Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Per Malin e Tomorrit, si Olimpi shqiptar!

    Ē' NDJEN NJERIU NE MAJEN E TOMORRIT?
    Nėse nuk ju bezdis, po paraqes ndjesite e mia, tė marra nje nate ne majen e ketij mali te mistershem:

    ... Pllaja e Tomorrit, si njė fustanellė gjigande, ka mbledhur nė prehrin e saj, qindra makina tė tipeve tė ndryshme, ēadra tė ngritura, zjarre e mishra, qė piqen nė hell.
    Njė qytezė e vėrtetė! Mijėra njerėz, qė lėvizin brenda saj: nė vllazėri, nė grupet e tyre familjare e miqėsore. Pėrreth mbretėria e heshtjes dhe qetėsisė. Siē duket, vetė misteri ka takuar dhe ngecur tek kėta tė ardhur prej visesh tė largėta. Midis turmės, syri rrok edhe nga ata, tė njohur si tė dhunshėm e mizorė, abuzues dhe, tė tjerė tė njohur si tė fuqishėm e tė liq.
    - Po kėta, pėrse kėtu? Frika, pendimi apo zanati i ka sjellė?
    Dhe mali s’pėrgjigjet…! Ai nė heshtjen e tij qiellore, zė e qesh tek kapet tek dobėsia dhe brishtėsia njerėzore njėherazi. Vetėm Ai e njeh, e di dhe e ndjen fare mirė, kėtė dobėsi fatkeqe: Ashtu siē ėshtė energji kolosale njeriu, po aq ėshtė edhe i dobėt. Ėshtė aq i dobėt njeriu, saqė edhe njė mizė e vetme e bezdis dhe e lodh.
    …Erdha kėtu, ngaqė kisha ca punė vetėm me qielloren, me sinjalet yjnore, qė mė kanė falur aq bujarisht energjinė dhe lėvizjen. Pikėrisht kėto, kanė vėnė gjithēka timen, edhe pasurinė: tė ēertifikuar, tė vlerėsuar dhe gjithnjė me sy tė mirė edhe nga Perėndia.
    Xhepat e fustanellės gjigande janė tė shumtė. Dhe tė gjitha janė tė mbushura me njerėz, bagėti e tregėti. Vazhdoj tė eci akoma, sepse kam majėn si synim pėr tė arritur:
    Atje do tė thėrras sa tė kem nė kokė!
    Lutje e falje, atje do kėrkoj,
    nėse pa dashje, dikė kam lėnduar!
    Me frymė e zė deri nė kup tė qiellit, do t’i shaj maskarallėqet dhe maskarenjtė. Ata s’dua tė mė dėgjojnė. Kam punė vetėm me tė plotėfuqishmin e universit. Prandaj, jam vetėm nė ngjitje, edhe pse rruga vėshtėrsohet edhe mė tepėr… Vegimet e mbrėmjes zunė tė pėrkėdhelin tė kaltrėn e qiellit tė thellė. Pėllaja fillon e mbyllet, pėr tė pėrfunduar pikėrisht nė majėn e piramidės natyrore. Ca gurė tė bardhė rektijnė, nė ngjyrėn e tyre tė lindur, ndėrsa pėrreth, verbėria pa u ndjerė, na i ka vjedhur sytė.
    Vetmi! Ca zhurma tė largėta, si mėrmėrima tė pakuptimta, kthehen nga qielli, si tė kenė gjetur portat e mbyllura. Mbase, ahengu i atjeposhtėm!... I papėlqyer ndoshta, po kthehet sėrish. I papėlqyer dhe krejt stonaturė nė atė simfoni aq brilante tė qiellit, kėtu lartė.
    Njė ndjenjė frike, nuk mė shqitej pėr asnjė ēast nga truri. Ndjenjė frike, qė delte nga marrėzia e tė qėnit vetėm nė atė majė pa kėmbė njeriu. Isha larguar, ca si shumė nga njerėzia. Kjo pėrbėnte rrezik, ngaqė mund tė ndeshje edhe ujqėr tė uritur, a kafshė tė tjera. Ishte shfaqur vetė misteri, i frikshėm dhe tėrė ankth. Dal nga makina, pėr tė parė:
    Rretheqark, njė pafundėsi e zbardhulme. Vija e horizontit, ishte bėrė njė rreth gjigand, brenda sė cilit, nata kishte ngjyrosur, sterrosur dhe brendėsia e tėra e dekoruar nga njė yjėsi e dėndur mahnitėse. Maja e malit, qė i ngjan njė piramide gjigande dhe, qė shpesh e kam thirrur kėshtu, ėshtė bėrė e vogėl dhe e humbur thuajse tėrėsisht nė errėsirėn e natės…
    Kam dėshirė, pse jo edhe frikė, qė kėsaj nate tė jem nė vetmi. Yjet kam dėshirė ti shoh dhe, me mollzat e gishtave t’i ndjej ata, tek pulsojnė si zemra tė pėrmallura nė largėsi.
    Njė natė, jo si tė tjerat! Natė qiellore. Vetėm simfoni! Pa zhurma e tribuna partish. Atė burgun e madh e tė pėrjetshėm, me emrin tokė e kam lėnė atje poshtė, atje nė honet e frikėshme, ku njerėzia ecėn kot mė kot dhe, ku kanė shterur tė gjitha idetė.
    Vėrtet gjė e bukur dhe mahnitėse. E ėndėrruar prej kohėsh…! Qė kur, kam dėgjuar pėr Baba Ali Tomorrin. Pėr kalin e tij fluturues. Pėr gjurmėt e Tij dhe tė Kalit, qė pėrherė janė me dėborė. Qė… tė jenė tė dallueshme, tė dukshme, ditėn edhe natėn. Edhe, kur gjithandej, ka shkrirė krejt dėbora… ! Vėshtroj pėrreth dhe mahnitem. Nuk ka mė tokė…! Atė e ka gėlltitur, nata e rėnė qosh mė qosh. Tashmė, edhe kjo copėz nėn kėmbėt tona, ngjan si tė jetė njė gjethe, qė plkuskon nė mes tė njė oqeani pafund. Mbi kėtė gjethe tė flakur e vetmake: makina dhe ne tė katėrt(familjarėt e mi), tė mbėshtjellė me batanie. Vetmia, ka vėnė kurorė dhe flirton me heshtjen…!
    Eh, sa kohė ka rrjedhur, qė atėhere kur shihja dhe marrosesa teksa shihja yjet. Sa kohė ka kaluar, ku sytė janė tretur nė mure e betone.
    Ashtu, i shtrirė nė kurriz, pėr gjithė natėn nėn magjinė e shmalljes me yjet. Nė magjinė e erės, qė fryn e fėrshėllen dhe, gati mė ēmend e mė bėn tė qaj. Zemra dhe buza drithėrojnė. Jo nga tė ftohtit!
    Mė tutje cėrrlitje karkalecėsh dhe speciesh tė panjohura. Ka zbritur simfonia… Mė e ėmbėla, mė e kėndėshmja simfoni. Njė simfoni qiellore. Ai i ftohtė, qė vjen e tė futet nėn batanie kėtu, pėr mua ėshtė njė ndjesi tjetėr qė mė mrekullon. Nė mėnyrė tė pėrhershme, tė kėtilla ndjesi, mė japin edhe i ftohti, edhe era. Sidomos era! Dhe kėtu, nė majėn e Tomorrit, ajo vjen e mė gjen. Vjen nėpėrmjet gjurmėve tė vendlindjes. Vjen e mė thėrret nė emėr, si njė mike e vėrtet, e dashur dhe plot ėmbėlsi. Si askush, ajo m’i njeh hallet, gėzimet dhe dertet. Me njė deng tė madh kujtimesh, era vjen dhe m’i zgjon njė e nga njė, si zogjtė nė trembjen e tyre pas hedhjes sė ndonjė guraleci nė kaēuben e tyre…
    ...Nata ish kacavjerrur e, kish rėnė kokėposhtė duke u bėrė kėshtu, njėsh me tokėn. Thonė se ajo zbret nga qielli dhe tė tjerė thonė, se nga toka ngjitet pėr t’u tretur me hapsirat kozmike e pėr t’u rikthyer sėrish. Nejse, po hedh nė letėr ndjesitė e mia: Ashtu i shtrirė nė kurriz, vėshtroj vetėm yjet, ndėrsa tokėn e kam lėnė ndėnvehte, si pėr ta fshehur me tė gjitha dashuritė. Natė e pamasė, e spėrkatur me yje. Nė gojėn e stėrmadhe tė qiellit, si njė thelė portokalli, ishte Hėna. Pafundėsi yjesh dhe fenomenesh astronomike, qė veēse kėtu tė jepet rasti t’i shohėsh e t’i ndjesh. Pafundėsi…!!?
    As koncept, nuk mund ta quaj. Dhe nėse ėshtė koncept, pėr mua ėshtė i pakuptimtė. Ē’mund tė jetė pafundėsia? Ēfarė?! Mė bėhej si tė isha njė buburrec i vogėl nė mes tė oqeanit, mbi njė gjethe fatlume. Njė gjethe e humbur, e panjohur, njė hiē dhe njė gjė e vogėl, e gjallė, njė hiē sipėr saj. Njė buburrec, njė i humbur, qė noton mbi kėtė gjethe, tė humbur po ashtu dhe, pėrherė nė krahėt e Hiēit. Kjo ėshtė pafundėsia! Perceptimi i Hiēit nga Hiēi…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 11-04-2009 mė 05:01 Arsyeja: ortografi

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Ne Tomorr eshte Dodona e dyte pelasgjike, ku predikohej druizmi.

    Shume shpejt ky vend i shenjte natyror do te rimarre madheshtine qe meriton, zhveshur nga perdhosjet bektashiane...
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E megjithatė ky perceptim i Hiēit nga Hiēi, ėshtė diēka mė shumė se Hiēi, qoftė dhe nė grimcllėkun infinit tė tij. Pėrderisa tek lexoja, mė morri me vete majės sė malit e mė la mes saj dhe qiellit....

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga Artson Lexo Postimin
    Ne Tomorr eshte Dodona e dyte pelasgjike, ku predikohej druizmi.

    Shume shpejt ky vend i shenjte natyror do te rimarre madheshtine qe meriton, zhveshur nga perdhosjet bektashiane...
    Une do te thoshja se eshte DHODHONA e pare dhe me e vjetra,gjithashtu dhe une si ty uroj qe kete madheshti qe i takon malit,ta kete me statusin e malit te DHODHONES, pa keto historit e baba plerave adollake qe thuren perradha me mbret, ne kurris te malit ton dhe historis ne pergjithesi.

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    e clodhesh kote e harxhon benzinen e dynjas o astrit mavria majave te tomorit!!!!???? atje vetem shejtaner ka. Kot e ke, po e ha sapunin per djath astrit.
    ti fare mire ate kohe mund ta shpenzoje ne xhamin e qytetit, duke lexuar Kuran, dhe duke falur namaz. kurse parat e benzines/naftes mund tja jepje nje te varferi, duke bere sevap per te, dhe duke mare shperblimin nga Zoti i boteve.

    Lexo Kuranin hadithet, dhe permbaju aq sa mundesh, por Zotit kursesi mos i beje shoke, se kjo eshte padrejtesi. bektashianet pretendojne se jane musliman, por kryejne te kunderten e asaj qe thote Kurani.
    A ka llogjik kjo!!??
    pra hiq dote nga keto, dhe kethehu ne fene e Zotit duke ju lutur atij kudo, pa tu dashur keto harxhime, deri ne sakrifecen e jetes, ku nuk perjashtohet mundesia qe mund te kishte dhe ndonje ari ujke etj.

    shendet e te mira
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 11-04-2009 mė 12:11

  6. #6
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar mė parė nga century Lexo Postimin
    e clodhesh kote e harxhon benzinen e dynjas o astrit mavria majave te tomorit!!!!???? atje vetem shejtaner ka. Kot e ke, po e ha sapunin per djath astrit.
    ti fare mire ate kohe mund ta shpenzoje ne xhamin e qytetit, duke lexuar Kuran, dhe duke falur namaz. kurse parat e benzines/naftes mund tja jepje nje te varferi, duke bere sevap per te, dhe duke mare shperblimin nga Zoti i boteve.

    Lexo Kuranin hadithet, dhe permbaju aq sa mundesh, por Zotit kursesi mos i beje shoke, se kjo eshte padrejtesi. bektashianet pretendojne se jane musliman, por kryejne te kunderten e asaj qe thote Kurani.
    A ka llogjik kjo!!??
    pra hiq dote nga keto, dhe kethehu ne fene e Zotit duke ju lutur atij kudo, pa tu dashur keto harxhime, deri ne sakrifecen e jetes, ku nuk perjashtohet mundesia qe mund te kishte dhe ndonje ari ujke etj.

    shendet e te mira
    Po ti tani ke ardhur ketu te besh Rolin E provetsis Cte duhet ty se ca ben tjetri
    ka deshiren e tij qe e shpre per malin e tomorit Dhe mos thuaj kot ka shejtaner
    atije se po te ket shejtaner ty do te mbysin te paret qe flet kaq keq
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga century Lexo Postimin
    e clodhesh kote e harxhon benzinen e dynjas o astrit mavria majave te tomorit!!!!???? atje vetem shejtaner ka. Kot e ke, po e ha sapunin per djath astrit.
    ti fare mire ate kohe mund ta shpenzoje ne xhamin e qytetit, duke lexuar Kuran, dhe duke falur namaz. kurse parat e benzines/naftes mund tja jepje nje te varferi, duke bere sevap per te, dhe duke mare shperblimin nga Zoti i boteve.
    ....................................
    shendet e te mira


    I nderuar, gjithesesi te falenderoj.....!

    Eshte mire, qe kur jepen mendime, me pare duhet lexuar materiali., dhe duhet me u thelluar pak. Pse? Materiali ne fjale, nuk permend as fe e as dege te saj. Eshte, nje pershkrim ndjesor, eshte nje pejsazh letrar, pikerisht nga maja e Tomorrit. Mali i Tomorrit, qe terheq dhe mrekullon njerez nga e gjithe bota, si ka mundesi te mos terheq ndjenjat e nje shkrimtari. Kam nevoje, per kritike letrare, kete e pranoj por, jo per muhabete rakie, ketu nuk eshte vendi. Dhe e fundit, une respektoj edhe xhamine, kam bere e bej edhe per te varferit, por edhe ne natyre dal e jam ne aleance te perhershme me te.
    Per me teper, ne rast, se na jepet mundesia, flasim nga afer.
    Te pershendes!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Zoti Astrit ,te pershendes per percjelljen me ndjenje te pejzazhit qe ke perceptuar ne Malin e Tomorrit,njesine tende e kuptoj pasi edhe mua keshtu me ka ndodhur kur kam shkelur ne maje te Jezerxes,por pa dyshim ne Tomorr ka efekte te tjera mistike.Njeriu........sa i vogel eshte ...............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Zoti Astrit ,te pershendes per percjelljen me ndjenje te pejzazhit qe ke perceptuar ne Malin e Tomorrit,njesine tende e kuptoj pasi edhe mua keshtu me ka ndodhur kur kam shkelur ne maje te Jezerxes,por pa dyshim ne Tomorr ka efekte te tjera mistike.Njeriu........sa i vogel eshte ...............

    I nderuar mik!

    Kur mendojme, se ē'ndikim te pashoq jep natyra tek ne, kuptojme edhe mekatin e bere teksa e kemi braktisur ate. Natyra, me magjine e saj jo vetem pastron ajrin, por edhe shpirtin tone. Ajo eshte bujare, teksa na fal energji dhe na ben te ndjeshem deri edhe poeter.

    Te pershendes!

  10. #10
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Une nuk mund te thur elozhe per malin e tomorrit pasi jam rritur ne ate mal. Pasi vendlindja gjithmon merr levdata te medhaja.

    Ajri i paster, Uji i ftohte qe buron ne ate mal, Ato shkembinj qe e rrethojn e bejn ate vend shume te bukur.

    Une ndodhem larg tashem dhe kam vite qe nuk shkoj ne Tomorr por po te me jepet mundesia ato lek per benzin apo nafte nuk do i kurseja.

    Astrit te pergezoj per hapjen e kesaj teme.
    vari leshte

  11. #11
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga oliinter Lexo Postimin
    Une nuk mund te thur elozhe per malin e tomorrit pasi jam rritur ne ate mal. Pasi vendlindja gjithmon merr levdata te medhaja.
    Ajri i paster, Uji i ftohte qe buron ne ate mal, Ato shkembinj qe e rrethojn e bejn ate vend shume te bukur.
    Une ndodhem larg tashem dhe kam vite qe nuk shkoj ne Tomorr por po te me jepet mundesia ato lek per benzin apo nafte nuk do i kurseja.
    Astrit te pergezoj per hapjen e kesaj teme.

    Oliinter!

    Te falenderoj me gjithe zemer dhe te uroj sukseset me te mira.
    Jam i sigurt, qe ti bir i asaj zone, ke marre energjine e atij mali. Je pershendetur dhe pagezuar me vegimet qiellore te mengjesese, ti qe ke provuar brymen, acarin dhe veshtersite e atyre aneve, je i pathyeshem dhe i suksesshem kudo qofsh.

    Pergezime Oliinter!

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •