Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha

    Toleranca fetare apo papėrgjegjshmeri?

    Nga Pirro Misha


    Tre fakte mė shtynė tė ulem tė shkruaj. Njė libėr i botuar muajt e fundit nė Francė, njė artikull i botuar nė njė tė pėrditshme nė Tiranė, njė pamje nė sallėn e pritjes tė aeroportit tė Tiranės. Si pėr tė treguar se radhitja e mėsipėrme ėshtė e rastėsishme, po e nis nga kjo e fundit.
    Aeroporti
    Aty nga fundi i muajit shtator, sė bashku me mikun tim Kujtim Ēashku po prisnim tė vinte koha pėr t’u nisur, kur na zuri syri atė grup prej rreth 10 djemsh e njė vajze pak a shumė tė njė moshe, qė rrinin tė veēuar nė qoshen mė tė largėt tė sallės sė pritjes. Nė fakt tė gjithė pasagjerėt kthenin kokėn pėr t’i parė. Djemtė mbanin tė gjithė mjekra tė gjata, ndėrsa vajza ishte e mbuluar me tė zeza, duke lėnė jashtė vetėm sytė. Dukej qė vinin nga fshati, ose nga ndonjė qytet i provincės. Nuk e di se ku shkonin…
    Libri
    E gjen sot nė ēdo vitrinė librarie nė Francė. Titullohet “Diksioneri botėror i fondamentalizmit”*. E ka pėrgatitur njė grup ekspertėsh ndėr mė tė njohurit nė Europė pėr ēėshtjet e Lindjes dhe tė radikalizmit islamik. Libri synon tė japė njė panoramė tė universit tė sotėm tė radikalizmit islamik. Njė zė i veēantė nė tė i kushtohet Shqipėrisė ose, qė tė jem mė i saktė, rrezikut tė fondamentalizmit nė Shqiperi. Ē’thuhet aty? Nė njė vend si Shqipėria, qė krenohet pėr traditėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės mes feve, prej dhjetė vjetėsh po veprohet pėr zevendėsimin e islamit tradicional me njė islam tė afėrt me konceptet whabite - pra tė islamit nė njė ndėr format e tij mė radikale qė praktikohet nė Arabinė Saudite, si dhe nė disa nga vendet e tjera arabe tė ashtuquajtura tė Gjirit. Sipas librit, kjo pėrpjekje mbėshtetet me mjete tė fuqishme financiare. Gjithnjė sipas librit, gjatė periudhės sė parė pas hapjes sė Shqipėrisė (periudhė kjo e pėrcaktuar deri nė vitin 1997) nuk synohej thjeshtė mbushja e zbrazėtisė sė lėnė pas nga komunizmi nė institucionet pėrfaqėsuese tė bashkėsisė muslimane. Nė atė kohė synohej qė vetė politika e vendit tė orientohej drejt integrimit me bashkėsinė e vendeve islamike. Si promotor kryesor i kėtij projekti pėrmendet emri i B.Gazidedes, i cili, sipas autorėve tė librit, mbante lidhje tė ngushta me shėrbimet e fshehta tė disa vendeve arabe, si dhe me ato iraniane. Ndėrkohė, vėnien nė jetė tė projektit e morėn pėrsipėr njė sėrė organizatash tė ashtuquajtura “bamirėse” apo “kulturore” arabe. “Nė Shqipėri veprojnė, thuhet nė libėr, rreth 30 organizata tė tilla tė financuara kryesisht nga Arabia Saudite, tė cilat punojnė pėr njė objektiv qė, ē’ėshtė e drejta, ato s’e kanė fshehur kurrė – ri-islamizimin e Shqipėrisė.”
    Libri bėn njė analizė tė hollėsishme tė mėnyrės se si veprojnė kėto organizata, qė edhe pse disi tė reduktuara kėto dy tre vjetėt e fundit, prapė janė mjaft tė pranishme. Objektivi i tyre kryesor ėshtė “ēkombėtarizimi” i islamit lokal nė emėr tė njė islami “universal”. Pėr kėtė qėllim s’mjafton thjeshtė predikimi i vizionit tė umės**, por kėrkohet tė nxiten ndjenjat antiperėndimore, duke shfrytėzuar pasigurinė apo zhgėnjimin e natyrshėm qė ndjejnė shumė njerėz nė kushtet e ēoroditjes qė sjellin ndryshimet rrėnjėsore dhe kriza e tranzicionit. Nė fakt mėnyra se si veprojnė kėto organizata ėshtė tepėr e sofistikuar. Nga njėra anė ato ushtrojnė presion mbi grupe tė caktuara tė popullsisė pėr tė arritur atė ēka ata e konsiderojnė sjellje ”islamike” – gratė tė mbulohen, fėmijtė tė ndjekin shkolla kuranike, meshkujt tė mbajnė mjekėr etj. Mjeti mė efektiv i presionit mbetet e ashtuquajtura ndihmė ‘bamirėse’ ekonomike e sociale. Nė fillim kjo iu jepet tė varfėrve, jetimėve, nevojtarėve e pakushtėzuar, pastaj gradualisht kalohet nė privilegjimin financiar e materjal tė atyre qė ndjekin porositė. Sė fundi, jo rrallė, ndihma bėhet krejtėsisht e kushtėzuar. Njė rėndėsi e posaēme i kushtohet hapjes sė shkollave islamike me mėsues, sė paku fillimisht, arabė, furnizimit me literaturė propagandistike tė pėrkthyer nė shqip, si dhe dėrgimi i tė rinjve shqiptarė pėr shkollim nė vendet arabe. Kėta tė fundit zenė njė vend tė rėndėsishėm nė planet afatmesme tė kėtyre organizatave, sidomos pėr realizimin e objektivit tė shkatėrrimit tė trashėgimisė fetare e historike lokale. Synimi ėshtė qė tė vendosen nė institucionet e bashkėsisė muslimane shqiptare. Po tė njėjtit qėllim i shėrben dhe ndryshimi i specifikės arkitekturore tė xhamive tė trashėguara nga Perandoria Otomane - ndėrhyrja shkon deri nė dekoracionin e tyre tė brendshėm - pėr t’i zevėndėsuar ato me austeritetin e rreptė whabist. (Por kjo e fundit, pėr mendimin tim, ėshtė sidoqoftė njė temė mė vete, sepse diskutimi mund tė shtrihet dhe nė stilin e kishave ortodokse qė po ndėrtohen nė vend.). Sipas librit, NGO-tė e Arabisė Saudite kanė ngritur deri tani mbi 200 xhami tė tilla nė Shqiperi, me njė stil krejt tė ndryshėm nga ai tradicional. Nė pjesėn kushtuar Shqipėrisė pėrmenden, ē’ėshtė e vėrteta, shumė detaje, emra organizatash e individėsh, lidhjet e tyre direkte apo indirekte me qarqe radikale apo dhe fondamentaliste e terroriste. Njė vend, ndonėse jo shumė i madh, i kushtohet dhe veprimtarisė sė organizatave apo fondacioneve tė ndryshme bamirėse, fetare apo kulturore iraniane, qė veprojnė nė Shqipėri nė drejtim tė bektashinjėve, si dhe atyre fetare turke. Kosova dhe Maqedonia kanė kapituj mė vete.
    Artikulli (dhe interneti)
    Pak a shumė nė tė njėjtėn kohė qė mė ra nė dorė ky libėr, nė njė tė pėrditshme tė Tiranės botohet shkrimi me titull “Al-Mustafa kundėr Ervinit” (Tema, 8 shtator 2002.) Autori i shkrimit quhet Olsi Jazexhi, njė emėr qė ndeshet here pas here kohėt e fundit nė kėtė gazetė. Eshtė njė artikull shqetėsues. Jo thjeshtė pėr mllefin e madh, qė s’do pėrbėnte ndonjė ēudi nė panoramėn e shtypit shqiptar, sesa pėr gjuhėn e referencat qė pėrdor. Njė gjuhė e huajtur nga universitetet e fanatizmit e radikalizmit islamik. Sa pėr tė sqaruar lexuesit, duhet shtuar se ky artikull u botua si njė ndėrhyrje e autorit nė njė polemikė tė zhvilluar aso kohe mes Mustafa Nanos dhe Ervin Hatibit pėr ēėshtjen e muslimanizmit tė shqiptarėve, njė polemikė, qė pavarėsisht nga tema “delikate” apo ndonjė fjalė a shprehje e pavend, mendoj se ishte krejt normale. Pa bėrė komente, do mjaftohem duke cituar nga artikulli. Olsi Jazexhi i sulet Mustafa Nanos, duke e akuzuar se bėn pjesė nė “renegatėt besėthyes Perėndimofilė qė ngrenė lart flamujt e pederastisė, feminizmit, anti-maskulizmit, antishqiptarizimit, antinacionalizmit dhe ēfarė tė urdhėrojė blloku mė i fortė i kohės.” Pėr shkruesin e artikullit armiqtė e vėrtetė tė shqiptarėve na qenkan “Imperializmi kristiano-europian dhe mashat e tij.” “Varfėria akute e kėtij populli dhe pėrdhosja qė Europa Kristjane i ka bėrė dhe i bėn atij prej 100 vjetėsh, shkruan O.J. nė “Tema”, ka shtyrė dhe shumė jetimė te civilizmit Osman tė Shqipėrisė qė tė marrin vendin e renegatit. Viktimat shqiptare nga kryqėzata Europiane sot shihen pėrballė ambasadave greke dhe italiane nė Tiranė.” Ose mė tej: “Mustafa Nano ka lindur nė shekullin e XX-tė, kur shqiptarėt nė vend qė tė dėbojnė princat kristjanė nė Dar-al-Islam…, janė detyruar qė tė dėbohen nga trojet e tyre amtare nė Kosovė, Ēamėri, Mal te Zi dhe Maqedoni…Nė sh.XX dhe XXI, shqiptarėt nuk janė mė mbrojtės tė nderit tė civilizimit Islamik, siē ishin nė kohė tė Hajredin Barbarosės. Nė kėtė shekull ata janė kthyer nė prostituta tė semaforėve tė Kristendomit perėndimor.” Besoj se mjafton. Gjuha e O.J. ėshtė njė shartim termash modernė me koncepte tė dala nga mesjeta, si Dar-al-Islam***, luftėra tė shenjta, princėr tė krishterė (emėrtimi i vendeve tė sotme ballkanike), kryqėzata etj. Njė hibridizim paradoksal mes demagogjisė panislamiste, aludimeve pseudohistorike e hiles tashmė tė njohur pseudonacionaliste, qė e ndeshim jo rralle vitet e fundit, kur teorira tė tilla mundohen tė bėhen tė besueshme duke i veshur me njė vello nacionaliste.
    S’ėshtė e vėshtirė ta kuptosh zanafillėn e njė gjuhė tė tillė krejt tė huaj pėr mendėsinė shqiptare! Eshtė pak a shumė e njėjta pėrzjerje qė gjen nė mesazhet e Bin Ladenit, kur veprimet e tij tashmė tė njohura pėrligjen duke iu referuar imperializimit kristian, kryqėzatave mesjetare, apo ngjarjeve tė tjera historike, tė ndodhura kushedi se kur. Sigurisht, me kėtė s‘dua tė bėj asnjė aludim tė pavend. Po mendoj se nėse vėrtet po kalohet nė njė faze kur propagandues tė njė fantizmi tė tillė fetar, apo tė internacionalizmit islamik s’janė mė thjeshtė misionarėt arabė, por qytetarė shqiptarė, atėhere ndodhemi para njė rreziku qė s’mund tė injorohet. Njė rrezik, ē’ėshtė e vėrteta, ende margjinal, por qė mund tė bėhet shqetėsues nė se dukurive tė tilla s‘i kundėrvihet askush. Tė kuptohemi, kėtu s’ėshtė fjala thjeshtė pėr artikujt e njė tė riu tė kthyer nga studimet nė Malajzi, qė nė fund tė fundit ka tė drejtėn e tij tė botojė atė qė mendon. Tė ishte me kaq, as qė do t’ia vlente tė pėrmendej. Por ēėshtja, pėr fat tė keq, nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Pėr kė dėshiron tė mėsojė diē mė shumė pėr kėtė temė e kėshilloj tė kėrkojė nė internet. Le tė klikojė psh., sa pėr fillim, emrin e Olsi Jazexhiut nga faqja personale e tė cilit nė internet mund tė kalohet nė sėrė linkesh qė ai rekomandon dhe do tė kuptojė se artikulli i mėsipėrm s’ėshtė veēse maja e ajsbergut, nėn tė cilin fshihet njė realitet mė kompleks, plot me tė papritura. Do njihesh psh me njė sėrė qendrash mjaft aktive (e me sa duket mirė tė financuara, shumė syresh nė Maqedoni), qė pėrhapin njė mori materjalesh propagandistike nė shqip pėr variantin arab tė islamit, pėrpjekje tė shumta pėr revizionimin e plotė tė asaj qė njihet si histori e shqiptarėve, duke hedhur baltė mbi thuajse gjithė figurat qendrore tė saj, qė nga Skenderbeu, P.Bogdani, deri tek Fan Noli e Fishta, pėr t’i zevėndėsuar ato me figura tė tipit Haxhi Qamili. Ka studime qindrafaqshe, polemika, tjerrje fetare, ose kureshti tė tilla si p.sh. stemėn apo flamurin qė na paska patur Haxhi Qamili. Historia, ē’ėshtė e vėrteta, mbetet njė terren i preferuar. Duhet krijuar njė histori tjetėr qė shqiptarėt tė binden se vendi i tyre natyral ėshtė nė Lindje, aleancat e tyre tė natyrshme janė ato me vendet islamike, ndėrsa armiku, sigurisht, Europa e pafe dhe Perėndimi. Njė botė e tėrė paralele ku punojnė shumė njerėz pėr tė vėnė nė qarkullim njė informacion alternativ (e jo pak disinformacion) tė pėrditshėm nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, diaspora e sidomos vėllezėrit e njė feje nė Dar-al-Islam. Mund tė lexosh psh, tė pėrkthyera nė shqip materjalet e konferencės sė fundit Islamike, fjalimin e mbajtur nga ministri i jashtem i Malajzisė apo Arabisė Saudite, apo pse jo edhe thirrje pėr xhihad nė s’di cilin ishull tė arqipelagut indonezian.
    A ekziston tek ne rreziku i arabizimit tė Islamit?
    Paraqita disa fakte dhe tani ėshtė mė se e natyrshme tė bėhet pyetja: A ka vend edhe tek ne pėr atė shqetėsim qė shprehu para pak javėsh shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kur nė njė takim nė Tiranė me njerėz tė letrave foli pėr rrezikun e arabizimit tė Islamit shqiptar! Natyrisht, ai i referohej Maqedonisė. Ai e bėri kėtė koment, duke iu pėrgjigjur pyetjes se si shpjegohej qė njė pjesė e madhe e botimeve shqip nga Maqedonia tė ekspozuara nė panairin e fundit tė librit nė Tiranė, ishin libra propagande fetare arabe. Vetė Kimi ėshtė besimtar, ai foli ndėrkohė dhe pėr rolin e rėndėsishėm qė ka luajtur feja nė kontekstin maqedon si njė faktor qė mbrojti shqiptarėt nga asimilimi. Por, sipas tij, kjo s’duhet tė bėjė tė mbyllen sytė pėrpara njė situate qė mund tė ketė pasoja nė radhė tė parė pėr shqiptarėt.
    A ka vend, pra, tė flasim pėr njė rrezik tė tillė edhe nė Shqipėri?
    Sigurisht, situata ne Shqipėri ndryshon jo pak nga ajo nė Maqedoni. Nė fakt dukuri si ato qė pėrmėnda s’kanė tė bėjnė aspak me bashkėsinė muslimane shqiptare, apo institucionet e saj pėrfaqėsues, qė mbeten shembuj tė traditės tė tolerancės fetare. Kushdo qė e njeh sot Shqipėrinė e di se fakte tė tilla janė margjinale dhe aspak pėrfaqėsues tė realitetit fetar nė Shqipėri. Por kjo s’do tė thotė se pėr to duhet heshtur. Pėrvoja e popujve tė tjerė na tregon se toleranca dhe bashkėjetesa fetare ėshtė njė lule e ēmuar, por edhe e brishtė, e cila thahet e prishet, po s’u tregua kujdesi i duhur.
    Nė se i besojmė tablosė qė na jep libri francez atėhere ka vėrtet arėsye pėr t’u shqetėsuar, nė mos pėr sot, pėr nesėr. Jo se shqiptarėt do u kthekan nga sot nė nesėr nė fanatikė, por sepse problemeve tona do t’iu shtohet njė tjetėr problem, ndoshta mė i vėshtiri, kur ke parasysh peshėn e madhe qė ėshtė duke marrė nė boten pėrreth faktori fetar. Sigurisht, s’jam nė gjendje tė gjykoj faktet e sjella nga libri, por diēka e di: disa gjėra i kemi parasysh. Para syve tanė sa vinė e shtohen nė rrugėt e Tiranės tė rinjtė mjekėroshė apo vajzat e mbuluara. Disa vite mė parė kalimtarėt kthenin kokėn me ēudi kur shihnin rrugės ndonjė vajzė tė mbuluar, tani me ē’duket askujt s’i bėn mė pėrshtypje.
    Diēka pėr ēėshtjen shamive dhe tė mjekrave
    Nė tė vėrtetė bėhet fjalė ende pėr njė pakicė thuajse tė papėrfillshme. E megjithatė, fjala s’ėshtė thjeshtė tek mjekra qė mbajnė ca tė rinj, apo shamija me tė cilėn mbulohen ndoca vajza. Problem ėshtė mendėsia qė kėto simbole jo rallė pėrfaqėsojnė. Disa pedagogė tė Fakultetit Gjuhė Letėrsi mė tregonin pėr njė studente kokėmbuluar qė kishte dalė nga klasa sepse sipas saj feja ia ndalonte tė dėgjonte kur aty flitej pėr Naim Frashėrin, ndėrsa njė tjetėr kishte refuzuar tezėn e provimit ngaqė nė tė i kishte rėnė tė fliste pėr Fishtėn. E pra ėshtė absurde qė shembuj tė tillė fanatizmi, qė duhen analizuar e kuptuar, kalohen thjeshtė si ca ēudira kureshtare! Nė tė vėrtetė njerėzit edhe diskutojnė, por privatisht, sepse ėshtė krijuar njė ide sikur pėr ēėshtje tė tilla ėshtė mirė tė mos debatohet publikisht. Tė kuptohemi, s’jam pėr kalimin nė ekstrem, duke mos lejuar p.sh. hyrjen nė institucionet publike tė grave tė mbuluar, apo burrave me mjekėr alla islamikēe, siē ndodh bie fjala nė Turqi. Po ashtu do tė ishte njė marrėzi qė tė shohim tek ēdo i ri me mjekėr, apo vajzė e mbuluar njė fanatik. Nė fund tė fundit toleranca pėr kė mendon ndryshe bėn pjesė nė sistemin e vlerave tė qytetėrimit europian qė kėrkojmė tė bėjmė tonin. Por kjo tolerance s’duhet tė na bėjė tė druhemi tė hapim nje debat, ku tė tregohet se mbulimi me shami, apo mbajtja e mjekrės nė njė formė tė caktuar qė dallon besimtarėt e disa vendeve arabe, mė shumė se sa kėrkesė e fesė, ėshtė pjesė e njė konteksti kulturor qė ndryshon krejtėsisht nga yni. Kėto dukuri janė pjesė e kontekstit social e kulturor tė disa vendeve qė, duke evidentuar diferencėn nga kultura perėndimore, rreken tė afirmojnė identitetin e tyre. Eshtė fjala pėr vende qė prej dekadash, pėr njė sėrė arėsyesh qė s’ėshtė vendi kėtu t’i shtjellojmė, kalojnė njė krizė sociale, ekonomike, kulturore, pėr tė cilėn ata ia venė fajin Perėndimit dhe pikėrisht pėr kėtė arėsye refuzojnė modelet e simbolet perėndimore. Eshtė njė dukuri qė s’e ndeshim pėr herė tė parė nė historinė moderne. Veshja ėshtė shpesh shenja e parė e pranimit apo refuzimit tė modeleve. Nė Indi p.sh. gjėja e parė qė bėri Mahatma Gandhi, kur nisi lėvizjen e tij kundėr anglezėve, ishte braktisja e xhaketės dhe kravatės pėr t’u veshur me robėn tradicionale indiane. Mao Ce Duni ndaloi veshjen euopiane, duke imponuar uniformėn “revolucionare”. Nė Iran, pas revolucionit islamik tė Khomeinit, masa e parė e ndėrmarrė ishte imponimi i njė stili tė caktuar veshjeje dhe sidomos mbulimi i grave. Pra, kemi tė bėjmė me simbolikėn e njė reagimi antiperėndimor e antieuropian, ku feja s’ėshtė veēse njė pretekst, njė element pėr tė arritur mobilizimin emotiv nė njė projekt qė nė thelb mbetet politik. A s’ia vlen tė hapet ky debat?
    Ēėshtja e imazhit
    Sigurisht, ėshtė njė shqetėsim qė s’ka arėye pse tė fshihet. Njė vend si Shqipėria s’ka asnjė interes qė tė perceptohet si njė vend islamik. Aq mė tepėr po tė kihet parasysh konteksti i sotėm botėror! Kėtu s’ėshtė fjala thjeshtė pėr pragmatizėm, por pėr t’i bėrė botės tė njohur realitetin e Shqipėrisė si njė vend multikonfesional, qė s’e identifikon veten me asnjė fe. Tė sqarohet se nuk ka sens ta quash Shqipėrinė njė vend tė moderuar islamik (siē bėnte “The Economist” veē pak javė mė parė), duke iu referuar tė dhėnave tė shtatėdhjetė vjetėve tė shkuar, sepse Shqipėria e 2003 ėshtė e ndryshme nga ajo e 1938, nga ku vinė tė dhėnat e fundit pėr pėrkatėsinė fetare. Sa janė njerėzit sot nė Shqipėri qė nuk identifikohen me asnjė fe? Po numuri i martesave tė pėrzjera? Tė ē’feje duhen llogaritur fėmijtė e dalė nga kėto martesa! Por mė kryesorja ėshtė qė Shqipėria ėshtė sot njė vend qė mund tė merret si shembull i bashkėjetesės fetare. Njė vend ku vetė Islami s’ka asnjė lidhje me shfaqjet e fanatizmit qė gjen sot nė disa vende. Islami shqiptar ėshtė dhe duhet tė mbetet pjesė integrale e qytetėrimit europian. Kjo duhet bėrė e ditur.
    Tek shkruaj kėto fjalė mė vjen ndėrment reagimi i Faik Konicės mė 1936, (aso kohe ambasador i Shqipėrisė nė Uashington) kur tek po shihte njė dokumentar kushtuar Shqipėrisė, dėgjon ta quajnė Shqipėrinė vend musliman. “Pastaj gati sa nuk brofa nga vendi nga habija…shkruan ai. Shqipėria nuk ėshtė njė vend musliman. Ajo ėshtė njė vend me tre besime dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj rrethane nuk ka fe shtetėrore…Me zgjimin e kombėsive nė Europė dhe kur gojėtaria e Gledstonit kishte ngritur kundėr turqve njė lėvizje tė krahasueshme me kryqėzatat nė mesjete, grekėt dhe serbėt, kėta fqinjė tė ndershėm tė Shqipėrisė, nuk vonuan tė rroknin pėrfitimin qė do tė nxirnin po tė ngatėrrohej feja me kombėsinė. Nė ēdo rast vihej gishti mbi fenė myslimane, qė e kishte njė pjesė e madhe e shqiptarėve pas pushtimit, dhe nė sajė tė “hipnotizimit nga pėrsėritja”, kishte shpresa qė bota do bėhej tė besonte se shqiptarėt na ishin “turq”.”
    Me qė jemi tek tema e imazhit, a s’ėshtė koha qė Shqipėria tė sqarojė njė herė e mirė ambiguitetin e saj tė zgjatur nė lidhje me antarėsinė nė Konferencėn Islamike! Dikur, ngurimi pėr tė dalė nga kjo organizatė pėrligjej me nevojėn e votave tė vendeve arabe kur votoheshin rezolutat pėr Kosovėn nė OKB. Siē dihet, kur erdhi koha e luftės sė Kosovės pikėrisht kėto vende mbajtėn qendrime nė mos kundėrshtuese, nga mė tė ftohtat pėrsa i takon ndėrhyrjes ndėrkombėtare nė Kosovė. Atėhere, ē’e pėrligj vazhdimin e qėndrimit nė kėtė konferencė!
    Nė vend tė pėrfundimeve
    Nė fakt, sot pėr sot gjykoj se s’ka arėsye serioze pėr tė venė alarmin. Ajo qė tė shqetėson ėshtė indiferenca e papėrgjegjėshme e qeveritarėve dhe, nė pėrgjithėsi, e elitave intelektuale e politike pėr njė problem qė qė nga Rilindja e kėtej konsiderohej si njė ndėr problemet qė meritonte vemendjen mė tė madhe pikėrisht pėr potencialin pėrēarės qė mbartte, duke qėnė nė tė njėjtėn kohė njė terren lehtėsisht i manipulueshėm nga jashtė. Unė s’bėj pjesė ndėr adhuruesit e periudhės sė Zogut, pėrkundrazi, e megjithatė gjykoj se sot kemi ē’tė mėsojmė nga politika qė ndoqi Zogu nė ēėshtjen e fesė. I vetėdijshėm pėr “problemin e trashėguar fetar” Zogu bėri ēmos qė kisha ortodokse tė bėhej autoqefale, qė prirjet autonomiste tė katolikėve tė mbaheshin nėn kontroll, dhe muslimanėt sunitė shqiptarė tė veēoheshin nga ēdo ndikim nga jashtė, pėr t'u futur nė rrugėn e reformimit e modernitetit. Pėr tė neutralizuar ēdo problem, Zogu mbante nėn kontroll tė rreptė shkollat fetare, duke kufizuar shumė numurin e tyre, dhe mbi tė gjitha s’lejonte subvencionimet e institucioneve fetare nga jashtė, pa aprovim tė qeverisė. (Konferenca e bashkėsisė sunite shqiptare e vitit 1923 mori njė sėrė vendimesh tė rėndėsishme nė drejtim tė reformimit dhe europianizimit tė islamit shqiptar.)
    A s’ėshtė, pra, koha qė shteti shqiptar tė hartojė njė politikė tė qartė nė ēėshtjen e fesė, duke u ndėrgjegjėsuar se kjo ėshtė njė fushė qė s’mund tė lihet jashtė vemendjes nė emėr tė bindjes naļve se ne shqiptarėt na qėnkemi ca qėnie tė veēanta, tė lindura me njė tolerancė fetare, tė cilės s’ka armik qė i bėn dot gjė! Kaq e vėshtirė qenka tė kuptohet qė lėnia shkolla fetare janė diēka qė s'mund tė lihet jashtė vemendjes! Qė shteti detyrimisht duhet tė vendosė nėn kontroll subvencionimet e ardhura nga jashtė, sidomos mėnyrėn se si pėrdoren! Ēka kėrkon, sigurisht, qė institucioneve fetare t’iu krijohen kushtet pėr tė qenė tė pavarura financiarisht, duke iu kthyer atyre me prioritet pronat e trashėguara.
    Pėrndryshe, ēdo pėrpjekje pėr tė shmangur cilėndo bashkėsi fetare e institucionet e tyre nga tradita jonė e bashkėjetesės e tolerancės fetare mund tė jetė me pasoja tė paparashikueshme. Traditat tona fetare janė njė pasuri qė duhet ta ruajmė, njė ndėr ato vlera qė me mburrje mund t’ia ofrojmė edhe vetė Europės, nė rrugėn tonė drejt integrimit. Nė realitetin shqiptar ka shumė nevojė pėr tolerancė, por toleranca s'duhet kthyer nė papėrgjegjshmėri.

    ------------------
    * Dictionnaire Mondial de l’Islamisme – Plon, 2002 – me autorė Khattar Abou Diab, Patrick Karam, Richard Labeviere, Julien Larierge, Olivier Roy, Antoine Sfeire, nė bashkėpunim me Les Cahiers de l’Orient.
    ** Umma – Fjalė arabe qė do tė thotė bashkėsi e muslimaneve.
    ***Sipas konceptit mesjetar islamik bota ndahej nė dy pjesė: Dar-al-Islam (territoret e Islamit) dhe Dar-al-Harb (vendet nė luftė, ose vendet kundėr tė cilave muslimanet e kanė pėr detyrė tė luftojnė) Pra, sipas konceptit te O.J. detyra e shqiptarėve duhet tė ishte lufta pėr ēlirimin e Ballkanit pėr ta kthyer atė sėrish nė tokė tė Islamit.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky eshte nje artikull perfekt nga Zoti Pirro Misha ne lidhje me fete qe aktualisht ne shqiptaret besojme. Sipas mendimit tim, Shqiptaret jane nje komb jo teresisht mysliman por jane mysliman perderisa nje perqindje e konsiderueshme e tyre aderojne ne kete fe. Shqiptaret jane nje komb jo teresisht i krishtere por edhe jane te krishtere sepse nje perqindje e konsiderueshme aderojne ne kete fe (perendimor-katolik apo lindor-ortodoks). Prandaj ne kete pike, lidhur me aderimin e Shqiptareve dhe Shqiperise ne konferenca islamike une personalisht nuk do te isha kunder dhe smendoj se mund te paraqes ndonje problem politik (sepse edhe ka nje perqindje te popullsise myslimane), mirepo kjo nuk do te thote qe shqiptaret mos ti ruajne interesat e veta kombetare ne kete konference si dhe te dallojne veten nga islamizmat e tjere sidomos ato joeuropiane e arabe sepse teke e fundit ne jemi nje komb europian dhe islamizmi i nje pjese te kombit tone eshte sic e thote edhe zoti Misha ketu eshte islamizem shqiptar europiane.
    Shqiptareve dhe Shqiperise ne konferenca te krishtere, une personalisht nuk do te isha kunder dhe smendoj se do te paraqes ndonje problem politik, mirepo as ketu nuk do te thote qe shqiptaret e krishtere (pamvaresisht se a jane perendimor-katolik apo lindor-ortodoks) te mbrojne interesat e tyre kombetare dhe te dallojne te krishteret e tyre nga te krishteret e te tjereve sepse te krishteret shqiptare jane te krishtere shqiptare.
    Mendoj se artikulli i zotit Misha eshte teper perfekt dhe me pelqeu pa mase.
    Pershendetje zoti Misha.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vlen te theksohet shume pjesa e fundit "A s'eshte koha qe shteti shqiptar te hartoje nje politike te qarte ne ceshtjen e fese" dhe i gjithe paragrafi deri ne fund.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kurse sa per mendimin tim ne lidhje me pjesemarrjen shqiptare ne konferenca fetare, une i konsideroj ato (sic edhe konsiderohet me gjera te tjera kulturore sepse edhe fete ashtu konsiderohen nga te gjithe ne bote), sikur pjesemarrjen shqiptare ne ta zeme konferencen apo samitin e frankofonise,qe ne edhe pse jo te gjithe flasim frengjishten nje pjese e mire pervec shqipes flet edhe kete gjuhe.
    Kjo eshte ne vazhden e integrimeve dhe globalizimeve boterore te koheve moderne.
    Artikulli i Zotit Misha edhe njehere sipas meje eshte perfekt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Feja-shteti duhet te qendrojne te ndare nga nj-tj.

    Shteti mendoj une , nuk duhet te nderhyje ne punet fetare dhe vete pjesemarrja e Shqiperise ne Konferencen e Shteteve Islamike (dhurate e Ramiz Alise) apo dhe ne ndonje Konference te Krishtere, nuk duhet te ndodhe.

    Secili komunitet fetar ne Shqiperi zgjedh vete rrugen e zhvillimit dhe te venies se lidhjeve me sishoket ne bote. Por qe te kete nje nderhyrje shteterore ne keto vendimarrje qe perfshijne tere vendin, nuk jane te drejta, pasi shteti shqiptar e ka shpallur veten shtet laik, kesisoj ska te drejte te nderhyje ne jeten e komuniteteve fetare te vendit.
    Mos flasim pastaj per problemet politike qe dalin nga x, y pozicionim i Shqiperise pro-Lindjes Arabe, apo pro-Evropes se krishtere, ne kete bote polemikash te zjarrta pas 11 shtatorit...

    Kurse mbi tolerancen fetare shqiptare, kam dyshimet e mia.
    Nga ckam lexuar e vezhguar shqiptaret kot e heqin veten si torlerante ne punet e fese.
    Ne mburremi se Iliria eshte shkelur nga Shen Pavli apo se ne Dyrrah, u themelua qe ne shek.5 komuniteti e kisha e krishtere, por sa i kemi ndjekur ne tere keto vite krishterimi nder trojet tona, mesimet e krishtera dhe dogmat fetare te krishterimit????

    Tek ne, nė gjithe shekujt e krishterimit apo islamizimit shqiptar, mund te them se eshte vene re nje mosperfillje e fese (te krishtere, ortodhokse-katolike dhe asaj myslimane, suni-shiizem). Me shume shqiptaret ndikoheshin nga rregullta, zakonet e e drejta kanunore sesa ajo Kanonike apo e Sheriatit.
    Kur rregullat fetare u kane shkuar per shtat atyre kanunore, atehere shqiptaret e hiqnin apo heqin e sot veten si besimtare te devotshem.

    Pra, sa per tolerance fetare, do flisja me shume per mosbindje e mosperfillje fetare.

    p.s.
    kjo teme mendoj e ka vendin te forumi i fese.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bravo Dodon!

    Pikerisht ketu fshihen shume gjera qe nuk jane kape dot vitet e fundit. Edhe eshte per tu habitur nga vete fakti, se si eshte e mundur qe gjate viteve 92-97 u hesht shume ne drejtim te analizmit te kesaj teze (te librit francez), edhe perse u hesht!

    Mos dije? Mungese faktesh....? Apo mosdashje te hapjes se nje plage shume te thelle, ne shkaktimin e se ciles po merrnin vete pushtetaret ne fuqi?



    Si mendoni ju, a eshte ndonje habi qe nje shtet i varfer i botes se trete, i paditur edhe i papergatitur mbi fene, politiken edhe situatat e tyre boterore te dy dekadave te fundit, te mund te bie pre e ndonje organizmi edhe plani terrorist, sidomos kur ky sot po paraqitet kaq haptas, gjithnje ne planin politiko-fetar?


    Sa per tolerancen fetare, i bie te diskutohet ne tjeter vend!

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte fakt qe ne shqiptaret gjithmone kemi qene mosperfilles ndaj feve ne pergjithesi, dhe qe tash bota eshte duke shkuar hapave tona dhe edhe ata jane bere po si ne. Pra, si te them jemi bere prijes ne kete gje, jemi te paret qe kemi qene mosperfilles ndaj feve dhe tani po te gjithe jane duke shkuar hapave tone. Kurse sa per tolerance fetare tek ne shqiptaret gjithmone ka qene shume e theksuar qe ka ardhur po nga kjo mosperfillje jona ndaj feve dhe per kete teme mendoj se skemi pse te diskutojme. Eshte shume pozitive qe kemi pasur tolerance fetare gjithmone, sepse tani jo vetem ne por te gjithe jane duke pasur tolerance fetare. Edhe ne kete gje kemi qene prijes ne bote.
    Sa per nderhyrjen e shtetit ne punen e feve, une mendoj se duhet nderhyre dhe kete e arsyetoj me faktin se cdo shtet ka politikat e veta fetare dhe kjo nuk cenon aspak te drejtat e komuniteteve fetare pasiqe edhe ata jane te perfaqesuar ne hartimin e politikave te tilla, dhe kjo behet per mbrojtjen e tyre nga element te huaj me pasoja antikombetare ne rradhe te pare.
    Kurse, une per dallim nga zoti Misha edhe pse artikulli i tij pervec pjesemarrjes ne konferenca fetare eshte perfekt per mendimin tim, une u shpreha se nuk jam kunder dhe nuk mendoj se pjesemarrja shqiptare ne konferenca fetare sjell ndonje problem politik pervec perfitimeve ekonomike si pasoje e integrimeve dhe globalizimeve, hapjes se vendit tone me vendet tjera.
    Sa per ato interpretimet per te cilat ju brengoseni Eni, ato gjithmone me shume kane qene shqiptare se sa te huaja. Se pari Europa ka qene dikur nje vend ekskluzivisht i krishtere por qe ne keto dekadat e fundit ka ndryshuar shume (dhe ketu kemi faktin e se pari e me shume se 5 000 000 turqeve ne Gjermani, e ndoshta me shume se kaq algjerianeve ne France dhe kjo vlen edhe per US ku poashtu ekziston nje komunitet bukur i madh islam), dhe nuk eshte e larget fare dita kur edhe keto vende do te aderojne ne konference islamike per shkak te perqindjes se popullates islame qe kane sikur qe me pare kane aderuar dhe do te vazhdohet ne konferenca te krishtere dhe edhe ne kete ne jemi bere prijesa. 11 Shtatori ka qene sulm i disa ekstremisteve fundamentaliste fetare dhe jo i islameve sepse te gjithe islamet e botes e kane denuar kete akt terrorist dhe bota nuk eshte duke shkuar kah diferencimet e meparme e krishtere, islame, hebreje, budiste etj por kah toleranca qe po buron nga zhdukja e fundamentalizmave fetare dhe nga ajo mosperfillja fetare qe permendni ju ketu. Pjesemarrja shqiptare ne konference islamike nuk e largon Shqiperine nga cilesimi i saj si nje shtet laik, dhe aspak nuk e pozicionon ate si nje vend pro-Lindjes sepse ne sic e thua edhe ti jemi mburrur dhe do te mburremi gjithmone se Shen Pali ka kaluar neper Iliri, se kemi kishe qe nga shekulli i peste, se muzikat e para kishtare jane kompozuar nga Jani Kukuzeli e Nikete Dardani, per Konstandinin e madh etj etj, dhe ne kemi qene, jemi dhe nuk do te largohemi as nga konferencat e krishtera (perendimore-katolike apo lindore-ortodokse), pra as pjesemarrja jone ne konference te krishtere nuk na pozicionon ne si pro-perendimor dhe anti-lindor sepse ne kohet moderne ky koncept ka humbur e as pjesemarrja ne konferenca islamike nuk na pozicionon ne si pro-lindor e anti-perendimor, sepse sic e thashe ky koncept ka humbur tani dhe ne poashtu aderojme ne te dyja keto, pra jemi pro-perendimor e pro-lindor ky eshte pozicionimi qe na jep pjesemarrja jone ne keto konferenca. Dhe qe edhe per kete gje kemi dalur prijesa ne bote.
    Klodi
    Se pari askush nuk thote se ne jemi nje shtet i varfer e i botes se trete, ne smund te themi se jemi te pasur por jo edhe te varfer, dhe poashtu ne sjemi nga bota e trete por nje nga pjeset me pak te zhvilluara te Europes, qe shume shpejt sic po ndodh edhe me vendet tjera te Lindjes po arrijne te njejtin standard me ato te Europes Perendimore, dhe edhe ne ne jo me shume se dhjete vite e ndoshta edhe me heret do te kemi po te njejtin standart jetese si te tjeret ne Europe. Europa eshte duke u bere nje shtet i madh tani, dhe duke investuar ne pjeset me pak te zhvilluara te saj si Shqiperia dhe shtetet e tjera te Europes postkomuniste sikur cdo shtet investon ne rajonet e veta me pak te zhvilluara per te pasur nje zhvillim te njejte ne cdo cep te territorit te vet (rasti i verilindjes ne Shqiperine e sotme).
    Kurse sa i perket asaj qe thoni ju se ne jemi nje komb i paditur dhe i papergatitur mbi fene, une dhe jo vetem une por nuk besoj qe ndokush te pajtohet me juve Klodi.
    Ne te njejten kohe pajtohem plotesisht me juve qe individ te caktuar fetar mund te bijne shume lehte (si ne cdo vend tjeter te botes) pre ( e ndoshta te motivuar e stimuluar edhe financiarisht) e ndonje te keqeje kombetare e boterore dhe per kete edhe e arsyetoj dhe e perkrah nderhyrjen e shtetit ne ceshtjet fetare (ne te gjitha fete pa perjashtim).
    Pershendetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •