Nga Shefqet Dibrani

Shkrimi qe po i afrohet lexuesit eshte shkruar ne vitin 1992. Nuk eshte rezultat i zhvillimeve te fundit. Atehere nuk eshte lejuar te botohet te revista "Fjala" ne Prishtine kur kryeredaktor i saj ishte dr. Milazim Krasniqi, atehere sekretar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, politikan e zedhenes ne LDK qe e drejtonte dr. Ibrahim Rugova.

Nje pjese e shkurtuare ketij shkrimi vite me pas eshte botuar te revista "Veprimi" nr. 3 (me sa di gjate vitit 1993), qe doli per pak numra ne Presheve.

Pas perfundimit te Luftes ne Kosove, po ky shkrim iu ka ofruar gazetave dhe mediumeve te shumta ne Kosove por me sa di askund nuk eshte botuar. Gjate vitit 2002, eshte botuar ne faqen e internetit te "ALBEUROPA", kurse tashti pervec ndonje freskimi me aktualitetin, shkrimi nuk ka nevoje te peson ndryshime edhe pas 17 vitesh qe eshte shkruar.

Autori

ROLI DHE RENDESIA E FESE NE SHOQERI TE HAPUR

Feja ne sherbim te kombit:

Vitet 1990-1991, shenojne kohen e ndryshimeve ne Evropen Lindore, ku do te qesin ne pah pasojat e sistemit komunist qe kishin lene vrage neper keto vende, si ne zhvillimin ekonomik po ashtu ne ate industrial, kulturor dhe religjioz. Perkunder faktit se ne te gjitha vendet e Lindjes, politika e centralizuar komuniste ishte kunder fese, prapeseprape ato vende nuk e shkeputen kontinuitetin e besimit ne tempujt e tyre shpirterore, te cilat ne kushte te veshtira kishin marre edhe fatin e kombit ne duart e tyre. Tashme ne pjesen kryesore te ketyre vendeve Kisha ishte bere simbol i rezistences dhe rruge e vetme per ta shporrur nga vendi komunizmin.

Kjo gjendje ne Shqiperi ndryshonte. Atje feja ishte ndaluar me ligj. Ishin perdhosur institucionet e shenjta, kleriket ishin katandisur neper burgje. Kontinuiteti i mesimit fetar e kishte humbur ritmin e tij. Tashme atje gjeneratat hynin ne dekaden e trete pa ushtrimin dhe ndikimin e fese, si religjion, si kulture.

Tani me ishin zgjuar ambiciet e kishes ortodokse greke dhe qellimet e saj politike per te invaduar ne Jugun e Shqiperise, po ashtu kishte filluar nje invazion i papare i vendeve islamike, kurse evropianet rrinin indiferent ngase ata gjithmone kane qene alergjik ndaj fese islame. Interesat politike te cilat ishin kamufluar nen petkun religjioz paraqisnin shenjat e para mjafte te rrezikshme per te ardhmen e vendit, ndonese edhe vet intelektualet shqiptare i frynin me te madhe zjarrit te ndasive religjioze duke u bere hallka te se keqes ne kete permbytje te madhe.

Per t'u marr seriozisht me trajtimin e kesaj teme duhet pasur guxim dhe kuraje sepse nje shtrese e caktuar as nuk do te te kuptoj karshi interesave te tyre te ngushta. Megjithate kjo teme nuk duhet te mbetet tabu, prandaj trajtimin e kesaj dukurie po e leme me shume ne forme te nje ideje se sa si trajtim i mirefillte shkencor, ku do te perpiqem me shpaluar sheshazi edhe rrezikun qe i kanoset Jugut te Shqiperise nga ndikimi dhe tendenca e Kishes Ortodokse greke dhe te invazionit Islamik qe pretendonte te mbuloj Shqiperine, duke dhene edhe udhezime elementare, per nje preventive te mundshme per t'i balancuar tendencat e lindjes dhe perendimit ne kete plan.

Nuk arrita te mesoj kurre pse nuk u debatua me seriozisht, si hapa preventive ne kohen kur ende s'kishin invaduar Kisha Ortodokse greke dhe Organizata Fanatike nga Lindja e Afert neper gjithe Shqiperine e dal nga regjimi obskurantist. Shikuar ne retrospektive, ngjarjet qe ndodhen me vone, ne Shqiperi dhe qellimet e politikes Orientale Islamike pas luftes ne Kosove, qe e kane permbytur ate vend, tashti pas kaq e kaq vitesh me japin te drejt te them se pikepamjet e shtruara ne ate kohe paskan qene absolutisht te sakta, ndersa tagrin e pasojave po e paguan Kosova e sotme, po me shume kete tager do ta paguajne brezat qe do te vijne.

Edukata fetare e femijes:

Cdo femije i vogel, fjalen e pare qe mund ta degjoj nga Nena e tij eshte Krishti apo Muhamedi, kjo ndodhe te femija i porsalindur i cili ende thithe qumeshtin e nenes. Pse ndodhe pikerisht keshtu? Sepse lutjet ne shenjtin e tij Zotin, gjendjen shpirterore te nenave ne situata te caktuara, ne menyre permanente, me nje imagjinate a fantazme te pa pershkruar e mekon besimi te Zoti. Nenat, bekimin me te madh femijes, ia bejne duke fragmentarizuar pjese te caktuar nga librat e shenjte Bibla apo Kurani. Femiu qe rritet instinktivisht i nxitur nga prinderit, fillon te marre pjese ne ritet fetare. Keto ndodhin ne cdo shtepi dhe njeherit cdo femije e brumosin me porosit morale te fese qe i perkasin prinderit. Pa pyetur "perse", femija futet ne krishterizem apo islamizem, dalengadale, instinktivisht pa bere ze e pranon fene e prinderve, (valle kush ka bere ze apo ka menduar perse pranuam kete apo ate fe). Dhe eshte krejt normale se femija i posa lindur pranon fene e mesit ku ai lind, pra ne cilen zone fetare lind ai. Dhe pa mbushur formularet e anetaresimit e perqafon fene e ati rrethi, me konkretisht fene e familjes. Pra zgjedhja e fese nuk eshte rezultat i nje zgjedhje te vullnetshme, por eshte nje imponim spontan, madje i dhunshem nga prinderit.

Bindjet fetare u ngjajne shume bindjeve morale dhe zakoneve. Askush nuk di t'i pergjigjet pyetjes perse ka pranuar dhe praktikuar nje zakon. Andaj edhe fyerjet dhe abuzimet tjera qe bejne ndaj feve duhet t'i shmangim nga fjalori bastard i mesuar dekada me radhe.

Shoqeria jone ka hyre edhe ajo, me se fundi ne epoken e pluralizmit politik. Ne kete kohe nuk kemi te bejme me besimin ne kultin e individit, qe predikoi Zotin, dhe sipas kesaj duhej ta kemi vetem nje mendim, vetem nje rruge, vetem nje parti, vetem nje organizate, vetem nje gazete, vetem nje roman, vetem nje liber, vetem nje drame, vetem nje fjale qe se bashku bejne vetem nje tragjedi... Pra deshem apo nuk deshem ne shoqerine tone u shfaq pluralizmi i mendimeve qe nenkupton, mendimin, qe me udhe te ndryshme te arrihet liria! E, c'kuptojme me pluralizmin fetar, pervec udhe te besimeve per te arritur ne Parajse. Pluralizmin fetar e kemi pasur qe moti, ngase hapesira shqiptare i perket tri besimeve te medha te cilet kane ndikimin e tyre ne regjione te caktuara te vendit.

Kur jemi ne pluralizem, jo vetem politik por ne pluralizem te shprehjes se lire te mendimeve dhe bindjeve fetare, duhet te shfrytezojme te gjithe faktoret e rendesishem per ecjen perpara te shoqerise sone, si ne planin ekonomik, ashtu edhe ne ate moralo-kulturor, duke shfrytezuar ne maksimum edhe pluralizmin tone fetar ne sherbim te perspektives, duke ushqyer shpirterisht njeriun tone me porosite themelore te librave te shenjte, te cilet baze fondamentale te edukates kane dashurine per njeri-tjetrin, meshiren per nevojtarin, bujarine, tolerancen, vellazerimin etj. Tokat shqiptare jane te ndara ne disa zona fetare. Kjo ndarje fetare e shqiptareve nuk duhet te kuptohet si rrezik ne aspektin retrospektiv, por duhet te kihet parasysh ne aspektin perspektiv.

Mund te thuhet se pesha specifike e fese, ne procesin e riformimit te shpirtit te njeriut eshte e madhe, dhe nje mosperfillje e saj shkakton probleme specifike morale e pse jo edhe politike. Tek shqiptaret gjithnje kane ekzistuar dy tendenca. Nje tendence intelektuale per njesimin e fese dhe per shqiptarizimin sa me te mundshem te feve ekzistuese dhe tendenca tjeter antiintelektuale per te pjell sa me shume fe dhe sa me teper permes fese te denigrohet kultura kombetare. Mosperfillja e pushtetit te madh shpirteror nga ana e komunisteve ishte e nje botekuptimi sektar, qe nuk respekton ndjenjat e bindjet e njeriut. Eshte ky nje episod shume sinjifikativ qe duhet te trajtoje pushtetin shpirteror te institucioneve fetare.

Nje tendence dhe nje rrezik permanent i permasave te medha per edukimin shpirteror te shqiptareve sidomos atyre ne Shqiperi, u pa me invadimin e klerikeve te ndryshem te cilet pushtuan pellembe per pellembe token e atij vendi, kurse ne Kosove kjo dukuri u cfaq vetem pas perfundimit te Luftes, me invazionin marramendes te Vendeve Arabe te cilat neper fshatra te tera kushtezonin meremetimet dhe ndreqjet e shtepive me ngritjen e nje tempulli fetar. Pra, ne te dy rastet, ne Shqiperi pas renies se diktatures komuniste dhe ne Kosove pas shporrjes se sllaveve kane vershuar nga anet e aneve klerik dhe organizata te ndryshme te cilat shkojne dhe propagandojne fene e tyre, duke pasur duar te lira te bejne dhe realizojne qellimet e tyre. Kjo s'do te kishte gje te keqe ne kushte te tjera, mirepo, ne kushtet e tanishme, ne te cilat gjenden institucionet shteterore dhe fetare te Shqiperise si dhe institucionet shteterore te Kosoves, ata njerez qe predikojne ato fe, do te spekulojne duke ditur interesat materiale dhe interesat e tjera jetike.

Kleriket e Kosoves dhe te diaspores, te cilet i shpetuan kthetres se ateizmit bolshevik e ne menyre te panderprere e kane ushtruar profesionin e tyre, dhe te cilet kane ndikim te madh tek besimtaret, zoterojne mjete te shumta materiale, duhet te punojne per aspektin shqiptar te feve, per rritjen e profesionalitetit dhe autoritetit te klerikeve shqiptare. Ata duhet te drejtojne vete institucionet fetare, e jo te lejojne te vine nga ana e anes klerik te huaj dhe te predikojne cfare iu pershtatet per te realizuar interesat e tyre.

Po ashtu edhe intelektuali shqiptar, i cili per fe ka shqiptarizmin, sot ka detyra te medha. Se pari, qe ne asnje menyre te mos jene indiferente ndaj feve, sidomos ndaj klerikeve si kolege dhe bashkepunetore ne projekte te ndryshme shkencore. Pozita me e mire e cdo intelektuali, do te ishte qe per hir te interesave kombetare me respektin e tij, t'u perkase te tri feve te sotme qe ushtrohen ne trojet tona. Me shprese se kjo do te zbuste sadopak efektin ndares e percares, te cilin e shkaktoi per nje periudhe gjysmeshekullore rryma ateiste e bolshevizmit stalinian, duke i shkaktuar dem te madh shpirtit fisnik te njeriut tone. Prandaj, kleriket dhe intelektualet shqiptar kane shume detyra atdhetare ne keto kohe.

Toleranca e feve:

Analiza e marredhenieve te feve, sidomos ne truallin shqiptar, tregon se ky popull ne asnje rast, ne asnje periudhe historike, edhe pse nen sundime te ndryshme dhe perkunder perpjekjeve, nuk pati percarje, grindje apo luftera fetare ndermjet veti, cka eshte shume normale edhe per shtetet me moderne demokratike te cilat per baze fetare kane krishterimin p.sh. Irlanda e Veriut dhe Anglia. Ne asnje rast predikuesit e feve, te te tri besimeve nuk paten kembengulje kategorike, per te mbisunduar mbi fene tjeter dhe proklamuar se vetem ajo fe qe ushtron vet, ka te drejten e ekzistences. Sot gjendja ndryshon, madje ka shenja te dukshme te radikalizmit fetar nga fondamentalistest apo integralistet e feve qendrojne tamam ne keto pozita mostolerance, megjithese historia e feve, sikurse edhe historia e feve shqiptare eshte e mbushur perplot me shembuj te nje tolerance te madhe.

Edhe pushtuesit me te rrepte me besimin islamik (sulltanet ndermjet tyre) jane treguar tolerante ndaj fese se popujve te okupuar, sikurse edhe shqiptaret ne periudha te ndryshme historike qe u treguan mjaft tolerante e solidar sic eshte rasti me cifutet gjate Luftes se Dyte Boterore. Po sot kete tolerance e gjejme te kultivuar kryesisht te krishterizmi evropian dhe ai amerikan te cilet edhe ne keto rrethana kane lejuar ne Kosove te ndertohen gjithe ata tempuj te fese islame, po me shume kjo tolerance do te verehet me ushtrimin e kesaj feje pa asnje pengese neper vendet evro-amerikane, duke deshmuar se toleranca fetare e ketyre vendeve ka pushtuar shpirtrat e miliona njerezve te cilet per fe kane islamizmin. Kjo tendence ne rritje sigurisht qe i ka penguar dhe i pengon Organizatat fanatike qe jane per nje radikalizem dhe per nje mos tolerance ne mes feve.

Kulturen e nje tolerance fetare ne koherat e shkuara e gjejme edhe ne vendet arabe te cilat edhe pse ligjet i kane te bazuara ne te drejten islame, ne vendet e tyre kane lejuar ngritjen e kishave, te cilat kane ushtruar fene e krishtere ne menyre autonome. Sidomos, kur u pushtua Spanja, predikuesit e besimit islamik (shek. IX), ne Universitetin e Kordoves, lejonin te jepej aty mesim, njekohesisht, nga mysliman, te krishtere dhe cifute! "Noli, duke qene vete klerik i krishtere, ne shkrimin e tij i thur lavde qyteterimit islamik arab dhe, ne menyre te vecante, tolerances se madhe qe ky qyteterim pat treguar (ne shekujt e kaluar) ndaj besimtareve tjere".

Por, e ashtuquajtura lufte klasore, qe u praktikua ne gjithe kampin e socializmit, tregoi nje arrogance te papare ndaj fese, sidomos pushteti i Enver Hoxhes ne Shqiperi, i cili si justifikim teorik pat mohimin e cdo lirie te besimit dhe te mendimit, si pretekst per te shtypur cdo lloj kulti tjeter, pervec atij te "prijesit"; pastaj ndeshkimet fizike, shartimi, gjegjesisht prekja e ideve ne veprat e rilindesve kur ishte fjala per predikim fetar, prishja e institucioneve fetare e gjer tek likuidimet e atyre klerikeve, qe guxuan te merren me predikimin e vlerave me pozitive te fese, cuan ne nje denigrim te madh, ne nje shkaterrim gati te plote te shpirtit te njeriut. Vrazhdesia e sjelljeve te klases ne pushtet demtoi shume shpirtin njerezor, duke u sjell ashper, rreptesine ne denimin e tjetrit; prirjen per t'u zemeruar me mikun, indiferencen ndaj te leckosurit qe kerkon lemoshe, gatishmerine per t'u grindur, share, ngacmimin ofendues te femres, shtyrjen me berryla te te fortit ndaj te dobetit, tallja ne rruge etj. Kjo vrazhdesi u gjeneralizua, u be terren ushqyes per klasen ne pushtet, e cila nuk ngurroi te beje procese te montuara dhe ti lincoj njerezit dhe kleriket me burgime te perjetshme.

Qendrimi parimor ndaj fese:

Me kete rast nuk duhet nxehur gjakrat, por kjo eshte nje shenje e tmerrshme qe eshte bere ndaj njerezve e shpirtit njerezor: se sa e tmerrshme dhe tragjike do te ishte perseritja e tyre, sic i kemi degjuar indikacionet e ketyre diteve ne Kosove. Tani me shihet nevoja e madhe dhe mjafte urgjente per nje pune sistematike, frontale, ne drejtim te shendoshjes se shpirtrave, nga ana e te gjithe atyre qe, drejtperdrejti apo terthorazi kane te bejne me shpirtin e njeriut, me edukimin e njeriut me drejtimin e shtetit.

Nga qendrimet parimore te intelektualeve ndaj fese duhet te burojne edhe qendrimet e besimtareve, edhe atyre me fanatikeve. Ne rast se forcat demokratike e ne rend te pare ato fetare arrijne te perparojne shpirtin vizionar te njeriut, megjithese jo te idealizuar, por ne thelbin e tij paqesor, joviolent, te bute, zemerbardhe, solidar ne fatkeqesi, shkurt, formimin e nje njeriu, qe do te kishte per model figura nga librat e shenjte, kjo do te ishte nje fitore e madhe per shoqerine tone. Kjo, mendoj, nuk eshte aspak nje utopi, as edhe nje qellim teper i larget, qe do te kerkonte shume e shume brezni. Pas nje periudhe kohore 15 eventualisht 20 vjetesh, do te kemi njeriun shqiptar qe do te pershkohet nga nje shpirt i bute, i dashur e humanitar. Sikurse qe do te kemi besimtare te mire, te cilet sic respektojne shenjtoret e fese se vet, respektojne shenjtoret e fese tjeter, po ashtu do te respektojne festat, kultet, ritet e ne vecanti kulturen dhe traditen kombetare. Ne te kunderten do t'i korrim rezultatet e se keqes, mos tolerances te cilen do ta perjetojme edhe ne vet, po me shume brezat qe do te vijne.

Ne kete menyre nje sherbim i madh mendoj do t'i behej shqiptarizmit te fese, duke nxjerr ne pah shenjtoret qe kombi yne u ka dhene feve. Po sikur ne kete drejtim te angazhohen kleriket, shkrimtaret, psikologet, pedagoget, sociologet, mjeket, me nje fjale njerezit e mberrime, e te perpunonin nje program shkencor, kompleks, per nje zhvillim te shendetshem fizik e shpirteror te shkollareve. A thua pas nje periudhe te shkurter kohore keta shkollare nuk do te ndryshojne nga ata te sotmit? A thua shpirtin e tyre nuk do ta mbushte gezimi e optimizmi per shqiptarizimin e fese, ne vend te injorances e te denigrimit. Keshtu per te shkuar tek ideali atdhetar permes fese na duhet shpenzuar energji te shumta intelektuale, na duhet pune e perpjekje te sinqerta. Pra, pse te jemi pesimiste e skeptike ndaj perspektives. E gjithe kjo na duhet edhe per te mos arritur, qe te huajt te instrumentalizojne fene. Kleriket tane duke thithur jo vetem dije shkencore, por me shume se cdo gje duke thithur edukate, duke thithur miresi, zemerbardhesi, e pse jo, edhe trimeri e patriotizem, ne menyre qe klerikeve te huaj te mos u japin ne duar asnje koniunkture dhe asnje faktor tjeter per te ndikuar negativisht ne jeten e kombit tone. Kjo qe u tha deri me tani, do te jete nje perdorim i ndershem i fese, dhe shembull i mire, si burim frymezimi per veprime paqesore, per veprime te urta, njerezore, per veprime pajtimi e dashurie ndaj njeri-tjetrit.

Gjendja e krijuar ne Shqiperine komuniste, ku diktatura permbyti te gjitha institucionet fetare, ishte shansi me i mire i pretendimeve greke per te invaduar ne kete vend pas shkaterrimit te komunizmit. Po me kete avaz kane vershuar Organizata Islamike nga Vendet Arabe. Tashme Shqiperise i mungonin kuadrot e veta profesionale, ishte bere nje shkeputje e kontinuitetit te ushtrimit dhe edukimit laik, gje qe siguroi kushte te favorshme per pretendimet ultra-nacionaliste greke dhe atyre fundamentaliste islamike. Tashme neper Shqiperi kleri grek shetitej pa pengesa dhe ate nen masken vellazerore per te restauruar kishat e me kete duke agjituar propagande nacionaliste, ku as shtetet me demokratike ne bote keto gjera nuk i tolerojne. Duke shfrytezuar gjendjen e rende ekonomike, kisha greke tashme filloi te helenizoj pjese te caktuara te trojeve shqiptare, filloi t'ua ndryshon emrat dhe kombin. Dhe sic thuhet ne keto kushte shqiptari i sfilitur nga diktatura e kuqe, brenda dite ishte ne gjendje te ndryshon shtat here fene. Bredhjet e klerit grek neper Shqiperi, perkrahja qe iu dha Kryeklerikut edhe nga intelektual te njohur ne vend, e deri te pritja madheshtore qe iu be nga intelektual e klerik shqiptare ne Amerike qet ne pah defekte tejet tragjike me permasa shqetesuese. Po ketij revani ia mesyne shoqata te ndryshme islamike te cilat ne emer te ndihmes "vellazerore" ishin ne gjendje qe ne secilin fshat te ndertonin nga nje xhami. Pra as greket e as arabet ne Shqiperi nuk erdhen me qellime fisnike, por me prapavija te tejdukshme politike. Logjika greke ka punuar me vetedije te plote se per ta mbajtur te roberuar Camerine e Selanikun, duhet pasur pretendime ne Korce, Gjirokaster e pse jo edhe ne Elbasan. Kjo logjike ka vepruar ne menyre perfide sa qe ka arritur sot te jete altoparlante e politikes shteterore dhe diplomatike te Greqise ku per fat te keq kesaj daulleje po i meshon kleri dhe mjerisht nje pjese e intelektualeve shqiptare.

Ne Kosove kjo gjendje ndryshonte per arsye te funksionimit te vazhdueshem te institucioneve fetare edhe gjate periudhes se komunizmit. Edhe ketu shihen disa levizje apo me mire t'i quaj disa prirje per t'iu rikthyer religjionit, tashme ne ekstremin tjeter, pra atij fundamentalisto-islamik. Eshte per t'u cuditur kur degjon se sot me dhjetera intelektual shqiptare, mesues e profesor, inxhinier e nepunes administrate, te cilet deri dje ishin funksionar politik te Lidhjes Komuniste e me kete ateist te perbetuar, tashme iu kthyen papritmas xhamive dhe axherimit, shembull tipik i nje fushate panislamike ne kohen kur nderrojne ererat politike. Po keshtu vepruan edhe nostalgjiket e ateizmit enverian, qe pat marre permasa te medha ne Kosove, tash edhe ata iu kthyen befas besimit dhe orientit, te cilet na dalin me klerik se vet kleri, vetem se duke i zevendesuar teorite edhe ashtu te shtremberuara te marksizem-leninizmit. E gjithe kjo hipoteze tani pas Luftes se Kosoves eshte duke u vene ne skene dhe qellimet panorientale kane marre permasa shqetesuese. Padyshim se arma me e ftohte per ta asimiluar nje popull eshte feja. Kjo forme mund te quhet mbytje me pambuk. Ndonese asimilimi fetar kerkon kohe te gjate, sllavet kete e perdornin duke e kombinuar me dhune permanente se gjoja kete e bejne ne mbrojtje te krishterizmit, per te cilin besim do te flijohen, per ta penguar invadimin islam drejt Evropes.

Me kete metode, me shume se te gjithe te tjeret kane pesuar shqiptaret. Ne kohen kur u shkaterrua perandoria romake dhe me fillimin e ndikimit te Bizantit, mjet te vetmin per ta pushtuar nje vend ishte feja. Invadimet e shumta dhe mjaft te shpeshta ne periudha te ndryshme te cilat shoqeroheshin me luftera te panderprera beri qe shqiptaret te lodhen e drobiten. Sllavet ne tokat shqiptare synim pushtimi kishin institucionet fetare duke i adaptuar si kisha te tyre, me c'rast behej edhe terror mbi popullaten vendore dhe te pambrojtur te cilen e perbenin shqiptaret. Per t'i shpetuar kesaj shfarosje, nje numer i madh i popullsise u kthye ne ritin bizant te cilin e udhehiqnin kryesisht sllavet, duke i pranuar te gjitha ritet e ortodoksizmit.

Ne kete kohe fillon sundimi i eger serb ku ekzistonte nje dallim etnik midis shtresave te uleta popullore te perbere kryesisht nga shqiptaret dhe klases sunduese feudale ne shumice serbe e perzier me pak element shqiptare. Ne rrethanat e sundimit politik e fetar te kishes serbe, kjo popullsi shqiptare, si element politikisht e shoqerisht e shtypur, i ishte nenshtruar nje procesi sllavizimi dhe duke qene ortodokse, per shkak te mbizoterimit politik e fetar serb, mbante nje antroponimi qe e kishte humbur karakterin e dalluar etnik shqiptar dhe i perkiste ne shumice antroponimise se sferes ortodokse serbe e bizantine, ose ishte e perzier shqiptaro-sllave, krahas asaj pjese te popullsise shqiptare te besimit katolik qe mbante antroponimi te paster shqipe.

Popullsia shqiptare e cila ruante me fanatizem krishterizmin sipas ritit romak, per t'u dalluar nga pjesa tjeter e popullsise shqiptare tashme qe kishin pranuar ritin ortodoks me sa duket i quante "shkie". Kjo shprehje edhe sot e kesaj dite ruhet nder shqiptaret dhe me fjalen "Shka, shkja, shkie" etj nenkuptohej ai qe nuk i zbaton ritet fetare te familjes, perkatesisht i dal nga rendi dhe rregullat familjare. Mendoj se per t'u shpjeguar kjo fjale per baze duhet marre kuptimi dhe domethenia e saj se sa teorite e deritanishme. Megjithate kjo le te mbetet ceshtje e profesionisteve dhe atyre qe i qemtojne me sakte gjerat shkencore qe bien ne fushen e emertimeve dhe prejardhjes se atyre fjaleve.

Tashme shqiptaret e kthyer ne kete rit, predikimet e tyre i degjonin ne gjuhen sllave, po ashtu edhe festat filluan te mbahen sipas kalendarit Bizant qe e predikonin sllavet, keshtu qe u krijuan parakushtet e nje ndarje te re te popullsise te ciles dalengadale filloi t'i imponohet edhe gjuha sllave. Per me shume kjo ndodhi per shkak te rregullimit te dokumentacionit, bekimeve, kongulimeve e riteve te tjera qe ishin te perditshme dhe beheshin vetem ne gjuhen sllave. Tashme, ky etnikum shqiptar qe dalengadale u asimilua ne shkie e jo sllav, dallohej nga pjesa tjeter e popullsise shqiptare dhe e atyre ardhacakeve sllav. Eshte e rendesishme te rikujtohet se popullsia vendese kurre nuk e quajti kete etnikum serb, sepse nuk ishin. Elementi shqiptar tashme u emertua me nje emer tjeter duke e quajtur shkja. Me kete emer dallohej menjehere se ai eshte shqiptare i cili ka pranuar ritin Bizant dhe se per gjuhe ka gjuhen sllave. Politika sllave kishte pretendime te medha me nje politike afatgjate, por nuk ia arrinte qellimit te pervetesonte shume shqiptare e keshtu detyrohej shpeshhere te sillte elementin serb per ta shtuar numrin e popullsise me kete rit per te riperterire shpirtin e ortodoksizmit te cilin zakonisht e vendoste mbikeqyres te institucioneve fetare te cilat ua kishin grabitur me pare me dhune shqiptareve e duke i pasuruar me toka pjellore dhe kapital te cmuar. Elementi ardhes serb, i cili ne Kosove udhehiqte vetem institucionet fetare, kishat dhe manastiret, qe punonte tokat e kishave ishte i pakt ne numer, fare i pakt. Ky element dalengadale filloi t'i humb tiparet e veta kombetare qe me shpejtesi iu pershtaten atyre te shqiptareve, kuptohet sidomos te atyre te ritit ortodoks. Per studiuesit nuk eshte e veshtire te percakton ngjashmerite e shqiptareve te dy riteve atij islam dhe ortodoks. Kurse te elementi ardhes serb ndryshimet jane te medha me ato te serbeve qe jetojne ne brendesi te sllaveve.

Duke e pare nje rrezik te humbjes pergjithmone te pushtetit shpirteror mbi institucionet kishtare te shqiptareve, kisha ortodokse serbe filloi te bene invadimin e popullsise serbe ne keto treva sidomos gjate mesjetes se hershme dhe asaj te vone ku gjurmet jane te dalluara dhe dokumentacioni eshte ruajtur deri ne ditet tona, megjithate ne asnje periudhe kohore nuk arriten ti kalojne ne epersi shqiptaret.

Shqiptaret i ruajten kishat e tyre brez pas brezi, jo si institucione sllave por si institucione te veta shpirterore. Edhe pse sundimi otoman zgjati shume, edhe pse popullsia shqiptare (pjesa me e madhe), kaloi ne islamizem, prapeseprape kulti i kujdesjes ndaj kishave dhe manastireve, gjenezen e ka ne shpirtin e vet fanatik per te mos hequr dore kurre nga dicka qe ishte e vetja. Asimilime te popullsise shqiptare ka pasur edhe me vone, tash jo duke ua imponuar fene, por vetem gjuhen sllave, keshtu ndodhi me shqiptaret ne treven e Sanxhakut te Pazari i Ri, pastaj ne Gore te Prizrenit apo ne treven e Struges me te ashtuquajturit Tyrbesh. Eshte fatkeqesi per shkencen shqiptare qe nuk i ka studiuar hollesisht keto raste per te argumentuar boterisht se cfare pushtuesi kane pasur deri dje dhe cfare kane ata ne Maqedoni dhe Kosove Lindore edhe tashti. Shpresoj se se paku tash e tutje dikush do te merret me keto analiza dhe studime. Asimilime me te dhimbshme ka pesuar popullsia shqiptare ne Cameri, megjithate nuk jane shkaterruar te gjitha gjurmet dalluese. Per kete tragjedi ndikim te drejtperdrejt ushtroi kisha ortodokse greke dhe injoranca totale e pushtetit komunist ne atdheun ame. Metoda te dhunes dhe diskriminimit ne forma te shumta i ka ushtruar edhe Perandoria Otomane e cila po me te njejtat metoda ka ushtruar dhune e terror mbi shqiptaret e besimit te krishtere per t'u konvertuar ne islam dhe si pasoj e kesaj dhune dhe terrori do te kemi elementin "laramanet" dhe "kriptokrishterizmin" i cili u detyrua te ndryshoj emrat dhe mbiemrat kurse ne menyre te fshehur kane ruajtur doket dhe zakonet, po me shume fene e tyre qe e kane trasheguar nga gjysh stergjysherit e larget.



Lufterat dhe feja:

Bota eshte e ndare ne dy zona te medha te interesit. Ne mes ketyre dy zonave ekziston edhe nje rrip ortodoks qe shtrihet nga Kremlini e deri ne Athine, i cili e ndane boten e besimeve te kunderta kurse vet ushtron dhune e terror permanent ne emer te besimit te tyre. Nuk me ka rene te lexoj nga ndonje studiues i cili do te shpjegonte me mire si ka mbetur rripi ortodoks ne mes ketyre besimeve te medha, dhe si ka mbetur tek ta kult fetar dhuna dhe krimi mbi te gjithe besimtaret e fese jo ortodokse. Prandaj dihet se keto interesa me shume se cdo gje tjeter i dallon besimi i tyre fetar qe ndahet ne krishterizem dhe islamizem. Nga ky parim i ndarjes edhe lufterat me te medha ne bote jane lufta te karakterit fetar. Konfliktet e perhershme ne Lindjen e Afert dhe sidomos lufterat e herepashershme ne Ballkan jane treguesi me i mire i kesaj qe pohojme. Keto jane me shume luftera fetare se sa nacionale, pavaresisht nga dekori dhe petku qe ua mveshin. Luftera fetare jo rralle behen edhe neper ato zona ku ushtron ndikim vetem njeri religjion. Kjo ndodh, sepse edhe njera edhe tjetra fe i ka ndarjet dhe nenndarjet brenda per brenda religjionit te vet. Gjithmone lufterat kane qellim te realizojne ushtrimin e fese ne regjione te caktuara. Lufterat ne keto vende do te marrin kahe tjeter po sikur te ishin regjione krejtesisht te krishtera, apo islamike, pavaresisht cilit ndikim i takojne, katolik, protestant, evangjelist apo shit e sunit tek besimi Islam.

Ushtrimi i fese ne diaspore:

Nje ceshtje tjeter per t'u analizuar eshte edhe ushtrimi i fese ne diaspore, ku Komuniteti shqiptare ne Evropen Perendimore eshte i madh, dhe ka tendenca per t'u rritur ende. Ne keto kushte te kaosit ekzistues, shqiptaret me vete moren femijet, plackat, mentalitetin e se bashku me to edhe religjionin. Tash ne Evrope me nje fanatizem te theksuar ushtrohet dhe kultivohet feja islame. Ekziston Komiteti Islamik Shqiptar, i cili me nje eufori do te hap xhami neper gati cdo qytet a qyteze te perendimit, sa te shkon mendja se shqiptaret na qenkan kujdestaret themelor te kesaj feje ne gjithe boten oksidentale. Kesaj fushate qe po i vjen ere fundamentalizem islamik me kujdes te shtuar i kane fryre edhe shtypi i perditshem. Nese ia leshon syrin ketyre gazetave ne njeren nga ditet e festave islame, nuk e beson se nuk je diku thelle ne zonat orientale. Madje, eshte teper brengoses rasti kur takon ne mes te Evropes aty-ketu vajza shqiptare madje nen moshen 20 vjecare me kostume dhe veshje orientale, ndersa grate me te moshuara te mveshura me uniformat e nje besimi radikalist qe eshte i njohur si Wehabista. Te rralla jane ato qytete qe nuk kane xhamine e vet, absurdi arrin deri aty, kur degjon se shqiptaret e ketij besimi kane grumbulluar miliona franga per te ndertuar edhe xhamit e tyre?! Nese jua llogarisim qirane e pergjithshme ne nje shtet Evropian sic eshte ta zeme Zvicra, (ku une prej vitesh jetoj) do te kemi nje shume marramendese me te cilen do t'i mbanim tre kater universitete me fame boterore.

Nje rol me rendesi ne kete dhjetevjetesh ka mundur ta luan Misioni Katolik Shqiptare por ai pervec disa meshave qe i mban, nuk e di se cfare bene per shqiptaret, kur ne te njejten kohe kishat e popujve tjere (serbe, kroat, maqedon, grek etj.), udheheqin gjithe arsenalin e propagandes se shteteve te tyre permes kishes. Me shume se cdo gje ne boten perendimore dhe ne Amerike, "Misioni Katolik Shqiptar", duhet ta kryen misionin e shenjte ne dobi te ceshtjes kombetare.

Ne fillim pas renies se komunizmit ne Shqiperi qe thene se eshte manipuluar me numrin e vertet te popullsise shqiptare me besim islam, me qellim qe Shqiperia t'i bashkengjitet Lindjes. Eshte tragjike se si intelektuali yne ra aq poshte sa qe nuk ishte ne gjendje t'i kapi gjerat me kohe. Deri sa popullsia e Shqiperise per 30 vjet nuk ushtroi fene (hic ndonje te vjeter) te gjitha gjeneratat e reja u linden, u rriten dhe u shkolluan pa ndikimin e fese. Ne kete periudhe, ne Shqiperi duhej formuar nje grup i shkencetareve per t'ia dhene kahen perqindjes se popullsise me besim te krishtere. Kjo do te behej pa dhembje, tronditje e trauma shpirterore. Shqiperia Evropiane eshte atehere kur edhe kultura shpirterore e Evropes flene ne Shqiperi. Nese kishim vepruar sipas logjikes se etnobotanistit rus Timarzajev, gjate kesaj kohe ka qen e mundur dhe mjaft lehte qe me se 85% e popullsise shqiptare te behej e krishtere. Pastaj ne Kosove te gjithe komunistet, marksist-leninistet dhe stalinistet duke i perfshi edhe ateistet do te mund te besonin jo me ne Marx-Engels-Lenin-Stalin te krishtere por ne Jezu Krishtin po ashtu i krishtere. Keshtu do te ishte mire te ndodhte edhe tek shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi. Eshte teper e cuditshme dhe mjaft qesharake kur degjon se pijanecet brenda nate na u bene laik dhe fanatik te theksuar, duke leshuar mjekra dhe duke predikuar radikalizem e mostolorance.

Ky problem duhej te trajtohej shkencerisht dhe te percaktohej me qarte fati i popullit tone, si pjese e Kontinentit te Vjeter qe quhet Europe. Kjo duhej te behej jo per ne por per t'i shpetuar gjeneratat e ardhshme. Kush garanton se pjesa e emigruar e shqiptareve neper boten e krishtere, pas dy-tri gjeneratash nuk do te asimilohen teresisht e me kete edhe shpirterisht do tu pershtatet rrethanave te reja, pavaresisht nga ajo qe Komiteti Islamik fetare sot perpiqen te ndikojne ne kete ceshtje.

Te gjitha lufterat e bera ne tokat shqiptare jane luftera nacionale. Te gjitha padrejtesite qe jane bere kunder shqiptareve kane rezultat besimin fetar. Edhe sa kohe do te behen shqiptaret beden i lufterave te panderprera dhe a kane mundesi t'i perballojne edhe me tej padrejtesite historike. Kjo qe shtrova nuk eshte nje utopi per te bere sensacion, por e konsideroj mjaft te vlefshme per momentin. Tash pas kaq e kaq vitesh une nuk ndihem i nderuar pse ia paskam qelluar ne ate kohe une edhe tashti ndihem mjaft i hidheruar pse shtresa intelektuale nuk lejoi te debatohej atehere kur gjerat do te zhvilloheshin ne drejtimin e duhur dhe ne te miren e Kombit tone te pervuajtur.

Zvicer, 1992.

Derguar me 8 Mars 2009 nga autori me adrese: shefqet.dibrani@bluewin.ch

*Nje version i shkurtuar eshte botuar ne revisten "Veprimi, nr. 3 Presheve 1996. Kurse ne vitin 2002 ne ALBEUROP: http://it.groups.yahoo.com/group/alb.../message/11185