Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Letër e hapur nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”

    Letër e hapur nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”

    Letër e hapur
    Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës
    Institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë
    Partive politike shqiptare në të gjitha trojet shqiptare

    Të shqetësuar me rrjedhat e deritanishme të ngjarjeve dhe të situatës politike, ekonomike e sociale në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë); Të shqetësuar me krejt politikën shqiptare që po ndiqet aktualisht në raport me Kosovën Lindore;Të shqetësuar me shpërnguljet e vazhdueshme të popullatës shqiptare nga Kosova Lindore;Të shqetësuar me politikën agresive që po ndjek shteti serb ndaj popullatës shqiptare, e cila jeton në trojet e veta historike në Kosovën Lindore:Kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga institucionet e Republikës së Shqipërisë si dhe nga të gjitha partitë politike shqiptare (e sidomos nga ato të Kosovës Lindore) që asnjëherë dhe në asnjë rast popullin shqiptar të Kosovës Lindore TË MOS E QUAJNË PAKICË KOMBËTARE;Kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga institucionet e Republikës së Shqipërisë si dhe nga të gjitha partitë politike shqiptare (e sidomos nga ato të Kosovës Lindore) që në të gjitha veprimet e tyre politike e shtetërore të udhëhiqen nga e vërteta historike e aktuale, se populli shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Kosovën Lindore ËSHTË KOMB dhe i takon e drejta e kombeve për vetëvendosje;Edhe në qoftë se si politikë ditore duhet të përmendet reciprociteti në të drejta, ai të mos kërkohet në relacionet Kosovë Lindore – pakicë serbe në Kosovë, sepse kjo na bën edhe ne pakicë, por ky reciprocitet të kërkohet në relacion me veriun e Kosovës.Populli shqiptar i Kosovës Lindore asnjëherë gjatë historisë, nuk e ka ndierë e as sot nuk e ndien vetën të shkëputur nga pjesa tjetër e kombit që jeton në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, i cili padrejtësisht u nda, gjatë periudhave të ndryshme historike nga fqinjët tanë të ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha. Me gjithë këtë ndarje te dhunshme me kufij administrativ, popullin shqiptar të Kosovës Lindore e ka bashkuar me krejt kombin: gjuha, territori, kultura e ekonomia, po ashtu edhe përpjekjet e luftërat e shumta për çlirim e bashkim kombëtar, prandaj është pjesë e kombit shqiptar, dhe nuk guxojmë ta quajmë pakicë:Sepse kështu heqim dorë nga një pjesë e territorit tonë edhe ashtu të zvogëluar gjatë shekujve,Sepse ua mbyllim derën gjeneratave të ardhshme që të kenë të drejtën për bashkim natyral me trungun e tyre.

    6. 4. 2009 Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”
    Njazi Kadriu /kryetar/

    __________________________________________________ ____________
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Foto - Arkivë nga Kosova Lindore!
    Nga sam1r në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-04-2014, 16:07
  3. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •