Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    A duhet të më vijë turp për origjinën time?

    Për Elbasanin dhe elbasanllinjtë, kam shkruar...
    Ju përshëndes!

    SA KEQ QË NUK ISHTE NJERI !

    Kur ende isha katër vjeç dhe jetonim në fshatin e largët malor, Lenie, nëna ime u sëmur shumë rëndë. Atë paradite luaja si zakonisht te vija e ujit e cila, ditë e natë gurgullonte me një mërmërimë të këndëshme e aq të dashur për mua. Për gjatë asaj vije, bregut rriteshin barishte të egra. Kakarisnin pulat sa herë dukej qiellit ndonjë skifter, e macja jonë shullehej në diell.
    Ndërsa luaja me baltovinën në breg të kanalit, fusja duart në ujë gjoja për ti larë e pllaquritesha deri sa qullesha. Në të tilla raste nëna më qortonte, po unë si kalama, nuk ua vija veshin qortimeve të saj.
    Edhe asaj paraditeje, duke parë ujët të rridhte e merrte me vete fletët e rëna të drurëve, mendoja se, sa mirë do qe sikur të isha i vockël e i lehtë sa një buburrec, të hipja mbi ndonjërën prej fletëve të rëna mbi ujë, e të veja larg, në të tjerë vende që ende nuk i kisha parë. Pikërisht në atë gjendje, duke rendur pas bredhjes së mendjes sime, vura re se në shtëpi, po hynin e delnin mjaftë njerëz, burra e gra, kushërinj, farefis e fqinjë. Nuk do më kishin bërë dhe aq përshtypje lëvizjet e tyre të shqetësuara, po mos kisha dëgjuar dikë që qante me zë lartë. Për habinë time, ajo e qarë u shoqërua me diçka tjetër që mua më lëndoj mjaft. Pash të nxirrnin prej shtëpie, të shtrirë mbi batanije e mbi drurë, nënën time.
    Kjo gjë më tronditi dhe, renda drejt saj plot merak. Kur i vajta pranë, pashë se ajo qe zbehur dhe mbuluar nga djersët. Flokët e gjatë e të butë i qenë ngjitur rëzë faqeve. Rrënkonte sy mbyllur, me një rënkim që mua ma këputi shpirtin.
    Po si mund ta ndihmoja? Isha aq i vockël!...
    Burrat me vigun e sajuar aty për aty, u nisën nëpër shtegun e udhës së gjatë. Unë i ndiqja pas, bjer e ngriu, dhe blegërija mes të qarave si qengji kur humbet t’ëmën: “Mama! Mama!...” Kur u rrëzova për herë të fundit, dikush më mori në krahë e përpiqej të më qetësonte, duke m’i fshirë lotët e duke më thënë se mamaja ime do të kthehej shpejt. Ato fjalë më qetësuan disi, por shqetësimi im u bë akoma më i madh kur degjova dikë të thoshte për nënën time:
    -Është keq korba, shumë keq. Vetëm Elbasani mund ta shpëtojë.
    Ato fjalë ma dërrmuan krejt shpirtin tim njomzak. Më dukej se nëna ime nuk do kthehej më. Ndaj mes lotëve, e vetmja shpresë e imja, ishte ai, i fuqishmi, çudibërsi, shpëtimtari i nënës sime, Elbasani. E përfytyroja njeri të mirë e të ditur,zemërdhëmbshur e bujar. Të zotin, për të bërë çudira. Ndaj, sa herë mbetesha vetëm, a çasteve para gjumit kur ënjtesha duke qarë, për nënën të cilën e kërkoja me të madhe, i drejtohesha Elbasanit me lutjet e mia që më delnin nga shpirti:
    - O Elbasan! Me siguri ti je mik i babit përderisa nënën e sëmurë e sollën tek ti. Shëroje të lutem, të përgjërohem! Kur të vish në shtëpinë tonë së bashku me nënën time të shëruar, ashtu si ka qënë para sëmundjes, për ty do të therim pulën më të mirë. Do pish raki atë natë me babanë. Pa do të flemë bashkë, o Elbasan, që të më mësosh të bëhem edhe unë po aq mirë dhe i zoti sa ti!
    Në mëngjes, kur të të përcjellim, do të japim me vete një trastë plot me mollë e me ftonj…Të lutem, kthema sa më parë nënën time!...
    Me të tilla lutje më merrte gjumi. Në mëngjes, sapo hapja sytë, pyesja nusen e dajës ku ndejta ato ditë aq të hidhura:
    - Erdhi babai me nënën?
    -Akoma jo.
    - Edhe dy-tri ditë dhe do të vijnë.
    - Po Elbasani, do vije me ata?
    Daja, që bëhej gati të delte nga shtëpia, më pa disi me habi dhe tha:
    - Patjetër që do të vijë edhe ai.
    Nëna u kthye pas disa ditësh, vonë, në perëndim të diellit. Kur nusja e dajës ma dha lajmin, i lashë lodrat dhe i mbushur i tëri me gëzim, u turra me vrapë drejt shtëpisë. Kapërxeva pragun e derës, iu hodha me vrull në qafë nënës sime e cila më dukej shumë më mirë nga hera e fundit që e pata parë krejt të mbaruar. Ajo hapi krahët, më priti me hare, më shtrëngoi fort e nuk ngopej së, më puthuri. Qaj unë e qaj ajo. Qanim me lotë gëzimi. Pastaj u struka në prehër të babait, që gjithë i qeshte fytyra dhe e pyeta atë:
    - Po ai, ai nuk ka ardhur, o ba?
    - Cili, o bir?
    - Ai pra, ai që na e shëroi nënën, Elbasani.
    Për habinë time, prindërit, pasi u panë sy më sy, shpërthyen në të qeshura. Ç’kishin ata, pse qeshnin ashtu? Unë vetëm i pyeta për atë njeriun e mirë që ma kishte shëruar nënën, të cilin doja ta takoja, ta falenderoja e njeherësh të mësoja nga ai mjaft gjëra që, kur të rritesha, t’u vija edhe unë njerëzve në ndihmë. Nëna më shtrëngoi fort, më puthi me dashurinë e saj prej nëne, dhe më tha me fytyrën që i ndrinte:
    - Shpirti i mamit, Elbasani është qytet e jo njeri.
    Ai nuk ka as këmbë e as duar, as sy e as gjë nga ato që kemi ne. Aty ka spitale dhe mjekë të mirë. Ata më shëruan mua…
    Sqarimi i saj, më pezmatoi. Më erdhi jashtëzakonisht keq, që Elbasani nuk kishte qënë njeri, ashtu si e pata përfytyruar. Cilit do t’ia shprehja mirënjojen? Për kë, do ta thernim pulën më të mirë? Po trastën me mollë e ftonj, kujt do t’ja jepnim?
    Sa keq më erdhi, sa keq, që Elbasani nuk ishte njeri!...

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje Astrit!E lexova tregimin e paraqitur nga ana juaj dhe ndjeva emocion.Ngjarja dukesh sikur kishte ndodhur sot,pra kishte freski,ngjarja dukesh sikur me kishte ndodhur mua,pra kishte pergjithesim.Titulli i temes:A duhet te me vije turp per orgjinene time,shum domethenes.Per veten time,jam krenar per orgjinen time panvarsisht si ka qene ajo dhe as njehere dhe ne çdo rrethane s'do ta mohoj ate.Titulli i tregimit:Sa keq qe nuk ishte njeri!Kuptimi i tij del qarte ne tregim ne pjesen e fundit te tij.Perdorimi i figurave letrare ne vendin e duhur e bejne dhe me terheqes tregimin.Shkruani bukur Astrit, me ndjenje kjo i jep force shkrimit tend.Te uroj shendet dhe krijimtari te vazhdueshme.Respekte

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Me pelqeu shume shkrimi yt Astrit. Eshte e cuditshme se sa te fresketa ngelen disa kujtime ne memorien tone edhe pas shume vitesh.
    Sa per temen, nuk kemi pse te na vije turp per origjinen.
    Jemi ne qe perfaqesojme origjinen dhe jo origjina neve. Asnjehere se kam patur problem te them nga vij. Gjithmone kur me pyetin them vendlindjen time, origjinen e familjes sime dhe ne fund ku jam martuar dhe banoj.
    Me habitin disa qe kur i pyet nga jane, thone vendin ku banojne edhe pse mund te kene vetem disa vite qe jetojne aty, dhe nuk e permendin fare vendlindjen.
    Duhet te krenohemi me ate qe jemi dhe jo te mburremi me vendin nga vijme. Mburret ai/ajo qe nuk ka c'te ofroj tjeter.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2009
    Postime
    68
    Hasjan Hasjan Hasjan Hasjan Hasjan Hasjan Hasjan

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    bukur bukur, shume mbreselenes si tregim, Te pershendes Astrit


    Dito.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Astrit shume mire e ke shkruajtur po nuk e kuptova lidhjen me titullin.
    sa per titullin doja te thoja se turp duhet ti vije atyre qe e mohojne origjinen dhe jo atyre qe thone te verteten
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Faleminderit Riza, Dito, Dea-o7, faleminderit te gjitheve!

    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    Astrit shume mire e ke shkruajtur po nuk e kuptova lidhjen me titullin.
    sa per titullin doja te thoja se turp duhet ti vije atyre qe e mohojne origjinen dhe jo atyre qe thone te verteten

    I nderuar Skampin! Siç shkruaja me larte, Elbasanin une e dija njeri.
    Deri ne moshen 4-5 vjeç, bota per mua vertitej tek qoshja e shtepise dhe vija e ujit me gurgullimen e saj. Sot femija lind "me universitet", ndersa kur, une isha femije nuk dija asgje! Atehere, te ndjej turp per kete...?
    Ketu eshte lidhja me titullin. Elbasanit i dedikohem shume, sepse me vone aty mbarova Pedagogjiken dhe Bio- Kimine.

    Perzemersisht!

  8. #8
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    astrit shum i bukur trgimi,me madhengjeu sinqerisht.nga menyra se si i shpreh gjerat,nga gjuha qe perdor i ben te tjeret per vete.te tregosh prejardhjen eshte nje krenari ,eshte nje ndjenje qe te larteson si njeri.e sa per elbasanin qe nuk ishte njeri-nje fjali goditese me te vertet.(personalisht kam nje afeksion te veqant per elbasanin dhe shpresoj shum qe ta vizitoj se shpejti)urime.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Te mohosh origjinen do te thote te mos duash veten

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Pershendetje Astrit, te pergezoj per kete tregim, shume kuptimplote.

    Ke bere nje pershkrim te bukur te vendit dhe aq me teper nga vizioni i nje femije i cili e shikon ate me nje sy te padjallezuar, apo te egos. Per mua sado qe jam e larguar prej vendit tim, nuk krahasoj asnje me te, si me natyren por edhe me njerezit. Mbase kemi ca qe jane pak kokeshkrete, por ate qe kane ta thone edhe u mbarua hesapi...

    Edhe per diturine, mbase sot vertet me te rinjte kane me dituri sepse dituria eshte kudo dhe e shumeaneshme, por edhe ajo dituri te cilen na e jepnin gjysherit tane dhe vete natyra ishte nje dituri vertet qe po ta krahasosh sot ishte vertet e madhe.


    Nje histori e vogel mbi diturine e atehershme: Ne kohen e xhaxhit, shikonim tv, dhe sic dihet ishte me orare. Mirepo shyqyr zotit ne ne Vlore na merrte Italianin, e pa disktuim duke rregulluar antenat qe pergjoheshin... Duke pare filmat e vjeter te Hollivudit, qe i benin me te gjitha ato editime dhe gjera te magjikshme, ne si femije hapnim syte dhe gojen, se coc na dukej. Nena na shikonte e na thoshte-"Heshtni adha se late nam, se nuk jane te verteta, i bejne ne skene keto gjera". Kur shikoj tani filmat e Hollivudit e shikoj menyren e sesi behen ato, flas me mamin dhe kujtoj gjyshen ramet paste qe sado qe nuk kishte kete diturine e sotme, mbasi ishte grua e mocme, kishin ate diturine natyrale.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Eshte mire qe kto tregime ti lexojne adoleshentet e sotem,qe te ngelen ne kontakt me disa vlera emocionale qe jane zhdukur ne menyre te parikthyeshme.Dashuria ose ndjenja e afeksionit ndaj vendeve,ndryshon nga ajo ndaj njerezve,dhe eshte dicka qe e ben njeriun me te plote.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Astrit komplimentet e mija per tregimin qe ke postuar,me te vertet shkruan shum bukur,meriton respekt.Do doja te thoja ( ne lidhje me titullin) se ka shum femij te zgjuar, qe neser mund te dalin si (koka te medhaja ne fusha te ndryshme) por digjen, ikin kot, per vete faktin se ne te shumten e rasteve ketyre femijve nuk u krijohen kushte te mira per nje shkollim efikas, dhe prinderit nuk jan ne gjendje te paguajn shkolla cilesore, sidomos ato private, qe ofrojn cilesi.Do kishte qen shum mire qe shteti te ndimonte me bursa keta femij, per mos ti humbur keto cilesi, qe ne nje fare menyre ikin dem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sulioti : 09-04-2009 më 16:33

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Më pëlqeu, më preku, më la mbresa, tregimi kaq realist dhe i realizuar artistikisht. Urime i dashur, Astri!
    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë ... të krijosh.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Ne kete raste po e perdori nje fali te theksuar te Berishes qe thote, ne asnje meenyyre nuk eshte turp origjina ime.
    ===================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mistreci87
    Anëtarësuar
    12-03-2009
    Postime
    51
    per mendimin tim duhet te vije turp nese je nga himara.poshte himaritet greket e *****.

  16. #16
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Une do te thoja per kombesine apo shtetesine, dhe jo origjinen per sa i perket temes.Sepse origjina me duket nje fjale e madhe, qe veshtire per ti gjetur fillimin. dhe jo per te dhene nje pergjigje per te kaluar rradhen.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga mistreci87 Lexo Postimin
    per mendimin tim duhet te vije turp nese je nga himara.poshte himaritet greket e *****.

    wow, wow, avash nuk jane te gjithe Himarjotet ashtu...


    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Vendndodhja
    qysh e le qingji kopene moji gra!!!!
    Postime
    17
    Astrit Kosturi : Shpirti i mamit, Elbasani është qytet e jo njeri.
    Ai nuk ka as këmbë e as duar, as sy e as gjë nga ato që kemi ne. Aty ka spitale dhe mjekë të mirë. Ata më shëruan mua…
    Sqarimi i saj, më pezmatoi. Më erdhi jashtëzakonisht keq, që Elbasani nuk kishte qënë njeri, ashtu si e pata përfytyruar. Cilit do t’ia shprehja mirënjojen? Për kë, do ta thernim pulën më të mirë? Po trastën me mollë e ftonj, kujt do t’ja jepnim?
    Sa keq më erdhi, sa keq, që Elbasani nuk ishte njeri
    !...

    Pershendetje!

    Shum fantastik shkrimi juaji patriot.

  19. #19
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    I nderuar Skampin! Siç shkruaja me larte, Elbasanin une e dija njeri.
    Deri ne moshen 4-5 vjeç, bota per mua vertitej tek qoshja e shtepise dhe vija e ujit me gurgullimen e saj. Sot femija lind "me universitet", ndersa kur, une isha femije nuk dija asgje! Atehere, te ndjej turp per kete...?
    Ketu eshte lidhja me titullin. Elbasanit i dedikohem shume, sepse me vone aty mbarova Pedagogjiken dhe Bio- Kimine.

    Perzemersisht!
    Pergezime Zoteri! Rrefimi yt ka vlere te vertete artistike. Me pelqen shume mendimi i mbeshtjellur ne te, por edhe me shume gjuha piktoreske. Perderisa lexoja me dukej sikur te isha diku prapa teje dhe te veshtroja femijerine tende nga afersia. Komplimente dhe suksese te deshiroj nga zemra!


    *

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    e bukur esht vendlindja,kur e qmon dhe engrit aty ku eka vendin,ne shpirtin e shqipnis.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  2. Hulumtime mbi origjinen pellazgjike të popullit shqiptar
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 09:48
  3. Nga e ka origjinen dhenia e dores ne takim?
    Nga BvizioN në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 20:37
  4. Aleksander Moisiu
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 13:58
  5. Teori e re për origjinën e jetës në Tokë
    Nga ALBA në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-07-2003, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •