ZEJD OMER ABDULLAH
HYRJE
Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
“O ju që besuat, kini frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (3:102)
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (4:1)
“O besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (33:70,71.
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhë-zi¬mi më i mirë, udhëzimi i Muhammedit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, andaj çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje nga Rruga e Vërtetë, kurse çdo lajthitje përfun¬don në xhehenem.
Krijoni Kontakt