Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "Fati i Shqipërisë" në disa esse të Mid`hat Frashërit

    Shoqata "Lumo Skëndo" prezanton botimin e përkthyer në shqip të veprës së "Gjeniut të Kombit"


    "Fati i Shqipërisë" në disa esse të Mid`hat Frashërit

    Një botim i ri i veprës së Mid`hat Frashërit u prezantua dje nga shoqata që mban emrin e tij letrar "Lumo Skëndo". Në mjediset e Hotel "Tirana International" u diskutua mbi veprën "Fati i Shqipërisë" me përmbledhje të esseve të ndryshme të shkruara nga Frashëri. Botimi i kësaj vepre është përkthyer nga frëngjishtja prej Aleko Gjergos dhe Rafael Floqit. Aleko Gjergo u shpreh në këtë prezantim se, "shoqata Lumo Skëndo prezanton këtë botim në 129-vjetorin e lindjes së Mid`hat Frashërit. Pasi një nga prioritetet tona që prej themelit në vitin 1991 është botimi i plotë i veprave deri në sjelljen e eshtrave të tij në Atdhe". Figura dhe roli që pati Mid`hat Frashëri në momente të ndryshme të historisë sonë u soll për të pranishmit nga Uran Butka, i cili në një prej librave të tij e ka quajtur Frashërin si "Gjeniu i Kombit". Për këtë ai thotë se, "ai nuk është gjeni vetëm për dashurinë që pati për Shqipërinë, por edhe për madhështinë e veprës së tij. Pasi Mid`hat Frashëri është një figurë madhore me përmasa europiane". Duke e quajtur Mid`hat Frashërin si një pasuri të madhe kulturore për vendin tonë, Butka shtoi se, "ky gjeni po shkëputet gradualisht nga harresa dhe po del nga toka". Një tjetër veçori që u vlerësua dje mbi këtë figurë letrare dhe historike të kombit tonë është dhe "aftësia e tij për të parashikuar dhe paraprirë me shkrime disa prej ngjarjeve historike të Shqipërisë". Botimi i kësaj vepre është bërë nga shtëpia botuese "Belina H" dhe është mundësuar nga kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi.


    Mid`hat Frashëri, një figurë me përmasa europiane


    Mid'hat Frashëri lindi më 25 mars të vitit 1880 në Janinë dhe vdiq më 3 tetor 1949, në New York, SHBA. I biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami dhe Naim Frashërit, ai ka qenë protagonist i pavarësisë së Shqipërisë dhe i lirisë kombëtare, kryetar i Kongresit të Manastirit, delegat i Kosovës në Kuvendin e Vlorës (1912), firmëtar i Pavarësisë, ministër i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e Princ Vidit, ministër në qeverinë e Turhan Pashës, anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, mandej përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve. Por jo vetëm kaq. Ka qenë ambasador i Shqipërisë në Greqi, ambasador i kulturës shqiptare në Europë, autor i shumë botimeve në gjuhën shqipe e gjuhë të huaja si, gazeta "Lirija", revista "Diturija" dhe veprat "Hi dhe shpuzë", "Plagët tona", "Shqiptarë e sllavë", "Çështja e Epirit", "Rilindja Shqiptare", "Pritmi i Shqipërisë", "Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë", "Udhëtarë të huaj në Shqipëri", etj. Më pas do të ishte ai që do të themelonte organizatën nacionaliste të Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes, ku dha një ndihmesë të çmuar në arritjen e marrëveshjes kombëtare, veçanërisht në trajtimin bashkëkohor dhe të argumentuar të çështjes së Kosovës. Misionar i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit nacional dhe në bashkëveprim me aleatët perëndimorë, arriti të realizonte dhe disa marrëveshje në Shqipërinë e Veriut, si në Lurë, Lumë, Dibër, Sllovë, në frymën e Marrëveshjes së Mukjes. Udhëheqës antifashist, i drejtoi forcat nacionaliste në luftën kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes u përpoq të shmangte luftën civile, por kur ajo nuk u ndal dot, u bë pjesë e saj, dhe i vënë në mes dy zjarreve: atij komunist e atij nazist, e ndërpreu përkohësisht luftën kundër gjermanëve. U largua nga Shqipëria si emigrant politik antikomunist, për të themeluar Komitetin "Shqipëria e Lirë", kryetar i të cilit ishte deri sa vdiq. Kur themeloi Komitetin Shqipëria e Lirë, vuri dy kushte për pranimin e personaliteteve në këtë Komitet. I pari, të mos ketë bërë krime kundër njerëzimit dhe i dyti, të mos ketë bashkëpunuar me fashizmin. Kjo intrasigjencë i habiti dhe i tejkaloi edhe aleatët anglo-amerikanë.

    Ita Semi


    ---

    moderator.. qenka nje teme per midhad frasherin tek Elita.. e po deshe coje dhe kte atje e fshije kte qe hapa ktu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-03-2009 më 05:27

Tema të Ngjashme

  1. Drama Çame Përmes Diplomacisë Së Mit`hat Frashërit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-09-2011, 11:21
  2. Mid'hat Frashëri, themeluesi i Balli Kombëtar
    Nga shendelli në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Poezia e Naim Frasherit per Jezu Krishtin
    Nga Ermal 22 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 14:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •