Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Ndjesitė e turbullimeve ajrore!

    ANOMALI TE NJE UDHETIMI AJROR

    …Ashtu i humbur nė ato lartėsi qiellore, si pėr tė kėrkuar shtigje, ku tė mos kenė fluturuar zogj tė tjerė, papritur, kokėn ma ēorri njė zė i beftė:
    -Vini re! …Zonja dhe zotėrinj ruani qetėsinė! Shtėrngoni rripat e sigurimit dhe mbahuni fort nė sediljet tuaja! Avioni po futet nė turbuleca ajrore.
    Ndėrsa bukuroshja fliste, s’mundi ta fshihte dot, shqetėsimin qė ndjente. Shqetėsim ky, qė u lexua shpejt nga tė gjithė ne, duke lėnė gjithēka qė bėnim e duke ngritur kokat e shikuar heshturazi me cepa sysh, si pėr tė gjetur shpėtimtarin. Dhe ajo, bukuria e lakmuar prej sa e sa sysh e zemrash tė rinjsh e pleqsh, pasi lėshoi gjithė atė valė tmerri, bėri disa hapa mbrapa dhe pastaj djathtas derisa humbi nga zgrubullima e syve tanė. Vala e rėnė na i uli kokat si me buton njėherazi. S’di ē’qe ajo heshtje qė zgjati fare pak, si tė qe njė vetėtimė, qė verbon dhe le tė ngrirė gjithēka pėrreth dhe qė, mė pas sjell krismat dhe gjėmimat. Tė gjithė kokėkėputur! Tek-tuk ndonjė shikim i ndrojtur, e i mbledhur, siē ish bėrė gėrrmuq trupi ynė nė mėnyrė instiktive, pa qafe, bėrė e tkurrur njė dorėz. Befas njė tronditje, qė tė krijonte ndjesinė e tė pėrplasurit me njė plep tė rrėzuar shul e shul mbi rrugė dhe, nga shpejtėsia e madhe kalon matanė, por jo pa probleme. Na u krijua njė gjendje, qė tė kujton, se vdekja ėshtė gjithnjė fare pranė e tė shoqėron edhe ne poltron. Gjendje kjo, qė tė kujton se pasiguria nė kėtė jetė, ėshtė e vetmja gjė e sigurtė. Njė dorė e fuqishme, e padukshme e pėrdrodhi dhe e flaku nė greminat qiellore, trupin e metaltė qė po na mbante nė fluturim. Filluan tė bien sende mbi kokat tona dhe tė dėgjohen ulėrima grash e fėmijėsh. Dy stjuardesat u shfaqėn nė krye tė bordit si dy engjėj mbrojtės:
    -Ruani qetėsinė!- tha njėra prej tyre. Ju lutem qėndroni ulur!- foli tjetra.
    Nga kabina, nuk pėrcillej pėr tek ne, asnjė ndėrhyrje. Kjo mė jepte shpresė… se pilotėt me siguri i njihnin kėto anomali ajrore. Megjithatė, adrenalina qė deri nė ato ēaste kish pėrgjuar nė qetėsinė e vet, duke mbajtur nė pranga fuqitė e paimagjinueshme, qė fsheh nė brendėsi qėnia njerėzore, po bėnte tė vetėn. Nė mėnyrė tė ēuditshme instikti mbrojtės vihet pėrballė instiktit tė vdekjes. Verbėria e lindur nga instikti, bėhet me sy e vesh, mendja dhe fiziku bėhen me fuqi kolosale. Avioni i zhytur me kokė, nė honet qiellore, shkaktonte panik e kaos, gjendje fizike tė zbrazėt dhe gjendje shpirtėrore tė thyer, siē derdhet uji nga njė gotė qelqi e cila mė pas tė shpėton nga dora dhe thyhet. Dikush telefononte tė dashurit e zemrės, tjetri pėrpiqej tė linte ndonjė shėnim dhe, me siguri tė gjithė kishin rėnė dhe ishin duke u pėrkėdhelur e lajkatuar nė prehėrin e zotit, siē bėjnė kotelet e vogla, kur ndjejnė nevojėn e mbrojtėsit tė tyre. Pastaj, nėpėrmjet shkėmbimit tė vėshtrimeve, pėrpiqeshim tė mbėshtesnim shpresat e humbura, si ato barkat prej letre nė oqean. Nė mes tė njė oqeani, me shpresėn e fundosur nė humnerat e thellėsive. Qielli me siguri, ishte bėrė si deti, i goditur nga Poseidoni me sfurgun tredhėmbėsh, qė ngrinte male e humnera dallgėsh. I zemėruar, si simbol i hakmarrjes, qė udhėtonte me kuajt e padukshėm nėn ujė, kėsaj radhe po mė shfaqej qielli. Kush i kishte goditur kuajt e padukshėm fluturues? Qė, nė vend tė maleve dhe humnerave tė dallgėve tė detit, ishte ngritur ushtria qiellore. Beteja kishte filluar, si nė arenat e toradorėve. E rrezikshme dhe e frikshme.
    Dueli vazhdonte me pėshtjellimet ajrore dhe hera-herės mė bėhej si tė kaloja nėpėr zhavor e gurė me shpejtėsi skėterre. Dhe prej andej, pėrcillej nė veshėt e mprehur si hinkė, njė si zhurmė llamarinash tė shqepura. Kėmbėkryq dhe, qė kish zėnė vend tamam nė kokė, ishte mendimi i bėrė si teli i kitares i tėrhequr fort e gati nė kėputje: Gjykonte dhe pėrpiqej tė jepte komandat mė racionale. Tė lypsej qė, tė kontrolloje me bisht tė syrit se ē’bėnin tė tjerėt dhe tė mbaheshe fort…
    Nga kabina e pilotimit, nuk pėrcillej asnjė sinjal alarmi. Me siguri, pėr ta ishte njė gjendje e parashikuar atmosferike dhe vetėm kaq. Dhe ajo duhej tė kalohej, ashtu siē u pėrcoll para pak minutash nėpėrmjet buzėve tė bukuroshes, sapo avioni u gjend nė hyrje tė asaj udhe tė ngushtė e me ura tė shqepura...
    Padyshim, betejėn e pėrballonin vetė ata, ndėrsa neve na mbetej tė pėshpėrisnim nėn buzė fuqinė e zotit, si gjithnjė kur na “bie nė ujė” e jemi nė hall.
    Mė pas shpikja fluturuese, u mėnjanua nė krahė dhe koka m’u pėrplas nė tė vocklėn dritare, nga ku shqisat vėrenin, se sa larg ishte toka me fuqinė e saj magjike, tė falur enkas pėr ne. Nė raste tė tilla, vdekja disi e krekosur, ndjehej fitimtare… Tashmė, ajo nuk pėrgjonte mė si tinėzare, pėr tė pritur ēastin. Ajo ēastin e kishte gjetur dhe me magjinė e saj, kishte rrėmbyer gjithēka, duke fikur kėshtu dritat e shpresės.
    Vetėm pėrmes fjollės sė hollė tė njė dritėze verdhacuke, kujtoja moshėn dhe brenda atij harku kohor, mė shfaqeshin gjithēka. Nėpėr kėtė mugėlltirė tė mjergullt shihja dhe prekja nėnėn time, gruan dhe dy fėmijėt, djalin dhe gocėn, gjithė vitet e hedhura krahėve, qė nga fėmijėria. Tė gjitha kėto, nė fraksion tė sekondės!… Edhe… se, si do tė hidhėroheshin miqtė dhe armiqtė, me dhimbjen e sinqertė dhe me heshtjen hipokrite.
    - Ja kaq na qėnkėsh jeta! – bėja llogari, e mė delte njė jetė mjaft e shkurtėr. Njė jetė me shumė punė tė lėna pėrgjysmė dhe ėndėrra tė kėputura e tė grabitura, qė nuk do tė mė ktheheshin mė kurrė. Pastaj, babai dhe gjyshėrit, varret e fshatit dhe tė qytetit. Tė gjitha kėto nė fraksion tė sekondės, si tė kisha pėr tė mėsuar magjinė e trurit, nė kufijt e tij mbrojtės. Shpresa ime mbeti bosh, siē tė mbetet nė dorė qeska e njė plasmasi tė hollė me sheqer, me fund tė grisur. Mbeti kėshtu, vetėm njė shpresė e mekur. E mekur si gjethi i fundėm i drurit tė vjeshtės. M’u mprehėn aq fort e aq hollė shqisat, sidomos ajo e dėgjimit pėr tė pritur me siguri sėrish trokitjet e asaj shprese tė mekur.
    Ishte njė ēast, njė prag qė kalohej fare lehtė, veēse tė bėnte tė mendoje se si do tė pėrcillej nga tė gjallėt… Mė dhimbėseshin, qė nga mė i afėrti i zemrės, ata tė gjithė dhe, nė veēanti hidhėrimi i tyre, dhe jo aq shumė vehtja ime. Mė shfaqeshin nėpėr brazdat e kujtesės, punė tė shumta tė lėnė pėrgjysėm.
    Sigurisht, qė pragu u kalua dhe u shoqėrua nga fikja e dritave dhe prekja e njė gjendjeje tjetėr, krejt e panjohur. Fatalitet! Kaq, vetėm kaq ishte kjo faqe e njė libri tė madh qė u mbyll, vetėm nė njė ēast…
    Avioni, u ngjesh nė njė kėnd jo tė zakonshėm, me pistėn e aeroportit. Ulėrima dhe panik. Gjithēka, ishte bėrė rrėmujė. Nė fakt, tragjedia ishte shmangur....

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    hahaha shume real e nga ana tjeter sikur te fut ne brendesine e nje romani ky shkrimi yt))

    Ne fakt te gjitheve na ndodh edhe se nuk dime ta pershkruajme ne kete menyre...
    La vita č bella...

  3. #3
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Kur kam hip per here te pare ne avion,qejfi im...sa bukur do te jete mendoja gjithmone...Ama pas rruges se dyte as emrin sdu tia degjoj... Sa here qe permenden muhabete avionesh me ze paniku,sepse ne shumice e rasteve qe kam udhtu gjera alarmante kan ndodh gjithmone,jo duke qendruar ne mes te stuhise se bores se si kishin dhen leje per me u ul,jo duke ra avioni vertikalisht. Tani edhe ne aeroport te shkoj,per te pritur ose percjell nonji,me merret fryma... I kam tmerr shkurt muhabeti...Sa me larg avioneve,aq me mire per mu
    Really Dude... Get A Life!!!

  4. #4
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Adaes Lexo Postimin
    Kur kam hip per here te pare ne avion,qejfi im...sa bukur do te jete mendoja gjithmone...Ama pas rruges se dyte as emrin sdu tia degjoj... Sa here qe permenden muhabete avionesh me ze paniku,sepse ne shumice e rasteve qe kam udhtu gjera alarmante kan ndodh gjithmone,jo duke qendruar ne mes te stuhise se bores se si kishin dhen leje per me u ul,jo duke ra avioni vertikalisht. Tani edhe ne aeroport te shkoj,per te pritur ose percjell nonji,me merret fryma... I kam tmerr shkurt muhabeti...Sa me larg avioneve,aq me mire per mu
    Te pershendes e dashur mikesh!

    Eshete e vertete, ajo qe thua persa i perket ndjesisė, sė ankthit dhe frikes se natyrshme, nė ato lartesi qiellore
    Si krijues, kam parasysh qė gjithēka provoj e ndjej, dua t'ua tregoj tė tjereve artistikisht, dhe deshiroj tė degjoj prej tyre "po eshte e vertete, te tilla jane ndjesite ... e sidomos kur avioni futet nė turbuleca ajrore".
    Gjithashtu, dua t'u jap kurajo gjithkujt, se njeriu ka lindur me nje mision tė caktuar nė kete planet dhe s'mund tė largohet nga kjo bote pa permbushur kete mision.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 12-07-2009 mė 06:47

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon dhėnia e tapive pėr proēesin e legalizimeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Area 51 - Baza ajrore me sekrete e SHBA-ve.
    Nga pendex nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 15:07
  3. Britanikėt: Jo linjės ajrore Tiranė-Londėr
    Nga Shijaksi-London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-07-2003, 18:28
  4. Tomas Pochari, nje histori suksesi ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 21:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •