Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    GENJESHTRAT E MEDHA, MUNDEN VETEM ME NJE TE VERTETE TE VOGEL!

    E verteta, eshte se mjafte antare, po flasin per identitet kombetar dhe duan nje shqiperi sovrane e te zhvilluar, ku ne te jetojme ne demokraci te vertete dhe si njerez. S' ndjej asnje lloje turpi, kur them se duhet te respektojme me shume veten dhe te heqim dore nga servilizmat dhe herezia kolektive. Bota do na respektoje me shume, kur paraqitemi me dinjitet dhe jo si turme. Kapitalizmi s' te jep lemoshe, por mundesi. Dhe mundesite, jane te energjite tona, qė dhe nė kete forum perpiqen tė na i shterin, ata qė fytyren s'kanė pėr ta treguar asnjehere. Eshte e rendesishme, se cili je dhe ē'kuptim i jep jetes. Eshte e rendesishme, se si e nderton jeten: si parazit apo me dinjitet? Me pune te ndershme, apo pislliqe? Megjithate, e verteta ka nisur te flas! PRA, ĖSHTE KOHA, KUR E VERTETA KA NISUR TE FLAS, EDHE PSE PO NA ZEMEROHEN INJORANTET.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 05-04-2009 mė 16:11 Arsyeja: ortografi

  2. #22
    Cfare perfton Shqiperia nga anetaresimi ne NATO?

    1. Siguri

    Shqiptaret do te jene te sigurte se prapa cdo veprimi kunder tyre do te kete nje kunderveprim te fuqishem te nje aleance te shteteve dhe popujve me te zhvilluar e me te emancipuar te botes moderne.

    Shqiptaret deri me sot, historikisht nuk kane patur nje nivel sigurie sic e kane qytetaret e SHBA dhe te vendeve te tjera anetare te NATO-s.


    2. Ekonomi

    Nje shtet i sigurte perkthehet dhe nje ekonomi e sigurte, gje qe eshte pozitive jo vetem per shqiptaret, por dhe per rajonin tone dhe me gjere.

    Do te kete nje rritje te shumefishte te investimeve te huaja direkte ne ekonomine shqiptare.

    Nje ekonomi e forte do te krijoje mundesine qe te kemi dhe nje ushtri te forte dhe moderne.

    Vendi do te kete nje infrastrukture ushtarake dhe civile moderne si: rruge, hekurudha, porte dhe aeroporte, energji dhe telekomunikacion.

    Mirepo nje siguri e garantuar dhe nje infrastrukture moderne do te conte dhe ne nje zhvillim te hovshem te industrise turistike, gje qe do te sjelle ne brigjet tona turiste nga e gjithe bota perendimore.

    3. Imazh

    Mos te harrojme se Shqiperia eshte nje vend ballkanik, qe perkthehet ish-komunizem dhe mentalitet ballkanik, pra prapambetje dhe tensione etnike.
    Me hyrjen ne NATO do te kemi dhe ngritjen e shpejte te imazhit, gje qe do te sjelle nje besueshmeri te larte nga kapitali i huaj, mosbesues deri tash.
    Nje siguri e larte perkthehet ne kontrata te sigurta dhe investime te sigurta!

    Te gjitha keto do te cojne ne nje rritje te shpejte te ekonomise shqiptare, ne nje rritje te shpejte te GDP-se, ne nje rritje te nivelit te jeteses, ne ulje te papunesise etj.

    4. Shoqerore

    Do te krijohen kushtet per nje shoqeri me te hapur, me te barabarte per te gjithe shtetasit dhe kjo do te coje ne moskrijimin e shtresave te diskriminuara.
    Sigurisht se kjo nuk do te thote se do te zgjidhen menjehere te gjitha problemet, por do te krijoje kushte qe ne nje perspektive afatshkurter, shoqeria shqiptare te arrije te krijoje nje mentalitet tjeter dhe nje qendrim tjeter ndaj pakicave dhe fqinjeve.

    Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te ikin nga Ballkani, por do te nisin ti shmangen reminishencave ballkanike ose te ashtuquajturit ballkanizim (qe do te thote me troc konflikt i perhershem me veteveten dhe me te tjeret!).

    Shqiptaret tash do te jene nje komb qe prodhon siguri, paqe dhe zhvillim ekonomik! Cfare duhet me teper?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 05-04-2009 mė 16:33

  3. #23
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te lumte Dydrinas, nuk te jepja dot Reputacion sepse sme lejonte.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    E treta e verteta, besoj qe kete her te kemi ber zgjedhjen e duhur te vellait ton te madh, pas dy deshtimeve te meparshme;(rusia dhe me pas kina).Ne kete pjes te ballakanit ku ne jetojm, (te rrethuar me hiena sllavo, greke, turke,)eshte e domosdoshme nje dore e forte ndihme ne dite te veshtira( deri sa te forcohemi vet ,e te behmi ata qe kemi qen dikur ne ballkan me nje fjal pronart e ligjshem te ballkanit).Naton duhet ta shikojm si nje shtyse dhe ndihm per kombin ton,nato nuk eshte thjeshte nje grupim ushtarak, po dhe nje tavolin me rregulla e displin, qe do te thote se tani e tutje perendimi do tregoj me shum vemendje per ne dhe detyrimisht kjo do te sjellin dhe pluse per menyren se si do qeveriset ky vend ne vitet e ardhshme,dmth gjerat do shtrengohen, dhe ligji do filloj te respektohet, thjeshte se perendimi(pas antaresimit ton ne nato)merr ne nje fare menyre frenat e shtetit shqiptar ne kuptimin e mire te fjales.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cfare perfton Shqiperia nga anetaresimi ne NATO?
    1. Siguri
    Shqiptaret do te jene te sigurte se prapa cdo veprimi kunder tyre do te kete nje kunderveprim te fuqishem te nje aleance te shteteve dhe popujve me te zhvilluar e me te emancipuar te botes moderne.
    Shqiptaret deri me sot, historikisht nuk kane patur nje nivel sigurie sic e kane qytetaret e SHBA dhe te vendeve te tjera anetare te NATO-s.
    2. Ekonomi
    Nje shtet i sigurte perkthehet dhe nje ekonomi e sigurte, gje qe eshte pozitive jo vetem per shqiptaret, por dhe per rajonin tone dhe me gjere.Do te kete nje rritje te shumefishte te investimeve te huaja direkte ne ekonomine shqiptare.Nje ekonomi e forte do te krijoje mundesine qe te kemi dhe nje ushtri te forte dhe moderne.Vendi do te kete nje infrastrukture ushtarake dhe civile moderne si: rruge, hekurudha, porte dhe aeroporte, energji dhe telekomunikacion.Mirepo nje siguri e garantuar dhe nje infrastrukture moderne do te conte dhe ne nje zhvillim te hovshem te industrise turistike, gje qe do te sjelle ne brigjet tona turiste nga e gjithe bota perendimore.
    3. Imazh
    Mos te harrojme se Shqiperia eshte nje vend ballkanik, qe perkthehet ish-komunizem dhe mentalitet ballkanik, pra prapambetje dhe tensione etnike. Me hyrjen ne NATO do te kemi dhe ngritjen e shpejte te imazhit, gje qe do te sjelle nje besueshmeri te larte nga kapitali i huaj, mosbesues deri tash. Nje siguri e larte perkthehet ne kontrata te sigurta dhe investime te sigurta!
    Te gjitha keto do te cojne ne nje rritje te shpejte te ekonomise shqiptare, ne nje rritje te shpejte te GDP-se, ne nje rritje te nivelit te jeteses, ne ulje te papunesise etj.
    4. Shoqerore
    Do te krijohen kushtet per nje shoqeri me te hapur, me te barabarte per te gjithe shtetasit dhe kjo do te coje ne moskrijimin e shtresave te diskriminuara. Sigurisht se kjo nuk do te thote se do te zgjidhen menjehere te gjitha problemet, por do te krijoje kushte qe ne nje perspektive afatshkurter, shoqeria shqiptare te arrije te krijoje nje mentalitet tjeter dhe nje qendrim tjeter ndaj pakicave dhe fqinjeve.
    Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te ikin nga Ballkani, por do te nisin ti shmangen reminishencave ballkanike ose te ashtuquajturit ballkanizim (qe do te thote me troc konflikt i perhershem me veteveten dhe me te tjeret!). Shqiptaret tash do te jene nje komb qe prodhon siguri, paqe dhe zhvillim ekonomik! Cfare duhet me teper?


    Zoti Dydrinas,
    analiza juaj eshte shume siperfaqsore pasi te flasesh per luftra ballkanike apo europjane ne shekullin e 21 qe kercenojne integritetin gjeografik te Shtetit Shqiptar, eshte qesharake dhe idioteske!!

    Greku , serbi , turku, arabi, italianet, amerikanet, ruset, etj etj, nuk kane nevoje te sulmojne me ushtri Shqiperine zoteri edhe sepse Shqiperine e kane sulmuar dhe e kane pushtuar prej me shume se 20 vjtesh (dhe ketu fus edhe komunizmin sllavo-herbre) me ane te sistemeve poltike dhe projekteve ekonomike anti-shqiptare, me ane te sistemit bankar financiar qe nuk eshte me shqiptar por i huaj, me ane te skllaverimit ekonomik ku favorizohen produktet e huaja ne disvantazh te atyre vendase shqiptare, ku favorizohet investitori i huaj dhe jo ai vendas etj etj ...
    E pra keto qe permenda me lart jane vdekja dhe vet-vrasja e pa-deklaruar e nje shteti dhe e zhvillimit te tij te ardheshem !!

    Pra nuk rrezikohet shqiperia ne aspektin ushtarak, por rrezikohet ne drejtime te tjera: lavazhon e trurit dhe skllaverimin ekonomik te vazhdueshem!!
    Dijeni ju zoteri dhe shume te tjere si ju qe greku ka per ta marre Shqiperine e Jugut jo me lufte armesh por me lavazhon e trurit qe po u ben shqiptareve, me kartat e homogjenitetit dhe me krijimin e minoritareve "grek" fallco! Do jene pikerisht keta shqiptare te konvertuar sot ne minoritare grek qe do e kerkojne autonomin e shqiperise se jugut dhe shkeputjen e saj per tu bashkuar me greqine!!

    Ndersa ju dhe te tjere si ju vazhdoni te mbani NATO-n fort perqafe!!
    Zgjohuni nga gjumi!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bnik : 07-04-2009 mė 06:24

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk shoh perfitim fare!
    Dhe nuk me duket idealja per vendin tone anetaresimi ne Nato.
    Nje baze ushtarake me teper dhe nje ure per Ballkanin siē ka qene dikur.
    "Carpe Diem"

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nuk shoh perfitim fare!
    Dhe nuk me duket idealja per vendin tone anetaresimi ne Nato.
    Nje baze ushtarake me teper dhe nje ure per Ballkanin siē ka qene dikur.
    deri nashi duhet te kemi qene ure e lindjes per ne perendim, sidomos qysh ne kohe te otomanise, e deri me shokin enver e ramiz ... (shoki enver biles pat thene dikur ne vepren kutadiuna faqe gjeje vete se dy here na kishte pas ardhur e keqja nga perendimi ...)

    sa per sqarim, as me perdellim e ngashellim, as edhe me pendese e zvetenim:

    shtehe ka ndryshuar kahja - prej perendimi ne lindje ... projektohet siguri ... kosova ka ne kufi nje vend te NATO-s ... po ashtu edhe Firom-i ...

    sa per idealen, ajo nuk ekziston as ne lindje, e as ne perendim ... (pat thene dikur shoki ramiz se Shqiperia nuk na qenka as lindje as perendim ...)

  8. #28
    Flamuri shqiptar ngrihet nė selinė e Natos

    Zėri i Amerikės

    http://www.youtube.com/watch?v=h3z5sJhZnDo&feature=channel_page

    07-04-2009


    Nė Bruksel sot u ngritėn flamujt e Shqipėrisė dhe Kroacisė krahas atyre tė vendeve tė tjera anėtare tė NATO-s. Shtimi i NATOS me dy vende tė reja tha sekretari i Pėrgjithshēėm i NATOs Jaap de Hoop Skefer dėshmon faktin se ideja e lirisė ėshtė e parezistueshme. Nė vceremoni ishin tė pranishėm kryeminsitrat e Shqipėrisė dhe Kroacisė.

    Sekretari i Pėrgjithshėm i Natos Jaap de Hoop Scheffer mirėpriti tė dy vendet dhe tha se fakti qė ato iu bashkuan aleancės tregon forcėn e saj tėrheqėse.

    "Me anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe Kroacisė, aleanca jonė arriti 28 anėtarė. Kjo dėshmon jo vetėm aftėsitė tėrheqėse tė aleancės por gjithashtu vizionin dhe kurajon e themeluesve tė saj. Anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė dėshmon faktin se idea e lirisė ėshtė e parezistueshme".

    Sekretari i Pėrgjithshėm i Natos tha se anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė si anėtare me tė drejta tė plota ėshtė njė ēmim i merituar pas shumė vite pėrgatitjesh.

    Kryeministri Sali Berisha shprehu mirėnjohjen e tij tė thellė pėr pranimin e Shqipėrisė nė Nato.

    "Shpreh falenderimet mė tė pėrzemėrta dhe mirėnjohjen e thellė pėr mbėshtetjen dhe asistencėn qė i keni dhėnė qeverisė dhe vendit tim nė procesin e integrimit nė Nato".

    Shqipėria ishte ndėr vendet e para ish komuniste qė aplikoi pėr anėtarėsim nė aleancė dhe anketat tregojnė se 94 pėrqind e shqiptarėve e mbėshtetėn kėtė lėvizje.

    Pėr gati 50 vjet vendi ishte nėn regjimin komunist i cili ndaloi kontaktet me botėn e jashtme dhe vendosi 700 mijė bunkerė pėr t’u mbrojtur nga njė pushtim qė nuk ndodhi asnjėherė.

    Vitin e ardhshėm Shqipėria pritet tė ketė njė ushtri tėrėsisht profesionale, duke i pakėsuar trupat nė 14 mijė nga mė shumė se 40 mijė qė ishin pas rėnies sė komunizmit.

    Kryeministri kroat Ivo Sanader e cilėsoi anėtarėsimin e vendit tė tij si njė moment tė rėndėsishėm.

    "Sot, pas shumė vite provash dhe megjithė vėshtirėsitė, ne jemi krenar tė themi se ja dolėm me sukses. Ky ėshtė sigurisht njė moment i rėndėsishėm. Ėshtė njė ditė historike si pėr Kroacinė edhe pėr Naton pasi ja kemi arritur sė bashku."

  9. #29
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    ABSURDI S'MUND TE JETE MENYRE JETESE!

    Hallin, shqetesimin, problemin, vetėm Pushteti nuk e shikon. Dhe nuk ka se si ta shikojė, atė qė vetė ai ka montuar. Tė mėdhenjtė tanė janė tė pagabueshėm. Fajin e gjejnė tek tjetri dhe, vetė janė nė rolin e Zeusit qė shpėrndante rrufetė. Gjithmonė nė prapaskenė. Gjithnjė, pas ēdo situate, nė rolin e Pons Pilatit, tė shpėtimtarit dhe tė heroit. Gjithnjė dyshues dhe me vetėdije tė trazuar. Demagogė dhe skrupulozė, pėr tė arritur qėllimet. Narcistė dhe tė pabesė, autorė dhe aktorė tė dramės tonė makbethiane. Me pamjen e njė kalorėsi karagjos, Pushteti na kujton Tartufin komik.
    Njė spirale, sa tė mbrapshtė, aq dhe djallėzore, kam dalluar nė sistemin e gjėrave, tė montuara aq mjeshtėrisht nga mendja njerėzore. Mallkimi ynė, qėndron, se kėta sojsėzė, edhe kur kalben e bien, bėhen pleh dhe ushqim pėr plehrishten e aventurės sė radhės. Nga ana tjetėr, turmės i pėlqen Sanēoja, sanēopanēizmi dhe psherėtimat e tij. Njerėzia ka qejf tė perceptojė gjithēka sipas mėnyrės sė vet dhe, pėrpiqet t’i pėrkthejė fjalėt dhe bėmat e tė mėdhenjėve, po sipas oreksit tė tij. Sepse absurdin e ka bėrė mėnyrė jetese. Sepse ka dėshirė, t’i ngjajė dhe tė imitojė tė zotin. Se marrėzitė e zotėrisė, nuk vlejnė asnjė grosh, pa budallallėqet e shėrbėtorit. Dhe kėshtu turma qesh e zgėrdhihet. Njėkohėsisht “amin o hoxhė” dhe bashkohet nė refrenin e tė Madhit “tra-la-la, zura njė galė”. Kjo sjellje tragjike, tjetėrsoi identitetin dhe individualitetin tonė, duke e lidhur ekzistencėn me udhėheqėsin si qėnie hyjnore, tė pazėvendėsueshėm…

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Ky materjal iu dergua te gjitha agjensive dhe gazetave por nuk u publikua. Mos valle eshte e vertete se mediat dhe gazetat jane monopol i klases politike dhe ky argument i hedh te gjithe ne nje kazan plehrash?! Nese jo, perse ky refuzim?!
    Lexojeni me kujdes materjalin e korrektuar dhe nxirrni vete konkluzjonet tuaja !




    “NATO MANIA” ESHTE TURP I MADH,
    ANETARESIMI NE NATO ESHTE FITORE !
    nga Alban Guri


    “Nato mania”, kjo sjellje inferiore e qaramane, qe po kthehet ne refren bajat, eshte nje turp i madh karshi botes se qyteteruar. Ne te njejten kohe, dua te sqaroj se hyrja Shqiperise territorialisht, me shum mundime shekullore ne familjen perendimore, eshte nje arritje e madhe. E per kete duhet falenderuar Presidenti George Bush personalisht, lobi pro shqiptar ne Amerike dhe qarqet konservatore antikomuniste dhe anti-orjentale te bllokut Euro-Atllantik.

    Shqiperia ne NATO ka hyre vetem terriotorialisht. Pra me ndihmen e partnereve Euro-Atllantike, ka vene tashme nje kufi rrethues perreth saj, duke i treguar botes bizantine dhe asaj aziatiko-islame, se tanime ketu eshte perendim.

    Ne kete klime skepticizmi dhe inferioriteti provicjal, qendrimi i kroateve eshte domethenes ne kete drejtim (ne anetaresimin ne Nato). Eshte leksjon perendimor dhe qyteterimi ne te njejten kohe qendrimi i kroateve, te cilet nuk emocjonohen nga NATO, pasi ata jane perfaqesuesit me dinjitoze te luftes se qyteterimit perendimor me boten lindore, pikerisht ne kete mur ndares, ne Ballkan, ku perpelitemi edhe ne shqiptaret qaramane. Qe mos ta zgjasim shume, duhet thene pa hezitim se tek kroatet lexohet qarte dhe bukur identiteti europjan, raca dinarike, besimi i palekundur ne provanine Hyjnore, qendrimi heroik ne shekuj (heren e fundit me serbet barbare ne luften per ndarjen e jugosllavise), sidhe preokupimi i tyre per vendin e tyre, per ambjentin etj, etj.

    Kroatet arrijne deri aty sa t`i japin leksjone NATO-s, kesaj organizate politike e ushtarake dhe t`i vene asaj kushte ekonomiko-financjare.
    Konteksti kroat: Ti desheron per arsye strategjike, gjeopolitike etj, etj, te me me inkuadrosh si territor dhe si popullate ne zonen tende te influences?! Po un mir isha. Nuk kisha probleme. I kam zgjidhur vete ato, me dhe pa ndihmen tende. Gjithmon i kam zgjidhur. Me besim ne Zotin dhe ne idealet e mia kombetare. Ahhhh, po !!! nese ti insiston, me dhimbje dhe per interesa te perbashket po e pranoj anetaresimin ne kete familje ku shpeshhere shihem me zili. E pikerisht per kete leshim qe po u bej interesave te mia ne sherbim te intresave komunitare Euro-Atllantike, dua pjesen time te kompesimit. Ti do te luash luftrash ne token time, me popullaten time, atehere paguaj ! Dhe kosto eshte kjo...!!!

    Ky ishte pozicionimi kroat ne tratativa, plus minus, thene ne vija te trasha, i permbledhur. Kete ka bere Italia ne kohe te vet, Greqia e te gjitha vendet qe u anetaresuan aso kohe ne NATO. Vune te gjitha nga nje ēmim.


    Po nga ne ēfare u tha per anetaresimin ne NATO. Kush ishte kushti qe na paskan vene politikanet tane per ta kthyer kete vend ne nje bordello, ndoshta si Tailanda?! A kane moral apo qartesi mendimi politikanet tane per te vene kushte?! Apo tani NATO eshte strukture per t`u mbeshtetur pasi "un jam kryeminister. .. un jam minister... un jam deputet... etj, etj". Pra NATO na serviret si organizate e denje nga po ata djaj te vegjel e te shemtuar qe e rrokullisen kete vend ne nje tranzicjon te gjate, ne grabitjen kolektive te vitit 1991 me vazhdimin e reformes agrare, me trafikun e naftes me ish-Jugosllavine, me inkurajimin publik per "shendoshur" ekonomine kombetare duke mbjellur apo tregtuar droge, duke e anetaresuar vendin ne konferencen islamike me 1995, duke realizuar grabitjen e madhe kolektive te firmave piramidale ne 1997, duke vene ne diskutim konferencen e madhe me interes kombetar ne 1998 ne Rambuje, me futjen e madhe te Shqiperise ne borxh te madh publik nga i cili zorr se do dale ndonje dite.

    Pra tani NATO eshte nje organizate qe duhet pare me sy pozitv, vetem e vetem se na paska perkedhelur ndonje kyeminister, familjet e tyre, sejmenet e tyre dhe nje dore te vogel rrugaēesh!


    Po shqiptaret?! Shqiptaret e vertete?! Ata qe jeten e perditshme e kane te bazuar mbi rregulla korrekte dhe stermundimshme, ēfare duhet te mendojne per NATO-n, per kete organizate qe mbeshtet dhe perkedhel persekutoret e tyre?!

    ne Shqiperi NATO po duket si nje varke e mbytur qe fut uje nga te gjitha anet ! Qe nga perfaqesimi i saj me elementet me te padenje, e duke vazhduar me boshlleqet qe kulmojne me rastin e Gerdecit apo trafiqeve skandaloze. Nuk tregon aspektin e saj me dinjitoz kjo organizate kur mbeshtet ne drejtimin e ketij vendi disa rrugaēe apo provincjale qe kane nje karriere politike e shoqerore qe edhe Luēiferi do ta kishte zili. Kete dua t`u them un shqiptareve. Ne Kroaci kjo gje thuhet qarte e lirshem. Elita politike i lejon e nuk i ndalon aspak mediat apo shoqerine civile te informoje opinionin publik mbi NATO-n. Kurse ketu historia dhe retorika e NATO-s eshte kthyer ne nje demagogji te disa rrugaēeve dhe provincjaleve qe bertisni po kaq fort, ne mos me shume, per Partine e Punes apo Konferencen Islamike.


    Ate dite, kur Tirana politike donte te festonte ne shesh anetaresimin e saj ne NATO, u gezova vetem per nje fakt. Pashe nje banderole te verdhe, me siglen FRPD-Mirdite "Ne besuam.... dhe ia arritem!". Ne fakt kjo ishte fitorja e vertete. Ishte fitorja e Mirdites qe e kish pritur anetaresimin ne familjen e saj natyrale Euro-Atllantike pas 600 vjet vuajtjesh e sakrificash. Per kete motiv u gezova e aspak per imazhin dhe sjelljen provincjale te nje kryeministri qe kish hipur vetem ne podium dhe kish zene edhe shtatoren e Skenderbeut. Dukej vetem ai , kryeministri yn produkt i organiztave partiake e jo Skenderbeu, heroi yne kombetar qe kish luftuar per 25 vjet me turqit. Kish hipur vetem mbi podium dhe bertiste, duke i lene poshte te gjitha "kurtizanet" e veta te perulura e te perēmuara. Po, po, sepse po te kish patur ndonje burre me dopio "rr" rrotull tij, do ta kish kapur per zverku e do i kish treguar vendin ketij qesharaku delirant.

    Gjithsesi, duke u kthyer te flasim per shqiptaret, opinioni i te cileve eshte me i rendesishem se sa kendeveshtrimi im, duhet te saktesojme se ata, ne maxhorancen e tyre, nuk jane ne NATO. As nuk kan lidhje, as nuk e dine se ēfare eshte NATO e perse nevojitet ose nese nevojitet apo jo NATO! Shqiperia po, eshte nje territor qe i perket tashme NATO-s. Shqiptaret nuk e njohin NATO-n dhe detyrimet e saj. Shqiptaret te mos mburren sepse nuk hyjne me koken lart ne NATO, me dinjitet, si kroatet. Shqiptaret nuk i kane standartet e NATO-s, as ne ekonomi, as ne kulture, as ne politika ambjentale, as ne sistemin shkollor, as ne sistemin shendetsor, as ne sistemin e pensioneve, as ne modelin e individit qe rrallon ajrin qyteteve apo fshatrave te Shqiperise. Shqiptaret nuk kane kryeministra, ministra apo parlamentare dinjitoze.

    E ne kete kontekst, dua te them se do apo s`do NATO, individit shqiptar, do i vije momenti qe do i duhet te jape kontributin e tij brenda kesaj organizate. E pastaj le te shohim rezultatet.

    Ku do shkoje dhe ēfare do beje NATO me nje popullsi thellesisht provincjale, te pakulturuar, nihiliste, materjaliste, te drejtuar nga politikane te paprecedente ne historine europjane apo perendimore, te ngjashem vetem me disa protagoniste te Afrikes Qendrore?! Perse i preu drute kaq shkurt NATO me shqiptaret?! Perse mbeshteti gjithe keto vite njerezit me te gabuar te cilet ia perkeqesuan standartet e performances shoqerise shqiptare?!

    Sigurisht, NATO ka punet e veta ne nje kazan baruti si Ballkani dhe mire se ka ardhur tek e fundit. E them keshtu, nga pike veshtrimi prej indiferenti dhe skeptiku. Dua te shoh se si do funksjonoje NATO ne kete vend e me keta drejtues ! Ky hap i botes Euro-Atllantike, inkurajimin kryesor ma ka dhene mua dhe atyre qe anetaresimin ne familjen e popujve perendimore e kane paguar shtrenjte, brez pas brezi. Por puna eshte se nuk behet pune me katundare apo me te marre. Katundari ka vetem nje zanat: Katundarin. Sado te perpiqet te ngjasoje me dike tjeter, ai di vetem te ruaje lopet, te prashise toke, te thote gjithnje "Po" ose "Rrofte Partia!" cilado parti qofte ajo, di vetem te mashtroje per dy tufa majdanoz dhe te shitet pa pike rezistence, tek i pari qe i ofron nje kocke.

    E them kete sepse jam i bindur se NATO, si organizate serioze dhe delikate, do ideale dhe njerez me kulture e me bindje. Do ideale qe ta mbrojne ate si strukture, si ide dhe si shenje qyteterimi. Shembulli eshte Kroacia dhe populli kroat. Nuk po dua te bej esterofilin (ai qe mundohet te perkrahe ēdo gje qe eshte e huaj), pasi kauza ime eshte gjuha, historia, gjaku dhe kombi shqiptar dhe mbi te gjitha qyteterimi. Elemente keto qe nuk i shoh te preokupojne ndokend nga antaret e klubit te nevojtores, se ashtequajtures “klasa politike shqiptare”.

    Nga kjo situate duhet te nxjerrim mesime, duke falenderuar Zotin dhe miqte, mundesisht ne heshtje, me modesti, pasi nuk jemi aq te merituar per te qene baraz me kroatet apo 26 vendet e tjera. Duhet te mesojme te themi te verteten e jo te zhgarravitemi sipas rastit ne ēdo event ku ka nje motiv per te festuar, sepse festa mund te jete e te tjereve dhe s`ka lidhje me ne. Per dielli do lindi dhe do perendoje ne te njeten ore. Kilja e bukes dhe e mishit do jete po ajo, 1000 gr.

    Miqte e Atlantikut verior po, kane feste, sepse futėn me ne fund nen influencen e tyre nje vend qe historikisht kish qene pjesa me strategjike per lidhjet me boten lindore e u kishte dale nga kontrolli. Kurse shqiptaret, nuk e di se ēfare duhet te festojne! E kam fjalen per shqiptaret si keta politikanet tane, ish kundershtare te NATO-s. Apo si gangsterret vendas qe erresojne rruget e Shqiperise e te botes, te cilet ne lidhje te ngushte me klasen politike, si krahu i armatosur i saj, ia kane nxire imazhin shqiptarit e keshtu, festa per anetaresimin ne NATO, duket me teper si nje genjeshter elektorale e si sllogan, se sa si nje arritje.

    E duke shtuar zhurmen e madhe si nje korr zhabash te politikaneve drejtues, “NATO mania” kthehet ne nje turp, e te heq deshiren ta konsumosh kete bisede tavolinave, me miqte e te afermit.



    Sa jemi te NATO-s apo ne NATO, do e tregojne politikanet tane dhe gangsterret e tyre gjate fushates zgjedhore e ne procesin e numerimit te fletave te votimit.

    Kemi dy shembuj qe na afrohen mbi perkatesine Atlantike: Kroacine dhe Turqine.

    Kroacine e komentuam dhe tani po shtojme se aty, ne Kroaci, kur behen zgjedhje nuk ka “trima” qe frikesojne zgjedhesit. Nga ana tjeter, duhet thene se ka edhe gjykata e police qe te marrin e te rrasin brenda, politikan apo gangsterr qofsh ti.

    Kurse ne Turqine "Euro-Atllantike" , gjithmone anetar te NATO-s, e pate vete para nje jave se si gjate proēesit zgjedhor, u votua me arme ne dore, me te vrare e te plagosur, si te ishim ne Irak, apo ne Ruanda, ne lufte e siper.

    Ne keto dy krahasime, dua te nenvizoj se nuk varet nga NATO ecja e nje kombi perpara. As nga deklaratat qesharake e provicjale te pseudolidereve te imponuar me force nga konjuktura internacjonale. Ecja e tij perpara varet nga ai vete, nga emancipimi i tij dhe nga deshira shpirterore e kolektive per te qene pjese e qyteterimit ose jo.

    Kjo organizate politike, ushtarake e gjyqesore (ushtarakisht), mund te mbetet thjesht nje emertim ne jeten e ketij vendi, Shqiperise, si shume emertime te tjera: OSBE, OHDIR, KE, FMN, BB, OKB, etj, etj... nen hunden e te cilave ky vend degradoi deri ne kete pike. Ose, po kjo NATO, ne te kundert, duke shpresuar ne Zotin, mund te me beje nje nder modest. Te me hape nje gjyq te “vogel” si ai i Nyrembergut apo i Hages per politikanet tane rrugaēe dhe sherbetoret e tyre, te cileve tanime u ka mbaruar misioni. Eshte rasti i limonit te shtrydhur dhe jam i bindur se duhen hedhur poshte, ne koshin e plehrave te historise, aty ku jane perkushtuar ne gjithe keto vite te mberrijne, pavarsisht zemergjeresise dhe durimit tone.

    Kete pres une nga NATO.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bnik : 09-04-2009 mė 06:23

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •