Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Qëndrimi i dijetarëve ndaj teuhidit

    Sot, shumica e muslimanëve kanë rënë në shirk, duke lutur tjetërkënd pos Allahut, subhanehu we teala, dhe ky është shkaku i vuajtjeve të tyre, vuajtja e popujve të përparshëm, të cilët i ka shkatërruar Allahu, subhanehu we teala, për shkak të lutjeve të tyre drejtuar evliave të tyre pos Allahut, subhanehu we teala.

    Qëndrimi i dijetarëve ndaj Teuhidit dhe luftës ndaj shirkut ndahen në disa pjesë:

    1. Pjesa e parë, kanë kuptuar Teuhidin, llojet dhe rëndësinë e tij, gjithashtu kanë njohur shirkun dhe llojet e tij, realizuan obligimin e tyre duke ua sqaruar njerëzve Teuhidin dhe shirkun në bazë të argumenteve të Kur’anit dhe hadithit të vërtetë. Këta dijetarë u janë ekspozuar emërtimeve të ndryshme, siç u janë ekspozuar edhe pejgamberët, mirëpo kanë duruar në këtë dhe nuk kanë devijuar nga rruga e vërtetë, duke pasur për argument fjalën e Allahut, subhanehu we teala: “Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu prej atyre i matur” (Muzemmil, 10)

    Qysh moti Llukmani, alejhi selam, ka këshilluar birin e tij duke i thënë: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtetë, këto janë nga çështjet më të preferuara”. (Llukman, 17)

    2. Pjesa e dytë e dijetarëve, kanë lënë pas shpine thirrjen në Teuhid, që është baza e Islamit, e i thërrasin njerëzit në namaz, zekat dhe xhihad, duke mos pastruar besimin e muslimanëve, ecin sikurse të mos kenë dëgjuar fjalën e Allahut, subhanehu we teala: “E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit, kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar”. (En’am, 88).

    Po t’i jepnin përparësi Teuhidit para sendeve tjera, gjë që kanë vepruar pejgamberët, do të korrte sukses thirrja e tyre, kurse Allahu, subhanehu we teala, do t’u jepte fitore, siç u dha pejgamberëve. Allahu, subhanehu we teala, thotë: “Atyre nga mesi i juaj, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë, ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë, të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.” (Nur, 55)

    Pra, kusht themelor qenka Teuhidi.

    3. Pjesa e tretë e dijetarëve, kanë lënë thirrjen në Teuhid dhe luftimin e shirkut, duke pasur frikë sulmet e njerëzve ose duke u frikuar që mos të humbin punën apo detyrën, me të cilën gjë fshehin diturinë, të cilën i ka urdhëruar tua kumtojnë njerëzve. Këta njerëz meritojnë fjalën e Allahut, subhanehu we teala: “Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet, që Ne i shpallëm, e që pasi ata ua sqaruan njerëzve në libër, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë”. (El-Bekare, 159)

    Gjithashtu flet Allahu, subhanehu we teala, mbi thirrësit dhe thotë: “Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e Allahut, i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër pos Tij, e Allahu është i mjaftë të jetë llogaritës” (Ahzab, 39)

    Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Kush e fsheh diturinë, atë e frenon (vulos) Allahu, subhanehu we teala, me frerë (vulë) të Xhehennemit”. (Transmeton Ahmedi)

    4. Pjesa e katërt e dijetarëve dhe hoxhallarëve, që e kundërshtojnë thirrjen e Teuhidit në lutjen e Allahut subhanehu we teala, Një dhe mos lutjen e të tjerëve pos Allahut, subhanehu we teala, siç janë lutjet dedikuar pejgamberëve, evliave dhe të vdekurve, ngase ata e lejojnë një gjë të tillë, kurse ajetet që flasin mbi këtë temë i komentojnë, duke thënë se kanë pasur për qëllim mushrikët (idhujtarët), dhe se nuk ka asnjë prej muslimanëve që bën shirk. Si duket ata nuk dëgjojnë fjalën e Allahut, subhanehu we teala, kur thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi-dhulm, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (En’am, 82)

    Në këtë ajet fjala dhulm domethënë shirk, duke argumentuar me fjalën e Allahut, subhanehu we teala: “Idhujtaria (shirku) është padrejtësia (dhulmi) më e madhe”. (Llukman , 13)

    Shirku sipas ajetit mund të kaplojë muslimanin dhe mu’minin (besimtarin), siç edhe po ndodh një gjë e tillë në shumë vende muslimane. Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, na ka tërhequr vërejtjen nga njerëzit e tillë, njerëz që lejojnë drejtimin e lutjeve tjetërkujt pos Allahut, subhanehu we teala, varrimin e njerëzve nëpër xhami, që bëri tavaf rreth varreve, besatimi evliave dhe veprave tjera që janë të shpikura e të këqija, duke thënë: “Me të vërtetë i frikohem ummetit tim, nga prijësit që dërgojnë në humbje”. (Transmeton Tirmidhiu)

    Një hoxh i hershëm i Ez-herit duke u përgjigjur rreth lejimit të të falurit drejt varreve, thotë: “Pse nuk bën të falesh drejt varreve, kur varri i Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem, gjendet në xhami, kurse njerëzit falen drejt varrit të tij!” Por duhet ditur se Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, nuk është varrosur në xhami, por është varrosur në dhomën e Aishes, kurse ka ndaluar që besimtari të falet drejt varrit. *

    Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, e ka bërë edhe këtë lutje: “O Zot, kërkoj mbështjetje tek Ti nga dituria që s’ka dobi”. (Transmeton Muslimi).

    D.m.th nuk i mëson tjerët, nuk vepron me të dhe nuk bëhet shkak që të ndryshojë diç nga morali i tij.

    5. Njerëzit që pranuan fjalët e hoxhallarëve të tyre dhe i respektuan në mëkat Allahut, subhanehu we teala dhe kundërshtuan fjalët e Muhammedit sal’allahu alejhi we selem: “Nuk ka përulje krijesës në mëkat Krijuesit”. (Transmeton Ahmedi)

    Këta njerëz do të pendohen në Ditën e Kiametit për këtë vepër, mirëpo nuk do t’u bëjë dobi ky pendim, sepse do të jetë vonë. Allahu subhanehu we teala, duke përshkruar dënimin e mohuesve të atyre që kanë ecë rrugës së tyre thotë:

    “Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, ta kishim adhuruar Allahun e respektuar të dërguarin. Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi”. (Ahzab, 66-68)

    Ibn Kethiri në komentin e këtij ajeti thotë: “Domethënë pasuan të parët dhe hoxhallarët e mëdhenj dhe kundërshtuan Pejgamberin, sal’allahu alejhi we selem, duke besuar se ata posedojnë gjë, mirëpo tash e pamë se ata nuk posedojnë asgjë”.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  2. #2
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    eshte e rrezikshme kjo qe ke shkruar... te lutem reflekto
    RIPPR

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Sot, shumica e muslimanëve kanë rënë në shirk, duke lutur tjetërkënd pos Allahut
    1- Cilet jane ata qe i quan edhe musliman edhe qe kane rene ne shirk? Nese kane rene ne shirk si qenkan muslimane?
    2- Keta muslimane si e lusin tjeter kend pos Allahut?

    4. Pjesa e katërt e dijetarëve dhe hoxhallarëve, që e kundërshtojnë thirrjen e Teuhidit në lutjen e Allahut subhanehu we teala, Një dhe mos lutjen e të tjerëve pos Allahut, subhanehu we teala, siç janë lutjet dedikuar pejgamberëve, evliave dhe të vdekurve, ngase ata e lejojnë një gjë të tillë, kurse ajetet që flasin mbi këtë temë i komentojnë, duke thënë se kanë pasur për qëllim mushrikët (idhujtarët), dhe se nuk ka asnjë prej muslimanëve që bën shirk. Si duket ata nuk dëgjojnë fjalën e Allahut, subhanehu we teala, kur thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi-dhulm, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (En’am, 82)
    Shpejgohu me qarte per kete sepse eshte shume e rende!

    Një hoxh i hershëm i Ez-herit duke u përgjigjur rreth lejimit të të falurit drejt varreve, thotë: “Pse nuk bën të falesh drejt varreve, kur varri i Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem, gjendet në xhami, kurse njerëzit falen drejt varrit të tij!” Por duhet ditur se Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, nuk është varrosur në xhami, por është varrosur në dhomën e Aishes, kurse ka ndaluar që besimtari të falet drejt varrit.
    1- Dhoma e Aishes r.a. ka qene qe ne kohen e Muhamedit pjese e xhamise.
    2- persa i perket çeshtjeve qe kane te bejne me "Reudah" pjesa e xhamise se Profetit lexo me shume rreth saj sepse nuk eshte ashtu siç e pershkruan ti.

    Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, e ka bërë edhe këtë lutje: “O Zot, kërkoj mbështjetje tek Ti nga dituria që s’ka dobi”. (Transmeton Muslimi).
    Muhamedi s.a.v.s. i ka thene Ibn Umerit r.a. kur atij i ishte mpire kemba: "Permend emrin e njeriut me te dashur tek ty", Ibn Umer tha: OOO MUHAMED! [transmetim i Bukharijut i cituar edhe prej Ibn Tejmijeh ne Kelim Et-Tajjib (Fjalet e bukura)]

    Mesa duket nuk qenka ashtu siç ti i pershkruan gjerat!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    rapsod:
    1- Cilet jane ata qe i quan edhe musliman edhe qe kane rene ne shirk? Nese kane rene ne shirk si qenkan muslimane?
    2- Keta muslimane si e lusin tjeter kend pos Allahut?
    Këta njerëz janë nga ummeti jonë që vetit i thuajnë musliman,mirëpo nga injoranca,Allahut i bëjnë shirk.Ata mendojn se janë musliman,por në realitet nuk janë musliman sepse e kan prish besimin e tyre përmes shirkut.
    Këta të ashtëquajtur ''musliman'',lusin edhe evlijatë e tyre,shejhat e tyre,njerëzit e mirë..etj,duke ju drjetuar atyre dua,dhe lutje që ata tu ndihmojnë kur kan vështirësi ose ndonji hall.Un personalish njoh disa njerëz të cilët pasi që mbaron namazi,shkojn te tyrbet (shejhat) e tyre dhe atje u luten për llojlloj ankesash.Njëri prej tyre beson se ai shejhu shum i ka ndihmuar atij kur ka pas ndonji hall.
    Këtu kuptimi i kësaj është se ata janë nga ummeti jonë,që falen me ne,agjërojnë,japin zekat,bëjnë haxh.
    Un kam thënë :
    4. Pjesa e katërt e dijetarëve dhe hoxhallarëve, që e kundërshtojnë thirrjen e Teuhidit në lutjen e Allahut subhanehu we teala, Një dhe mos lutjen e të tjerëve pos Allahut, subhanehu we teala, siç janë lutjet dedikuar pejgamberëve, evliave dhe të vdekurve, ngase ata e lejojnë një gjë të tillë, kurse ajetet që flasin mbi këtë temë i komentojnë, duke thënë se kanë pasur për qëllim mushrikët (idhujtarët), dhe se nuk ka asnjë prej muslimanëve që bën shirk. Si duket ata nuk dëgjojnë fjalën e Allahut, subhanehu we teala, kur thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi-dhulm, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (En’am, 82)
    Ka prej hoxhallarëve që kundërshtojnë teuhidin në lutjen e Allahut dhe mos lutjen të tjerëve pos Allahut (kjo është teuhid,pra ti lutesh Allahut dhe të mos i lutesh të tjerëve,siç janë pejkamberëve,evlijave,të vdekurve) sepse ata hoxhallarë të devijuar e lejojnë lutjen edhe këtyre njerëzve pos Allahut.kurse ajetet që flasin për këtë çështje ata thuajnë se këto ajete nuk vlejn për ata por për mushrikët sepse sipas tyre se nuk paska prej muslimanëve që bëjka shirk.
    Rapsod :
    1- Dhoma e Aishes r.a. ka qene qe ne kohen e Muhamedit pjese e xhamise.
    2- persa i perket çeshtjeve qe kane te bejne me "Reudah" pjesa e xhamise se Profetit lexo me shume rreth saj sepse nuk eshte ashtu siç e pershkruan ti.
    Këtu qëllimi është që disa të devijuar mundohen të futin shubuhate ndër musliman duke gjetur arsye se nuk ka problem të falesh te varret,bile ata e preferojnë ktë si akt të lavdëruar.
    rapsod :
    Muhamedi s.a.v.s. i ka thene Ibn Umerit r.a. kur atij i ishte mpire kemba: "Permend emrin e njeriut me te dashur tek ty", Ibn Umer tha: OOO MUHAMED! [transmetim i Bukharijut i cituar edhe prej Ibn Tejmijeh ne Kelim Et-Tajjib (Fjalet e bukura)]
    E nga e nxorre këtë matematikë,secili musliman në akide të pastër e din se sahabët kan kërkuar ndihmë dhe lutje që Profeti të lutet për to,por assesi lutjet nuk jan drejtuar atij.
    Kurse fjalën e bukur që e ke përmend ta sjellish komplet e jo me kuptim tjetër.
    Mesa duket nuk qenka ashtu siç ti i pershkruan gjerat!
    Na trego ti pak se si duhen të jenë gjerat.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  5. #5
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Referi!
    Para se te vish ne keto lloj perfundimesh te rrezikshme per muslimanet, si çeshtja e varreve apo e evlijave etj prej atyre qe po i perzjen me njera-tjetren dhe nuk po del specifikisht se per çfare behet fjale, do te kisha deshire te lexoja prej teje se çka do te thote "Ibadet" por te bazuar ne referenca jo ne ajer.

    Persa i perket hoxhallareve qe iu luten pejgambereve apo evlijave apo te vdekurve,...me thuaj nje forme se si e kryejne kete lutje ata. Ndersa persa i perket ajeteve Kur'anore normalisht ka ajete Kur'anore qe kane zbritur specifikisht per disa grupe dhe kjo mesohet ne lenden e shkencave kur'anore dhe jo me lexime sa andej kendej. Por po e perseris edhe nje here qe duhet te specifikohesh per çdo çeshtje dhe jo te vish vetem ne teori qe te jemi me te qarte se çfare deshiron te thuash.

    Citim:
    1- Dhoma e Aishes r.a. ka qene qe ne kohen e Muhamedit pjese e xhamise.
    2- persa i perket çeshtjeve qe kane te bejne me "Reudah" pjesa e xhamise se Profetit lexo me shume rreth saj sepse nuk eshte ashtu siç e pershkruan ti.

    Këtu qëllimi është që disa të devijuar mundohen të futin shubuhate ndër musliman duke gjetur arsye se nuk ka problem të falesh te varret,bile ata e preferojnë ktë si akt të lavdëruar.
    rapsod :
    Meqe ti qenke kaq interesant me terminologjine nder to edhe me "shubuhat" na sill argumente qe ndalojne te falesh tek Reudah.

    Une te thash qe transmetimi eshte prej Bukharijut ne Edeb El-Mufred fq. 207 prej Ibn Umer se ai tha: O Muhamed, kur i ishte mpire kemba.
    Por meqe ti nuk do nga Bukhariju por nga Ibn Tejmijeh ateher: El-Kelim Et-Tajjib (Fjala e Bukur) kap. "Nese mpihet kemba" (الرجل إذا خدرت)
    عن الهيثم بن حنش قال : كنا عند عبد الله بن عمر رضي الله عنهما ، فخدرت رجله فقال له رجل : اذكر أحب الناس إليك ، فقال : يا محمد ، فكأنما نشط من عقال
    Prej El-Hejthem ibn Hansh tha: "Ishim tek Abdullah ibn Umer r.a. dhe iu mpi kemba, keshtu nje burre i tha: "Permend njeriun me te dashur" tha (Ibn Umer): "O MUHAMED" dhe ajo sikur u çlirua nga ngerçi.

    Je i kenaqur tani?
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  6. #6
    rapsod :
    Para se te vish ne keto lloj perfundimesh te rrezikshme per muslimanet, si çeshtja e varreve apo e evlijave etj prej atyre qe po i perzjen me njera-tjetren dhe nuk po del specifikisht se per çfare behet fjale, do te kisha deshire te lexoja prej teje se çka do te thote "Ibadet" por te bazuar ne referenca jo ne ajer.
    Persa i perket hoxhallareve qe iu luten pejgambereve apo evlijave apo te vdekurve,...me thuaj nje forme se si e kryejne kete lutje ata.
    Për ty çështjet e teuhidit janë shum të rrezikshme sepse janë të përziera me njëra tjetrën.Nëse nuk i ke kuptuar thënjet në postimin ma herët atëherë duhet të të gjej videomaterijal nga yutoube për të parë se çka bëjnë sufitë.Por ja edhenjiher po të tregoj me fjalë konkrete dhe nga jeta e përditshme çka po shohim na.Në xhamin tonë pasi që falet namazi disa njerëz futen te tyrbet e xhamisë ( janë ngjitur me xhaminë) dhe pa pikët turpi fillojnë dhe i madhërojnë ata evlijatë ose siç ithirrin ata shejaht e tyre,duke ju lutur atyre për ndihmë,ose kërkojnë fat,therin kurbane për ta..etj,çështë më e keqja se hoxhallarët e tyre në vend që të ndalojn nga këto gjera,bile nxisin njerëzit në këto veprime të shëmtuara duke i lejuar ato dhe duke thënë se ato veprime të tyre kanë bazë në sherijat.A e kuptove tani ose duhet të sjell video për to?
    Pastaj çka lidhje kjoi me reudan dhe me argumentimin e tyre?
    Por meqe ti nuk do nga Bukhariju por nga Ibn Tejmijeh ateher: El-Kelim Et-Tajjib (Fjala e Bukur) kap. "Nese mpihet kemba" (الرجل إذا خدرت)
    Këtë për fat të keq nuk e gjeta dhe tregohu pak më isaktë dhe preciz se në cilin kapitull ëashtë kjo thënje të Ibn Tejmijjes.Edhe ku ke lexuar ti se un nuk marr nga Bukhariu?Pastaj të na tregojsh edhe referencat e sakta nga Buhariu te cila libër e tij është kjo thënje dhe sille hadithin komplet me referenca?
    Pra të jeshë ma i saktë e jo kështu i le çështjet përgjysëm,pra çdon të thuash ti me ato fjalë të tua?Ktë ti na spjego neve.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  7. #7
    - Sheikh Sulejman ibn Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë:
    "Ky lloj i teuhidit është thelbi i fesë, gjithashtu është thirrja e të gjithë pejgamberëve, dhe ky teuhid është realiteti i fjales “La ilahe il-laAllah”. Në një vend tjetër thotë: "Për këtë teuhid u krijuan krijesat dhe gjithësia, u dërguan pejgamberët, zbritën librat, për këtë teuhid u dalluan njerëzit në besimtar dhe jobesimtar, të lumtur banor te xhenetit dhe të pikëlluar banor të zjarrit.” (Tejsir el Aziz el Hamid)
    Abdullah ibn Mes'udi ka thënë: Muhammedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është pyetur: "Cili është mëkati më i madh?" Ai është përgjigjë: "T’ i përshkruash Allahut shok (të adhurosh dikënd krahas Allahut, ose bashkë më të), ndërsa Ai të ka krijuar!" (Transmeton Imam Bukhari dhe Imam Muslim)
    Thotë Allahu i Madhëruar:
    "Dhe sikur t’i pyesje ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe ka sjellë diellin dhe hënën të rrotullohen?” Padyshim që do të përgjigjen: “Allahu.” Si atëherë gënjehen e shmangen (nga e vërteta)? Allahu shton begatinë për atë që do Ai nga robët e Tij dhe e ngushton atë për atë (që do Ai). Vërtet që Allahu është i Gjithëdituri për çdo gjë. Dhe sikur t’i pyesje ata: “Kush e zbret ujin nga qielli dhe i jep jetë tokës me të pas vdekjes së saj?” Me siguri që do të përgjigjen: “Allahu.” Thuaj: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet i qofshin Allahut!” Por përkundrazi. Shumica e tyre nuk kuptojnë." (El Ankebut:61-63)
    Shumica e njerzimit besojnë në Allahun si të vetmin krijues, furnizues dhe Kontrolluesi gjithësisë, por ata nuk e adhurojnë vetëm Atë. Ata adhurojnë krahas ose bashkë me Allahun njerëz të mirë, sisteme të ndryshme të jetës, Parti të ndryshme politike, tyrbe të ndryshme dhe kështu më rradhë. Për këtë arsye nuk janë musliman dhe nuk e kanë kuptuar themelin e dinit islam: `La Ilahe il-laAllah` (Askush nuk meriton, nuk ka të drejtë e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut!) edhe nëse e shqiptojnë shehadetin.
    Ibadet (adhurim) është term gjithëpërfshirës. Të gjitha veprat dhe fjalet të hapta apo të mshefta qe Allahu i Lartësuar i do, i pranon dhe i urdhëron.Disa lloje të ibadeteve (adhurimeve) janë: Dua, shpresa (rexha), mbështetje (tawakkul), nënshtrimi (ta’at),bindja(jekin) , gjykimi (tahakum), dashurija (mehabe) dhe urrejtja për Allahun (karh), miqësi dhe armiqësi për Allahun (muwalat, mu'adat), ankth/frikë (khauf), betim (nadhr), sakrific (dhabh), namaz (salah), xhihad, kerkësë per ndihmë (isti'ana) etj etj...
    - Sheihkul Islam Ibn Tejjmije (Allahu e mëshiroftë) thotë:
    "Realiteti i Teuhidit është që të adhurohet vetëm Allahu i Lartësuar, t’i lutemi vetëm Atij, t’i kemi frik vetëm Atij, mos ti mbështetemi askujt përveç Atij, i gjithë adhurimi të jetë vetëm për Atë, të gjithë këto mos të jenë për ndonjë person, mos t’i merr për adhurues melaqet apo pejgamberët." (????)
    Mushrikët në kohën e Muhammedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) e kan ditur kuptimin e 'La ilahe il-laAllah' më mirë se sa mushrikët e sodit, por kjo nuk mjafton për ti quajtur musliman, sepse ata nga mosdija nuk e adhuruan vetëm Allahun e Lartësuar.
    (Fussnota: Spjegimi më i hollishem rreth kesaj gjindet ne librin "Keshf-esh-shubuhat" nga Sheikhul Islam Muhammed ibn Abdul-Wehhab.
    Pastaj thotë Allahu i Lartësuar:
    "Dhe kushdo që lut (ose adhuron) në vend të Allahut çdo ilah (zot) tjetër për të cilin nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Vërtet që Kafirët (mohuesit e Njësisë së Allahut) nuk do të kanë kurrë sukses." (El Mu'minun:117)
    Shejtani i mallkuar më aleatet e tij e zbukuron shirkun dhe kështu pastaj njerëzit injorantë e pasojnë atë. Ata e ndërronjnë emrin e shirkut dhe kështu ata që e bëjnë shirkun mendojnë se kjo vepër është e mirë dhe nuk ka dëmë në të. Por, e vërteta është e kundërt se në esencë shirku mbetet shirk, pa marr parasysh se si e quajn atë. 'Ilah' donë të thotë diçka që adhurohet, por i vetmi 'ilah' qe meriton të adhurohet është Allahu. Për këtë arsye ata që dëshmojnë 'La ilahe il-laAllah' dhe pas kësaj bëjnë shirk, nuk munden të quhen musliman. Sepse musliman (muvehhid/hanif) është ai person i cili është i pastër nga shirku dhe i cili e ka mohuar çdo shirk dhe mushrikët.
    (Fussnota: Për spjegim më detalisht kthehu shkrimit nga Sheikh Abu Batin më titull 'Ilah'
    Thotë Allahu i Madhëruar:
    "Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” (En Nahl:36)
    "A nuk ju urdhërova dhe a nuk jua përcaktova juve, o Bij të Ademit, që të mos adhuroni shejtanin? Vërtet që ai ishte për ju armik i qartë." (Ja-Sin:60)
    Çdo muvehhid frikësohet nga shirku i madhë dhe i vogël. Shembull është Ibrahimi (alejhi selam), lideri i muvehhidëve, i cili kërkoj prej Allahut të Madhëruar qe ta mbroj atë dhe dhe djemt e tij nga shirku..
    Thotë Allahu i Madheruar:
    "Dhe përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet (Mekën) të paqës dhe të sigurisë dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve. O Zoti im! Vërtet që ata (idhujt) kanë gabuar e humbur shumë nga njerëzit. Por kushdo që më ndjek mua, vërtet që ai është prej meje dhe kushdo që nuk më bindet e nuk më ndjek mua (rrugën time), atëherë Ti je vërtet gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë." (Ibrahim:35-36)
    Nëse Ibrahimi (alejhi selam) ka pasur frikë nga shirku, atëherë ne duhemi edhe me shumë të kemi frikë, sepse Allahu i Lartësuar nuk e fal shirkun e madhë të berë nga mosdija.
    Muhammedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thenë: "Ajo prej së cilës unë kam më tepër frikë për ju, është shirku i vogël!" Kur e pyetën se çështë kjo, Resuli tha: "Er-Rija” (ti bësh gjërat për tu dukur)."
    (Fussnota: Ai i cili i bënë ibadet plotsisht vetëm për ti kënaqur njerëzit, një person i tillë ka bërë shirk të madhë. )
    Imam Muslim transmeton nga Xhabiri se Muhammedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Mundet ta lexojmë edhe këtë: "Kushdo që takohet me Allahun (në Ditën e Gjykimit), duke mos i bërë shirk Allahut askënd e asgjë, hyn në Xhennet. Kushdo që takohet me Allahun duke i bërë shirk, hyn në xhehennem!"
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:28
  2. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  3. Gjermania, leje qëndrimi për emigrantë ilegalë
    Nga Davius në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 13:24
  4. Thenje Sunnijeh ne Pergjigje te Pretendimeve te Ibn Tejmijeh
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 22:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •