Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372

    Zajmina flet për këngën e re ''Facebook''


    Si mania e gjithë të rinjve, edhe ajo është pasionuar shumë duke kaluar shumë kohë (aq sa ka të lirë) në internet, në ‘Facebook’. E pikërisht këtu ka lindur dhe frymëzimi për të krijuar një këngë të re e cila e ka ndryshuar si në pamje ashtu edhe në performanca. Kështu shfaqet këtë herë Zajmina, me një bashkëpunim të ri me Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Shumë kënaqësi por edhe momente delikate i kanë falur këngëtares xhirimet e klipit më të fundit. Zajmina tashmë e ndjen veten më të rritur profesionalisht por jo vetëm dhe në këtë intervistë ajo rrëfen të rejat më të fundit edhe për jetën private.




    Facebook’, klipi yt më i ri? I dedikohet pikërisht tendencës më të fundit të të rinjve?

    Duke qenë se tashmë Facebook-u është kthyer në një mani për të gjithë, vendosa të bëj një material rreth tij, por me duhet të them që është edhe meritë kryesore e Florian Mumajesit sepse fillimisht ishte ideja e tij, më pas Big Basta shkruajti tekstin.

    Klipi është i veçantë në llojin e tij. Ku e ke xhiruar atë dhe sa kanë zgjatur filmimet?

    Gjithçka është mbyllur brenda një dite falë punës përgatitore për gati një muaj. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin që u kujdes për këtë klip duke filluar nga motra ime që qëndron në krye të çdo gjëje që është parë në televizor nga shikuesit, parukieren time Elona Balaj që ndryshoi look-un tim edhe këtë herë, Arlin Academy Silhouette për koreografinë. Gjithashtu një falënderim i veçantë është për bashkëpunëtorët e mi të përhershëm ‘Supersonic Production’ që më bëjnë gjithmonë të ndihem e përkëdhelur si artiste, sinqerisht që e vlerësoj shumë. Së fundi, por kuptohet jo më pak i rëndësishëm ka qenë regjisori i klipit Gentian Ferhati, i cili ka bërë një punë për t’u admiruar.


    Ke bërë një tjetër ndryshim në look. Më mirë me flokë të gjatë?

    Ishte diçka e menduar gjatë sepse unë e kisha vendosur që flokët do i ndryshoja sërish për klipin e ri dhe look-u që kam tani besoj se pati impakt mjaft pozitiv dhe mbi të gjitha edhe unë ndjehem mirë me të.

    E duke mbetur tek Facebook-u, në internet prej disa ditësh qarkullojnë urimet se ke patur ditëlindjen por ndërkohë nuk mësuam për ndonjë festë të organizuar nga ti. Ka qenë një festë intime?

    Jo nuk është fare e vërtetë. Fatkeqësisht ky është një problem për të cilin unë jam ankuar edhe në sitin zyrtar të ‘fcb’ por ende nuk i është dhënë një zgjidhje. Ekzistojnë disa ``ZAJMINA`` dhe njëra prej tyre ka pasur ditëlindjen por jo unë. Unë e kam në 17 Qershor. Është e tmerrshme sepse kam marrë shumë mesazhe urimi edhe në celular por nuk di çfarë të bëj për momentin, thjesht do doja që njerëzit të sigurohen që ndodhen vërtet në faqen time.




    Si po shkojnë punët me biznesin tuaj, me fustanet e nusërisë?

    Biznesi po shkon shumë mirë dhe jam vërtet e lumtur për këtë.

    Sa kohe shpenzon në dyqan?

    Në fakt nuk kam qëndruar shumë këtë periudhe për shkak të angazhimeve të mia muzikore por pjesën tjetër të kohës që ndodhem në Shqipëri jam në dyqan.

    Si janë këto kohë pasditet e Zajminës?

    Nuk kam fare kohë të lirë këtë periudhë dhe edhe atë pak kohë që kam dua të fle por kryesisht kur nuk jam e lodhur më gjen në Facebook.

    Personi më i afërt të cilit i rrëfehesh për gjithçka?

    Motra ime pa dyshim.


    Mban inate apo mëri?

    Fillimisht bëj sikur më ka mbetur shumë hatri, por kjo nuk zgjat shumë.

    Herën e fundit që je nervozuar apo mbajtur inat me dikë? Si ke vepruar?

    Gjatë xhirimeve mund të jem acaruar me pjesën më të madhe të stafit nga stresi por më kalonte menjëherë. Personat që më njohin prej kohësh e dinë qe e kam gjendje kalimtare dhe nuk ma vënë veshin fare.

    Flitet se frekuentohesh me një djalë me të cilin ndihesh mirë. Ç’mund të na thuash rreth kësaj?

    Asnjë gjë.

    Dhurata apo surpriza më e fundit që ke bërë?

    Motrës time një udhëtim sepse ajo i kam shumë qejf dhe u lodh shumë me mua për klipin.

    Udhëtimi më i fundit?

    Për këtë po flisja, do të jetë javën që vjen drejt Zvicrës, do të shkojmë për ski.

    Projekti më i afërt?

    Aktualisht po punoj për dy materiale të tjera që do të publikohen në verë. /Bluetooth/
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Vdekshin cunat per cicat e ksaj.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    ho mer se me operacione i ka loool
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Beji edhe ti operacion, edhe te vdesim pas te tujave :P

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    ncuk un sjam zajmina ...kjo eshte e tmerrshme
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Po mor po pse tema te Kinematografia dhe televizioni spe kuptoj ??

  7. #7
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    sepse nuk gjeta nje hapesire per VIPAT apo jo?
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Ke mundur te "Muzika shqiptare"

  9. #9
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    po por kjo ishte nje interviste qe ka te beje me vipat shqiptare dhe ne kete forum nuk ka nje kryeteme te dedikuar atyre
    gjithsesi ti mund ta zhvendosesh apo jo?
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  10. #10
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Citim Postuar më parë nga AjSi Lexo Postimin
    po por kjo ishte nje interviste qe ka te beje me vipat shqiptare dhe ne kete forum nuk ka nje kryeteme te dedikuar atyre
    gjithsesi ti mund ta zhvendosesh apo jo?
    Jo nuk mundem te beje asgje ketu mudn t'iu drejtohesh Fiori, shigjeta ose njerit na Smod
    Flm per Mirkuptim

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kenge per facebook?
    Cfare temash gjejne ca pseudokengetar!
    Feelings change - memories don't.

  12. #12
    Ciljeta behet gati qe te konkuroje kete Super Hit ne qarkullim,me kengen provokuese dhe sinjifikante My SPACE.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ciljeta behet gati qe te konkuroje kete Super Hit ne qarkullim,me kengen provokuese dhe sinjifikante My SPACE.
    Jo po HI5!

  14. #14
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ciljeta behet gati qe te konkuroje kete Super Hit ne qarkullim,me kengen provokuese dhe sinjifikante My SPACE.
    loooooooool hahahaahah sa kam qeshur me kte
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

Tema të Ngjashme

  1. Zajmina Vasjari
    Nga Bl3ri në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-02-2010, 09:27
  2. Facebook ka 140 milionë shfrytëzues!
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 07-10-2009, 17:56
  3. Facebook sulmohet nga hakerët
    Nga Dito në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 18:29
  4. Si te fshijme llogarine ne facebook, njehere e pergjithmone.
    Nga LeArNiNgHaCkInG në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •