Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Ja kush ka këngë të vjedhura nga kengetaret shqiptar

    Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh,atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre.Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori,Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë

    janë vetëm një pjesë e kësaj liste, ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.Edhe kënga e Jehona Sopit në “Top Fest 6” duket se ka ngjashmëri me këngën e famshme amerikane “I kissed girl”.

    Karrierë me mund dhe punë të dikujt tjetër,kështu mund të quajmë disa fytyra publike shqiptare të cilat mundohen të bëhen të famshëm për një natë.Ka pasur raste të ndryshme dhe disave prej tyre u ka ecur bukur shumë ky biznes.Është për të ardhur keq pasi ne si popull kemi një melos shumë të bukur dhe nuk duhet keqpërdorur.
    Kulmi i gjithë kësaj është kur disa që veten e quajnë yje të estradës,huazojnë jo vetëm nga fqinjët,por shkojnë akoma më larg,ndërkohë pastaj fajin ua hedhin kompozitorëve të cilët janë mësuar me këto huazime si një biznes i lehtë për t’u pasuruar.Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre. Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori, Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë janë vetëm një pjesë e kësaj liste,ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.Më të pëlqyer ndër fqinjët tanë janë: Preslava, Anelia, Elena, Azis, Malina,Dimana. Nuk është gjithmonë kështu siç shkruam më lart,dhe ne në disa raste jemi për t’u lavdëruar.Ka pasur këngë të bukura shqipe që janë huazuar nga fqinjët dhe kjo na bën të ndihemi më mirë pasi edhe ne pëlqehemi diku.Shumë këngëtarë të estradës sonë muzikore,e kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë për t’i bërë këngët e tyre hite.Ata i kopjojnë (huazojnë),meloditë e këngëve të njohura të huaja,dhe ato i përshtasin në gjuhën shqipe dhe menjëherë i bëjnë hite.Kombi shqiptar ka një melos shumë të bukur, këngë dhe melodi qytetare dhe burimore të kombit tonë. Këngët e Nexhmije Pagarushës,Vaçe Zelës,Shkurte Fejzës,Bujar Qamilit,Shyrete Behlulit etj.,këndojnë këngën e mirëfilltë shqipe.Është për t’u tmerruar kur disa “këngëtarë të vetëquajtur” nuk skuqen që e bastardojnë këngën dhe melosin shqiptar,a thua këta në krahë të kulturës mendojnë të pasurohen pa menduar se trashëgimtarët e vet do të gjenden në gropë të thellë të asimilimit.Kjo gjë ndodh sidomos në diasporë,muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%,por në lokalet shqiptare ku tingëllon muzika,aty këndohet dhe vallëzohet me këngë rome,turke, arabe e quajtur tallava,e shumë pak shqipe.Këngëtarët nuk skuqen kur i pyet se pse e këndoni këtë melos,por ata përgjigjen se populli e do dhe ne duhet t’i këndojmë.Sot nuk këndohet për qejf apo për t’i ç`mallur gurbetqarët, por e gjitha është komercialitet. Veçojmë rastin e këngëtares Teuta Selimi në një lokal në Zvicër, ku një i ri ia kërkoi një këngë, ajo u përgjigj se unë nuk e këndoj këtë këngë.

    Lista e këngëve të vjedhura

    Azis - Obicham te ” Ermanda Durmishi Era - Dashuri e pavdekshme
    Azis i Desislava - Znam che boli: Greta Koçi dhe Ervin Korini - Kush ka faj
    Azis - Ledena kralitsa: Sinan Hoxha - Më fal
    Azis i Deislava - Jaduvam: Arta Bajrami - Nije ket sen
    Azis - Delva: Ermal Fejzullahu - Gjaku zemrës sime
    Azis i Gloria - Ne sme bezgreshni: Ryva Kajtazi - Mendo
    Malina - Strast: Bleona Qereti - Qefin Gruas mos ia prish
    Anelia - Iskam te: Valentina dhe Valon Rama - Mos më lë
    Anelia - Prosti: Genta Ismajli - Kthehu
    Teodora - Proba proba: Lori - lëre lëre
    Raina - Kato letten grip: Bertan Asllani - Sonte të thërras
    Preslava - Kogato samne: Bleona Qereti - Çka s’të pelqeu të unë
    Malina-Leden sviat: Genta Ismajli - Nuk je për asnjë
    Dimana - 1000 gradusa llubov: Nora Istrefi - E jotja s’jam
    Azis i Malina - Ne ne kazvai: Labi - Kjo unazë
    Tanja Savic - Tako mlada: Flora Gashi - Pse ta fala
    Jelena Karleusa - Kume: Mentor Kurtishi - Unazë
    Mile Kitic - Zasto bas ti: Rozana Radi - Fol zemër fol
    Mile Kitic - Cepaj Kidaj: Leonora Jakupi - Tash kur s’të kam
    Stoja - Umri: Mentor Kurtishi - Vdis me
    Maja Marijana - Rodjena za flert: Genta Ismajli - Mpuc mpuc
    Dragana Mirkovic - Ostani: Sabri Fejzullahu - Vall kam hy n’gjyna
    Alina feat Costi - Necazuri si suparavi: Rifadije Grajqevci feat Edi
    Krasniqi - Keq me ty e keq pa ty
    Viki - Naruknice: Genta Ismajli - Dridhem
    Dragana Mirkovic - Luce Moje: Emine Toska - S’më ke për një natë
    Aca Lukas - Zapisite me broj: Mihrije Braha - Ma kadal
    Vassilis Karas - Fenomeno: Genta Ismajli - Sa ilaçe
    Elli Kokkinou - Masai: Leonora Bahiti - Përse
    Dina Merlina & Zeljko - Superman: Valentina Rama - Je një katil që vret
    Despina Vandi-Na thn xerese: Labi - Kujt i paske ngja
    Goga Sekulic - **** ljubavi: Labi & Anduenda Tahiri - S’më intereson
    Lefteris Pantazis - Vizi o a tizi lazmu: Xheki - A e din se
    Sofi Marinova - Onzi fatalen den: Duli - Gabimi bëhet një herë
    Ivena - Ne tvoa lubovta: Mihrije Braha - Kur se don se don
    Alisia - Karamel: Rovena Stefa - Hej hej
    Helena Paparizou - Number one: Nora Istrefi - The one
    Stoja - Samo: Viola - S’dua
    Elena Parisheva - Pyrvata poslednata: Shpat Kasapi - Dashuromë ti
    Katy Perry - I kissed girl: Jehona Sopi - A do plakemi bashkë
    Mile Kitic - Milioni kamioni: Lori - Hyni në valle

    Panorama Plus --> Shqípmedia
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anëtarësuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Skan marre kta kompozitoret kosovar mendojn me na shit mend neve shqiptarve me hajni po sat isht leht ta kapish hajnin,por edhe kta kengetaret sa te leht qi jan qi i pranojn kta kang.

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Edhe? Ja u vodhen kenget e ca pastaj? Eric Prydz ka bere Proper Education e cila ishte hit i Pink Floyd, edhe e ka lujt ate kenge neper disko nja 1 vit rrjesht, pastaj ka marre te drejtat me copyright nga Pink Floyd per ta leshuar ate kenge ne treg.

    Edhe se vidhen kenget, e ca pastaj?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2008
    Postime
    212
    nuk me pelqen qe po vidhen kenget per te patur me shume sukses mendoj se eshte shume me mire ti lihet suksesi vetem ati qe vertet i perket ben mir te japin me shum perpjekje dhe te sjellin vet triumfet e tyre e jo te krenohen me cmimin qe i perket dikujt tjeter ...teme e bukur kjo MmEeTti

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh,atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre.Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori,Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë
    ..nuk qendron edhe fakti se keto din te kendojn , apo kan njohuri me muzik ...
    problemi qendron tjeter kund.
    - ketyre kengetareve qe jan te shenuara edhe shum te tjerave , adelina , zanfina, tuna , big mama, elvana gjat , etj...ka edhe te tjera qe spo me kujtohen ...
    ketyre kengetarve , ju ka then dikush se jeni te bukura , ose jeni sexi , edhe keto duke mendu se vertet jan sexi , edhe spo kemi mundesi se si me tregu trupin e tyre qe e kan "sexy" , pra e kan gjet nji menyr qe ti tregojn pjest e trupi permes kengeve qe i realizojn permes videove te tyre ....
    - keto ma shum kan prirje per Striptiz se sa qe kan prirje per kendim.

    keto te gjitha jan, kot kot kot fare.......plehra.....
    turpi estrades .....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anëtarësuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Nuk te kuptoj si mund te lejosh qe te pervetsohet e huaja,kush je ti ather sot nji neser nji tjeter por ti kurr nuk do te dalesh ne drite. per ty Apolyon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xho1 : 08-04-2009 më 15:58

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ne drite nuk jam tani, sepse eshte nate. Ama nese kto kenget qe me pelqejn mua aq shum do te thote qe te ndalohen sepse jan te vjedhura, atehere jam kundra.

    Ti nuk di as e dashurosh.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    kengeteret shqiptar kane shume kenge te vjedhura, jam cuditur, sa here qe shjkoj udhetoj dikund degjoj melodite dhe kenget qe ne fakt shqiptaret i kane vjedhur nga ndonje vend -kenge te huaj dmth.

    Edhe kenga Boom Boom e Bleona Qerretit eshte e vjedhur nga nje kengetare spanjolle, melodia komplet dhe teksti pasi nuk e flas mire spanjollishten ma merr mendja qe eshte i vjedhur edhe teksti, pasi qe permendet tek refreni fjala boom boom.

    Gjithashtu kam degjuar kengen e Bertan Asllanit e cila eshte e vjedhur nga nje kengetare Bullgare. Dhe shume kenge tjera, melodit e kengeve shqiptare i degjoj ne gjuhet e huaja, per cka edhe vet jam cuditur. ...

    Sido qe te jete keta kengetare shqiptar, jane duke e bere popullin per vete me keto kenge pavarsisht qe jane te vjedhura, te behesh kengetare ne ditet e sotme eshte shume lehte tek ne shqiptaret, vetem te duhen pak pare...

    hajde nje kengetare vjedh nje pjese te kenges, por komplet melodin wow qajo nuk don koment... dhe gjithmon arsytohen duke thene jane disa nota te caktuara muzikore dhe nuk mund ti ikim atyre, imagjino, sikur te ishte ashtu kengetaret e tjere, te vendeve te zhvilluara do te kishin mbetur vetem duke vjedhur dhe kompjuar kenge, por ai eshte aq arsytim i dobet dhe pa logjik sa qe nuk don koment.

    Ju pershendes,

    kengetareve tane iu uroj suksese ne vjedhje te kengeve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 21-04-2009 më 05:32
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  9. #9
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Po ka akoma shume kenge te tjera por ne pamundesi lista eshte shkurtuar kaq. Herave tjera akoma me shume
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  10. #10
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin

    - ketyre kengetareve qe jan te shenuara edhe shum te tjerave , adelina , zanfina, tuna , big mama, elvana gjat , etj...ka edhe te tjera qe spo me kujtohen ...
    ketyre kengetarve , ju ka then dikush se jeni te bukura , ose jeni sexi , edhe keto duke mendu se vertet jan sexi , edhe spo kemi mundesi se si me tregu trupin e tyre qe e kan "sexy" , pra e kan gjet nji menyr qe ti tregojn pjest e trupi permes kengeve qe i realizojn permes videove te tyre ....
    -
    Ishte fjala per kenge te huazuara, pastaj ato qe ke permendur me larte asnjera nuk ka kenge te huazuar.
    Fundja skena don estetike dhe bukuri, c'ka te keqe ketu?
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  11. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ish kan mirë me zgjanu temën pak. Me fol për at Teodorë Bullgarkën edhe "Fitilat e Llamës"



    Edhe për këta këtu


  12. #12
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Edhe Alisia - Byrzaj Bavno, qi e ka qit Adelina para nja 10 vjete a ma shum

  13. #13
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shijojeni Byrzaj Bavno, ni bulgarian translation:

    http://www.esnips.com/doc/b19f4de9-9...5-df11466b34a8

    Edhe kanga e Adelinës që e ka knue para shumë vjetve:

    http://www.youtube.com/watch?v=jY7maSbAKOo

  14. #14
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Teodora e Bullgarëve e ka vjedh edhe kit kang, po kujna nuk e di, veç e di qi e kam ni dikun:


  15. #15
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Edhe kjo Anelka i ka gëzu bugart shum me kit far kange,



    Veç kan mu zhgenjy kur ta kuptojn se refrenin e ka marr prej adelines:


  16. #16
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Edhe kta e ka marrë prej shqiptarëve ose prej grekëve, veç shpresoj se mundeni me ja qëllu, se mua s'pom kujtohet.


  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Edhe kjo Anelka i ka gëzu bugart shum me kit far kange,

    http://www.youtube.com/watch?v=0P996FJCS1o

    Veç kan mu zhgenjy kur ta kuptojn se refrenin e ka marr prej adelines:

    http://www.youtube.com/watch?v=EWzPL4d7ATI

    ...po keto alibaba si i spjegon ti ...????






  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Perpunim i kenges se Prodigy,nderthurje e muzikes alternative me folklor shqiptar,kenga ``Molla shenjolla``...
    Deri sot vetem Adeline dhe Zanfine Ismaili nuk kne kenge te vjedhura.Por iu vidhen nga popujt tjere te Ballkanit.Krenohem me kete fakt.
    Hardy,nuk e kam ditur qe i kerkon e shikon klipet e Adelines

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Adelina Ismaili,e vetmja kengetare shqiptare te ciles i jane vjedhur mbi 5 kenge nga serbet dhe bullgaret,dhe asnjehere nuk ka ndodhur e kunderta qe Adelina Ismaili te kete kenge te vjedhur nga dikush.Shiko videon



  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Hardy,nuk e kam ditur qe i kerkon e shikon klipet e Adelines
    ...ju motrat ismaili , ju mundeni vetem selakve me ju shit men ....edhe mi kall.

    per dike tjeter skeni vler.
    jeni fallco
    jeni artificial
    jeni kopje e kengeve te huja...

    - mua perher origjinaliteti me ka pelqy....
    artificiali - kopja tek un s'kan ven .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendoni për Bleona Qeretin?
    Nga blondina në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 417
    Postimi i Fundit: 18-07-2011, 19:38
  2. Bleona Qereti
    Nga BlondiE_18 në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 01:52
  3. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  4. Gruaja e Diteve tona
    Nga Brari në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:29
  5. Parate e vjedhura i kthehen Kosoves nga gjibraltari
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-07-2002, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •