Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe

    Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe

    » Dėrguar mė: 15/04/2009 - 14:02


    Eraldo Rexho

    Bota nė thelb tė saj ka pikėrisht dy trarėt e njerėzimit, siē janė: femra dhe mashkulli. Natyrisht qė ekzistenca e njėrit sjell edhe ekzistencėn e tjetrit dhe nė mėnyrė tė ndėrsjelltė asnjėri nuk bėn dot pa tjetrin, sepse tė dy janė bėrė pėr tė qenė njė. Kjo sjell edhe faktin qė marrėdhėniet femėr-mashkull janė shumė tė vėzhguara dhe mė tė hasura se ēdo raport tjetėr. Nuk mund ta anashkalojmė faktin se marrėdhėniet femėr-femėr apo dhe njė raport mes meshkujve nuk ėshtė i rėndėsishėm apo i pavend nė hapėsirat e jetės sė ēdo qenieje. Por, duhet theksuar se asnjė marrėdhėnie si ajo e sekseve tė kundėrta nuk vjen me aq dinamizėm dhe energji, ovacion apo edhe fuqi. Pikėrisht arsyeja ėshtė se komunikimi ndėrmjet tyre ėshtė realisht i ndryshėm dhe secili duhet tė dijė manualin e tjetrit pėr tė pasur njė lėvizje drejtvizore mes tyre e pėr mė tepėr, me mirėbesim e tolerancė. Nė tė kundėrt, asnjė marrėdhėnie nuk do tė funksiononte pasi femrat dhe meshkujt vėrtet janė dy humanoidė, por nė tė njėjtėn kohė ata janė edhe dy etalonė thelbėsore tė kundėrt qė e kuptojnė botėn nė mėnyra tė ndryshme. Secili e sheh kėtė univers nė mėnyrėn e tij dhe ėshtė pėrsėri gjithsecili ai qė shfaqet me njė mėnyrė tė ndėrmjetme qė duhet tė kalojė tangent ndėrmjet dy kėndvėshtrimeve gjinore. Shkak i tė gjitha ndryshimeve midis binomit femėr-mashkull janė padyshim faktorėt shoqėrore dhe ata biologjikė. Ėshtė e vėshtirė tė thuhet se cilėt faktorė zėnė pjesėn mė tė madhe, por sigurisht si faktorėt biologjikė dhe ata shoqėrorė kanė influencuar nė njė mbarėvajtje tė lėkundur mes tė dyja palėve. Njė faktor biologjik qė mund tė jetė edhe nisma e ēdo ndryshimi mes tyre, ėshtė ndėrtimi i trurit. Ky ėshtė njė ndėr studimet qė ka rezultuar ndėr mė tė suksesshmit dhe qė me siguri ka zgjidhur edhe shumė pikėpyetje pėr sa i pėrket "luftės" midis sekseve tė kundėrta. Duke u nisur qė nga formimi i trurit, femrat janė mė tė zhvilluara dhe gjithashtu edhe mė tė predispozuara pėr tė qenė nė krye me aftėsitė e tyre dhe mėnyrėn pėr t'i moderuar veprimet me njėri-tjetrin. Nėse njė femėr me dy hemisferat e saj tė trurit mund t'i vėrė tė dyja nė pėrdorim dhe nė tė njėjtėn kohė tė alternojė dy veprime njėkohėsisht, seksi i kundėrt mund tė pėrqendrohet tek njė veprimtari e vetme, pasi kėshtu ndikon ndėrtimi i trurit tė tyre. Aftėsi tjetėr e femrave qė ndryshon nga meshkujt, ėshtė se ato e bazojnė nė tė folur shumicėn e emocioneve tė tyre dhe kjo si pasojė e njė faktori tė rėndėsishėm shoqėror. Meshkujt e kanė shumė tė vėshtirė tė shprehin emocionet e tyre. Kultura shqiptare ka treguar se pėr gjininė mashkullore duket sikur ėshtė e "ndaluar" tė derdhin lot apo dhe tė kenė frikė. Nuk ka se si ky tė mos jetė njė faktor qė frenon shpeshherė ndjesitė e tyre. Ndėrsa, vajzat janė ato qė gjithmonė kanė njė komunikim tė ngushtė me familjen, sidomos me mamatė, tė cilat ushtrojnė njė ndikim tė madh nė formimin e tyre, duke i bėrė qė tė jenė mė tė bindura dhe deri diku mė tė varura ndaj tyre. Fakti qė meshkujt kanė kontakt tė pakėt me familjen pėr sa i pėrket kėshillave, bėn qė ata tė kenė njė sjellje mė rebele. Kjo ėshtė ajo qė shpesh i bezdis meshkujt, kur femrat marrin rolin e mamasė sė "klonuar", nė njė marrėdhėnie nė ēift. Ata gjithmonė janė shmangur ndaj pėrkujdesjeve tė tepruara tė mamave, ngaqė u krijon stres epiteti "djalė mamaje". Njė shembull tjetėr qė tregon rebelimin e meshkujve ėshtė se nė njė marrėdhėnie tė krijuar midis dy sekseve tė kundėrta, mashkulli shpesh nuk ka kohė pėr fjalė, por priret tė hidhet nė sulm. Femrat, nė pėrgjithėsi kėrkojnė njė kohė, ku pėrveē parapėrgatitjes duan edhe njė histori tė mėparshme tė realizuar. Ja ku shfaqet dukshėm ndikimi i nėnave qė i kanė mėsuar vajzat tė mendohen 100 herė pėrpara se tė veprojnė njė herė dhe kjo t'i bashkėngjitet shprehjes sė famshme, se femrat janė si kristali qė po u thyen, nuk ngjiten mė. Kjo ua vėshtirėson jetėn femrave, sepse mentaliteti shqiptar ka qenė tepėr kėrcėnues ndaj kėtij seksi. E kundėrta ka ndodhur pėr meshkujt qė nuk kanė pasur tabu pėr tė shkatėrruar dhe duket se gjithēka nė kėtė prizėm e kanė pasur mė tė lehtė. Ndaj, jo rrallėherė na ndodh tė ndeshemi me paragjykimet e meshkujve qė duket sikur duan tė na tregojnė se vijnė nga njė pjesė tjetėr e botės. Sensibilizimi ndoshta ka qenė mė i thjeshtė pėr femrat. Vitet e fundit femra ka treguar se di tė jetė pjesė integrale e botės perėndimore me inteligjencėn e saj, por mesa ėshtė parė, shteti shqiptar nėn kthetrat e komunizmit i ka dhėnė mė shumė hapėsirė seksit mashkull tė veprojė. Faktor tjetėr i rėndėsishėm shoqėror sidomos nė vendin tonė ėshtė pikėrisht se mashkulli do tė shfaqet mė autoritar pėrpara seksit femėr. Historia e ka treguar qė Shqipėria i jepte pėrparėsi patriarkalitetit dhe femrat shiheshin gjithmonė si njė objekt qė vinte pas mashkullit, e tani qė roli i femrės ka ardhur nė progres, pėr meshkujt kjo duket paksa e pabesueshme. Pėr mė tepėr atyre iu duket i rrezikshėm fakti qė po humbasin njė pushtet. Seksi femėr po bėhet pėrditė dhe mė i pushtetshėm dhe pėrveē kėsaj, ato po zėnė pozicione nė tė cilat, Shqipėria ishte mėsuar tė shihte meshkuj. Me meshkujt pėrpara shumicės sė bisedave shtrihet njė mister, i cili nuk dihet ku e ka fundin. Njė motiv ky qė padyshim i bėn meshkujt qenie tė mirėfillta mistike. Pėrpara se tė bisedojnė, ata fillimisht duhet tė kuptojnė qėllimin e bisedės, nė tė kundėrt njė komunikim me aludime e me nėnkuptime i bezdis. Gjithsesi nuk duhet mohuar se komunikimi ka ardhur nė botė pėr tė pėrmirėsuar gjėrat dhe qė natyrisht nuk mund tė pretendojmė qė nėpėr biseda tė mungojė ilariteti, aq mė tepėr nuk mund tė pretendojmė qė nė botė tė sundonte dukuria e unitetit. Kjo e bėn jetėn mė tėrheqėse dhe padyshim, komunikimin shumė herė mė interesant.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nė tė kundėrt, asnjė marrėdhėnie nuk do tė funksiononte pasi femrat dhe meshkujt vėrtet janė dy humanoidė,...
    shume e forte kjo.
    A karikohen me bateri a me qelula solare?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe

    » Dėrguar mė: 15/04/2009 - 14:02


    Eraldo Rexho

    Historia e ka treguar qė Shqipėria i jepte pėrparėsi patriarkalitetit dhe femrat shiheshin gjithmonė si njė objekt qė vinte pas mashkullit,
    Ne Shqiperi me perpara gruaja identifikohej me emrin e burrit, si prone e burrit me mire te themi. Jo rralle here kur pyesje per nje femer qe nuk e njihje, te pergjigjeshin'''Ajo eshte gruaja e filanit, ose cupa e filanit kur ishte akoma te dera e babait. Kaq mjaftohej per identifikim, sa dhe emrat e tyre femrave mund te mos i merrje vesh kurre.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nese nje shqiptar flet turqisht, ky fakt nuk e ben turqishten gjuhe shqipe por e kunderta, ajo ate e ben shqiptar turkofon!
    Tutje:
    Nese nje shqiptar apo me shume sish, i trajtojne grate e veta ashtu si i trajton turku, greku, harapi, apo kushdo tjeter, kjo trajtese !nuk quhet kulture shqiptare; por turke, greke, harpe e cfaredo tjeter - vetem shqiptare jo!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 17-04-2009 mė 04:02
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ka te drejte Baptist,
    me siguri shqiptaret jane patriarkal,
    por jo deri ne ate pike sa e jep artikulli apo sa pretendojne disa.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Ne Shqiperi me perpara gruaja identifikohej me emrin e burrit, si prone e burrit me mire te themi. Jo rralle here kur pyesje per nje femer qe nuk e njihje, te pergjigjeshin'''Ajo eshte gruaja e filanit, ose cupa e filanit kur ishte akoma te dera e babait. Kaq mjaftohej per identifikim, sa dhe emrat e tyre femrave mund te mos i merrje vesh kurre.
    E para njehere nuk e di pse po i bejne kaq shume buje ketij artikullit se nuk thote ndonje gje qe nuk e dinim. Persa i perket faktit qe Shqiptaret jane me patriarkal dhe kjo dihet, megjithate nuk mund te them se jemi sa jane ca vende te tjera. Nuk e di ndoshta eshte ngaqe per mua im ate eshte heroi im dhe e adhuroj, por une e kam per krenari kur thone qe jam e bija e ....... . Dmth edhe ketu ku jam, sidomos kur flet me me te moshuarit sado qe t'ju thuash se kush je ti emer & mbiemer, ata prape nuk e kane idene por nqs i thua qe jam e bija e filanit atehere eshte ndryshe. Jane ca gjera qe nuk mendoj se do ndryshojne. Persa i perket "eshte e shoqja e filanit" as ajo nuk mendoj se ka asgje te keqe sepse ne nje grup femrash edhe ato thone qe ai eshte "i shoqi i filanes", dmth varet cili eshte grupi shoqeror qe po bisedon per kete person.

    Tani ka raste ekstreme qe vertet jam shtangur por keto nga shtete te tjera. Po flisja me nje goce me te cilen punoj dhe ajo i ka prinderit nga India dhe vete e lindur ketu por ama i ndjek jashte mase traditat indiane. Po diskutonim per emrin ne diplome meqe keta te japin te drejten ta shkruash si te duash dhe une ne cdo diplome kam vene Emrin tim-Emrin e babit tim-Mbiemrin sepse per mua ishte e rendesishme qe ate ta kem pjese dhe ne arritjet me te medha qe une bej ne arsimimin tim. Kush e dinte qe Indianet derisa martohen si emer te mesit mbajne emrin e te atit por kur martohen mbajne emrin e burrit si middle name. Ajo gje per mua eshte pertej cdo lloj patriarkalizmi megjithate per njerezit qe e jetojne ate nuk perben ndonje problem.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    . Po diskutonim per emrin ne diplome meqe keta te japin te drejten ta shkruash si te duash dhe une ne cdo diplome kam vene Emrin tim-Emrin e babit tim-Mbiemrin sepse per mua ishte e rendesishme qe ate ta kem pjese dhe ne arritjet me te medha qe une bej ne arsimimin tim.
    Cfare injorance e kulturuar. Te japin mundesine ta shkruash emrin si te duash!! Eshte per te vene kujen.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Nese nje shqiptar flet turqisht, ky fakt nuk e ben turqishten gjuhe shqipe por e kunderta, ajo ate e ben shqiptar turkofon!
    Tutje:
    Nese nje shqiptar apo me shume sish, i trajtojne grate e veta ashtu si i trajton turku, greku, harapi, apo kushdo tjeter, kjo trajtese !nuk quhet kulture shqiptare; por turke, greke, harpe e cfaredo tjeter - vetem shqiptare jo!
    Sinqerisht une ty nuk po arrij te te kuptoj. Kur nuk te pelqen mendimi ti i etiketon njerezit turq, grek. S'eshte ndonje cudi te me quash dhe serbe.
    Po na del sikur une po ul fig. e femres sipas teje. Une jam femer vet dhe sa me intereson mua ta ngreje lart fig. e femres Shqiptare nuk te intereson ty.
    Pastaj une si femer i shikoj gjerat ne nje kendveshtrim tjeter, qe ti si mashkull nuk mund ta kuptosh.
    Ligjerisht eshte e vertete qe ne Shqiperi mashkulli dhe femra jane te (=), por a e ka pare shoqeria Shqiptare mashkullin dhe femren si te (=) me perpara? Flas per kohen para demokracise. Po perjashtoj kanunet, ku dihet me cfare syri eshte pare femra.

    Qe ne lindje jane bere dallime. Kur lindte djali gezim i madh, vajza...? Jo pak raste baballaret shtremberonin turinjt.
    Djalin nuk duhej ta lije te qante sepse bla bla...
    Djalit duhej t'ja plotesoje deshirat se bla bla...
    Per vajzat s'ishte problem sipas traditave te Shqiptareve. Vetem djali nuk duhej te lendohej.
    Mbase ty si mashkull te duken budallalleqe keto, por mua si femer me kane bere pershtypje.
    Me thuaj sa femra ndaheshin ne kohen e Enverit?
    Mendon se te gjitha kane qene te lumtura?
    Ka patur shume femra qe binin viktima te abuzimeve fizike dhe psikologjike te burrave.
    Fatkeqesisht ka patur plot femra qe nuk jane ndare per shkak te opinionit. Kishin frike te ndaheshin se nuk kishin ku te ktheheshin. Kishte prinder qe nuk i lejonin te ktheheshin te shtepia e babait. Kurse per mashkullin nuk ishte aspak problem. Qe te nesermen gjente nje grua dhe me te re dhe me te bukur. Por femra....
    Tere jeten e lakuar.
    Sa vendime merreshin pa i pyetur fare grate. Gruaja ishte e fundit ne liste. Vinte vjehrri, vjehrra, burri etj.
    Rasti i fundit i dhunes ndaj femres. Ai kafsha e Librazhdit pret kembet gruas.
    Pse? Mos valle se i vinte keq per femijet qe i la gruaja?
    Jo, i erdhi keq per veten se e turperoi gruaja. Eshte turp, ulje per Shqiptarin ta leje gruaja. Gruaja eshte pare si prone e burrit. Duhej ti bindej atij. Sa meshkuj Shqiptar ke qe e perkrahen veprimin e atij psikopatit? Meshkujt po ankohen se ne perendim gruaja po shkallon. Jashte femra ka shume te drejta, qe ne Shqiperi dhe pse mund te ekzistojne nuk gjejne zbatim. Kjo i tremb trimat Shqiptar si ''Kapedani''. Ishin mesuar ta kishin gruan nen kontroll ne Shqiperi.
    Rrahu babai vajzen ne mes te universitetit. U hodhen meshkujt Shqiptar dhe thane mire ja beri.
    Po te ishte mashkull femija si do ishte reagimi thua? Ka shume e shume shembuj dhe pse ne dukje te parendesishme per syrin e mashkullit, mua me lendojne si femer. Mos flasim pastaj per gjera me te medhaja. Do duhej nje roman per ti permendur te tera, me disa vellime biles.
    Fatmiresisht kohet po ndryshojne. Gruas po i hapen syte, dhe po kerkon te drejta qe i takojne. Ato te drejta qe dhe pse i kane takuar, ia kane mohuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 17-04-2009 mė 09:36
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Dea mos e merr me kaq vrull dhe mos u shqeteso shume prej disave qe shkruajne ketu apo ndokund tjeter ne kete fare feje.
    Jane nje tufe e mire individesh qe me kombetarizem kane parasysh bashkengjitjen e cdo vlere te provuar sociale ndaj shoqerise se tyre, dhe etiketimin si "te huaj", agjent, komplotist, antikombetar apo ku di une rreth kujtdo qe ve ne dyshim keto vlera edhe nen forcen e argumentit.

    Madje ky eshte nje fenomen social ( dhe padyshim i shprehur neper blogje dhe forume te ndryshem ) te cilin mire do ishte qe ne ndonje moment ta bisedonim kembekryq eshte ketu ne forum.

    Ps : Baptist apo kushdo tjeter, kete here une po toleroj vetem duke i moderuar postimet por dicka e bej te qarte : Ne momentin qe perseriten ne forumin e filozofise etiketime te tilla si serb, grek, antikombetar, apo gjera te tilla, ne forum do jem ose une ose ju, prandaj beni kujdes !

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Historia e ka treguar qė Shqipėria i jepte pėrparėsi patriarkalitetit dhe femrat shiheshin gjithmonė si njė objekt qė vinte pas mashkullit, e tani qė roli i femrės ka ardhur nė progres, pėr meshkujt kjo duket paksa e pabesueshme. Pėr mė tepėr atyre iu duket i rrezikshėm fakti qė po humbasin njė pushtet.

    Vezhgim i drejte.
    Jetojme ne nje shoqeri maskuline.


    Roli i femres ka ndryshuar shume vitet e fundit eshte bere me e ndergjeshme per rendesine dhe poziten e saj ne familje,shoqeri.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  11. #11
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kjo teme mbyllet ketu ( te pakten perkohesisht ) pasi nuk po sjell asnje debat te arsyeshem dhe produktiv.
    Xhuxhumaku te kerkoj falje por skam cbej, tema mori per keq !

    Per sa i perket temave te tipit : patriarkalizem, middle name, serb the turq... mund ti drejtoheni temave te tjera analoge ne Forumin Shqiptar !

Tema tė Ngjashme

  1. Armiqtė e zemrės, tė ndryshėm pėr meshkujt e femrat
    Nga ClaY_MorE nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 19:20
  2. THone se Femrat jane me te ndjeshme se Meshkujt, por nga natyra te ndrojtura?
    Nga pishtari nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 06:25
  3. Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 16:42
  4. Barazi midis mashkullit dhe femres
    Nga skerdi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •