Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Fatmir Sejdiu

    Duke pare se kemi shume tema per Lideret tane atehere mendova qe te flasim pak edhe per presidentin aktual te Kosoves z.Fatmir Sejdiu

    E nisa me nje Biografi te shkurter


    Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.

    Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės. Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.

    Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese. Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.Nga viti 2006 ushtron detyren e presidentit te Kosoves
    Ky eshte Mandati i dyte si President pas zgjedhjeve te vitit 2007

    Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte. Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

    Per me shume mund ta vazhdoni.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-05-2009 mė 01:42

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    I nderuar "necky",
    Je i djathtė me kėte punen e kompjuterave e mė duket edhe njė lloj moderatori,prandaj nėse ke mundėsi merre njė postim timin nga tema:"F. Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės", dhe bashkangjitja kėsaj teme.Nr. i postimit ėshtė 93.

    Tė pėrshėndes me njė tungjatjeta !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mendoj se Sejdiu eshte nje politikan qe i duhet Kosoves ne keto kohe te veshtira..
    Ai ka kulturen politike e diplomatike te nevojshme per te kryer detyren e larte si President.

    Ne duhet ta respektojm Sejdiun e ti perkrahim nismat e tij e ti urojme suksese ne punen e tij me pergjegjsi..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Ne aspektin personal ai ka arrit ne karrier dhe deshiron te mbaj pafund postin e presidentit, sepse e di fort mire qe elektoratin e ka humb me shkaterrimin qe i ka bere LDK se.
    Dmth Eqrem Kryeziu me bekimin e tij kane bere shkaterrimin e LDK se, duke e shitur partine te Thaqi. Kjo marreveshje ka ekzistuar qysh heret qe LDK te shkaterrohet dhe PDK ti fitoj zgjedhjet, dhe Fatmir Sejdiu te jete president, ky pazar ka kohe qe eshte bere. Prandaj ketu munde edhe te kerkohet arsyeja qe tentojne te shtyejne pafund zgjedhjet sepse e di ky qe here tjeter sdo te kete shanc, eshte mandati i tij i fundit.

    Desha vetem te jap nje sqarim se kush eshte Fatmir Sejdiu meqe eshte fjala per personin e tij. Dhe ju kisha lut te mos ma merrni personale se une si takoj asnjeres parti ne Kosove.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga mendimi Lexo Postimin
    Ne aspektin personal ai ka arrit ne karrier dhe deshiron te mbaj pafund postin e presidentit, sepse e di fort mire qe elektoratin e ka humb me shkaterrimin qe i ka bere LDK se.
    Dmth Eqrem Kryeziu me bekimin e tij kane bere shkaterrimin e LDK se, duke e shitur partine te Thaqi. Kjo marreveshje ka ekzistuar qysh heret qe LDK te shkaterrohet dhe PDK ti fitoj zgjedhjet, dhe Fatmir Sejdiu te jete president, ky pazar ka kohe qe eshte bere. Prandaj ketu munde edhe te kerkohet arsyeja qe tentojne te shtyejne pafund zgjedhjet sepse e di ky qe here tjeter sdo te kete shanc, eshte mandati i tij i fundit.

    Desha vetem te jap nje sqarim se kush eshte Fatmir Sejdiu meqe eshte fjala per personin e tij. Dhe ju kisha lut te mos ma merrni personale se une si takoj asnjeres parti ne Kosove.
    mendimi
    pajtohem pjeserisht me mendimin e juaj
    por deshta te them se marrveshje nuk ka pas me par ne mes te PDK-se e LDK-se siq po thua ti apo Thaēit e sejdiut
    ndersa deshira e fatmirit dhe e eqremit dhe e disave te tierve qe te shkatrroin rrugen e ndjakur nga LDK-ja e rugovnes ska dyshim se ka qen dhe per tu tregue sa me te afert me Ēlirimtaret e PDK-se kan ba edhe gara se cili do te jet ma i suksesshum ne shkatrrimin e LDK-se
    dhe e kan arrit deri dikun
    dhe tani LDK-ne krahu i fatmirit ndoshta me te drejt e quajn dega e PDK-se
    e hiq ma shum
    fatmiri eshte nji njeri i hargjuar e i shtrydhur nga komunizmi e rugovizmi
    tani vetem si kukull e mban ate post
    se kush sta pyet per asgje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 30-03-2009 mė 06:53
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Fatmir Sejdiu eshte shtylla kryesore e popullit dhe kosoves, pa Fatmir Sejdiun Kosova do te ishte e cunguar, por kemi fatin qe kemi sejdia dhe Thaqa dhe kosova eshte ne kemb bile bile te forta.

    Fatmiri eshte burre shume i mire dhe i zoti, eshte shume i matur, dhe preciz, eshte orator i mire dhe largpames i mire.
    Kosoves i duhet shume ky njeri intelegjent. Edhe zoti ju ka que unitet mes LDK_se dhe PDK-se, apo me mire te themi mes Thaqit dhe Sejdiut ne keto kohera me te veshtira per popullin dhe kosoven.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap..

    ala po vet quheni qlirimtara?

    nji gja kini qlirue..

    kini qlirue pi udhes.. cdo penges qe kish serbia me genocidue shqiptaret e kosoves..

    pra ja kini lirue e lehtesue politikisht e diplomatikisht e ushtarakisht Serbise.. krejt cka mund te bahej penges per serbine.. e mbasi e kryet qat pun me perpikmeri te larte.. u niset per me i rehatue guzicat e jueja ne rogner e villa te tiranes bashk me kup thaq qos e krejt ju qe me te drejte nji atdhetar i madhi i drenices ju quajti ato dite .. pra mbasi kishit shpall uck e drejtori e komunikatat e para.. "qeni i keq qe ja sjell katundarit ujkun ne torisht.."..
    po e shpjegoj kte shprehje popullore per krejt lexuesit.. ne kontekstin pse e perdori ato dite kjameti.. atdhetari drenicak qe un nuk guxoj tja permend emrin se ju shkoni qe sonte e vrisni..
    qeni keq..- levizja enveriste me padron selin roze e dege ne diaspor tiran e (drejtoria politike) kosov..
    katundari- popullsia shqiptare.. e kosoves..
    ujku- ushtria serbe.. e etur per gjak e genocid..
    torishte.. vendbanimet e shqiptareve.. ne krejt kosoven..

    sepse nuk e kam shpik un kte shprehje kaq te sakte e plot kuptim per rolin tuaj si sjelles te ushtris arkane ne cdo vater kosovare..
    shprehjen e famshme e lexova pikerisht ne nje gazet shqiptare me permbajtje kryesisht per situaten ne drenice e krejt redaktoret e korespondetet e kesaj gazete ishin drenicak qe e njihnin shum sakte situaten ne drenice.. ne ato dite te tmerrshme..

    pra ai atdhetari qe sigurisht ka degjuar popullin ta thote kte shprehje me plot kuptim.. e tha se i plasi shpirti kur kuptoj lojen tuaj te felliqte.. si sjelles te mir organizuar te bajonetes arkane mbi cdo femij kosove e mbi cdo grue shtazane.. shqiptare te kosoves.. mbi cdo burr e plak e qik e djelm te pambrojtur te kosoves..

    rasti adem jashar-prekazi.. eshte shembulli ma i mire e ma i sakte..
    nuk harrohet shprehja e demaqit ato dit..
    hajt hajt se i ban mire.. (bajoneta arkane ne bark te fmive te kosoves) per pak stervitje..

    llap..

    nuk kish ldk nevoj per ju por ju per ldk-ne me e zbukurue pak ju fytyrat tuaja te zeza.. si dhitsa qe iket e ja lat ushtrin serbe grave e fmive.. e si vrases qe kallashat kishit dit me i perdor vec kunder profesorave shqiptar e kunder grave e qikave shqiptare.. e drinave e konushevcave e Ukave.. e Ahmet krasniqve..
    kurse ldk-ja nuk u nis me djallezi si ju me bashkpunue me ju.. por menduan te miren e kosoves ne castet qe kalon..
    por ju mbeteni djaj polpotist.. te pandreqshem.. dhe fundi juaj do ju vij nji dit..
    vet ju kini me ja nxjerr horrlliqet njeri tjetrit..si hajnine si pritat e pabesa..

    thuja thaqit ato fjal qe ke than ti per sejdiun qe tja thot sejdiut ne ftyre ne se jini burra..

    sigurisht qe shum ledekasha u ban me ju jo se ju njohin si qlirimtara.. por se kan pas frik se i kini vnue neper lista te likujdimeve e hajt.. me shpetu guzicat.. e grat e fmijet e tyre.. u rrasen ne partin tuj..


    ..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    POZITIVISTI
    Vendimi pėr tė lejuar hyrjen e Tadicit nė Kosovė ishte i drejtė. Nuk e kam shkelur Kushtetutėn, as pėr postin e Kryetarit tė LDK’sė dhe as pėr zgjedhjet. Nuk kam frikė pėr reforma nė LDK. I kam iniciuar vetė dhe ato po ecin. Nėse LDK do njė Kryetar aktiv, ėshtė ēėshtje e Kryesisė sė saj. Unė nuk jam i pazėvendėsueshėm. Jam nė mandatin e dytė si President. Qeveria mund tė punojė mė shumė dhe mund tė rishikojė pozicionet e Ministrave. Me Kryeministrin kam konsulta tė vazhdueshme se ēka mund tė bėhet mė tepėr. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, flet pėr Express.

    Nga Arlinda Desku / Berat Buzhala mė 27.04.2009 nė ora 7:25
    Emri Fatmir Sejdiu ėshtė ndoshta nyja e ēfarėdo analize qė duhet t’i bėhet transformimit tė skenės politike kosovare, pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės.

    Ėshtė politikani i cili ka udhėhequr pa animozitetet e zakonshme Ekipin e Unitetit nė bisedimet pėr statusin, tė cilat pėrfunduan me shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė.

    Ėshtė drejtuesi i LDK’sė qė afroi kėtė parti me rivalin e saj tė sė kaluarės, duke e shndėrruar nė njė partner tė sotėm tė Kryeministrit Hashim Thaēi.

    Ėshtė udhėheqėsi i partisė dikur mė tė madhe, e cila vazhdon tė rrėnohet, dhe kohėn e fundit mbetet subjekt i gjahut nga partneri i fundit i Ibrahim Rugovės, AAK e Ramush Haradinajt.
    Janė tė shumtė ata qė e kanė kritikuar se LDK’ja mbetet nė Qeveri vetėm nė favor tė interesave tė tij, pėr mandatin e dytė si President, dhe pėrfitimeve tė suitės.

    Ai, jo.
    I sheh gjėrat me shumė pozitivitet.

    Thotė se nuk e ka shkelur Kushtetutėn, duke mbajtur postin e Kryetarit tė LDK’sė, e as kur ėshtė deklaruar pėr zgjedhjet nacionale. Insiston se LDK po reformohet. Beson se qeverisja me PDK’nė ėshtė solide. Dhe, tė mira tė tjera, me radhė.

    Tė gjitha kėto, dikush tjetėr, mund t’i shohė ndryshe. Por, kjo nuk e pengon. Pranon se ekziston e drejta e mendimit ndryshe dhe parapėlqen tė heshtė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Ashtu siē ėshtė e vėrtetė edhe njė tjetėr gjė: nuk i thėrret mediat nė telefon. Ndoshta, ky ėshtė parim i tij. Ndoshta, injorimin e mediave e ka trashėguar nga Ibrahim Rugova. Ato mund ta kritikojnė sa tė duan. Opozita, po ashtu. Por, Fatmir Sejdiu nuk mėrzitet. Ai jeton i lumtur nė tė vėrtetat e tij. Pėr aq sa do tė jetė komod.

    Express: Java e kaluar ėshtė pėrshkuar me njė debat tė nxehtė rreth vizitės sė Presidentit tė Serbisė, Boris Tadic, nė vendin tonė. A keni qenė ju nė Kosovė, gjatė kėtyre ditėve, Z. President?
    Presidenti Sejdiu: Po, kam qenė gjithė kohėn prezent nė Kosovė.

    Express: Nuk reaguat me asnjė deklaratė pėr kėtė vizitė...
    Presidenti Sejdiu: Jo. Kanė qenė informacione qė i janė drejtuar Qeverisė sė Kosovės, pėrmes EULEX-it ose Zyrės sė ICO-sė. Natyrisht, kam qenė i informuar pėr kėto zhvillime. Dhe, nė bashkėpunim me Kryeministrin, ėshtė marrė vendim. Ėshtė vendim i Qeverisė, tė cilin unė e kam mbėshtetur. Po ashtu, kishte njė komunikim aktiv edhe me mbėshtetėsit e Kosovės. Kemi konsideruar se nė njė moment tė tillė, ka qenė njė provokim. Jemi tė bindur se tė gjitha lėvizjet qė ka bėrė Tadic, edhe tė tjerė zyrtarė tė Serbisė, karshi Kosovės, nė kėtė tip tė ecejakeve tė tyre, janė njė nxitje qėllimore pėr tė krijuar situata tė tensioneve tė caktuara. Por, kemi menduar, nė tė njėjtėn kohė, se kur jepet leja finale nga Qeveria e Kosovės, ėshtė njė leje e njė organi tė njė shteti sovran. Ai ka ardhur nė rrugėn si ka ardhur, me helikopter, ka zbritur nė Deēan, dhe fatkeqėsisht ka lėshuar njė pjesė tė deklaratės, pėr tė bindur edhe njė herė, edhe bashkėsinė ndėrkombėtare, se nuk ėshtė besnik i deklarimeve tė tyre.

    Express: Por, pse zgjodhėt tė jeni i heshtur?
    Presidenti Sejdiu: Po tė kishte ndonjė kėrkesė ndaj meje, do tė deklarohesha.

    Express: A duhet qė gjithmonė gazetarėt t’ju pyesin, qė ju tė bėni njė deklaratė?
    Presidenti Sejdiu: Ky ka qenė qėndrim i Qeverisė. Unė e kam mbėshtetur.

    Express: Kishte presion nga Brukseli dhe Washingtoni qė ta lejoni Presidentin Tadic tė hynte nė Kosovė?
    Presidenti Sejdiu: Presion nuk ishte. Ka qenė, mė tepėr, njė kėshillė. Ka qenė njė kėrkesė qė tė mundėsohet, tė mos lihet njė shkas i keqpėrdorimeve tė momenteve qė ishin tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Paralelisht dorėzoheshin deklaratat e ekipeve nė GJND. Serbia, realisht, ka dashur tė krijojė incidente, nė kėtė situatė. Me qėndrimin qė ka marrė Qeveria e Kosovės, qė tė jepet leja pėr vizitė, nė pelegrinazh, ashtu siē ishte deklaruar, ka ishte vendim i drejtė.

    Express: A duhet ta shkelim Kushtetutėn, nė mėnyrė qė tė mos krijojmė incidente me palėn serbe?
    Presidenti Sejdiu: Nuk ėshtė shkelje e Kushtetutės, megjithatė. Kosova ėshtė njė vend nė tė cilin do tė ketė lėvizje tė lirė tė qytetarėve, edhe tė qytetarėve tė huaj. Natyrisht, i takon Kosovės tė japė vėrejte pėr kėtė sjellje. Dhe, sigurisht, herėn tjetėr, nuk them se cili moment do tė jetė dhe kur do tė ndodhė, sepse ata s’do tė prajnė me kėrkesa tė tilla, ky ėshtė njė argument plus pėr tė thėnė se nuk ėshtė mbajtur zotimi i asaj qė ka qenė motivi themelor i ardhjes sė njė Presidenti tė njė vendi tjetėr nė Kosovė.

    Express: Qė do tė thotė se...?
    Presidenti Sejdiu: Qė do tė thotė se njerėzit mund tė lėvizin. Qė do tė thotė se edhe Presidenti i Kosovės dhe Kryeministri i Kosovės mund tė shkojnė nė vende tė tjera, nė trajtesėn mė tė mirė. Por, nė kėtė rast, ėshtė dhėnė njė leje, pėr tė cilėn mendoj se ka arsyen e vet.

    Express: Kjo vizitė, a e ul kredibilitetin liderėve politikė kosovarė dhe a e ngrit kredibilitetin e Boris Tadicit?
    Presidenti Sejdiu: Them se ėshtė ēėshtje e qytetarėve se si do ta vlerėsojnė. Duhet tė bėhen poteza dhe zgjidhje racionale, pėr kohėn e caktuar. Me kėtė, nuk lėndohet nė esencė radiusi i veprimeve tė institucioneve tė Kosovės. Nė momentin kur Qeveria e Kosovės nuk do tė jepte lejen pėr tė ardhur, ai nuk do tė vinte. Pra, ėshtė njė vendim i Qeverisė sė Kosovės, qė e ka nė kompetencė tė plotė.

    Express: Tadic u lejua tė hyjė nė Kosovė, pas presioneve. A do tė lodheni ju liderėt kosovarė duke thėnė gjithmonė “po”...?
    Presidenti Sejdiu: Liderėt dhe institucionet e Kosovės do tė kenė gjithmonė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė. Do tė kenė ndjenjėn e bashkėpunimit tė gjithmonshėm me shtetet qė kanė mbėshtetur dhe mbėshtesin ecjen e Kosovės, edhe nė procese tė tjera. Kosova nuk do tė dėshirojė asnjėherė qė tė vihet nė njė rrafsh tė pėrjashtimit tė komunikimit me miqtė e saj. Nė kėtė kuadėr, njė situatė e tillė, qė unė them sėrish se ishte njė tip provokimi, ėshtė kapėrcyer me njė qasje tė arsyeshme.

    K E MADHE E SHTYPIT, KUSHTETUTA

    Express: Momenti kur jeni zgjedhur President i Kosovės, ishte tejet interesant. Si u bė qė ju u propozuat pėr ta udhėhequr vendin? Kush, nė fakt, dha emrin tuaj pėr President?
    Presidenti Sejdiu: Ishte njė situatė e rėnduar pėr Kosovėn, me humbjen e Presidentit Rugova. Nė atė situatė, as qė kisha vizione pėr njė “vetė-kandidim”, sikur mund tė kenė pasur individė tė caktuar – qė ėshtė krejt normale. Por, di se ėshtė biseduar, pas njoftimeve qė kam marrė edhe nė LDK, ku Z. Eqrem Kryeziu ishte njė nga udhėheqėsit e LDK-sė, si Nėnkryetar i Parė. Natyrisht, kam pasur edhe komunikime tė tjera, tė cilat, nė njėfarė mėnyre, kanė hulumtuar qėndrimin tim pėr tė marrė njė pozicion kaq tė rėndėsishėm. Njė qasje e tillė, deri nė momentin e propozimit, ishte njė kombinim bashkėpunues i pozitės dhe opozitės. Respektoj kėtė qasje, duke pasur parasysh se kjo ka ndikuar nė mbėshtetje tė pėrgjithshme. Them se asokohe asnjėherė s’kam dhėnė sinjale me karakter fushate, s’kam dhėnė sinjale qė do tė nxisnin lėvizje tė caktuara. Mirėpo, ishte tepėr e nevojshme pėr Kosovėn, nė atė moment, qė tė konsolidoheshim shpejt, sepse ishte njė situatė me urgjenca tė veēanta. Humbja e Presidentit Rugova ishte njė goditje pėr qytetarėt dhe institucionet. Dhe, paralelisht, kishim detyra shumė tė rėndėsishme dhe me prioritet, qė ishte procesi i negociatave pėr statusin e Kosovės.

    Express: Rruga juaj deri kėtu, prej se jeni bėrė President i Kosovės, mund tė shihet nga dy kėndė. Arritėt ta pėrmbyllni statusin dhe ta shpallni pavarėsinė e Kosovės. Mirėpo, nė anėn tjetėr, partia juaj, gjatė gjithė kėsaj kohe, ka shkuar nė pėrplasje tė vazhdueshme dhe nuk ka qenė kompakte sikurse partitė tjera. Pėr faktin qė ju udhėhiqni shtetin dhe jeni tė zėnė me obligime tė tjera, LDK-ja ka mbetur pas dore. Pajtoheni?
    Presidenti Sejdiu: Ėshtė njė periudhė qė ka arsyet e veta. Ka ndodhur njė proces qė nuk ka arsyetuar numrin qė kishte mė parė, nė zgjedhjet e mėhershme, me prezencėn e re nė Parlament. Janė tė natyrshme interesant dhe ambiciet, por edhe qasjet tjera qė mund tė kenė njerėzit. Fundja, secili mund tė zgjedhė rrugėn e vet, pa imponim tė caktuar. Nga kjo periudhė dhe tani, unė kam pasur pėr obligim, nė radhė tė parė pėr veten time, qė tė kem kujdes tė veēantė tė mosinterferencės nė zhvillimet qė kanė tė bėjnė me inkompatibilitetin, veēanėrisht nė periudhėn kur Kushtetuta e Kosovės ka hyrė nė fuqi. Pavarėsisht kėtyre nuancave qė ishin prezente, e mbase mund tė jenė ende pjesė e pėrpjekjeve tė regjenerimit, forcimit, konsolidimit, ndoshta edhe mund tė ketė ambicie tė tė tjerėve qė tė shohin pozicion tjetėr tė kėtij subjekti politik, LDK-ja do tė gjejė fuqinė dhe energjinė e vet pėr tė dhėnė njė dėshmi plus pėr vlerat qė ka si subjekt politik. Pa e mohuar asnjėherė, nga roli qė unė kam, vlerėn e secilit subjekt politik nė Kosovė. Nėse ka njė vlerė tė veēantė tė asaj ecjeje tė gjatė, tash po bėhen gati 20 vjet, ėshtė vlera e tolerancės, e respektit pėr individin, vlera e bashkėpunimit nė procese tė mėdha. Kjo, si frymė, duhet tė kultivohet edhe mė tej. Secila parti politike, edhe LDK, edhe PDK, edhe AAK, edhe secila parti tjetėr, do tė bėjė pėrpjekjet mė tė mėdha tė mundshme pėr tė siguruar numėr mė tė madh tė pėrfaqėsuesve tė tyre nė institucione te shtetit. Por, po ashtu, ėshtė nė dorėn e qytetarėve qė tė jenė vrojtues tė thellė tė tė gjitha zhvillimeve, tė vlerave pėr secilin, dhe tė japin verdiktin e tyre nė proceset zgjedhore.

    Express: Z. President, ju jeni i bindur qė nuk po e shkelni Kushtetutėn e Kosovės, duke qenė njėkohėsisht edhe Kryetar i LDK-sė, apo kėshtu duhet tė deklaroheni?
    Presidenti Sejdiu: Kushtetuta e Kosovės ėshtė shumė e qartė...

    Express: Po, ėshtė shumė e qartė. Thotė se Presidenti nuk mund t’i ushtrojė dy poste...
    Presidenti Sejdiu: Nuk mund tė ushtrojė, dhe nuk ushtrohen. Nuk thotė qė s’mund tė ketė nė nominacion edhe njė post tjetėr. Prandaj, nėse Kushtetuta ėshtė e tillė, unė do tė jem i pėrgjegjshėm ta respektoj kėtė dispozitė kushtetuese. Sigurisht se LDK do tė ketė procese zgjedhore. Ėshtė nė dorėn e saj, tė anėtarėsisė sė saj, qė t’ia japė besimin kujtdo qė t’ia japė, nė procese normale. Ajo qė ėshtė nė dispozitėn kushtetuese, ėshtė shumė e qartė. Koment tjetėr nuk mund tė ketė.

    Express: Do tė kishit deklaruar kėshtu edhe si jurist?
    Presidenti Sejdiu: Gjithmonė. E them edhe si jurist. Ushtrim i detyrės tjetėr, do tė thotė qasje aktive, me obligim tė caktuar.

    Express: Si u shpik kjo “ngrirje” e postit?
    Presidenti Sejdiu: Ėshtė pezullim, ėshtė formulė normale.

    Express: LDK nuk ka Kryetar?
    Presidenti Sejdiu: Jo, LDK ka Kryetar...

    Express: Qė jeni ju....
    Presidenti Sejdiu: LDK ka njė Kryetar, i cili e ka pushuar mandatin, ose ushtrimin e funksionit tė tij.

    Express: Pse duhet tė mos e ketė njė Kryetar aktiv, qė e ushtron mandatin?
    Presidenti Sejdiu: Ėshtė ēėshtje e LDK-sė. Absolutisht.

    Express: Por, ju jeni aty...
    Presidenti Sejdiu: Unė jam kėtu.

    Express: Nėse pajtohemi qė kjo ēėshtje ėshtė nė akordim me Kushtetutėn e Kosovės, megjithatė, a mendoni se pėr hir tė partisė, ėshtė mė mirė qė LDK ta ketė njė lider aktiv?
    Presidenti Sejdiu: Ka nevojė tė konsolidimit. Absolutisht. Ėshtė nevojė e LDK-sė qė tė definojė hapat e mėtejmė.

    Express: A mund ta ketė LDK njė Kryetar tjetėr, pos jush? Apo, ju jeni i pazėvendėsueshėm?
    Presidenti Sejdiu: Jo, nuk mund tė konsideroj kėshtu. LDK-ja mund tė ketė njė Kryetar pėr tė cilin pėrcaktohet. Asnjė njeri, as nė LDK dhe as nė Kosovė, nuk ėshtė i pazėvendėsueshėm.

    Express: Po me vetė faktin qė nuk po zgjedhet njė tjetėr...
    Presidenti Sejdiu: Ėshtė njė proces qė ata e kanė parasysh dhe do tė ecin.

    Express: Ju kanė akuzuar se nuk keni dashur tė lejoni reformat nė LDK, dhe se Blerim Kuēit i ėshtė lėnė puna nė gjysmė. A ėshtė kjo e vėrtetė?
    Presidenti Sejdiu: Nuk dua tė jap asnjė koment pėr Z. Blerim Kuēi. Procesin e reformave nė LDK e kam iniciuar unė. Dhe, ai proces duhet tė lėvizė shpejt.

    Express: A po lėviz?
    Presidenti Sejdiu: Ka njė ecje. Ėshtė shumė me rėndėsi qė e gjithė ajo strukturė e procesit tė reformave ėshtė pėrgatitur nga ekipe profesionale, nuk ėshtė e vetėm njė njeriu. Ėshtė njė qasje e pėrgjithshme e udhėheqjes sė LDK-sė. Nuk dua tė jap asnjė koment pėr deklaratat e gazetave dhe as tė njerėzve qė janė marrė me kėtė ēėshtje.

    Express: A ka njė frikė pėr reformat nė LDK?
    Presidenti Sejdiu: Jo. Nuk besoj qė ka frikė.

    Express: Edhe nėse reformat do tė mund tė sillnin tė tilla ndryshime qė ju nuk ishit edhe mė tutje nė krye tė saj?
    Presidenti Sejdiu: Unė nuk mėrzitem pėr atė ēėshtje. Unė jam nė rolin e Presidentit tė vendit. Pėr mua, ėshtė shumė e rėndėsishme qė funksionin qė kam - ta ushtroj nė mėnyrė tė pėrgjegjshme.

    Express: Tė gjitha subjektet politike qė kanė dalė pas luftėrave nė ish-Jugosllavi, ose nga rajoni, kanė pasur fatin tė jenė nė pushtet nė vitet e para. Mė vonė, i janė nėnshtruar tranzicionit, pothuajse njė katarsisi tė plotė. Gjatė ndarjes sė LDK-sė me LDD-nė, vrojtuesit e pavarur e shikuan kėtė si njė mundėsi tė lėvizjes, brenda kėtij subjekti qė kishte njė periudhė vegjetimi. Por, balanci i forcave brenda Kryesisė sė LDK-sė duket se nuk po e lejon zhvillimin e saj dhe daljen nga kornizat 18 vjeēare...
    Presidenti Sejdiu: Pėr mua, ėshtė shumė me rėndėsi qė procesi i reformimit, nė rezultatin e tij final, tė jetė nė dobi tė njė subjekti politik, pėr tė mirėn e qytetarėve. Kam parasysh atė qė thoni ju pėr proceset qė kanė pėrjetuar partitė tjera politike, nė transformim, qė ėshtė normale. Ėshtė, po ashtu, shumė esenciale tė shihet se secila parti politike ka tė drejtė tė zgjedhė ecjen e vet tė brendshme.

    Express: Me kėtė mėnyrė funksionimi qė ka zgjedhur LDK, besoni nė rezultat mė tė mirė nė zgjedhjet e ardhshme?
    Presidenti Sejdiu: Nuk dua tė merrem tash mė shumė me kėtė temė, qė ju insistoni. Mund tė bisedoni edhe me tė tjerėt. Po e them se kam iniciuar procesin e reformave dhe pohoj se ato reforma janė tė nevojshme, jo pėr tė siguruar formė dhe pozicione tė individėve, por pėr tė bėrė njė zhvillim substancial tė brendshėm, i cili do tė garantonte konsolidimin dhe joshjen e qytetarėve nė projektin qė dilet me tė.

    FJALA MAGJIKE PĖR QEVERISJEN: SOLIDE

    Express: Z. President, si ju duket qė po qeveriset vendi?
    Presidenti Sejdiu: Nuk gjej asnjė vend nė botė qė ka pushuar me kėrkesėn pėr mė shumė demokraci. Nuk gjej asnjė vend nė botė qė i ka vėnė pikė kėrkesės pėr tė kėrkuar qasje mė tė mirė nė qeverisje. Nuk gjej asnjė vend nė botė qė ka arritur tė bėjė njė kėnaqje totale tė pritjeve tė qytetarėve. Prandaj, gjithmonė kėto janė si pjesė tė temave bosht, qė nxisin kėrkesėn pėr mė shumė. Kosova, natyrisht, dallon nga vendet e demokracisė sė avancuar, sepse jemi tė pėrballur me vėshtirėsi tė shumta, jo vetėm si pasojė e luftės por edhe situatave tepėr shtrėnguese. Nuk ėshtė arritur tė gjendet optimalja ende, pėr tė pasur ekipet qė do tė mbajnė boshtin themelor profesional nė ndėrtimin e mekanizmave shtetėrore. Nė pėrgjithėsi, ėshtė njė funksionim solid. Sigurisht ka hapėsirė tė bėhet punė mė tepėr. Fundja, kemi pėrballjet e ēdoditshme me qytetarėt. Dhe, secili subjekt politik, pavarėsisht pozitėn a opozitėn, do ta ketė tė vėshtirė qė tė gjitha t’i pėrmbushė, sepse kemi njė fakt tė pėrballjes ditore, tė asaj qė mund tė jetė pjesė e nevojės sė vazhdueshme tė qytetarėve, dhe tė asaj qė ėshtė pamundėsi. Ta zėmė, kemi njė pėrballje tė drejtpėrdrejtė me politikėn fiskale tė brendshme, qė duhet tė jetė nė pėrputhje tė plotė qė ka FMN. Qeveria e Kosovės nuk mund tė lėvizė jashtė kėtyre kornizave, nė pėrmbushjen e atyre kėrkesave qė mund t’i gjejmė edhe nė greva. Ēėshtje tjetėr ėshtė realizimi i projekteve. Do ta dėshiroja qė secila pozitė ta sigurojė nė mandatin e vet pėrmbushjen e premtimeve. Nuk mendoj se mund tė arrihet qėllimi i plotė, por do tė jetė pjesė e vazhdimėsisė sė proceseve.

    Express: Ishte dėshpėrues lajmi i fundit pėr ndotjen e madhe tė ajrit nė Prishtinė, ėshtė dėshpėruese gjendja e mjerueshme nė shėndetėsi, pėr shembull. Nė mėngjes, kur niseni nė punė, cili ėshtė problemi qė ju dėshpėron mė sė shumti, ose qė ju bėn tė ndjeheni tė pafuqishėm pėr ta zgjidhur, ose qė ju shkon mendja ta thėrrisni njė Ministėr dhe t’i thoni: zgjidhe kėtė problem?
    Presidenti Sejdiu: Jeta sjell lloje tė ndryshme tė problemeve. Qė ka probleme praktike, ka. Qė ka probleme qė mund tė zgjidhen mė lehtė, ka. Edhe nė fushėn e shėndetėsisė, edhe nė fushėn e arsimit, edhe nė fushėn e sigurisė, edhe nė fushėn e agrarit. Nė tė gjitha kėto fusha, duhet investim i veēantė i punės, por edhe kapitalit. Por, nė tė njėjtėn kohė tė investimit tė punės, duhet tė jetė pjesė edhe ndėrtimi i kulturės tek qytetarėt. Po e fillojmė me agrarin dhe kalojmė tek tė tjerat. Pse tė lejohet qė Kosova tė mos punojė 40 pėr qind tė tokave tė saj pjellore?

    Express: Pse?
    Presidenti Sejdiu: Sepse, duhet tė zhvillohet njė politikė tepėr urgjente e Qeverisė. Tash, nuk ėshtė nė mundėsinė time qė ta thėrras secilin Ministėr...

    Express: Mund ta thėrrisni Kryeministrin...
    Presidenti Sejdiu: Me Kryeministrin, bisedojmė. Kemi konsulta tė vazhdueshme se ēka mund tė bėhet mė tepėr nė fusha tė caktuara.

    Express: A i keni, pak a shumė, tė njėjtat brenga me Kryeministrin, lidhur me performansėn e Ministrave?
    Presidenti Sejdiu: Ka fusha nė tė cilat duhet investim mė tepėr.

    Express: Qė do tė thotė se...?
    Presidenti Sejdiu: Qė do tė thotė se duhet tė punohet mė shumė. Ta zėmė, brenda ditės, nė Prishtinė, hyjnė rreth 100 mijė vetura. Secila lėshon helm. Nė bashkėpunim me pushtetin lokal, me Ministrinė e Transportit dhe Ministrinė e Rendit, mund tė bėhet pak mė ndryshe. Nė shėndetėsi, e di qė ka ērregullim. E di qė nė njė kohė nuk i ėshtė kushtuar kujdes maksimal.

    Express: Kujdes maksimal nga Ministri, apo nga Programi i Qeverisė?
    Presidenti Sejdiu: Jo, flas si strukturė. Programi mund tė jetė letėr. Problemi ėshtė realizimi i programit, nga Ministri, nga Ministria, nga Qeveria, edhe nga Parlamenti. Pra, duhet tė krijohet njė bazė e harmonishme e veprimit.

    Express: Ju pajtoheni qė kjo Qeveri ka sukses kryesisht nė dy fusha: nė transport dhe arsim?
    Presidenti Sejdiu: Unė them se kjo Qeveri ka rezultate tė mira tė pėrgjithshme, edhe nė fushat tjera. Po i marrim rezultatet e konsolidimit tė Ministrisė sė Jashtme. Po i marrim rezultatet e para, qė janė tė mira, me gjithė problemet qė kemi, nė FSK.

    Express: Ju jeni i kėnaqur me punėn e Ministrisė sė Jashtme?
    Presidenti Sejdiu: Them se mund tė punohet edhe mė shumė, sikur tek secila.

    Express: Kryeministri Hashim Thaēi, nė kohėn e fushatės elektorale, pat dhėnė premtime kryesisht pėr rrugėt dhe arsimin. Tė dy kėto Ministri i ka PDK. Suksesi, nė njė mėnyrė, i atribuohet Thaēit dhe jo koalicionit. Ministritė qė i janė ndarė LDK-sė, ta zėmė Ministria e Shėndetėsisė, ankohen pėr buxhet mė tė vogėl dhe pėr pasojė rezultatet mungojnė. A ju duket kjo e drejtė?
    Presidenti Sejdiu: Ėshtė ēėshtje e koncipimit tė buxhetit qė ėshtė bėrė nė Qeveri. Njė buxhet i tillė ka kaluar nė Parlament dhe ėshtė ndarė nė Ministri, sipas asaj se ēfarė duhet tė zhvillohet. Unė nuk mund tė ndaj peshėn ose suksesin e njė Ministrie me aq sa do tė ketė para. Por, paralelisht, do tė jetė pjesė e borxhit tė asaj Ministrie, tė stafit tė saj, nga Ministri e mė poshtė, qė tė punojė nė secilin sektor, me pėrgjegjėsi tė veēanta. Dhe, kjo mund tė shihet.

    Express: Ėshtė parė, deri mė tash, qė Qeveria nuk e ka pasur nė plan tė parė shėndetėsinė. Dhe, akuzat nuk i shkojnė Qeverisė, por i shkojnė Ministrit Alush Gashi...
    Presidenti Sejdiu: Jo, mė falni. Unė kam njė qasje tjetėr. Aty ku ka rezultate, aty ku s’ka rezultate. Qeveria ėshtė njė formacion i pėrbashkėt. Mund tė shikohet edhe roli i individit nė kuadėr tė kėsaj.

    Express: A do tė rishikohen edhe pozicionet e Ministrave?
    Presidenti Sejdiu: Mendoj se ėshtė borxh i Qeverisė tė rishikojė gjithmonė. E di ku dėshironi tė dilni me kėtė pyetje. Ėshtė borxh i partnerėve tė koalicionit ta vlerėsojnė punėn.

    Express: Do ta kishit pėrkrahur Kryeministrin Thaēi pėr njė rishikim tė formacionit qeveritar? A ėshtė koha qė tė ndodhin disa ndryshime?
    Presidenti Sejdiu: Nuk lidhem me asnjė individ. Unė pėrkrah qasjen qė tė bėhet hulumtim i vazhdueshėm i punės sė secilės Ministri.

    Express: Kryeministri i ka ndarė, sipas vlerėsimit, nė Ministra shumė aktivė, Ministra aktivė, dhe Ministra qė mund tė jenė mė aktivė....
    Presidenti Sejdiu: Unė nuk do tė veēoja. Unė do tė veēoja punėn dhe pėrgjegjėsinė e secilit.

    Express: Nėse Kryeministri del me njė vendim qė duhet tė ndėrrohem 2-3 Ministra, ju do tė pajtoheshit?
    Presidenti Sejdiu: E shohim. Nuk jap pėrgjigje nė ēėshtje hipotetike.

    Express: Por, nga situata aktuale, mendoni se ka vend pėr ndryshime nė Qeveri?
    Presidenti Sejdiu: Mendoj se ka vend qė tė bėhet punė edhe mė e mirė. Nuk mund tė lidhem nga ky pozicion dhe tė them se kėtė Ministėr duhet hequr.

    INTERPRETIMI PĖR ZGJEDHJET

    Express: Ēfarė raport keni me Kryeministrin Thaēi?
    Presidenti Sejdiu: Korrekte. Janė raporte tė bashkėpunimit. Takohemi rregullisht. Ēdo tė hėnė tė rregullt, kur jemi nė Prishtinė, takohemi. Dhe, shpesh edhe me Kryetarin e Parlamentit.

    Express: A ėshtė ky partneritet mes jush pėr njė mandat?
    Presidenti Sejdiu: Ėshtė partneritet pėr pėrgjegjėsitė qė kemi.

    Express: Partitė opozitare kanė filluar ta shohin me frikė koalicionin aktual, sepse mendojnė qė dy partitė mė tė mėdha mund tė kenė monopol nė KQZ, nė vendet kryesore prej tė cilave varet edhe organizimi i zgjedhjeve...
    Presidenti Sejdiu: Nuk di cilat mund tė jenė vrojtimet pėr partitė. Unė flas nė rolin qė kam, nė bashkėpunimet qė kam me Kryeministrin, me Kryeparlamentarin, me partitė politike, pavarėsisht se mund tė ketė qasje dhe deklarime tė formave tė ndryshme tė njerėzve. Ajo qė unė e pėrcjell, qė ėshtė borxh imi institucional e njerėzor, ėshtė qė tė bėjmė analizat, tė bėjmė shqyrtimin e pikave tė rėndėsishme, jo vetėm tė momentumit por edhe tė ngjarjeve qė kemi para vetes. Natyrisht, ėshtė edhe borxh i Qeverisė tė rishikojė atė qė ka arritur, nė kuadėr tė realizimit tė projektit tė saj. Dhe, e them gjithmonė, ėshtė borxh i opozitės qė tė gjuajė nė njollat e zeza, nėse ajo mund t’i cilėsojė e gjejė, tė thėrrasė interpelancė, sepse ėshtė luftė politike, ėshtė krejt normale. Por, paralelisht, ėshtė borxh i pozitės tė shikojė vetveten.

    Express: Kur do ta caktoni datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve lokale?
    Presidenti Sejdiu: Unė do tė bėj konsultat, nė bazė tė Kushtetutės, shumė shpejt. Mendoj se nė momentet e para, tė fillimit tė majit, do ti thėrras nė konsultė tė gjitha partitė politike. Do ta shoh metodologjinė. Besoj, do t’i thėrras edhe nė konsulta veēmas, edhe tė gjitha sė bashku.

    Express: Pra, nuk do ta pėrsėrisni gabimin qė bėtė me rastin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme?
    Presidenti Sejdiu: Ju e cilėsoni si gabim, unė nuk e cilėsoj si gabim.

    Express: Nuk ka qenė gabim qė ju nuk i keni ftuar partitė pėr konsultim, para se tė deklaroheshit pėr zgjedhjet?
    Presidenti Sejdiu: Unė kam shprehur qėndrim pėr atė qė thotė Kushtetuta e Kosovės, atė qė thotė Ligji pėr Zgjedhjet. Natyrisht, ka edhe njė histori kjo punė.

    Express: Le ta sqarojmė kėtė histori...
    Presidenti Sejdiu: Po, e sqarojmė. Nė momentin e pėrgatitjes tė Ligjit pėr Zgjedhjet, qė ėshtė njė periudhė e mėhershme, para zgjedhjeve tė nėntorit 2007, ne kemi pasur biseda tė shumta se ēfarė do tė ndodhė me procesin. Ishte njė dinamikė qė rrezikonte kohėn, meqė shtyhej nė vazhdimėsi. Rrezikohej koha e mandateve tė institucioneve ekzistuese. Kishte njė vit qė ishte kapėrcyer mandati i pushtetit lokal. Ishte kėrkesė e tė gjithėve, veēanėrisht e atyre qė ishin nė opozitė, pėr tė hyrė nė zgjedhje. Kemi pasur konsulta. Ėshtė biseduar jashtė pjesės institucionale, por qė ka pasur njė rol tė veēantė, nė Ekipin e Unitetit dhe nė Grupin Politik Strategjik, ku kanė qenė tė gjithė. I kam ftuar nė tri takime radhazi pėrfaqėsuesit e tė gjitha partive politike, tė pozitės dhe opozitės, nė konsultė – si t’ia bėnim. Ishte tepėr e rėndėsishme si tė definohej. Projektin e Ahtisaarit e patėm miratuar nė pranverė. Nuk ndodhi ajo qė ne e supozonim sė bashku, shpallja e pavarėsisė, dhe mbajtja e ciklit tė zgjedhjeve nė bazė tė proklamimit me Ahtisaarin. Ishte pėrcaktim i pėrbashkėt qė tė respektohet Ahtisaari nė krejt strukturėn, edhe nė ndėrtimin e ligjit, por edhe nė ndėrtimin e Kushtetutės sė Kosovės. Dhe, ēfarė ka ndodhur? Ėshtė marrė vendim pėr mandatet, qė tė jenė tė papėrputhshme, sepse kishte nevojė qė kėto mandate tė papėrputhshme tė reflektojnė nė procese aktive zgjedhore, nė periudhat e ardhshme, sikurse i ka ēdo vend, rrallėkund mund tė gjendet zgjedhjet pėrnjėherė. Ėshtė arritur marrėveshje qė tė shkohet 2 vjet me pushtetin lokal, 4 vjet me pushtetin qendror, dhe qė Presidenti i vendit tė ketė mandat 5 vjeēar. Kjo ėshtė rivėnė nė normėn kushtetuese. Aty kanė marrė pjesė tė gjithė. Dhe, ju e dini me sa vota mbėshtetėse ėshtė bėrė Kushtetuta e Kosovės. Aty ka dy formula. Se mandati i institucioneve ekzistuese, tė zgjedhura paraprakisht nė nėntor, ėshtė i plotė. Dhe, ka edhe njė dispozitė tjetėr qė thotė se nuk mund tė organizohen zgjedhje tė pėrgjithshme, nėse do tė ketė, qė mund tė jenė tė jashtėzakonshme, pa kapėrcyer sė paku 2 vjet nga dita e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės. Unė kam konsultuar edhe Pėrfaqėsuesin Ndėrkombėtar pėr interpretimin e Pakos sė Ahtisaarit. Dhe, kam shprehur qėndrimin tim. Ky ėshtė qėndrim i pėrputhshėm me Kushtetutėn. Do tė thotė qė zgjedhjet lokale e kanė afatin e tashėm qė tė mbahen nė nėntor. Do t’i thėrras partitė politike, do t respektoj nė esencė deklarimet e tyre dhe ujdia do tė arrihet bashkė. Aty do tė merret vendimi pėr datėn, a do tė jenė pak mė herėt, a do tė jenė nė tė njėjtėn datė, a pak mė vonė, ėshtė njė ēėshtje qė nuk luan shumė rol. Me Ligjin pėr Zgjedhjet, Presidenti i vendit do tė marrė vendimin jo mė herėt se 6 muaj para skadimit tė mandatit dhe jo mė vonė se 4 muaj para skadimit tė mandatit. Nė kėtė afat, ne ende nuk kemi hyrė.

    Express: Kushtetuta po interpretohet ndryshe nga ju dhe ndryshe nga opozita. I kemi dy interpretime...
    Presidenti Sejdiu: Jo. Nuk i kemi dy interpretime. Njerėzit mund tė kenė ambicie, qė ėshtė normale. Nė interpretim tė Kushtetutės, nė procesin e zgjedhjeve dhe tė Ahtisaarit, ėshtė njė interpretim burimor edhe nga njeriu qė ėshtė i pėrfaqėsimit ndėrkombėtar nė Kosovė. Po ashtu, ėshtė dhėnė edhe njė mendim i mėvonshėm, sepse ėshtė kėrkuar, edhe nga Grupi Ndėrkombėtar, dhe ata japin njė mbėshtetje tė tyre. Kushtetuta ėshtė shumė e qartė. Nuk ka dilemė nė Kushtetutė.

    Express: E nė Pakon e Ahtisaarit?
    Presidenti Sejdiu: Nė Pakon e Ahtisaarit ėshtė njė proces qė duhet shikuar me kohėn. Unė thashė qė e kemi ndėrtuar strukturėn dhe kemi zhvilluar procesin zgjedhor mbi bazėn e Pakos sė Ahtisaarit.

    MANDATI I PARĖ, MANDATI I DYTĖ

    Express: Ju keni deklaruar qė jeni nė mandatin tuaj tė dytė si President. I mbani kėto fjalė?
    Presidenti Sejdiu: Unė jam nė mandatin tim. Jam zgjedhur nė njė mandat, nė situatėn qė e biseduam. Ai mandat nuk ka shkuar deri nė fund. Jam zgjedhur sėrish, sipas Kushtetutės sė Kosovės. Dhe, jam nė kėtė mandat.

    Express: Keni thėnė se ky ėshtė mandati i dytė. A ėshtė?
    Presidenti Sejdiu: Absolutisht.

    Express: Pra, jeni nė mandatin e dytė?
    Presidenti Sejdiu: Unė nuk them se ėshtė mandat tjetėr. Unė kam hyrė nė kėtė proces tė zgjedhjes, ose tė votimit tė dytė nė Parlamentin e Kosovės. Kėtė unė e respektoj.

    Express: Kur tė pėrfundojė ky mandat qė keni tash, pas pesė vjetėsh, nuk do tė kandidoheni mė pėr President?
    Presidenti Sejdiu: Unė respektoj vendimin e Parlamentit tė Kosovės. Respektoj Kushtetutėn e Kosovės. Tė jemi gjallė, shėndosh e rehat, unė i mbaj fjalėt e mia.

    Express: Nuk po marrim njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė....
    Presidenti Sejdiu: Po, po. Kam shfrytėzuar njė nominim tė mandatit qė nuk ka shkuar deri nė fund, 3 vjet, dhe unė e konsideroj mandat. Dhe, kam hyrė nė njė mandat tė ri qė jam zgjedhur. Nuk ka dilemė kėtu.

    PĖR IDENTITETIN DHE FLAMURIN

    Express: Debati pėr identitetin kosovar po vazhdon. Si e shikon kėtė ēėshtje Presidenti i Kosovės?
    Presidenti Sejdiu: Kosova ka identitetin e vet shtetėror. Kosova ka strukturėn e vet tė popullsisė – shumicė shqiptare, e cila s’mund tė jetė tjetėr. Nuk mund tė ketė njė shkrirje nė kuptimin e kombit, nė njė diēka tjetėr. Ne e kemi respektuar larminė etnike qė e kemi nė Kosovė, qė ėshtė mė pak se 10 pėr qind, dhe nuk duam t’ua mohojmė tė drejtėn qė tė deklarohen edhe ata se ēfarė janė, serbė, turq, boshnjak, romė, ashkalinj. Ėshtė njė identitet shtetėror, qė shprehet si i tillė dhe shpaloset nė botė. Kosova, sigurisht, do tė bėhet anėtare e mekanizmave ndėrkombėtare, ku do tė jetė flamuri i saj. Por, askush nuk mund tė heqė dorė e tė thuhet se nuk ėshtė shqiptar.

    Express: Ju pėlqen flamuri i Kosovės?
    Presidenti Sejdiu: Mund tė them se ėshtė njė zgjedhje e mirė, praktike, qė prezanton Kosovėn. Natyrisht, sikur ēdo qytetar shqiptar i Kosovės, mbaj respektin pėr vlerėn qė ka flamuri nacional.

    Express: Ju ngjall emocion flamuri i Kosovės?
    Presidenti Sejdiu: Jam gjithmonė nė respektin e tij, sepse ėshtė flamuri i shtetit tonė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mendoj Fatmir Sejdiu ėshtė i vetmi politikan pak mė i shkolluar se tė tjerėt (pak) , se Hashimi qė ėshtė KryeMinistėr por qė nuk ėshtė aspak i arsimuar.Jakup Krasniqi KryeParlamentari nuk ka tė kryer edhe shkollėn fillore , si tė bėhen kėto gjėra , si mund tė lihen kėta njerėz nė krye tė vendit , a ėshtė e mundur kėta njerėz tė na qeverisin.

    A ėshtė e mundur kėta njerėz tė na qeverisin ?
    Normalisht se po . . .Pse?. . . Sepse tė paditurit qeverisin tė paditurit.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Mendoj Fatmir Sejdiu ėshtė i vetmi politikan pak mė i shkolluar se tė tjerėt (pak) , se Hashimi qė ėshtė KryeMinistėr por qė nuk ėshtė aspak i arsimuar.Jakup Krasniqi KryeParlamentari nuk ka tė kryer edhe shkollėn fillore , si tė bėhen kėto gjėra , si mund tė lihen kėta njerėz nė krye tė vendit , a ėshtė e mundur kėta njerėz tė na qeverisin.

    A ėshtė e mundur kėta njerėz tė na qeverisin ?
    Normalisht se po . . .Pse?. . . Sepse tė paditurit qeverisin tė paditurit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Po a eshte e mundur qe te debatohet me ty o nieri
    kur me te vertet nuk din sen ne ket bot perpos me i sha e etiketue Ēlirimtaret
    ose i din e mundohesh ti shtrembon gjerat
    ose nuk je shqipe fare
    po ku ka shqiptar qe se din biografin e Jakupit apo Thaēit
    e ti thua se as shkollen filloren se kan
    qfar ke dasht te thuash more dai
    a ka mundesi te na spjekosh
    sepse me te vertet kam lexue me mira e mira
    postime shkrime qe i urrejn Ēlirimtaret keshtu si ti
    por nji rren kaq te pa kryp kaq bajate kaq budallakishi
    sum ka ra ta lexoi askund
    lexo balit pak ma shum se te baj hajr
    per shnet se do ti mesosh do gjera ma te mira

    e Fatmiri ka qen nji klysh pioner i titos e i jugosllavizmit
    por nja prej qe e mori z.Hashim Thaēi ne dor
    e shtini ne ren te par ta shkatrroi LDK-ne e pshurri ne ta
    e shkatrroi rugovizmin dhi.ejti ne ta
    e tash po punon me direktiva te Kryeēlirimtarit te Kosoves Hashim Thaēit
    nam e ka qit ne binar
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Po a eshte e mundur qe te debatohet me ty o nieri
    kur me te vertet nuk din sen ne ket bot perpos me i sha e etiketue Ēlirimtaret
    ose i din e mundohesh ti shtrembon gjerat
    ose nuk je shqipe fare
    po ku ka shqiptar qe se din biografin e Jakupit apo Thaēit
    e ti thua se as shkollen filloren se kan
    qfar ke dasht te thuash more dai
    a ka mundesi te na spjekosh
    sepse me te vertet kam lexue me mira e mira
    postime shkrime qe i urrejn Ēlirimtaret keshtu si ti
    por nji rren kaq te pa kryp kaq bajate kaq budallakishi
    sum ka ra ta lexoi askund
    lexo balit pak ma shum se te baj hajr
    per shnet se do ti mesosh do gjera ma te mira

    e Fatmiri ka qen nji klysh pioner i titos e i jugosllavizmit
    por nja prej qe e mori z.Hashim Thaēi ne dor
    e shtini ne ren te par ta shkatrroi LDK-ne e pshurri ne ta
    e shkatrroi rugovizmin dhi.ejti ne ta
    e tash po punon me direktiva te Kryeēlirimtarit te Kosoves Hashim Thaēit
    nam e ka qit ne binar

    Shyqyr qė nuk e di se qfar je tu fol o Llap , si ore Hashimi e ka qit nė drit Fatmirin , o Llap e kundėrta ka ndodh , Fatmiri ėshtė ai qė i pėrshpėrit Hashimit tek veshi dhe i tregon qfar duhet tė flas , fatmiri ėshtė ai qė ia pėrpunon tekstin ia shkruan , ndėrsa hashimi del e e lexon.
    Po tė kishte Jakup Krasniqi shkollė do dinte tė fliste ndonjė gjė nga logjika e tij , e jo vetėm tė flas nga shkrimet e huaja , lexon fletėn dhe nuk i bėhet vonė fare se ē'mendoin populli pėr atė analfabet.
    Nuk po mbroj as Hashimin , As Fatmirin , As Jakupin . . . secili nga ata janė njerėz me pak logjikė personale , por unė thash qė Fatmiri ėshtė mė i dalluar se tė tjerėt nė fushėn e arsimimit,shkollimit , dhe sa pėr kėta tė dy qeversisvsit ėshtė marre tė thuhet qė kan bėrė diqka,nė lidhje me shtetformimin tonė , kan bėrė ata qė kan vdek jo kėta qė jan tani , kėta qė jan tani tė gjallė patėn punėn mė tė thjeshtėn.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Shyqyr qė nuk e di se qfar je tu fol o Llap , si ore Hashimi e ka qit nė drit Fatmirin , o Llap e kundėrta ka ndodh , Fatmiri ėshtė ai qė i pėrshpėrit Hashimit tek veshi dhe i tregon qfar duhet tė flas , fatmiri ėshtė ai qė ia pėrpunon tekstin ia shkruan , ndėrsa hashimi del e e lexon.
    Po tė kishte Jakup Krasniqi shkollė do dinte tė fliste ndonjė gjė nga logjika e tij , e jo vetėm tė flas nga shkrimet e huaja , lexon fletėn dhe nuk i bėhet vonė fare se ē'mendoin populli pėr atė analfabet.
    Nuk po mbroj as Hashimin , As Fatmirin , As Jakupin . . . secili nga ata janė njerėz me pak logjikė personale , por unė thash qė Fatmiri ėshtė mė i dalluar se tė tjerėt nė fushėn e arsimimit,shkollimit , dhe sa pėr kėta tė dy qeversisvsit ėshtė marre tė thuhet qė kan bėrė diqka,nė lidhje me shtetformimin tonė , kan bėrė ata qė kan vdek jo kėta qė jan tani , kėta qė jan tani tė gjallė patėn punėn mė tė thjeshtėn.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    ani ai vazhdo ti me tanen por krejt shqiptaria e din qe fatmiri pshurri ne ta jau shkatrroi LDK-e e rugovizmin
    e ti thuaj qka te duesh sesht aspak interesant qfar thue ti
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    ani ai vazhdo ti me tanen por krejt shqiptaria e din qe fatmiri pshurri ne ta jau shkatrroi LDK-e e rugovizmin
    e ti thuaj qka te duesh sesht aspak interesant qfar thue ti
    Jo o Llap unė nuk po vazhdoj me timen , por me tė realitetit , realiteti thotė kėshtu unė thjesht e ndėgjoj , i mėsoj dhe nė fund i citoj (i shkruaj) fjalėt e realitetit.
    Unė nuk jam njė ndėr njerėzit qė mbyll sytė kur shohin realitetin.
    Unė nuk jam njė ndėr njėrėzit qė mbyll veshėt kur ndėgjojnė tė vėrtetat.

    Ju po i mbyllni sytė dhe veshėt kur pėrballeni me realitetin dhe si fund i mohoni tė vėrtetetat qė iu kanosen gjatė gjithė kohes .


    Me Rrespekt : ILMGAP

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Postime
    7
    Ja qar eshte pergjigjur Lutfi Haziri ne nje interviste per TRENDin. E mora me copy paste te blogspoti i intervistuesit Valmir Elezi www.valmir-elezi.blogspot.com

    INTERVISTĖ me LUTFI HAZIRIN, INTERVISTUAR nga VALMIR ELEZI

    HAZIRI: KOALICION PĖR INTERESA SHTETĖRORE, JO PĖR ‘DASHNI’


    - E ndien mungesėn e Rugovės. Thotė qė kjo mungesė po vėrehet edhe nė jetėn tonė.

    - Koalicionin me PDK-nė e konsideron si interes shtetėror, e jo ‘dashni’.
    - Thotė qė LDK-ja ėshtė themeluese e kėsaj Kosove qė e jetojmė sot...
    - Blerim Kuqit i ka uruar sukses nė AAK.
    - Periudhėn e bashkėqeverisjes e konsideron si mė historike qė e ka pasur Kosova.

    Flet Lutf Haziri, nėnkryetar i LDK-sė, nė njė intervistė tė realizuar pėr Magazinėn TREND

    Intervistoi: VALMIR ELEZI


    PRISHTINĖ, MAJ 2009 – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS QĖ NGA FORMIMI I SAJ PO KALON NĖPĖR PERIUDHĖN MĖ TĖ VĖSHTIRĖ. DISA NGA FIGURAT E RĖNDĖSISHME NGA KJO PARTI, PAS ‘KUVENDIT TĖ KARRIKEVE’ IKĖN DHE KRIJUAN NJĖ PARTI TĖ RE. NDĖRSA SOT EMRA TJERA PO LARGOHEN NGA KJO PARTI. TĖ GJITHA KĖTO PO NDODHIN NĖ LDK PAS VDEKJES SĖ RUGOVĖS, E CILA, E KA TĖ PRANISHME MUNGESĖN E TIJ.

    Z. Haziri, na intereson tė dijmė se ēfarė po ndodh nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės?
    Haziri:
    Ajo qė po ndodh nė LDK ka tė bėjė me procesin e brendshėm tė reformave. Nė frymėn koncensuale, LDK-ja po vazhdon ndėrmarrjen e tė gjitha masave qė kanė tė bėjnė me implementimin e pakos sė parė, tashmė tė vendosur, besojmė qė shumė shpejt do tė hyjmė nė procesin e ndėrtimit tė kornizės programore, tė pėrgatitjes sė procesit qė definon vizionin pėr Kosovėn europiane. Ėshtė hapi i dytė me tė cilin LDK-ja do tė paraqitet me platformė tė re, e cila nė ideologjinė rugoviane do tė pretendon qė ta pėrgatisim veten pėr zgjedhjet e ardhshme.

    Ju pėrmendėt ideologjinė rugoviane, nė bazė tė sė cilės pretendon tė vazhdon rrugėn LDK-ja… A po arrin Lidhja Demokratike e Kosovės tė gjejė vetėn pas vdekjes sė Rugovės?
    Haziri:
    Po sigurisht qė mungesa e themeluesit dhe liderit ndikon shumė te partia politike, nė kėtė rast edhe tek ne. Mungesa e tij, po vėrehet edhe nė jetėn e Kosovės. Sidoqoftė, ndėrtimi i atyre vlerave politike qė ėshtė punuar shumė nė kėtė drejtim, mendojmė qė ėshtė baza kryesore qė nė tė ardhmen do tė ecim. Vlerė politike ėshtė tolerance politike, mirėkuptimi, angazhimi i pėrbashkėt pėr shtet, ruajtja e unitetit, bashkimi i njerėzve pėr qėllime qė shteti tė jetė funksional, demokratik dhe mbi tė gjitha prosperues pėr njerėzit.

    LDK-ja dhe LDD-ja thirren nė filozofinė pacifiste tė Rugovės... Por, ndodhi qė LDD-ja u krijua pas njė kuvendi jo paqėsor… Komenti i juaj?
    Haziri:
    LDD-ja ėshtė dal nga LDK-ja nė shenjė tė paknaqėsive me zhvillimet nė kuvendin e fundit, dhe absolutisht ėshtė vendim i tyre. Shihet rezultati qė pas zgjedhjve tė fundit ka ndikuar shumė nė humbjen e LDK-sė. Por, kėshtu e ka jeta politike, njerėzit e gjejnė veten dhe shkojnė nė grupim tjetėr. Rugova si filozofi i takon gjithė popullit tė Kosovės, edhe si autoritet edhe si emėr, dhe tė gjithė atyre qė e plotėsojnė filozofinė e tij politike. Ėshtė njė njeri qė ka marrė shumė ēmime ndėrkombėtare pėr politikėn e tij, pėr angazhimin e tij nė interes tė drejtave dhe mbrojtjes sė popullit tė vet. Ėshtė diēka qė gradualisht koha do ta dėshmojė. Por, ajo qė do t’i ndajė edhe nė Kosovė, ėshtė se, Rugovėn ka njerėz qė e kanė dashur sė gjalli, qė e kanė respektuar dhe mbėshtetur politikisht. Dhe ka njerėz qė e dojnė Rugovėn sė vdekuri, qė nuk kanė mundėsi ta mbėshtesin politikisht qė thirren nė emėr tė tij. LDK-ja e ka pasur pėr nder qė ta ketė kryetar dhe themelues. Ai e ka lėnė LDK-nė mbrapa si vlerė nė jetėn politike nė Kosovė, dhe unė mendoj qė ne do tė ecim kėshtu.

    Po ua bėjė kėtė pyetje me qėllim qė tė dijmė nėse LDK, nė zgjedhjet e ardhshme do ta pėrdor pėr imazh figurėn e Rugovės sikurse nė zgjedhjet e kaluara?
    Haziri:
    Do tė jetė ēėshtje e zhvillimeve nė pėrgjithėsi, por, nė zgjedhjet lokale ne do tė koncentrohemi nė zgjedhjen e problemeve lokale, probleme qė lidhen me jetėn e pėrditshme tė qytetarėve. Roli ynė do tė definohet me program alternativ, me angazhime konkrete, me ofrimin e programit tė ēdo komune specifikisht, nė mėnyrė qė njerėzit tė votojnė pėr programe.

    Tė gjitha kėto, fjala vjen, largimi i Kuqit nga partia, pastaj krijimi i njė partie tė re nga LDK-ja pas kuvendit tė karrigeve, pse ndodhėn tė gjitha kėto nė njė parti qė shquhej pėr unitetin pėrbrenda saj?
    Haziri:
    LDK-ja ka qenė njė lėvizje e madhe politike, e cila ne vete ka pasur tė gjitha grupet e ndryshme branda saj, ideologjike, tė interesit dhe grupet specifike qė kanė pėrfaqėsuar diēka. Nga LDK-ja kanė dal 13 parti politike pėr kėto nėntėmbėdhjetė vite dhe shumė individ kanė hyrė e kanė dal. Ajo qė LDK po bėnė nė kėtė fazė, ėshtė profilizimi i saj si parti qytetare, moderne, e qendrės sė djathtė, qė pėr ideologji tė vetėn e ka bėrthamėn e atij qė quhet nacionalizėm modern. Duke e ndėrtuar jetėn politike nė kėto vlera, mendoj se do tė arrijmė tė pėrballojmė sfidat e passtatusit dhe problemet qė janė aktuale nė jetėn tonė.

    Ju e pėrmendėt qė prej viteve ’90-ta nga LDK-ja kanė dal 13 parti, por, dalja e LDD-sė vjen pas njė kuvendi jo paqėsor, qė nxjerr nė pah plasaritjet qė kanė ekzistuar nė kėtė parti...
    Haziri:
    Nė kuvendin e fundit ka pasur konkurim pėr lidership, jo nė kuptimin se kush do tė jetė, por, trasuesi i kėsaj politike... sepse ne kemi pasur 4 kandidatė pėr postin e Kryetarit, tė cilėt dy kanė hyrė nė rrethin pėr zgjedhjen finale. Votimi ka qenė demokratik, i transmetuar direkt pėr publikun, janė shtrėnguar duart... Gjithēka ka qenė nė proces tė asaj qė quhet vlerė demokratike. Zhvillimet e mėvonshme tė kėtij kuvendi kanė bėrė qė t’i qesin hije tė keqe LDK-sė, fatėkeqėsisht. Ēdo ndarje nuk ėshtė e mirėpritur, dhe tash kemi tė bėjmė me njė problem tjetėr politik, qė unė rezervohem ta komentoj. Sidoqoftė, kemi qenė nė njė periudhė tė shtetndėrtimit, dhe kėto janė pjesė tė procesit demokratik, qė mund tė pėrballohen vetėm me unitet. Mbetet qė koha ta dėshmojė kėtė. LDK-ja mbetet parti themeluese e shtetit, e cila ka ditur ta artikuloj qartė kėrkesėn e popullit nė vitet ’90-ta. Ėshtė parti qė ka bėrė pajtimin politik mes njerėzve, si pjesė e procesit tė brendshėm... tani jemi nė rrethana tjera, duhet ta integrojmė Kosovėn nė NATO dhe BE, qė nuk janė sfida tė pėrballueshme nė kėtė gjendje qė tani ėshtė Kosova...

    Ju thatė qė LDK ka themeluar shtetin e Kosovės. Cilin shtet? Atė tė viteve ’90-ta, qė nuk ka vlejtur, apo kėtė tė 2008-s?
    Haziri:
    Kėtė Kosovė qė ėshtė sot, e ka themeluar LDK-ja. Sigurisht qė secili qytetar e ka pjesėn e vet e poashtu edhe miqtė tanė kanė kontribuar. Por, ne kemi qenė udhėheqės dhe vizionarė nė ndėrtimin e kėtij shteti.

    Ėshtė bėrė e madhe largimi i Blerim Kuqit nga LDK-ja dhe kalimi i tij nė AAK… Pse iku Kuqi nga LDK-ja?
    Haziri:
    Besoj qė duhet ta pyesni Kuqin pėr kėtė…

    Do tė thotė nuk ka ndonjė konfirmim zyrtar nga ana e LDK-sė?
    Haziri:
    LDK-ja nuk merret me vendimet e individėve. Ne e kemi mbėshtet, e kemi pėrgėzuar, i kemi uruar sukses. Tash e kemi konkurent, nė kuptimin politik. Besoj qė Aleanca e ka fituar njė njeri tė mirė.

    AAK-ja pėrmes deklaratave zyrtare, ka thėnė qė ikja e Kuqit nga LDK-ja dhe pėrcaktimi i Kuqit me vetdėshirė pėr tė konkuruar pėr kryetar tė Suharekės, do tė bėjė qė kjo parti tė humb bastionin e saj tė dikurshėm, Suharekėn. Komenti i juaj?
    Haziri:
    Kėto janė deklarata tė partive politike dhe unė e respektoj synimin e tyre. Por, LDK-ja nė zgjedhjet e ardhshme do tė jetė shumė konkuruese dhe partia kryesore rivale mbetet PDK-ja, ndėrsa tjerat janė pjesė e procesit politik.

    Ēfarė janė pėrgatitjet e LDK-sė pėr zgjedhjet lokale?
    Haziri:
    Do tė mbahen kuvende tė jashtėzakonshme nė disa degė. Do tė bėhen konsolidime tė brendshme, ristrukturime, nominimet e hershme pėr kryetar tė komunave, janė pjesė e politikave tona tė pėrgatitjes pėr zgjedhjet.

    Ju thatė qė partia kryesore rivale e LDK-sė ėshtė PDK-ja. Nėse flasim pėr mė larg se zgjedhjet lokale, a e paramendoni njė koalicion tjetėr me PDK-nė?
    Haziri:
    Ne edhe kėtė koalicion e kemi pėr interes tė shtetit, nuk e kemi pėr ‘dashni’. Sepse, LDK-ja dhe PDK-ja, janė konkurent tė natyrshėm politik, tė cilat kanė pasur dallime ideologjike, vazhdojnė me qenė partner nė qeverisje, vetėm pėr njė motiv, ta ndėrtojmė Kosovėn. 17 shkurti nuk kishte pėr tė qenė kaq i lehtė po tė mos ishte ky koalicion kaq i madh. Besoj qė njė ditė kur LDK-ja do tė arrij tė bėhet parti e parė, nė do tė qeverisim edhe vetė. Por, aty ku ėshtė interesi i vendit, jemi tė gatshėm tė hyjmė nė kompromise dhe sakrifica.

    Si e vlerėsoni kėtė periudhė tė bashkėqeverisjes?
    Haziri:
    Periudha mė historike qė Kosova e ka pasur.

    - - -
    MAGAZINA TREND, NR. 3, MAJ 2009...
    www.valmir-elezi.blogspot.com

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2009
    Postime
    1
    Qka Mendon Lutfija Qe Ldk-ja E Paske Themelue Kosoves A?
    Qa Bani Uck-ja. A Paskan Fjet Ne Male Ata Djemt E Shqiptaris, Edhe Veq Ldkja Paska Punue A. Bile Ndaqi Me Dit Ldkja Me Liderin E Saj "historik" Mos Harroni Qe E Ka Qujtun Organizate Terroriste.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    E kishin vete nje plak, qfar mendimi ki ti per keta djel te tu qe krejt katuni po bon be me ta!!!...plaku heshti pak duke u kujtuar dhe mbas nje kohe tha....qe m'jesin keshtu siq jan sot edhe mbas vdekjes sime!ma boni mundin tim hallall, e neqoftese mbas vdekjes sime nisen te grihen nermes veti!,atehere juve u kofshin ata perhajr.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    qiky lutfia sdi sa e dini ju osht pisi ma i madh.
    po jau tregoj nje rast edhe vlersone vet,dajen tem policia shkijev 1998 e ka arrestu shkaku se ka qen pjestar i UĒK-s me disa djem tjer,ne kete rast "kishe"u kon i perzim edhe qiky luftia.Kur e kan pas gjygjin dajen tem nuk e kan lshu shkijet prej burgu,e kete lufti qyrrin e kan lshu pa ni therr n`kam..e ka pas avokat at qyrrin tjeter qe e kan vra shkijet,bajram kelmendin qe pe bojn patriot disa.
    lufti haziri ka qen edhe osht shpijun i shkijev,me kalimin e kohes keni me pa krejt qka qysh tek.hajt me tmira.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk e kuptoi sot fatmiri ciles parti i takon

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk e kuptoi sot fatmiri ciles parti i takon
    Deges se PDK-se qe veten e quajn LDK
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Na knej thojm , i meqem osht per botH t'veten . HAJN edhe ky .
    We are all Aliens

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Fatmir Sejdiu, kandidati i LDK-së për President të Kosovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 10-02-2006, 20:25
  5. Fatmir Sejdiu zgjidhet kryetar i Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2006, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •