Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Qyteti i biçikletave, Shkodra vazhdon të ruajë emrin

    Është vështirë të shkosh në qytetin verior dhe mos të të bëjnë përshtypje vendet e shumta të "parkimit" të biçikletave. Madje, në një takim të parë, mund të lexosh: "Lokali nuk mban përgjegjësi nëse biçikleta vidhet". Por "parkime" të tilla nuk ndodhen vetëm pranë lokaleve, por edhe zyrave, institucioneve, hoteleve luksoze, kudo. Duket si një "petk" për Shkodrën, një tjetër veçanti e saj...


    SHKODËR - Në gazetën lokale të para vitit 1990 "Jeta e Re", në maj 1981, autori Agim Parruca shkruante: "Është llogaritur që në rrugët kryesore të qytetit nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 18:00 të darkës, në çdo seksion të rrugëve qarkullojnë rreth 1 000 biçikleta në orë.

    Kjo është arsyeja që Shkodrës i thonë "Qyteti i biçikletave". Por, ndërsa është i padiskutueshëm fakti që para ardhjes së demokracisë dhe lejimit të përdorimit të mjeteve motorike private, Shkodra mbante numrin më të madh të përdoruesve të biçikletës në vend, duket se edhe në demokraci, pozicionimi nuk ka ndryshuar. Aktualisht në këtë qytet ka mjaft pika tregtimi biçikletash të llojeve e madhësive të ndryshme, përfshirë edhe ato për fëmijë.

    Në fakt, janë mbi 30 pika që merren me riparime biçikletash, një zanat ky i hershëm në Shkodër, i cili ka mbijetuar pikërisht nga vazhdimi i përdorimit masiv të këtij mjeti.


    Të jesh në vizitën tënde të parë në Shkodër, një nga gjërat që nuk mund të mos bjerë në sy janë vendet e parkimit për biçikleta pranë lokaleve, dyqaneve, përfshirë dhe hoteleve të mëdha.

    Po kështu, edhe përpara institucioneve publike ka vende qëndrimi biçikletash, madje ka persona që i ruajnë ato kundrejt një pagese prej 10 lekësh të reja.
    Biçikleta, ky mjet lëvizës, është i dashur për shkodranët, por edhe mjaft i përdorshëm. Mjafton të kujtosh rrethet çiklistike që e kanë zanafillën në këtë qytet, tradita në çiklizëm, organizimi i aktiviteteve, si:

    "Dita pa makina", ku njerëz të moshave të ndryshme demostrojnë lëvizjen me biçikleta, garat e ndryshme të fëmijëve me biçikleta, pa folur për të apasionuarit pas këtij mjeti që përshkojnë distanca të gjata me të.
    Duke folur me qytetarë shkodranë kupton qartë përse ata vazhdojnë të përdorin biçikletën si mjet lëvizjeje.

    "Është shumë më ekonomike. Unë kam një autoveturë, por e përdor vetëm për raste kur bie shi, kur dalim shëtitje jashtë qytetit me familjen. Në punë shkojmë me biçikleta, pasi kursejmë kohë, lëvizim më lehtë dhe është më e shëndetshme", shprehet K.Daka , banor në qytetin e Shkodrës. Ndërsa A.Bajraktari shton se makinën e përdor për të marrë mall për dyqanin ku shet me pakicë, si dhe në rastet kur bie shi.

    "Në qytet është shumë e vështirë të lëvizësh me makinë, sepse rrugët nuk janë shumë të gjera dhe parkimet vend e pa vend e vështirësojnë lëvizjen, pa folur për mungesën e parkingut. Për personat që e kanë punën në qytet dhe nuk e kanë të nevojshme të marrin mjete pune të mëdha e të rënda për të cilat duhet automjeti, është shumë më efikase lëvizja me biçikletë. Unë e përdor mjaft, pasi lëvizja me makinë më shkakton stres nga këto pengesa dhe më vonon",- thotë ai.


    Studiuesi Agim Parruca në librin e tij "Shkodra, bastion i qytetërimit shqiptar", për biçikletën e parë në Shkodër shkruan: "Në vitin 1907 konsulli i nderit i Suedisë në Shkodër solli nga jashtë një biçikletë, por e pati mjaft të vështirë ta fuste në Shkodër, sepse edhe vetë doganierët nuk e njihnin atë "lloj hallati", siç e quajtën ata vetë.

    Kjo biçikletë tërhoqi vëmendjen e të gjithë banorëve qytetarë, të cilët e shikonin me habi, sepse ishte i pari dhe i vetmi mjet në tokë, në atë kohë në Shkodër, që ecte pa u tërhequr nga kuajt apo nga qetë.

    Ndonjë fanatik e quajti edhe "karroca e djallit". Sidoqoftë, koha bëri të veten dhe numri i biçikletave erdhi gjithnjë duke u rritur, kështu që nuk habitej askush nga ai mjet udhëtimi.


    Por pas disa vitesh një biçikletë tërhoqi përsëri vëmendjen e qytetarëve të Shkodrës, saqë kur morën vesh se po kalonte para kafenesë, burrat lanë tavolinat bosh dhe vrapuan te dera e dritaret e kafenesë për ta parë: biçikleta ishte e zakonshme si të tjerat, por e "jashtëzakonshmja" ishte se atë po e ngiste një grua e konsullatës austriake. Ishte hera e parë që shikohej një grua të niste biçikletën".

    Dhe më pas ky mjet pati një përhapje të madhe dhe është e çuditshme nëse gjen njeri në Shkodër, madje që në moshë të vogël që thotë se nuk e di biçikletën. Qyteti ka një shtrirje rreth 12 km të gjatë dhe rreth 6 km të gjerë, dhe lëvizja me biçikletë kursen kohë dhe është më e lehtë.

    Biçiklisti 70-vjeçar: Biçikleta, një luks


    Sadik Sadiku është 70 vjeç dhe gjithë jetën ka pasur si profesion atë të biçiklistit. Edhe pse në moshë të thyer, ai vazhdon ta ndjekë me vëmendje zanatin të cilit i kushtoi jetën dhe që ia ka trashëguar djalit të tij, Mentorit.

    Thotë se zanatin e ka marrë nga Jakup Dushi, biçiklist që në vitet '30. "Biçikleta para viteve '90 ka pasur më shumë rëndësi, sepse atëherë nuk kishte automjete private dhe të kishe biçikletë ishte sa e domosdoshme, aq edhe një privilegj, madje dukej si luks.

    Jo vetëm se biçikleta ishte diçka e kushtueshme për kohën, por se me të kryeje punë më shumë e më shpejt dhe dukej sikur ishe para të tjerëve", e fillon rrëfimin Sadik Sadiku. "Në ato vite, pas 1944-s, ishin mallrat e Lindjes që dominonin tregun dhe biçikletat vinin nga Lindja. Më së shumti kanë ardhur biçikletat kineze, të cilat ishin më të përhapurat, disa llojesh dhe mjaft cilësore e të forta.

    Biçikletat vinin pjesë - pjesë dhe montoheshin në Shkodër. Këto pastaj shiteshin në dyqanet e ndryshme në qytet e fshat. Për kohën paguheshim mirë për montimin e biçikletave që vinin nga jashtë. Paga mujore shkonte deri 1100 lekë të reja, aq sa nuk merrte as një drejtor atëherë.


    Blerja e biçikletave ishte e madhe, pasi ajo ishte mjeti më i përdorur dhe kërkesat ishin të shumta, sa shpesh ato mungonin në treg. Kur dilnin në shitje, njerëzit rrinin në radhë dhe shtyheshin për të blerë një biçikletë, edhe pse ajo kushtonte për kohën.

    Kështu, biçikletën e përdorte edhe intelektuali, edhe drejtori, edhe mësuesi, inxhinieri, mjeku etj, edhe punëtori që shkonte me të në punë, madje shumë e përdornin edhe gratë. Por me biçikletë shkonin në fshatra dhe ata që punonin nga qyteti atje, kryesisht mësuesit e mjekët. Pas prishjes me Kinën, pati mungesa të theksuara në treg për biçikleta dhe për pjesë këmbimi për to.

    Më kujtohet se si në një takim të Mehmet Shehut në komitetin e partisë në Shkodër me përfaqësues të klasës punëtore, punonjëset e ndërmarrjes artistike i bënë kërkesë për të pasur në treg kapertona biçikletash, pasi ato mungonin, ndërsa vetëm në këtë ndërmarrje ishin mbi 1000 gra që shkonin çdo ditë në punë me biçikletë.

    Në kushtet kur pjesët e riparimit për biçikleta mungonin, kryesisht kapërtonat pasi ato konsumohen më shumë, pasi pjesët e tjera atëherë ishin mall i fortë, u përdoren kapertonat prej bezeje. Ishte një opingar, saraç Isa Dhampiri, i cili filloi të bënte kapertona biçiklete prej bezeje, ku bezes që prodhohej në vend i qepej teli anash.

    Filluan të prodhoheshin dhe kapërtona vendi, që i bënte ndërmarrja e gomës, por ishin të dobët dhe nuk qëndronin më shumë se 3-4 muaj. Shkodra ishte ajo që kërkonte më shumë kapërtona e pjesë ndërrimi për biçikleta pasi këtu kishte më shumë se kudo të tilla, pas saj vinte Lushnja.


    Biçikletat sot

    Në fillim të viteve '90 puna ra, ndërmarrjet u shkrinë, por profesioni ynë mbijetoi. Kjo pasi në Shkodër nuk e lëshojnë biçikletën dhe ndonëse ka mjaft automjete, makina e motoçikleta, ajo përsëri është mjaft e pranueshme në rrugët e qytetit, por dhe të fshatit. Megjithatë, biçikletat e hyra në Shqipëri pas 1990-s nuk janë aq cilësore si ato të mëparshmet, përfshirë dhe biçikletat që prodhoheshin në vend në vitet '80. Ka mallra turke e kineze, por sidomos këta të fundit janë shumë më pak cilësorë se biçikletat kineze të dikurshme. Kanë ndryshim si nata me ditën.

    Por përsëri biçikleta në Shkodër është shumë e pranishme dhe për këtë dhe biçiklistët vazhdojnë të punojnë, madje e kanë trashëguar këtë zanat. Përveç atyre që kanë punuar gjithmonë këtë zanat ka dhe të rinj që e kanë nisur vitet e fundit",- rrëfen Sadik Sadiku.

    Vetë ai shton se nuk rri dot pa ardhur tek puna që bën i biri dhe për t'u marrë me ndonjë riparim biçiklete. "Është për pasion", thotë ai, ndërsa tregon se lëviz me biçikletën e tij prodhim i vitit 1950.


    Ajo që pohohet nga qytetarët shkodranë është fakti se, pavarësisht shtimit të mjeteve motorike, biçikleta vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme për ta dhe duket se edhe për shumë kohë do të vazhdojë të jetë e tillë. "Shkodra nuk mund të kuptohet pa biçikletat në çdo rrugë të saj",- shprehen shkodranët.


    Shekulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Bicikleta asht edhe kulture, menyre te menduemit, vleresim per vlerat e personit.
    Me pelqen qe shkodranet vazhdojne me e mendue keshtu.
    Shumekuj do i vinte turp me dale me biciklete, mbasi shumica e injoranteve te vetmen vlere qe kane asht makina. Pa te jane zero.

  3. #3
    Mir mir se e bane biçikleten si ballav ...
    Hajt ma biçiklet... sikur me qen elikopterr ahere po!

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Une do te doja te ishte vertet keshtu si thuhet ne teme, por besoj qe realiteti eshte paksa ndryshe, mendoj qe bicikleta nuk eshte tradite por mundesi dhe keto te dyja nuk duhet te ngaterrohen.
    I uroj shkodranet me zemer te kene nga dy makina per shpi dhe jo bicikleta te viteve 80.


    Dito

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Une do te doja te ishte vertet keshtu si thuhet ne teme, por besoj qe realiteti eshte paksa ndryshe, mendoj qe bicikleta nuk eshte tradite por mundesi dhe keto te dyja nuk duhet te ngaterrohen.
    I uroj shkodranet me zemer te kene nga dy makina per shpi dhe jo bicikleta te viteve 80.


    Dito
    Une njoh plot qe i kane makinat, por ne qytet dalin me bicikleta.
    Uroj qe sa ma shume shkodrane te mos kene nevoje me shite mend me makina!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arbresh nikua..

    te dija me te kulturuar..
    bicikleta eshte dhe mbi helikopterrin or tunxh..

    bicikleta eshte mrekulli e teknikes.. mrekulli e sportit.. mrekulli per shendetin e padronit te saje.. por mbi te gjitha..mrekulli per jo padronin..
    pra hasani qe bicikleton neper lagje.. ban dhe shum gjana tjera.. e kryesorja.. hasani nuk ja ndyen..nuk ja flliq ajrin kojshive.. hasani nuk ja prish gjumin puntorve te lodhun.. sepse biciklla e tij nuk shurdhon lagjen si motorri i ndocit apo kerri i rakipit.. qe jo vec shurdhojn jo vec rrezikojne jete..por helmojne ajrin..sa here qe nisen per me bredh me ose pa qellim pune..
    Problemi i shkodres dhe i krejt bicikletaxhijve shqiptare eshte si ti mbroje shteti nga Kerri vrases.. pra nga makinat e qaflesheve..

    ne shtetin ku jetoj.. shteti ketu ja ka mijra fishue ne kto dy dekada.. bicikletaxhive.. rruget e mundesite me bicikletue te qete..naten dhe diten.. brenda qytetit e jashte qytetit..
    pra ketu..bicikletaxhiu ka rrugen e vet qe sja prisht trafiku i kerrave..
    ka drita te rregullta ne krejt rrugacionin bicikletor..pra qe dhe nata nuk pengon bicikletimin.. si brenda qytetit ashtu dhe mdis qytetit e periferive..mes fshatrave e qytezave etj.

    Do ishte me vlere ne se kryetari i bashkise shkodres por dhe i vlores fierit lushnjes elbasanit etj.. se bashku me forumet bicikletore pra m amatoret e bicikletes ta benin nje vizite ne dy qytetet e famshme per mundesine qe i kan dhene BICIKLETES..e bicikletxhiut.. sikurse Kopenhageni e Malmoja..
    Pa pare nuk mund te dish..
    Pse dinin rilindasit me shume se populli i zakonshem?

    Sepse kishin pare dicka jashte..

    Ku calon qeverrisja tek ne?
    e lejm korrupsionin..por dhe te mos ishin hajdute.. qeverritaret tone qendror e lokale.. ata perseri nuk do dinin me qeverris..
    Pse..sepse ata nuk e njohin boten..

    por ka nji fjal poplli.. me te pyetur thot.. gjen stambollë..



    Bum..

    thx per artikullin..


    ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kulture eshte vertet te perdoresh biciklete. Eshte mjeti me ekologjik dhe mire bejne shkordanet qe e ruajne traditen. Vetem qe kesaj radhe do e ken pjeserisht edhe per kulture edhe per fukarallik se shkodrani si tradite e ka edhe me u duk pak kshuqe te kishte leke gjith Shkorda me x6 do ishte

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    shkodrani si tradite e ka edhe me u duk pak kshuqe te kishte leke gjith Shkorda me x6 do ishte
    sikur te kishte...sikur te kishte....
    sikur te gjithe te kishin mend, sa gojet do rrinin te mbylluna!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    juanito e ka shqiptari ne pergjithesi
    shkodrani ka pjesen e vet te tangerllekut po dhe zona juaj sbesoj te jete e rame prej qiellit
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    jo kane leke jo nuk kane lek
    ktu po flitet edhe per njerez qe kane makina por perdorin shpesh biçikleten.
    ne na pelqejne ma shum ata qe kalojne diten duke u sjelle me makine prej skenderbeut te universiteti.....

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    arbresh nikua..

    te dija me te kulturuar..
    bicikleta eshte dhe mbi helikopterrin or tunxh..

    ..

    o Bari..., po ku ke pa ti biçiklet prej tunxhi...?!
    Pastaj gjithe ai idealizim i biçikletes sikur kjo do te sjelle mireqenien, sikur makina na qenka edhe fatkeqesia e fatkeqesive, ai lloj te foluri si ata green peace ( grin sallate ), apo me ata "qafleshet" qe na permend ti ( me gjuhe si te enverit ), sikur do qe te justifikosh qe Shkodra edhe pse ishte ajo e diteve te para qe u ngrit per permbysjen e pushtetit komunist, ngeli e fundit nga e gjithe Shqiperia ne infrastrukture e gjithshka! Po justifikon diçka he burre, por me stil enverist...

  12. #12
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Eshte tradite shume e bukur dhe me vjen mire qe vazhdon te ruhet te pakten ne Shkoder.
    Arbereshi , infrastuktura nuk duket tek pasja e makines, perkundrzi ajo infrastiukture qe ishte u shkaterrua me shume nga boom-i i veturave. Per ca duhet nje makine ne Shkoder mund te ma thuash? Sa larg eshte qendra nga periferia? Cerek ore? Gjysem? Nje ore s'qenka? Jo vetem qe ruan ambjentin (shumica e qyteteve shqiptare po asfiksohen nga plehrat dhe nga tymrat e teperta) eshte edhe aktivitet sportiv dhe sinqerisht qe nuk e shoh te keqen e perdorimit te bickiletave.

    P.S. Bicikletetat nuk jane prej tunxhi, ajo qe tha brari eshte shprehje e popullarizuar nga filmi "usha e shkronjave" ku nje nga personazhet kryesore e kishte emrin Tunxh.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Eshte tradite shume e bukur dhe me vjen mire qe vazhdon te ruhet te pakten ne Shkoder.
    Arbereshi , infrastuktura nuk duket tek pasja e makines, perkundrzi ajo infrastiukture qe ishte u shkaterrua me shume nga boom-i i veturave. Per ca duhet nje makine ne Shkoder mund te ma thuash? Sa larg eshte qendra nga periferia? Cerek ore? Gjysem? Nje ore s'qenka? Jo vetem qe ruan ambjentin (shumica e qyteteve shqiptare po asfiksohen nga plehrat dhe nga tymrat e teperta) eshte edhe aktivitet sportiv dhe sinqerisht qe nuk e shoh te keqen e perdorimit te bickiletave.

    P.S. Bicikletetat nuk jane prej tunxhi, ajo qe tha brari eshte shprehje e popullarizuar nga filmi "usha e shkronjave" ku nje nga personazhet kryesore e kishte emrin Tunxh.
    Te falem nderit per shpjegimet, por atje ku jeton zotrote, ne kontinentin e kurkushit , nuk hipen ne makine...? Pastaj Shkodra eshte aq e madhe sa per tu krahasuar me te gjitha qytetet e tjera!
    Kaq per ty.

    Ps; Kam qen brenda stafit te xhirimit......, tek "Udha e shkronjave"

  14. #14
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë mendoj se përdorimi i biçikletave është një fenomen pozitiv ngado ta shohësh. Qoft nga ana ekologjike, qoft nga ana financiare, qoftë edhe nga ana psikologjike, sepse të ç'lodh.
    Tani po ti futemi dhe ta analizojmë se pse biçikleta është një traditë e Shkodranëve, kjo është shumë e gjerë si temë, por njëra arsye shumë e fortë është dhe vendndodhja e fabrikës së biçikletave po në këtë qytet, dhe punëtorët sigurisht që ngisnin biçikletat që prodhonin vet, pjesët e këmbimit i kishin më lehtë për ti siguruar e kështu me radhë.

    Sikur Shqiptarët ti përdornin pak më tepër biçikletat më mirë do ishte, të paktën do kishte më pak smog në rrugët e Tiranës
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Tani po ti futemi dhe ta analizojmë se pse biçikleta është një traditë e Shkodranëve, kjo është shumë e gjerë si temë, por njëra arsye shumë e fortë është dhe vendndodhja e fabrikës së biçikletave po në këtë qytet, dhe punëtorët sigurisht që ngisnin biçikletat që prodhonin vet, pjesët e këmbimit i kishin më lehtë për ti siguruar e kështu me radhë.
    flory80,
    nuk ka pase asnjihere fabrike bicikletash ne Shkoder.
    Fabrika ka qene ne Tirane.
    Shkodra ka edhe fatin me qene krejt ne fushe pa rruge me pendenca qe e veshtiresojne ecjen me biciklete.
    Asht edhe tradite. Shkodranet i kane qejf shetitjet (si mbushej me bicikleta rruga per ne Shiroke!), gjithmone kane pase qejf eskursionet ne zonat rreth qytetit, kane qejf me u takue me njeni tjetrin e jo me u pershendete me nji bori, kane qejf me u ndale, me qeshe, me shterngue duert e jo me u izolue ne dy metra kub makine. Asht mentaliteti i hapun e te jetuemit mire me njeni tjetrin qe ndihmon.
    Personalisht, s'dal ndonjihere ne qytet me makine kur jam ne Shkoder.

  16. #16
    O Flori po une dakort jam me ju, per punen e ndotjes se ajrit, pastaj eshte bukur..., po a te ka shkuar nder mend ndoshta shumica e bejn prej hallit?
    Ti mund te kesh makinen ne garazh, por per kulture po merr e del shtitje me biçiklete, por kur shkon ne pun ( nese ka pune ), ti ke pak nxitim, pastaj kur bie ai shiu i ftohte, apo ajo ngrica qe t'ban me hup gishtat rrugs, meno pastaj kur do ti paraqitesh pales tjeter per biznes, sa bukur me biçiklet...
    Po po kultur biçikleta, si puna e politikes kur je me bark bosh!

  17. #17
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Te falem nderit per shpjegimet, por atje ku jeton zotrote, ne kontinentin e kurkushit , nuk hipen ne makine...? Pastaj Shkodra eshte aq e madhe sa per tu krahasuar me te gjitha qytetet e tjera!
    Kaq per ty.

    Ps; Kam qen brenda stafit te xhirimit......, tek "Udha e shkronjave"
    Ncuq nuk hipi. Ne autobuz po. Kjo meqe deshe ta ktheje ne personale mgjth qellimi s'eshte i imi. Une vazhdoj te mbetet e mendimit qe perdorimi i bicikletave eshte per tu pershendetur dhe jo per tu turperuar apo kritikuar. Kaq kisha.

    P.S. Po mendoja se po te beja nder ndaj s'ka nevoje te skandalizohesh.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  18. #18
    Me pelqen diskutimi me vajza inteligjente dhe qe nuk u mbetet hatri.
    Ja kalofsh mire, pasi une shaka bera, lejoja kete plakut, se gzime tjera s'ka, gjith diten e dites me biçiklet pazarit, medet per ne!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    niko tunxhi..

    nje dizaj nje djal ketu thoshte..
    e kam shtepine te zogu zi..
    kemi mbi 15 vjet tha qe nuk i hapim fare penxherete.. nga krahu i rruges..
    e di cdo te thote qo o niko..
    burg e shkuar burgut or tunxh.. lol.
    pse nuk i hapin..
    sepse mizeria e makinave te qaflesheve.. qe pj.erdhin mijra tonelata helme gazra partikla. ose dromca pluhuri.. mu nen penxherete e ketyre.. te mjereve.. i detyrojne ti vene shulin penxhereve..
    makina eshte nje vertet mrekulli por mrekulli ne kushte te caktuara..

    sikur ne vend te mizerise se vor-durres.. laprak bathor-fushkruj- kerrave aty te tringellonin e fishkellonin bicikletat.. ato mamate ne zog te zi..me shum qejf do i mbanin hapur penxheret e bile do ndehnin rrobet e bardha.. ne telat e penxhereve..

    po keshtu ne 21 dhjetor.. e njejta gjendje.. e kudo.. po shtohen kto "donbase".. kanceroze..

    ..

    tani..

    dashuria e shkodres me bicikleten.. eshte e vjeter sa c'eshte bicikleta e vjeter..
    kur jeshem kalamaqer.. me vinte turp tju tregoja kalamaqerve te lagjes me origjina cobanore terbacore mallakastro tepelenore.. etj.. albumin e fotove te familjes..
    sepse aty ishte dhe gjyshja ime me ca shoqe qe bicikletonin kur ishin te reja.. e meraku se mos do thoshin kalamaqerit..ua e paska pas gjyshen ky hmmm.. burgjeze.. se paska bicikletuar me fustan.. qe ne koh te satrapit zog...lol..
    se ata te ngratet me gjyshe kuptonin.. ca plaka me citjane duke tjerr lesh e duke mbajtur dru ne mal.. kurse gjyshe me biciklete ububuja.. ishte bubullima vete..
    ne hall isha..
    pra shkodra e njeh bicikleten njisoj si parizianet.. budapestojanet e berlinezojanet..
    pra ska te bej me PARANE.. por me nje stil e kulture qytetarie..
    Pikniku ishte dikur nje Hoby e nje praktike e familjeve qytetare shqiptare dikur..
    e bicikleta ishte mike e ketyre piknikaxhijve..

    uroj ta marrin seriozisht bashkia e shkodres kte punen. me i hap rruge.. pra drit jeshile bicikletes..

    niko..

    sot bicikleta e viteve te fundit eshte aq moderne sa.. teknologjia qe perdoret ne anijet kozmike perdoret dhe ne biciklete..
    psh dural-carboni.. nje nga materialet me te forta ne bote e me peshe fantastikisht te lehte.. sic gjeti perdorim ne NASSa gjeti dhe ne bicikletat e tipeve te reja..

    meqe u hap tema.. cfar lloj bicikletash kini ju?

    ka ndonji TREK?

    po GIANT? po bianchi ?

    spo e zgjas me se me kapi.. lemza..se un .. i kam dobesi bicikletat..


    tani do dal me MERIDA-n time.. dural-carbon..

    ..

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    niko tunxhi..

    nje dizaj nje djal ketu thoshte..
    e kam shtepine te zogu zi..
    kemi mbi 15 vjet tha qe nuk i hapim fare penxherete.. nga krahu i rruges..
    e di cdo te thote qo o niko..
    burg e shkuar burgut or tunxh.. lol.
    pse nuk i hapin..
    sepse mizeria e makinave te qaflesheve.. qe pj.erdhin mijra tonelata helme gazra partikla. ose dromca pluhuri.. mu nen penxherete e ketyre.. te mjereve.. i detyrojne ti vene shulin penxhereve..
    makina eshte nje vertet mrekulli por mrekulli ne kushte te caktuara..

    sikur ne vend te mizerise se vor-durres.. laprak bathor-fushkruj- kerrave aty te tringellonin e fishkellonin bicikletat.. ato mamate ne zog te zi..me shum qejf do i mbanin hapur penxheret e bile do ndehnin rrobet e bardha.. ne telat e penxhereve..

    po keshtu ne 21 dhjetor.. e njejta gjendje.. e kudo.. po shtohen kto "donbase".. kanceroze..

    ..

    tani..

    dashuria e shkodres me bicikleten.. eshte e vjeter sa c'eshte bicikleta e vjeter..
    kur jeshem kalamaqer.. me vinte turp tju tregoja kalamaqerve te lagjes me origjina cobanore terbacore mallakastro tepelenore.. etj.. albumin e fotove te familjes..
    sepse aty ishte dhe gjyshja ime me ca shoqe qe bicikletonin kur ishin te reja.. e meraku se mos do thoshin kalamaqerit..ua e paska pas gjyshen ky hmmm.. burgjeze.. se paska bicikletuar me fustan.. qe ne koh te satrapit zog...lol..
    se ata te ngratet me gjyshe kuptonin.. ca plaka me citjane duke tjerr lesh e duke mbajtur dru ne mal.. kurse gjyshe me biciklete ububuja.. ishte bubullima vete..
    ne hall isha..
    pra shkodra e njeh bicikleten njisoj si parizianet.. budapestojanet e berlinezojanet..
    pra ska te bej me PARANE.. por me nje stil e kulture qytetarie..
    Pikniku ishte dikur nje Hoby e nje praktike e familjeve qytetare shqiptare dikur..
    e bicikleta ishte mike e ketyre piknikaxhijve..

    uroj ta marrin seriozisht bashkia e shkodres kte punen. me i hap rruge.. pra drit jeshile bicikletes..

    niko..

    sot bicikleta e viteve te fundit eshte aq moderne sa.. teknologjia qe perdoret ne anijet kozmike perdoret dhe ne biciklete..
    psh dural-carboni.. nje nga materialet me te forta ne bote e me peshe fantastikisht te lehte.. sic gjeti perdorim ne NASSa gjeti dhe ne bicikletat e tipeve te reja..

    meqe u hap tema.. cfar lloj bicikletash kini ju?

    ka ndonji TREK?

    po GIANT? po bianchi ?

    spo e zgjas me se me kapi.. lemza..se un .. i kam dobesi bicikletat..


    tani do dal me MERIDA-n time.. dural-carbon..

    ..
    Dil dil po kujdes se po fillon shiu..., mos na kthehesh si miu lag masnej...,
    ti Br(k)ari..., me ato markat e biçikletave..., dil e kenaqu, por mos hajde me na shit men, se kurkush s'ka nevoje...
    Ti me ate biçin tane prej dur alumini, nuk ruhesh dot n'shi e n'bresher, pra mos na thur andrra, pasi biçikleten e nget kur ke makinen n'garazh, per qejf!
    Ti u kape me mu per me i bo rreklam vedit, po gezohu more djale dhe vazhdo nese kjo te ben te lumtur, kuptohet pas biçit tat prej alumini me lidhje korboni...
    Sa per dijeni, edhe une e kam nje qe kushton 1.000,00 €, po nuk jam tu u hap bxxxxsh, pasi e di fort'mir se kush del perdit me biçiklet, del nga halli dhe jo nga malli, por ty dhe dikujt si ty i pelqen keshtu, e po mire, une e pranoj gabimin, po shiko, mos me thirr ma, sidomos me m'shtrembru nikun...
    Ja kalofsh mir me biçin tande t'bukur, por kujdes se ka qaflesha ke semafori..., ruj veten se bo ftoft akoma e s'ka ardh vera mire.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjakova, qyteti i kulturës antike
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 12-10-2017, 20:23
  2. Berisha: Tirana, qyteti më i ndotur pas Kabulit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 17:44
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •