Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Ferit RAMADANI:PROF. SULEJMAN ELEZI - SIMBOLI I "PAPAERSHTATSHMERISE" !

    Ferit RAMADANI:

    PROFESOR SULEJMAN ELEZI - SIMBOLI I “PAPĖRSHTATSHMĖRISĖ !”

    Parimi i individualitetit dhe vullneti i tėrėsishėm pėr t’iu pėrkushtuar arsimimit tė popullit tė vet, e bėnė profesor Sulejman Elezin njė personalitet unikat! Sado i penguar nga tė gjitha mundėsitė pėr t’iu pėrkushtuar profesionit tė tij, ai ėshtė absolutisht i pandarė nga zemrat e bashkatdhetarėve, nga konsiderata qė e ruajnė gjeneratat pėr tė! Sepse, pėr aq sa iu mundėsua nė atė kohė pėrndjekjesh tė gjashtėdhjetės, e pastaj gjatė shtatėdhjetės kur ai e mori ditarin nė dorė dhe doli pėrpara voglushėve tė mbjellė dritėn e diturisė, u bė aq i dashur nga ata pėr t’u shpėrndarė dashamirėsia e tij prej mėsuesi gjithkah , dhe ai me elokuencėn e tillė, u shndėrrua nė nxitės pėr ta marrė hovin shqiptarėt e Kėrēovės drejt vijimit tė mėsimit!
    Sa ishte i qartė rreth temave qė i shpjegonte pėr gjuhėn shqipe, po aq ishte i mishėruar pėr ta zbardh gjithė veprimtarinė e kombit shqiptarė qė institucionet e sistemit nėpėr librat shkollor qyshkur e kishin vėnė nė pikėn e heshtjes! Por, Mėsues Sula, i cili kishte vrullin e gurrės nuk mundi tė ndalej nė pikėn e heshtjes! Ai u zgjėrua pėr t’ia shtuar kuptimin gjithė asaj domethėnie qė stėrkeqej dhe me tendencė ecte drejtė ligėsimit. Drejtė zhbėrjes!
    Qysh nė bangat shkollore kėtė tendencė tė kobshme e pa Sulejmani. Prandaj, u pėrpoq tė grumbullojė njohuritė pėr kulturėn, letėrsinė dhe historinė shqiptare, e cila gjatė gjithė jetės sė tij do tė mbesė preokupim parėsor. Me kėtė pėrkushtim, ai i mbajti orėt e mėsimit ! Shpjegoi pėr Rilindasit dhe veprimtarinė e tyre! Stigmatizoi pesėqindvjetorin e Skenderbeut mė gjashtėdhjetetetėn, i cili u bė vit i njė randėsie tė madhe pėr procesin e shqiptarėve! Veēmas kishte shpjeguar pėr Luigj Gurakuqin dhe plumbat e tradhėtarėve. Pėr Mjedėn! Kishte qarė pėr Nolin i cili ndėrroi jetė nė Amerikė! Dhe, si Migjeni i Vargjeve tė Lira, u bė tok me zemrat e vogėlushėve qė i ngjanin Lulit tė Vocėr, pėr t’ua ndezur dashurinė rreth dijes dhe pėr t’ua shtuar shpresėn e guximit se “ ditėt e mira paskėtaj do tė vijnė”!
    Nė kohėn kur pikėpamjet dominuese tė ideologjisė sė federalizmit jugosllav u bėnė kulminante pėr ta heshtur qenėsinė e shqiptarėve, Sulejmani u thellua nė trajtimin e temave tė cilat kishin mbetur tabu dhe nuk prekeshin fare. Megjithatė guximi i tij i shpaloi edhe pėrpara kolegėve, edhe pėrpara qytetarėve tė asaj ane pėr ta mbajtur gjallė gjithė atė idealizėm atdhetari ! Por, sistemi i cili kishte pėrgatitur strategjinė e pengesave i ra nė gjurmė vetėdies sė tij! Dhe ia pėrgatiti mashat pėrndjekėse pėr t’ia hapur Dosjen e zezė e cila u kualifikua e “papėrshtatshme”. Dhe, i ndėrseu ata ta pėrgjojnė me cilin shoqėrohej nė Novosellė, fshatin e lindjes ! Me cilin dilte nė qytet. Nga shkonte nė punė! Dhe, ēka fliste nė orė tė mėsimit!
    Pėr t’i mbledhur faktet qė t’ia ngrisin ndėrkambsat e xhezasė, inkuizitorėt e sistemit i detyruan mashat e asaj kohe, tė hyjnė edhe nė “shifonjerin” e klasės (siē rrėfente ai), qė ta pėrgjojnė kur tė shpjegojė! Pastaj i nxorėn edhe dėshmitarė se Sulejmani u fliste nxėnėsve pėr Naimin i cili kėndoi pėr lisat e lartė tė Shqipėrisė! Pėr Asdrenin i cili shkroi Himnin e Flamurit. Pėr Ismail Qemalin dhe Ditėn e Pavarėsisė! Tė tjerat, sipas dėshirės sė pėrndjekėsve u shtuan dhe u vulosėn nė kaptinat e hapura tė Dosjes sė zezė pėr Simbolin e “papėrshtatshmėrisė”! Aq u duhej atyre qė t’ia ngrisin akuzėn e mė pastaj t’ia presin xhezanė me tri vjet e gjashtėmuaj!
    Pas ndalesės nė burg, i cili bėhej “ nė emėr tė popullit”, sipas diktatit tė sistemit titoist tė socialfederalizmit jugosllav, vetėm vogėlushėt e pritėn t’u hyjė nė klasė! E mėsuesi mungonte! Ai qė nuk e shkonte kot as minutin, as sekondėn! Ai qė kishte synimin ta zhdukė errėsirėn dhe ta mbjellė dritėn e diturisė, tė dashurisė dhe sinqeritetit! U pengua pėr t’u shndėrruar nė pritje tė vogėlushėve nė shkollė! U shndėrrua nė mall e dhembje pėr nėnėn, babain e gjithė farefisin! U shdėrrua nė krenari e simbol qėndrese pėr shqiptarėt! Megjithat, pėr sistemin i cili e veēoi si tė rrezikshėm, ai u shndėrrua nė “person i papėrshtatshėm” me numėr tė veēantė kaushi , qė sa herė hapej dera rėndė - rėndė me kėrcėllimė pėr tė hyrė rrezet e dritės, nė prak tė saj qėndronin xhandarėt hijena qė e merrnin duarlidhur dhe e shpienin nė repartin e Shllajfernos! Atje ku kishte kaluar shumė kohė pėrpara tij Avni Elmazi, dhe kishte shkruar ditarin : Idrizova - Shtėpia e ferrit!
    Kėto pikėpamje origjinale tė qėndresės sė profesorit Sulė, rrezatuan njė shkėlqim tė guximshėm tek tė gjithė tė burgosurit. Edhe nė pėrmasėn e Kėrēovės , edhe nė rrafshin mbarė kombėtarė, mbetėn filozofi e qėndresės! Konceptimi i gjithė asaj u shpėrnda anė e mbanė se Sula ėshtė i paluhatshėm nė ideal. Ai ka mbetur i njėjti nė qėndrime. Mė kot u pėrpoqėn ta fusin nė binarėt e luhatjeve edhe ata qė iu kėrcėnuan , edhe ata qė i premtuan se do ta gradojnė me poste tė larta shtetrore nėse u shkon sipas taktit ! Ai , mbeti e vetėpėrcaktuar nė pozicionet se klasa sunduese e cila damkoste zhvillimin e drejtė tė qytetarėve patjetėr duhej zhbėrė. Prandaj , profesori Sulė, e vuri edhe nė theksin e kritikės, tė ironisė, sistemin dhe moralin e tij tė prishur nė konceptin e bazuar nė tė pavėrtetat shkencore!
    Gjithė kėto qėndrime tė tij ishin kontradiktore me ato qė deshėn t’i jetėsojnė organizatat bazė tė lidhjes sė popullit punues dhe tė lidhjes sė komunistėve xhuxhė! Prandaj u shndėrrua nė shenjėzim tė pėrhershėm pėr ta goditur e pėr ta burgosur edhe njėherė si “ separatist dhe irredentist” pas ngjarjeve tė tetėdhjetėenjėshit, me pretekst se ai ėshtė direkt i lidhur nė atė proces! Edhe kėtė radhė, profesori Sulė u bė jehona e njė kushtrimi ! Gjegjėsisht, u bė mbrojtėsi i kauzės tė cilėn e kishin pėrēudnuar pushtuesit duke ia shtuar trajtėn asimiluese gjithkah! Duke filluar nga vaja e parė e lindjes sė shqiptarit e deri nė lamtumirėn e fundit nga jeta. Prandaj, profesori Sulė u ngrit kategorisht t’i mohojė kėto trajta tė stėrzgjatura tė asimilimit kolonizues. Dhe foli pėr toponimet, pėr mbiemrat, pėr emėrimet e foshnjeve, qė bėheshin arkitekturė e ngritjes ortodokse ! Edhe pėr shumė padrejtėsi tė tjera qė e karakterizuan etapėn e tetėdhjetės! Dhe, sistemi, pėr kėto e gradoi me largimin nga puna si “i papėrshtatshėm” ndėrsa pėr “prehje” e dėrgoi nė pushimoren e burgut tė Kėrēovės tremuaj, pėr tė ngrėnė groshėn langurinė nga pjata qė kishte ngrėnė edhe garushi i gardianėve!!!
    Tė gjitha kėto ishin bilans i shėmtive dhe i ēorroditjeve qė sistemi inkuizitor i hartoi nė pėrndjekjen e intelektualve. Tė gjitha kėto, u bėnė ekuilibėr i pėrqėndrimit tė profesorit Sulė qė t’i mbijetojė me nisjen e tij tė heshtur pėr nė mėrgatė pa pasaportėn e udhėtimit, dhe pa vizėn e daljes! Nėpėr atė natė tė errėt tė tetėdhjetegjashtės ai u bė drita e vėrtetė ! Kaptoi male e fusha tė vendlindjes pėr tė qėndruar me mall e dashuri jashtė rrėmujės dhe rrėmmetit! Megjithatė, gjithmonė me shpirt e me zemėr i qėndroi pranė kauzės e cila buroi si etikė e zėrit tė largėsisė atje larg nė Kanada e mė pastaj nė Amerikė plotė pesėmbėdhjetė vjet! Profesori Sulė, simboli i “papėrshtatshmėrisė”, njeriu me numrin e kaushit tė Idrizovės, u shndėrrua nė emblemė tė azilantit tė pėrndjekur! Edhe si i tillė nuk u mposht! Qėndroi nė ballė tė ēdo aksioni qė nisej pėr Kosovėn e pavarur! Pėr rritėn dhe zhvillimin shqiptarė!
    Nėse mali me malin s’takohen , Atdheu me bijtė e vet do tė takohet! Megjithatė, profesori Sulė, ashtu siē doli i heshtur , u kthye i heshtur tė prehet nė gjirin e tij! Vetėm jehona e dhembjes dhe lotėt qė derdheshin atė tė diel tė 10 dhjetorit 2000, u shndėrruan nė njė rilindje tė vėrtetė! Ai det i gjatė i njerėzve tė pikėlluar qė ecėn pas automorgut , flisnin me heshtjen se nė tokėn e atdheut u kthye trupi i pajetė i tė pėrjetshmit profesor Sulejman Elezi...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Referat!

    Nje referat perkujtimi per mesuesin e ndjere z. Sulejman Elezi.Ne pranine e bashkekombasve te vet ,rrinte me ne fund i qete nje shpirt i shqetsuar dhe i munduar per vehte dhe per ardhmerine e popullit te vet..Me nderime e percollem per ne Vendlindjen tone te dashur.



    Perkujtim

    Kemi ardhur ketu per te shpreh nderimin tone te sinqerte per te ndjerin Sulejman Elezi, si dhe per te marre pjese ne dhimbjen dhe pikllimin bashke me me te afermit e tij.
    Ne kujtesen time , i ndjeri xhaka Sule ishte nje njeri i vuajtun dhe arsimdashes shembullor.
    Qysh i ri eshte angazhuar ne procesin arsimor te Kercoves , dhe gati nuk ka fshat te rrethit tone ku i ndjeri nuk ka punuar si mesues.
    Arsimi si shtylla themelore e kombit kerkonte njerez te dedikuar, kete detyre te shenjte z. Sulejman Elezi e kreu me nder, perpjekje dhe perkushtim.
    E ashper qe jeta per te ndjerin Sulejman Elezi, e percjellur me brenga dhe dhimbje te shkaktuara nga tragjedite familjare.Kur ishte vetem nje apo dy ditesh dhenderr i ri , i vdes e motra fare e re dhe pa u mbushur as viti edhe vellau i kethehet ne arkivol nga sherbimi ushtarak nega ushtria famekeqe jugosllave , diten qe duhej te vij i gjalle.
    Si atdhetar dhe si patriot qe ishte, i ndjeri Sulejman Elezi disa here eshte burgosur nga organet e sigurimit jugosllavo-maqedon.Ka qene sic thote rrethi yne "njeri me gisht" gjithnje ne shenjester, i percjellur nga organet e sigurimit.Te gjithe keto vuajtje domosdo do te lenin gjurme ne shpirtin e tij te parehatshem dhe zemren e tij vullkan.
    Per mua i ndjeri Sulejman Elezi , personifikon: mundimet, vuajtjet dhe fatin tragjik te popullit tone.
    Ndahemi sonte ketu nga nje patriot i rrethit tone, e percjellim per ne Vendlindje , per atje ku dha kontribut te pakursyer, dhe sigurisht qe Kercova do ta presi dhe do ta qaj, sic qan nena djalin e vet.

    Mesuesi

    Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
    nje njeri i Vendit tim.
    Jam ne zemer i piklluar,
    vdes nje cope e shpirtit tim.

    Gjithsecili eshte ketu,
    Nga kjo bote do te tresi.
    Do te mbetet vazhdimsia,
    porosia do te mbesi.

    O, shpirt i shqetsuar,
    Ti e deshe shume arsimin.
    Amaneti mos te vdesi,
    Ti e le dy here Kujtimin.

    Keto vargje dale nga zemra,
    plot me dhimbje e pikellim.
    Une e ndjeje se ti kam borxh,
    O, pishtar i vendit tim.

    Kur pranvera do te vi,
    me gjelbrim dhe me burbuqe.
    Varrit roje do ti rri,
    Nje shqiponje dhe nje lulkuqe.

    Pusho tash Ti ne amshim,
    O, mesues i vendit tim.

    Me nderime,

    Xhabir Alili,Chicago
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    interviste me Gafur Adilin lider i AKSH

    ***
    Per here te pare me Aliun jam njohur ne Prishtine, ne demonstratat e 26 marsit te vitit 1981 dhe pastaj nje kohe (deri ne teor te vitit 1986) kohe kjo kur une u largova na LPRK, sepse dyshoja se Kryetari i saj (daja i Ali Ahmetit) Fazli Veliu ishte spiun i UDB-se, per te cilat dyshime atekohe me fliste ish mesues i imi, jo vetem ne tetevjecare por edhe per atdhetarizem, i burgosur politik ne kohen e Rankovicit, Sulejman ELEZI (Syle STAROVA), vdekja e te cilit (dhjetor 2000, shume pak para se Aliu dhe daja i Tij, Fazliu, filluan "luften"), ne Cikago te SHBA, ka qene dhe mbetet shume enigmatike dhe te cilen vdekje enigmatike nuk do te vdes pa e zbuluar.


    http://www.top-channel.tv/forum/view...19244&p=517777 - 36k

    Gafurr Adili
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Mr. GAFURR ADILI:


    NĖNA MĖ LINDI,SHQIPĖRIA MĖ RILINDI!


    ( Fjala mbrojtėse nė Gjykatėn e Faktit tė Tiranės)


    Zonja dhe zotėrinj tė kėtij proēesi politik tė kėsaj farse gjyqėsore!

    ***
    Zonja dhe zotėrinj!

    Shkėndijat e para tė frymėzimit tim atdhetaro-revolucionar, qė nė shkollėn fillore, m'i mbolli ish mėsuesi im, Profesor Sulejman Elezi, me tė cilin mė vonė u bėmė edhe shokė tė njė organizmi, tė organizatės "KUSHTRIMI I LIRISĖ", tė cilėn e udhėhiqte dhe e drejtonte atdhetaro-revolucionari i shquar RAFI HALILI nga Tetova. Me Profesor Sulejman Elezin, (Sulė Starovėn) tanimė i ndjerė (vdiq nė Ēikago nė dhjetor tė vitit 2000), nė pranverė tė vitit 1980 pata nderin e madh qė tė vizitoja Ambasadėn Shqiptare nė Beograd, ku pasi pimė kafe dhe konjak " Skėnderbej" i morėm edhe disa revista dhe libra, tė cilat ua sollėm shokėve e shoqeve nė Kėrēovė qė t'i lexonin dhe t'i shpėrndanin bashkė me gazetat e fshehta tė kohės si "LIRIA" dhe "LAJMĖTARI I LIRISĖ"


    ***
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Tema tė Ngjashme

  1. Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 464
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 04:16
  2. Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka
    Nga shigjeta nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-01-2022, 14:25
  3. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  4. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  5. Si u vra Beqiri, nipi i Sulejman Vokshit,
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 03:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •