Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Kurani, hadithet dhe grate!!!

    Sa me shum qe mesoja per Kuranin, aq me shum e kuptoja qe Allahu eshte i Drejte, i Meshirueshem dhe i Gjithditshem. Ne kete ese Dr. Asghar Ali i cili eshte nje injxhinier na i sjell fjalet e drejta te Allahut qe u referonhen grave.
    Muslimanet sot jane duhet te jene te dejnte se jane te pajisur me dituri rreth Islamin me shum se ndonje here me pare ne historine e kesaj feje.
    Mesazhi i profetit Muhamed (p.q.m.t ) po fillon dhe jep frytet e veta, ne mesazhin e fundit qe njihet si amaneti i fundit i profeti, Ai tha ua le juve Kuranin per udhezim, lexojeni dhe kuptojeni vete.
    Askujt nuk i ishte dhene autoritet qe te interpretoj kete liber per neve, dhe tani jeni kthyer ne fillim qe te fokusohemi tek burimi origjinal i ditturise dhe njekohesisht asaj qe ishte interpretuar ne ligjin islamik qe reflektonte Kuranin.
    nje pune jashtzakonisht e madhe eshte be ne kete drejtim dhe falemenderojme Zotin qe na dha mundesine e internetit ne te cilen mund te gjejm te dhena nga me te ndryshmet.

    Shoqerive primitive u ishte dhene termi "Xhailija" dhe karakterizoheshim nga injoranca. Vetem nje numeri vogel dinin shkrim dhe lexim dhe dijetaret te cilet njiheshin per zotesi e dinin qe kane nje perparesi dhe i kaluan traditat lokale si tradita universale te cilat i prononte Kurani dhe keto tradita me vone do te behen tradita qe do te pranohen nga besimtaret pameparasysh se ku ato jetojne.
    Por si do qofte ata qe shkruajten ligjet e sheriatit u kapen ne kurth nga traditat e tyre te cilat nuk perputheshin me traditat qe reflektonte Kurani, andaj keta njerez me shum levizje dhe manipulime i futen keto tradita ne mes te ligjeve te sheriatit.

    Ligjet islamike ( sheriati ) u perpiluan kryesisht me te vetmin qellim qe te kuptohet Kurani se si duhet te veprohet kur Allahu (Zoti) flet per rendesine e namazit.
    Njerezit e zgjeruan kete kuptim te sheriatit deri ne ate pike sa qe filluan ti japin kuptin aspakti te jetes njerezore. Nuk diskutohet qe qellimit ishtin per te mire dhe per fitim te besimtareve. Por sidoqofte kur folim per fushen e te drejtave te grave, apostasise dhe maredhenie seksuale jashtmartesore njohuria e tyre nuk reflektonte Unisersalitetin dhe Drejtesine Kuranore.

    Islam dmth paqe dhe paqja eshte derivat qe rrjedh nga Drejtesia dhe Kurani eshte plotesisht per Drejtesi.

    Disa pika per te cilat do te flasim jane keto qe vijojne:

    1. Grate humben permes haditheve ate qe fituan nga ana e Kuranit.
    2. Fatkeqesisht integriteti dhe ndershmeria e transmetuesve te haditheve u be kriteri i vetem per te vleresuar hadithet dhe jo maredhinia e haditheve me Kuranin, vlerat e Kuranit dhe idealet e Kuranit.
    3. Ata mendonin se ata me shum te drejta se grate dhe kete mundohesihn ta vertetojne duke i sqaruar vargjet Kuranore nga pikepamja e superioritetit mashkullor.
    4. Kurani thot qe ishte a.s. Ademi ai qe theu urdherin e Zotit dhe veproi ne menyre injoruese, andaj Kurani thot " dhe Ademi theu urdherin e Zotit, dhe ishte i deshperuar " (20:121)
    5. Ishte shum veshtire per burrat te pranonin dignitetin e barabarte si per burrat ashtu edhe per grate ne periudhen feudale kur keto ligje te sheriatit u perpiluan.
    6. Kuranin u jep te drejta dhe dignitet te barabarte si burrave ashtu edhe grave por literatura e haditheve eshte shum kontradiktore me mesimet Kuranore.
    7. Shikojme se si verset Kuranore trajtojne burrat dhe grate ne menyre te barabarte dhe faljes se mekateve dhe te trajtimit te njejte. Ndersa ne hadithe thuhet se me shum gra se burra do te shkojne ne zjarin e xhehenemit.

    Vazhdon ne postimin numer dy.
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Cili eshte qendrimi i Kuranit dhe haditheve sa i perket pozites se grave?!! Eshte shum interesante nese krahasojme ate qe thot Kurani lidhur me kete ceshtje dhe ate qe thuajne hadithet lidhur me kete ceshtje? Ja ku jam une duke i studjuar hadithet duke u bazuar tek hadithet te cilat njihen nen emrin SIHAH SITTA ( gjasht burimet me autentike te haditheve). Do te deshiroja qe udheheqesit tane fetare te folnin pak me shum me kete kontrast midid menyres se si Kurani i trajton grate dhe si hadithet i trajtojne grate. Dhe shumica e grave me shum do ti ndiqnin mesimet Kuranore se sa mesimet e haditheve.

    Grate humben permes haditheve ate qe fituan nga Kurani. Sot nese mendon se islami i trajton grate ne nje menyre qe te drejte, eshte keshtu sepse neve ndjekim hadithet dhe nuk ndjekim ate cfar na meson Kurani lidhur me poziten e gruas ne shoqeri. Ne shoqerine para islamike grate kishin poziten me te ulur sociale ne shoqeri dhe Kurani coi lart poziten e tyre duke i barazuar ato me burrat dhe udheheqesit tane , kleriket tane nuk lodhen duke e permendur kete fakt. Por mbas disa dekadave te shpalljes se Kuranit grate perseri erdhen ne statusin e tyre para islamik ne nje shoqeri te dominuar nga burrat. Dhe kjo u arrit duke legalizuar hadithet si faktor vendimtar per poziten e tyre.

    Ata qe transmetuan hadithet asnjehere as per nje moment nuk menduan se sa shum kontradiktojne Kuranin , pasi keto hadithe i sherbenin qellimeve sociale shum mire. Kurani ishte burim i idealeve dhe vlerave por shoqeria e atehershme akoma nuk kishte arritur deri ne ate nivel dhe ne vend qe te perqafonin keto ideale ata e zvariten Islamin ne nivelin e tyre dhe hadithet u sherbenin me se mire per te plotesuar interesat e tyre.

    Kur Islami vuri themelet ne Gadishullin Arabik ishte i ndryshem por kur u perhap ne viset tjera , si ne pjese te perandorise Bizantine, Perandorise Prsiane, ne Asin qendrore etj keto vise dallonin shum ne kulture , religjion dhe ne drentimin social dhe ishte natyrale qe ishte shum natyrale qe islami te adoptohet ne keto shoqeri dhe per nevojat e tyre sociale. Vet hartuesit e sheriatit (fuaqha) inkorporuan shum ligje qe vinin nga vet kultura arabe (adati).

    Nuk ishte lehte qe te tejkalohen keto vlera dhe zakone qe praktokoheshin ne shoqerit joarabe te asaj kohe kur ato njerez perkrahen fene islame. Pozita e gruas ne keto vise nuk ndryshonte aspak prej pozites te cilat grate i kishin para shpalljes se fese islamedhe kur dikush perkrah nje fe dhe vjen nga nje vend tjeter ai/ajo nuk i hedhin menjhere ne uje traditat dhe zakonet e tyre.

    Poashtu eshte nje fakt i mirenjohur qe feja islame u perhap shum larg per nje kohe shum te shkurter dhe shum me pare se sa ligjet e sheriatit u formuluan ne shkolla te ndryshme. Ne fakt shkolla te ndryshme te sheriatit u formuan ne regjione te ndryshme ku islami u perhap. Shum me pare se sa arabet munden te kuptojne rendesine e fese Islame dhe te pershtatin ate ne jeten e tyre, Islami u perhap ne pjese te ndryshme te botes deri ne Kine. Ne fakt islami u perhap ne keto vise me shpejtesi drite.

    Po ashtu eshte interesante te theksohet se shoke te ndryshem te Profetit (p.q.m.t) po ashtu migruan ne keto vise ku u perhap feja islame dhe u martuan me gra lokale dhe adoptuan vlera kulturore te regjionit dhe pasi qe ishin shoke te Profetit ata poashtu perbenin nje burim te diturise islamike dhe ato qe u konvertuan ne fene Islau ktheheshin atyre per udhezime dhe per kete arsye sot kemi nje numer hadithesh te transmetuara nga keto shoqe te profetit te cilet mbeshteteshin me memorjen e tyre dhe ne kuptimin e tyre. Per kete arsyeje bashke me autenticitetin e haditheve po ashtu u be e rendesishme edhe zinxhiri i transmetimit.

    Vazhdon ne postimin tjeter

    GV_USA



    Ky shk rim nuk eshte i imi , eshte vetem perkthim qe bej une.
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Perderisa Kurani u kompilua gjate kohes se Profetit dhe kur u verejten disa devijimi nga recitimi standard i Kuranit si pasoje e dijalekteve te ndryshme, Hazreti Utmani me gjithe diturine e tij qe kishte kompiloi versionin standard te Kuranit dhe i shkateroj te gjitha kopjet tjera te shkruajtura ne dijalkte te ndryshme , si rezultat Kurani u mbrojt nga ndryshimet ne tekst si pasoje e dijalekteve te ndryshme. Te gjitha kopjet e ndryshme u shkruajten duke u bazuar ne kete liber qe ishte dijalekti i Profetit.

    Hadithet nga ana tjeter, u shkruajten dy deri me tre shekuj me vone pas vdekjes se Profetit dhe kaluan neper shum ndryshime si pasoje e kohes. Edhe pse ekzistonte zinxhiri i transmetuesve te besueshem dhe te ndershem , persri ekziston mundesia e ndryshimit te teksteve ne te cilat transmetues te ndryshem qe kuptonin hadithet ne menyra te ndryshme, qe rrjedhin nga kujltura te ndryshme. Fatkeqesisht besueshmeria dhe ndershmeria e transmetuesve u be kriteri i vetem per vleresimin e haditheve dhe jo maredhenia e haditheve me Kuranin.

    Poashtu kishte njerez te tille te cilen nuk hezitonin te thurin hadithe me qellim qe te legalizojne disa qendrime dhe kerkesa te atyre qe ishin ne pushtet dhe qe kishin influence. Andaj duke pasur parasysh se anjehere nuk pati problem sa i perket tekstit Kuranor, nga ana tjeter pershkak te menyres se si u perpiluan hadithet dolen shum probleme sa i perket autenticitetit te tyre.
    Ne fakt aq shum probleme mund te tejkaloheshin sikur sikur disa shoqerues te Prifetit , deshmite e tyre te mos pranoheshin. Per kete arsye Profeti nuk favorizoi shkruarjen e haditheve. Por hadithet u ben pjese e jetes sociale , kulturore dhe asaj religjioze permes rrethanave te ndryshme.

    Keto nevoja ishin te tilla sa qe nje doktrine e tere u zhvilluan qe edhe hadithet qe kontradiktonin Kuranin perseri te ngadhnjejne. Shum ligje te padrejta u zhvilluan ne kete aspakt. Pastaj shum pyetje tjera dolen ne siperfaqe sa i perket haditheve nqs ato jane te dobeta (daif) , te transmetuara vetem nga nje person ose me shum persona , te transmetuara ne nje variant ose me shum variante dhe keshtu me rradhe.
    E gjithe literatura e haditheve eshte e mbushur me keto kontradita. Poashtu sekte te ndryshme bazohen ne hadithe te ndryshme qe te legalizojne qendrimin e tyre.
    Shkurt me thene, shume kontradita u krijuan duke u bazuar jasht mase ne hadithet.

    Aq me shum hadithet u perdoren per te degraduar poziyen e grave ne shoqeri, pasi qe idealet dhe vlerat Kuranore nuk mund te pranoheshin nga shoqeria te i trajtonte grate nen nivelin e burrave. Burrat ishin te vendosur qe ne cdo menyre te kete superioritet mbi grate. Shumica e verseve Kuranore qe folin mbi grate nuk shpjegohen ne drite ose duke u bazuar ne verset tjera Kuranore por shpjegohen duke u bazuar ne hadithe te cilat degradojne poziten e gruas.

    Do te doja qe ne kete artikull te krahasoj qendrimin e haditheve sa i perket pozites se grave me qendrimin e Kuranit lidhur me ceshtjen e njejte.
    Kurani flet per dinjitet te njejte midis burrit dhe gruas, aq sa qe edhe tregimi i a.s. Ademit dhe a.s. Haves eshte treguar ne ate menyre qe nuk e fajeson gruan aspak. Kurani flet flet per krijimin e burrit dhe gruas nga nje nafs ( kete fjale nuk e kuptoj se cfar dmth ) dhe hadithet nga ana tjeter thuajne qe gruaja u krijua nga kraherori i Ademit. Kurani thot qe ishte Ademi ai qe tradhetoi urdherin e Allahut dhe veproi ne menyre te dobet ( lexo Kuranin 20:121)


    Pra , bazuar ne Kuran i gjithe kursi eshte i bazuar ne menyre te drejte per gruan por ne ligjet e sheriatit duke falemenderuar hadithet te drejtat e gruasa jane bazuar ne detyrat e grave dhe te drejtat e burrave jane bazuar ne menyre te drejte, te cilat disa here u ngjasojne tamam perdiudhes para islamike.
    Ishte shum veshtire per burrat qe te pranojne barazine e grave ne nje periudhe feudale kur ligjet e sheriatit u perpiluan.

    Kurani u jep grave te drejta te barabarta si burrave ashtu edhe grave por hadithet qe kontradiktojne qendrimet e Kuranit degradojne poziten e gruas. Si shembull vlen te permenden hadithet e mbledhura nga Buhari te cilet haptasi kontradiktojne versin 33:35. Hadithi ne fjale eshte ky:

    "Profeti i udhezoi grate qe te jene zemergjere me dhuratat e tyre, pasi qe kur ai kishte pa zjarin e ferrit, kishte verejtur qe shumica e tyre e njerezve atje ishin gra. Grate u deshperuan me kete pergjigje dhe deshironin te dinin pse shumica ne zjarin e ferrit ishin gra. Ndersa Profeti u tha se ju grate ankoheni shume, dhe nuk tregoni falemenderim ndaj burrave, edhe sikur ai i shkreti te harxhoj krejt jeten duke be gjera te mira per ju, dhe kur ju nervozoheni per nje gje te vogel u thuani burrave qe kurre nuk keni be asgje te mire per ne. Kur degjuan keto fjale grate filluan ti nxjerin unazat dhe ti hadhin ne mantilin e Bilalit ( Buhari 1:28, Abu Davudi 439)

    Pra nese shikohet mbrendija e ketij hadithi, do te verejme se qe nga fillimi e deri ne fund ka qendrim kunder grave, dmth sipas ketij hadithi grate nuk vleresojne sa duhet burrat e tyre qe haptasi kundershon ajetin Kuranor 33:35 qe thot " Sigurisht burrat qe perkushtohen dhe grate qe perkushtohen, dhe burat qe besojne dhe grate qe besojne , burrat qe degjojne dhe grate qe degjojne, burrat e drejte dhe grate e drejta, burrat e durrimshem dhe grate e durimshme... Allahu ka pregaditur per to meshiren dhe nje dhurate te madhe."

    Pra ky ajet Kuranor i trajton grate dhe burrat ne menyre te barabarte, por sipas hadithit me shum gra do te shkojne ne ferr pasi qe ato nuk jane te kenaqura me burrat e tyre. Kurani askundi nuk kerkon qe grate te tregojne ndegjueshmeri ndaj burrit, ne fakt eshte burri ai i cili duhet te jete i sjellshem ndaj grave (lexo 2:229) " mbani grate ne shoqeri te mire (bi ma'ruf} dhe leni te shkojne me miresi (bi ihsanin)

    Also men and women are described each others garment (libas) (2:187). According to Qur’an men and women are each others zawj (one of the couple) thus indicating equal dignity and love and respect, not obedience or subordination. The Prophet (PBUH) never treated any of his wife as subordinate. He not only treated them with dignity, he often consulted them in various matters and even followed their advice. In fact Umm Salma’s advice to sacrifice animal at Hudaybiya proved very beneficial.

    Poashtu jane te pershkruajtur ne kuran si veshja e njeri tjetrit (libas) (2:187).
    Sipas Kuranit grate dhe burat jane te barabarte ( nje cift) duke theksuar se dinjiteti , respekti dhe dashuria e barabarte jane shtyllat ne te cilat duhet te bazohet lidhja midis burrit dhe gruas e jo ndegjueshmeria dhe nenshtrimi i gruas.
    Profeti kur nuk i nenshtroj grate e tij , nga ana tjeter Ai i
    trajtonte ato me dinjitet, shpesh here biles konsultohshte me to per ceshtje te ndryshme biles edhe i degjonte keshillat e tyre. Ne fakt keshalla e Umm Salmes per te sakrifikuar nje kafshme ne hudajbija u tregua shum frutdhenese.


    Vazhdon...
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    A vlen deshmija e gruas sa gjysma e deshmise se burrit?!!

    Do te analizojme edhe nje hadith qe duket se eshte ne nje vije me qendrimet e Kuranit por ne fakt nuk eshte. E gjejme tek hadithet e Muslimit. Hadithi ne fjale eshte ky qe vijon:

    "Eshte raportuar qe Profeti kishte thene se akoma nuk kam pa dike qe me shum se ju ka problem me llogjiken e shendoshe dhe me shum se ju qe deshtoni ne religjion dhe ne te njejten kohe i vidhni diturine nje te mencuri qe eshte afer jush. Kur grate degjuan kete pyeten profetin pse ato kane problem me llogjiken e shendoshe dhe me fene, Ai atehere u tha " se problemi i juaj me llogjiken e shendoshe qendron me faktin se nevoiten deshmija e dy grave qe te barazoj deshmine e nje burri. Dhe kaloni disa nate gjate te cilave juve nuk faleni gjate musajit te Ramazanit, nuk agjeroni kjo ju ben qe te deshtoni ne fe!

    Ky hadith ka disa mangesi. Fillimisht Kurani askundi nuk thot qe deshmija e gruas vlen sa gjasma e deshmise se burrit. Dhe sa i perket llogjikes se shendoshe , kete as qe e permend Kurani. Profeti i Allahut asnjhere nuk do te shprehej ne ate menyre e cila degradon poziten e grave , gra te cilat ia i konsulltonte ne kohe te veshtira.
    Ate qe Kurani thot eshte thjesht qe nese huazon para nga dikush ky huazim dohet te dehsmohet nga dy burra dhe nese dy burra nuk jane prezent atehere nga nje burre dhe dy gra me qellim qe nqs burri marton njeren nga ato gra , cdohere do te jete gruaja e dyte prezente gjate mareveshtjes qe do te deshmoj te verteten.

    Ky ajet ne asnje vend nuk thot qe grate kane probleme me llogjiken e shendoshe. Ata ndoshta nuk kane pasur shum pervoje ne ceshtjet financiare gjate asaj periudhe pasi qe keto pune beheshin nga burrat zakonisht, por mungesa e pervojes nuk mund te krahasohet me mungesen e llogjikes se shendoshe.
    Po ashtu nese grate nuk mund te falin namazin gjate periudhes se manstruacioneve , si mund ti fajesojme ato per kete gjendje, dhe si mund te shfrytezojme kete gjendje te cilen Allahu e ka krijuar tek ata, per te treguar qe deshtojne ne fe!
    Periudha te cilen grate kalojne eshte vetem nje etape e pamundesise per te praktikuar detyrat fetare e jo mangesise se besimit ose perkushtimit ne nje Zot.
    Besimi dhe feja kene te bejne me zemren e njeriut dhe me shpirtin e tij dhe jo me gjendjen fizike te personit. Propfeti i jone kishte respekt te madh ndaj grave. Eshte e paimagjinueshme qe ai te kete thene keto fjale per grate. Ai i donte KAdijen, Fatimen dhe Aishen aq shum. Dhe te gjitha keto gra ishin shum inteligjente be besimtare te devotshme te fese islame.
    Ne fakt ato ishin me besnike ne fe biles me shum se shumica e burrave ne ate kohe.
    E gjith bota muslimane tregon respekt ndaj ketyre grave. Ne fakt feja islame i dha nje status shum te larte grave dhe garantoi te drejtat e tyre ne nje kohe kur grate ne cdo cep te botes nuk kishin te drejta fare.
    Ne fakt ishte ky qendrim i Kuranin qe kerkonte qe grave tu jepen dhe tu respektohen te drejtat qe shtyri deri ne krijimin e hadithe falso me ane te se cilave grave perseri do tju merishin te drejtat e garantuara me Kuran.

    Vazhdon....

    P.S. " Kur folim per te drejtat e grave ae dini ju qe ne Iran dhe ne Arabi Saudite grate nuk kane te drejte qe ndjekin ndeshjet sportive, si psh futbollin?!!"
    WE WILL NOT GO DOWN!

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •