Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Autostrada Prishtinë - Durrës duhet të emërohet me emrin e ish presidentit I. Rugova

    Autobani politik

    Autostrada Prishtinë - Durrës duhet të emërohet me emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova. Ky është propozimi më i ri i LDK-së. Partitë tjera politike kanë reaguar ashpër. E quajnë vetëm marketing politik.

    Nga Nebih Maxhuni më 04.04.2009 në ora 8:04
    Në rast se Lidhjes Demokratike i shkrepin tri propozimet, atëherë Aeroporti i Prishtinës, Ndërtesa e Operës dhe Baletit si dhe autostrada Prishtinë- Durrës do ta mbajnë emrin e ish kryetarit Ibrahim Rugova. Propozimet që ndërtesa e Operës dhe e Baletit si dhe Aeroporti i Prishtinës të pagëzohen me emrin Ibrahim Rugova ishin propozuar kohë më parë nga zyrtarë të lartë të LDK-së, ndërsa të premten zyrtarë të kësaj partie kanë dalë edhe me një propozim tjetër.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramë Manaj, ka propozuar që autostrada Prishtinë - Durrës të emërohet me emrin Ibrahim Rugova, duke arsyetuar këtë propozim të LDK-së se ish kryetari Rugova ka qenë ideatori i kësaj lidhjeje dhe i shumë lidhjeve tjera kombëtare. Ramaj ka kërkuar që autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë te mbajë ermin edhe në pjesën matanë kufirit me Kosovën e që është deri në Durrës.

    “Ne do t’i inkurajonim qytetarët e të dy vendeve tona, si dhe qeveritë e tyre, që të mësohen me kuptimin simbolik të emërtimit të kësaj autostrade “Autostrada Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj.

    Për Lidhjen Demokratike të Kosovës ideja për autostradën Prishtinë-Durrës mbetet një projekt, i cili ndërlidhet me, siç e kanë quajtur ata, prijësin e vizionarin Ibrahim Rugova, udhëheqësin shpirtëror të shqiptarëve dhe simbolin e pavarësisë së saj.

    “Nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”, ka cituar fjalët e Rugovës, Ramë Manaj. Ndërtimi i autostradës, sipas zyrtarëve të LDK, është angazhim i tyre për integrime rajonale dhe se është kryekëput ide e saj.

    “Unë e përmenda dhe kërkova në emër të LDK-se që qytetarët e dy shteteve tona gradualisht të mësohen me idenë, në kuptimin simbolik, sepse kjo ishte ide e parë, e lindur, e plasuar nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova që të quhet, që ta pranojnë, që ta akceptojnë, natyrisht, pas formalizimit të saj”, ka kërkuar ai.

    Propozimi i bërë në opinion të premten ka ngjallur reagimet e partive politike. Ata këtë nismë të LDK-së e shohin vetëm si marketing politik dhe përfitim në emër të njerëzve që tashmë nuk janë gjallë. Për Lulëzim Zenelin nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, propozimi i LDK është vazhdë e propozimeve që bëhen nga LDK-ja në kuadër të një marketingu politik.
    “Nuk është fjala vetëm e autostradës, kjo parti ka kërkuar që Aeroporti, Opera e tash autostrada të këtë emrin Ibrahim Rugova. Është pjesë e një fjalori të politikës ditore , është në pushtet , ka qenë në pushtet dhe kurrë nuk realizon asgjë , por kjo është thjesht për konsum të brendshëm. Fatkeqësi kemi një subjekt politik të tillë që emrin e presidentit Rugova e lakon aq shumë dhe në anën tjetër ata nuk bëjnë asnjë hap”, thotë shefi i grupit parlamentar të LDD-së.

    Më e ashpër për propozimin e LDK-së ka qenë Aleanca Kosova e Re. Ibrahim Makolli thotë se ky propozim tregon nivelin e ulët politik që ekziston në vend. Sipas tij, më i rëndësishëm është ndërtimi i autostradës sesa emërtimi i saj.

    “Seriozisht këta njerëz më së paku e kanë parasysh interesin e qytetarëve dhe përpiqen në këtë formë të përfitojnë nga njerëzit që kanë dhënë kontribut për këtë vend e që nuk janë më. Nuk e di që ka autostradë me emra të njerëzve, nivel i ulët politik ekziston në këtë vend”, thonë zyrtarë të AKR`së.

    Për dallim nga partitë tjera politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qenë kundër propozimit të LDK që autostrada Prishtinë-Durrës të emërtohet me emrin e Ibrahim Rugovës. Ahmeti Isufi, nënkryetar i AAK-së, thotë se për këtë vetëm duhet të ketë një konsensus ndërmjet partive politike.

    “Ne jemi që qëndrimi të jetë i unifikuar i të gjitha subjekteve politike dhe i institucioneve të Kosovës dhe normalisht nuk jemi kundër. Përkundrazi, kërkojmë që të jenë unike subjektet dhe pse jo”, vlerëson ky zyrtar i lartë i AAK-së.

    Dy propozimet e mëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndërtesën e Operës dhe Baletit si dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që të emërohen me emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova, kanë mbetur vetëm deklarime publike

    gazeta express online

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Jam kundra, ate pjesen e Kosoves emertojeni keshtu, pjesen e Shqiperise do ta emertojme ndryshe. Ne fakt, nuk kam degjuar ndonje rast kur autostradave u vihet emer njeriu.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Pordhe pa rigon.
    -

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po mire paskan than disa tek ai postimi i pare
    kjo eshte vetem edhe nji hajde luajna qoke me emrin e rugovnes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Rruga e mbretit DARDAN.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Autostrada Ilire .

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Auostrada Baskimi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Auostrada Baskimi.
    për shkurt autostrada Baçi

    Më shumë mundësi rrugës do t'i vihet emri standart që u vihet rrugës, një numër. Ndërsa nga populli, në Shqipëri të paktën, pavarsisht si mund t'ia vënë do të njihet rruga Durrës Kukës, apo rruga e Kukësit.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Autostrada Prishtinë - Durrës duhet të emërohet me emrin e ish presidentit I. Rugova
    Ide gjeniale.
    Kujt i erdhi ne mend kjo ide?
    C'far lidhje ka Ibrahimi me rrugen, se nuk e kuptova une?
    Kjo nuk eshte rruge lagje, qe te emertohet me emra njerezish, por rruge nacionale. Ne gjithe boten rruget emertohen me kode shiferor, Jug - Veri dhe Lindje - Perendim.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ...ahahahaha...qfar emri ibrahim rugova ....looooooooooooooooooool.

    po po , por a edini sa shpesh e pat vizitu rugova shqiperin ..uhaaaaaaaa me qindra her , edhe sa her qe e ka vizitu qasja rruge i bike , kur s'ja ka shkoq veq qasaj rruge shkojke ...prishtin - prizren -- kuks - e drejt e n'durrs shkojke , mandej u kthejke ne tiran . loooooooooooooool.

    ncncncncncn ...po debilla te mdhejn qe jan keta LDK-ja....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un pajtohem me njerin nga ata qe thon se skam degjuar qe autostradve tu vihet emri i njeriut jam kunder dhe shum bileeeeeee LDK-JA KA DREJT VEQ partis se saj ti ve emrin e brahim rugoves e jo autostrades kisha paska qen i de e ti ja fusin kot e dhe un mund te ep ide per diqka per sdote thot qe emrin tim ta vendosin jen tranu kta te LDK- PO mendojn se krejt qa fluturon edhe mund te ngrent jo o zotri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kto jan ide kot fare

  13. #13
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    nëse ja ngjsin rugoviq , ngjtjani bile të plotë millosheviq-rugoviq , se idhnohet shoku i tij.

    shnet!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  14. #14
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Jam kundra, ate pjesen e Kosoves emertojeni keshtu, pjesen e Shqiperise do ta emertojme ndryshe. Ne fakt, nuk kam degjuar ndonje rast kur autostradave u vihet emer njeriu.
    Emër jashtëtokësori

    LDK ka përshtypjen sikur kanë bërë namin, dhe tash edhe Afrikës duhet t'i ngjitet emri Ibrahim Rugova.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    une them t'ja veni emrin autostrades . namik hoti se ka qen dhe ekologjik


    M'KA IK ZARI

  16. #16
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ide e pa kuptimte

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Tani qdo shqiptar e din kush ishte i madhi Ibrahim Rugova(perveq atyre qe ju mungon truri i vogel)por nuk ka asnje logjik qe nje autostrad te emrohet me emer njeriu.
    Une jam i bindur se edhe propozuesit e bejn kete vetem per te ber marketing politik,dhe jan po ata qe kan shkel me dy kembet vizionin e Rugoves.
    Eshte pozitive qe edhe thaqi sot viziton bukur shpesh varrin e rugoves dhe perkulet para tij,bile ndegjova qe nje dit kishte pas gjakderdheje prej hundes sepse kishte godit gurin e varrit nga perkulja e tepert.
    Sido qe te jet ne politiken e kosoves nga te gjitha partit pa dallim vrejm se mundohen ta emitojn politiken Rugoviane dikush me sukses e dikush del qesharak sepse deri dje e quajten tradhetar kurse sot jan fut me dy kembet ne kete politik.
    Dhe mire bejn sepse rrug tjeter nuk ka,por kete eshte dashte ta pranojn shume me heret e jo pas vdekjes se tij.
    BAC PO RREJN SE NUK U KRY

  18. #18
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Eshte pozitive qe edhe thaqi sot viziton bukur shpesh varrin e rugoves dhe perkulet para tij,bile ndegjova qe nje dit kishte pas gjakderdheje prej hundes sepse kishte godit gurin e varrit nga perkulja e tepert.
    Hahaha un kam ni se u çue Rugova dhumpir e ka hangër Thaçin në hunë e për çata ka pas gjakderdhje

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Disa nga propozimet e bëra nga disa komentues vërtetë janë të qëlluara dhe çdo vepër e përmasave të këtilla do ti kishte për nderë.
    Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe në këtë propozim të Z. Ramë Manajt të bërë në emër të LDK-së.I vetëdishëm se këtë propozim e kanë bërë për marketing politik,tashti kur po bëhen përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtes,se kjo Kryesi e LDK-së është jo serioze dhe aspak parimore karshi emrit të Dr. Rugovës (kujtoni çshtjen e flamurit,himnit,emrit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës,Filharmoniseë etj),megjithate këtë herë ia kanë qëlluar.
    Rruga e bashkimit,e shqiptarëve,trans-iliria,Mbreti Dardan,apo si të doni quajeni,e meriton emrin e Dr. Rugovës,sepse ngërthen në vetvetje të gjitha synimet shekullore të kombit për bashkim,liri,pavarësi e demokraci.
    Kjo rrugë nuk është thjeshtë një projekt ingjinjerik,ajo është më tepër se një simbol i një kahje,vizioni dhe kursi të ri të shqiptarëve në këtë mijvjeçar të ri.
    Pas qindra e mijra vitesh robri,bizantizëm,sllavizim,turqizim e rusizim të një pjese të qenjes e ndergjegjës son,kjo rrugë (e propozuar këtu e shumë vite më parë nga Dr. Rugova),sinjalizon e dëshmon për një fillim të ri,ate të rikëthimit në identitetin tonë kah rrënjët që gjithëmonë ishin me perendimin,civilizimin e kulturen e tij.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    komentet nga www.gazetaexpress.com

    Bujari-USA (USA): 6.04.09 në ora:06:35

    Emertimi i autostrades me emre te personaliteteve te njohura eshte gjithkund ne bote. Pse te mos quhet edhe kjo e jona Ibrahim Rugova. Une mendoj se ne kosovaret kemi bere pak per te sa ishte gjalle por edhe pas vdekjes. E di se Ibrahim Rugova, sic tha edhe kryeministri Berisha para pak diteve, ka merita te pamohueshme per kombin shqiptar. Ndihem i turperuar kur gjenerata jone kalli flamurin e propozuar nga ai e tash i perkulen para nje lecke pa kurrfare domethenie. Pse te mos emertohet edhe me emra te tjere nese eshte nevoja si Skenderbeu, Nena Tereze, Agim Ramadani, Adem Jashari etj. Quditem kur disa lexues thone: nuk do kaloj kurre nese ajo rruge emertohet Ibrahim Rugova. Shtrohet pyetje mos do kaloni neper rruget "Bratso-Jedinstvo" neper Serbi, Mal te zi apo Maqedoni? Poashtu jam shume i bindur qe propozimi shume karakter politik para zgjedhjeve. Per mua, Ibrahim Rugova, eshte vizionari shqiptar me i madh i te gjitha koherave. Zoti e bekofte ate dhe familjen e tij.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •