Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 95
  1. #1

    Sumeret - Epika E Krijimit

    Temen qe po hap e kam postuar dhe ne nje tjeter nenforum por si pjese e nje teme tjeter te hapur me pare dhe e trajtuar ne nje kendveshtrim ndryshe. Ketu po e hap si teme me vete per ta trajtuar thjesht si material arkeologjik.




    Sumeret: Epika e Krijimit













    Arti i Perkthimit





    Kjo histori fillon vetem ne mes te shekullit te 18-te kur arkeologet zbuluan per here te pare mbetjet e civilizimit te lashet Sumer. Pasuria e madhe, madje e pallogaritshme e nje numri te pafund arkivash te dokumentuara me kujdes, jo me qindra e mijera por dhjetra mijera tabela argjili te zbuluara nga arkeologet dhe qe jane krijuar nga shkruesit e kesaj kulture te lashte, prej kohesh i ka mahnitur arkeologet, teologet si dhe te gjithe shkenctaret e fushave te ndryshme. Civilizimi i lashte i Sumereve ka ekzistuar ne zonen e Gjirit Persik e cila dikur njihej si Mesapotamia (sot Iraku jugor). Shkrimet sumere mbase jane dokumentat me te hershme te nje civilizimi aktual per te cilat mund te kemi ne dijeni sot dhe nepermjet tabelave te argjilit, vulave cilindrike dhe kollonave, Sumeret na kane pajisur me nje version shume te pasur grafik te historise se hershme njerezore perfshi ketu historine e krijimit si te tokes ashtu dhe te njeriut. Tekstet po ashtu na tregojne per luftra te medha e shkaterruese mbi zoterimin dhe kontrollin e burimeve tokesore te cilat cuan ne nje shkaterrim te plote te civilizimit sumer.

    Shume nga keto shkrime te lashta jane hartuar ne nje metafore komplekse. Ne kete drejtim sumeret nuk benin perjashtim dhe tekstet ende mund te shpjegohen ne kete menyre per te shfaqur histori epike dhe fantastike pa asnje qellim apo kuptim te caktuar mitologjik. Sidoqofte nje kendveshtrim i ri ne menyren e vertete te perkthimit sot ka krijuar nje kuptim totalisht te ri aq sa ne nje kontrakt te plote ndaj miteve te krijimit te krishterimit madje dhe te vete Babilonise te cilat mbeten nen nje simbolizem konstant, versionet e hershme Sumere te historise mund te shihen si nje rrefim pothuajse shkencor dhe nje sere ngjarjesh te dokumentuara me se miri qe kane ndodhur ne nje rrjedhe kohore specifike. Sot me ne fund eshte rene dakort si nga shkollaret ashtu dhe teologet se historia biblike e krijimit ka me te vertete bazat e saj ne 'Enuma Elish' te Babilonise e cila pa asnje dyshim eshte ne vetvehte nje version i shkurtuar i teksteve me te hershme Sumere. Kjo mund te konfirmohet lehtesisht pasi shume paralele mund te shihen ne shkrimet Sumere kur krahasohen me historite e krijimit te Babilonise dhe te Krishterimit.

    Te dhenat Sumere mbi krijimin e tokes dhe lindjen e njeriut sado e diskutueshme te jete, jane mjaftueshmerisht te cuditshme, e vetmja rrefenje qe na pajis me nje shpjegim shkencor qe eshte i mundshem jo vetem per token dhe njerezimin por edhe per shume aspekte misterioze te sistemit tone diellor. E them me plote gojen qe kjo eshte nje arritje fantastike per tekste dhe hieroglife 6 mije vjecare te gdhendura ne tabela dhe kollona.





    Nje interpretim mjeshteror dhe i pasur i ketyre teksteve Sumere eshte bere nga shkollari dhe arkeologu brilant Zechariah Stitchin i cili publikoi zbulimet e tij ne nje kryeveper te cilen qellimisht ai e titulloi "Kronikat e Tokes". Puna e jashtezakonshme e tij sot konsiston ne nje seri prej 6 librash perkthimi e interpretimi te detajuar . Stitchin eshte nje arkeolog i respektuar i cili ka punuar per disa dekada me perkthimet sumere dhe zona arkeologjike. Librat e tij jane te mbushura me materiale te studiuara me detaje, shume informative dhe jashtezakonisht shume te dokumentuara duke permbajtur detaje ne pothuajse cdo aspekt dhe tekst te lasht sumer. Personalisht do ja u keshilloja te gjithe te interesuareve qe ti lexonin. Mund te sigurohen lehtesisht ne Amazon ose neper librari te ndryshme neper bote.

    Stitchin i lindi ideja se duke qene se rrefenja babilonase i ka rrenjet e saj ne dokumentimet sumere, atehere njehe kuptim me i mire i teksteve mund te realizohej duhe interpretuar kozmologjine Babilonase te rrefimit si te ishte Sumere. Duke perdorur kete kendveshtrim te ri dhe me nje pune 50 vjecare Stitchin ja doli mbane qe te bashkonte pjesezat e historise nga fragmentet e burimeve Sumere, Babilonase, Akkadiane, Asiriane, Hitite, Canaanite, Egjyptine dhe Cifute duke krijuar keshtu nje nga dokumentimet me shkencore e me te mrekullueshme te fillimeve tona te verteta. Historia qe Stitchin zbuloi te rridhte nga keto tabela ishte aq kontroversiale saqe per shkak te implikimeve shume shperthyese per njerezimin, shume njerez e kane tejet te veshtire qe te pranojne kete histori si te vlefshme. E megjithate cdo anomali me te cilen perballemi sot ne Toke dhe ne sistemin tone diellor si dhe ne veten tone permendet dhe shpjegohet ne keto tekste 6 mije vjecare sumere. Sasia e madhe e evidencave qe ai paraqet per te mbeshtetur konkluzionet e tij eshte po aq e jashtezakonshme. Rastesi?

    Nje fakt qe ja vlen te permendet mbi punen e Zecharia Stitchin eshte ai qe ndonese ajo eshte sa e pazakonte aq dhe e diskutueshme, askush qe nga momenti i botimit te librit te tij te pare ne vitin 1975, nuk ka dale ende te paraqesi ndonje argument te vlefshem qe te rrezoje me prova perkthimet, interpretimet dhe konkluzionet e tij. Ndonese ka shume qe nuk bien dakort me interpretimet e Stitchin, per aq sa e kane te pamundur ta gelltisin historine e tij, askush nuk ka qene ne gjendje qe te kundershtoje ngjarjet qe pershkruhen nga Sumeret. Ne lidhje me kete fakt vete Stitchin ka deklaruar gjithmone se historia e krijimit qe ai ka paraqitur ne Kroniken e Tokes nuk eshte e tija, eshte historia qe transmetohet nga Sumeret dhe nese ndokush ka problem me kete fakt atehere argumentat e tyre duhen drejtuar ndaj sumereve dhe jo ndaj tij. E vetmja gje qe ai ka bere eshte nje paraqitje e sakte e perkthimit te teksteve. Sic e thashe me larte, keto perkthime jane frut i nje pune personale 50 vjecare te Stitchin.

    Shumica e Rrefenjes se hershme Sumere mund te gjehet duke studiuar historine Kristiane te Zanafilles dhe ne vecanti versioni cifut por natyrisht qe shume nga perkthimi eshte lehtesisht i interpretueshem dhe pikerisht ketu qendron ndryshimi pasi versioni me i hershem Sumer eshte padyshim i plote. Ne librin e tij 'Planeti i 12-te' Stitchin haptazi ve ne dukje gabime ne perkthim. Per shembull, Rrefenja e krishtere thote:

    "Ne fillim Zoti krijoi Qiellin dhe Token".

    Por nese e shohim tekstin cifut ajo qe aktualisht shkruhet eshte:

    "Ne fillim Zoti krijoi Rakia dhe Token".

    Stitchin ve ne dukje se fjala cifute Rakia ka disa kuptime te mundeshme, ne varesi te kontekstit qe perdoret dhe njera prej tyre eshte 'kupe qiellore/qiell'. Si rezultat ne rrefimin e krishterimit fjala Rakia eshte perkthjyer si kupe qiellore dhe eshte interpretuar si qiell.

    Si ne historine Sumere, edhe rrefenja Babilonase nepermjet nje sere metaforash informohemi mbi rendin e lindjes se planeteve por ne lidhje me token na thuhet se ishte perendia Marduk i cili vrau dragoin mizor Tiamat dhe beri te mundur krijimin. Marduk ishte nje perendi e larte e Babilonasve te Lashte pra ne shume menyra kjo deklarate eshte identike per ate qe eshte thene ne biblen kristiane. Por ne versionin sumer te ngjarjeve ne thelb na thuhet se ishte 'Perendia Qiellore' Nibiru e cila krijoi Rakia dhe Token. Mendohet se Nibiru eshte nje perendi specifike Sumere pra qe do te thote e njejta gje me te cilen filluam si argument. E megjithate ndryshimi ketu fillon pasi per sumeret e lashte Nibiru po ashtu njihej si nje trup qiellor - nje planet dhe ata ishin shume specifik mbi kete fakt. Sic eshte vene ne dukje nga Stitchin, nje tjeter perkthim i fjales Rakia eshte 'byzylyku i rrahur' (ka kuptimin i rrahur me cekic, si ndodh me kudhren e kovacit) gje qe serisht ka shume kuptim. Cdo gje eshte ne interpretimin personal te teksteve cifute. Pra me nje kendveshtrim me te hapur e te ndershem te perkthimit te versionit kristian te:

    "Ne fillim Perendia krijoi Qiellin dhe Token"

    lehtesisht perkthehet ne koherence me shkrimet me te hershme babilonase dhe sumere : Marduk/Nibiru krijuan Byzylykun e Rrahur dhe Token. Dhe tekstet sumere jane shume specifike ne lidhje me kete. Dua te jap nje sqarim paraprak ne kete rast meqe njoh vazhdimin e historise. Byzylyku i Rrahur qe lexojme tek sumert ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse brezi i asteroideve ose sic e njohim ne sot. Dhe eshte shume interesant fakti i pershkrimit kaq te detajuar te ketij brezi Asterodesh qe ndodhet midis orbitave te Marsit dhe Jupiterit. Pra realisht shohim se perkthimi 'byzylyku i rrahur' eshte me teper ne kontekst me sistemin tone diellor sesa me ate te 'qiellit'. Eshte po ashtu shume interesant fakti qe Ligji Bodes tregon se duhet te kishte qene ne ekzistence nje planet tjeter ne sistemin tone diellor ne zonen ku sot ndodhet rripi i asteroideve. Aty ka cdo shenje te mundeshme qe sugjeron se dikur ka qene ndersa sot gjejme vetem nje koleksion gjigand guresh, mbetjesh dhe rrenojash kozmike te cilat dergjen ne nje unaze madheshtore perreth diellit (si nje byzylyk i rrahur). Ligji Bodes po ashtu sugjeron me force se duhet te kete te pakten dhe nje planet tjeter ne sistemin tone diellor. Ka mundesi qe ky planet te jete ai qe eshte konfirmuar ne vitin 2005 (lajmi ndodhet ne kete teme).

  2. #2
    Nga tekstet e tyre del se Sumeret kane qene ne zoterim te nje sasie te domethenese njohurie shkencore dhe astronomike dhe dinin cdo gje. Per shembull: Urani nuk njihej deri ne vitin 1781 ndersa Neptuni deri ne vitin 1846. Ne astronomine moderne deri ne vitin 1936 ne nuk kishim dijeni qe ne sistemi yne diellor kishte 9 planete qe rrotullohen rreth Diellit deri ne momentin kur u zbulua Plutoni. Me pare mendohej se ishin vetem 8 te tille e megjithate sumeret kishin dijeni per ekzistencen e ketij numri 6 mije vjet me pare, perfshi ketu dhe te sapo zbuluarin qe e con numrin ne 10, madje tekstet sumere thone qe jane me shume, 12 planete te tille e jo dhjete (gje qe sugjeron dhe Ligji Bode).





    Sic e tregon dhe diagrama arsyet per kete mosperputhje jane se pari sepse ata e konsideronin Diellin me te drejte si pjestar te Sistemit Diellor dhe se dyti sepse ata besonin se hena jone aktualisht ka nje histori te konsiderueshme te veten. Shume shkenctare dhe shkollare jane shprehur se hena jone eshte shume e madhe per tu konsideruar si nje satelit i vertete dhe kane debatuar nese Toka dhe Hena duhen klasifikuar si nje sistem i dyfishte planetar. Sumeret besonin ne kete fakt dhe emri i tyre per kete trup qiellor te cilin ne e njohim si Hena, ishte "Luna". Planeti tjeter qe ekziston ne sistemin tone diellor dhe qe ne e kemi zbuluar vetem tani, ata e quajne 'Nibiru, planeti i kalimit'. Sumeret thone se Nibiru eshte nje planet i madh, mbase i krahasuar me madhesi me Saturnin ose Uranin dhe se ka nje orbite te gjere eliptike dhe se i duhen 3600 vjet tokesore per te kryer nje rrotullim te plote rreth diellit. Ata po ashtu thone se Nibiru eshte vendbanimi i "Anunaki", Zotave te tyre.

    Permendje te shpeshta ta Anunakit jane bere ne tekste te ndryshme fetare perfshi ketu Biblen e Krishtere ne te cilen atyre shpesh ju referohet me emrin Elohim ose Nefilim ose ndonjehere ne versione me te vona thjesht me emrin 'gjigande'. Ne tekstet e tyre sumeret vazhdimisht perserisin faktin qe koha ne Nibiru rrjedh ndryshe ne krahasim me Token. Ata nenvizojne faktin se rrjedhja e kohes eshte e lidhur ngushte me kohen qe i duhet sejcilit planet te orbitoje diellin. Kjo per shembull do te thote se nese Jupiterit i duhen 12 vjet qe te orbitoje diellin, nje njeri qe jeton ne Jupiter per nje orbite fizikisht do plakej nje vit ne dallim me nje njeri qe jeton ne Toke i cili do plakej 12 vjet per te njejten periudhe. Pra eshte brenda arsyes qe nje person i cili jeton ne nje planet te cilit i duhen 3600 vjet te orbitoje diellin do plakej vetem 1 vit ne ate rrjedhje kohe orbitale. Mosperuthje te tilla kohore jane provuar pjeserisht nga teoria e Relativitetit te Einstein dhe njihet mire sesi koha rrjedh me ngadale per astronautet kur ata jane larg terheqjes gravitacionale te tokes. Majde Einstein ka spekulluar se koha eshte nje lloj 'pelhure' tek e cila planetet 'mbeshtillen' perreth ne te njejten menyre qe mbeshtillet nje top i leshte me fijen e tij.

    Sumeret na informojne se nje vit ne planetin Nibiru quhej shar dhe ishte i barabarte ne kohe me 3600 vjet tokesore. Ata po ashtu thone se jeta mesatare e nje anunaki eshte 120 shar gje qe barazohet me 120 here 3600 ose 432.000 vite toksore. Sipas Listes se Mbreterve te Sumereve nje periudhe prej 120 shar ka kaluar nga koha kur Anunakit erdhen per here te pare ne Toke deri ne kohen e Permbytjes se Madhe. Kjo eshte shume domethenese pasi shifra 432.000 eshte nje numer qe gjehet ne sasi te madhe ne gjithe mitologjine (kujtoni kapitullin per kete qellim tek libri Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura). Tani perpara se te filloni e te injoroni te gjithe kete apriori dua te theksoj se sado e pabesueshme dhe e cuditshme te duket, kjo nuk eshte nje rrefenje fantastike e krijuar nga Zecharia Stitchin por eshte nje fakt qe del nga perkthimet e tabela te argjilit sumere 6 mije vjecare. Ne vazhdim do bindeni qe dokumentimi sumer eshte me te vertete shpjegimi me i mundshem i krijimit qe mund te ekzistoje. Po ashtu ja vlen te vihet ne dukje se rregjistrimet sumere te ngjarjeve eshte i vetmi dokumentim qe na jep nje sere ngjarjesh te mundeshme te cilat ne menyre adeguate shpjegojne cdo pjese te mozaikut qe hasim edhe mbi sistemin tone diellor. Fakti qe ata dinin cdo gje mbi planetet e sistemit tone diellor madje dhe madhesine e tyre relative, levizjet rrotulluese si dhe anomalite detajojne faktin qe duhen njohuri shkencore te avancuara per te zbuluar keto gjera, plus ekzistencen e rripit te asteroideve ngre pyetjen: Nese historia e tyre nuk eshte e vertete atehere si eshte e mundur qe te kishin dijeni kaq te detajuar?

    Le te ndeshemi me kete fakt, si eshte e mundur qe keta njerez te lashte te ishin ne gjendje te llogarisnin precesionin e ekuinokseve? Nje njohuri e thjeshte e ekzistences se tij kerkon nje pergatitje dhe njohuri shume te avancuar shkencore. Mjafton te konsiderohet fakti qe duhen 72 vjet per nje pike vernale te levize pergjate vetem nje grade te eliptikut - a do te ishte e mundur te dallohej 1 grade ndryshim ne vendndodhjen e yjeve ne 72 vjet?... Sma ha mendja. Kete 1 grade levizje ne qiej sumeret e quanin "Pjeseza Qiellore". Historia sumere e Krijimit fillon ne nje kohe shume me te hershme se versioni krisitian ndonese te dyja historite perkojne. Versioni sumer fillon me krijimin aktual te sistemit diellor. Faza e dyte e krijimit vazhdon me perplasjet madheshtore kozmike. Sipas rrefenjes nje nje planet gjigand 'mashtrues' i quajtur Nibiru i cili ne fillim nuk ishte pjese e sistemit tone planetar u terhoq nga forca gravitacionale e planeteve tona te jashteme si dhe nga Dielli dhe eventualisht filloi nje orbite jashtezakonisht te gjere, permanente dhe eliptike rreth diellit. Tekstet thone se orbita e Nibirut ne fakt eshte kaq eksentrike dhe eliptike saqe gjate perihelionit (pika me e afert ndaj diellit ne orbiten e nje planeti) ai pershkon rrugen e te gjithe planeteve te tjere pervec me te brendeshmeve, kater prej tyre duke e kryer kalimin me te afert pikerisht aty ku sot gjejme brezin e asteroideve.



    Ata po ashtu thone se orbita e ketij planeti 'mashtrues' ishte e kundert me rrugetimin e planeteve te tjera te sistemit duke bere te mundur rrotullimin e tij rreth diellit ne drejtim te kundert. Dhe ka qene gjate hyrjes se dyte ne sistemin diellor ndersa kryente nje kalim te afert orbital me planetet e brendshem momenti kur ndodhen dy fatkeqesite gjigande kozmike. Ndersa do lexoni kete shkrim sado i cuditshem dhe i pabesueshem do ju duket, ju kerkoj qe thellesisht te konsideroni ate qe dini mbi astronomine dhe shkencen si dhe mitologjine dhe rrefenjat biblike dhe serisht dua qe te keni parasysh se kjo qe do lexoni nuk eshte imagjinata e dikujt por nje perkthim i sakte i dokumentimeve te filleses sone qe u shkruajt nga Sumeret 6000 vjet me pare dhe qe u ruajten ne dhjetra mijera tabela argjili qe jane gjetur ne Mesapotami gjate 150 vjeteve te fundit, informacion i mledhur nga keto fragmente dhe pjese te studiuara nga shkollari Zechariah Stitchin, autoriteti drejtues mbi tekstet sumere.

    Tani duke patur parasysh cfare thashe me siper, sipas dokumentimit 6 mije vjecar sumerian, krijimi aktual i Sistemit tone Diellor perfshi ketu krijimi i Byzylykut te Rrahur dhe Tokes si dhe se fundi ai i njeriut, kalendarit, civilizimit dhe cdo gje tjeter, ka ndodhur keshtu:

  3. #3
    Ne Fillim



    Larg, shume larg ne thellesite e kohes Apsu (Dielli yne) lindi fillimisht me dy shoqerues, njeri ishte Mummu (planeti Merkuri) dhe tjetri ishte nje planet i mbushur me uje i quajtur "Tiamat" ose edhe 'I Bukuri Tiamat - Nena e Gjithshkaje' (disa referenca kriptike jane bere aktualisht dhe ne tekstet biblike kur i referohen si Tehom ose Tehom-Raba - Tiamat i Madh). Planetet qe erdhen me pas ishin Lahamu (Venus) dhe Lahmu (Marsi) dhe perpara se keta te dy te formoheshin plotesisht erdhi Anshar (Saturni), Kishar (Jupiteri), An (Urani) dhe Antu (Neptuni) ndersa nje planetoid me i vogel qe sumeret e quanin 'Gaga' (Plutoni) u lind nga Saturni dhe orbitonte planetin unazor si satelit i tij.

    Sipas teksteve ne ate kohe te hershme Toka sic e njohim sot nuk ishte krijuar ende dhe planetet ekzistuese endeshin me nje orbite te paqendrueshme dhe te crregullt duke ndikuar tek njeri tjetri me terheqje gravitacionale. Sesa kohe gjerat mbeten ne kete menyre, kjo nuk pershkruhet ne tekst por na thuhet se ngjarja tjeter e madhe qe ndodhi, serisht shume e shume epoka me pare, ishte nje 'pushtim qiellor'. Nje planet i madh te cilin tekstet e quajne Nibiru u flak nga orbita e tij larg ne hapesire dhe hyri ne sistemin tone ende te paqendrueshem diellor. Kjo ne fakt ishte nje ngjarje qe u provua te ishte nje faktor stabilizues per sistemin tone por edhe nje faktor qe do sillte shume shkaterrim midis planeteve per faktin qe orbitonte diellin ne drejtim te kundert me te tjeret.

    Planeti Nibiru fillimisht u terhoq ne Sistemin tone Diellor nga terheqja gravitacionale e Neptunit. Gjate hyrjes se tij fillestare planeti mesa duket ishte ende i pastabilizuar pasi kalimi i tij pas Neptunit i shkaktoi nje gunge. Po ashtu terheqja gravitacionale e Neptunit ndikoi ne trajektoren e tij duke e bere te harkohej drejt qendres se sistemit tone diellor. Planeti tjeter qe do kalonte afer ishte Urani dhe duke bere kete shkaktoi tronditje te madhe tek ky planet duke e trazuar tejet ate. Planeti u 'perkul per ta pershendetur' (nepermjet studimeve tona mund te shohim se ne ndryshim me planetet e tjera, Urani ndodhet ne anen e tij ndersa fusha magnetike i mbetet vertikale. Kjo anomali permendet dhe shpjegohet ne tekstet sumere). Ne fakt kalimi i Nibirut duhet te kete qene shume afer Uranit pasi kater pjese te medha u shkeputen nga Nibiru duke krijuar kater satelite te cilet e orbitojne ate me egersi. Tekstet i permendin keta satelite sipas kater ererave: Era e Veriut, Era e Jugut, Era e Perendimit dhe Era e Lindjes. Me i madh nga keta satelite te rinj thuhej se ishte Era e Veriut. Me pas Nibiru ju afrua Saturnit duke i kaluar kaq afer sa aktualisht preku unazat e planetit duke i shkaktuar nje perkulje edhe me te madhe kursit te tij dhe perfundimisht u kap nga graviteti duke u futur ne kursin drejt planeteve te brendshem.

    Ndersa kalonte fillimisht prane Saturnit e me pas afer Jupiterit, Nibiru pati nje influence te madhe mbi planetet e brendeshme duke shkaktuar aktivitet masiv vullkanik dhe nje reagim shume te crregullt orbital. Terheqja masive gravitacionale e Nibirut shkaktoi shkeputje te copave te medha te Tiamat deri sa ky planet u be me 11 satelite qe rrotulleshin rret tij. Njeri prej tyre i quajtur "Kingu" vazhdoi te terhiqte pjeseza dhe u rrit deri sa arriti madhesine e nje planeti te vogel. Me pas i terhequr nga graviteti i pushtuesit ne afrim, Kingu braktisi orbiten rreth Tiamat dhe perftoi karakteristikat orbituese te nje planeti me vete ndonese vazhdoi te mbetej afer Tiamat. Nibiru vazhdoi rrugetimin e tij te palodhshem drejt henes se Saturnit, Gaga duke e shkeputur ate nga ky planet. Gjate ketyre kalimeve te aferta po ashtu tre hena te tjera u shkeputen nga trupi i Saturnit dhe tekstet i emertojne ato si Era Djallezore, Era Rrotulluese dhe Era e Pakrahasueshme. Tashme Nibiru si planet ishte i rrethuar nga shtate satelite qe orbitonin egersisht rreth tij dhe filloi afrimin drejt Tiamat.

    Ndersa dy planetet i afroheshin njeri tjetrit Tiamat filloi gjithmone e me shume te terhiqej nga forca e gravitetit te pushtuesit gjigand dhe midis dy planeteve u shkaktuan shkarkesa te medha elektrike te cilat demtuan rende Tiamat. Por ne ate moment dicka ndodhi, mbase shkarkesa elektrike krijoi nje lloj 'jasteku elektro magnetik' qe nuk i lejoi dy trupat te perplaseshin, kursi i Nibirut u be i crregullt dhe nuk u perplas me Tiamat ndonese njeri prej sateliteve te tij u perplas. Sateliti i quajtur Era Djallezore ra direkt mbi Tiamat duke e krisur dhe ndare ate ne dy pjese ndersa shkarkesa masive elektrike hyne drejt e ne zemer te Tiamat duke shkaterruar jeten e tij. Kjo ilustrohet shume mire nga diagramat e vete Stitchin.



    Me pas Nibiru iu cili ne menyre te patundur ishte vendosur ne orbiten e tij, braktisi planetet e brendeshem per te filluar kalvarin tjeter eliptik perreth diellit dhe gjendej ne udhen e kalimit te dyte orbital neper sistemin tone diellor kur nje tjeter fatkeqesi, kete rradhe me e madhe goditi serisht. Sado e veshtire te jete per tu pranuar, pikerisht eshte ky momenti kur fillon historia kristiane e Zanafilles dhe qe paralelizohet me rrefenjen sumere.




    Epika E Krijimit




    Sipas teksteve, ne orbiten e dyte te tij, vete Nibiru u perplas me gjysmen e poshtme te Tiamat me nje goditje fatale. Planeti i demtuar me pare nuk mund te perballonte forcen masive te pushtuesit dhe nje pjese gjigande e planetit tashme te krisur u godit duke u kthyer komplet ne pluhur. Gjysma e mbetur e Tiamat u godit nga Era Veriore, hena me e madhe e Nibirut duke e shtyre me shume pjesen e mbetur te sferes drejt diellit ne nje orbit te re duke marre satelitin e saj Kingu me vete.





    Kingu qe tani per shkak te perplasjes ishte komplet pa jete u zvogelua dhe u ftoh duke mbetur nje toke e braktisur dhe e shkrete. Forca e shperthimit ishte kaq e madhe se dhjete henat e tjera te Tiamat po ashtu u shkaterruan, copezat u flaken ne fluturim neper orbita eliptike individuale ndonese ndiqnin rrugetimin e Nibirut, tashme ne drejtim te kundert me ate te planeteve te tjera te sistemit (nje ngjarje qe shpjegon jo vetem ekzistencen e tyre por edhe sasine e pabesueshme te orbitave te kometave ne sistemin tone diellor). Gaga, ish hena e Saturnit e ngaterruar nga influenca e Nibirut filloi jeten e saj si nje planetoid i vogel qe ne sot e quajme Plutoni dhe vazhdoi me orbiten e tij eksentrike qe tashme shenonte linjen eliptike te krijuar nga Nibiru me hyrjen e ketij te fundit ne sistemin tone diellor (shkenctaret moderne po ashtu kane teorizuar se Plutoni njehere e nje kohe mund te kete qene hena e Saturnit dhe ne fakt edhe sot e kesaj dite rrugetimi i tij orbital kalon ate te Saturnit).

    Ujrat qe kishin mbetur ne sferen e thyer qe dikur ishte Tiamati i bukur, u shperndane mbi pjesen e mbetur te planetit qe i shtyre me afer Diellit filloi orbiten e tij te re tashme me emrin planeti Toke ndersa copat e mbetura nga shkaterrimi qe notonin ne hapesire ngadale u shperndane duke formuar brezin qe sot njihet si rripi i asteroideve. Sumeret thone se evidenca e kesaj ngjarje kozmike vazhdon te jete e dukshme dhe sot ne Toke dhe kjo eshte arsyeja i gjithe masivi tokesor eshte ne nje ane te planetit dhe nese zhvendos gjithe oqeanet nga toka atehere nuk do dukej me aspak si nje sfere (si planetet e tjere) por si e gerryer ne nje ane, aty ku gjendet baseni i Paqesorit pasi asnjehere nuk pati mundesi te formohej plotesisht si sfere. Ata thone se baseni i Paqesorit eshte gervishtja qe mbeti nga plaga e dikurshme e planetit. Kjo ngjarje natyrisht qe i dha Tokes luhatjen e boshtit, "Yjet, imazhet e tyre, si yjet e Zodiakut, ai krijoi." Ka qene gjate kesaj perplasje kozmike momenti kur "Fara e Jetes" u transferua ne Toke nga Nibiru. Nibiru nepermjet rrugetimit te fiksuar orbital qe kishte perftuar tashme ishte i destinuar te kthehej gjithmone ne vendin e perplajses kozmike dhe te pershkonte rrugen e brezit te asteroideve ku dikur orbitonte Tiamat. Per kete arsye planeti quhet "Nibiru - Planeti i Kalimit". Pra ne kete menyre "Zoti Qiellor krijoi Byzylykun e Rrahur dhe Token".

  4. #4
    Serisht, tekstet nuk permendin sesa kohe gjerat mbeten ne kete menyre. Megjithate ato permendin faktin se jeta inteligjente u shfaq fillimisht tek Nibiru, shume kohe perpara se te shfaqej ne toke dhe se ajo jete nuk permendet asnjehere sesi erdhi, thjesht qe gjendej aty. Por epoka me pas gjerat nuk po shkonin mire per Nibirun pasi gjeresia e madhe e orbites se tij te re dhe distanca e madhe qe planeti kryente nga Dielli, banoret e tij, Anunaki ishin duke u perballur nje zhdukje te ngadalte por te sigurt per shkak te erozionit te panderprere te atmosferes se planetit te tyre. Cdo gje kishte filluar kur nje ishte shfaqur nje vrime ne shtresen mbrojtese te ozonit qe rrethonte planetin. Nibiru ruante vazhdimisht nje temperature konstante gjate orbites se tij fale nje atmosfere te trashe gazi qe furnizohej nga aktiviteti vullkanik. Por ky aktivitet tashme ishte ngadalsuar duke rrezikuar jeten ne Planet. Atehere u vendos qe te krijohej "Arma e Terrorit" per te rizgjuar vullkanet por edhe mbas shperthimeve verbuese drejtuar maleve te fjetura, serisht ato refuzuan te leshonin rete e tyre vullkanike dhe atmosfera vazhdoi te rrallohej. Ne ate moment nga shkenctaret u zbulua se problemi mund te evitohej duke ngritur pezull pjeseza te imta pluhuri ari ne atmosferen e siperme duke krijuar nje lloj mbulese pjesezash te ngarkuara te cilat do mbronin dhe krijonin nje mburoje gjate kalimit pelegrinues te planetit rreth diellit.

    Ari ishte nje substance e rralle ne Nibiru por Anunakit kishin dijeni qe ari ekzistonte me shumice ne Byzylykun e Rrahur dhe atehere u organizua nje mision i rrezikshem per te perftuar substancen nga copat e gureve qe ndodheshin ne rripin e asteroideve. Misioni ishte nje deshtim i plote dhe me shume heronj guximtare perfunduan te shtypur nga guret masive ne nje kalvar te rrezikshem qe u tentua per te perftuar metalin e cmuar nga asteroidet dhe shpetuar planetin e tyre. Asnje nga heronjte nuk u kthye ne shtepi.
    Sipas teksteve rreth vitit 455.000 p.e.s. per shkak te deshtimit te nje sunduesi te Nibirut per te rregulluar shkaterrimin e ambjentit, ne planet plasi nje revolte e madhe. Sunduesi, 'Alalu' u rrezua nga gjysem vellai i tij 'Anu' i cili e mori mbreterine mbas nje luftimi lakuriq trup me trup. I frikesuar per jeten e tij mbas humbjes se duelit Alalu u largua nga Nibiru me nje Anije Qiellore dhe mbas nje udhetimit te mbushur me rreziqe mberriti tek planetet e brendshem dhe u be emisari i pare i Anunakit qe erdhi ne Toke.

    Mberritja e tij fillestare ishte e frikshme pasi nuk e dinte nese atmosfera ishte e pranueshme apo nese do ishte me mire te zbarkonte ne toke apo ne uje. Ai hezitoi ndersa karroja e tij u kap nga graviteti i tokes: "Krahet e saj u bene te flakerishme, atmosfera e Tokes ishte si furre..." Eventualisht mjeti i tij fluturues u perplas pa e rrezikuar ne rajonin e Sinait. Shume shpejt aty zbuloi se ne kete toke mund te gjeje ar me shumice. Alalu dergoi lajm ne Nibiru mbi zbulimin e tij por vetem 5000 vjet me pas nje grup prej 50 Anunaki (Elohimet biblike) te drejtuar nga njeri prej djemte e Anu-s, 'Ea' erdhen per te hetuar. Kur Ea (qe do te thote Zoti i Ujit) erdhi per here te pare ne Toke, tekstet nga thone se ai dhe grupi i tij ishin po ashtu te pasigurt se ku duhet te zbrisnin dhe per kete arsye fiksuan vendnodhjen e zbritjes se Alalu-t dhe u ulen duke u perplasur ne ujrat e Gjirit Persik. Kur mberriten ne breg ata mbanin te veshur 'Kostume Peshku' dhe duke qene se ende nuk ishin te sigurt per permbajtjen e atmosferes mbanin dhe nje 'Maske Shqiponje'.

    Ea shume shpejt themeloi kolonine e pare te Anunaki ne 'Eridu' ne zonen qe njehere e nje kohe ishte Mesapotamia me objektivin per te nxjerre ar nga ujrat e Gjirit. Ndonese sasi e arit te nxjerre nga ujrat e oqeanit ishte e vogel, operacioni minerar nen drejtimin e Ea-s shkoi mjaft mire per nje fare kohe por eventualisht prodhimi i arit nga rrajoni i Gjirit filloi te pakesohej e te ngadalsohej dhe kjo beri qe babai i Ea-s, Anu te vendoste te vizitonte Token per te hetuar problemin duke sjelle me vete djalin tjeter te tij, gjysem vellain e Ea-s te quajtur 'Enlil' i cili ndonese me i ri se Ea ishte me gjak me te paster dhe trasheguesi me te drejta te plota. Kjo me pas u provua te ishte nje burim i hidhur rivaliteti midis pasardhesve te dy gjysem vellezerve.

    Gjate vizites se Anu u vendos qe te rritej operacioni i nxjerrjes se arit dhe Anu me dy femijet hodhi short se kush do kishte kontrollin ne operacionet e e Gjirit Persik. Mbas shortit u vendos qe Anu do mbetej ne Nibiru si sundimtar, Enlil u vendos ne drejtimin e operacionit ne Gjirin Persik ndersa Ea u dergua ne nje toke te re jugore te quajtur Abzu per te filluar operacionet e nxjerrjes se arit ne nje vend tjeter (Abzu ne mitologji shpesh i referohet "Botes se Nendheshme" ose "Hadit" ne tekstet biblike por qe ne fakt sipas teksteve sumere ishte nje koloni ne Afriken e Jugut). Ea-s prej kohesh ju dha nje titull i ri: "Enki' - 'Lordi Toke' i personifikuar nga simboli i nje Gjarperi dhe qe do te thoshte ne thelb nje qe ka njohuri te medha mbi sekretet e jetes. Me sakte, "Ai qe Zgjidh Sekretet" ose "Ai qe Njeh Metalet". Gjysem vellai me i ri ne moshe i Enkit, Enlil, trasheguesi legjitim i Anu u caktua sunduesi i Tokes dhe u vu ne kontroll te operacioneve ne Eridu si dhe mori titullin "Lordi i Komandes".

    Ne tekstet permendet se ne kete rast te vecante perpara se te perfundonte vizita e Anu dhe te nisej nga Toka per ne Nibiru ai serisht u sfidua nga Alalu i cili deklaroi se Anu ishte nje usurpator. Serisht ata hoqen rrobat dhe u ndeshen trup me trup lakuri dhe te lyer me vaj dhe perseri Anu fitoi duelin por Alalu ishte kaq i deshperuar sa ndonese dueli kishte mbaruar ai u ul mbi te vellain ndersa ky i fundit festonte fitoren dhe e kafshoi ne organin gjenital duke ja keputur dhe gelltitur ate por ne te njejten kohe duke vulosur keshtu dhe fatin e tij. Me organin e Anu ne stomak duke ja djegur dhe helmuar trupin pak nga pak, Alalu u soll perpara Te Shtateve Te Cilet Gjykonin dhe u denua te vdiste i vetmuar ne Lahmu (Mars) ndonese ne fund u vendos qe te shoqerohej nga nje sherbetor i tij besnik i quajtur Anzu (mbase nje nip i Alalu) i cili shprehu deshiren qe ti jepte Mbretit te dikurshem te Nibirut qe varrim te denje dhe duke bere kete te mbahej mend per te gjitha koherat.

    Gjate asaj kohe klima ne Toke filloi te zbutej dhe u be me e pranueshme per Anunakit te cilet filluan te vijne ne Toke ne numer me te madh per te ndihmuar ne nxjerrjen e arit. Nje nga te ardhurit e rinj ishte dhe gjysem motra e Enkit, 'Ninmah' e cila po ashtu ishte dhe nje mjeke dhe gjenetiste. Gjate udhetimit nga Nibiru per ne Toke, Ninmah ndaloi ne Lahmi per te pare se cfare kishte ndodhur me Alalu dhe Anzu. Tekstet pershkruajne Lahmu me nje kupole akulli ne te dyja polet, me nje vezullim te kuqerremte, me liqene e uje te pijshem por me pak atmosfere per te marre fryme pa mjete ndihmese, "Maskat e Shqiponjes". Alalu kishte vdekur prej kohesh por Ninmah ishte ne gjendje qe te ringjallte Anzu i cili i tha asaj se e kishte vendosur trupin e Alalu-t ne nje shpelle poshte nje mali te madh qe shtrihej pergjate nje liqeni aty afer. Tabelat sumere na thone se kur grupi u largua nga Lahmu ata perdoren arme te fuqishme per te gdhendur malin e madh poshte te cilit dergjej trupi i Alalu duke i dhene imazhin e fytyres se tij. Keto tekste thone se imazhi ishte fytyra e tij 'duke pare ne qiell drejt Nibirut dhe Tokes arin e te ciles kishte zbuluar' dhe e gdhenden monumentin e Alalu duke mbajtur te veshur "Masken e Shqiponjes" por me fytyre te zbuluar. Tekstet sumere ketu kane nje pershkrim shume te detajuar te Marsit perfshi shtresat e akujve polare te cilet sic kane zbuluar tani vone shkenctaret tane jane uje i ngrire dhe kane permendur ekzistencen e nje dickaje shume te cuditshme dhe enigmatike, "fytyren ne Mars". Pyetja eshte: Si eshte e mundur qe ata te kene dijeni per keto gjera?

    Shume shpejt, me ardhjen e nj grupi prej 300 Anunakish operacioni i nxjerrjes se arit ne toke serisht filloi te shkoje mbare. Xeheroret me ar dergoheshin pa nderprerje nga Afrika (Abzu) per ne Gji ku rrafinoheshin e me pas dergoheshin ne nje stacion te ngritur ne Lahmu afer varrit te Alalu. Prej aty ari i rrafinuar dergohej ne Nibiru nepermjet nje anije kozmike qe vinte periodikisht. Tekstet na informojne se Anunakit qe ishin nen drejtimin e stacionit tranzit quheshin 'Igigi' (qe me vone u bene Nefilimet biblike) dhe se tashme ne ate kohe Anunakit kishin krijuar dhe shtate qendra jetesore operative ne rrajonin e Gjirit Persik per te perballuar detyren madhore te koordinimit te procedurave dhe eksportimit te xeheroreve. Keto koloni kontrolli perfshinin nje port hapsinor ne "SIP.PAR", nje qender kontrolli ne "NIP.PUR", nje qender mjeksore ne "E.DIN" dhe nje qender metalurgjike ne "SHUR.AP.PAK". Gjate kesaj kohe me ndihmen e Igigi, nipi i Alalu-t, Anzu tentoi te merrte kontrollin ne operacioneve ne Toke dhe si rezultat shpertheu nje lufte e shkurter. Sidoqofte djali i Enlil, Ninurta me u pergjigj me shpejtesi dhe hoqi qafe nipin kryengrites.

  5. #5
    Rrefenja te Perendive dhe Njerezve




    Eventualisht nje kryengritje tjeter shpertheu midis Anunakit ne Afrike pasi ata punonin papushim ne operacionet minerare nen drejtimin e Enkit. Anunakit ishin te lodhur nga vitet e gjata ne miniere dhe mbas nje konference nga Enki u vendos qe te kerkohej ndihma e gjysem motres se tij Ninmah (besoj se kjo duhet te jete e famshmja Ninursag -Darius) qe ishte mjeke gjenetiste per te krijuar nje rrace puntoresh per te liruar Anunakit nga pesha e rende e punes. Vete Enki ishte nje shkenctar i madh dhe se bashku me Ninmah perdoren elemente te ADN-se se Anunakit te perzjere me elemente te kafsheve per te eksperimentuar ne kete drejtim. Besohet se krijesat si kuajt prodhonin puntore te fuqishem por mbas disa hibride Anunaki-kuaj dhe disa krijesa akoma dhe me te cuditshme u krijuan, ideja e mbareshtimit te nje rrace vetem per ngarkese u braktis. Enki tha se ai kishte dijeni per nje rrace te vogel qe jetonte ne pyjet e Abzu qe mund te ishin perfekt per eksperimentin e Ninmah dhe kjo e fundit ja doli mbane te krjionte nje rrace primitive puntoresh duke perzjere esencen e ADN se Anunakit me ADN e marre nga keto specie me te vogla primatesh.

    Mesa duket suksesi u arrit shpejt dhe pa vonuar shume nga puntoret e rinj filluan te kryenin operacionet e nxjerrjes se mineralit ne minierat e Afrikes. (procedura qe ajo perdori dhe metodat e lindjes jane rregjistruar ne nje menyre shume te detajuar ne disa nga keto tekste). Ninmah e mbiquajti kete rrace te re qe ishte krijuar si "Adamu'. Nje detaj shume interesant ne dokumentimin sumer eshte permendja e faktit qe te gjithe eksperimentet gjenetike fillimisht ishin kryer ne ene te kristalta por pa sukeses. Kjo deri ne momentin kur Enki hodhi idene se mbase jo te gjithe elementet aktuale te tokes ishin te pranishem ne eksperiment dhe sugjeroi perdorimin e nje ene prej argjili per kete proces gjate te cilit disa gjurme te vogla te argjilit do perziheshin me keto elemente dhe kjo ishte menyra qe u arrit suksesi.

    "Dhe Perendia e krijoi njeriun nga balta e tokes"

    Megjithate edhe mbasi rraca ishte krijuar, shpejt u be e qarte se shume te tille do te duheshin per te liruar barren e rende te punes se Anunakit dhe shume shpejt Enki serisht kerkoi ndihmen e te motres, Ninmah kreu teste te tjera, kreu me shume manipulime gjenetike dhe me ne fund djali i Enkit, Ningishzidda ja doli mbane ti jepte rraces se re Adamu deshiren dhe aftesine per tu riprodhuar duke i shtuar dy pjese te tjera zinxhirit te ADN njerezore. Ai shtoi "gjethet e njohurise pemes se tyre te jetes". Sumeret e pershrkuajne kete "Pema Njerezore e Jetes" te ngjashme me dy gjarperinj te nderthurur dhe tekstet na thone se pema njerezore ne ate kohe kishte 22 'gjethe' ndersa Ninmah shtoi dy me shume. Ky dokumentin ne menyre te detajuar pershkruan zinxhirin e nderthurur prej 24 hallkash qe gjehet tek ADN e njeriut. Serisht si eshte e mundur qe Sumeret te kishin dijeni per kete fakt?

    Kur Enlil zbuloi se Adamu tashme mund te riprodhohej u zemerua shume me Enkin dhe pyet te vellane sesa me shume akoma do i jepte kesaj rrace te tij 'kafshesh shtepiake' pa aprovim dhe sa kohe do te duhej perpara se te vazhdonte te ndryshonte Pemen e tyre te Jetes duke perfshire ketu dhe jetegjatesine e Anunakit. I vellai dhe e motra ju pergjigjen se ata nuk do i shtonin kurre dy gjethet ekstra qe duheshin per jetegjatesine. Por Enlil nuk u kenaq nga kjo pergjigje dhe detyroi Adamun qe te largohej nga qendrat e Edin ku ata mbaheshin dhe i la ne meshire te fatit ndonese shume prej tyre kerkoheshin per te permbushur punet e Anunakit, sic ishte dhe qellimi per te cilin u krijuan. Edhe pse te perzente nga Edin prej Enlil, Adamu kishin filluar te riprodhoheshin me shumice kohe me pare dhe se shpejti te dy vellezerit paten nje numer te madh puntoresh te rinj Adamu per minierat ne Abzu dhe per detyrat e tjera te shumta ne qendrat e Mesapotamise. Gjerat shkuan shtruar per nje kohe te gjate deri sa Toka u zhyt nen nje periudhe Akullnajash rreth vitit 200.000 p.e.s. kohe gjate te ciles shume nga Anunakit u kthyen ne Nibiru deri sa te mbaronte.

    Rraca Adamu dhe specie te tjera ne Toke gjate kesaj periudhe akullnajash qe zgjati deri ne vitin 100.000 p.e.s. regresuan shume. Por Toka filloi te ngrohej dhe gjate kesaj periudhe Anunaki u rikthyen serisht ne Toke. Gjate kohes qe ata ishin te larguar pasardhesit e Adamut nuk kishin ndejtur duar kryq. Rraca ishte shumuar ne numer gjate epokes se akullnajave dhe kishte evoluar ne nje specie qe ishte bere e bukur ne pamje ndonese mungonte ushqimi per shkak te klimes dhe shtimit te popullsise. Edhe vete Anunakit po lodheshin nga dieta e njejte e ushqimit te tyre. Ka qene rreth kesaj periudhe kur Lord Enki u josh nga dy te reja Adamu qe po laheshin ne nje lum duke bere dashuri me te dyja ate pasdite dhe duke ja lene ne kujdes ato nje sherbyesi besnik qe ti kontrollonte dhe ta informonte nese ato mbeteshin shtatezane. Shume shpejt ai u informua se ne fakt femrat kishin lindur, nje djale e nje vajze dhe ne kete menyre Enkit i sollen femijet ne shtepine e tij dhe per habine e te gjitheve, ata ishin ne gjendje te flisnin. Kjo ishte hera e pare qe e folura u pa ne rradhet e Adamut. Enki i quajti dy femijet Adapa (Adami biblik) dhe Ti-Amat sipas nenes se madhe kozmike (Eva biblike).

    Sipas teksteve Sumere Adapa dhe Ti-Amat paten dy femije: Abael and Ka-in. Te kenaqur qe me ne fund njeriu inteligjent me ne fund ne menyre 'te mrekullueshme' kishte ardhur ne ekzistence, Anunakit sollen nga Nibiru drithera dhe bageti dhe dy femijet u mesuan te kujdesen per to. Abael u instruktua si bari dhe kujdestar i kafsheve nga njeri prej bijve te Enkit, Marduk. Ka-in u trajnua ne bujqesi, token dhe mineralet nga nje bir tjeter i Enkit i quajtur Ninurta. Sidoqofte kur qingjat e pare linden dhe dritherat e pare u korren dhe dy bijte i sollen ato para Enkit, ky i fundit qe ishte shume i uritur per mish te fresket shfaqi nje kenaqesi te madhe per faktin qe tashme do kishin mish te fresket dhe jo te njejtin entuziasem per buken. Ka-in u ndje i nenvleresuar dhe shume shpejt Abael filloi te ngacmonte te vellane duke i thene se Enki e favorizonte ate me shume duke bere keshtu rritjen e tensionit midis te dyve. Gjate nje mosmarrveshje mbi ujin, nje dite Ka-in vrau vellane e tij Abael me nje gur dhe per kete veprim u dergua para Te Shtateve Qe Gjykojne dhe u ndenua me vdekje per krimin e tij.

    Ne ate moment Enki tregoi per marrdhenien e tij me grate e tokes duke deklaruar se e folura e Adapa-s ne fakt nuk ishte nje mrekulli por dicka e bere me shpresen per te krijuar njeriun modern dhe ne kete menyre mund te sigurohet me mire ushqimi. Me pas keshilli ndryshoi vendimin e tij duke e kaluar ne denim me largim te perhershem ne nje toke te larget dhe tha se Ka-in duhet ti vihet nje shenje me menyre qe ai dhe pasardhesit e tij te njihen dhe mos vriten gabimisht. Me pas Ningishzidda alteroi gjenetikisht esencen e Ka-in dhe ky u fundit u dergua te jetonte ne nje vend te larget. Per shume kohe gjerat vazhduan qete. Adapa dhe Ti-Amat paten nje tjeter femije te quajtur Sati (Seti biblik) e me pas 30 djem e 30 vajza te tjera e ne kete menyre njerezimi vazhdoi te shtohej. Shume shpejt, me nje justifikim ose nje tjeter, plot nga Igigi (Nefilimet biblike) erdhen ne toke dhe shume prej tyre moren bijat e rraces se re (pasardhesit e Adapas) per gra. Por Anunnakit ishin trupmedhenj dhe shume me te fuqishem se grate Adamu e mjaft prej tyre vdiqen gjate lindjeve. (Keto ngjarje po ashtu jane te permendura ne historine krisitiane te Zanafilles). Femijet e ketij bashkimi me Anunnakit u bene njerez te famshem. Keta ishin pjella e zotave dhe Heronjte e shume legjendave te lashta.

    Krejt papritur rreth vitit 75.000 p.e.s. Toka u zhyt serisht nen nje epoke akullnajash, shume here me te ashper se ajo pararendesja. Gjate kesaj kohe Anunnakit u larguan perseri dhe nje numer i madh i rraces Adamu u zhduk. Tekstet nuk permendin se cfare i shkaktoi keto dy epoka akullnajash, vetem permend faktin qe ndodhen. Na thuhet se gjate kesaj periudhe te dyte akullnajash disa specie regresive te Adamut vertiteshin neper toke por si konkluzion rraca dominuese ne Toke ishte ajo e pasardhesve te Adapa - Homo-Sapiens-Sapiens. Ne njerin nga tekstet permendet se gjate kesaj periudhe kalimi i Nibirut neper brezin e asteroideve me njeren nga ish henat e Tiamat (tashme nje komete) qe e ndiqte pas krejt papritur humbi shume masive gurore te cilet shkaktuan nje shi meteorik ne toke, hene dhe mars. Sipas rrefimit aktual te vete Enkit, ata serisht gjeten grupe te shkeputura humanesh te cilet i kishin mbijetuar Epokes se Akullnajave. Enki dhe Ninmah ishin kaq te habitur nga fortesia e rraces se tyre te re sa te dy vendosen qe kishte ardhur koha te ngrinin keta humane te cilet ishin me prejardhje Anunnaki ne pozicionin e Sunduesve ne Shurupak, qendra e madhe mjeksore e Ninmah. Vendimi per te bere kete nga i vellai dhe e motra e zemeruan shume Enlil dhe ne fshehtesi ai filloi te komplotonte per te shfarosur rracen e njeriut pasi ai edhe ishte merzitur shume nga kjo e fundit per shkak te zhurmave dhe shqetesimeve qe ata krijonin madje per kete ai disa here kishte dhene urdhera dhe vendosur rregulla te ashpra mbi zhurmat. Per nje numer te madh vitesh ai aplikoi menyra te ndryshme per te shfarosur njerezimin qe tashme ishte shumuar jashtezakonisht shume dhe po krjonin zhurme, rremuje dhe kaos te pergjithshem. Ai lejoi shfaqejen e valeve te epidemive, viruseve, epidemi insektesh, thatesira, zjarre te medha me qellimin e vetem qe kjo rrace te ndeshkohej per mekatet e tyre por rraca vazhdoi te qendronte e forte.

    E me ne fund rreth vitit 13.000 p.e.s. Enlil pa se kishte rastin me te mire per te hequr njehere e mire qafe rracen njerezore. Anunnakit kishin vene re se gervitje te cuditshme dhe dridhje sizmike qe dilte nga "Shtjella e Madhe" ne jug (Antarktika) ne cdo kalim te Nibirut dhe kishin vendosur aparatura sensitive ne pjesen me jugore te Abzu (Afrikes) per te monitoruar nje aktivitet te tille. Enlil e dinte se Nibiru se shpejti do kryente kalimin e tij te rradhes afer Tokes dhe nga te dhenat e rregjistruara kishin treguar se terheqja gravitacionale e ketij trupi gjigand qiellor ne nje afersi te tille me Token do shkaktonte shkeputjen e nje pjese te mire te shtreses se akullit ne Antarktike. Kjo do gjeneronte nje tsunami global gjigand dhe nje permbytje te perbotshme. Ai po ashtu e dinte se do ishte e domosdoshme per Anunnakit qe te largoheshin nga Toka gjate nje ngjarje te tille perndryshe dhe ata do shfaroseshin nga permbytja. Sapo mori kete informacion ai kreu nje takim me Enki, Ninmah dhe Anunnaki te tjere dhe i informoi ata mbi fatkeqesine qe do ndodhte por i detyroi qe te betoheshin per te ruajtur sekretin dhe te ruanin informacionin qe rraca njerezore te mos e mesonte dhe te zhdukeshin nga Permbytja. Por Enki u shqetesua shume dhe nuk mund ta mbate ate betim, kaq e madhe ishte dashuria e tij per rracen qe vete kishte krijuar me gjysem motren e tij dhe njerezit e civilizuar qe kishin rrjedhur nga linja e Adapas. Dhe keshtu nje nate mbas nje vizioni qe pati, ai hartoi nje plan dhe diten tjeter shkoi te vizitonte ne sekret te plote njerin nga bijte e tij njerezore. Njeriu quhej 'Ziusudra' (Noah biblik i quajtur ndryshe dhe si 'Utnapishtim' ose 'Atra-hasis' ne rrefenja te tjera).

    Pa shikuar nga Ziusudra por duke u shtirur sikur shikonte drejt nje kasolleje prej kallami duke respektuar ne kete menyre dhe betimin qe kishte bere, Enki i tha kasolles mbi katastrofen qe pritej te ndodhte ne Toke dhe la instruksione te detajuara mbi nje tabele per ndertimin e nje anije te madhe lundruese te mbyllur e cila do "rrotullohej dhe lekundej" ne te cilen nje njeri dhe shoqeruesit e tij mund te lundronin te sigurt gjate permbytjes se madhe qe pritej te vinte nga jugu dhe gelltiste gjithe civilizimin. Enki vuri ne dukje qe kjo duhej bere sa me pare dhe tha se ne anije duheshin mbledhur familja e tij dhe cdo kafshe shtepiake qe te mundte. Ai me pas i dha Ziusudras nje pilot te quajtur "Ninagal" i cili ishte njeri prej bijve te tij. Enki me pas e mesoi duke i thene se ai duhet te shikonte nga perendimi per shenjat kur permbytja do ishte e menjehershme dhe ajo do ishte dhe koha qe duhej hipur ne anije dhe mbyllur ate me se miri. Enki shtoi se Ziusudra nuk duhej ti tregonte askujt per katastrofen qe pritej te vinte dhe ti thoshte te njohureve te tij se per shkak te pakenaqesise qe i kishte krijuar Lordit Enlil ishte i detyruar te levizte per ne Abzu per ti sherbyer Lord Enkit dhe se kush deshironte ta ndiqte pas mund te shkonte me te.

    Na thuhet se Enki dhe Ninmah po ashtu ndjene dhimbje per krijesat e gjithe tokes, perfshi ketu ato qe kishin sjelle nga Nibiru dhe per kete arsye hartuan nje plan qe te nxirrnin 'esencen' (ADN) nga sa me shume prej tyre te mundeshin dhe ne kete menyre mund te ripopullonin token mbas permbytjes. Fara e cmuar e te gjithe kafsheve qe ata mund te gjenin, u mblodh ne cift, nje femer e nje mashkull dhe u ruajt ne nje kuti dhe derguar tek Ninagal nepermjet nje mesazheri qe ti ruante me kujdes ne brendesi te anijes se Ziusudras. Rreth vitit 11.000 p.e.s. ndodhi permbytja. Me tu shfaqur shenjat e para Anunnaki menjehere ngriten ne fluturim anijet e tyre nga porti hapsinor i Sippar, ne perendim te pozicionit ku ndodhej Ziusudra me anijen e tij. Kur Ninagal pa ngritjen e kaq shume anijeve ai pa shenjat qe Enki i kishte thene se do vinin nga perendimi pasi Anunnakit tashme po largoheshin dhe Ziusudra menjehere hipi ne anijen e tij dhe u mbyll brenda duke pritur permbytjen sebashku me familjen, ata qe kishin shprehur deshiren qe ne fillim te lundronin me te ne Abzu, pilotin e tij dhe ato krijesa qe kishte mundur te mblidhte. E me pas ndodhi permbytja masive nga oqeani i jugut qe perfshiu gjithe globin. Anijet e Anunnakit i shpetuan permbytjes dhe u enden ne orbite ndersa shihnin shkaterrimin qe nga qiejte, ujrat qe gelltisnin Token. Ninmah u ngasherye haptaz nga ky shkaterrim po ashtu dhe Enki nuk e fshehu dhimbjen e tij. Dhe aty ata priten deri sa ujrat rane.

  6. #6
    Mbas Permbytjes




    Shume shpejt mbasi rane ujrat e permbytjes Anunnakit u kthyen ne Toke. Kur Enlil zbuloi se disa njerez i kishin mbijetuar permbytjes dhe mesoi se i vellai i tij Enki e kishte mashtruar, u terbua dhe donte te vriste te mbijetuarit por Enki dhe e motra ju luten qe te arsyetonte. Ata i thane Enlil se rraca njerezore kishte shume cilesi te admirueshme dhe duhet ti jepet nje shanc qe te provojne se ja vlejne dhe shume shpejt ai vete do mesoje ti doje ata. Se fundi mbasi Enki i tregoi te vellait per vizionin hyjnor qe e shtuy te organizonte shpetimin e njerezimit, Enlil pranoi ti kursente jeten atyre dhe i lejoi qe te jetonin me bekimin e tij. Vete Enlil i dhuroi njeriut perdorimin e farerave dhe mjetet e bujqesise ndersa Enki mesoi Ziusudran dhe femijet e tij zbutjen e kafsheve. Ne kete menyre per shume vite rraca njerezore jetoi dhe perparoi ne paqe me Anunnakit. Ndonese nje shkaterrim i madh kishte rene mbi toke po ashtu dhe nje mrekulli ishte zbuluar: Kur ujrat ishin terhequr dhe Enki kishte vezhguar Token me "Shtjellen" e tij e pershkruar ne tekstet si "Zogu I Zi I Qiellit", ai pa se ujrat e permbytjes po ashtu kishin nxjerre ne siperfaqe sasi te medha ari te nevojshem ne token e re pertej detit. Sasi te medha u gjeten te grupuara ne toptha dhe shume prej tyre mund te mblidheshin pa patur nevoje fare per ti germuar dhe ne kete menyre u krijuan menjehere koloni per te mbledhur arin dhe derguar ate ne gjirin Persin per ta transportuar me pas ne Nibiru. (Padyshim ketu behet fjale per Ameriken Qendrore dhe ate Jugore ku dihet qe sasite e arit kane qene te pamasa dhe jane gjetur te tilla neper thesaret e mbreterve parakolumbiane megjithe paditurine e vendasve mbi minierat dhe nxjerrjen e xeheroreve- Darius)

    Lahmu se fundi ishte shkaterruar totalisht nga kalimi me i fundit i Nibirut dhe tashme kishte humbur dhe ate pak atmosfere qe kishte ndersa uji i mbetur ishte ngerthyer ne gjendje te ngrire ne polet e tij. Me pas Enlil ndau tokat dhe i dha tre prej tyre pasardhesve te Ziusudras per ti kontrolluar. Gjate kesaj kohe, djali i Enlil, "Ninurta" ndertoi diga madheshtore neper male dhe thau ujrat nga Mesapotamia duke bere keshtu nje zone te tere te re te banueshme serisht ndersa Enki deklaroi toka te reja ne Luginen e Nilit. Anunnakit ruajten kontrollin e Gadishullit Sinai dhe ristabilizuan ish portin hapsinor te tyre vetem se kete here ndertuan nje qendren kontrolli ne Malin Moriah (zona qe me pas u be Jeruzalemi) pasi gjithe zonat e meparshme tashme ndodheshin nen shtresa te trasha balte te thare dhe dheu. Te gjitha pervec nje: Blloqet masive te gurit qe ishin perdorur per te ndertuar platformen zbritese ne Sippar i kishin qendruar ujrave dhe vazhduan te mbeten keshtuqe platforma e vjeter u bashkua me ndertimet e reja.

    Enki kishte gjashte femije. Me te shquarit prej tyre ishin, ai i quajturi "Marduk" (Perendia Egjyptiane Ra), nje i quajtur "Nergal", njeri i quajtur "Ningishzidda" (Perendia Egjyptiane Thoth) dhe njeri i quajtur "Dummuzi". Marduk me pare ishte ne ngarkim te Igigi dhe drejtimin e stacionit tranzit ne Lahmu perpara permbytjes dhe i kishte mesuar Abael zbutjen e kafsheve. Vete Enki, nje shkenctar i madh, i dha dijen e tij te gjithe femijeve por njeri prej tyre, me i urti dhe i mencuri nga te gjithe ishte Ningishzidda. Per nje fare kohe sundimi i rrajonit te Nilit i ishte dhene Marduk i cili nepermjet disa grave dhe dashnoreve po ashtu kishte shume femije. Nga te gjitha ata, tre prej tyre qe kane lidhje me shume me rrefimin tone quheshin, Satu (Perendia Egjyptiane Seth), Asar (Perendia Egjyptiane Osiris) dhe Nabu. Ndersa mbante ende sundimin, Marduk ndau kontrollin mbi territoret egjyptiane midis Satu dhe Asar. Gjate kesaj periudhe kur Anunnakit po ndertonin qendra te reja ne gji ata kishin nevoje per nje mal me dy kulme qe te perdoreshin si korridore te reja uljeje nga hapesira, kjo sidomos ne zona ku nuk kishte relieve po vetem hapesire te sheshte. Pra thuhet se ata ndertuan nje mal artificial ne ate zone dhe e mbushen ate me aparatura sensitive dhe rreze te fuqishme kristali. Vendi u ndertua te funksiononte po ashtu dhe si nje fanar orientues duke leshuar nje rreze shume te fuqishme drejt qiellit nga kulmi i tij. Zona ku thuhet se u be kjo ishte ne "Token e Dy Ngushticave" (Lugina e Nilit).

    Fanari fillimisht funksionoi per te drejtuar uljen ne portin hapsinor. Ai u quajt E.KUR "Shtepia Qe Eshte Si Nje Mal". Tekstet na thone se fillimisht u ndertua nje model i vogel e me pas dy kulmet e medha te cilat duheshin per korridorin e uljes. Ata na thone se struktura kryesore kishte nje gur kristali ne kulmin e saj qe rrezatonte me force drejt qiellit. Rrezja qe dilte nga kulmi i kristalte ne vetvehte e merrte energjine nga kristale te tjere qe ishin stisur ne brendesi te nje galerie te gjate. E gjithe kontrollohej nga "Guri Pulsues" i cili ishte vendosur ne dhomen kryesore. Energjia dhe forca e kesaj rreze kristali me pas zmadhohej nga dhoma te vecanta bosh midis tij dhe kulmit. Hyrja per tek Ekur thuhet se behej e mundur nepermjet nje Guri Rrotullues sekret. Tekstet kuneiform dhe ato grafike te gjetura ne tablet e argjilit ne te Sumereve te Lashte tregojne se te dyja, dizajnimi dhe ndertimi i Ekur u realizua nga djali i Enkit Ningishzidda (Thoth). Dokumentimi sumerian po ashtu na thote se per te festuar realizimin me sukes te kesaj kryevepre u ngrit nje monument ne formen e luanit i cili mbante fytyren e Ningishziddas dhe qe shihte drejt paralelit 30-te, drejt vendin ku uleshin anijet ne Gjirin Persik. Tekstet thone se forma e luanit u zgjodh me qellim qe ata qe do jetonin ne te ardhmen te mesonin se kjo veper u realizua ne epoken e luanit (rreth 10.500 p.e.s.) (Pa asnje dyshim duhet ta keni kuptuar qe ketu flitet per Piramidat e Gizes dhe Sfinksin. Sic eshte menduar prej kohesh, Piramida e Madhe ka patur ne maje te saj nje gur ose mjet vezullues qe quhej Ben Ben. Ne fakt ne lidhje me Ben Ben ka disa mendime pasi ky ka qene dhe ne Helipolis, pra ka mundesi qe te jete nje version tjeter arme ose aparature orientimi. Dallohet qarte analogjia me Dhomen e Mbretit ate te mbretereshes dhe dhomezat e tjera te vogla qe jane te gjitha bosh dhe pa asnje funksion te kuptueshem per arsyen qe arkeologet i kane dhene ndertimit te piramidave, pra funksionin e tyre si varre per faraonet. Po ashtu perforecohet fakti i qenies se Thoth si arkitekti dhe zbatuesi i ketij projekti gjigand si dhe koha e ndertimit, 10.500 p.e.s. qe eshte supozuar madje dhe perpjekur te argumentohet nga shume studiues te pavarur -Darius)

    Dy vellezerit Asar dhe Satu martuan dy motra te quajtura Asta dhe Nebat. Asa martoi Asta (Perendeshen Egjyptiane "Isis")dhe shpenzoi shume kohe ne Abzu me babain e tij Marduk nga i cili ju kalua dhe mbreterimi. Por Satu i fryre prej te shoqes Nebat synoi fronin dhe e mori mbasi vrau te vellane Asar, preu organin e tij gjenital dhe e hodhi trupin e tij ne uje brenda nje arkivoli. Me pas Satu mori ne duar sundimin e Egjyptit. Asta mori trupin e te shoqit Asar dhe me ndihmen e Enkit, te Ninmah dhe Ningishzidda mbeti shtatezane me faren e Asar. Me pas ajo lindi nje djale te quajtur Horon (Perendia Egjyptiane Horus) i cili ishte djali i Asar dhe qe u pergatit shume per tu hakmarre ndaj vdekjes se te atit. Satu u sulmua nga Horon dhe eventualisht u mund nga "arma hyjnore" e ketij te fundit ne nje beteje ajrore. Arma thueht te ishte nje predhe e fuqishme e njohur si "arma e te tridhjeteve" ndersa ne tekstet egjyptiane njihet si Harpuni i Horusit. Me pas Satu u soll perpara keshillit nga Horus e megjithate ai ja doli mbane te arratisej dhe te merrte kontrollin e Gadishullit Sinai ne Canaan.

    Pasardhesit e Enlil u terbuan qe nje pasardhes rebel i Enkit tashme kishte kontrollin e gjithe ndertimeve te portit hapsinor ne Mesapotami dhe djali i Enlil, Ninurta filloi nje lufte per te rimarre kontrollin e Gadishullit, lufte gjate te ciles Satu serisht u detyra ne arrati dhe te qendronte perfundimisht brenda Ekurit. Aty ai me ne fund ishte ne gjendje te rrinte i qete dhe i sigurt. Mbas pothuajse 30 vjetesh, te lodhur nga lufta, Ninmah shpalli paqen. Pasardhesit e Enlil ishin fituesit dhe shume shpejt hoqen qafe Satu ndersa vete Ninurta hoqi "Gurin Pulsues" nga dhoma kryesore dhe te gjitha aparaturat e tjera naviguese dhe armet nga Ekur. E me pas ai vete hoqi kupolen prej kristali ne menyre qe mos perdorej me si arme. Me pas u be ndarja e drejte e tokes dhe e kufijve dhe per terbimin gjithmone ne rritje te Marduk, u caktuan sundues te rinj. Duke pasuar turbullirat e shkaktuara nga Satu, kontrolli i Egjyptit kaloi nga shtepia e Marduk ne shtepine e Ningshziddas dhe prej tij filloi ndertimi i nje "Qyteti Fanar" te ri zevendesues ne "Annu" (Heliopolis, On biblik). Marduk ju ngarkua drejtimi i qytetit te ri dhe ne ate kulle ai vendosi Ben Ben - seksioni i siperm konik i "Anijes se tij Qiellore". U ndertuan po ashtu vende roje ne hyrje te portit hapsinor per te ndaluar hyrjet e paautorizuara. Njeri prej ketyre vendeve roje ishte qyteti i Jerichos. Per rrolin e saj ne vendosjen e paqes Ninmah ju dha titulli i ri i "Ninhursag" - "Paqeruajtesja".

    Rreth kesaj kohe sigurimi i ndertimeve te reja ne portin hapsinor ne Sippar ju ngarkua heroit te permbytjes Ziusudra. Periudha e paqes vazhdoi per shume vjet dhe gjate kesaj kohe Anunnakit i dhuruan njerezimit shume teknologji te avancuar. Anunnakit sunonin token me drejtesi e megjithate ruajten statusin e tyre si "Gjysemperendi". Njeriut sidoqofte ju dha e drejta e mbreterimit ne Toke ndersa djali i Enlil, Ninurta u ul ne fron si kryesundues ne qendren e pare urbane te civilizuar te themeluar ne Sumer (rrajoni i pare) dhe kalendari filloi ne Nippur ne vitin 3760 p.e.s. Kryeqyteti i civilizimit te ri u quajt "Kish" dhe Anunnakit po ashtu rithemeluan "Qytetet e Arta" te tyre ne Eridu dhe Nippur. Dhe pothuajse 100 vjet me pas, i madhi Anu erdhi ne Toke per nje festim dhe ne nder te tij u ndertua nje tempull i ri ne "Uruk" (po ashtu i njohur si Erech). Anu mbeti i kenaqur me tempullin dhe e konsideroi si vendbanimin e ri te shume te dashures mbeses se tij "Inanna" (e njohur ndryshe dhe si Ishtar). Megjithe gezimin dhe festivitetin e ketyre ngjarjeve, nga tekstet informohemi se per Anu ishte shume shqetesues fakti qe ciklet e shkurtra te diellit kishin ndikuar aq shume tek Annunakit te cilet kishin ndejtur ne Toke per kohe te gjate. Ai ishte me shume se i merzitur nga pamja e dy djemve dhe vazjes se tij te cilet kishin qendruar ketu me shume se kushdo tjeter. Megjithese jetegjatesine e tyre te madhe te tre ata dukeshin shume me te moshuar se babai i tyre.

    Mbas largimit te Anu pozicioni i kryesunduesit ne Sumer ju transferua nje pasardhesi te Enlil i quajtur "Nanar" (po ashtu i njohur si "Sin". Toka ne fjale ne fakt mban emrin e tij edhe sot e kesaj dite 'Toka Sin - Sinai). Nderkohe Marduk kishte ide te tjera dhe mbas mbeshtetjes qe kerkoi ne rradhet e Igigi ai deklaroi veten si komandantin e "Portes drejt Perendive" te re dhe urdheroi ndertimin e nje qyteti dhe kulle te madhe ne "Babili" per te sherbyer si nje zone porti te ri hapsinor. Rebelimi shume shpejt u shtyp nga "Enlilites" dhe porti i ri hapsinor u shkaterrua totalisht ne incidentin famekeq te Kulles se Babelit qe permendet dhe ne Bibel. Marduk, tashme i hutuar dhe i refuzuar, me planet e grushtit te shtetit te shkrumbuara, kthehet ne Egjypt ku menjehere i merr pushtetin vellait te tij Ningishziddas dhe merr po ashtu kontrollin e Egjyptit. Ningishzidda largohet nga beteja ne kohe po per shkak te nje plani paraprak te Marduk per te diskredituar dhe hequr te drejten edhe vellait te tij me te ri Dummuzi (i cili i ishte premtuar mbeses favorite te Anu, Inanna) ky i fundit vritet aksidentalisht.

    I frikesuar per rrolin qe kishte luajtur ne vdekjen e te vellait me te ri ne moshe Dummuzi, Marduk u fsheh ne Ekurin tashme te braktisur duke mbyllur veten ne dhomen qendrore nepermjet uljes se tre celesave te gurte por ai u gjykua ne mungese per krimet e tij nga nje grup i mbledhur posacerisht. Ne vend te vdekjes grupi e denoi ate me burgim te perjetshem ne Ekur me kerkese te Inannas dhe struktura u mbyll nga gure te medhenj ne hyrje te saj. Sidoqofte denimi i Marduk u ndryshua dhe ai u shpetua perpara se te vdiste nga uria nga nje plan i hartuar prej Ningishzidda qe perfshiu perdorimin e planit origjinal te ndertimit te Ekur dhe hyrjen nepermjet shperthimit ne njerin nga tunelet e emergjences. Mbas lirimit Marduk serisht u zhduk ne mergim dhe u be ai qe njihet me emrin Amen, perendia e padukshme. Inanna nuk ja fali asnjehere faktin qe kishte gisht ne vdekjen e Dummuzi dhe kjo do provonte te ishte nje burim i pashtershem tensioni dhe shkaterrimi. Per 350 vitet e ardhshem sundimi i Egjyptit do te ishte kaotik dhe pa rend por me ne fund ai u stabilizua me vendosjen e Faraonit te pare ne Memphis dhe ky ka qene momenti kur civilizimi erdhi ne rrajonin e dyte.

    Ne ate kohe mbreterimi ne Sumer u transferua nga Kish ne Uruk dhe Inannas ju dha kontrolli i ketij rrajoni te trete. (Pothuajse ne kete kohe filloi dhe civilizimi ne Luginen Hindu). Mesa duket linja e mbreterimit filloi te degradonte, kryeqyteti mbreteror prape po devionte dhe per here te dyte Enlil filloi te humbiste durimin me shumellojshmerine e zhurmave dhe mosbindjen e humaneve. Kjo ishte koha kur Inanna ra ne dashuri me "Sharru-kin" (i njohur ndryshe dhe si Jargon), ata u martuan me nje ceremoni te madhe dhe kryeqyteti i ri qe u themelua u quajt "Agate". Ky ishte fillimi i rrajonit te katert dhe lindja e Perandorise Akadiane. Rreth 60 vjet me pas i fryre nga Inanna dhe me synimin per te marre kontrollin e kater rrajoneve, Sharru-kin hoqi dheun e shenjte nga babilonia per ta sjelle ne Agate. Marduk i cili nderkohe ndodhej i fshehur ne Babili u terbua nga ky veprim dhe mosmarrveshja e vjeter midis tij dhe Inannas mori flake serisht. Ne tekst thuhet se vellai i Marduk, Nergal, udhetoi nga Afrika e Jugut ne Babil dhe ju lut Marduk te largohej nga Mesapotamia pasi i trembej terbimit te Anu. Rreth kesaj periudhe per shkak te konfliktit ne rritje Enlil dhe Enki u keshilluan me njeri tjetrin dhe vendosen te themelonin nje port hapsinor te dyte ne tokat e reja nga ku nxirrej ari me shumice. Ata rane dakort qe ky port do ishte i njohur vetem per disa ne menyre qe trasporti i arit per ne Nibiru te mos pengohej nga ato qe mund te ndodhnin ne Mesapotami. keshtu pra u ndertua nje qytet buze nje liqeni lart ne male dhe nje rrafineri xeheroresh. Ketu Ningishzidda kishte gjetur humane te tjere, pasardhersit e Ka-in te cilet i kishin mbijetuar permbytjes duke u fshehur ne majat e larta te maleve. Ningishzidda me pas ju mesoi te mbijetuareve nxjerrjen e metaleve dhe perpunimin e tyre. (Eshte e qarte analogjia qe behet me themelimin e Tiahuanacos ne brigjet e liqenit Titicaca lart ne majat e Andeve ne kufirin midis Peruse dhe Bolivise. Po ashtu shfaqet qarte rroli i Ningishziddas (Thoth) si civilizuesi i famshem qe per vendasit njihej me emrin Viracocha/Kecalkoatl/ etj. - Darius).

    Ne menyre shume domethenese na thuhet se ngarja filloi me prezantimin e veglave ne nje ceremoni speciale qe thuhet se u mbajt ne nje ishull te humbur qe ndodhet ne nje liqen ne malet e larta te Tokes se Re, toka ku u gjet Ari. Shume shpejt djali i Innanas, "Naram-sin" hipi ne fron dhe i shtyre nga e jema e tij Inanna e cila ishte bere gjithmone e me shume luftarake qe nga ndeshja e fundit e saj me Marduk, mori kontrollin e Gadishullit Sinai dhe pushtoi Egjyptin. Brenda 35-vjetesh Inanna kishte marre pushtetin ne te gjithe Mesapotamine dhe Naram-sin po sfidonte pushtetin e Ninurtas ne Nippur. Por ata nuk kishin marre parasysh terbimin e madh te Anu dhe lidereve te tjere te rendesishem Anunnaki te cilet u pergjigjen me egersi duke shkaterruar totalisht qytetin Agate. Perpara se trupat besnike ndaj Enlil dhe Ninurta te merrnin kontrollin mbi Sumeri dhe Akadia, Inanna ishte arratisur dhe shpetuar. Per te penguar cdo revolte te mundeshme Anunnaki rivendosen veten e tyre ne kryesundues te Tokes dhe filluan ndarjen e kontrollit te territoreve. Shume shpejt nje qytet i ri i quajtur "Lagash" u ndertua ne Mesapotami dhe Sumeria filloi nje epoke te re zhvillimi nen sunduesit e ndricuar dhe ky civilizim arritu kulmin e tij kur ne vitin 2193 p.e.s. nje njeri i quajtur "Terah" lindi ne familjen mbreterore te Nippurit. Trembedhjete vjet me pas Egjypti u nda. Ata pasues te cilet ishin besnik te shtepise se Marduk moren Egjyptin e Siperm ndersa ata qe kundershtonin ate moren fronin e Egjyptit te Poshtem. Enlil dhe Ninurta mungonin vazhdimisht gjate kesaj kohe ndersa Inanna beri disa perpjekje pa rezultat per te rimarre sundimin mbi Uruk. Por shume shpejt konfliktet filluan te shkallezohen deri sa toka u zhyt serisht ne lufte.

  7. #7
    Renia e Mbreterve




    Rreth vitin 2200 p.e.s. u ndertuan disa koloni dhe me to u ndezen dhe disa konflikte midis Anunnaki. ne vitin 2123 p.e.s. Tera u be me djale qe e quajti "Ibruum" (Abrahami biblik) dhe 10 vjet me pas Enlil i dha kontrollin e tokave te "Shem" Nannarit dhe nje tjeter kryeqytet u themelua per perandorine e rene "Ur". Kontrolli i pergjithshem i Sumerise ju dha "Ur-Nammu" i cili hipi mbi fron dhe u mbiquajt Mbrojtesi i Nippur. Por ne vitin 2096 p.e.s. Ur-Nammu u vra ne beteje. Banoret e Ur vajtuan me te madhe vdekjen e tij dhe e konsideruan ate si tradheti nga Anu dhe Enlil. "Shugli" mori fronin ne Ur dhe u perpoq te forconte lidhjet e vjetra me shtepine e Anu por mesa duket ai ra pre e nureve te Inannas duke u bere i dashuri i saj. pas pak Shugli kembeu qytetin e "Larsa" me Elamitet per sherbimin e tyre ushtarak dhe nje tjeter rremuje perfshiu tokat. Princat besnike ndaj Marduk marshuan nga Teba te udhehequr nga djali i Marduk Mentuhotep I i cili po gjente gjithmone e me shume mbeshtetes se kauzes se babait te tij ndersa marshonte neper Azine Perendimore. Nannar urdheroi Shugli te dergonte trupat e tij Elamite per te shtypur revoltat ne Perandorine Canaan dhe ata u shtyne perpara duke arritur deri ne Gadishullin Sinai dhe portin hapsinor te Anunnaki por ne vitin 2048 p.e.s. Shugli vritet ne beteje.

    Marduk me pas zhvendoset ne token e Hittiteve dhe Ibruum u dergua ne Cannan me trupat elitare qe te sherbenin si paqeruajtes. Vitin tjeter, "Amar-sin" (Amraphel biblik) u ngjit ne fronin e Ur ndersa Ibruum shkoi ne Egjypt ku qendroi 5 vjet perpara se te kthehej ne Canaan me trupa te tjere. Perpara gjithe kesaj Amar-sin ishte nen influencen e Inannas e cila e mesoi qe te formonte nje "Koalicion te Mbreterve te Lindjes". Amar-sin me pas filloi nje fushate ushtarake per te marre kontrollin e Sinait por forcat e Koalicionit te udhehequra nga nje Elamite i quajtur "Khedor-la'omer" u ndaluan nga Abrahami ne hyrje te portit hapsinor. Dhe 3 vjet me pas Amar-sin u zevendesuar si mbret nga "Shu-sin" megjithate dukej qarte se perandoria ishte drejt shakterrimit. Nente vjet me pas Shu-sinn po ashtu u zevendesua nga "Ibbi-sin" por kete rradhe shume nga provincat perendimore po beheshin gjithmone e me shume besnike te Marduk. Gjate kesaj kohe ne mungese Marduk nuk kishte ndejtur duarkryq po kishte punuar fshehurazi per te marre mbeshtetjen per kauzen e tij dhe ne vitin 2024 p.e.s. ai e gjykoi se kishte ardhur me ne fund momenti per te rimarre kontrollin qe ndjente se e meritonte.

    Duke mbledhur gjithe pasuesit dhe mbeshtetesit besnik te tij ai marshoi ne Sumer dhe mori fronin ne Babiloni duke e deklaruar veten sunduesin suprem te Tokes dhe mori serisht titullin "Ra". Enki ju lut te birit qe t'i rishikonte veprimet e tija Ra/Marduk ne ate moment hoqi emrin e Nibirut nga epika e krijimit (Enuma Elish) qe ta zevendesonte ate me armin e tij si krijuesi i vetem i cdo gjeje. Ai krijoi nje kalendar te ri me dhjete muaj, i mesoi pasuesit e tij qe te ndiqnin ciklet e Diellit dhe e shpalli veten "Lord i Cdo Gjeje". Ai po ashtu hoqi imazhin e te vellait Thoth nga sfinksi dhe e zevendesoi ate me ate te birit te masakruar Asar. Por Marduk shkoi shume larg kur deklaroi se femijet e tij jane te vlefshem per te patur jetegjatesine qe ju dha nepermjet nje udhetimi per ne "Vendin e Viteve te Perjetshme" dhe shijuar ushqimin e pijet e Nibiru e me pas ai shpalli portin hapsinor ne Gadishullin Sinai si "Duat", porten per ne qiej per te gjithe ata qe i ishin besnike. Ne vende te tjera perreth rrajonin kishin plasu lufterat ne gjithe Mesapotamine qendrore dhe forcat e Ra te udhehequra nga i biri, Nabu, po merrnin me shpejtesi kontrollin. Po kur luftimet ju afruan Nippur dhe "I shenjti i te shenjteve" u dhunua ne Tempull kjo nuk mund te tolerohej me nga Enlil i cili kerkoi denimin e Ra dhe Nabu.

    Enki me deshperim e kundershtoi denimin dhe kerkoi falje per djalin e tij Ra por nje tjeter djal i Enkit, vellai i Ra, Nergal ra dakort qe kete rradhe Ra e kishte kaluar cdo kufij dhe u vu ne krah te xhaxhait te tij Enlil. Anu hezitoi ne vendimin e tij por kur djali i Ra, Nabu filloi marshimin me trupat e tij Canaanite ne pergatitje per te kapur dhe marre kontrollin e portit hapsinor dhe u be e qarte se se shpejti cdo gje do humbitej, Anu aprovoi perdorimin e "Armes se Terrorrit". Sulmet u kryen nga Nergal dhe Ninurta gjate te cilit porti hapsinor dhe te gjitha qytetet e shperndara Canaanite u pergjysmuan. Ne te njejten kohe ishte rene dakort qe vetem qytetet e shenuara do goditeshin dhe popullata ne pjesen me te madhe te saj do shpetohej. Armet qe ata perdoren ishin shtate dhe Nergal e Ninurta u instruktuan me kujdes per perdorimin e tyre. Enlil nguli kembe te Ninurta se Ibruum/Abrahami duhet te shpetohej nga shkaterrimi dhe trashegimtaret e tij duhet te mbijetonin me cdo kusht. Ne tekste Shtate Armet e Terrorrit ishin mbiquajtur nga Nergal. Te paren ai e quajti Nje Qe Ska Kundershtar; te dyten: Flaka Vezulluese; te treten: Nje Qe Therrmohet Me Terrorr; e katerta: Shkriresja e Malit; e pesta: Era Qe Kerkon Skajin E Botes; e gjashta: Nje Qe Nuk Kursen As Poshte As Larte; dhe arma e shtate ishte mbushur me 'Helm Monstruoz' dhe u quajt: Vaporizuesi I Gjerave Te Gjalla.

    Me urdher te Enlil, Nergal dhe Ninurta leshuan forcen e temerrshme te armeve te medha drejt shenjestrave qe kishin zgjedhur dhe qe u shkaterruan edhe me shume ne shperthime gjigande. Sidoqofte vete Anunnaki nuk kishin dijeni per shkallen e shkaterrimit qe ishin duke i pergatitur botes apo pasojat afatgjata te veprimeve te tyre. Objektivi i tyre kryesor kishte qene shuarja e luftimeve njehere e mire por brenda nje viti nje re helmuese radioaktive e krijuar nga goditjet me arme u perhap ne gjithe Sumerine dhe Egjyptin duke vrare me mijera. Uji ne gjithe Mesapotamine u infektua, kafshet ngordhen ndersa toka u be e djerre dhe pa jete. Brenda pak kohe civilizimi dikur madheshtor Sumer dergjej ne agoni pa mundur te ngrihej me ne kembe. Fortesa qe Ra kishte ndertuar ne Babili i mbijetoi shkaterrimit. Enlil mori kontrollin e tokave te rajonit te pare te Ra dhe vazhdoi operacionet per nxjerrjen e arit ne tokat e reja. Keshtu merr fund historia e Sumereve. Ne tekste nuk thuhet pse Anunnaki nuk u kthyen me per te rindertuar civilizimin e tyre as pse nuk planifikuan te ktheheshin ne toke. Duket sikur ata preferuan qe te lanin duart nga e gjithe kjo rremuje dhe ta linin njerezimin ne fatin e tij. Por gjerat ndonjehere nuk jane ashtu sic mund te duken ne shikim te pare.

    Tani pa marre parasysh faktin qe ajo e cila na transmetohet ne tingellon pak si "Fantastiko Shkencorja mbi Zanafillin kunder Perendise Diell", kjo rrefenje e lashte Sumere duket si nje dokumentin i detajuar i krijimit gjenetik dhe planetar dhe luftrat masive qe permban nje numer i madh referncash biblike dhe nje sasi e pamase dhe e jashtezakonshme informacioni shkencor te zbuluar sefundi - qe ta quash thjesht nje perralle e shkruajtur ne tabela argjili nga nje civizilim rreth 6000 vjet me pare! Nga njerez qe nuk duhet te kishin dijeni per Komplesin e Lugines se Gizes ne Egjypt apo per gjera si hallka e 24 e 'pemes' ADN me formen e saj gjarperore apo mbi inxhinjerine gjenetike, udhetimin hapsinor, armet e shkaterrimit masiv, shiun radioaktiv, rripin e asteroideve, astronomine e avancuar, misteriozen "Fytyren ne Mars" apo faktin qe uji i detit permban depoziten me te madhe te botes ne ar (nese do dihet si te nxirret) - A nuk bini dakort me kete? Dhe serisht ju kerkoj qe te kujtoni dhe sme mjaftojne fjalet per ta theksuar se kjo histori e jashtezakonshme nuk ka dale nga pena e nje shkrimtari librash fantastiko shkencor po nga tabelat e argjilit te shkruara nga Sumeret e Lashte 6000 vjet me pare.

    Dicka interesante, a keni vene re se simboli modern i mjeksise qe paraqitet nga dy gjarperinj te perdredhur rreth nje thike eshte nje shpershkrim i sakte i ADN-se? I njejti simbol eshte perdorur qe nga kohet me te lashta e megjithate ADN eshte zbuluar vetem kohet e fundit. Fakti i paster qe nje simbol i tille eshte zgjedhur tregon se informacioni njehere e nje kohe dihej por ne nje fare menyre eshte harruar qe nga koha kur u adoptua simboli i gjarperinjve te perdredhur. Perdorimi i ketij dizajni te vecante nga mjekesia ne ditet e sotme eshte nje koincidence shume e madhe per tu anashkaluar lehtesisht. Edhe perzgjedhja e gjarperinjve eshte sugjestive e Enkit. Pse te perdoret nje gjarper dhe jo nje hardhi? Ka shume detaje te tilla por qe ti trajtoje te gjitha do te duheshin me mijera faqe. Duhet kuptuar se historia qe sapo paraqita ketu per ju eshte e parafrazuar dhe e kondensuar nga perkthimi i teksteve 6000 vjecare te tabelave sumere sic na paraqitet nga Zechariah Stichin. Personalisht sic e kam bere dhe ne shkrimin e pare te kesaj teme do ja u rekomandoja me force leximin e 6 librave te Stichin qe perbejne te ashtuquajturen "Kronikat e Tokes" ku jane perfshira gjerat me nje detaj shume here me te madh dhe me te shumte ne numer.

    E konsideroj shume mahnites faktin qe tekstet Sumere permendin ndertimin e nje fari gjigand orientues ne luginen e Nilit. Fari i quajtur EN.KUR qe do te thote "Shtepia Qe Eshte Si Nje Mal" qe pershkruhet ne tekstet sumere eshte i pari dokumentin qe permend ndonje ndertim te cdo lloji ne luginen e Nilit. Ashtu sic tregojne tekstet, historia e Adamit qe krijohet nga argjili i tokes si dhe perzenia e Adamit dhe Eves mbas takimit te tyre me gjarperin dhe zbulimin e seksit po ashti ka rrenjet e saj ne historine sumere qe trajton perballjen e Enlil me Enki qe shpertheu kur Enki ia dha rraces Adamu aftesine per tu riprodhuar. Kjo aftesi seksuale eshte shkaku pse kjo rrace u hoq nga zona e Edin. Nuk eshte gjetur ende asnje tekst sumer qe pershkruan momentin e perzenies por nje pikture interesante i ka mbijetuar kohes. Ajo tregon perplasjen midis "Perendise Lord" (Enlil i pershkruar ne te djathte) dhe "Perendise Gjarper" (Enki i pershkruar ne te majte) dhe ofrimin e frutes se ndaluar nga pema e jetes.




    Sic ve ne dukje dhe vete Stichin ajo qe e ben kete pikture shume interesante eshte: "...shkruan ne sumeren arkaike" (pasi simboli i yllit dhe i trekendeshit qe ngjan me ↓) "Perendite epitet/emer, 'ylli' do te thote 'Zot' dhe simboli triangular lexon BUR, BURU ose BUZUR - te gjitha terma qe perbejne epitetin/emer te kuptimit "Zoti qe Zgjidh Sekretet", "Zoti i Minierave te Thella" dhe variacione te tyre. Bibla (ne gjuhen e saj origjinale, pra cifute) e quan Perendine qe joshi Even me emrin Nachash qe do te thote "Ai qe Zgjidh Sekretet" dhe "Ai qe Njeh Metalet". Pra lidhja eshte e qarte. Ky pershkrim ka nje interes te vecante pasi tregon Perendine Gjarper me duar e kembe te prangosura gje qe sugjeron se Enki mund te jete arrestuar per veprimin e tij te paautorizuar. "Ne zemerimin e tij Enlil urdheroi perzenjen e Adamit - Homo Sapiens tokesor - nga E.DIN (Venbanimi i TE DREJTEVE). Sic permenda me pare njeri nga epitetet e Enkit ishte "Ai Qe Zgjidh Sekretet" gje qe e identifikon ate akoma dhe me tej me Nachashin biblik (Gjarperin).

    Stichin po ashtu ka bere nje pune shume te mire ne verfikimin e shume nga zonave Sumere qe permenden ne tekste


  8. #8
    Per shembull: Ai arsyeton se te dyja rruget e fluturimit, si para ashtu dhe pas permbytjes shtriheshin 45 grade ne paralelin 30-te, se disa shenja vendesh qe sugjerojne tekstet jane me te vertete pikat qe jane perdorur per te percaktuar uljet dhe nese shtate qendrat jetesore te kontrollit shtrihen pergjate rruges se fluturimit sic sugjerojne tekstet atehere ti lokalizosh ato dhe kozmodromin aktual ne Sippar eshte thjesht nje pune fare e lehte dhe e drejtperdrejt logjike. Stitchin ja doli mbane qe te lokalizonte gjithe keto zona per shtate qendrat pergjate rruges se fluturimit para permbytjes ne diagramen e tij sic tregohet me poshte






    dhe po ashtu lokalizoi te gjitha ndertimet pergjate rruges se fluturimit mbas permbytjes




    dhe pikerisht ne piken e sakte te trekendeshit qe eshte porti hapsinor i mbas permbytjes, ku thuhej se ka qene, ne gjejme rrenojat e Baalbeck me platformat e saja me gure gjigande ciklopike te nje origjine shume te lashte e ende te panjohur te cilen legjendat na e pershkruajne si te ishte e "ndertuar nga Zotat". Evidencat qe Stichin paraqet per te mbeshtetur te dhenat e teksteve sumere jane fantastike dhe une si Darius personalisht nuk kam as dyshimin me te vogel qe skenari qe ai paraqet nje dite do pranohet si prove solide. Ndonese ka shume kundershti ndaj perkthimit te tij, kjo mund te jete e kuptuesheme po te mbahet parasysh kontroversiteti qe ai krijon me nxjerren e fakteve te tilla. Eshte fare e thjeshte; do te duhej te rishkruhej gjithe historia njerezore. Shume historiane, arkeologe, evolucionist e kreacionist do mbeteshin pa pune.

    Me terheq shume dokumentimi 6000 vjecar i sumereve mbi vdekjen e Alalu ne Lahmu (Mars). Per ate na thuhet e u vendos ne nje shpelle poshte nje mali dhe se Anunnakit gdhenden malin sipas fytyres se tij duke mbajtur "Masken e Shqiponjes" (helmete kozmonauti?) duke pare nga qielli. Mund te jete ky nje shpjegim konkret i Fytyres misterioze ne Mars? Struktura e pazakonte ne Cydonia ndonese e demtuar rende nga erozioni nuk duket aspak natyrale, qe nga fotoja e pare qe realizoi sateliti i sondes Viking e deri ne ate me te vonat. Per kete ka dhe nje teme te vecante ne nenforumin e fenomeneve paranormale.


  9. #9
    Fotoja tjeter eshte marre nga Mars Global Surveyor



    Sidomos e vecante eshte 'helmeta' me prerje perfekte. Edhe stacioni tranzit qe thuhet se ekzistonte ne afersi, a mund te shpjegohet me format e cuditshme piramidale qe duken si struktura funksionale dhe jo masive natyrale?




    Mbase jo por fakti qe sumeret e lashte duket te kene dijeni dhe e permendin kete, te fut ne mendime. Ka dhe nje artifakt tjeter shume surprizues qe serisht na paraqitet nga Stichin: kjo vjen ne formen e nje monedhe antike qe ka mbijetuar ne Byblos, nje qytet qe ndodhet ne brigjet mesdhetare te Libanit ne zonen e Mesapotamise (qyteti biblik i Gebal). Monedha




    pershkruan tempullin e Ishtarit i cili ka qene fillimisht "Vendi i Uljes" i ndertuar ne malet Cedar per viziten e Anu. Ne kete pershkrim te lashte te tempullit na tregohet nje Tempull i Madh me nje kopesht te madh nga mbrapa. Me kopesht shikojme nje plaftorme qe duket si e perforecuar nga shtylla. Kopshti ka nje mur te madh qe formon nje permbyllje rrethuese e cila mund te arrihet nepermjet nje shkalle te gjere dhe nje objekt i madh konik ndodhet pikerisht mbi platforme. Kjo pamje dominon gjithe gdhendjen. Mua pershkrimi ne monedhe me duket si ai i nje anije kozmike e ulur mbi platformen lancuese. A mos valle kjo monedhe na tregon rrenojen qe vazhdon te ekzistoje ne Baalbeck? A eshte kjo monedhe nje pershkrim aktual i nje plaftorme gjigande guresh ciklopike e cila mund te arrihet nga shkalla monumentale - sic ka qene njehere e nje kohe? Nese eshte keshtu atehere ajo duhet te kete qene shume e forte per te sherbyer si platforme lancuese dhe mbase kjo eshte arsyeja (sa per tu kujtuar0 pse ka permasa te tilla: 13 metra e larte, 88x48 metra e gjera duke perdorur blloqe guri prej 300 ton sejcili dhe mbase kjo eshte arsyeja pse jane perdorur keta masive qe te perballojne peshen e masiveve prej 800 ton qe perbejne murin rrethues. Une mendoj qe kjo ka kuptim. Deklaratat qe Stichin ben ne perkthimin e teksteve te lashta sumere jane befasuese dhe fakti qe nga keto tekste kane rrjedhur versione me te kondensuara e te shkurtuara qe perbejne bazen e rrefenjes kristiane te Zanafilles duhet te kene befasuar keq edhe sistemin e besimit fetar por kjo nuk shmang ngjashmerine e madhe te tyre.

    Tani behet pyetja e madhe: A mund te jete kjo rrefenje e vertete? A eshte e mundur qe kjo histori qe flet per perendi te lashta nga nje planet tjeter me nje orbite eliptike te vertetohet? Rrefenja pershkruan nje rrace te quajtur Anunnaki dhe thote se kalvari i tyre ne kete planet ishte me qellimin e nxjerrjes se arit per te mbrojtur atmosferen gjithmone ne rrallim te planetit te tyre. Mund te jete e vertete? Kete mund ta gjykoni vete e sidomos te plotesoni kureshtjen tuaj duke lexuar te plote ciklin prej 6 veprash te Stichin te titulluar Kronikat e Tokes.


    Pergatitur nga Darius

    E shtune, 4 Prill 2009

  10. #10
    Cikli i plote i Kronikes se Tokes perbehet nga 6 libra te cilat po i jap ketu me titujt e tyre origjinale ne anglisht:

    1. The 12th Planet

    2. The Stairway to Heaven

    3. The Wars of Gods and Men

    4. The Lost Realms

    5. When Time Began

    6. The Cosmic Code

    Serine e ciklit me 6 libra ai e ka pasuruar dhe me nje tjeter te shate te cilin skam mundur ende ta siguroj

    7. The End of Days: Armageddon and Prophecies of the Return

    Stichin ka shkruar dhe disa libra te tjere gjithmone i mbeshtetur ne perkthimin e teksteve sumere. Ata jane: Genesis Revisited: Is Modern Science Catching Up With Ancient Knowledge? Divine Encounters: A Guide to Visions, Angels and Other Emissaries, The Lost Book of Enki: Memoirs and Prophecies of an Extraterrestrial god dhe Journeys to the Mythical Past (Earth Chronicles Expedition) . Pjesen derrmuese te ketyre librave mund ta gjeni ne pdf tek http://www.scribd.com/. Lexim te mbare.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Fantastike,
    kjo shpjegon shume gjera.

    Demiurge krijon njeriun, por padashje pa vetedije perēon tek njeriu nje fije drite te krijuesit origjinal absolut, njeriu behet i barabarte (ne potencial) me vete demiurge i cili prej xhelozise kerkon ta shfarose/nenshtroje.
    Sinteze e shkurter prej versionit Nag-Hammadi te zanafilles, shume e ngjashme me historine me siper.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123



    Kjo me duket shum e quditshme eshe nje Table Argjili qe i perket kultures sumere, me se shumti me bejne pershtypje kapelat e ketyre njerzeve.

    Valle a mos jan ato Qeleshe ???

    Ju lutem komentoni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga THOTI : 05-05-2009 mė 17:06

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Njerzit robota ?

    Jo vetem kapelat qe jane te ēuditshme, por edhe personat ne kete tablo duken si gjysem njeri gjysem robot, apo vetem mu me duket..mirepo shume interesante kjo tabel, shume intriguese, edhe aty ne kendin e djathte duken disa trekendsha, lloj garderobe apo q'este ai kend aty ?
    Per plisa nuk diskutohet, mirepo mos jane keta plisa si llioj antena si parabollat tona qe kemi mbi kulme ata i mbanin ne koke ?
    Me siguri kjo tablo perfaqson "kontaktin e pare ne mes toksorve dhe te fturve jashtetoksor" ?
    Nejse, spe zgjas me tej se do me hikin mendet edhe mua...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Kush din te me tregoj pse te Sumeret ,ylli gjashte cepesh apo ylli i Davudit simbolizon planetin e Merkurit dhe pse kjo perputhshmeri me diten e gjasht te javes ne gjuhen Shqipe?

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Darius te falenderoj nga zemra per materialet e postuara me lart,i lexova te gjitha the per mua kjo eshte vete e verteta,ajo ka baze llogjike te fort dhe te pa kontestueshme.Personalisht i kam patur keto ide ne kok,shum koh me pare akoma me pare se te lexoja keto materiale ne forume te ndryshme,ngacmimi im filloi qe ne moshe femijnore kure u njoha me emrin ZOT, dhe fale kureshtjes per fenomene te kesaj natyre, i isha afruar gati 100 %ketyre qe lexova me lart nga postimet e tua.Kjo eshte e verteta qe ne kerkojm, dhe per ta vertetuar kete ose per ta forcuar me shum si tez bindese po jap ca shembuj te bazuar ne imagjinaten llogjike brenda mundesive te mija;

    Nese sot nje grup shkenctaresh(te kualiteteve te larta si ata qe shkoj ne hapesir)do te uleshin ne nje vend fjal vjen ne xhungel ku akoma jetojn njeres primitiv,padyshim se ata do te shikoheshin si zoter nga njerzit primitiv fale njohurive dhe forces se teknologjis qe ata disponojn .

    2)Ne shkrimin me lart behet fjale per nje lufte ekstreme qe ne as qe mund ta imagjinojm,a jan keto shkretetira (sahara dhe ajo e amerikes se veirut)victima te kesaj lufte,qe i bie te jen perdorur arme berthamore me permbajtje radioaktiviteti te lart,ose jan hedhur pesticide me doza per nje shkaterrim total te gjithckaje,qe dhe sot e kesaj dite vazhdojn te ken efekt ne mos perhapjen e jetes bimore ne keto zona.

    3)Pse njerzit nuk jan te gjith njesoj( nga paraqitja apo ngjyra)kjo na tregon qarte se kemi te bejm me bastardime te ndryshme me lloje te ndryshme majmunash qe kan jetuar ne toke,dhe kjo gje duket qart nese shikojm rracat e majmunve se si dallojn me njeri tjetri,ne tipare dhe ne trup.

    4)Pse piramidat qe ne njohim sot perputhen teresisht me ato qe shkruhen ne pllakat sumere,dhe jo me ate qe na servirin nje pejs e historianve,(a thua do shpenzohej kaq mund vetem per nje varr!

    5)Me sa po kuptoj viti 2012 qenka viti ku Nibiru kalon afer tokes, dhe keto pllakat e akullit ( qe na thon se po shkrihen) nuk qenka gje tjeter vecse ajo perseritja e historis se Noes,prandaj;

    ME DUKET E ARSYESHME TE MARRIM MASA PER TE SHPETUAR NGA KJO TRAGJEDI QE PO NA VIN SE SHPEJTI,UROJ TE SHPETOJM TE GJITH.......................

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Renia e Mbreterve


    mandoja me force leximin e 6 librave te Stichin qe perbejne te ashtuquajturen "Kronikat e Tokes" ku jane perfshira gjerat me nje detaj shume here me te madh dhe me te shumte ne E konsideroj shume mahnites faktin qe tekstet Sumere permendin ndertimin e nje fari gjigand orientues ne luginen e Nilit. Fari i quajtur EN.KUR qe do te thote "Shtepia Qe Eshte Si Nje Mal" qe pershkruhet ne tekstet sumere eshte i pari dokumentin qe permend ndonje ndertim te cdo lloji ne luginen e Nilit. Ashtu sic tregojne tekstet, historia e Adamit qe krijohet nga argjili i tokes si dhe perzenia e Adamit dhe Eves mbas takimit te tyre me gjarperin dhe zbulimin e seksit po ashti ka rrenjet e saj ne historine sumere qe trajton perballjen e Enlil me Enki qe shpertheu kur Enki ia dha rraces Adamu aftesine per tu riprodhuar. Kjo aftesi seksuale eshte shkaku pse kjo rrace u hoq nga zona e Edin. Nuk eshte gjetur ende asnje tekst sumer qe pershkruan momentin e perzenies por nje pikture interesante i ka mbijetuar kohes. Ajo tregon perplasjen midis "Perendise Lord" (Enlil i pershkruar ne te djathte) dhe "Perendise Gjarper" (Enki i pershkruar ne te majte) dhe ofrimin e frutes se ndaluar nga pema e jetes.






    Skicat e paraqitura ne kete postim, na japin te kuptojm se miti (pellazget u linden nga dhembet e nje gjarpri)eshte real.Ja sa te thjeshta jan gjerat kure zbulon historin e vertet.

  17. #17
    Mos e ngaterroni cdo teme me pellazget se e bete banal forumin. Per pellazget ka dhjetra tema te tjera. Lereni nje dreq teme per nje kulture tjeter se eshte nenforumi i arkeologjise, jo ai i pellazgjise.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Darius po u deshifruan te gjitha te gjitha ato pllakat sumere te gjetuar kohe me pare dhe po qe se u publikuan ato atehere nuk do te kete nevoje me qe te diskutohet me ne temen e Luftes se Dulces si dhe ne temen mbi UFO-t !!!
    LOL

  19. #19
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Shume faleminderit DARIUS per kete informacion te madh qe servir si gjithmon!!Te them te drejten shkrimet sumere per NIBIRUN me fusin shume ne mendime.Duhet te fillojme te bejme nje ARK si NOE??

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Enki, Prometeu origjinal


    Prometheus was, according to Greek mythology a God who stole the fire from Zeus, the fire symbolising knowledge, and gave it to mankind. Prometeu ishte, sipas mitologji greke njė Perėndi qė vodhi zjarrin nga Zeus, zjarri qė simbolizon dituri, dhe ia dha njerėzimit. Prometheus is credited, in Greek mythology as being an enthusiast of mankind as he went against the other God's wishes and taught forbidden knowledge. Prometeu ėshtė kredituar, nė mitologji greke si njė amator i njerėzve si ai shkonte kundėr dėshirave zot tjetėr dhe mėsoi dituri tė ndaluara. Much like Enki, who was considered the God of wisdom and knowledge, among other things. Ashtu si Enki, i cili konsiderohej si Perėndia e diturisė dhe dijes, ndėr tė tjera. Enki was one of the keepers of divine decrees called ME , these ME made civilization possible as they held the secrets to technology, societal development, agriculture, etc. Enki ka qenė njė nga roja e dekreteve hyjnore quajtur ME, kėto ME qytetėrimit bėrė e mundur si ata mbajtur sekretet e teknologjisė, zhvillimit social, bujqėsinė, etj

    According to Laurence Gardner, “The dominant tenet of the new thought was based wholly on the utmost fear of Enlil [Enki's brother], who was known to have instigated the great Flood [or else acquiesced in not warning the humans, or making any attempt to save them], and to have facilitated the invasion and destruction of civilized Sumer. Sipas Laurence Gardner, "Parimi dominues i mendimit tė ri u bazuar tėrėsisht nė frikė tė madhe e Enlil [Enki vėllai i], i cili ishte i njohur pėr tė nxitur ujė i madh [ose tjetėr acquiesced nė paralajmėrim nuk e njeriut, ose pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje pėr tė shpėtuar ata], dhe pėr tė kanė lehtėsuar pushtimin dhe shkatėrrimin e Sumerėt civilizuar. Here was a deity who spared no mercy for those who did not comply with his dictatorial authority.” Kėtu ishte njė hyjni qė kursyer asnjė mėshirė pėr ata qė nuk e ka nė pėrputhje me autoritetin e tij diktatorial. "

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Marredheniet Shqiperi-Greqi pas krijimit te shtetit te Kosoves?!
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-12-2012, 08:14
  2. E shtrenjta Liliana
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 17:06
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. DOra Misterioze drejt krijimit
    Nga flurans ilia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 07:04
  5. Mbi thelbin e krijimit
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •