Yinka Adegoke / "Reuters"

Rupert Murdoch, i cili zotėron kompaninė mediatike "News Corp", qė ka njė nga tė paktat gazeta amerikane, pėr tė cilėn qė tė shohėsh lajmet online duhet tė paguash, u ka bėrė thirrje tė tjerėve tė fillojnė tė bėjnė tė njėjtėn gjė, nėse duan tė mbijetojnė

Murdoch, i cili ka blerė nė 2007-ėn, "Wall Street Journal" dhe kompaninė prej sė cilės ajo ka lindur, "Dow Jones & Co", ka thėnė qė publiciteti online, tek e cila besojnė shumė botues pėr tė vėnė nė kundėrpeshė uljen e prurjeve tė reklamave nė versionin print, nuk do tė mjaftojė pėr tė mbuluar shpenzimet. "Njerėzit i lexojnė lajmet falas nė internet, kjo duhet tė ndryshojė",- ka thėnė Murdoch, duke folur nė "Cable Show", njė event i pėrvitshėm i industrisė sė televizionit kabllor nė Uashington, DC.

Murdoch ka marrė si shembull rivalin mė tė madh tė "Wall Street Journal" nė SHBA, gazetėn "New York Times".

Kjo e fundit ka njė nga ueb-saitet mė tė famshme mes tė pėrditshmeve amerikane, por pavarėsisht kėsaj, nuk arrin tė mbulojė kostot me publicitetin online, ka shpjeguar ai.

Perandoria e tė pėrditshmeve tė Murdoch, pėrfshin: "New York Post", gazetėn "Times" nė Londėr dhe gazeta tė tjera nė Britaninė e Madhe dhe nė Australi, tė cilat mund tė lexohen deri mė sot falas online. (Gazeta "Journal" online ėshtė bėrė me pagesė vite mė parė se "News" ta blinte).

Komentet e Murdoch vijnė nė njė moment kur "Times" po mbėshtet njė debat gjysmė publicitar mbi mundėsinė pėr tė vėnė me pagesė leximin e disa artikujve, ose tė gjithė artikujve nė saitin online tė gazetės. Vendimi i "Journal", pėr t'i bėrė lexuesit tė paguanin pėr tė lexuar artikujt, ėshtė pėrkufizuar nga Murdoch, "jo njė minierė ari, por as ndonjė gjė e keqe".

Kur bleu gazetėn, drejtuesit e "News Corp" dhe "Dow Jones", kishin menduar qė tė lejonin hyrjen nė faqen online tė gazetės falas, por mė pas vendosėn tė vazhdonin me pagesė pėr pjesėn mė tė madhe tė pėrmbajtjes dhe pse jo, pėr tė gjitha.

Nė njė moment, nė tė cilin fitimet e ardhura nga reklamat bien, botuesit janė tė detyruar tė pyesin veten, nėse mund t'i vėnė me pagesė ueb-saitet e tyre, pa rrezikuar largimin e lexuesve.

Murdoch u ka thėnė gjithashtu pjesėmarrėsve nė "Cable Show", qė "News Corp" po investon me partnerėt e saj pėr njė laptop tė ri, pėr t'ua bėrė njerėzve mė tė lehtė leximin e versionit elektronik tė gazetės.

Ai ka shtuar se, motorėt e kėrkimit nė Google dhe Yahoo, ndihmojnė pėrdoruesit t'i gjejnė artikujt, duke u ofruar lidhje me saite dhe blogje tė gazetave, por pastaj futin nė xhep, pa tė drejtė, tė ardhurat tė cilat vijnė nga reklamat qė bėhen nė kėto saite.

Murdoch ėshtė shprehur gjithashtu se ėshtė ende "pak pesimist" pėr sa u pėrket kushteve ekonomike aktuale tė gazetave dhe se nuk mendon qė gjėrat do tė kthehen nė nivelet e mėparshme, pėr tė paktėn 2 apo 3 vjet.

Shekulli

Interesante por mendoj se ne Shqiperi ndoshta eshte pak heret per te mare te tilla masa.