Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372

    Shëndeti mendor, 33% e shqiptarëve me depresion

    Sipas studimit të mbështetur nga OBSH-ja, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor, në 66% të rasteve, është varfëria dhe papunësia


    Problemet ekonomike dhe papunësia, po ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të shqiptarëve. Stresi dhe depresioni janë dy format e sëmundjeve mendore që gjenden rëndom tek shqiptarët.

    Një studim i Qendrës së Shëndetit Mendor, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shëndetin, mendor u realizua vitin e kaluar në 10 rrethe të vendit dhe rezultoi se në vendin tonë njerëzit kanë shqetësime mendore, që arrijnë deri në format më të rënda të shëndetit mendor.

    Ndërkohë, specialistët e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik, shpjegojnë se përse shqiptarët janë më të stresuar se para viteve '90-të. "Janë shumë faktorë që ndikojnë mbi shëndetin mendor.

    Ato fillojnë nga problemet ekonomike, pabarazia, mungesa e mundësive për të përballuar jetesën, faktorët gjenetikë dhe shumë të tjerë që rëndojnë shëndetin mendor te njerëzit",- ka shpjeguar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Shpjegime për këtë japin edhe profesorët e psikologjisë, të cilët thelbin e kësaj e lidhin me disa arsye.
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  2. #2
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Zemra e një gruaje sëmuret nga dashuri, ndërsa ajo e mashkullit sëmuret nga problemet e punës vërtetojnë kardiologët italianë.

    Rezultatet e këtij kërkimi janë prezentuar në një kongres të mbajtur në Romë.

    Ato pohojnë se stresi te meshkujt dhe femrat rrjedh nga burime të ndryshme por dallimi është se kush është viktima,mashkulli apo femra. Sipas kardiologëve italianë,simptomat më të rënda të stresit për muskulin e zemrës së një mashkulli janë problemet në vendin e punës dhe komunikacion,ndërsa tek femrat stresi më i madhë vjen nga familja dhe lidhjet e dashurisë.


    Redh 43% e meshkujve stresin më të madhë e karakterizojnë me problemet në vendin e punës,ndërsa 20% e tyre nervozohen gjersa janë bëjnë pjesë në një komunikacion të ngarkuar.

    Femrat reagojnë më ndryshe,kështuqë 40% e tyre kanë stres si rezultat i familjes,ndërsa te 24% e italianëve,stresi vjen si pasoji e dashurisë dhe ndjenjës për partner.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

Tema të Ngjashme

  1. A jeni ne depresion apo nen stres ?
    Nga zogu dukagjinas në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 19-07-2009, 12:31
  2. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  3. Një masazh si kurë shëndeti
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •