtė njė "qėndėr e rėndėsishme", sipas letrės sė Klementit dhe Bariun e Hermasit. Pėr Svetonin dhe Tacitin, tė krishterėt janė njė sekt Hebre. Kardinal Danieli mendon se ungjėllizimi i parė i Afrikės ka qenė hebreo-krishterimi. Me tė lidhen Ungjijtė e hebrejve dhe shkrimet e Klementit tė Aleksandrisė.

    Ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe tė dihen kėto fakte nė mėnyrė qė tė kuptohet nė ē'atmosferė lufte ndėrmjet bashkėsive janė shkruar Ungjijtė. Rregullimi i teksteve qė i kemi sot, pas gjithė atyre pėrpunimeve, ka filluar tė bėhet rreth vitit 70, nė epokėn kur dy bashkėsitė rivale janė nė luftė e sipėr, kurse hebreo-krishterimi dominonte akoma. Por, me luftėn hebreite tė vitit 70 dhe rėnien e Jeruzalemit, gjendja do tė rrokulliset. Ja si e shpjegon kardinal Danieli fundin:

    "Pasi hebrejtė u diskretituan nė Mbretėri, tė krishterėt pėrpiqen qė tė shkėputen nga ata. Tė krishterėt helenistė do tė marrin iniciativėn: Pali do tė korrė fitore postmorte; krishterimi sociologjikisht dhe politikisht do tė ndahet nga judaizmi; ai do tė bėhet populli i tretė. Por, deri nė kohėn e revoltės sė fundit hebreite, nė vitin 140, hebreo-krishterimi do tė ketė dominim kulturor".

    Prej vitit 70, nė periudhėn qė datohet para vitit 110, do tė krijohen Ungjijtė: i Markut, i Mateut,i Lukės dhe i Gjonit25. Ata nuk janė dokumentet e parakrishtere tė shkruara: letrat e Palit janė shumė mė tė vjetra se ata. Sipas O. Culmanit, Pali nė vitin 50 e ka redigjuar letrėn e vet drejtuar Selanikasve. Por ajo, pa dyshim, ka humbur disa vjet para se tė pėrfundohej Ungjilli i Markut.

    Figura mė e diskutueshme e krishterimit, tė cilėn familja e Jezusit dhe apostujt qė qėndruan nė Jeruzalem bashkė me Jakobin e konsideronin tradhėtar tė mendimeve tė Jezusit- Pali, e ndėrtoi krishterimin nė dėm tė atyre qė Jezusi i mblodhi rreth vetes pėr ta pėrhapur mėsimin e tij. Pasi nuk e kishte njohur Jezusin e gjallė, ai arsyetoi legjitimitetin e mendimit tė tij, duke pohuar se Jezusi i ėshtė paraqitur nė rrugė pėr nė Damask. Ėshtė e lejueshme tė bėhet pyetja ēfarė do tė ishte krishterimi pa Palin dhe mbi kėtė temė do tė mund tė ndėrtoheshin shumė hipoteza. Por, sa i pėrket Ungjijve, sikur mos tė egzistonte lufta ndėrmjet bashkėsive qė u bė me pėrēarjen e Palit, do tė mund tė vinim bast se sot nuk do t'i kishim shkrimet qė i kemi. Duke u paraqitur nė periudhėn e luftės intensive ndėrmjet dy bashkėsive, kėto "shkrime luftarake", siē i cilėson R.P. Kannengiesser, dolėn nga shumėsia e shkrimeve tė publikuara mbi Jezusin, kur krishterimi i stilit palian ngadhėnjeu pėrfundimisht dhe e pėrpiloi pėrmbledhjen e vet tė teksteve zyrtare, "Kanonin", i cili i pėrjashtoi dhe i gjykoi si tė kundėrta me besimin e vėrtetė tė gjitha dokumentat e tjera qė nuk ishin nė pėrputhje me linjėn qė e kishte zgjedhur Kisha.

    Edhe pse judeo-krishterėt nuk ishin bashkėsi me ndikim , pėr ta dėgjohet akoma dhe flitet nėn shprehjen e pėrgjithshme "tė hebraizmit". Kardinal Danieli kėshtu e evokon fundin e tyre:

    "Tė ndarė nga Kisha e Madhe, e cila gradualisht lirohet prej prangave hebraike, ata shpejt do tė shkatėrrohen nė Perėndim, por gjurmėt e tyre do tė mund tė ndiqen prej shekullit III deri nė shekullin IV nė Lindje, sidomos nė Palestinė, Arabi, Transjordani, Siri, Mesapotami. Disa do t'i absorbojė Islami, qė pjesėrisht ėshtė trashigimtarė; disa do tė lidhen me ortodoksėt, duke e ruajtur pėrsėri bazėn e kulturė semite, dhe diēka nga ata vazhdon tė jetojė nė Kishat e Etiopisė dhe tė Kaldejes".

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    III
    KATĖR UNGJIJTĖ
    BURIMET E TYRE
    HISTORIA E TYRE



    Nė shkrimet e kohės sė fillimit tė krishtėrimit Ungjijtė pėrmenden shumė mė vonė se veprat e Palit. Vetėm nė gjysmėn e shekullit II, mė saktė pas 140 vjetėsh, paraqiten dėshmi lidhur me pėrmbledhjen e shkrimeve tė ungjilltarėve, kurse "nga fillimi i shekullit tė dytė shumė autorė tė krishterė na tregojnė se e njohin numrin mė tė madh tė letrave tė Palit". Kėto konstatime, tė paraqitura nė Hyrjen nė pėrkthimin ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re (l'Introduction a la Traduction oecumenique de la Bible, Nouveau Testament), botuar mė 1972, meritojnė tė pėrmenden menjėherė, siē ėshtė e dobishme tė nėnvizohet se vepra nė tė cilėn bazohemi ėshtė rezultat i punės kolektive, qė ka mbledhur mė shumė se njėqind specialist katolikė dhe protestantė.

    Ungjijtė, tė cilėt mė vonė do tė bėhen zyrtarė, d.m.th.kanonikė, u bėn tė njohur shumė vonė, edhe pse redaktimi i tyre ka qenė bėrė qė nė fillim tė shekullit II. Sipas pėrkthimit ekumenik, nga mesi i shekullit II fillojnė tė citohen pėrmbajtjet qė u takojnė, por "gati gjithnjė ėshtė vėshtirė tė konkludohet nėse citatet janė marrė nga tekstet e shkruara, qė autorėt i kanė pasur pranė vetes, apo janė kėnaqur qė me tė kujtuar tė evokojnė fragmente nga tradita popullore".

    "Para 140 vjetėsh, lexojmė nė komentimet e kėtij pėrkthimi tė Biblės, gjithsesi nuk ka egzistuar asnjė dėshmi sipas tė cilės do tė ishte njohur pėrmbledhja e shkrimeve tė ungjilltarėve". Ky pohim ėshtė krejtėsisht i kundėrt me atė qė shkruan A.Tricoti (1960) nė komentimet e pėrkthimit tė tij tė Besėlidhjes sė Re: "Shumė herėt, nė fillim tė shekullit II, shkruan ai, iu bė e zakonshme qė tė thuhet Ungjijtė nė mėnyrė qė tė tregohen librat tė cilėt, rreth vitit 150, edhe shėn Justini i quajti "Memoaret e apostujve". Pėr fat tė keq konstatime tė kėtilla janė mjaft tė shpeshta saqė publiku i gjerė tė krijojė njė pikpamje tė shtrembėr lidhur me datėn e pėrmbledhjes sė Ungjijve.

    Ungjijtė e pėrbėjnė njė tėrėsi mė shumė se njė shekull pas misionit tė Jezusit, por jo mė herėt. Pėrkthimi ekumenik i Biblės vlerėson se tė katėr Ungjijtė e kanė fituar statutin e literaturės kanonike rreth vitit 170.

    Siē do tė shihet, pohimi i Justinit, me tė cilin autorėt e tyre kalifikohen si apostuj, gjithashtu nuk ėshtė mė i lejueshėm nė kohėn tonė.

    Sa i pėrket datės sė redaktimit tė Ungjijve, A. Tricoti deklaron se Ungjilli i Mateut, i Markut dhe i Lukės kanė qenė tė redigjuar para vitit 70: kjo nuk mund tė pranohet, pėveē, ndoshta, pėr Ungjillin e Markut. Pas aq vitesh ky komentues pėrpiqet t'i paraqesė autorėt e Ungjijve si apostuj ose shoqėrues tė Jezusit dhe pėr kėtė arsye i lėviz datat e redaktimit, duke i vėnė shumė afėr epokės nė tė cilėn ka jetuar Jezusi. Sa i pėrket Gjonit, tė cilin A. Tricoti e bėn tė jetojė edhe 100 vjet, tė krishterėt gjithnjė kanė qenė tė mėsuar qė ta shohin se si nė rastet festive ėshtė paraqitur shumė afėr Jezusit, por ėshtė vėshtirė tė thuhet se ai ėshtė autor i Ungjillit qė mban emrin e tij. Apostulli Gjon (si edhe Mateu), pėr A. Trikotin dhe komentuesit e tjerė ėshtė dėshmitari i autorizuar dhe i kualifikuar i ngjarjeve pėr tė cilat predikon, edhe pse shumica e kritikėve nuk e mbėshtesin hipotezėn sipas tė cilės ai do tė bėnte redigjimin e Ungjillit tė katėrt.

    Por nėse katėr Ungjijtė pėr tė cilėt ėshtė fjala nuk mund tė konsiderohen "memoare" tė apostujve ose tė shoqėruesve tė Jezusit, atėherė, cila ėshtė prejardhja e tyre?

    O. Culman, nė librin e tij "Le Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re)27, pėr kėtė temė shkruan se ungjilltarėt kanė qenė vetėm "zėdhėnės tė bashkėsisė primitive tė krishterė, e cila i ka shkruar gojėdhėnat popullore. Gjatė tridhjet apo dyzet vjetėsh, Ungjijtė ekzistonin vetėm nė formėn gojore; tradita popullore pėrēonte sidomos fjalė dhe tradita tė shkėputura. Ungjilltarėt, secili nė mėnyrėn e vet, secili sipas personalitetit tė vet dhe preokupimeve tė veta tė veēanta teologjike, theksuan lidhjet ndėrmjet tregimeve dhe fjalėve qė i morėn nga gojėdhėnat pėrreth. Grupimi i fjalėve tė Jezusit, si dhe lidhja e tregimeve me formula lidhėse mjaft tė papėrcakturara, siē janė "pas saj", "menjėherė" etj., shkurt "suaza" e Ungjijve sinoptikė ėshtė lloji i pastėr letrar dhe nuk ka themel historik"28.

    Po ky autor vijon: "Duhet tė mbahet mend se nevojat e predikimit, tė stėrvitjes dhe tė kultit, mė shumė se interesi biografik, e ēuan bashkėsinė primitive nė shėnimin e kėsaj gojėdhėne mbi jetėn e Jezusit. Apostujt i ilustruan tė vėrtetat e fesė qė predikonin duke i shjeguar ngjarjet nga jeta e Jezusit dhe mu kėto predikime tė tyre u bėnė shkas pėr shėnimin e tregimeve. Vetė fjalėt e Jezusit janė transmetuar sidomos nė mėsimin katekizmit29 tė Kishės primitive".

    Komentuesit e pėrkthimit ekumenik tė Biblės nuk e evokojnė ndryshe kompozimin e Ungjijve: formimi i njė tradite gojore nėn ndikimin e predikimit tė nxėnėsve tė Jezusit dhe tė predikuesve tė tjerė, ruajtja e materialit, i cili, pėrfundimisht, do tė gjendet nė Ungjijtė pėrmes predikimit, liturgjisė, stėrvitjes sė besimtarėve, mundėsisė pėr materializmin e hershėm nė formė tė shkruar tė disa predikimeve fetare, tė disa fjalėve tė Jezusit, pėr shembull, tregimi mbi mundimin, dhėnia e ungjilltarėve pas kėtyre formave tė ndryshme tė shkrimeve aq sa edhe pas tė dhėnave tė traditės gojore, pėr tė krijuar tekste "tė pėrshtatshėm pėr mjedise tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishave, qė shprehin mendime mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet dhe japin pėrgjigjet e rastit nė argumentet e kundėrshtarit. Kėshtu ungjilltarėt mblodhėn dhe shkruan, sipas prespektivės personle, atė qė u ishte dhėnė nė traditėn gojore".

    Njė pikėpamje e tillė kolektive, qė rrjedh nga mbi njėqind shpjegues tė Besėlidhjes sė Re, katolikė dhe protestantė, dallohet shumė nga linja qė e ka pėrcaktuar Koncili i Dytė i Vatikanit nė konstituimin e tij dogmatik mbi Shpalljen, i cili ėshtė elaboruar ndėrmjet viteve 1962 dhe 1965. Mė sipėr kemi hasur nė kėtė dokument koncilor qė ka tė bėjė me Besėlidhjen e Vjetėr. Koncili pėr tė ka mundur tė deklarojė qė librat tė cilat e pėrbėjnė "pėrmbajnė mospėrsosje dhe vjetėrsim", por ai nuk ka shprehur dyshime tė tilla kur ėshtė fjala pėr Ungjijtė. Por, pėrkundrazi, mund tė lexohet kjo qė vijon:

    "Askujt nuk i ka shpėtuar pa e vėrejtur se ndėr tė gjitha Shkrimet (e Shenjta), edhe ato tė Besėlidhjes sė Re, Ungjijtė kanė superioritet tė merituar, sepse paraqesin dėshminė par excellence mbi jetesėn dhe mėsimet e personifikimit tė Fjalės sė Shpėtimtarit tonė. Kisha e ka mbėshtetur dhe e mbėshtet gjithmonė dhe gjithkund prejardhjen apostolike tė katėr Ungjijve. Atė qė apostujt vėrtet e predikuan sipas urdhrit tė Krishtit, mė vonė ata dhe njerėz tė tjerė nga mesi i tyre, nėn frymėzimin hyjnor tė Shpirtit, e shndėruan nė tregime qė janė baza e fesė, dmth Ungjijtė katėrformėsh, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit".

    "Nėna jonė e Shenjtė Kisha ka mbėshtetur fort dhe mbėshtet akoma me kėmbėngulje mė tė madhe se kėta katėr Ungjij, historinė e tė cilėve e vėrteton pa mėdyshje, e transmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi, biri i Zotit, nė gjallje tė tij ka bėrė vėrtet mes njerėzve dhe ka mėsur pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur ėshtė ngritur nė qiell... Domethėnė, autorėt e shenjtė i komponojnė katėr Ungjijtė ashtu qė pėr Jezusin gjithmonė na japin gjėra tė vėrteta dhe tė sinqerta".

    Ky ėshtė pahim pa kurrėfarė dykuptimėsie se Ungjijtė i transmetojėn besnikėrisht veprat dhe fjalėt e Jezusit.

    Nuk shohim kurrėfarė pajtimi ndėrmjet kėtij pohimi tė Koncilit dhe tė atyre autorėve tė cituar mė sipėr, sidomos:

    "nuk duhet mė tė kuptohen shprehimisht" Ungjijtė, "qė janė ruajtur me shkrim traditat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin". (R.P. Kannengiesser).

    Ungjijtė janė tekste "qė u janė pėrshtatur mjedisve tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishės, tė cilėt shprehin meditimin mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet, si dhe gabimet e rastėsishme, pėrgjigjen nė argumente tė kundėrshtarėve". Kėshtu ungjillatėrt i mblodhėn dhe i shkruan sipas prespektivės personale, atė qė u dhėnė me traditat gojore. (Pėrkthimi ekumenik i Biblės).

    Ėshtė e qartė se me kėtė deklaratė tė Koncilit dhe me pikėpamjet e reja ndodhemi nė mesin e dy pohimeve qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Nuk ėshtė e mundur tė pajtohet deklarata e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, sipas sė cilės nė Ungjijtė do tė gjendej transmisioni besnik i veprave dhe fjalėve tė Jezusit me ekzistimin e kundėrthėnieve, tė gjėrave tė pabesueshme, tė pamundėsive materiale dhe tė pohimeve tė kundėrta nė kėto tekste me realitetin tė pėrcaktuara drejt.

    Pėrkundrazi, nėse Ungjijtė shikohen si shprehje tė prespektivave karakteristike pėr mbledhėsit e traditave gojore, qė u kanė takuar bashkėsive tė ndryshme, si tė shkruar sipas rasteve ose luftarakisht, atėherė nuk mund tė na habit fakti qė nė Ungjijtė i gjejmė tėrė kėto mangėsi qė janė shenjė se i kanė bėrė njerėzit nė kushte tė atilla. Kėta mund tė jenė krejtėsisht tė sinqertė edhe pse transmetojnė ngjarje, pasaktėsinė e tė cilave as nuk e parashikojnė, duke na dhėnė tregime mospajtuse me ato tė autorėve tė tjerė ose, pėr shkaqe tė rivalitetit fetar ndėrmjet bashkėsive, paraqesin tregime nga jeta e Jezusit nė njė optikė krejtėsisht tė ndryshme nga ajo e kundėrshtarit.

    Qė mė parė kemi vėretjur se konteksti historik ėshtė nė pėrputhje me mėnyrėn e fundit tė tė kuptuarit tė Ungjijve. Tė dhėnat me tė cilat disponojmė lidhur me tekstet e vėrtetojnė krejtėsisht.



    UNGJILLI SIPAS MATEUT

    Nga tė katėr Ungjijtė, i Mateut zė vendin e parė nė rendin e prezantimit tė librit tė Besėlidhjes sė Re. Kjo ėshtė plotėsisht e arsyeshme, sepse ky Ungjill, nė njė farė mėnyre, ėshtė vetėm vazhdim i Besėlidhjes sė Vjetėr: ėshtė shkruar qė tė tregohet se "Jezusi e realizon historinė e Izraelit", siē shkruajnė komentuesit e Pėrkthimit ekumenik tė Biblės, pėrkthim nga i cili do tė huazojmė shumė. Pėr kėtė Mateu merr shpesh citate nga Besėlidhja e Vjetėr, duke treguar se Jezusi sillet si Mesia, tė cilin e kanė pritur hebrenjtė.

    Ky Ungjill fillon me gjenealogjinė e Jezusit. Mateu e shpie deri tek Abrahami, ndėrmjet Davidit. Mė vonė do tė shohim gabimin nė tekst, gabim pėr tė cilin komentuesit heshtin. Sido qė tė jetė, shihet qartė qėllimi i Mateut qė nėpėrmjet kėsaj lidhjeje menjėherė t'ia caktojė orientimin librit tė vet. Autori e vazhdon po atė ide duke theksuar vazhdimisht qėndrimin e Jezusit ndaj ligjit hebraik, parimet e mėdha tė tė cilit, siē janė: lutja, agjėrimi dhe mėshira, janė marrė nga ky ligj.

    Jezusi dėshiron t'ia japė mėsimin e vet popullit tė vet dhe kėtė e ka si detyrė tė parė. Ai kėshtu iu thotė tė dymbėdhjetė apostujve: "Mos shkoni ndėr paganė, as mos hyni nė ndonjė qytet tė samaritanėve30! Por shkoni mė mirė te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit" (Mateu 10, 5-6). "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit" (Mateu 15, 24). Nė fund tė Ungjillit tė vet, Mateu mė vonė e zgjeron nė tė gjithė popujt apostolatin e nxėnėsve tė parė tė Jezusit dhe ia pėrshkruan kėtė urdhėr : "Prandaj, shkoni t'i bėni nxėnėsit e mij tė gjithė popujt" (Mateu 28, 19), por shkuarja, para sė gjithash, duhet tė bėhet nga "shtėpia e Izraelit". A. Tricoti pėr kėtė Ungjill thotė: "Nėn petkun grek, libri me kokė e me shpirt ėshtė hebraik; ai ka atė shije dhe mbart ato shenja tė qarta".

    Ky shqyrtim, vetvetiu e vendos prejardhjen e Ungjillit sipas Mateut nė traditėn judeo-krishtere, e cila, siē shkruan O. Culmann, "pėrpiqet t'i ndėrpresė lidhjet qė e lidhin me pėr judaizmin, duke e ruajtur sadopak vazhdimėsinė me Besėlidhjen e Vjetėr. Qendra e interesimit dhe zėri i pėrgjithshėm i kėtij Ungjilli sugjerojnė ekzistimin e njė situate tė nderė".

    Faktorėt e llojit politik ndoshta nuk janė tė huaj pėr tekstin. Pushtimi romak i Palelstinės e bėn jetėsisht tė natyrshme dėshirėn e vendit tė robėruar pėr ta parė ardhjen e lirisė dhe lut Zotin qė tė ndėrmjetėsojė nė dobi tė popullit, tė cilin e ka zgjedhur midis popujve tė tjerė, dhe qė ėshtė Zoti i gjithfuqishėm i tyre, i cili mund tė japė ndihmėn e tij tė drejtpėrdrejtė nė punėn e njerėzve, siē ka bėrė shumė herė deri mė tani gjatė historisė.

    Ēfarė ėshtė personaliteti i Mateut? Ta themi menjėherė se sot nuk pranohet se ėshtė fjala pėr shoqėruesin e Jezusit. A. Tricoti e paraqet si tė tillė nė komentimin e vet tė pėrkthimit tė Besėlidhjes sė Re tė vitit 1960: "Mateu , ose Levi, me profesion tagrambledhės ose financier, ka qenė nėpunės nė doganėn e Kafarnaumit kur Jezusi e thirri pėr ta bėrė nxėnės tė vet". Kjo ėshtė ashtu siē kanė menduar etėrit kishtarė, si Origeni, Jeronimi, Epifani. Nė kėtė nuk besohet mė. E vetmja pikė e pakontestueshme ėshtė se autori ėshtė hebre: fjalori ėshtė palestinez, redaktimi ėshtė grek. Autori iu drejtohet, shkruan O. Culmann, "njerėzve tė cilėt edhe pse flasin greqisht, i njohin zakonet hebraike dhe gjuhėn arameje".

    Pėr komentuesit e Pėrkthimit ekumenik, prejardhja e kėtij Ungjilli duket si mė poshtė:

    "zakonisht merret se ėshtė shkruar nė Siri, ndoshta nė Antioki (...) ose nė Fenici, sepse nė kėto ka jetuar njė numėr i madh ēifutėsh (...). mund tė hetohet polemika kundėr judaizmit ortodoks sinagoianė nė Jaminė, rreth vitit 80. Nė kėto kushte, janė tė shumtė autorėt qė e datojnė Ungjillin e parė nė vitet 80-90, ndoshta pak mė pėrpara; nuk mund tė arrihet deri te njė siguri e plotė nė kėtė lėndė... nė mungesė tė njohjes sė saktė tė emrit tė autorit, ėshtė e udhės tė kėnaqemi me disa elemente tė nėnvizuara nė vetė Ungjillin: autori njihet sipas profesionit tė tij. I udhėzuar nė Shkrimet (e Shenjta) dhe nė traditat hebraike, duke i njohur, duke i respektuar, por duke i qortuar ashpėr udhėheqėsit fetarė tė popullit tė vet, mjeshtėr i shkathėt nė mėsimin mbi Jezusin, pėr ta mė tė kuptueshėm pėr dėgjuesit e vet, atij t'i shkonte mirė pėrshkrimi i njė letrari hebraik, i cili ėshtė bėrė i krishterė, zot shtėpie "qė nxjerr nga visari i vet gjėra tė reja dhe tė vjėtra", siē e evokon Mateu nė 13, 52. Jemi shumė larg nga nėnpunėsi i doganės nė Kafarnaum , tė quajtur Levi, sipas Markut dhe Lukės, i cili ėshtė bėrė njėri nga tė dymbėdhjetė apostujt".

    Tė gjithė pajtohen me mendimin se Mateu e ka shkruar Ungjillin e vet mbi bazė tė burimeve tė pėrbashkėta me Markun dhe Lukėn. Por tregimi i tyre do tė ndryshojė, dhe ky ndryshim konsiston nė pika qenėsore, siē do ta shohim mė poshtė. Por, pėrsėri, Mateu e ka shfrytėzuar shumė Ungjillin sipas Markut, i cili nuk ka qenė nxėnės i Jezusit (O. Culmann).

    Marku i lejon vetes liri serioze me tekstet. Do ta vėrtetojmė kėtė lidhur me Besėlidhjen e Vjetėr, lidhur me gjenealogjinė e Jezusit, qė ėshtė vendosur nė fillim tė Ungjillit. Ai nė librin e tij rendit tregime tė pabesueshme. Ky ėshtė cilėsori tė cilin e pėrdor nė veprėn e cituar mė sipėr tė R.P. Kannengiesser lidhur me njė episod mbi ringjalljen e Krishtit; episodi i rojes. Ai zbulon se ky tregim ėshtė i pabesueshėm kur ėshtė fjala pėr rojėn ushtarake afėr varrit, "tė kėtyre ushtarėve paganė", tė cilėt "u raportojnė meshtarėve tė mėdhenj qė i paguajnė pėr tė gėnjyer, e jo eprorėve tė tyre". Ai prap shton: "Dhe duhet tė ruhemi nga tallja, sepse qėllimi i Mateut ėshtė jashtėzakonisht i pastėr, meqė ai, sipas mėnyrės sė vet, e integron njė tė dhėnė tė vjetėr nga tradita gojore nė veprėn e tij tė shkruar. Po rinskenimi i tij ėshtė i denjė pėr Jezu Krishtin Superstar31".

    Ta rikujtojmė se ky gjykim mbi Mateun rrjedh nga njė teolog eminent, profesor nė Institutin Katolik tė Parisit.

    Nė predikimet e tij mbi ngjarjet qė e kanė ndjekur vdekjen e Jezusit, Mateu, jep njė shembull tjetėr tė fantazisė sė vet.

    "Ja! Perdja e tempullit shqyhet mė dysh, nga maja gjer nė fund; toka dridhet, shpellat shkatėrrohen, kurse varret hapen, dhe kėshtu u ringjallėn shumė trupa tė tė drejtėve qė kishin pasė vdekur. Dolėn nga varri pas ringjalljes sė Jezusit, erdhėn nė Qytetin e Shenjtė dhe iu dėftuan shumė njerėzve".

    Ky fragment nga Mateu ( 27, 51-53) nuk ka paralele nė Ungjijtė e tjerė. Ėshtė pak e kuptueshme se si kanė mundur trupat e tė shenjtėve, pėr tė cilėt ėshtė fjala, tė ringjallen gjatė kohės sė vdekjes sė Jezusit (nė prag tė sabati, thonė Ungjijtė) dhe tė dalin nga varret e veta pas ringjalljes sė tij ( njė ditė pas sabatit, sipas po atyre burimeve).

    Mund tė bėhet qė mu te Mateu ndeshet gjėja e pabesueshme mė karakteristike dhe mė pak kontestuese se nė tėrė Ungjijtė; atė njėri prej autorėve ja ka vėnė nė gojė vetė Jezusit. Ai, nė episodin mbi shenjėn e Jonės, 12, 38-40, flet kėshtu;

    Jezusi ndodhet nė mesin e letrarėve dhe tė farisejve, tė cilėt i drejtohen me kėto fjalė: "Mėsues, do tė dėshironim prej teje tė shohim shenjėn!" Jezusi pėrgjigjet: "Shenjėn kėrkon breznia e prapėt dhe lavire, por nuk do t'i jepet shenjė tjetėr pėrveē shenjės sė Jonės profet. Pasi Jona ka qenė nė barkun e pėrbindėshit tė detit tri ditė dhe tri netė, ashtu edhe Biri i Njeriut do tė jetė nė zemėn e tokės tri ditė e tri netė" (teksti i Pėrkthimit ekumenik).

    Jezusi, domethėnė, paralajmėron se do tė qėndrojė nė tokė tri ditė dhe tri net. Por, Mateu, e bashkė me tė edhe Luka dhe Marku, e vendosin vdekjen dhe varrosjen e Jezusit nė prag tė sabatit, gjė qė vėrtet bėn qė qėndrimi nė tokė tė zgjatė tri ditė ( teis emersas, nė tekstin grek). Por kjo shkėputje nė kohė mund tė zgjasė vetėm dy e jo tri net ( treis nuktas, nė tekstin grek).

    Komentuesit e Ungjillit e heshtin shpesh kėtė episod. Por, R.P. Roge zbulon tė pabesueshmen, sepse heton se Jezusi "ka qenė nė varr" vetėm tri ditė ( prej tė cilave vetėm njėra ėshtė e plotė ) dhe dy net. Por, shton ai, "shprehja ėshtė e ngurtė dhe nuk do tė thotė asgjė tjetėr pėveē tri ditė". Ėshtė e habitshme tė vėrtetohet se komentimet kanė bėrė qė tė pėrdoren argumente tė tilla qė nuk flasin asgjė pozitive, sikur shpirti tė kėnaqej me sugjestionin se njė budallallėk i tillė ka mundur tė rrjedhė nga trillimi i njė letrari!

    Pėveē kėtyre gjėrave tė pabesueshme, Ungjillin sipas Mateut pikė sė pari e karakterizon ajo se ky Ungjill i bashkėsisė judeo-krishtere, e cila e shkėput lidhjen me judaizmin duke qėndruar megjithatė nė linjėn e Besėlidhjes sė Vjetėr. Nga pikėpamja e historisė judeo-kridhtere ajo ka rėndėsi tė madhe.





    UNGJILLI SIPAS MARKUT





    Ky Ungjill ėshtė mė i shkurtėr se tre tė tjerėt. Njėkohėsisht ėshtė mė i vjetri, por nuk ėshtė pėr kėtė arsye libėr i njė apostulli: ky ėshtė mė sė paku njė libėr i reduktuar nga nxėnėsi i njė apostulli.

    O. Culmann ka shkruar se Markun nuk e konsideron nxėnės tė Jezusit. Por, kujt i duket i dyshimtė autorėsia e kėtij Ungjilli, e njė apostulli, Markut, ai tėrheq vėrejtjen; "Mateu dhe Luka nuk do ta shfrytėzonin kėtė Ungjill, si kanė vepruar, sikur ai mos tė ishte mbėshtetur vėrtet nė mėsimet e njė apostulli".

    Por, ky nuk ėshtė argument vendimtarė. O. Culmann, si vėrtetim tė dyshimtė tė tij, njėsoj thotė se nė Besėlidhjen e Re shpesh pėrmendet njėfarė "Gjoni, i quajtur Mark", por kėta shembuj nuk pėrmbajnė kujtime pėr autorin e Ungjillit, kurse vetė teksti i Markut nuk e pėrmend autorin.

    Njohuritė e pakta tė informacioneve lidhur me kėtė ēėshtje i ka detyruar komentuesit qė si element me rėndėsi tė marrin hollėsirat tė cilat duken tė pabesueshme, si ėshtė kjo: nėn preteksin se Marku ėshtė i vetmi ungjilltar i cili nė tregimin e vet mbi Mundimin e tregon episodin pėr njė djalosh, qė pėr rrobė ka pasur vetėm ēarēaf dhe i cili, kur provuan ta kapnin, e lė ēarēfin dhe ikėn (Marku 14, 51-52), disa kanė nxjerrė pėrfundime se ky djalosh ka mundur tė jetė Marku, “nxėnėsi besnik qė pėrpiqej t'i shkonte pas mėsuesit" (Pėrkthimi ekumenik); sipas tė tjerėve, "nė kėtė kujtim personal mund tė shihen shenja tė origjinalitetit, njė nėnshkrim anonim", "i cili vėrteton se ai ka qenė dėshmitarė" (O. Culmann ).

    Sipas kėtij autori, "ndryshimet e shumta tė fjalive e vėrtetojne hipotezėn sipas sė cilės autori do tė ishte me preardhje hebraike", po prania e latinizmave mund tė sugjerojė se ai e ka shkruar Ungjillin e vet nė Romė. "ai, nė fund tė fundit, ju drejtohet tė krishterėve qė nuk jetojnė nė Palestinė dhe kujdeset qė t'ju shpjegojė shprehjet arameike qė i pėrdor".

    Me tė vėrtetė, tradita dėshironte ta nxirrte Markun si shoqėrues tė Pjetrit nė Romė, duke e mbėshtetur kėtė nė letrėn e parė tė Pjetrit (nėse ai ėshtė vėrtetė autori i saj). Pjetri u ka shkruar atyre qė u dedikohet letra: "Bashkėsia e tė zgjedhurve nė Babiloni ju pėrshėndet si dhe djali im, Marku". Pėrkthimit ekumenik, prej nga konsiderohet se lejohet tė nxirret pėrfundimi se Marku, i cili ka qenė me Pjetrin nė Romė, ėshtė ungjilltarė... a thua njė rezonim i kėtillė e ka shtyrė Papinė, ipeshkvin e Hieropolisit, qė rreth vitit 150 t'ia pėrshkruajė ungjillit, pėr tė cilin ėshtė fjala, njė Marku pėr tė cilin thonė se ka qenė jo vetėm "pėrkthyes i Pjetrit" , por edhe bashkėpunėtor i Palit?

    Nga kjo perspektiv, ungjilli sipas Markut datohet pas vdekjes sė Pjetrit, domethėnė ndėrmjet viteve 65dhe 70, sipas Pėrkthimit ekumenik, kurse rreth vitit 70, sipas O. Culmannit.

    Vetė teksti shpreh mangėsinė e parė tė madhe: ai ėshtė redaktuar pa kurrfarė kujdesi pėr kronologjinė. Kėshtu Marku nė fillim tė tregimit tė vet ( 1, 16-20) vendos episodin mbi katėr peshkatarėt, tė cilėt Jezusi i bėn pasues duke thėnė thjesht: "Do t'ju bėj peshkatarė njerėzish", edhe pse nuk i ka njohur fare. Ungjilltari, pėveē kėsaj, tregon se i mungon tėrėsisht fuqia bindėse.

    Siē e ka thėnė R.P. Roge Marku ėshtė "shkrimtar i ngathėt", "ungjillari mė i mjerė" , ai nuk di fare ta komponojė rrėfimin; kometuesi e ilustron vėrejtjen e tij duke e cituar njė fragment qė shpjegon pėr institucioni e dymbėdhjetė apostujve, pėrkthimi i tė cilit shprehimisht ėshtė si mė poshtė: "Pastaj u ngjit nė njė mal dhe thirri ata qė deshi vetė. Ata shkuan tek ai. Dhe i emėroi tė dymbėdhjetė qė ta shoqėrojnė, qė t'i dėrgoi tė predikojnė dhe tė kenė pushtet t'i dėbojnė djajtė. I emėroi kėta tė Dymbėdhjetėt: Simonin, tė cilit ia dha emrin Pjetėr" ( Marku 3, 13-16).

    Nė disa episode ai ėshtė nė kundėrshtim me Mateun dhe Lukėn, siē e kemi thėnė mė sipėr me rastin e shenjės sė profetit Jon. Aq mė tepėr, lidhur me shenjat qė Jezusi ju jep njerėzve gjatė misionit tė tij, Marku predikon (8, 11-12) njė episod tė cilit nuk mund t'i besohet :

    "Atėherė erdhėn farisenjtė dhe filluan tė diskutojnė me tė, duke kėrkuar nga ai ndonjė shenjė prej qellit, me qėllim qė ta sprovojnė32. Ai duke fsharė prej fundit tė shpirtit, tha: "pėrse ky brez kėrkon shenjė? Me tė vėrtetė, po ju them, kėtij brezi asesi nuk do t'i jepet shenjė". Atėherė i la, pėrsėri hyri nė Anije dhe kaloi nė bregun tjetėr".

    Ky ėshtė pa dyshim pohimi qė vjen nga Jezusi lidhur me qėllimin e tij qė tė mos bėjė kurrėfarė vepre e cila do tė mund tė dukej e mbinatyshme. Kėshtu komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, duke u ēuditur qė Luka deklaron se do tė japė vetėm njė shenjė - tė Jonės profet (shih Ungjillin sipas Mateut), konsiderojnė se ėshtė "paradoksale" ajo qė Marku u thotė : "asesi nuk do t'i jepet shenjė kėtij brezi", pas "ēudirave qė i paraqitet si shenjė vetė Jezusi", vėrejnė ata. (Luka, 7, 22 dhe 11, 20).

    I tėrė Ungjilli sipas Markut ėshtė pranuar zyrtarisht si kanonik, por autorėt modernė thonė se fundi i Ungjillit tė tij (16, 9-20) ėshtė shtuar mė vonė. Pėrkthimi Ekumenik e sinjalizon kėtė nė mėnyrėn mjaft eksplicite.

    Ky fund nuk ėshtė pėrfshirė nė dy dorėshkrimet komplete mė tė vjetra tė Ungjijve, Codexu Vaticanusu dhe Codexu Sinaiticusu, qė datojnė nga shekulli IV. O. Culmann me kėtė rast shkruan:

    "Dorėshkrimet e reja greke dhe disa versione e kanė shtuar nė kėtė vend njė pėrfundim mbi tregimet qė nuk janė tė Markut, por qė janė nxjerrė nga Ungjijtė e tjerė". Me tė vėrtetė, versionet e kėtij tė fundit tė shtuar janė tė shumta. Nė tekste ekziston herė njė version i gjatė, herė njė i shkurtėr (qė tė dy versionet janė tė reproduktuar nė Pėrkthimin Ekumenik), herė versioni i gjatė me njė shtesė, herė tė dy versionet.

    R.P. Kannengiesser e komenton kėshtu kėtė tė fundit: "Duhet patjetėr qė tė jenė nxjerrė jashtė vargjet e fundit gjatė kohės sė pritjes zyrtare (ose botimet e dedikuara pėr publikun e gjerė) tė veprės sė tij nė bashkėsinė qė ka garantuar pėr tė. As Mateu, as Luka, as a fortiori Gjoni nuk e kanė njohur pjesėn qė ka munguar. Por, pėrsėri, zbrazėtia ka qenė e palejueshme. Shumė mė vonė, kur shkrimet e ngjashme sipas Mateut, Lukės dhe Gjonit u bėnė tė mundshme tė lexohen nga tė gjithė, ėshtė hartuar njė pėrfundim i denjė i Ungjillit tė Markut, duke marrė elemente majtas e djathtas prej ungjilltarėve tė tjerė. Do tė mund t'i gjenim lehtė pjesėt e kėsaj pėrmbledhjeje duke e ndarė pjesė pjesė Ungjillin e Markut (16, 9-20). Do tė kishim njė pasqyrė me konkrete tė lirisė me tė cilėn ėshtė trajtuar lloji letrar i tė rėfyerit ungjilltar deri nė prag tė shekullit II".

    Ēfarė pranimi tė hapėt tė ekzistimit tė shpėrdorimeve tė njeriut nė tekstet e Shkrimeve (tė Shenjta) na ofrojnė kėto pasqyrime tė njė teologu tė madh!



    UNGJILLI SIPAS LUKĖS



    "Kronisti", sipas O. Culmann, "romancieri i vėrtetė", sipas R.P. Kannengiesseri, Luka nė prologun e tij drejtuar Theofilit na njofton se ai pas shumė tė tjerėve qė kanė hartuar tregime mbi Jezusin, do tė shkruajė njė tregim mbi tė njėjtat ngjarje duke i shfrytėzuar tregimet dhe informacionet e dėshmitarėve tė ngjarjes - gjė qė tregon se ai nuk ėshtė njėri ndėr ta - si dhe ato qė rrjedhin nga predikimet e apostujve. Kjo, domethėnė, ėshtė punė metodike e tij qė e tregon me kėto shprehje:

    "Meqė shumė janė pėrpjekur t'i sistemojnė rrėfimet mbi ngjarjet qė kanė ndodhur ndėr ne, ashtu siē na kanė treguar ata qė ishin dėshmitarė tė ngjarjeve qė nga fillimi dhe shėrbėtorė tė Fjalės, edhe mua mė bėri mirė, dhe, pasi i shqyrtova mė vėmendje qė nga fillimi, t'i shkrova ty me rradhė, shkėlqesi Theofil, qė tė bindesh plotėsisht mbi sigurinė e mėsimit qė e ke marrė".

    Qė nga rreshtat e parė kuptohet e tėrė ajo qė e ndan Lukėn nga "shkrimtari shumė i vogėl", siē ėshtė Marku, veprėn e tė cilit sapo e pėrmendėm. Ungjilli i tij ėshtė vepėr letrare e pakontestueshme, e shkuar me njė greqishte klasike pa barbarizma.

    Luka ėshtė shkrimtari pagan i kthyer nė krishtėrim. Qėndrimi i tij ndaj hebrejve bie nė sy menjėherė. Siē e thekson kėtė O. Culmanni, Luka nuk i merr nga Marku vargjet nė tė cilat ka mė shumė judaizėm dhe thekson fjalėt e Jezusit kundėr mosbesimit tė hebrejve dhe marrėdhėniet e tij tė mira me samaritanėt, qė janė urrejtur nga hebrejtė, kurse sipas Mateut, e pamė mė sipėr, Jezusi ka kėrkuar nga apostujt qė tė ikin prej tyre. Njė shembull tronditės, ndėr shumė shembuj tė tjerė, pėr faktin se ungjilltarėt duke vėnė nė gojėn e Jezusin atė qė u ėshtė pėrgjigjur prespektivave tė tyre, me bindje thellėsisht tė padyshimta, japin versionin e fjalėve tė Jezusit nė pėrshtatje me pikėpamjet e bashkėsive tė cilave u kanė takuar. Si tė mohohet qė Ungjijtė janė "shkruar luftarakisht" ose "sipas rasteve" tė pėrmendura mė sipėr, kur ekzistojnė kaq shumė fakte tė qarta? Krahasimi ndėrmjet mėnyrės sė pėrgjithshme tė shprehjes sė Ungjijve sipas Lukės dhe tė atij sipas Markut ėshtė njė dėshmi pėr kėtė.

    Kush ėshtė Luka? Kanė dashur ta identifikojnė mė mjekun qė mban kėtė emėr, tė cilin e citon Pali nė disa letra tė veta. Pėrkthimi Ekumenik thekson "shumė veta nga pėrshkrimi i saktė i tė sėmurit vėrtetuan se autori i Ungjillit ėshtė me profesion mjek". Ky mendim ėshtė krejtėsisht i tepruar. Luka nuk bėn "pėrshkrime" tė kėtij lloji nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės; "fjalori qė e pėrdor ai ėshtė i njė njeriu tė ngritur tė kohės sė tij". Njė farė Luka ka qenė udhėtar shoqėrues i Palit. A thua mos ėshtė ky po ai person? O. Culmanni mendon se po.

    Data e Ungjillit sipas Lukės mund tė vlerėsohet sipas faktorėve tė ndryshėm: Luka ėshtė shėrbyer me Ungjillin sipas Markut dhe me atė sipas Mateut. Duket, lexojmė nė Pėrkthimin Ekumenik, se ka pėrjetuar rrethimin dhe shkatėrrimin e Jeruzalemit nga armata e Titusit, nė vitin70. Domethėnė, Ungjilli ėshtė mė i vonshėm se kjo datė. Kritikat e sotme e vendosin redaktimn e tij nė vitet 80-90, por shumė tė tjerė pėrmendin dhe data mė tė hershme.

    Mėnyrat e ndryshme tė tė rrėfyerit tė Lukės tregojnė dallime tė theksuara nė krahasim me ato tė paraardhėsve tė tij. Mė sipėr e kemi dhėnė pasqyrėn e tyre tė shkurtėr. Pėrkthimi Ekumenik nė faqen 181 e nė faqen pasuese i sinjalizon kėto. O. Culmanni nė faqen 18 tė librit tė tij "Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re) citon tregimin nga Ungjilli sipas Lukės, qė nuk janė gjetur tek tė tjerėt. Kėtu nuk ėshtė fjala aspak pėr ēėshtje tė dorės sė dytė.

    Tregimet mbi fėmijėrinė e Jezusit nga Ungjilli sipas Lukės janė tė tijat. Mateu e predikon ndryshe nga Luka fėmijėrinė e Jezusit. Marku pėr kėtė nuk thotė asnjė fjalė.

    Mateu dhe Luka japin gjenealogji tė ndryshme tė Jezusit: kundėrthėnia ėshtė aq shumė me rėndėsi, gjėra tė pabesueshme aq tė mėdha nga pikėpamja shkencore, saqė, nė kėtė libėr, kėsaj do t'i kushtohet njė kapitull tė veēantė. Ėshtė e kuptueshme qė Mateu, duke ju drejtuar hebrejve, e fillon gjenealogjinė prej Abrahamit dhe e vazhdon ndėrmjet Davidit, kurse Luka, pagan i konvertuar, kujdeset qė ta ēojė edhe mė lart. Por, do tė shihet se duke filluar nga Davidi, dy gjenealogjitė e kundėrshtojnė njėra-tjetrėn.

    Nė shumė ēėshtje, Luka, Mateu dhe Marku e tregojnė ndryshe profetėsinė e Jezusit.

    Njė ngjarje me rėndėsi kapitale pėr tė krishterėt, siē ėshtė themelimi i Eukaristisė, ėshtė temė me variantet e Lukės dhe tė dy ungjillltarėve tė tjerė. R.P.Roge nė librin e tij "Initation a l'Evanglie" (Hyrje nė Ungjijtė fq. 75) vėren se fjalėt me tė cilėn ėshtė themeluar Eukaristia Luka (22, 19-24) i ka transmetuar krejtėsisht ndryshe nga fjalėt qė i gjejmė tek Mateu (26, 26-29) dhe te Marku (14, 22-24), te tė cilėt janė gati tė njėjta. "Pėrkundrazi, formula tė cilėn e transmeton Luka ėshtė shumė e afėrt me atė qė e pėrmend shėn Pali" (letra e parė Koritianėve, 11, 23-25).

    Siē e pamė, Luka i vė nė qarkullim fjalėt mbi shėlbimin e Jezusit, qė janė nė kundėrshtim me atė qė ėshtė thėnė nė Veprat e Apostujve, autori i tė cilave ėshtė pranuar, dhe qė janė pjesė pėrbėrėse tė Besėlidhjes sė Re. Nė Ungjillin e vet, ai e vendos shėlbimin nė Ditėn e Ringjalljes, kurse nė Veprat, dyzet ditė mė vonė. E dimė se ēfarė komentime tė ēuditshme kanė bėrė ekzegetėt e krishterė lidhur me kundėrthėniet.

    Por komentuesit qė kujdesen tė jenė objektivė janė tė detyruar tė pranojnė, ashtu siē e bėjnė ata tė Pėrkthimit Ekumenik se nė planin e pėrgjithshėm pėr Lukėn "nuk ėshtė brenga e parė pėrshkrimi i ngjarjeve nė vėrtetėsinė e tyre materiale...".

    Duke i krahasuar tregimet mbi Jezusin e ringjallur nga Veprat e Apostujve, nga po ky Lukė, me tregimet analoge tė ngjarjeve sipas Palit, R.P. Kannengiesseri jep pėr Lukėn jK}ė mendim; "Nga tė katėr ungjilltarėt Luka ėshtė mė i ndjeshmi dhe mė letrari, ai i ka tė gjitha cilėsitė e njė romancieri tė vėrtetė".



    UNGJILLI SIPAS GJONIT



    Ungjilli sipas Gjonit ndryshon nė mėnyrė radikale nga tre tė tjerėt aq sa R.P. Roge, nė librin e tij "Intitation a L'Evangile", pas komentimit tė tre tė tjerėve, jep menjėherė njė figurė ekspresive tė Ungjillit tė katėrt: "njė botė tjetėr". Ky ėshtė me tė vėrtetė njė libėr i veēantė: ėshtė i ndryshėm nė renditjen dhe zgjedhjen e temave, tė tregimeve, nė stil, nė tė dhėnat gjeografike dhe kronologjike, por edhe nė prespektivat teologjike (O.Culmann). Gjoni dhe ungjilltarėt e tjerė i transmetojnė fjalėt e Jezusit nė mėnyrė shumė tė ndryshme; R.P.Roge lidhur me kėtė tėrheq vėrejtjen se derisa ungjijtė sinoptikė i transmetojnė fjalėt e Jezusit nė stil "goditės, shumė mė tė afėrt me stilin gojor", te Gjoni stili ėshtė meditues deri nė atė masė sa qė "ndonjėherė mund tė pyesim a thua akoma po flet Jezusi apo fjalėt e tij pahetueshėm janė zgjatur nga meditimet e ungjilltarit".

    Kush ėshtė autori? Ēėshtja ėshtė diskutuar shumė dhe lidhur me kėtė janė vėnė nė qarkullim mendime nga mė tė ndryshmet.

    A.Tricoti dhe R.P.Roge janė ndėr ata qė nuk i prek as dyshimi mė i vogėl: Ungjilli sipas Gjonit ėshtė vepėr e dėshmitarit tė ngjarjes; autori ėshtė Goni, biri i Zebetit dhe vėlla i Jakovit, apostull, pėr tė cilin dimė hollėsira qė janė dhėnė nė doracakėt, tė cilėt i janė kushtuar publikut tė gjerė. Ikonografia popullarizuese e vendos afėr Jezusit, si nė kohėn e darkės sė fundit, qė i ka paraprirė Mundimit. Kush do tė mund tė mendonte se Ungjilli sipas Gjonit nuk ėshtė vepėr e kėtij Gjoni, apostull, figura e tė cilit ėshtė aq shumė e pėrhapur?

    Redaktimi shumė i vonshėm i kėtij Ungjilli tė katėrt nuk ėshtė argument formal kundėr njė pikėpamje tė tillė. Versioni definitiv duhet tė jetė i redaktuar patjetėr nga fundi i shekullit I. Vendosja e redaktimit gjashtėdhjet vjet pas Jezusit do tė ishte nė pėrputhje me ekzistimin e njė apostulli shumė tė ri nė kohėn e Jezusit, i cili do tė jetonte afėr njė shekull. Nė studimin e vet mbi Ringjalljen, R.P. Kannengiesseri arrin nė pėrfundimin se asnjė autor i Besėlidhjes sė Re, pėrveē Palit, nuk mund tė thotė pėr vete se ėshtė dėshmitar i ringjalljes sė Jezusit. Por, pėrsėri, Gjoni e pėrshkruan dėftimin e Jezusit para apostujve, ndėr tė cilėt do tė ketė qenė edhe ai, kur ishin tė gjithė sė bashku, pėrveē Tomės (20, 19-24), pastaj tetė ditė mė vonė tė gjithėve sė bashku (20, 25-29).

    O.Culmann nė librin e tij "Le Nouveau Testament" nuk pėrcaktohet.

    Pėrkthimi Ekumenik i Biblės i saktėson se pjesė mė e madhe e kritikėve nuk e mbėshtet hipotezėn mbi redaktimin e apostullit Gjon, edhe pse kjo mundėsi, pėrkundėr tė gjithave, nuk mund tė jetė krejt e pėrjashtuar. Por ēdo gjė tregon se ka pasur ndėrhyrje, sepse teksti qė sot ėshtė nė lexim ka shumė autorė: "Mund tė bėhet qė Ungjijtė, kėta qė i kemi tani, i kanė botuar nxėnėsit e autorėve qė ja kanė shtuar kapitullin 21, dhe, pa dyshim, disa shėnime (Kėshtu 4, 2 dhe ndoshta 4, 1; 4, 44; 7, 375; 11, 2; 19, 35). Pėrsa i pėrket tregimit mbi gruan qė shkel kurorėn (7, 53-8), tė gjithė pajtohen me atė se ėshtė fjala pėr pjesėn me prejardhje tė panjohur qė ėshtė futur mė vonė (por qė i takon Shkrimit kanonik). Paragrafi 19, 35 paraqitet si "nėnshkrim i dėshmitarit tė ngjarjes" (O. Culmann) dhe ėshtė i vetmi qė ėshtė i qartė nė tėrė Ungjillin sipas Gjonit; por komentusit mendojnė se ai me siguri ėshtė shtuar mė vonė.

    O. Culmanni mendon se shtesat e mėvonshme janė tė qarta nė kėtė Ungjill; i tillė ėshtė kapitulli 21, qė ka qenė vepėr e njė "nxėnėsi", i cili, gjithashtu, "e ka retushuar pjesėn kryesore tė Ungjillit".

    Pa i pėrmendur tė gjitha hipotezat e tjera tė ekzegetėve, vetėm vėrejtjet e autorėve tė krishterė mė tė njohur qė i kemi pėrmendur kėtu lidhur me ēėshtjen e autorit tė Ungjillit tė katėrt, tregojnė se nė pikėpamje tė kumbarisė kemi njė konfuzion tė plotė.

    Vlera historike e tregimeve tė Gjonit ėshtė kontestuar mjaft. Mospėrputhjet me tre Ungjijtė e tjerė janė tė hapta. O.Culmanni jep shpjegime pėr to. Ai pranon se Gjoni ka prespektiva tė ndryshme teologjike nga ungjilltarėt e tjerė. Ky qėndrim "drejtohet nga zgjedhja e tregimeve tė paraqitura tė mėsimit, si dhe nga mėnyra me tė cilin janė reproduktuar... Kėshtu autori shpesh vazhdon renditjen dhe vė nė gojėn e Jezusit historik atė qė Shpirti i Shenjtė ja ka zbuluar vetė atij". Pėr kėtė ekzeget shkaku i mospėrputhjes ėshtė i tillė.

    Me tė vėrtetė ėshtė e mundur tė merret me mend se Gjoni duke shkruar pas ungjilltarėve tė tjerė, i ka zgjedhur disa tregime tė vetat qė t'i ilustrojė mė mirė tezat e veta dhe nuk do tė duhet tė ēuditemi qė te Gjoni nuk e gjejmė tėrė atė qė e pėrmbajnė treėgimet e tjera. Pėrkthimi Ekumenik zbulon njė numėr tė konsiderueshėm tė rasteve tė kėtij lloji (fq. 282). Por edhe mė shumė tė habisin disa zbrazėti. Disa duken fare pak tė mundshme, siē ėshtė ajo nga tregimi i themelimit tė Eukaristisė. Siē mund tė merret me mend qė njė episod aq i rėndėsishėm pėr krishtėrimin, i cili do tė bėhet shtyllė e liturgjisė sė tij: meshėn, nuk e ka pėrmendur Gjoni, ungjilltari meditativ par excellence? Por, ai kėnaqet me atė qė nė predikimin e asaj darke qė i ka paraprirė Mundimit tė pėrshkruajė vetėm larjen e kėmbėve tė nxėnėsve, paralajmėrimin e tradhėtisė sė Judės dhe mohimin e Pjetrit.

    Pėrkundrazi, ka tregime qė janė karakterisitke pėr kėtė, kurse mungojnė tek tė tre ungjilltarėt e tjerė. Pėrkthimi Ekumenik i pėrmend (fq. 283). Edhe kėtu mund tė pėrfundojmė se tė tre autorėt mund tė mos e kuptojnė rėndėsinė qė e ka zbuluar Gjoni nė kėto episode. Por, si tė mos habitemi qė tek Gjoni gjejmė tregime mbi Jezusin e ringjallur nė bregun e liqenit tė Tiberiadit (Gjoni, 21, 1-14), qė ėshtė vetėm reproduktim, me shumė hollėsira tė shtuara mė vonė, tė gjuetisė sė ēuditshme qė e ka treguar Luka (5, 11), njė episod qė ka ngjarė nė ringjallje tė Jezusit. Nė kėtė tregim Luka aludon nė praninė e apostullit Gjon, i cili, sipas traditės, ka qenė ungjilltar. Pasi ky tregim nga Ungjilli sipas Gjonit pėrbėn njė pjesė tė kreut 21, pėr tė cilin pajtohen se ėshtė shtesė e mėvonshme mund tė marrim me mend lehtė se pėrmendja e emrit tė Gjonit nė tregimin e Lukės mund tė mendohet se ndėrthuret artificialisht nė Ungjillin e katėrt: nevoja qė pėr kėtė tregim mbi ngjarjen nė ringjallje tė Jezusit tė ndėrrohet nė tregim tė mbasvdekjes nuk e ka ndaluar shpėrdoruesin e teksit tė Ungjillit.

    Njė mospėrputhje tjetėr e rėndėsishme ndėrmjet Ungjillit sipas Gjonit dhe tre tė tjerėve ėshtė kohėzgjatja e misionit tė Jezusit. Marku, Mateu dhe Luka e vendosin nė njė vit kurse Gjoni e zgjatė mbi dy vjet. O.Culmanni e vėren kėtė fakt. Pėr kėtė ēėshtje ja si shprehet Pėrkthimi Ekumenik:

    Derisa Ungjijtė sinoptikė zhvillojnė periudhė tė gjatė galilease, pas sė cilės vjen njė ecje pak a shumė e gjatė nė drejtim tė Judesė, dhe mė nė fund njė qėndrim i shkurtėr nė Jeruzalem. Gjoni, pėrkundrazi, flet pėr transferime tė shpeshta nga njė krahinė nė tjetrėn dhe vėren praninė e pėrzgjatur nė Jude e sidomos nė Jeruzalem (1, 19-51; 2, 13-3, 36; 5, 1-47; 14, 20-31). Ai pėrmend shumė kremtime tė Pashkėve (2, 13; 5, 1; 6, 4; 11, 55) dhe kėshtu sugjeron profeci mė tė gjatė se dy vjet.

    Pra, kujt duhet t'i besojmė: Markut, Mateut, Lukės apo Gjonit?



    BURIMET E UNGJIJVE



    Kjo pasqyrė e pėrgjithshme e shkurtėr qė del nga shqyrtimi kritik i teksteve tė Ungjijve na shpie drejt konceptimit tė njė literature "tė palidhshme", "plani i tė cilės nuk ka vazhdimėsi" dhe "kundėrthėniet e tė cilave duken tė pakalueshme", t'i huazojmė shprehjet nga gjykimi i komentuesit tė Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, nė autoritetin e tė cilit mund tė mbėshtetemi, sepse mendimet pėr kėtė lėndė janė shumė tė rėnduara nga pasojat. E pamė se njohja e historisė sė fesė nga koha e lindjes sė Ungjijve mund tė na shpjegojė disa karakteristika tė kėsaj literature, e cila i habit lexuesit qė janė tė prirur tė mendojnė. Por, vlen tė shkojmė mė tej dhe tė kėrkojmė atė qė mund tė mėsojmė nga punimet e publikuara nė kohėn bashkėkohore lidhur me punimet nga tė cilėt ungjilltarėt kanė marrė lėndėn pėr t'i redaktuar tekstet e veta: njėsoj ėshtė interesant tė shihet nėse historia e teksteve pas zyrtarizimit tė tyre mund tė shpjegojė disa aspekte qė i ofrojnė sot.

    Nė kohėn e Etėrve Kishtarė ēėshtjes sė burimit i ėshtė afruar nė mėnyrė shumė tė thjeshtė. Nė shekujt e parė tė erės sė krishterė burim ka mundur tė jetė vetėm Ungjilli, i cili nė dorėshkrimet komplete ka qenė vendosur nė vendin e parė, dmth Ungjilli sipas Markut. Ēėshtja e burimit ėshtė shtruar vetėm pėr Markun dhe Lukėn, pasi Gjoni ka qenė problem i veēantė. Shėn Agustini ka konsideruar se Marku, i dyti sipas rendit tradicional tė paraqitjes, ėshtė frymėzuar nga Mateu, tė cilin e ka remizuar, kurse Luka, i cili nė dorshkrimet (manuskripte) ėshtė nė vendin e tretė, ėshtė shėrbyer me tė dhėna tė njėrit dhe tė tjetrit: kėtė e sugjeron prologu i tij, pėr tė cilin kemi folur mė sipėr.

    Ekzegetėt e kėsaj kohe kanė mundur njėsoj si edhe ne sot tė vlerėsojnė shkallėn e pėrputhshmėrisė sė teksteve dhe tė gjejnė njė numėr tė madh vargjesh qė janė tė pėrbashkėt nė dy ose tre Ungjij sinoptikė. Komenutesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės pėrafėrsisht kėshtu i vlerėsojnė me numra:

    - 330 vargje tė pėrbashkėta nė tė tre Ungjijtė sinoptikė.

    - 178 vargje tė pėrbashkėta tė Markut dhe Mateut;

    - 100 vargje tė pėrbashkėta tė Markut dhe Lukės;

    - 230 vargje tė pėrbashkėta tė Mateut dhe Lukės;

    kurse prej tė gjitha vargjeve tė tre ungjilltarėve tė parė 330 vargje i takojnė Mateut, 53 Markut dhe 50 Lukės.

    Nga Etėrit Kishtarė e deri nė fund tė shekullit XVIII ka kaluar njė mijėvjeēar e gjysėm dhe nuk ka lindur ndonjė problem i ri lidhur me burimet e ungjilltarėve; ėshtė pranuar tradita. Por, nė kohėn bashkėkohore, duke i ditur kėto tė dhėna, u kuptua se secili ungjilltar, duke marrė informacionet qė i gjente tek tė tjerėt, nė tė vėrtetė e ndėrtoi tregimin nė mėnyrėn e vet, sipas pikėpamjeve tė veta. Atėherė i ėshtė kushtuar njė kujdes i rėndėsishėm grumbullimit tė materialeve tė tregimit nė traditėn gojore tė bashkėsisė primitive, nga njė anė dhe nė njė burim tė shkruar tė pėrbashkėt arameik, i cili nuk ėshtė gjetur, nė anėn tjetėr. Ky burim i shkruar ka mundur tė pėrbėjė njė bllok kompakt ose tė jetė i pėrbėrė nga fragmente tė komplikuara tė tregimeve tė ndryshme qė kanė mundur t'i shėrbejnė secilit ungjilltar pėr ta ndėrtuar veprėn e vet origjinale.

    Kėrkimet mė tė thelluara qė kanė filluar afėrsisht para njė shekulli sollėn teori mė tė sakta, tė cilat do tė komplikohen me kalimin e kohės. Teoria e parė bashkėkohore ėshtė teoria e quajtur "dy burimet e Holtzmanit" (1863). Sipas saj, siē e saktėsojnė O.Culmanni dhe Pėrkthimi Ekumenik, Mateu dhe Luka janė frymėzuar prej Markut, nė njė anė, dhe prej njė dokumenti tė pėrbashkėt qė sot ka humbur, nė anėn tjetėr. Pėr mė tepėr, dy ungjilltarėt e parė do tė kishin nė dispozicion nga njė burim personalisht tė vetin. Kėshtu vijmė deri te skema e mėposhtme.

    Skema

    Culmanni e kritikon skemėn nė kėto pika:

    1. Vepra e Markut, tė cilėn e kanė pėrdorur Luka dhe Mateu, nuk do tė ishte Ungjilli i kėtij autori, por ndonjė redaktim mė i hershėm;

    2. Kjo skemė nuk i kushton kujdes tė duhur traditės gojore, e cila paraqitet si kryesore, pasi vetė, me kalimin e kohės prej tridhjetė apo dyzet vjetėsh, i ka ruajtur fjalėt e Jezusit dhe tregimet mbi misionin e tij, kurse ungjilltarėt kanė qenė vetėm raportues tė bashkėsisė sė krishterė, e cila e ka fiksuar traditėn gojore.

    Kėshtu arrijmė tė kuptojmė se Ungjijtė qė i kemi sot kanė sjellė pasqyrėn e asaj qė bashkėsitė e krishtera primitive kanė ditur pėr profertėsinė e Jezusit, si dhe besimin dhe koncepcionet e tyre teologjike, raportues tė tė cilave kanė qenė ungjilltarėt.

    Kėrkimet mė bashkėkohore tė kritikės lidhur me burimet e Ungjijve kanė zbuluar njė proēes akoma mė kompleks tė formimit tė teksteve. "Krahasimi i katėr Ungjijve", vepėr e R.P. Benotit dhe R.P. Boismardit, profesorė sė Shkollės Biblike tė Jeruzalemit (1972 deri 1973), e vė theksin nė zhvillimin e teksteve nėpėr shumė etapa, paralelisht me zhvillimin e traditės, gjė qė ka sjellė deri nė pasojat qė R.P.Benoiti, duke paraqitur njė pjesė tė librit qė ėshtė vepėr e R.P. Boismardit, e shpreh me kėto fjalė: "(...) format e fjalėve ose tė tregimeve qė rrejdhin nga evolimi i gjatė i traditės nuk e kanė origjinalitetin e njėjtė si ato qė kanė qenė nė fillim disa lexues tė kėsaj vepre ndoshta do tė befasohen ose do tė habiten kur tė kuptojnė se kjo ose ajo fjalė e Jezusit, kjo ose ajo parabolė, ky ose ai paralajmėrim i fatit tė tij, nuk janė thėnė ashtu siē i lexojmė ne, por ato janė pėrmirėsuar dhe pėrshtatur nga ata qė na i kanė transmetuar. Pėr ata qė nuk janė tė mėsuar me kėtė lloj tė kėrkimit historik ka njė burim tė mundshėm pėr tu ēuditur, ndoshta edhe skandal".

    Kėto pėrmirėsime tė teksteve dhe pėrshtatja e tyre qė ėshtė bėrė nga ata qė na i kanė transmetuar, janė bėrė nė mėnyrė tepėr komplekse dhe kėtė e tregon skema tė cilėn nė e jep R.P. Boismardi. Ajo ėshtė zhvillim i teorisė sė tė ashtuquajturės tė dy burimeve. Skema ėshtė ndėrtuar pas punės nė hulumtimin dhe komparacionin e teksteve, tė cilėn kėtu do tė ishte e pamundur ta rezimojmė. Lexusi i interesuar do tė duhej qė pėr mė shumė hollėsira t'i referohej veprės origjinale qė ėshtė botuar nė Paris, nė botimin Cerf.

    Katėr dokumentet bazė tė quajtura A, B, C, dhe Q, paraqesin burimet origjinale tė Ungjijve (shih skemėn e pėrgjithshme).

    Dokumenti A ėshtė dokument i cili rrjedh nga mjedisi judeo-krishterė dhe e ka frymėzuar Mateun dhe Markun.

    Dokumenti B ėshtė riinterpretim tė dokumentit A pėr nevojat tė kishave pagane-krishtere: ai ka frymėzuar tė gjthė ungjilltarėt, pėrveē Mateut.

    Dokumenti C e ka frymėzuar Markun, Lukėn dhe Gjonin.

    Dokumenti Q pėrmban shumicėn e burimeve tė pėrbashkėta pėr Mateun dhe Lukėn; ky ėshtė "dokument i pėrbashkėt" nga teoria e sipėrpėrmendur e dy burimeve.

    Asnjėri nga kėto dokumente bazė nuk qe shkaktar pėr redaktimin e teksteve pėrfundimtare qė i kemi sot. Ndėrmjet tyre dhe versionit pėrfundimtar vendosen redaktimet e ndėrmjetme qė autori i quan: Mateu intermedist, Marku intermedist, Luka i hershėm dhe Gjoni. Kėto katėr dokumente ndėrmjetse do tė sjellin gjer te redaktimet e fundit tė katėr Ungjijve, duke i inspiruar si redaksi pėrkatėse tė fundit, ashtu dhe ato tė Ungjijve tė tjerė. Duhet parė skema kryesore nė mėnyrė qė tė kuptohen tė gjitha veprimet komlekse tė cilat autori i nxjerr nė dritė.

    Rezultatet e kėtyre hulumtimeve biblike janė me rėndėsi tė madhe. Ato tregojnė se tekstet e Ungjijve jo vetėm qė kanė "historinė" e tyre (pėr kėtė do tė flasim mė poshtė), por edhe "parahistorinė" e tyre, sipas shprehjes sė R.P.Boismardit, kjo do tė thotė se para redaktimeve tė fundit ata kanė pėsuar ndryshime gjatė etapės sė dokumenteve ndėrmjetėse (intermediste). Kėshtu, pėr shembull, shpjegohet se si ėshtė e mundur qė njė tregim i njohur mirė nga jeta e Jezusit, siē ėshtė peshkimi i ēuditshėm, tė paraqitet nga Luka si ngjarje qė ka ndodhur nė gjallje tė tij, kurse sipas Gjonit, si njė episod i dėftimit tė tij pas ringjalljes.



    M.E. BOISMARD

    KRAHASIMI I KATĖR UNGJIJVE

    SKEMA E PĖRGJITHSHME







    Dokumenti A,B,C,Q = dok.bazė qė i kanė shėrbyer redaktimit

    Mt.interm. = Redaktimi i ndėrmjetėm i Mateut

    Mk.interm. = Redaktimi i ndėrmjetėm i Markut

    Proto-Lk = Redaktimi i ndėrmjetėm i Lukės

    In = Redaktimi i ndėrmjetėm i Gjonit

    Red.fund.Mt = Redaktimi i fundit i Mateut

    Red.fund.Mk = Redaktimi i fundit i Markut

    Red.fund.Lk = Redaktimi i fundit i Lukės

    Red.fund.Gjn = Redaktimi i fundit i Gjonit



    Si pėrfundim i tėrė kėsaj del se duke lexuar Ungjijtė nuk jemi mė tė sigurt se dėgjojmė fjalėn

    e Jezusit. R.P. Benoit, duke iu drejtuar lexuesit tė Ungjijve, ia tėrheq vėrejtjen nė kėtė, por i ofron njė kompensim:

    "Nėse nė shumė raste duhet tė heqė dorė nga ajo qė tė dėgjojė zėrin e Jezusit, ai dėgjon zėrin e Kishės dhe shpreson nė tė si nė shpjeguesin, tė cilin hynisht e ka autorizuar Zotriu i cili, pasi dikur fliste nė vendin tonė, tani flet pėr lavdinė e vet".

    Si tė lidhet ky konstatim formal mbi mungesėn e origjinalitetit tė disa teksteve me fazėn e konstatimit dogmatik mbi Shpalljen Hyjnore tė Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, i cili, pėrkundrazi, na bind pėr transmetimin e fjalėve tė Jezusit: "Kėta katėr Ungjij, historikun e tė cilėve ajo (Kisha) e vėrteton pa mėdyshje, e trasmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi,Bir i Zotit, nė gjallje tė tij, duke qenė mes njerėzve, vėrtet ka bėrė dhe i ka mėsuar pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur u ngrit nė qiell".

    Shihet krejt qartė se puna e Shkollės Biblike tė Jeruzalemit i ka bėrė njė demant tė rreptė deklaratės sė Koncilit33.





    HISTORIA E TEKSTEVE



    Do tė ishte gabim tė besohet se menjėherė pas redaktimit Ungjijtė kanė krijuar Shkrimin e (Shenjtė) themelorė tė krishterimit qė po vinte, dhe se nė ta janė mbėshtetur si nė Besėlidhjen e Vjetėr. Autoriteti kryesor atėherė ka qenė tradita gojore e cila transmetonte fjalėn e Jezusit dhe mėsimet e apostujve. Shkrimet e para qė lexoheshin dhe qė fituan shumė mė pėrpara Ungjijve kanė qenė letrat e Palit: a nuk ishin redaktuar ato shumė dhjetėvjeēarė mė parė?

    Pamė se para vitit 140 nuk ekzistonte asnjė dėshmi e cila do tė vėrtetonte se ka qenė i njohur njė pėrmbledhje i shkrimeve ungjillore, pėrkundėr asaj ēfarė shkruajnė akoma nė kohėn tonė disa komentues. Duhet pritur pėrafėrsisht vitin 170, qė tė katėr Ungjijtė tė fitojnė statutin e literaturės kanonike.

    Nė kėtė kohė fillestare tė krishterimit kanė qarkulluar, gjithashtu, shkrime tė shumta mbi Jezusin, tė cilat mė vonė nuk janė konsideruar si tė denja pėr origjinalitetin dhe pėr tė cilat Kisha ka dhėnė urdhėr qė tė fshihen, prej nga edhe janė quajtur apokrife. Prej kėtyre teksteve ka vepra qė janė ruajtur mirė, meqė kanė "gėzuar pėrkrahje e plotė", na thotė Pėrkthimi Ekumenik ; si didake (mėsimi i tė dymbėdhjetė apostujve) ose letra e Barnabės, por tė tjerat, pėr fat tė keq, "janė hequr nė mėnyrė brutale" dhe prej tyre kanė ngelur vetėm fragmente. Duke u konsideruar si transmetuese tė trillimeve, ato u hoqėn para syve tė besimtarėve. Por, pėrsėri, veprat siē janė Ungjilli i Nazaretasve, Ungjilli i Hebrejve, Ungjilli i Egjiptjanėve, tė njohur pėr lidhjet me Etėrit Kishtar, u lidhėn mjaft ngushtė me Ungjijtė me Ungjijtė kanonikė. Po kjo vlen edhe pėr Ungjillin e Tomės dhe Ungjillin e Barnabės.

    Disa nga kėto shkrime apokrife pėrmbajnė pjesė fantazmogorike, tė cilat janė produkt i imagjinatės popullore. Autorėt e veprave mbi Apokrifėt, me njė kėnaqėsi tė qartė, i citojnė fragmentet tė cilat, thėnė shkurt, janė qesharake. Por, fragmente tė tilla mund tė hasen nė tė gjitha Ungjijtė. Tė pėrkujtojmė vetėm pėrshkrimin fantastik tė ngjarjeve tė cilat, sipas Mateut, kanė ndodhur nė kohėn e vdekjes sė Jezusit. Nė tė gjitha shkrimet e kohės sė fillimit tė krishterimit mund tė hasen fragmente tė cilave ju mungon serioziteti: duhet tė jesh i ndershėm pėr ta pranuar kėtė.

    Shumėsia e literaturės mbi Jezusin e ka shtyrė Kishėn qė t'i eleminojė qė nė fazėn e organizimit. A mos janė fshehur ndoshta me qindra ungjij? Vetėm katėr janė ruajtur pėr tė hyrė nė listėn zyrtare tė shkrimeve tė Besėlidhjes sė Re, qė pėrbėjnė atė qė quhet "Kanon".

    Nga mesi i shekullit II, Markioni i detyroi fuqimisht autoritetet kishtare qė tė mbajnė qėndrim. Ky ishte armiku i egėr i hebrenjve, i cili atėhere kishte hedhur poshtė tėrė Besėlidhjen e Vjetėr dhe atė qė i dukej e tepėrt nė shkrimet pas Jezusit, lidhur me tė ose qė rridhnin nga tradita judeo-krishtere. Markioni e pranonte vetėm vlerėn e shkrimeve tė Palit dhe tė Ungjillit sipas Lukės, pasi mendonte se ky flet nė emėr tė Palit.

    Kisha e shpalli Markionin heretik, kurse nė kanonin e saj futi tė gjitha letrat e Palit, por krahas katėr Ungjijve, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, dhe gjithashtu i shtoi disa vepra, siē janė Veprat e Apostujve. Por, nė kėta shekuj tė parė tė erės sė krishterė lista zyrtare ndryshon. Veprat qė mė vonė do tė konsiderohen tė pavlera (apokrife) momentalisht qėndrojnė nė listė, kurse vepra tė tjera, tė cilat i pėrmban ligji i tanishėm i Besėlidhjes sė Re, kanė qenė fshirė nė atė epokė. Lėkundjet kanė zgjatur deri nė Koncilin e Hiponit, nė vitin 393, dhe nė Kartagjenė, nė vitin 397. Por tė katėr Ungjijtė janė vazhdimisht tė pranishėm.

    Bashkė me R.P.Boismardin duhet tė na vijė keq pėr zhdukjen e njė sasie tė literaturės sė ēuditshme qė Kisha e shpalli apokrife, sepse ka qenė me interes historik. Nė tė vėrtetė ky autor i bėn vend kėsaj literature nė krahasimin e vet tė katėr Ungjijve, pėrveē Ungjijve zyrtarė. Ai vėren se kėta libra kanė qenė nėpėr biblioteka deri nė fundin e shekullit IV.

    Ky shekull ėshtė epokė e vendosjes sė njė rendi serioz. Tė kėsaj kohė janė dorėshkrimet komplete tė Ungjijve mė tė vjetėr. Dokumentet mė tė reja, papirusėt e shekullit III dhe njė qė mund tė datohet si i shekullit II, na transmetojnė vetėm fragmente. Dy dorėshkrimet mė tė vjetra nė pergament janė dorėshkrimet greke tė shekullit IV. Kėto janė "Codex Vaticanus", vend zbulimi i tė cilit nuk dihet, dhe "Codex Sinaiticus", i zbuluar nė kodrėn e Sinait. I pari ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit, kurse i dyti nė Muzeumin Britanik tė Londrės dhe pėrmban dy vepra apokrife.

    Sipas Pėrkthimit Ekumenik nė botė ekzistojnė 150 pergamena tė njohura; tė fundit janė tė shekullit IX. Por "tė gjitha kopjet e Besėlidhjes sė Re qė kanė arritur te ne nuk janė identike. Por, pėrkundrazi ndėr to mund tė hetohen dallime me rėndėsi variable, numri i tė cilave ėshtė tepėr i madh. Disa nga kėto dallime janė me karakteer gramatikor, leksikor ose nė renditjen e fjalėve, por ndonjėherė ndėrmjet dorėshkrimve mund tė hetohen mospajtime tė cilat prekin kuptimin e fragmenteve tė tėra". Nėse duam t'i kujtojmė mospajtimet e tekstit, mjafton tė shėtisim nėpėr "Novum Testamentum graece".

    Kjo vepėr pėrmban njė tekst grek tė quajtur "mesatar", i cili ėshtė sintetik, me shėnimin e tė gjitha varianteve qė hasen nė versione tė ndryshme.

    Autenticiteti i njė teksti, edhe i atij nga dorėshkrimet mė tė vlefshme, ėshtė gjithnjė i diskutueshėm. "Codex Vaticanus" na jep njė shembull pėr kėtė. Reproduktimi i tij nė faksimil, botim i Vatikanit i vitit 1965, ėshtė shoqėruar nga njė shėnim i tė njėjtės prejardhje, nga i cili kuptojmė se "shumė shekuj pas kopjimit (besohet rreth shekullit X ose XI) njė shkrues i ka rishkruar me bojė shkrimi tė gjitha fjalėt pėrveē atyre qė i ka konsideruar tė gabuara". Ka fragmente tė tėra tė tekstit, nė tė cilėn shumė qartė duken shkronjat e dikurshme ngjyrė gėshtenjė qė janė nė kontrast me tekstin tjetėr, ngjyra e tė cilit ėshtė gėshtenjė e errėt. Asgjė nuk na lejon tė pohojmė se ka qenė restaurim besnik. Tek e fundit, shėnimi e saktėsom kėtė gjė: "Ende nuk kemi patur sukses qė pėrfundimisht tė dallojmė duart e ndryshme qė kanė korrigjuardhe shpjeguar dorėshkrimet gjatė shekujve; njė numėr i dukshėm korrekturash ėshtė bėrė tėrėsisht nė momentin e pėrmirėsimit tė tekstit". Por nė tė gjithė doracakėt dorėshkrimi ėshtė paraqitur si kopje nga shekulli IV. Duhet t'u drejtohemi burimeve tė Vatikanit pėr tė parė se, shekuj mė vonė, duart kanė mundur ta ndryshojnė tekstin.

    Do tė marrim pėrgjigje se tekstet e tjera mund tė shėrbejnė pėr krahasime, por si tė zgjedhim variantet tė cilat e ndryshojnė kuptimin? Dihet mirė se korrektura shumė e lashtė e ndonjė shkruesi mund tė bėnte qė tė vulosej versioni definitiv i njė teksti tė korrigjuar. Pak mė poshtė do tė shohim se si njė fjalė e vetme nga teksti sipas Gjonit e cila ka tė bėjė me Parakletin, e ndryshon rrėnjėsisht kuptimin e fragmentit dhe e modifikon tėrėsisht kuptimin e tij nga pikpamja teologjike.

    Ja se ēfarė shkruan O. Culmanni lidhur me variantet nė librin e tij "Besėlidhja e Re":

    "Ato ndonjėherė janė rezultat i gabimeve pa dashje; kopjuesi e ka harruar njė fjalė, ose, pėr shembull, e ka shkruar dy herė radhazi, ose nga pakujdesia e ka harruar njė pjesė tė fjalisė, sepse ky nė dorėshkrimin qė ėshtė pėrshkruar ka qenė i vendosur ndėrmjet dy fjalėve tė njėjta. Ndonjėherė kemi tė bėjmė me korrigjime tė qėllimshme: ose pėrshkruesi i ka lejuar vetes tė bėjė korrigjime tė tekstit sipas ideve personale ose ėshtė pėrpjekur ta harmonizojė tekstin me ndonjė tekst tjetėr paralel nė mėnyrė qė pak a shumė t'i reduktojė mospajtimet. Pasi shkrimet e Besėlidhjes sė Re u ndan nga literatura e krishterė fillestare dhe u konsideruan Shkrime tė Shenjta, pėrshkruesit kanė hezituar mė shumė qė t'i lejojnė vetes korrigjime tė tilla tė paraardhėsve tė vet: ata besojnė se pėrsėri e kopjojnė tekstin autentik dhe kėshtu i fiksojnė variantet.Mė nė fund, ndonjėherė pėrshkruesi e ka shpjeguar tekstin nė margjinė (fusnotė) pėr ta shpjeguar vendin jo tė qartė. Pėrshkruesi i ardhshėm, duke menduar se fjalinė e ka shkruar nė margjinė paraardhėsi ka harruar ta fusė nė tekst, ka besuar se ėshtė e nevojshme tė futet nė tekst ai shpjegim margjinal.Kėshtu teksti i ri ndonjėherė bėhet edhe mė i pakuptueshėm".

    Shkruesit e disa dorėshrimeve ndonjėherė i japin liri tė tepruar vetes nė punėn me tekst. I tillė ėshtė rasti me pėrshkruesin e njėrit nga dorėshkrimet mė tė vlefshme "Codexom Bezae Contabrigiensis" nga shekulli VI, pas atyre tė dyve qė i cituam mė sipėr. Duke parė pa dyshim ndryshimin nė gjenealogjitė e Jezusit sipas Lukės dhe Mateut, shkruesi, nė kopjen e tij tė Ungjillit sipas Lukės, fut gjenealogjinė sipas Mateut, por pasi ky pėrmban mė pak emra se i Lukės, ai e plotėson me emra tė tjerė (edhe pse nuk e vendos barazpeshėn).

    A thua pėrkthimet latinisht, siē ėshtė Vulgata e shėn Jeronimit ( shekulli IV) ose pėrkthimi edhe mė i vjetėr (vetus itala), pėrkthimet e sirianishtes sė vjetėr dhe tė koptishtes, janė mė tė besueshme se dorėshkrimet bazė tė greqishtes? Ato kanė mundur tė bėhen edhe sipas dorėshkrimeve edhe mė tė vjetra, prej atyre qė i kemi cekur mė sipėr dhe tė cilat do tė ishin tė humbura nė kohėn tonė. Pėr kėtė nuk dimė asgjė.

    Ka pasur sukses qė tė gjitha kėto versione tė futen nė familje tė cilat nė vete bashkojnė njė numėr tė konsiderushėm tė karakteristikave tė pėrbashkėta. Kėshtu, sipas O. Culmannit, mund tė caktohen:

    - njė tekst i quajtur lashtosirian, formimin e tė cilit kanė mundur ta bėjnė dorėshkrimet mė tė vjetra greke, nė pjesėn mė tė madhe; nė sajė tė shtypshkronjės ky tekst ėshtė shumė i pėrhapur nė Europė qė nga shekulli XVI; ai ėshtė njėri ndėr mė tė dobėtit thonė specialistėt.

    - njė teks i quajtur Perėndimor me versionet e tij tė vjetra latine dhe "Codexin Bezae Cantabrigiensis", njėkohėsisht nė greqisht dhe latinisht (sipas Pėrkthimit Ekumenik, njėra nga karakteristikat e tij ėshtė tendenca shumė e shprehur ndaj shpjegimeve, pasaktėsive, parafrazave, harmonizimeve).

    - teksti i quajtur neutral, tė cilit i takon Codex Vatikanus dhe Codex Sinaiticus, do tė kishte njė pastėrti mjaft tė madhe; botimet bashkėkohore tė Besėlidhjes sė Re e ndjekin pas me dėshirė, edhe pse edhe ky ka tė meta (Pėrkthimi Ekumenik).

    Krejt ajo qė kritika bashkėkohore e teksteve mund tė na japė nga ky pikėvėshtrim ėshtė tė provojė tė bėjė rindėrtimin e "njė teksti i cili do tė kishte shanse mė tė mėdha qė t'i afrohet origjinalit. Shpresat se nė ēfarė mėnyre do tė gjejmė vetė tekstin origjinal nuk mund tė realizohet". (Pėrkthimi Ekumenik).





    UNGJIJTĖ DHE SHKENCA BASHKĖKOHORE

    - GJENEALOGJITĖ E JEZUSIT



    Ungjijtė pėrmbajnė shumė pak vende qė do tė mund t'i krahasonim me tė dhėnat shkencore bashkėkohore.

    Para sė gjithash, shumė tregime nga Ungjijtė qė kanė tė bėjnė me ēuditė nuk janė aspak tė pėrshtatshėm pėr komentim shkencor. Kėto ēudi lidhen si me persona: shėrimi i tė sėmurėve (tė tėrbuarit, tė verbuarit, tė paralizuarit, tė gėrbuluarit, ringjallja e Lazrit), ashtu edhe me fenomene thjesht materiale jashtė ligjeve tė natyrės (ecja e Jezusit nėpėr ujra qė e mbajnė, kthimi i ujit nė verė). Ndonjėherė ky mund tė jetė fenomen natyror nė formė tė pazakonshme pėr shkak tė realizimit tė tij brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr siē ėshtė fashitja e menjėhershme e stuhisė, tharja e menjėhershme e fiqve ose dhe peshkimi i ēuditshėm, sikur tė jenė grumbulluar gjithė peshqit e liqenit mu nė vendin ku janė hedhur rrjetat e peshkimit.

    Nė tė gjitha kėto ngjarje, Zoti ndėrhyn me anė tė gjithėfuqisė sė Tij, prandaj nuk do tė duhej habitur qė Ai ėshtė nė gjėndje tė bėjė atė qė njerėzve u duket si habi, por, pėr Tė nuk ėshtė e tillė. Kėto shqyrtime nuk, do tė thotė aspak se besimtari nuk duhet tė pėrzihet nė shkencė. Tė besosh nė ēudira hyjnore dhe nė shkencė ėshtė njė lidhje harmonike: njėra ėshtė nė mundėsinė e Zotit, kurse tjetra nė mundėsinė e njeriut.

    Unė personalisht besoj me kėnaqėsi se Jezusi ka mundur tė shėrojė tė gėrbulurin por, nuk mund tė pajtohem tė shpallet origjinal dhe i frymėzuar nga Zoti njė tekst nė tė cilin lexoj se ndėrmjet njeriut tė parė dhe Abrahamit kanė ekzistuar dymbėdhjet brezni, siē na thotė Luka nė Ungjillin e tij (3, 23-28). Pak mė poshtė do t'i shohim shkaqet qė tregojnė se teksti i Lukės, si dhe ai i Besėlidhjes sė Vjetėr, krejtėsisht janė produkt i imagjinatės njerėzore. Ungjijtė (si edhe Kur'ani) na japin njė tregim tė njėjtė mbi prejardhjen biologjike tė Jezusit (Isai a.s.t). Rritja e Jezusit (Isai a.s.t) nė barkun e nėnės ka ndodhur jashtė ligjeve tė natyrės, qė vlejnė pėr tėrė qėniet njerėzore. Veza prej vezores sė nėnės sė vet nuk ka pasur nevojė tė takohet me spermatozoidin, qė do tė duhej tė rridhte nga babai i tij, pėr t'u formuar embrioni, e pastaj fėmija i aftė pėr tė jetuar. Fenomeni i cili shkakton lindjen e individid normal pa ndėrmjetėsimin e elementit frytnues mashkullor quhet partenogjeneza. Nė botėn shtazore partenogjenza mund tė shikohet nė disa kushte. I tillė ėshtė rasti tek insekte tė ndryshėm, te disa jokurrizorė dhe shumė rrallė te njė lloj i zogjve. Te disa sisorė, te lepujt pėr shembull, ka mundur nė mėnyrė eksperimentale tė fitohet fillimi jetės sė vezės pa ndėrmjetėsimin e spermatozoidit nė embrion, nė njė stad shumė rudimentar, por, nuk ka qenė e mundur tė shkohet mė tej se ata nuk dihet pėr asnjė rast tė partenogjenezės sė pėrfunduar eksperimentale ose natyrore. Jezusi (Isai a.s.) ėshtė njė rast i tillė. Maria (Merjemja) ka qenė nėnė virgjėreshė. Ajo ka ruajtur virgjėrinė e vet dhe nuk ka pasur fėmijė tjetėr pėveē Jezusit (Isai a.s.t). Jezusi (Isai a.s.) ėshtė njė unikat biologjik.





    GJENEALOGJITĖ E JEZUSIT



    Dy gjenealogjitė qė i pėrmbajnė Ungjilli sipas Mateut dhe sipas Lukės shtrojnė ēėshtje e vėrtetėsisė dhe tė pėrputhshmėrisė me tė dhėnat shkencore dhe rrjedhimisht edhe tė origjinalitetit. Kėto ēėshtje janė tepėr habitėse pėr komentuesit e krishterė, sepse ata nuk pranojnė qė nė tė, tė shohin atė qė ėshtė tepėr e qartė se bėhet fjalė pėr njė sajim tė imagjinatės njerėzore: ajo qė mė parė i ka frymėzuar autorėt priftėrorė tė Zanafillės, nė shekullin VI para erės sonė, pėr gjenealogjitė e tyre lidhur me njerėzit e parė. Ajo e kė frymėzuar edhe Mateun dhe Lukėn pėr atė qė kėta dy autorė nuk kanė huazuar nga Besėlidhja e Vjetėr.

    Duhet menjėherė tė vėrejmė qė kėto gjenealogji mashkullore nuk kanė kurrėfarė rėndėsie pėr Jezusin. Nėse Jezusit, birit tė vetėm tė Marisė, pa baba biologjik, ka qenė dashur t'i caktohet gjenealogjia, atėherė ajo do tė duhej tė ishte gjenealogjia e Marisė, nėnės sė tij.

    Ja tekstet sipas Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re:



    Gjenealogjia sipas Mateut nė fillim tė Ungjillit tė tij:



    GJENEALOGJIA E JEZU KRISHTIT,

    DJALIT TĖ DAVIDIT,

    DJALIT TĖ ABRAHAMIT



    Abrahamit i lindi Izaku.

    Izakut i lindi Jakobi.

    Jakovit i lindi Juda dhe vėllezėrit e tij.

    Judės i lindi prej Tamarės Faresi dhe Zara.

    Faresit i lindi Esromi.

    Esromit i lindi Arami.

    Aramit i lindi Aminadabi.

    Aminadabit i lindi Naasoni.

    Naasonit i Lindi Salmoni.

    Salmonit i lindi prej Rabės Boozi.

    Boozit i lindi Prej Rutės Jobedi.

    Jobedit i lindi Jeseu.

    Jeseut i lindi Davidi mbret.

    Davidid prej ish gruas Urisė, Solomoni.

    Solomonit i lindi Roboami.

    Roboamit i lindi Abiai.

    Abiait i lindi Asi.

    Asit i lindi Jozafati.

    Jozafatit i lindi Jorami.

    Joramit i lindi Ozia.

    Ozisė i lindi Joatami.

    Joatamit i lindi Akazi.

    Akazit i lindi Ezekia.

    Ezekisė i lindi Manaseu.

    Manaseut i lindi Amoni.

    Amonit i lindi Jozia.

    Jozisė i lindi Jehonia dhe vėllezrit e tij nė kohėn e shpėrnguljes nė Babiloni.

    Pas shpėrnguljes nė Babiloni:

    Jenonisė i lindi Salatieli.

    Salatielit i lindi Zorobabeli.

    Zorobabelit i lindi Abiudi.

    Abiudid i lindi Eliakimi.

    Elikimit i lindi Azori.

    Azorit i lindi Sadoku.

    Sadokut i lindi Akimi.

    Akimit i lindi Eliudi.

    Eliudid i lindi Eliazari.

    Eliazarit i lindi Matani.

    Matanit i lindi Jakobi.

    Jakobit i lindi Jozefi, Fati i Marisė, prej sė cilės lindi Jezusi qė quhet Krisht.

    Pra, gjithsej: katėrmbėdhjetė brezni prej Abrahamit deri te Davidi, katėrmbėdhjetė prej Davidit deri nė internimin nė Babiloni, katėrmbėdhjetė prej internimit nė Babiloni deri te Krishti.

    Luka (3, 23-38) jep njė gjenealogji tjetėr nga ajo sipas Mateut. Kėtu po e riprodhojmė sipas tė njėjtit pėrkthim:

    "Jezusi kur ishte rreth tridhjetė vjeē. Ishte - si mendonin njerėzit - i biri i Jozefit, i Helit, i Matatit, i Levit, i Melkit, i Janait, i Jozefit, i Matatisė, i Amonit, i Naumit, i Heselit, i Nagait, i Mahatit, i Matatisė, i Semeit, i Josehit, i Judės, i Joananit, i Resait, i Zorobabelit, i Salatielit, i Nierit, i Melkit, i Adit, i Kozamit, i Elmandamit, i Herit, i Jezusit, i Eliezerit, i Jorimit, i Matatit, i Levit, i Simonit, i Judės, i Jozefit, i Jonamit, i Eliakimit, i Meleait, i Menait, i Matatait, i Natanit, i Davidit, i Jeseut, i Obedit, i Boozit, i Salait, i Naasonit, i Aminadabit, i Adminit, i Arnit, i Esromit, i Faresit, i Judės, i Jakobit, i Izakut, i Abrahamit, i Tares, i Nahorit, i Seruhut, i Ragahut, i Falekut, i Heberit, i Salait, i Kainait, i Arfaksadit, i Semit, i Nojės, i Lamehit, i Matuzalės, i Enokut, i Jaredit, i Maleleelit, i Kainanit, i Enosit, i Setit, i Adamit, i Zotit.

    Kėto dy gjenealogji shihen mė qartė nė dy tabela prej tė cilave njėra tregon gjenealogjinė para Davidit, kurse tjetra gjenealogjinė pas Davidit:



    GJENEALOGJIA E JEZUSIT PARA DAVIDIT

    SIPAS MATEUT SIPAS LUKĖS

    1. Adami

    2. Seti

    3. Enosi

    . Mateu nuk e pėrmend 4. Kainani

    asnjė emėr para Abrahamit. 5. Maleleeli

    6. Jaredi

    7. Enoku

    8. Matuzala

    9. Lumehi

    10. Noa

    11. Semi

    12. Arfaksadi

    13. Kainani

    14. Salai

    15. Haberi

    16. Faleku

    17. Ragau

    18.Seruku

    19. Nahori

    20. Tares

    1. Abrahami 21. Abrahami

    2. Izaku 22. Izaku

    3. Jakobi 23. Jakobi

    4. Juda 24. Juda

    5. Faresi 25. Faresi

    6. Esromi 26. Esromi

    7. Arami 27. Arni

    28. Admini

    8. Aminadabi 29. Aminadabi

    9. Naasoni 30. Naasoni

    10. Samoni 31. Salai

    11. Boozi 32. Boosi

    12. Jobedi 33. Obedi

    13. Jeseu 34. Jeseu

    14. Davidi 35. Davidi







    GJENEALOGJIA E JEZUSIT PAS DAVIDIT



    SIPAS MATEUT SIPAS LUKĖS

    14. Davidi 35. Davidi

    15. Solomoni 36. Natani

    16. Roboaimi 37. Matatai

    17. Abiai. 38. Menai

    18. Asafi 39. Meleai

    19. Jozafati 40. Eliakimi

    20. Jorami 41. Jonami

    21. Ozia 42. Jozefi

    22. Joatami 43. Juda

    23. Akazi 44. Simoni

    24. Ezekia 45. Levi

    25. Manaseu 46. Matati

    26. Amonia 47. Jorimi

    27. Joazia 48. Eliezeri

    28. Jehonia 49. Jezusi

    50. Hari

    Internimi nė Babiloni 51. Elmadami

    52. Kozami 53. Adi

    29. Salatieli 54. Melki

    30. Zorobabeli 55. Neri

    31. Abiudi 56. Salatieli

    32. Eliakimi 57. Zorobabeli

    33. Azori 58. Reasi

    34. Sadoku 59. Joanani

    35. Akimi 60Juda

    36. Eliudi 61. Josehi

    37. Eleazari 62. Semei

    38. Matani 63. Matati

    39. Jakobi 64. Mahati

    40. Jozefi 65. Nagai

    41. Jezusi 66. Hesli

    67. Naumi

    68. Amoni 69. Matati

    70. Jozefi

    71. Janai

    72. Melki

    73. Levi

    74. Matati

    75. Heli

    76. Jozefi

    77. Jezusi

    NDRYSHIMET NGA DORĖSHKRIMET

    DHE NĖ KRAHASIM

    ME BESĖLIDHJEN E VJETĖR

    Nėse lihen anash ndryshimet ortografike, duhet tė citojmė:

    a) UNGJILLI SIPAS MATEUT



    Nga "Codex Bezae Cantabrigiensis", njė dorėshkrim dygjuhėsh greqisht-latinisht shumė i rėndėsishėm i shekullit VI, gjenealogjia ėshtė zhdukur krejtėsisht ngs teksti grek dhe njė pjesė shumė e madhe nga teksti nė latinisht, por kėtu mund tė bėhet fjalė pėr njė humbje tė zakonshme tė fletėve tė para.

    Duhet tė theksojmė lirinė e madhe tė Mateut nė lidhje me Besėlidhjen e Vjetėr, gjenealogjitė e tė cilės ia amputon pėr nevoja tė njė demostrimi tė veēantė numerik ( tė cilin, mė nė fund, as nuk e jep, si do tė shihet mė poshtė).



    B) UNGJILLI SIPAS LUKĖS



    1. Luka i pėrmend njėzet emra para Abrahamit; Besėlidhja e Vjetėr i pėrmend vetėm nėntėmbėdhjetė (shih tabelėn e pasardhėsve tė Adamit nė veprėn kushtuar Besėlidhjes sė Vjetėr). Luka e ka shtuar pas Arfaksadit (n. 12) njėfarė Kainanin ( n. 13), gjurma e tė cilit, si bir i Arfaksadit, nuk ėshtė nė Zanafilla.

    2. Prej Abrahamit deri te Davidi: kemi 14 deri 16 emra sipas dorėshkrimeve.

    3. Prej Davidit deri tek Jezusi.

    Nė "Codex Bezae Cantabrigiensis" ėshtė njė variant shumė i rėndėsishėm qė ia pėrshkruan Lukės njė gjenealogji fantazioze tė pėrpiluar sipas Mateut, tė cilit shkruesi ia ka shtuar pesė emra. Pėr fat tė keq, gjenealogjia nga Ungjilli sipas Mateut ėshtė zhdukur nga ky dorėshkrim, kėshtu qė mė nuk mund tė bėhet krahasimi.



    HULUMTIMI KRITIK I TEKSTEVE



    Kėtu kemi dy gjenealogji tė ndryshme pėr tė cilat ėshtė mė thelbėsore karakteristika e pėrbashkėt: ajo qė zhvillohen ndėrmjet Abrahamit dhe Davidit. Pėr tė lehtėsuar kėtė hulumtim, do ta shqyrtojmė kritikėn duke e ndarė nė tri pjesė:

    - prej Adamit deri te Abrahami,

    - prej Abrahamit deri te Davidi,

    -prej Davidit deri te Jezusi.







    1. PERIUDHA PREJ ADAMIT DERI TEK ABRAHAMI



    Pasi Mateu e fillon gjenealogjinė e tij prej Abrahamit, atij nuk i pėrket kjo. Vetėm Luka jep informacione pėr tė parėt, prej Abrahamit deri te Davidi: 20 emra prej tė cilėve siē thamė 19janė tek Zanafilla ( kreu 4,5 dhe 11).

    A mund tė merret me mend se para Abrahamit ka pasur vetėm 19 se 20 gjenerata tė qėnieve njerzore? Problemin e kemi hulumtuar lidhur me Besėlidhjen e Vjetėr. Nėse kthehemi nė tabelėn e pasardhėsve tė Abrahamit, tė pėrcaktuar sipas Zanafillės, e cila pėrmban tregues mbi kohėn qė shprehet nė numra qė rrjedhin nga teksti biblik, do tė duhej tė kishin kaluar pėrafėrsisht nėntėmbėdhjetė shekuj qė nga paraqitja e njeriut nė Tokė deri nė lindjen e Abrahamit. Por, meqė tani konsiderohet se Abrahami ka jetuar rreth vitit 1850 para erės sonė, atėherė, sipas treguesve nga Besėlidhja e Vjetėr, rrjedh se njeriu ėshtė paraqitur nė Tokė pėrafėrsisht tridhjetė e tetė shekuj para erės sonė. Luka nė Ungjillin e tij me siguri ėshtė frymėzuar nga kėto tė dhėna. Duke i kopjuar kėto, ai shpreh njė tė pavėrtetė tė hapėt. Pamė mė sipėr se ēfarė argumente historike tė pakundėrshtueshme sjellin deri nė kėtė konstatim.

    Deri kėtu mund tė kuptohet problemi qė tė dhėnat nga Besėlidhja e Vjetėr nuk mund tė pranohen nė kohėn tonė: ato hyjnė nė fushėn e "vjetėrsimit", qė e ka pėrmendur edhe Koncili i Dytė i Vatikanit. Por ajo qė ungjilltarėt i kanė huazuar po kėto tė dhėna tė papajtueshme me shkencėn ėshtė njė pohim shumė serioz, i cili mund t'i kundėrshtojė mbrojtėsit e historisė sė teksteve ungjillore.

    Komentuesit e kanė hetuar bukur rrezikun. Ata pėrpiqen ta mundin vėshtirėsinė duke thėnė se nuk ėshtė fjala pėr drurin gjenealogjik komplet, se ungjilltarėt nuk kanė pėrmendur emrat me qėllim, dhe se fjala ėshtė vetėm pėr "qėllimin qė tė pėrcaktohet vija kryesore ose elementet qenėsore tė pasardhėsve mbi bazė tė realitetit historik". Nė tekste asgjė nuk na lejon tė shtrojmė hipotezė, sepse ėshtė saktėsuar mirė: filani lind filanin ose djali i kėtij apo atij. Aq mė tepėr, sidomos pėr atė qė i paraprin Abrahamit, ungjilltari i merr tė dhėnat nga burimet nė Besėlidhjen e Vjetėr, ku gjenalogjitė janė paraqitur nė kėtė formė:

    X nė atė moshė e lindi Y...Y jetoi kaq vjet dhe e lindi Z ...

    Domethėnė, nuk ka ndėrprerje.

    Njė pjesė e gjenealogjisė sė Jezusit sipas Lukės, para Abrahamit, nuk mund tė pranohet nga njohuritė bashkėkohore.



    2. PERIUDHA PREJ ABRAHAMIT DERI TE DAVIDI



    Kėtu tė dy gjenealogjitė pėrputhen, me njė apo dy emra tė ndryshėm: ndryshimi mund tė shpjegohet me gabimin pa dashje tė kopjuesve.

    A thua kėtu e vėrteta ėshtė nė anėn e ungjilltarėve?

    Historia e vendosur Davidin rreth 1.000 vjet, kurse Abrahamin rreth 1.800-1.850 vjet para erės sonė: 14 deri 16 brezni pėr afėr tetė shekuj; a ėshtė e vėrtetė kjo? Tė themi se pėr kėtė kohė tekstet ungjillore janė nė kufirin e tė mundshmes.



    3. PERIUDHA PAS DAVIDIT



    Medet, tekstet nuk pėrputhen aspak kur ėshtė fjala pėr gjenealogjnė davidiane tė Jozefit, e cila sipas Ungjjillit paraqet degėn e Jezusit.

    Ta lėmė anash falsifikimin e hapėt nė "Codex Bezae Cantabrigiensis" lidhur me atė qė ka tė bėjė me Lukėn dhe ta krahasojmė atė qė na transmetojnė dorėshkrimet mė tė vlefshme: "Codex Vaticanus" dhe "Codex Sinaiticus".

    Nė gjenealogjinė sipas Lukės, 42 emra janė vėnė pas Davidit (nr. 35 ) deri tek Jezusi (nr. 77). Nė gjenealogjiė sipas Mateut janė pėrmendur 27 emra pas Davidit (nr. 14) deri tek Jezusi ( nr. 41). Domethėnė, numri i paraardhėsve (fiktivė) tė Jezusit ėshtė i ndryshėm pas Davidit nė tė dy Ungjijtė. Pėveē kėsaj, edhe vetė emrat janė tė ndryshėm.

    Por kjo nuk ėshtė e gjitha.

    Mateu na thotė se e ka zbuluar se gjenealogjia e Jezusit prej Abrahamit ndahet nė tre grupe me nga 14 emra: grupi parė prej Abrahanit deri tek Davidi; grupi i dytė prej Davidit deri te internimi nė Babiloni; grupi i tretė nga internimi nė Babiloni deri te Jezusi. Teksti i tij pėrmban vėrtetė 14 emra nė dy grupet e para, por nė grupin e tretė - prej internimit nė Babiloni deri te Jezusi - ka vetėm 13 emra dhe jo 14, si do tė duhej, meqė tabela tregon se Salatieli mban numrin 29, kurse Jezusi numrin 41. Nuk ka asnjė variant sipas Mateut qė jep 14 emra nė kėtė grup.

    Mė nė fund, qė tė ketė sukses pėr tė bėrė 14 emra nė grupin e tij tė dytė, Mateu i lejon vetes liri tė madhe lidhur me tekstin e Besėlidhjes sė Vjetėr. Emrat e gjashtė pasardhėsve tė parė ( prej numrit 15 deri nė 20) janė nė pėrputhje me tė dhėnat e Besėlidhjes sė Vjetėr. Por Mateu i ka maskuar tre pasardhės tė Joramit ( nr. 20), tė cilėt, libri i dytė i Analeve nga Bibla, i pėrmend se kanė qenė: Ahazja, Joasi, dhe Amasja. Nė njė vend tjetėr, Jehonia (nr.28) pėr Mateun ėshtė bir i Josisė (nr.27), kurse, sipas librit tjetėr, Mbretėrit, nga Bibla, ndėrmjet Josiut dhe Jehonisė duhet vendosur Eliakimi.

    Kėshtu ėshtė treguar se si e ka modifikuar Mateu renditjen gjenealogjike nga Besėlidhja e Vjetėr, pėr ta paraqitur njė grup artificial prej 14 emrash ndėrmjet Davidit dhe internimit nė Babiloni.

    Sa i pėrket faktit se mungon njė emėr nė grupi e tretė kėshtu qė asnjė tekst i tanishėm i kėtij Ungjilli nuk i pėrmban 42 emrat e paralajmėruar, mė pak ēuditemi me egzisitimi e zbrazėtisė ( do tė mund tė shpjegohej me njė gabim shumė tė vjetėr tė njė shkruesi, qė pastaj pėrsėritet) sesa me gati heshtjen e pėrgjithshme tė komentuesve mbi kėtė ēėshtje. Si mos tė vėrehet zbrazėtia vallė? Heshtjen fetare e ndėrpren U. Trillig, i cili nė librin e tij "Ungjilli sipas Mateut" ia kushton vetėm njė rresht. Por e vėrteta ėshtė shumė larg asaj qė tė lihet anash, sepse komentuesit e kėtij Ungjilli, e sė bashku me ta edhe ata tė Pėrkthimit Ekumenik dhe tė tjerėt, si kardinal Danieli, zbulojnė rėndėsinė shumė tė madhe tė simbolizimit 3 x 14 nga Mateu. Qė ungjilltari ta ilustronte pa hezitim dhe pėr tė arritur sukses nė demostrimin e tij me numrat, a nuk i la pa pėrmendur emrat biblik?



    KOMENTIMET E EKZEGETĖVE BASHKĖKOHORĖ



    Nė librin e tij "Les Evangelis de l'Enfance" (Ungjijtė prej Zanafillės,1967) kardinal Danieli i jep vlerė simbolike tė shkallės sė parė "skematizimit numerik" tė Mateut pasi qė ai pėrcakton degėn gjenealogjike tė Jezusit, tė cilėn, gjithashtu, e vėrteton edhe Luka. Pėr tė Luka dhe Mateu janė "historianė" qė kanė bėrė "hulumtime historike", kurse "gjenealogjia" ėshtė marrė nga "arkivi i families sė Jezusit". Duhet tė saktėsohet qė kėta arkvė nuk janė gjetur kurrė.

    Kardinal Danieli anashkalon ata qė kritikojnė pikėpamjen e tij: "Mentaliteti perėndimorė, shkruan ai, i mosnjohjes sė hebreo-krishterimit dhe mungesa e mėnyrės sė tė menduarit semit kanė mashtruar aq shumė ekzegetė me rastin e interpretimit tė Ungjijve. Ata kanė projektuar kategoriė e veta platonike, karteziane, hegeliane dhe hajdegeriane (sic). Atėherė ėshtė e kuptueshme se ēdo gjė ėshtė pėrzier nė shpirtin e tyre".

    Ėshtė e qartė se as Platoni, as Dekarti, as Hegeli dhe as Heidegeri nuk kanė tė bėjnė aspak me qėndrimin kritik qė mund tė mbahet ndaj kėtyre gjenealogjive fantazioze.

    Duke kėrkuar kuptimin e tre herė katėrmbėdhjetė sipas Mateut, autori humbet nė supozimet tė cilat vetėm mund tė citohen: "Mund tė bėhet fjalė pėr dhjetė javė karakteristike pėr apokalipsėn hebraike, tri te parat qė i pėrgjigjen kohės prej Adamit deri tek Abrahamit duhet hequr: atėherė mbesin shtatė javė, gjashtė tė parat korrespondojnė me gjashtė herė shtatė, qė paraqesin tri grupe me nga tė cilin fillon koha e shtatė e botės". Njė shpjegimi i tillė nuk ka nevojė pėr shpjegim.

    Komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės-Besėlidhja e Re gjithashtu na ofrojnė variacione apologjetike numerike njėsoj tė papritura.

    Pėr 3 herė 14 te Mateu:

    a) 14 do tė mund tė ishte mbledhja numerike e tri bashkėtingėlloreve qė e pėrbėjnė emrin David nė hebraisht (D=4, V=6), prej kėndej: 4+6+4=14.

    b) 3 herė 14= 6 herė7, kurse "Jezusi vjen nė fund tė javės sė shtatė tė Historisė sė Shenjtė, e cila fillon me Abrahamin".

    Te Luka ky pėrkthim jep 77 emra, prej Adamit deri te Jezusi, gjė qė e bėn tė mundur qė pėrsėri tė pėrzihet numri 7 si pjesėtues prej 77 (7x 11= 77). Por, duket se te Luka numri i varianteve qė i shtojnė apo i mungojnė emrat ėshtė i tillė, saqė lista prej 77 emrash, ėshtė pėrgjithėsisht artificiale, por ajo ka njė pėrparėsi se ėshtė e pėrshtatshme pėr kėtė lojė numrash.

    Mundet qė gjenealogjitė e Jezusit nga Ungjijtė tė jenė temė e cila te komentuesit e krishterė ka shkaktuar akrobcionet mė karakteristike dialektike, tė cilat janė nė nivel tė fantazisė sė Lukės dhe tė Mateut.



    V.KUNDĖRSHTIT DHE GJĖRAT E PABESUESHME NĖ TREGIME



    Secili prej katėr Ungjijve pėrmban njė numėr tė rėndėsishėm tė tregimeve qė transmetojnė ngjarje tė cilat mund tė jenė karakteristikė vetėm e njė Ungjilli, tė pėrbashkėta pėr shumicėn e tyre ose pėr tė gjithė. Kur ėshtė karakteristikė vetėm e njėrit Ungjill, ato ndonjėherė paraqesin probleme serioze: kėshtu pėr ndonjė ngjarje me rėndėsi tė madhe, ēuditemi se si pėr tė bėn fjalė vetėm njė ungjilltarė: pėr shembull pėr shėlbimin e Jezusit nė qiell nė ditėn e ringjalljes. Pėveē kėsaj, njė numėr i konsiderueshėm i ngjarjeve janė shpjeguar ndryshe e ndonjėherė ka ndryshime tė mėdha te dy ose mė shumė ungjilltarė. Tė krishterėt habiten shumė shpesh, kur marrin vesh se egzistojnė aq shumė kundėrthėnie ndėrmjet Ungjijve, sepse me aq besim u ėshtė thėnė se autorėt e tyre kanė qenė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat flasin.

    Mė sipėr kemi sinjalizuar vetėm disa nga kėto gjėra tė pabesueshme, tė habishme dhe kontradiktor. Por sidomos ngjarjet e fundit tė jetės sė Jezusit, qė pasuan pas Mundimit, janė objekt i tregimeve divergjente dhe kontradiktore.





    TREGIMET MBI MUNDIMIN



    Vetė R. P. Roge vėren se Pashkėt nė krahasim me darkėn e fundit tė Jezusit me apostujt ėshtė vendosur nė kohė tė ndryshme nė Ungjijtė sinoptikė dhe nė Ungjillin e katėrt. Gjoni e vendos darkėn "para kremtes sė Pashkėve", kurse tre tė tjerėt gjatė ditėve tė Pashkėve. Prej kėsaj, pėr shkak tė dy divergjencave, rrjedhin gjėra vėrtet tė pabesueshme: ky episod bėhet i pakapshėm pėr shkak tė pozitės sė Pashkėve nė krahasim me darkėn, tė fiksuara nė atė mėnyrė. Kur dihet se ēfarė rėndėsie kanė pasur Pashkėt nė liturgjinė hebraike dhe ēfarė rėndėsie ka pasur kjo darkė, nė tė cilėn Jezusi pėrshėndetet me nxėnėsit, si tė kuptohet qė kujtimi mbi vendin e njėrės nė krahasim me tjetrėn nė traditė, tė cilėn mė vonė na kanė pėrcjellur ungjilltarėt, ėshtė shkatėruar deri nė atė masė?

    Nė njė mėnyrė tė pėrgjithshme, tregimet mbi Mundimin ndryshojnė sipas ungjilltarėve, e sidomos nė tre Ungjijtė e parė dhe nė Ungjillin sipas Gjonit. Darka e fundit e Jezusit dhe Mundimi zėnė vend tepėr tė madh nė kėtė tė fundit, dy herė mė shumė se te Marku dhe te Luka; teksti i tij ėshtė gati njė herė e gjysėm mė i gjatė se teksti i Mateut. Kėshtu Gjoni pėrcjell njė fjalim shumė tė gjatė tė Jezusit para nxėnėsve, tregim ky qė zė vend nė katėr kapituj (14 deri17) tė Ungjillit tė tij. Gjatė kėsaj bisede tepėr sublime Jezusi u jep udhėzimet e fundit nxėnėsve tė cilėt do t'i lė dhe iu dorėzon porosinė e tij shpirtėrore, por pėr kėtė nuk gjendet asnjė gjurmė nė Ungjijtė e tjerė. Pėrkundrazi, Mateu, Luka dhe Marku rrėfejnė lidhur me lutjen e Jezusit nė Getsemani; Gjoni pėr kėtė nuk flet.





    MUNGESA E TREGIMIT MBI THEMELIMIN E EUKARISTISĖ NĖ UNGJILLIN SIPAS GJONIT



    Fakti mė i rėndėsishėm qė e tmerron lexuesin e Mundimit nė Ungjillin sipas Gjonit ėshtė se ai nuk pėrmend fare themelimin e Eukaristisė34 gjatė darkės sė fundit tė Jezusit me nxėnėsit.

    Nuk ka tė krishterė qė nuk e njeh ikonografinė e "Darkės sė fundit" nė tė cilėn Jezusi ėshtė ulur rreth tryezės, i rrethuar nga apostujt pėr herė tė fundit. Piktorėt mė tė mėdhenj e kanė paraqitur kėtė mbledhje tė fundit tė Gjonit pranė Jezusit, nė tė cilėn zakonisht shihej autori i Ungjillit tė fundit qė mban emrin e tij.

    Sado e habitshme qė mund tė duket, shumica e specialistėve nuk e konsiderojnė apostullin Gjon autor tė Ungjillit tė katėrt, e ai nuk pėrmend themelimin e Eukaristisė. E ky shugurim i bukės dhe i verės, qė bėhet trupi dhe gjaku i Jezusit, ėshtė akt rėndėsishėm liturgjik i krishterimit. Tė tre ungjilltarėt e tjerė flasin pėr tė, edhe pse me shprehje tė ndryshme, siē e kemi thėnė mė sipėr. Gjoni pėr tė nuk thotė asnjė fjalė. Tė katėr tregimet e ungjilltarėve kanė vetėm dy pika tė pėrbashkėta: paralajmėrimin e mohimit tė Pjetrit dhe tradhėtinė e njė apostulli {Juda, tė cilin me emėr e pėrmend vetėm Mateu dhe Gjoni). Vetėm Gjoni flet pėr larjen e kėmbėve tė nxėnėsve nga Jezusi, nė fillim tė darkės.

    Si tė shpjegohet zbrazėtia e Gjonit?

    Po qe se gjykojmė objektivisht, ajo qė tė vjen ndėr mend, nėse supozohet se tregimi i tre ungjilltarėve tė parė ėshtė i saktė, ėshtė supozimi mbi humbjen e ndonjė fragmenti nė Ungjillin sipas Gjonit, i cili e ka transmetuar po atė episod. Por komentuesit e krishterė nuk janė ndalur vetėm nė kėtė supozim.

    T'i shqyrtojmė disa pikėpamje.

    Nė veprėn e tij "Fjalor i vogėl i Biblės" ( Petit Dictionnaire de la Bible), A.Tricoti, nė artikullin "Darka e fundit" shkruan: "Darka e fundit e Jezusit me tė Dymbėdhjetė gjatė sė cilės e ka themeluar Eukaristinė. Tregimi pėr kėtė e gjejmė nė Ungjijtė sinoptikė ( referencat: Mateu, Marku, Luka), kurse Ungjilli i katėrt na jep hollėsira plotėsuese". (Referenca: Gjoni). Nė artikullin "Eukaristia", po ky autor shkruan: "Themelimi i Eukaristisė ėshtė dhėnė shkurt ne tre Ungjijtė e parė: nė katekizmin apostolik kjo ēėshtje ka qenė me rėndėsi tė dorės sė parė. Shėn Gjoni i ka bėrė plotėsimet e nevojshme nė kėto tregime tė ngjeshura duke e pėrcjellur fjalimin e Jezusit mbi bukėn dhe verėn ( 6, 32-38)". Prandaj, komentuesi nuk e pėrmend se Gjoni nuk e transmeton themelimin e Ekuristisė nga Jezusi. Autori flet pėr "hollėsira plotėsuese", por nuk ėshtė fjala pėr hollėsira qė do ta plotėsonin themelimin e Eukaristisė (thjesht, bėhet fjalė pėr larjen e kėmbėve tė apostujve). Sa i pėrket "bukės sė jetės", pėr tė cilėn flet komentuesi, kėtu ėshtė fjala pėr evokimin e Jezusit - jashtė Darkės sė fundit - tė dhuratės sė pėrditėshme hyjnore "mannėn" (bukėn) nė shkretėtirė, nė kohėn e daljes sė hebrejve nga Egjipti, dalje tė cilėn e udhėhoqi Moisiu - evokim pėr tė cilin flet vetėm Gjoni. Me tė vėrtetė nė fragmentin vijues tė Ungjillit tė tij Gjoni pėrmend aludimin e Jezusit nė Eukaristinė, nė formė tė njė digresioni pėr bukė, por asnjėri nga ungjilltarėt e tjerė nuk flet pėr kėtė episod.

    Kėshtu, mund tė habitemi njekohėsisht me heshtjen e Gjonit lidhur me atė qė transmetojnė tre ungjilltarėt e tjerė dhe heshtjen e tyre lidhur me atė qė Jezusi, sipas Gjonit , e paralajmėroi.

    Komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re, e pranojnė kėtė zbrazėti nė Ungjillin sipas Gjonit, por gjejnė kėtė shpjegim pėr mungesėn e tregimit mbi themeimin e Eukaristisė: "Nė njė mėnyrė tė pėrgjithshme, Gjoni nuk i kushton kujdes aspak traditave dhe institucioneve tė Izraelit tė vjetėr, gjė qė ndoshta e ka shtyrė tė mos tregojė rrėnjosjen e Eukaristisė nė liturgjinė e Pashkėve". Si tė besojmė se mungesa e interesit pėr liturgjinė e pashkėve hebraike e ka shtyrė Gjonin mos tė flasė mbi themelimin e aktit bazė tė liturgjisė sė fesė sė re?

    Problemi aq shumė i habit egzegetėt, saqė teologėt vrasin mendjen pėr tė gjetur forma mė tė hershme ose tė ngjashme tė Eukaristisė nė episodet nga jeta e Jezusit, pėr tė cilat flet Gjoni. Kėshtu pėr O. Culmannin, nė librin e tij "Besėlidhja e Re" (Le Nouveau Teatament) "Ēudia nė Kanė dhe shumėzimi i bukėve e parafigurojnė sakramentin e Darkės sė Fundit tė Shenjtė" (" Eukaristinė"). Tė pėrkujtojmė se nė Kanė ėshtė bėrė fjalė pėr kthimin e ujit nė verė, pasi qė kjo pije ka munguar nė njė dasėm ( mrekullia e parė e Jezusit, tė cilėn e pėrmend vetėm Gjoni (2, 1-12). Sa i pėrket shumėzimit tė bukėve (Gjoni, 6, 1-13),qėllimi i tij ka qenė tė ushqejė 5.000 njerėz me 5 bukė. Gjoni pėr kėto ngjarje nuk ka bėrė ndonjė komentim tė posaēėm, prandaj krahasimi ėshtė imagjinatė e pastėr e egzegetėve. Nuk shihet shkaku i lidhjes qė e vendos ai dhe njėkohėsisht stepemi kur i njėjti autor thotė se shėrimi i njė personi tė paralizuar dhe njė tė verbri tė lindur "paralajmėrojnė kryqėzimin", kurse "uji dhe gjaku, qė pas vdekjes sė Jezusit rrjedhin nga ijet e tij, bashkohen nė njė ngjarje" qė ēon nė kryqėzimin dhe nė Eukaristi.

    Njė krahasim tjetėr i tė njėjtit ekzeget lidhur me Eukaristinė e ka cituar R.P. Roge nė librin e tij "Hyrje nė Ungjij" (Initiation a l' Evangile): "Disa teologė biblikė si Oscar Culmann, shkruan ai, nė tregimin mbi larjen e kėmbėve, para Darkės sė fundit, shohin ngjashmėrinė simbolike tė themelimit tė Eukaristisė ..."

    Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet baza mbi tė cilėn mbėshteten tė gjitha kėto krahasime qė i kanė shpikur komentuesit nė mėnyrė qė mė lehtė tė pranohet zbrazėtia habitėse nė Ungjillin sipas Gjonit.



    DĖFTIMI I JEZUSIT TĖ RINGJALLUR



    Shembulli i fantazisė sė dorės sė parė nė tregim ėshtė pėrmendur qė mė parė nė Ungjillin sipas Mateut, me pėrshkrimin e tij tė fenomeneve jonormale qė e kanė shoqėruar vdekjen e Jezusit. Ngjarjet qė pasuan pas ringjalljes do tė japin lėndė jo vetėm pėr tregime kontradiktore, po edhe pėr tregime ekstravagante te tė gjithė ungjilltarėt.

    R.P. Roge, nė librin e tij "Hyrje nė Ungjij" (Initiation a l' Evangile), nė faqen 182, na jep shembuj tė konfuzionit, pėrshtjellimit dhe kontradiktės qė ka nė shkrimet:

    Lista e grave qė kanė ardhur tek varri nuk ėshtė plotėsisht e njėjtė nė tė tre Ungjijtė sinoptikė. Te Gjoni ėshtė vetėm njė Maria nga Magdalena. Por ajo flet nė shumės sikur tė ketė shoqe me vete: "Ne nuk dimė ku e kanė vendosur". Te Mateu, ėngjėlli i paralajmėron gratė se do tė shohin Jezusin nė Galile. Pak mė vonė, Jezusi ju del pėrpara pranė varrit tė tij. Luka duket se e ka hetuar kėtė vėshtirėsi dhe deri diku e ka ndrequr burimin e vet. Ėngjėlli thotė: "Kujtohuni ēfarė ju tha kur ishte nė Galile..." Dhe vėrtetė, Luka i pėrmend vetėm tri dėftime... "Gjoni vendos dy dėftime nė distancė prej tetė ditėsh, nė shtėpinė nė Jeruzalem; pastaj, pėr herė tė tretė, afėr liqenit, dmth nė Galile. Mateu ka vetėm njė dėftim, nė Galile". Komentuesi e heq nga ky hulumtim fundin e Ungjillit sipas Markut, i cili flet pėr dėftimet, sepse mendon se ai ėshtė “pa dyshim i dorės sė dytė”.

    Tė gjitha kėto fakte janė nė kundėrshtim me pėrmendjen e dėftimeve tė Jezusit nė letrėn e parė tė Palit drejtuar Korintasve (15, 5-7), para mė shumė se 500 vetave njėkohėsisht, para Jakobit dhe tė gjithė apostujve, duke mos e harruar edhe vetė Palin.

    Ėshtė e habitshme se si pas kėsaj, nė tė njėjtin libėr R..Roge stigmatizon "fantazmagoritė frazeologjike dhe fėminore tė disa apokrifeve" mbi ringjalljen. Nė tė vėrtetė, a thua kėto shprehje nuk i pėrgjigjen plotėsisht Mateut dhe vetė Palit, i cili ėshtė nė kontradiktė tė plotė me ungjilltarėt e tjerė lidhur me dėftimin e Jezusit tė ringjallur?

    Pėveē kėsaj, egziston njė kundėrshtim mes tregimit nga Vepra e Apostujve, autor i tė cilit ėshtė ungjilltari Luka, mbi dėftimi e Jezusit para Palit dhe tė asaj qė Pali na tregon shkurtimisht pėr kėtė. Kjo e ka shtyrė R.P. Kannengieserin qė nė librin e tij "Besimi nė Ringjallje, Ringjallje e Besimit" (1974) tė thotė se Pali "dėshmitari i vetėm i ringjalljes sė Krishtit, zėri i tė cilit depėrton drejpėrdrejt deri te ne me anė tė shkrimeve tė tij kurrė nuk flet pėr takimin e tij personal me tė Ringjallurin" - "Ai mė me qejf ia ndalon vetes qė ta pėrshkruaj".

    Kundėrshtimi mes Palit, dėshmitarit tė vetėm, por tė dyshimtė, dhe tė Ungjijve ėshtė i hapėt.

    O. Culmanni, nė librin e tij "Besėlidhja e Re" i shėnon kundėrthėniet ndėrmjet Lukės dhe Mateut, meqė i pari kėto dėftime i vendos nė Jude, kurse tjetri nė Galile.

    Sa i pėrket kudėrthėnies Luka-Gjoni, tė rikujtojmė se episodi qė tregon Gjoni (21, 1-14) mbi bregun e liqenit tė Tiberiadit, i cili, pastaj, do tė zėrė aq shumė peshq, saqė nuk do tė mund t'i mbartė, ėshtė vetėm pėrsėritje e peshkimit tė ēuditshėm nė po atė vend, nė ngjallje tė Jezusit, pėr tė cilin flet Luka nė (5, 1-11).

    R.P. Roge nė librin e tij na bind lidhur mė kėto dėftime se "kjo mungesė lidhshmėrie, kjo paqartėsi, ky pėrshtjellim fusin besim" pasi tė gjithė kėto fakte tregojnė se ungjilltarėt nuk janė marrė vesh, sepse pėr ndryshe nuk do ta kishin lėnė pa i kurdisur violinat e veta. Rezonimi ėshtė i habitshėm. Vėrtetė, tė gjithė ata, gjithashtu, kanė mundur t'i transmetojnė me sinqeritet tė plotė t'i percjellin traditat e bashkėsive tė veta plotėsisht tė romantizuara, pa dijen e tyre: si tė mos arrijmė deri te ky supozim kur ka aq shumė kundėthėnie dhe gjėra tė pabesueshme nė parashikimin e ngjarjeve?

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    SHĖLBIMI I JEZUSIT

    Kundėrthėniet vazhdojnė deri nė fund tė tregimeve, pasi as Gjoni, as Mateu nuk e pėrmendin Shėlbimin e Jezusit. Pėr tė flasin vetėm Marku dhe Luka.
    Sipas Markut ( 16, 19) Jezusi "u ngrit nė qiell dhe rri nė tė djathtė tė Hyjit", pa saktėsuar datėn lidhur me ringjalljen e tij, por duhet vėrejtur se fundi i Ungjillit sipas Markut, qė pėrmban kėtė fjali, nuk ėshtė autentik, por, sipas R.P.Roge, ėshtė tekst "i shtuar mė vonė", edhe pse pėr Kishėn ėshtė kanonik!
    i vetmi mbetet Luka i cili nė njė tekst tė pakontestueshėm evokon episodin e Shėlbimit (24, 51): "Jezusi u nda prej tyre dhe u ngrit nė qiell". Ungjilltari e ka vendosur ngjarjen nė fund tė tregimit mbi ringjalljen dhe dėftimin e tė njėmbėdhjetėve. Hollėsirat e tregimit ungjillor implikojnė se Shėlbimi ka ndodhur nė ditėn e ringjalljes. Por nė Veprat e Apostujve, Luka -i cili pėr tėrė boten ėshtė autor i tyre- pėrshkruan (1, 2, 3) dėftimin e Jezusit para apostujve ndėrmjet Mundimit dhe Shėbimit me kėto shprehje: "Atyre pas mundimit tė tij gjithashtu ju ofroi shumė dėshmi se ėshtė i gjallė: iu dėftua dyzet ditė dhe u foli pėr mbretėrinė e Hyut". Kjo fjali nga Vepra e Apostujve shėrbeu pėr caktimin e kremtes sė krishterė tė Shėlbimit dyzet ditė pas Pashkėve, kur kremtohet Ringjallja. Data ėshtė caktuar nė kundėrshtim me Ungjillin sipas Lukės; asnjė tekst ungjillor nuk e arsyeton.

    I krishteri habitet kur e kupton kėtė gjėndje, sepse kundėrthėnia ėshtė e qartė. Pėrkthimi Ekumenik i Biblės, Besėlidhja e Re, prapė i pranon faktet, por nuk flet gjerėsisht mbi kundėrthėniet, duke u kėnaqur me atė qė ta pėrmend rėndėsinė qė kanė pasur kėto dyzet ditė pėr misionin e Jezusit. Komentuesit qė dėshirojnė tė shpjegojnė ēdo gjė dhe t'i pajtojnė tė papajtueshmet, me kėtė rast na ofrojnė interpretime tė ēuditshme.

    Kėshtu krahasimi i katėr Ungjijve, botim i Shkollės Biblike tė Jeruzalemit, i vitit 1972, pėrmban (lib. 2, fq. 451) komentime tepėr tė habitshme.

    Vetė fjala shėlbim ėshtė kritikuar me kėto shprehje: "Vėrtet, nuk ka ndodhur shėlbimi nė kuptimin fizik, sepse Zoti nuk ėshtė mė "lart, por poshtė".(sic). Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet kjo vėrejtje, sepse ėshtė e vėshtirė tė merret me mend si do tė mund tė shprehej Luka ndryshe.

    Nė njė vend tjetėr, autori i komentimit sheh "mjeshtėrinė letrare" nė faktin se nė "Veprat ėshtė thėnė se shėlbimi ka ndodhur dyzet ditė pas ringjalljes"; e ashtėquajtura "shkathtėsi" ka "pėr qėllim qė tė theksojė se si periudha e dėftimeve tė Jezusit nė tokė po i afrohet fundit". Por, shton ai, nė Ungjillin sipas Lukės "ngjarja ėshtė vendosur nė mbrėmjen e tė dielės sė Pashkėve (Ringjalljes), pasi qė ungjilltari nuk lė aspak interval ndėrmjet episodeve tė ndryshme pėr tė cilat flet, pas zbulimit tė varrit tė zbrazėt nė mėngjes, pas ringjalljes..."- "... a nuk ėshtė kjo mjeshtri letrare, qėllimi i tė cilės ėshtė qė tė lėrė pak distancė nė kohė pėr dėfitimin e tė ringjallurit?" (sic).

    Ndjenja e hutisė qė shkaktojnė interpretimet e kėtilla ėshtė edhe mė e qartė nė librin e R.P.Roge, i cili dallon ...dy shėlbime!

    "Derisa Shėlbimi, nga pikėpamja e Jezusit, koincidon me Ringjalljen, ai, nga pikėpamja e nxėnėsve, ka ndodhur vetėm atėherė kur Jezusi pushon plotėsisht t'ju manifestohet nė mėnyrė qė t'u dėrgohet Shpirti dhe tė fillojė koha e Kishės".

    Lexuesi i cili nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė suptilitetin teologjik tė argumentit tė tij, i cili nuk ka asnjė fije bazė biblike, autori ia drejton njė vėrejtje tė pėrgjithshme, model tė llafazanėrisė apologjetike:

    "Kėtu, si edhe nė shumė raste tė tjera tė ngjashme, problemi duket i pazgjithshėm vetėm nėse pohimet e Shkrimeve kuptohen shprehimisht, materialisht, duke harruar domethėnien e tyre fetare. Nuk ėshtė fjala krijimin e realitetit tė fakteve nė simbolizimin e pabazė, por pėr kėrkimin e intencės teologjike tė atyre tė cilėt pėr ngjarjet shqisore na zbulojnė tė fshehtat duke na dhėnė shenja tė papėrshtatshėm me ndijimet e ngulitura tė shpirtit tonė”.





    BISEDIMET E FUNDIT TĖ JEZUSIT - MBROJTĖSI NGA UNGJILLI SIPAS GJONIT



    Gjoni ėshtė ungjilltari i vetėm, i cili, nė pėrfundim tė Darkės sė Fundit tė Jezusit dhe para arrestimit tė tij, tregon episodin mbi bisedėn e fundit me apostujt, e cila pėrfundon me njė fjalim tepėr tė gjatė: katėr kapituj tė Ungjillit sipas Gjonit (14 -17) i janė kushtuar kėsaj ngjarje qė nuk shėnohet fare nė Ungjijtė e tjerė. Por, prapė, nė to trajtohen ēėshtje me interes, prespektivat e tė ardhmes me rėndėsi themelore, tė shprehura me tėrė madhėsinė dhe madhėshtinė qė e karakterizojnė kėtė skenė lamtumirėse tė Mėsuesit me nxėnėsit.

    Si mund tė shpjegohet ajo se te Mateu, Marku dhe Luka mungon tregimi mbi njė lamtumirė aq tė prekshme, e cila pėrmban testamentin shpirtėror tė Jezusit? Mund tė bėhet kjo pyetje: a mos ka egzistuar mė parė teksti tek kėta tre ungjilltarė? A mos ėshtė hequr mė vonė? Dhe pse? Tė themi shkurt se nuk mund tė jepet asnjė pėrgjigje: misteri mbetet i plotė lidhur me kėtė zbrazėti tė madhe nė tregimin e tre ungjilltarėve tė parė.

    Ajo qė dominon nė tregim - ėshtė e kuptueshme nė bisedėn mė tė madhėrishme - ėshtė prespektiva e tė ardhmes sė njerėzve qė e evokon Jezusi dhe kujdesi i Mėsuesit qė t'u drejtojė nxėnėsve tė vet, e nėpėrmjet tyre tėrė njerėzimit, porositė dhe urdhėrat e veta dhe mė nė fund tė caktojė kush do tė jetė udhėheqėsi i cili njerėzit duhet patjetėr t'i shkojnė pas kur ky tė largohet. Vetėm teksit i Ungjillit sipas Gjonit e quan me emrin grek Parakletos, qė nė frengjisht ėshtė bėrė Paraclet. Ja disa nga fragmentet mė qenėsore sipas Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re:

    "Nėse mė doni, do t'i zbatoni urdhėrat e mi. Unė do t'i lutem Atit dhe Ai do t'ju japė njė mbrojtės tjetėr" (14,15 -16)

    Ēfarė do tė thotė Mbrojtės? Teksti i Ungjillit sipas Gjonit, qė e kemi tani, e shpjegon kuptimin e tij me kėto fjalė:

    "E Shpirti i Shenjtė - Mbrojtėsi, tė cilin Ati do t'jua dėrgojė nė emrin tim, do t'ju mėsojė tė gjitha dhe do t'ju rikujtojė gjithēka qė u kam thėnė". (14, 26)

    "Ai do tė dėshmojė pėr mua". (15, 26)

    "Ėshtė mė mirė pėr ju tė shkoj, sepse po s'shkova Mbrojtėsi nuk do tė vijė te ju, kurse po tė shkoj, do ta dėrgojė te ju. E kur tė vijė Ai do t'ja dėshmojė botės mashtrimin lidhur me mėkatin, drejtėsinė dhe gjykimin ..." (16, 7-8).

    "E kur tė vijė Ai - Shpirti i sė Vėrtetės - Ai s’do t'ju flasė prej vetvete, por do tė flasė atė qė do tė dėgjojė dhe do t'ju zbulojė tė ardhmen. Ai do tė mė lavdėrojė mua..." (16, 13-14).

    (Tėrheqim vėrejtjen se fragmentet nga kreu 14-17 tė Ungjillit sipas Gjonit, tė cilėt nuk i kemi cituar kėtu, nuk e ndryshojnė aspak kuptimin e pėrgjithshėm tė kėtyre citateve).

    Nėse lexohet shpejt e shpejt, teksti francez qė pėrcakton identitetin e fjalės greke Paraclet me Shpirtin e Shenjtė, me tė shumtėn nuk e tėrheq vėmendjen. Pėr mė tepėr qė nėntitujt e tekstit, tė cilėt pėrdoren pėrgjithsisht nė pėrkthimet dhe nė tekstet e komentimeve nė veprat popullarizuese, e orientojnė lexusin drejt kuptimit qė ortodoksia e mirė dėshiron t'u japė kėtyre fragmenteve. Nėse do tė haset nė ēfarėdo vėshtirsie nė kuptimin e tij, sa saktėsi do tė gjendej aty qė t'ja bėjnė tė gjitha shpjegimet, sikurse ato tė A.Tricotit qė i jep nė Fjalorin e vogėl tė Besėlidhjes sė Re. Nga pena e kėtij komentuesi, nė artikullin "Mbrojtėsi", me tė vėrtetė mund tė lexohet kjo qė vijon:

    "Kėtė emėr ose titull tė tanskriptuar nga greqishtja nė frengjisht e pėrdor vetėm shėn Gjoni nė Besėlidhjen e Re: katėr herė kur e jep fjalimin e Jezusit pas "Darkės sė Fundit ""(14, 16dhe 26; 15, 26; 16, 7) dhe njė herė nė letrėn e vet tė parė (2, 1). Nė Ungjillin sipas Gjonit fjala ėshtė pėr Shpirtin e Shenjtė dhe pėr mesazhin e Krishtit. "Paraclet" ka qenė emėrtimi tė cilin hebrjtė helenė tė shekullit I e kanė pėrdorur me kuptimin ndėrmjetėsues, mbrojtės (...) Jezusi paralajmėron se Shpirti do tė dėrgohet nga Ati dhe i Biri dhe misioni i tij do tė zėvendėsojė Birin nė rolin e ndihmėsit mision tė cilin e ka kryer nė dobi tė nxėnėsve tė vetė gjatė jetės sė tij tė vdekshme. Shpirti do tė ndėrhyjė dhe do tė veprojė si zėvendėsim pėr Krishtin nė cilėsinė e mbrojtėsit ose tė ndėrmjetėsuesit tė plotėfuqishėm".

    Ky koment e bėn Shpirtin e Shenjtė udhėheqės tė fundit tė njerėzve pas zhdukjes sė Jezusit. A pėrputhet ky me tekstin sipas Gjonit?

    Duhet bėrė pyetja sepse a priori duket e ēuditshme qė Shpirti i Shenjtė mund tė pėrshkruhet me paragrafin qė e cituam mė sipėr: "Ai nuk do tė flasė prej vetevtes, por do tė flasė atė qė dėgjon dhe do t'u shpallė tė ardhmen".

    Duket se ėshtė e pakonceptueshme qė Shpirti i Shenjtė t'i pėrshkruhen cilėsi tė tilla se ai "flet dhe thotė atė qė dėgjon"...Sa di unė, kjo pyetje qė na imponon logjika, pėrgjithėsisht nuk ėshtė objekt i komentimit.

    Qė tė kemi njė pasqyrė tė saktė mbi problemin, duhet t'i referohemi tekstiti themelor grek, gjė qė ėshtė me rėndėsi sepse ėshtė vėrtetuar se ungjilltari Gjon ka shkruar greqisht e jo nė ndonjė gjuhė tjetėr. E kemi konsultuar tekstin grek nga “Novum Testamentum graece”35.

    Ēdo kritikė serioze e teksteve niset nga kėrkimi i varianteve. Kėtu duket se nė tė gjitha dorėshkrimet e njohura tė Ungjillit sipas Gjonit nuk ka ndonjė variant tjetėr qė do tė mund tė ndryshonte kuptimin e fjalisė, pėveē asaj tė fragmentit 14, 26, nga versioni i njohur nė gjuhėn sirishte tė vjetėr,e quajtur Palimpsest36. Kėtu nuk pėrmendet Shpirti i Shenjtė, por vetėm Shpirti. A thua shkruesi e ka harruar thjesht, apo i ballafaquar me njė tekst pėr kopjim, sipas tė cilit Shpirti i Shenjtė do tė dėgjonte dhe do tė fliste, nuk ka pasur guxim atė qė i ėshtė dukur absurde? Pėveē kėsaj vėrejtjeje, nuk ka arsye tė ngulim kėmbė nė variante tė tjera, pėveē nė variante gramatikore tė cilat nuk ndryshojnė aspak kuptimin e pėrgjithshėm. Ėshtė me rėndėsi se kjo qė u tha kėtu lidhur me kuptimin e saktė tė fjalėve “tė dėgjojė” dhe “tė flasė” vlen pėr tė gjithė dorėshkrimet e Ungjijve sipas Gjonit.

    Folja “tė dėgjojė” nga pėrkthimi frėng ėshtė folja greke “acouo” qė do tė thotė percipimi i tingujve. Ajo, pėr shembull, nė frengjisht e ka dhėnė fjalėn “acoustique” (akustik), nė anglisht “acoustics”, qė ka kuptimin e shkencės mbi tingujt.

    Folja “tė flasė” nga pėrkthimi frėng ėshtė folja greke “laleo”, qė ka kuptim tė pėrgjithshėm emitimi i tingujve, kurse kuptim tė veēantė “tė flasė”. Kjo folje pėrsėritet shpesh nė tekstin grek tė Ungjijve pėr tė shėnuar ndonjė deklaratė solemne tė Jezusit gjatė predikimit tė tij. Domethėnė, duket se shpjegimi qė u bėhet njerėzve, pėr tė cilin bėhet fjalė kėtu, nuk konsiston nė frymėzimin qė do tė vinte nga Shpirti i Shenjtė, por ai ka cilėsi tė qartė materiale pėr shkak tė nocionit tė emitimit tė tingullit qė lidhet me fjalėn greke, e cila e pėrkufizon.

    Dy foljet greke “akouo” dhe “laleo” pėrkufizojnė veprime konkrete qė mund tė lidhen vetėm me qėnien e paisur me organin e tė folurit. Prandaj, nuk ėshtė e mundur tė aplikohen nė Shpirtin e Shenjtė, pėrkatėsisht nuk mund tė jenė cilėsi tė Shpirtit tė Shenjtė.

    Domethėnė, ashtu siē na e kanė pėrcjellur dorėshkrimet greke, teksti i kėtij fragmenti, i njė fjalie tė vetme, e cila nė Ungjillin sipas Gjonit pėrcakton identitetin ndėrmjet Mbrojtėsit dhe Shpirtit tė Shenjtė: (14,26) “E Shpirti i Shenjtė-Mbrojtės, tė cilin Ati do t’ua dėrgojė nė Emrin tim ...” ėshtė krejtėsisht i pakuptueshėm nėse e pranojmė shprehimisht si Shpirt i Shenjtė.

    Por nėse e heqim fjalėn Shpirti i Shenjtė (to pneuma to agion) nga kjo fjali, atėherė i tėrė teksti i Gjonit bėhet i qartė. Ai nė fund fundit ėshtė konkretizuar me njė tekst tjetėr tė ungjilltarit, me letrėn e parė, nė tė cilėn Gjoni pėrdor tė njėjtėn fjalė “Mbrojtėsi” pėr ta treguar thjesht Jezusin si ndėrmjetsues te Zoti. Dhe kur Jezusi sipas Gjonit, thotė: ( 14, 16) “Unė do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju japė njė Mbrojtės tjetėr”, ai do tė thotė se njerėzve do t’u dėrgohet njė ndėrmjetėsues “tjetėr” te Zoti, si ka qenė edhe ai vetė gjatė jetės sė tij tokėsore.

    Logjikisht kemi arritur deri aty qė nė Mrojtėsin sipas Gjonit tė shohim qėnie njerėzore, siē ka qenė dhe Jezusi, tė paisur me aftėsinė e tė dėgjuarit dhe me aftėsinė e tė falurit, me aftėsitė tė cilat teksti grek i implikon formalisht. Domethėnė Jezusi paralajmėron se Zoti mė vonė do tė dėrgojė njė qėnie njerzore nė Tokė nė mėnyrė qė ai tė luajė rolin qė ia ka pėrcaktuar Gjoni dhe i cili, me njė fjalė, ėshtė roli i profetit qė dėgjon zėrin Hynor dhe u pėrsėrit njerėzve porosinė e tij. Kėshtu ėshtė interpretimi logjik i tekstit tė Gjonit, nėse fjalive u jepet kuptimi i vėrtetė.

    Prania e sintagmės “Shpirti i Shenjtė” nė tekstin qė e kemi sot do tė mund tė zbulonte shumė mirė njė shtojcė tė mėvonshme krejtėsisht tė qėllimshme, qėllimi i sė cilės ėshtė modifikimi i kuptimit tė mirėfilltė tė njė fragmenti, i cili, me paralajmėrimin e ardhjes sė njė profeti pas Jezusit, ka qenė nė kundėrshtim me mėsimet e kishave tė krishtera qė lindėn dhe tė cilat dėshiruan qė Jezusi tė jetė profeti i fundit.



    PĖRFUNDIMET



    Faktet qė i pėrmendėm kėtu dhe komentimet e cituara tė ekzegetėve tė krishterė shumė tė njohur i demantuan pohimė e ortodoksisė qė mbėshteten nė linjėn e miratuar nga koncili i fundit nė lidhje me hitorikun absolut tė Ungjijve: se ata pėrcjellin me vėrtetėsi atė qė vėrtetė e ka bėrė dhe atė qė ka mėsuar Jezusi.

    Arugumentet qė i paraqitėm u takojnė kategorive tė ndryshme.

    Para sė gjithash, t’i marrim vetėm citatet nga Ungjijtė qė tregojnė kundėrthėnie tė hapėta. Nuk mund tė besohet nė dy fakte qė kundėrshtojnė njėri-tjetrin. Nuk mund tė pranohen disa gjėra dhe pohime tė pabesueshme qė janė nė kundėrshtim me faktet tė cilat nė sajė tė njohurive bashkėkohore janė vėrtetuar nė mėnyrė tė pėrkryer. Dy gjenealogjitė e Jezusit, qė i gjejmė nė Ungjijtė, dhe tė pavėrtetat qė implikojnė ato, janė krejtėsisht demostrative nė kėtė pikėpamje.

    Shumė tė krishterė nuk dinė pėr kėto kundėrthėnie, gjėra tė pabesueshme dhe tė papėrputhshme me shkencėn bashkėkohore dhe habiten kur i zbulojnė, aq shumė janė nėn ndikimin e leximit tė komentimeve qė ofrojnė shpjegime subtile, tė cilat janė nė gjendje t’i qetėsojnė me ndihmėn e lirizmit apologjetik. Kemi dhėnė shumė shembuj karateristikė tė mjeshtrisė sė disa apologjetėve pėr ta maskuar atė qė me turp e quajnė “vėshtirėsi”. Vėrtet janė shumė tė rralla fragmentet nga Ungjijtė qė pranohen si joautentikė, kurse Kisha i ka shpallur zyrtarisht si kanonikė.

    Sipas R.P.Kannengiesser punimet shkencore tė kritikės bashkėkohore tė teksteve kanė zbuluar tė dhėna qė paraqesin “revolucionin e metodave ekzegete” dhe ēojnė deri aty qė “mė mos tė kuptohen shprehimisht” faktet “e shkruara sipas rasteve” ose “ luftarakisht” qė Ungjijtė i paraqesin pėr Jezusin. Njohuritė bashkėkohore, pasi e kanė ndriēuar historinė judeo-krishtere dhe tė rivalitetit ndėrmjet bashkėsive, shpjegojnė ekzistimin e fakteve qė i habisin lexusin e kohės sonė. Mė nuk mund tė mbrohet pikėpamja mbi ungjilltarėt dėshmitarė, por kėtė e mbrojnė edhe mė tej shumė tė krishterė. Punimet e Shkollės Biblike tė Jeruzalemit (R.P. Benoid dhe R. P. Boismard) tregojnė shumė mirė se Ungjijtė kanė qenė shkruar, rishkruar dhe pėrmirėsuar shumė herė. Kėshtu ata e kanė tėrhequr vėmendjen e lexuesit se “nė mė shumė se njė rast duhet tė heqin dorė nga ajo se po e dėgjojnė drejt pėr drejt zėrin e Jezusit”.

    Karakteri historik i Ungjijve nuk ėshtė kontestues, por kėto dokumenta, ndėrmjet tregimeve qė i pėrkasin Jezusit, na informojnė mbi mentalitetin e autorėve, tė cilėt janė gojėtarė tė traditės sė bashkėsive tė krishterė primitive tė cilave u takojnė, e posaēėrisht mbi luftat ndėrmjet judeo-krishterėve dhe Palit: punimet e kardinal Danielit janė meritore pėr kėto ēėshtje.

    Atėherė si tė habitemi qė ungjilltarėt, qėllimi i tė cilėve ėshtė tė mbrojnė njė pikėpamje personale, i ndryshojnė disa ngjarje nga jeta e Jezusit, si tė habitemi me heshtjen e disa ngjarjeve, si tė habitemi me karakterin romanizues tė pėrshkrimeve tė disa tė tjerave?

    Kemi arritur deri aty sa Ungjijtė t’i krahasojmė me kėngėt tona tė trimėrisė tė letėrsisė mesjetare. Krahasimi qė mund tė bėhet me “Kėngėn mbi Rolandin”, mė tė njohurėn nga tė gjitha, e cila nė mėnyrė tė romanizuar e paraqet njė ngjarje tė vėrtetė, ėshtė sugjestiv. A dihet gjė pėr atė tregimin e njė episodi autentik: mbi pritėn qė i ėshtė ngritur tėrheqejes sė Karlit tė madh, tė cilėn e ka drejtuar Rolandi, nė grykėn e Roncevoksit? Ky episod me rėndėsi dytėsore sipas kronikės historike (Eginhard), ka ndodhur mė 15 gusht 778; Ai ėshtė shndėrruar nė njė vepėr tepėr tė madhe trimėrie, sa njė betejė e luftės sė shenjtė. Tregimi ėshtė fantastik, por, kjo fantazi nuk mund ta errėsojė realitetin e njė betejė qė Karli i Madh ka qenė i detyruar ta ndėrmarrė pėr t’i siguruar kufijtė e vet nga pėrpjekja e popujve tė tjerė pėr depėrtim: kėtu qėndron origjinalja, por mėnyra epike e rrėfimit nuk e shlyen.

    E njėjta gjė vlen edhe pėr Ungjijtė: fantazmagoritė e Mateut, kundėrthėniet e hapta mes Ungjijve, gjėrat e pabesueshme, mospėrputhjet me tė arriturat e shencės bashkėkohore, ndryshimet e vazhdueshme nė tekste, bėjnė qė Ungjijtė tė kenė kapituj dhe fragmente qė vetėm e zbulojnė imagjinatėn e njeriut. Por kėto mangėsi nuk e vėnė nė dyshim ekzistimin e misionit tė Jezusit: dyshimet rrinė pezull vetėm mbi zhvillimin e atij misioni.







    KURANI DHE SHKENCA BASHKĖKOHORE



    I

    HYRJE



    Njė lidhje e tillė e Kur'anit dhe shkencės bashkėkohore a priori habit sepse bėhet fjalė pėr pėrputhjen e jo pėr mospėrputhjen. Po a thua krahasimi i njė libri fetar me pikėpamjet profane nė tė cilat mbėshtet shkenca nuk duket nė sytė e shumicės si diēka paradoksale nė kohėn tonė? Me tė vėrtetė, sot shkencėtarėt, pėveē nė disa pėrjashtime, janė tė frymėzuar me teori materialiste dhe shpesh janė indiferent ose kanė njė urrejtje ndaj ēėshtjeve fetare, qė ata i konsiderojnė si tė bazuara nė legjenda. Pėr mė tepėr, kur nė vendet tona Perėndimore flitet pėr shkencėn dhe fenė, diptikun fetar e pėrfshijnė vetėm besimin hebraik dhe krishtėrimin, por as qė mendohet fare pėr ta futur edhe Islamin. Pėr tė, nė fund tė fundit, janė dhėnė mendime aq tė pasakta, tė cilat janė mbėshtetur nė pikėpamje tė gabuara, kėshtu qė sot ėshtė shumė vėshtirė tė paraqitet njė pasqyrė lidhur me atė se ē'ėshtė nė tė vėrtetė Islami.

    Siē duket, si hyrje tė ēdo konfrontimi tė Shpalljes Islame me shkencėn, ėshtė absolutisht e nevojshme tė jepet njė pasqyrė e shkurtėr e njė feje qė ėshtė aq pak e njohur nė vendet tona.

    Tė gjitha gjykimet e gabuara qė janė bėrė pėr Islamin nė Perėndim janė rezultat e mosnjohjes dhe i njollosjes sistematike. Por e pavėrteta mė e rėndė qė ėshtė pėrhapur janė tė pavėrtetat qė kanė tė bėjnė me faktet, sepse nėse mashtrimet nė gjykime mund tė falen, paraqitja e fakteve nė kundėrshtim me tė vėrtetėn nuk mund tė falet. Njeriu ēmeritet kur nė veprat mė serioze, qė janė shkruar nga autorė shumė kompetentė, lexon fragmente tė pavėrteta. Ja njė shembull: nė Encyklopedia Unviersalis, libri 6 artikulli "Ungjijtė" ėshtė bėrė aludim nė ndryshimin nė raport me Kur'anin dhe autori shkruan: "Ungjilltarėt (...) nuk pretendojnė (...) si Kur'ani qė tė japin autobigrafinė tė cilėn Zoti, pėr ēudi, ja ka diktuar Profetit..." Kur'ani nuk ka kurrėfarė lidhje me autobiografinė: ai ėshtė predikim; sikur autori tė kishte konsultuar pėrkthimin mė tė keq, ai do tė mund tė bindej nė kėtė. Ky konstatim ėshtė aq i kundėr me tė vėrtetėn sikur Ungjijtė t'i pėrkufizonim si tregim mbi jetėn e njė ungjilltari. Pėr kėtė tė pavėrtetė mbi Kur'anin ėshtė fajtor njė profesor i Fakultetit Teologjik tė Jezuitėve nė Lion! Thėnia e tė pavėrtetave tė kėtij lloji bėn qė tė krijohet pasqyrė e rreme mbi Kur'anin dhe Islamin.

    Ka arsye pėr shpresė, pra, sepse sot fetė nuk janė si dikur tė kthyer nga vetvetja dhe shumė prej tyre kėrkojnė mirėkuptim reciprok. Si tė mos ēuditemi me faktin se nė shkallėn mė tė lartė tė hierarkisė, katolikėt e krishterė pėrpiqen tė vėnė kontakt me muslimanėt, duke u pėrpjekur qė tė shmangin keqkuptimin dhe duke u kujdesur qė t'i reformojnė mendimet jo tė sakta tė pėrhapura mbi Islamin.

    Nė Hyrjen e kėtij libri unė e kam pėrmendur ndryshimin mjaft tė rėndėsishėm qė ka ndodhur viteve tė fundit dhe e kam pėrmendur njė dokument qė ka dalė nga Sekretariati i Vatikanit pėr jo tė krishterėt, i quajtur: "Orientimet pėr dialog ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve", njė dokument tepėr i rėndėsishėm pėr qėndrimin e ri qė ėshtė mbajtur ndaj islamit. "Ai kėrkon, - lexojmė nė botimin e tretė (1970) tė kėtij studimi, - revizionin e qėndrimit tonė ndaj tij dhe kritikėn e paragjykimeve tona... Duhet tė merremi mė parė me atė qė shkallė-shkallė tė ndryshojmė mentalitetin e vėllezėrve tanė tė krishterė. Kjo ėshtė para sė gjithash e rėndėsishme". Duhet tė heqim dorė nga "paraqitja e vjetėruar qė ėshtė trashėguar nga e kaluara dhe e shtrembėruar me paragjykime dhe shpifje... tė pranohen padrejtėsitė nė raport me muslimanėt pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjės Perėndimi i krishterė"37. Dokumenti i Vatikanit, i cili ka gati njėqind e pesėsdhjet faqe, nė kėtė mėnyrė pėrhap demantimin e mendimeve klasike qė tė krishterėt i kanė pasur mbi Islamin dhe tregon ē'ėshtė ky dokument nė tė vėrtetė.

    Me titullin "Tė lirohemi nga paragjykimet tona mė tė mėdha", autorėt e kėtij dokumenti ua drejtojnė kėtė thirrje tė krishterėve: "Kėtu ne, gjithashtu, duhet tė ndėrmarim njė pastrim tė thellė tė mentaliteteve tona. Ne veēanėrisht mendojmė nė disa gjykime tė gatshme qė i shprehim shpesh dhe shpejtė mbi Islamin. Duket se ėshtė kapitale qė nė asnjė mėnyrė mos t'i kultivojmė nė thellėsi tė zemrave tonė kėto mendime shumė tė ngutshme dhe arbitrare nė tė cilat nuk mund tė njihet muslimani i sinqertė".

    Njėri nga mendimet e tilla arbitrare tė shkallės mė tė lartė ėshtė ai qė na shtyn qė nė gjuhėn tonė tė pėrdorim sistematikisht fjalėn All-llah pėr ta shėnuar Zotin musliman, sikur muslimanėt tė besonin nė njė Zot tjetėr qė nuk ėshtė Zot i krishterė. Nė arabishte fjala All-llah do tė thotė Hyjni; pra ėshtė fjala pėr njė hyjni tė vetme gjė qė implikon qė pėrkthimi korrekt frėnk mund tė japė kuptimin e drejtė vetėm me anė tė fjalės "Zot". Pėr muslimanin All-llahu nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē Zotit tė Moisiut (Musait) dhe tė Jezusit (Isai a.s.).

    Dokumenti i Sekretariatit tė Vatikanit pėr jo tė krishterėt kėmbėngul nė kėtė fakt themelor me kėto fjalė:

    "Duket se ėshtė e kotė mbrohet mendimi, sė bashku me disa Perėndimorė, qė All-llahu me tė ėvrtetė nuk ėshtė Zot! Tekstet e Koncilit kanė dhėnė gjykim tė drejtė pėr njė pohim tė tillė. Do tė ishte vėshtirė tė bėhej njė rezyme mė e mirė pėr besimin Islam nė Zotin se sa e bėn kėtė kjo fjali nė Lumena Gentiuma: "Muslimanėt qė e predikojnė besimin e Abrahamit e adhurojnė sė bashku me ne tė vetmin Zot mėshirėplotė, gjyqtarin e ardhshėm tė njerėzve bė Ditėn e Gjykimit..."

    Prandaj, pėr kėtė arsye, ėshtė e kuptueshme protesta muslimane kundėr zakonit shumė tė shpeshtė qė nė gjuhėt europiane nuk thuhet Zot, por "All-llah"... Muslimanėt e arsimuar e kanė lavdėruar pėrkthimin e D. Massonit me qė nė tė mė nė fund ėshtė shkruar "Zot" e jo "All-llah". Kurse teksti i Vatikanit thotė: "All-lalhu ėshtė e vetmja fjalė qė tė krishterėt e gjuhės arabe e kanė pėr tė shėnuar Zotin".

    Muslimanėt dhe tė krishterėt e adhurojnė njė Zot tė vetėm.

    Dokumenti i Vatikanit pastaj kritikon gjykimet e tjera tė gabuara mbi Islamin.

    Ėshtė shqyrtuar paragjykimi aq i pėrhapur mbi "fatalizmin musliman" dhe, me ndihmėn e citateve nga Kur'ani dokumenti ja ka kundėrvėnė mendimin mbi pėrgjegjėsinė e njeriut qė do tė jetė i gjykuar pėr veprat e veta. Ai tregon se pikėpamja mbi legjislacionin Islamik ėshtė e gabuar dhe ja vė pėrballė pikpamjen mbi sinqeritetin e besimit duke i vituar dy fjali qė kanė qenė tė panjohura plotėsisht nga Perėndimorėt:

    "Nė fe nuk ka dhunė" (S2 - A256)

    "... dhe nuk ju obligoi nė fe me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit." (S22 - A78).

    Pėrfytyrimit tė pėrhapur mbi Islamin si fe tė frikės, dokumenti ja kundėrvė Islamin, si fe tė dashurisė; dashuria ndaj tė afėrmit ėshtė rrėnjosur ndaj besimit nė Zotin. Ai e hedh e poshtė idenė e propagandės sė rreme, sipas tė cilės nuk ekziston morali musliman, si dhe atė, pėr tė cilėn mendojnė njėsoj aq shumė hebrej dhe tė krishterė, mbi fanatizmin musliman; komentimi ėshtė si vijon: "Gjatė historisė sė tij Islami nuk ka qenė aspak mė fanatik se krishterimi kur ka qenė fjala pėr shkaqe politike". Kėtu autorėt citojnė shprehje nga Kur'ani tė cilat shprehje Perėndimorėt i pėrkthejnė gabimisht si "luftė e shenjtė"39 qė nė arabisht do tė thotė "Al xhihad fi sabil All-llah, pėr pėrpjekje nė rrugėn e Zotit", "pėrpjekje nė pėrhapjen e Islamit dhe nė mbrojtjen e tij nga agresori". Dhe dokumenti i Vatikanit vijon: "Xhihadi nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė kheremi biblik, ai nuk kėrkon shfarosje, por kėrkon tė pėrhapė tė drejtėn e Zotit dhe tė njerėzve nė viset e reja". - "Dhunimet e kaluara tė xhihadit kanė ndjekur, pėrgjithėsisht, ligjet e luftės, kurse nė kohėn e kryqėzatave nuk kanė qenė gjithnjė muslimanėt ata qė kanė vrarė mė sė shumti". Dokumenti mė nė fund trajton paragjykimin sipas tė cilit Islami do tė ishte njė "besim i ngurtė qė adhuruesit e vet i mban nė prapambetjen e Mesjetės sė dikurshme dhe i bėn e paaftė qė t'iu pėrshtaten tė arriturave teknike tė kohės bashkėkohore". Ai bėn krahasime me situatėn analoge qė janė vėrejtur nė vendet e krishtera dhe deklaron: "Ne (...) nė elaborimin tradicional tė mendimit musliman gjejmė pranimin e evoluimit tė mundshėm tė shoqėrisė borgjeze".

    Kjo mbrojtje e Vatikanit ndaj Islamit do t'i ēuditė shumė, jam i sigurt, bashkėkohėsit tanė qė besojnė, qofshin ata muslimanė, hebrej ose tė krishterė. Ky ėshtė manifestim i sinqeritetit dhe i frymės sė hapjes qė nė mėnyrė tė pazakonshme bie ndesh me qėndrimet nga kaluara. Por, sa pak Perėndimorė dinė pėr kėto pikėpamje tė reja qė i mbajnė nė nivelet mė tė larta tė Kishės sė krishterė.

    Vetėm atėherė kur na bėhet e njohur ky fakt ēuditemi mė pak kur tė njihemi me ē'vepra konkrete ka qenė vulosur ky afrim: sė pari kryetari i Sekretariatit tė Vatikanit pėr jo tė krishterėt u prit tė mbreti i Arabisė Saudite, Fejsali, pastaj u bė pritja solemene dijetarėve tė mėdhenj nga Arabia te papa Pali VI, gjatė vitit 1974. Prej kėsaj kohe kuptohet mė mirė rėndėsia e madhe shpirtėrore e pritjes qė ju bė dijetarėve tė mėdhenj tek imzot Elchingeri, nė katedralen e tij nė Strasburg, gjatė sė cilės prelati i ftoi dijetarėt qė tė falen nė korpusin e katedrales, gjė qė ata e bėnė para altarit, tė kthyer nė drejtim tė Mekės. Nėse pėrfaqėsuesit e nivelit mė tė lartė tė botės muslimane dhe tė krishterė, duke besuar nė tė njėjtin Zot, dhe duke respektuar reciprokisht dallimet, pajtohen ashtu sa tė fillojnė njė dialog fetar, a nuk ėshtė e natyrshme qė edhe aspektet e tjera tė ēdo Shpalljeje tė konfrontohen? Objekte tė kėtij konfrontimi kėtu ėshtė shqyrtimi i Librave tė Shenjtė nė dritėn e tė arriturave dhe tė njohurive shkencore qė kanė tė bėjnė me origjinalitetin e teksteve. Kėtė shqyrtim duhet bėrė pėr Kur'anin, ashtu siē ėshtė bėrė edhe pėr besimin hebraik e tė krishterė.

    Marrėdhėniet mes besimeve dhe shkencės nuk kanė qenė tė njėjta kudo dhe nė tė gjitha kohėt. Ėshtė fakt se asnjė shkresė e njė feje monoteiste nuk e dėnon shkencėn. Por duhet pranuar se nė praktikė shkencėtarėt janė grindur me autoritetet fetare tė disa konfeksioneve. Nė mesin e krishterė, gjatė shumė shekujsh, autoritetet pėrgjegjėse, me iniciativėn e tyre dhe pa u mbėshtetur nė tekstet autentike tė Librave tė Shenjtė, e kanė kundėrshtuar zhvillimin e shkencės. Ata dalin kundėr atyre qė janė pėrpjekur t'i zhvillojnė duke ndėrmarrė masa qė i njohim dhe qė shpesh i kanė detyruar shkencėtarėt tė emigrojnė, nėse kanė dashur t'i shpėtojnė stivės sė druve, pėrveē rastit nėse janė penduar publikisht, e kanė ndėrruar qėndrimin e tyre dhe janė lutur pėr falje. Me kėtė rast merret si shembull shpesh rasti i Galileut, i cili ka qenė i ndjekur pėr shkak se i ka korrigjuar zbulimet e Kopernikut mbi rrotullimin e Tokės. Ai ka qenė i dėnuar pėr interpretimin e gabuar tė Biblės, sepse asnjė Shkrim ( i Shenjtė) nuk ka mundur tė citohet si duhet kundėr tij.

    Nė Islam, qėndrimi ndaj shkencės ka qenė pėrgjithsisht i ndryshėm. Asgjė nuk ėshtė mė e qartė se hadithi i famshėm i Profetit: "Kėrkoje shkencėn qoftė edhe nė Kinė" ose ai tjetri, sipas tė cilit, kėrkimi i diturisė ėshtė detyrim i rreptė qė i ėshtė imponuar ēdo muslimani dhe muslimaneje. Ėshtė me rėndėsi tė madhe, siē do tė shohim mė tej nė kėtė pjesė tė librit, qė Kur'ani, i cili vazhdimisht thėrret pėr kultivimin e shkencės, pėrmban shqyrtime tė shumta tė fenomeneve tė natyrės me detale eksplikative qė janė tėrėsisht nė pėrputhje mė tė arriturat e shkencės bashkėkohore. Ekuivalentėt e kėtij lloji nuk egzistojnė nė Shpalljen hebraiko-krishtere.

    Pėrsėri do tė ishte gabim tė besohet se nė asnjė kohė tė historisė sė Islamit besimtarėt e tij nuk kanė pasur qėndrime tė kundėrta ndaj shkencės. Ėshtė fakt se nė disa epoka detyrimi i arsimimit pesonal dhe arsimimit tė tė tjerėve ka qenė kuptuar keq dhe se nė botėn muslimane, si edhe ēdokund tjetėr, ndonjėherė ėshtė bėrė pėrpjekje qė tė ndalet progresi shkencor. Por, ta sjellim ndėr mend se nė periudhėn e rritjes sė Islamit, ndėrmjet shekujve VIII dhe XII tė erės sė krishterė, ėshtė bėrė njė numėr i madh hulumtimesh dhe zbulimesh shkencore nė universitetet islamike, kurse nė vendet tona tė krishtera ka qenė imponuar kufizimi nė zhvillimin shkencor. Nė kėtė epokė mu aty kanė egzistuar mundėsi tė shkėlqyeshme pėr kulturė. Nė Bibliotekėn e khalifit, nė Kordobė, ka pasur 400.000 libra. Aty ka ligjėruar Averosi (Ibni Rushdi 1126- 1198)40. Aty ėshtė transmetuar shkenca greke, indase dhe persiane. Ja pėrse nga shumė vende tė Europės kanė shkuar nė Kordobė, ashtu siē shkojnė sot pėr pėrkryerjen e studimeve nė SHBA. Sa dorėshkrime tė vjetra kanė arritur deri tek ne me anė tė shkencėtarėve arab tė cilėt nė vendet e pushtuara sillnin kulturėn! Sa i kemi borxh kulturės arabe nė matematik (algjebra ėshtė arabe), nė astronomi, fizikė (optika), gjeologji, botanikė, mjekėsi (Avicena- Ibni Sina 980-1037) 41etj. Shkenca pėr herė tė parė mori karakter ndėrkombėtar nė fakultetet islamike tė Mesjetės. Nė kėtė epokė njerėzit kanė qenė mė shumė tė pėrshkuar me frymėn fetare se sa janė sot, por kjo nuk i ka penguar qė nė mjedisin Islam tė jenė njėkohėsisht besimtarė dhe shkencėtarė. Shkenca ka qenė binjake e fesė; nuk ka qenė dashur tė pushojė sė qėni si e tillė.

    Nė vendet e krishtera, nė kėtė epokė mesjetare, kanė mbisunduar stagnimi dhe konformizmi absolut. Hulumtimin shkencor, si tė thuash, nuk e ka frenuar Shpallja hebraiko-krishtere, por atė e kanė bėrė, po e pėrsėrisim, atė e kanė bėrė ata qė janė shpallur ai zyrtarė tė saj. Pas Rilindjes, reagimi i natyrshėm i shkencėtarėve ka qenė qė t'u revanshohen kundėrshtarėve tė tyre tė djeshėm dhe ky revansh vazhdon edhe nė kohėn tonė, deri nė atė masė, saqė sot nė Perėndim tė flasėsh pėr Zotin do tė thotė tė tė konsiderojnė pėr tė ēuditshėm. Ky qėndrim i sulmon tė gjithė tė rinjtė qė mėsojnė nė universitetet tona, duke pėrfshirė kėtu edhe muslimanėt.

    Si mos tė jetė kėshtu kur dihet se ēfarė pikėpamje ekstreme kanė pasur shkencėtarėt tanė mė tė njohur. Njė fitues i ēmimit Nobel pėr mjekėsi ka provuar nė vitet e fundit qė nė njė libėr, tė cilėn ia ka kushtuar publikut tė gjėrė, ta imponojė idenė se nė sajė tė rastit, materia e gjallė ėshtė krijuar vetėvetiu nga disa pėrbėrės elementarė dhe se nga kjo materie e gjallė primitive, nėn ndikimin e rrethanave tė jashtme tė shumėllojshme, janė formuar qėnie tė gjalla tė organizuara pėr tė arritur deri te kompleksi i ēuditshėm siē ėshtė njeriu.

    A thua ēuditė e njohurive shkencore bashkėkohore nė fushėn e jetės nuk do ta detyronin ta ēojnė nė pėrfundim tė kundėrt personin qė mendon? A thua organizmi, i cili drejton lindjen e jetės dhe mbajtjen e saj, nuk i paraqitet atij qė e studion gjithnjė e mė i komplikuar: sa mė shumė tė njihet nė hollėsira, aq mė shumė shkakton admirim edhe mė tė madh. A thua njohja e tij nuk na shtyn se roli i rastėsisė nė fenomenin e jetės ėshtė gjithnjė e mė pak i besueshėm? Sa mė shumė tė arrihen njohuri, e sidomos tė tilla qė i takojnė vogėlsisė sė pakufishme, aq mė tė qarta janė argumentet qė tregojnė se ka njė Krijues. Por nė vend se para kėtyre fakteve njeriu tė bėhet mė i bindur dhe mė modest, ai pėrkunrazi mburret me kryelartėsi. Ai beson se ėshtė i autorizuar pėr ta pėrqeshur ēdo ide mbi Zotin, ashtu siē e nėnvlerėson ēdo gjė qė has nė rrugėn e tij, nėse ajo paraqet ndonjė pengesė pėr kėnaqėsinė dhe orekset e tij pėr t'u kėnaqur. E tillė ėshtė shoqėria materialiste qė ėshtė nė ekspansion tė plotė nė Perėndim.

    Ēfarė force shpirtėrore duhet t'i kundėrvejmė kėsaj ndotjeje tė mendimit nga shumė shkencėtarė bashkėkohorė?

    Para baticės sė materializmit dhe pushtimit tė Perėndimit nga ateizmi edhe krishtėrimi edhe hebraizmi tregojnė paaftėsi pėr t'u mbrojtur. Ata janė tėrėsisht tė shushatur dhe nga dhjetėvjeēari nė dhjetėvjeēar dobėsohet rezistenca ndaj rrymės qė kanoset tė marrė gjithēka me vete. Pėr ateistin materialist krishterimi klasik ėshtė vetėm njė sistem tė cilin e kanė ndėrtuar njerėzit dhe nė tė kanė punuar gati dy mijėvjeēare pėr ta pėrforcuar autoritetin e njė pakice mbi tė afėrmit e tyre. Ai nė shkrimet judeo-krishtera nuk mund tė gjejė gjuhėn e cila sė paku nga larg do tė ishte e ngjashme me tė tijėn: kėto pėrmbajnė aq tė pavėrteta, kontradikta dhe mungesė pėrputhshmėrie me tė arriturat e shkencės bashkėkohore, sa qė ai refuzon sė paku tė marrė nė shqyrtim tekstet tė cilat shumica e pafund e teologėve dėshiron t'i ofrojė si tėrėsi tė pandashme.

    A i flitet pėr Islamin? Ai zgėrdhihet me arrogancė tė tillė tė cilės i pėrgjigjet vetėm njohja e tij e mangėt e lėndės. Si shumica e intelektualėve Perėndimorė, pa marrė parasysh ēfarė bindjesh fetare kanė, ai pėr vete ka tepri impresive tė pėrfytyrimeve tė rreme.

    Nga ky pikėvėshtrim duhet tė arsyetojmė deri diku: para sė gjithash, me pėrjashtim tė pikėpamjeve tėrėsisht tė reja tė niveleve mė tė larta tė katolicizmit, Islami nė vendet tona ka qenė gjithnjė objekt i asaj qė quhet " fyerje qindvjeēare". Secili Perėndimor, qė pėr tė ka marrė njohuri mė tė thella, e di se deri nė ē'masė historia e tij, ideologjia e tij dhe qėllimet e tij kanė qenė tė shėmtuara. Duhet t'i marrim njėsoj parasysh faktet se dokumentet qė janė botuar nė gjuhėt Perėndimore lidhur me kėtė objekt, pėrveē studimeve shumė tė specializuara, nuk ia lehtėsojnė punėn atij qė dėshiron tė marrė informacione.

    Nė tė vėrtetė njohja e Shpalljes Islamike nga ky pikėvėshtrim ėshtė themelore. Por ka raste kur fragmentet nga Kur'ani, mė tepėr ato qė janė tė lidhura me tė dhėnat e shkencės, janė pėrkthyer keq ose janė komentuar nė atė mėnyrė saqė shkencėtari do tė kishte tė drejtė - me arsye, natyrisht sikur - t'i kritikonte po tė cilat kritika Libri nuk i meriton. Ja njė hollėsi qė vlen tė theksohet kėtu: kėto pasaktėsi tė pėrkthimit ose kėto komentime te gabuar ( qė tė dyja janė tė lidhura shpesh), tė cilat nuk do tė ngjallnin habi para njė apo dy shekujsh, sot e stepin shkencėtarin tė cilin njė fjali e pėrkthyer keq, e cila pėr kėtė arsyje pėrmban pohim shkencor tė palejueshėm, e shtyn qė tė mos e marrė seriozisht nė shqyrtim. Nė kapitullin kushtuar riprodhimit njerėzor do tė japim njė shembull shumė karakteristik tė kėtij lloji tė mashtrimit

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    FORMIMI DHE EVOLUCIONI I GALAKTIKĖS SĖ YJEVE DHE E SISTEMIT PLANETAR


    Ē'kishte ekzistuar nė fillim nė hapėsirėn e pafund qė e zėnė galaktikat? Shkenca bashkėkohore mund tė japė njė pėrgjigje nė kėtė pyetje vetėm duke filluar prej njė periudhe largėsinė kohore tė sė cilės nuk mund ta shėnojė me shifra.

    Shkenca disponon me tė gjitha shkaqet pėr tė konsideruar se nė kohėt mė tė largėta Gjithėsia ėshtė krijuar prej njė mase, pėrkatėsisht materie tė gaztė, e cila pėrbėhej kryesisht nga hidrogjeni dhe pjesėrisht nga heliumi nė rrotullim tė ngadalshėm. Kjo mjegullnajė e dendur pastaj ėshtė ndarė nė shumė grupime me pėrmasa dhe masa tė konsiderueshme. Astrofizikanėt vlerėsojnė se ato janė njė miliard deri 100 miliardė herė mė tė mėdha se masa e sotme e Diellit, e cila ėshtė 300.000 herė mė e madhe se e Tokės. Kėto madhėsi tregojnė rėndėsinė e pjesėve tė masės sė gaztė, nga e cila pastaj do tė krijohen galaktikat.

    Grisja e re do t'i formojė yjet. Atėherė ndodhi njė proces i kondensimit me ē'rast futen nė veprim forcat e gravitetit (sepse kėta trupa janė nė lėvizje gjithnjė mė tė madhe dhe rrotullim mė tė shpejtė), presionet, ndikimi i fushave magnetike dhe rrezatimet. Yjet bėhen tė shndritshėm duke vezulluar dhe duke i shndėrruar forcat e gravitetit nė energji termike. Nė kėtė kuadėr futet nė veprim edhe reaksioni termobėrthamor dhe me fuzion atomet me peshė mė tė madhe formohen nė dėm tė atomeve mė tė lehta: kėshtu kalohet prej hidrogjenit nė helium, pastaj nė karbon dhe oksigjen, pėr tė arritur gjer te metali e jometali. Kėshtu yjet bėjnė jetėn e vet dhe astronomia bashkėkohore i klasifikon mbi bazė tė fazave tė evoluimit tė tyre. Yjet e kanė edhe kohėn e vdekjes: ėshtė vėrejtur sesi nė fazėn e fundit tė evoluimit bėhet zvogėlimi i madh dhe i shpejtė i disa yjeve tė cilėt bėhen "trupa tė vėrtetė shkėmborė".

    Planetėt, posaēėrisht Toka, gjithashtu rrjedhin prej njė procesi tė ndarjes, duke filluar nga baza fillestare ēfarė ishte fillimisht mjegullnaja. Por, mėse njė ēerek shekulli nuk kundėrshtohen indikacionet se Dielli ishte kondensuar nė brendinė e njė mjegullnaje tė jashtėzakonshme dhe se planetet e kishin bėrė tė njėjtėn gjė nė periferi tė kėsaj mjegullnaje gjigante e cila e kishte rrethuar atė. Duhet tė vėrejmė (e kjo ėshtė me interes tė madh pėr lėndėn pėr tė cilėn e kemi fjalėn kėtu) se nuk kishte vazhdimėsi nė formimin e elementit tokėsor. Ekziston paralelizėm evolutiv me njėjtėsinė e prejardhjes. Kėtu shkenca na jep njohuri mbi epokėn nė tė cilėn ishin zhvilluar ngjarjet, tė cilat i pėrmendėm ashtu si janė zhvilluar, nė mėnyrė mjaft tė saktė. Derisa vjetėrsia e Galaktikės sonė vlerėsohet pėrafėrsisht nė 10 miliardė vjet, pak mė shumė se 5 miliardė vjet mė vonė, sipas kėsaj hipoteze, do tė marrė pjesė nė formimin e sistemit diellor. Hulumtimi i radioaktivitetit natyror mundėson qė vjetėrsia e Tokės dhe momenti i formimit tė Diellit tė vlerėsohet 4,5 miliardė vjet, me njė saktėsi sė paku prej 100 milion vjetėsh, sipas pėrllogaritjes sė disa shkencėtarėve. Kjo saktėsi provokon tė nderohet pasi edhe pse 100 milionė vjet janė njė periudhė e madhe, raporti ndėrmjet pasaktėsisė maksimale dhe kohės sė pėrgjithshme qė matet ėshtė 0,1:4,5 ose 2,2%.

    Kėshtu astrofizikanėt kanė arritur gjer nė njė shkallė tė lartė tė njohurive tė procesit tė pėrgjithshėm tė formimit tė sistemit diellor, pėr tė cilin mund tė konkludojmė si vijon: kondensimi dhe dendėsimi i masės sė gaztė nė rrotullim e sipėr, ndarja nė grupe tė veēanta tė cilat i ka lėnė Dielli dhe planetet, nė mes tyre Tokėn. Kėto tė arritura tė shkencės lidhur me njohuritė mbi mjegullnajėn fillestare dhe mėnyrėn e ndarjes sė saj tė pafund, nė shumė yje tė grumbulluar nė galaktika, nuk lė kurrėfarė dyshimi nė ligjshmėrinė e konceptit mbi shumėsinė e botėve, por ato nuk ofrojnė kurrėfarė saktėsie pėr ekzistimin nė Gjithėsi tė diēkaje, e cila pak a shumė mund t'i ngjajė Tokės.



    KONCEPTI I SHUMĖSISĖ SĖ BOTĖVE



    Astrofizikanėt e sotėm konsiderojnė se ėshtė krejtėsisht e mundur prania e planeteve tė ngjashėm me Tokėn. Sa i pėrket sistemit diellor, asnjė njeri i arsyeshėm nuk mendon se nė njė planet tjetėr tė kėtij sistemi ka kushte tė pėrgjithshme qė janė tė ngjashme me ato tė Tokės. Duhet, pra, t'i kėrkojmė jashtė sistemit diellor. Ekzistimi i tyre eventual jashtė kėtij konsiderohet si i mundshėm pėr kėto shkaqe.

    Konsiderohet se nė Galaktikėn tonė afėr gjysma e tė 100 miliardė yjeve duhet tė kenė sistemin planetar sikurse Dielli. Vėrtetės kėta 50 miliardė yje kanė sistem sikurse tė Diellit, rrotullim tė ngadalshėm, veti qė tė bėn tė mendosh se rreth tyre ekzistojnė planetet si satelitė. Largėsia e kėtyre yjeve ėshtė e tillė qė satelitėt planetarė tė supozuar nuk janė tė dukshėm, por ekzistimi i tyre konsiderohet shumė i besueshėm pėr shkak tė disa karakteristikave tė orbitave: valėzimi i lehtė i orbitave tė yjeve ėshtė shenjė e pranisė sė njė shoqėruesi * sateliti planetar. Kėshtu ylli i Bernardit do ta kishte sė paku njė shoqėrues planetar, masa e tė cilit ėshtė mė e madhe se e Jupiterit e, ndoshta, edhe dy satelitė. P. Guerin ka shkruar: "Ėshtė e qartė se sistemet planetare janė me shumicė tė pėrhapur nė Gjithėsi. Sistemi diellor dhe Toka nuk janė tė vetmit..." Dhe si pėrkrahje:"Jeta, si edhe planetet qė i japin strehim, ėshtė e pėrhapur nė tėrė Gjithėsinė, gjithkund ku ka gjetur kushte fiziko*kimike tė nevojshme pėr fillimin dhe zhvillimin e saj".





    MATERIA NDĖRYJORE



    Proēesi bazė i formimit tė Gjithėsisė ishte pėrbėrė nga kondesimi i materies fillestare tė mjegullnajės sė Gjithėsisė, pastaj nė ndarjen e saj nė pjesė tė cilat nė fillim formuan masat galaktike. Kėto pastaj u copėtuan nė yje, tė cilat, sikurse nėnproduktet e prodhimit, dhanė planetėt. Kėto ndarje tė pandėrprera kanė lėnė ndėrmjet grupimeve tė elementėve kryesorė ato qė do t'i quanim mbetje, pėrkatėsisht mbeturina. Kėto quhen me termin e njohur shkencor: materie galaktike ndėryjore. Kjo materie ėshtė pėrshkruar herė si mjegullnajė shndritėse me shkėlqim tė madh tė cilat pėrhapin dritėn qė e marrin nga yjet e tjerė, e qė, sipas astrofizikantėve, kanė mundur tė formohen prej "pluhurit" ose "avullit", herė si mjegullnaja tė errėta, me dėndėsi tė dobėt ose si materie ndėryjore dhe mė diskrete, e njohur pėr pengimin e matjeve fotometrike nė astronomi. Ekzistimi i "urave" tė materieve ndėrmjet galaktikave ėshtė i padyshimtė. Sido qė tė jenė rradhitur kėto gazra, ata, pėr shkak tė hapėsirės gjigante qė zėnė pėr arsye tė largėsisė reciproke tė paskajshme tė galaktikave, kishin mundur t'i pėrshtaten njė mase, e cila, ndonėse me dėndėsinė e saj tė dobėt mund tė tejkalojė tėrėsinė e masave galaktike. A. Boichot kėsaj ekzistence tė masave ndėrmjet galaktikave i jep rėndėsi tė shkallės sė parė, e cila do tė mund "tė ndryshojė dukshėm idenė mbi evolucionin e Gjithėsisė".

    Nė dritėn e kėtyre arritjeve tė shkencės sė sotme, duhet tė shqyrtojmė pėrsėri idetė bazė mbi krijimin e Gjithėsisė, tė nxjerra prej Kur'anit.



    KONFRONTIMI ME TĖ DHĖNAT KUR'ANORE MBI KRIJIMN



    T'i hulumtojmė pesė pika tė rėndėsishme pėr tė cilat Kur'ani ofron tė dhėna tė sakta kur ėshtė fjala pėr krijimin.

    1. Gjashtė periudhat kohore tė krijimit tė qiejve dhetė Tokės sipas Kur'anit, mbulojnė formimin e trupave qiellorė, formimin e Tokės dhe zhvillimin e kėtyre tė fundit, kur ende nuk ishte bėrė (me "ushqimin" e saj) e banueshme pėr njeriun. Pėr kėtė tė fundit, ngjarjet sipas tregimit Kur'anor janė zhvilluar nė katėr periudha kohore. A duhet nė kėtė tė vėrejmė epokat teologjike tė cilat i pėrshkruan shkenca bashkėkohore, kurse njeriu, siē ėshtė e njohur, ėshtė paraqitur nė kvartar ( periudha e katėrt e formimit tė Tokės). Kjo ėshtė hipoteza e rėndomtė, sepse askush nuk mund tė pėrgjigjet nė kėtė pyetje.

    Por duhet kuptuar se pėr formimin e trupave qiellorė dhe pėr formimin e Tokės ishin tė nevojshme dy faza, sikurse shpjegohet nė ajetet 9 gjer nė 12 tė sures 41. Shkenca neve na mėson se nėse merret si shembull (dhe i vetmi shembull i mundshėm) formimi i Diellit dhe nėnprodukti i tij -Tokės, proēesi ėshtė zhvilluar me kondensimin e mjergullnajės sė parė dhe copėtimit tė saj. Pikėrisht kėtė e shpreh Kur'ani nė mėnyrė krejt eksplicite duke pėrmendur proēeset, tė cilat, duke u nisur nga "avulli" qiellor, prodhuan bashkimin e pastaj copėtimin. Kėtu vėrejmė njėjtėsinė e pėrkryer tė tė dhėnave kur'anore me ato shkencore.

    2. Shkenca ka vėrtetuar gėrshetimin e dy ngjarjeve tė formimit tė njė ylli (siē ėshtė Dielli) dhe tė satelitėve tė tij ose njėrit nga satelitėt e tij (siē ėshtė Toka). A nuk paraqitet ky gėrshetim edhe nė tekstin kur'anor, siē e thamė mė sipėr ?

    3. Pajtueshmėria ndėrmjet pohimit mbi egzistimin e kėtij "avulli" nė fazėn fillestare tė Gjithėsisė, pėr tė cilėn flet Kur'ani, pėr tė treguar gjendjen paradominuese tė materies sė gaztė, e cila atėherė e kishte formuar, dhe koncepcionit mbi mjergullnajėn e Gjithėsisė tė fazės fillestare, sipas shkencės bashkėkohore, ėshtė e qartė.

    4. Shumėsia e qiejve qė nė Kur'an ėshtė shprehur me simbolin e numrit 7, rėndėsinė e tė cilit e pamė mė sipėr, e konfirmon vėrtetėsinė e saj nė shkencėn bashkėkohore pėrmes konstatimeve tė astrofizikantėve mbi sistemet e galaktikave dhe numrit tė shumtė tė tyre. Pėrkundrazi shumėsia e tokėve analogjike me Tokėn tonė, sė paku sipas disa pikėpamjeve tė saja ėshtė kuptim qė buron nga teksti Kur'anor, realitetin e tė cilit shkenca akoma nuk e ka demonstruaregithėse shkencėtarėt e konsiderojnė krejtėsisht tė besueshme.

    5. Ekzistimi i njė ndėrkrijimi, midis qiejve dhe Tokės, qė ėshtė shprehur nė Kur'an, mund tė krahasohet me urat e materieve tė cilat janė tė pranishme jashtė sistemeve astronomike tė organizuara.

    Nėse, ndėrkaq,tė gjitha pyetjet tė cilat i parashtron tregimi kur'anor nuk janė tė vėrtetuara shkencėrisht deri mė sot, pėrsėri nuk ekziston as mė i vogli kundėrshtim ndėrmjet teksteve kur'anore qė kanė tė bėjnė me krijimin, dhe njohurive bashkėkohore mbi formimin e Gjithėsisė. Nė fakt, kjo meriton tė thuhet pėr Shpalljen kur'anore, sepse u pa qartė se teksti i Besėlidhjes sė Vjetėr, tė cilėn e kemi sot nė dispozicion, ka dhėnė hollėsira qė nuk janė tė pranueshme nga kėndvėshtrimi shkencor. Megjithatė, nuk kemi pse tė ēuditemi pėr kėtė kur e dimė qė teksti priftėror, pėrkatėsisht teksti qė e shkruajtėn priftėrinjtė lidhur me tregimin mbi krijimin nė Bibėl, e kanė shkruar priftėrinjtė e kohės sė persekutimit babilonik, tė cilėt kishin qėllime legaliste, qė i kemi saktėsuar dhe tė cilat nė atė frymė bashkuan tregime tė ndryshme nė pėrshtatje me pikėpamjet e tyre teologjike. Egzistimin e njė dallimi tė kėtillė nė mes tregimit biblik dhe tė dhėnave kur'anore mbi krijimin ėshtė edhe mė interesant ta theksojmė pėr shkak tė akuzave krejtėsisht arbitrare qė nuk e kishin kursyer Muhammedin a.s. prej fillimit tė Islamit: se gjoja e kishte kopjuar tregimin biblik. Akuza pėr temėn e krijimit nuk ka aspak bazė. Si ka mundur njė njeri para mė shumė se 14 shekujsh ta korrigjojė tregimin, i cili ishte nė qarkullim, duke i eleminuar trillimet nga pikėpamja shkencore dhe t'i shpallė nga vetvetja tė dhėnat, saktėsinė e tė cilave shkenca pėrfundimisht do ta vėrtetojė nė kohėn tonė. Njė supozim i tillė ėshtė i paqėndrueshėm. Kur'ani mbi krijimin jep pėrshkrim krejtėsisht tė ndryshėm prej atij nė Bibėl.



    PĖRGJIGJET NĖ VĖREJTJE

    Egzistimi i ngjashmėrisė ndėrmjet tregimit biblik e kur'anor sa i pėrket temave tė tjera, posaēėrisht tė atyre qė kanė tė bėjnė me historinė e fesė, ėshtė i pakontestueshėm. Megjithatė, ėshtė mjaft interesant tė theksojmė nga pikėvėshtrim se gjersa Jezusit (Isai a.s.) nuk i shihet pėr tė madhe qė e ka huazuar evokimin e ngjarjes sė njėjtė dhe tė kėshillave biblike, nė vendet tona perendimore nuk ngurrohet aspak tė qortohet Muhammedi. qė i ka huazuar nė predikimin e tij, duke thėnė se ai ėshtė mashtrues pasi ato i paraqet si Shpallje. Por, ku ėshtė ajo dėshmi se Muhammedi a.s. nė Kur'an ka reproduktuar atė qė rabinėt (priftėrinjtė hebraik) kanė mundur t'ia mėsojnė ose t'ia diktojnė? S'ka mė bazė thėnia tė cilės njė murg i krishterė i ka dhėnė arsim solid teologjik. Le tė lexohet prapė ajo ēfarė thotė R. Blochere pėr kėtė "trillim" nė librin e tij Le Probleme de Muhammet( Ēėshtja e Muhammedit)54.

    Theksohet, gjithashtu njėfarė njėjtėsie mes disa dėshmive kur'anore dhe besimeve tė cilat shkojnė nė kohė shumė tė lashta, pa dyshim shumė mė herėt se Bibla.

    Nė njė formė tė pėrgjithshme ėshtė dėshiruar tė shihet fryma e disa miteve nė Librat e Shenjtė, p.sh. : besimi polinezian nė ekzistimin e ujrave fillestar tė zhytur nė errėsirė, tė cilat ndahen me tė paraqiturit e dritės. Atėherė formohen qielli dhe Toka. Le tė krahasohet ky mit me tregimin mbi krijimin sipas Biblės dhe padyshim do tė gjejmė gjėra tė njėjta, por do t'ishte krjtėsisht e pavend tė akuzohet Bibla se e ka huazuar kėtė mit kozmogonik.

    Ky tregim ėshtė i njėjtė edhe me pikėpamjen kur'anore mbi copėtimin e materies fillestare, e cila e ka formuar Gjithėsinė nė fazėn fillestare - pikėpamje tė cilėn e mbron dhe shkenca bashkėkohore - si tė dalė prej miteve tė ndryshme kozmogonike, tė cilat nė kėtė ose nė atė mėnyrė tregojnė diēka tė pėrafėrt.

    Ėshtė interesant t'i analizojmė pėr sė afėrmi kėto besime dhe tregime mitike sepse shpesh paraqitet idea fillestare, vetvetiu e besueshme dhe, nė raste tė konsiderueshme, e ngjashme me atė qė ne sot dimė ose qė supozojmė se dimė, por qė, nė mit, shartohen pėrshkrime fantazmagorike. I tillė ėshtė koncepti mjaft i pėrhapur mbi qiellin dhe Tokėn, qė nė fazėn fillestare ishin ngjitur dhe mė vonė u ndanė. Kur, si nė Japoni, krahas kėsaj lidhet figura e vezės dhe shprehja kaotike, natyrisht, si nė ēdo vezė, me njė embrion nė brendėsi, shtesa imagjinare ia merr tėrė seriozitetin kėsaj pikėpamjeje. Nė vėndet e tjera, me tė do tė lidhet bima e cila rritet pėr ta ngritur qiellin dhe pėr ta ndarė Tokėn dhe qiellin; edhe kėtu fantazia e shtojcės sė hollėsishme i jep mitit njė vulė tė veēantė. Po, pėrsėri me kėtė nuk ėshtė zvogėluar karakteristika e pėrbashkėt, me pikėpamjen mbi njė masė tė vetme nė fillim tė proēesit evolutiv tė Gjithėsisė, e cila, duke u copėtuar, solli deri te "botėt" e ndryshme qė ne i njohim. Nėse kėtu i kemi pėrmendur kėto mite kozmogonike, tė zhveshura nga tė gjithė hollėsitė fantazioze qė i pėrcjellin kėto besime dhe, tė shėnuara, pėrkundrazi, me shprehje dhe fjalė tė pėrmbajtura dhe nė konformitet me tė arriturat bashkėkohore tė shkencės, kėtė e kemi bėrė pėr ta vėnė nė dukje petkun me tė cilėn i kishte veshur fantazia imagjinuese e njeriut dhe pėr ta theksuar ndryshimin e thellė qė ekziston ndėrmjet dėshmive kur'anore mbi temėn.

    Me karakteristika tė tilla, tekstet kur'anore mbi krijimin duke marrė parasysh se janė thėnė para 14 shekujsh, nuk duket se mund tė kenė shpjegim njerėzor.





    IV.



    ASTRONOMIA NĖ KUR'AN



    Kur'ani pėrmban shumė meditime mbi qiejtė. Nė kapitullin e sipėrm kushtuar krijimit, kemi vėrejtur se janė pėrmendur shumė qiejtė dhe Toka, si dhe ekzistimi i asaj qė Kur'ani e pėrkufizon si ndėrkrijim, pėrkatėsisht meskrijim "nė mes qiejve dhe Tokės", si realitet tė cilėn shkenca bashkėkohore e ka dėshmuar. Ajetet qė kanė tė bėjnė me krijimin nė njė farė mėnyre e kanė dhėnė kuptimin e pėrgjithshėm mbi pėrmbajtjen e qiejve, dmth pėr tėrė atė qė ėshtė jashtė Tokės sonė.

    Pėveē ajeteve tė cilat nė mėnyrė tė veēantė e pėrshkruajnė krijimin, 40 ajete tė tjera ofrojnė tė dhėna tė sakta astronomke tė cilat janė plotėsuese tė kėtyre tė dhėnave. Disa janė jo vetėm mbi formėn e Gjithėkrijuesit dhe Organizatorit tė tė gjitha sistemeve tė yjeve dhe tė planeteve, pėr tė cilėt dimė se janė tė rradhitur nė baraspeshė, mbajtjen e tė cilės Njutoni e ka shpjeguar me anė tė Ligjit tė tėrheqjes reciproke tė trupave.

    Ajetet e para tė cilat i kemi cituar kėtu nuk motivojnė aspak pėr meditim shkencor: qėllimi i tyre ėshtė thjesht tė tėrheqė vėmendjen nė gjithėfuqinė e Zotit. Megjithatė, duhet t'i pėrmendim qė tė krijohet pėrfytyrimi real mbi mėnyrėn nė tė cilėn teksti kur'anor, para gati 14 shekujsh e ka paraqitur organizimin e Gjithėsisė.

    Kėto aluzione paraqesin fakte tė reja tė Shpalljes Hyjnore. As Ungjijtė, as Besėlidhja e Vjetėr (nėse lihen anash botėkuptimet mbi krijimin nė tregimin biblik, pasaktėsinė e sė cilės e pamė sė bashku) nuk merret me organizimin e botės. Kur'ani hollėsisht e shqyrton kėtė temė. Me rėndėsi ėshtė ajo qė pėrmban ai, por edhe atė qė ai nuk e pėrmban. Ai, me fjalė tė tjera, nuk pėrmban teori mbi organizimin e botės qiellore tė cilat nė atė kohė ishin tė respektuara dhe pasaktėsinė e tė cilės shkenca e vėrteton mė vonė. Mė tutje do tė ofrojmė shembuj pėr kėtė. Ky aspekt i llojit negativ duhet tė theksohet55.



    A. MEDITIME TĖ PĖRGJITHSHME MBI QIELLIN.



    Surja 50, ajeti 6 ka tė bėjė me njerėzimin pėrgjithėsisht:

    "A nuk ata me vėmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndėrtuar atė, e kemi zbukuruar atė duke mos pasur nė tė ndonjė zbrazėti?"

    " Ai krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni ..." 31 - A 10).

    "All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato. Ai mbizotroi Arshin dhe nėnshtroi Diellin dhe hėnėn ... "(S13 – A2).

    Kėto dy ajetet e fundit nuk e pranojnė besimin mbi bazė tė tė cilit Kupa qiellore nė sajė tė shtyllave mbajtėse nuk pėrplaset pėrtokė.

    "Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtėsinė." (S55 - A7).

    "Ai mban qiellin tė mos bjerė nė tokė pos nėse dėshiron Ai" (S22 - A65).

    Dihet se largėsia e masave qiellore nė distanca tė mėdha, propocionale me madhėsitė e vetė masave paraqet bazėn e ekuilibrit tė tyre. Sa mė tė largėta tė jenė masat, aq mė tė dobta do tė jenė forcat tėrheqėse midis tyre. Sa mė tė afėrta tė jenė ato, aq mė shumė ndikojnė njėra mbi tjetrėn: p.sh rasti i Hėnės, e afėrt me Tokėn (mendohet nė kontekstin astronomik), e cila sipas Ligjit tė tėrheqjes ndikon nė ujin e detit, nga ky ndikim lind fenomeni i baticės. Nėse dy trupa qiellor do tė afroheshin jashtė mase, atėherė pėrplasja e tyre do tė ishte e pashmangshme. Nėnshtrimi ndaj njė rendi ėshtė conditio sine qua non i mungesės sė ērregullimit (pertubacionit).

    Aq shpesh pėrkujtohet nėnshtrimi i qiejve ndaj rendit hyjnor. Zoti i thotė tė Dėrguarit: "Thuaj: kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zoti i Arshit tė madh?" (S23 - A86).

    E pamė se me shtatė qiej duhet kuptuar shumėsi e jo numėr i caktuar.

    "Dhe pėr ju nėnshtroigjithė ē'ka nė qiell dhe ē'ka nė tokė, njėmend pėr njerėzit mė thellė, nė kėto ekzistojnė argumente." (S45 - A13).

    "Dielli dhe Hėna udhėtojnė sipas njė pėrcaktimi tė saktė"56. (S55 - A5).

    "Ai ėshtė krijuesi i dritės sė mėngjesit. Natėn e bėri kohė pushimi, e Diellin dhe hėnėn pėr pėrllogaritjen e kohės ..."57 (S55 – A97)

    "Pėr ju nėnsshtroi Diellin dhe hėnėn qė nė mėnyrė tė zakonshme udhėtojnė vazhdimisht. Pėr ju pėrshtati edhe natėn dhe ditėn." 58. (S14 - A33).

    Kėtu njė ajet e plotėson tjetrin: parallogaritja pėr njėsimin e kohės pėr tė cilat ėshtė fjala kanė pėr pasojė rregullsinė e lėvizjes sė trupave qiellorė tė shqyrtuara, qė ėshtė shprehur me fjalėn da'ib, pjesoren e kohės sė tashme tė foljes domethėnia fillestare e sė cilės ishte tė punojmė me kujdes dhe me ngulm nė diēka. Kėtu i jepet kuptimi "pėrpjekje pėr tė punuar diēka me kujdes dhe nė vazhdimėsi, pa ndryshime, sipas njė shprehje tė caktuar".

    "Edhe Hėnės i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa tė kthehet nė trajtėn e harkut (rrem i hurmės sė tharė). (S36 – A39)".

    Kėtu aludohet me degėn e lakuar tė palmės, e cila, duke u tharė, merr formėn e draprit tė Hėnės. Mė vonė do tė plotėsojmė komentimin.

    "Dhe pėr ju nėnshtroi natėn dhe ditėn dhe Diellin e hėnėn. Edhe yjet janė tė nėnshtruar me urdhrin e Tij. Vėrtet, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon". (S16 - A12).

    Pėrmendet ndikimi praktik i kėtij organizimi tė pėrkryer qiellor duke insistuar nė interesin e tij pėr lėvizen e njeriut nė Tokė dhe det, si dhe pėr llogaritjen e kohės. Kjo vėrejtje ėshtė e kuptueshme kur ta kujtojmė se Kur'ani nė fillim ka qenė predikim qė i drejtohej njerėzve qė ishin tė aftė ta kuptojnė vetėm gjuhėn e thjeshtė me tė cilin shėrbeheshin nė jetėn e pėrditshme.

    "Ai ėshtė, qė krijoi yjet pėr ju qė me ta tė orientoheni nė errėsira kur jeni nė tokė ose nė det. Vėrtetė Ne i shpjeguam argumentet tona pėr njė popull qė di tė mendojė."(S6–A97)

    "Vuri dhe shenja tė tjera ( pėr orientim ditėn), ndėrsa (natėn) ata orientohen me anėne yjeve." (S16 - A16).

    "Ai e bėri Diellin shndritės, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnės) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. Allahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qė kupton". (S10 - A5).

    Kėtu imponohet njė vėrejtje. Gjersa Bibla i cilėsoi si "ndriēues", Diellin dhe Hėnėn duke shtuar vetėm njė herė mbiemrin i madh kurse pėr tjetrin e vogėl, Kur'ani si njėrit, ėshtu dhe tjetrit, ja pėrshkruan edhe ndryshimet e tjera e jo vetėm ato tė dimensioneve. Vėrtet, ndryshimi ėshtė vetėm verbal, por si t'ju shpjegojė njerėzve tė asaj epoke e tė mos habiteshin duke shprehur idenė se Dielli dhe Hėna nuk janė ndiēues me natyrė identike.





    B. NATYRA E TRUPAVE QIELLORĖ





    DIELLI DHE HĖNA



    Dielli ėshtė dritė (diyā'), kurse Hėna kthjelltėsi (nűr). Ky pėrkthim duket se ėshtė mė i saktė nga ai qė i zėvendėson dy shprehje. Thėnė shkurt, ndryshimi nė kuptim ėshtė i dobėt, ndonėse diyā' i takon rrėnjės (daw') e cila nė fjalorin klasik tė Kazimirskit pėrkthehet si shkėlqim, shndrit (thuhet pėr flakėn etj.), megjithėse ky autor emrin pėr tė cilin ėshtė fjala i jep kuptim tė njėjtė thellėsisė, krahas kuptimit tė dritės.

    Por ndryshimi ndėrmjet Diellit dhe Hėnės nė Kur'an do tė saktėsohet me anė tė krahasimeve tė tjera.

    "I madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yjet nė qiell dhe vendosi nė tė dritė (diell) e hėnė qė ndriēon." (S25 - A61).

    "A nuk ekeni parė se si Allahu krijoi shtatė palė qiej (me kate). Dhe nė ta hėnėn e bėri dritė, Diellin e bėri ndriēues". (S 71 - A15,16).

    "Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė. Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron". (S 78 - A12-13)

    Ndriēuesi flakėrues ėshtė nė mėnyrė tė qartė Dielli.

    Kėtu Hėna ėshtė pėrkufizuar si trup i cili ndriēon (munir) nga rrėnja e njėjtė sikurse nűr (kthjelltėsia e cila pėrdoret pėr Hėnėn). Dielli krahasohet me kandilin (Sirag) dhe me kandilin qė flakėron (uahhag).

    Njė njeri nga epoka e Muhammedit a.s. ka mundur pa dyshim tė dallojė Diellin, yllin pėrvėlues, tė njohur mirė nga njerėzit e shkretėtirės dhe Hėnėn, yllin e freskisė sė natės. Pra krahasimet lidhur me ta, tė cilat gjenden nė Kur'an janė krejtėsisht tė natyrshme. Ajo qė ėshtė interesante nė kėtė ėshtė tė pėrmbajturit nė krahasime dhe mungesa e ēdo elementi krahasues nė tekstin kur'anor, i cili pėrdorej nė atė kohė, kurse nė ditėt tonė do tė dukej fantazmagorik.

    Dihet se Dielli ėshtė yll i cili nga djegia e tij e brendėshme prodhon nxehtėsi dhe dritė intesive, ndėrsa Hėna nuk ėshtė e ndritshme vetvetiu por vetėm reflekton dritėn qė merr nga Dielli dhe paraqet yllin inert sė paku nė (shtresat e saj tė jashtme). Asgjė nė tekstin kur'anor nuk ėshtė kundėr njohurisė qė kemi sot pėr kėta dy trupa.





    YJET

    Dihet se yjet si dhe Dielli, janė trupa qiellorė, qėndra tė fenomeneve tė ndryshme nga tė cilat fenomeni mė i lehtė qė shihet ėshtė prodhimi i dritės. Kėta janė yje qė kanė shkėlqimin vetjak.

    Trembėdhjet herė e hasim nė Kur'an fjalėn (nagm, nė shumės nugűm); kjo rrjedh nga rrėnja qė do tė thotė tė shfaqurit, tė shikuarit. Fjala tregon trupin e dukshėm qiellor pa parandjenjė mbi natyrėn e tij : a ėshtė ky transmetues i dritės ose reflektues i thjeshtė i dritės sė marrė. Qė tė saktėsojė se objekti i shėnuar ėshtė me tė vėrtetė ai qė ne e quajmė yll, i shtohet njė cilėsor, si nė suren 86, ajeti 1 - 3:

    "Pasha qiellin dhe yllin ndriēues ( tė natės)! E ku di ti se ēka ėshtė tariku- trokitėsi? Ai ėshtė ylli qė shpon (errėsirėn me dritė). (S 86, A 1-3)

    Ylli i mbrėmjes nė Kur'an ėshtė cilėsuar me fjalėn takhib , e cila tregon atė qė flakėron, digjen dhe depėrton nėpėr diēka (kėtu nėpėr errėsirėn e natės). Pėrveē kėsaj po kjo fjalė pėrdoret si shenjė pėr meteorėt (surja 13, ajeti 10); ata janė rezultat i njė djegje.





    PLANETĖT



    Ėshtė e vėshtirė tė thuhet nėse vėrtet janė pėrmendur nė Kur'an me kuptim tė saktė qė u jepet kėtyre trupave qiellorė.

    Planetėt nuk janė tė ndritshėm vetvetiu. Ata sillen rreth Diellit. Toka jonė u takon atyre. Edhe nėse supozohet se ka edhe diku tjetėr dihet vetėm pėr ata tė sistemit diellor.

    Pesė planetėt jashtė Tokės kanė qenė tė njohur qė nė lashtėsi, si: Mėrkuri, Venera, Marsi, Jupiteri dhe Saturni kurse tre janė zbuluar nė kohėn bashkėkohore: Urani, Neptuni dhe Plutoni.

    Duket se Kur'ani i quan me emrin kaėkab (shumės kaėākib) dhe nuk e saktėson numrin e tyre. Ėndrra e Jusufit i pėrmend 11 nė suren 12, por, sipas pėrkufizimit kemi tė bėjmė me njė tregim imagjinar siē duket, njė pėrkufizim i mirė i domethėnies sė kėsaj fjale nė Kur'an ėshtė dhėnė nė njė ajet shumė tė njohur, kuptimi i thellė i tė cilit ėshtė krejtėsisht shpirtėror, e pėr tė kanė diskutuar shumė dhe ekzegetėt. Ai ėshtė gjithsesi tepėr interesant pėr shkak tė krahasimit qė ėshtė bėrė lidhur me fjalėn e cila, si duket, shėnon planetin.

    Teksti qė na intereson ėshtė ky:

    "Zoti ėshtė dritė e qiejve dhe e Tokės. Drita e tij ėshtė e ngjashme me kamaren nė tė cilin ėshtė kandili. Kandili ėshtė njė qelq kupor, e qelqi ėshtė sikurse planeti me shkėlqim margaritar..."60 (S24 - A35).

    Kėtu vėrtet bėhet fjalė mbi projektimin e dritės nė njė trup tė cilin e reflekton (qelqi) duke i dhėnė shkėlqimin e margaritarit, sikurse planetit tė ndriēuar nga Dielli. Kjo ėshtė hollėsia e vetme eksplikative e kėsaj fjale qė mund tė gjendet nė Kur'an.

    Kjo ėshtė fjalė e pėrmendur dhe nė ajete tė tjera. Nė disa prej tyre nuk mund tė pėrcaktohet saktė pėr cilėt trupa qiellorė bėhet fjalė (surja 6, ajeti 76 dhe surja 82, ajeti 1-2).

    Por, njimend duket se nė njė varg mund tė bėhet fjalė pėr trupa qiellorė, tė cilėt mbi bazė tė njohurive tė reja shkencore, i njohim si planetė. Nė suren 37, ajeti 6 lexojmė kėtė:

    "Ne e kemi stolisur qiellin tuaj mė tė afėrt me planetė".

    A thua shprehja kur'anore "qielli mė i afėrt" mund ta tregojė sistemin diellor? Dihet se mes elementeve qiellorė mė afėr nesh nuk ekzistojnė elemente tė tjera tė pėrhershme pėveē planetėve: Dielli ėshtė ylli i vetėm nė sistemin qė mban emrin e tij. Nuk dimė se pėr ēfarė trupa tė tjerė qiellorė mund tė bėhet fjalė kėtu, pėveē pėr planetėt. Domethėnė, duket se pėrkthimi i bėrė ėshtė i drejtė dhe Kur'ani pėrmend ekzistimin e planetėve sipas pėrkufizimit bashkėkohor.





    QIELLI MĖ I AFĖRT

    Disa herė Kur'an pėrmend qiellin mė tė afėrt dhe trupat qiellorė qė e pėrbėjnė atė, ndėr tė cilėt janė, siē duket nga ajo qė pamė mė sipėr, nė rend tė parė, planetėt. Por, kur ai i lidh shqyrtimet e pastėrta shpirtėrore me njohuritė materiale, qė janė tė kuptueshme pėr ne sot, meqė sot jemi tė arsimuar me shkencėn bashkėkohore, kuptimi bėhet shumė i paqartė.

    Kėshtu ajeti i fundit i cituar do tė mund tė kuptohej lehtė, por kur ajeti i ardhshėm (7) i tė njėjtės sure (37) flet pėr "ruajtjen nga ēdo shejtan inatēi", "ruajten" e cila ėshtė pėrmendur edhe nė suren 21, ajeti 32 dhe nė suren 41, ajeti 12, hasim nė shqyrtime qė ndryshojnė nga tė parat.

    Gjithashtu, ē'kuptim t'i japim shprehjes "goditjes sė shejtanit" tė cilėn ajeti 5 i sures 67 e vendos nė qiellin mė tė afėrt? A mos ndoshta "kandilat" qė janė pėrmendur nė po kėtė ajet kanė tė bėjnė me meteorėt61, tė cilėt i kemi pėrmendur mė sipėr?

    Si duket tė gjitha kėto ndryshime e kanė vendin jashtė kėtij studimi. Kėtu i kemi pėrmendur pėr shkak tė tėrėsisė, por nuk duket se tė dhėnat shkencore, nė gjėndjen ekzistuese, do tė mund tė ndriēonin mė mirė njė objekt qė tejkalon gjykimin njerėzor.



    C. STRUKTURA QIELLORE



    Ajo qė ėshtė nė Kur'an lidhur me kėtė ēėshtje i takon para sė gjithash sistemit diellor, por gjithashtu aludon nė fenomene qė e kalojnė vetė sistemin diellor dhe tė cilat janė zbuluar nė kohėn bashkėkohore.

    Dy ajete shumė tė rėndėsishėm bėjnė fjalė pėr orbitat e Dielli dhe tė Hėnės:

    "Ai ėshtė qė krijoi natėn dhe ditėn, Diellin dhe hėnėn dhe secili noton n1 orbitė". (S21-A33)

    "As Dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata para ditės, po secili noton nė njė galaksion". (S36-A40)

    Kėshtu nė mėnyrė tė qartė ėshtė pėrmendur fakti i rėndėsishėm: ekzistimi i orbitave pėr Hėnėn dhe Diellin dhe ėshtė aluduar nė lėvizjen e kėtyre trupave nė hapėsira me anė tė lėvizjes vetjake.

    Pėr mė tepėr, me rastin e leximit tė kėtyre ajeteve paraqitet njė fakt i llojit negativ: ėshtė theksuar se Dielli lėviz nėpėr njė orbitė pa e saktėsuar se ēfarė ėshtė ajo orbitė nė raport me Tokėn. Nė kohėn e Shpalljes sė Kur'anit ėshtė besuar se Dielli sillet, kurse Toka ėshtė pikė e palėvizshme. Ky ishte sistemi geocentrik i cili ka qenė i njohur nga Ptolemeu, nė shekullin II p.e.s., dhe i cili do tė qėndrojė si teori deri nė shekullin XVI, nė kohėn e Kopernikut. Kjo pikėpamje qė ka qenė e pranuar nė kohėn e Muhammedit a.s. nuk del askund nė Kur'an, as kėtu, as nė ndonjė vend tjetėr.



    EKZISTIMI I ORBITĖS PĖR HĖNĖN DHE DIELLIN



    Atė qė kėtu e pėrkthejmė si orbitė ėshtė fjala arabe falak tė cilės shumė pėrkthyes tė Kur'anit nė frengjisht i japin kuptimin e sferės. Ky ėshtė me tė vėrtetė kuptimi fillestar i fjalės. Hamidullahu e ka pėrkthyer si orbitė.

    Fjala (falak) i kishte hutuar komentuesit e Kur'anit, tė cilėt nuk kanė mundur ta paramendojnė rrugėn rrethore tė Hėnės dhe tė Diellit, dhe pėr kėtė arsye nė vetvete krijuan pak a shumė pėrfytyrime tė sakta ose krejtėsisht tė gabuara mbi lėvizjen nė hapėsirė tė kėtyre dy trupave qiellor. Nė pėrkthimin e tij tė Kur'anit, si Hamza Bubeker pėrmend interpretime tė ndryshme: "Njė lloj boshti si shufra e hekurt rreth sė cilės sillet mulliri; kupa e qiellit, orbitė, shenja e Zodiakut, shpejtėsia, vala...". Ai shton kėtė mendim tė komentuesit tė njohur tė shek. X, Tabarisė: "E kemi pėr detyrė tė heshtim kur nuk dimė". Kjo tregon sa tė paaftė kanė qenė njerėzit atėherė qė ta kuptojnė kėtė nocion tė orbitės pėr Diellin dhe Hėnėn. Ėshtė e qartė se interpretimi i kėtyre ajetevenuk do tė shpiente nė vėshtirėsi tė tilla, sikur fjala tė shprehte ndonjė nocion nga astronomia e kohės sė Muhammedita.s. Domethėnė, nė Kur'an ka ekzistuar njė nocion i ri i cili do tė kuptohej shekuj mė vonė.

    1.PĖR HĖNĖN

    Nė kohėn tonė ėshtė shumė i pėrhapur mendimi se ky satelit i Tokės sillet rreth saj me pėrsėritje periodike prej 29 ditėsh63. Por duhet korrigjuar vija rrethore absolute e orbitė, sepse astronomia bashkėkohore ia lejon njė lėvizje tė konsiderueshme boshtit, kėshtu qė largėsia Tokė - Hėnė, e vlerėsuar nė largėsinė 384.000 km, ėshtė largėsi mesatare.

    Mė sipėr pamė si e ka theksuar Kur'ani dobinė e vėzhgimit tė lėvizjeve tė Hėnės pėr matjen e kohės.

    "Ai e bėri Diellin shndritės, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnės) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. Allahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qė kupton". (S10-A5, e citur nė fillim tė kėtij kapitulli).

    Kjo llogaritje ėshtė kritikuar shpesh si arkaike, jopraktike dhe joshkencore nė krahasim me sistemin tonė tė mbėshtetur nė rrotullimin e Tokės rreth Diellit, i cili nė kohėn tonė shprehet nė kalendarin julian.

    Kjo kritikė ēon nė dy vėrejtje:

    a) Kur'ani para 14 shekujsh i ėshtė drejtuar banorėve tė Gadishullit arabik, tė cilėt e kanė aplikuar njėsimin hėnor tė kohės. Ka qenė e udhės qė t'u flitet nė vetmen gjuhė tė cilėn kanė mundur ta kuptojnė dhe tė mos u shkaktohet pėshtjellim nė zakonet e tyre, tė marrjes sė shenjave hapsinore dhe kohore pėr orientim, tė cilėt edhe ishin mjaft efikas. Dihet se banorėt e shkretėtirės kanė qenė tė mėsuar me vėzhgimin e qiellit, me orientimin me anė tė yjeve dhe me llogaritjen e kohės sipas fazave tė Hėnės, tė cilat kanė qenė mjetet mė tė thjeshta dhe mė tė sigurta.

    b) Nėse lihen anash specialistėt pėr kėto ēėshtje, nė pėrgjithėsi injorohet pėrputhja e shkėlqyeshme ndėrmjet kalendarit julian dhe atij hėnor: 235 muaj hėnor pėrputhen saktėsisht me 19 vjet julian prej 365 ditėsh e njė ēerek; gjatėsia e viteve tona prej 365 ditė nuk ėshtė e pėrkryer, pasi kjo kėrkon korrigjim nė ēdo katėr vjet (vitet e brishta). Me kalendarin hėnor, fenomene tė njėjta pėrsėriten nė ēdo tė nėntėmbėdhjetin vit tė vitit julian: ky ėshtė cikli i Metonit, astronomit grek, i cili nė shek. V p.e.s. zbuloi pėrputhshmėrinė e saktė tė kohės diellore dhe hėnore.

    2. SA I PĖRKET DIELLIT

    Ekzisitmi i orbitės kuptohet vėshtirė pėr arsye se jemi mėsuar tė konsiderojmė se sistemi ynė diellor ėshtė i organizuar rreth tij. Qė tė kuptohet ajeti Kur'anor duhet tė vėzhgohet pozita e Diellit nė Galaktikėn tonė dhe, mbi bazė tė kėsaj, t'i referohemi pikėpamjeve tė shkencės bashkėkohore.

    Galaktika jonė pėrmban njė numėr tė madh yjesh tė shpėrndarė nėpėr njė disk, i cili ėshtė mė i dendur nė qendėr sesa nė periferi. Aty Dielli ėshtė nė njė pozitė tė larguar nga qendra e diskut. Meqė Galaktika rrotullohet rreth vetes me qendrėn e vet si bosht, del se Dielli rrotullohet rreth tė njėjtės qendėr nė orbitė rrethore. Astronomia bashkėkohore i ka pėrllogaritur elementet e saj. Shaplei nė vitin 1917 e ka pėrllogaritur se Dielli ėshtė larg qėndrės sė Galaktikės 10 kiloparsek64 qė i pėrgjigjet pėrafėrsisht largėsisė prej 300.000.000.000.000.000 km. Qė tė bėjnė njė rrotullim rreth vetes Galaktika dhe Dielli duhet tė kalojnė njė periudhė pėrafėrsisht prej 250 milion vjetėsh nė kėtė rrotullim Dielli lėviz me njė shpejtėsi prej afėr 250 km/sek.

    I tillė ėhtė rrotullimi orbital i Diellit tė cilin e shpalli Kur'ani para 14 shekujsh, ekzistimin dhe koordinatat e tė cilit i ka vėrtetuar astronomia bashkėkohore.



    ALUZIONI NĖ LĖVIZJEN E HĖNĖS DHE TĖ DIELLIT NĖ GJITHĖSI ME LĖVIZJE VETJAKE



    Ky nocion nuk paraqitet nė pėrkthimet e Kur'anit nga njerėzit e shkolluar tė letėrsisė, tė cilėt, duke mos e njohur astronominė, fjalėn arabe e cila shpreh kėtė lėvizje e kanė pėrkthyer me njė nga kuptimet e fjalės "notoj", e kėshtu ėshtė rasti edhe me pėrkthimet nė frėngjisht, nė anglisht, nė pėrkthimet e njohura tė Jusuf Aliut65.

    Fjala arabe e cila bėn aluzion nė transferimin me lėvizje vetjake ėshtė fjala sahaba (jasbahuna nė tekstin e dy ajeteve). Tė gjitha kuptimet e foljes implikojnė lėvizjen e ndėrlidhur me lėvizjen vetjake tė trupit i cili lėviz. Kjo ėshtė "notoj" nėse lėvizja bėhet nė ujė, kurse lėvizja me anė tė kėmbėve tė veta ėshtė tokėsore. Mezi mund tė jepet ideja mbi lėvizjen nė Gjithėsi qė e implikon kjo fjalė, pėveē duke perdorur kuptimin fillestar.

    - Hėna ė bėn rrotullimin e vet rreth vetes pėr aq kohė sa e kryen lėvizjen rreth Tokės ose pėrafėrsisht pėr 29,5 ditė, prandaj gjithnjė ka tė njėjtėn pamje.

    - Dielli rrotullohet rreth vetes pėr afėr 25 ditė. Ekzistojnė disa karakteristika tė rrotullimit pėr ekuatorin dhe pėr polet, pėr tė cilat nuk do tė bėnim fjalė kėtu, por nė tėrėsinė e tij ylli ėshtė nxitur nga njė lėvizje rrotulluese.

    Domethėnė, duket se nė Kur'an njė nuancė e foljes aludon nė lėvizjet karakteristike tė Diellit dhe tė Hėnės. Kėto lėvizje tė dy trupave qiellorė i kanė vėrtetuar tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, por nuk mund ta kuptojmė se si njė njeri i shekullit VII tė epokės sonė, sado i ditur tė ketė qenė pėr kohėn e tij, gjė qė nuk ėshtė rasti me Muhammedin a.s. - ka mundur ta mendojė.

    Ndonjėherė kėtė pikėpamje e kundėrshtojnė disa shembuj tė mendimtarėve tė mėdhenj tė lashtėsisė tė cilėt nė mėnyrė tė pakontestueshme i kanė shpallur disa fakte, qė shkenca bashkėkohore i ka vėrteturar si tė sakta. Ata nė njėfarė mėnyre mezi kanė mundur tė mbėshteten nė deduksionin shkencor dhe mė shumė kanė ndjekur rrugėn e arsyetimit filozofik. Shpesh pėrmendet rasti i pitagoristėve, tė cilėt, nė shek. IV para erės sonė, e kanė mbrojtur teorinė e rrotullimit tė Tokės rreth vetvetes dhe rrotullimin e planetėve rreth Diellit, teori tė cilėn do ta vėrtetojė shkenca bashkėkohore. Kur tė bėhet krahasimi me rastin e pitagoristėve, ėshtė e lehtė tė hidhet hipoteza mbi Muhammedin a.s., mendimtarin gjenial, i cili vetvetiu e ka menduar atė qė shkenca bashkėkohore do ta zbulonte shumė shekuj pas tij. Duke bėrė kėtė, harrohet thjesht tė pėrmendet forma tė tjera tė kontributit intelektual tė kėtyre gjenive tė mendimit filozofik dhe tė gabimeve ( mashtrimeve ) tė mėdha me tė cilat janė ngjyrosur veprat e tyre. Kėshtu nuk duhet harruar se pitagoristėt gjithashtu kanė mbrojtur teorinė e mos lėvizjes sė Diellit nė Gjithėsi, qė e kanė bėrė qėndėr tė Botės, duke e menduar pėrqėndrimin e Gjithėsisė vetėm rreth tij. Zakonisht te kėta filozofė tė mėdhenj tė lashtėsisė hasim nė pėrzierje tė ideve tė sakta dhe tė gabuara mbi Gjithėsinė. Shkėliqimin qė u japin veprave tė njeriut pėr pikėpamjet pėrparimtare qė i pėrmbajnė ato, nuk duhet tė na bėjnė tė harrojmė pikėpamjet e gabuara qė na kanė mbetur trashėgim nga po kėto vepra. Kjo ėshtė ajo qė vetėm nė pikėpamje shkencore ndahet nga Kur'ani, sepse shumė tema qė pėrmenden nė Kur'an janė tė lidhura me njohuritė bashkėkohore, e nė tė nuk mund tė hasim nė asnjė pohim i cili do tė ishte nė kundėrshtim me atė qė e ka vėrtetuar shkenca e kohės sonė.





    NDĖRRIMI I DITĖS DHE I NATĖS

    Nė epokėn nė tė cilėn ėshtė konsideruar se Toka ėshtė qėndėr e Botės dhe Dielli ėshtė nė lėvizje nė krahasim me tė, cilės krijesė njerėzore nuk do ta pėrmendte lėvizjen e Diellit me rastin e ndėrrimit tė ditės dhe tė natės? Por diēka tė tillė nuk shkruan nė Kur'an, i cili kėtė temė e trajton si mė poshtė:

    " ..., Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės)..."(S7- A54)

    "Pėr ata ėshtė argument edhe nata, prej sė cilės largojmė ditėn, kurse ata mbesin nė terr(S36-A37)

    "A nuk e di se Allahu e fut (errėsirėn) natėn nė ditė dhe e fut (dritėn) nė natė,..." (S31- A29)

    " Ai natėn ia mbėshtjell (vendit tė) ditės dhe ditėn ia mbėshtjell natės;..." (S39-A5)

    Ajeti i parė (S7-A54) nuk ka nevojė pėr komentim. I dyti ( S36-A37 ) thjesht dėshiron tė na ofrojė pamjen.

    Para sė gjithash, ajeti i tretė (S31-A29) dhe i katėrt (S39-A5).

    Si duket fjala "mbėshtjell" ėshtė mėnyra mė e mirė, si nė pėrkthimin e R. Blacher, pėr tė pėrkthyer fjalėn arabe kawwara. Kuptimi i hershėm i kėsaj foljeje ėshtė mbėshtjellja spirale e turbanit rreth kokės; nė tė gjitha kuptimet e tjera ėshtė ruajtur kuptimi i mbėshtjelljes.

    Por, ēfarė ndodh nė tė vėrtetė nė Gjithėsi? Si e kanė parė mirė astronautėt amerikanė dhe qė kanė fotografuar nga anijet e tyre kozmike, sidomos nga distanca shumė tė largėta nga Toka, p.sh nga Hėna , Dielli pandėrprerė (pėrveē gjatė zėnies -eklipsit) e ndriēon gjysėmsferėn tokėsore tė vendosur kundrejt tij, kurse gjysėmsfera tjetėr ndodhet nė errėsirė. Pasi Toka rrotullohet rreth vetes, kurse ndriēimi ngel po ai, i palėvizshėm, njė zonė e ndriēuar nė formė gjysėmsfere rrotullohet pėr 24 orė rreth Tokės, kurse gjysėmsfera qė ka mbetur nė errėsirė pėr tė njėjtėn kohė bėn rrotullim tė njėjtė. Ky ndėrrim i pandėrprerė i ditės dhe i natės ėshtė pėrshkruar nė mėnyrė tė pėrsosur nė Kur'an. Kjo nė kohėn tonė ėshtė e lehtė pėr t'u kuptuar nga njerėzit, meqė kemi njohuri mbi palėvizshmėrinė (relative) tė Diellit dhe mbi rrotullimin e Tokės. Ky proēes i mbėshtjelljes sė pandėrprerė, me depėrtim tė vazhduar tė njė sektori nė njė sektor tjetėr, ėshtė shprehur nė Kur'an sikur tė jetė menduar nė epokėn e Tokės sė rrumbullakėt, gjė qė pa dyshim nuk ėshtė rastėsi.

    Krahas kėtyre shqyrtimeve mbi ndėrrimin e ditės dhe tė natės, duhet t'i lidhim evokimet e shumėsisė tė lindjes dhe tė perėndimit nė disa nga ajetet e Kur'anit, interesi i tė cilit ėshtė vetėm pėrshkrues, pasi kėto fenomene mund tė zbulohen me vėzhgimin mė banal. Ato janė pėrmendur kėtu me qėllim, nė mėnyrė qė sa tė jetė e mundur tė riprodhohet nė tėrėsi ajo qė Kur'ani e pėrmban lidhur me atė temė.

    Kėto janė, p.sh:

    - nė suren 70, ajeti 40, shprehja: "Pra betohem nė Zotin e lindjeve dhe e tė perėndimeve, se Ne kemi fuqi" ;

    - nė suren 55, ajeti 17, jo: "Zotit i dy lindjeve dhe Zot i dy perėndimeve";

    - nė suren 43, ajeti 38, evokimi: "...Ah, tė kishim qenė larg mes vete sa lindja me perėndimin;... " ėshtė pasqyrė qė shpreh pafundėsinė e largėsisė ndėrmjet dy pikave.

    Vėzhguesi i lindjes dhe i perėndimit tė Diellit e di qė Dielli lind nė pika tė ndryshme tė lindjes dhe perėndon nė pika tė ndryshme tė Perėndimit, sipas stinėve tė vitit. Shenjat e shėnuara nė ēdo horizont pėrcaktojnė pikat e fundme qė caktojnė dy lindje dhe dy Perėndime, ndėrmjet tė cilave gjatė vitit vendosen mespikat. Fenomeni qė ėshtė pėrmendur kėtu mund tė thuhet se ėshtė banal. Por veēanėrisht meriton vėmendje ajo qė ka tė bėjė me tema tė tjera tė shqyrtuara nė kėtė kapitull, nė tė cilin pėrshkrimi i fenomeneve astronomike qė i evokon Kur'ani ėshtė konform me pikėpamjet bashkėkohore.



    D. EVOLUCIONI I GJITHĖSISĖ



    Duke i pėrkujtuar idetė bashkėkohore mbi formimin e Gjithėsisė e kemi treguar evolucionin qė ka ndodhur duke filluar nga mjergullnajat fillestare e deri te formimi i galaktikave, i yjeve dhe i sistemit diellor, deri nė paraqitjen e planeteve qė kanė rrjedhur nga Dielli nė njė shkallė tė evolucionit tė tij. Tė dhėnat bashkėkohore lejojnė mendimin qė nė sistemin diellor dhe pėrgjithėsisht nė Gjithėsi evolucioni vazhdon akoma. Kur dihet kjo, atėherė si mos ta krahasojmė me disa pohime qė i gjejmė nė Kur'an, kur evokohen manifestimet e plotėfuqisė sė Zotit?

    Nė disa raste Kur'ani rikujton se: "... Ai mbizotėroi Arshin dhe nėnshtroi Diellin e hėnėn qė ēdo njėri udhėton deri nė njė afat tė caktuar;..."

    Kėtė fjali e gjejmė nė suren 13, ajeti 2; nė suren 31, ajeti 29; nė suren 35, ajeti 13; nė suren 39, ajeti 5.

    Por, pėr mė tepėr, ideja mbi afatin e caktuar ėshtė e lidhur me idenė mbi cakun nė suren 36, ajeti 38:

    " Dhe Dielli udhėton pėr nė kufirin e vet ( nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i Ngadhėnjyesit, tė Dijshmit."

    Kufiri i caktuar ėshtė pėrkthim i fjalės mustekarr. Nuk ka dyshim se me kėtė fjalė ėshtė e lidhur ideja mbi vendin e caktuar.

    Si duket konfrontimi i kėtyre i pohimeve me tė dhėnat qė i ka vėrtetuar shkenca bashkėkohore?

    Kur'ani ja cakton Diellit afatin evolutiv dhe cakun. Hėnės gjithashtu ia cakton afatin. Qė tė mund tė kuptohet domethėnia e mundshme e kėtyre pohimeve, duhet t'i sjellim ndėr mend njohuritė bashkėkohore mbi evolucionin e yjeve nė pėrgjithėsi, e tė Diellit nė veēanti, dhe, me anė tė konkluzionit, mbi formacionet qiellore tė cilat detyrimisht e ndjekin lėvizjen e tyre nė Gjithėsi, e tė cilave u pėrket Hėna.

    Dielli ėshtė yll, vjetėrsinė e tė cilit astrofizikanėt e vlerėsojnė nė 4,5 miliard vjet. Si pėr tė gjitha yjet edhe pėr tė mund tė caktohet stadi evolutiv. Dielli tani ėshtė nė stadin e parė, tė cilin e karakterizon transformimi i atomeve tė hidrogjenit nė atome tė heliumit: stadi i tanishėm, teorikisht, do tė duhej tė zgjaste edhe 5,5 miliard vjet, sipas llogaritjeve tė bėra tek yjet e tipit tė Diellit, stadit tė parė tė tanishėm, tek yjet e tipit tė Diellit, ia caktojnė kohėzgjatjen e pėrgjithshėm prej gjithsej 10 miliard vjet. Pas kėtij stadi, siē ėshtė vėrejtur tek yjet e tjerė, pason stadi i dytė tė cilin e karakterizon pėrfundimi i transformimit tė hidrogjenit nė helium, pasojė e tė cilit janė zgjerimi i shtresave tė jashtme dhe ftohja e Diellit. Nė stadin e fundit drita ėshtė e zvogėluar shumė dhe densiteti i rritur shumė: kjo shihet nė tipin e yjeve tė cilėve u ėshtė dhėnė emri i xhuxhėve tė bardhė.

    Nga e gjithė kjo nuk duhet mbajtur mend datat, tė cilat janė interesante vetėm sa pėr tė dhėnė vlerėsimin e pėrafėrt tė faktorit kohė, por vetėm atė qė mė sė shumti del nė pah: kuptimi i evolucionit. Tė dhėnat bashkėkohore e bėjnė tė mundur parashikimin qė brenda disa miliardė vitesh kushtet nė sistemin diellor nuk do tė jenė kėto tė sotmet. Si edhe pėr yje tė tjerė, transformimet e tė cilėve janė regjistruar deri nė stadin e fundit, mund tė parashikohet fundi edhe pėr Diellin.

    Ajeti i dytė qė ėshtė dhėnė mė sipėr (S36 - A38) evokon se Dielli shkon drejt cakut tė vet.

    Astronomia bashkėkohore e ka caktuar nė mėnyrė tė pėrkryer duke i dhėnė edhe emrin e apeksit diellor: sistemi diellor me tė vėrtetė lėviz nė Gjithėsi drejt njė pike tė vendosur nė yllėsinė e Herkulit, nė fqinjėsi me yllėsinė Vega (yllėsia e Lirės), koordinatat e tė cilit janė tė pėrcaktuara mirė: lėvizja ka shpejtėsi tė caktuar prej 19 km/sek.

    Tė gjitha kėto tė dhėna nga astronomia meritojnė tė paraqiten lidhur me dy ajetet e Kur'anit, tė cilėt, siē duket pėrputhen me njohuritė e sotme shkencore nė mėnyrė tė pėrkryer.



    ZGJERIMI I GJITHĖSISĖ



    Zgjerimi i Gjithėsisė ėshtė fenomeni mė madhėshtor qė e ka zbuluar shkenca bashkėkohore. Ky sot ėshtė kuptimi i pėrcaktuar mirė, kurse diskutimet bėhen vetėm rreth shembullit sipas tė cilit zbatohet.

    I sugjeruar nga teoria e pėrgjithshme e relativitetit, zgjerimi i Gjithėsisė ka bazė fizike nė hulumtimin e spektrit tė galaktikave; lėvizja sistematike e spektrit tė tyre kah pjesa e kuqe shpjegohet me largimin reciprok tė galaktikave. Kėshtu sipėrfaqja e Gjithėsisė rritet vazhdimisht e ky zgjerim ėshtė mė i madh, pėr aq sa largohet nga ne. Shpejtėsitė me tė cilat trupat qiellorė lėvizin nė kėtė zgjerim tė pandėrprerė mund tė shkojnė nga pjesė tė shpejtėsisė sė dritės deri nė vlera mė tė mėdha se ajo.

    A mund tė krahasohet ajeti vijues nga Kur'ani (surja51, ajeti 47), nė tė cilėn Zoti flet, me tė arriturat shkencore bashkėkohore?

    " Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė."66 (S51, A47)

    Qielli, pėrkthim i fjalės sema', a nuk ėshtė pikėrisht Gjithėsia jashtė Tokės, pėr tė cilėn kėtu bėhet fjalė?

    Atė qė ne e kemi pėrkthyer "Ne e zgjerojmė" ėshtė pjesorja e kohės sė tashme tė shumėsit muėsiu'na tė foljes auuasaa' qė do tė thotė: zgjerim, shtrirje, zgjerim hapsinor, kur ėshtė fjala pėr objektet.

    Disa pėrkthyes, tė paaftė pėr ta kuptuar domethėnien e fjalės sė fundit, i japin kuptimin qė mė duket i gabuar si "Ne jemi plotė gjėrėsi" (R. Blachere). Autorė tė tjerė ia qėllojnė domethėnies por nuk kanė guximin ta thonė: Hamidullahu, nė pėrkthimin e vet tė Kur'anit, flet pėr zgjerimin e qiellit, tė Gjithėsisė, por me pikėpyetje. Ka tė tillė, tė cilėt, duke u mbėshtetur nė komentimet e veta tė mendimeve tė autorizuara shkencore, ia japin kuptimin qė e kemi treguar kėtu. I tillė ėshtė rasti me komentimin e Muntahabit, tė cilin e boton Kėshillin Suprem i Punėve Islamike nė Kajro; ata pa as mė tė voglin dyshim e pėrmendin zgjerimin e Gjithėsisė.



    E. PUSHTIMI I GJITHĖSISĖ



    Nga ky pikėvėshtrim, tre ajetet kur'anore meritojnė ta tėrheqin tėrė vėmendjen. Njėri nė mėnyrė tė qartė shpreh atė qė u takon njerėzve ta realizojnė dhe ēfarė do tė realizojnė. Nė dy ajetet e tjera, Zoti evokon ēudinė qė do t'u ndodhte jobesimtarėve nga Meka, sikur tė mund tė ngjiteshin nė qiell, duke aluduar kėshtu nė njė supozim i cili nuk do tė ketė pasoja pėr kėta tė fundit.

    1. Ajeti i parė ajeti 33 nga surja 55:

    "O turmė e xhinve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė). (A33 nga S55)

    Pėrkthimi tė cilin e dhamė kėtu kėrkon disa shpjegime plotėsuese:

    a) Fjala frėnge "si" shpreh kushtin e cila zbulon nė mėnyrė tė njėjtė mundėsinė, si dhe supozimin e realizueshėm dhe tė parealizueshėm. Gjuha arabe ėshtė nė gjendje qė ta nuancojė kushtin nė mėnyrė tejet eksplicite. Ekziston fjala qė shpreh mundėsinė (ida), njė tjetėr qė tė shprehet supozimi i realizueshėm (in), dhe njė e tretė qė tė shprehet supozimi i parealizueshėm (leė). Ajeti tė cilin po e shqyrtojmė konsideron se fjala ėshtė pėr supozimin e realizueshėm, tė shprehur me anė tė in. Kur'ani domethėnė evokon mundėsinė materiale tė realizimit konkret. Ky ndryshim gjuhėsor formalisht e eleminon interpretimin e pastėr mistik tė cilin kanė provuar t'ia japin gabimisht kėtij ajeti.

    b) Zoti iu drejtohet xhinėve dhe njerėzve e jo nė thelb personave alegorik.

    c) "Depėrtim i kundėrt" ėshtė pėrkthimi i fjalės nefedhe pas tė cilės vjen parafjala min,e cila, sipas fjalorit tė Kazimirit, domethėnė depėrtim, kalim pėrtej dhe dalje pėrtej njė trupi (p.sh thuhet pėr shigjetėn e cila del nė anėn kundėrt). Ajo domethėnė evokon depėrtimin e thellė dhe daljen nė anėn tjetėr tė zonave pėr tė cilat bėhet fjalė.

    d) Fuqia (sultan) tė cilėn duhet ta kenė njerėzit pėr arritjen e kėtij qėllimi duket se ėshtė fuqi e cila buron nga i Plotėfuqishmi.

    Nuk ka dyshim qė ky ajet tregon mundėsinė qė do ta kenė njerėzit dikur pėr ta kryer atė qė ne, nė epokėn tonė, ndoshta nė mėnyrė shumė tė papėrshtatshme, e quajmė pushtim tė Gjithėsisė. Duhet tė theksojmė qė teksti kur'anor nuk e vėren vetėm depėrtimin nėpėr zonėn e qiejve, por edhe nėpėr zonat e Tokės, ky ėshtė hulumtim i thellėsive.

    2. Dy ajetet e tjera janė nxjerrė nga surja 15, ajeti 14dhe 15. All-llahu iu flet jobesimtarėve nga Meka, si tregon edhe kjo pjesė e sures:

    "Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin ėngjėjt e fshehtėsitė). Ata gjithqysh do tė thonin: " Neve na janė ndalė sytė (tė pamėt). Jo, ne jemi njerėz tė magjepsur." ( S15 - A 14 -15)

    Kjo ėshtė shprehje e habisė para njė pamje tė papritur, tė ndryshme nga ajo qė njeriu mund ta paramendojė.

    Fjalia kushtore ėshtė futur kėtu me anė tė fjalės leė e cila shpreh supozimin qė nuk do tė realizohet kurrė pėr ata pėr tė cilėt bėn fjalė kjo pjesė.

    Domethėnė nė pikėpamje tė pushtimit tė Gjithėsisė ndodhemi nė mesin e dy pjesėve tė tekstit kur'anor, nga tė cilat njėra bėn aluzion nė atė qė njė ditė do tė realizohet nė saj tė fuqisė qė Zoti do t'ia japė intelektit dhe aftėsisė zbuluese tė njeriut, kurse e dyta evokon ngjarjen tė cilėn nuk do ta pėrjetojnė jobesimtarėt e Mekės, nga e cila rrjedh karakteri i kushtėzimit, i cili nuk do tė realizohet... Por kėtė ngjarje do ta pėrjetojnė tė tjerėt siē e supozon ajeti i parė i cituar. Ai i pėrshkruan reaksionet e njerėzve para pamjes sė papritur e cila ndodh qė t'iu shfaqet udhėtarėve tė Gjithėsisė: shikime tė shqetėsuar, pėrshtypje e magjepsjes...

    Mu kėshtu astronautėt e pėrjetuan kėtė aventurė tė ēuditshme nė vitin 1961, me rastin e fluturimit tė parė tė njeriut rreth Tokės. Dihet, se kur tė ndodhemi nga ana tjetėr e atmosferės sė Tokės, qielli nuk shihet askund me pamjen e tij tė kaltėr qė u tregohet tokėsorėve, e i cili ėshtė rezultat i fenomenit tė absobimit67 tė dritės sė Diellit nė shtresat atmosferike. Kur njeriu ndodhet nė Gjithėsi, nė anėn tjetėr tė atmosferės tokėsore, ai sheh njė qiell tė zi, kurse Toka i duket e mbėshtjellur nė njė si unazė ngjyrė tė kaltėr, pėr shkak tė fenomeneve tė ngjashme tė absorbimit tė dritės nė atmosferėn tokėsore, kurse Hėna, e cila nuk ka atmosferė, shihet me ngjyrat e veta nė sfondin e errėt tė qiellit. Domethėnė njė pamje krejtėsisht e re pėr njeriun paraqitet nė Gjithėsi, pamje fotografitė e tė cilės janė bėrė klasike pėr njerėzit e kohės sonė.

    Edhe kėtu, kur e ballafaqojmė tekstin e Kur'anit me njohuritė bashkėkohore, si mos tė impresionohemi me saktėsitė pėr tė cilat nuk mund tė supozojmė se rrjedhin nga mendimi i njė njeriu, i cili ka jetuar para 14 shekujsh.





    V

    TOKA

    Sikurse temat e trajtuar mė parė, edhe ajetet kur'anore, qė bėjnė fjalė pėr Tokėn, janė tė shpėrndarė nė tėrė Librin. Libri i klasifikimeve ėshtė i rėndė: kjo qė po e paraqesim ėshtė krejtėsisht personale.

    Pėr tė qenė shpjegimi i qartė duket se, para sė gjithash, mund tė veēohet njė numėr i konsiderueshėm i ajeteve tė cilat shpesh, duke trajtuar mė shumė tema, kanė njė domethėnie tė pėrgjithshme, kurse paraqesin po aq thirrje drejtuar njerėzve nė mėnyrė qė me anė tė shembujve tė paraqitur tė mendojnė mbi bamirėsinė e Zotit.

    Mund tė veēojmė grupe tė tjera tė ajeteve qė kanė tė bėjnė me tema mė tė veēanta, siē janė:

    - cikli i ujit dhe i deteve

    - relievi i Tokės

    - atmosfera e Tokės







    A. AJETET ME RĖNDĖSI TĖ PĖRGJITHSHME



    Duke dhėnė argumente me tė cilat njerėzit duhet tė nxiten pėr tė menduar mbi bamirėsinė e Zotit ndaj atyre qė i ka krijuar, kėto ajete aty-kėtu pėrmbajnė pohime qė janė me interes tė konfrontohen me tė dhėnat e shkencės bashkėkohore. Por, nga ky pikėvėshtrim, ajetet mund tė jenė me interes edhe mė tė madh pėr shkak se nuk shprehin besime tė shumėllojshme pėr disa fenomene natyrore, nė tė cilat njerėzit kanė besuar nė kohėn e Shpalljes sė Kur'anit- besime tė ndryshme, gabimet e tė cilave do t'i vėrtetojė mė vonė njohuria shkencore.

    Kėto ajete shprehin tė vėrteta tė thjeshta, tė lehta pėr t'u kuptuar nga ata tė cilėve u ėshtė drejtuar Kur'ani, pėr shkaqe gjeografike, banorėve tė Mekės dhe Medinės, beduinėve tė Gadishullit arabik, nė njė anė, dhe meditime tė pėrgjithshme, nga tė cilat bota e arsimuar, nė tė gjitha vendet dhe nė tė gjitha kohėt, mund tė nxjerri mėsim kur pėrpiqet tė meditojė, gjė qė ėshtė karakteristikė universalitetit tė Kur'anit, nga ana tjetėr.

    Pasi asnjė klasifikim i kėtyre ajeteve nuk ėshtė i dukshėm nė Kur'an, ato kėtu janė paraqitur sipas renditjes numerike tė sureve.

    "Ai (All-llahu), i cili pėr ju e bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshojė shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė). (S2-A22)

    " Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditė, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me te ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto) pėr njė popull qė ka mend ka argumente." (S2- A164)

    "E tokėn e kemi shtruar dhe nė tė kemi vėn1 kodra dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve. Dhe Ne ju kemi krijuar juve nė tė jetesėn (mjetet pėr jetesė) e edhe atyre pėr tė cilėt ju nuk jeni furnizues. (S15-A19-20)

    "E nuk ka asnjė send qė tė mos ta ketė burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atė ndryshe vetėm sipas njė mase tė caktuar (tė nevojshme). (S15-A21)

    kėtu duhet parė njė sure me kujdes se ka njė ngatėrrim (S20A62)

    " Hani ju dhe kullotni kafshėt tuaja(nga ato bimė). Vėrtet , pėr tė gjitha kėto (qė u pėrmendėn) ka argumente pėr ata qė kanė mendje tė shėndoshė. (S20 - A54)

    " A ėshtėAi qė tokėn e bėri vendqėndrim e nėpėr tė bėri tė rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokės) i bėri (male) pėrforcues, dhe nė mes dy deteve bėri ndarje. A ka pėrveē All-llahut Zot tjetėr? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni. (S27 - A61)

    Kėtu bėhet aluzion nė stabilitetin e pėrgjithshėm tė kores sė Tokės. Dihet se nė kohėt e mugėta tė Tokės, shtresa sipėrfaqėsore e saj ishte jostabėl para ftohjes. Stabiliteti i kores sė Tokės pėrsėri nuk ėshtė absolut, meqė eksiztojnė zona nė tė cilat kohė pas kohe bijnė tėrmete. Sa i pėrket pėrvijimit mes dy deteve, kjo ėshtė figurė pėrmes tė cilės tregohet mungesa e pėrzierjes sė ujit tė lumenjve me atė tė deteve nė sipėrfaqen e grykave tė mėdha, si do tė shihet mė poshtė.

    "Ai ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj, ecni nėpėr pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, vetėm teAi ėshtė e ardhmja." (S67 - A15)

    "E pastaj tokėn e sheshoi." (S79 - A30)

    "Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullosat e saj." (S79 - A31

    "Kurse kodrat ia pėrforcoi" (S79 - A32)

    "Si furnizim pėr ju dhe pėr kafshėt tuaja." (S79 - A33)

    Nė shumė prej kėtyre ajeteve ėshtė theksuar vlera e ujit dhe pasoja praktike e pranisė sė tij nė Tokė - pjelloria e Tokės. Uji, nė tė vėrtetė, nė vendet me shkretėtirė, ėshtė element numėr njė qė e kushtėzon jetėn e njeriut. Por evokimi nė Kur'an e tejkalon kėtė veēori gjeografike. Ėshtė theksuar karakteri i planetit tė pasur me ujė, i vetėm nė sistemin diellor. Pa ujė Toka do tė ishte trup i vdekur si Hėna. Kur'ani ia jep vendin e parė ujit nė evokimin e fenomeneve natyrore tė Tokės. Cikli i ujit ėshtė pėrshkruar kėtu me saktėsi tė pazakontė.



    B. CIKLI I UJIT DHE I DETEVE



    Kur sot i lexojmė ajetet e Kur'anit, njėri pas tjetrit, qė flasin pėr rolin e ujit nė jetėn e njerėzve, na duket se tė gjithė ajetet shprehin ide krejt tė qarta. Shkaku i kėsaj ėshtė shumė i thjeshtė: nė epokėn tonė pak a shumė tė gjithė e dimė nė mėnyrė tė saktė se si kryhet qarkullimi i ujit nė natyrė.

    Por kur e marrim parasysh se sa tė ndryshme kanė qenė pikėpamjet e lashta pėr kėtė ēėshtje, vėrejmė se tė dhėnat kur'anore nuk zbulojnė pikėpamje mitike qė janė pėrdorur dhe nė elaborimin e tė cilave spekullimet filozofike kanė pasur ndikim mė tė madh sesa tė dhėnat nga vėzhgimet e bėra. Nėse njerėzit, nė mėnyrė empirike, kanė arritur deri te njohuri tė kufizuara, por tė dobishme dhe praktike, pėr pėrmirėsimin e ujitjes, pėrkundrazi, pikėpamjet e tyre mbi qarkullimin e ujit nė tėrėsi do tė ishin tė vėshtira pėr t'u kuptuar sot. Kėshtu do tė ishte e thjeshtė pėr t'u marrė me mend se ujėrat nėntokėsore rrjedhin nga depėrtimi i rreshjeve nė Tokė. Por, nė kohėt e lashta citohet si pėrjashtim pikėpamja e njėfarė Vitruvit, i cili, nė Romėn e shekullit tė parė para epokės sonė, e ka mbrojtur kėtė ide. Kėshtu pas shumė shekujsh, tė cilėve u takon edhe epoka e Shpalljes sė Kur'anit, njerėzit kanė pasur pikėpamje krejt tė gabuara mbi sistemin e ujrave.

    Nė artikullin "Hidrologjia", tė botuar nė Encyclopedia Universalis dy specialistė pėr kėto probleme, G. Castany dhe B. Blavoux, kryejnė kėtė hulumtim didaktik historik:

    Nė shekullin VII p.e.s. Talesi nga Mileti e ka mbrojtur teorinė e shtyrjes sė ujit tė oqeanit nė brendėsi tė kontinentit, rėnien nė tokė dhe depėrtimin e tij nė tokė nėn ndikimin e erės. Edhe Platoni e ka mbrojtur kėtė ide dhe ka menduar se kthimi i ujit nė oqean bėhet nėpėrmjet njė humnere tė madhe, Tatarit. Kjo teori do tė ketė ithtarėt e vet tė flaktė deri nė shek. XVIII, para Dekartit. Aristoteli ka supozuar se avulli i ujit nga toka kondensohet nė honet e thella dhe tė ftohta tė bjeshkėve dhe formon liqene nėntokėsorė qė i mbushin burimet. Atė do ta pasojė Seneka (shek. I p.e.s.) dhe do tė ketė ithtarė tė shumtė deri nė vitin 1877, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmendet O. Volger. Pikėpamja e parė e pastėr mbi qarkullimin e ujit do t'i bjerė ndėr mend Bernard Palissys, i cili nė vitin 1580 pohon se ujrat nėntokėsorė rrjedhin nga depėrtimi i shiut nė tokė. Kėtė teori do ta vėrtetojė E. Marioti dhe P. Pero nė shek. XVII.

    Nė pjesėt e Kur'anit qė po i japim nė vijim nuk ka asnjė jehonė tė pikėpamjeve jo tė sakta qė u pėrmendėn deri tani e tė cilat janė ditur nė kohėn e Muhammedita.s. :

    " Ne, nga qielli lėshuam shiun e dobishėm dhe me tė bėmė qėtė kultivohen kopshte e drithėra qė korren. Dhe rritėm trungje tė gjata hurmash me fruta tė paluar njėri mbi tjetrin. Ushqim pėr njerėz, dhe me tė, Ne e ngjallėm tokėn e vdekur , e kėshtu do tė jetė edhe ringjallja." (S50-A9,10,11)

    " Ne e l1shuam me masė ujin nga qielli dhe atė e pėrqėndrojmė nė tokė. Po Ne kemi mundėsi edhe ta humbim atė (ujin). Dhe me anėn e tij Ne mundėsuam pėr ju kopshte hurmash e rrushi, qė nė to keni shumė pemė dhe hani prej tyre." (S23-A18,19)

    " Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojmė shi dhe atė ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atė." (S15 - A22)

    Ekzistojnė dy mundėsi pėr interpretimin e ajetit tė fundit (S15 - A22). Erėrat qė pjalmojnė mund tė konsiderohen pllenuese tė bimėve me anė tė bartjes sė polenit, por kjo mund tė lidhet edhe me shprehjen figurative e cila me analogji thekson rolin e erės, qė njė re, e cila nuk lėshon shi, kthehet nė re qė lėshon rrebesh shiu. Ky rol ėshtė theksuar shpesh, si nė ajetin vijues:

    " Allahu ėshtė Ai qė lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ne i derdhim ato nė njė vend tė thatė dhe me atė ujitje e ngjallim tokėn pas vdekjes sė saj. Ja kėshtu ėshtė ringjallja."(S35-A9)

    Kėtu po shohim se pjesa e parė e kėtij ajeti ka stil tregimtar dhe, pa kapėrcim, pason njė shpallje e Zotit. Modifikime tė tilla tė papritura nė formė bisedimi janė tė shpeshta nė Kur'an.

    " Allahu ėshtė Ai qė lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, ja, ata gėzohen."(S30-A48)

    "Ai ėshtė qė i lėshon erėrat si myzhde pranė mėshirės (shiut) sė Tij e kur ato (erėrat) bartin re tė mėdha, Ne i sjellim mbi njė tokė tė vdekur dhe lėshojmė nė tė ujin (shiun), dhe me tė (me ujin)nxjerrim tė gjitha frutat. Kėshtu i nxjerrim (i ngjallim) tė vdekurit, ashtu qė tė pėrkujtoni (fuqinė e Zotit)." (S7-A57)

    " Edhe Ai ėshtė, qė i lėshon erėrat myzhde nė prag tė mėshirės sėTij (shiut) dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr. Qė me tė t'i japim jetė njė toke tė vdekur dhe qė t'u japim tė pijnė atyre qė i krijuam, kafshė e shumė njerėz." (S25-A48,49)

    "... nė atė furnizim qė Allahu e lėshon prej qiellit dhe me tė, pasi tė ketė vdekur e ngjall tokėn; dhe nė qarkullimin e erėrave pėr njė popull qė logjikon ka argumente." (S45-A5)

    " Ai e lėshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhėsisė sė tyre rrjedhin pėrrocka, kurse vala bart mbi vete shkumė tė fryer lart ..." (S13-A17)

    Zoti e urdhėron Profetin:

    " Thuaj: " Mė tregoni, nėse uji juaj humbet nė thellėsi, kush do t'ju sjell ujė mbitokėsor (burimor)."(S67-A30)

    "A nuk e sheh se Allahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėrndan nė tokė nėpėr burime, mandej me tė mbijnė bimė tė llojeve dhe tė ngjyrave tė ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atė tė zverdhur dhe pastaj e bėn atė pleh." (S39-A21)

    "Dhe nė tė Ne u kemi bėrė kopshte hurmash e rrushi dhe nė tė u kemi dhėnė burime (uji)." (S36-A34)

    Rėndėsia e burimeve, furnizimi i tyre me ujin e shiut dhe shpėrndarja nė burime ėshtė theksuar nė tri ajetet e fundit. Fakti meriton qė tė ndalemi nė tė nė mėnyrė qė tė pėrkujtojmė pikėpamjet dominuese tė mesjetės, siē janė ato tė Aristotelit, sipas tė cilave burimet mbushen nga liqenet nėntokėsorė. Nė artikullin e vet "Hidrologjia", tė botuar nė Encyclopedia Universalis, M. M. Rémenierés, profesor nė Ecole Nationale du Génie rural, des Eaux et Forets, pėrshkruan etapat kryesore tė hidrologjisė dhe kujton punimet madhėshtore tė dikurshme pėr ujitjen, posaēėrisht nė Lindjen e Mesme, duke tėrhequr vėrejtjen se me tėrė ato ka udhėhequr empirizmi, sepse idetė e atėhershme kanė dalė nga pikėpamjet e gabuara. Ai vazhdon : "Duhet tė presim Rilindjen (pėrafėrsisht ndėrmjet viteve 1400 - 1600) nė mėnyrė qė pikėpamjet e pastra filozofike tua lirojnė vendin hulumtimeve tė mbėshtetura nė observimet objektive tė fenomeneve hidrologjike. Leonardo da Vinēi (1452 - 1519) kundėrshton pohimet e Aristotelit. Nė studimin e tij Shqyrtim i ēuditshėm mbi natyrėn e ujrave dhe burimeve natyrore e artificiale ("Discours admirable de la nature des eaux et fontaines tant naturalles qu'artificeilles, Paris 1570), Bernard Palissy bėn interpretimin konkret tė qarkullimit tė ujit e sidomos furnizimin me shi".

    Do ta shohim se vėrejtjen e fundit e gjejmė nė ajetin 21 tė sures 39, qė evokon shpėrndarjen e ujrave tė shiut nė burimet nė Tokė.

    Shiu dhe breshėri janė trajtuar nė ajetin 43 tė sures 24:

    "A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj i bashkon, i bėnė grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti, nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me te goditė kėdo, e ja largon atij qė do...."

    Fragmenti tjetėr meriton komentim (surja 56, ajeti 68 - 70).

    " A e shihni ujin qė po pini? Aju elėshoni atė prej reve, apo Ne jemi qė e lėshojmė? Sikur Ne tė dėshirojmė e bėjmė atė tė njelmėt, pėrse nuk falenderoni?"

    Tė pėrmendėsh faktin se Zoti ka mundur ta bėjė ujin tė njelmėt, i cili natyrisht nuk ėshtė i tillė, ėshtė mėnyrė e tė shprehurit tė plotėfuqisė sė Zotit. Mėnyra e dytė e rikujtimit tė kėsaj plotfuqie ėshtė sfidė drejtuar njeriut pėr ta lėshuar shiun nga retė. Por derisa e para ėshtė thjesht shaka, e dyta mund tė mos jetė nė epokėn bashkėkohore, nė tė cilėn teknika bėn tė mundshėm qė shiu tė bjerė nė mėnyrė artificiale. A thua aftėsia e njeriut pėr tė prodhuar shi tė madh i kundėrvihet pohimit kur'anor?

    Ky nuk ėshtė rast, sepse duhet tė merren parasysh kufijtė e aftėsive tė njeriut nė kėtė fushė. M. A. Facy, kryeinxhinier i meteorologjisė kombėtare, ka shkruar nė artikullin "Rreshjet", nė Encyclopedia Universalis: "Kurrė nuk do tė mund tė arrijmė tė bėjmė tė bjerė shi nga reja e cila nuk i ka karakteristikat e resė me shi ose nga reja e cila ende nuk e ka arritur shkallėn pėrkatėse tė evolucionit (tė pjekurisė)". Njeriu, prandaj, me anė tė mjeteve tė pėrshtatshme teknike vetėm mund tė shpejtojė proēesin e reshjeve pasi tė jenė krijuar kushtet natyrore. Sikur tė ishte ndryshe, atėherė nuk do tė kishim thatėsirė, por kjo nuk ėshtė arritur akoma. Tė jesh zotėrues i shiut dhe i kohės sė mirė akoma ėshtė njė ėndėrr. Njeriu me dėshirėn e tij nuk mund ta ndėrprejė ciklin e vendosur, i cili siguron qarkullimin e ujit nė natyrė, cikėl i cili, sipas njohurive tė hidrologjisė bashėkohore, mund tė pėrmblidhet si vijon:

    Rrezatimi i nxehtėsisė sė Diellit shkakton avullimin e oqeaneve dhe tė tė gjitha sipėrfaqeve tokėsore tė mbuluara ose tė ngopura me ujė. Avulli i liruar nė kėtė mėnyrė ngrihet nė atmosferė dhe duke u dendėsuar nė tė formon re. Atėherė ndėrhyjnė erėrat pėr t'i shpėrndarė nė largėsi tė ndryshme retė e krijuara nė kėtė mėnyrė. Atėherė, ato, herė mund tė zhduken duke mos dhėnė shi, herė masat e tyre bashkohen me masat e reve tė tjera qė tė krijohen dendėsi mė tė mėdha, herė duke u ndarė pėr tė dhėnė shi nė njė shkallė tė caktuar tė evolucionit tė reve. Kur shiu bie nė dete (qė pėrbėjnė 70% tė sipėrfaqes sė Tokės), cikli mbyllet shpejt. Shiu i cili bie nė tokė mund tė thithet pjesėrisht nga bimėt dhe tė marrė pjesė nė rritjen e tyre; kėto, me anė tė frymėmarrjes, e kthejnė njė pjesė tė ujit nė atmosferė. Pjesa tjetėr e ujit tė shiut pak a shumė depėrton nė tokė, nga e cila, nėpėrmjet rrjedhave ujore, drejtohet kah oqeanet ose depėrton nė brendėsi tė tokės pėr t'u kthyer nė rrjetin e sipėrfaqes sė tokės me anė tė burimeve dhe tė burimeve tė tjera qė humbin nė tokė.

    Nėse kėto tė dhėna tė hidrologjisė bashkėkohore krahasohen me ato qė dalin nga ajetet e shumta tė Kur'anit, tė cituara nė kėtė kapitull, do tė konstatojmė ekzistimin e pėrputhshmėrisė sė konsiderueshme ndėrmjet tė dhėnave tė hidrologjisė dhe tė Kur'anit.



    DETET



    Nėse ajetet kur'anore kanė ofruar materiale pėr t'i krahasuar me njohuritė bashkėkohore mbi ciklin e ujit nė natyrė nė pėrgjithėsi, kur ėshtė fjala pėr detet nuk ėshtė kėshtu. Asnjė fragment i Kur'anit qė ka tė bėjė me kėtė nuk fton pėr konfrontim me tė arriturat shkencore nė kuptim tė mirėfilltė tė fjalės. Por, pėrsėri, nuk ėshtė hiē mė pak e domosdoshme tė theksojmė se asnjė fragment i Kur'anit mbi detet nuk pėrmban udhėzime nė besime, mite ose nė bestytni tė epokės.

    Njė numėr i konsiderueshėm ajetesh qė bėjnė fjalė pėr oqeanet dhe lundrimin ofrojnė si tema pėr meditim shenjat e plotėfuqisė sė Zotit, qė burojnė nga vėzhgimi vijues.

    Kėto ajete janė:

    " ... dhe pėr tė mirėn tuaj u vuri nė shėrbim anijet, tė lundrojnė nėpėr det me urdhrin e Tij, e nė shėrbimin tuaj i vuri edhe lumenjtė." (S14-A32)

    "Pastaj, Ai ėshtė qė nėnshtroi detin, qė prej tij tė hani mish tė freskėt, e prej tij tė nxirrni stoli qė i bani (i vishni), e i sheh anijet si ēajnė (lundrojnė ) nė tė (me ushtimėe ēajnė ujin nė det). Ua nėnshtroi qė tė shfrytėzoni nga begatitė e Tij dhe ashtu tė falenderoni (Zotin)." (S16-A14)

    "A nuk e sheh se anijet lundrojnė nė sajė tė mirėsisė sė Allahut, e pėr t'ju treguar juve madhėrinė e Tij..."(S31-A31)

    "Dhe tė Atij janė anijet lundruese tė ngritura lart si kodra nė det."(S55-A24)

    "Argument pėr ta ėshtė dhe ajo se Ne pasardhėsit e tyre (tė Ademit) i bartėm nė anije tė mbushur pėrplot. Dhe ngjashėm me tė, u krijuam atyre diēka qė t'i hipin. E sikur tė duam Ne, i pėrmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as qė do tė shpėtonin. Pėrveē nga mėshira jonė ndaj tyre, dhe qė tė pėrjetojnė tė mirat deri nėnjė kohė tė caktuar."( S36-A41-44)

    Kėtu ėshtė e qartė se bėhet fjalė pėr anijet qė bartin njerėzit nėpėr det, ashtu si dikur anija e barti Nuhun dhe tė tjerėt qė ishin nė tė dhe ua bėri tė mundur tė arrijnė deri nė tokė.

    Nga tė gjitha ajetet kur'anore qė janė kushtuar vėzhgimit tė deteve, mund tė veēohet njė fakt tjetėr, sepse tregon njė aspekt krejt tė veēantė. Kėshtu tri ajete bėjnė aluzion nė disa karakteristika tė lumenjve tė mėdhenj kur derdhen nė oqean. Njihet mirė fenomeni qė haset shpesh: mospėrzierja direkte e ujrave tė njelmėt tė deteve dhe tė ujrave tė ėmbėl tė lumenjve tė mėdhenj. Mendohet se Kur'ani tėrheq vėrejtjen nė rastin e grykės sė Eufratit dhe tė Tigrit, tė cilėt, me bashkimin e tyre, krijojnė si tė thuash njė "det" tė gjatė 150 kilometra, Shat el Arab. Nė fund tė gjirit, ndikimi i baticave dhe zbaticave krijon fenomenin fatlum tė fryrjes sė ujit tė ėmbėl nė brendi tė tokės, duke siguruar ujitje tė mjaftueshme. Qė tė kuptohet si duhet teksti i (ajeteve), duhet ditur se fjala det shpreh kuprtimin e pėrgjithshėm tė fjalės arabe bahr, e cila do tė thotė masė e madhe uji dhe pėrdoret si pėr oqean ashtu edhe pėr lumenj shumė tė mėdhenj, si: Nili, Tigri, Eufrati.

    Nė vijim po i japim tri ajete qė evokojnė fenomenin:

    "Ai la tė lirė tė bashkohen dy dete, ky (njėri) i pijshėm dhe i shijshėm, e ky (tjetri) i njelmėt e i idhėt, e mes tyre bėri si tė jetė ndonjė pendė, pritė qė tė mos pėrzihen." (S25 - A53)

    " E nėse janė tė njėjtė dy dete; ky i ėmbėl shuan etjen dhe pirja e tij ėshtė e lehtė e ky tjetri i njelmėti djeg. E prej secilit ju hani mish tė freskėt, nxirrni stoli qė i bani; e, i sheh anijet se si ēajnė ujin pėr tė kėrkuar tė mirat e Tij. Ashtu qė ju tė falenderoni." (S35 - A12)

    "Ai i lejoi dy dete tė puqen ndėrmjet vete. Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengues qė ata tė dy nuk e kapėrcejnė... Prej atyre tė dyve nxirren margaritarė e diamantė." (S55 - A19,20, 22)

    Pos pėrmendjes tė faktit kryesorė, kėto ajete pėrmendin pasuritė qė nxirren nga ujrat e ėmbėl dhe tė njelmėt: peshk, stoli pėr rroba, margaritar dhe merxhan. Sa i pėrket fenomenit tė mospėrzierjes sė ujrave tė lumenjve me ato tė deteve nė grykė, duhet tė dihet se ky nuk ėshtė specifik vetėm pėr Eufratin dhe Tigrin, qė pėrmenden nė tekst, por edhe pėr lumenjtė e tjerė tė cilėt nuk pėrmenden. Rrjedhat e ujrave me gjerėsi shumė tė mėdha, siē janė: Misisipi ose Jang-Ce, tregojnė tė njėjtėn veēori: pėrzierja e ujrave tė tyre bėhet ndonjėherė larg nė detin e hapėt.



    C. RELIEVI I TOKĖS



    Pėrbėrja e Tokės ėshtė e ndėrlikuar. Sot mund tė themi se ėshtė e pėrbėrė nga njė shtresė e thellė, ku mbretėrojnė temperatura tepėr tė larta, me njė pjesė qėndrore nė tė cilėn shkrihen shėmbinjtė dhe me njė shtresė sipėrfaqėsore, me koren eTokės, tė fortė dhe tė ftohtė. Kjo shtresė ėshtė mjaft e hollė, prej disa kilometrash deri nė disa dhjetra kilometra mė se shumti, kurse rrezja e Tokės ėshtė pak mė e madhe se 6.000 km: kjo do tė thotė se korja nuk paraqet as tė njėqindtėn pjesė tė rrezes sė sferės. Nė kėtė cipė, nėse mund tė thuhet kėshtu, kanė ndodhur fenomene gjeologjike. Nė thelbin e tyre qėndrojnė shtresimet nga tė cilat janė krijuar vargmalet; formimi i tyre nė gjeologji quhet orogjeneza. Procesi ka rėndėsi tė madhe sepse dukurisė sė relievit qė do ta pėrbėjė njė mal i pėrgjigjet, nė thellėsi, thelėsira proporcionale e kores sė Tokės e cila siguron bazėn nė shtresėn e ulėt.

    Historia e shpėrndarjes sė deteve dhe tokave nė sipėrfaqe tė rruzullit tė Tokės ėshtė e re dhe akoma ėshtė shumė e paplotė edhe pėr periudhat mė pak tė vjetra dhe tė njohura mė mirė. Me siguri paraqitja e oqeaneve qė e pėrbėjnė hidrosferėn ėshtė e vjetėr dhe pėrafėrsisht 500 milion vjet. Nga fundi i paleozoikut kontinentet formonin njė masė unike e mė vonė u shpėrndanė. Herėn tjetėr, kontinentet ose pjesėt e tyre dolėn mbi sipėrfaqe me krijimin e maleve nė zonat oqeanike (p.sh. rasti i kontinetit verioatlantik dhe njė pjesė e Evropės).

    Sipas ideve bashkėkohore, me tėrė historinė e formimit tė tokave tė larta dominon paraqitja e vargmaleve. I tėrė evolucioni i Tokės, nga paleozoiku deri nė kvartar, klasifikohet nė funksion tė "fazave arogjenetike" tė cilat, edhe vetė, janė tė grupuara nė "cikle" me emra tė njėjtė, ēdo formim i relievit tė maleve ka reperkusionet e veta nė barazpeshėn ndėrmjet deteve dhe kontinenteve. Kjo ka bėrė qė tė zhduken disa pjesė tė tokave tė dala nė sipėrfaqe, pėr t'u paraqitur tė tjerat, duke e ndryshuar shpėrndarjen e sipėrfaqeve kontinentale dhe oqeanike, para qindra milionė vjetėsh, kėshtu qė pjesa kontinentale sot zė vetėm 3/10 e sipėrfaqes sė planetit.

    Kėshtu, nė mėnyrė jo tė saktė dhe jo tė plotė, mund tė bėhen konkludime pėr transformimet qė kanė ndodhur para qindra milion vjetėsh.

    Sa i pėrket relievit tė Tokės Kur'ani pėrmend, pothuajse, vetėm formimin e maleve. Nė tė vėrtetė, nga pikėvėshtrimi i interesit tonė, shumė pak mund tė thuhet pėr ajetet qė shprehin vetėm kujdesin e Zotit pėr njerėzit, nė krahasim me formimin e Tokės si nė ajetet qė vijojnė:

    "All-llahu juve ua bėri tokėn tė sheshtė. Qė nėpėr tė tė ecni rrugėve tė gjėra." S72 - A19,20)

    "Edhe tokėn Ne e kemi shtruar, sa shtrues tė mirė jemi." (S51 - A48)

    Shtroja qė ėshtė shtruar dhe shtrirė ėshtė korja ose korja e Tokės, e cila ėshtė e fortė dhe nė tė cilėn mund tė jetojmė, meqė shtresat mė tė thella tė rruzullit tė Tokės janė tepėr tė nxehta, tė lėngshme dhe tė papėrshtatshme pėr ēfarėdo lloj tė jetės.

    Janė shumė tė rėndėsishme fragmentet e Kur'anit qė kanė tė bėjnė me malet dhe aluzionet nė stabilitetin e tyre, si pasojė e fenomenit tė shtresimit.

    "...Edhe kodrat se si janė vendosur! Edhe tokėn se si ėshtė shtruar!" (S88 - A19,20)

    Konteksi i kėtyre ajeteve i thėrret jobesimtarėt qė tė kthejnė shikimet e tyre nė drejtim tė disa fenomeneve natyrore, ndėrmjet tė cilave ėshtė toka dhe malet. Nga ky tekst gjithashtu del qartė kuptimi i rrėnjėve nė brendėsi tė Tokės, kurse nė ajete vijuese kėtė e saktėsojnė edhe mė mirė:

    "A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatėshme (pėr jetė). Ndėrsa kodrat shtylla." (S78 - A6 -7)

    Shtyllat nė tė cilat aludohet kėtu janė ato qė shėrbejnė pėr pėrforcimin ēadrave nė tokė(autad,shumėsi uatad).

    Gjeologėt bashkėkohorė i pėrshkruajnė shtresat e tokės (gjė qė bėn tė mundshėm qė relievet tė kenė themel) me madhėsi tė ndryshme qė shkon prej njė kilometėr nė dhjetra kilometra. Ky fenomen i rrudhjes bėn qė korja e Tokės tė jetė stabile.

    Kėshtu nuk ēuditemi fare kur nė disa fragmente tė Kur'anit lexojmė disa mendime mbi malet, siē janė p.sh:

    "Kurse kodrat i pėrforcoi."(S79 - A32)

    " ...e nė tokė vendosi kodra tė rėnda qė tė mos luajnė vendit bashkė me ju..." (S31 - A10)

    Fjalia e njėjtė pėrsėritet nė suren 16, ajeti 15. Po kjo ide ėshtė shprehur me pak ndryshim nė suren 21, ajetin31:

    "Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatėshme qė tė mos i lėkundė ata..." (S21 - A31)

    Kėto ajete shprehin atė se mėnyra e vendosjes sė maleve i pėrshtatet stabilitetit tė tyre, gjė qė edhe pėrputhet nė tėrėsi me tė dhėnat e gjeologjisė.



    D. ATMOSFERA E TOKĖS



    Pėveē disa aspekteve qė nė mėnyrė mė tė saktė bėjnė fjalė pėr qiellin dhe tė cilat janė shqyrtuar nė kapitullin paraardhės, Kur'ani pėrmban disa fragmente qė kanė tė bėjnė me fenomenet nė atmosferė. Sa i pėrket konfrontimit tė tyre me tė arriturat shkencės bashkėkohore, edhe kėtu, si kudo, do tė vėrejmė vetėm se nuk do tė ketė kundėrthėnie me njohuritė tona shkencore lidhur me fenomenet e pėrmendura.



    LARTĖSIA MBIDETARE

    Njė mendim i pėrgjithshėm mbi ndenjėn e shqetėsimit qė ndjehet nė lartėsinė mbidetare, e cila vjen gjithnjė duke u rritur, sa mė lartė qė tė ngjitemi, ėshtė shprehur nė ajetin 125 tė sures 6:

    "Atė qė All-llahu dėshiron ta udhėzojė, ia zgjeron zemrėn pėr (pranuar) Islamin. Atė qė dėshiron ta lėrė nė humbje, zemrėn etij ia bėn shumė tė ngushtė sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu All-llahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė." (S6 - A125)

    Disa kanė pohuar se kuptimi i shqetėsimit tė lartėsisė nuk ka qenė i njohur pėr arabėt nė kohėn e Muhmmedit a.s. Por duket se kjo nuk ėshtė ashtu: egzistimi i maleve tė larta nė Gadishullin arabik deri mbi 3.500 merta e bėn pak tė mundshme mosnjohjen e vėshtirėsive tė frymėmarrjes gjatė ngjitjes nė lartėsi. Ka komentues tė tillė qė me kėtė kanė dashur tė shohin paralajmėrimin e pushtimit tė Gjtihėsisė, gjė qė duket se duhet tė hidhet poshtė nė mėnyrė kategorike, sė paku kur ėshtė fjala pėr kėtė fragment.



    ELEKTRICITETI ATMOSFERIK

    Elektriciteti atmosferik dhe pasojat e tij: rrufeja, breshėri janė pretekse pėr vėrejtje vijuese:

    "Ai ėshtė qė ju shfaq vetėtimėn trishtuese (nga ndonjė fatkeqėsi), por edhe shpresėdhėnėse (pėr shi), dhe formulon re tė dendura." (S13 - A12)

    "Ndėkaq, mumurima madhėron (Zotin njė) me falenderimin (qė i takon) e Tij, (e madhėrojnė)edhe ėngjėjt nga droja ndaj Tij. E Ai dėrgon rrufetė dhe me ato godet kė tė dojė. Ndėrsa idhujtarėt polemizojnė rreth All-llahut, e Ai ėshtė ndėrshues i rreptė." (S13 - A13)

    "A nuk e ke parė se si All-llahu drejton retė, dhe pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me tė goditė kėdo, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati se s'tė merr tė parit." (S24 - A43)

    Nė kėto dy ajete egziston shprehja e korelacionit tė qartė ndėrmjet formimit tė reve tė rėnduara nga shiu ose nga breshėri dhe krijimit tė rrufesė: i pari ėshtė objekt i dėshirės pėr shkak tė bamirėsisė qė sjell, kurse i dyti ėshtė objekt i frikės, pasi reshja e tij i ėshtė nėnshtruar vendimit tė Plotėfuqishmit. Lidhja ndėrmjet kėtyre dy fenomeneve ėshtė nė pėrputhje me njohuritė e sotme mbi elekricitetin atmosferik.

    HIJA

    Fenomeni mbi hijen dhe lėvizjen e saj qė pėr kohėn tonė ėshtė shpjegim banal ėshtė objekt i mendimeve si mė poshtė:

    "A nuk po shohin ata (keqbėrėsit) se ēdo send qė e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu pėrulur All-llhut (duke bėrė sexhde)dhe duke qenė respektues e pėrulės e si e mbajnė veten lart disa njerėz). (S16 - A48)

    "A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e kėndej) hijen, e sikur tė kishte dashur do ta linte nė njė vend, pastaj Diellin e bėmė rrėfyes tė saj. Pastaj Ne atė e tėrheqim pak nga pak." (S25 - A45, 46)

    Pėveē asaj qė ka tė bėjė me pėruljen ndaj All-llahut tė ēdo sendi tė krijuar, duke e pėrfshirė edhe hijen e sendit, dhe marrjes sė sėrishme nga All-llahu tė ēdo manifestimi tė fuqisė sė Tij, teksit kur'anor aludon nė lidhjet e hijes me Diellin. Duhet tė rikujtojmė se nė kohėn e Muhammedit a.s. ka egzistuar besimi se lėvizja e hijes ka qenė e kushtėzuar nga lėvizja e Diellit nga lindja nė Perėndim. Kjo edhe gjeti zbatim nė orėn diellore pėr matjen e kohės ndėrmjet lindjes dhe perėndimit tė Diellit. Kėtu Kur'ani flet pėr fenomenin dhe nuk pėrmend shpjegimin qė ka dominuar nė epokėn e Shpalljes sė tij: kėtė shpjegim do ta pranonin njerėzit gjatė shumė shekujve pas epokės sė Muhammedit a.s., por mė nė fund do tė vėrehej pasaktėsia e tij. Kėshtu Kur'ani flet vetėm pėr rolin e Diellit si tregues i hijes. Kėtu konstatojmė mungesėn e ēfarėdo mospajtimi dhe asaj qė dihet mbi fenomenin nė kohėn bashkėkohore.



    VI.

    BOTA BIMORE DHE SHTAZORE



    Nė kėtė kapitull janė mbledhur shumė ajete tė cilat bėjnė fjalė pėr prejardhjen e jetės, disa nga aspektete botės bimore dhe pėr tema tė pėrgjithshme ose tė veēanta qė kanė tė bėjnė me botėn shtazore. Grupimi nė njė klasifikim racional i ajeteve tė shpėrndara nėpėr tėrė Librin duket i pėrshtatshėm pėr tė dhėnė idenė mbi tėrėsinė e tė dhėnave kur'anore lidhur me tė gjitha kėto ēėshtje.

    Pėr temat e kėtij dhe tė kapitullit vijues hulumtimi i tekstit kur'anor ndonjėherė ėshtė posaēėrisht delikat pėr shkak tė disa vėshtirėsive qė janė tė leksikut. Ato edhe mund tė kapėrcehen, por vetėm pas shqyrtimit tė tė dhėnave shkencore qė kanė tė bėjnė me temėn e trajtuar, posaēėrisht kjo vlen pėr atė qė lidhet me qėniet e gjalla: bimėt, shtazėt dhe njeriun - se konformimi me mėsimet shkencore ėshtė i domosdoshėm qė tė gjendet kuptimi i disa dėshmive kur'anore nė kėto fusha.

    Prandaj ėshtė e kuptueshme se shumė pėrkthime tė kėtyre fragmenteve, tė cilat i kanė bėrė njerėzit me kulturė, njė shkencėtarė i vlerėson si tė pasakta. E njėjta gjė vlen edhe pėr komentimet kur autorėt e tyre nuk kanė dituri shkencore tė nevojshme pėr ta kuptuar tekstin.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    A. PREJARDHJA E JETĖS



    Kjo ēėshtje e ka preokupuar njeriun e tė gjitha kohėve - edhe pėr tė edhe pėr qėniet e gjalla qėe rrethojnė. Kėtu do ta shqyrtojmė nga aspekti i pėrgjithshėm. Rasti i njeriut, ardhja e tij nė Tokė dhe riprodhimi janė objekt i shumė punimeve tė rėndėsishme dhe do tė trajtohet nė kapitullin vijues.

    Duke shqyrtuar prejardhjen e jetės nė njė plan shumė tė pėrgjithshėm, Kur'ani e evokon me saktėsi maksimale nė njė ajet i cili njėsoj flet edhe pėr proēesin e formimit tė Gjithėsisė, qė e cituam dhe e komentuam mė sipėr.

    "A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?" (S21 - A30)

    Kuptimi i prejardhjes nuk sjell dyshim. Fjala mund tė ketė kuptimin se ēdo gjė e gjallė e ka prejardhjen nga uji. Tė dy kuptimet e mundshme janė nė pėrputhje tė plotė me tė dhėnat shkencore: jeta e ka prejardhjen nga uji dhe uji ėshtė pėrbėrėsi i parė i ēdo qelize tė gjallė. Pa ujė nuk ėshtė e mundshme asnjė jetė. Posa tė diskutohet mbi mundėsitė e jetės nė njė planet, menjėherė bėhet pyetja: a thua ky planet ka sasi tė mjaftueshme tė ujit?

    Tė arriturat bashkėkohore na bėjnė tė mundshme tė mendojmė se gjallesat mė tė vjetra do tė kenė qenė bimėt: algat e vjetra qė janė gjetur nė epokėn parakambrike, d.m.th nė tokat mė tė vjetra qė njihen deri mė sot. Me siguri se elementet e botės shtazore janė paraqitur pak mė vonė: ato gjithashtu kanė ardhur nga oqeani.

    Ajo qė kėtu po e pėrkthejmė si ujė ėshtė fjala mā', e cila gjithashtu ka kuptimin e ujit nga qielli, si dhe tė ujit tė oqeanit, ose tė ēfarėdo lėngu tjetėr. Nė kuptimin e parė, uji ėshtė element i domosdoshėm i ēdo jete bimore:

    " ...Ai e lėshon shiun nga qielli!" - Vetėm Ne bėjmė qė me ndihmėn e tij tė mbijnė elementete ēifteve tė bimėve tė ndryshme" 68. (S20 - A53)

    Kjo ėshtė pėrmendja e parė e ēifteve te bimėt, nocioni pėr tė ėshtė pėrdorur nė formėn e saj tė pacaktuar pėr tė shprehur atė qė ėshtė bazė e egzistimit tė ēdo shtaze:

    "All-llahu tė gjitha shtazėt i krijoi prej lėngu"69. (S24 - A45)

    Mė poshtė do tė shohim se fjala mund tė pėrdoret pėr farėn e lėngėt.

    Kėshtu, qoftė kur ėshtė fjala pėr prejardhjen e jetės nė pėrgjithesi, pėr elementin qė bėn tė mbijė bima nga toka ose pėr embrionin shtazor, tė gjitha pohimet e Kur'anit mbi prejardhjen e jetės janė nė pėrputhje tė plotė me arritjet shkencore bashkėkohore. Asnjė mit mbi prejardhjen e jetės, qė kanė qenė tė shumtė nė atė epokė, nuk ka zėnė vend nė tekstin e Kur'anit.



    B. BOTA BIMORE

    Kėtu nuk mund t'i citojmė fragmentet e shumtė tė Kur'anit, nė tė cilėt bamirėsia e Zotit evokohet me rastin e karakterit bamirės tė shiut i cili qė tė mbijė vegjetacioni.

    "Ai ėshtė qė pėr ju lėshoi nga (qielli) lart ujė, qė prej tij tė keni pėr tė pirė dhe prej tij tė keni bimė qė nė to do t'i kullotni (bagėtinė)." (S16 - A10)

    " Me atė (shiun) mbijnė, pėr tė mirėn tuaj, tė lashtat, ullinjtė, hurmat, rrushnajat dhe nga tė gjitha frutat(e pemėve). Nė kėto (tė mira) ka argumente pėr njė popull qė vėshtron. (S16 - A11)

    "Ai ėshtė qė lėshoi nga lartė shiun e me tė nxorri bimėn e ēdo sendi dhe prej bimės gjelbėrim dhe prej tij(prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmat, nga sythi i tyre kalaveshė tė afėrt (pėr t'i vjelė). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegė tė ngjashme (nė dukje) e tė shumėllojshme (nė shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė. (S6 - A99)

    "Ne, nga qielli lėshuam shiun e dobishėm dhe me tė bėmė qė tė kutivohen kopshte e drithėra qė korren." (S50 - A9)

    "Dhe rritėm trungje tė gjatė hurmash me fruta tė paluar njėri mbi tjetrin. (S50 - A10)

    "Ushqim pėr njerėz, dhe me tė, Ne e ngjallėm tokėn e vdekur, e kėshtu do tė jetė edhe ringjallja." (S50 - A11)

    Kėtyre shqyrtimeve tė pėrgjithshme Kur'ani ju shton edhe tė tjera qė kanė tė bėjnė me aspekte mė tė kufizuara:

    EKUILIBRI QĖ ĖSHTĖ VENDOSUR NĖ BOTĖN BIMORE

    "E Tokėn ... ekemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve. (S15 -- A19)

    DALLIMI I USHQIMIT

    "E nė tokė, copa sipėrfaqesh, tė ngjitura njėra me tjetrėn, kopshte tė hardhisė, tė mbjella (tė shumėllojshme) dhe hurma (bimė kėto) qė janė tė degėzuara nė shumė trupa dhe jo tė degėzuara (nga njė filiz) e tė gjithė ujiten nga njė ujė, dhe Ne shijen nė ngrėnie tė frutave tė tyre e kemi dalluar njėrėn prej tjetrės. Edhe kjo dėshmon me argumente pėr njerėzit e menēur. (S13 - A4)

    Ėshtė interesante tė vėrejmė egzistimin e kėtyre ajeteve qė tė dalė nė pah maturia nė pėrdorimin e shprehjeve dhe mungesa e ndonjė vėrejtje qė do tė mund tė tregonte mė parė besimin e epokės, sesa tė sė vėrtetės themelore. Por, vėmendjen e tėrheqin, sidomos, dėshmitė e Kur'anit mbi riprodhimin nė botėn shtazore.

    RIPRODHIMI I BIMĖVE

    Duhet ta rikujtojmė edhe njė herė se riprodhimi nė botėn bimore kryhet nė dy mėnyra: seksuale dhe joseksuale. Kėtu duhet tė themi se vetėm mėnyra e parė meriton tė quhet riprodhim, sepse pėrcakton njė proēes biologji, qėllimi tė cilit ėshtė paraqitja e bimės sė re, tė njėjtė me atė qė e ka lindur.

    Riprodhimi joseksual ėshtė shumėzim i thjeshtė, sepse ky sjell deri te fragmentarizimi i njė organizmi, i cili, i ndarė nga vetė bima, do tė arrijė zhvillim qė e bėn tė ngjashėm me atė nga e cila ka rrjedhur: Gilermoni dhe Manzheno e konsiderojnė "rast i posaēėm i rritjes". Shembull shumė tė mirė e tė thjesht pėr kėtė na e jep fidani: dega e prerė e njė bime, e futur nė tokė dhe e ujitur si duhet, regjenerohet duke zhvilluar rrėnjė tė re. Pėr kėtė qėllim disa nga bimėt kanė organe tė specializuara, tė tjerat i lėshojnė embrionet tė cilat sillen si farat, nėse mund tė shprehemi kėshtu, qė janė rezultat i njė proēesi tė riprodhimit seksual.

    Riprodhimi seksual i bimėve bėhet me anė tė mbarėsimit tė elementeve mashkullorė dhe femėrorė, tė cilat u takojnė formacioneve krijuese tė bashkuara ose tė ndara nė tė njėjtėn bimė.

    Kur'ani vetėm kėtė e shqyrton:

    "Ai e lėshon shiun nga qielli! "Vetėm Ne bėjmė qė me ndihmėn e tij tė mbijnė elementet e ēifteve tė bimėve tė shumėllojshme". (S20 - A53)

    Elementi ēift ėshtė pėrkthim i fjalės zeug (shumės azuag) kuptimi themelor ėshtė: ajo qė, e marr nga tjetri, bėn ēiftin; fjala ka tė bėjė si me bashkėshortėt, ashtu edhe me kėpucėt, nė mėnyrė tė barabartė.

    "E ti e sheh tokėn e thatė - tė vdekur, e kur Ne ja ia lėshojmė asaj shiun ajo gjallėrohet, shtohet dhe nga tė gjitha llojet rritė bimė tė kėndshme." 70 (S22 - A5)

    "... Ne kemi lėshuar shi e kemi bėrė tė mbijnė nė tė nga tė gjitha llojet e dobishme. (S31 - A10)

    "Dhe ai ėshtė, i cili tokėn e shtriu, dhe nė tė krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bėri dy lloje (ēift)..." (S13 - A3)

    dihet se fryti ėshtė fund i proēesit tė riproduktimit tė bimėve tė larta, tė cilat e kanė organizimin mė tė pėrpunuar dhe mė tė larta, tė cilat e kanė organizimin mė tė pėrpunuar dhe mė kompleks.Stadi qė i paraprin frytit ėshtė lulja me organet e veta mashkullore (pjalmin)dhe femėrore (mugujt). Kėto tė fundit, pas marrjes sė polenit, japin fryta, tė cilat pas pjekjes, lirojnė farat. Ēdo fryt, d.m.th nėnkupton ekzistimin e organeve mashkullore dhe femėrore. Kėtė dėshiron tė na thotė ajeti Kur'anor. Por, duhet vėrejtur se nė disa lloje frytat mund tė rrjedhin nga lulet e pafekonduara (frytat partenokarpik), siē janė bananet, disa lloje tė ananasit, tė fikut, tė portokallit dhe tė hardhisė. Por, ato rrjedhin nga bimėt me gjini tė caktuar.

    Riprodhimi pėrfundohet me ndihmėn e proēesit tė mbirjes sė farės , pas zbėrthimit tė cipės sė jashtėme tė saj (qė mund tė jetė kondenzuar nė bėrthamė). Ky zbėrthim bėn tė mundshėm daljen e rrėnjėve, tė cilat do tė thithin prej tokės atė qė ėshtė e nevojshme pėr bimėn me jetė tė ngadaltė, siē ėshtė fara, nė mėnyrė qė ajo tė zhvillohet dhe tė japė bimėn e re.

    Njė ajet Kur'anor aludon nė kėtė mbirje:

    "S'ka dyshim, All-llahu ėshtė zbėrthyes i farės (i kokrrės prej saj) dhe i bėrthamės (sė pemės). Ai nxejrr tė gjallin nga i vdekuri dhe i ai ėshtė nxjerrės i tė vdekurin nga i gjalli. Ky ėshtė All-llahu, e si atėherė shmangeni (nga besimi)?" (S6 - A95)

    Kur'ani i cili pėrsėrit shpesh ekzistimin e elementeve tė ēifteve nė botėn bimore, e shėnon kėtė nocion tė ēifteve nė mėnyrė tė pėrgjithshme, kufijtė e sė cilės nuk janė tė saktėsuar.

    "I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka nuk dinė. (S36 - A36)

    Mund tė bėjmė shumė supozime mbi rėndėsinė e kėtyre gjėrave tė cilat njerėzit nuk i kanė njohur nė kohėn e Muhammedi a.s. dhe te tė cilat sot dallojmė strukturat dhe funksionimin nė ēifte, nė renditje tė pakufishme tė vogėl dhe tė madhe, nė botėn e gjallė dhe nė atė tė vdekur. Ėshtė me rėndėsi t'i mbajmė mend nocionet e shprehura nė mėnyrė tė qartė dhe qė tė vėrtetojmė njė herė e mirė se nuk ka papajtueshmėri me shkencėn e sotme.

    C. BOTA SHTAZORE

    Shumė ēėshtjė nė Kur'an, qė kanė tė bėjnė me botėn shtazore, janė objekt i vėzhgimeve qė kėrkojnė t'i qasemi konfrontimit me njohuritė bashkėkohore shkencore nė kėto pika tė veēanta. Por edhe kėtu do tė ofronim njė shikim jo tė plotė tė asaj qė e pėrmban Kur'ani lidhur me kėtė temė, sikur mos ta pėrmendnim fragmentin vijues, ku krijimi i disa elementeve tė botės shtazore evokohet pėr t'i nxitur njerėzit tė mendojnė mbi bamirėsitė e Zotit ndaj tyre. Kėtė fragment, nė tė vėrtetė, e citojmė pėr tė dhėnė shembullin e mėnyrės se si Kur'ani evokon pėrshtatjen e harmonishme tė krijimit me nevojat e njerėzve, e nė kėtė rast tė veēantė tė bujkut, sepse ky nuk nxit pėr lloje tė tjera tė hulumtimit.

    "Edhe kafshėt Ai i krijoi dhe nė sajė tė kėtyre ju mund tė mbroheni (nga tė ftohtit), keni edhe dobi tė tjera dhe prej tyre hani. Nė to (nė kafshėt) ju shihni hijeshi (idili) kur nė mbrėmje ato i ktheni ( nga kullosat)dhe kur nė mėngjes i lėshoni(pėr nė kullosė). Ato bartin barėn tuaj (tė rėndė) nė ndonjė vend (tė largėt) qė ju do tė arrinit atje me shumė vėshtirėsi (me gjysėm shpirti). Vėrtet, Zoti juaj ėshtė shumė Bamirės dhe shumė Mėshirues. Edhe kuajt (i krijoi) edhe mushkat edhe gomarėt, pėr t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijoi (pėr hipje) ēka ju (tash) nuk dini." (S16 - A5,6,7,8)

    Pėveē kėtyre shqyrtimeve tė pėrgjithshme, Kur'ani i vė nė dukje disa tė dhėna mbi tema shumė tė ndryshme, siē janė:

    - riprodhimi nė botėn shtazore

    - ekzistimi i bashkėsive shtazore

    - meditim mbi bletėt, merimangėn, zogjtė

    - dėshminė mbi prejardhjen e qumėshtit shtazor.



    1. RIPRODHIMI NĖ BOTĖN SHTAZORE

    Kėtė nė tėrėsi e evokojnė ajetet45 dhe 46 tė sures53:

    "Dhe Ai ėshtė qė krijoi llojet - mashkullin dhe femrėn. Nga pika e farės qė hidhet". (S53 - A45,46).

    Elementi i ēiftit ėshtė i njėjtė shprehje si ajo qė e kemi hasur nė ajetet qė kanė tė bėjnė me reproduktimin e bimėve. Kėtu janė shėnuar gjinitė. Njė hollėsi shumė karakteristike ėshtė theksimi i saktėsisė sė sasisė sė vogėl tė lėngut qė ėshtė e nevojshme pėr riprodhim. Pasi ėshtė po ajo fjalė qė tregon spermėn e pėrdorur pėr njeriun, nė kreun vijues do tė bėjmė komentimin lidhur me rėndėsinė e kėsaj vėrejtjeje.

    2. EKZISTIMI I BASHKĖISVE SHTAZORE

    "Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk i janė ndarė nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pasdore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen." (S6 - A38)

    Shumė pika tė kėtij ajeti kanė nevojė pėr komentim. Sė pari, si duket, ėshtė evokuar fati i kafshėve pas vdekjes: Islami pėr kėtė ēėshtje, pa dyshim, nuk ka kurrėfarė doktrine. Pastaj, parapėrcaktimi i pėrgjithshėm, pėr tė cilin, si duket, bėhet fjalė kėtu, i kufizuar nė struktura dhe organizimin funksional i cili kushtėzon mėnyrėn e sjelljes: shtaza reagon nė nxitės tė ndryshėm tė jashtėm nė funksion tė njė kushtėzimi tė veēantė.

    Sipas Blacherit, njė komentues i vjetėr siē ėshtė Razi, ka menduar se ky ajet vėshtron vetėm veprimet instiktive me tė cilat kafshėt i bėjnė nderime Zotit.

    Shejh si Bubaker Hamza, nė komentet e pėrkthimit tė tij tė Kur'anit, flet pėr "instiktin, i cili, mbi bazė tė urtėsisė hyjnore, i detyron tė gjithė qėniet e gjalla tė grupohen pėr t'u riprodhuar dhe tė organizohen nė bashkėsi, tė cilat, pėr tė qenė tė afta pėr jetė, kėrkojnė qė puna e ēdo anėtari t'i shėrbejė tėrė grupit".

    Kėto sjellje tė kafshėve janė studiuar me vėmendje nė dhjetėvjeēarėt e fundit dhe si rezultat u zbuluan bashkėsi tė vėrteta shtazėsh. Ėshtė e sigurtė qė hulumtimi i rezultatit tė punės tė njė bashkėsie ka mundur tė na shtyjė kaherė qė tė pranohet nevoja e organizimit shoqėror. Por vetėm pak kohė mė parė janė zbuluar mekanizma qė i drejtojnė kėto organizime te disa lloje. Rasti i bletės ėshtė pa dyshim rasti i studiuar mė sė miri dhe mė i njohuri. Rreth sjelljes sė saj ėshtė i lidhur emri i von Frishit. Von Frishi, Lorenci dhe Tinbergeni me tė drejtė e kanė marrė ēmimin Nobel pėr vitin 1973.

    3. MEDITIMET PĖR BLETĖT MERIMANGAT DHE SHPENDĖT

    Kur specialistėt pėr sistemet nervore dėshirojnė tė marrin shembuj tė argumentuar nė mėnyrė bindėse tė organizimit tė ēuditshėm, i cili drejton sjelljet e shtazėve, shtazėt qė ndoshta pėrmenden mė sė shpeshti janė bletėt, merimangat dhe shpendėt (sidomos shpendėt shtegėtarė). Pėr ēdo rast mund tė vėrtetohet qė kėto tri grupe paraqesin shembuj shumė tė bukur tė njė organizimi tė lartė.

    Fakti qė Kur'ani e pėrmend kėtė trio shėmbullore tė botės shtazore, nga pikėpamja shkencore i pėrgjigjet tėrėsisht karakterit jashtėzakonisht interesant tė tė gjitha shtazėve tė pėrmendura kėtu.

    BLETA

    Ajo nė Kur'an ėshtė objekt i komentimit mė tė gjatė:

    " Zoti yt i dha instikt bletės: "Ndėrto shtėpi nėpėr kodra (male), nėpėr drunj (pemė) dhe nėpėr kulmet qė ata(njerėzit) i ndėrtojnė. (S16 - A68)

    Pastaj ha nga tė gjitha (llojet) frutat dhe futu nėpėr rrugėt e nėnshtruara (e tė mėsuara ) prej Zotit tėnd. Nga barqet e tyre (tė bletėve) del lėng , ngjyra e tė cilit ėshtė e ndryshme dhe nė tė cilin ka shėrim (bar- ilaē) pėr njerėzit. Edhe nė kėtė ka arsye pėr atė popull qė mendon thellė." (S16 - A69)

    ėshtė e vėshtirė tė dihet ēka do tė thotė saktėsisht urdhėri qė me bindje tė ndiqet rruga e Zotit, nėse kjo nuk ėshtė nga pikėvėshtrimi i pėrgjithshėm. Ajo qė mund tė thuhet nė funksionin e njohurive tė arritura nga studimi i sjelljes sė saj, ėshtė se kėtu - ashtu si dhe nė secilin prej tė tri rasteve tė shtazėve qė pėrmenden si shembull nė Kur'an - organizimi i jashtėzakonshėm nervor ėshtė pikėmbėshtetje e sjelljes. Dihet se nga mėnyra e fluturimit tė tyre bletėt mund tė komunikojnė ndėrmjet tyre; ato janė nė gjendje qė nė kėtė mėnyrė t'u tregojnė familjeve tė tyre nė cilin drejtim dhe sa larg ndodhen lulet pėr grumbullimin e mjaltit. Prova e njohur e von Frishit tregoi domethėnien e lėvizjes sė insektit, qėllimi i tė cilit ėshtė dėrgimi i informacionit ndėr bletėt punėtore.

    MERIMANGA

    Merimanga pėrmendet nė Kur'an qė tė theksohet brishėtsia e vendbanimit tė saj, mė i brishti nga tė gjithė. Ky ėshtė vendbanim aq i pasigurtė, thotė teksti kur'anor si ai qė njerėzit ja rrėmbyen vetvetes duke zgjedhur zota jashtė Zotit.

    "Shembulli i atyre, tė cilėt veē Allahut morėn mbrojtės (zota idhujsh), ėshtė si shembulli i merimangės qė thur shtėpi, e sikur ta dinin ata, mė e dobėta shtėpi ėshtė shtėpia e merimangės."(S29 - A41)

    Pėlhurėn e merimangės, me tė vėrtetė, e krijojnė fijet e mėndafshta tė cilat i tajitin gjendrat e shtazės, diamtri i tė cilės ėshtė i papėrfillshėm. Brishtėsinė e saj njeriu nuk mund ta imitojė. Natyralistėt pyesin pėr planin e ēuditshėm tė punės qė e rregjistrojnė qelizat nervore tė shtazės dhe i cili ja bėn tė mundshme tė endė nė mėnyrė tė pėrkryer gjeometrike; por, pėr kėtė Kur'an nuk bėn fjalė.

    SHPENDĖT

    Shpendėt pėrmenden shpesh nė Kur'an, ato janė tė pranishėm nė mėnyrė episodike nė jetėn e Ibrahimit, Jusufit, Daudit, Sulejmanit dhe Isai a.s.t. Mė sipėr e kemi theksuar ajetin i cili ka tė bėjė me bashkėsitė e shtazėve tokėsore dhe tė shpendėve:

    "Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk i janė ndarė nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pasdore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen." (S6 - A38)

    Dy ajete tė tjera vėnė nė dukje nėnshtrimin e rreptė tė shpendėve ndaj fuqisė sė Zotit.

    "A nuk po i shohin ata shpendėt fluturues nė ajrin e qiellit, tė cilėt nuk i mban kush, pėrveē Allahut. Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė." (S16 - A79)

    "A nuk i shikuan ata shpezėt mbi ta krahėhapur dhe kur krahėt i palojnė, ato nuk i mban tjetėr nė ajėr pos Fuqiplotit. Ai ėshtė qė ēdo send e sheh dhe e di.'(S67 - A19)

    Pėrkthimi i njė fjalė tė secilit tė kėtyre ajeteve ėshtė punė delikate. Pėrkthimi qė e kemi bėrė kėtu shpreh idenė se Zoti me fuqinė e tij mban shendėt nė fluturim. Fjala arabe pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė amsaka, kurse kuptimi i saj i parė ėshtė tė vėnėt e dorės mbi, kapje, mbajtje, ndalesė e dikujt.

    Ėshtė shumė e mundur tė krahasohen kėto ajete qė theksojnė veēanėrisht varėsinė e ngushtė ndėrmjet sjelljes sė shpendėve lidhur me rendin e Zotit dhe zbulimet bashkėkohore qė tregojnė pikėn e pėrkryerjes qė e kanė arritur disa lloje tė shpendėve nė programimin e shtegėtimit tė tyre. Sepse vetėm ekzistimi i programit tė migrimit, i rregjistruar nė kodin gjenetik tė shpendėve, mund t'i shpjegojė fluturimet e komplikuara dhe tepėr tė gjata qė janė nė gjendje t'i bėjnė shpendėt shumė tė rinj, pa pėrvojė paraprake, pa kurrėfarė udhėtreguesi, qė nė ditėn e caktuar tė kthehen nė cakun prej nga janė nisur. Nė librin e tij La Puissance et la Fragilite74 (Fuqia dhe Dobėsia), profesor Hamburger pėrmend si shembull rastin e njohur "muttonbird" nga paqėsori dhe rrugės sė tij prej tetė deri nė njėzet e pesė mijė kilometra largėsi75. Pranohet se direktivat komlekse pėr njė rrugėtim tė tillė janė tė shkruara detyrimisht nė qelizat nervore tė shpendėve. Ato me siguri kanė qenė tė programuara. Kush ėshtė programisti?

    4.PREJARDHJA E PĖRBĖRĖSVE TĖ QUMĖSHTIT TĖ SHTAZĖVE

    Prejardhja e pėrbėrėsve tė qumėshtit tė shtazėve ėshtė pėrcaktuar nė harmoni tė plotė me njohurinė bashkėkohore (surja 16, ajeti 66). Mėnyra e pėrkthimit dhe interpretimit tė kėtij ajeti ėshtė krejt personale, sepse pėrkthimet, edhe kėto bashkėkohoret japin kuptim tė atillė qė, sipas mendimit tim nuk mund tė pranohet. Ja dy shembuj76:

    Pėrkthimi i R. Blacherit76:

    "Ju njimend keni mėsuar nga grigjat tuaja! Ne ju ushqejma me qumėsht tė pastėr, shumė tė shijshėm pėr ata qė e pijnė, qė vjen nga ajo qė ėshtė nė barqet e tyre, ndėrmjet ushqimit tė tetur dhe gjakut".

    Pėrkthimi i profesor Hamidullahut77:

    "Vėrtet keni pėr ēka tė mendoni nė kafshėt. Nga ajo qė e kanė nė barqet e tyre, ndėrmjet plehut dhe gjakut, Ne ju japim, tė pini qumėsht tė pastėr dhe tė pijshėm pėr ata qė e pijnė".

    Ēdo fiziolog tė cilit do t'ja jepnim kėto tekste do tė pėrgjigjej se janė shumė tė paqartė, sepse nė ta nuk ka aspak pėrputhje as me botėkuptimet mė elementare bashkėkohore. Kėta rreshta nga ana tjetėr janė vepėr tė arabistėve shumė tė njohur. Por, dihet mirė se njė pėrkthyes, sado qė tė jetė ekspert, mund tė bėjė gabim nė pėrkthimin e shprehjeve shkencore, nėse nuk ėshtė i specializuar nė disiplinėn pėr tė cilėn bėhet fjalė.

    Pėrkthimi qė mė duket i drejtė ėshtė pėrkthimi vijues:

    "Me tė vėrtetė ju mund tė nxirrni mėsime nga kafshėt tuaja: Ne ju japim tė pini atė qė ndodhet brenda trupave tė tyre (e qė) zė fill nga kontakti i pėrmbajtjes ushqyese tė zorrėve dhe gjakut, qumėshtin e pastėr, tė lehtė pėr ta pirė ata qė e pijnė". (S16 - A66).

    Ky interpretim ėshtė shumė i afėrt me atė tė Muntahabit nė vitin 1973 tė cilin e boton Kėshilli Suprem i Punėve Islamike nė Kajro qė mbėshtetet me tė dhėnat e fiziologjisė bashkėkohore.

    Nė pikėpamjen e leksikut, pėrkthimi i propozuar arsyetohet kėshtu:

    E kam pėrkthyer "brenda trupave tė tyre" e jo si R. Blachere ose si profesor Hamidullahu "nė barqet e tyre"78, sepse fjala batn tregon edhe mesin, brendinė e njė gjėje, ashtu si edhe barkun. Kjo fjalė kėtu nuk ka kuptim tė saktė anatomik. Mė duket se nė "brenditė tė trupave pėrputhet nė mėnyrė tė pėrkryer me kontekstin.

    Nocioni "i prejardhjes" sė pėrbėrėsit tė qumėshtit ėshtė shprehur nė fjalėn min, kurse "lidhjet" me bayni, fjala e fundit nuk domethėnė vetėm "ndėrmjet" ose " nė mes", si nė dy pėrkthimet e cekura por, shėrben pėr tė shprehur atė se dy gjėra ose dy persona vihen nė kontakt.

    Nga pikėvėshtrimi shkencor duhet tė bazohemi nė njohuritė fiziologjike pėr ta kuptuar pėrmbajtjen e kėtij ajeti.

    Substancat e rėndėsishme qė sigurojnė ushqimin e organizmit nė tėrėsi pėrfitohen nga transformimet kimike qė bėhen gjatė tėrė gjatėsisė sė traktit tė tretjes. Kėto substanca vijnė elementet e pranishėm nė pėrmbajtjen e zorrėve. Kur transformimet kimike nė zorrė arrijnė deri nė stadin e dėshiruar, ato nėpėr muret e zorrėve kalojnė nė qarkullimin e tėrėsishėm. Ky kalim kryhet nė dy mėnyra: ose drejtpėrsėdrejti, me anė tė asaj qė e quajmė enė limfatike, ose tėrthorazi, me qarkullim, i cili sė pari i dėrgon nė mėlēi, ku pėsojnė ndryshime; prej saj kalojnė nė qarkullimin e pėrgjithshėm. Nė kėtė mėnyrė gjithēka kalon nėpėr qarkullimin e gjakut.

    Pėrbėrėsit e qumėshtit i tajitin gjėndrat e qumėshtit. Ato ushqehen me produktet e ushqimeve tė tretura (nėse mund tė themi kėshtu), tė cilat ua ka sjellė gjaku qė qarkullon. Domethėnė gjaku luan rolin e grumbulluesit dhe tė transmetuesit tė materieve tė nxjerra nga ushqimet nė mėnyrė qė ushqimet tė vijnė deri tek gjėndrat e qumėshtit, tė prodhuesit tė qumėshtit, si dhe te ēdo organ tjetėr.

    Kėtu ēdo gjė fillon me kontaktimin e pėrmbajtjes sė zorrėve dhe gjakut nė murin e zorrėve. Kjo njohuri e saktė zbulon zhvillimet e kimisė dhe tė fiziologjisė sė tretjes. Kjo nuk ėshtė njohur fare nė kohėn profetit Muhammed a.s.: njohja e saj i pėrket kohės bashkėkohore. Sa i pėrket zbulimit tė qarkullimit tė gjakut, kjo ėshtė vepėr e Harveit dhe ėshtė bėrė gati gjashtė shekuj pas Shpalljes sė Kur'anit. Mendoj se ekzistimi nė Kur'an i ajetit, ajet i cili aludon nė kėto nocione, nuk mund tė ketė shpjegime njerėzore pėr shkak tė epokės nė tė cilėn janė formuluar.



    VII.

    RIPRODHIMI NJERĖZOR

    Riprodhimi ėshtė temė mbi tė cilėn ēdo vepėr e hershme e njeriut - sapo tė merrej paksa me hollėsirat - nė mėnyrė tė pashmangshme shpreh pikėpamje tė gabuara. Nė mesjetė - edhe nė periudhėn qė nuk ėshtė aq shumė e largėt - riprodhimi ka qenė i veshur me lloj-lloj mitesh dhe besytnish. Por nuk ka mundur tė jetė ndryshe pasi pėr t'i kuptuar mekanizmat e saj tė ndėrlikuar njeriu ka qenė dashur qė ta dijė anatominė, tė zbulojė mikroskopin dhe tė lindi tė ashtuquajtura dituri themelore nė tė cilat janė ushqyer fiziologjia, embriologjia, obstetrika etj. Nė Kur'an ėshtė krejtėsisht ndryshe. Libri nė shumė vende evokon mekanizma preciz dhe pėrmend faza shumė tė sakta tė riprodhimit, dhe me rastin e leximit nuk orfon asnjė dėshmi tė pasaktė sado tė vogėl. E gjithė kjo ėshtė shprehur me terma tė thjeshtė, tė lehtė pėr tė kuptuar nga shkalla e zhvillimit tė njeriut dhe krejtėsisht nė pėrputhje me atė qė do tė zbulohet shumė mė vonė.

    Riprodhimi njerėzor, i evokuar nė dhjetė ajetet e Kur'anit pa ndonjė renditje, ėshtė shprehur me anė tė dėshmive prej tė cilave secila ka tė bėjė me njė apo mė shumė pyetje tė veēanta. Duhet t'i rigrupojmė kėto ajete nė mnėyrė qė tė krijojmė njė pasqyrė mbi tėrėsinė. Kėtu, si edhe nė shumė tema tė shqyrtuara, komentimi do tė jetė mė i lehtė.

    RIKUJTIMI I DISA KONCEPTEVE

    Ėshtė e domosdoshme tė rikujtojmė disa koncepte qė kanė qenė tė panjohura nė epokėn e Shpalljes sė Kur'anit dhe nė shekujt e pastajmė. Riprodhimi njerėzor sigurohet e njė sėrė proēesesh, tė pėrbashkėt pėr sisorė, nė fillim tė tė cilit ėshtė fekondimi nė kanalin e vezores tė njė vezoreje tė shkėputur nga vezorja nė mes tė ciklit menstrual. Agenci fekondues ėshtė sperma e njeriut ose, mė saktė, spermatozoidi, sepse ėshtė e mjaftueshme vetėm njė qelizė e farės: dmth qė tė sigurohet mbarėsimi ėshtė e nevojshme sasia mė e vogla kėsaj fare tė lėngėt e cila pėrmban spermatozoide tė panumurta (me dhjetra milionė pėr njėherė). Lėngun e prodhon testisi dhe ai menjėherė vendoset pėr t'u ruajtur nė sistemin e rezervuarit dhe tė kanaleve qė nė fund dalin nė rrugėt urinare: gjėndrat plotėsuese, tė shpėrndara pėrreth kėtyre tė fundit, i shtojnė spermės sekretin plotėsues pa elemente mbarsuse. Vendosja e vezės sė mbarėsuar bėhet nė vend tė saktė tė organeve gjenitale tė femrės: ajo zbret nėpėr vezėpėrēues nė mitėr dhe zė vend brenda saj ku ēerdhohet duke u pėrzjerė dhe mbėshtjellur me jargė dhe nė muskulin e placentės dhe me ndihmėn e saj pas formimit tė placentės. Nėse qeliza vezė ėshtė pėrforcuar pėr shembull, nė vezėpėrēues e jo nė mitėr, atėherė shtatzania do tė ndėrpritet.

    Sapo tė bėhet i kapshėm nga syri, embrioni duket si njė figurinė e vogėl fėmije, nė tė cilėn duket njė figurinė e papėrfillshme e qėnies sė njeriut. Kėtu ajo zhvillohet nė fazėn e njėpasnjėshme, qė sot njihet mirė dhe nga e cila do tė dalė skeleti i trupit tė njeriut: sistemi i eshtrave, me muskuj rreth tij, sistemi nervor, sistemi i qarkullimit, barku etj.

    Kėto nocione do tė shėrbejnė si elemente krahasimtare me atė qė mund tė lexohet nė Kur'an mbi ripordhimin.



    RIPRODHIMI NJERĖZOR NĖ KUR'AN



    Nuk ėshtė gjė e lehtė tė krijojmė njė pasqyrė mbi pėrmbajtjen kur'anore tė kėsaj teme. Vėshtirėsia e parė rrjedh nga shpėrndarja nė tėrė Librin e dėshmive qė kanė tė bėjnė me tė, e pėr ē'gjė kemi tėrhequr vėrejtjen qė mė parė; por kjo nuk ėshtė vėshtirėsia kryesore. Ajo qė edhe mė shumė mund ta mashtrojė studiuesin, edhe kėtu, ėshtė problemi i leksikut.

    Me tė vėrtetė, nė epokėn tonė akoma janė tė pėrhapura pėrkthimet dhe komentimet e disa fragmenteve, tė cilat, me rastin e leximit, mund t'ju krijojnė shkencėtarėve njė pasqyrė krejt tė shtrembėr tė Shpalljes Kur'anore lidhur me temėn nė fjalė. Kėshtu pjesa mė e madhe e pėrkthimeve evokon formimin e njeriut prej "mpiksjes sė gjakut", "tė ngjiturit". Njė pėrshkrim i tillė ėshtė krejtėsisht i papranueshėm pėr shkencėtarin e specializuar nė kėtė lėmi. Kurrė njeriu nuk ka pasur prejardhje tė tillė. Nė paragrafin qė trajton vendosjen e vezės nė mitrėn e nėnės do t'i shohim shkaqet pėrse njohėsit e shkėlqyeshėm tė arabishtes pa kulturė shkencore kanė bėrė gabime tė tilla.

    Njė konstatim i tillė na bėn tė mundur tė mendojmė se si ėshtė me rėndėsi tė dorės sė parė njohja e gjuhės dhe njohja e shkencės nė mėnyrė qė tė kuptohet domethėnia e kuptimeve kur'anore mbi riprodhimin.

    Kur'ani qė nė fillim thekson transformimet e vazhdueshme qė i pėson embrioni deri na mbarim tė shtatzanisė nė mitrėn e nėnės.

    "O ti njei po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė? I cili tė krijoi, tė pėrsosi dhe tė drejtoi. Tė formėsoi nė formėn qė Ai dėshiroi." (S82 - A6-8)

    "Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk i janė ndarė nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pasdore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen." (S6 - A38)

    "Kur Ai ju krijoi nė disa etapa."(S71 - A14)

    Pėrveē kėsaj vėrejtjeje tepėr tė pėrgjithshme, teksti kur'anor tėrheq vėmendjen nė shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me riprodhimin dhe duket se mund tė sistemohet si vijon:

    1 - Mbarėsimi bėhet nė saje tė njė sasie tepėr tė vogėl tė lėngut.

    2 - Natyra e lėngut fekondues.

    3 - Vendosja e vezės sė fekonduar.

    4 - Evolucioni i embrionit.

    1. MBARĖSIMI BĖHET NĖ SAJĖ TĖ NJĖ SASIE TEPĖR TĖ VOGĖL TĖ LĖNGUT

    Njėmbėdhjet herė Kur'ani e pėrsėrit kėtė nocion, duke pėrdorur shprehje tė tilla si vijon:

    "E krijoi njeriun nga njė pikėl (uji)..." 80 (S 16 - A4).

    Jemi tė detyruar qė fjalėn arabe nutfat ta pėrkthejmė me fjalėn pikė (spermė), pasi nė frėngjishtė nuk ka fjalė plotėsisht tė pėrshtatshme. Duhet tė themi se kjo fjalė rrjedh nga folja qė do tė thotė dridhet, pikon; ajo qė shėrben pėr tė shėnuar atė qė mund ta zėrė vedra pasi mė parė e kemi zbrazur. Ajo, domethėnė, shėnon njė sasi tepėr tė vogėl tė lėngut, nga ku rrjedh kuptimi dytėsor i pikės sė ujit, kėtu pikė e spermės, sepse nė njė ajet tjetėr fjala ėshtė e lidhur me fjalėn spermė.

    "A nuk ka qenė ai njė pikė uji qė derdhet?"81 (S75 - A37).

    Kėtu fjala arabe maniyy tregon spermėn. Njė ajet tjetėr tregon se pikė pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė vendosur nė vend tė sigurt (quarar), qė, shihet qartė, tregon organet gjenitale.

    Zoti thotė: "Pastaj atė e bėmė pikė uji nė njė vend tė sigurt" (S23 - A13).

    Duhet thėnė se cilėsori i cili shpreh kėtė vendosje tė sigurtė (makin) mezi pėrkthehet. Ai shpreh kuptimin: i shkėlyeshėm, i lartėsuar, vend i fortifikuar shumė mirė. Sido qė tė jetė, bėhet fjalė pėr vendin e rritjes sė njeriut nė organizmin e nėnės. Por ėshtė posaēėrisht me rėndėsi ta theksojmė kuptimin e "sasisė tepėr tė vogėl tė lėngut" qė ėshtė e nevojshme pėr fekondim, gjė qė ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me atė qė e dimė nė kohėn tonė.

    2. NATYRA E LĖNGUT MBARĖSUES

    Kur'ani kėtė lėng qė e siguron mbarėsimin e pėrmend me cilėsorė tė tillė qė ėshtė interesant tė studiohen:

    a) "Sperma", siē e thamė pak mė parė (S75 - A37)

    b) "lėngu qė hidhet": "Njeriu ėshtė krijuar prej lėngut qė hidhet" (S86 - A6)

    c) "lėng i keq" (S32 - A8; S77 - A20).

    Cilėsori i keq (mekin) si duket mund tė interpretohet jo nė aspektin e cilėsisė sė vetė lėngut, por para sė gjithash nė funksion tė faktit se ai hidhet nė fundin e aparatit urinar duke e huazuar kanalin nėpėr tė cilin del urina.

    d) "Pėrzjerja" ose "ajo qė ėshtė pėrzier" (amzāg): "Ne njeriun e krijojmė nga pėrzjerja e farėrave..."82 (S76 - A2).

    Shumė komentues, si profesor Hamidullahu, nė kėtė pėrzjerje shohin elementin mashkullor dhe femėror. Kjo vlen edhe pėr shkrimtarėt e dikurshėm tė cilat nuk kanė mundur tė kenė dijeni mbi fiziologjinė e mbarsjes, e sidomos pėr atė se cilat janė kushtet biologjike tė saj te femra; ata kanė menduar se fjala evokon lidhjen e thjeshtė tė dy elementeve.

    Por komentuesit bashkėkohor, siē ėshtė ai i Muntahabit, tė cilin e boton Kėshilli i Lartė i Punėve Islamike nė Kajro, e korrigjon kėtė mėnyrė tė tė menduarit dhe vėren se pika e spermės ėshtė "lidhje e elementeve tė ndryshme". Komentuesi i Muntahabit nuk ndalet nė hollėsira, por, sipas mendimit tim vėrejtja e tij ėshtė shumė e drejtė.

    Cilat janė ato elemente tė ndryshme tė spermės?

    Farat e lėngėta pėrbėhen nga sekrecione tė ndryshme qė prodhohen nga kėto gjėndra:

    a) testisėt (sekrecione tė gjėndrės seksuale mashkullore qė pėrmban spermatozoidėt, qeliza tė zgjatura me bisht tė gjatė qė notojnė nė lėngun ujor)

    b) gjendrat seminale: kėto organe, rezervuarė tė spermatozoideve, tė vendosur afėr prostatės, gjithashtu kanė sekrecionet e tyre pa elementė mbarėsues

    c) prostata: ajo sekreton njė lėng e cila jep spermės njė pamje kremi dhe aromė karakteristike

    d) gjendrat plotėsuese tė rrugėve urinare: gjėndrat e Coėperit ose tė Mčryeut sekretojnė lėng tė trashė kurse gjėndrat e Littreut sekretojnė jargė. E tillė ėshtė prejardhja e kėtyre "pėrzjerjeve" pėr tė cilat flet Kur'ani. Por kjo nuk ėshtė e tėra. Kur Kur'ani flet pėr lėngun mbarėsues ai na njeh me faktin qė pasardhėsit e njeriut janė tė siguruar me diēka qė mund tė nxirret nga ky lėng. Ky ėshtė kuptimi i ajetit 8, surja 32: "...E (All-llahu) pasardhėsit e tij (njeriut) i krijon prej thelbit tė lėngut tė keq"83.

    Fjala arabe e cila kėtu ėshtė pėrkthyer me "thelb", kvintesencia (sulālat), domethėnė lėndė e nxjerrė, qė ka dalė nga ndonjė tjetėr, pjesa mė e mirė e njė sendi. Sido qė tė jetė pėrkthyer bėhet fjalė pėr pjesėn e njė tėrėsie.

    Ajo qė e shkakton mbarėsimin e vezės dhe e siguron riprodhimin ėshtė njė qelizė me formė shumė tė zgjatur, madhėsia e sė cilės shprehet me numra nė pėrmasa prej 1/10.000 milimetra. Vetėm njė element nga miliona tė tilla qė i hedh njeriu nė kushte normale arrin tė depėrtojė nė vezore84; njė numėr i madh do tė ngelet rrugės dhe kurrė nuk do ta kalojė rrugėn e cila shkon nga vagina deri nė vezore, nėpėr zbrazėtinė e mitrės dhe kanalet e vezores. Domethėnė, njė pjesė tepėr e vogėl e nxjerrė nga njė lėng shumė kompleks, sa i pėrket pėrbėrjes sė vet do ta shprehė aktivitetin e vet.

    Prandaj si tė mos habitemi nga kjo pėrputhje e teksitit kur'anor dhe njohurive shkencore qė i kemi arritur mbi kėto fenomene nė epokėn tonė.



    3. VENDOSJA E VEZĖS SĖ MBARĖSUAR NĖ ORGANET GJENITALE FEMĖRORE



    Veza e cila ėshtė fekonduar nė vezore zbret pėr t'u vendosur brenda mitrės: kjo quhet vendosje e vezės. Kur'ani e emėron mitrėn ku vendoset veza e fekonduar:

    "...Ndėrsa atė qė dėshirojmė ne e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar..." (S22 - A5).

    Pėrforcimi i vezės nė mitėr realizohet nga zhvillimi i vastakėve, zgjatime tė vėrteta tė vezės, tė cilat, si rrėnjėt nė tokė, do tė thithin nga gryka e kėtij organi atė qė ėshtė e nevojshme pėr rritjen e vezės. Kėto prodhime e bėjnė qė veza tė ngjitet fort tek mitra. Njohja e tyre i takon kohės bashkėkohore.

    Kjo ngjitje pėrmendet pesė herė nė Kur'an. Sė pari nė dy ajetet e para tė sures 96:

    "Lexo, nė emėr tė Zotit tėnd, i cili krijon (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (diēka qė ngjitet)".

    "Diēka qė ngjitet" ėshtė pėrkthimi i fjalės "alak" ky ėshtė kuptimi i saj i parė. Kuptimi i nxjerrė nga ky, "mpiksje gjaku" haset shpesh nėpėr pėrkthime: kjo ėshtė njė pasaktėsi pėr tė cilėn duhet tėrhequr vėrejtjen: njeriu nuk ka kaluar asnjėherė nėpėr fazėn e mpiksjes sė gjakut. Po kjo vlen edhe pėr njė pėrkthim tė dytė: "pėrputhje". Kuptimi i parė ishte "diēka qė ngjitet", qė i pėrgjigjet nė tėrėsi realitetit tė vėrtetuar mirė.

    Ky kuptim rikujtohet nė katėr ajete tė tjera, tė cilat evokojnė transformimet e vazhdueshme nga faza e pikės sė spermės e deri nė fund tė shtatzanisė.

    "Ne ju krijojmė prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur (diēka qė ngjitet)..." (S22 - A5)

    "Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjkau , e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė Allahu, mėi miri Krijues." (S23 - A14)

    " Ai (Allahu) ėshtė qė ju krijoi juve (tė parin tuaj) prej dheu, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur (diēka qė ngjitet), mandej ju bėn tė lindeni si foshnjėe mė vonė tė arrini pjekurinė..." (S40 - A67)

    "Anuk ka qenė ai njė pikė uji qė derdhet. E pastaj u bė gjak i trashė, e Ai e krijoi dhe epėrsosi?"(S75 - A37,38)

    Organi nė tė cilėn zhvillohet shtatzania ėshtė shėnuar nė Kur'an, si e kemi parė, me fjalėn qė nė arabishte gjithnjė pėrdoret pėr shėnimin e mitrės. Nė disa sure ai quhet "vend i sigurtė" (surja 23, ajeti 13 siē u citua mė sipėr, dhe surja 77, ajeti 21).

    4. EVOLUCIONI I EMBRIONIT NĖ BRENDĖSINĖ E MITRĖS

    Ashtu siē ėshtė pėrshkruar nė Kur'an, ai i pėrgjigjet nė mėnyrė tė pėrkryer asaj qė ne dimė sot pėr disa etapa tė zhvillimit tė embrionit dhe nuk pėrmban asnjė argument qė do tė mund t'a kritikonte shkenca bashkėkohore.

    Pas "diēka qė ngjitet" (shprehje pėr tė cilėn pamė se deri nė ē'masė ėshtė e bazuar), Kur'ani thotė se embrioni kalon nėpėr fazėn e mishit (mish i pėrtypur), pastaj zhvillohet indi ashtėror qė ėshtė i mbėshtjellur me mish (i pėrkufizuar me fjalė tė ndryshme nga fjala paraprake, e cila do tė thotė mish i freskėt).

    "Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjkau , e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė Allahu, mėi miri Krijues." (S23 - A14)

    Mishi (si i pėrtypur) ėshtė pėrkthim i fjalės mudgat, mishi (si mish i freskėt) ėshtė pėrkthim i fjalės lahm. Kėtė dallim tė saktė duhet ta theksojmė. Embrioni nė fillim ėshtė masė e vogėl qė nuk shihet me sy dhe nė njė fazė tė zhvillimit tė tij duket si mish i pėrtypur. Sistemi skeletor (eshtror) zhvillohet brenda kėsaj mase nė atė qė quhet mezenhim. Eshtrat e formuara janė tė veshur me masė muskulore pėr to pėrdoret fjala lahm.

    Dihet se gjatė zhvillimit tė kėtij embrioni disa pjesė duket krejt jo propocionale nė krahasim me atė qė mė vonė do tė jetė individ, kurse pjesėt e tjera mbesin propocionale.

    A thua ky nuk ėshtė kuptimi i fjalės muhal-lak qė do tė thotė "pėrpjestimisht i formuar", qė ėshtė pėrdorur nė ajetin 5 tė sures 22 pėr ta evokuar kėtė fenomen?

    "Ne ju krijojmė... prej diēkaje qė ngjitet... nga copa propocionale dhe jo propocionale e mishit..."87 (S22 - A5).

    Kur'ani gjithashtu evokon fenomenin e shqisave dhe tė barkut:

    "edhe Ai ėshtė qė ju pais me dėgjim, me tė parėt eme zemėr, e pak send ėshtė ajoqė ju falenderoni." (S32 - A9).

    Ai bėn aluzion nė formimin e gjinisė.

    "Dhe Ai ėshtė qė krijoi llojet- mashkullin dhe femrėn. Nga pika e farės qė hidhet." (S53 - A45,46).

    Formimi i gjinisė (seksit) ėshtė evokuar edhe nė suren 35, ajeti 11 dhe nė suren 75, ajeti 39. Kemi thėnė se tė gjithė kėto argumente tė Kur'anit duhet tė krahasohen me njohuritė e vėrtetuara nė kohėn bashkėkohore: pėrputhja e tyre mė kėtė ėshtė e qartė. Por ėshtė gjithashtu shunmė e rėndėsishme t'i krahasojmė me besimet e pėrgjithshme tė zakonshme pėr kėtė lėndė qė kanė qenė nė kohėn e Shpalljes sė Kur'anit, nė mėnyrė qė ta kuptojmė deri nė ē'masė njerėzit e asaj kohė kanė qenė larg asaj qė pėr kėto probleme tė kenė pikėpamje tė ngjashme me kėto tė shrehura nė Kur'an. Nuk ka dyshim se ata atėherė nuk kanė ditur tė interpretojnė kėtė Shpallje si e kuptojmė ne sot, sepse neve na ndihmojnė njohuritė e shkencės sė sotme bashkėkohore. Nė tė vėrtetė vetėm gjatė shekullit XIX do tė krijohet njė mendim mė i qartė lidhur me kėto ēėshtje.

    Gjatė tėrė mesjetės mitet dhe spekullimet e pabaza kishin zėnė vend nė themelin e doktrinave nga mė tė shumėllojshmet: ato kanė qenė nė qarkullim edhe disa shekuj mė vonė. A thua dihet se etapa bazė nė historinė e embriologjisė ka qenė pohimi i Harvejit, mė 1651, qė "ēdo gjė e gjallė vjen nga veza" dhe se embrioni formohet gradualisht, pjesė-pjesė? Por, nė kėtė epokė, nė tė cilan shkenca qė po lindte ka shfrytėzuar zbulimin e vonshėm tė mikroskopit pėr ēėshtjen pėr tė cilėn po bėhet fjalė, edhe mė tej ėshtė diskutuar mbi rolet reciproke tė vezėve dhe spermatozoidėve. Natyralisti i madh Bufoni i ka takuar klanit tė ovistėve, ndėr tė cilėt Bonneti ka pėrkrahur teorinė mbi futjen e embrionit: kėshtu vezorja e Evės, nėnės sė gjinisė njerėzore, i ka pėrmbajtur farėt e tė gjitha qėnieve tė gjalla, tė futura njėra me tjetrėn. Kjo hipotezė ka arritur njė farė autoriteti nė shekullin XVII.

    Mė shumė se njė mijėvejēar para kėsaj epoke, nė tė cilėn kanė qenė nė qarkullim doktrina fantazioze, njerėzit e njohėn Kur'anin. Argumentet e tij mbi riprodhimin njerėzor janė shprehur me terma tė thjeshta tė njohurive bazė, pėr zbulimin e tė cilave njerėzve do t'u duhej aq shekuj.



    KUR'ANI DHE EDUKIMI SEKSUAL



    Epoka jonė beson se ka bėrė shumė zbulime nė tė gjitha fushat. Ajo konsideron se ka sjellė risi nė lėndėn e edukimit seksual dhe mendon se hapja e tė rinjve ndaj problemeve tė jetės ėshtė sukses i botės bashkėkohore, meqė shekujt e kaluar, nė kėtė pikėpamje, kanė qenė tė njohur pėr terrin e madh nė tė cilin kanė qenė, e pėr tė cilin shumė veta thonė se janė pėrgjegjėse fetė, pa e preēizuar cili.

    Mirėpo krejt atė qė kemi thėnė paraqet dėshmi se para 14 shekujsh, ēėshtjet teorike, nėse mund tė thuhet kėshtu, qė i takojnė riprodhimit njerėzor, kanė qenė pjesė e njohurisė njerėzore aq sa ka qenė e mundur njė gjė e tillė, duke pasur parasysh se nuk ka pasur tė dhėna anatomike dhe fiziologjike qė do t'i bėnin tė mundshme shqyrtimet mė tė gjera, prandaj pėr shkak tė kuptimit ėshtė dashur tė pėrdoret njė gjuhė e thjeshtė qė i ėshtė pėrshtatur kapacitetit tė tė kuptuarit nga dėgjuesit e predikimit.

    As aspektet praktike nuk janė heshtur. Nė Kur'an ka shumė hollėsira mbi jetėn praktike nė pėrgjithėsi, mbi sjelljet qė duhet tė kenė njerėzit nė shumė raste tė jetės sė tyre. Nuk ėshtė lėnė anash as jeta seksuale.

    Dy ajete nė Kur'an i pėrkasin marrėdhėnieve seksuale nė kuptimin e plotė tė fjalės. Kėto janė evokuar me shprehjet qė lidhin dėshirėn pėr saktėsi me pastėrtinė e domosdoshme. Kur e bėjmė pėrkthimin e tyre dhe komentimet shpjeguese, habitemi me ndryshimin nė mes tyre. Njė kohė tė gjatė isha nė mėdyshje rreth pėrkthimit tė kėtyre ajeteve. Kėtė qė po e propozoj ja kam borxh doktor A. K. Giraud, profesorit tė dikurshėm tė Fakultetit tė Mjeksisė nė Bejrut.

    "(Njeriu) ėshtė krijuar prej lėngut i cili hudhet nga lidhja e pjesėve tė jashtme tė trupit tė mashkullit dhe tė femrės"88. (S86 - A6,7).

    Zona seksuale e trupit tė njeriut ėhstė shėnuar nė tekstin e Kur'anit me fjalėn sulb (njėjės). Zona seksuale e femrės ėshtė shėnuar nė Kur'an me fjalėn tarāib (shumės).

    Ky pėrkthim i cili mė duket se ėshtė mė i ploti. Ky ndryshon prej pėrkthimeve tė pėrkthyesve francezė dhe anglezė, si: "(Njeriu) ėshtė krijuar nga lėngu qė hudhet - qė del ndėrmjet boshtit kurrizor dhe gjoksit". Ky, mė duket, mė shumė ėshtė njė variant e shpjegimit, se sa pėrkthim. Ky nė fund tė fundit, ėshtė pak i kuptueshėm.

    Sjellja e njerėzve nė marrėdhniet e tyre intime me gratė nė raste tė ndryshme ėshtė shprehur qartė.

    Mė parė jepet udhėzimi pėr periodėn e tė pėrmuajshmeve, nė ajetet 222 dhe 223 tė sures 2; All-llahu ia jep kėtė urdhėr tė Dėrguarit:

    "Tė pyesin ty pėr menstruacionin (haidin). Thuaj: " Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marrdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē ka lejuar Allahu. Allahu i do ata qė pendohen dhe ataq1 ruhen prej pun1ve tė ndyta e tė neveritėshme." (S2 - A222)

    "Gratė tuaja janė si arat tuaja, dhe arat tuaja lėvroni si tė doni, para sė gjithash pėrgatituni ju vetė"89. (S2 - A223)



    Fillimi i fragmentit ka domethėnie shumė tė qartė: formalisht janė tė ndaluara mardhėniet seksuale me gruan qė ka menstruacione. Pjesa e dytė evokon lėvrimin qė pėr mbjellėsin ėshtė punė paraprake pėr hedhjen e farės, e cila do tė mbijė dhe do tė nxjerrė bimė tė re. Kėtu nėpėrmjet figurės ėshtė theksuar nė mėnyrė indirekte se ėshtė me rėndėsi tė kihet ndėr mend qėllimi i fundit i mardhėnies seksuale: rikrijimi. Pėrkthimi i fjalisė sė fundit ėshtė marrė prej Blansherit: ajo pėrmban urdhrin qė me sa duket ka tė bėjė me parapėrgatitjet pėr mardhėnie seksuale.

    Udhėzimet qė janė dhėnė kėtu janė shumė tė pėrgjithsuara. Rreth kėtyre ajeteve ėshtė ngritur problemi i kontracepcionit: as kėtu, as edhe nė ndonjė vend tjetėr, Kur'ani nuk aludon nė tė.

    As aborti nuk evokohet, por shumė fragmente mbi tranformimet e vazhdueshme tė embrionit, qė i kemi cekur mė sipėr, janė mjaft tė qarta qė njeriun ta konsiderojmė tė krijuar qė nė fazėn e "diēka qė ngjitet". Nė kėto kushte, respektimi absoluti personit tė njeriut, gjė qė nė Kur'an bėhet shpesh, ka pėr pasojė dėnimin radikal tė abordit. Kjo ėshtė, nė fund tė fundit, pikėpamje e tė gjitha religjioneve monteiste nė epokėn tonė.

    Gjatė muajit tė agjėrimit tė ramazanit mardhėniet seksuale janė tė lėjuara tė kryhen natės. Ajeti qė i pėrket ramazanit ėshtė si mė poshtė:

    "Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prhje pėr ato... Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoi atė qė ua ka caktuar Allahu..." (S2 - A187)

    Pėrkundėr kėsaj, nuk ka kurrėfarė pėrjashtimi pėr haxhinjtė nė Mekė gjatė ditėve festive tė haxhit.

    "... ekush e bėn (ta filloi tė zbatojė) haxhin nė kėta muaj, nuk duhet afruar gruas..." (S2 - A197)

    gjatė kėsaj kohe ndalimi ėshtė formal, ashtu siē janė edhe ndalimet e tjera: gjuetia grindjet etj.

    Menstrucioni ėshtė evokuar nė Kur'an edhe me rastin e ndarjes (shkurorėzimit). Libri shprehet kėshtu:

    "E ato gratė tuajatė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq pėr shtatzėnat afati i pritjes sėtyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėt." (S65 A4)

    Koha e pritjes pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė koha prej paralajmėrimit tė ndarjes ( shkurorėzimit) deri nė ēastin kur ky bėhet i plotėfuqishėm. Gratė pėr tė cilat thuhet se "e kanė humbur shpresėn pėr pastrim mujor" kanė arritur deri nė menopauzė. Pėr ato ėshtė paraparė shtyrja e kuptueshme prej tre muajsh. Pas kėsaj, kėto gra mund tė martohen pėrsėri.

    Gratė qė nuk kanė pasur ende tė pėrmuajshme, duhet ta presin kohėn e shtatzanisė. Pėr gratė shtatėzėna, ndarja ėshtė e plotėfuqishme vetėm pas mbarimit tė shtatėzanisė.

    Tė gjitha kėto dispozita janė nė pėrputhje tė pėrkryer me tė dhėnat fiziologjike. Pėrveē kėsaj, nė Kur'an mund tė gjenden - nė tekstet qė e rregullojnė vejėrinė - dispozita ligjore tė njėjta dhe tė kuptueshme.

    Edhe nė argumentet teorike tė riprodhimit tė njerėzimit, si edhe nė udhėzimet praktike qė janė formuluar mbi jetėn seksuale tė ēifteve, vėrejmė se asnjė formulim qė e kemi paraqitur kėtu nuk ėshtė nė kundėrshtim me njohuritė bashkėkohore, as me ēfarėdo qoftė tjetėr qė mund tė rrjedhė logjikisht nga ato.





    TREGIME KUR'ANORE DHE BIBLIKE







    I.

    PASQYRA E PĖRGJITHSHME



    Nė Kur'an ka njė numėr tė kosiderueshėm temash, tė cilat janė shėnuar mė pėrpara nė Bibėl. Kėto janė, para sė gjithash, tregime mbi profetėt: Nuhun(Noa), Ibrahimin( Abrahamin), Jusufin (Josifin), Iliasin (Ilian), Junusin (Jonas), Ejjubin (Job), Musain (Moisiun); mbi mretėrit e Izraelit, si : Shaulin, Davudin (Davidin), Sulejmanin (Solomon), t'i pėrmendim vetėm tregimet kryesore tė pėrbashkėta mbi mbretėrit e Izraelit, duke lėnė anash ato qė nuk thonė asgjė mė shumė vetėm se kujtojnė. Kėtu hyjnė, gjithashtu tregimet edhe mė specifike mbi ngjarjet e mėdha tė mbinatyrshme, siē janė p.sh krijimi i tokės dhe i qiellit, krijimi i njeriut, Pėrmbytja, Dalja e Musait. Kėtu ėshtė edhe gjithė ajo qė ka tė bėjė me Isanė (Jezusin), me nėnėn e tij Mejremen (Marien), kur ėshtė fjala pėr Besėlidhjen e Re.

    Nė ēfarė mendimesh mund tė na cysin temat qė janė trajtuar nė dy Shkrimet nė funsion tė njohurive bashkėkohore, te tė cilat mund tė arrihet krahas teksteve tė shenjta?



    PARALELJA KUR'AN - UNGJIJTĖ

    DHE NJOHURITĖ BASHKĖKOHORE





    Kur ėshtė fjala pėr paralelen Kur'ani - Ungjijtė, sė pari duhet tė themi se anjėra nga temat e Ungjijve qė janė kritikuar nė pikėpamje shkencore - e qė i kemi pėrmendur nė pjesėn e dytė tė kėtij libri - nuk ėshtė shėnuar nė Kur'an.

    Isai a.s., nė Kur'an ėshtė objekt i shumė referencave. Kėto pėr shembull, janė: paralajmėrimi qė i bėhet babait tė Mejremes pėr lindjen e saj, paralajmėrimi i Mejremes pėr lindjen e ēuditshme tė Isait a.s., natyra e Isait a.s., profetit tė nivelit mė tė lartė, cilėsitė e tij prej Mesiu (Mesiha), Shpallja , tė cilėn ua drejtoi njerėzve duke e vėrtetuar dhe pėrshtatur Teuratin (Torėn), predikimi i tij, nxėnėsit e tij apostuj, ēuditė, ngritja e tij definitive tek All-llahu, roli i tij nė Ditėn e Gjykimit etj.

    Surja 3 dhe 19 nė Kur'an (qė mban emrin Mejreme) i kushton pjesė tė gjatė familjes sė Isait a.s. Ato tregojnė pėr lindjen e nėnės sė tij, Mejremes, pėr rininė e saj, pėr paralajmėrimin e Mejremes pėr mėmėsinė e ēuditshme tė saj, Isai a.s. quhet "Biri i Mejremes", kurse fillimi i brezit tė tij ėshtė dhėnė nė lidhje qenėsore me nėnėn e tij, gjė qė ėshtė logjikisht e pėrkryer, pasi qė Isai a.s. nuk kishte baba biologjik. Kur'ani ketu nuk pajtohet me Ungjijtė sipas Mateut dhe Lukės, tė cilėt siē e kemi treguar, kanė dhėnė pasardhės meshkuj.

    Sipas gjinisė sė nėnės, Isai a.s. nė Kur'an ėshtė futur ndėr pasardhėsit e Nuhut, Ibrahimit dhe tė babės sė Mejremes ( Imran nė Kur'an):

    "All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt e tjerė (tė asaj kohe). Qė janė pasardhės tė njėri tjetrit. All-llahu dėgjon gjithēka dhe i di tė gjitha. (S3 - A33-34)

    Kėshtu Isai a.s. ėshtė pasardhės i Nuhut dhe i Ibrahimit nga nėna, Mejremja, dhe nga babai i saj, Imrani.

    Nė Kur'an nuk janė shėnuar gabimet nominale tė Ungjijve qė kanė tė bėjnė me fisin e Jezusit (Isait a.s.), me pamundėsinė e renditjes gjenealogjike nga Besėlidhja e vjetėr, kur ėshtė fjala pėr fisin e Abrahamit (Ibrahimit), qė e kemi shqyrtuar nė pjesėn e parė dhe tė dytė.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    PARALELJA KUR'AN - BESĖLIDHJĖ E VJETĖR
    DHE NJOHURITĖ BASHKĖKOHORE



    Mė parė janė disa aspekte tė kėsaj paraleleje pėr Besėlidhjen e Vjetėr. Kėshtu krijimi i botės sipas Biblės ka qenė objekt i njė studimi kritik nė njė pjesė tė kėtij libri kushtuar Besėlidhjes sė Vjetėr.

    E njėta temė ėshtė shqyrtuar nė versionin qė e jep Shpallja kur'anore. Krahasimet janė bėrė: nuk ka arsye qė tė kthehemi nė kėtė ēėshtje.

    Njohuritė historike, si duket, janė shumė tė paqarta, kurse tė dhėnat arkeologjike shumė tė reduktuara nė mėnyrė qė tė tėrhiqen paralel nė dritėn e njohurive bashkėkohore pėr probleme qė kanė tė bėjnė me mbretėrit e Izraelit, - objekt i pėrbashkėt i tregimeve tė Kur'anit dhe tė Biblės.

    Sa i pėrket profetėve, kėtyre problemeve mund t'i afrohemi mbi bazė tė tė arriturave bashkėkohore shkencore aq sa ngjarjet e paraqitura kanė pasur (ose nuk kanė pasur) vazhdimėsi historike, e cila ka lėnė ( ose nuk ka lėnė) gjurmė qė do tė arrinin deri te ne.

    Dy tema qė janė objekt i tregimeve tė pėrbashkėta pėr Kur'anin dhe Biblėn janė nė gjendje ta tėrheqin vėmendjen tonė dhe tė shqyrtohen nė dritėn e njohurive tė kohės sonė. Kėto janė:

    - Pėrmbytja

    -Dalja e Moisiut (Musait)

    - e para sepse nė histori e civilizim nuk ka lėnė gjurmė qė implikon tregimi biblik, kurse njohuritė bashkėkohore nuk i bėjnė kritika tregimit kur'anor;

    - e dyta, pėr arsye se duket qė tregimi kur'anor dhe biblik, nė vijat kryesore, e plotėsojnė njėri-tjetrin dhe njohuritė bashkėkohore, siē duket, i japin mbėshtetje tė fortė historike, si njėrit ashtu dhe tjetrit.



    II

    PĖRMBYTJA



    RIKUJTIMI I TREGIMIT BIBLIK DHE KRITIKAVE QĖ NXIT AI



    Shqyrtimi mbi Pėrmbytjen sipas Besėlidhjes sė Vjetėr, nė pjesėn e parė tė librit, ka sjellė deri te kėto konstatime:

    nė Bibėl nuk ėshtė njė tregim pėr Pėrmbytjen, por dy tregime qė kanė qenė tė redaktuara nė epoka tė ndryshme:

    - tregimi Jehovaistik, i shekullit IX para erės sonė

    - tregimi Priftėror, i shekullit IV para erės sonė, i cili quhet kėshtu sepse ėshtė vepėr e priftėrinjve tė asaj epoke.

    Kėto tregime nuk janė vendosur njėri afėr tjetrit, por janė tė gėrshetuara, kurse pjesė tė njėrit pėrzihen me pjesėt e tjetrit, duke ndryshuar fragmentet qė i takojnė njerit me ato qė i takojnė tjetrit burim. Komentimet e pėrkthimit tė Zanafillės nga R. P. De Vaux, profesor i Shkollės Biblike tė Jeruzalemit, tregojnė nė mėnyrė tė pėrkryer kėtė ndarje tė pjesėve tė tregimeve nė dy burime; tregimi fillon dhe mbaron me fragmentin Jehovaistik; gjithsej janė dhjetė fragmente Jehovaistike; ndėrmjet secilit prej tyre ėshtė futur fragmenti priftėror( ose gjithsej nėntėfragmente priftėrore). Ky mozaik i teksteve ėshtė koherent vetėm nė pikėpamje tė renditjes sė episodeve, sepse ekzistojnė kundėrthėnie tė hapėta ndėrmjet dy burimeve. Kėto janė, sipas R.P. de Vauxit, "dy tregime mbi pėrmbytjen, nė tė cilat kataklizma ėshtė shkaktuar me ndihmėne lloj-lloj fuqish lėvizėse, ka ndryshime nė kohėzgjatjedhe nė tė cilat Noa fut nė Anije numėr tė ndryshėm tė shtazėve".

    Nga njohuritė bashkėkohore qė kemi, tregimi i plotė biblik mbi Pėrmbytjen nuk mund tė pranohet pėr kėto dy arsye:

    a) Besėlidhja e Vjetėr e konsideron Pėrmbytjen si kataklizmėn universale

    b) fragmentet e burimit Jehovaistik nuk e pėrcaktojnė datėn, kurse tregimi priftėrore vendos nė epokėn nė tė cilėn njė kataklizmė e tillė nuk ka mundur tė ndodhė.

    Argumentet nė tė cilat bazohemi janė si vijojnė:

    Tregimi Priftėror e saktėson Pėrmbytjen duke thėnė se ka ndodhur kur Noa ka qenė 600 vjeē, kurse sipas gjenealogjive tė kapitullit tė pestė tė Zanafillės ( qė po ashtu janė burim priftėror dhe qė i kemi pėrmendur nė pjesėn ė parė tė kėtij libri) dimė se Noa ėshtė lindur 1.056 vjet pas Adamit. Nga kjo del se Pėrmbytja ka ndodhur 1.656 vjet pas krijimit tė Adamit. Nė anėn tjetėr, tabela gjenealogjike e Abrahamit, qė e jep Zanafilla (11, 10-32), sipas tė njėjtit burim, bėn tė mundshme qė tė pėrcaktojmė se Abrahami u lind 292 vjet para Pėrmbytjes.

    Pasi dihet se Abrahami ka jetuar rreth 1.850 vjet para erės sonė, Pėrmbytja , sipas Biblės, vendoset nė shekullin XXI ose XXII para erės sonė. Kjo pėrllogaritje ėshtė plotėsisht e pėrputhshme me shėnimet e Biblave tė vjetra, nė tė cilat kanė qenė shkruar kėto indikacione kronologjike para tekstit biblik, nė kohėn kur pėr shkak tė mungesės sė njohurive njerėzore mbi kėtė lėndė - nė mungesė tė argumenteve tė kundėrta - tė dhėnat kronologjike biblike kanė qenė pranuar nga lexuesit pa diskutim90.

    Si do tė mund tė paramendohej sot qė njė kataklizėm universale e ka shkatėrruar jetėn nė tėrė sipėrfaqen e tokės (pėrveē tė strehuarve nė Anije) nė shekullin XXI oseXXII para erės sonė? Nė atė kohė, nė shumė pika tė Tokės, kishin lulėzuar civilizimet, gjurmėt e tė cilave janė ruajtur pėr pasardhėsit. Nė Egjipt, pėr shembull, kjo ėshtė mes-periudha ndėrmjet Mretėrisė sė Vjetėr dhe tė Re. Duke e ditur gjithė atė njohuri nga historia e kėsaj epoke, do t'ishte qesharake tė pohojmė se atėherė i tėrė civilizimi ka qenė shkatėrruar nga Pėrmbytja.

    Kėshtu, nga aspekti historik, mund tė pohojmė se tregimi i tillė mbi Pėrmbytjen, siē e ka paraqitur Bibla, ėshtė dėshmi formale e manipulimit njerėzor me Shkrimet.

    TREGIMI KUR'ANOR MBI PĖRMBYTJEN

    Kur'ani ofron version tė ndryshėm tė tėrėsisė e cila nuk nxit kritika nga pikėpamja historike.

    Kur'ani nuk ofron tregim tė vazhdushėm mbi Pėrmbytjen. Sure tė shumta flasin pėr dėnimin qė i ėshtė imponuar popullit tė Nuhut. Tregimi mė i plotė ėshtė nė suren 11, nė ajetin 25 deri 49. Surja 71, e cila mban emrin e Nuhut, evokon sidomos predikimin e Nuhut, si nė ajetet105deri 115tė sures 26. Por, para se tė ballafaqohemi me zhvillimin e ngjarjeve nė kuptimin e plotė tė fjalės, Pėrmbytja duhet ta vendosim ashtu siē e tregon Kur'ani - nė raport me konteksin e pėrgjithshėm tė dėnimit qė Zoti ua imponon bashkėsive qė kanė gabuar duke i shkelur urdhrat eTij.

    Derisa Bibla thotė se Pėrmbytja universale ishte dėnim pėr tėrė njerėzimin ateist, Kur'ani, pėrkundrazi, pėrmend shumė dėnime qė u janė imponuar bashkėsive tė pėrcaktuara shumė mirė:

    Kėtė e shohim nė ajete 35 deri 39 tė sures 25:

    " Ne edhe Musait i patėm dhėnė Librin, e bashkuam me vėllain e vet, Harunin, qė ta ketė si ndihmės. U thamė: "Shkoni ju tė dy tek ai popull qė i pėrgėnjeshtroi argumentet Tona!"E Ne pastaj i shkatėrruam ata shumė keq. Ne e pėrmbysėm edhe popullin e Nuhut meqė ata ė dėrguarit i quatėn rrenacak, e pėr njerėzit, tė cilėt mendojnė, le tė marrin mėsim nga ata. E pėr mizorėt Ne kemi pėrgatitur dėnim tėrėndė. Edhe Adin, Themudin, banorė e Res-it dhe shumė gjenerata ndėrmjet tyre (i shkatėrruam). E secilit prej tyre u patėm sjellė arguente, por tė gjithė i rrėnuam". (S25 - A35-39)

    Nė suren 7, ajete 59 deri93 pėrmbajnė kujtimet e dėnimeve qė e kanė goditur popullin e Nuhut, tė Adit, tė Themudit, tė Sodomės dhe tė Medjenit, posaēėrisht.

    Kėshtu Kur'ani e paraqit kataklizmėn e Pėrmbytjes si dėnim pėr popullin e Nuhut, para sė gjithash; kjo pėrbėn ndryshimin themelor ndėrmjet dy tregimeve.

    Ndryshimi tjetėr themelor ėshtė ai qė Kur'ani, pėrkundėr Biblės, nuk e pėrcakton as kohėn e Pėrmbytjes , as sa ka zgjatur kjo kataklizmė.

    Shkaqet e Pėrmbytjes janė gati tė njėjtė nė tė dy tregimet. Tregimi priftėror nė Bibėl (Zanafilla 7, 11) pėrmend dy qė bashkohen: "Atė ditė - vėrsulen tė gjitha burimet e pafundshme, dhe hapen portat qiellore".

    Kur'ani nė ajete 11 dhe 12 tė sures 54 thotė:

    "Atėherė Ne me njė shi vrullshėm i hapėm dyert e qiellit. Dhe Ne tokėn e zbėrthyem nė burime uji, kurse uji u bashkua siē ishte caktuar". (S54 - A11-12)

    Kur'ani ėshtė shumė i qartė kur ėshtė fjala pėr pėrmbajtjen e Anijes. All-llahu i ka dhėnė urdhėr Nuhut - kurse ky atė e ka zbatuar me besnikėri - qė tė vendosė nė anijė atė qė do ta mbijetojė kataklizmėn:

    "Ngarko (nė Anije) nga njė ēift tė ēdo lloj kafshėve dhe njerėzit e shtėpisė sate - pėveē atyre pėr tė cilėt folėm - dhe besimtarėt! E me tė ka pasur pak tė atillė qė kanė besuar". (S11 - A40).

    Nga familja ėshtė pėrzėnė njė djalė i mallkuar pėr tė cilin na tregojnė ajetet 45 dhe 46 tė po kėsaj suereje dhe as lutjet e Nuhut drejtuar Zotit nuk kanė mundur ta ndyrshojnė vendimin. Kur'ani thotė se nė Anije, pėveē familjes sė liruar nga ky djalė i mallkuar, ka pasur edhe udhėtarė tė tjerė, tė pakėt nė numėr, qė kanė besuar nė Zotin.

    Bibla nuk i pėrmend kėta tė fundit nė mesin e udhėtarėve tė Anijes. Ajo, nė tė vėrtetė, jep tri versione mbi atė qė ka brenda Anija:

    - sipas tregimit priftėror kėta janė: Nuhu, Familja e tij pa pėrjashtim, dhe nga njė ēift prej ēdo lloj

    - nė tregimin jehovaistik, ėshtė bėrė dallim ndėrmjet kafshėve tė pastra dhe shpendėve, nė njė anė, dhe ndėrmjet kafshėve tė papastra, nė anėn tjetėr (nga tė parat Anija ka marrė nga shtatė tė ēdo lloji, meshkuj dhe femra, nga tė dytat vetėm nga njė ēift)

    - sipas njė vargu tė pėrmirėsuar jehovaistik (Zanafilla 7,8), ėshtė marrė nga njė ēift prej secilit lloj, tė pastėr ose tė papastėr. Tregimi mbi Pėrmbytjen nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, qė ėshtė dhėnė nė suren 11, ajetet 25 deri 49 dhe nė suren 23 ajetet 23 - 30, dhe tregimi biblik nuk ofron ndonjė ndryshimm e karakter tė veēantė.

    Vendi nė tė cilin has Anija, sipas Biblės ėshtė kodra Ararat (Zanafilla 8,4), sipas Kur'anit "Al Xhudij" (S11 - A44). Ky mal do tė jetė pika mė e lartė e kodrės Ararat nė Jermeni, por asgjė nuk tregon qė njerėzit nuk i kanė ndryshuar emrat pėr t'i pėrshtatur tė dy tregimet. R. Blashere e pohon kėtė. Sipas kėtij autori, do tė ketė ekzistuar njė masiv nė Arabi i quajtur Al Xhudij. Pėrshtatja e emrave mund tė jetė bėrė artificialisht.

    Nė fund tė fundit, ekzistojnė ndryshime tė rėndėsishme ndėrmjet tregimeve kur'anore dhe biblike. Disa nga ato i ikin ēdo shqyrtimi kritik, meqė nuk ekzistojnė tė dhėna objektive. Por kur kemi mundėsi t'i verifikojmė dėshmitė e Shkrimeve me ndihmėn e tė dhėnave tė sigurta, atėherė - sa i pėrket Pėrmbytjes nė kohė dhe hapėsirė - provohet qartė mospėrputhja e tregimit biblik me kontributet e njohurive bashkėkohore pėrkundėr kėsaj, tregimi kur'anor ėshtė i liruar nga ēdo element qė e shkakton kritikėn objektive. A thua njerėzit ndėrmjet epokės sė tregimit biblik dhe epokės sė tregimit kur'anor kanė marrė informacione tė cilat do tė mund tė hidhnin sado pak dritė nė njė ngjarje tė tillė? Pa dyshim jo, sepse, prej Besėlidhjes sė Vjetėr deri tė Kur'ani, i vetmi dokumentacion qė njerėzit e kanė pasur mbi kėtė ngjarje tė lashtė ka qenė vetė Bibla. Nėse faktorėt njerėzore nuk mund t'i shpjegojnė ndryshimet qė janė bėrė nė tregime nė pikėpamje tė pėrshtatjes me njohuritė bashkėkohore, duhet pranuar njė shpjegim tjetėr: Shpallja e cila ka ardhur pas asaj qė e pėrmban Bibla.



    DALJA E MOISUT

    Me Daljen e Moisiut (Musait) dhe grupit tė tij nga Egjipti, nė etapėn e parė tė vendosjes sė tij nė Kanan, i afrohemi njė ngjarje me rėndėsi shumė tė madhe, njė ngjarjeje tė sigurtė historike, qė pėrputhet me kontekstin e njohur, pėrkundėr disa citimeve qė hasim aty-kėtu, tė cilat kanė pėr qėllim qė kėsaj ngjarjeje t'i japin vetėm karakter legjendar.

    Nė Besėlidhjen e Vjetėr, Dalja - me tregimin mbi udhėtimin nėpėr shkretėtirė pas Daljes nga Egjipti dhe tregimin mbi besėn qė Zoti e ka lidhur nė kodrėn e Sinait - e pėrbėn librin e dytė tė Teuratit ose Tores. Kur'ani, nėtyrisht, i jep po ashtu shumė vend: rrėfimit mbi marrėdhėniet e Musait dhe vėllait tė tij, Harunit, me Faraonin dhe ai mbi Daljen nga Egjipti tregimet e tjera kanė zėnė vend nė mė shumė se dhjetė sure, si nė suret 7, 10, 20 dhe 26, ose dhe nė tregimet mė tė ngjeshura ose nė kujtimet e thjeshta. Emri i Faraonit, figurės qėndrore nga ana egjiptiane, pėrmendet gjashtėdhjet e katėr (64) herė nė Kur'an dhe nė njėzet e shtatė (27) sure, duke pėrjashtuar ndonjė gabim.

    Studimi i dy tregimeve kur'anore dhe biblike ėshtė me interes tė veēantė, meqė, pėr ndryshim nga ajo qė kemi parė, pėr shembull, nė Pėrmbytje, dy tregime kėtu pajtohen nė thelb. Nė tė vėrtetė kanė ndonjė divergjencė, por tregimi biblik ka vlerė mė tė madhe historike, pasi siē kemi parė, ēon nga identifikimi i Faraonit ose mė mirė i tė dy faraonėve pėr tė cilėt bėn fjalė, kurse Kur'ani e plotėson me informacion pikėn fillestare biblike tė kėsaj hipoteze. Kėtyre dy burimeve tė Librave tė Shenjtė ju shtohen tė dhėnat bashkėkohore nga egjiptologjia dhe, nė kėtė mėnyrė, duke bėrė ballafaqimin e Kur'anit, tė Biblės dhe tė njohurive tė kohės sonė, arrin ta vendosin episodin e Librave tė Shenjtė nė kontekstin historik.



    DALJA SIPAS BIBLĖS



    Tregimi biblik fillon duke pėrkujtuar hyrjen e hebrejve nė Egjipt, tė cilėt, me Jakobin ju bashkangjiten Josifit. Nė atė kohė "nė Egjipt mbretėronte njė mbret i ri i cili nuk e ka njohur Josifin" (Dalja 1,8). Kjo ėshtė koha e shtypjes, Faraoni ju imponon hebrejve ndėrtimin e qyteteve tė cilat Bibla i quan Pitom dhe Ramzes. Pėr ta evituar vėrshimin demografik tė hebrejve Faraoni jep urdhėr qė tė hidhen nė lumė tė gjitha foshnjat e lindura meshkuj. Moisiun nėna e vet arriti ta ruajė tre muaj pas lindjes por, mė nė fund, u detyrua ta hidhte edhe ajo duke e vendosur nė njė kosh prej thuprash papirusi nė tė cilin e la nė breg tė lumit. Aty e gjen vajza e Faraonit, e merr dhe ja jep pėr ta mėkuar pikėrisht nėnės sė tij, sepse motra e Moisiut, e cila u kujdes tė shikojė se kush do tė mirrte fėmijėn, u bė sikur nuk e njihte dhe i propozoi princeshės mėndeshėn, e cila nuk ishte askush tjetėr por vetė nėna e fėmijės. Me tė u sollėn si me djalin e Faraonit dhe ju dha emri "Moisi".

    Moisiu si djalė i ri shkon nė Midian, ku martohet dhe qėndron njė kohė tė gjatė. Detaj me rėndėsi: "pas shumė vitesh vdiq mbreti egjiptas", lexojmė nė librin e Daljes (2, 23).

    Zoti i jep urdhėr Moisiut pėr ta gjetur Faraonin dhe t'i nxjerrė vėllezėrit e vet nga Egjipti (rrėfimi mbi kėtė urdhėr ėshtė pėrfshirė nė episodin mbi drurin flakėrues). Haruni (Aroni), vėllai i Moisiut, do t'i ndihmojė nė kėtė detyrė. Ja, sepse, pas kthimit nė Egjipt, Moisiu dhe vėllai i tij shkojnė te Faraoni, trashėgimtari i atij, gjatė sundimit tė tė cilit u lind Moisiu para shumė kohėsh.

    Faraoni nuk pranon qė hebrejtė e grupit tė Moisiut tė largohen nga Egjipti. Zoti i shfaqet pėrsėri Moisiut dhe urdhėron tė shkojė te Faraoni me po atė lutje. Moisiu, sipas Biblės, atėherė ishte 80 vjeē. Ai, me ndihmėn e magjisė, i tregon Faraonit se ka fuqi tė mbinatyrshme. Kjo nuk mjaftonte: atėherė Zoti i sjell Egjiptit fatkeqėsitė e njohura mirė: ujin e lumit e kthen nė gjak, invazioni i bretkosave, i mushkonjave dhe i kėpushave ngordhja e kafshėve, paraqitja e tė thatėve nė lėkurėn e njerėzve dhe kafshėve, breshėri, karakalecat, errėsira, vdekja e tė parėlindurve, por Faraoni akoma nuk pranon t'i lėshojė hebrejtė.

    Atėherė ata, tė gjashtėqindmijėt (600.000) ikin nga qyteti Ramzes "mbi tė gjithė gra dhe fėmijė" (Dalja 12,37). Atėherė "Faraoni e pėrgatiti qerren e tij dhe i priu ushtrisė. I mori gjashtėqind qerre qė i zgjodhi vetė dhe qerre tė tjera nėpėr Egjipt. Dhe nė tė gjithė qerret ishin mburojat... Mbreti i Egjiptit u nis t'i ndjekė hebrejtė qė u larguan me duar tė ngritura" (Dalja 14,6 - 8). Egjiptianėt e arritėn grupin e Moisiut nė bregun e detit. Moisiu ngriti shkopin e vet, deti u hap para tij dhe njerėzit e tij kaluan detin nėpėr terė. "Egjiptasit: tė gjithė kuajt e Faraonit, qerret dhe kalorėsit, u lėshuan pas tyre nė det, pėr t'i ndjekur" (Dalja 14,23). "Kėshtu ujrat, duke u kthyer pas, i mbytėn qerret, kalorėsit dhe gjithė ushtrinė e Faraonit qė ishte nisur nė ndjekje tė Hebrejve nė det. Dhe nuk mbeti asnjė prej tyre". (Dalja 14, 28 - 29).

    Teksti i librit tė Daljes ėshtė krejtėsisht i qartė: Faraoni ishte vėnė nė krye tė ndjekėsve. Ai u shkatėrrua, meqė libri i Daljes e tregon saktė se "nuk mbeti asnjė prej tyre". Nė tė vėrtetė Bibla e huazon kėtė hollėsi nga Psalmet e Davidit: Psalmi 106, vargu11 dhe psalmi 136, vargjet 13 - 15 qė janė vepėr e mėshirės "Ai e ndau Detin e Kuq, e kaloi Izrealin nėpėrmes ujrave dhe e mbyti Faraonin dhe ushtrinė e tij nė Detin e Kuq". Nuk ka dyshim se kėtu, sipas tregimit biblik shihet se Faraoni nuk ka dalė nga deti dhe ėshtė mbytur aty. Bibla nuk e thotė asnjė fjalė se ēka ėshtė bėrė me trupin e tij.



    DALJA SIPAS KUR'ANIT



    Nė vija tė pėrgjithshme tregimi kur'anor ėshtė analog me atė biblik. Atė duhet rikonstruktuar sepse ėshtė hartuar nga elemente tė ndryshme dhe shprėndarė nė shumė fragmente tė librit.

    Si Bibla, ashtu edhe Kur'ani nuk e pėrmend emrin e ndonjė personi qė do mund ta bėnte identifikimin e Faraonit, i cili ka sunduar nė momentin e Daljes. Dihet vetėm se njė pėrson nga Kėshilli i tij ėshtė quajtur "Haman": ai nė Kur'an pėrmendet gjashtė herė (sure 28, ajete 6,8 dhe 38; sure 29, ajeti 39; sure 40, ajeti 24,36).



    FARAONI ĖSHĖT SHTYPĖS I ĒIFUTĖVE



    "Dhe kur Musai i tha popullit tė vet: "kujtoni dhuntitė e All-llahut, kur ju shpėtoi prej njerėzve tė faraonit, tė cilat ju munduan nė tortura mė tė kėqija, tė cilėt ju therėn djemtė tuaj, kurse vajzat e linin tė jetojnė". (S14 - A6).

    Shtypja rikujtohet me tė njėjtat shprehje nė ajetin 141 sure 7. Por Kur'ani nuk i pėrmend si Bibla emrat e qyteteve qė hebrejtė ndėrtuan duke punuar angari. Episodi mbi Musain e lėnė nė bregun e lumit ėshtė treguar nė suren 20, ajeti 39 dhe 40 dhe nė suren 28, ajetet 7 - 13. Nė tregimin kur'anor Musain e ka gjetur familja e Faraonit nė ajetet 8 dhe 9 tė sures 28, me tė vėrtetė thuhet:

    "Dhe e gjetėn njerėzit e faraonit qė t'ju bėhet armik dhe hidhėrim: - me tė vėrtetė faraoni, Hamani dhe ushtritė e tyre gjithėsaherė kanė gabuar". (S28 - A8).

    Dhe gruaja e faraonit tha: "Ai do tė jetė gėzim pėr mua dhe pėr ty! Mos e mbytni, ndoshta do tė na jetė i dobishėm dhe mund ta adoptojmė pėr djalė". E ata asgjė nuk parandien. (S28 - A9).

    Sipas traditės muslimane gruaja e faraonit qė u kujdes pėr Musain ishte Asia. Sipas Kur'anit, atė nuk e gjeti gruaja e faraonit por "njerėzit e tij" (Alu), domėthėnė banorėt e shtėpisė sė tij.

    Rinia e Musait, qėndrimi i tij nė Medjen dhe martesa e tij janė treguar nė suren 28, ajetet 13 deri 28.

    Episodi i drurit flakėrues ėshtė pikėrisht nė pjesėn e parė tė sures 20 dhe nė ajete 30 deri 35 tė sures 28.

    Kur'ani nuk i pėrmend dhjetė fatkeqėsitė e dėrguara nė Egjipt si shenjė e dėnimit nga Zoti, si e pėr shkruan mjaft gjatė Bibla, por ky vetėm shkurtimisht i pėrmend pesė fatkeqėsi (sure 7, ajeti 133):

    vėrshimin, karkalecat, kėpushat, bretkosat dhe gjakun.

    Ikja nga Egjipti ėshtė treguar nė Kur'an pa saktėsime gjeografike, siē i jep tregimi biblik, dhe pa shumė saktėsi tė tjera qė janė shumė pak tė mundshme nė kėtė tė fundit. Ėshtė e vėshtirė tė besohet si kanė mundur 600.000 njerėz me familjet e tyre tė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė nė shkretėtirė si e thotė Bibla.

    Ja si ėshtė evokuar vdekja e faraonit me rastin e ndjekjes sė hebrejve:

    "E faraoni me ushtritė e tij u nis pas tyre, por dallgėt e detit i mbuluan". (S20 - A78).

    Hebrejtė ikėn, faraoni vdiq, por trupi i tij u gjet: hollėsi shumė e rėndėsishme tė cilėn tregimi biblik nuk e pėrmend.

    All-llahu thotė:

    "Dhe Ne i nxorrėm pėrtej detit bijtė e Israelit, tė cilėt kėmba - kėmbės i ndiqte faraoni dhe ushtarėt e tij, duke i ndjekur pėr shkak tė rebelimit dhe armiqėsisė92. E ai kur filloi tė mbytet, bėrtiti: "unė besoj se nuk ka Zot pėveē Atij nė tė cilin besojnė bijtė e Israelit, edhe unė i pėrulem!"

    "E thua tani, kurse mė parė rebeloheshe dhe mbillje pėrēarje!

    Sot do ta shpėtojmė vetėm trupin tėnd qė tė bėhet kėshillė e urtė pėr ata pas teje". (S10 - A90-92).

    Ky fragment kėrkon dy saktėsime mė preēize:

    a) rrebelimi dhe armiqėsia pėr tė cilat bėhet fjalė duhet tė kuptohen nė lidhje me pėrpjekjet e Musait pėr ta bindur faraonin.

    b) shpėtimi i faraonit ka tė bėjė me kufomėn e tij, sepse ėshtė saktėsuar mirė nė ajetin 98, surja 11, se edhe faraoni dhe tė gjithė tė tijėt kanė qenė tė mallkuar:

    "Nė Ditėn e Gjykimit ai (faraoni) do t'i prijė popullit tė vet dhe do ta fusė nė zjarr". (S11 - A98).

    Domethėnė, duhet mbajtur parasysh se sa i pėrket fakteve qė janė tė pėrshtatshme pėr konfrontim me tė dhėnat historike, gjeografike dhe arkeologjike, tregimi kur'anor dallon nga tregimi biblik nė kėto pika: nė Kur'an nuk janė shėnuar emrat e vendeve, as pėr qytetet qė i ndėrtuan hebrejtė e grupit tė Musait, as pėr itenerarin e Daljes;

    - nė Kur'an nuk pėrmendet vdekja e njė faraoni gjatė kohės sa qėndroi Musai ne Medjenė;

    - nė Kur'an nuk ka tė dhėna mbi moshėn e Musain kur ju lut faraonit;

    - nė Kur'an nuk ka shumė tė dhėna tė sakta pėr grupin e Musait, gjė qė nė Biblėl ėshtė zmadhuar nė mėnyrė tė dukshme deri nė madhėsi tė pamundshme (600.000 njerėz me familjet e tyre do tė formonin grupin mbi dy milion banorė);

    - nė Bibėl nuk thuhet asgjė pėr gjetjen e trupin tė faraonit pas vdekjes sė tij.

    Pikat e pėrbashkėta tė dy tregimeve qė duhet tė theksohen pėr arsye qė ne na interesojnė janė :

    - Kur'ani vėrteton se faraoni i ka shtypur hebrejtė e grupit tė Musait;

    - nė asnjė tregim nuk pėrmendet emri i mbretit tė Egjiptit;

    - Kur'ani vėrteton vdekjen e faraonit gjatė kohės sė daljes nga Egjipti.



    KONFRONTIMI I TĖ DHĖNAVE NGA SHKRIMET

    ME TĖ DHĖNAT BASHKĖKOHORE



    Tregimet e Kur'anit dhe tė Biblės, qė bėjnė fjalė pėr qėndrimin e bijve tė Israelit nė Egjipt dhe pėr daljen e tyre, ofrojnė aspekte qė mund tė jenė objekt konfrontimi me njohuritė bashkėkohore. Thėnė shkurt, nė mėnyrė mjaft tė pabarabartė, pėr arsye se disa aspekte shkaktojnė probleme tė shumta, kurse tė tjerat japin pak shkas pėr diskutim.









    SHQYRTIMI I DISA DETAJEVE TĖ TREGIMEVE





    HEBREJTĖ NĖ EGJIPT



    Nė pėrputhje me atė qė ėshtė shkruar nė Bibėl (Zanafilla 15,13 dhe Dalja 12,40), duket se mund tė themi, pa ndonjė rrezik se do tė mashtrohemi, se hebrejtė kanė qėndruar nė Egjipt prej 400 deri 430 vjet. Sido qė tė jetė puna, lidhur me kėtė mospėrputhje ndėrmjet Zanafillės dhe Daljes, qė ėshtė pak e rėndėsishme, qėndrimi i tyre ka filluar nė kohėn e vendosjes sė Josifit, (Jusufit), djali i Jakobit (Jakubit) dhe vėllezėrve tė tij nė Egjipt, shumė kohė pas Abrahamit (Ibrahimit). Pėveē Biblės, e cila jep njoftime qė sapo i pėrmenda, dhe Kur'anit, i cili pėrmend kėtė vendosje pa as mė tė voglin indikacion kronologjik, nuk kemi, si tė thuash kurrėfarė dokumenti tė pėrshtashėm pėr tė na ndriēuar kėtė. Duke filluar me P. Monetin e deri Daniel - Ropsi, sot mbizotėron mendimi se shkuarja e Josifit dhe e vėllezėrve tė tij koinēidon me nisjen Hiksosit drejt Egjiptit, nė shekullin XVII para erės sonė, dhe se njė sovran hiksosk nė Avaris, nė deltė, e ka pritur mirė Josifin dhe vėllezėrit e tij.

    Ky vlerėsim me siguri ėshtė nė kundėrthėnie tė plotė me atė qė na mėson libri i parė i Biblės, "Mbi Mbretėrit" (6,1), i cili e vendos Daljen nga Egjipti 480 vjet para ndėrtimit tė tempullit tė Solomonit (rreth vitit 971 para erės sonė). Ky vlerėsim do ta vendoste daljen pėrafėrsisht rreth vitit 1450 para erės sonė, prandaj, hyrja nė Egjipt ka ndodhur diku rreth viteve 1850 dhe 1880. Kjo ėshtė nė tė vėrtetė epoka nė tė cilėn, si mendohet sot ka jetuar Abrahami, tė cilin, sipas tė dhėnave tė tjera biblike do tė duhej ta ndante koha prej 250 vjetėsh nga Josifi. Ky fragment nga libri i parė i Biblės, "Mbi Mbretėrit" ėshtė i papranueshėm sa i pėrket kronologjisė. Do tė shihet se teoria qė mbrohet kėtu nuk mund tė ketė vėrejtje tė tjera pėveē asaj qė del nga ky libėr, por pasaktėsia e qartė e tė dhėnave kronologjike e zhvlerėson kėtė vėrejtje.

    Ajo qė hebrejtė lanė si gjurmė tė qėndrimit tė tyre nė Egjipt ėshtė shumė e mjegullt, nėse lihen anash tė dhėnat nga Shkrimet e Shenjta. Por, praseprapė, ka disa dokumente hieroglifesh qė e pėrmendin ekzistimin nė Egjipt tė njė kategorie punėtorėsh tė quajtur apiru ose hapiru pėrkatėsisht habiru, tė cilėt me ose pa tė drejtė, janė identifikuar si hebrenjė. Me kėtė emėrtim shėnohen punėtorėt nė ndėrtimtari, nė bujqėsi, vjelėsit etj. Nga kanė ardhur? Ėshtė e vėshtirė tė thuhet. Si shkruan R. P. de Vaux "ata nuk janė pjesėtarė tė popullatės lokale, nuk identifikohen me ndonjė klasė shoqėrore, tė gjithė ata nuk e kanė njė mjeshtėri ose njė status tė njėjtė".

    Nėn sundimin e Tutmozisit III, njė papirus i quan "shėrbėtorė stallash". Dihet se Amenofisi II nė shekullin e XV para erės sonė, ka sjellė 3.600 tė tillė si robėr nga Kanani, sepse siē shkruan R. P. de Vaux, kanė qenė fraksion i rėndėsishėm i popullatės sė Sirisė-Palestinės, rreth vitit 1.300, nėn Setin I, tė njėjtėt apiru shkaktojnė ē nė krahinėn Bet-Shean tė Kananit. Nėn Ramzesin II kanė punuar si gurėgdhėndės ose bartės tė shtyllave pėr veprat e faraonėve )portali i madh i Ramzes Miamonit). Nga Bibla dihet se hebrejtė, nėn Ramzesin II, kanė ndėrtuar kryeqytetin verior, Ramzesin. Nė dorėshkrimet egjiptiane kėta apiru pėrmenden qė nė shekullin e XII, dhe, pėr herė tė fundit, nėn Ramzesin III.

    Por, apirut nuk pėrmenden vetėm nė Egjipt. Prandaj a thua ky emėr ka tė bėjė vetėm me hebrejtė? Ndoshta ėshtė e nevojshme tė thuhet se kjo fjalė fillimisht ka mundur tė shpreh punėtorėt qė punonin angari, pa aluduar nė prejardhjen e tyre dhe qė nė pastaj shprehja ka shėrbyer pėr ta treguar profesionin e tyre. A nuk do tė ishte me vend qė tė bėhet krahasimi me kuptimet e shumėllojshme qė ka fjala "suisse" (Zvicerian), qė tregon banorin e Zvicrės, ushtarin zviceran tė monarkisė franceze, gardistin e Vatikanit ose nėpunėsin e Kishės sė krishterė?...

    Sido qė tė jetė, nėn Remzesin II, hebrejtė (Sipas Biblės), apiru (sipas teksteve tė hieroglifeve), marrin pjesė nė ndėrtimin e veprave tė mėdha, pėr tė cilat ka dhėnė urdhėr faraoni dhe, mund tė thuhet, edhe nė punėt angari. Nuk ka dyshim se Remzėsi II ka qenė shtypės i hebrejve: qytetet Ramzes dhe Pitom, qė pėrmenden nė librin e Daljes, ndodhen nė pjesėn lindore tė deltės sė Nilit. Tanisi dhe Kantiri i sotėm rreth 25 km larg njėri-tjetrit, u pėrgjigjen kėtyre qyteteve tė lashta. Aty ka qenė kryeqyteti i veriut, tė cilin e ka ndėrtuar Ramzesi II. Ramzesi II ėshtė faraoni shtypės. Nė kėtė kontekst u lind Moisiu (Musai). Mė sipėr pamė se ēfarė ishin rrethanat kur e shpėtuan duke e nxjerrė nga ujėt e lumit. Emri i tij ėshtė egjiptian. P. Monteti kėtė e tregoi nė librin e vet "Egjipti dhe Bibla": emrat Mesė ose Mesy janė nė listėn e fjalorit tė emrave personal nė gjuhėn e hieroglifeve tė Rankes. Musai ėshtė pėrkthim i tij nė Kur'an.



    FATKEQĖSITĖ E EGJIPTIT



    Nėn kėtė emėr Bibla i pėrmend dhjetė dėnimet e dhėna nga Zoti dhe jep shumė hollėsira mbi secilėn prej kėtyre "fatkeqėsive". Shumė prej tyre kanė aspekt dhe dimension tė mbinatyrshėm. Kur'ani i jep vetėm pesė fatkeqėsi dhe shumica janė zmadhim i fenomeneve natyrore: vėrshimi, karkalecat, kėpushat, bretkosat dhe gjaku.

    Shpėrthimi i karkalecave dhe i bretkosave ėshtė evokuar nė Bibėl. Ajo flet edhe pėr ujėt e lumejve tė kthyer nė gjak, i cili vėrshon tėrė vendin (siē); Kur'ani pėrmend gjakun, por nuk bėn fjalė pėr asnjė hollėsi tjetėr. Pėr kėtė gjak mund tė bėhen tė gjitha supozimet.

    Fatkeqėsitė e tjera (mushkonjat kėpushat tė thatėt nė lėkurė, breshėri, terri, vdekja e tė parėlindurve dhe ngrodhja e bagėtisė), tė pėrshkruara nė Bibėl, zbulojnė prejardhje tė ndryshme, siē ėshtė rasti edhe me tregimin mbi Pėrmbytjen, qė ėshtė formuar me shtojca nga burime tė shumėfishta.



    ITENERARI I DALJES



    Nė Kur'an nuk ėshtė shėnuar kurrėfarė itenerari, kurse Bibla e pėrmend njė me shumė saktėsi. R. P. de Vaux dhe P. Monteti i kanė studiuar tė gjitha njė nga njė. Vendnisja ka qenė rajoni Tanis-Kantir, por nė pjesėn tjetėr tė rrugės nuk janė gjetur mbetje gjėkundi, tė cilat do tė dėshmonin tregimin biblik dhe nuk do tė mund tė thuhej nė cilin vend ėshtė hapur deti pėr ta lejuar kalimin e grupit tė Moisiut.



    MREKULLITĖ E DETIT



    Merreėt me mend njė baticė e madhe, shkaqet e tė cilės janė astronomike ose sizmike, lidhur me ndonjė erupcion tė largėt vullkanik. Hebrejtė e shfrytėzuan zbaticėn e detit, kurse egjiptianėt, qė u vinin pas u shkatėrruan nga batica. E tėrė kjo sėhtė njė supozim dhe azgjė tjetėr.



    2. VENDI I DALJES NĖ KRONOLOGJINĖ E FARAONIT



    Mund tė arrijmė tė dhėnat pozitive lidhur me vendin e Daljes nė kohė.

    Qė herėt ėshtė konsideruar se Mineptahu, pasardhės i Ramzesit II, ka qenė faraon i Daljes sė Moisiut (Musait). Po, Maspero, egjiptologu i famshėm i fillimit tė kėtij shekulli, a nuk shkroi, nė vitin 1900, nė "Udhėzuesin pėr vizitorėt e muzeut tė Kairos", se Mineptahu"sipas njė gojėdhėne me prejardhje aleksandrine, ka qenė faraoni Daljes, ai i cili, siē thonė, ėshtė mbytur nė Detin e Kuq". Unė nuk kam mundur tė gjej dokumente nė tė cilėt Maspero e ka mbėshtetur pohimin e vet, por autoriteti i autorit na detyron ta vlerėsojmė mė sė shumti dėshminė e tij.

    Nėse lėmė anash P. Montetin, atėherė egjiptologėt modernė ose specialistėt e shpjegimit tė Biblės, tė cilėt kanė kėrkuar argumente nė dobi ose kundėr kėsaj hipoteze, janė shumė tė rrallė. Pėrkundrazi, nė dhjetėvjeēarėt e fundit kemi qenė dėshmitarė tė lulėzimit tė hipotezave tė ndryshme ndėrmjet veti, tė cilat, si duket, janė bėrė ne qėllimtė kėnaqjessė pėrputhjes me njė hollėsi nga tregimet e Shkrimeve tė Shenjtė, kurse autorėt nuk janė marrė me aspekte tė tjera tė tyre. Kėshtu shohim se si del nė shesh kjo apo ajo hipotezė, e cila duket se pėrputhet me njė aspekt tė ndonjė tregimi, kurse autori i saj ėshtė munduar takonfrontojė me tė gjitha tė dhėnat e tjera nga Shkrimet (prandaj , jo vetėn nga Bibla), dhe, nė tė njėjtėn kohė , me tė gjitha tė dhėnat qė i ofron historia, arkeologjia etj.

    Njėri ndėr supozimet mė tė ēuditshme qė kanė parė dritėn e ditės ka qenė ai i J de Micelit(1960), i cili pretendon se ia ka dalė tė caktojė ditėn e Daljes, 9 prill 1495 para erės sonė, dhe kėtė vetėm mbi bazė tė llogaritjeve kalendarike. Meqė nė atė kohė nė Egjipt ka sunuduar Tutmozisi II, ai, sipas kėtij autori, ėshtė faraon i Daljes. Meqė janė pėrshkruarlėndimet elėkurės nė mumjen e Tutzmoisit II,qė ky autor i quan leprozė, - nuk dihet pse - , dhe pasi njėra nga fatkeqėsitė e Egjiptit qė i pėrshruan Biblakanė qenė tė thatėt e lėkurės, ja vėrtetimi pėr hipotezėn! Ky konstruksin im ēuditshėm nuk i merr parasysh aspak faktet e tjera nga tregimi Biblik, veēanėrisht atė tė pėrmendjes sė qytetitRamzes nė Bibėl, qė rrėzon ēdo supozim mbi datėn e Daljes para sundimit tė njė "Ramzesi".

    Sa i pėrket lėndimeve tė lėkurės tė Tutmozisit II, nuk ėshtė mirė tė merret si argumentnė dobi tė asaj qė pėr kėtė mbret egjiptjan tė thuhet se ėshtė faraoni i Daljes, meqė edhe djali i tij, tutmozisi III, edhe nipi i tij, Amenofisi II, kanė tė thatė nė lėkurė93, pėr shkak tė tė cilėve disa autorė kanė shtruar hipotezėn mbi sėmundje familjare. Nga sa u tha, shihet se hipoteza mbi Tutmozisin II nuk mund tė mbrohet.

    Po kėshtu qėndron puna edhe me hipotezėn qė e ka shtruar Daniel-Rops nė librin e tij "Le Peuple de la Bible" (Populli biblik)94, duke ia dhėnė Amenofisit Iirolin e faraonit tė Daljes. Kjo hipotezė nuk duket mė me bazė se paraprakja. Me arsyetimin se babi i tij, Tutmozisi II, ka qenė nacionalist i madh, Daniel- Rops e shpall Amenofisin II si pėrndjekės tė hebrejve, kurse njerkėn e tij, mretėreshėn e famshme Hatshepsut, mretėreshėn e cila e ka gjetur Moisiun.

    Mbi baza mė solide qėndron hipoteza e R.P. de Vaux mbi Ramzesin II, qė merr nė shqyrtim nė librin e tij "Histoire ancienne d'Izrael" (Historia e lashtė e Izraelit)95, sepse, edhe nėse nuk pajtohet me tė gjitha pikat e tregimit biblik, ajo sė paku ka meritė se jep njė tė dhėnė kapitale: ndėrtimin e qyteteve Ramzes dhe Pitom nėn Ramzesin II, qė i pėrmendteksti bibilik. Domethėnė, nuk mund tė konsiderohet se Daljaėshtė mė e herėshme sesa vendosja e Ramzesit II si sovran, ngjarje e cila sipas kronologjisė sė Driotonit dhe tė Vandierit, ka ndodhur nė vitin 1301 para erės sonė, kurse sipas kronologjisė sė Roėtonit, nė vitin 1290 para erės sonė. Dy hipotezat e pėrmendura mė sipėr janė tė papranueshme pėr kėtė arsye: Ramzesi II ėshtė faraon i shtypjes pėr tė cilin flet Bibla.

    Sipas R.P de Vaux, Dalja ka ndodhur nė gjysmėn e parė ose afėr gjysmėssė sundimit tė Ramzesit II. Caktimi i datės sipas R.P. de Vaux ėshtė shumė e pasaktė : autori sugjeron kėtė periudhė qė t'i japė kohė grupit tė Moisiut pėr t'u vendosur nė Kanan dhe trashėgimtarit tė Ramzesit II, faraonit Mineptah, i cili ka qenė i detyruar tė mbajė rendin nė kufijt e vendit pas vdekjes sė babit tė tij, t'i nėnshtrojė bijtė e Izraelit, si tregon njė stelė e vitit tė 5-tė tė sundimit tė tij, nėse mund tėthuhet kėshtu.

    Dy argumente mund t'i kundėrvihen kėsaj hipoteze:

    a) Bibla nė Dalje(2, 23) shėnon se mbreti egjiptjan ka vdekurnė kohėn e qqėndrimit tė Moisiutnė Medjan. Ky mbret egjiptjan ėshtė pėrshkruar nė librin e Daljes si ai i cili me punė angari i ka detyruar hebrejtė t;i ndėrtonin qytetet Ramez dhe pItom. Ky ėshtė Ramzesi II. Domethėnė, dalja ka mundur tė ndodhė vetėm nėn trashėgimitarin e tij. Por R.P. de Vaux thotė se dyshon nė burimin bibliktė vargut 23 nė kapitullin e dytė tė Librit tė Daljes.

    b) Edhe mė shumė tė ēudit ajo se drejtori i Shkollės Biblike tė Jeruzalemit, R. P. de Vaux, nė paraqitjen e teorisė sė vet mbi Daljen, nuk pėrmenddy fragmente tė rėndėsishme tė Biblės qė dėshmojnė se faraoni ka vdekur duke i ndjekur tė ikurit, e cila hollėsi Daljen e bėn tė papajtueshme me ēfarėdo momenti tjetėr pėveē me fundin e njė sundimi. Me tė vėrtetė, nuk ka dyshim - kjo duhet pėrsėritur - se faraoni aty e ka humbur jetėn . kreu 13 dhe 14 i Librit tė Daljes janė tė qartė nė kėtė pikė: "Pėr kėtė faraoni pėrgatiti qerren e vet dhe i priu ushtrisė sė vet..." (14,6). "Jehovai ia ngurtėsoi zemrėn faraonit, mretit egjiptjan, dhe ai u vu nė ndjekje tė izraelitėve, qė shkuan me duar tė ngritura"(14,8)... "Kėshtu ujrat, duke u derdhur pas, pėrmbytėn qerret, kalorėsit dhe tėrė ushtrinė e faraonit qė kidhte qenė vėnė nė ndjekje tė Izraelitėve nė det. Dhe nuk mbeti asnjė prej tyrė". (14, 28-29. Pėr mė tepėr, Psalmi 136 i Davidit vėrteton vdekjen e faraonit, duke nxitur Jehovain ..." i cili i hodhi nė Detin e Kuq". (136,15).



    Kėshtu, nė gjalje tė Moisiut,njė faraon kishte vdekur derisa ky ishte nė tokėn e Midianit, kurse tjetri ka vdekur gjatė Daljes. Nuk ėshtė vetėm njė faraon i Moisiut, por dy: Faraoni i shtypjes dhe faraoni i Daljes nga Egjypti. E vetmja hipotezė mbi Ramzesin II e R.P. de Vauxit nuk ėshtė e mjaftueshme sepse nuk shpjegon gjithēka. Shqyrtimet qė do tė pasojnė do tė sjellin argumente plotėsuese kundėr saj.



    3. RAMZESI II, FARAONI I SHTYPJES MINEPTAHU, FARAONI I DALJES



    P.Monetit e huazoi pėr shumė arsye gojėdhėnėn primitive aleksandrine qė e pėrmend Maspero dhe e cila shumė mė vonė haset nė traditėn Islame dhe nė traditėn e krishterė klasike 96. Toria e shtruar nė librin e tij "L'Egypte et la Bible"(Egjipti dhe Bibla)ėshtė pėrforcuar me argumente plotėsuese, sidomos mė kontributet e drejtimit Kur'anor,nė tė cilat arkeologu i famshėm nuk ka aluduar aspak. Para se ti shqyrtojmė,le ti ktheheni Biblės.Libri i daljes pėrmend fjalėt "Ramzes", edhe pse nuk theksohet emri i faraonit. Ramzesi nė Bibėl ėshtė njėri nga dy qytetet e pėrmendura qė janė ndėrtuar me punė angari tė hebrejve. Sot dihet se kėto dy qytete i kanė takuar rajonit tė Tanis- Kantirit, nė pjesė lindore tė deltės sė Nilit, aty ku Ramzesi II dha urdhėr pėr ndėrtimin e kryeqytetit tė vet tė veriut. Me siguri se nė kėtė rajon ka pasur ndėrtime edhe para Ramzesit II, por kėtij i takon merita qė nga ai ka bėrė njė vend tė bukur. Gėrmimet e dhjetėvjeēarėve tė fundit ofrojnė dėshmi formale pėr kėtė. Nė ndėrtimin e kėtij i punėsoi hebrejtė e robėruar.

    Leximi i fjalės "Ramzes" nuk krijon huti nė kohėn tonė: fjala ėshtė bėrė e zakonshme qė kur Shampolioni, para 150 vjetėsh, ka deshifruar hieroglifet duke i studiuar alfabetet kryesore qė e shprehnin atė. Domethėnė, jemi tė mėsuar ta lexojmė dhe ta shprehim duke e ditur ēka do tė thotė ajo. Por duhet ta mbajmė parasysh se kuptimi i hieroglifeve ka qenė humbur pėrafėrsisht nė shekullin e III tė erės sė krihsterė dhe se emri iRamzes ėshtė ruajtur vetėm nė Bibėl dhe nė disa libra greke e latine tė cilat pak a shumė, e kanė deformuar emrin: kėshtu Tacilinė "Analet" flet mbi Rhamsesin. Por Bibla nė mėnyrė shumė tė sakt e ka ruajtur emrin: ajo e pėrmend katėr herė nė Pesėlibėrshin ose Teuratin (Zanafilla 47, 11: Dalja 1, 11dhe12, 37: Numrat 33, 3dhe 33, 5).

    Nė hebraisht Bibla e shkruan emrin Ramzes nė dy mėnyra: Ra(e)mss ose Raeamss. Nė botimin grek tė Biblės, tė quajtur Septuaginta, shkruan: Ramesse. Bibla latine (Vulgata) e shkruan: Ramesses. Nė botimin e Biblės sė Klementit, nė frengjisht, (botimi i parė, 1621) fjala gjithashtu ėshtė shkruar: Ramesses; ky botim francez ka qenė nė qarkullim nė kohėn e punimeve tė Sha polionit. Nė shkrimin e vet "Precis du system hierogliphique des anciens" (Pasqyrė e shkurtėr e sistemit hieroglif tė egjiptjanėve tė vjetėr, botimi i dytė, 1828, 276 faqe), Shampolioni flet pėr prtografinė biblike tė kėsaj fjale.

    Kėshtu Bibla nė mėnyrė tė ēuditshme ruajti emrin Ramzes nė versionet e veta nė hebraisht, greqisht dhe latinisht97.

    Vetvetiu, tė dhėnat e pėrmendura mė sipėr lejojnė qė tė konstatojmė:

    a) Dalja nuk do tė mund tė mendohej para se tė vinte nė Egjipt njė Ramzes

    b) Moisiu ėshtė lindur nė kohėn e sundimit tė ndėrtuesit tė qyteteve Ramzes dhe Pitom d.m.th nėn RamzesinII

    c) Kur Moisiu ishte nė Midjan, vdiq faraoni sundues, d.m.th Ramzesi II. Vijimi i historisė sė Moisiut vihet nė kohėn e sundimit tė trashigimtarit tė tij, Mineptahut.

    Pėr mė tepėr, Bibla jep njė element tjetėr me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr vendosjen e Daljes nė kronologjinė e faraonit: deklaratėn qė Moisiu kishte arritur moshėn 80 vjeē kur, sipas urdhrittė Zotit, u mundua qė nga faraoni tė merrtė tė drejtėn e lirimit tė vėllezėrve tė tij:"Moisiu ishte 80 vjeē kurse Aroni 83 vjeē kur ia parashtruan faraonit kėrkesėn e tyre" (Dalja 7,7. Nė njė vend tjetėr tė Biblės (Dalja 2,23) thuhet se faraoni, nėn sundimin e tė cilit u lind Moisiu, ka vdekur gjatė qėndrimit tė Moisiut nė Midjan, edhe pse tregimi biblik vijon pa pėrmendur ēfarėdo ndėrrimi tė emrit tė sundimtarit. Kėto dy fragmente nga Bibla tregojnė se sundimi i pėrgjithshėm i dy faraonėve, nėn tė cilėt Moisiu ka jetuar nė Egjipt, duhet tė jetė mė sė paku tetėdhjet vjet.

    E, pra, dihet se Ramzesi II ka sunduar gjashtėdhjetė e shtatė vjet ose nga 1.301 dero nė vitin 1235, sipas kronologjisė sė Driotonit dhe Vandierit, apo nga viti 1.290 deri nė vitin 1.224, sipas kronologjisė sė Roėtonit. Pėr Mineptahun, trashigimtarin e tij, egjiptologėt mund tė japin saktėsisht kohėn e zgjatjes sė sundimit , por ajo sė paku ka zgjatur dhjetė vjet, pasi dhjetėvjetėshi i sundimit tė tij ėshtė vėrtetuar me dokumente, siē thotė R.P. de Vaux. Manetoni ia jep njėzet vjet sundim. Driotoni dhe Vandieri pėr Mineptahu japin dy mundėsi: ose sundim dhjetėvjeēar(1.234 - 1224), ose, duke e pasuar Roėtonin, sundim njėzetvje3ar (1224 - 1204). Egjiptologėt nuk dinė asgjė mė saktėsisht lidhur me atė se ēfarė ka qenė fundi i sundimit tė Mineptahut: e tėrė ajo qė dihet ėshtė se pas tij Egjipti kaloi nėpėr njė krizė tė brendshme shumė tė rėndė, qė zgjati njė ēerek shekulli.

    Edhe pse kronologjitė e sundimit nuk janė tė sakta, nė Mretėrinė e Re nuk ak ndonjė periudhė nė tė cilėn dy sundime tė njėpasnjėshme mund tė mbėrrijne ose tė kalojnė tetėdhjet vjet, pėveē periudhės sė RamzesitII- Mineptahut. Tė dhėnat biblike qė lidhen me moshėn e Moisiut, kur e mori pėrsipėr lirimin e vėllezėrve tė tij, mund tė ndėrlidhen vetėm me kohėn e sundimit tė Ramzesit II dhe Mineptahut. Pra, kjo na bėn tė konkludojmė se Moisiu u lind nė fillim tė sundimit tė Ramzesit II, dhe se ende ishte nė Medjan kur ky i fundit vdiq pas gjashtėdhjet eshtatė vjet sundimi dhe se pastaj i ka pėrfaqėsuar hebrejtė e Egjiptit te Mineptahu, djalidhe treashigimtari i Ramzesit II. Ky episod ka mundur tė ndodhė nė gjysmėn e dytė tė kohės sė sundimit tė Mineptahut, nesė ai ka sunduar njėzet vjet, qė ėshtė krejtėsisht e mundur dhe siē mendon edhe Roėtoni. Atėherė Moisiu e ka uhdėhequr daljen nga Egjipti, me sa duket diku nė fund tė sundimit tė Mineptahut, pasi faraoni humbi jetėn duke ndjekur hebrejtė qė ishin larguar nga vendi, siē tregojnė Kur'ani dhe Bibla.

    Kjo skemė pėrputhet nė mėnyrė tė pėrkryer me atė qė na njoftojnė Shkrimet, pėr fėmijrinė e Moisiut dhe pėr mėnyrėn e adoptimit tė tij nga familja e faraonit. Dihet se me tė vėrtetė Ramzesi II ishte shumė u vjetėr kur vdiq. Flitej pėr moshėn nėntėdhjetė apo njėqind vjeē. Sipas kėsaj hipoteze, ka mundur tė jetė njėzet e tre ose tridhjetė e tre vjeē kur e filloi sundimin e tij, i cili zgjati gjashtėdhjetė e shtatė vjet. Nė atė moshė ka mundur tė ketė qenė i martuar dhe nuk ka kundėrthėnie me gjetjen e Moisiut foshnjė nė bregun e lumit Nil prej " njė pjestari tė familjes sė faraonit", sipas Kur'anit, dhe ndėrhyrja e gruas sė faraonit, e cila do tė kėrkoi prej tij ta mbajnė gjallė. Bibla pohon se e ka gjetur vajzė e faraonit. RamzesiII, duke pasur parasysh moshėn kur e filloi sundimin e tij, ka mundur tė ketė vajzė e cila do tė kishte qenė e aftė pėr ta zbuluar fėmijėn e braktisur. Tregimi Kur'anor dhe ai Biblik nuk i kundėrvihen njėri-tjetrit nė kėtė pikė.

    Hipoteza qė e kemi formuluar kėtu ėshtė absolutisht nė pėrputhje me Kur'anin,. Ajo, pėrkundrazi i kundėrvihet vetėm njė fragmenti tė Biblės, siē kemi thėnė, e ky ėshtė vargu i parė i kapitullit 6 tė librit tė parė "Mbi Mbretėrit" qė, vlen tė theksohet, nuk ėshtė pjesė e Teuratit). Ky fragment qė ka qenė kontestuar shuėm dhe R.P. de Vaux, e hedh poshtė tė dhėnėn kronologjike tė kėtij libri tė Belidhjes sė Vjetėr, i cili cakton kohėn e daljes nga Egjipti, duke e krahasuar me kohėn e ndrėtimit tė tempullit tė Solomonit. Fakti se ėshtė i dyshimtė na pengon qė ta vlersojmė si argument vendimtarė kundėr teorisė sė shtruar kėtu.

    PROBLEMI I STELĖS NG AVITI VI MINEPTAHUT

    ėshtė besuar se nė tekstin e stelės98sė njohur nga viti V i Mineptahut do tė mund tė gjendej kundėrshtimi i teorisė sėshtruar kėtu mbi Daljen nga Egjipti, si akti i fundit i sundimit tė kėtij faraoni. Kjo stelė ka rėndėsi tė jashtėzakonshme meqė paraqet tė vetmin dokumenttė njohur hieroglifik nė tė cilėn ėshtė pėrmendur fjala "Izrael". Kjo stelė, e bėrė nė pjesėn e parė tė sundimit tė Mineptahut, ėshtė gjetur nė Tebė, nė qytetin e vdekjes sė faraonit. Ajo pėrmend disa fitore tėtij mbi fqinjėt, e veēanėrisht, nė fund tė dokumentit, nje fitore mbi "Izraelin e bėrė rafhs me tokėn, i cili nuk ka mė farė...". pėr kėtė arsye ėshtė konsideruar se ekzistimi i fjalės Izrael hebrejtė qė mė parė kanė dashur tė jenė tė vendosur nė Kanan nė vitin e V tė Mineptahutdhe se, prandaj, nė atė moment, dalja e hebrejve nga Egjipti kishte pėrfunduar.

    Ky kundėrshtim duekt se nuk ėshtė i pranueshėm pasi nėnkupton se nuk pasur hebrej nė kanan derisa hebrejtė qenėn nė Egjipt, gjė qė ėshtė e pamundur. Por, adhuruesi i tezės mbi Ramzesin II, R.P.de Vaux, nė librin e tij " Historie Ancieni d'Izrael" (Historia e lashtė e Izraelit) lidhur me vendosjen nė Kanan, shkruan: " Pėr Jug, nė rajonine Kadeshit, data e vendosjessė grupeve tė afėrta me hebrejtė ėshtė e pacaktuar dhe mė e hershme se Dalja". Ai, domethėnė, shqyrton mundėsinė e vendosjes tė disa grupeve qė kanė dalė nga Egjipti nė kohėn e cila nuk ėshtė identike me atė tė daljes sė grupti tė Moisiut. Apiru ose habiru, qė disa i identifikojnė me hebrej, kanė qenė kaherė nė Siri-Palestinė shumė para Ramzesit II, domethėnė shumė para Daljes: a thua nuk ėshtė e njohur nga njė dokumentqė AmenofisiII e ka dėrguar nė robėrinjė grup prej 3.600 tė kėtyre tė fundit dhe i ka pėrdorursi puntorė angarie nė Egjipt. Qė nėn Setin I jetonin nė Kanan, ku shkaktojnė ērregullime nė rajonin e Bet-Sheanit: P>Moneti e pėrmend kėtė nė librine vet "L'Egypte et la Bible" (Egjipti dhe Bibla). Ėshtė plotėsisht e kuptueshme se Mineptahu ka mundur tė ketė qenė zemėruar kundėr kėtyre elementėve nė kufijtė e vet, kurse nė brendėsi tė vėnedit edhe mė tej kanė jetuar ata qė mė vonė do tė mblidhen rreth Moisiut pėr tė ikur nga vendi. Ekzistimi i stelės nga viti i V i Mineptahut nuk shkon nė dėm tė hipotezės sė paraqitur kėtu.

    Nė fund tė fundit, paraqitja e fjalės"Izrael" nė historinė e popullit Hebre nuk lidhet assesi me vendosjen e grupit tė Moisiut nė Kanan. Prejardhja e fjalės ėshtė si vijon:

    sipas Zanafillės (32, 29) Izrael ėshtė emri i dytėqė e merr Jakovi, djali i Is'hakut dhe nip i Abrahamit. Sipas komentatorėve tė Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės - Besėlidhja e Vjetėr (1975, kuptimi i tij, me siguri, ėshtė "Zoti shfaqet i fuqishėm". Pasi ka qenė pėrdorur pėr njeriun, atėherė nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme nė tė qė ai, mė tej, nė shenjė kujtimi tė paraardhėsit tė madh, tė shėnojė njė bashkėsi.

    Domethėnė, emri Izrael ėshtė paraqitur shumė kohė para Moisiut, pėrkatėsisht disa qindravjetsha para tij. Nuk do tė duhej tė na habisė ajo qė ėhstė shkruar nė njė stelė tė kohės sė sundimit tė faraonit Mineptah. Ky shėnim nuk paraqet nė asnjė mėnyrė argument nė dobi tė caktimit tė datės sė Daljes para vititVtė Mineptahut.

    Me tė vėrtetė, duke pėrmendur njė bashkėsi, tė cilėn e quan "Izrael", stela e Mineptahut nuk aludon nė bashkėsinė e formuar politike, duke pasur parasysh se mbishkrimi ėshtė bėrė nga fundi i shekullit XII para erės sonė hde se mbretėria e Izraelit do tė formohet vetėm nė shekullin X para erės sonė. Ajo detyrimisht evokon njė grup tė thjeshtė njerėzish.

    Nė kohėn tonė ėshtė e njohur se hyrjes sė Izraelitnė histori i ka paraprirėnjė periudhė e gjatė e fomimit qė zgjatė tetėose nėntė shekuj. Kjo periudhė ėshtė shėnuar me vendosjen e shumė grupeve gjysėmnomade nė tėrė krahinėn, posaēėrisht tė amoristėve ose aramejve dhe me paraqitjen e patriarkėve nė bashkėsitė e tyre, ndėr tė cilėt ka qenė Abrahami, Is'haku dhe Jakovi-Izraeli. Emri i dytė i aptriarkut tė fundit ka shėrbyerpėr tė shėnuar grupin primitiv, bėrthamėn e entitetit tė ardhshėm politik, i cili do tė paraqitet shumė kohė pas sundimit tė Mineptahut, pasi qė mbretėria e Izraelit do tė zgjasė nga viti 931-930 deri nė vitin 721 para erės sonė.





    4. EVOKIMI I VDEKJES SĖ FARAONIT NĖ KOHĖN E DALJES NĖ SHKRIMET E SHENJTA

    Vdekja e faraonit nė kohėn e Daljes paraqet njė vend tė rėndėsishėm nė tregimet kur'anore dhe biblike. Ajo del nga tekstet me qartėsinė mė tė madhe. Sa i pėrket Biblės, ajo nuk ėshtė evokuar vetėm nė Pesėlibėrshin ose nė Teurat, por ėshtė nė Psalmet e Davidit: referencat i kemi dhėnė mė sipėr. Ėshtė shumė e ēuditshme qė shkrimtarėt e krishterė kalojnė pa e pėrmendur atė. Kėshtu R.P. de Vaux mbron tezėn sipas tė cilės dalja nga Egjipti ka ndodhur nė pjesėn e parė ose nė mes tė sundimit tė Ramzesit II, duke mos mbajtur parasysh atė se faraoni ka rėnė nė aksion, gjė qė nė asnjė supozim nuk lejon qė ngjarja tė vendoset para fundit tėnjė sundimi. Nė librin e tij "Historia e lashtė e Izraelit", drejtori i Shkollės Biblike tė Jeruzalemit duket se fare nuk e ēan kokėn pėr shkaktė kundėrthėnieve ndėrmjet tezės qė e mbron dhe dy librave tė Biblės.

    P. Moneti nė librin e tij "Egjipti dhe Bibla " e vendos Daljen nė kohėn e sundimit tė Mineptahut, por nuk e thotė asnjė fjalė lidhur me vdekjen e faraonit, i cili ishte vėnė nė krye tė ndjekėsve tė tė ikurve.

    Ky qėndrim i ēuditshėm bie ndesh me qėndrimin e hebrejve: Psalmi i 136 i Davidit, i cili nė vargun e 15 falenderon Zotin qė "mbyti faraonin dhe ushtrinė e tij nė Detin e Kuq", shpesh recitohet nė liturgjinė e tyre. Ata e kanė diutr pėrputhjen e kėtij vargu me fjalinė nga Dalja(14, 28-29):

    "Kėshtu ujrat, duke u derdhur pas, pėrmbytėn qerret, kalorėsit dhe tėrė ushtrinė efaraonit, e cila ishte vėnė nė ndjekje tė hebrejve nė det. Dhe nuk mbeti asnjė prej tyre". Pėr ata nuk ka kurrėfarė dyshimi se faraoni ka qenė shkatėrruar sė bashku me trupat e tij. Po kėto tekste tė njėjta janė nė Biblat e krishtera.

    Komentuesit e krishterė e hedhin poshtė me qėllim vdekjen e faraonit edhe pėrkundėrasaj qė ēdo gjė ėshtė e qartė. Por disa e evokojnė dhe e kujtojnė atė nė Kur'an duke i nxitur lexuesit e vet pėr tė bėrė krahasime tė pazakonshme. Kėshtu mund ta lexojmė komentimin e R.P Couroyera, profesor i Shkollės Biblike tė Jeruzalemit, nėn kujdesin e tė cilės shkollė u bė pėrkthimi i Biblės nė fjalė, qė ka tė bėjė me vdekjen e faraonit:

    "Kur'ani (X, 90-92) bėn aluuzion nė tė, kurse sipas traditės popullorė faraoni qė u mbyt me ushtrinė e vet (qė teksti i shenjtė nuk e thotė) u fundos nė fund tė detit dhe sundon mbi njerėzit e detit: fokat".

    Lexusi i painformuar me pėrmbajtjen e Kur'anit vetvetiu vendos lidhjen ndėrmjet pohimit tė Kur'anit - pėr komentuesin - tė kundėrt me tekstin biblik dhe legjendės qesharake qė del nga tė ashtėquajturat tradita popullore, tė cilat nė komentim pėrmenden pas citimit tė Kur'anit.

    Vėrtetėsia e dėshmisė kru'anore mbi kėtė ēėshtje nuk ka kurrrfarė lidhjesh me atė qė sugjeron ky shkrimtar: ajeti 90-92 nga surja 10 nė Kur'an me tė vėrtetė na informojnė se bijtė e Izraelit e kanė kaluar detin derisa ndiqeshin nga faraoni dhe uhstarėt e tij dhe se faraoni, kur filloi tė mbytet, thirri:

    "Unė besoj se nuk ka Zot pėrveē Atij nė tė cilin besojnė bijtė e Izraelit, dhe unė po pėrulem"

    Zoti i kthen pėrgjigje:

    "E thua tani! Kurse mė parė rebeloheshe dhe mbillje pėrēarje. Sot do ta shpėtojmė vetėm trupin tėnd nė mėnyrė qė tė bėhet kėshillė pėr ata pas teje, por shumė njerėz jna ėindiferent ndaj kėshillaveTona". (S10- A90-92)

    Kjo ėshtė tėrė ajo qė pėrmban kjo sure lidhur me vdekjen e faraonit. As kėtu, as nė ndonjė vend tjetėr nė Kur'an, nuk bėhet fjalė aspak pėr fantazmagoritė qė i zbulon komentuesi biblik. Teksti i Kur'anit paralajmėron thjesht dhe nė mėnyrė shumė tė qartė se trupi i faraonit do tė shpėtojė: kjo e dhėnė ėshtė kapitale.

    Nė epokėn nė tė cilėn Profeti iu transmetonte njerėzve Kur'anin, turpat e faraonėve tė tyre, pėr tė cilėtnjerėzit e kohės bashkėkohore,me ose pa tė drejtė,kanė menduar se aknė qenė pjesėmarrės tė Daljes, kanė qenė nė varret e neokropolit tė Tebės, nė anėn tjetėr tė Nilit nė raport me Luksorin. Por nė atė kohė nuk ėshtė ditur asgjė pėr kėtė fakt dhe ata janė gjetur nė fund tė shekullit XIX. Siē thotė Kur'ani, trupi i faraonit tė Daljes ka qenė vėrtetė i shpėtuar: cilido tė ketė qenė ky faraon, ai sot gjendet nė sallėn e mumjeve tė mbretėrve - tė muzeut egjiptjan tė Kairos, dhe mund tė shihen nga vizitorėt. Shihet se me tė vėrtetė realiteti ėshtė shumė i ndryshėm nga legjenda qesharake me tė cilėn R.P. Couroyer gėnjen kur e lidh rrejshėm me Kur'anin.







    5. MUMJA E FARAONIT MINEPTAH



    Trupin e balsamosur tė Mineptahut, djalit tė Ramzesit II, pėr tė cilin ēdo gjė flet si pėr faraonin e Daljes, e zbuloi Loreti, nė vitin 1898, nė Tebė, nė Ultėsirėn e Mbretėve dhe prej aty u dėrgua nė Kajro. Eliot Smith ia hoqi fashat mė 8 korrik 1907. Nė librin e tij "The Royal Mummies", (1912) (Mumjet Mbretėrore) mban procesin e kėtij operacioni dhe tė stuudimit tė trupit. Gjendja e ruajtjes sė mumjes nė atė kohė ishte e kėnaqėshme, pėrkundėr dėmtimeve nė shumė vende. Nga ajo ditė mumia ėshtė vėnė pėr t'u parė nga vizitorėt nė muzeun e Kajros, me kokė dhe qafė tė zbuluar, kurse pjesa tjetėr e trupit ėshtė e mbuluar mė njė copė pėlhurė, kėshtu qė, deri nė kėta muajt e fundit, muzeu nuk ka patur fotografi tė tėrė trupit tė mumjes pėveē atyre qė i ka bėrė vetė E. Smith, mė 191299.

    Nė qershor tė vitit 1975, pėrfaqėsues tė lartė tė shtetit egjiptjan mė lejuan t'i studioj dhe t'i fotografoj pjesėt e mbuluara deri atėherė tė trupit tė faraonit. Kur e krahasuam gjendjen e tashme me atė tė para afėrsisht gjashtėdhjetė vjetėve, ishte e qartė se janė bėrė dėmtime tė mumjes dhe se disa fragmente nuk janė mė. Njėherazi, indet e balsamosura kanė pėrsuar shumė nga dora e njeriut dhe nė disa pjesė edhe nga kalimi i kohės, nėse mund tė thuhet kėshtu.

    Ky dėmtim natyror shpjegohet mirė me ndryshimin e kushteve tė konservimit pas zbulimit tė mumjes nė fund tė shekullit XIX, nė varret e nekropolit tė Tebės, ku ka qėndruar mbi tre mijė vjet. Pastaj e ruajtur nga njė xham i zakonshėm qe nuk e ben izolimin hermetik nga eksterieri dhe nuk e pengon ndotjen nga mikroorganizmat, i ėshtė nenshtruar neneshtrimeve te kohes dhe e pambrojtur nga lagėshtia e stines, mumja nuk ndodhet aspak ne ato kushte qe ia kanė bėrė te mundur tė jetojė pėr tre mijėvjeēar, e mbrojtur nga tė gjithė kėta shkakėtarė tė prishjes. Ajo nuk e ka mė mbrojtjen e fashave tė veta dhe pėrparėsinė e qėndrimit nė hapėsirėn e mbyllur tė njė varri, ku temperatura ka qenė mė e qėndrueshme dhe ajri mė pak i lagėsht sesa ėshtė nė Kajro nė disa periudha tė vitit. Ajo nė tė vėrtetė ėshtė dėmtuar edhe duke qenė nė nekropol, dhe, si duket, shumė herėt ėshtė plaēkitur nga vjedhės tė ndryshėm tė varreve ose tė brejtėsve qė kanė shkaktuar disa dėmtime, por, pėrsėri, duket se kushtet kanė qenė mė tė pėrshtatshme se sot pėr t'i bėrė ballė provavetė kohės.

    Nė kohėn e studimit tė mumjes, nė qershor 1975, janė bėrė studime tė posaēme me iniciativėn time. Doktorėt El Meligi dhe Ramsis bėn studime tė shkėlqyeshme radiografik, kurse doktor Mustafa Manialavi nėpėr tė ēelurėn nė murin e toraksit ka bėrė studimin e hapėsirės boshe tė kraharorit dhe tė abdomenit, duke bėrė kėshtu endoskopinė eparė nė njė mumje. Kėshtu u bė i mundshėm inēizimi i disa pjesėve mjaft tė rėndėsishme nė brendėsi tė trupit. Nga studimi mikroskopik i disa fragmenteve tė rėnė spontanisht nga trupi i mumjes, qė do t'i bėjė profesor Mignoti dhe doktor Durigoni nė Paris, do tė kompletohej studimi i pėrgjithshėm mjekoligjor, tė cilėn e ka bėrė profesor Ceccaldi. Mė vjen keq shumė qė pėrfundimet nuk do tė mund tė nxirreshin nė kohėn kur po pėrfundohej redaktimi i kėtij libri.

    Nga ky studim qė tani mund tė nxirren konstatime mbi dėmtime tė shumta tė kockave dhe me humbje tė rėndėsishme tė palcės - pjesa e tė cilės do tė mund tė ishte vdekjeprurėse - e qė akoma nuk ėshtė e mundur tė konstatohet a thua disa nga kėto kanė ndodhur para apo pas vdekjes sė faraonit. Ky me siguri ka vdekur nga mbytja nė ujė, sipas tregimeve nga Shkrimet ose nga ērregullime shumė tė rėnda tė shkaktuara nga lėndimet qė i kanė paraprirė mbytjes nė det, apo nga tė dyja njėherėsh.

    Lidhja e tė gjitha kėtyre plagėve ose dėmtimeve me shkaktarėt qė i pėrmendėm kėtu e bėnė problematik ruajtjen nė tė ardhmen nė gjėndje tė mirė tė trupit tė faraonit tė balsamosur, nėse nuk ndėrmerren masa pėr shpėtimin dhe restaurimin. Kėto masa do tė duhej tė pengonin qė, herėt a vonė, mos tė prishet dėshmitari i vetėm material i vdekjes sė faraonit tė Daljes dhe trupi i tij tė shpėtohet me vullnetin e Zotit.

    Edhe mė tej njeriu duhet tė pėrpiqet pėr t'i shpėtuar dėshmitarėt e historisė sė vet, por kėtu ėshtė fjala edhe pėr diēka mė shumė: pėr materializimin nė trupin e balsamosur tė atij i cili e ka njohur Moisiun (Musain),qė i ka kundėrshtuar lutjet e tij, qė e ka ndjekur gjatė ikjes sė tij dhe aty e ka humbur jetėn e vet; kufoma e tij ėshtė shpėtuar nga shkatėrimi me vullnetin e Zotit, nė mėnyrė qė t'u shėrbejė si shembull kėshilldhėnės njerėzve, si shkruan nė Kur'an.

    Ēfarė ilustrimi madhėshtorė i ajeteve kur'anore100, qė kanė tė bėjnė me trupin e faraonit, ėshtė pėr ata, tė cilėt nė tė dhėnat e zbulimeve bashkėkohore kėrkojnė fakte pėr vėrtetėsinė e Shkrimeve tė Shenjta, nė sallėn e mumjeve mbretėrore nė muzeun e Egjiptit nė Kajro!





    KUR'ANI , HADITHET DHE SHKENCA BASHKĖKOHORE





    Kur'ani ėshtė burimi i parė i Islamit, kurse tradita (hadith), pėrkatėsisht ajoēfarė ka thėnė dhe si ka vepruar Muhammedi. a.s, ėshtė burimi i dytė. Dijetarėt Islam, qė nė kohėn sa ishte gjallė Muhammedi. a.s. e sidomos pas vdekjes sė tij, kanė punuar pa u lodhur nė mbledhjen e haditheve. Nė kėtė mėnyrė ata e plotėsuan burimin e parė tė Islamit. Njohuirtė e para lidhur me burimin e dytė janė mbėshtetur kryesisht nė traditėn gojore. Pėr kėtė arsye edhe mbledhėsit e haditheve - dukuria paraqitet rregullisht me rastin e shqyritmit tė ngjarjeve tė kaluara - hasin nė vėshtirėsi dhe nė kėtė drejtimi kanė kushtuar kujdes tė veēantė vėrtetėsisė tė ēdo ngjarjeje lidhur me jetėn e Profetit a.s. Prandaj edhe i kanė shėnuar emrat e atyre qė i kanė transmetuar hadithet duke u nisur nga emri i transmetuesit (isnadi) e duke shkuar deri te familja e Profetit a.s dhe shokėt e tij; e gjithė kjo ėshtė bėrė me qėllim qė nė kėtė zinxhir tė vėrtetojnė identitetin e transmetuesit dhe t'i tregojnė personat qė janė mė pak tė njohur pėr cilėsitė morale dhe saktėsinė e transmetimit dhe tė hadithit tė pėrvjedhur, i cili nė kėtė mėnyrė ėshtė vėrtetuar. Ky veprim i dijetarėve Islamik dallohet si unik.

    Kėshtu u paraqitėn edhe pėrmbledhjet e para tė haditheve qė sot nė Islamistikė janė tė njohura me emrin "Shkenca mbi hadithin", edhe pse etimologjikisht fjala "hadith" tregon vetėm tė folurit, ajo nėn kėtė term pėrfshin edhe atė qė Profeti a.s. ka bėrė ose e ka lejuar nė heshtje.

    Pėrmbledhja e parė e haditheve doli nė dhjetėvjeēarėt e parė pas vdekjes sė Profetit a.s. Numri i haditheve qė ėshtė mbledhur nė shekullin e parė pas vdekjes sė tij ka qenė shumė i vogėl nė krahasim me tėrė atė qė ėshtė transmetuar nga Profeti a.s.

    Pėrmbledhja mė voluminoze e haditheve ėshtė paraqitur vetėm dy shekuj pas vdekjes sė Muhammedi.t a.s. dhe pėrmban hadithet mė autentik. Pėrmbledhja e haditheve nga Buhariu, pas Kur'anit konsiderohet mė autentikja. Houdasi dhe Marciasi ndėrmjet viteve 1903 dhe 1914 kanė pėrkthyer nė gjuhėn frėnge pėrmbledhjen mė hadithe tė Buhariut me titull: "El -ehadithul Islamije". Nė kohėt e fundit ėshtė bėrė edhe botimi arab i kėsaj pėrmbledhjeje nė anglisht, tė cilėn e ka pėrpiluar dr. Muhammed Hasan-Han, prof. nė Universitetin Islam tė Medines. Nė kėtė mėny rė edhe atyre qė nuk e njohin gjuhėn arabe u ėshtė bėrė e mundur qė tė njihen me hadithet nėpėrmjet pėrkthimeve nė frengjisht dhe anglisht. Mirėpo, duhet tė tėrheqim vėrejtjen pėr disa dobėsi tė kėtyre pėrkthimeve qė i kanė bėrė perendimorėt, duke pėrfshirė edhe pėrkthimin frėng, sepse lexuesi nė kėtė pėrkthim ndonjėherė mund tė zbulojė edhe atė qė nuk ėshtė e saktė dhe qė ėshtė nė kundėrshtim me faktet dhe si tė tillė e konsideron komentimin e jo pėrkthimin. Ndonjėherė nė to ka edhe shmangje nga kuptimi burimor i hadithit kėshtu qė krijohet njė gjendje konfuze.

    Me kėtė rast konsiderojmė se ka mundėsi tė bėhet krahasimi ndėrmjet pėrmledhjeve tė zgjedhura tė haditheve dhe tė Ungjijve nė raport me origjinalitetin e teksteve tė tyre. Karakteristikė e pėrbashkėt e tyre ėshtė se janė shkruar nga njerėz qė nuk kanė qenė ppjesėmarrės tė ngjarjeve qė i transmetojnė dhe se ata kanė lindur pas ngjarjeve pėr tė cilat flasin. Pėr kėtė arsye, tė gjithat pėrmledhjet e haditheve dhe tė Ungjijve nuk mund t'i konsiderojmė autentike. Mu pėr kėtė arsye tė gjithė njohėsit e shkencės mbi hadithet kanė pranuar vetėm njė numėr tė vogėl tė kėtyre haditheve e ėshtė e mundur qė nė njė pėrmbledhje, krahas haditheve tė dyshimtė e tė hequr, tė gjenden edhe ato qė janė autentikė.

    Mirėpo, nė kundėrshtim me Ungjijtė qė nuk janė kundėrshtuar dhe kritikuar, sepse i kanė shkruar njerėzit qė nuk kanė qenė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat shkruajnė, pėrmbledhjet e haditheve, edhe ato qė konsiderohen autentike, u janė nėnshtruar kritikės sė hollėsishme nga dijetarėt Islam dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė pėrcaktuar shkalla e autenticitetit dhe e vlerės praktike tė tyre. Kur'ani ka qenė dhe ka mbetur burim, teksti i tė cilit nuk diskutohet, sepse nė mėnyrė kolektive ėshtė transmetuar mga Profeti a.s. dhe nė gjallje tė tij e kanė shkruar njerėzit qė kanė qenė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat kanė shkruar.

    I akm krahasuar vėzhgimet e mija qė i kam bėrė duke i studiuar hadithet me studimet e Kur'anit dhe tė shkencės bashkėkohore, qė i kam bėrė mė parė. Rezultati i kėtij krahasimi ka qenė shumė i rėndėsishėm, sepse ndryshimi ndėrmjet pikėpamjeve shkencore tė Kur'anit dhe krahasimit tė tyre me shkencėn bashkėkohore, veēanėrisht nė lėmin e kozmologjisė dhe mundėsisė sė shqyritmit kritik tė disa haditheve, qė merren me tė njėtėn problematikė, ka qenė i qartė dhe i habitshėm.

    Ky krahasim mė ka shtyrė tė bėjė kėtė vėrejtje: nėse Kur'ani nuk ėshtė Libėr i Shpallur nga Zoti, pėr tė cilin nuk ka dyshim, si do tė mundte Muhammedi. a.s., qė para 14 shekujsh, tė pėrfshinte kėto fakte shkencore nė Kur'an, tė cilat shkenca bashkėkohore i ka zbuiluar vetėm nė kohėt e fundit? Pėrkundėr kėsaj, disa hadithe qė e trajtojnė tė njėtėn problmatikeė janė tė dyshimtė dhe mund tė kritikohen. Kur flasim pėr kėto hadithe, mendoj hadithe autentike tė pranuara nga tė gjithė, si p.sh. ato tė pėrmbledhjes sė Buhariut.

    Dijetarėt e shkencės mbi hadithet i kanė klasifikuar hadithet qė i nėnshtrohen kritikės nė grupin e haditheve tė dyshimtė, duke i dalluar kėshtu prej haditheve autentikė, qė janė mėsuar duke u pėrcjellur nga njė sėrė transmetuesish; me rastin e kėtij klasifikimi e kanė mbajtur parasysh faktin se hadithet e dyshimta i kanė shkruar njerėzit, tė cilėt janė mbėshtetur vetėm nė tradiitėn gojore tė haditheve. Rjedhimisht, kėto hadithe, pėr shkak tė gabimeve tė transmetuesve, nuk aknė qenė tė saktė dhe tė besueshėm.

    Pėrsėri konstatoj se pikėpamjet shkencore tė Kur'anit janė dėshmi se nė tekstin e tij nuk ėshtė pėrzier dora e njeriut, por kjo ėshtė Shpallje nė tė cilėn nuk ka dyshim, nė kundėrshtim me tekstet e dyshimta - hadithet gjysmake tė cilat, pėr shkak tė gabimeve qė kanė bėrė transmetuesit e haditheve, kurrė nuk mund ta arrijnė shkallėn e Shpalljes. Pėrveē kėsaj, ndonjėherė ndonjė hadith ėshtė autentik, por trajton ēėshtje tė botės tokėsore, qė nuk janė tė lidhura me fenė. Nė kėtė rast nuk ekziston ndryshimi ndėrmjet Profetit a.s. dhe njerėzve tė tjerė, siē ėshtė theksuar edhe nė hadithin e shėnuar nga Muslimi, qė thotė: "Nėse u kam dhėnė ndonjė urdhėr, e ky urdhė ka tė bėjė me fenė, atėherė zbatoni atė, e nė qoftė se diēka ju kam preferuar sipas mendjes sime, po unė jam njeri si edhe ju". I. Serhesi, nė pėrmbledhjen e vet tė haditheve, e ka transmetuar fjalėn e Profetit a.s. tė Zotit: " Nėse ju ofroj diēka nga lėmi i fesė suaj, veproni sipas asaj e nė qoftė se ju ofroj diēka qė ka tė bėjė mė jetėn tokėsore, e po ju mė mirė i njihni gjėrat e kėsaj bote". Me kėtė Profeti a.s. e ka pėrkrahur nė tėrėsi qėnrimin tonė tė pėrgjithshėm dhe ka vėrtetuar ndryshimin ndėrmjet pikėpamjeve shkencore tė Kur'anit, nė tė cilat nuk ka dyshim, e tė cilat edhe shkenca bashkėkohore i ka vėrtetuar, dhe haditheve qė nuk janė Shpallje, sepse kanė tė bėjnė me ēėshtjet e jetės nė kėtė botė dhe nuk janė nė pėrputhje me shkencėn bashkėkohore. Kjo aspak nuk e zvoglon pozitėn e Muhammedi.t a.s. si Profet dhe si njeri, por ėshtė e dobishme, sepse na ofron pikėpamjet e asaj kohe dhe mendimin e atyre njerėzve lidhur me disa supozime qė kanė karakter shkencor. Hadithet e dyshimtė tė cilėt kanė tė bėjnė me jetėn e kėsaj bote e jo me ēėshtjet qė lidhen me fenė, janė grupi i haditheve pėr mjekėsinė. Kur'ani nuk jep kurrėfarė udhėzimesh dhe shpjegimesh tė posaēme mbi mėnyrėn e mjekimit, nėse e pėrjashtojmė ajetin 69 tė sures En-Nahl, i cili flet mbi mundėsitė e mjekimit me mjaltė, por edhe kėtu pa asnjė hollėsi lidhur me kėtė. Hadithet ju kushtojnė kujdes mė tė madh kėtyre ēėshtjeve. Nė pėrmledhjen e haditheve tė Buhariut ėshtė njė kapitull i tėrė qė lidhet me mjekėsinė. Ky kapitull nė pėrkthimin e Houdasit dhe Marcaisit ėshtė ndėrmjet faqeve 62 dhe 91 tė vėllimit tė katėrt. Nė pėrkthimin anglisht tė dr. Muhammed Hasan-Hanit ky kapitull zė faqet prej 395 deri nė 452 tė vėllimit tė shtatė. Kėsaj duhet t'i shtojmė edhe hadithe tė tjera qė flasin pėr mjekėsinė, e tė cilat gjenden nė pjesė tė tjera tė pėrmbledhjes sė haditheve tė Buhariut. Nuk ka dyshim se kėto faqe pėrmbajnė edhe shumė hadithe tė dyshimta, por kėto kanė tė bėjnė me ēėshtje tė jetės nė pėrgjithėsi e jo me ato fetare, kurse Profeti a.s., siē e cekėm mė sipėr ka thėnė: "Ju mė mirė i dini gjėrat e kėsaj bote". Mirėpo ky grup i haditheve, qė flet pėr mjekėsinė, pėr ne ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse na jep pasqyrėn e asaj kohe lidhur me kėto ēėshtje.

    Kėshtu, nė kėto hadithe i zbulojmė pikėpamjet e atėhershme mbi fallin, magjitė, namatisjet, yshtjet, heqjen e magjive dhe ndikimin e tyre (egorcizmi), duke mbajtur parasysh se ėshtė i ndaluar pėrdorimi i Kur'anit pėr kėto qėllime nė dobi tė fitimit personal. Gjithashtu ekzistojnė edhe hadithe qė flasin pėr pengimin e magjive me hurma dhe pėr mundėsinė e pėrdorimit tė hurmės si ilaē kundėr kafshimit helmues tė gjarpėrit.

    Pėr arsye se po flasim pėr kohėn nė tė cilėn mundėsitė farmaceutike dhe teknike kanė qenė tė kufizuara, nuk duhet tė befasohemi nėse hasim tekste nė tė cilat flitet mbi shėrimin me anė tė lėshimit tė gjakut me kupėz ose me brirė, me pėrdorimin e qumėshtit tė devesė, me pėrdorimin e Nigella Sativa, disa bimėve siē janė costusi indian, pastaj hiri i rrogozės (shavarit) pėr ndaljen e gjakderdhjes, sepse nė ēaste tė rėnda duhet tė pėrdoret gjithēka qė ėshtė e dobishme, por , edhe pėrkundėr kėsaj, nuk konsiderojmė se shėrimi me urinėn e devesė ka ndonjė efekt.

    Gjithashtu nė kohėn tonė ėshtė e vėshtirė tė pranohet shpjegimet qė kanė tė bėjnė me disa sėmundje si p.sh.:

    a)Ethet. Mbi ethet ekzistojnė katėr tekste dhe qė tė katėrt shprehen se ethet shkaktohen nga nxehtėsia e zjarrit - kitab et-tib, kapitulli 28, faqe 416.

    b)Gjithashtu ekziston teksti qė thotė se ēdo sėmundje e ka ilaēin e vet. Nė hadith thuhet se Zoti nuk e ka bėrė asnjė sėmundje pa ia caktuar ilaēin - kitab et-tib kapitulli 1, faqe 395, kurse pėr hadithin mbi mizėn ekziston ky shpjegim: "Nėse ndonjėrit prej jush i bie miza nė enė le ta fundosė tė tėrėn dhe ta hedhė, sepse nė njėrėn krah tė saj ndodhet sėmundja, kurse nė tjetrėn ilaēi"- kitab et-tib kapitulli 58, faqe 452 dhe nė kitabu bed'ul-halki, el-bab 54, kapitulli 15 dhe 16, faqe 335.

    c)Dėshtimi me rastin e shikimit tė njė gjarpėri tė caktuar shkakton verbėrimin. Kjo ėshtė thėnė shprehimisht nė kitabu bed'ul-halki, kreu 13 dhe 14, faqe 330-335.

    ē)Gjakderdhja me rastin e tė pėrmuajshmeve tė parregullta gjendet nė librin mbi menstruacionet. Nė pėrmbledhjen e gjashtė tė haditheve tė Buhariut, dy hadithe qė flasin pėr kėtė dukuri te dy gra, pėr tė cilat thuhet se gjakderdhja ėshtė shkaktuar nga venat, kurse pėr simptomat nuk thonė asgjė asnjė prej haditheve. Janė tė mundshmė shumė hipoteza lidhur me kėtė ērregullim, por ėshtė vėshtirė tė gjendet shkaktari i vėrtetė ku ėshtė mbėshtetur kjo diagnozė, e cila edhe mund tė jetė e saktė.

    d)Gjithashtu nė hadithe thuhet se "disa sėmundje nuk janė ngjitėse". Kjo ėshtė theksuar nė disa vende nė pėrmbledhjen e haditheve tė Buhariut - kitab et-tib, el-bab 76, kapitulli:19, 25, 30, 31, 53, 54 - dhe kjo konkretisht mbi gėrbulėn, mortajėn, zgjeben e devesė etj., e ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar. Kėto hadithe janė nė kundėrshtim me hadithe tė tjera qė thonė se nuk duhet shkuar atje ku ka epidemi tė mortajės, sidhe duhet ikur nga gėrbula si prej luanit.

    Mund tė pėrfundojmė se ekzistojnė hadithe tė tilla qė nuk janė tė pranueshme shkencėrisht nė mjekėsi dhe shėrim. Ekziston dyshimi mbi vėrtetėsinė e tyre. Pėrveē kėsaj, hadithet kanė tė bėjnė me probleme tė kėsaj bote dhe nuk trajtojnė ēėshtje fetare. I theksuam kėto vetėm pėr tė bėrė krahasimin me tekstet shkencore tė Kur'anit qė nuk janė nė kundėrshtim me shkencėn. Prandaj dhe ky krahasim ka vlerė tė paēmueshme, sepse na vėrtėton se Kur'ani ėshtė Shpallje nė tė cilėn nuk ka dyshim dhe se ai nuk ėshtė vepėr e njeriut.

    Krahas kėtyre haditheve qė i kemi cekur mė sipėr, e tė cilat shkencėrisht nuk mund tė pranohen, ka dhe hadithe tė tjera gjysmake qė janė tė lidhur me gjėrat fetare, por qė ndonjėherė shėrbejnė si komentime tė ajeteve kur'anore qė flasin pėr Gjithėsinė, lėvizjen e Diellit dhe etapat e zhvillimit tė embrionit. Ato nuk mund tė pranohen nė kohėn tonė si komentime tė ajeteve kur'anore qė janė tė kuptueshėm nė tekstin e tyre kur'anor.

    Mė parė kemi folur mbi ajetet shkencore qė flasin mbi Diellin ku thuhet se edhe Dielli lėviz deri nė kufirin e vet tė caktuar (Jasin, ajeti 38) dhe pamė se ato janė teza shkencore tė Kur'anit qė nuk kanė qenė tė zbuluara deri nė kohėn mė tė re. Mirėpo, ekziston njė hadith qė nuk mund tė merret si komentim i kėtij ajeti kur'anor i cili thotė: "Kur lind Dielli, ai para fronit tė Zotit bėn sexhde dhe kėrkon ta bėjė pėrsėri rrrugėn e vet tė lėvizjes, pastaj pėrsėri bėn sexhde. Nė fund kthehet prej nga ka ardhur qė tė shkėlqejė pėrsėri nga lindja". Teksti bazė i kėtij hadithi gjendet nė pėrmbledhjen e Buhariut bed'ul-halki, pjesa e katėrt, el-bab 54, faqe 283. Edhe pse ky hadith nuk ėshtė i qartė dhe ėshtė i vėshtirė pėr t'u pėrkthyer, pėrsėri pėrmban njohuri imagjinare mbi lėvizjen e Diellit dhe tė Tokės, gjė qė nuk ėshtė nė pėrputhje me shkencėn bashkėkohore, e cila e ka vėrtetuar tė kundėrtėn. Ky hadith, sipas domethėnies sė vet tė jashtme ėshtė mė shumė se i dyshimtė dhe hyn nė grupin e haditheve gjysmak (ahad).

    Po kėtė gjendje e kemi edhe nė etapat e zhvillimit tė embrionit. Njė hadith e pėrcakton kohėn e nevojshme edhe pėr zhvillimin e embrionit nė etapat e tij tė para. (Buhariu:kitab bed'ul-halk, bab 54, kapitulli 6 nr. 430, faqe 290). Nė hadith theksohet se etapa e parė nė zhvillimin e embrionit zgjat 40 ditė. Etapa e dytė, nė tė cilėn embrioni bėhet gjak i ngjizur zgjat po ashtu 40 ditė, nė etapėn e tretė, e cila zgjat 40 ditė embrioni bėhet copė e mishit tė pėrtypur dhe e gjakut. Pas kėsaj ndėrhyjnė engjėjt dhe ia caktojnė ardhmėrinė kėsaj krijese. Pasta futet shpirti nė trupin e tij. Pėrshkrimi i zhvillimit tė embrionit nė kėtė hadith tė dyshimtė nuk pėrputhet me njohuritė shkencore. Sa i pėrket tekstit decidiv kur'anor, ai nuk e ka pėrcaktuar kohėn e zgjatjes sė zhvillimit tė embrionit prandaj nuk ka kundėrshtime. Ėshtė e nevojshme t'ia rikujtojmė lexuesit se mėsimet e Profetit a.s. pas vdekjes sė tij ndahen nė dy grupe:

    Nė njė anė ka patur shumė besimtarė qė e kanė mėsuar pėrmendėsh Kur'anin dhe e kanė pėrsėritur vazhdimisht si Profeti a.s. Kėsaj duhet t'i shtojė se qė nė gjallje tė Profetit a.s. dh eme urdhėr tė tij teksti i Kur'anit ka qenė shėnuar nė tėrėsi.

    Nė anėn tjetėr, shokė tė Profetit a.s. dhe besimtarė tė tjerė, qė kanė qenė tė pranishėm nė ngjarje, e kanė mbajtur mend tėrė atė qė e ka thėnė dhe ēfarė ka bėrė Profeti a.s. dhe me kėto janė mbėshtetur sikurse edhe nė Kur'an, nė mėnyrė qė sa mė mirė t'i njihnin mėsimet e Islamit dhe Sheriatit.

    Nuk kaloi kohė e gjatė pas vdekjes sė Profetit a.s., dhe Kur'ani e hadithet u mblodhėn nė dy pėrmbledhje tė veēanta. Pėrmbledhja e parė e ka pėrfshirė tekstin e Kur'anit, i cili ėshtė mbledhur dhe shkruar zyrtarisht nė kohėn e khalifit Ebu Bekėr dhe Osmanit, e veēanėrisht nė kohėn e khalifatit tė Osmanti i cili e pėrhapi nė tėrė botėn Islame. E tėrė kjo u zhvillua ndėrmjet vitit tė 12 dhe 24 pas vdekjes sė Muhammedi.t a.s., me pėlqimin e tė gjithė dėshmitarėve pėr tėrė atė qė kanė dėgjuar, kanė mėsuar dh ekanė marrė shėnim.

    Sa i pėrket haditheve , pėrmbledhja e tyre e parė u paraqit rreth 40 vjet pas hixhretit.

    Kėtu e konsiderojmė tė nevojshme tė theksojmė se pėr disa ēėshtje thjesht shkencore nuk ekziston kurrfarė ngjashmėrie ndėrmjet haditheve dhe Kur'anit nga aspekti letrar ose pėrmbajtėsor. Ėshtė e pamundur tė bėhen krahasime ndėrmjet stilit kur'anor dh ehve. Gjithashtu, nėse e krahasojmė pėrmbajtjen e teksteve kur'anore me pėrmbajtjen e teksteve haditheve qė kanė tė bėjnė me shkencėn, e jo me dogmėn e Sheriatin, dhe e krahasojmė tėrė kėtė me tė arrriturat bashkėkohore shkencore, do tė habitemi nga dallimi i madh ndėrmjet tyre.

    1ikur qėndrimet shkencore tė Kur'anit nuk kanė qenė tė pranuara por tani, pas shqyrtimit tė hollėsishėm, shihet se ato pėrmbajnė teza shkencore qė janė vėrtetuar sot.

    2isa nga hadithet qė kanė tė bėjnė me ēėshtje shkencore e jo, edhe me ēėshtje fetare, pėrmbajnė pikėpamje qė nuk mund tė pranohen sot. Na duket se kėto hadithe lidhur me kėto ēėshtje e shprehin botėkuptimin e kohės sė atėhershme, edhe sikur tė ishin kaluar gojė mė gojė deri tė Muhammedi. a.s. Nė fund mund tė themi se ky pėrfundim nė tė cilin ėshtė pranuar edhe nga vet Muhammedi. a.s.:"Nėse kam dhėnė ndonjė urdhėr, e ky urdhėr ka tė bėjė me fenė, atėherė zbatojeni atė, e nėse diēka e kam preferuar nė pėrputhje me mendimin tim, unė jam njeri si edhe ju" dhe nė mendimin tjetėr:"Nėse ju ofroj diēka nga feja juaj, punoni sipas saj, e nė qoftė se ju ofroj diēka qė ka tė bėjė me jetėn e kėsaj bote, po ju i njihni mė mirė gjėrat e kėsaj bote".

    Ky krahasim ndėrmjet Kur'anit dhe haditheve vėrteton se Kur'ani ėshtė Libėr i Shpallur nga Zoti nė tė cilin nuk ka dyshim dhe ėshtė nė pėrputhje tė plotė me shkencėn. Hadithin qė lidhet me ēėshtjet e kėsaj bote, i cili nuk ėshtė i shpallur, edhe sikur tė jetė autentik, duhet ta kuptojmė si fjalė tė njeriut, i cili mund tė gabojė, por edhe mund ta thotė tė vėrtetėn, - nė pėrputhje me hadithin qė e cituam mė sipėr. Pėr kėtė arsye ka qenė e domosdoshme qė ndėrmjet Kur'anit dhe haditheve tė bėjmė dallimin lidhur me kėtė. Nė kėtė e shohim fuqinė e Kur'anit dhe konfirmimin se ai ėshtė i shpallur nga Zoti xh.sh.





    PĖRFUNDIM



    Nė fund tė kėtij studimi shihet qartė se pikėpamja ekzistuese mbi tekstet e Librave tė Shenjtė, qė ėshtė mbėshtetur nė vendet tona, pak i pėrgjigjet realitetit. E pamė se nėē'kushte nė ē'epoka dhe nė ē'mėnyrė jnė mbledhur dhe shėnuar elementet qė e kane pėrbėrė besėlidhjen e Vjetėr, Ungjijtė dhe Kur'anin; rrethanat qė kanė bėrė tė lindin Librat e tė tri shpalljeve kanė qenė shumė tė ndryshmė ndėrmjet tyre dhe nga ky shkak kanė rrjedhur pasoja shumė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me autenticitetin e teksteve dhe me disa aspekte tė pėrmbajtjes sė tyre.

    Besėlidhja e Vjetėr ėshtė njė pėrmledhje e veprave letrar qė janė shkruar pėrafėrsisht gjatė nėntė shekujve. Ajo krijon njė mozaik jo tė harmonishėm elementet e tė cilit, gjatė kohėve, njerėzit i kanė ndryshuar, pjesė tė reja u janė shtuar pjesėve ekzistuese, kėshtu qė nė kohėn tonė ndonjėherė ėshtė shumė i vėshtirė identifikimi i burimit tė tyre.

    Ungjijtė kanė pasur pėr qėllim t'i njohin njerėzit me jetėn, veprėn dhe mėsimet e Jezusit, qė ju ka lėnė gjatė kohės sė pėrmbushjes sė misionit tė tij nė tokė. Ėshtė fatkeqėsi qė autorėt e tyre nuk janė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat na tregojnė Ungjijtė e tyre. Unjgijtė janė vetėm shprehje e asajqė bashkėsitė e ndryshme judeo-krishtere kanė ruajtur informata nga jeta e Jezusit nėpėrmjet zėdhėnėsve tė tyre, nė formė tė rrėfimeve gojore ose shkrimeve sot tė zhdukura, qė kanė qenė ndėrmjetėsues mes rrėfimeve gojore dhe teksteve burimore.

    Nė kėtė drejtim duhet parė Shkrimet judeo-krishtere dhe, nėse duam tė jemi objektivė, duhet tė heqim dorė nga pikpamjet klasike tė shpjegimit.

    Ekzistimi i shumė burimeve ka si rezultante tė pashmangshme kundėrthėniet dhe dallimet pėr tė cilat kemi dhėnė shumė shembuj. Pasi shkruesit e Ungjijve lidhur me jezusin kanė pasur tendenca tė njėjta tė madhėrimit tė disa ngjarjeve, si autorėt e letėrsisė epike frėnge tė mesjetės me kėngėt e trimėrisė, del se ngjarjet janė paraqitur me shkėlqimin karakteristik tė ēdo rrėfimtari, kurse autenticiteti i fakteve tė dhėna ėshtė mė se i dyshimtė.nė kėto kushte, disa rrėfime tė Shkrimeve judeo-krishtere, qė mund tė kenė lidhje me njohuritė bashkėkohore, duhet tė shqyrtohengjithnjė me rezervė tė cilėn e imponon aspekti kontestues i autenticitetit tė tyre.

    Kundėrthėniet, gjėrat e pabesueshme, dallimet nė krahasim me tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, janė tė shpjegueshme shumė mirė nė funksion tė tė gjithė asaj qė ka paraprirė. Por habia e tė krishterėve ėshtė e madhe kur e kuptojnė kėtė, aq e thellė dhe e vazhdueshme ka qenė pėrpjekja e gjeratėhershme e shumė komentuesve zyrtarė qė nėn maskėn e akrobacioneve dialektike2, tė ngjyrosura me lirizmin apologjetik, tė fshehin atė qė del qartė nga studimet bashkėkohore. Mu nė rastin e gjenealogjisė kundėrthėnėse dhe shkencėrisht tė papranueshme tė Jezusit, nga Ungjijtė sipas Mateut, dhamė shembuj qė na pėrkujtojnė gjendjen e tillė tė shpirtit. Ungjilli sipas Gjonit e ka tėrhequr vėmendjen tonė nė mėnyrė tė posaēme pėr shkak tė mospajtimeve tė mėdha me tre Ungjijtė e tjerė, veēanėrisht pėr shkak tė boshllėkut tė papranuar pėrgjithėsisht qė ka tė bėjė me themelimin e Eukaristisė.

    Shpallja e Kur'anit ka histori thellėsisht tė ndryshme nga dy tė parat. Duke qenė se Shpallja ka zgjatur rreth njėzet vjet3 dhe sapo i ėshtė shpallur Profetit a.s. nga engjėlli, Xhibrili, ajo ėshtė mėsuar pėrmendėsh nga besimtarėt dhe menjėherė ėshtė shkruar nė gjallje tė Muhammedi.t a.s. Recensionet e fundit tė Kur'anit, qė do tė bėhen 12 deri nė 24 vjet pas vdekjes sė Profetit a.s. nė kohėn e khalifatit tė Osmanit, do tė shfrytėzojnė kontrollimin e atyre tė cilėt e dinin tekstin pėrmendėsh, meqė e kishin mėsuar nė kohėn e Shpalljes dhe e kishin pėrsėritur vazhdimisht. Dihet se teksti qė nga ajo kohė ėshtė ruajtur me saktėsi. Kur'ani nuk e bėn problemin e autenticitetit.

    Duke vazhduar dy Shpalljet qė i kanė paraprirė, Shpallja e Kur'anit, jo vetėm se nuk ka kundėrthėnie nė tregime qė janė shenjė e redaktimeve tė ndryshme tė Ungjijve nga ana e njeriut, por atij i cili e merr pėr ta studiuar nė mėnyrė objektive nė dritėn e shkencės, ajo i ofron pėrputhje te pėrkryer me tė dhėnat shkencore bashkėkohore, karakteristike vetėm pėr tė. Pėr mė tepėr aty zbulohen dėshmi tė natyrės shkencore, siē kemi treguar, pėr tė cilat ėshtė e paimagjinueshme qė autor i tyre mund tė jetė njė njeri nga koha e Muhammedi.t a.s. Kėshtu njohuritė shkencor bashkėkohore ndihmojnė tė kuptohen disa nga ajetet kur'anore, deri tani tė pashpjgueshėm.

    Krahasimi i shumė tregimeve biblike me tregimet e Kur'anit, me tė njėjtėn temė, dėshmon mbi ekzistimin e dallimeve tė thella ndėrmjet pohimeve biblike, shkencėrisht tė palejueshme, dhe dėshmive kur'anore, qė janė nė pėrputhje tė plotė mė tė dhėnat bashkėkohore: p.sh. kėtė temė e pamė te Krijimi dhe Pėrmytja. Nė tekstin e Kur'anit kemi gjetur plotėsime tė ēmueshmepėr tregimet biblike lidhur me historinė e daljes sė Moisiut (Musait) nga Egjipti, kurse tėrėsia pėrputhet shumė mirė me tė dhėnat arkeologjike pėr ta pėrcaktuar kohėn e epokėssė Musait (Moisiut). Nga ana tjetėr, dallimet e mėdha ndėrmjet Kur'anit dhe Biblės nė tema tė tjera shkojnė kundėr ēdo gjėje qė ėshtė thėnė - pa asnjė dėshmi sado tė vogėl - mbi gjoja kopjimin e Biblės nga ana e Muhammedi.t a.s. pėr ta pėrpiluar tekstin e Kur'anit.

    Mė nė fund, shqyrtimi krahasues i pohimeve qė i interesojnė shkencės dhe qė janė shėnuar nė pėrmbledhjet e haditheve, tė fjalimeve qė i pėrshkruhen Muhammedi.t a.s., por qė, mė sė shpeshti, janė tė dyshimta - edhe pse e shprehin besimin e epokės - nė njė anė, dhe tė tė dhėnave shkencore kur'anore tė po kėtij lloji, nė anėn tjetėr, nė anėn tjetėr, nxjerr nė dritė dallimin qė na lejon ta hedhim poshtė prejardhjen e pėrbashkėt.

    Pėr shkak tė gjendjes nė tė cilėn ka qenė dituria nė epokėn e Muhammedi.t a.s. nuk mund tė merret me mend se shumė dėshmi kur'anore me karakter shkencor tė jenė vepėr e njė njeriu. Ėshtė aq legjitime qė jo vetėm Kur'ani tė konsiderohet shprehje e njė Shpalljeje, por edhe pas kėsaj Shpalljeje t'i jepet vend krejtėsisht i posaēėm, pėr shkak tė garancisė sė autenticitetit qė e ofron dhe ekzistimit nė tė tė fakteve shkencore, tė cilat, kur studiohen nė epokėn tonė, janė njė sfidė pėr shpjegim njerėzor.





    FUND

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •