Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Bedri Blloshmi: Bode, kryetar i shoqatës “Enveri”

    Bedri Blloshmi: Bode, kryetar i shoqatës “Enveri”

    Gazeta Shqiptare
    Tedi Blushi

    Familja Blloshmi, një nga më të persekutuarat e regjimit komunist, kundërshton ashpër zgjedhjen e Aranit Lekës në krye të Partisë Demokratike të Librazhdit. Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të pushkatuar, Vilson Blloshmit sqaron në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” faktin se, “dëshmitar i rremë në gjyqin kundër xhaxhin tonë ka qenë Aqif Leka, babai i Aranitit, që sot është kryetar i PD-së së Librazhdit”. Në rrëfimin e tij, Bedri Blloshmi thotë se familja e tij është lënë në harresë nga Partia Demokratike, e cila nuk i ka dhënë nderimet e vlerësimin që meriton. Ai bën gjithashtu të ditur se, emri i tij nuk është futur në listën e përfituesve të dëmshpërblimit si ish-i përndjekur politik, edhe pse ka bërë mbi 15 vjet internim. Blloshmi shpërthen në akuza edhe ndaj ministrit aktual të Financave, Ridvan Bode.

    Familja Blloshmi e ka kundërshtuar fort zgjedhjen e Aranit Lekës në krye të PD-së së Librazhdit. Cilat janë arsyet?

    Kundërshtimi jonë ka ardhur, sepse familja Blloshmi me Aranit Lekën ka një konflikt të papajtueshëm. Babai i tij, Aqif Leka është pjesë e atyre personave që shkatërruan familjen tonë. Në vitin ’77, fill pas arrestimit tim, të Vilsonit, vëllait tim dhe të Genc Lekës, u burgos njëherësh edhe xhaxhi ynë, Hasan Blloshmi. Hasani Blloshmi kishte bërë 15 vjet burg me akuzën, “takim me diversantët” dhe në këtë vit e dënojnë edhe me 10 vjet të tjera. Dëshmitar në gjyqin kundër tij ka qenë Aqif Leka, babai i Aranitit, që sot është kryetar i PD-së së Librazhdit. Sigurimi i Shtetit e futi Aqif Lekën në një birucë me xhaxhain tonë dhe kur ai doli në gjyq, Aqifi dëshmoi se, “Hasan Blloshmi është shprehur se të tre nipërit e mi i dënoi kot Partia e Punës”. Shpifja e tij mjaftoi që xhaxhi ynë të dënohej me 10 vjet të tjera, derisa vdiq në vitin ’82. Kjo është arsyeja që unë e kontestoj zgjedhjen e Aranit Lekës në krye të PD-së së Librazhdit. Për më tepër, ky njeri ka drejtuar revolucionin komunist të vitit 1997 në Librazhd, duke e shkatërruar PD-në. Për këtë ka edhe një procesverbal në policinë e Librazhdit të aso kohe. Unë personalisht, por edhe e gjithë familja Blloshmi, ndjehemi sot shumë të indinjuar, të irrituar e mbi të gjitha shumë të fyer, sepse jemi prekur në dinjitetin e familjes sonë. Gjithë familja jonë është e përjashtuar nga strukturat lokale të PD-së në Librazhd, e cila sot drejtohet nga ish- komunistët.

    A ua keni shprehur shqetësimin tuaj delegatëve të kryesisë së PD-së që ishin të pranishëm në zgjedhjet për strukturat vendore të Librazhdit? Nëse po, cili ka qenë reagimi i tyre?

    Të deleguarit e kryesisë kanë qenë Lulzim Basha, Halit Shamata, Moza Hasekiu dhe kryetari demokrat i Bashkisë së Librazhdit, Skënder Çota. Ky i fundit është miku i ngushtë i Ridvan Bodes ose Ridvan Baçit, siç e ka në të vërtetë emrin, ministri i Financave. Më vjen shumë keq që anëtarët e kryesisë së PD-së që kanë qenë të deleguar në Librazhd nuk kanë marrë takim me mua, edhe pse kam insistuar fort për këtë. Ridvan Baçi (Bode) arriti të bindë gjithë komunistët e Librazhdit, që sot janë në radhët e PD-së, që të zgjedhin Aranit Lekën në krye të partisë. Ky është një skandal i vërtetë, pasi për të kanë votuar njerëz që nuk janë anëtarë të PD-së, por vetëm punonjës të KESH-it, drejtor i të cilit në Librazhd është Araniti. Dua të denoncoj gjithashtu faktin se Halit Shamata dhe ministri Basha i kanë bërë presion kandidatit tjetër për t’u tërhequr nga gara dhe kanë zgjedhur në mënyrë skandaloz Aranit Lekën. Për zgjedhjen e këtij zotërisë në krye të PD-së së Librazhdit, ka ndikuar edhe zv/prefektja Moza Qyra. Skandali është se të gjithë këta që përmenda janë të majtë, votojnë për të majtën dhe i përkrah e majta. Kjo vjen pasi Ridvan Baçi (Bode) ka qenë shef llogarie në Prrenjas në kohën e diktaturës dhe është ky ish-komunist që i drejton ata. Demokratët dhe ish-të përndjekurit e Librazhdit, sikundër e gjithë Shqipëria, nuk duhet të harrojnë se Ridvan Baçi (Bode) ka mbajtur edhe një detyrë tjetër, ai ka qenë kryetar i shoqatës “Enveri” dhe të gjithë miqtë i ka ish-komunistë.

    Pse e quan Ridvan Baçi, ministrin aktual të Financave?

    Ridvan Baçi është emri i tij i vërtetë. Në kohën e diktaturës ai këtë emër ka pasur, dhe tani meqenëse erdhi demokracia, e ndryshoi mbiemrin duke e vënë Bode. Ka shumë në Partinë Demokratike, që për të mos ua kujtuar më bëmat që kanë bërë në komunizëm, fshihen pas ndryshimit të mbiemrit ose emrit.

    E keni informuar kryeministrin Berisha për shqetësimin tuaj?

    Unë i kam dërguar kryeministrit Berisha, dëshminë e rreme të Aqif Lekës ndaj xhaxhit tim nëpërmjet Arben Imamit. Nuk jam i sigurt nëse ky ia ka dhënë apo jo. Ia kam çuar edhe Flamur Nokës, që shpesh i thonë “sekseri i PD-së”, po ashtu edhe Halit Shamatës, Lulzim Bashës. Për shqetësimin tim ka dijeni edhe Majlinda Bregut. Pra, ua kam bërë të qartë të gjithëve. Disa prej tyre më premtuan se Aranit Leka nuk do zgjidhet në krye të PD-së së Librazhdit, por në fakt ndodhi e kundërta. Kësaj i thonë që komunisti paskam qenë unë dhe ata demokratë. Ky është një skandal i vërtetë, turp për PD-në.
    A keni përfituar ju konkretisht dëmshpërblim nga ligji i ish-të përndjekurve politikë?
    Mua personalisht nuk më ka dalë emri tek lista e përfituesve. Kjo është një lojë, një përrallë që unë nuk kam më qejf t’i besoj. U bënë 4 vjet që plotësoj letrat dhe ende asgjë.

    Familja Blloshmi, mendoni se ka marrë vlerësimin e nderimin që meriton gjatë viteve të PD-së në pushtet?

    PD-ja nuk ka bërë asgjë dhe nuk e ka marrë në konsideratë këtë familje, as faktin që vëllai im është pushkatuar, as për mua, që kam bërë 15 vjet burg. Kjo është e vërteta.
    Një koment për ligjin e ‘Lustracionit’...
    Ligji i ‘Lustracionit’ është një lojë politike për të larë gojën PD-ja. Ky është komenti im.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    E besoj Bedri Blloshmin!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Te burgosurit politik apo te afermit e tyre duhet te bejne padi ne gjykate ( ose duhet te marrin gjak sipas kanunit)

    Edhe shteti shqiptar duhet arrestoje ata qe kane duart me gjak, ashtu sic bani me kriminelet ordinere te ngjarjeve 97

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    cdo te thote brari per kete gje?

    a ka kala qe s'e marrin komunistet?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te degjojme dhe kembanen tjater.. e te diskutojme..

    cthon ata nga ana e ketij lekes se zgedhur..

    ?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ha ha Ridvan Baci kryetar i shoqates Enveri. E paska derguar partia punes me detyre kete Boden. Prandaj se luan kush ne PD se e mbroka nena parti.

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •