Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 40

Tema: Jorgo Bllaci

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Jorgo Bllaci

    JORGO BLLACI

    ---------------------------

    ***
    kaq deshira ne po mbajme fshehur,
    sa dhe vetes trembemi t'ia themi,
    rrugeve te jetes,si te dehur
    endemi dhe s'dime se ku vemi...
    1957(19vjec)

    ***
    ...........................
    po nga mjegull' e kohes se ikur,
    ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
    mallengjenjes,i larget,i mbytur,
    dhe padashur ne shpirt na trishton...
    1960

    ***
    .......................................
    ja keshtu,moj mike,qenka jeta:
    ndodh qe nganjehere,per cudi,
    lodhet prej mesimeve te veta
    edhe behet foshnje ,porsi ti .
    .....................................
    1961

    ***
    ...............................
    ne vitet tona,s'duhet te genjejme
    me lote shpirtin,se s'ia vlen,vella,
    qe dashurine e vogel ta shperblejme,
    keshtu si ti ,me dhembje te medha!
    1963

    ***
    dy hapa larg,e vite per t'arritur
    atje,ku per cdo cast na vete malli,
    atje,ku bujarisht fal jeten diell' i ndritur,
    atje,ku po na qajne per se gjalli.

    dy hapa larg,vella,dy hapa larg,matane
    pas mureve te lagesht e te erret
    po na vajton liria,qe prej saj na ndane,
    sepse me fort e deshem nga te tjeret.
    1964(ne burg)

    ***
    gezimn' e dashurise syzezes a sykaltres
    ia falim krejt,asgje per vete s'mbajme;
    zhgenjimn' e dashurise me mikun me te afert
    mundohemi vellazerisht ta ndajme;
    kurse kujtimn' e saj e fshehim diku thelle,
    porsi kopraci i prrallave thesarin,
    dhe kycim dyert mire kur vemi e perkedhelim,
    se trembemi mos vijne e na e marrin.
    1984

    ***

    L.Poradecit
    "Naimi preu shkurret,shkuli ferrat,
    pastaj qilizme truallin punoi;
    fidanet mbollen me durim te tjeret
    dhe vreshti i bukur shpatin gjelberoi.
    kur vajta une atje--me tha Lasgushi,
    nje mbremje buze gjolit tek shetisnim,--
    hardhite kishin lidhur vile rrushi,
    por,kemi etje,dukej sikur flisnin.
    ahere c'bera? neper shkemb te malit,
    nje brazde hapa deri te burimet
    dhe me se fundi,ujerat si kristali
    u derdhen neper te me mermerime."

    si tha keto mbeshteti te dy duart
    permbi bastun,dhe shtoi si neper lote:
    " e keni rradhen ju per ta punuar
    kete te bukur vresht,pa shok ne bote.
    ta rritni te shendetshem,ta selitni,
    ta doni si thesarin me me vlere;
    dhe neve,qe aty e lame shpirtin,
    na sillni neper mend ngandonjhere!.."
    1989

    ***

    kendej armik, andej edhe me zi,
    edhe ne gjoks, edhe ne shpine plumba.
    kurse,me klithma, neper qiellin gri
    perplasin flatrat tufa me pellumba,
    pa ditur nga t'ia mbajne...Eh ,o njerez!
    c'e paskeni kaq me mllef per njeri tjetrin?
    nje cast duroni,vec nje grimez here
    pushojeni kete orgji te eger,
    te pakten, gjersa ne te tjera vise
    te cajne e t'ikin,mbase pergjithmone,
    keta te mjere zogj te dashurise,
    qe i tromaksi cmenduria jone!
    1992

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Mosha
    53
    Postime
    505
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Poezia per Lasgushin e jashtzakonshme.,

    Jorgo Bllaci ka qene poet shume i mire, gjynah qe njihet kaq pak
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Jorgo Bllaci

    * * * (1970)
    Ne nje rreth miqsh me pyeten nje dite:
    “Pse, kur ne vjersha titulli mungon,
    shenohen shpesh tre yje? Kjo tradite
    ka mbetur kot, apo dicka tregon?”

    “Ka yj te ndezur, ka dhe yj te shuar
    qe drita, - u thash, - vazhdon u vjen mbi dhe,
    po ka me larg dhe yj te pazbuluar,
    se rrezja s’u ka mbrritur gjer tek ne.

    Dhe poezia, porsi galaktikat,
    Keshtu tre llojesh yjte e vet I ka;
    Prandaj, kur s’vihen tituj mbi lirika,
    Shenohen shpesh tre yje… dhe nder ta,

    I pari shpreh te bukuren q’e shohim,
    I dyti, ate qe ne kujtime rron,
    Kurse I treti, ate qe ne s’e njohim
    Po vete poezia e zbulon.”


    BALADE (1958)
    S’di nga me vjen kjo kenge e mbytur shpendi,
    Qe pa pushim ne zemer me bucet,
    “ne nje kafaz te bukur prej argjendi,
    dikur me mbylli mizorisht nje mbret”

    Me roberine time zbukuroja,
    Stolite e tij te ngurta ne saraje
    Me kengen time brenges I tregoja
    Sa me zhuriste shpirtin zeri I saj

    Po nje mengjes dericken e kafazit
    Se kush e hapi…une u bera plumb!
    Ne xhamat e dritares u perplasa
    I theva e cava qiellit pa fund

    Dhe si pushtova duke fluturuar
    Me krahet gjake te thella kaltersi
    E prita vdekjen pa u deshperuar
    Sepse e ngopa shpirtin me liri


    NETES (1958)
    Kushtuar P.J.
    Kaq e shtrenjte kurre s’me je dukur,
    Ti vertet nuk paske shembellim!
    Ah, moj Neta, syte e tu te bukur
    Cmendurisht I deshte miku im!

    Nese kete cast I ngrysur meta
    Duke te veshtruar ty keshtu
    Ti mos m’u cudit aspak, moj Neta
    Me kujtuan mikun syte e tu

    Sa deshire do te kisha sonte
    T’ju veshtroja bashke qe te dy:
    Vetem ta degjoje te kendonte
    Vargjet qe me zjarr t’I thuri ty!

    Ndoshta sot, qe vite pas la jeta,
    Miku prap ne shpirt te mban diku…
    Ish e bukur dhembja e tij, moj Neta,
    Aq sa c’jane edhe dy syte e tu


    DIELLI DHE VLAGA (1988)
    Nje djalosh si drita na takuan,
    Duke shkuar rruges tri syzeza,
    Dhe te trija befas fergelluan
    Fshehtas njera-tjetres flake u ndezen.

    Thote e para: “Nga na vjen or djale?”
    “C’ere te ka sjelle?”- ia kthen e dyta,
    Me se vogles lemsh iu mblodhen fjalet,
    Pati turp e nuk I ngriti syte.

    “Une jam – tha djali – vete dielli,
    c’ere me ka sjelle? Dashuria.
    Zbrita fluturim nga kup e qiellit,
    te marr nuse nje nga ju te trija!”

    Flet e para: “Po me zgjodhe mua
    Behem hije, te flladis me ere.”
    Hidhet tjetra: “Une behem krua
    Te te shuaj zjarrin perngahere!”

    Me e vogla prap nuk flet e gjora,
    Flake s’eshte e digjet porsi flake,
    Bore s’eshte e befas porsi bora,
    Shkrihet e I behet tokes vlage.

    Mbetet I habitur djali-diell,
    Qysh u zhduk kjo vajze kaq papritur?
    E kerkon gjithkund e neper qiell,
    Me se fundi ngjitet I merzitur.

    Thuhet se dhe sot pas kaq kohe,
    Syte I hedh ai nga lartesite,
    Gjithe mall mbi toke se mos shohe,
    Vashezen e dashur ndonje dite.

    Papo thuhet edhe se syzeza,
    Shkrire e bere vlage e thellesive,
    Sapo ndjen mbi dhe te parat rreze,
    Zjarrin e te gjitha dashurive

    Del e behet ves e ndrin e gjora,
    Mbi kurora lulesh e mbi flete…
    Vasheza qe shkriu porsi bora,
    Vlaga e thelle e tokes, jeta vete.

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    VALLJA E OSMAN TAKES (1989)

    Eh, mor Osman Taka,
    Bir, Osman, me halle!
    Vetetin me kordhe,
    Shkrepetin me valle!

    Ngrihesh si shqiponje,
    Bie si fajkua,
    Papo shkel mbi truall,
    Si sorkadh mbi thua,

    Sikur do te thuash:
    "Ka barut kjo toke;
    Rende po ta shkelesh,
    Ben shaka me koke!"

    "C'ben ky rrenjedale, -
    Turfullon valiu,-
    C'e pandeh litarin?
    Loder cilimiu?"

    Rreptas ti perdridhesh,
    Porsi shakull ere!
    C'i kujton halldupit
    Pritat e limeret,

    Pritat e asqeret,
    Prere e grire strrallit...
    Hijen e mehitit
    C'i vervite ballit!

    Eh, mor Osman Taka,
    Bir, Osman me halle,
    Nje pasha dovleti
    Vrave me nje valle!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-08-2004 mė 17:10
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    33
    Postime
    547
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dėshirė

    Me vjen turp te qaj i heshtur,
    si nje shelg perbri mocalit!
    Dua te gjemoj pareshtur
    Porsi lisi maje malit.

    Rreth kurores , shpeseria
    Le te mos me cicerojne
    Qe prej zgavrave te mia
    shkabat te te vigjelojne.

    Deget e fuqishme dua
    te me tunden neper ere
    Papushuar permbi mua
    bore e virgjer le te bjere.

    Siper akujve te ftohte
    do te ngjitem der te rete
    S'do me vije keq ne ndodhte
    te zhuritem nga rrufete!

    Se n'u dashte te zhuritem
    do zhuritem maje malit
    Po s'do qaj e s'do nemitem
    i perulur , bri mocalit.
    Te dua se s'te urrej dot......

  6. #6
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    33
    Postime
    547
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dy hapa larg

    Dy hapa larg e vite per t'arritur
    Atje ku bujarisht fal jeten djell i ndritur
    Atje ku po na qajne per se gjalli

    Dy hapa larg , dy hapa larg metane
    Pas mureve te lagesht e te erret,
    po na vajton liria , qe prej saj na ndane
    sepse me fort e deshem nga te tjeret!
    Te dua se s'te urrej dot......

  7. #7
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    * * *

    Shtegtar, qe kalon monopatit
    Mos e nem kukuvajken e shkrete!
    Lere zogn' e perbuzur prej fatit
    Te kendoje pas qejfit te vet!

    Kushedi c'i ka hypur ne koke
    Kushedi se c'kujtim e gezon
    Kete nate qe era mbi toke
    Porsi kuje violinash ushton

    1957

    * * *

    Kaq deshira ne po mbajme fshehur
    Sa dhe vetes trembemi t'ia themi
    Rrugeve te jetes, si te dehur
    Endemi dhe s'dime se ku vemi...

    1957

    * * *

    Brengen e madhe mbyta ne nje gote;
    Si qenkam dehur sonte s'e kuptoj!
    Per gjerat me te bukura ne bote
    Sa me pelqen te rri e t'enderroj

    Sa me pelqen gazmor t'i bie lires
    Po ku te le mendimi te defresh?
    Demon, demon i madh i hapesires
    Akoma ti kerkon te me genjesh?

    Ti po ma nxin me brenga djalerine
    Ti po m'i shqyen brinjet, po me c'mend,-
    Ose me kthe serishmi qetesine
    Ose me sill ketu terbimin tend!

    Se do t'i qepem qiellit kesaj nate
    Per flokesh ta kap henen e me te
    Te sillem hapesires se pamate
    E te mos zbres mbi toke kurre me!

    1957

  8. #8
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    ***

    Gjithe fusha humbi neper mjegull
    E brengosur hena e plote ndrin
    C’po me thua, moj fatlumja pjergull
    Qe mbi gjoks te plepit shushurin?

    Ti, perbri cdo druri te te mbillnin
    Do ta dridhje shtatin plot harbim
    S’do te ndieje brenga te te ndrydhnin
    Se ti s’njeh as mall, as pikellim

    Por, e shtrenjta ime larg, moj pjergull
    Bri nje tjetri, brengen s’permban dot
    Tret veshtrimn’ e dhembshur neper mjegull
    Edhe, mbase, fshehtas qan me lot

    1960


    ***

    Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime
    Po sot nje hon i thelle po na ndan;
    Ne fund te tij, si foshnjeze jetime
    Me dhembje dashuria jone qan

    Pa ditur se perse, pa lot, pa fjale
    Pa puthje, ne u ndame neper terr
    Pasionet u roniten me ngadale
    Dhe humben ne nje mjegull plot mister

    Dhe sot, qe me pendim, me mall a vojtje
    Te shkuaren sikush ne shpirt permban
    Ne heshtim kryeulur e me drojtje
    Si vjollca, anes honit qe na ndan

    1961
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    mė pėlqen kjo vera e kėtushme
    e vjetėr dhe e mirė
    mos mė lini me dy gllėnqka
    kam kohė qė s'kam pirė

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,042
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kam pasur fatin te njoftohem me te bijen e Jorgo Bllacit, e cila ma dhuroi nje liber biografi te tij. Pranoj se ishte hera e pare qe degjoja kete emer, thjesht nga injoranca ime dhe pa e hapur librin nuk dija se cfare begatie do gjeja aty. Mora si dhurate edhe nje liber me poezi te Eseninit, dhe besoj se ato vargje te poetit rus tingellojne me bukur ne shqip se sa ne rusishten e vet origjinale. Jo kot e ka marre dekoraten si perkthyesi me i mire i rusishtes nga presidenti rus.

    Shkepus ca vargje prekese te tij qe me kane pelqyer jashte mase:

    Na zuri bora, pa na rėnė fletėt,
    U zbardhėm para kohe, miku im!
    E ē'i gėzuam, ē'i kuptuam jetės? -
    Na shkoi e tėra hap dhe zhgėnjim...

    Ē'mallkim i rėndė, nga s'e dimė as vetė,
    Na paska ndjekur prapa si ndėshkim?
    Na mbuloi bora, pa na rėnė fletėt...
    Si do ta shkojmė dimrin, miku im?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,417
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Mban mend? Kesaj rruge dolem
    Naten e lamtumires.
    Fjalet qe nuk i folem
    Shiu ja tha erresires.

    S'di sonte kendej kalova
    Kohet si lashe menjane,
    Befas m'u duk se degjova
    Dy zera,si zerat tane..

    Njeri dic foli per mallin,
    Tjetri sikur psheretiu...
    E dashur ,ne ishim valle
    Apo erresira dhe shiu?

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,257
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Postuar mė parė nga D D
    mė pėlqen kjo vera e kėtushme
    e vjetėr dhe e mirė
    mos mė lini me dy gllėnqka
    kam kohė qė s'kam pirė
    kaq eshte kjo? vetem kaq?

  13. #13
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Plaku i urės

    Qėmoti, thonė, te njė urė e gurtė
    Tre vetė deshėn t’iknin nga kjo botė
    Por ua kuptoka mendjen njė i urtė:
    “Ē’e keqe ju ka gjetur?” – vjen u thotė

    Ia kthen m’i riu: “Miken qė mė deshi,
    Njė tjetri sot ia shpien me dasmorė…”
    “Ja ti shpėtove, - foli plaku e qeshi, -
    por kur tė marrė vesh ajo e gjorė
    Ē’ia gjeti mikun, pika mund t’i bjerė
    Nuk t’ardhka pakėz keq?” Ky mbeti shtangur
    Dhe nė mendime ra njė copėz herė,
    Pastaj u ngrit e shkoi nga kish ardhur

    I vjen tė dytit radha: “Mos mė pyet!
    Lirinė humba e kot qė rroj nė botė!” –
    Rėnkon sė thelli, ky pa ngritur kryet.
    “Po nuk ke humbur jetėn! – plaku i thotė –
    Dhe kur ke jetėn, ke njė lumė gjaku,
    Paguaje me ēmim tė tij lirinė!”
    U bind dhe ky nga fjalėt qė tha plaku
    La urėn pas e humbi nė luginė

    I treti fillikat mbi urė mbeti
    Nga pamja e vrarė, dukej mė i mjeri
    “Po ty, - i flet i urti, - ē’hall tė gjeti?”
    Ai mezi pėrgjigjet: “Humba nderin…”
    Dhe seē kėrkon tė shtojė nėpėr dhėmbė
    Po nuk e lėnė drithmat edhe lotėt
    Ahere plaku merr njė gur tė rėndė
    Ia var nė qafė e “Mos e zgjat!” – i thotė
    “Mos ėshtė i ftohtė uji…” – mėrmėriti
    tek dridhej tjetri, por nga buza shkau!
    Dhe s’tha njeri pėr tė: “I ndrittė shpirti!”
    As lumi qė e mori nuk e qau

    1989
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    69
    Postime
    2,799
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 16 postime
    Poetin e shquar dhe tė talentuar e futėn nė burg "shokėt"...Sa keq! Jorgo ishte njė shpirt krijues i veēantė. Ai ishte i njė lloji tė tillė qė zor e e arrin poet tjetėr. Po ja kjo ishte "demokracia" e monizmit enverian...
    Nerim kėtij njeriu tė paharrueshėm si pėr nga arti krijues ashtu edhe pėr shpirtin e sinqertė dhe rrebel!

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Faleminderit
    0
    32 falenderime nė 32 postime

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    * * *

    Shtegtar, qe kalon monopatit
    Mos e nem kukuvajken e shkrete!
    Lere zogn' e perbuzur prej fatit
    Te kendoje pas qejfit te vet!

    Kushedi c'i ka hypur ne koke
    Kushedi se c'kujtim e gezon
    Kete nate qe era mbi toke
    Porsi kuje violinash ushton

    1957
    * * *

    Porsi kuje violinash pareshtur
    Ere e marre mbi dhe po ushton.
    Ne korijen e thelle e te zhveshur
    Kukuvajka me gaz po kendon.


    Shtegtar, qe kalon monopatit
    Mos e nem kukuvajken e shkrete!
    Lere zogn' e perbuzur prej fatit
    Te kendoje pas qejfit te vet!

    Kushedi c'i ka hypur ne koke
    Kushedi se c'kujtim e gezon
    Kete nate qe era mbi toke
    Porsi kuje violinash, ushton!

  16. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Faleminderit
    0
    32 falenderime nė 32 postime
    Citim Postuar mė parė nga pelin

    .......................................
    ja keshtu,moj mike,qenka jeta:
    ndodh qe nganjehere,per cudi,
    lodhet prej mesimeve te veta
    edhe behet foshnje ,porsi ti .
    .....................................
    * * *

    Ti kedo mbi dhe do ta cuditje,
    Mike moj, qe s'vure mend nje here;
    Kur me sheh me vajza ne shetitje,
    Pse serishmi behesh pike e vrer?

    Foshnje ishe, foshnje, mike, mbete,
    Ndonse per dike tani je grua;
    C'dreqin ke, c't'u shkrep pas kaqe vjetesh,
    Qe xheloze behesh prap per mua?

    Une kurre ty s'ta kam rrefyer
    Brengen, qe ne shpirt mezi permbaj,
    Dashuria, dashuri' e fyer,
    Gur me ben e nuk me le te qaj.

    Ja, keshtu, moj mike, qenka jeta:
    Ndodh qe nga nje here, per cudi,
    Lodhet prej mesimeve te veta,
    Edhe behet foshnje, porsi ti.

    Ne s'e qeshim tekanjozen jete,
    Po kur ne gabojme, ajo harron:
    Ndonse marrezira ben dhe vete,
    Rende ne na tall e na ndeshkon.

    Mike, qe me bere te trishtuar,
    Te te qesh, as qe me shkon nder mend, -
    Eshte i gjere shpirt i perveluar,
    Ka nje vend dhe per gabimin tend!

    1961
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-01-2005 mė 15:33

  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Faleminderit
    0
    32 falenderime nė 32 postime
    * * *

    Sa pisk e kam, sa dhembje ndiej, sa dua
    Te me perpije brenda dheu i zi!
    Oh, zgjate doren sonte edhe mbi mua,
    Te ngrohten dore, o mema Shqiperi!

    Jam i semure, buza po me dridhet,
    Ketu ne gjoks dicka me shpon, si gjemb,
    Nje lemsh, nj'i forte xhung ne fyt me mblidhet,
    S'marr fryme dot, cdo pejz ne trup me dhemb.

    Nje cast me merr ne gjirin tend te shenjte
    Te mbeshtes kryet e te qaj, te qaj,
    Ashtu sic mund te qajne, o meme e shtrenjte,
    Vec foshnjat dhe fajtoret e pafaj!

    1964

  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Faleminderit
    0
    32 falenderime nė 32 postime
    * * *

    S'i mbaj meri per vitet e rinise,
    Qe nje nga nje po m'ikin pa gezim
    As jetes plot andrralla, as dashurise,
    Qe u tall ashtu sic desh me fatin tim.

    Askend nuk e kujtoj per keq ne bote, -
    Ne zemren time shteg te mbyllur s'ka
    Mjafton nje fjale e cilter, fjale e ngrohte,
    Qe te me besh prape mik e prape vella.

    1967

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Faleminderit
    0
    32 falenderime nė 32 postime

    Poet i mrekullueshem!!!

    * * *

    Une ngjaj me bredhat neper male,
    Qe te blerte mbeten ne cdo stine,
    Qe nuk ka c'u ben acari i eger
    Me debore e shi e suferine.

    Ajr' i paster, trualli i forte
    Valle u jep atyre kaq rini?
    Ku ta dish? Natyra ka dhe ligje,
    Qe prej nesh i fsheh me xhelozi.

    Une ngjaj me bredhat, por, ne dimer,
    Tek mbi supe boren pres i heshtur,
    Mendja me rri larg te nje qershize,
    Qe acari i ngrire e gjen te zhveshur...

    1967
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-01-2005 mė 15:57

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Petalet bien...

    ***

    Petalet bien ; era mengadale
    I hedh mbi gjurmat,qe le mikja pas.
    E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
    Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.

    E c`mund t`i them?Degjon te kthehet valle
    Serishmi zogu , qe mergimin nis,
    Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
    Per cerdhen a per strehen qe braktis?

    Papritur, te rrembyera rrekera
    Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
    Petalet bien…heshtas shket pranvera,

    Roniten te perkoheshmet stoli…
    Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
    Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !


    1962

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Te perndjekurit ne greve urie
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 01:59
  3. Gazeta 55 gazete e popullit.
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 21:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •