Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

    Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja.

    Ekzistojnë një varg dëshmishë që argumentojnë praninë e muslimanëve në Amerikë, edhe atë të paktën pesë shekuj para Kristofor Kollombos. Ata në Botën e re kishin shkuar nga Spanja dhe Afrika Perëndimore.

    Dokumentet historike qartë tregojnë se kah mesi i shekullit X, gjatë kohës së halifit emevit Abdurr-Rrahmanit III (929-961), disa muslimanë të Afrikës ishin nisur nga limani spanjoll Delbes (Palos) të cilët lundruan në drejtim të perëndimit - drejtë Oqeanit të errësirës dhe mjegullës. Ata u kthyen pas një kohe të gjatë dhe me mbrresa mahnitëse nga një "tokë e çuditshme dhe enigmatike."

    Gjithashtu është e qartë që muslimanët e kanë shoqëruar Kollombon dhe detarët tjerë në udhëtimet e tyre për në Botën e Re.

    Fortesa e fundit muslimane ne Spanjë, Granada, në duart e kristianeve ra në vitin 1492. Kjo ishte një kohë shumë pak para fillimit të inkuizicionit spanjoll. Për t`i shpëtuar persekutimit, shumë jokrishterë u larguan (nga Andaluzia) apo me dhunë kaluan në katolicizëm. Të paktën dy dokumente vërtetojnë prezencën e muslimanëve në Amerikën Spanjolle para vitit 1550.
    Mbreti i Spanjës Çarlsi V, në vitin 1539 kishte urdhëruar që një numër u madh muslimanë të dënohen me djegije në stekën e drujve, të cilët kishin dëshiruar të emigronin në Indinë Perëndimore. Ky dokument u ratifikua përsëri në vitin 1543 dhe kështu urdhëri për largimin e të gjithë muslimanëve nga zonat spanjolle përsëri erdhi në fuqi.

    Ekzistojnë dëshmi të shumëta për vajtjen e muslimanëve në Amerikë. Ato përmblidhen në shënimet që vijojnë:


    Dokumente Historike

    1. Historiani dhe gjeografi musliman Abul-Hasan Ali El-Masudi, në librin e tij 'Muruxh Edh-dheheb ve Ma'adin el-Xheuhar' (Kërkimet për Flori dhe Gurë të Çmuar) ka shkruar se gjatë kohës së halifit musliman të Spanjës, Abdullah Ibn Muhamed (888-912), një lundërtar musliman i quajtur Hashhash Ibn Saed Ibn Asuad nga Kordova (Spanjë), në vitin 889 lundroi nga Delba (Palos). Ai kaloi Atlantikun, dhe arriti në një tokë të panjohur (Erd Mexh'huula) dhe u kthye që andej më thesare të shumëta. Në hartën e botës të El-Masudit është edhe një zonë e gjërë në 'Oqeanin e errësires dhe mjegulles' (Oqeani Atlantik) e cila konsiderohet si tokë e panjohur (Amerika).

    2. Historiani musliman Abu Bakr Ibn Umar El-Gutij, përshkruan udhëtimin e Ibn Farukut (nga Granada) i cili në shkurt të vitit 999 prej Kadeshit lundroi nëpër Atlantik. Umar el-Gutij tregon se këtë lundrim Ibn Faruku e kishte bërë gjatë halifatit të Hishamit II (976-1009). Ai kishte arritë në Gando (Ishujt Kanare) ku kishte vizituar mbretin Guanariga. Ai më pas kishte vazhduar nëpër Atlantik në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj, të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Ibn Faruku në Spanjë ishte kthyer në Maj të vitit 999.

    3. Kristofor Kollombo lundroi nga Palosi (Delba), Spanjë. Ai u nis për në Gomera (Ishujt Kanare) - Gomera është një fjalë Arabe që do të thotë 'urë e vogël e zjarrtë'. Ai atje ishte dashurua me Beatriz Bobadillen, e bija e kapitenit të parë të ishullit (mbiemri i saj Bobadilla rrjedh nga emri arab Islamik Abu-Abdilla). Sidoqoftë, klani i Bobadillave nuk mund të injorohej lehtë. Një tjetër Bobadilla (Françisko), i cili më von u bë këshilltar mbretëror, arrestoi Kollombon dhe atë e transferoi nga Santo Domingoja mbrapa në Spanjë (Nëntor, 1500). Familja Bobadilla kishte lidhje fisnore me dinastinë Abbadid të Seviljes (1031-1091).

    Më 12 Tetor të viti 1492, Kolombo zbriti në një ishull të vogël në Bahama që nga banoret e tij quhej Guanahani. Këtë ishull Kollombo e quajti San Salvador.

    Megjithatë, fjala Guanahani e ka origjinën e saj nga Mandinka dhe fjala arabe Guana (Ihuana) do të thotë 'vëllezërit' dhe Hani është një emër arab. Pra, emri origjinal i ishullit ka qenë 'vëllezërit Hani'.
    Ferdinand Kollombo nga i ati i tij (Kristofor Kollombos), për zezakët e parë në Honduras kishte shkruar: 'Njerëzit që jetojnë në lindje të Pointe Kavinasit, deri në Kepin e Shpresës së Mirë, janë të zinjë." Në të njëjtën kohë në këtë zonë jetonte një fis musliman të njohur me emrin Almami. Në mandinka dhe në gjuhën arabe, almami do të thotë "El-Imam" apo "El-Imamu" personi që drejton faljen, apo në disa raste, kryetari i komunitetit apo dhe anëtar i komunitetit musliman (Imami).

    4. Një historian tjetër i mirënjohur Amerikan, i quajtur Leo Viner i Universitetit të Harvardit, në librin e tij "Afrika dhe Zbulimi i Amerikës" (v. 1920) shkroi se Kollombo kishte ditur për Mandinket (muslimanë) në Botën e Re, dhe se muslimanët Afrikano-Perëndimorë ishin përhapur përgjatë gjithë Karaibeve qëndrore, në territoret Amerikano-Jugore dhe ato Veriore, duke përfshi këtu edhe Kanadanë. Ata bënin tregëti dhe vazhdimisht jetonin të përzier me ta; duke u martuar me indianët Irokuis dhe Algonkuine.


    Eksplorimet Gjeografike

    1. Gjeografi i madh musliman El-Sharif El-Idrisi (1099-1166) në librin e tij të famshëm 'Nuz'hat el-Mushtahak fi-Ikhtirak el-Afak' (Ekskursioni i gjatë në kërkim të fundit të horizonteve) kishte shkruar se një grup lundërtarësh nga Lisbona (Portugali) lundroi në Detin e Errësirës dhe Mjegulles (Oqeani Atlantik), në mënyrë që të zbulonin se çfarë ndodhej në të dhe deri ku ishin kufijtë e tij. Më në fund ata arritën në një ishull i cili kishte njerëz dhe begati.... në ditën e katërt, një përkthyes iu drejtua atyre në gjuhën arabe.

    2. Librat e historianëve muslimanë - lidhje me këto çështje - përmendin një përshkrim të mirë të dokumentuar të një udhëtimi përmes Detit të Erësirës dhe Mjegullës nga Shejh Zejnudin Ali bin Fad'hel El-Mazandarani. Udhëtimi i tij filloi nga Tarafi (Maroku i Jugut) gjatë kohës së mbretit Abu-Jakup Sidi Jusuf (1286-1307) i gjashtë i dinastisë Marinid, për në Ishullin e gjelbërt në detin e Karaibeve në vitin 1291 (690 h.) Detajet e udhëtimit të tij nëpër oqean përmenden në referencat islamike, dhe një numër i madh i shkollarëve muslimanë janë në dijeni të kësaj ngjarjeje historike.

    3. Historiani musliman Shihabud-din Abul-Abbas Ahmed bin Fad'hl El-Umari (1300-1384/700-786 h.), në librin e tij të famshëm "Masa'alik el-absaar fi Mama'alik el-amsaar" (Shtigjet e Drites ne Provincat e Mbretërive), në detaje i përshkuran eksplorimet gjeografike përtej detit të errësirës dhe mjegullës.

    4. Sulltan Mansa Kankan Musa (1312-1337), gjatë udhëtimit të tij për në haxh në vitin 1324 i informoi ulematë e oborrit mbretëror të Mamluk Bahri Sulltanit (an-Nasir-eddin Muhamed III 1309-1340 në Kairo, se vëllai i tij Sulltan Abu Bekri I (1285-1312) kishte ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. Kur - pas udhëtimit të dytë në vitin 1311 - sulltani nuk u kthye më në Timbuktu, atëherë sulltan i perandorisë u bë i vëllai Mansa Musa.

    5. Kristofor Kolombo dhe shoqëruesit e tij marinarë, spanjollë dhe portugezë, kishin fatin të udhëtonin nëpër Atlantik, edhe atë në një largësi detare prej 24.000 kilometra. Gjithë kjo u realizua vetëm duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të muslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët muslimanë. Këtu është me rëndësi të theksojmë hartën e El-Masudit (871-957) që figuron në librin e tij 'Akhbar ez-Zaman' (Historia e Botës) i cili bazohet në materiale të mbledhura në Afrikë dhe Azi.

    Është e njohur se gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kolombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane. Ata ishin: Martin Alonso Pinzo - i cili ishte kapiteni i anijes Pinta, dhe vëllai i tij Vicente Janeks Pinzo - cili ishte kapiteni i anijes Nina. Ata ishin shumë të pasur dhe ekspertë në përgatitjet e anijeve. Këta mjaft mirë e riparuan edhe anijen flamurmbajtëse Santa Maria.

    Këta ofruan kontribut të madh në organizimin e ekspeditës së Kolombos. Ata i bënë të gjitha këto me shpenzimet e tyre për qëllime tregtie dhe politike. Familja Pinzon kishte lidhje gjaku me Abuzejan Muhamed III (1362-1366), sulltani Marokien i dinastisë Marinid 1196-1456.


    Mbishkrime Islamike

    1. Antropologët kanë vërtetuar se Mandinkat, nën këshillat e Mansa Musës, kishin banuar shumë pjesë të Amerikes Veriore përreth Missisipit dhe lumenjve të tjerë. Në Katër Këndet të Arizonës, shkrimet tregojnë se ata në ketë zonë madje kishin sjellë dhe elefante nga Afrika.

    2. Kolombo në shënimet e tij pranon se ditën e hënë më 21 tetor të vitit 1492 - gjatë lundrimit përreth Gibaras, në veri-lindje të Kubës - në majë të një kodre të bukur, ai kishte vërejtë një xhami. Rrenoja xhamish dhe minaresh me mbishkrime nga Kur'ani jane zbuluar ne Kubë, Meksikë, Teksas dhe Nevadë.

    3. Në vitin 1498, gjatë udhëtimit të tij të tretë për në Botën e Re, Kolombo zbarkoi në Trinidad. Më vonë ai vërrejti edhe kontinentin e Amerikes se Jugut, ku disa pjestarë te ekuipazhit të tij zbriten në breg dhe u takuan me disa vendasë. Gratë e atyhit në koka mbanin shami shumëngjyrëshe të punuara nga pambuku. Kolombo vërejti edhe dallimin, se këto shami ishin të ngjajshme me ato që i mbanin gratë e Guinesë. Kollombo ato i quajti Almajzars. Almajzar është fjalë arabe e cila do të thotë 'mbulesë' dhe ishte një nga veshjet e maureve (spanjollëve muslimanë). Ky lloj i shamive përdorej në Afrikën Perëndimore (Guinea), në Marokë, Spanjë dhe Portugali.

    Gjatë udhëtimit nëpër këto vise, Kristofor Kollombo kishte shprehë habinë e tij për modestinë e këtyre muslimaneve.

    Një nga mbretërit spanjollë Hernando Kortez, fustanet e grave indiane i kishte përshkruar si vello të gjata, ndërsa veshjet e burrave si pantallona të shkurtra me një model të ngjajshëm me atë të maureve. Këto lloj të veshmbathjeve (të banorëve të Amerikës së Mesme), Ferdinand Kolombo i konsideroi si 'veshje të të njëjtit model dhe rrobe sikur shallët që mbanin gratë maure të Granadës". Ngjajshmëri e njëjtë ekzistonte edhe në varrezat e fëmijëve. Ato iu përngjanin varrezave të muslimanëve të Afrikës Veriore.

    5. Dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit, në librin e tij Saga America - të publikuar në vitin 1980, prezenton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë mbërritjen e muslimanëve në Botën e Re (në Amerikë). Ai tregon se marinarët muslimanë udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë shekuj para Kristofor Kollombos. Poashtu, dr. Fell, zbuloi se aty, më saktësisht në 'Luginën e Zjarrtë' ekzistuan edhe shkolla muslimane. Shkolla fetare islame kishin ekzistuar edhe në; Alan Springs, Logomarsino, Kejhol Kanion, Uashu dhe Hikison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Kolorado), Mimbres Vallej (Meksika e Re) dhe Tipper Canoe (Indiana), të cilat kanë ekzistuar që në vitet 700-800. Nëpër disa shkëmbinj të Amerikës Perëndimore dr. Fell kishte gjetur mjaft tekste, diagrame dhe skema të gdhendura të cilat ishin fragmentet e fundit të një sistemi shkollor. Gjuha e mesimdhënies ishte arabishtja afrikano-veriore, e shkruar me skriptin e vjetër të arabishtes së Kufes. Nëpër ato shkolla kishin mësuar shkrim-lexim, aritmetikë, besim, histori, gjeografi, matematikë, astronomi dhe mjeshtrinë e lundrimit.
    Gjenerata që rrodhi nga vizitorët musliman të Amerikës Veriore janë anëtarë të popujve vendas; Irokuis, Algonkuin, Anasazi, Hohokam dhe Olmek.

    6. Sot në kontinentin e Amerikës Veriore ekzistojnë 565 toponime vendesh (fshatra, qytete, male, liqene, lumenj, etj.), të cilat kanë rrënjë nga gjuha arabe dhe kultura islame.
    Prej tyre 484 janë në SH.B.A. dhe 81 në Kanada. Natyrisht, këto emërtime ekzistuan disa shekuj para Kollombos, sipas së cilave i quanin vet vendasit.
    Disa nga këto emra kishin kuptime të shenjta siç ishin:
    Meka (në Indiana) me 720 banorë, Tribu Indian Mekah (Uashington), Medina (Idaho) me 2100 banorë, Medina (NY) me 8500 banorë, Medina dhe Hazen (Dakota e Veriut) me 1100 dhe 5000 banorë, Medina (Ohio) me 12.000 banorë, Medina (Tenesi) me 1.100 banorë, Medina (Teksas) me 26.000 banorë, Medina (Ontario) me 1.200 banorë, Mahomet (Illinois) me 3.200 banorë, Mona (Utah) me 1.100 banorë, Arva (Ontario) me 700 banorë, dhe shumë vende tjera.

    Një studim i kujdesshëm i emrave të fiseve indiane vendase ka nxjerrë në dritë se shumë emra e kanë prejardhjen e tyre nga arabishtja dhe emërtimet muslimane, p.sh. Anasazi, Apache, Arauak, Arikana, Chavin, Cheroke, Cree, Hohokam, Hupa, Hopi, Meka, Mahigan, Nazca, Zulu, Zuni, etj.

    * * *

    Duke u bazuar në argumentet historike, të cilat disa nga ato i theksuam më lartë, disa institucione dhe qarqe muslimane të Sh.B.A.-së dhe më gjërë, kishin bërë një thirrje të përgjithshme për të festuar mileniumin e arritjes së muslimanëve në kontinentin e Amerikës (996-1996). Pra, këtu bëhet fjalë për një zbulim pesë shekullor që i parapriu Kollombos.



    Pasthënie
    Behxhet Jashari

    Pas të gjitha këtyre argumenteve konkludojmë se:
    - Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja. Ndër ata ishte edhe Ibn Faruku nga Kadeshi i cili në shkurt të vitit 999 me anije kishte vazhduar nëpër Atlantik, në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Pra, 493 vite para Kollombos.
    - Një ndër ata që para Kollombos mbërriti në Amerikë ishte edhe Ibn Asuadi nga Kordoba (Spanjë), i cili në këto vise mbërriti në vitin 889. Ky kishte arritur 603 vite para Kollombos.
    - Gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kollombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane, të cilët i kishin ndihmuar gjatë orientimit.
    - Udhëtimin e tij në vitin 1492, Kristofor Kolombo e realizoi duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të muslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët dhe ekspertët detarë muslimanë, siç ishte harta e El-Masudit (871-957), e cila figuron në librin e tij Akhbar ez-Zaman (Historia e Botës). Pra, harta e el-Mesudit ishte përpiluar rreth 580 vite para se Kristofor Kollombo të shkojë në Amerikë.
    - Argumentet e dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit janë bindëse. Ai në librin e tij Saga America të publikuar në vitin 1980, prezenton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë për mbërritjen e muslimanëve në Botën e Re, pra në Amerikë. Ai argumenton se marinarët muslimanë, udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë disa shekuj para Kristofor Kollombos.
    (Sot, bota ende merret me gjëra të pavërteta, dhe pa kurrfarë mëshire trillon historinë dhe të vërtetat historiografike. Pa kurrfarë turpi nuk kemi guxim të themi se Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por Amerikën Veriore, të mesmen dhe Amerikën Jugore, e zbuluan muslimanët e Afrikës perëndimore dhe ata të Spanjës. E vërteta është se mjaftë të dhëna historike që gjenden në librat shkollore janë trillime, e një nga ato është edhe zbulimi, gjoja i Kristofor Kollombos).

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Përvjetori i 500-të i debimit të Muslimanëve nga Andaluzia
    Kur'ani Fisnik na paraqet përfundimin e popujve të mëparshëm, jo vetëm me qëllimin e rrëfimit, por që të zotërojmë ndjenjën e vetëdijes historike dhe civilizuese, duke parë mirë të kaluarën për të ecur të sigurt drejt së ardhmes.
    Ata që kujtojnë se historia nuk përsëritet, duke qenë se ka kaluar, gabojnë dy herë: një herë ndaj popujve të tyre dhe një herë ndaj historisë, e cila nuk e njeh llogjikën e cikleve të ndara. Ajo është si lumi i rrëmbyer në histori, me hallka të pashkëputura, i cili nuk vjen vetë, por ka një forcë që e shtyn atë përpara. Kjo forcë është llogjika e historisë.

    Unë besoj se pjesa më e madhe e humbjeve tona, në mos të gjitha ato, kanë ardhur si pasojë e moskuptimit të kësaj llogjike historike të rreptë dhe të pamëshirshme si dhe mospërfilljes së vetëdijes historike, pa të cilën asnjë komb nuk mund të zotërojë të tashmen dhe nuk mund të krijojë të ardhmen.

    Kur'ani Fisnik na paraqet përfundimin e popujve të mëparshëm, jo vetëm me qëllimin e rrëfimit, por që të zotërojmë ndjenjën e vetëdijes historike dhe civilizuese, duke parë mirë të kaluarën për të ecur të sigurt drejt së ardhmes.

    Vazhdojmë që të mos e çajmë kokën për historinë. E kemi hedhur pas shpine, duke kujtuar se e ardhmja ka një rrugë të ndryshme dhe duke harruar se ne e tërheqim nga pas këtë histori, me dështimet dhe disfatat e saj, duam apo nuk duam, prandaj është e natyrshme që sot të bëhemi pre e llojeve më të ndryshme të padrejtësive, pushtimeve, prapambetjes dhe copëzimit, pa pasur asnjë organizues të sjelljes sonë apo llogjikë të shëndoshë të politikës sonë. Çifutët e studiuan historinë tonë dhe mësuan se si të depërtonin në trojet tona. Perëndimi e studioi kulturën dhe përvojat tona qytetëruese, e kuptoi se ku është pika e dobët dhe hyri prej saj. Kemi mbi shpatulla 15 shekuj përvoje me çifutët dhe e njohim mirë udhëzimin kur'anor në lidhje me ta, por megjithë këtë disa prej nesh u besojnë atyre dhe duan të bëjnë paqe me ta!!! Ky është një shembull i rënies dhe mungesës së vetëdijes historike qytetëruese.

    Kur mendova të shkruaj për përvjetorin e 500-të të dëbimit të stërgjyshërve tanë muslimanë nga Andaluzia, më dhembi dy herë: së pari për tragjizmin e kësaj ngjarjeje të trishtueshme që ushton në thellësitë e zemrës së çdo muslimani, i cili shikon se si kufinjtë e Islamit po kafshohen pak e nga pak, dhe së dyti, se muslimanët e sotëm vazhdojnë që t'i paguajnë haraçin historik dhe qytetërues kolonizatorëve të djeshëm, sikur kjo histori të mos jetë historia e tyre!!!

    Në konferencën historike të Madridit në tetor të vitit 1991, arabët shkuan me plot dëshirë që t'ua dorëzonin Palestinën çifutëve, tamam mu në zemër të Andaluzisë dhe mbi varret e muslimanëve, ashtu siç ia dorëzoi Ebu Abdullahu Grenadën mbretit të Kastilies në vitin 1491, plot 500 vjet përpara konferencës së Madridit. Zgjedhja e vendit nuk qe e rastësishme, por për t'u kujtuar arabëve dhe muslimanëve përvojën e hidhur të gjyshërve të tyre. Katër vjet pas takimit të Madridit pasoi konferenca e Barcelonës, pikërisht në atë krahinë që muslimanët e kishin sunduar për shekuj me rradhë, për të ravijëzuar një plan të ri kolonizues me emrin "Partneriteti Euromesdhetar" ndërmjet arabëve dhe Europës. Çfarë kërkon Europa fitimtare nga të mundurit? Ajo do pasuritë e tyre nëpërmjet një marrëveshjeje zyrtare në Barcelonë. Çdo gjë kryhet me anën të marrëveshjeve që i dikton fitimtari: marrëveshja e dorëzimit të Grenadës, marrëveshja e kristianizimit të muslimanëve të Andaluzisë, marrëveshja e Madridit, Oslos, Barcelonës...


    HUMBJA E ANDALUZISË


    Humbja e Andaluzisë është një tabllo tragjike e humbjes së lavdisë së muslimanëve, qytetërimit dhe krenarisë së tyre në histori, por ajo është edhe një tabllo e ligështimit të arabëve dhe muslimanëve, mosardhjes në ndihmë të vëllezërve të tyre, dhënies pas dynjasë, copëzimit dhe përçarjes së thellë të Ummetit Islam.

    Fati e deshi që Andaluzia të ndodhej ndërmjet detit dhe fronteve të shumta kryqtare, të cilat qëndronin gati për t'iu hedhur asaj në grykë. Për tetë shekuj me rradhë, që kur e çliroi prijësi musliman berber Tarik Ibn Zijad, ajo luftoi me krishtërimin në emër të Islamit dhe u bëri ballë sulmeve të kryqtarëve. Por shteti i Islamit po shkonte drejt venitjes dhe përçarjes si pasojë e sëmundjeve të brendshme, të cilat kur shfaqen në një qytetërim, e çojnë atë drejt shkatërrimit, si dhe faktorëve të jashtëm të përfaqësuar nga mbretëritë e vogla të krishtera, të cilat tuboheshin për ta sulmuar dhe për t'i rrëmbyer atij bazat e ekzistencës, aq sa në shekullin e tetë hixhri, nga shteti i fortë i Islamit në Andaluzi nuk kishte mbetur veçse mbretëria e vogël e Grenadës, e cila u bënte ballë e vetme armiqve të saj kryqtarë të tubuar rreth saj.

    Gjatë dekadave të përballjes me kryqtarët, muslimanët e Andaluzisë, pas Allahut (xh.sh.), kishin kërkuar përherë ndihmë nga trimat e Magrebit të largët, të cilët nuk kurseheshin duke ju dërguar ushtri dhe luftëtarë. Kur u shtrëngua dara kryqtare rreth Sevilies dhe Grenadës, emiri i murabitinëve Jusuf Ibn Tashfini dërgoi një flotë me 7.000 luftëtarë në gadishullin e gjelbërt, e cila marshoi drejt kështjellës së Alfonsit VI, mbretit të Kastilies. Të dy ushtritë u takuan në vendin e quajtur Zelaka, ku u zhvillua beteja e famshme historike me të njëjtin emër në fillimin e muajit të Ramazanit të vitit 479 hixhri, në të cilën muslimanët dolën fitimtarë.

    Por shteti i muvah-hidinëve që pasoi atë të murabitinëve u godit shpejt nga ligështia dhe dobësimi, aq sa El-Me'mun Ibn El-Mensur El-Muvah-hidi, në vitin 624 hixhri bëri një marrëveshje me Ferdinandin III, mbretin kryqtar të Kastilies, në të cilën premtonte t'i paguante një haraç të madh, t'i dorëzonte dhjetë kështjella që do të zgjidhte vetë Ferdinandi dhe t'i ndërtonte një kishë në Marakesh. Nëse një i krishterë bëhej musliman, muvah-hidinët zotoheshin t'ia kthenin atë të krishterëve, ndërsa ndonjë musliman bëhej i krishterë, muslimanët nuk mund të bënin asgjë!!!

    Kështu muslimanët e Andaluzisë nuk kishin më asnjë që të mbronte trojet e tyre. Emirët e mbretërive andaluziane u futën në konflikte për dominim dhe pushtet me njëri-tjetrin. Midis tyre filloi përçarja, e cila ushqehej nga armiqtë e tyre. Disa prej tyre arritën deri aty sa të bëheshin vasalë të kryqtarëve dhe t'i ndihmonin në luftë kundër vëllezërve të tyre muslimanë. Muhammed Ibn Abdulaziz Ibn Amir, sundimtari i Valencias, u bë aleat i Alfonsit VI, mbretit të Kastilies, i paguante atij haraç dhe i dorëzoi shumë kala dhe kështjella strategjike, gjë që e ndihmoi Alfonsin të pushtonte Toledon në vitin 478 hixhri. Muhammed Ibn Jusuf Ibn El-Ahmar, i cili themeloi mbretërinë e Grenadës, nënshkroi një marrëveshje me Ferdinandin III ku zotohej të bëhej vasali i tij, të njihte pushtetin e tij mbi mbretërinë e Grenadës, t'i paguante haraç dhe të bëhej anëtar i Kortesit (parlamentit) kastilian, bile i premtonte ta ndihmonte në luftë kundër muslimanëve, aq sa, në bazë të marrëveshjes, ushtria e Grenadës mori pjesë, së bashku me atë të Kastilies, në rrethimin e Sevilies në vitin 646 hixhri, gjë që çoi në rënien e saj në duart e kryqtarëve.


    RRETHIMI I GRENADËS


    Dhe erdhi shekulli i nëntë hixhri. Të gjitha anët e Andaluzisë kishin hyrë nën hijen e kryqit dhe në dorën e muslimanëve kishte mbetur vetëm mbretëria e Grenadës, në të cilën kishte plasur lufta civile. Nën komandën e Ferdinandit V, kryqtarët e rrethuan atë, pas disa vjet rezistence heroike nga Muhammed Ibn Saad, i njohur si Ez-Zagl, ushtria dhe banorët muslimanë. Ferdinandi V u fut në ultësirën e Grenadës me ushtrinë e tij të përbërë nga 40.000 këmbësorë dhe 10.000 kalorës, duke derdhur mbi muslimanët të gjitha llojet e torturave dhe vrasjeve. Ata dogjën të korrat, shtëpitë, therën banorët e pafajshëm dhe forcuan rrethimin e kështjellës së fundit të Islamit në Andaluzi. Muslimanët dërguan lajmëtarë për të kërkuar ndihmë në Egjipt dhe Turqi, por pa rezultat.

    Të gjitha mbretëritë e tjera të Andaluzisë në Malaga, Almeria, Uadi Ash, Hama dhe Basta kishin hyrë nën dominimin e Kastilies dhe sundoheshin nga guvernatorë të krishterë, që i bindeshin mbretit të Kastilies. Një numër muslimanësh hoqën dorë nga Islami duke u bërë të krishterë, të tjerë ikën drejt Magrebit nga frika e vrasjeve dhe përndjekjeve, ndërsa pjesa e mbetur vërshoi drejt Grenadës për t'u mbrojtur, duke e mbushur plot qytetin.

    Mbreti i Grenadës i ndiqte me vëmendje këto ngjarje dhe e ndjente se rënia e mbretërisë së tij ishte veçse çështje kohe. Vetëm tani e kuptoi gabimin që kishte bërë duke komplotuar kundër xhaxhait të tij, Ez-Zaglit, i cili ishte krahu më i fortë mbi të cilin mund të mbështetej në këtë situatë shumë të vështirë. Dhe shpejt u shfaqën shenjat e fundit, kur Ferdinandi dërgoi një lajmëtar tek Ebu Abdullah Muhammed Ibn Jusuf, me anën e të cilit i kërkonte atij t'i dorëzonte Alhambrën (El-Hamra) dhe të jetonte në Grenadë nën mbrojtjen e tij. Vetëm tani e kuptoi se sa ishte mashtruar kur bëri aleancë me mbretin e Kastilies. Ai mblodhi të gjithë parinë e mbretërisë dhe të gjithë ata e refuzuan dorëzimin, duke vendosur që ta mbronin deri në vdekje fenë dhe tokën e tyre. Në Grenadë u shpall gjendja e luftës. Ebu Abdullahu e nxiti popullin e tij për luftë dhe doli në krye të forcave të tij në përpjekje për rimarrjen e kështjellave fqinje që ishin dorëzuar. Banorët e krishterë të maleve El-Besherat që ndodhen pranë ngushticës së Gjibraltarit dhe ata përreth tyre u rebeluan. Ndërmjet tyre dhe muslimanëve u zhvillua një betejë ku fituan muslimanët. Ferdinandi u zemërua nga kjo fitore e papritur dhe një vit pas kësaj beteje, në vitin 896 hixhri, doli në krye të një ushtrie të madhe të pajisur me topa dhe armatime të shumta, duke u drejtuar nga Grenada. Ai ngriti kampin e tij në anën jugore të qytetit dhe për ushtrinë e tij ngriti një kështjellë të vogël të fortifikuar mirë, të cilën e quajti "Santa Fe" dmth "Besimi i shenjtë", si simbol i luftës fetare kundër Islamit. Kjo kështjellë gjendet akoma edhe sot. Në muajin xhumadel-ahire të vitit 897 hixhri filloi rrethimi i ri i Grenadës.


    FUNDI I SHTETIT TË ISLAMIT NË ANDALUZI


    Rrethimi i muslimanëve në Grenadë vazhdoi për shumë ditë me rradhë. Të kërcënuar nga uria, etja dhe vdekja, muslimanët nuk kishin rrugë tjetër veçse të luftonin deri në njeriun e fundit ose t'u dorëzoheshin kryqtarëve. Ata dilnin nga qyteti për të sulmuar dhe ktheheshin përsëri, duke pësuar humbje të mëdha. Mbarimi i rezervave ushqimore, hyrja e dimrit dhe përhapja e sëmundjeve dhe urisë e bindi më se një herë Ebu Abdullahun që të mendojë për fillimin e negociatave me Ferdinandin për dorëzimin e qytetit, sikur të mos ishte kundërshtimi i Ebu Musa Ibn Ebul-Gassan, i cili udhëhiqte luftën në malet El-Besherat. Kur guvernatori i qytetit Ebul-Kasim Abdulmelik pa se rezervat ushqimore po mbaroheshin dhe se nuk kishte kuptim të vazhdohej rezistenca, atëherë Ebu Abdullahu dhe njerëzit përreth tij vendosën të dorëzonin qytetin, duke dërguar Ebul-Kasimin për të negociuar me Ferdinandin. Por Ebu Musa i hipi kalit dhe u largua, duke e refuzuar poshtërimin dhe turpin. Thuhet se ai u hodh në sulm kundër kryqtarëve, duke vrarë shumë prej tyre, derisa u rrëzua nga kali. Ai e refuzoi mëshirën që i ofruan kryqtarët dhe vazhdoi të luftojë me heroizëm të pashoq derisa iu shterën fuqitë dhe u hodh në lumë.

    Të dyja palët ranë dakord në lidhje me kushtet e dorëzimit të vëna nga Ferdinandi dhe ministrat e tij. Duke mos marrë asnjë ndihmë nga deti apo toka gjatë dy muajve, muslimanët ua dorëzuan qytetin e Grenadës kryqtarëve. Sipas marrëveshjes, që të gjithë, mbreti, komandantët, ministrat dhe dijetarët duhet t'i betoheshin për bindje dhe besnikëri ndaj mbretit të Kastilies. Ebu Abdullahut i jepeshin disa prona në malet El-Besherat. Mbreti i Kastilies u garantonte muslimanëve jetën, pasurinë, armët dhe kuajt pa asnjë kusht. Muslimanët lejoheshin të praktikonin lirisht ritet e tyre fetare. Xhamitë dhe institucionet e tjera fetare mbroheshin dhe muezinëve nuk u ndalohej që të thërritnin ezanin. Muslimanëve u lejohej që të ruanin zakonet, gjuhën dhe veshjet e tyre. Çështjet e tyre të brendshme gjykoheshin nga gjykatës muslimanë sipas sheriatit të tyre. Nuk ishin të detyruar të paguanin taksa më të larta se ato që u paguanin mbretërve të tyre. Asnjë i krishterë nuk lejohej që të hynte me dhunë në shtëpitë e muslimanëve dhe t'i poshtëronte ata. Liroheshin të gjithë robërit muslimanë të luftës. Cilido musliman që dëshironte të kalonte në Afrikë brenda një afati të caktuar mund ta bënte këtë me anijet e Kastilies kundrejt pagesës që nuk do të ishte më e madhe se ajo e anijeve të zakonshme. Pas mbarimit të afatit të caktuar, cilido musliman që dëshironte të udhëtonte, nuk do të ndalohej, por përveç pagëses së udhëtimit, do të paguante edhe 1/10 e pasurisë që mbante me vete. Asnjë musliman nuk do të përndiqej apo ndëshkohej për krimet e kryera nga të tjerët. Asnjë i krishterë që përqafonte Islamin nuk do të detyrohej të kthehej në fenë e vjetër. Muslimanit që donte të përqafojë fenë e krishterë, do t'i liheshin disa ditë kohë për t'u menduar dhe do të debatonte me një gjykatës musliman në prani të një gjykatësi të krishterë. Nëse këmbëngulte në qëndrimin e tij, do t'i lejohej të përqafonte fenë e krishterë. Ushtarëve të krishterë u ndalohej keqtrajtimi i muslimanëve dhe shpërngulja nga shtëpitë e tyre pa pëlqimin e tyre. Muslimanit që dëshironte të udhëtonte apo të qëndronte midis të krishterëve i garantohej siguria dhe pasuria. Muslimanët nuk ishin të detyruar të mbanin shenja dalluese si ato që mbanin çifutët.

    Kështu, në muajin rexheb të vitit 897 hixhri, u nënshtrua Grenada dhe mori fund shteti i Islamit në Andaluzi. U mbyll kështu një faqe e lavdishme dhe u zhduk historia e qytetërimit të atjeshëm. Në bazë të marrëveshjes së dorëzimit, Ebu Abdullahu duhej të largohej nga Grenada për në malet El-Besherat. Kur u përhap lajmi i dorëzimit dhe kushtet poshtëruese të tij, muslimanët u indinjuan kundër mbretit të tyre, ndërsa ky i fundit bëhej gati të largohej. Pikërisht ditën kur të krishterët hynin në Grenadë, Ebu Abdullahu largohej nga pallati i tij dhe vendi i krenarisë dhe lavdisë së etërve të tij. Ai u paraqit përpara Ferdinandit dhe i zgjati atij çelsat e Alhambrës, duke i thënë: "Këto çelsa janë gjurma e fundit e shtetit të arabëve në Spanjë. Tani ti, o mbret, u bëre zotëruesi i trashëgimisë, trojeve dhe njerëzve tanë. Kështu e pati caktuar Allahu. Në fitoren tënde, tregohu i drejtë dhe i mëshirshëm!" Pastaj u drejtua nga mbretëresha Izabela për ta përshëndetur dhe u largua. Rrugës duke ikur, kur pa për të fundit herë Grenadën, e mbytën lotët dhe ia dha vajit. Aisheja, e ëma e tij, i tha: "Qaj si gratë për mbretërinë që nuk munde ta mbrosh si burrat!" Edhe sot e kësaj dite, një shkëmb në Spanjë mban emrin "Psherëtima e fundit e arabit". Një rrëfim thotë se Ebu Abdullahu ju lut Ferdinandit që ta mbyllte portën, nga e cila ai doli për të fundit herë, në mënyrë që askush të mos dilte më nga ajo.


    POLITIKA KRYQTARE E SPASTRIMIT


    Por, a e respektuan kryqtarët marrëveshjen e tyre? Aspak! Ferdinandi dhe Izabela as që kishin ndërmend t'u përmbaheshin kushteve të marrëveshjes së bërë me muslimanët, sepse ajo kishte qenë thjesht vetëm një mashtrim për të shtënë në dorë qytetin. Një rend i ri botëror po merret formë, siç thuhet në gjuhën e sotme, në majë të piramidës së të cilit qëndronin kryqtarët e rinj që përcillnin me shumë kujdes gjendjen e botës islame. Nuk kaloi as një vit dhe Ferdinandi dhe Izabela nxorrën një dekret, në bazë të të cilit muslimanët duhej të hiqnin dorë nga feja e tyre ose duhet të largoheshin nga vendi. Ata filluan ngritjen e gjykatave të Inkuizicionit, duke i detyruar me forcë muslimanët të bëheshin të krishterë. Më 1498, muslimanët iu nënshtruan një përndjekjeje të gjithanshme, duke u vënë përpara dy alternativave: kristianizimit ose vdekjes. Disa prej tyre u thyen, por shumica u kapën fort pas fesë së tyre dhe u strehuan në malet Eleb. Kryqtarët i ndoqën nga pas dhe therën barbarisht shumë prej tyre, ndërsa të tjerët ikën në drejtim të Magrebit të largët dhe Egjiptit.

    Muslimanëve që mbetën në Grenadë dhe qytetet e tjera të Spanjës iu ngjit nofka tallëse "moresko" dmth "të krishterët e rinj", iu ndalua përdorimi i gjuhës së tyre arabe, iu imponuan me forcë veshjet e të krishterëve dhe iu ndaluan ndjekja e traditave dhe zakoneve të tyre. Ritet e tyre fetare i praktikonin fshehtas pas mureve të shtëpive që të mos ngjallnin dyshime në lidhje me "përqafimin" prej tyre të fesë së krishterë. Atyre iu vendosën me imponim emra spanjollë, u detyruan të shkruajnë dhe të flasin vetëm spanjisht dhe u vebdosën në fundin e hierarkisë shoqërore për të zhdukur çdo mundësi rishfaqjeje të shenjave të qytetërimit islam.

    Qëllimet e kryqtarëve për dëbimin e muslimanëve nga Spanja katolike u realizuan në shkurt të vitit 1502, kur mbretëresha Izabela nxorri një dekret, në bazë të të cilit, të gjithë muslimanët dëboheshin nga Spanja. Filloi zbatimi i politikës së spastrimit etnik pas politikës së shfarosjes dhe miliona muslimanë u dëbuan. Një historian i asaj kohe shkruante: "Ishte një orë e zezë ajo kur kryqi zuri vendin e gjysëmhënës mbi kullat e Grenadës".


    TË NGJASHME SI DY PIKA UJI


    Humbi Andaluzia, por sa Andaluzi të reja në historinë tonë shikojmë të humbasin përpara syve tanë dhe ne qajmë e nuk jemi në gjendje t'i mbrojmë si burrat, siç tha nëna e Ebu Abdullahut? Sa marrëveshje që nuk zbatohen asnjëherë kemi nënshkruar me armiqtë tanë dhe megjithatë vazhdojmë të nënshkruajmë marrëveshje të reja?

    Është për të ardhur keq që në harrojmë, ndërsa armiqtë tanë jo. Shikoni mbretin spanjoll Huan Karlos që pranon publikisht gabimin e bërë nga Izabela ndaj çifutëve, të cilët u dëbuan nga Spanja në bazë të dekretit të saj të 31 marsit 1492 dhe i kërkon zyrtarisht të falur presidentit të entitetit sionist, ndërkohë që nuk bën të njëjtën gjë ndaj muslimanëve që ishin të zotët e tokës dhe qytetërimit atje, ndërsa çifutët nuk qenë veçse një pakicë që jetuan nën sundimin e Islamit përpara se të vinin kryqtarët. Si u kërkon falje mbreti i Spanjës disa mijërave çifutëve dhe nuk u kërkon falje disa milionë muslimanëve që ishin të zotët e shtetit, sundimit dhe qytetërimit?

    Edhe sot Spanja ndjek të njëjtën politikë spastrimi në Sibta dhe Melila që i ka pushtuar që në shekullin XV, duke dëbuar marokenët, duke luftuar Islamin dhe muslimanët dhe duke iu ndaluar atyre festimin e festave fetare dhe ndërtimin e xhamive.

    Po, ngjajnë si dy pika uji Andaluzia me Palestinën, Sibtën, Melilën, Çeçeninë, Bosnjën, Kosovën, Kashmirin, Sudanin e jugut etj. Ai që lexon këto vargje, me të cilat Ebul-Beka Er-Rundi vajton humbjen e Andaluzisë, zbulon se ai vajton edhe për fatkeqësitë që përjetojnë muslimanët sot:


    Qan hanifija (feja islame) e bardhë nga pikëllimi

    Ashtu siç qan nga ndarja me shokun e dashur

    Mbi vende që nga Islami janë boshatisur

    Që qenë muslimane dhe me kufër janë mbushur

    Ku xhamitë u shndërruan në kisha ku

    Nuk ka veçse këmbana dhe kryqe

    Deri mihrabët qajnë, ndonëse janë të gurtë

    Deri minberet vajtojnë, ndonëse janë të drunjtë.

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    hahaha...lol.

    Para myslimaneve e kane zbulu "ruset" e Kamatckes.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Njëherë e një kohë në Andaluzi
    Kur mëson për zgjerimin mysliman në Spanjë habitesh nga shpejtësia e tij, aspekti i tij përgjithësisht paqësor dhe komponenti qytetërues.
    Ky artikull do të jetë si një udhëtim në kohë në një periudhë shumë të veçantë të historisë botërore: nga shekulli IX në shekullin XIII në Andaluzi dhe në mënyrë më specifike në Kordovë, ku jetuan një milion njerëz në qendrën m të madhe të Evropës, e cila ishte qendra kulturore e asaj periudhe. Atje nuk ekzitonte asnjë ndarje ndërmjet studimit rigoroz shkencor, urtësisë dhe besimit. As lindja nuk ishte endarë nga perëndimi, as myslimanët nga hebrenjtë apo të krishterët. Aty filloi dhe u rrit Rilindja evropiane.

    Duke shqyrtuar trajektoren e Islamit në Andaluzi, objektivi ynë është të riprezantojmë afirmimin e vlerave absolute dhe universale të Islamit pa të cilin shoqëria jonë shpërbëhet.

    Miti i pushtimit mysliman në Spanjë

    Islami u çrrënjos nga Spanja më shumë se 500 vite më parë. Kjo ngjarje u festua në Expo 92 në Sevilje, gjatë të cilit organizatorët u përpoqën të na bëjnë të besojmë se Spanja u formua nga një luftë e vazhdueshme kundër Islamit që zgjati më shumë se shtatë shekuj. Por a ishte disfata e myslimanëve me 2 janar 1492 çlirim për spanjollët? A ishte mbretërimi i myslimanëve një kolonizim i Gadishullit Iberik?

    Kur mëson për zgjerimin mysliman në Spanjë habitesh nga shpejtësia e tij, aspekti i tij përgjithësisht paqësor dhe komponenti qytetërues. Myslimanëve iu deshën më pak se tre vjet (nga viti 711 në vitin 714) dhe një betejë (ajo e Guadeletes, pranë Kadizit) për t'u përhapur në gjithë Spanjën. Ndryshe nga kjo, profetit Muhamed iu deshën 22 vjet (610-632) dhe 19 ekspedita ushtarake që Arabia ta pranonte Islamin. Ky ndryshim në kohë dhe përpjekje që Islami të përhapej në Arabi dhe Spanjë, ekziston për shkak të ngjasimeve teologjike si dhe arsyeve socio-kulturore-ekonomike që i tërhiqnin spanjollët.

    Arabia paraislame ishte kryesisht politeiste dhe kishte disa komunitete të vogla hebraike dhe të krishtera. Aty Islami duhej të luftonte kundër një "bote pa ligj" në mënyrë që të mbizotëronte monoteizmi. Spanja paraislame ishte e krishtretë dhe kishte disa komunitete të rëndësishme hebraike. Sipas Roger Garaudy, ky ndryshim nuk shpjegon vetë shpejtësinë e zgjerimit por edhe llojin e tij.

    W. Montgomery Watt thotë në "Historia e Spanjës islame": "Shpesh ndodhte një keqkuptim se lufta e shenjtë do të thoshte se myslimanët u dhanë kundërshtarëve të tyre një zgjedhje "ndërmjet Islamit dhe shpatës". Kjo ndodhi në disa raste, por vetëm kur kundërshtarët ishin politesitë dhe adhurues të idhujve. Për hebrenjtë, të krishterët dhe "ithtarët e Librit", pra për monotesitët që u kishin ardhur shkrime të shenjta, ekzsitonte një mundësi e tretë, ata mund të bëheshin një "grup i mbrojtur", t'u paguanin një taksë myslimanëve, por të gëzonin autonominë e brendshme.

    Prandaj rasti i Spanjës nuk bën përjashtim dhe kjo ndodh për shkak të thelbit të Islamit.

    Profeti Muhamed nuk pretendoi asnjëherë se krijoi një fe: "Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje" (41:43). Dhe "Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur" (2:136).

    Islami erdhi për të konfirmuar mesazhet e mëparshme, për t'i pastruar nga ndryshimet historike dhe për t'i plotësuar ato. Në Kuran thuhet: "Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë" (10:94). Atëherë komuniteti mysliman u hap pa dallim për ata që besojnë në unitetin dhe transcendencën e Zotit.

    Përveç kësaj, në Gadishullin Iberik kishte filluar një luftë ndërmjet të krishterëve pasues të doktrinës së trinisë, të cilët e pranuan trininë dhe Jezusin si Zot dhe të krishterëve arianë, të cilët nuk e konsideronin Jezusin si Zoti por si profet të frymëzuar nga Zoti. Këshilli i Nikeas i vitit 325, i mbledhur nga perandori Konstandin për të unifikuar perandorinë e tij ideologjikisht, vendosi dogmën e trinisë dhe dënoi mësimet e Ariusit të Aleksandrisë, i cili i refuzoi këto dogma. Konflikti shpërtheu në vitin 709, kur të krishterët, pasues së doktrinës së trinisë e shpallën Roderikun si mbretin e tyre. Kryepeshkopi i Seviljes e kushdërshtoi atë dhe banorët e Andaluzisë ekzistuese u revoltuan kundër regjimit të tij. Kur Roderiku pushtoi Andaluzinë, banorët e saj kërkuan ndihmë në jug. Gjenerali Tarik ibn Zijad kaloi në Algericas dhe u zhvillua një betejë në Guadalete, pranë Kadizit. Peshkopi i Seviljes si dhe ai i Toledos u bashkuan me ushtrinë myslimane.

    Fshatarët po kalonin një periudhë shumë të vështirë, keqtrajtoheshin dhe ishin ulur në statusin e skllavit. Varfëria, korrupsioni, injoranca dhe paqëndrueshmëria mbizotëronin. Edhe ata që ishin të lirë e ndjenin se po u mohoheshin të drejtat. Kishte shumë pakënaqësi, prandaj shumë njerëz të zakonshëm i konsideruan myslimanët si çlirimtarë dhe i ndihmuan sa mundën. Hebrenjtë, të cilët ishin persekutuar për një kohë të gjatë nën sundimin Vizigot, hapën portat e shumë qyteteve. Të gjitha shtresat ishin shumë të kënaqura, saqë gjatë shekullit VIII nuk pati asnjë revoltë.

    Është e vështirë të kuptohet, se si një ushtri e vogël e përshkoi gjithë Spanjën për më pak se tre vjet, duke pasur parasysh pushtimin ushtarak. Historiani Dozy e përshkruan këtë ngjarje në "Histoire des Musulmans d'Espagne", si "një gjë të mirë për Spanjën" e cila shkaktoi një revolucion social të rëndësishëm, duke e çliruar shtetin nga zinxhirët prej të cilëve po vuante për shekuj të tërë. Taksat nuk krahasoheshin me ato të qeverive të mëparshme. Myslimanët futën reformat e tokës duke e marrë tokën nga të pasurit dhe duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë mes bujkrobërve dhe skllevërve. Pronarët e rinj e punuan atë me zell. Tregtia u çlirua nga kufizimet dhe taksat e larta.

    Shkrimtari i njohur Blasko Ibanez në "Dans l'ombre de la cathedrale" flet për një "ekspeditë qytetëruese" që vinte nga jugu dhe jo për një pushtim. Për Ibanezin nuk ishte një pushtim me armë, por një shoqëri e re, rrënjët e forta të së cilës po shtriheshin gjithkund. Duke përshkruar myslimanët pushtues ai thotë: "Parimi i lirisë së ndërgjegjes, themeli i madhështisë së kombeve, ishte i dashur për ta. Në qytetet ku udhëhiqnin, ata e pranuan kishën e të krishterëve dhe sinagogën e hebrenjve".

    Pra, historia e bën të qartë se legjenda e myslimanëve fanatikë, të cilët e përhapën Islamin me shpatë në Spanjë është një mit absurd. Zgjerimi i Islamit në Spanjë nuk ishte një pushtim ushtarak, por një çlirim.

    Kuptimi i jetës në Andaluzi

    Kuptimi i jetës dhe qëllimi i tij në Andaluzi në kohën e apogjesë islame, drejtonte çdo vepër të jetës së përditshme si dhe kërkimet shkencore dhe teknike. Gjigantët shpirtërorë si Ibn Rushdi (1126-1198) i njohur në perëndim si Averroes dhe Ibn Arabi (1165-1240), ose filozofi hebre Maimonides (1135-1204, janë disa prej atyre, të cilët e përçuan më së miri mesazhin e Andaluzisë. Kjo frymë gjendej pas progresit shkencor dhe teknik të atyre shekujve të artë.

    Shkenca nuk ishte e ndarë nga urtësia dhe besimi dhe asgjë nuk e shpjegon këtë fakt më mirë se Ibn Rushdi kur ai shkruan: "Filozofia jonë nuk do të shërbente për asgjë nëse nuk do të ishte e mundur të lidheshin këto tre gjëra që jam munduar t'i bashkoj në "Harmoninë e shkencës dhe të fesë":

    Shkencën e themeluar mbi përvojën dhe logjikën, për të zbuluar arsyet.

    Urtësinë, që pasqyron qëllimin e çdo kërkimi shkencor, në mënyrë që ta bëjë jetën tonë më të bukur.

    Shpalljen, atë të Kuranit, ashtu si është vetëm nëpërmjet shpalljes, që ne të dimë qëllimet përfundimtare të jetës dhe historisë tonë.

    Uniteti i traditës abrahamike dhe trajtimi kritik i filozofisë, shprehen me të njëjtën forcë në veprën e filozofit hebre Maimonides, i cili ishte bashkëkohës i Ibn Rushdit. Ai tha:

    "Nëse për Ibn Rushdin, libri i shenjtë nuk është Tevrati, por Kurani, ne të dy jemi dakord për kontributet e arsyes dhe të shpalljes. Këto janë shfaqje të së njëjtës së vërtetë hyjnore. Ka vetëm një kontradiktë kur je besnik ndaj leximit të fjalëpërfjalshëm të shkrimeve të shenjta, harrimi i kuptimit të tyre të përjetshëm.

    Islami merr një dimension të ri në Andaluzi me Ibn Arabin, i cili quhej Muhyi al-Din (ai që i jep jetë besimit). Ibn Arabit nuk i interesonte se çfarë thoshin njerëzit për besimin e tij, por se si mund t'i ndihmonte ai njerëzit me këtë besim. Ai thotë:

    Zoti është unitet. Uniteti i dashurisë i atij që do dhe që duhet. Dashuria është dëshirë për bashkim. Çdo dashuri me vetëdije dhe pa vetëdije është dashuri për Zotin.

    Jini dëshmitarë të kësaj pranie të Zotit brenda vetes tuaj, tek krijimi i Zotit, që s'resht asnjëherë. Vepra është shfaqja e jashtme e besimit. Islami i pranon të gjithë profetët si të dërguar të një Zoti. Mësoni të zbuloni tek secili farën e dëshirës për Zotin, edhe nëse besimi i tij është ndonjëherë i errët dhe ndonjëherë. Ndihmojeni të gjejë rrugën drejt Dritës së plotë.

    Ibn Rushdi përpiqet të nxjerrë në pah mesazhin universal të Islamit, i errësuar nga traditat rajonale, kur ai e përcakton shoqërinë më të mirë si "Atë shoqëri ku çdo gruaje, çdo fëmije dhe çdo burri i jepen mjetet që të përdorë mundësitë që Zoti i ka dhënë". Pushteti për ta krijuar atë "nuk do të jetë teokraci, si ajo e të krishterëve të Evropës, pushtet i tiranëve apo bashkëfajtorëve fetarë". Kur e pyetën se cilat janë kushtet e kësaj shoqërie ai u përgjigj: "Një shoqëri do të jetë e lirë dhe Zoti do të jetë i kënaqur me të kur njeriu të mos veprojë nga frika ndaj një princi apo nga ferri dhe as nga dëshira për t'u shpërblyer nga një kurtizane apo nga parajsa dhe kur asnjeri të mos thotë: "Kjo është e imja".

    Islami në Andaluzi solli lindjen e një numri të madh gjigantësh shpirtërore, të cilët kanë treguar se njerëzimi nuk ka të ardhme pa vlerat e ngrohta dhe shpirtërore që vijnë nga besimi në transcendencën dhe njëshmërinë e Zotit. Personalitete si Ibn Massara i Kordovës (883-931), sipas të cilit njeriu ishte përgjegjës për historinë e tij; Ibn Hazmi i Kordovës (994-1064) i cili ishte pionieri i historisë krahasuese të fesë; Ibn Gabiroli i Malagës (1020-1070) vepra kryesore e të cilit ishte sinteza e besimit hebre dhe filozofia e Ibn Massaras; Ibn Bajja (1090-1139) me të cilin filozofia islame u prezantua në mënyrë sistematike në drejtimin e saj; Ibn Tufayl nga Kadizi (1100-1185) tema qendrore e të cilit ishte lidhja ndërmjet arsyes dhe besimit.

    Të gjithë këta njerëz të dijes, urtësisë dhe besimit qëndrojnë si kujtime të së kaluarës së lavdishme kur Islami i vërtetë predikohej dhe praktikohej, kohë kur shembulli i mrekullueshëm i myslimanëve u dha atyre famë dhe respekt; kohë kur këta njerëz paqedashës u ngritën thjesht sepse kishte padrejtësi dhe luftuan në emër të Zotit me një forcë që bëri që një pakicë besimtarësh të fitonin kundër ushtrive të jobesimtarëve.

    Stili i jetesës në Andaluzi

    Andaluzia ishte unike për sa u përket arritjeve të prekshme në të gjitha sferat e jetës. Nxënies i kushtohej shumë rëndësi, e cila shënohej nga magjepsja pas shkencës, letërsisë arabe dhe diskursit filozofik mbi arsyen dhe besimin. Në botën e krijuar në tokën e Andaluzisë kishte pasuri tregtare, pasuri për sa i përket konsumit dhe prodhimtarisë e shkëmbimit. Kishte gjithashtu pasuri informacioni, falë bibliotekave të Kordovës dhe pasuri të të menduarit për kuptimin e jetës, për Zotin dhe gjërat materiale. Atje kishte dhe poetë, të cilët u këndonin të gjitha formave të pasurisë. Më poshtë do të flasim shkurtimisht për arritjet shkencore dhe teknike dhe do të japim një përshkrim më të detajuar për xhaminë e Kordovës si një prej shprehjeve monumentale të sundimit mysliman dhe ndërtimin që mishëronte imazhin e hegjemonisë myslimane në Andaluzi.

    Arritjet teknike dhe shkencore

    Kur flasim për zhvillimin shkencor në Andaluzi, nuk mund ta ndajmë atë nga kontributet e qytetërimeve të tjera të mëdha dhe as nga urtësia dhe besimi që frymëzoi të gjithë studiuesit në Andaluzi: shkenca është një sepse bota është një, bota është një sepse Zoti është Një. Ky parim i teuhidit drejtonte të gjitha aspektet e kërkimit shkencor në Andaluzi si dhe në vende të tjera të botës islame në kohën e lulëzimit të saj. Më poshtë vijojnë disa nga arritjet e kësaj filozofie të jetës.

    Përpjekja e parë për të fluturuar u bë në Kordovë nga Ebu Abass el-Fernass. Al-Zahraui, lindur pranë Kordovës në vitin 936, ishte një prej kirurgëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Enciklopedia e tij e kirurgjisë u përdor si një libër standard referimi për këtë temë, në të gjitha universitetet e botës për më shumë se 500 vjet. Al-Zarqalli, lindur në Kordovë shpiku astrolabin: që ishte një instrument që përdorej për të matur largësinë e yjeve mbi horizont. Astrolabi bëri të mundur përcaktimin e pozicionit në hapësirë dhe orët e ditës, për të lundruar dhe që besimtari të falej në kohën e caktuar.
    El-Idrisi, lindi në Ceuta në vitin 1099 dhe studioi në Kordovë, vizatoi harta për mbretin Roxher të Sicilisë, ku përdori metodën e projektimit për të kaluar nga forma sferike e tokës në planisferën që ishte shumë e ngjashme me atë që u përdor nga Merkatori katër shekuj më vonë.

    Metodat bujqësore dhe të ujitjes së myslimanëve të Spanjës u zbuluan nga inxhinieri i madh italian Juanello Turriana, i cili shkoi në Andaluzi për të studiuar teknikat hidraulike dhe bujqësore të Spanjës myslimane të shekullit të XI që të zgjidhte problemet e shekullit të XVI në Itali.

    Xhamia e madhe e Kordovës

    Kordova i meriton titujt e saj si "nusja e qyteteve" dhe "thesari i shekullit të X". Kordova ishte qyteti i fabrikave dhe i punishteve, që tërhoqi shumë dijetarë dhe prodhoi dijetarët e saj. Ai ishte qyteti i parë me drita nëpër rrugë në gjithë Evropën. Ai u bë i njohur si pishtari i nxënies dhe i qytetërimit në një kohë kur normanët kishin shkatërruar Parisin dhe Anglia ishte plaçkitur nga danezët dhe vikingët. Krenaria e saj ishte xhamia e saj e mrekullueshme, që është ndërtesa më e njohur e Spanjës pas pallatit Alhambra në Granada.

    Themelet e xhamisë u ndërtuan nga Abd al-Rahmani I në vitin 785 në vendndodhjen e një kishte të vjetër kristiane. Që nga koha e pushtimit në vitin 711, kisha ishte përdorur nga myslimanët dhe nga të krishterët. Myslimanët e blenë kishën për shkak të rritjes së popullsisë në atë kohë dhe jo për shkak të mungesës së tolerancës fetare. Ajo u zgjerua ndërmjet viteve 832-848, pastaj në vitin 912 dhe kryesisht në vitin 961 nga al-Hakami II, me mihrabin e saj të mrekullueshëm. Në vitin 987 el-Mansuri dyfishoi hollin e faljes që u bë me 600 kolona. Në vitin 1236, pasi Kordova ra në duart e Ferdinandit III të Kastiljes, brenda saj u ndërtuan kishëza dhe në vitin 1523 në qendër të xhamisë u ndërtua një katedrale. Thuhet se Mbreti Çarlsi i V ka thënë pasi ka parë katedralen e re: "Po ta kisha ditur se çfarë ishte, nuk do të kisha lejuar të prekej e vjetra, sepse ju po bëni atë që ekziston në shumë vende të tjera dhe keni prishur atë që është unike në botë". Ashtu si mund ta shohim sot, pavarësisht nga kundërshtimi i qeverisë spanjolle për projektin e UNESCO's për ta zhvendosur katedralen ashtu si është pa përjashtuar as detajin më të vogël (si tempullin e Ebu Simbalit në Egjipt), Xhamia e Kordovës pasqyron akoma më së miri imazhin e artit mysliman.

    Problemi praktik me të cilin u përball arkitekti i xhamisë së Kordovës për ndërtimin e një dhome të madhe për një komunitet të madh, ishte ngritja e çatisë së oratorit në një lartësi në përpjesëtim me zgjerimin e ndërtesës, në mënyrë që të mos ekzistonte ndjenja që kemi kur hyjmë në një parking nëntokësor. Shtyllat antike nuk ishin të mjaftueshme. Ishte e nevojshme që ato të shtoheshin dhe shembulli i Damaskut sugjeroi pasazhe në dy nivele. Por modeli i Kordovës ka një tipar të habitshëm: pasazhet e poshtme dhe të sipërme nuk janë pjesë e murit por ulen tek shtyllat dhe harqet e tyre pa ndërtim të ndërmjetëm. Harqet e sipërme që mbajnë çatinë, mbështeten në të njëjtat kolona ku mbështeten harqet e poshtme. Ky koncept, pa precedent në historinë e arkitekturës dhe unik në xhaminë e Kordovës është një sfidë reale për peshën dhe inercinë e gurëve.

    Për të krijuar një tablo më të saktë për imazhin që shkakton kjo arkitekturë le të themi se vijat e lakuara të të dyja radhëve të harqeve ngrihen si gjethet e palmave të të njëjtit trung, që qëndron mbi një shtyllë relativisht të hollë, pa pasur ndjesinë se është shumë e rëndë për të. Harqet me format e tyre dhe ngjyrat e ndryshme, kanë një fuqi zgjeruese që largon çdo sugjerim peshe. Kjo shprehje me terma statikë të një realiteti që shkon përtej planit material, ekziston falë planit të harqeve. Harqet e ulëta zgjaten përtej formës së një gjysmërrethi, ndërsa harqet e sipërme janë më të hapura dhe gjysmërrethore.
    Shumë arkeologë kanë sugjeruar se ky ndërtim i harqeve i përdorur nga arkitekti i Kordovës u frymëzua nga kanali romak në Merida. Megjithatë mes tyre ekziston një ndryshim rrënjësor. Arkitekti romak kishte respektuar logjikën e gravitetit, pjesa mbështetëse e ndërtesës duhet të jetë në përpjesëtim me peshën, pra harqet e sipërme duhet të jenë më të lehta sesa elementet mbështetëse. Për arkitektin e Kordovës dhe në përgjithësi për të gjithë arkitekturën islame, një rregull i tillë nuk funksionon. Po përse?

    Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të largohemi nga faktorët teknikë drejt shprehjes simbolike të hapësirës në faljen myslimane, që ishte faktori kryesor që e shqetësonte "mjeshtrin" e Kordovës. Qëllimi nuk ishte arritja e një vepre të madhe arkitekturore, por krijimi i një hapësire të përshtatshme për besimtarët. Kufijtë e hapësirës nuk luajnë asnjë rol; muret e hollit të faljes zhduken përtej serisë së pasazheve. Përsëritja e tyre (në xhaminë origjinale kishte rreth 900 prej tyre), të jepte përshtypjen e zgjerimit të pafund. Këtu hapësira nuk përcaktohet nga kufijtë e saj por nga lëvizja e pasazheve, nëse mund të përshkruhet si lëvizje. Ky zgjerim është i fuqishëm, por në realitet i palëvizshëm. Titus Burckhardt e përshkruan këtë si "art logjik, statik objektivisht por asnjëherë antropomorf".

    Për këtë mihrab të mrekullueshëm, që është kryevepra e artit të Kordovës, i detyrohemi el-Hakamit II, gjithashtu i detyrohemi dhe për kubetë që gjendet para saj, duke përfshirë themelet e tyre të pasazhet e gërshetuara.

    Pjesa kryesore e këtij mihrabi, që është shumë i thellë, rrethohet në pjesën e sipërme nga një hark, që është si një vegim dhe burim drite, prej së cilës duket se zgjerohet vija e lakuar, si një kraharor që thith ajrin e pafundësisë. Sipas spiritualitetit më të lartë mysliman, bukuria është një prej "shenjave" që ndjell praninë hyjnore. Mbishkrimi mbi simfoninë e ngjyrave, me shkrim kufi, deklaron njëshmërinë e Zotit.

    Xhamia e Kordovës është mishërimi i mesazhit universal islam

    Dituria filozofike dhe shkencore e andaluzianëve shkoi përtej Pirenejve, për të ujitur kullotat e thata të jetës intelektuale evropiane. Studentët e Evropës perëndimore frekuentonin bibliotekat dhe universitetet e ngritura në myslimanët në Spanjë. Kjo ndryshoi mendjen evropiane dhe nuk është e tepërt të themi se qytetërimi perëndimor i detyrohet për ringjalljen e saj energjisë intelektuale të çliruar nga Islami. Kësaj periudhë rigjallërimi që filloi në Firence në Itali në shekullin e XVI, perëndimi i referohet si Rilindja. Ajo ishte rezultati direkt i një Rilindjeje tjetër evropiane që filloi në universitetin e Kordovës në Spanjë në shekullin e IX. Kjo e vërtetë e thellë e historisë tonë të përbashkët bëhet e qartë kur dimë si ta dëgjojmë muzikën e gurëve të Kordovës. Megjithatë ekziston një ndryshim rrënjësor mes dy "rilindjeve"; ajo që filloi në Kordovë bazohej mbi besim dhe ishte e vetëdijshme për universalitetin e hyjnores; ajo që filloi në Firence ishte kundër Zotit dhe projekti i saj thelbësor ishte shekullarizimi i të gjitha aspekteve të jetës.

    Arsyet që çuan në zhdukjen e rilindjes së Kordovës që lindi nga Islami, mund të kuptohen më mirë duke iu referuar shkaqeve të suksesit të tij. Islami i detyrohej për suksesin e madh Kuranit dhe Sunetit të profetit Muhamed (a.s.). Forca aktive e sistemit u neutralizua sapo myslimanët filluan ta konsiderojnë Kuranin si një traktat mbi dogmat dhe sunetin thjesht si një sistem ligjesh pa ndonjë kuptim të gjallë. Në "Muqaddima", Ibn Khalduni dënon metodat e edukimit të praktikuara nga disa prej fukahave të Andaluzisë duke thënë se në vend që ta ndihmonin nxënësin të kuptonte përmbajtjen e librit me të cilin po punonte, ata e detyruan atë ta mësonte përmendësh.

    Shkolla maliki e mendimit mbizotëronte në Andaluzi deri në atë pikë, saqë asnjë medhheb tjetër nuk mësohej dhe të dije përmendësh "Muvattan" e Imam Malikut dhe komentet mjaftonte që një faqih të konsiderohej si dijetar i shquar. Mbyllja e derës së ixhtihadit (gjykimit të pavarur), që do të ishte dënuar nga vetë Maliku nëse do ta shihte një gjë të tillë, u nxit nga pjesa më e madhe e drejtuesve në Andaluzi, sepse nënkupton një bindje pa kushte të pushtetit të shpallur. Kjo çoi në një degjenerim intelektual dhe trajtimi i personave të shquar që përmendëm më lart e tregon këtë. Ibn Massara u detyrua të mërgonte. Ibn Hazmi u dëbua nga Majorka. Librat e Gazaliut u dogjën. Biblioteka universale e el-Hakamit II u hodh në lumë. Ibn Tufayl dhe Ibn Rushdi u dëbuan si dhe Ibn Arabi. Të gjitha këto nuk u kryen nga të krishterët por nga vetë myslimanët! Këto ishin shenjat se kjo strukturë e madhe e përfaqësuar nga Islami, kishte arritur në një etapë ku vitaliteti i brendshëm po thahej dhe një shpërthim i fuqishëm mund ta shkulte nga toka ku kishte jetuar për shekuj me radhë.

    Çlirimtarët e hershëm në Spanjë kishin një mision që e bënte të pamundur që ata të ishin egoistë, mizorë apo jotolerantë. Në atë çast që kjo u humb nga pasardhësit e tyre, fryma e tyre e klanit e zëvendësoi unitetin e tyre të qëllimit. Njëherësh ekzsitonin deri në 12 dinasti. Ky ishte sinjal i dështimit. Shoqëria myslimane filloi të përfaqësonte një rend social dekadent, që nuk mund të kishte rritje dinamike dhe pa kapacitet për rezitencë efektive. Në këto rrethana, është e vështirë që një shoqëri t'i mbijetojë një kërcënimi serioz të jashtëm. Sundimi mysliman në gadishullin Iberik filloi të zmbrapsej për shkak të tradhtisë së disa princërve myslimanë, derisa Granada ra në duart e kryqtarëve me 2 janar 1492.

    Kur mbreti i fundit i Granadës Abu Abdullah, shikoi Alhambrën për herë të fundit, sytë iu mbushën me lot. E ëma e tij i tha: "O Ebu Abdullah qaj si grua për një mbretëri që mund ta mbronit si burra". Por historia jonë duhet të luajë një rol udhëzues dhe frymëzues dhe jo të jetë thjesht kujtim i së kaluarës. Ne nuk duhet ta lartësojmë të kaluarën dhe paraardhësit tanë, pavarësisht nga gabimet e tyre. Studimi ynë i historisë së Islamit duhet të jetë më objektiv dhe jo vetëm një justifikim i veprave të paraardhësve tanë.

    Përfundim

    Në duhet të sigurohemi se tragjedia e Andaluzisë nuk do të përsëritet. Për ta bërë këtë nuk duhet t'u drejtohemi fëmijëve tanë me "Njëherë e një kohë në Palestinë... Një herë e një kohë në Bosnje..." Në na nevojitet një Rilindje e vërtetë islame që të na shpjerë drejt Islamit të përjetshëm dhe universal. Tek një Islam që është një apel i vazhdueshëm për t'i rezistuar dhunës, sepse ai përjashton çdo nënshtrim përveç nënshtrimit ndaj Zotit dhe e quan njeriun të përgjegjshëm për përmbushjen e rendit hyjnor në tokë. Një Islam, parimet e të cilit me fjalët e Roger Garaudyt janë:

    Në fushën ekonomike: Gjithçka i përket Zotit.
    Në fushën politike: vetëm Zoti jep urdhra.
    Në fushën kulturore: vetëm Allahu di.

    Ne duhet t'i përgjigjemi kësaj thirrjeje pa imituar perëndimin dhe pa imituar të kaluarën.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Nga Perandoria Osmane në Shqipëri
    Vakëfet paraqitnin komplekse të mëdha të përbëra nga objekte të shumta fetare, bamirëse dhe objekte me karakter profan të cilat ndërtoheshin me ndihmën e tyre...
    "Nga perandoria Osmane ne Shqipëri e shkruam historine me tolerance..."
    (Osmanlid'dan Arnavutluk'a tarihi hoşgörüyle yazdik...)

    Vepra në fjalë është botim i përmbledhjes së kumtimeve të mbajtura gjatë zhvillimit të punimeve të "Konferencës Shkencore Ndërkombëtare" e mbajtur në Tiranë me 2 e 3 qershor 2005., nën organizimin e Zyrës së Administratës Turke për Bashkëpunim e Zhvillim pranë Kryeministrisë (TIKA), dhe Zyrës Rajonale në Tiranë, me titull "Toleranca në aktet administrative osmane", ("Osmanli Idari Yazişmalarinda Hoşgörü"). Karakteristikë e këtij libri është botimi i saj në dy gjuhë; në gjysmën e parë të librit gjenden kumtesat e botuara në gjuhën shqipe ndërsa gjysma tjetër e këtyre kumtesave është në gjuhën turke dhe ka 481 faqe me materiale shkencore, plus shtojca me disa faqe në fund të librit e ilustruar me fotografi të pjesëmarrësve të kësaj konference.
    Në këtë Konferencë me kumtimet e tyre u angazhuan njëzet studiues, që vinin nga Turqia, Maqedonia, Kosova, Greqia dhe nikoqirët nga Shqipëria. Kumtimet e mbajtura në Konferencë që siç thotë në parathënien e veprës prof. as. Nevila Nika, i kushtohen dëshmive të tolerancës dhe mirëkuptimit, të nxjerra nga burimet osmane duke ju referuar një baze të re të dhënash. Në ç'mënyrë ato japin pa dyshim një ndihmesë akoma më të madhe në kuptimin më realist të historisë. Ndoshta këtu është me vend të themi se nëpërmjet tyre gjithkush ka mundësi të gjejë një shpjegim më shkencor të shkaqeve se si mundi një super shtet si Perandoria Osmane shumëkombëshe shumëgjuhëshe dhe shumë fesh të mbijetojë kaq gjatë, gati për pesë shekuj me radhë. (N. N.).
    Kumtesa e parë e prezantuar në këtë libër është i studiuesit të njohur prof. dr. Shaban Sinani, me titull: "Burime për pozitën e kishës në ish-perandorinë osmane", në të cilën mes tjerash autori shpjegon për aktet e administratës së lartë osmane (fermane, berate) të cilat urdhëronin ndërtime dhe meremetime manastiresh, qelash e kishash katolike. Ato gjithashtu informojnë për raportet e ish-perandorisë osmane me rendet (urdhëratë) e të krishterëve romanë në Shqipëri, për regjistrimin e kishave dhe të pasurive të tyre, deri për konfirmimin apo emërimin e funksionarëve të lartë kishtarë (ipeshkvij, abat etj.), ku autori më pas i radhit disa prej fermanëve të sulltanit dhe korrespodencat e ipeshkvit të Shkodrës e të tjerë...Ndërsa një kategori të veçantë fermanësh që janë me mjaft rëndësi për të kuptuar dhe analizuar raportet midis pushtetit perandorak dhe të kishës ortodokse, apo siç thotë ky autor qëndrimi më i saktë ndaj besimit të të tjerëve, janë fermanët me karakter nominimi, konfirmimi, apo rikonfirmimi në detyrë të prelatëve të lartë të kishës në fjalë. Fermanë të tillë shkruan më tej autori njoftojnë se autoritetet perandorake jo vetëm që e njihnin pushtetin e kishës, por i jepnin fuqi shtetërore juridike atij pushteti, brenda autonomisë së vetë.
    Autori i shkrimit në vazhdim "Pronat e të krishterëve dhe pozita e faltoreve të tyre në fermanët sulltanorë" është prof. dr. Aleksander Meksi, i cili përveç tjerash kur bëhet fjalë për interesat e pronësisë individuale në mes tjerash thekson fermanin e vitit 1737 ku, ndër
    të tjera, i tërhiqet vëmendja për cenime të të drejtës pronësore të një krishteri. Ndërkaq që autori përmend edhe ferman tjerë si ai i datës 1690, ku urdhërohen spahinjtë e Delvinës që të mos kërkojnë taksa nga pronat kishtare, pastaj rastin e Kamenicës (1699) ku gjithashtu urdhërohet në mos cenimin e pronave kishtare, e deri tek një ferman i sulltan Abdyl Mexhidit i vitit 1852, ku bëhet fjalë për një urdhër në të cilën thuhet që të mos preken me taksa banorët e krishterë të kalasë së Elbasanit... Petrika Thëngjilli nga Universiteti i Tiranës sjell punimin "Ligji dhe drejtësia në fermanët", në të cilën pos tjerave ofron të dhëna interesante të shek. XVII për mbrojtjen që i bënte perandoria osmane rajës së fshatrave të Elbasanit dhe të Shpatit nga fajdexhinjtë me rastin kur raja ishin ankuar kundër fajdexhinjve të këtyre dy qyteteve të cilët i kishin gjobit me kamata të larta për borxhin e huazuar. Sulltani kishte urdhëruar gjykimin e fajdexhinjve në Stamboll në praninë e përfaqësuesve të të ankuarve. Shteti gjithashtu, vazhdon autorja duke theksuar se rajën e mbronte edhe nga prerja e parave falsë të cilat zhvlerësonin monedhën dhe përkeqësonin nivelin e jetesës. Ndërsa në gjysmën e dytë të shek. XVII (1677), sulltani i kishte bërë me dije kadiut të Vlorës, meqenëse myteselimi njëfarë Aliu, në kundërshtim me ligjin e shenjtë u kishte bërë zullum të vobektëve dhe u kishte ra në qafë këtyre, u pushua nga puna. Të mos lejoni njeri të veprojë në kundërshtim me ligjin e shenjtë dhe me urdhrin tim të nderuar. Jo rrallë sulltani shkarkonte edhe kadi nga detyra, etj. Ndërsa as. Prof. dr. Nevila Nika, në një studim relativisht të shkurt, me temën "Probleme të familjes dhe pronësisë në dokumentet e administratës osmane", trajton problemet në lidhje me familjen si një qelizë thelbësore e një shoqërie, si dhe problemet e pronësisë, ku bie në pah dokumenti më i hershëm që bënë fjalë pikërisht për një problem të tillë që është fermani i sulltan Bajazitit të II, i vitit 1484 me anë të të cilit ai i dhuronte si favor për shërbimet e tij, Iljaz bej Mirohorit, një timar në katundin Vithkuq...Shkrimi "Fermanët sulltanorë si forma të dhënies së të drejtës ndër shqiptarët" të autorit Kaliopi Naska, bënë fjalë për fermanët si dokumente që kryesisht dalloheshin mbi të gjitha tipat e tjerë të dokumenteve për përkryeshmërinë e tyre nga pikëpamja kompozicionale, gjuhësore, kalo-grafike dhe përmbajtjesore. Autori thekson se brenda 600 fermanëve të Shqipërisë zbulohet një realitet që na lejon të kuptojmë se ka tolerancë në këto akte etj. Ndërkaq në qendër të kumtesës së studiuesit të njohur të çështjes kombëtare prof. dr. Gazmend Shpuza, është punimi me titull "Bashkëjetesa ndërfetare midis shqiptarëve", ku autori me fakte dhe argumente shtjellon çështjen e kësaj dukurie të popullit tonë e cila me siguri është ndër të radha në botë. Ajo çka i dallon dukshëm shqiptarët e të dy besimeve nga të tjerët e veçanërisht nga fqinjët thotë autori, është bashkëjetesa e ngushtë ndërfetare që ka mbijetuar me shekuj. Ai citon studiuesin e mirënjohur Aristidh Kola i cili në librin e tij "Arvanitët" (Athinë, 1986) mes tjerash me të drejtë thekson, që nuk ka ekzistuar asnjë rast i kthimit të fesë me dhunë nga ana e turqve, duke e konsideruar këtë si "gënjeshtër qëllim keqe". Më tej ai ngul këmbë që "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me dhunë është pjell e fantazisë dhe shpikje e murgjve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendojnë këtë historianët" (A. K.). Pason shkrimi "Elita kulturore shqiptare në letërsinë shqipe me alfabet arab", me autorë Dr. Genciana Abazi Egro, nga Instituti i Gjuhësisë Tiranë. Autorja pasi zënë në gojë letërsinë shqipe të krijuar në viset shqiptare nga komuniteti mysliman kryesisht gjatë shek. XVIII., për çka thotë se është një segment letrar më pak i studiuar në historinë e letërsisë shqipe, dhe pasi sqaron fenomenin e këtij emërtimi letrar, ajo thekson se letërsia shqipe me alfabet arab është produkt i elitës së re myslimane të krijuar në trojet shqiptare, pas vendosjes së turqve osmanë në Shqipëri. Ajo lindi në radhë të parë si nevojë shpirtërore e kësaj elite për të krijuar dhe shprehur në shqip etj. "Administrata e Perandorisë Osmane Nuk I Ndryshoi Me Forcë Toponimet E Popujve Të Krishterë Të Ballkanit" është kumtesa e studiuesit të njohur kosovar prof. dr. Ilijaz Rexha nga Prishtina, i cili na jep të dhëna mjaft interesante për tolerancën e administratës osmane e cila kishte sistemin e saj specifik administrativ-juridik, me çka ajo qysh në fillim u tregua tolerante ndaj institucioneve që i kishte hasur në territorin e ish Perandorisë-bizantine dhe shteteve tjera të Ballkanit, duke mos i ndryshuar ligjet tradicionale dhe zakonore të popujve të krishterë. Duke u bazuar në burimet shkrimore dhe arkivore, autori thekson se shihet qartazi që administrata osmane nuk kishte vepruar ashtu siç kishte vepruar administrata e mëhershme mesjetare sllave, ku shumicën e toponimeve të popujve autokton të Ballkanit, e sidomos ato të popullit shqiptar, i ndryshoi në mënyrë arbitrare, duke i sllavizu tërësisht etj. Ndërsa nga Instituti i Historisë Nacionale të Maqedonisë nga Shkupi, vjen prof. dr. Ahmet Sherif me punimin "Vakëfet dhe roli i tyre në Perandorinë osmane" i cili prezanton rolin e rëndësishëm të vakëfeve që ka pasur në jetën e përditshme në zhvillimin e jetës arsimore, kulturore dhe fetare-shpirtërore të popullatës gjatë Perandorinë osmane. Autori shpjegon se vakëfet e para në vendet e Ballkanit, janë paraqitë menjëherë pas depërtimit dhe pushtimit të Osmanlinjve. Vakëfet paraqitnin komplekse të mëdha të përbëra nga objekte të shumta fetare, bamirëse dhe objekte me karakter profan të cilat ndërtoheshin me ndihmën e tyre, thekson mes tjerash studiuesi A. Sherif. "Fermanët sulltanor dëshmi të tolerancës ndërfetare në shtetin Osman" është kumtesa e prof. dr. Nezir Bata i Universitetit të Tiranës, i cili pasi jep shpjegime rreth përmbajtjes së vlerave estetike dhe artistike të konsiderueshme të fermanëve të cilat shprehen edhe në aspektin stilistikor, kaligrafik, dekorativ etj., dhe që shtrihen në një hapësirë kohore për një periudhë gati 600 vjeçare, dhe në një hapësirë gjeografike që sjellin të dhëna për historinë e mbi 20 shteteve të pavarur të formuara pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, ai shpjegon për tolerancën e kësaj perandorie ndaj popullsive dhe grupeve jo myslimane gjë që tregon edhe fakti që emrat dhe fetë e vendeve Ballkanike vazhduan të ekzistonin gjatë gjithë sundimit Osman. Fermanët në vazhdim thotë autori, tregojnë se politika e taksave e ndjekur nga shteti osman ishte shumë e kujdesshme. Tema tjetër e radhës "Forma dhe përmbajtja e fermanëve sipas burimeve arkivore" e Dr. Entela Muça, nga Arkivi shtetit të Tiranës, jep të dhëna interesante për Perandorinë Osmane rreth saktësisë në organizimin dhe funksionimin e saj, duke filluar nga elementet që në pamje të parë duken jo fort të rëndësishme e deri në hallkat më të ndërlikuara, nga elementi më i thjeshtë e deri tek ato të hartuara nga vetë padishahu, dhe vazhdon duke theksuar që krijimit të këtyre dokumenteve u është kushtuar kujdes deri në detaje më të imta. Më pas fillon me sqarimin e dokumenteve veç e veç prej asaj që i përkiste vetë padishahut, të atyre me urdhra shtetërore, dokumente brenda qytetit dhe zyrave, dokumente me raporte dhe lutje-kërkesa e shumë të tjera. Autorja pastaj sqaron problemet e trajtuara në fermanët sipas degës së veprimtarisë e cila reflektohet në përmbajtjen e tyre që i ndanë në shtatë grupe duke dhënë shpjegime të duhura veç e veç. Prof. dr. Nevzat Yalçintaş, në punimin me titull "Islami drejtësia dhe Osmanët", jep të dhëna interesante studimore në lidhje me
    përcaktimin e drejtësisë në islam, ku duke zbërthyer drejtësinë e cila thotë autori ka prejardhje hyjnore ndalet në pika të shkurta në drejtësinë në nivel të individit, drejtësinësi themel i sistemit social etj. Pastaj kalon në vlerat më të ndritura të Qytetërimit dhe të Kulturës Osmane që i bënë Osmanët të njohur, si për shembull: Drejtësia, shteti ligjor, barazia, liria e plotë fetare, punët botore dhe kështu me radhë. Ndërsa Dr. Mehmet Aykaç-koordinatori i punës sociale pranë ambasadës turke në Tiranë i cili kishte zgjedh kumtesën me temën "Këndvështrimi i shtetit osman mbi qeverisjen dhe shërbimin (shembuj nga urdhëresat)" në të cilën përqendrohet për Listën e amaneteve të zotërimeve, Arshivat Osmane, Urdhëresat. Pastaj bënë fjalë për urdhëresat që ruhen në arkivat e Shqipërisë, dhe për shembuj që vinin nga Urdhëresat lidhur me Shqipërinë, Urdhëresa që i është dërguar gjykatësit të ligjit të Beogradit, në të cilën bëhet fjalë për ligjin e sulltan Sylejmanit, që i mbron të drejtat e popullit, i cili jeton në zonën e Beogradit, që lidhet me Shqipërinë e pushtuar në luftën e Kosovës të vitit 1389, e deri tek një urdhëresë e të drejtave të njeriut dërguar gjykatës së Beogradit në vitin 1558. Me një material mjaft joshëse për interesin e historisë tonë kombëtare, shkruar më ndryshe nga ato deri më tani, me përjashtim të disave, vjen Prof. dr. Muzafer Tufan, me trajtesën e tij që mbanë titullin "Toleranca Osmane që mbrojti identitetin e popullit shqiptar" i cili me një shpjegim të thellë dhe të qartë që siç shprehet prof dr. Nevzat Yalçintasi, tregon një profesionalizëm mbi historinë e popujve të Ballkanit, me të cilën me pa dyshim jep një ndihmesë shumë të madhe për këtë çështje. Në fund të kësaj trajtese përveç të dhënave tjera autori ka lënë vend, me çka pasurohet edhe më tepër ky shkrim, për prezantimin e të gjithë Kryeministrave, kryesekretarëve dhe kapitenëve të flotave Osmane me origjinë shqiptare. Në çka përmenden 9 kapiten flotash, 5 kryesekretar dhe 35 kryeministra.
    Nocioni i mirëkuptimit është një nocion që ka një histori kulturë dhe filozofi fetare. Kështu e fillon punimin e tij as. prof. dr. Ahmet Hikmet Eroğlu nga Universiteti i Ankarasë, Fakullteti Teologjik, me titull "Mirëkuptimi i shtetit Osman ndaj atyre që nuk ishin mysliman" dhe vazhdon me zbërthimin e kësaj trajtese duke u përqendruar në politikën që ndiqte shteti osman në lidhje me popujt jomyslimanë, pastaj me mirëkuptimin e treguar ndaj njerëzve jomysliman në certifikatat e tyre, duke bërë fjalë për shtetin osman e cila ishte e organizuar sipas atij sistemi që quhej sistemi popullor, e që ky sistem popullor thekson më tej autori ka qenë një sistem jo i mbështetur në racë, por në besim. Në një sistem të tillë njerëzit janë organizuar sipas besimeve të tyre në ç'mënyrë ata edhe i kanë vendosur kontaktet me shtetin. Pedagogu në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin e Shkupit, Dr. Fadil Hoxha sjellë kumtesën "Rreth poetëve shqiptarë në poezinë e divanit Osman", në të cilën pasi që jep sqarime rreth etimologjisë së fjalës tezkire nga gjuha arabe "ziker", që do të thotë diçka që shërben, që bëhet shkak për të kujtuar e që në fushën e letërsisë ka një game shumë të gjerë të përdorimit, ai në qendër të objektivit të këtij shkrimi e venë njëfarë Ali Emiri i cili në veprën e tij "Tezkire-i Shuarayi Amid" fletë për autobiografinë e gjithsejtë 212 poetëve të ndryshëm të cilët me shkrimet e tyre kanë kontribuar në poezinë e divanit osman, në mesin e të cilëve bënë fjalë edhe për 20 poet të njohur shqiptar që kanë vepruan brenda kufijve të Shqipërisë, prej të cilëve nëntë janë nga Shkodra, katër nga Tirana, tre nga Kruja, dhe nga një prej Peqini, Ulqini, Kavaja, dhe Zileja. Ndërsa në vijim të kësaj kumtese autori i prezanton edhe emrat e tyre. Dr. Giyasettin Aytaş sjellë trajtesën me
    temën "Analizat thelbësore të nocionit të mirëkuptimit në dokumentet e periudhës Osmane dhe Shqipëria". Autori pasi ndalet në përgjithësi mbi nocionin "mirëkuptim" ai ndalet edhe mbi rëndësinë që ka ky nocion për shtetin dhe individin. Dr. Aytaş në këtë punim më tepër përqendrohet rreth rolit të tarikatit bektashi në Shqipëri, për çka thotë se shtrirja e bektashizmit në Shqipëri është më tepër një fryt i gjendjes politike, historike, fetare, kulturore, ekonomike dhe ushtarake, etj. dhe më pas e jep historikun e informacioneve të para të bektashizmit në Shqipëri, duke e përcjell me disa urdhëresa të sulltanëve. Trajtesa tjetër e radhës "PAQJA, SIGURIA DHE DREJTËSIA NË MODELIN OSMAN" me nëntitull Rikthimi i Paqes Kundra Dhunës Globale, i autorit nga Turqia Dr. Hilmi Demir, i cili me punimin e vet mundohet të jap shpjegime për bazat juridike dhe morale të modelit Osman, e cila për tu sjellë paqen dhe vlerat fetare dhe filozofike mbështetjen e gjente tek një siguri dhe drejtësi e mirëfilltë. Në shembujt që i sjellë autori më vonë shihet se në rajon roli kryesor do të jetë i politikës paqedashëse Osmane dhe Shqiptare. Përveç kësaj autori në këtë kumtesë duke bërë krahasime bënë fjalë edhe për fenomenin e globalizmit që po e përjetojmë sot. Ndërsa shkrimi "Gjendja Administrative e Zonës së Shqipërisë së Jugut në Periudhën Klasike dhe mënyra e Drejtimit të Perandorisë Osmane në Shqipëri" i autorit Dr. Önder Bayir, përveç titullit më të gjatë prej të gjitha kumtesave tjera të mbajtura në këtë konferencë, ajo gjithashtu, edhe për nga përmbajtja është më e gjata me rreth 50 faqe. Këtë trajtesë autori e ka nda në tri pjesë që ofrojnë të dhëna mjaftë të pasura, duke filluar prej gjendjes administrative të zonës së Shqipërisë së jugut në periudhën klasike me regjistrat e zonave që supozohet të jenë banuar nga shqiptarët, pastaj kalon në njësite administrative të Livasë së Vlorës në Ejaletin e Rumelisë sipas regjistrit numër TD 99 te vitit 926 H., e deri tek mënyra e qeverisjes së perandorisë Osmane në Shqipëri, në të cilën përfshihen aktiviteti i lidhjeve publike, jeta fetare, arsimi, administratë-financa etj. të cilat përcjellën me faksimile dokumentesh. Ndërkaq që kumtesa e fundit në këtë libër është e Dr. Mustafa Balçi-t , pedagogut në Universitetin e Tiranës, me titull "Stili zyrtar osman në fermane". Autori pas sqarimit etimologjikë të fjalës ferman që vjen nga Persishtja dhe ka kuptimin urdhër, urdhëresë, ai kalon për të sqaruar kuptimet e përafërta që hasen në burime të ndryshme. Ndërsa që në vazhdim na bie në sy një estetikë e shumë anshme të cilin autori për interesa studimi e ka ndarë në këtë mënyrë:
    Anën figurative me nën grupe si: a) shkrimet, b) vendosja mbi fletë c) zbukurimet, dhe Anën letrare si: a) semantikë dhe b) vokale etj. pastaj jepen edhe disa sqarime në lidhje me këto.
    Me siguri se shfrytëzimi i kësaj vepre nga ana e studiuesve (lexo historianëve) paraqet një interes të madh dhe të veçantë, që në të ardhmen të shkruhet dhe të flitet pak më objektivisht rreth së kaluarës tonë kombëtare e posaçërisht të kohës së qëndrim pesëqind vjeçar turk në vendet Ballkanike.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Historiku i konfliktit Izrael-Palestinë
    Duke nisur nga viti 1946 e deri më 2008, Izraeli ka ndjekur një politikë zgjeruese ndaj Palestinës.
    Duke nisur nga viti 1946 e deri më 2008, Izraeli ka ndjekur një politikë zgjeruese ndaj Palestinës. Më poshtë do të japim hartën dhe ndryshimin e saj që nga themelimi i Izraelit si shtet i pavarur më 14 Maj 1948.

    Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1947 votoi pro ndarjes së territorit palestinez midis arabëve dhe hebrenjve duke i njohur Jeruzalemit një status ndërkombëtar. Menjëherë pas këtij vendimi, më 14 Maj 1948 Izraeli shpalli pavarësinë.

    Palestina e cila deri më 1947 rezultonte si një territor më vete, në 61 vitet që kemi lënë pas ka ndryshuar tërësisht. Për këtë, mjafton të shikoni hartën bashkangjitur me këtë material.

    Në fakt, në këtë gjeografi gjithçka nisi më 1917 kur u nënshkrua edhe deklarata e Balfour-it që nënkuptonte shkëputjen e vendit nga Perandoria Osmane.

    Ministri anglez Arthur Balfour, i shkruajti një letër liderit sionist Lord Rotshild. Në këtë letër, Balfour shkruante se Anglia do të mbështeste deri në fund sionistët për vendosjen e një shteti hebre në territorin palestinez. Kjo letër u fut në histori si "Deklarata e Balfour-it".

    Në bazë të kësaj deklarate, me qindra mijëra çifutë, sipas projektit sionist emigruan drejt territorit palestinez të sunduar nga anglezët.

    Si pasojë e zhvendosjeve të planifikuara të çifutëve drejt territorit palestinez, rritja e popullsinë hebreje në një të gjashtën e popullsisë vendase bëri që në Prill të vitit 1920 të nisin edhe kryengritjet e popullit palestinez.

    Në vitin 1947, Britania e Madhe i dorëzon për zgjidhje Kombeve të Bashkuara çështjen e Palestinës. Kombet e Bashkuara, duke e ndarë territorin palestinez në dy pjesë, sugjeruan që 56.5 përqind e tij t'u jepet çifutëve dhe 43.5 për qind tu jepet arabëve. Pavarësisht kundërshtimeve palestineze, ky propozim kaloi me votën pro të 33 shteteve.

    Më 15 maj 1948, Britania e Madhe deklaroi se kërkonte t'i jepte fund sundimit të saj në Palestinë. Militant çifutë, në dhjetor të vitit 1948, nisën spastrimin etnik të fshatrave me popullsi arabe në Palestinë. Ndërkohë që Izraeli shpalli pavarësinë e tij më 14 Maj 1948.

    Militantët e organizatave sioniste Irgun dhe Lehi, pas masakrës që bënë më 9 Prill në fshatin Deir Jasin, detyruan me mijëra libanezë që jetonin aty që të largoheshin drejt Egjiptit dhe Bregut Perëndimor. Vetëm një ditë pasi Izraeli shpalli pavarësinë, Jordania, Egjipti, Libani, Iraku dhe Siria e sulmuan atë, por mbeten të pafuqishme kundrejt mbrojtjes izraelite. Pas këtyre luftimeve, Egjipti mori Gazën, kurse Jordania mori një periferi të Jeruzalemit dhe Bregun Perëndimor. Këto hapësira përbënin 25 për qind të Palestinës.



    Në vitin 1964 u themelua Lëvizja Çlirimtare e Palestinës.

    Më 5 qershor 1967, nisi një luftë 6 ditore gjatë së cilës ndryshoi edhe harta e Lindjes së Mesme. Izraeli arriti të pushtojë Jeruzalemin lindor dhe Bregun Perëndimor, ndërsa mori përfundimisht nga Egjipti Gazën dhe gadishullin e Sinas si dhe kodrat Golan nga Siria. Pas këtyre luftrave, Izraeli zgjeroi territorin e tij në pothuajse dyfish. Kombet e Bashkuara, pas kësaj lufte tërhoqën vendimin 242 duke pranuar këto territore si të pushtuara nga Izraeli dhe kërkoi tërheqjen e menjëherëshme të tij, gjë kjo që u kundërshtuar nga Tel-Avivi zyrtar.

    Në vitin 1968, Jaser Arafat kalon në krye të Lëvizjes Çlirimtare të Palestinës. Ai, foli për herë të parë para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku theksoi kërkesat e tij për paqe.

    Në vitin 1977, pasuesit e Irgun dhe Lefi, partia Likud fiton zgjedhjet në Izrael. Kjo parti mbronte idenë e marrjes së të gjithë territoreve të premtuara (Jordani, Palestinë, Irak, Siri, Liban, Egjipt, dhe një pjesë të Turqisë dhe Iranit). Në atë kohë, ish ministri i bujqësisë, Ariel Sharon ishte nga partia Likud.

    Në vitin 1979, lideri egjiptian Enver Sedat nënshkroi marrëveshjen e paqes me Izraeli duke u ktheyer kështu në vendin e parë arab që njohu pavarësinë e tij. Sipas kësaj marrëveshjejei Gaza ju dorëzuar palestinezëve.

    Në vitin 1982 Izraeli i shpall luftë Libanit.

    Në vitin 1982, Ariel Sharon nis luftën Izrael-Liban. Gjatë kësaj kohë u kryen edhe masakrat më të mëdha historike. Me mijëra palestinezë u vranë në kampet Sabra dhe Shatilla. Pamjet e dhimshme të vrasjeve dhe masakrave në këta kampe, kaluan si një njollë e zezë në histori.

    Në vitin 1987, në Gaza nis vala e protestave e quajtur Intifada e cila në një kohë të shkurtër u përhap edhe në Bregun Perëndimor. Brenda të njëjtit vit, në Palestinë e themelua edhe lëvizja e Hamasit, e drejtuar kjo nga Shejh Ahmed Jasin.

    Në vitin 1988, Bashkimi për Liri të Palestinës nën drejtimin e Arafatit pranon vendimin 242 të Kombeve të Bashkuara dhe idenë për dy shtete në Palestinë.

    Në vitin 1992, me ardhjen në pushtet të Partisë së Punës në Izrael, nisi edhe një etapë deri diku më paqësore. Në vitin 1993 Izraeli dhe Arafati nënshkruan marrësveshjen për paqë të Oslos. Sipas kësaj marrëveshjeje, Arafati fitoi të drejtën për tu kthyer në vendin e tij. Në vitin 1994, Lëvizja për Çlirim të Palestinës dhe Izraeli takohen në Kajro. Në këtë takim u vendos që Izraeli t'i lë Palestinës një pjesë të mirë të Gazës dhe qytetin Erila të Bregut Perëndimor.

    Në Shtator të vitit 2000, Ariel Sharon viziton xhaminë e shenjtë të Mesxhidi Aksasë në Jeruzalem, gjë kjo që ngjalli një valë protestash tek myslimanët palestinezë. Kjo ngjarje shënoi edhe fillimin e Intifadas së dytë.

    Në vitin 2006-2007, vëmendja u përqendrua në përplasjet midis Al Fatih dhe Hamasit. Konflikti I këtyre dy grupeve që luftonin për pavarësinë e Palestinës, ishte në interest ë Izraelit.

    Pas vdekjes së Jaser Arafatit, në krye të vendit erdhi Mahmud Abas i cili u takua me Shimon Peres në Annapolis.

    Më 27 Dhjetor 2008, ditë kjo e shenjtë për çifutët e që sipas besimit të tyre nuk lejohet as qepja me gjilpërë, Izraeli nisi drejt Palestinës një sulm të koduar "Derdhje plumbash". Pas një jave sulmesh ajrore, nisi edhe ofensiva tokësore.

    Gaza, e cila cilësohet si kampi më i përqendruar në botë, ka një sipërfaqe të vogël në krahasim me popullsinë ku pëer çdo metër katror I takon pesë palestinezë. E pas gjithë kësaj, Izraeli i cili synon shkatërrimin e Hamasit, ka shkaktuar me qindra viktima midis të cilëve shumë gra e fëmijë të pafajshëm.

    FUQIA USHTARAKE E HAMASIT

    - Mendohet se Hamasi ka mijëra raketa me rreze të shkurtër veprim, si dhe shumë raketa "Grad" me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë qendrat e populluara izraelite deri në 40 kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës.

    - I dislokuar fillimisht në rrugët e Gazës në maj të vitit 2006, aparati kryesor i sigurisë i Hamasit, që u quajt fillimisht Forca Ekzekutive, ka shkuar nga afro 3 000 anëtarë në më shumë se 13 000 anëtarë dhe është ndarë në disa degë të sigurisë. Të paktën 180 persona nga forcat e sigurisë së Hamasit u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite.

    - Forca kryesore e sigurisë e Hamasit është rritur në madhësi që kur ky i fundit mori kontrollin e Rripit të Gazës në qershor të vitit 2007, pjesërisht pasi grupi islamik ka para për të paguar rrogat. Në zemër të forcës ka kryesisht anëtarë të krahut të armatosur të Hamasit, Brigada Izz el-Deen al-Qassam, por ajo përfshinë disa anëtarë të fraksioneve militante, të tilla si Komitetet e Rezistencës Popullore.

    - Mendohet se Brigadat Qassam kanë 25 000 anëtarë, por nuk është e qartë sesa prej tyre janë të përfshirë në njësitë e tjera.
    - Forcat e armatosura mirë dhe të motivuara të Hamasit janë të pajisura me pushkë dhe granata. Disa veshin jelekë antiplumb dhe mbajnë armë kundërtank, që kanë hyrë kontrabandë në Rripin e Gazës nëpërmjet tuneleve nga Egjipti ose që janë ndërtuar në mënyrë artizanale.

    - Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë theksojnë se Irani siguron financimin dhe trajnimin e specializuar të njësive të Hamasit. Mendohet se Hamasi ka ndërtuar disa bunkerë të fortifikuar të ngjashme me ato të përdoruara nga gueriljet e Hezbollahut në jug të Libanit.

    - Hamasi ka bërë thirrje për një kryengritje të re kundër Izraelit që do të përfshijë sulme kamikaze në qytetet izraelite. Duke marrë parasysh faktin se Gaza është e rrethuar, Hamasi ka të ngjarë t'u drejtohet përkrahësve të tij në Bregun Perëndimor, por pjesa më e madhe e tyre janë rrethuar nga forcat izraelite dhe nga forcat e sigurisë palestineze besnike ndaj presidentit Mahmoud Abbas. Zyrtarët e sigurisë izraelitë theksojnë se barriera që shteti hebre ka ndërtuar rreth Bregut Perëndimor e ka bërë më të vështirë për të bërë operacione kamikaze nga këtu.


    KRONOLOGJI:

    1987 - Hamasi u krijua gjatë kryengritjes së parë të palestinezëve.

    1993 - Hamasi kundërshton marrëveshjet për paqe të përkohshme mes Izraelit dhe
    Organizatës të Çlirimit të Palestinës (PLO) e drejtuar nga Yasser Arafat.
    1996 - Arafati zgjidhet president. Lëvizja Fatah fiton 68 nga 88 vende në parlament. Hamasi bojkoton votimet.
    2000 - Fillon kryengritja e dytë pas ndërprerjes së bisedimeve për paqe.
    2004 - Arafat vdes në Paris dhe pasohet nga Mahmoud Abbas si kreu i OÇP dhe president i vendit.
    2005 - Abbasi dhe lideri izraelit, Ariel Sharon deklarojnë armëpushim. Abbasi fiton përkrahjen e Hamasit, i cili e respekton armëpushimin. Izraeli i jep fund pushtimit 38-vjeçar në Gaza.
    2006 - Hamasi fiton zgjedhjet parlamentare palestineze, duke marrë 74 vende në parlamentin me 132 anëtarë. Lëvizja Fatah e drejtuar nga Abbasi fiton 45 vende.

    2007 - Islamikët e Hamasit fitojnë një luftë të shkurtër civile në Rripin e Gazës kundër forcave laike të Fatahut besnike ndaj Abbasit. Abbasi shkarkon qeverinë e Hamasit dhe emëron qeverinë e tij në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor.


    ÇFARË ËSHTË HAMASI:
    -Hamasi është një shkurtim i Lëvizjes Islamike për Rezistencë dhe që në arabisht do të thotë "përkushtim".

    - Hamasi është angazhuar zyrtarisht për të shkatërruar Izraelin dhe për të krijuar një shtet islamik në vend të tij. Por Hamasi ka deklaruar se do të pranonte krijimin e një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga forcat izraelite në luftën e vitit 1967 në këmbim të një armëpushimi afatgjatë.

    - Hamasi ka kundërshtuar kërkesat nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera për të njohur shtetin hebre dhe për t'u çarmatosur. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të izolojnë Hamasin.

    - Hamasi ka ndërmarrë një seri sulmesh vetëvrasëse kundër Izraelit duke filluar nga viti 2000, por më pas respektoi një armëpushim në vitin 2005. Sulmet e djeshme vdekjeprurëse ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës detyruan liderin e Hamasit Khaled Meshaal të bëjë thirrje për kryengritje.

    -Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 me ndihmën e premtimeve të tij për të çrrënjosur korrupsionin në Autoritetin Palestinez dhe për të luftuar kundër Izraelit. Ai është gjithashtu popullor për shkak të një rrjeti bamirësie që drejton.

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52627

    A e gjen dot dhe shkrimin ku tregohet se si arabët e tu i ndërtuan ujësjellsat kohë para romakëve?
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 15-04-2009 më 19:33
    Prektora

  8. #8
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Arabet kane bere gjithcka ne bote, qyteterimin, kulturen ata na e kane sjelle, por tani kane mbetur po ato kafshe qe kane qene keshtu qe....
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Po indianet, nga dheu dolen? Ajde gallate hajde
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Tema të Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Gjendja jonë e dhimbshme?
    Nga LOGIC në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •