Do të mundohem në mënyrë sa më të shkurtër t'i paraqes disa nga mendimet që shpesh i dëgjojmë kur e këshillojmë ndonjë vajzë muslimane.
Thotë e zbuluara: Unë e dua Zotin, kjo më mjafton.

I themi: Zoti në Kur'an thotë: "Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë...". (Al-Imran, 31)

E zbuluara: Feja është diçka e vështirë.
I themi: Zoti në Kur'an thotë: "All-llahu dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju." (El-Bekare, 185)

E zbuluara: Shamija nuk ka rëndësi të madhe,ka mjaftë punë tjera që mund t'i bëjmë.
I themi: All-llahu thotë: "...për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe..." (En-Nur, 15)

E zbuluara: Unë jam e re dhe do ta vej shaminë më vonë.
I themi: Motër vdekja nuk dallon a je e re apo e moshuar, ajo të vjen në befasi.

E zbuluara: Do të mbulohem pas martesës.
I themi: Motër kanë thënë: "Gjynahet janë ato që ta ndalin rrizkun". Si thua nëse All-llahu nuk të çon rrisk dhe nuk martohesh me njeri të mirë, apo nuk martohesh fare... Motër më duket se shumë sigurt po folë për të ardhmen?!!

E zbuluara: Burri im nuk dëshiron që une të mbulohem.
I themi: Thotë Pejgamberi salallahu alejhi ve sel-lem: "Nuk rrespektohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit". (transmeton Ahmedi, dijetari Alban e ka konsideruar të vërtetë)

E zbuluara: Do të mbulohem kur t'më mbushet mendja.
I themi: Thotë All-llahu: "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (El-Ahzab, 36)

E zbuluara: Me mbulesë nuk mund ta vazhdoj shkollën dhe nuk kam mundësi të punoj, sepse nuk më pranojnë.
I themi: Nderi dhe morali i femrës është më i rëndësishëm se çdo gjë, ndërsa kënaqësia e All-llahut dhe Xhenneti i tij është më i shtrejtë se çdo gjë.

E zbuluara: Nuk mundem t'i përballojë fjalët e njerëzve.
I themi:Për ty është që të bësh sabër, ti duhesh të jeshë krenare. Janë tallur edhe me krijesën më të mirë që ka shkelë këtë botë, me Muhammedin alejhi selam. Motër kjo është rruga e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë. Thotë All-llahu i madhëruar: "E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të." (El-Hixhr, 11)

E zbuluara: Nuk mund ta duroj hixhabin kur janë temperaturat e larta, e sidomos verës.
I themi: All-llahu i madhëruar thotë: "Thuaju: “Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!”

E zbuluara: Po vendi nuk është këtu, dhe shoqëria asnjë nuk është me hixhab.
I themi: Pasha All-llahun Motër, kjo është fjala më e keqe, të cilën e thojnë banorët e zjarrit. Ata thojnë: "...Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”. (Ez-Zuhruf, 23)
Dhe thotë All-llahu i madhëruar: "Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut..." (El-En'am, 116)

E zbuluara: Gjëja më kryesore është që ta kemi zemrën e pastërt, unë e kam zemrën e mirë, kjo mjafton.
I themi: Nëse me të vërtetë e ke zemrën e pastërt atëherë kjo duhet të vërehet ne punët tuaja. Thotë Pejgamberi alejhi selam: "Në trupin e njeriut është një copë mishi. Nëse ajo përmirësohet, tërë trupi përmirsohet. Nëse ajo është e prishur, atëherë tërë trupi prishet, e ajo është zemra." (mutefekun alejhi)

Motër ! Ishin këto disa mendime të pabaza që i dëgjojmë nga disa vajza muslimane, të cilat mundohet t'i ikin mbulesës. U munduam që sa më shkurt t'ia kthejmë përgjigjen që të mos bëhet e tepërt.


Marre nga Studentet.info