Të zemëruar nga përkrahja e kompanisë së madhe të programeve ndaj aparteidit Izraelit ndaj Palestinezëve, njujorkezët do të dalin në rrugët e qytetit për të kërkuar bojkotimin e Motorolës.
"Ne duam të rrisim ndërgjegjësimin në lidhje me bashkëpunimin e Motorolës me Izraelin dhe dëshirojmë të nxisim një bojkotim masiv ndaj kompanisë në mënyrë që të vendosim presion në të derisa të i ndalon lidhjet me Izraelin."
Me moton "Lamtumirë Moto!Lamtumirë Aparteid" protestuesit do të marshojnë para zyrave të Motorolës në Bruklin.
E vendosur në Ilinois, Motorola është kompani e njohur botërore e programeve dhe telekomunikimit.
Prodhon pajisje telefonike dhe infrastrukturë të ndryshme telekomunikuese.
Organizuesit akuzojnë Motorolën për furnizimin me pajisje që përdoren për të shtypur Palestinezët.
Gjithashtu kamerat mbikëqyrëse të kësaj kompanie Amerikane janë vendosur edhe në kolonitë Izraelite dhe në murin ndarës që Izraeli ka ndërtuar në Bregun Perëndimor për të mbikëqyrur lëvizjet e Palestinezëve atje.
Përveç kësaj Motorola ndihmon edhe në prodhimin e armëve që Izraeli ka përdorur gjatë luftës së 2006-ës në Liban dhe pastaj në Gaza në fillim të 2009-ës lufta këto që lanë përmbi 2000 persona të vdekur.
islamonline.net
Krijoni Kontakt