Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shteti i Kosovës në fund të ranglistës rajonale për korrupsion

    Gallup Internatinal njoftoi se qytetarët e Kosovës i besojnë Qeverisë së Kosovës dhe renditjen e Kosovës në fund të ranglistës rajonale për korrupsion

    KOSOVË,29 MARS 2009(VushtrriaPRESS)-Kryeministri Hashim Thaçi gjatë javës që po e lëmë pas ka prezantuar një informatë për të arriturat dhe sfidat e deritanishme në procesin e Integrimit Evropian, si dhe ecuria e përgatitjes së takimit të parë të Forumit të Nivelit të Lartë. Në prezantim, kryeministri Thaçi ka vlerësuar angazhimin e deritashëm të të gjithë segmenteve kosovare në procesin e integrimeve evropiane dhe ka kërkuar një angazhim edhe më të shtuar, në mënyrë që në takimin e 31 marsit të Forumit të Nivelit të Lartë. Qeveria ka shqyrtuar dhe ka aprovuar raportin vjetor financiar mbi të hyrat dhe shpenzimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2008. Sipas këtij raporti, plani buxhetor i viti 2008 ka qenë 888.900.000 euro, ndërsa plani për të dalat 1,177.944.000 euro. Të hyrat e realizuara gjatë këtij viti kanë qenë 942.525.000 euro (6 % më shumë), ndërsa realizimi i të dalave ka qenë 950.526.000. Rritje të konsiderueshme, sipas raporti, kanë shënuar investimet kapitale për këtë vit, në masën 124%. Me nismën e Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, është aprovuar propozim – vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevoja të ndërtimit të autostradës Vërmicë – Merdar në segmentin Vërmicë – Prizren . Dhe është aprovuar propozimi për themelimin e Komisionit Ndërministror për përcjelljen e realizimit të projektit të autostradës Vërmicë-Merdar. Me Projekt-Udhëzimit Administrativ për Kontrollin e Emisioneve të Bashkëdyzimeve Organike të Avullueshme gjatë Deponimit, Zbrazjes, Mbushjes dhe Transportimit të Karburanteve, të aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të vihet kontrolli i emisioneve të bashkëdyzimeve organike të avullueshme gjatë deponimit zbrazjes, mbushjes dhe transportimit të karburanteve. Udhëzimi administrativ do të zbatohet në instalimet, operimet dhe automjetet që shfrytëzohen për deponim, mbushje dhe transport të karburanteve nga një terminal në tjetrin apo nga një terminal në stacionet shërbyese. Ndërsa, Projekt-Udhëzimit Administrativ për Caktimin e Taksës për Regjistrimin e Plehrave Artificiale do të përcaktojë shumën e taksës që duhet paguar për regjistrim të plehrave artificiale. Importi, eksporti dhe tregtia me plehra artificiale në Republikën e Kosovës do të rregullohen me këtë Udhëzim Administrativ. Projektligji për Standardizimin që është aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe është proceduar në Kuvend për aprovim përcakton rregullat që zbatohen për zhvillimin e të gjitha veprimtarive të standardizimit në nivel të Kosovës dhe organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kosovare të Standardeve si organ i vetëm kosovar i standardizimit në Republikën e Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi ka prezantuar Projektligjin për Anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.Ky Projektligji paraqet rregullimin ligjor të detyrimeve që Republika e Kosovës duhet t’i plotësojë me qëllim të anëtarësimit në këto organizata financiare ndërkombëtare. Projektligji është aprovuar nga Qeveria me rekomandimin për procedim të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës. Në fund të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar analizat dhe hulumtimet lidhur me zhvillimin e proceseve në Republikën e Kosovës. Me këtë rast është apostrofuar hulumtimi i organizatës Gallup Internatinal, që ka apostrofuar besimin e lartë të qytetarëve të Kosovës ndaj Qeverisë së Kosovës dhe renditjen Kosovës në fund të ranglistës rajonale për korrupsion. Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të kabinetit qeveritar për të rritur edhe më shumë progresin dhe performancën pozitive për zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Vicianum Lexo Postimin

    E kan ban tepsi ma nuk u met kurgja me vjedh.
    Nuk te vyen me kan shum i mequm e me dit se ne cilin ven eshte qeveria e kosoves me hajni,une besoj qe eshte e para ne baz te asaj qka kemi.
    Kqyri qysh jan tu hjek keq qeveritaret jan ban bosa te gjith,deri dje jan kan tu i ru lopet sot i kan hyp peles per bishti dhe nuk i zhdrypin hiq.
    Ju qe mundoheni me propaganda idioteske se ja qeveria qenka e paster,nuk beni gje veq se tregoheni sa ahmaka jeni.

Tema të Ngjashme

  1. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •