Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 135
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    vallaj nuk kam menyre tjeter si me jua thon me stil qe jeni injorante mi, skom ca me bo. dhe dilni ktu me fol tu lexu letrat higjenike te ps-se ka emigracioni e tu na tregu ca thote "shoku" e ca thote "shoqja". ti dash nigjo, dash mos nigjo. nqs s'e ke te qarte ca dmth qe kuadri ligjor osh bo gati. se s'te besohet ty dhe kujto sikur po pyt njeri ca menojn emigrantet. kjo osh akoma me gallate. nejse pun per ju.

    u bon sa faqe dhe bebet mendore vazhdojn flasin per "rrezik" centralesh berthamore. nuk ju bohet derman vallaj, bijini teneqes se i bini bukur.

    ky konspiracionisti ktu siper osh akoma me i nolt. vk

    Ja pra menrya e debatit tend. Ti je duke perseritur te njetat gjera nga postimi ne postim, ku vertet nuk tregon injorancite tona, por ate tenden. Ai/ajo qe nuk di c'te thote perserit veten si papagall. Po disa po perdorin letrat higjenjike te PS'se disa si puna jote te PD'se keshtu eshte kjo pune, por mos u thuaj te tjereve qe ti gjoja po jep dituri te vertete, kur ti po e tregon mese qarte qe e ke poltike.

    Po mire mbase po genjen Korcia qe po thote qe ne kemi fol por vetem do te bejme njehere studime, e jo nderitme, sic po thua ti apo Sala.

    Keshtu djale i dashur, mos u nxito, se ai qe nxitohet pengohet e thyen turinjte.
    Ashtu eshte nuk pyeten emigrantet, por mos te ishte ndihma dhe leku i emigranteve ti do ngrodhje si mi brenda folese tende.


    Kapish!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #102
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    vallaj fakti qe ju lexoni letrat higjenike te ps-se nuk dmth qe un lexoj te pd-se, osh interesante vlera qe i jepni vetes kur s'keni asilloj ideje, per asi lloj gjoje. si ky lajmi me telekomand qe u kujtut i muj mrapa bisedimeve konkrete. po e keqja me ju qe s'dini fargjojet, osh se nuk dini as me lexu ato qe ju ushqejn, se mrena i lajmi po ju thojn qe reaktori sdo bohet po do bohet... kshu qe ju kuptoj pse jeni icik corbe dmth.

    kujdes tashi se mos ju plas nai reaktor, veni kapele alumini

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    vallaj fakti qe ju lexoni letrat higjenike te ps-se nuk dmth qe un lexoj te pd-se, osh interesante vlera qe i jepni vetes kur s'keni asilloj ideje, per asi lloj gjoje. si ky lajmi me telekomand qe u kujtut i muj mrapa bisedimeve konkrete. po e keqja me ju qe s'dini fargjojet, osh se nuk dini as me lexu ato qe ju ushqejn, se mrena i lajmi po ju thojn qe reaktori sdo bohet po do bohet... kshu qe ju kuptoj pse jeni icik corbe dmth.

    kujdes tashi se mos ju plas nai reaktor, veni kapele alumini




    Ja zgjuaresia me duket si e kesaj ketu qe po lexon lertat higjenike te PD'se se tru s'ma merr mendja te kete.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ja zgjuaresia me duket si e kesaj ketu qe po lexon lertat higjenike te PD'se se tru s'ma merr mendja te kete.
    Diku me siper shkruaja:

    Allah allah, o bo dynjaja ēorap!
    Kampionet e botes ne boks jane tė bardhė,
    presidenti i amerikes eshte i zi,
    shqiptarėt jan bo ombjentalista.


    sepse mendoja, qe ju grupi " Thuaj jo energjise" kishit me te vertete synime ambjentaliste


    Tani pas ketij postimi me duhet te them:

    Zarat e Rames neper Forume, nuk kane skrupuj.
    Ne qofte se Berisha do te thoshte se: "Djalli ėshtė i tredhur", ateher ata do te shkonin te palloheshin me djallin (duke e rregjistruar skenen me ēimkat e "Fiks Fare") per te pergenjeshtruar Berishen.


    -----------------------------
    ----------------------------

    Per Ramen e ka thene nje gje te tille.
    Ka ndonje "Hardc..." ne YouTube dhe une s`di gjė?



  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    o ju te tre siper "rrofte xhaxhi mo"

    te pakten e kishit qit surratin qe ne fillim qe e keni hallin politik e mo na cani ****** tu bo sikur merrni vesh apo sikur jeni te interesum. e na mushni ktu me letrat higjenike te ps-se




    ktij i them "argument" un...
    as spo ta ēajm as spo ta f......... dhe nuk jam me socialistat se i *** jane te dyja palėt dhe nuk ėshtė politike po kur ka gomar qe na drejtojne vendin ishalla nuk don ndonji shtet me tret mbeturinat ne shqipri se gati jane politikanet tane.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    kush esht pro centralit ta bej ne shtepi te vet jo ne shkoder
    le te behtet ne tropoj ne puk a ne kukes po jo ne shkoder
    pse se ben ne vlor berisha apo sgucon aty se ja mbushin bythn me plumba
    tenton ta bej nat vend qe i kemi dhen voten pavarsisht se nuk esht qytetar shkodre po katunar vucitoli
    jazek i qofte maskarait

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Diku me siper shkruaja:

    sepse mendoja, qe ju grupi " Thuaj jo energjise" kishit me te vertete synime ambjentaliste

    Tani pas ketij postimi me duhet te them:

    Zarat e Rames neper Forume, nuk kane skrupuj.
    Ne qofte se Berisha do te thoshte se: "Djalli ėshtė i tredhur", ateher ata do te shkonin te palloheshin me djallin (duke e rregjistruar skenen me ēimkat e "Fiks Fare") per te pergenjeshtruar Berishen.


    -----------------------------
    ----------------------------

    Per Ramen e ka thene nje gje te tille.
    Ka ndonje "Hardc..." ne YouTube dhe une s`di gjė?



    Antimafja, duhet ta heqesh ate "Anti" perpara, se vertet nqs ti je ja me Berishen apo me Ramen apo me c'do politkan tjeter je pro mafjes e jo Anti saj.

    Zarat e Rames e zarat e Berishes po i permend ti shume per arsye sepse je ti dhe tipat si ty qe punoni per ta, une nuk me behet vone te lepij ndonje pjate te tyre sic mund ti lepish ti me shoke, mbasi jetoj ne nje vend qe duhet te punosh me forcat e tua, e jo me forcat e te tjereve, se u bere qejfin apo brohorite per ta..

    Te kuptoj "ProMafia" qe po iku Sala disa nga juve u iken kocelja e bukes, e nuk keni faj, se ma merr mednja po mendon me vete, "edhe ata qe do te vijne njesoj si Sala jane".

    Keshtu qe leri ambjentalistet e studimet e larta dhe vertet bej ate punen e zarit, ose ate punen si ajo video qe po e ben ajo shoqja lart duke u munduar te lexoj, por edhe ate s'po e ben mire.

    Kjo politika qe beni ju mund te shkoj andej me njeri-tjetrin me epitete poltike, por jo ketej, keshtu qe vazhdo bjeri.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    Zarat e Rames e zarat e Berishes po i permend ti shume per arsye sepse je ti dhe tipat si ty qe punoni per ta, une nuk me behet vone te lepij ndonje pjate te tyre sic mund ti lepish ti me shoke, mbasi jetoj ne nje vend qe duhet te punosh me forcat e tua, e jo me forcat e te tjereve, se u bere qejfin apo brohorite per ta..

    Te kuptoj "ProMafia" qe po iku Sala disa nga juve u iken kocelja e bukes...

    Sa per informacion.

    Une jetoj ne nje vend ku duhet te punosh me forcat e tua, qe prej kohes kur ti ma do mendja luaje me kukulla "pe lecke".

    Falė deputeteve te Edi Rames apo prinderve te tyre, mu desh ta mbaroja shkollen e mesme me "Medalje Ari". Sepse vetem ne kete menyre do te kisha "goje" une "armiku i popullit" , te kerkoja nje vend studimi, qofte edhe ne fakultetin me te "dhim" te UT.

    Besoj se nuk do shume men me e imagjinu, se me sa lehtesi u dipllomova ketu ne Gjermani (ku siē e thua ti, ēdo gje varet nga aftesite personale) dhe se ēfar statusi social kam.


    Edhe nje gje.
    Atje ku ti jeton, ke shkuar fale meje, ca mijra studenteve te dhjetorit, Sal Berishes.
    Sepse per ndryshe sot mund te ishe duke mbajt rradhen e qumeshtit direkt pasi te kishe mbaruar turnin e dyte te punes ne kombinatin e trikotazheve "Stalin"
    ose
    edhe me keq

  9. #109
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta TemA

    Centrali atomik nė Shkodėr ose pasioni shkatrrimtar i nji tė ēmenduni
    Nga Ardian Ndreca

    Nė Shkodėr pėrdoret nji fjalė e urtė: “Te dhandrri hanė e pinė, te nusja gja nuk dinė”. Kur nji punė bahet pa dijeninė e tė interesuemit tė drejtpėrdrejtė, qė nė gjuhėn e politikės quhet “mungesė transparence” domethanė se diēka e ndytė, madje shumė e ndytė mshehet mbrapa.

    Deri para pak ditėsh populli i Shkodrės nuk dinte asgja rreth marrveshtjes mes Tiranės dhe Zagrebit pėr ndėrtimin e nji centrali atomik nė brigjet e liqenit tė Shkodrės. Nuk asht se lajmi shqetėsoi shumė prej deputetėve tė asaj zone apo edhe politikanėt tjerė si Edi Ramėn, Ilir Metėn, Spartak Ngjelėn, Nard Ndokėn etj. Madje edhe pushtetarėt lokalė tė Shkodrės vijuen me sukses traditėn e gjithė kėtyne viteve: fjetėn tė qetė e s’e morėn mundimin me kėrkue nji interpelancė apo me ba nji deklaratė tė vetme.

    Vetėm ata qė sot janė shpresa e kėtij qyteti, tė rinjtė, reaguen, me aq sa kishin mundėsi, dhe si hap tė parė mbushėn qytetin me postera kundėr idesė sė ēmendun tė ndėrtimit tė nji centrali bėrthamor nė atė qytet.

    Atyne qė na thonė: “Qetėsohuni, s’asht gja, janė llafe, asht shpejt me u preokupue” - u kujtojmė entuziazmin dhe miopinė e trojanėve, kur pranuen dhuratėn e famshme tė akejve. Pendimi i vonė nuk na shėrben, pse asht pendim mbas shkatėrrimit.

    Pėr me i tregue atyne qė kujtojnė se centrali asht “punė e ftohtė”, po u rreshtojmė disa tė dhana tė marruna kryesisht prej shtypit kroat e malazez.

    Qysh me 10 shkurt 2009 gazeta kroate “Jutarnji” shkruente: “Kroacia dhe Shqipnia kanė me ndėrtue centralin bėrthamor”, artikulli i gazetarėve Sergej Trajkoviē dhe Adriano Milovan - citonte krenėt e naltė tė qeverisė kroate dhe e paraqiste si nji fakt tė kryem marrveshtjen mes dy vendeve.

    Nė tė njejtėn ditė nė sitin e Kryeministrisė sonė lexohej lajmi lakonik, u nėnshkrue:

    “Marrėveshja midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Kroacisė mbi amendimin e marrėveshjes sė marrėdhėnieve dypalėshe ekonomike, nėnshkruar nga ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, Genc Ruli, dhe zėvendėskryeministri dhe ministėr i Ekonomisė sė Kroacisė, z. Damir Polančeč.”

    Vėreni se ēfarė transparence ka kryeministri shqiptar, vetėm Enver Hoxha ka ba marrėveshtje me Kinėn a me Korenė e Veriut, pėrmbajtjen e tė cilave populli shqiptar nuk e ka njohtė kurrė.

    Me datėn 11/2/2009 gazeta tjetėr kroate “Poslovni Dnevnik” botonte shkrimin me titull: “A ka me u ndėrtue centrali nė Shqipni? Kroacia do tė heqin ketė vit vizat pėr shqiptarėt”.

    Mendoni pra se ēfarė traktativash kanė udhėheqė pushtetarėt tanė nė Zagreb: jepet vendi me ndėrtue centralin atomik dhe si shpėrblim hiqen vizat. Shkodranėt kur tė marrin rrezatimet radioaktive tė mjaftueshme mund tė shkojnė nė Kroaci me pushime, edhe tė pėrjetshme!

    Kurse revista “Globus” (nr. 954/2009) i kushton Berishės e Sanaderit kopertinėn, ku lexojmė: “Vendimi i Berishės. Oferta qė i asht ba Sanaderit nga ana e Tiranės”.

    Gazetari Boris Orešić shkruen nė ketė artikull se zėvendėskryeministri dhe ministri i Ekonomisė, Damir Polančeč do tė firmosin nė fund tė muejit nė Tiranė marrveshtjen pėr centralin atomik nė Shkodėr. Na vjen me thanė se ndėr tė gjitha fatkeqsitė tona sillet nji “Damir”.

    Autori nėnvizon se uji i liqenit do tė shėrbejė me ftohė reaktorėt, ndėrsa uji i ngrohun prej centralit do tė derdhet nė Bunė. Mandej ai pėrmend pėrvojėn kroate, sidomos atė tė Hrvoje Shariniēit, i cili ka udhėheqė projekte nė vitet ’70-’80 kudo nė botė. Nevoja e ndėrtimit tė kėtij centrali, thekson revista, qė asht proqeveritare, pra e mirinformue, del prej faktit qė Sllovenia pėr arsye politike i ka kufizue shitjet e energjisė Kroacisė.

    Ndėrsa revista “Nacional” nė datėn 13/4/2009 titullon: “Mediat serbe: Kroacia dhe Shqipnia kanė nevojė pėr miratimin e Malit tė Zi pėr ndėrtimin e centralit atomik”.

    Revista “Nacional”, drejtor i sė cilės ishte gazetari i vramė me atentat para pak kohėsh nė Zagreb Ivo Pukaniē, nuk e firmos artikullin e vet kritik pėr arsye tė kuptueshme. I kujtojmė lexuesve qė nji prej tė akuzuemve prej opinionit publik pėr vrasjen e Pukaniēit ishte edhe kryeministri Sanader. Por ma vonė drejtėsia kroate arrestoi dorasėt.

    Kurse nė shtypin malazez Mustafa Canka shkruente me datėn 10 prill nė gazetėn “Monitor Online”: “Liqeni ka me ftohė reaktorėt”, dhe ndėr tė tjera paraqiste preokupimin e kryetarit tė shoqatės mjedisore ulqinake “Hapi i blertė” (Zeleni korak) Xhelal Hoxha pėr rrezikun qė paraqet ky central pėr mjedisin dhe ekosistemin e gjithė rajonit. Ndėr tė tjera artikullshkruesi nėnvizon reagimin e Komisionit Europian, qė i thotė Shqipnisė se asaj i duhet me ba hapa gjigandė pėr me mbėrrijtė me ndėrtue centrale tė tilla.

    Ndėrsa gazeta joqeveritare “Dan Online” boton me 16/4/2009 shkrimin me titull: “Prej qeverisė (sė Malit tė Zi: shėn. yni), pohojnė se Shqipnia nuk mundet me e ndėrtue centralin pa miratimin e Malit tė Zi”. Burimi asht zv/ministri Sinisha Stankoviē. Vėrejmė se edhe artikulli i kėsaj gazete joqeveritare nuk asht i nėnshkruem.

    Ndėrsa me datėn 17/4/2009 gazeta proqeveritare “Vijesti” tue citue Milo Gjukanoviēin shkruen: “Ekzistojnė mekanizmat mbrojtėse. Kryeministri Milo Gjukanoviē thotė se nuk duhet me u nervozue dhe me ēue peshė median pėr sa i pėrket lajmit tė ndėrtimit tė centralit atomik nė Shkodėr”.

    I kujtojmė lexuesve se deri para pak vitesh pėr Gjukanoviēin prokuroria puljeze kishte pre nji fletė-thirrje pėr me u paraqitė nė gjykatėn italiane si i hetuem pėr ēėshtje kontrabande ndėrkombtare.

    Ndėr media italiane pėrmendim “La Voce” (17/4/2009) qė botonte titullin: “Shqipni: centrali atomik do tė bahet” dhe nėntitullin “Marrveshtja mes Shqipnisė dhe Kroacisė parashikon pėrdorimin e teknologjisė kroate dhe tė krahut tė punės shqiptar”. Ndėrsa ndėrmarrja kroate “Hrvatska Elektroprivreda” do t’i japė vendit ma tė vorfėn nė Ballkan dijet dhe teknologjinė e nevojshme pėr me realizue ketė vepėr.

    Gazeta nėnvizon faktin se Milo Gjukanoviē ka kundėrshtue deklaratat e zv/ministrit Stankoviē, tue thanė se kemi pėrpara sė paku 10 vjet kohė pėr me sheshue mosmarrėveshtjet me miqtė shqiptarė dhe sė bashku me ta me studjue mėnyrėn ma tė sigurtė pėr me shfrytėzue kėtė lloj energjie.

    Edhe “Wall Street Italia” nė datėn 19/4/2009 shkruente “Mali i Zi: asnji nervozizėm rreth centralit nė Shqipni. Kryeministri Gjukanoviq: nisma duhet peshue seriozisht”.

    Nė mediat ballkanike flitet pra qysh ne shkurt haptas pėr ketė problem, tek ne ka vetėm pak ditė. A nuk i thonė kėsaj: “Te dhandrri hanė e pinė, te nusja gja nuk dinė”? Kjo asht transparenca e Berishės, qė nė vend qė me qeverisė ndershmėnisht sulmon pa pushim me anė tė vorbaxhinjve tė vet Kryeprokuroren Rama dhe Presidentin Topi.

    Lexues i dashun, ti qė s’e ven partinė apo vlerat e tjera tė pjesshme mbi tė mirėn e pėrgjithshme, e sheh qartė se nė ketė ēėshtje ka nji mungesė transparence nga pala shqiptare kundrejt popullit shqiptar.

    E kotė me nėnvizue kėtu se Shkodra asht nji zonė me aktivitet sizmik tė naltė, se nė 1905 dhe nė 1979 ka provue dy tėrmeqe tė fuqishme. E kotė me tregue se Liqeni i Shkodrės deri nė derdhjen e Bunės asht zonė me vlera tė veēanta natyrore e arkeologjike, se gropa e Shkodrės shtrihet nė kambėt e alpeve tona. E kotė me thanė se uji i centralit atomik do ta rriste temperaturėn e ujnave tė liqenit dhe tė Bunės, se ndotjet do tė krijonin probleme tė mėdha gjenetike pėr popullatėn pėrreth dhe rrezatimet do tė rrisnin numrin e tė sėmurėve me leuēemi, se turizmit duhet me i thanė “lamtumirė” pėrgjithmonė... dhe se politikanėve tanė nuk u zehet besė si nė 1997, pse janė po ata.

    Mandej mesatarja e luftnave nė Ballkan asht ma e naltė se nė gjithė botėn. Vetėm nė shek. XX kemi dy konflikte ballkanike, konflikte ndėretnike 1913-1915, zhvillime luftarake tė dy konflikteve botnore, zhvillime tė tjera luftarake nė vitet 1944-1945, mandej konfliktet slloveno-kroato-boshnjako-serbe nė vitet 1990-1995, prapė lufta e marrisė nė Shqipni nė 1997, lufta nė Kosovė 1998-1999, konflikti ndėretnik nė Maqedoni nė vitin 1999.

    Pra kėsaj fuēije baruti do t’i shtojmė edhe nji bombė atomike nė Shkodėr?

    Mbas disa ditėsh polemika erdhi, vetėm nė shtypin shqiptar, “pėrgėnjeshtrimi” levantin i qeverisė kroate: s’kemi asnji marrveshtje konkrete pėr energjinė nukleare. Kėto pėrgėnjeshtrime tė kėrkueme me ngulm kėto dite prej autoriteteve tė Tiranės - siē dėshmojnė burime qė preferojnė me ndejt anonime - janė pjesa ma groteske e kėsaj farse tė ndytė.

    Pse? Mbasi prap me datėn 15 prill 2009 gazeta kroate “Poslovni Dnevnik” botonte nji shkrim tė Miho Dobrašin-it, Milan Šćekić-it dhe Mirela Klanac-it me titull: “Shumica e energjisė kroate do tė vijė prej nukleares sė Shqipnisė”. Ndėr tė tjera nė artikull flitet pėr firmėn e “memorandumit tė marrveshtjes” qė do tė firmoset nė fund tė muejit nė Tiranė si edhe pėr reagimet e rrepta tė shoqatės ekologjiste malazeze “Hapi i blertė”. “Poslovni Dnevnik” citon edhe ish ministrin malazez tė mjedisit Vukiē Puleviē i cili flet pėr rreziqet qė paraqet ky projekt pėr marrdhanjet mes shteteve nė rajon.

    Gazeta kroate “Poslovni Dnevnik” i kthehet kėtij argumenti edhe nė numrin e saj tė datės 16 prill. Titulli asht: “A ka nevojė Kroacia me bashkėpunue pėr ndėrtimin e nukleares nė Shqipni?”.

    Citohet Goran Graniē i Intitutit Hrvoje Pozhar: “Para marrveshtjes duhet me sqarue edhe reduktimin e gaznave ndotėse”.

    Mandej citohet edhe specialisti i fizikės bėrthamore Tonči Tadić, qė shprehet: “Tash pėr tash s’e dijmė se kush do tė financojė projektin e nuk janė ba tė njohtuna as detajet e tij. Kurse kėshilltari Davor Štern thotė: “Kroacia ka nevojė pėr energji, duhet ndėrtue centrali, por duhet me gjetė vendin se ku me e ba”.

    Por citimi ma interesant asht ai i fjalėve tė ambasadorit shqiptar nė Kroaci, Pėllum Qazimi, i cili thotė shprehimisht: “Projekti do tė ishte me leverdi jo vetėm pėr Kroacinė dhe Shqipnin, por edhe pėr krejt rajonin” (‘Projekt bi bio koristan ne samo za Hrvatsku i Albaniju nego za cijelu regiju’

    Pelumb Ćazimi, albanski veleposl. u RH).

    Pėrpara kėtyne pohimeve kaq tė qarta, cili qytetar shqiptar mundet ende me i besue qeverisė sė Nastradin rrenės?

    Qeveria e tė paaftėve dhe e tė korruptuemėve mundohet pa pushim me ua mbushė mendjen shkodranėve dhe shqiptarėve se tek ne gjanat po ecin sahat. Po ecin me tė vėrtetė si sahat. Kena nji politikė qė ngjet me nji sahat drunit, akrepat e sė cilės i lėvizin tźjat dhe krymbat qė kanė ba folenė nė tė. Shkodra ka votue pėr demokracinė nė kėto vite, dhe ka ba mirė. Por “demokracia” nuk e ka dashtė Shkodrėn, e ka pėrdorė dhe e ka pėrbuzė si tė ishte nji lavire, e ky central bėrthamor asht shenj i kėsaj pėrbuzje.

    Si mundet me shpėtue Shkodra e Shqipnia prej ortekut tė plehnave qė ka mbulue politikėn shqiptare sot dhe po don me vorros edhe ketė qytet? E vetmja mundėsi, pėr ata qė besojmė nė mjetet demokratike, asht me mendue se vota e ardhshme mundet me shenjue o fundin e Shkodrės ose nji shpresė pėr tė - nė qoftė se prej pushtetit do tė largohen rrencakėt dhe tė korruptuemit, mafiozat e antitrasparencės dhe ata qė e pėrdorin shtetin deri edhe pėr me shpifė pranė qeverive tė hueja pėr qytetarėt shqiptarė qė nuk miratojnė poshtėrsinat qė po dalin pėrditė nė shesh.

  10. #110
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Topalli: Nuk do tė ndėrtohet central bėrthamor nė Shkodėr
    Anila Dushi | 21/04/2009 |



    Kryetarja e Parlamentit ka hedhur poshtė zėrat pėr ndėrtimin e centralit, duke i quajtur ato spekulime dhe shpifje


    SHKODĖR - "Ato qė thuhen pėr centralin bėrthamor nė Shkodėr janė spekulime dhe shpifje, dhe nė to nuk ka asnjė tė vėrtetė". Kjo ishte deklarata e dhėnė nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, gjatė njė takimi me banorė tė fshatit Ashtė tė komunės Bushat nė Shkodėr.

    Teksa ka folur lidhur me investimet e qeverisė, Topalli u pyet edhe pėr njė marrėveshje tė pėrfolur mes Shqipėrisė dhe Kroacisė pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė qytetin e Shkodrės, i cili do tė furnizonte me energji Kroacinė, duke u nisur nga fakti se nė mediat kroate, pak kohė mė parė u dhanė detaje edhe mbi vlerat pėrkatėse, si dhe emri i firmės ndėrtuese.

    Por Kryetarja e Kuvendit, njėkohėsisht edhe deputete nė Shkodėr, u shpreh prerė se gjithēka qė thuhej pėr centralin bėrthamor nė Shkodėr ishin vetėm spekulime dhe shpifje, pasi nė to nuk kishte asnjė tė vėrtetė, duke mos dhėnė asnjė koment tjetėr nė kėtė drejtim.

    Vetėm dy ditė mė parė ishte Ministria kroate e Ekonomisė ajo qė pėrgėnjeshtroi zėrat lidhur me mundėsinė e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje shqiptaro-kroate nė fund tė muajit. Nga ana e qeverisė u deklarua se prej saj nuk ishte bėrė asnjė plan pėr arritjen e njė marrėveshjeje tė tillė me Shqipėrinė nė kėtė kohė.

    Ministria kroate u shpreh se nėnshkrimi i njė marrėveshjeje tė tillė ishte i pamundur, edhe pėr faktin se projekte tė kėtij lloji kėrkonin vite negociatash dhe planifikimesh paraprake. Gjithashtu, qeveria kroate mohoi shifrėn e publikuara nė mediat e saj, se centrali do tė kushtonte katėr miliardė euro.

    Por, pavarėsisht mohimit qė i bėn Kryeparlamentarja njė zhvillimi tė tillė tė mundshėm, duket se Kroacia dhe Shqipėria po e konsiderojnė seriozisht njė alternativė tė tillė, jo vetėm se tė dy vendet janė shprehur pro faktit tė centraleve bėrthamore, por edhe se vetė Ministria kroate e Ekonomisė ka konfirmuar dy ditė mė parė se pėr kėtė ēėshtje ėshtė diskutuar gjatė vizitės zyrtare qė zhvilloi nė fund tė marsit nė Tiranė, zėvendėskryeministri kroat, Damir Polancec. Lajmi pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė Shkodėr solli edhe reagimin e qytetarėve tė kėtij qyteti.

    Pak ditė mė parė, nėpėr qytet u shpėrndanė trakte tė ndryshme me shprehjet: "Ndal Bombės Atomike"! "Ndal centralit nuklear nė Shkodėr"! "Ndal vdekjes"! "Ndal shkatėrrimit tė qytetit tonė"! "Ndal radioaktivitetit"! "Ndal vdekjes sė parakohshme dhe lindjes sė fėmijėve me deformime"! Bashkohu qė tė ndalosh kancerin nė qytetin tonė. Kėto fjalė u shkruan nė dy lloj posterash tė vendosura nė disa vende nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės.

    Posterėt u vendosėn nė njė rreze jo mė shumė se 200 metra nga vendi ku dikur ishin tė vendosur "5 heronjtė e Vigut". Nė to paraqiteshin edhe foto tė njerėzve qė vuanin pasojat e incidenteve tė centraleve bėrthamore. Ndėrtimi i njė centrali bėrthamor u mohua edhe nga autoritetet lokale.

    Por, ndėrkohė, pėr ndėrtimin e tij reagoi edhe qeveria e Malit tė Zi, e cila e hodhi poshtė njė alternativė tė tillė, duke e konsideruar shumė tė rrezikshėm, nisur nga fakti qė Shkodra ėshtė njė qytet shumė afėr territorit tė saj.
    Shekulli, sot me 21 prill

  11. #111
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Edhe nje gje.
    Atje ku ti jeton, ke shkuar fale meje, ca mijra studenteve te dhjetorit, Sal Berishes.
    Sepse per ndryshe sot mund te ishe duke mbajt rradhen e qumeshtit direkt pasi te kishe mbaruar turnin e dyte te punes ne kombinatin e trikotazheve "Stalin"
    ose
    edhe me keq
    E beson me verte se duhet te falenderojme Sal Berishen? Apo e ke then ne debat e siper pa e menduar mire?

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Per Adavid!

    Pavaresisht se per shkombtarizimin dhe goditjen e vazhdueshme te individualitetit dhe identitetit tone, jane bere edhe te paberat, ka njerez, si Ju i nderuar Adavid, qe edhe pse ne dhe te huaj, na paraqesni nje shqetesim teper shqiptar dhe ndjenja te thella patriotike.
    Drama shqiptare, eshte teper e dhimbshme dhe njekohesisht qesharake. Jo se dua te ulim veten tone dhe t'u lartesoj ju shqiptareve te shperndare ane e kend botes, por konstatoj me realizem, se te menēurit kane ikur dhe trimat nuk jetojne me. Injorantet, bejne opinione dhe ēuditerisht ngjisin tek nje pjese e popullesise. Padronet, qe jane bere te tille me ane te mashtrimit sistematik, jane bere qesharak dhe lėtyrash neper bote, vetem per te ēimentuar pushtetin personal. Bota ga-ga dhe keta Na! Por, njekohesisht po aq jane bere te dhunshem e barbare ndaj qendrimeve te verteta te shqiptarise.
    Kohet e fundit, verehet nje zgjim i ndergjegjes qytetare dhe kjo duhet mbajtur gjalle, edhe mbas zgjedhjeve. Deri tani, politika ketu ka penetruar, tek pergjumja e pafalshme dhe besimi i verber tek ata qe ne vete i bejme te fuqishem..
    Beteja, per te mbrojtur jeten dhe ne emer te jetes, do te jete e veshtire, sepse siē shihet edhe ne keto postime ka te vjella dhe te pergera te atyre qe perfitojne nga sherbimi qe u bejne mafies rajonale dhe shoqerive shumekombshme, qe pasi ia arriten qellimit te tyre, duke na bere thjeshte konsumatore, tani duan te ma bejne edhe kosh mbeturinash dhe te rrezikuar ne ēdo ēast, teksa ata kerkojne fitimet maksimale.
    Te pershendes perzemersisht!
    Zoti Kosturi .
    Ketej ne Erope shkolla me e madhe qe mund te beje nje njeri ,eshte ajo qe behet ne Pune.Sepse une jam i mendimit qe njeriu gdhendet si njeri ne adoleshence . Ne universitet merr nje profesion .Ne te njejten menyre ,sikurse nje murator ose nje zdrukthtar, mund te mesoje profesionin e tij duke ndenjur prane nje ustaji te mire.
    E pra problemi eshte tek kultura Shqiptare .Per mua problemi jane Shqiptaret vete.Kur them shqiptaret fus edhe veten time dhe familjen time.
    Une nuk mendoj se Shqiperia do te behet vend pa Hajdute e maskarenj,sepse as Europianet dhe as Amerikanet nuk jane bere akoma .Por ajo qe ndoll tek ne eshte dicka e pa imagjunueshme.
    Ne 1913 ,kur u pranua nga Europa egzistenca e shtetit Shqiptar,Fishta do te thoshte <Tashi qe u ba Shqipnia duhen ba shqiptaret>.E pra kur sheh mitingun plot ne kryeqytet, do te thote se shqiptaret nuk jane ba akoma.
    Por une jam optimist .

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2008
    Vendndodhja
    Ulqin
    Postime
    34
    Fakti qe malazezet e kundershtojne me ben ta pelqeje idene e centralit.

  14. #114
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Per ca njerez qe mendojne se Centrali Berthamor eshte investimi me i mire ne Shqiperi dhe Teknologjia me e paster mbi siperfaqe te Tokes :

    Te dhana nga katastrofat berthamore te meparshme

    • Ka ma teper se 20 vjet qe asht konstatu qe centralet berthamore jane ma te rrezikshem se edhe vete armet berthamore. Vetem kontaminimi radioaktiv qe ndodhi mas katastrofes se Cernobilit kaloj mbi 100 here nivelin e kontaminimit te krijume prej bombave te perdoruna ne Hiroshime e Nagasaki.
    • Kontaminimi radioaktiv i Cernobilit u shpernda ne shume territore ku jetojne popullata qe arrijne nje shifer permbi 30 milion. 50% te territoreve me nje kontaminim te nalte gjenden ne 14 shtete Evropiane (Austri, Suedi, Finland, Norvegji, Slloveni, Poloni, Romani, Hungari, Zvicer, Ceki, Itali, Bullgari, Moldavi, Greqi). Ne vendet e masiperme, vetem siperfaqja me nivele te nalta kontaminimi radioaktiv perfshin mbi 45260 Km2. Kujtoni sa asht siperfaqja e Shqipnise !
    • Aktualisht ka shume ferma ne disa zona te Anglise qe i nenshtrohen edhe sot kontrolleve per radioaktivitet para se te shesin produktet e tyne edhe pse katastrofa e Cernobilit ndolli ne vitin 1987 – ne Ukraine.
    • Nje popullate qe ishte ma teper se 350.000 u shperngul prej zones se centralit te Cernobilit, dhe sot e ksaj dite vazhdon te kete qytete komplet te braktisuna. (10% e popullates shqiptare – qe perfshin Malsin e madhe, Shkoder, Lezhe deri ne Milot).
    • Persa i perket centralit te Cernobilit, do te mbulohet per here te dyte me nje strukture masive (sarcophagus) qe kushton 600 milion £ Paunds dhe qe ka nje jetegjatesi 100 vjet. Radioaktiviteti i centralit vazhdon te jete shqetsues dhe kerkon investime kolosale qe gjithmone jane te perkohshme dhe jo definitive.
    • Evidencat e akumulume nga katastrofat qe kane ndolle kane tregu kjartesisht qe vetem nje central berthamor mund te kontaminoje gjysen a globit toksor, dhe aktualisht ne asnje vend te botes nuk ka plane te krijume paraprakisht per mbrojtjen e popullatave ne rastin a nje katastrofe berthamore.

    Edhe pse ka pase nje dokumetacion te detajum permbi perhapjen gjeografike te radiacionit (Cernobil, ose Shtetet e Bashkume – ‘Three Mile Island’), impakti i radiacionit ne ekosistemet e ndryshme, ne shendetin e popullatave te ekspozume, ne performimin ekonomik te strukturave sociale te zonave te ndotuna vazhdon te jete i pa njoftun per arsye se efektet dhe konsekuencat e radiacionit jane ne vazhdimsi dhe mund te shfaqen mas shume vitesh e dekadash.

    Pasojat shendetsore te kontaminimit radioaktiv

    Lista e maposhtme perfshin disa prej probleme kryesore qe mund te shfaqen si pasoje e nje ekspozimi aksidental ose profesional (personat qe punojne ne industrine e energjise berthamore ose pastruesit e kontaminimeve radioaktive te njoftun si ‘Liquidator’).

    Smundjet kanceroze
    • Kancer i tiroides: Numri i rasteve te kancerit te tiroides ne rrethinat e centralit to Cernobilit prej vitit 1988 ne vitin 1998 ishte ma i nalte se dyfishi i rasteve te diagnostikume ne tane federaten ruse se bashku te konstatume gjate se njejtes periudhe. Nje efekt katastrofik u pa ne fmijet e moshes 0 te 4 vjec te cilet ishin dhe vazhdojne te diagnostikohen me tumorre shume agresive qe metastazojne shume heret ne mushkni dhe gjandrrat limfatike.
    Observacion i vazhdueshem (vite me rradhe) asht i domosdoshem per popullatat qe jane me rrezik te nalte (rrezik profesional) per arsye se kanceri i tiroides mund te shfaqet edhe dekada ma vone.
    • Smundjet e gjakut (Leukemi): Rastet e leukemise jane shum te rrituna tuj perfshi tana format e leukemise pa perjashtim. Femijet jane sidomos te ndjeshem dhe ka te dhana qe rreziku i leukemise ekziston edhe per femijet qe nanat e tyne jane ekspozu ndaj radiacionit gjate periudhes se shtatzanise.
    • Kancer te tjere: Ekspozimi i popullatave ne zonat e kontaminume ose ekspozimi i personave qe punojne ne industrine e energjise berthamore rrezulton ne nje rritje te konsiderushme te rasteve te kancerit te stomakut, kancerit te kolones, kancerit te mushknive, kancerit te gjandrrave mamare, kancerit te trunit.

    Smundjet jo kanceroze
    Ne europen perendimore dhe vended Skandinave studime te shumta kan identifiku qe radiacioni i Cernobilit ka shkaktu nje rritje absolute te aborteve spontane ne femnat shtatzane, nje rritje te numrit te fmijve te porsalindun me peshe shume te vogel, dhe ka rreduktu ne menyre katastrofike jeten e fmijve te porsalindun.
    • Ne Greqi, Hungari, Poloni dhe Suedi ka pase nje rritje te numrit te fmijve qe kane linde pa jete
    • Ne Poloni ka pase nje rritje te mortalitetit infantil
    • Ne Norvegji ka pase nje rritje te numrit te aborteve spontane
    • Ne Hungari ka pase nje rritje te numrit te fmijve te lindun premature dhe me peshe te vogel
    • Ne Finland ka pase nje rritje te numrit te fmijve te lindun premature dhe me defekte gjenetike, rritje te numrit te fmijve te lindun pa jete, dhe nje ulje te numrit total te lindjeve
    • Ne Gjermani ka pase nje rritje te mortalitetit neonatal, perinatal dhe te fmijve te lindun pa jete

    Persa i perket malformacioneve (defekteve) te linduna
    • Ne Turqi ka pase nje rritje te rasteve te fmijve me anencephaly (mungese e trunit), dhe me spina bifida (defekt i shtylles kurrizore)
    • Ne Bullgari ka pase nje rritje te rasteve te fmijve me defekte te zemres dhe te sistemin nervor central (trunit)
    • Ne Kroaci ka pase nje rritje te defekteve te organeve te ndryshme, te diagnostikume ne autopsite e fmive te lindun pa jete
    • Ne Gjermani ka pase nje rritje te rasteve te fmijve me defekte te linduna (organe te ndryshme), dhe me defekte te buzeve dhe te qellzes


    Ndoshta pershkrimi ma i mire i pasojave katastrofike te radioaktivitetit vjen prej ish sekretarit te kombeve te bashkume Kofi Annan qe ka deklaru si vijon: Numri ekzakt i viktimave kurr nuk do te dihet, por 3 milion fmije kane nevoje per trajtim mjeksor dhe shume prej tyne do te vdesin parakohet. Duhet te presim se pakut, deri ne vitin 2016, per te njofte perafersisht numrin e njerzve qe do te kene probleme mjeksore serioze prej efekteve te vonume te radiacionit….

    Rreziqe te tjera te industrise se energjise berthamore

    Ka ma teper se 50 vjet qe dokumentohen efektet shkaterruse te ciklit ose procesit te prodhimit te energjise berthamore. Gjate procesit te pergatitjes se meterialeve per prodhimin e energjise, perdoren substanca kimike qe jane shume toksike per shendetin e gjithashtu dhe mjedisin. Ky proces krijon mundsine per aksidente qe mund te ndollin ne nji ose tane hallkat e tij – gjate transportimit te produkteve, perdorimit te produkteve ne reaktor, ose gjate trajtimit te mbeturinave radioaktive. Nje aksident i ksaj natyre ekspozon jo vetem puntoret e centralit por edhe popullaten qe jeton ne rrethinat e centralit. Por edhe sikur te mos kete ndotje aksidentale, konsekuencat e centralit kane me kene katastrofike. Arsyeja asht se centrali berthamor ka nevoje per uje qe asht i domosdoshem jo vetem per funksjonimin e reaktorit, por edhe si rruge per eleminimin e substancave kimike – qe do te bahet direkt ne Liqenin e Shkodres. Por Shkodra ka dhe nje avantazh tjeter, asht e rrethume me male, nje faktor ideal per reaktorin, sepse ne kto male mund te bahen depozita per mbeturinat radioaktive, qe aktualisht asht nje nder problemet ma shqetesues ekologjik qe ekziston sot ne bote dhe vazhdon te mos kete nje zgjidhje. Sa per dijeni, ka dy lloj mbeturinash radioaktive : Mbeturina te nivelit te ulte qe konsistojne prej letrave, xhamave, veshjeve, dorcave, instrumentave te punes qe perdoren ne central dhe qe kane isotope radioaktive me nji gjyse jetegjatesi rreth 30 vjet ; dhe Mbeturina te nivelit te nalte qe konsistojne prej mbeturinave te materjalit (karburant) te konsumume ne reaktor si dhe prej substancave qe perdoren per riprocesimin e vete mbeturinave. Kto materjale jane shume radioaktive, me izotope qe kane aktivitet praktikisht te pafund. Pra ky asht nje aspekt tjeter qe ne si Shkodrane mund te ekspozohena. Edhe sikur te mbajme nje qendrim optimist, vete fakti qe paketimi i mbeturinave radioaktive bahet te rrezistoje deri ne 500 vjet (American Nuclear Society) deshmon sa te rrezikshme jane mbeturinat radioaktive ne realitetin e sotem. Megjithese avancimi ne kete fushe mund te krijoje nje fare interresi apo shprese, duhet qe ta keni te kjarte se edhe ne vendet ma te zhvillume ne bote sic jane shtetet e bashkume te Amerikes, inxhinjerat ne kete fushe deklarojne haptazi se cdo mase mbrojtse qe merret per depozitimin e mbeturinave radioaktive izolon perkohesisht por jo ne menyre definitive rrjedhjet apo kontaminimet e mundshme radioaktive. Ky asht realiteti sot ne shtetet e bashkume te Amerikes ! Si ka per te kene rrealiteti ne Shqipnine agrare ku do te operoje nje kompani me ‘eksperience’ Kroate, mund te perfytyrohet shume lehte pa pase nevoje per inteligjencen e Albert Ainshtainit.
    Sot ka edhe menyra te tjera per trajtimin e mbeturinave, per shembull suportuesit e energjise berthamore thojne se mbeturinat mund te perpunohen e riperdoren. Per vec se kjo mase nuk e zgjill problemin e mbeturinave, asht absolutisht e provume se rrezulton ne nje rritje edhe ma teper te kostos se energjise bethamore qe sot per sot asht nder ma te naltat.

    Problemet nuk marojne me kaq. Ne rast se nje vendim arbitrar mund te merret per ndertimin e centralit, pjesa qendrore e reaktorit qe duhet te jete nje copet dhe jo e konstruktume me komponenta ne menyre qe te reduktohen mundsite e rrjedhjeve radioaktive, prodhohet vetem prej nje kompanie ne bote qe quhet ‘Japan Steel’. Kjo kompani prodhon vetem kater te tille ne vit. Edhe sikur ‘Japan Steel’ ta rrisin prodhimin e kesaj pjese qendrore, kompanise Kroate i takon te konkurroje me vende si Kina e Indija, gja qe mund ta detyroje te kerkoje te bleje teknologji alternative ne vende te tjera qe edhe sikur te kene eksperience, prodhimet e tyne jane jo optimale…
    Ma se fundi, cka perfiton Shqipnija nga nji stacion berthamor? A mund te kena nje interres ekonomik ? Absulutisht JO. Kostoja e ndertimit, e materialeve, dhe e ekspertizes se inxhinierave asht rrite 185% prej vitit 2000 ne vitin 2007, dhe ne dy vitet e fundit kostoja ka vazhdu me u rrite me nje shpejtsi te pa parashikume. Persa i perket kostos se energjise se prodhume, ne shtete e bashkume te Amerikes cmimi i elektricitetit te prodhume prej centraleve berthamore asht ndermjet 12 dhe 17 cent per kilowat, ndersa nje turbine qe funksjonon me ere prodhon elektricitet per ma pak se 5 cent per kilowat. Se dyti, teknologji te tjera, sic asht energjija diellore, turbinat e eres, ose e ashtequajtuna ‘photovoltaics’ jane e ardhmja e prodhimit te elektricitetit ne shekullin 21. Sic e kam permend ma nalt, turbinat e eres prodhojne electricitet me kosto shume te ulet, energjija diellore gjithashtu, e kostoja e energjise se prodhume nga kto teknologji asht gjithmone ne ulje. Ne te njejten kohe, nuk ka asnje prodhim mbeturinash radioaktive, nuk ka nevoje per te rregulla drastike sigurije dhe kostoja e konstruksjonit, e kohes se humbun asht shume ma e ulet se ajo e energjise berthamore.
    Por per te kene i sincerte me duhet qe te pohoj se Shqipnija mund te ‘perfitoje’ prej ndertimit te nje centrali berthamor. Ky fitim asht vetem ne fushen politike, sepse ekzistenca e nje industrije te tille mund te na fusi ne klubin ekskluziv te vendeve me energji ose arme berthamore. Dhe asht bash kjo arsye qe megalomani Kim Jong-il (i pari i Korese se Veriut) ka ndjeke kte strategji, ku per disa dekada ka tentu dhe tenton to konstruktoje testata ose centrale berthamore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Adaes : 22-04-2009 mė 13:02
    Really Dude... Get A Life!!!

  15. #115
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=h7zzHRxHY1E


    Ja zgjuaresia me duket si e kesaj ketu qe po lexon lertat higjenike te PD'se se tru s'ma merr mendja te kete.
    Mesuesi. Nga ky i ka mesuar kjo.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pjese nga konferenca sotme e shtypit e kryeministrit Berisha


    Berisha:

    Para 10 ditėsh, Rama porosit njė gazetė kroate pėr tė botuar njė trillim fund e krye dhe tani drejton fushėn mbi trillimin e shkruar nė njė gazetė kroate, tė cilėn e pėrgėnjeshtroi edhe qeveria kroate.
    Cili kryetar opozite ėshtė ai qė krijon trillime dhe i paraqet ato si alternativa?!
    Shkon nė Shkodėr dhe thotė se nuk do tė lejojmė ndėrtimin!
    E kujt? Tė hiēit?
    Nuk mund tė them gjė tjetėr pėr tė veēse, fale Zot pėr ato qė bėn, sepse kjo ėshtė gjėja mė e pakonceptueshme.

    Por si mund tė ndodhė kjo, kur si qeveri edhe hidrocentralin e Bushatit e hoqėm dhe e derguamuam nė Ashtė.
    Kėtij hidrocentrali ia ulem kapacitetin prodhues jo pak, por rreth 40 deri nė 50-megavat, vetėm dhe vetėm pėr tė ruajtur ekosistemin e Shkodrės.


    Tani ai do ta transferojė nė Sarandė centralin.
    Do tė paguajė njė gazetė nė Korfuz dhe do tė thotė se do tė ndėrtohet centrali nė Sarandė dhe do tė drejtojė demonstratat nė Korfuz e Sarandė kundėr centralit.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 22-04-2009 mė 19:17

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Pjese nga konferenca sotme e shtypit e kryeministrit Berisha


    Berisha:

    Para 10 ditėsh, Rama porosit njė gazetė kroate pėr tė botuar njė trillim fund e krye dhe tani drejton fushėn mbi trillimin e shkruar nė njė gazetė kroate, tė cilėn e pėrgėnjeshtroi edhe qeveria kroate.
    Cili kryetar opozite ėshtė ai qė krijon trillime dhe i paraqet ato si alternativa?!
    Shkon nė Shkodėr dhe thotė se nuk do tė lejojmė ndėrtimin!
    E kujt? Tė hiēit?
    Nuk mund tė them gjė tjetėr pėr tė veēse, fale Zot pėr ato qė bėn, sepse kjo ėshtė gjėja mė e pakonceptueshme.

    Por si mund tė ndodhė kjo, kur si qeveri edhe hidrocentralin e Bushatit e hoqėm dhe e derguamuam nė Ashtė.
    Kėtij hidrocentrali ia ulem kapacitetin prodhues jo pak, por rreth 40 deri nė 50-megavat, vetėm dhe vetėm pėr tė ruajtur ekosistemin e Shkodrės.


    Tani ai do ta transferojė nė Sarandė centralin.
    Do tė paguajė njė gazetė nė Korfuz dhe do tė thotė se do tė ndėrtohet centrali nė Sarandė dhe do tė drejtojė demonstratat nė Korfuz e Sarandė kundėr centralit.




    Ddhe Like , bej Batanije!

    Pse mos e pame anjonin neve duke shtrenguar duart perzemersisht!

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    http://www.balkanweb.com/sitev4/news...1.php?id=36770

    sa mashtro dhe ky mer jahy eh, hehehe! te kishing thene Shkodrantet Po, ky do bote si trim!

  19. #119
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shiqojeni videon dhe shihnin si genjen ky njeri! Turp eshte te kemi nje kesi kryeministri.
    Sali Sheik Piramida
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga DOR Lexo Postimin
    Sa te kapshem qe jeni mer jahu!!!!!!!!!!

    Karlol Bollina per ju i ben lejmet.

    Deklaratat e deri te tanishme te Berishės jane vetem deshirėra, vizione, ėndėrrime..., te cilat mund (mundesia ≤20%) te behen rrealitet jo para 15 vjetesh.

    Ndersa Ed Rama i jep urdher Erion Velisė, qė tė marr "DEBATIK-asit " dhe te shkojne te lidhen me zinxhir tek shinat e trenit, per te mos lejuar te kaloj trenin, qe po sjell nga Durresi reaktorin berthamor te firmes Franko-Gjermane AREVA NP.



    Eshte njesoj sikur mua te me denonsonin tek Brad Pitt se po ja dredh me gruan, sepse sa here qe e shoh Angelina Jolie ne TV nuk mund te rri pa fol .

    O zot, mė bėj kalė

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 23-04-2009 mė 13:05

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •